--------------------------------------------------------------------------------



Pse nuk reagon shteti ndaj kontrabandës së ujit të pijshëm?Jetojmë në Shqipëri, ku në çdo institucion thuhet se jeta është e garantuar dhe se çdo gjë e konsumueshme është cilësore. Kudo nëpër Shqipëri janë marrë masa të rrepta kundër SARS-it, po mendohet kudo për masat parandaluese kundër AIDS-it. Pra, për të gjitha problemet më shqetësuese të jetës në përgjithësi, mendohet për një zgjidhje dhe për një rrugëdalje sa më të favorshme... Por çuditërisht, për atë që përfaqëson pjesën më vitale të jetës, për atë që në trupin njerëzor përbën 60% të masës së përgjithshme të tij, pra për atë që i jep jetë një planeti, për ujin, nuk merret asnjë masë dhe nuk mendohet asnjë zgjidhje. Si fillim, uji ishte i klorizuar dhe vinte në një orar të përcaktuar qartë, por nuk vonoi shumë dhe uji, jo vetëm që s'vinte në rubinetat e shtëpive tona i kontrolluar kimikisht, por edhe orari i tij u çrregullua aq shumë, sa qytetarët bënin gati që në mbrëmje fuçinë dhe brenda saj vendosnin zorrën e ujit. Me kalimin e kohës u amortizuan edhe kanalizimet dhe u bashkuan bashkë ujërat e zeza me ato pak ujëra të bardha që kishte. Papritur, nëpër spitale u shtua numri i shtretërve të të sëmurëve nga diarreja dhe të epidemive të tjera. Të gjithë pyesnim veten: nga erdhën këto sëmundje dhe epidemi, sikur askush të mos e kuptonte prejardhjen e tyre? Njerëzit e thjeshtë vazhdonin të konsumonin po atë ujë, i cili çoi në spital mijëra njerëz, mirëpo lind pyetja: mirë njerëzit pa njohuri në fushën e mjekësisë, po mjekët të pajisur me këto njohuri, përse s'e ngritën zërin përballë kësaj situate emergjente? Institucionet na treguan rrugën më të mirë se si mund t'i shpëtonim kësaj situate, dhe kjo rrugë ishte blerja e ujit të pijshëm. Mirë që qytetarët po shpenzonin para të blerë atë të cilin duhet ta siguronin instancat kompetente