Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 91 prej 91
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    The Times: Nė Angli shqiptarėt tė parėt pėr prostitucion


    Nga: Muhamed VELIU

    “Grupet kriminale shqiptare kanė arritur tė stabilizojnė kontrollin e tyre nė tregėtinė e seksit nė Britaninė e Madhe duke pėrdorur forcė ekstreme”.


    I cilėsuar si “Mbreti i prostitucionit nė Angli” laēiani Luan Plakiēi ėshtė bėr sinonim i prostitucionit shqiptar nė Britaninė e Madhe sa herė qė flitet pėr tė.


    Vajzė shqiptare qė ushtron profesionin nė internet! Mėsohet se ēmimet e prostitutave shqiptare me faqe interneti tė stacionuara nė zonat e qėndrės sė Londrės njohur si W1, Gloster Road, Celsi apo Bayswater variojnė nga 150 stėrlina deri nė 300 pėr njė orė. Policia londineze thotė se e ka tė pamundur tė kontrollojė kėtė bum tė prostitucionit nė internet shndėrruar nė njė epidemi ku edhe shqiptarėt janė shfrytėzues tė tij.Kėshtu e fillon shkrimin e saj disa ditė mė parė prestigjozja angleze The Times duke rikthyer vėmendjen pas njė kohe heshtje nė shtypin anglez mbi ēėshtjen e prostitucionit tė kontrolluar nga shqiptarėt. Duke ju referuar oficerėve “Vice Squad” (skuadrės sė prostitucionit) nė policinė londineze gazeta shkuan se tani shqiptarėt kontrollojnė mė shumė se 75 pėrqind tė shtėpive publike nė Angli, ku nga operacioni i tyre kriminal vetėm nė zonėn e distriktit tė dritave tė kuqe nė lagjen e qejfit Soho ata fitojnė 15 miljon paund nė vit.Jo vetėn kaq prezenca e tyre nė kontrollin e shtėpive piblike ėshtė e dukshme nė qytete tė tjera tė mėdha si Glasgou,Liverpol madje edhe nė Kardif. Nė tė njėjtėn kohė nuk mbetet jashtė vėmendjes sė tyre zonat provinciale si Telford apo Lancaster.Sipas policisė e cila ka komentuar pėr The Times mėsohet se shfrytėzuesit shqiptarė janė tė armatosur, gjė e cila ka bėrė qė rivalėt e tyre tė frikėsohen duke i lėnė liri veprimi. Vajzat e trafikuara nga ata janė tė frikėsuara nė kulm, si pasojė kur ndalohen nga policia nė aksione anti-prostitucion nuk bashkėpunojnė nė tregimin e shfrytėzuesve tė tyre. Njė nga zyrtarėt e lartė tė policisė kriminale angleze Scotland Yard ka deklaruar pėr The Times se “Shfrytėzuesit e prostitutave gjithmonė kanė pėrdorur violencė, por ata shqiptarė janė me tė vėrtetė tė ashpėr”Gazeta nuk len pa pėrmendur suksesin e tyre pėr tė dominuar nė kontrollin e shtėpive publike duke spostuar rivalėt Turq, Kinezė apo Xhamaikianė pėrfshi shfrytėzuesit lokalė anglezė. E gjithė kjo hapje rruge shqiptarėve ėshtė shoqėruar me pėrplasje me armė.

    Vendosja
    “Shumica e kriminelėve shqiptarė mbėrritėn nė Britaninė e Madhe si rrefugjatė lufte gjatė konfliktit nė Kosovė” shpjegon mė tej gazeta. “Ata fillimisht ndėrtuan njė rrjet tė gjer trafikantėsh qė kalonte nga ish Jugosllavia duke fshehur vajzat e trafikuar pėr prostitucion nga Moldova, Lituania dhe Ukraina.Me tė mbėrritur nė Angli ato janė mbajtur si skllave seksi.”Autorėt e shkrimit e kanė patur tė vėshtirė tė flasim me shifra konkrete pasi nė industrinė e seksit nuk ka shifra tė besueshme. Po ata thonė se sipas plicisė angleze mendohet qė nė Angli punojnė mė shumė se 12.000 prostituta nga Europa Lindore shumica nėn kontrollin e shqiptarėve.Sugjerohet se kjo shifėr mund tė jetė shumė mė e madhe pasi ka fakte qė tregojnė se trafikimi pėr prostitucion nė Angli ėshtė nė rritje.Kėtė rritje gazeta mundohet ta argumentojė me faktin se “Industria e seksit ėshtė tėrheqėse pėr krimin e organizuar nga qė pėrfitimet janė tė pallogaritshme, nė tė njėjtėn kohė ndėshkimet tė vėshtira pėr tu rrealizuar.

    Rasti Luan Plakici
    I cilėsuar si “Mbreti i prostitucionit nė Angli” laēiani Luan Plakiēi ėshtė bėr sinonim i prostitucionit shqiptar nė Britaninė e Madhe sa herė qė flitet pėr tė.

    The Times e ka pėrdorur rastin e tij pėr tė ilustruar fitimin qė mund tė nxirret nga shfrytėzimi i prostitucionit.Nga trafikimi i 60 grave pėr prostitucion, pranuar nga vetė 26 vjecari shqiptar, ai arriti nė njė periudhė dy vjeēare tė fistojė 1 milion paund dhe tė blejė disa shtėpi nė Europė. Plakiēi u martua me njė nga vajzat e trafikuara e cila ishte minorene. Pashpirtėsia e tij shkoi deri atje sa ditėn e martesė e dėrgoi kėtė nusen e tij tė sapomartuar tė prostituonte.Vetėm ajo gjatė shfrytėzimit pėr llogari tė tij arriti tė mblidhte 144.000 stėrlina.

    UN “Mė shumė prostituta pėr nė Angli
    Zyrtarėt e UN kanė lėshuar alarmin duke thėnė se zgjerimi i kufinjve tė Europės do tė thotė mė shumė prostituta nga Europa Lindore nė drejtim tė tė Britanisė sė Madhe.”Njė krim i tillė tashmė ėshtė lehtėsuar shumė me hapjen e kufinjve,gjė e cila lejon rritjen nė tregėrinė e ndershme por edhe atė ilegale” kėshtu i ka deklaruar The Times Burkhard Dammonn shef pranė UN nė sektorin e trafikimit tė qėnjeve njerėzore.Policia londineze ėshtė e shqetėsuar se nė kthetrat e trafikantėve po bien viktima tė cilat janė mė tė vogla se 14 vjeēe tė cilat po futen me forcė nė shtėpitė publike tė kryeqytetit anglez.

    Tani shqiptarėt prostitucion nga interneti.
    Njė vit mė parė nė njė investigim special nga Londra Gazeta Shqiptare nė Tiranė pėr herė tė parė tregoi rreth pėrfshirjes sė shqiptarėve nė prostitucionin, duke pėrdorur faqet e internetit. Ky fenomem, ose thėne ndryshe evulim i prostitucionit shqiptarė nė Angli ka ardhur nė rritje si njė mėnyrė mė e sigurtė pėr tė kamufluar aktivitetin kriminal tė shfrytėzuesve shqiptare. Njėkohėsisht fitimi qė bėjnė vajzat prostituta nga ky biznes ėshtė disa fish mė i lartė krahasuar me njė dite pune nė njė shtėpi publike apo sauna deri tani vende tė preferuar nga shfrytėzuesit shqiptarė qė kanė lidhur marrveshje me zotėruesitm e tyre, anglezėt.

    Mėsohet se ēmimet e prostitutave shqiptare me faqe interneti tė stacionuara nė zonat e qėndrės sė Londrės njohur si W1, Gloster Road, Celsi apo Bayswater variojnė nga 150 stėrlina deri nė 300 pėr njė orė. Policia londineze thotė se e ka tė pamundur tė kontrollojė kėtė bum tė prostitucionit nė internet shndėrruar nė njė epidemi ku edhe shqiptarėt janė shfrytėzues tė tij.

    Fakte dhe shifra pėr prostitucionin nė Angli

    80.000 veta pėr ēdo javė nė Londėr paguajnė pėr seks.

    115 prostituta numėroheshin rrugėve tė Londrės nė 1997.

    5000 fėmij tė pėrfshirė nė prostitucion.

    95 pėrqind e prostitutave angleze nė rrugė pėrdoruse droge.

    500 deri nė 7.000 stėrlina nė javė fitohen nga njė “Pimp” shfrytėzues.

    75 pėrqind e prostitutave nė Londėr nėn kontrollin e shqiptarėve.

    9 pėrqind e meshkujve nga 16 deri nė 44 vjeē nė Londėr kanė paguar pėr seks nė pesė vitet e fundit.

    10 paralajmėrime dhe 31 dėnime u morėn nė 2002 pėr klienta.

    1,424 paralajmėrime dhe 2,678 dėnime pėr shfrytėzim.

    24 paralajmėrime dhe 8 dėnime pėr hapje shtėpije publike pa leje.

    Klientėt nė tė shumtėtn e rasteve tė martuar, mosha 30 vjeē.

    Shumica e prostitutave single ose jetojnė me shfrytėzuestit

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    Katėr vjet me trafikantėt shqiptarė tė seksit


    Nga: Muhamed VELIU

    Gazetari kanadez: Ju rrėfej skllavėrinė moderne.


    Viktor Malareku, njė ndėr gazetarėt mė tė mirė investigativė nė Kanada, ka publikuar librin "The Natashas" (Natashat), ku ka pėrmbledhur "bėmat" e shfrytėzuesve tė prostitucionit, pėrfshi jetėn mizore qė kalojnė viktimat e kėsaj skllavėrie moderne.Nė kėtė libėr dalė dje nė libraritė e Londrės, krahas grupeve kriminale nga ish-Bashkimi Sovjetik, autori vė nė fokusin e tij tė investigimit edhe ato shqiptare. Pėr katėr vjet Viktor Malareku ėshtė "zhytur" nė botėn e shfrytėzuesve, trafikantėve, pėrdhunuesve, si dhe tė disa grave, viktima tė prostitucionit.

    Fenomeni
    Departamenti amerikan i Shtetit, thuhet nė libėr, deklaron se mė shumė se 900 mijė prej vajzave tė trafikuara vijnė nga Europa Lindore dhe ish-Bashkimi Sovjetik. Autori thotė se ky trafik pėr njė vit u sjell trafikantėve njė fitim kolosal prej 12 miliardė dollarėsh, duke e bėrė atė biznesin e tretė mė fitimprurės nė botė, pas trafikimit tė armėve dhe drogės. Edhe Ballkani ėshtė pėrmendur nga gazetari kanadez, sidomos nė periudhėn e pranisė sė ndėrkombėtarėve nė kėtė rajon. "Nė 2002-shin, njė gjykatė pune shqyrtoi ēėshtjen e Kathryn Bolkovacit, njė ish-punonjėse policie e Kombeve tė Bashkuara, e cila u pushua nga puna pasi bėri publike pėrfshirjen e kolegėve tė saj nė abuzime seksuale tė vajzave dhe grave nė Bosnjė. Gjatė procesit tė fituar nga Bolkovaci, ajo deklaroi se njė nga policėt e Kombeve tė Bashkuara kishte blerė njė vajzė pėr 700 dollarė, duke e mbajtur atė nė shtėpinė e tij dhe duke e shfrytėzuar vetėm pėr seks".

    Shqipėria
    Nė njė kapitull tė veēantė pėr Shqipėrinė si vend origjine, nga ku mashtroheshin apo merreshin me dhunė vajzat dhe mė pas trafikoheshin me gomone, "taksitė e Adriatikut", Malareku fajėson qeveritė e mėparshme shqiptare pėr neglizhimin e kėtij problemi, i cili mė pas u shndėrrua nė njė plagė sociale pėr shoqėrinė shqiptare. Dėnimi i njė trafikanti shqiptar nė Londėr, i njohur si Luan Plakici - i cili kishte trafikuar 60 gra dhe vajza nė Europė dhe Angli - fillimisht me dhjetė vjet burg, cilėsohet nė libėr si njė dėnim qė u prit mirė nga policia, pėrfshi aktivistėt e antiprostitucionit. "Trafikimi pėr disa shqiptarė ėshtė shndėrruar nė njė profesion, qė duhet ndėshkuar me burgime tė gjata. Ajo qė u djeg mė shumė atyre ėshtė konfiskimi i pasurisė. Atyre, pėrfshi dhe policinė, duhet t'u merret gjithēka dhe t'u jepet atyre grave qė ata kanė shfrytėzuar dhe me tė cilat kanė abuzuar. Kėshtu, ata do tė kenė mė shumė mundėsi tė identifikojnė dhe arrestojnė tė tjerėt.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    Sekreti i Xhenit: Tmerri im si prostitutė nė Londėr






    Nga: Sophie ARIE
    Pėrktheu: Elira ĒANGA
    (The Guardian)

    Me dėshirėn pėr t'iu larguar njė jete tė dhunshme nė familjen e saj nė Shqipėri, Xheni, vetėm 15 vjeē, pėrfundoi e trafikuar nė Angli. Por sapo arriti atje, u rrah, u torturua dhe u detyrua tė prostituonte dhe kjo ishte vetėm nisja e njė jete tė mundimshme pėr tė. Historia e saj, e njohur pėr policinė shqiptare, ėshtė publikuar nga e pėrditshmja britanike "The Guardian".

    Xheni ėshtė njė vajzė 20-vjeēare simpatike, me sy tė qeshur, xhinse tė ngushta dhe njė pirsing nė kėrthizė, qė e vė nė dukje ashtu si padashur. Asaj i pėlqen tė rrijė pab-eve deri natėn vonė. Por kohėt e fundit nuk e ka bėrė shpesh kėtė. Gjithė kėtė kohė ėshtė mbyllur nė shtėpi nė qytetin e saj gjithė pluhur, tė cilin njė varg malesh tė ashpėr e ndajnė nga deti dhe qytetet e tjera tė vendit. Ndėrsa drita e pakėt shkon e vjen nė dhomėn e ndjenjes sė familjes sė saj, ajo ndez cigaret njėra pas tjetrės dhe nis tė flasė me njė anglishte me theks tė rėndė, para fytyrės sė hequr tė s'ėmės. "Nuk mund tė dal. Jo, nė asnjė mėnyrė!", mė thotė, ndėrsa motrat e saj mė servirin njė gotė raki. "Shikimet e njerėzve mė ndjekin gjithandej. Ata mund tė thonė se kam qenė jashtė. Ata e dinė se ēfarė kam bėrė atje".

    Qė kur e sollėn nė Shqipėri, nga Anglia, nė fillim tė kėtij viti, pa asnjė dokument me vete, Xheni, kėshtu dėshiron ajo ta thėrrasin, ende nuk ka arritur t'ua thotė prindėrve tė saj se atje ishte e detyruar tė prostituonte. "Ata do tė vdisnin nga turpi, do mė nxirrnin jashtė", mė thotė, pasi ėshtė e sigurt se nėna dhe motrat e saj, qė janė ulur aty afėr nesh rreth tavolinės sė bukės, nuk kuptojnė asnjė fjalė nga ato qė ajo thotė.

    Ata preferojnė tė mendojnė ende se ajo ishte shumė me fat, pasi kishte siguruar njė punė si kamariere, nga e cila paguhej 30 paundė nė ditė nė njė kafene londineze, njė punė qė ajo vėrtet e ka bėrė pasi arriti t'u shpėtojė tutorėve tė saj. Familja e saj ėshtė krenare pėr tė. Shohin tek ajo atė farė suksesi qė nuk e kishin parė te ndonjė pjesėtar tjetėr i familjes. Por Xheni ėshtė vetėm njė nga qindra vajzat e traumatizuara shqiptare, qė janė kthyer nė vendin e tyre pa shpresė dhe pa progres ekonomik, pasi janė trafikuar dhe janė detyruar tė prostituojnė nga qindra trafikantė nė qytetet e Europės perėndimore. Mė pas, duart e saj nisin tė dridhen dhe sytė pėrloten, ndėrsa mė tregon larg syve tė familjes, me njė gotė verė tė kuqe nė dorė, se ēfarė i ka ndodhur vėrtet. Nė moshėn 15-vjeēare, Xheni, njė nga shtatė vajzat babai i tė cilave ishte vrarė nė njė zėnkė pėr ēėshtje prone, ishte transferuar sė bashku me t'ėmėn nė shtėpinė e motrės sė madhe. Por burri i motrės, nė gjendje tė vėshtirė financiare, kishte nisur ta rrihte vajzėn. Fqinjėt ia shihnin shenjat e rrahjes dhe shpesh ato ishin aq tė rėnda sa ajo s'mund tė shkonte nė shkollė.

    Njė ditė, njė fqinj i saj erdhi ta shpėtonte, duke thėnė se kishte rėnė nė dashuri me tė dhe donte ta ndihmonte. Ai pagoi njė taksi me tė cilėn kaluan kufirin grek dhe i premtoi asaj se do tė gjenin punė dhe do tė jetonin mirė nė Greqi. "Ai mė tha se do tė martoheshim. Por kur shkuam nė Greqi, nuk ma pėrsėriti kėtė", thotė vajza. "Morėm dokumente identifikimi dhe u nisėm pėr nė Itali. Ai paguante pėr gjithēka. Unė kisha rėnė nė dashuri". Nė Itali, "i dashuri", emrin e tė cilit ajo nuk pranon ta tregojė, pasi ka frikė, e ēoi nė njė apartament me disa djem tė tjerė nė Torino. Ata nisėn ta rrihnin adoleshenten derisa ajo pranoi tė dilte nė rrugė. Xheni qėndronte e mbylur nė apartament, ku s'mund tė pėrdorte telefonin dhe ata e kėrcėnonin se do ta vrisnin nėse ajo nuk do t'i dorėzonte tė gjitha paratė. "U thosha se doja tė kthehesha te nėna ime, por ata mė nxirrnin nė rrugė. Kisha frikė, nuk doja tė jetoja mė. Doja vetėm tė vdisja", tregon vajza. Por biznesi nisi tė binte dhe tutorėt po u frikėsoheshin kontrolleve tė policisė, ndaj shkuam nė Angli. Njė ditė "i dashuri" i kishte thėnė: "Kėtu ėshtė mė e lehtė, ka sauna dhe ambiente masazhi dhe klientėt kanė mė shumė para".

    Mė pas ata e rrasėn Xhenin nė njė makinė qė i ēoi nė njė tjetėr "apartament-burg" nė Bruksel. Atje, "i dashuri" e rrahu aq shumė saqė policia i dėgjoi britmat e vajzės dhe e arrestoi tutorin. Xheni u strehua dhe u trajtua si azilkėrkuese, por nuk deshi tė kthehej nė shtėpinė e saj, pasi kishte frikė se familja nuk do ta pranonte. Ajo u nis pėr nė Angli, e fshehur nė njė kamion, sė bashku me 15 vetė tė tjerė. Ajo u arrestua nga policia sapo zbriti nga anija qė i ēoi nė Angli. Aty u strehua dhe siguroi statusin e azilantes. Nisi punė nė njė kafene, por djemtė shqiptarė vazhdonin t'i bėnin presion pėr t'iu kthyer punės sė mėparshme. "Ata mė ēuan nė njė shtėpi tė vjetėr nė Paddington. Aty erdhėn edhe dy vajza tė tjera. Visheshim me bluza tė gjata tė bardha, pak-a-shumė si uniformė infermieresh".


    Pėr tre muaj Xheni punoi nė atė shtėpi tė vjetėr publike nė Paddington, e detyruar tė bėnte 16 orė seks nė ditė. Klientėt paguanin 30-50 paundė pėr gjysmė ore. Tė gjithė pėrdornin prezervativė, thotė ajo, e bindur se kėshtu do t'u shpėtonte sėmundjeve. "Njė ditė pata 26 klientė. Do tė doja qė ndonjėherė tė bėja dashuri me dikė qė dua vėrtet, por kam frikė se nuk do ta bėj kurrė kėtė, kur mendoj pėr gjithė ata burra", thotė Xheni. Pas pune, tutorėt e pėrdhunonin tė gjithė me radhė, e shtrinin pėrtokė dhe thithnin kokainė mbi barkun e saj. Kur njė nga vajzat e bordellos i refuzoi njė ditė klientėt, tutorėt i thyen gishtat e dorės dhe i qethėn kokėn pėr ndėshkim. "Nuk duhet tė flisnim me askėnd. Nuk kisha ku tė shkoja. Nuk njihja njeri. S'i besoja dot askujt", thotė Xheni.

    Xheni u ndalua disa herė, ndėrsa e rrihnin nė rrugė, por pėr tė mbrojtur tutorėt qė e kishin kėrcėnuar me vdekje nuk tregonte se e kishin detyruar tė prostituonte. Ajo u shpėtoi atyre, kur policia bėri njė kontroll nė shtėpinė publike dhe pėr pak kohė humbi nė masėn e madhe tė tė papunėve tė kryeqytetit anglez. Ajo u riatdhesua njė vit mė pas. Sapo mbėrriti nė Shqipėri, ia tregoi tė gjithė kėtė policisė sė qytetit ku jeton. Ajo nuk e di se ku ėshtė e ēfarė bėn "i dashuri" i saj, por jeton me frikėn se ai mund ta gjejė njė ditė. Me sa di ajo, tutorėt e saj nė Londėr vazhdojnė tė trafikojnė vajza tė tjera.

    "Ndihem fajtore. Kur isha 15 vjeē nuk mendova mė gjatė. Kisha nevojė qė dikush tė kujdesej pėr mua. Duhej tė kisha qėndruar kėtu e tė duroja kunatin qė mė rrihte. Nuk e dija se gjėrat mund tė shkonin edhe mė keq". Xheni ėshtė njė rast i zakonshėm i klasės mė tė varfėr shqiptare, tė vajzave tė paarsimuara shqiptare, qė bėhen objekt i trafikantėve e qė furnizojnė kėshtu industrinė e seksit nė Europė. Tė ardhurat nga skllavet e seksit janė mė tė mėdha dhe rreziqet mė tė pakta se ato tė trafikut tė drogės apo armėve. Sipas Departamentit Amerikan tė Shtetit, 700000 persona trafikohen apo shfrytėzohen ēdo vit nė botė. Dhe ndėrsa Italia ka mbyllur dyert pėr gomonet dhe skafet shqiptare, trafikantėt nga Shqipėria synojnė tashmė veriun e Europės, Anglinė dhe vendet skandinave.

    "Rruga pėr nė Itali ėshtė mbyllur. Qindra trafikantė shqiptarė i janė drejtuar tani Anglisė, Holandės, Suedisė dhe Norvegjisė", thotė Avni Jasharllari qė drejton Qendrėn Shqiptare tė Antitrafikut. Sipas tij, 330 kriminelė shqiptarė zhvillojnė aktivitetin e tyre ne Angli. Bashkėpunimi mes policisė shqiptare dhe angleze ka nisur, por jo ēdo gjė ėshtė e lehtė. "Trafikantėt shqiptarė po dominojnė zonėn europiane tė trafikimit tė qenieve njerėzore", sipas Organizatės Botėrore pėr Migracionin (IOM), pasi ata veprojnė nė grupe tė vogla me lidhje familjare dhe pėrdorin presione emocionale pėr tė mos lejuar vajzat tė ikin". Vajzat e trafikuara, kryesisht nga Europa Lindore, Afrika dhe Azia, tashmė gjenden nga Napoli deri nė Notingam dhe 65 pėr qind e vajzave tė trafikuara nga Shqipėria janė nėn moshėn 18 vjeē. Ministria e Brendshme britanike numėroi 1420 raste nė vitin 1998, por ekspertėt e kėsaj fushe thonė se kjo ėshtė vetėm "maja e ajsbergut", pasi biznesi po zhvillohet dhe shumė vajza nuk deklarojnė asgjė pėr kėtė, nga frika.

    Shumė vende europiane as nuk kanė legjislacion pėr kėtė formė moderne skllavėrie. Nė Britani, njė projektligj pėr krime seksuale i ėshtė paraqitur parlamentit dhe duhet tė miratohet para fundit tė vitit, gjė qė do tė thotė se trafikantėt do tė pėrballen me dėnim deri nė 14 vjet burgim pėr trafikim tė qenieve njerėzore. Ndėrkohė, Shqipėria vazhdon tė pėrballet me fluksin e madh tė vajzave qė riatdhesohen pasi kanė prostituuar nė trotuaret e Europės. Ato kthehen nė vendin e tyre kur ka vende boshe nė avione, por kur arrijnė nė Shqipėri nuk i pret askush. Prostitucioni ėstė krimi mė i rėndė pėr njė grua nė kėtė vend musliman me sipėrfaqe sa tė Uellsit. 3.1 milionė banorėt e kėtij vendi duket se e njohin tė gjithė njėri-tjetrin dhe nė zonat rurale, qė jetojnė me rregullat e lashta sociale, cėnimi i nderit tė familjes paguhet me gjak.

    Kthimi i njė prostitute nė jetėn normale ėshtė thuajse i pamundur. Nė veri tė vendit ka disa agjenci ndihme qė i mėsojnė nėnat si tė mbrojnė vajzat e tyre nga trafikmi, ndėrsa tė tjera agjenci ofrojnė strehė pėr vajzat e gratė e trafikuara. Shumė prej tyre zhvendosen nė qytete tė tjera, disa ikin nė vende tė tjera dhe tė tjera bien sėrish nė duart e trafikantėve. "Opinioni publik ėshtė gjėja mė e keqe pėr kėto vajza", thotė Krenar Kasi, drejtuesi i njė skuadre antitrafik nė Berat, qė ka numėruar nė 18 muajt e fundit 200 raste tė vajzave qė kthehen nga tregu i seksit nė Europė. Policia ka arritur tė rrisė numrin e vajzave shqiptare qė tregojnė emrat e trafikantėve tė tyre, duke mbrojtur identitetin e vajzave dhe duke ia dorėzuar ato IOM-it apo shėrbimeve tė tjera tė ndihmės. Rojet e policisė ruajnė strehėzat ku qėndrojnė kėto vajza dhe ku sillen shpesh vėrdallė edhe trafikantėt qė tentojnė tė bėjnė presione ndaj tyre. "Njė vajzė denoncoi tutorėt e saj dhe na u desh ta shoqėronim nė qytete tė ndryshme me bodigardė nė njė makinė me xhama tė errėta", thotė Spartak Guma, kreu i njėsisė antitrafik nė Tiranė. "Kur ajo u kthye nė qytetin e saj, nė Fier, te dera e shtėpisė ishte shkruar me gėrma tė mėdha 'Prostitutė'". Ndėrsa trafikimi ėshtė njė plagė shoqėrore edhe nė Moldavi, Rumani dhe Bullgari, nė Shqipėri situata ėshtė edhe mė e rėndė. Pas gjysmė shekulli izolim stalinist, kriminelėt janė shtuar mjaft dhe policia nuk ka aspak kontroll nė kėtė pikė. Pothuajse gjysma e vajzave tė trafikuara nė rajon janė shqiptare, sipas njė raporti tė publikuar nė Korrik nga IOM dhe ICMC. Qė prej janarit tė vitit 2000, numėrohen 2241 raste trafikimi, por ekspertėt thonė se shifra e vėrtetė ėshtė shumė mė e lartė se ajo zyrtare.

    Xheni ėshtė rritur para kohe tani, pasi ėshtė mėsuar tė merret me tė gjithė llojet e burrave, por ende ka mbetur ajo vajza pa fėmijėri, qė ėndėrron prapė tė bėhet modele apo aktore telenovelash, kur tė kthehet nė Angli. "Anglia ėshtė shtėpia ime tani", thotė ajo, ndėrsa i kalon ditėt duke pritur pėr njė vizė nė dyert e konsullatės angleze nė Tiranė. "Sapo u ktheva kėtu e kuptova qė u mėrzita. Mė mungon Anglia. Mezi mė zė gjumi natėn, e kur mė zė, nis tė ėndėrroj pėr gjellė mė tė mira", thotė ajo.

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    Tregu i misht te bardhe, plage e hapur

    Agim Jazaj

    Sapo kishte rene nje muzg i bute vjeshte, bashke me gjethet e pemeve. Ne po ecnim permes pyllit te dendur te dritave me veshtrimin e tendosur ne xhamat e autobuzit. Nuk i njihnim mire rruget e Athines, ndersa gjuhen pothuaj s'e zoteronim fare. Udhetaret hipnin e zbrisnin. Nje cift i veshur mire dhe te pashem, mermeriten me ze te ulet, perpara kembeve te mia. "Ulu!" i foli shqip vajzes, duke i treguar sediljen qe ishte bosh ngjitur me mua.

    "Mund te uleni dhe ju ketu" i thashe djalit dhe u ngrita ne kembe, per te zene vendin bosh perballe. Ai falenderoi dhe u ul ngjitur me vajzen. Te dy te rinjte dukeshin te sapomartuar. Djali i qethur dhe i rruar me nje kostum pis te zi qe llamburiste si luspat e peshkut nen rrezet e diellit. Vajza kishte veshur nje minifund fare te shkurter, lart mbi kokat e gjurit. Makiazhin e kishte vene te rende, saqe edhe qepallat dukeshin te barrosura rende. Shpesh perpiqej te zgjaste minin per te mbuluar kofshet e lemuara. Perpara mbante nje cante, si per t'u bere prite "dylbive" te ndonje qejfliu a ziliqari. Djali ishte ne moshe shume prapa meje, megjithate sikur me shembellente. Ku mund ta kem pare? Vazhduam rrugen. Edhe ata nuk shiheshin ne sy. Po i afroheshim qendres se qytetit. Vajza u be gati per te zbritur, duke bere kembe per te dera e autobusit. Ndersa djali s'e levizi vendin. M'u duk se e percolli fare ftohte vajzen e sapomartuar. E shoqeroi me nje veshtrim te stisur, sikur te mos ishin bashke dhe sikur nuk ishin te njohur fare. Vajza po ecte serbes ndane trotuarit, paralel me autobusin e stopuar, perballe semaforit. Befas, i hodhi nje veshtrim vjedhurazi dhe po te tille me ngritje te vetullave, iu pergjigj dhe djali mbeshtetur faqen e tij ne xhamin e autobusit. Rrugetim eshte dhe kushedi.

    Nese deri ne ato caste mendimi ishte i perfillshem, i justifikuar per ate cift "te martuar nga te paret" nuk e di se si sikur me vershoi nje rryme e ftohte ajri dhe me beri te terin kallkan. Nen xhamat e syzeve, mundohesha te shihja vajzen, qe lame pas dhe djalin qe kisha perballe, per te fiksuar mbase portretin e tyre. Vajza me minin ecte vetem, si per te bere autopsine e mendimeve te mia. Po shikoja vjedhurazi djalin e pispillosur. Eshte dhender qe e nderova, apo kodosh dhe perseri s'u turperova?

    Ndodh qe ngaterrojme edhe veten

    Ndodh qe ndonjehere te ngaterrojme edhe vetveten. Ndodh, qe jeta me "kapriciot" e veta te te drejtoje ne rrjedhen trishtuese. Dhe trishtimi qe per ne eshte bere bashkudhetar ne jete te te servire trampolinen e ferrit. I gjori njeri, duke kerkuar shtigje per te dale nga terri, fantazia e shtyn ne arsyetime te realizueshme dhe te parealizueshme. Madje arsyetimi ne te tilla raste, ben te veshtiren te thjeshte dhe te thjeshten te veshtire. Pas pak minutave, me ne fund u gjendem ne deren e apartamentit te Paulinit. Mendova se nuk do te me linte shije te hidhur, udhetimi me trolin e pare. Megjithese ne shqiptaret jetojme gjate me te keqen. Dhe e keqja shpesh sjell te keqen ne porte. Megjithate ne kete rast, asgje e keqe nuk ishte shfaqur. I rame ziles se shtepise dhe me pas u takuam me mikun tim Paulin. Ne rreze te qoshit te dhomes, qendronte dhe nje burre. Pinte thelle cigaren e duhanit. Hiri i tij i pa shkundur i kishte shkuar pothuajse tek gjysma e cigares.

    Ai u prezantua si mik i Paulinit. I perfunduam dhe pyetjet e jetes ketu ne kurbet. I anjohuri per mua dukej se nuk e ndiqte fare biseden, sikur te mos ndodhej fare ne kete bisede. Ishte fare indiferent. Ishte mes atij ambjenti dhe shfaqej se nuk ishte i pranishem. Sikur i qene mbytur gjemite. Nuk pyeta me sepse po pergjigjej vetem i zoti i shtepise dhe kushedi mendova. Burrit s'mund t'i jepje me shume se te dyzetat. Kishte nje veshtrim te thelle, ballin e larte dhe fytyren e thate. Vriste vazhdimimsht ballin. Veshtronte sikur te komunikonte me dicka ne tavanin e dhomes, sikur kerkonte ne veshtrimin e tij te perqerndruar. Po prisja dhe une nga ai dhe ai duket se po priste nga mua sikur te dija se si e kishte hallin. Mbetem ne pritje te njeri -tjetrit. Duket se dhe kjo shkendije e hedhur, u shua shpejt ne rrjedhen e bisedes. Pas pak, burri u ngrit ne kembe. Po e shihja ne bebe te syrit. Cfare kishte miku i tij nga Tirana? Bota eshte e ngarkuar me halle. Ne bote, nuk gjen njeri pa brenge.

    Vajza i ishte zhdukur

    Para ca kohesh, i ka ikur vajza nga shtepia. Ishte ne Universitet, dega e biznesit. Asnje shqetesim nuk kishte shfaqur, as te emes nuk i kishte thene gje. Tundi koken dhe me veshtronte sikur te dija vendndodhjen e asaj vajze. Dy gisht leter i kishte lene siper tavolines "Une po iki". Kaq ishte letra e shkruar qe u ka perveluar zemrat atyre njerezve. Ate cope leter i ati, burri qe u largua neper terrin e nates, neper Athinen e qyteteruar, e mban ne xhep.

    Nje dite prej ditesh, sikur i shkrepi nje rreze drite dhe per prinderit e gjore. Nje ze nga telefoni i komshiut "Jam mire, mos kini merak". Kaq ishte. Nuk kaloi shume dhe i ati, iu drejtua vetes. Bleu nje vize 4 mujore dhe ka ardhur keto dite ketu, neper Athine, kerkon, pyet, po ke? Ku te drejtohet? Asgje nuk di, ku te shkoje? Miku im Paulini, mbaroi rrefimin per mikun e vet, mu lut mua, se dicka duhet te beja, per kete fatkeq. E cfare mund te beja, cfare? Sa shume shkrime behen per tema te tilla! Dhe kjo plage, nuk po shkon drejt mbylljes, perkundrazi. Me sembuan ne shpirt fjalet e Paulinit dhe burri qe iku ne mugetiren e asaj nate per te kerkuar ate qe i dhemb shpirti. Tymi i duhanit, kishte rene si mjegull deri ne dysheme. Mendova se dicka mund te cingrisja si dhe per te plotesuar deshiren e mikut tim, Paulinit sidoqofte, keto jane "krisma ne ajer". Ne ate bisede e siper duket se perpara syve me "mbin" cifti i lumtur" qe iu lirova vendin ne autobuz gjate udhetimit per ketu. Vajza me mini dhe djali apo djalli, te pispillosur dhe pershendetjen e tyre te stisur, zbritjen e vajzes ne vendin e "ferrit". Po jetonim te dy ne ato caste me brengen e ketij njeriu. Koha po mblidhte. U ngritem te ktheheshim perseri, ne shtepine tone te refugjatit.

    Shkrimi qe me mbeti ne xhep

    Te nesermen mbasdite, u nisa per ne redaksi me shkrimin e pergatitur, titulluar "Plage e hapur". Ne Greqi eshte legal ushtrimi i prostitucionit. Disa masa shtrenguese kohe me pare te administrates vendase, beri qe prostitutat te protestonin, pasi ata nenshtrohen kontrollit mjekesor dhe taksimit, bene te njohura media prestigjoze. Po kontrolloja rruget, me adrese te shenuar ne bllok. Rreth e rrotull, vereheshin levizje te femrave te disa kombesive dhe te jepnin pershtypjen e levizjeve jo te zakonshme. Aty, ne kthese, m'u duk se nje dite me pare, me humbi nga veshtrimi vajza me mini. Njihej si zone e ushtrimit te prostitucionit, ose shitje e mishit te bardhe. Pegjate rruges lexoheshin ne anglisht, dy tre hotele te vjeter. Semafori jeshil, me urdheroi udhe kalimin. Bera kembe. Nje britme e forte me stopoi perseri ne vend. U hutova i teri. M'u duk shume e afert, rrenqethese. Nje makine e vogel e policise, zuri vend prane deres se hotelit. Policet, hapen dyert, rrinin ne gadishmeri. Komunikuan me radio. Policet, qe sapo hyne brenda, dolen duke shoqeruar nje vajze qe mundohej te shmangej nga veshtrimi, me nje mini te shkurter. Pas saj, nje meso burre dhe ky me te njetin fat, ate te shoqerimit nga dy police te tjere. Vetetimthi, i futen brenda ne makinen qe priste gjahun me dyer te hapura. Mos isha ne enderr? Ajo ishte ajo qe kisha pare nje dite me pare dhe po ai burri, qe kisha takuar tek Paulini. E veshtrova dhe nje here ne ndenjesen e pasme te vetures tek la mbrapa misterin. Harrova krejtesisht, se me priste redaktori, sipas marreveshjes qe kishim bere. Zemra sa s'mu shkul nga vendi. Burri i ardhur nga Tirana, ishte ai qe kerkonte vajzen e vet, ai qe ishim takuar nje nate me pare, tek Paulini. Ai kerkonte, kerkonte ku mund te binte ne gjurme. Atje ku mendonte dhe s'e deshironte, ne shtepine publike, e kishte gjetur ate, qe i kishte lene dy gisht leter.

    Burri qante me te madhe, ne kor me te qante dhe e bija. Ne nje makine policie humben nga syte, pas ktheses se rruges.

    C'te beja? Redaktori me priste te takoheshim. Shkrimi me mbeti ne xhep!

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    Industria e Seksit ne Kosove

    Prostitucioni nuk ka ekzistuar para luftes ne Kosove - tani eshte ne lulezim

    Nga Jeta Xharra ne Prishtine

    Nje drite e kuqe neoni dhe nje varg dritash ne forme rrethore ndricojne hyrjen e bar Nairobi, nje klub nate, ku Naimi, nje djalosh i dobet Shqiptar rreth te njezetave, qendron me nje pamje te merzitur. Sapo me sheh, ai tendoset i teri, duke zene deren e hyrjes me gjoksin e tij te pastervitur. "Me vjen keq, ketu nuk lejohen femrat," thote ai.

    Menjehere, Naimit i vjen ne ndihme nje koleg tjeter i cili fillon te me shpjegoje se ka qene ne klube te tilla nate me kercimtare ne Suedi, dhe se e konsideron ekzistencen e nje "argetimi" te tille nje mase te progresit te Kosoves. "E bukura e ketyre lokaleve qendron ne faktin se njerezit te cilet per here te pare kane dale jashte fshatit te tyre per te shkuar ne Stankovec (nje kamp refugjatesh ne Maqedoni) tani mund te shohin ketu gra qe zhvishen para tyre," thote ai.

    Une i kerkoj te hyj brenda, vetem per te marre nje pije ne banak. Kur e shoh se edhe kjo perpjekje deshton, i kercenoj se do te ankohem tek policia e OKB-se per politiken diskriminuese te hyrjes ne klub. Naimi nuk trembet. "Te gjitha vajzat qe punojne ketu jane me kontrate, nese policia ushtron kontroll dhe gjen vajza vendase pa kontrate do te kishim probleme," thote ai.

    "Megjithate, ky nuk eshte vend per ty 'moter'. A e ke idene se perse vijne ketu njerezit?" Ai ndoshta nuk e priste nje pergjigje, por une i peshperis: "Per kurveri?". Naimi nuk pergjigjet, por skuqet ne fytyre. Nje gje e tille mund te duket absurde per nje njeri i cili punon ne nje klub nate ku klientet mund te blene seks me kercimtaret. Por kjo eshte nje shoqeri tradicionalisht e mbyllur. Diskutimi per punen e tij me nje vajze Shqiptare ishte ndoshta po aq e sikleteshme per te sa te diskutonte me nenen apo motren e tij. Naimi ndoshta e justifikon punen e tij me idene se ne klub punojne vetem vajza te huaja. Duke "importuar" vajza Rumune, Moldave, apo Ukrainase, pronaret e klubeve dhe stafi i tyre mund te thone se ata po mbrojne "vajzat tona" nga ky biznes i padeshiruar por teper fitimprures.

    Industria e seksit e cila as nuk ishte degjuar vetem tre vjet me pare, tani eshte shnderruar ne "biznesin" me te zhvilluar ne Kosoven e pas luftes, e cila po kalon ndryshime te papara sociale dhe politike qe pas perfundimit te konfliktit te vitit 1999. E mobilizuar per me teper se nje dekade ne luften kunder regjimit te Millosheviqit, popullsia tani eshte ne duart e forces paqeruajtese te KFOR-it, e cila perben edhe numrin me te madh te klienteve per rreth 120 klubet e nates qe jane hapur ne protektorat.

    Rreth 60 perqind e vajzave qe punojne ne tregtine e seksit vijne nga Moldavia, te tjerat nga Rumania, dhe Ukraina. Megjithate, shifrat e dhena nga njesia anti trafik e Organizates Nderkombetare per Migracionin, IOM, tregojne se 70 perqind e vajzave te huaja jane mashtruar ne vendet e tyre me premtime te rreme per pune si pastruese, kamariere, kujdestare femijesh apo pleqsh.

    Ndersa mberritja e 45,000 paqeruajtesve te huaj natyrisht ka ndikuar ne rritjen e papritur te kesaj industrie, nga studimet e kryera nga ekipi i IOM-it ne Kosove gjate vitit te kaluar, viktimat e trafikut kane thene se pjesa me e madhe e klienteve te tyre jane banore vendas.

    Sevdije Ahmeti, nje aktiviste e te drejtave te njeriut dhe drejtore e Qendres per Mbrojtjen e Grave dhe Vajzave, QMGV, ngre pikpyetje mbi imazhin e Kosoves si nje shoqeri tradicionale te paster, ku tregtia e importuar e seksit i sherben vetem te huajve imorale. Strukturat tradicionale te familjes Shqiptare, ne te cilat burri fiton para dhe siguron gjendjen ekonomike te familjes, kishin filluar te ndryshonin qe perpara luftes, thote ajo.

    Shume burra Kosovare kane emigruar ne Europen perendimore gjate viteve 1990, ose per ti shpetuar sherbimit ushtarak ose per te fituar parate e nevojeshme te cilat furnizonin edhe "ekonomine paralele" te Kosoves ne nje periudhe kur Shqiptaret ose kishin bojkotuar ose ishin pushuar nga punet shteterore. Mungesa e burrave te familjes ka ndryshuar balancen tradicionale te roleve ndermjet sekseve.

    Shoqeria Kosovare me pas eshte traumatizuar nga ngjarjet e pranveres se vitit 1999, ndersa shumica e burrave u gjenden te pamundur per te mbrojtur familjet e tyre nga ushtria Serbe dhe nga taktikat e perdorura prej tyre, te cilat kane perfshire edhe perdhunime dhe perdhunime ne grup. Kjo "arme" nuk eshte perdorur vetem kunder grave, por edhe per te turperuar dhe dobesuar burrat te cilet duhet te kishin qene mbrojtesit e tyre.

    Edhe deklarimet e burrave ne Kosove te cilet thone se ne industrine e seksit nuk ka vajza Kosovare, duket se nuk jane shume te sakta. Nje strehez e ngritur nga QMGV ne vitin 1996 per te strehuar gra refugjate nga Bosnja te cilat ishin perdhunuar gjate luftes se viteve 1991-1995, ka ndihmuar qindra gra nga e gjithe ish Jugosllavia, perfshire edhe nje numer te madh vajzash Kosovare.

    Tina, nje vajze Kosovare e cila eshte strehuar ne kete qender, eshte mbajtur tamam si nje skllave ne nje klub nate ne Mitrovice per dy vjet me rradhe. Klientela e saj ka qene e perzier. Klientet vendas shkonin ne klub, ndersa personeli ushtarak e priste ate ne disa pika kontrolli dhe kazerma ne te gjithe territorin e Kosoves veriore.

    Praktikisht, qendrimet tradicionale te cilat mendohet te "mbrojne" vajzat Kosovare nga tregtia e seksit i lene ne fakt viktimat e trafikut dhe krimeve seksuale shume te pambrojtura nga ligji.

    Nje viktime e re ne moshe e rrembimit dhe perdhunimit ne grup nuk ka marre asnje mbrojtje nga sistemi ligjor.

    Violeta, 16 vjec, eshte rrembyer nga dy djem te rinj Shqiptare ndersa shkonte ne shkolle ne Prishtine tre vjet me pare. Ate e kane derguar ne nje bar, i cili eshte mbyllur menjehere pasi ajo ka shkuar aty. Pasi kane mbyllur barin, dhe dritaret e tij, djemte dhe disa shoke te tyre e kane perdhunuar ate vazhdimisht. Me pas e kane lejuar te kthehet ne shtepi ne mbremje, por e kane kercenuar se do ti prishnin reputacionin nese ajo i tregonte dikujt. E frikesuar, Violeta, nuk ka guxuar ti tregoje prinderve, dhe kjo torture eshte perseritur edhe disa here te tjera. Ajo mbeti shtatzene dhe kreu nje abort perpara se te arrestoheshin perdhunuesit. Ajo ka deshmuar kunder tyre, por ata jane liruar per "mungese provash".

    Kur kane kaluar tre vjet, ajo vazhdon te beje nje jete te mbyllur. "Rrembyesit e mi mund te shkojne kudo, ndersa une guxoj te dal vetem e shoqeruar me mamane apo babain tim," thote ajo. "Mu desh te largohesha nga shkolla, sepse ata me ndiqnin nga pas dhe pyesnin mesuesit se ku isha une".

    Gjykatesi i pare i ka thene Violetes te ishte me pak emotive dhe te mos qante per ate qe i kishte ndodhur, gje e cila me siguri kishte qene per fajin e saj. Me mbeshtetjen e prinderve te saj dhe te QMGV, ajo tani po kerkon me force rihapjen e ceshtjes gjyqesore te saj ne gjykaten e rrethit te Prishtines, por eksperienca e saj tregon per qendrimin e burrave ne Kosove dhe edhe te gjykatesve, sipas te cileve vajzat qe punojne neper lokalet e nates e bejne ate me deshire. Kjo eshte nje pikpamje e cila nuk merr para sysh faktin se keto vajza mund te jene rrembyer apo trafikuar.

    Ferizaj eshte nje qytet i vogel me nje popullsi prej rreth 130,000 banore ne jug lindje te Kosoves, ne kufi me Maqedonine. Edhe perpara luftes qyteti ka pasur nje reputacion te keq, dhe nivelet e larta te tregtise se droges dhe aktivitetet e tjera te mafias, kane bere qe ai te konsiderohej si kryeqyteti i mafias ne Kosove. Klubet e nates ketu jane me te lira se ne Prishtine.

    Kushdo - perfshire edhe nje grua - mund te futet ne to dhe pronaret nuk duken te shqetesuar per rregullat apo per policine. Ata kane shume besim ne vetvete. "Nuk mund te shkosh dhe te kontrollosh disa klube ne Ferizaj," thote Jamie Higgins, shef i Njesise anti Trafik dhe Prostitucion te policise se UMMIK, TPIU, kur e pyes nese mund te shkoj edhe une me policet ne nje kontroll ne qytet. Si qender e krimit te organizuar, lufta ndaj krimit ne kete qytet kerkon nje plan te hollesishem dhe nje numer te madh forcash policore ne terren - me teper sesa ka ne dispozicion TPIU, thote ai.

    Ne rrethinat e Ferizajt ndodhet klubi i nates Madonna, nje ish shtepi e zakoneshme e kthyer ne nje klub nate. Ne nje cep, disa vajza po vishnin costume dy pjeseshe, duke u pergatitur per te filluar kercimet. Pas nje sinjali nga nje Shqiptar, nje vajze bjonde e cila po kercente ne podium i la vendin nje vajze ezmere, e cila filloi te kercente nen muziken e kenges se Michael Jackson "Liberian Girl". Nje klientele burrash Shqiptare, te rinj dhe te vjeter, te qete, ishin te rrethuar nga nje grup vajzash te huaja.

    Ne kete vend me coi Gezimi, nje djale nga ky qytet te cilin e njihja nga koha e shkolles se mesme, kur i kerkova te me tregonte vendin ku ishte perpjekur te gjenjte nje vajze per ne shokun e tij i cili sipas tij kishte nje "problem" ne ate fushe.

    "Qendruam jashte klubit gjithe naten, deri sa mbaruan kercimet, por nuk mundem te merrnim asnje vajze," thote ai. "Kishte edhe shume njerez te tjere dhe ne fund nuk mbeti me asnje vajze. Kishte aq shume kerkesa saqe nuk mendoj se do te mund te paguanim ndonjeren prej tyre".

    Vizituam gjithashtu edhe Klubin Apash, i cili e kishte marre emrin sipas helikoptereve luftarake Amerikan dhe nje nder klubet e pare te hapur pas operacioneve te NATO-s. I armatosur me raketa te shumta dhe i pakapshem nga radaret, ky helicopter konsiderohej si i vetmi qe mund te ndalonte tanket Jugosllave dhe trupat tokesore ne perpjekjet e tyre per te spastruar zonen nga Shqiptaret. Mos perdorimi i tyre nga Amerikanet dhe aksidentet e tyre te shpeshta gjate stervitjeve ne Shqiperine e veriut, nuk kane penguar pronaret e klubit per ti vene emrin e tij. Ata ndoshta kane shpresuar se me kete emer do te terhiqnin klientele nga baza ushtarake Amerikane Bond Steel, e cila ndodhet vetem 14 km larg.

    Mesa duket ideja ka pasur sukses. "Une sjell ketu civile dhe ushtarake," thote nje shofer taksie i cili pret jashte klubit Apach, i cili njihet edhe me emrin Arizona. "Disa prej tyre ndrojne rrobat ushtarake dhe vishen civile brenda makines sime. Natyrisht, banoret vendas mendojne se kjo nuk eshte gje e mire per zonen. Eshte nje shembull i keq per te rinjte qe shohin keto gjera, por ushtaret jane ushtare dhe ata nuk mund te rrijne te mbyllur ne baze nese prane saj eshte nje klub nate".

    Hyrja e klubit eshte ndricuar me gusto nga nje varg dritash te kuqe si ato te Krishtlindjeve. Brenda, korridori i cili te con ne dhomen ku kercejne vazjat, eshte i mbushur me fotografi helikopteresh.

    Ne oren 2 te mengjesit, kercimet mbarojne. Vajza gjysem te zhveshura, dhe te lyera shume shoqerojne burrat neper tavolina, per te biseduar per "pazarin" per naten. Skena si kjo duket se do te vazhdojne edhe per shume nete ne Kosove, per aq kohe sa mafia siguron fitime te medha dhe komuniteti nderkombetar nuk duket te shqetesohet per te ndermarre veprime ndeshkuese.

    Jeta Xharra eshte nje gazetare/studiuese e pavarur e cila se fundi ka perfunduar studimet pasuniversitare ne departamentin e Studimeve te Luftes, ne Kolegjin King ne Londer.

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Drama e Prostitutave Shqiptare

    Kunati i Rovenės vinte nga puna dhe e rrihte aq keq saqė ajo nuk ngrihej dot mė nė kėmbė. 15-vjeēarja flinte nė tokė nė shtėpinė e sė motrės. E goditur rėndė nga varfėria nė vendin e saj, Shqipėrinė, ajo mendonte se jeta s'mund t'i shkonte mė keq. Mė pas ajo takoi njė djalė tė ri, "princin e saj tė kaltėr". Ai i tha se e donte. I premtoi se do ta merrte me vete nė Perėndim dhe do ta bėnte tė lumtur.

    Por, "princi" i Rovenės doli tė ishte njė trafikant i dhunshėm. Dhe si shumė vajza tė tjera shqiptare ajo pėrfundoi si njė skllave seksi nė Angli. U trajtua si kafshė pėr vite tė tėra. Pėr qejf, tutorėt e ulnin nė gjunjė Rovenėn dhe pėrdornin barkun e saj si njė tavolinė ku mund tė thithnin kokainėn. Ata e detyronin tė bėnte seks me shumė njerėz. Njė natė ajo pati 26 klientė. Dhe njė herė kur nisi tė qante nga turpi dhe dhimbjet, ata ia thyen gishtat e dorės duke ia kapur me njė derė. Ajo pati tė paktėn pati aq fat sa t'i shpėtonte tregtisė sė seksit. Por e gjithė kjo e ka sfilitur pėr gjithė jetėn. "Do tė doja tė bėja dashuri njė herė tė vetme me njė njeri qė do ta doja vėrtet.
    Por me gjithė ato qė kam kaluar, s'besoj se do ndodhė ndonjėherė", thotė ajo. Jeta-ferr e Rovenės nisi me vdekjen e tė atit. Ai dhe fqinji pėrballė nuk ranė dot dakord pėr pronėsinė e zonės para shtėpisė dhe fqinji e zgjidhi ēėshtjen duke e vrarė tė atin e Rovėnes. E mbetur pa shtėpi, Rovena dhe e ėma shkuan tė jetojnė me motrėn dhe tė kunatin. Atij i pėlqente tė pinte dhe Rovena i duhej pėr tė nxjerrė inatin dhe nervat e veta. Rovena nuk shkoi mė nė shkollė sepse i vinte zor nga shenjat qė kishte gjithandej. Mendoi se tė rrahurat nuk do mbaronin kurrė. Mė pas, erdhi Besniku 24-vjecar dhe Rovenės nuk i besohej se do shpėtonte. Ai e ndaloi nė rrugė dhe i tha se e dinte se ajo po vuante. I tha se donte ta ndihmonte. "Ishte princi im i kaltėr" thotė Rovena. "Mė tha se isha e bukur. Se mė donte".
    Tė dashuruarit nuk pritėn shumė. Rovena bėri gati plaēkat, u pėrshėndet me tė ėmėn dhe hipi nė njė mercedez tė vjetėr me Besnikun dhe disa burra tė tjerė. Udhėtuan pėr gjithė natėn. Kaluan kufirin grek dhe iu drejtuan Athinės. "Besniku me tha se do tė gjenim punė. Mendoja se do nisnim njė jetė tė re. Gjithnjė kisha dashur tė ikja nga Shqipėria, tashmė ia kisha dalė. Besniku mė tha se do tė martoheshim, por kur mbėrritėm nė Greqi nuk e pėrmendi mė kėtė".



    "Morėm karta identiteti false dhe hipėm nė target pėr nė Itali. Ai pagoi pėr gjithcka. E doja, ndaj e lashė tė organizonte gjithēka", thotė Rovena. Kur ajo dhe Besniku mbėrritėn nė Milano, i dashuri i kujdesshėm ndryshoi. Ai i tha Rovenės se do t'i duhej tė shiste trupin e saj nė mėnyrė qė tė fitonin para. Ai e mbylli nė njė apartament dhe i dėrgonte ēdo natė burra. I merrte paratė qė kishte fituar. Nėse s'ishin shumė, miqtė e tij shqiptarė e rrihnin atė. "I thosha se doja tė kthehesha te nėna ime", tregon Rovena. "Nė fakt nuk doja tė jetoja mė". Besniku kishte dėgjuar se biznesi ishte mė i mirė nė Angli. Kishte palestra dhe sauna dhe njerėzit kishin mė shumė para. Besnikut i kishin thėnė se jashtė Londrės, mund tė bėje thuajse ēfarė doje.

    Rovenėn e dėrguan njėherė nė Bruksel. Por, ajo dhe Besniku u grindėn keq dhe policia i dėgjoi. Besnikun e arrestuan dhe e dėrguan ėn burg. Rovenės i dhanė strehim, por ajo s'donte tė bashkohej me familjen nga turpi qė ndjente. Ajo u nis pėr nė Angli, e fshehur nė njė kamion, sė bashku me 15 vetė tė tjerė. Ajo u arrestua nga policia sapo zbriti nga anija qė i ēoi nė Angli. Aty u strehua dhe siguroi statusin e azilantes. Nisi punė nė njė kafene, por djemtė shqiptarė vazhdonin t'i bėnin presion pėr t'iu kthyer punės sė mėparshme. "Ata mė ēuan nė njė shtėpi tė vjetėr nė njė stacion hekurudhor nė Paddington. Rovena punoi nė atė shtėpi tė vjetėr publike nė Paddington, e detyruar tė bėnte 16 orė seks nė ditė. Klientėt paguanin 30-50 paundė pėr gjysmė ore. Kur njė nga vajzat e bordellos i refuzoi njė ditė klientėt, tutorėt i thyen gishtat e dorės dhe i qethėn kokėn pėr ndėshkim. "Nuk duhet tė flisnim me askėnd. Nuk kisha ku tė shkoja. Nuk njihja njeri. S'i besoja dot askujt", thotė Rovena. Njėherė e dėrguan nė spital pa ndjenja pėr shkak tė rrahurave shtazarake. Rovena u ndalua disa herė, ndėrsa e rrihnin nė rrugė, por pėr tė mbrojtur tutorėt qė e kishin kėrcėnuar me vdekje nuk tregonte se e kishin detyruar tė prostituonte.

    Ajo u shpėtoi atyre, kur policia bėri njė kontroll nė shtėpinė publike. Mė pas u kthye nė Shqipėri. Rovena ende jeton me frike se tutorėt do vijnė e do ta gjejnė sėrish. Emrat nė kėtė histori janė ndryshuar pėr ta mbrojtur atė. Ka qindra raste tė tilla si ai i Rovenės nė Shqipėri. Tutorėt atje e dinė se mund tė fitojnė mė shumė e tė rrezikojnė mė pak duke trafikuar skllavet e seksit nė vend tė drogės dhe armėve. Disa prej tutorėve pėrpiqen me muaj tė tėrė tė bindin vajzat e varfra dhe familjet e tyre pėr dashurinė e tyre. Ata u premtojnė botėn derisa viktimat tė ndahen nga tė afėrmit. Anglia ėshtė tregu i tyre i preferuar. Avni Jasharllari, kreu i njėsisė shqiptare antitrafik, thotė se tani qindra trafikantė i janė drejtuar Anglisė, Holandės, Suedisė e Norvegjisė. "Kemi tė dhėna pėr 330 kriminelė shqiptarė qė fshihen nė Angli, ata i kanė shtrirė aktivitetet e tyre atje", thotė ai.

    Dy tė tretat e vajzave tė tregtisė sė seksit janė nėn 18 vjeē. Nėse kthehen nė shtėpi, askush nuk i pret. Prostitucioni ėshtė mėkati mė i rėndė qė njė grua mund tė kryejė mė vendin me shumicė myslimane. Rovenės i duhet tė jetojė duke gėnjyer, duke thėnė se ka punuar nė njė kafene angleze. Ajo e di se kunati mund tė bėjė shumė mė tepėr se keqtrajtimi nėse e merr vesh tė vėrtetėn. Por pavarėisht kėsaj fjalėt janė pėrhapur tashmė. Ajo nuk del dot jashtė pėr shkak tė turpit nga fqinjėt. Pėr Rovenėn ėshtė mė e thjeshtė ēėshtja. Disa ish-skllave tė seksit damkosen pėr gjithė jetėn. Bashkėfshatarėt i fyejnė dhe i poshtėrojnė dhe askush nuk u jep punė.

    Spartak Guma, kreu i njėsisė antitrafik nė kryeqytetin shqiptar, Tiranė, tregon historinė e njė vajze qė denoncoi tutorėt e saj. Na u desh ta shoqėronim atė me truproja dhe makina me xhama tė errėt rrugės pėr nė shtėpi. Kur arritėm nė qytetin e saj, tamam te dera e shtėpisė sė saj ishte shkruar me shkronja tė mėdha "Prostitutė". Shumė ish-skllave tė seksit duhet tė nisin jetėn nga e para nė qytete tė panjohura. Shumė bien sėrish pre e trafikantėve. Rovena nuk ėshtė pa mend. Ajo e di se c'ka kaluar dhe nuk do ta bėnte mė kurrė. Ėndėrron pėr njė burrė tė dashur dhe fėmijė dhe para aq sa pėr tė bėrė njė jetė normale. Por, thotė se e di qė nuk mund ta gjejė kėtė nė Shqipėri. Mbetet e dėshpėruar, me shpresėn pėr t'u larguar. Mėnyra e vetme pėr ta bėrė kėtė ėshtė ajo ilegale. Ka vėrtet rrezik qė ajo tė pėrfundojė sėrish nė lojėn e dikurshme, ashtu si shumė tė tjera para saj.

    nga. Vizitoret

  7. #87
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    ......................

  8. #88
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Eshte zhvilluar trafikimi i ketyre vajzave apo ka dal ne "mode" qe vajza te shkollohet diten dhe naten te ndjeki rrugen e prostuticionit. Arsyja?... Hec merre vesh.! Ne Shqiperi ka kane mbire intelekutal me brire me kohe, kurse ketu "zockat" kerkojne te "shkollohen" dhe te zene ndonje karrige ne Shqiperi. Kote nuk e thone "Once a ...... allways a .........".
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  9. #89
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... 70 - 80 % e prostitutave shqiptare nisen me vetedije per te dale ne rruget e Evropes, biles mezi presin t'iu vije "shanci ne dore", drama e tyre eshte se nuk marrin as 15 % te asaj qe fitojne. Kur protektoret e tyre perfundojne burgjeve jane vete keto vajza qe vazhdojne punen ne rruge dhe te gjitha fitimet i kalojne ne llogari te "idhullit te tyre". Shpesh kur policia i kthen jane po keto vete qe kerkojne te kthehen ne rruget e Evropes ku kane qene ... Faji duhet kerkuar gjetiu ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-12-2004
    Postime
    8
    Kohet e fundit Reuter botoi nje artikull per nje bordello ne Tirane. Cmimet ishin $10 per nje te qirre

  11. #91
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel
    ... 70 - 80 % e prostitutave shqiptare nisen me vetedije per te dale ne rruget e Evropes, biles mezi presin t'iu vije "shanci ne dore", drama e tyre eshte se nuk marrin as 15 % te asaj qe fitojne. Kur protektoret e tyre perfundojne burgjeve jane vete keto vajza qe vazhdojne punen ne rruge dhe te gjitha fitimet i kalojne ne llogari te "idhullit te tyre". Shpesh kur policia i kthen jane po keto vete qe kerkojne te kthehen ne rruget e Evropes ku kane qene ... Faji duhet kerkuar gjetiu ...
    C'vetdije ka nje 16,17,18-vjecare, pervec se asaj qe i ofrohet. A e njeh ti si mashkull veten, dhe mos thuaj qe nuk ke genjyer nje vajze dhe nuk i ke thene qe e do!
    Nuk po them se te gjithe meshkujt jane abuzues, por te gjithe genjejne, kush me shume deri ne masen e perdorimit te femres si objekt, e kush me pak sa per lojra dashurie.
    Kam degjuar qe jo thjesht djem merren me poshtersi te kesaj natyre, por edhe nenat e tyre i ndihmojne te genjejne keto vajza qe adoleshenca i ben te genjehen ne "dashurine" e dikujt.
    Kur te kesh moter, atehere do te flasesh se 70-80% e ketyre vajzave nisen me vetdije.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •