Postuar mė parė nga
ALBA
Pershendetje Shijaksi _London .
Ky problem i plages se prosuticionit , eshte nje problem qe duhet trajtuar si nje nga problemet me kryesore ne Shqiperi . Ketu po hedh disa te dhena te marra nga IOM
TRAFIKIMI, ADOLESHENTET MESIME NE SHKOLLE.
Nxenesit nga klasa e tete deri ne vitin e dyte gjimnaz do te marrin njohuri te plote mbi trafikimin, menyrat e mashtrimit, si te pergjigjen, profili i nje tutori, cila eshte jeta e nje prostitute, dhuna, perdhunimet, semundjet. IOM shperndan manualet per mesuesit dhe nxensit e shkollave 8-vjecare dhe te mesme. "Oret e trafikimit" nisin qe kete vit shkollor ne 23 shkolla.
Adoleshente, mesoni qe te dyshoni mbi "jeten e premtuar", qe neser te mos jeni viktima te nje trafiku. Njohurite mbi trafikimin do te merren qe ne bankat e shkolles, ne ate moshe, kur vajzat jane me te "sulmuara" nga tutoret. "Vajzat duhet te kuptojne se te jesh punonjese seksi, nuk do te thote vetem qe te fitosh leke, por rrihesh nga tutori, perdhunohesh, je nen presionin psikologjik te tij dhe ne fund parate t'i merr ai", tha Maurizio Bussatu, shefi i Misionit te IOM-it. Konkretisht ne manualet e pergatitura per nxenesit tregohet si mashtrohet nje vajze.
Nga te gjitha rastet e ndihmuara nga IOM, 51.7 per qind tregojne se u eshte premtuar martesa, 22.4 per qind u eshte premtuar pune dhe me pas jane shfrytezuar, 11.2 per qind jane marre me force per t'u shfrytezuar. "Ne manualin per nxenesit e klasave te teta, flitet ne menyre te ndersjellte, per te mos treguar profilin e trafikantit. Ne shkollen e mesme flitet me hapur, per trafikimin si proces, trafikantet dhe drama. Keto ore mesimi nuk e sforcon shkollen, por hyjne natyrshem", thote Drejtoresha e Insitutit Pedagogjik, Eletra Mato. Njohurite mbi trafikimin do te zhvillohen ne lendet si Edukata qytetare, Edukata shendetesore, Biologjia dhe ne lenden Njohuri per shoqerine.
Mbi trafikimin do te mesojne nxenesit ne klasen e 8-te, ne vitin e pare dhe ne vitin e dyte gjimnaz. Per kete IOM publikoi 1500 manuale per mesuesit, 10 000 materiale shtese per nxenesit. Femijet nga mosha 10 deri 16 vjec do te mesojne mbi dhunen gjinore, ne familje, emigracionin e paligjshem, HIV/AIDS dhe trafikimin e qenieve njerezore. Projekti do te zbatohet ne 23 shkolla pilot 8-vjecare dhe te mesme. 23 drejtues shkollash dhe 18 inspektore rajonale te arsimit u trajnuan ne ceshtjet kunder trafikimit. Po, keshtu dhe 90 mesues te shkencave shoqerore. "Kjo nisme shenon nje ndryshim te rendesishem drejt zhvillimit te nje kulture ndergjegjesimi dhe zotesie ne luften kunder trafikimit dhe ne e vleresojme perkushtimin dhe profesionalizmin e mesueseve dhe edukatoreve, qe do te mbeshtese pa dyshim perpjekjet e pergjitheshme per te pakesuar nevojat e trafikimit te qenieve nejrezore", tha Busatti, shef i misionit te IOM-it.
Shqiperia nuk eshte me nje vend tipik burimi per trafikimin e vajzave, por nje pike tranziti per kalimin e tyre. Nga vendi i pare qe zinte ne listen e vendeve burimore, tani ka zbritur ne vend te katert, pas Rumanise, Moldavise dhe Ukraines. Vajzat e kane patur te veshtire te denoncojne, pasi do te ktheheshin ne Shqiperi, ku mund t'i debonte familja, shoqeria. Vetem ne vitin '95 kane nisur denoncimet e para. Nga '90 deri tani kane denoncuar rreth 400 vajza. Nga viti 2000 jane strehuar ne "strehezat' e Italise 260 vajza. Ne nentor te vitit 2001 hyri programi i ri i asistences, qe u siguron ketyre vajzave leje qendrimi, pune dhe lehtesira te tjera.
Te dhenat nga IOM
Nga viti '90 deri tani ne Itali kane denoncuar 400 vajza shqiptare
Ne tre vite jane "strehuar" ne Itali, 260 vajza
IOM ka asistuar 116 vajza
Brenda 9 muajeve te fundit jane kerkuar dhe dhene 30 leje qendrimi dhe 5 vajza kane preferuar te kthehen. Ne rajonet e policise Italiane kane denocnuar 3 mije vajza nga vende te ndryshme'. Ato kane cuar ne banken e te akuzuareve 8 mije trafikant.
Krijoni Kontakt