Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 91
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Question Si mundemi ti luftojm trafikantet e qenjeve njerzore ne vendit tone??

    Trafiku i grave dhe vajzave tona eshte zhvillur shume ne vendin tone; dhe po mer permasa te medha; dhe kjo vjen ndoshta dhe nga ligjet e buta qe mund te kemi.Une mendoj edhe pse dispozitat ligjore penale qe parashikojn trafikun e grave dhe te vajzave perseri del nevoja e nje ligjestacioni me te rrepte dhe qe esht i domosdoshem ne kohen qe po kalojm.Une mendoj se nje nga elementet e tjera per ndeshkimin e ketyre njerezve do te ishte sekuestrimeve te pasurive te ketyre trafikanteve qe ndikojn ne keto krime te shemtuara.Ky eshte nje mendim i imi po ju cfar mendoni per kete gje?Jepni dhe ju mendimet tuaja per kete gje!
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i regjistruar Maska e rezi_Mynihut
    Anėtarėsuar
    13-10-2002
    Vendndodhja
    Munich, Germany
    Postime
    367
    Me sa di une neper gazetat shqiptare po trumbetohet me force lufta kundra trafiqeve. Ndoshta karshi veprave ka me shume llafe sic e kane zakon politikanet tane.
    Sidoqofte edhe ligji me i forte nuk mund ta zhdukte ate komplet si plage te shoqerise ne rast se nuk menjanoen arsyet qe te cojne ne nje trafik te till, nuk duhet harruar se nuk eshte vetem fenomen i Shqiperise por i gjithe vendeve te varfera Europiane lindore si Moldavia, Rumania republikat ruse etj.
    Ka shume varferi ne Shqiperi qe gazetat nuk e shkruajne, ka shume fshatra ne Shqiperi ku familjet nuk kane dot as buke me henger ne mes te Evropes, ka shume familje ku eshte per te ardhur keq por vete baballaret u luten trafikanteve aman merrmani gocen ne Itali, e dime se cdo beje atje por aman se kam tete goca e si ushqej dot, edhe komshijet e tjera ne fshat punojne ne Itali dhe familjet e tyre po jetojne me mire se ne.
    Eshte per te ardhur keq por keto jane realitete qe gazetat dhe mediat rralle se i permendin.
    Mos harrojme ku ka skamje dhe varferi atje ska moral dhe virtyte!

  3. #3
    Rezi, ke te drejte qe ky fenomen nuk eshte vetem shqiptar, por me i gjere.

    Por ama eshte e vertete qe shteti shqiptar nuk ben sa duhet per ta luftuar dhe mjekuar kete plage qe eshte bere tashme gangrene.

    Dje New York Times botoi nje artikull qe fliste pikerisht per kete fenomen te Europes Lindore ku operacioent e ndermarra nga europianet me ndihmen e amerikaneve paten vetem sukses te pjesshem.

    Bosnja eshte ne gjendje katastrofale, ndersa ne vend te pare per luften kundra trafikut te femrave dhe prostitucionit e skllaverise e zinin Bullgaria dhe Rumania te cilat kane arritur suksese ne kete drejtim.

    Per vendet e tjera as qe behet fjale dhe kur ne keto vende futet dhe Shqiperia, atehere gishti duhet drejtuar nga qeveria, pushtetaret, media dhe vete shoqeria shqiptare ne pergjithesi, qe e mbron, e stimulon dhe nuk e lufton kete fenomen.


    Artikulli nga NY Times qe permenda eshte ky In Europe, Sex Slavery Is Thriving Despite Raids .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    U vetėhelmova se burri mė bėri prostitutė”

    Nga na erdhir kjo e lige e madhe qe nuk ishte tradite as zakon ne kombin ton.E suallem nag ata te cilet nuk kan ndegjegje,nuk kane ndjenja apo moral.
    Cili eshte opinioni i juaj?



    Arrestohet bashkėshorti i viktimės. Vjehrra: Nusja prej dy ditėsh nuk ndodhej nė shtėpi. Dyshoj pėr lidhje jashtėmartesore

    “U vetėhelmova se burri mė bėri prostitutė”

    25- vjeēarja qė vdiq dy ditė mė parė ka dhėnė shkakun e vetėflijimit pėr uniformat blu

    FIER- “Kam pirė fotoksinė, pasi bashkėshorti im ka gjashtė muaj qė mė detyron qė tė bėj prostitutėn”. Kėshtu ka deklaruar pėr uniformat blu 25- vjeēarja Juliana Gropa, vetėm pak orė pėrpara se tė ndahej nga jeta. 25-vjeēarja , banuese nė lagjen Dukas tė Patosit, mbėrriti nė gjendje tė rėndė nė spitalin e Fierit, nė pasditen e sė dielės. Ajo mundi tė jetonte vetėm pak orė, pėr shkak tė sasisė sė madhe tė fotoksinės qė kishte konsumuar. Me ardhjen e saj nė spital kanė mbėrritur edhe uniformat blu tė cilat kanė mundur tė nxjerrin shkakun e vetėhelmimit tė 25-vjeēares. Madje viktima, sipas burimeve tė policisė, ka deklaruar se bashkėshorti i saj donte qė ta ēonte dhe nė Itali. Katėr orė pas vdekjes sė saj nė spital, ėshtė arrestuar dhe bashkėshorti i viktimės, Artur Gropa, 27 vjeē. Juliana Gropa, e lindur nė Korēė, kishte 6 muaj qė ishte martuar me Arturin.
    Flet vjehrra
    Vjehrra e viktimės dhe njėkohėsisht nėna e Arturit, pas arrestimit tė djalit tė saj, sė bashku me familjarė tė tjerė ndodheshin dje nė mjediset e komisiariatit tė Fierit. Kishin ardhur aty pėr t’i sjellė rroba dhe ushqime 27-vjeēarit tė akuzuar pėr shfrytėzim prostitucioni nga bashkėshortja e tij, tashmė e vdekur. Nėna e Arturit tregon pėr gazetėn se nusja dhe djali shkonin shumė mirė. “Nuk kishim dėgjuar asnjė grindje midis tyre. Madje njė javė mė parė, ishin nė Korēė tek njerėzit e nuses, ku kishin kaluar shumė mirė”,- thotė ajo. Duke vazhduar rrėfimin e saj vjehrra thotė se nusja e saj, Juliana, kishte dy ditė qė kishte ikur nga shtėpia. “Unė dyshoj pėr njė lidhje jashtė martese”, thotė vjehrra. Sipas saj, atė ditė qė ajo ka pirė fotoksinė, para se tė vetėhelmohej, ka ardhur nė shtėpi dhe ka gjetur bashkėshortin tim (vjehrrin). Ajo i ka thėnė vjehrrit se “unė nuk kam mė nder tė rri nė shtėpinė tuaj”, citon nėna e Arturit fjalėt e bashkėshortit tė saj. Pasi ka marrė me vete disa rroba ėshtė larguar me njė automjet tip Benz, targat e tė cilit i ka shėnuar burri im thotė ajo. “Drejtuesi i Benz-it ėshtė marrė nė telefon nga vetė 25- vjeēarja dhe bisedėn e kėsaj tė fundit me tė e ka dėgjuar dhe bashkėshorti im”,- thotė mė tej ajo. Sapo kanė marrė vesh lajmin, tė afėrmit e 25- vjeēares nga Korēa kanė ardhur nė Fier pėr tė marrė kufomėn. Ata nuk kanė pranuar qė ceremonia e varrimit tė kryhej nė Patos, megjithė dėshirėn e familjes sė Arturit.

    Policia
    Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se nga familjarėt e viktimės nuk ka patur ndonjė denoncim pėr shfrytėzimin qė bashkėshorti i bėnte vajzės. Po ashtu denoncim nuk ka patur as nga vetė Juliana Gropa. Gjithsesi policia dhe prokuroria po punon pėr zbardhjen e plotė tė kėtij rasti tė vetėvrasjes. Burimet thanė se ėshtė marrė dėshmia e vjehrrit dhe vjehrrės. Ky i fundit ka dhėnė edhe numrin e targės sė Benz-it, me tė cilin pretendon se ėshtė larguar nusja e vetėhelmuar. Ndėrkaq, burime tė policisė thanė pėr gazetėn se 27-vjeēari Artur Gropa nuk ka qenė i skeduar nga policia. Vladimir Muēaj
    ----------------------------
    -------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  5. #5
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144

    Shfrytezuesit e prostitutave ne qeveri

    Shefi i policise ne Durres eshte Edmond Kule.Edmondi ish shfrytezues i prostitucionit ne Milano

    Dite e zeze e kujes
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  6. #6
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Lajm i sigurte ky apo thjesht per thashetheme? Ka qene i denuar nga drejtesia apo vetem dihet qe eshte marre atje me kete pune?
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Konfirmimin per kete fakt e kam nga personi i cili,ne dyqanin e tij i shiste profilaktiket.Nder te tjera,shitesi i tyre eshte dhe ish shoku i bankes ne gjimnaz.
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  8. #8
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215

    prostirucioni

    Edhe un mendoj qe faktpri kryesor eshte varferia,por gjeja shqetesuese eshte qe prostitutat kthehen ne skllave.
    Nese do te ishte thjesht problem prostitucioni se dikush ben zgjedhjen e vet te bej ate pune nuk do te ishte kaq shqetesuese.Skllaveria eshte problemi me i madh!!! te dashur miq jemi plot 1500 vjet prapa ne europe.Ka plot 1500 qe ne europe eshte zhdukur skllaveria.
    Mendoj qe nje shkak tjeter eshte qe ne shqiperi aqsa duhet rrymat ne revolucionin e mentalitetit si ne europe.Kam dyshim per faktin qe ne shqiperi ndikuar rrymat si humanizmi apo ato te vonshmet te viteve 60-70 qe ne europe kane sjelle nje ndryshim te madh ne menyren e te menduarit ne europe.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    2
    Per mendimin tim prostitucioni ka ekzistuar qe ne kohet me te hershme por jo deri ne kete fare pike,ka qene shum me pak i zhvillu,kurse ne ditet e sotme ka arritur kulmin,ketu ndikojne shum nga ata faktoret qe ju keni permendur me larte.Megjithate ato gazetat edhe mediat e perditshme rralle here pasqyrojne realitetin,

  10. #10
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935

    Unhappy

    me vjen keq per shume vajza qe kane kalur ato procese..
    mua me terhoqi tema pasi me ka rene rasti qe te njoh disa nga cuna qe njoh..qe me ka cuditur pa mase nga eksperienca etjetj.
    por kjo me ka terhequr qe te shoh edhe lajmet shqip se po behet gje apo jo.une kam ikur nga shqip qe ne moshen 10,kshq njohuria ime nuk eshte edhe aq e madhe se cka po ndodh me shqiperine as a whole!por ama kedej japin lajme qe PO!po behet dicka edhe kendej jap 12/13/14 vjece femi duke ecur neper rruget e tiranes duke shitur Cigare etj etj.edhe kur i pyesnin se nga vini..ishte teper larg Tr.une cuditem sesi ka aritur deri ne ate pike..aman lere atpo qe kane ikur jashte ..per faktin se ajo qe bie mbrenda po te jete e zonja edhe del..
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  11. #11
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    2shkrimet jane link bashkepor i bera nje send pa dashje...

    por ama cfare po ndodh mbrenda shqip ajo ne efekton neve..dmth banoret e shqip Tr,Dr etj etj.po pse ato goca aq te mitura edhe aq te pafajshme vetem Cigare shesin??aman aman se pis-lliqet e shqiup po ndodhin poshte hundes se Miistrave ehde bile jane ato vete (sikur tha njeri per ate te DR)edhe kendej thone qe po behet gje me Italine etj etj..po ca Itali mo Italia uk po vuan nga Varferia...Italia nuk ka prob si Shqip...neve jemi ei me hall jo Italai.
    kur ti nez driten en shtepine tate,ajo duket edhe ga jashte se ndricon...kshq edhe kur e Bejne Pjestaret e Parliamentit ,ministra..etj...vete..nuk ka si mos ta beje nje njeri rruge tjeter...lules i dalin rrenjet para,kur e mbjell athere lulja vete...
    ketu ne londer keto vitet e fudnit trasporti i gocave ka rritur shume...deri ne ate pike saqe policia Angleze do sjelli disa trupa ne Shqip edhe do i nderroj me disa trupa te Shqip gjasme ti kapin ...e tralala po ku id ihet qe njeri nga ato personat qe do prezatoj shqip nuk do jete Ai Kulja me siper????
    ketu shume goca kane dalur nga ajo rruge me ndihme shteti,por ka pasur edhe te tjera qe nuk kane arritur...une ne Itali nuk e di sesi eshte puna se nuk kam jetuar...por ka ardhur koha qe edhe pros ka deren e saj ose dritaren...kshq edhe po te hidhesh ska gje se vritesh pak por ama e di qe del...njehere e pergjithmone..
    muahh pucii te gjitheee...sorry if too long..
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Prostituta nė Londėr: Unė cpengu i 5 shqiptarėve

    Muhamed Veliu

    LONDER

    Menaxherja moldave ia kishte ngritur vetė kur-thin shqiptares qė punonte si prostitutė, qė tė ndante paratė me rrėmbyesit. Pėrmes lotėve qė i shkaktonte kujtimi i atyre momenteve, 23-vjeēarja shqiptare ka dėshmuar dje kundėr rrėmbyesve tė saj nė gjykatėn londineze. Asnjė nuk ka mundur ta dallojė fytyrėn e gruas sė re qė fliste e ngashėryer pas njė perdeje. Por tė shumtė kanė qenė dėgjuesit e gjyqit, qė janė pėrlotur nga fjalėt e dhimbshme. Pėr herė tė parė njė shiptare dėshmon kundėr agresorėve tė saj pėrpara gjykatės sė kryeqytetit britanik. Tė pandehurit e ēėshtjes janė pesė shqiptarė, tė akuzuar pėr "rrėmbim personi" dhe "marrėdhėnie seksuale me dhunė". Nexhmedin Ramadani, Besnik Brecaj, Aleks Gjekaj, Robert Linadi dhe Ilir Skėnderi, arritėn ta rrėmbenin vajzėn mė 29 tetor tė vitit tė kaluar. Pėr tre ditė me radhė ata kanė mundur ta mbajnė peng, por 23-vjeēarja u ka shpėtuar nga duart duke u hedhur nga kati i tretė i banesės.

    Dėshmia
    "Ishte njė ditė e zakonshme pune nė shtėpinė publike tė moldaves Xhesika", fillon rrėfimin vajza. Pas rreth pesė orėsh punė, pragun e shtėpisė e kalon njė i panjohur, pa i rėnė ziles, tė cilin vajza e sheh e habitur nga kamerat. Xhesika kishte arritur ta qetėsonte dhe t'ia mbushte mendjen qė tė kryente marrėdhėnie seksuale me tė. "Nuk ke parė grua ndonjėherė nė jetėn tėnde?", i kishte thėnė vajza Tonit (Robert Linadit). Ai ishte sjellė shumė ashpėr me tė dhe nuk shkėputej dot prej saj. Por Xhesika kishte arritur t'i ndante, duke e drejtuar shqiptaren te njė klient tjetėr nė dhomėn matanė. Aleks Gjekaj, e kishte pritur me padurim dhe i kishte zėnė gojėn me dorė e pėrplasur menjėherė pas murit. "Kur i hoqa kapelen pashė se ai ishte "burri" i Xhesikės qė kishte ardhur njėherė ta merrte nga puna". Atėherė vajza filloi tė dyshonte nė tradhtinė e moldaves. Dridhej nga frika edhe kur e kujtonte nė sallėn e gjyqit momentin kur burrat qė i flisnin shqip, e nxorėn nga shtėpia me thika nė duar dhe e futėn nė makinė.

    Rrėmbimi
    "Ju lutem mos mė bėni gjė se kam njė vajzė tremuajshe", u ka thėnė ajo. Por burrat i kishin thėnė vetėm se kishin njė punė tė vogėl me tė dashurin e saj, Sabri Muēėn. "Atėherė e vėrtetova se Xhesika ma kishte punuar kurthin, tha dėshmitarja, pasi vetėm asaj i kisha thėnė se prej pesė vitesh unė punoja pėr Sabriun". Burrat i kanė kėrkuar nė fillim 30 000 stėrlina gjobė kėtij tė fundit, por mė vonė e kanė ulur pazarin deri nė 12 000. Kur tė tjerėt janė nisur tė merrnin paratė, vajza ėshtė gjendur e vetme nė shtėpi me Gjekajn, qė e ka pėrdhunuar pėr tre ditėt e mbajtjes peng. Sipas vajzės, atij i duheshin paratė pėr t'u kthyer nė Shqipėri. Pa shpresė se Sabriu do tė paguante lekėt pėr tė, vajza ka gjetur rastin pėr tė shpėtuar. Nė seacėn e kaluar tė gjyqit, kryetari i jurisė ka kėrkuar ndryshimin e saj, pasi njėri nga gjyqtarėt kishte reflektuar sjellej raciste ndaj tė pandehurve.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  13. #13
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Prostitucioni eshte nje nga zanatet me te vjetra.Ka shume persona qe e ushtrojne si profesion.Por ka edhe shume raste kur shohim ne mes te rrugeve vajza 14 vjeēare.Me vjen turp kur jan shqiptare.Si ka mundesi qe midis nesh te kete njerez kaq te keq qe se kan problem te nzjerrin ne rruge femije.Dhe te njejtit njerez shkojne e bejne pallate,hotele.ristorante etj. ne Shqiperi.
    Dhe po ti degjosh duket si gje normale.Duhet te ndryshojme mentalitetin qe kemi.Nuk po shohim veēse parane.Nuk mund ta besoj qe nje prind shet femijen e vet per nje grusht leke.DUhet varur ai dhe kush i blen.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  15. #15
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935

    Unhappy

    po leci ke te drejte lali
    jo vrare poqe ta shohin te gjithee..torture fare sikur kavuajtur ajo vajze te vuaj edhe babai ose nena.
    une ka vite qe jetoje ne londer ehde kam pare plottttt edhe kam degjuar,por ca me ben shume pershtypje eshte se ketu UK ky eshte nje shtet qe te ofron ndihme te ndryshon emrin lali te be njeri tjeter... te con ne nje vend ku ste gjen dot njeri... nuk them qe ajo eksperience qe ke kaluar kurre nuk harrohet..por aman te pakten ec para edhe nuk vazhdon ate akoma..por une kam pare shume goca qe se kane bere kete gje.akoma vazhdojne te jetojne me pimpat e tyre... ok frika nuk them qe skan..por ka ikje ka kudo me dhimbja me tortura po te pakten iken..
    une njoh njeren qe ka mbi 6vite ne ate rruge... me vjen keq kur e shoh..nuk eshte me shume se 21 vjece por duket si nje 30 nga taulete ehde kremerat qe ajo duhet te veje qe te mbaje klientet..o kapasur mundesi ajo qe te iki te beht dikush tjeter o skapasur njerii... por jo akoma me pimpin e saj eshte..vazhdon punen akoma mbi 6vite +...tani e fakt punon part-time pasi ka shume edhe policia eshte e rrepte..ne ato lagje ku shumica punojne..
    kjo me be pershtypje mua pse nuk ikin ato gocaaa??pse vetem rrijne ne hijen e atyre debilave qe duhen vrare???
    kur po tregonte njera se a toture kishte kaluat edhe ka qene vetem 13/14 mua mu nqirrte mishiajo e tregonte pa pike problemi me pamua me lot ne sy edhe vetem tha... lotet mua me jane ngrire se tortura .edhe nga qarja e madhe me jane mbaruar... nuk kam fuqi me jam e mbaruar si njerii.. a ti thonja une gocas se huaj??? i ofrova ndihme jo me tha...memire te vuaj 1 sesa2!
    eshte e vertete qe leku ka bere te vrase vellai vellane....po pse valle??
    une neshqip nuk e di sesi eshte kjo pune se kam vite pa qene...por jemi shqipetare xhanen...kush na ka bere keshtu neve?pse shet vellai motren??pse 1shqip e shkyen njefemer shqip nga te gjitha anet???e dine ndryshimin e qenjes nejrezore edhe te kafshes ato njerez??
    muahh pucii te gjitheee
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    FYTYRA QE NUK SKUQEN

    Nga Kreshnik SPAHIU

    Plaku Mark kishte tre vajza. Dy prej vajzave te tij u rrembyen duke u shitur prej nje bande trafikantesh ne Paris dhe Bruksel. Nje dite vajza e trete e plakut mori leter nga e motra e cila punonte si "skllave" seksi ne France ku pershkruhej gjithe historia tragjike e saj perfshi dhe identitetet e trafikanteve. Vajza e tronditur nga mesazhet e se motres vrapoi ne dyert e policise per te denoncuar tutoret e se motres. Pas disa ditesh vajza u gjend e vrare dhe e maskruar nga disa prerje sepate. Denoncimi i kishte kushtuar jeten vajzes. Plaku Mark tashme nuk ka me tre vajza. Ai endet cdo dite dyerve te administrates, pushtetit dhe drejtesise jo per ti rikthyer vajzen e trafikuar nga Brukseli, jo per te kuruar vajzen e cila ka zene shtratin pas tragjedise ne France, por per te qetesuar ne paqe shpirtin e vajzes se vrare.

    Drejtesia shqiptare shpalli te pafajshem vrasesit e vajzes qe guxoi te denonconte tutoret e se motres. Plaku ndjehej krenar per vajzat e tij pavaresisht nga trauma familjare dhe fatkeqesite qe e kishin ndjekur pas. Ne syte e tij rridhnin lot te pergjakur nga zhgenjimi dhe poshterimi qe kishte pesuar prej gjyqesorit shqiptar. Kjo histori e shkwputur nga realitetet kriminale shqiptare simbolizon dy gangrena te medha te shoqerise sone, korrupsionin dhe trafiqet. Qytetaret ndeshen cdo dite me abuzimin, dhunen, shkeljen e ligjit, cenimin e lirive, burokracine dhe ryshfetin. Me pas gjerat shkojne njesoj si me pare duke pritur viktimat e radhes. Shpesh jemi viktima te krimit e me pas riviktivimizohemi nga ky sistem i atrofizuar.

    Cdo mengjes faqet e gazetave dhe cdo mbremje ekranet e televizioneve jane mbushur me kronika te zeza per vrasje, grabitje, perdhunime, dhe masakra brenda familjes. Cuditerisht ato zene nje vend sekondar ne kronikat e lajmeve ku korespodentet nuk ngurojne te justifikojne kete situate kriminale si larje hesapesh, motive te dobta, borxhe, xhelozi, tradheti bashkeshortore. Dhe "filmi" mbaron duke lene pas jete te keputura ne mes dhe pa asnje pergjegjesi ndaj atyre qe duhet tw sigurojne keto marrdhenie shoqerore. Askujt mesa duket nuk i intereson se c'vlere ka jeta e njeriut. "Larg deres sime larg mendjes dhe interesit", ky eshte mentaliteti modern i shqiptarve i cili kultivohet dhe mbeshtetet fuqimisht nga ata qe e qeverisin kete vend. Media nuk ngurone cdo dite te na indoktrinoje popullsine me sherret e pazaret e Moisiut, Nanos, Metwe, Berishes, Rames, e cdo kujt tjeter fytyrat e te cilwve i njohin foshnjet shqiptare me shume se prindrit e tyre. Femijet jane bere me familjare me keta politikane se sa me baballaret e tyre qe rropaten gjithe ditwn per t'iu siguruar buken e gojes. E gjitha kjo per shkak te se njejtes skeme te perdorur nga nje sistem qe mendonim se e kishim harruar. Pas 18 vjetesh Enver Hoxha eshte zevendesuar me nje grup njerezish qe ne emer te pluralizmit kontrollojne cdo gje e gjithcka dhe askujt nuk i inereson se sa jete njerzish keputen prej kesaj pasigurie ne vend. Imazhi yne po shnderohet dita dites ne simbol te nje shoqwrie me tendenca kriminale dhe te shthurur. Zyrtaret shqiptare pranojne cdo akuzwe te bere nga zyrtare apo analiste te huaj, mjafton qe mos u lekunden karriga e ndryshkur qe e kane okupuar me cdo lloj forme. Kokulur para nderkombetarve dhe kapdai perpara shqiptarve ata kane cilesine per te tjetersuar vlerat e sovranitetit. Shqiptaret nuk kane qene dhe nuk mund te jene me barbaret as ne rajon as ne perendim qofte kjo njesi matese edhe per elementin kriminal qe operon jashte kufijve. Mbartja mbi vehte e te gjithe ketij imazhi nuk eshte gje tjeter vecse mungese e integritetit te klases politike ne vend e cila nuk merr ne asnje rast pergjegjsite politike dhe ato qeverisese. Dilema mbetet nese e meritojme apo jo klasen politike dhe qeverisjen qe kemi. Ashtu si plaku Mark dhe cdo shqiptar tjeter do te ndjehej krenar per prejardhjen, familjen, realitetin, karakterin dhe cdo gje e cila lidhet me dinjitetin e nje kombi. Nga ana tjeter, te gjithe ndjehen te turperuar nga keto qenie te politikes pa integritet e cila po humbet kufijte e dallimit mes elites dhe llumit te nje kombi. Ata nuk mund te lejohen me qe te percudnojne individin, familjen dhe shoqwrine shqiptare. Kombi kurre nuk do t'ua fale atyre shpresen dhe krenarinw e humbur.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    "Most Wandet" SHBA : 10 mije dollar per koken e Dilaver Bojkut

    Nga Nju Jork(SHBA) BEQIR SINA

    WASHINGTON DC : Sipas rrjetit televiziv amerikan MNBC, Shtetet e Bashukara tė Amerikės, pėr herė tė parė nė historin e tyre, pas arratisjes nga burgu i Strugės, lėshojn autorizimin pėr kapjen"Most Wandet", tė njė shqiptari. I quajtur Dilaver Bojku, i njohur me nofkėn, Leku, akuzohet pėr trafikimin e qindra femrave, nė gadishullin Ballkanik. Kush di informacione pėr vend-ndodhjen ose bashkėpunon me shėrbimin sekret amerikan, ka 10 mijė dollar amerikan, shpėrblim, thuhet nė njoftimin e lėshuar nga qėndra amerikane, Southeast European Cooperation Initiative (SECI) . Ushingtoni, thonė amerikanėt nė njė kumtes tė Policisė Federale tė Hetimve - FBI., ėshtė i intersuar serizosht nė kėrkimin e Dilaver Bojkut-Leku, dhe ēdo gjė e ka tė bazuar, nė bashkėpunimin ligjor me Ballkanin.

    Dilaver Bojku, i njohur me nofkėn, Leku, arrti tė arratisej me anė tė njė ikje"spektakulare", nga burgu i sigurisė sė lart nė Strug - F.Y.R.O.M, mė 20 qershor, tė kėtij viti, thotė kumtesa amerikane. Ai u arratis pikėrisht, kur SHBA-s dhe personalisht, sekretari i shtetit Colin Powell, shpalli raportin global tė trafikimit tė qėnjeve njėrzore, 2003 "Trafficking in Persons Report". Raport, nė tė cilin, njė vend negativ kishte Shqipėria dhe Ish Republika "Jugosllave" e Maqedonis, F.Y.R.O.M, emri i personit, i cili tani ėshtė nė kėrkim, Dilaver Bojkut-Leku .

    Autoritetet maqedonase dhe ato euro-amerikane tė policisė, thonė, se, Dilaver Bojkut-Leku, konsiderohet si person i rrezikėshėm duke u futur nė listėn e krimineleve botėror, i cili nė bashkėpunim me qeveritar tė korruptuar nė Ballkan, ka realizauar trafikun iligal tė femrave, drogės e armėve nė rajon. Prandaj, edhe SHBA-s, janė duke e monotoruar me tė gjitha kapacitetet, kėtė ēėshtje, sipas mbėshtjes financiere, qė i ka dhėnė kongresi amerikan nė vitin 2000, autoriteteve amerikane nė luftėn e trafiqeve ilegale nė Ballkan.

    Qėndra Amerikane me baz nė Bukuresht-Rumani, Southeast European Cooperation Initiative (SECI), ka grumbulluar fakte dhė dėshmi prej femrave tė trafikuar, e keq trajtura, nga i "Shumė Kėrkuar" "Most Wandet" Dilaver Bojkut-Leku, dhe lidhjet e tija me qeveritarėt nė Ballkan. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, mėsohet se kan dėrguar nga Uashington DC, nė ndjekje tė kėsaj ēėshtje nė Ballkan, agjentin special tė U.S. Customs Service, John Markey.

    Agjenti amerikan John Markey, u ka deklaruar gazetarve amerikan se " Ne jemi tė autorizuar tė japim 10 mijė USD, si shpėrblim pėr tė gjithė ata, qė do tė na informojn ose do tė ndihmojn pėr tė treguar, vendndodhjen e tij. Riarrestimi i Bojkut-Leku, tha ai, do tė konsiderohet si njė sukses i policis anti-trafik, nė rajonin e Ballkanit.

    Markey, tha si si fillim nė po pėrdorim format amerikane tė zbulimit, duke shpėrndar nė vendet publike dhe nė tė gjitha pikat kufitare, tė 12 vendeve tė rajonit, posteret me shėnimim i "Shumė Kėrkuar" " "Most Wandet" . Kemi dėrguar dhe forca speciale, tė cilat po kooperojnė me policėt vendor, tė kėtyre vendeve . SHBA-s do tė paguajn dhe shpėrbljen tė gjithė ato forca policore sipas vėshtėrsive me shpėrblime tė veēanta.
    Markey, mendon se Dilaver Bojku-Leku, nuk ėshtė larguar me tepėr se pėrtej kufinjėve tė Rumanisė dhe Shqipėrisė dhe mund tė ndodhet edhe nė Maqedoni., Ai menodn kėshtu duke i lidhur kėtė me faktin se tė gjitha rrugėt e trafikut tė tij kan qėnė nė kėtė realacion Rumani, Maqedoni e Shqipėri. Ai insiton se nuk pėrjashtohet mundėsia e lidhjeve tė tija me qeveirtar tė korruptuar, tė cilėt edhe e kanė ndihmuar tė arratiset e tė fshehet nė njėrin prek kėtyre vendeve tė lart pėrmendura, si Shqipėria, Maqedonia e Rumania.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 05-07-2003 mė 02:46
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    VIĒENCA (5 Korrik) - Endrra ime qė kur isha vajzė fare re ka qenė qė tė bėhesha "putanė" nė Itali. Mė falni pėr mėnyrėn e tė shprehurit, por edhe nė Shqipėri kėshtu i quajmė ne prostitutat. Mamaja ime ka vdekur, babai pinte shumė dhe kam 3 vėllezėr me tė vegjėl tė cilėt nuk dija se me ēfarė t'i ushqeja. Kur kam arritur nė Veneto e dija se cili do tė ishte fati im. Nė mėpak se 2 vjet nė rrugė kam shkuar me mė shumė se 5 mijė klientė". Kėto kanė qenė fjalėt e njė vajze, tashmė 24-vjeēare, e cilla ka dhėnė njė intervistė pėr gazetėn "Il Giornale di Vicenza". Tashmė ajo jeton nė njė provincė tė Viēencės, nė shtėpinė e njė kushėrire tė vet. Punon nė njė kooperativė dhe ka siguruar dokumente tė rregullta. Endrrat e saj tashmė kanė ndryshuar sepse kėrkon tė martohet dhe tė ketė fėmijė.
    Kur ke mbėrritur nė Viēenca?
    Tashmė kanė kaluar shumė vjet. Atėherė kam qenė 17 vjeēe dhe ky ishte njė vendim qė e kisha marrė prej kohėsh. Unė jam rritur nė njė fshat me 400 banorė. Tė gjihė merreshin me bujqėsi. Kam mbetur jetime nga nėna qė 8 vjeēe, babai im pinte shumė dhe shpesh na godiste. Ai nuk punonte rregullisht dhe unė nuk arrija tė ngopja me bukė 3 vellėzėrit e vegjėl. Ne vajzat Italinė e kishim si mit. E konsideronim si vend tė afėrt dhe tė pasur. E ėndėrronim, megjithėse e dinim qė atje si shpėrblim duhej tė prostituoheshim. Por ama do tė fitonim para. Unė imagjinoja burra tė bukur me makina luksoze qė kėrkonin ngushėllim pasi ishin grindur me gratė. Pra pėrkėdhelje dhe jo seks. Kush tė ka sjellė kėtu?
    Njė vendali. Ai kishte gjetur njė vend pėr vete nė njė anije qė nisej pėr nė Ankona. Si shpėrblim ai nuk do tė paguante udhėtimin, por duhej t'i dėrgonte njė vajzė. I tregova atyre tė shtėpisė se gjoja do tė shkoja pėr tė punuar ndershmėrisht dhe qė do tė dėrgoja nė shtėpi tė gjitha paratė qė do tė fitoja. Babai e kuptoi dhe nuk tha asgjė. Nė fakt paratė ia kam dėrguar gjithnjė.
    Si ishte fillimi?
    Pas 2 ditėsh udhėtim mė dorėzuan te "padroni" im i ri. Ishte pak ndryshe nga sa e kisha imagjinuar. Igli, ishte vetėm 5 vjet mė i madh se unė, por dukej shumė i pjekur. Kishte pamje lideri. Mė drejtonte mua dhe 6 vajza, tė gjitha shqiptare. Pak minuta pas prezantimit mė pėr-dhunoi. Pėr mua ishte hera e parė. Qava por u dorėzova qė nė fillim. Atje nisi kalvari i gjatė.
    Ēfarė jete bėn njė prostitutė?
    Shumė skematike. Ēohesh nė mesditė. Unė jetoja nė Padova nė njė apartament tė vogėl me 2 vajza tė tjera. Gjatė ditės nuk dilja dot nga shtėpia. Ushqehesha, shihja televizor dhe pėrpiqesha tė mėsoja italisht. Ndonjėherė mė vizitonte "bosi". Kuptohet se ēfarė donte. Nė 18.00 pasdite nisnim pėrgatitjet. Nė 21.00 dilnim. Njė shok i Iglit na dėrgonte me makinė nė rrugėt e Viēencės. Vishnim tė brendshme, njė bluze dhe njė minifund. Nė dimėr edhe njė pallto tė hapur sipėr. Kam vuajtur nga i ftohti, por ky nuk ishte problemi i vetėm. Po puna si ishte.
    Pėrkėdhelje dhe burra tė bukur?
    Natyrisht qė iluzionet e mia nuk u konfirmuan. dxh/dxh (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  19. #19
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935

    Unhappy

    gjynahhh goca...
    por tepakte kjo paka qene ne dieni...njoh ue njeren..edhe ka qene 15 kur ka rene ne dashuri me njerin..mbas disa muaj per-pjekje ai ja mbushi mendjen per nje gjiro,ajoe donte edhe akomae don edhe pse e ka cuar ne ate grade...
    mba gjiros ajo e ka shikuar veten ne nje dhome te erret ne itali..
    etj etj..(mund ti imagjinoni vete ca mund tekete ndodhur me vone)
    mbas gjith keture viteve..tani vone e kan mere vesht familja se ca pune ben..pasi qe 5vitesh ajo edhe ai kane pas ikur si burre e grua ne shtepine e saj...
    kurse en ceshtjne e saj babai pianec e ka kuptuar edhe ska bere asgje...
    nuk mund ta kuptosh psee...
    puci all
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Prostitucioni, 80 per qind e ceshtjeve te deshtuara
    Prostitucioni ka fituar dhe po fiton terren ne vendin tone, nderkohe qe ndeshkimi ligjor ndaj tij vazhdon te mbetet ne nivele te uleta. Ndersa femra ndjehet gjithnje e me teper e pambrojtur. Krimi i prostitucionit, eshte nje nder format me te sofistikuara te kriminalitetit edhe hetimi e gjykimi i tij has veshtiresi. Momenti kyc eshte sigurimi i proves nga e demtuara, gje qe mbetet e veshtire pasi shpesh viktima behet pre e kercenimeve, presioneve e dhunes nga ana e autoreve te krimit, duke e detyrur shpesh te terheq padine. Praktika ka treguar se ne te gjitha rastet kur organet e hetimit kane bere te mundur sigurimin e proves nga vete viktima, procedimit penal i eshte hapur rruga per te vene para pergjegjesise penale autoret deri ne deklarimin fajtor dhe denimin perfundimtar te tyre. Nese do t'i referohemi shifrave rezulton se 80 % e procedimeve penale ne fushen e trafikut te prostitucionit kane deshtuar per vete karakterin e dobet dhe lekundjen e te demtuarave kur ato perballen me gjykaten.

    Nga njera ane ky deshtim vjen si pasoje e frikes dhe gjendjes se renduar psikologjike te se demtuares. Mungesa e mbrojtjes se vecante, e cila ende nuk garantohet me ligj, ka ndikuar ne deshtimin e ketyre ceshtjeve penale.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •