Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 91
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Trafik me “pesė yje”


    Autori i Lajmit: Dionis Bubani

    Nė vendin tonė mjaft gjėra mund tė kenė mbetur tė dyshimta, por pėr diēka jemi shumė tė sigurt: tek ne ėshtė zhdukur njė herė e pėrgjithmonė trafikimi i grave drejt Evropės Perėndimore… Le tė flasė, pra, kush tė dojė, tė hedhė tollumbace kundėr nesh, sikur gjoja trafiku i femrave shqiptare vazhdon… Kėto janė thashetheme pa asnjė bazė, tė cilat ne i hedhim poshtė me fakte bindėse. Pėr shembull, nuk mund tė quhet e trafikuar njė grua e ndershme, e cila ėshtė martuar me njė biznesmen shqiptar qė punon nė Itali. Ēdo gjė ėshtė kryer sipas traditės sonė shekullore. Porsa e zgjodhi tė dashurėn e zemrės, ai u paraqit zyrtarisht para prindėrve tė saj dhe u kėrkoi vajzėn tė martohet me tė, duke renditur me durim tė ardhurat dhe aktivitetet fitimprurėse nė krejt Italinė. Fejesa dhe dasma nuk zgjati veēse njė javė, kur ēifti realizon celebrimin nė zyrat e gjendjes civile nė zemrėn e kryeqytetit nė Bashkinė e Tiranės. Tė gjitha shoqet e urojnė se pas dasmės pėrrallore, do tė jetojė nė Itali dhe disa prej tyre psherėtijnė duke menduar: “Ah sikur edhe ne ta kemi kėtė fat nesėr, pasnesėr!” Ēasti i ndarjes me prindėrit krijon padyshim emocione, por mendimi se ēizmja italiane ndodhet fare pranė (80 minuta me aeroplan), i ngushėllon prindėrit, qė mendojnė se ia siguruan tė ardhmen e lumtur bijės sė tyre tė shtrenjtė:
    -Mos harro tė na telefonosh dendur, ta shuajmė mallin, qė do tė na pėrvėlojė!
    -Do tė flasim ēdo ditė unė dhe bashkėshorti im, qė mė duket kaq i sinqertė dhe fisnik, si njė princ i kaltėr.
    -Ku dėshiron ta kalojmė muajin e mjaltit? -e pyeti ai, si njė xhentelmėn i pėrsosur: Nė Venecia, ku pėllumbat tė ulen mbi supe nė sheshin “Shėn Marku”, nė Veronėn, ku u frymėzua Shekspiri pėr “Romeo dhe Xhuljeta”, nė Firence, ku lumi shkėlqen nėn dritat e hėnės apo nė Rimini, buzė Adriatikut, ku kanė ardhur shumė shqiptarė emigrantė dhe turistė?
    Ajo, e hutuar nga tėrė kėto vende piktoreske, ka vetėm njė kėrkesė:
    -Kudo qė tė shkojmė, do tė pranoj tė tė pėrqafoj, duke ta treguar dashurinė pas mesnate, vetėm nė hotelet me pesė yje!
    Ai i hedh njė vėshtrim ironik:
    Habitem me ty se e vė nė dyshim kėtė gjė:
    -A mė lejon pozita ime, si njė ndėr biznesmenėt mė tė njohur nė Itali, qė tė kapėrcej pragun e ndonjė hoteli vetėm me… katėr yje? Jo, e shtrenjta ime, ne tė dy na presin vetėm pesė yjet…
    Dhe, si njeri i besės, ai e mbajti fjalėn. Tė tridhjetė ditėt qenė me tė vėrtetė njė muaj mjalti i vėrtetė…
    Por, ja, se koha kalon, vjen njė ēast, kur pėrfundon muaji i mjaltit, pas tij ndoshta vazhdon ndonjė muaj qė tė kujton pekmezin…
    Jeta ėshtė kudo e shtrenjtė dhe eurot “treten” si kripa nė ujė.
    Njė mbrėmje, ai, disi i menduar, e pyeti?
    Zemra ime, a zotėron ndonjė gjuhė tė huaj? Ajo e vėshtron e habitur:
    -Di pak dibranēe dhe kuptoj fare mirė shkodranēen…
    Po kompjuterin, a di ta pėrdorėsh?
    Ajo e sodit ende mė e shastitur:
    Ēdo tė thotė fjala “pjuter” se e dėgjoj pėr herė tė parė…!?
    Ai ulet nė karrige, i rėnė nė mendime tė thella:
    -Nuk kam patur shanse nė biznes, kam falimentuar. A mė beson se pėr nesėr nuk mė ka mbetur as njė euro, sa pėr tė blerė njė pako me makarona?
    Ajo e shkreta e duron urinė disa ditė, mė nė fund e pyet?
    -Si do t’ia bėjmė? Dashuria nuk hahet me bukė…
    -E di, prandaj, qė tė mbijetojmė, pėrpiqu tė ushtrosh zanatin mė tė vjetėr tė botės. Askush nuk tė njeh nė kėtė qytet. Dhe, mos harro, se femrat shqiptare ēmohen si mė tė bukurat e Ballkanit….
    Ajo kundėrshton me vendosmėri, por burri i shtrenjtė e pi cigaren dhe fillon ta shuajė, duke e ngulur nė trupin e saj tė bardhė si qumėshti. Ajo i duron torturat. Ai ia zhyt kokėn nė ujė dhe ia mban derisa gati i merret fryma pėrgjithmonė. Por, kur e kėrcėnon se njerėzit e tij nė Shqipėri mund t‘i vrasin motrėn dhe vėllanė e vogėl, mes urisė dhe dėshpėrimit, ajo vendos mė nė fund tė dalė natėn nėpėr trotuare… Babai dhe nėna e pyesin vazhdimisht, si po e ndjen veten nė Itali. Ajo, duke i mbajtur lotėt, me vėshtirėsi pėrgjigjet:
    -Rrini tė qetė, jam shumė e lumtur. Burri mė do pa masė dhe unė kam siguruar njė punė tė mrekullueshme. Sė shpejti mund t’u dėrgoj edhe disa “euro”…
    Kush mund tė ketė guximin ta quajė kėtė femėr shqiptare tė trafikuar? Ajo nuk ėshtė veēse njė nuse e lumtur, e cila shijoi nė Europėn e Bashkuar “muajin e mjaltit”…
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Vajza tashmė 17 vjeēe ėshtė riatdhesuar nė Shqipėri pas njė operacioni tė policisė greke. Por ajo nuk ka mundur tė kthehet dot nė shtėpi, nga frika se do ta rrihnin...

    Viktima tė lezhianėve dy vajza tė mitura 14 e 17 vjeē. Dy hetohen nė gjendje tė lirė

    Lezhė, pranga dy tutorėve

    Dėshton plani pas zbulimit pėr lidhjen e gjakut


    Roland Nikolli

    LEZHE

    Dy persona janė arrestuar nga policia e Lezhės nėn akuzėn e trafikut tė qėnieve njerėzore.

    Viktima tė Prengė Dobrozit, 52 vjeē dhe Fran Dedgjonit kanė qenė dy vajza tė mitura, tė cilat janė mashtruar prej tyre me qėllim t“i dėrgonin jashtė shtetit ku tė shfrytėzoheshin si prostituta.

    Arresimet janė shėnuar njėri pas tjetrit, ndėrsa policia ka dokumentuar nė cilėsinė e provės dėshmitė e minoreneve. Njėra prej tyre ka shpėtuar pėr fije, vetėm pasi njė nga trafikantėt ka rezultuar se ishte njė kushėri i saj.

    Si u shpėtua nga kushėriri
    Fran Dedgjoni, 36 vjeē, ėshtė prangosur nga policia pas denoncimit tė njė vajze 14-vjeēare. Ndonėse i martuar dhe me dy fėmijė ai kishte arritur tė krijonte njė lidhje jashtėmartesore para dy vitesh me njė vajzė vetėm 12 vjeē, banuese nė njė lagje tė Lezhės. Ai kishte arritur tė njihte gjendjen e dobėt familjare tė minorenes, babai i tė cilės ishte i paralizuar. Madje, sipas policisė, Dedgjoni kishte arritur tė hynte nė shtėpinė e vajzės dhe pas vdekjes sė babait tė saj, 6 muaj mė parė, kishte forcuar pushtetin nė familjen e minorenes. Nė kėto kushte, 36-vjeēari kishte mundur qė tė organizonte edhe trafikimin e saj nė drejtim tė Kosovės. Fran Dedgjonaj kishte futur pėr garanci edhe dy shokėt e ngushtė tė tij, Nikolin Ēunin dhe Ardian Preēin. Tė tre personat i kishin premtuar vajzės qė tė punonte si kamariere dhe tė mbante familjen, pasi ajo kishte nėnėn dhe njė vėlla mė tė vogėl. Kur gjithēka ishte bėrė gati, papritur njė nga bashkėpunėtorėt, Ardian Preēi zbulon se kishte lidhje gjaku me nėnėn e tė miturės. Ai i ka treguar vajzės dhe nėnės tė gjithė skenėn e pėrgatitur nga Dedgjonaj dhe ato bėjnė denoncimin. Policia ka reaguar menjėherė duke bėrė arrestimin e Fran Dedgjonajt, ndėrsa nė gjendje tė lirė hetohen dhe dy tė tjerėt.

    Pėrdhunohet nga 52-vjeēari
    Ndėrsa njė 15-vjeēare ka pėrjetuar pėr javė tė tėra dhunėn e ushtruar nga 52-vjeēari Prengė Dobrozi, nga fshati Bushnesh i Krujės. Babai i pesė fėmijėve akuzohet se ka mashtruar njė vajzė nga Laēi nė tetor tė vitit 2002, duke i premtuar martesė me njė tė afėrmin e tij. Ai e ka dėrguar vajzėn nė njė hotel tė Korēės, ku e ka pėrdhunuar sistematikisht pėr tre javė me radhė. Pas kėsaj kohe, Dobrozi e shet vajzėn te disa persona qė janė ende nė kėrkim, tė cilėt e dėrgojnė nė Greqi, ku e shfrytėzojnė pėr 2 vjet si prostitutė. Kėtė vit, vajza tashmė 17 vjeēe ėshtė riatdhesuar nė Shqipėri pas njė operacioni tė policisė greke. Por ajo nuk ka mundur tė kthehet dot nė shtėpi, nga frika se do ta rrihnin. Nga kjo situatė ka pėrfituar sėrish Preng Dobrozi, i cili e ka rrėmbyer duke e dėrguar sėrish nė Korēė. Por, pa arritur qė tė pėrfundojė pazarin me trafikantėt e tjerė, vajza ka arritur tė largohet dhe tė drejtohet nė polici ku ka bėrė dhe kallėzimin pėr pėrdhunuesin e saj.



    Lushnjė, pranga pėr prostitucion

    LUSHNJE - Policia e komisariatit tė Lushnjes ka vėnė nė pranga 24-vjeēarin Klodian Gupi, i shpallur nė kėrkim pėr shfrytėzimin e femrave pėr prostitucion. Gupi akuzohet se ka trafikuar njė vajzė 18-vjeēare nga fshatrat e Lushnjės nė vitin 2000 pėr prostitucion dhe pėr kėtė vepėr penale ai ėshtė dėnuar nga gjykata me 7 vjet burg. Gjatė kėsaj kohe i riu ėshtė larguar nga banesa e tij dhe ėshtė strehuar nė fshatra tė largėta nga Lushnja nė kufi me Beratin. Arrestimi i tij ėshtė bėrė nė orėn 04.00 tė mėngjesit nė banesėn e tij nė qytetin e Lushnjės.



    Vlorė, pranga tutorit

    VLORE - Pranga nė Vlorė tutorit nga Shijaku. Hysni Duda, 29 vjeē, ėshtė arrestuar nga Zyra Rajonale e Luftės Kundėr Trafiqeve, pas denoncimit qė i ėshtė bėrė nga njė 19-vjeēare nga Kryeqyteti. Sipas vajzės, Duda e ka detyruar atė qė tė prostituojė nėpėr bulevardet e Italisė nga viti 2000 deri nė vitin 2003. Fillimisht ata kanė shkuar nė Itali me pretekstin se do tė gjenin punė, por gjithēka ka ndryshuar me vajtjen e tyre atje. Sipas 19-vjeēares, Duda qėndronte kohėt e fundit mė shumė nė Shqipėri dhe shkonte nė Itali, sa pėrtė grumbulluar paratė qė fitonte vajza nė rrugė. Por njė natė 19-vjeēarja ėshtė kapur nga policia italiane dhe ėshtė kthyer me traget nė portin e Vlorės. Nė komisariat, vajza ka bėrė tė ditur edhe emrin e trafikantit, i cili tashmė ėshtė arrestuar nė banesėn e tij, nė fshatin Shetel tė Shijakut. q.b.


    panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #63
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Plaga e prostitucionit nuk eshte PLAGE. Eshte SIMPTOME e objektifikimit te femres.
    Per shume shqiptare te pagdhendur femra eshte thjesht nje 'mall', ose sic Kanuni "femra asht sa per me shtue gjindjen'. Prandaj keta dellat tane nuk bejne ndryshim ndermjet Shqiptareve e Moldaveve e Ruseve etj etj etj. Po pate naj rob te tille hallall e kane t'ia shkrini plumbin ne goje....[fatkqesisht te behej kjo 20% e meshkujve shqiptare duhet te zhdukej nga faqja e dheut]
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  4. #64
    Titulli Personal Maska e ujkuarixhi
    Anėtarėsuar
    01-12-2003
    Vendndodhja
    No, I don't think we'll be telling them that.
    Postime
    7
    Se disha qe prositution eshte ende ne Shqiperi. Mendoja se ishte gje e 90's dhe tash ne 2004 ka mbaru.



    p.s. Qafir what happened to the catholic maltese.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pa shumė koment “pėr tė mos nxirė realitetin”


    Autori i Lajmit: Poli Hoxha

    Prej gjashtė ditėsh, nė qytetin e Elbasanit, ėshtė zhdukur njė fėmijė nėntėvjeēar. Burime tė konfirmuara e tė pakonfirmuara thonė se mund tė jetė rrėmbyer pėr t’u trafikuar. Ndoshta, ėshtė mbytur nė lumin Shkumbin… Ka shumė “ndoshta”, pėr tė cilat familja, fisi dhe qytetarėt nuk kanė marrė ende pėrgjigje. Familjarėt dhe qytetarėt janė mė shumė se nė stres. Pesė ditė mė parė, njė 17-vjeēar, i paraburgosur, edhe pse nuk kishte dalė nė gjyq pėr tė marrė vendimin e veprės penale, pėr tė cilėn dyshohej, “u dėnua me vdekje”, nga abuzimi apo neglizhenca e policėve. Vdiq dhe ende nuk e dimė pėrse. Tri ditė mė parė, njė grup tė rinjsh, tė maskuar dhe me armė nė dorė, dhunuan njė shtėpi nė kryeqytet pėr ta grabitur. Pas pėrleshjes me familjarėt, vranė njė 24-vjeēar dhe plagosėn rėndė dy prindėrit e tij gjatė aktit tė vetėmbrojtjes. Dy ditė mė parė u pėrdhunua njė pesėmbėdhjetėvjeēare nga persona tė panjohur… Dje njė studenteje nga njė fshat i largėt i Veriut, duke folur nė rrugė me prindėrit e saj, pėr provimet, shtėpinė dhe punėn qė, sapo kishte gjetur pėr sezonin verės nė Tiranė, i rrėmbyen celularin dhe e qėlluan me shpulla, pikėrisht nė qendėr tė metropolit, pranė “Pesėmbėdhjetėkatėshit”. Ishin njė grup adoleshentėsh, tė cilėt policia nuk i llogarit te kontigjentet “e rėnda” kriminale. Sot ėshtė e sigurt, qė nė ndonjė autobuz apo furgon do tė vidhet ndonjė kuletė apo do tė ngacmohet seksualisht ndonjė vajzė e re. Tė gjitha kėto quhen nė gjuhėn profesianale tė policisė: krime tė rrugės, tė vogla ose ordinere. Faktikisht, shteti ynė dhe “bota” po merren me krimin e organizuar dhe luftėn kundėr trafiqeve njerėzore, mafies ndėrkombėtare tė drogės dhe prostitucionit. Luftė… luftė…, qė edhe ėshtė fituar jo rrallė. Por, “krimi i vogėl dhe jo i organizuar”, pėrditė i afrohet jetės sonė private. Diku duke vjedhur njė kuletė; nė vend tjetėr pėr tė grabitur njė shumė lekėsh apo njė makinė. Dhe “populli” nis tė bėjė “thashetheme”: Ē’na duhet ne lufta kundėr krimit tė organizuar! Ata qė merren me kėtė punė, vishen bukur, kanė makina tė shtrenjta, qė i frenojnė fort nė rrugė, kur kalon njė ēift pleqsh, pensionistėsh. Ndėrtojnė pallate…, por dalin edhe nėpėr televizione pėrditė, si biznesmenė tė suksesshėm! “Populli”, ka nisur tė deklarojė nėpėr gazeta se do t’i kthejė shtėpitė nė “bunkerė”. Arsyeja ėshtė “banale”. Duke fjetur gjumė i qetė, tė mėsyjnė maskat dhe jo vetėm qė tė vjedhin, por tė marrin edhe jetėn. Nuk diskutohet, nėse ka faj policia apo jo. Ndoshta varfėria e tejskajshme po prodhon “kaēakėt” modernė. Dėshpėrimi dhe pasiguria edhe pėr tė mbijetuar duket se tė bėn gjėmėn. Ashtu si thotė shkrimtari i njohur Qamil Buxheli, vazhdimi i kėtij shkrimi rrezikon “tė nxijė realitetin”. Gjithėsesi ata qė flenė gjumė tė qetė, pėr ēfarėdo lloji arsyeje, nė Shqipėri janė tė rrallė…


    ballkan
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #66
    Citim Postuar mė parė nga R2T
    Ja arriti qellimit per te cilin u nis. kerkonte te gjente burre, u martua...ca ka qe ankohet.
    Kujdes se si flet.....keto jane fatkeqesi dhe jo gjera qe njerezit mezi presin t'iu ndodhin.

    Alba, keto jane ngjarje rrenqethese, nuk e di c'te them, vetem se femrat Shqiptare, apo kudo, duhet te dine si ta ruajne veten, qe te mos behen viktima te askujt, as te vetes se tyre.

    Pershendetje, dhe faleminderit
    manuaki
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  7. #67
    Citim Postuar mė parė nga ALBA
    Pershendetje Shijaksi _London .
    Ky problem i plages se prosuticionit , eshte nje problem qe duhet trajtuar si nje nga problemet me kryesore ne Shqiperi . Ketu po hedh disa te dhena te marra nga IOM



    TRAFIKIMI, ADOLESHENTET MESIME NE SHKOLLE.
    Nxenesit nga klasa e tete deri ne vitin e dyte gjimnaz do te marrin njohuri te plote mbi trafikimin, menyrat e mashtrimit, si te pergjigjen, profili i nje tutori, cila eshte jeta e nje prostitute, dhuna, perdhunimet, semundjet. IOM shperndan manualet per mesuesit dhe nxensit e shkollave 8-vjecare dhe te mesme. "Oret e trafikimit" nisin qe kete vit shkollor ne 23 shkolla.

    Adoleshente, mesoni qe te dyshoni mbi "jeten e premtuar", qe neser te mos jeni viktima te nje trafiku. Njohurite mbi trafikimin do te merren qe ne bankat e shkolles, ne ate moshe, kur vajzat jane me te "sulmuara" nga tutoret. "Vajzat duhet te kuptojne se te jesh punonjese seksi, nuk do te thote vetem qe te fitosh leke, por rrihesh nga tutori, perdhunohesh, je nen presionin psikologjik te tij dhe ne fund parate t'i merr ai", tha Maurizio Bussatu, shefi i Misionit te IOM-it. Konkretisht ne manualet e pergatitura per nxenesit tregohet si mashtrohet nje vajze.

    Nga te gjitha rastet e ndihmuara nga IOM, 51.7 per qind tregojne se u eshte premtuar martesa, 22.4 per qind u eshte premtuar pune dhe me pas jane shfrytezuar, 11.2 per qind jane marre me force per t'u shfrytezuar. "Ne manualin per nxenesit e klasave te teta, flitet ne menyre te ndersjellte, per te mos treguar profilin e trafikantit. Ne shkollen e mesme flitet me hapur, per trafikimin si proces, trafikantet dhe drama. Keto ore mesimi nuk e sforcon shkollen, por hyjne natyrshem", thote Drejtoresha e Insitutit Pedagogjik, Eletra Mato. Njohurite mbi trafikimin do te zhvillohen ne lendet si Edukata qytetare, Edukata shendetesore, Biologjia dhe ne lenden Njohuri per shoqerine.

    Mbi trafikimin do te mesojne nxenesit ne klasen e 8-te, ne vitin e pare dhe ne vitin e dyte gjimnaz. Per kete IOM publikoi 1500 manuale per mesuesit, 10 000 materiale shtese per nxenesit. Femijet nga mosha 10 deri 16 vjec do te mesojne mbi dhunen gjinore, ne familje, emigracionin e paligjshem, HIV/AIDS dhe trafikimin e qenieve njerezore. Projekti do te zbatohet ne 23 shkolla pilot 8-vjecare dhe te mesme. 23 drejtues shkollash dhe 18 inspektore rajonale te arsimit u trajnuan ne ceshtjet kunder trafikimit. Po, keshtu dhe 90 mesues te shkencave shoqerore. "Kjo nisme shenon nje ndryshim te rendesishem drejt zhvillimit te nje kulture ndergjegjesimi dhe zotesie ne luften kunder trafikimit dhe ne e vleresojme perkushtimin dhe profesionalizmin e mesueseve dhe edukatoreve, qe do te mbeshtese pa dyshim perpjekjet e pergjitheshme per te pakesuar nevojat e trafikimit te qenieve nejrezore", tha Busatti, shef i misionit te IOM-it.

    Shqiperia nuk eshte me nje vend tipik burimi per trafikimin e vajzave, por nje pike tranziti per kalimin e tyre. Nga vendi i pare qe zinte ne listen e vendeve burimore, tani ka zbritur ne vend te katert, pas Rumanise, Moldavise dhe Ukraines. Vajzat e kane patur te veshtire te denoncojne, pasi do te ktheheshin ne Shqiperi, ku mund t'i debonte familja, shoqeria. Vetem ne vitin '95 kane nisur denoncimet e para. Nga '90 deri tani kane denoncuar rreth 400 vajza. Nga viti 2000 jane strehuar ne "strehezat' e Italise 260 vajza. Ne nentor te vitit 2001 hyri programi i ri i asistences, qe u siguron ketyre vajzave leje qendrimi, pune dhe lehtesira te tjera.

    Te dhenat nga IOM

    Nga viti '90 deri tani ne Itali kane denoncuar 400 vajza shqiptare

    Ne tre vite jane "strehuar" ne Itali, 260 vajza

    IOM ka asistuar 116 vajza

    Brenda 9 muajeve te fundit jane kerkuar dhe dhene 30 leje qendrimi dhe 5 vajza kane preferuar te kthehen. Ne rajonet e policise Italiane kane denocnuar 3 mije vajza nga vende te ndryshme'. Ato kane cuar ne banken e te akuzuareve 8 mije trafikant.

    Kjo eshte dicka shume e mire, uroj qe programi te mos jete pilot per shume kohe por te zbatohet sa me shpejt ne te gjitha shkollat, qe te kete 0% viktima shqiptare.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    RREFIMI NGA BRUKSELI I 22-VJEĒARES SE TRAFIKUAR

    Burri im mė bėri prostitutė
    Xhoana Stavri: Ika shtatė here me gomone


    --------------------------------------------------------------------------------

    Lirimi i 26-vjeēarit Edmir Stambolliu (Almir Llupo), tė akuzuar pėr prostitucion, ka rivėnė nė lėvizje autoritetet policore tė Belgjikės. Nga policia e Brukselit, ku ėshtė kryer edhe denoncimi, mėsohet se ėshtė nisur nėpėrmjet kanaleve diplomatike interesimi pėr "ēudinė" qė e nxori atė nga qelitė dhe e bindi drejtėsinė shqiptare tė lehtėsonte situatėn e Stambolliut.

    LAJMI

    TIRANE

    Vetėm 10 ditė mė parė Edmir Stambolliu (Almir Llupo) u la nė masėn e arrestit nė shtėpi nga Gjykata e Apelit Vlorė. Stambolliu ishte arrestuar nga Policia e Fierit mė 28 maj me kėrkesė tė Policisė sė Brukselit. Ish-e fejuara e kishte akuzuar pranė autoriteve tė policisė sė kryeqytetit belg, mė 8 shkurt tė kėtij viti, se Stambolliu e rrihte dhe e kishte detyruar tė dilte nė rrugė si prostitutė. Xhoana Stavri, vajza e shfrytėzuar pėr 4 vite nga ish-i fejuari, ka kontaktuar me Gazetėn qė denoncoi vendimin e gjykatės sė Apelit tė Vlorės. Ajo ka thėnė se ndihet e kėrcėnuar nga lirimi i Stambolliut, nė njė kohė qė procesi, ku prova kyē ėshtė denoncimi i saj, sapo ka nisur. Vajza, e cila gjendet nė njė qendėr pėr trajtimin dhe rehabilitimin e viktimave tė trafikut, nė periferi tė Brukselit, ka rrėfyer dramėn e jetės sė saj qė nisi 5 vjet mė parė.

    Si nisi historia juaj?
    Edmirin e njoha kur isha nė shkollėn e mesme. Edhe ai ishte nga fshati ku banoj, Goriēaj nė Lushnjė. Isha e re atėherė dhe ai nuk e pati tė vėshtirė tė mė bindte mua e mė pas familjen pėr t'u fejuar me mua.

    Kur ndodhi qė ju nxori nė rrugė?
    Nuk ndodhi qė nė fillim. Ne shkuam njė herė nė Greqi, ku ai punonte vetė derisa sa e kapėn pa letra dhe mė pas shkuam nė Itali. Kėtu qėndruam disa muaj derisa njė ditė ai erdhi dhe kėrkonte tė mė mbushte mendjen pėr tė dalė nė rrugė si prostitutė. Nė fakt punėt s'po na shkonin mirė dhe ishte pa punė.

    Juve pranuat?
    Nė fillim jo, por Edi ma kėrkoi si sakrificė pėr pak kohė, gjė qė ai ishte dakord ta harronim kur tė rregulloheshim. Ka qenė njė presion i madh psikologjik dhe unė pranova. Isha nė moshė tė re…

    Ēfarė ndodhi mė pas?
    Ajo qė pranova mė shkatėrroi jetėn. Siē duket ia ndjeu lezetin lekėve dhe pėrdorte tė gjitha kėrcėnimet qė unė tė mos hiqja dorė. Unė vija nga njė fshat i vogėl dhe kjo ndikonte nė gjendjen time psikologjike. Nė Itali mė ka kapur 7 herė policia dhe mė kanė kthyer. Mė vinte turp e nuk kam shkuar nė shtėpi, por jam nisur e jam kthyer pėrsėri me gomone nė Itali, pa e marrė vesh askush.

    Po me familjen si i kishit marrėdhėniet?
    Mundohesha tė hiqesha se bėja jetė normale pėr tė mos i shqetėsuar, por edhe nuk kisha guxim t'ua thoja se ēfarė bėja nė tė vėrtetė. Ata nuk e kanė marrė vesh kurrė dhe kur ua thashė mbetėn tepėr tė tronditur.

    Si arritėt tė shkėputeshit?
    Kėto 4 vite kanė qenė njė tmerr i vėrtet pėr mua, por sa vinte bėhej mė e vėshtirė. Ai filloi tė pinte dhe mė rrihte ēdo darkė. I kisha thėnė qė do ikja, por ai mė kėrcėnonte dhe ia kisha frikėn se mos hakmerrej ndaj familjes sime nė fshat.

    Si tė priti policia belge?
    Mė pritėn shumė mirė, dėgjuan me kujdes rrėfimin tim. Ata mė kanė mbėshtetur e mė kanė dhėnė kurajo gjatė tė gjithė kohės.

    A vazhdoni tė mbani kontakte me ta?
    Ata interesohen pėr gjendjen time, apo ndonjė problem qė mund tė mė dalė nga denoncimi. Kur u thashė qė Edmiri ishte liruar mė siguruan se nga ana e INTERPOL Brukselit ishte dėrguar dosja e kopsitur nė policisė shqiptare. Ndėrsa kanė bėrė ēudi sesi drejtėsia e vendit tim ka nxjerrė nga burgu njeriun qė mė bėri prostitutė.

    Ēfarė mendoni pėr drejtėsinė shqiptare?
    Jam shumė e indinjuar pėr vendimin qė i fali lirinė trafikantit tim. Nuk dua tė besoj qė prokurori i ēėshtjes ka marrė lekėt e nxjerra me gjakun tim, por do tė doja qė para se tė kėrkonte lirimin tė mendonte se ēfarė do kėrkonte nėse unė do isha nėna apo motra e tij.


    Prokurori kėrkoi lirimin e trafikantit

    Edmir Stambolliu, ose siē quhet ndryshe Almir Llupo (sipas policisė emri u ndėrrua nė Zyrėn e Gjendjes Civile pas problemeve qė pati me policinė italiane), ėshtė arrestuar mė 28 maj. Prangosja ėshtė trumpetuar si njė nga sukseset e Operacionit Antitrafik tė Ministrisė sė Rendit, "Mirazh 2004". Por jehona e prangosjes ėshtė zbehur vetėm pak javė nga arrestimi. Policia belge kishte kwrkuar arrestimin e tij pasi Stambolliu ishte denoncuar nga e fejuara e tij se e kishte detyruar tw porostituonte rrugwve tw Brukselit. Nė njė kohė qė u mendua se ēėshtja do i kalonte pėr gjykim Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda, Gjykata e Apelit tė Vlorės bėn ēudinė duke e lėnė atė nė masėn e arrestit nė banesė. Pas interesimit tė Gazetės pėr proēedurat ligjore tė ndjekura, Kryetarja e Gjykatės sė Apelit tė Vlorės, Gjinovefa Gaba, deklaron se ndryshimi i masės sė arrestit ishte kėrkuar nga vetė prokurori i ēėshtjes, Enrik Haxhiaj.


    Babai Xhoanės: Tė dėnohet dhėndrri, mė mashtroi vajzėn

    Mėsimi i sė vėrtetės pėr jetėn qė ishte e detyruar tė bėnte Xhoana Stavri ka qenė tepėr i rėndė pėr familjen e saj nė Goriēaj tė Lushnjės. Gjithsesi, familja nuk ka ngurruar nė asnjė moment ta mbėshtesė dhe t'i japė kurajo vajzės. Por lirimi i ish-dhėndrit nuk ėshtė parė prej tyre si njė veprim i pranueshėm. "Vendimi i gjykatės na duket i njėanshėm, pėr mė tepėr qė procesi ėshtė ende i hapur", ka thėnė pėr Gazetėn babai i vajzės, Llazi Stavri, kur e mėsoi kėtė. Kėrkesa e Edmir Stambolliut pėr t'u takuar me ta, pa praninė e personave tė tjerė, fill pas daljes nga qelitė, i ka shqetėsuar ata. Sipas tyre, tė qenit i lirė pėr Stambolliun pėrbėn njė kėrcėnim tė vazhdueshėm pėr vajzėn e tyre. "Kjo mund tė ndikojė qė ajo tė mos kthehet nė shtėpi dhe ne tė mos e shikojmė e takojmė mė", ėshtė shprehur tepėr i shqetėsuar Stavri. Sipas tij, ish-dhėndri u ka kėrkuar njė numėr kontakti tė vajzės sė tyre, me pretendimin pėr evitimin e sekuestrimit tė pasurive, qė ai pretendon se i ka bashkė me Xhoanėn. Njė tjetėr problem pėr Stavrin ėshtė se kjo situatė ndikon nė tė qėnit e qetė pėr vetė Xhoanėn. Sipas t'et, ajo ka shprehur frikėn se mos Stambolliu hakmerret ndaj tyre pėr denoncimin, pėr mė tepėr qė me veprimin e fundit ajo ka humbur krejtėsisht shpresat nė drejtėsinė shqiptare.


    Vajzat shqiptare nė qendrat e Brukselit

    Nė qendrat e rehabilitimit tė viktimave tė trafiqeve dhe prostitucionit tė kryeqytetit belg, Bruksel, gjenden disa dhjetėra prostituta shqiptare. Sipas Xhoana Stavrit, 22-vjeēares qė u nxor pėr tė prostituar nė rrugė nga bashkėshorti i saj, vetėm nė qendrėn qė kujdeset pėr tė janė 12 vajza nga Shqipėria. Kujdesi i punonjėsve tė kėtyre qendrave i ka bėrė qė, nė njė jetė pa tutorė dhe trafikantė, tė harrojnė sadopak dramat e jetės sė tyre.

    gazeta shqiptare
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #69
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Familja, qeveria e ka fajin...

    Se pari fajin e ka familja ne edukimin e femijve. Shume vajza kokeshkrete mezi presin te largohen nga prinderit qe "ja kane nxire jeten". Prinderit duhet te dine te sillen shume mire me femijet si dhe te ndajne kohe te caktuar per ta kaluar me ta. Gjithashtu duhet te dijne si ta keshillojne vajzen kur ajo e hollon teper vetllen para se te shkoje ne shkolle.

    Shkurt te gjithe e dime se edhe familja shqiptare e ka marre tatepjeten.

    Se dyti qeveria duhet te tregohet me e rrepte ne denimin e organizatoreve te trafikut. Por sic e dime te gjithe ne Shqiperi unon parja. Prandaj edhe bredhin lirshem. Shto pastaj qe edhe qeverine nuk e kemi te kulluar.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Fajin per ate qe i ndodhi vajzes e ka vajza pik muhabeti.

  11. #71

    Red face

    Citim Postuar mė parė nga friendlyboy1
    Fajin per ate qe i ndodhi vajzes e ka vajza pik muhabeti.
    Mos ndoshta ke deshire te njohesh ndonje vajze me te tille lloj faji dhe ti? Apo mos ke bere ti vete ndonje vajze kaq fajtore sa kjo.

    Kij kujdes se si flet, keto vajza perdoren nga njerezit qe ato ju falin besimin dhe miresine e tyre. Mos ndoshta je dhe ti ndonje njeri i tille, perndryshe nuk do te flisje me kaq perbuzje dhe gjykim te ulet.

    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  12. #72
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Kjo semundje ka vetem nje simptome ---> Varferia!

    Prostitucioni zhvillohet vetem nga vendet me nivel te ulet ekonomik...

    Qe ne kohen e drurit ka egzistuar dhe do egzistoje gjithmone , aty ku do kete varferi!

    Rusia , Moldavia , Rumania , Kina , Amerikano Latinet , Filipinaset , Tajlandezet ...You name it!

    Po te kishte mireqenia , gjerat do ishin ndryshe...

    Nuk do kishte nevoje ta shiste felen e pjeshkes tjetra per $30 dollare te qelbta...

    Tani , ketu po flas per pjesen derrmuese ...

    Nuk e vej ne dyshim qe ka shume raste ne te cilat vajzat perfundojne viktime e kriminelave , viktime e ndjenjes , viktime e dhunes te ushtruar mbi to , apo viktime e instiktit te saj kurveror te gdhendur ne kapilaret e gjakur qe ne diten qe e "polli" e joma!

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Eshte shume e dhimshme fakti qe Shqiperia nga nje vende qe e mbante larte krenarine si popull qe per nderin te vriste eshte kthyer ne nje vrime e zeze derdhje fekalesh.
    Ngado qe te rrotullohesh tek i njejti vend del, eshte vorbulla e jetes, "varferia" sa vjen e behet si nje kuceder qe pranon te jetoje me cdo lloj ushqimi.
    Ku shkoi gjithe ajo krenari ?
    Te rralle jane njerzit qe emigrimi i fale kenaqesite e te qenit me "fate".
    Te shumte jane njerzit qe ndeshen me te qenit "pafat" , deshperimi i tyre, kerkimi i fatit i ben te thartojne trurin duke numeruar te mirat e fatit, te qenit tutor, shitje p** te femrave.
    Jo nuk dua te bej moral, jam terehequr nga te menduarit te qenit fatal.
    Por mendimin tim nuk do ta flakja kurre; "nje shpirt kam une,/ po dhe ti nje shpirt", nese nuk me le te lire/ do te ikim te dy!
    Me jane merzite shume gazetat dhe revistat shqiptare trumpeta te flakta te historirave trishtuese dhe prej tyre kam hequr dore te zhubrosin shpirtin kudo do te gjesh te tilla histori, perfolje, shitje sa me shume te kopjove, te qenit i famshem nese nuk ka te tilla histori i shpikin vete, vet e vetem te shkojme ne maje te piramides gazetareske.
    Nuk dua te lexoje me flliqesira!
    Kush e ka qef te perkedhel trupin e iriqit ?
    ........
    E vetmja menyre si mund qe shteti shqiptare te largoje prostitucionin e femrave tona, do te ishte vetem ngritja e qendrave per kujdesin e femrave si dhe meshkujve me teper per moshat e vogla ,kujdesi per ta per ti arsimuar dhe punesuar.
    Shikohet qe mashtrimet behen me teper tek femrat e moshave shume te vogla, qe do te thote jane pa nje fije shkolle, lundrojne ne qiejt e lumturise pa ditur se c`fare i pret po dhe femrat te cilat per ti shpetuar dhunes familjare behen pre e genjeshtave "dashuri", "martesa", "jete e lumtur".
    Opinioni shqiptare i njejte mbetet, fajin gjithmon ia vene femres, si trashegimi nga te paret tane.
    "Femra ka qene dhe duhet te jete gjithmon kokulur para mashkullit"!
    Po perse kjo?
    Akush prej tutorve te shitjes se femrave nuk do duan ti shohin nenat e tyre te poshteruara, te dhunuara nga vet i ati i tyre.
    Po gjykimin e femijve tuaj kur te rriten a e dini c`fare ju pret?- Jo nuk e dini !
    ....
    Asgje me shume se shkollimi, njerzit do te mund ti bente te gjykonin ta shikonin jeten drejt ashtu sic eshte. E lehte eshte te genjeshe nje femer te moshes 11 e 15 vjece por shume veshtire te mashtroshe femrat mbi 20 dhe te shkolluara.
    Pranimin e ushtrimit te profesionit si prostitut ne keto mosha shteti ia lejon si vend pune me deshiren e tyre dhe jo nen presionin e dhunes sa meshkujve.
    Se keni vene re, qofte nje bisede e thjeshte llomotitje me dike te lehteson deri diku mbingarkesen psiqike?-Jo me te kesh pune!
    Njerzit kane nevoje te ken kujdesin e dikujt dhe me teper moshat e vogla, adoleshenca duhet te ket kujdesin e shtetit shqiptare.
    ...
    Po keta dreq manjaket si shume po na shtohen? Si i behet halli?
    Nuk kane deshire ta gezojne pleqerine sic duhet?
    Nje i tille ne nje vend te Evropes po u fut ne burg nuk del me i gjalle ben "vetvrasje".

    Ah po harova qe jane ne Shqiperi keta manjake dhe jane large hyrjes ne Evrope, mmmmm.... prap trishtim do te shohin syte e mi!
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    TREGU I MISHIT TE BARDHE, PLAGE E HAPUR

    Nga Agim Jazaj

    Sapo kishte rene nje muzg i bute vjeshte, bashke me gjethet e pemeve. Ne po ecnim permes pyllit te dendur te dritave me veshtrimin e tendosur ne xhamat e autobuzit. Nuk i njihnim mire rruget e Athines, ndersa gjuhen pothuaj s'e zoteronim fare. Udhetaret hipnin e zbrisnin. Nje cift i veshur mire dhe te pashem, mermeriten me ze te ulet, perpara kembeve te mia. "Ulu!" i foli shqip vajzes, duke i treguar sediljen qe ishte bosh ngjitur me mua.

    "Mund te uleni dhe ju ketu" i thashe djalit dhe u ngrita ne kembe, per te zene vendin bosh perballe. Ai falenderoi dhe u ul ngjitur me vajzen. Te dy te rinjte dukeshin te sapomartuar. Djali i qethur dhe i rruar me nje kostum pis te zi qe llamburiste si luspat e peshkut nen rrezet e diellit. Vajza kishte veshur nje minifund fare te shkurter, lart mbi kokat e gjurit. Makiazhin e kishte vene te rende, saqe edhe qepallat dukeshin te barrosura rende. Shpesh perpiqej te zgjaste minin per te mbuluar kofshet e lemuara. Perpara mbante nje cante, si per t'u bere prite "dylbive" te ndonje qejfliu a ziliqari. Djali ishte ne moshe shume prapa meje, megjithate sikur me shembellente. Ku mund ta kem pare? Vazhduam rrugen. Edhe ata nuk shiheshin ne sy. Po i afroheshim qendres se qytetit. Vajza u be gati per te zbritur, duke bere kembe per te dera e autobusit. Ndersa djali s'e levizi vendin. M'u duk se e percolli fare ftohte vajzen e sapomartuar. E shoqeroi me nje veshtrim te stisur, sikur te mos ishin bashke dhe sikur nuk ishin te njohur fare. Vajza po ecte serbes ndane trotuarit, paralel me autobusin e stopuar, perballe semaforit. Befas, i hodhi nje veshtrim vjedhurazi dhe po te tille me ngritje te vetullave, iu pergjigj dhe djali mbeshtetur faqen e tij ne xhamin e autobusit. Rrugetim eshte dhe kushedi.

    Nese deri ne ato caste mendimi ishte i perfillshem, i justifikuar per ate cift "te martuar nga te paret" nuk e di se si sikur me vershoi nje rryme e ftohte ajri dhe me beri te terin kallkan. Nen xhamat e syzeve, mundohesha te shihja vajzen, qe lame pas dhe djalin qe kisha perballe, per te fiksuar mbase portretin e tyre. Vajza me minin ecte vetem, si per te bere autopsine e mendimeve te mia. Po shikoja vjedhurazi djalin e pispillosur. Eshte dhender qe e nderova, apo kodosh dhe perseri s'u turperova?

    Ndodh qe ngaterrojme edhe veten

    Ndodh qe ndonjehere te ngaterrojme edhe vetveten. Ndodh, qe jeta me "kapriciot" e veta te te drejtoje ne rrjedhen trishtuese. Dhe trishtimi qe per ne eshte bere bashkudhetar ne jete te te servire trampolinen e ferrit. I gjori njeri, duke kerkuar shtigje per te dale nga terri, fantazia e shtyn ne arsyetime te realizueshme dhe te parealizueshme. Madje arsyetimi ne te tilla raste, ben te veshtiren te thjeshte dhe te thjeshten te veshtire. Pas pak minutave, me ne fund u gjendem ne deren e apartamentit te Paulinit. Mendova se nuk do te me linte shije te hidhur, udhetimi me trolin e pare. Megjithese ne shqiptaret jetojme gjate me te keqen. Dhe e keqja shpesh sjell te keqen ne porte. Megjithate ne kete rast, asgje e keqe nuk ishte shfaqur. I rame ziles se shtepise dhe me pas u takuam me mikun tim Paulin. Ne rreze te qoshit te dhomes, qendronte dhe nje burre. Pinte thelle cigaren e duhanit. Hiri i tij i pa shkundur i kishte shkuar pothuajse tek gjysma e cigares.

    Ai u prezantua si mik i Paulinit. I perfunduam dhe pyetjet e jetes ketu ne kurbet. I anjohuri per mua dukej se nuk e ndiqte fare biseden, sikur te mos ndodhej fare ne kete bisede. Ishte fare indiferent. Ishte mes atij ambjenti dhe shfaqej se nuk ishte i pranishem. Sikur i qene mbytur gjemite. Nuk pyeta me sepse po pergjigjej vetem i zoti i shtepise dhe kushedi mendova. Burrit s'mund t'i jepje me shume se te dyzetat. Kishte nje veshtrim te thelle, ballin e larte dhe fytyren e thate. Vriste vazhdimimsht ballin. Veshtronte sikur te komunikonte me dicka ne tavanin e dhomes, sikur kerkonte ne veshtrimin e tij te perqerndruar. Po prisja dhe une nga ai dhe ai duket se po priste nga mua sikur te dija se si e kishte hallin. Mbetem ne pritje te njeri -tjetrit. Duket se dhe kjo shkendije e hedhur, u shua shpejt ne rrjedhen e bisedes. Pas pak, burri u ngrit ne kembe. Po e shihja ne bebe te syrit. Cfare kishte miku i tij nga Tirana? Bota eshte e ngarkuar me halle. Ne bote, nuk gjen njeri pa brenge.

    Vajza i ishte zhdukur

    Para ca kohesh, i ka ikur vajza nga shtepia. Ishte ne Universitet, dega e biznesit. Asnje shqetesim nuk kishte shfaqur, as te emes nuk i kishte thene gje. Tundi koken dhe me veshtronte sikur te dija vendndodhjen e asaj vajze. Dy gisht leter i kishte lene siper tavolines "Une po iki". Kaq ishte letra e shkruar qe u ka perveluar zemrat atyre njerezve. Ate cope leter i ati, burri qe u largua neper terrin e nates, neper Athinen e qyteteruar, e mban ne xhep.

    Nje dite prej ditesh, sikur i shkrepi nje rreze drite dhe per prinderit e gjore. Nje ze nga telefoni i komshiut "Jam mire, mos kini merak". Kaq ishte. Nuk kaloi shume dhe i ati, iu drejtua vetes. Bleu nje vize 4 mujore dhe ka ardhur keto dite ketu, neper Athine, kerkon, pyet, po ke? Ku te drejtohet? Asgje nuk di, ku te shkoje? Miku im Paulini, mbaroi rrefimin per mikun e vet, mu lut mua, se dicka duhet te beja, per kete fatkeq. E cfare mund te beja, cfare? Sa shume shkrime behen per tema te tilla! Dhe kjo plage, nuk po shkon drejt mbylljes, perkundrazi. Me sembuan ne shpirt fjalet e Paulinit dhe burri qe iku ne mugetiren e asaj nate per te kerkuar ate qe i dhemb shpirti. Tymi i duhanit, kishte rene si mjegull deri ne dysheme. Mendova se dicka mund te cingrisja si dhe per te plotesuar deshiren e mikut tim, Paulinit sidoqofte, keto jane "krisma ne ajer". Ne ate bisede e siper duket se perpara syve me "mbin" cifti i lumtur" qe iu lirova vendin ne autobuz gjate udhetimit per ketu. Vajza me mini dhe djali apo djalli, te pispillosur dhe pershendetjen e tyre te stisur, zbritjen e vajzes ne vendin e "ferrit". Po jetonim te dy ne ato caste me brengen e ketij njeriu. Koha po mblidhte. U ngritem te ktheheshim perseri, ne shtepine tone te refugjatit.

    Shkrimi qe me mbeti ne xhep

    Te nesermen mbasdite, u nisa per ne redaksi me shkrimin e pergatitur, titulluar "Plage e hapur". Ne Greqi eshte legal ushtrimi i prostitucionit. Disa masa shtrenguese kohe me pare te administrates vendase, beri qe prostitutat te protestonin, pasi ata nenshtrohen kontrollit mjekesor dhe taksimit, bene te njohura media prestigjoze. Po kontrolloja rruget, me adrese te shenuar ne bllok. Rreth e rrotull, vereheshin levizje te femrave te disa kombesive dhe te jepnin pershtypjen e levizjeve jo te zakonshme. Aty, ne kthese, m'u duk se nje dite me pare, me humbi nga veshtrimi vajza me mini. Njihej si zone e ushtrimit te prostitucionit, ose shitje e mishit te bardhe. Pegjate rruges lexoheshin ne anglisht, dy tre hotele te vjeter. Semafori jeshil, me urdheroi udhe kalimin. Bera kembe. Nje britme e forte me stopoi perseri ne vend. U hutova i teri. M'u duk shume e afert, rrenqethese. Nje makine e vogel e policise, zuri vend prane deres se hotelit. Policet, hapen dyert, rrinin ne gadishmeri. Komunikuan me radio. Policet, qe sapo hyne brenda, dolen duke shoqeruar nje vajze qe mundohej te shmangej nga veshtrimi, me nje mini te shkurter. Pas saj, nje meso burre dhe ky me te njetin fat, ate te shoqerimit nga dy police te tjere. Vetetimthi, i futen brenda ne makinen qe priste gjahun me dyer te hapura. Mos isha ne enderr? Ajo ishte ajo qe kisha pare nje dite me pare dhe po ai burri, qe kisha takuar tek Paulini. E veshtrova dhe nje here ne ndenjesen e pasme te vetures tek la mbrapa misterin. Harrova krejtesisht, se me priste redaktori, sipas marreveshjes qe kishim bere. Zemra sa s'mu shkul nga vendi. Burri i ardhur nga Tirana, ishte ai qe kerkonte vajzen e vet, ai qe ishim takuar nje nate me pare, tek Paulini. Ai kerkonte, kerkonte ku mund te binte ne gjurme. Atje ku mendonte dhe s'e deshironte, ne shtepine publike, e kishte gjetur ate, qe i kishte lene dy gisht leter.

    Burri qante me te madhe, ne kor me te qante dhe e bija. Ne nje makine policie humben nga syte, pas ktheses se rruges.

    C'te beja? Redaktori me priste te takoheshim. Shkrimi me mbeti ne xhep!
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Vajzat e trafikuara nė Ēmendinė
    Frika nga hakmarrja e ish-tutorėve tė tyre vazhdon t’i persekutojė ish-prostitutat e rikthyera nga Evropa

    Autori i Lajmit: Zenepe Luka
    VLORĖ - Qendra e rehabilitimit tė vajzave tė trafikuara nė Vlorė, ka pritur 159 vajza qysh nga fillimi i vitit. 109 prej tyre kanė ardhur nga shtetet e Bashkimit Evropian, ku kanė janė shfrytėzuar si prostituta. Nga fqinjėt, Italia dhe Greqia, janė kthyer respektivisht 39 dhe 37 vajza, qė kanė kryer aktivitet pėr njė kohė tė gjatė qė shkon nė disa raste deri nė 10 vjet.
    Vetėm 20 banorė tė qendrės janė kapur nga Policia e Shtetit nė territorin shqiptar. Pjesa tjetėr ėshtė kontigjenti qė kanė shkuar vullnetarisht nė qendėr, pėr tė gjetur njė strehė dhe pėr tė kėrkuar ndihmė pranė drejtuesve tė qendrės dhe shtetit. Kėtė fakt e bėn tė ditur pėr “Ballkan” drejtoresha ekzekutive e kėsaj qendre, Vera Lesko. Statistikat flasin pėr njė punė intensive tė stafit, qė pėrbėhet nga punonjėse sociale, psikologė, mjekė etj. Ish-prostitutat merren me veprimtari tė shumta dhe frekuentojnė rregullisht kurse pėr rrobaqepėsi, floktore apo kompjuter, pėr tė mbėrritur deri te njė punėsim i mundshėm i tyre nė tė ardhmen. Vetėm nė qytetin e Vlorės, pėr periudhėn nė fjalė, janė punėsuar 18 vajza.
    Kurimi
    Nė psikiatrinė e Vlorės, veē tė sėmurėve tė zakonshėm, kurohen edhe njė pjesė e vajzave tė qendrės. Ky fakt ėshtė tronditės, pėr arsye se ky spital nuk ėshtė i kualifikuar pėr kurimin e traumave tė tilla psikologjike qė shfaqin ish-prostitutat. Dhuna e ushtruar nga tutorėt ka tronditur rėndė psikikisht disa prej vajzave qė akomodohen nė qendėr. Nė kėto kushte, ato marrin mjekimin e nevojshėm, pėr tė rifituar normalitetin psikik tė moshatareve tė tyre, por shpesh shtrimi i tyre nuk ėshtė i mundur. Drejtoresha ekzekutive, Lesko, thotė se “nė rastet e rėnda ėshtė dashur tė kėrkojmė ndihmė te mjekėt psikiatėr, por edhe tė shtrojnė pėr njė periudhė kohe nė spital ndonjė nga vajzat, megjithėse ėshtė njė ambient i papėrshtashėm pėr to”. Drejtoresha e spitalit psikiatrik, Djana Brahimuēo, pėr kėtė problem shprehet se “janė disa raste tė pacienteve nga qendra qė mjekohen pėr diagnozėn neurozė funksionale, qė ka ardhur si pasojė e dhunės sė ushtruar nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe streseve tė grumbulluara.
    Viktimat
    Pesė vajza janė aktualisht nė gjendje mė tė rėndė se tė tjerat. Ėshtė njė 20-vjeēare e ardhur nga Dibra, qė, sipas mjekėve, ėshtė njė rast i veēantė, pasi ajo ėshtė dhunuar nga i ati, qė e mbante tė mbyllur. Kjo dhunė ka sjellė si pasojė edhe sėmundjen e epilepsisė te viktima. Babai e ka kėrcėnuar 20-vjeēaren qė tė mos largohej nga shtėpia, pėr tė ushtruar prostitucion dhe mungesa e kurimit i ka sjellė pasoja tė rėnda pėr shėndetin. “Nė mėnyrė tė vazhdueshme pėrdorim qetėsues pėr 12 vajzat, tė cilat janė dhunuar nga tutorėt, duke iu shkaktuar trauma tė thella”, tregon mjekja. Njė pjesė e kėtyre pacienteve kanė bėrė denoncime kundėr tutorėve tė tyre dhe aktualisht pėrjetojnė ankthin e pritjes, derisa ata tė dėnohen nga gjykata.
    Ankthi
    Sipas Leskos, “janė 12 vajzat qė kanė bėrė denoncime vullnetare pėr 21 tutorėt e tyre. Pėr 8 nga kėto raste ėshtė bėrė dhe sigurimi i provės para gjykatės. Deri tani janė dėnuar 9 trafikantė dhe janė nė proces edhe 12 tė tjerė, tė shpėrndarė nė gjykata tė rretheve nga vijnė ish-prostitutat. Vera Lesko, qė fitoi ēmimin e vitit “Antiskllavėri” nė Londėr, tregon se “pėr rehabilitimin e kėtyre vajzave, i kushtohet kujdes edhe veprimtarisė sė tyre jashtė qendrės. Kėshtu, ėshtė krijuar mundėsia qė tė bėjnė vizita nė qendra kulturore, si nė Zvėrnec, Ardenicė dhe nė disa rrethe tė tjera, kryesisht nė Durrės, duke bashkėpunuar ngushtė me shoqata grash dhe duke u siguruar dhe mbėshtetur gjithnjė nga policia. Janė tė shpeshta rastet kur drekohet jashtė, por nuk kemi kushtet dhe sigurinė e nevojshme qė 25 vajzat, qė mbeten banore afatgjata nė qendėr, tė bėjnė plazh”.
    Ndihma
    Pėr funksionimin e kėsaj qendre, kontribuojnė 6 fondacione tė huaja, si “Antiskllavėri” nga Lodra, OSBE-ja, “Save the Children”, “Gruaja pėr Gruan”, njė shoqatė suedeze, “Amnesty International” dhe Kisha Norvegjeze, ndėrsa ndjehet pak ndihma e shtetit pėrgjatė 4 vjetėve qė funksionon kjo qendėr rehabilitmi, nėn kujdesin e Shoqatės Vatra e Gruas Vlonjate.

    Data e Publikimit: 07/08/2004

    ballkan
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Nga viti 2003 nė Itali ka rėnė numri i prostitutave shqiptare


    Autori i Lajmit: Tiranė
    Tiranė - Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Rendit Publik, qė i referohen informacioneve nga Ministria e Brendshme italiane deklarohet se femrat shqiptare zėnė vendin e gjashtė pėr prostitucion. Nė njė raport, para pak muajsh bėhet e ditur se dy vitet e fundit ka rėnė numri i vajzave shqiptare qė dalin nė rrugėt e Italisė pėr tė prostituar. Kėshtu Shqipėria renditet pas vendeve tė Evropės Verilindore qė shquhen pėr “kultivimin” e prostitutave. Vendin e parė nė Itali pėr nga numri e mbajnė femrat marokene dhe pas tyre vijnė ato moldave, rumune, bullgare dhe ruse. Nė fund vijnė shqiptaret. Dy vitet e fundit, numri i shqiptareve tė trafikuara ka ardhur nė ulje, si pasojė edhe e strategjisė sė luftės antitrafik tė policisė shqiptare dhe mbrojtjes qė po i ofrojnė prostitutave institucione apo shoqata tė specializuara nė mbrojtjen dhe rehabilitimin e tyre. Numri i shqiptareve tė kthyera nga Italia gjatė periudhės 2002-2003, ishte 500 nė vit. Njė fenomen qė tani vihet re, ėshtė se vajzat e kthyera nė Shqipėri, nuk rikthehen mė nė Itali apo vende ku kanė qenė pėr tė ushtruar zanatin e prostitutave, siē ndodhte para vitit 2001. Shpesh ka patur edhe raporte tė policisė italiane, ku vihej nė dukje fakti se prostitucioni i zotėruar nga trafikantėt shqiptarė, kapte majat dhe se nė rrugėt e qyteteve veriore e qendrore tė Italisė dominojnė vetėm vajzat e ardhura nga Shqipėria. Tashmė ky realitet nuk ekziston mė. Brenda dy vjetėve janė marokenet qė sundojnė tregun e mishit tė bardhė dhe pas tyre moldavet, bullgaret, ruset e rumunet. Shqiptaret kanė zbritur pesė vende nė klasifikimin e turpit. Tė paktėn, nė dy vjet, sipas statistikave tė Ministrisė sė Rendit, por edhe tė policisė italiane, janė riatdhesuar me linja tė veēanta fluturimi 2-3 vajza shqiptare ēdo ditė. Nė regjistrat e karabinierisė italiane, tani nuk pėrsėriten mė emrat e vajzave tė riatdhesuara sikurse para dy vjetėve. Para vitit 2001, njė emėr vajze e trafikuar shėnohej pėr riatdhesim 2 ose 3 herė. Pasi riatdhesohej, ajo binte pėrsėri nė duart e trafikantėve tė mishit tė bardhė dhe ridėrgohej nė drejtim tė Italisė pėr t’u shfrytėzuar si prostitutė. Sipas Ministrisė sė Rendit, nuk mungojnė as rastet kur vajza nga Moldavia, Bullgaria etj., qė mė parė kanė qėndruar nė Shqipėri, pasi sigurojnė njė dokument fals nga trafikantėt shqiptarė, hiqen sikur kanė kombėsi shqiptare dhe vetėm pas verifikimeve gjendet origjina e saktė. Kjo ka bėrė qė shpesh numri i prostitutave “shqiptare” tė fryhet artificialisht.


    Data e Publikimit: 07/08/2004



    ballkan
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929
    “NĖSE NJĖ DITĖ DO TROKASĖSH NĖ PORTĖN TIME…”

    Nga Mirela Milori

    “Nėse njė ditė do tė trokasėsh nė portėn time”... Askujt prej shqipėtarėve qė shikonin, rreth 15 vjet mė parė, filmin italian me kėtė titull, nė televizionin e vetėm shtetėror, nuk i shkonte ndėr mend se gjatė 13 viteve tė tranzicionit, me qindra familje shqiptare do vuanini fatin e vajzės sė trafikuar apo tė ikur rrugėve tė Europės si prostitutė; askujt nuk i besohej se me qindra prindėr do tė pėshpėrisnin me vehte, tek luteshin pėr fatin e vajzave tė humbura s’dihet se ku: ”Nėse njė ditė do tė vijė prapė nė shtėpi…!!!?”


    Dėshmi…

    ANA
    Isha 16 vjec, po ecja diku pranė parkut Rinia, njė makinė frenoi fort pranė meje dhe nuk mbaj mend se si pėrfundova brenda saj. Mė pas, di qė jam zgjuar nė Vlore e, mė tej, mb ēuan jashtė. Kalova 2 vitet mė tė errėta tė jetės sime, duke u detyruar tė prostituoj pėr dikė qė mė shfrytėzonte dhe qė mė shiti disa herė pėr tė fituar para.

    MIRA
    Jemi shumė tė varfėr nė shtėpi. Nėna ime ėshtė e ndarė, dhe e martuar pėrsėri. Jetoja me njerkun. Isha 15 vjeē, kur u njoha me njė djalė tė fshatit tim. Ai mė premtoi martesė, erdhi nė shtėpi dhe mė kėrkoi pėr nuse. Nėna dhe njerku e dhanė menjėherė pėlqimin por dhe unė e desha. Doja tė largohesha nga varfėria. Mė ēoi nė Itali dhe me nxorri nė rrugė. E pranova atė punė se e desha atė dhe se doja tė fitoja ndonjė lek, por ai s’mė jepte asgjė dhe kur fillova tė kėrkoja para, ai mė rrihte.

    KLARA
    Nėna mė ka vdekur qė e vogėl. Babai pinte dhe me rrihte vazhdimisht, madje kam ende shenja tė dhunės se tij ne trup.Ika me tė parin qė mė kėrkoi. Mbasi punova si prostitutė nė Itali pėr disa kohė, ai mė shiti te njė tjetėr dhe pėrfundova nė Kosovė. Mbas muajsh pune nėpėr lokale, tutori im i ri mė mbylli nė njė shtėpi mbasi tentova tė largohem. Kam provuar dhunė tė paimagjinueshme( tregon shenjat e te ēarave tė thikės dhe tė cigareve tė fikura nėpėr trup).

    Historitė janė tė ndryshme, fati ėshtė i njėjtė. Varfėria, mungesa e shkollimit, krizat familjare, apo thjeshtė etja pėr fitim, mund tė jetė shtysa e parė drejt trafikimit pėr kontigjentin e vajzave- viktima tė trafikut. Nuk ėshtė mė gjė e re pėr opinionin tonė, njė fenomen i tillė. Shumkush nxiton tė jap statistikat dhe shifrat pėr vajzat apo gratė shqiptare qė prostituojnė nėpėr rrugėt e Europės, duke harruar qė, mė e rėndėsishme pėr kėto vajza viktima, ėshtė jeta e tyre mbas kthimit…

    Mė pas…

    ANA
    Mė pėlqen tė lexoj, do tė doja shumė tė vazhdoja shkollėn e lartė dhe tė bėhesha dikush qė kur tė krijoj familje( nėse do tė mundem ndonjėherė) tė jem si gjithė tė tjerėt.

    MIRA
    Dua tė mėsoj zanat, tė bėhem rrobaqepėse dhe stiliste. Kėshtu do ndihmoj dhe familjen time.

    KLARA
    Nga dhuna jam e sėmurė, do tė doja tė shėrohesha, njėherė tė marr vehten e mė pas… kismet..!

    REALITET …

    Prej disa vjetėsh nė Tiranė dhe nė Vlorė janė ndėrtuar disa strehėza tė cilat merren me rehabilitimin e vajzave tė trafikuara, strehėza tė mbėshtetura nga shoqata joqeveritare. Qė nga shkurti i vitit 2002 deri nė shtator tė vitit 2003, janė ndihmuar dhe sistemuar 116 vajza shqiptare tė cilat kanė marrė pjesė nė programe shkollimi dhe punėsimi. 60 % e tyre janė pėrfshirė nė kurse trajnimi, 50 % janė sistemuar nė punė, ndėrsa 5% u ėshtė dhėnė mundėsia e shkollimit. Shumica e vajzave shqipėtare i pėrkasin grup-moshės 14 deri 20 vjeē, nga tė cilat 34 % janė tė mitura, 14 deri nė 18 vjec.
    Njė prej vendeve jo vetėm furnizues, por dhe tranzit i trafikut tė qėnieve njerėzor, Shqipėria, ėshtė kthyer shpesh herė nė trampolinė pėr trafikantėt tė cilėt kanė kaluar drejt Europės Perėndimore mijra vajza tė huaja, kryesisht nga lindja. Vetėm nė Tiranė, gjatė vitit 2000 kanė mundur tė shpėtojnė nga rrjeti i trafikimit dhe janė sistemuar nėpėr strehėza 125 vajza viktima. Viti 2001 shėnon 77 raste, nė vitin 2002 janė sistemuar 29, ndėrsa nė vitin 2003, 86 vajza kanė marrė asistencėn e duhur. Mbasi kalojnė periudhėn e rehabilitimi nė strehėz, tė gjitha vajzat e huaja kthehen nėpėr vendet e tyre.
    46 % e vajzave tė asistuara nė strehėza janė rekrutuar nga trafikantėt duke iu premtuar martesė, 28 % e rasteve janė grabitur me dhunė, 19 % e vajzave iu ėshtė premtuar punėsim, ndėrsa 6 % iu ėshtė premtuar bashkim me familjen. Historia e Mirės ėshtė mė e shpeshta, martesat me premtimin e jetės dhe ėndrrave pėtej detit, shprishen trotuareve dhe rrugėve tė kontinteti plakė.

    SHTETI…

    Qė nė momentin kur vajza e trafikuar kontakton me policinė, ajo ėshtė nė mbrojtjen e shtetit. Megjithėse policia i ndihmon me asistencė , shpesh kėto vjaza janė pėrsėri nė shėnjestėr tė trafikantėve tė cilėt, edhe pse denoncohen, jo gjithmonė marrin dėnimin qė parashikon ligji. Problemi ngec nė prokurori dhe gjykatė, ku jo rrallė ndodh qė dėshmitė apo provat janė tė pamjaftueshme dhe ēėshtaj mbyllet. Ky ėshtė momenti mė i rrezikshėm pėr vajzėn qė guxoi “t’i hapė” probleme tutorit tė dikurshėm . Ndaj ruajta e viktimave tė trafikut nėpėr strehėza, dhe ndryshimi i identitetit ėshtė e vetmja rrugė shpėtimi pėr to. Me 14 Korrik 2003, gjithė opinioni publik u njoh me dėshminė e vajzes trembėdhjetėvjeēare nga Mirdita , Albana Prenga, e cila zbriste nga zonat mė tė thella, bashkė me tė atin, Zef Prengėn, pėr tė denoncuar publikisht jo vetėm trafikantėt, por edhe gjyqtarėt e hetuesit qė bashkėpunuan me ta dhe i liruan. Ajo, ėshtė larguar nga fshati i saj, bashkė me familjen, nė njė qytet tė vogėl nė Shqipėrinė e mesme, por gjithnjė me ankthin e pasigurisė pėr tė nesėrmen e nė pritje tė premtimeve qė iu dhanė nga pėrfaqėsuesit e USAID-it dhe tė Shoqėrisė Civile. Edhe pse vazhdimisht ka pasur dhe ka mbėshtetjen e familjes dhe Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar, shpresat i ka vetėm tek Drejtori i USAID, Harry Birnholz, i cili me dashamirėsi dhe vendosmėrinė pėr t’iu gjendur pranė nė ēdo ēast i ka dhėnė edhe njė kartėvizitė qė ajo e mban nė dorė plot besim. Fjala e saj para mediave ishte dėshmia mė e qartė e kėtij realiteti tė dhimbshėm.

    FAMILJA…
    Ndonėse fenomeni ėshtė bėrė i njohur, pėrgjatė 13 viteve, pėrsėri mentaliteti ėshtė ende i egėr. Familja shqiptare e mbėrthyer nga kriza morale, ekonomike e mbi tė gjitha nga opinioni, shpesh, mbyll dyert pėr vajzėn qė i turpėroi nė sy tė botės.

    ANA
    Familja ime e pati tė vėshtirė tė mė pranonte, po prindėrit u bindėn qė nuk ishte dėshira ime tė merrja atė rrugė.

    MIRA
    Mami dhe vėllai i vogėl vijnė e mė takojnė ndonjėherė nė strehėz, fshehtas. Njerku nuk e di qė jam kthyer. Nuk e di sa do tė rrijė nė strehėz, por nuk kthehem mė nė shtėpi sepse po u ktheva atje do tė marr prap rrugėt…

    KLARA
    Nuk do kthehem mė kurrė tek im atė…

    MĖ SHUMĖ SE PRANIMI…
    Statistikat tregojnė “fatlumet” tė cilat kanė pasur mundėsi tė kontaktojmė me shoqata joqeveritare, mbasi i kanė shpėtuar kalvarit tė trafikut. Por mė tė shumta janė ato vajza tė cilat mbas kthimit nė Rinas apo Durrės, janė pėrpara dilemės, tė rikthehen atje ku ishin apo tė marrin rrugėn drejt shtėpisė, me pikėpyetjen e madhe; “ A do m’a hapin derėn?..”
    Janė qindra qė kthehen pasi kanė “punuar” diku nė Itali, Greqi, Belgjikė apo gjetkė, pranė shtėpisė, ku i pret nėna apo babai i turpėruar, dhe lusin vetėm njė gjė; Tani qė do trokas pėrsėri nė portėn e tyre, do Zoti ma hapin…!!!


    --------------------------------------------------------------------------------

  18. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929
    KUR GUXIMI MPOSHT FRIKĖN EDHE KRIMIN

    Nga Aranita Qilimi

    Me 14 korrik 2003, nė sallėn e Akademisė sė Shkencave, Komiteti i Pajtimit Mbarėkmbėtar dhe Koalicioni Shqiptar Antikorrupsion organizuan njė takim me pėrfaqėsues tė komunitetit dhe shoqėrisė civile “Per denoncimin e izolimin nga shoqėria tw trafikantwve te femrave tw femijwve dhe tw drogws”. E gjithw vwmendja u pwrqwndrua tek rrwfimi i guximshėm i 13 vjeēares Albana Prenga dhe i babait tė saj, Zef Prenga qė kishin ardhur nga zonat mė e thellė e Mirditės, Gurth Spaēi, pėr tė denoncuar trafikantėt dhe gjyqtarėt qė i liruan ata. Forumi i Gruas sė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkmbėtar, krahas nismės pėr lirimin pa kushte tė grave dhe fėmijėve tė ngujuar ėshtė angazhuar nė mbrojtjen dhe inkurajimin e kėtyre viktimave pėr t’i denoncuar kriminelėt. Akti i Albana Prengės, e cila jo vetėm nuk iu nėnshtrua dhunės e kėrcėnimeve me armė, por edhe kėmbėnguli pėr t’i ēuar ata nė bankėn e tė akuzuarve, tregon se guximi pėr tu pėrballur me kriminelėt e mposht krimin. Fjala e saj dhe qėndrimi burrėror i tė atit u pėrshėndetėn nga gjithė opinioni shoqėror.

    Denoncimi i 13 vjeēares Albana Prenga

    “-Unė quhem Albana Prenga dhe vij nga fshati, Gurth-Spaē i Mirditės. Ne Jemi shtatė fėmijė. 6 motra dhe njė vėlla, 10 vjeē. Fatkeqėsisht vėllai ėshtė i paralizuar. Kushtet e fshatit e tė familjes sime janė shumė tė vėshtira. Edhe ne fėmijėt, detyrohemi tė punojmė. Shkollėn dhe dyqanin i kemi mė tepėr se gjysėm ore larg. Nė shkurt tė kėtij viti, me datėn 7, kur unė, sapo kisha mbushur 13 vjeē, u pėrballa me njė ngjarje tė hidhur qė se kisha menduar kurrė se mund tė mė ndodhte nė jetė.
    Mbasditen e kėsaj date, duhej tė shkoja tek dyqani pėr tė blerė ushqime.
    Rrugėn, kur shkova, e bėra shpejt se ishte dėborė dhe ftohtė. Kur po kthehesha pėr nė shtėpi, pashė njė djalė i cili priste nė rrugė. Nuk mendova asgjč tė keqe. E dija qė ishte nga fshati im dhe i martuar. Kalova pranė tij pa folur dhe pak mė tej, pashė dikė tjetėr me shpinė tė cilin nuk e njoha. Personi qė priste nė rrugė mė erdhi nga mbrapa dhe filloi tė mė kėrkontė llogari, se pse nuk i fola.
    Mė thoshte se s’kishte rrugė tjetėr pėr mua veēse tė shkoja me tė.
    I pergjigjesha, prerė, se nuk kisha punė me tė, e tė mė hapte rrugėn. Por kjo gjė e acaronte.
    Acarimi arriti deri aty sa tė provoja grushtin fytyrės. Megjithėse i thashė disa herė se do ta paguante pėr atė qė bėnte, kėmbėngulte pėrsėri t’i nėnshtrohesha. Mė tregoi njė armė qė mbante nėn xhup dhe mė kėrcėnonte se do mi derdhte plumbat mbi trupin tim. Kur kisha menduar dhe vdekjen time, arrita tė shkėputesha dhe vrapova drejt shtėpisė. Pa kaluar 20 a 30 metra qėlloi me armė. Kam vrapuar pa e ditur se ēfarė po bėja deri kur arrita tek prindėrit.
    Babai, ndonėse i tronditur, kundėrshtoi kėrkesat e kushėrinjve pėr tė marrė hak brenda natės dhe vendosi t’u drejtohej organeve tė policisė dhe prokurorisė.
    Arrestimi i personit u bė atė natė dhe policia na u duk shumė nė rregull nė fillim. Ajo mori provat, bashkė me gėzhojėn, dhe prokurori na dha zemėr se do gjenim drejtėsi.
    Megjithėse familja e tij erdhi pėr tė na kėrkuar falje, babai pėrsėri kėrkoi ndėshkimin e fajtorit sipas ligjit.
    Tani ata kanė braktisur fshatin dhe kanė dėrguar edhe njerėz pėr tė kėrkuar pajtim. Unė dhe babai pėrsėri kemi kėrkuar qė ai tė dėnohet.
    Prokurori kėrkoi dėnimin e tij vetėm me 6 vjet heqje lirie ndėrsa gjykata e liroi fare. Babai kėrkon dėnimin sipas ligjit dhe unė jam qė drejtėsia ta dėnojė atė. Edhe pse nė gjendje tė vėshtirė vendosėm tė vijmė e tė flasim kėtu para kėtij takimi.
    Dua t’i kėrkoj Presidentit, Kryeministrit dhe Gjykatės sė Lartė, tė na mbėshtesin, qė tė zbatohet ligji. Ne do ta kėrkojmė pėrsėri drejtėsinė dhe besojmė se do ta gjejmė atė. Falenderoj bashkėfshatarėt e mi qė na mbėshtetėn duke e dėnuar gjestin dhe ato gra tė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtarqė mė mbrojtėn, e mė dhanė kurajo tė vij kėtu pėr tė denoncuar...”
    “ Zoti nė qiell e shteti nė tokė....haku vajzės do t’i merret ”

    Fjala e Zef Prengės
    (babai i Albana Prengės)

    -Nė Mirditė nuk e kemi zakon tė ruajmė gratė e vajzat. Ato kanė punėt e tyre, shkojnė nė mal pėr dru e pėr ujė, nė dyqan pėr ushqime e nė shoqėri dhe as mendohet qė dikush t’u bjerė nė qafė. Nė shtegun e malit apo nė udhė tė madhe ato respektohen prej gjithkujt e s’mundet njeri me i prek. Katundet e Mirditės nuk mund t’i lejojnė askujt kėsi punėsh, qė ia lėshojnė marren gjithė vendit. Unė kam ardhė, sot, me u kėrkue sqarim atyre gjyqtarėve, policėve, hetuesve e njerėzve tė veshur me petk shtetnor, pse i liruan dhe i quajtėn tė pafajshėm kriminelėt? A mos vallė ishte fajtore vajza ime qė ecte rrugės pėr hesap tė vet, pėr tė kryer njė punė qė familja ia kishte ngarkue. A mos vallė ishte fajtore vajza ime qė ky kriminel faqezi i del pėrpara, edhe pse e dinte se ajo ishte nji fėmije, nė moshėn trembėdhjetė vjeē. A mos vallė ishte fajtore vajza ime qė i tha atij, se unė nuk tė njoh e me liro rrugėn. A mos vallė asht fajtore vajza ime qė kėrkoi ndihmėn e familjes, tė drejtėsisė e tė shtetit, pėr tė mbrojtur nderin, dinjitetin e jeten e saj. Ai e kėrcėnoi, e qėlloi me grushta dhe nė fund pėrdori edhe armėn duke qėlluar mbi tė, kur e pa se ajo nuk iu nėnshtrua. Ne i jemi drejtuar prokurorisė, ligjit e shtetit, ashtu siē e kemi zakon, siē ka udhėzue edhe ky komitet, qė na ka mbrojtur e na ka sjellė deri kėtu. Gjykatėsi na ka sorollatur disa herė, edhe pse i kishte faktet. Dihet se pse na sillte nalt e poshtė. As e kam menduar as e mendoj qė kjo punė do tė mbyllet me padrejtėsi. As unė as kėrkush nuk do ta pranojė kėtė. “ Zoti nė qiell e shteti nė tokė, por haku vajzės do ti merret” - perfundoi ai

    --------------------------------------------------------------------------------

  19. #79
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Prostitucioni...eh mer mileto, nuk eshte plage por tragjedia kulminante njerezore!


    Egzistojne disa deshtime ne proceset gjyqesore ne lidhje me kete problem madhor...

    Deshtimet me te medha ne proceduren gjyqesore, ne hetuesi dhe ndermarrjeve te veprimeve per siguri jane rastet e trafikimit dhe prostitucionit te dhunshem, qe si viktima jane te miturat dhe femijet.

    Me poshte po rreshtoj disa prej tyre:

    * Paragjykimet ndaj viktimave te trafikimit dhe prostitucionit te dhunshem.

    * Mosha e viktimave qe nuk jane ne gjendje ta raportojne dhe ta identifikojne problemin nga syri i viktimes.

    * Turpi per te treguar te gjitha format e dhunes dhe eksploatimit seksual.

    * Qasja favorizuese e viktimave te importuara nga Njesiti i hetimeve kunder trafikimit dhe prostitucionit.

    * Qasja favorizuese ndaj kryesve nderkombetare te veprave penale

    * Kercenimet dhe mungesa e vullnetit per ndermarrje nga faktori vendor.

    E pra jane problemet e mesiperme te cilat i japin nje ngjyre akoma me dramatike prostitucionit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 13-08-2004 mė 01:04

  20. #80
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929
    Vera Lesko apel nga Londra: “Ndihmoni viktimat e prostitucionit”


    Nga: Muhamed VELIU



    Projekti Vatra i cili merret me pritjen e vajzave shqiptare dhe tė huaja tė trafikuara pėr prostitucion me qėndėr nė Vlorė rrezikon tė mbyllet.
    I themeluar shatė vjet mė parė, ky projekt i pari kėtij lloji nė Shqipėri, tani ndeshet me njė krizė financiare pas mbarimit tė fondeve qė donatorė tė ndryshėm i kanė dhėnė atij. Kjo mbyllje e detyrueshme do tė jetė fatale pėr fatin e 25 vajzave, qė janė stehuar momentalisht nė tė. Vera Lesko themeluese e projektit qė gjindet momentalisht nė Londėr, apelon pėr ndihmė nė tė gjitha organizmat e huaja qė gjinden nė Shqipėri, pasi sipas saj qeverija e Tiranės nuk ka para pėr tė na financuar. Mė shumė se 500 vajza shqiptare kanė kaluar nė dyert e Vatrės, gjatė kėtyre shatė vite funksionim tė saj. Ajo i ka krijuar viktimave ngrohtėsinė e nevojshme pas riatdhesimit tė tyre nga bulevardet e ftohta tė Evropės ku ato janė shfrytėzuar barbarisht nga shfrytėuesit mizor, tė etur pėr para njėsoj si shushunjėzat pėr gjak. E ndėrsa shumica e kėtyre 25 vajzave qė gjinden nė shelterin e Vlorės tė cilat sipas Vera Lesko po bashkėpunojnė me policinė dhe prokurorinė shqiptare nė hetime janė nė rrezik. “Policija dhe prokuroritė e rretheve mund tė ndeshet me tėrheqjen e dėshmive tė tyre si dėshmitare kryesorė nė kėto hetime, dhe mė pas dėshtimin e proceseve gjyqėsore kjo pėr mos pasjen e vazhdimit tė sigurisė nė tė ardhėmen” kėshtu i deklaori Gazetės dje nė mbrėmje njė burim i brėndshėm nga kryeprokurorija shqiptare nė lidhje me kėtė problem.

    Shqetėsimi
    Gjatė fjalės pėrshėndetėse pas marrjen sė ēmimit “Anti-slavery Award 2003” drejtuesja e Vatrės tejet e shqetėsuar i tha tė pranishėmėve se Vatra ka fonde tė vazhdojė projektet e saj deri mė 31 Dhjetor 2002. Lesko nė lidhje me situatėn tha se Qeverija Shqiptare partneri kryesor nė punė e saj, por nuk ka fonde pėr tė ndihmuar . “Qeverija nuk jep asnjė fond pėr NOG, dhe nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse tė apelojė pėr ndihmė nė organizmat ndėrkombėtare nė Tiranė edhe nė botė. Gjatė kėtyre viteve rezultatet e Vatrės flasin vetė, aq mė tepėr qė ajo tani ka kaluar nė fazėn mė tė vėshtirė tė saj nė marrjen nė mbrojtje tė tė gjitha viktimave qė denoncojnė trafikantėt. Personalisht mendoj se, pėr sa kohė do tė kemi njė trafikant tė vetėm do tė kemi tarafikim tė femrave pėr prostitucion. I gjithė stafi im po bėn njė punė tė madhe pėr ti ndėrgjegjėsuar viktimat qė tė denoncojnė pranė policisė tutorėt e tyre. Vera gjindet nė dilemėn mė tė madhe gjatė kėtyre viteve egzistencė tė Vatrės Shqetėsimi i saj ėshtė legjitim. “ Nuk e di si do vejė halli i atyre 25 vajzave tė cilat gjinden nė shelter. 1 Janari po afron ato duhet tė vazhdojnė tė qėndrojnė atje dhe pėr kėtė duhen para. Megjithėse nė vazhdim tė vitit 2004 shpresoj tė kem ndihma nga organizma tė huaj, momentalisht medoj vetėm pėr kėrto 25 vajza” “Unė nuk do ti le ato nė rrugė, qė tė bien sėrisht prehė e trafikantėve . Nė kishė do tė shkojė dhe tė kėrkojė bukė dhe ndihma vetėm e vetėm qė ato tė jenė tė sigurta nė shelterin tim. E kamė bėrė mė parė njė gjė tė tillė dhe do ta bėj sėrisht pėr hir tė vuajtjeve qė ato vajza kanė kaluar”.

    Ndryshime pozitive
    Vera lesko mendon se problemit tė prostitcionit po i tregohet njė vėmendje e veēantė nga Qeverija Shqiptare e cila sipas saj ka bėrė qė gjėrat tė ndryshojnė pozitivisht. Ajo thotė se “Masat e marra nga kanė ndikuar nė zbutjen e kėtij problemi. Strategjija kombėtare nė luftė kundra trafikimit, krijimi i komitetit ndėr ministerial, pėrmirėsimi i legjislacionit nė lidhje me dhėnjen e dėnimit maksimal trafikantėve, hartimi i draftit i cili do tė kalojė nė parlament qė ka tė bėjė me mbrojtjen e dėshmitarit, ndėrtimi i qėndrave pritėse nė ēdo drejtori policije qarku nė luftėn kundra trafikimit janė disa nga masat e marra qė kanė ēuar nė parandalimin e kėtij fenomeni.” Sipas zonjės Lesko tashmė njė eksperte nė kėtė fushė, nuk mjaftojnė masat e marra nga qeverija pėr kėtė problem. “Njė ngritje e nivelit ekonomik tė popullatės do tė jetė njė faktor kyē nė mbylljen e kėsaj plage” vazhdon tė tregoj Vera e cila flet me shumė pasion nė lidhje me zgjidhjen e problemit tė prostitucionin. “Prostitucioni nuk ėshtė njė zakon i kombit shqiptarė, ai ka lidur kėtė dhjet vjeēar si pasojė e varfėrisė qė i detyron kėto vajza tė bien prehė e trafikantėve. “Pėr mua ėshtė tejet e vėshtirė tė punoj me kėto vajza sepse ti i ndalon ato nga prostituimi por nė anėn tjetėr nuk ke se me ēfarė ti motivosh, dhe si pasojė ato ritrafikohen.

    Mentaliteti
    Mentaliteti shqiptarė pėrbėn njė barrierė tjetėr pėr aderimin e kėtyre vajze nė jetėn normale pasi ato lėnė rrugėn e prostitucionit. Sa ka ndryshuar ky mentalitet nė trajtimin e kėtyre vajzave si prostituta? Lesko spjegon se jo shumė, “tė qėnurit e familjes shqiptare tejet konservaore bėn qė tė jetė shumė e vėshtirė qė tja prezantosh familjes vajzėn e vet duke e ditur qė ajo ka punuar si prostitutė, qė u ka rikthyer dhe ti duhesh tė kujdesesh pėr tė.Kjo ėshtė puna mė e vėshtirė qė unė bėj.Por nėse tė gjithė do tė punojmė ky mentalitet do tė ndryshojė dhe kėto vajza do tė gjejnė ngrohtėsinė qė ju takon”, thotė me optimizėm Vera pikėrisht ajo e cila falė kėtij optimizmi ka ndryshuar jetėn e qindra vajzave dhe grave shqiptare.

    Londra
    “Jam e shqetėsuar pėr atė qė po ndodh nė Londėr me vajzat shqiptare, aq mė tepėr kur kėto vajza kapen dhe kthehen nga autoritet policore britanike.Gjatė muajve tė fundit nga Anglija janė kthyer 16 prostituta shqiptare, katėr nga to tė kthyera pranė familjes dhe 12 tė ricikluara nė prostitucion sėrisht. Pra, kthimi i tyre nga pala britanike nuk do tė thotė zgjidhje e problemit. Gjatė ditėve tė ardhėshme unė do tė kem takime me zyrtarė tė lartė tė qeverisė angleze dhe do ti bėj prezent shqetėsimin tim nė lidhje me vajzat shqiptare qe po dėrgohen nga Italija ku kanė punuar si prostituta nė Angli, dhe njėkohėsisht kthimet e tyre.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •