Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Petro Marko: Kur takova Enver Hoxhen

    Petro Marko, nje nga penat me brilante te letersise shqipe, antikonformist dhe ish luftetari i vjeter i luftes se Spanjes dhe levizjes per clirimin e Shqiperise, vepren e fundit la nje autointerviste. NJe ditar i jashtezakonshem, qe fatkeqesisht, u shua bashke me jeten e tij, ne tetorin e 1991. Vetem pas afro 10 vjetesh, kjo veper e titulluar "Petro Marko pla, interviston Petro Markon plak", pa driten e botimit. Duke nisur nga sot "Korrieri", po afron pjeset me pikante te ketij vetrrefimi, per raportet e shkrimtarit me diktaturen dhe diktatorin.

    Pyetje:- Pse e nderpreve kete interviste me vetveten 14 vjet me pare dhe po vazhdon perseri tani, ne korrik 1991?

    Pergjigje:- Ishte e pamundur te shkruaja, se, edhe ta mendoja , ishte me rrezik jete...

    Me kujtohen vitet tridhjete: kisha vajtur ne Korce per te bere nje ankete per gazeten "Vatra", ku punoja. Kisha njohur Viti Shahinin (Aferdita), nje shoqe shume e mire qe studionte ne France, ku pati njohur Halim Xhelon, i cili i jepte materiale per mua. (Ajo me vone u martua me mikun tim te dashur Zef Mala, njeri shume i kulturuar, themelues i grupit komunist te Shkodres qe me 1937) Njoha dhe vellane e saj Ilo Shahinin, te cilit i mesova te kendonte "Internacionalen". Plaku Vangjel, i ati i Vitit dhe i Ilos, pyeti se c'ishte kjo kenge. Ia shpjeguam dhe ai menjehere thirri: "Aman, mos e mesoni, se kur te shkoni ne Tirane, ne hotel, mund ta kendoni ne gjume e pastaj na merr lumi! Ja cfrike na kishte hyre ne palce.

    Tani do te me kuptoni dhe do te me jepni te drejte pse une nuk i shkrova nderkohe kujtimet e mia qe nga ora kur zbrita ne Himare- tetor 1944- me rreth 200 vullnetare te ardhur nga burgjet dhe internimet: sepse mund te me behej perseri nje kontroll i befasishem dhe te m'i gjenin, sic ndodhi me mua me 1947 dhe me vone me djalin tim, qe u arrestua me 1975. Do te rrezikoja veten dhe gjithe familjen time. Dhe tani po rikthehem atje ku e lashe.

    Nuk e pershkruaj dot castin kur vaporet iu afruan bregut te Spilese se Himares. Shikoja shume njerez qe na prisnin. Midis tyre nje turme skeletesh, te mbuluara koke e kembe me lecka, therrisnin italisht "portateci in Italia, vi preghiamo!" dhe u hodhen ne det, por nje krisme automatiku i trembi dhe une degjova nje ze qe bertiste: "Ose kthehuni, ose ju vrava." Ishte zeri i Minella Kolekes. U trondita dhe dola i pari, i'u hodha ne qafe, e perqafova dhe i thashe: Pse nuk i le keta italiane te mjere, te kthehen ne Itali?

    Gjer tani,- me tha ai,- ne kemi riatdhesuar me mijra e mijra ushtare italiane, te cilet I kane mbajtur familjet shqiptare per t'i shpetuar nga gjermanet. Vinte ketu gjenerali italianAzzo Azzi dhe i ngarkonte me vapore. Tani kemi marre urdher qe t'i grumbullojme dhe pastaj t'i dergojme ne, qeveria jone ne Itali.

    Pyetje:- Kush ishte Minella Koleka?

    Pergjigje: - Ishte nje nga shoket me te mire te asaj kohe. Patriot e revolucionar, shok i Halim Xhelos dhe i Omer Nishanit, kishte qene burgosur dhe kishim qene bashke ne burgun e Tranes. Pastaj e shpune ne burgun e Vlores dhe qe andej u arratis dhe kaloi ne ilegalitet. Me trimin Zaho Koka themeluan Ceten plake te Tiranes. Ai ishte me i rendesishem, prandaj, kur u clirua Jugu, ne Himare caktuan Minellen si kryetar te komitetit. Merre me mend se sa me mall flisnim me syte te njomur nga lotet: ai me tregonte per luften, per shket e vrare: une i tregoja per vuajtjet ne burgje dhe ne ishujt e Italise. Minella shtroi nje dreke te madhe per ekuipazhin e te dy vaporeve qe na sollen, dhe ngriten dolli per miqesine e popujve te koalicionit antifashist.

    Per ne qe ktheheshim te gjalle ne Shqiperine qe po clirohej, po realizohej endrra e madhe

    Pyetje:- Po me pas?

    Pergjigje:- Qellimi yne ishte te arrinim ne Berat, ku ishte qeveria jone demokratike. Dhe u nisem te ngarkuar me arme e me arka. Arritem ne Dhermi, ku na priten me ngrohtesi te madhe. Nxitoja neper gure, mes ullinjve, ne te perpjeten drejt shtepise sime. Me kishte marre malli jo vetem per motren e vellezerit, per tere farefisin e bashkefshataret, por edhe per guret e per druret.

    Pasi u takuam me lot e permallim te madh, qe u ktheva serish gjalle, shtepia filloi te mbushej me njerez. Erdhi i tere fshati. Plakat vajtonin tim ate, me puthnin e me numeronin vuajtjet e mia e te familjes sime. Kthimi im ishte nje gezim, po gezim i lare ne lot, pasi hengrem nje kafshate buke, fshtaret i moren te gjithe te ardhurit dhe i shperndane neper shtepite e tyre.

    Kur mbeta vetem me Lilon (qe emrin e vertete e kishte Vasiliqi), nuk me la te flisja per vuajtjet e mia, se i dridhej buza, ngaqe me donte shume, por filloi te me tregonte se cfare kishte bere ajo per luften. Kishte pritur ne shtepine e madhe e te varfer plot partizane, te cilave u vinte kazanin me uje te ngrohte e sapun, qe te laheshin e te pastronin veshmbathjet nga morrat. Midis tyre kishte qene edhe Xhevo Shehu e shoqja e Heroit te Popullit Abaz Shehu. Me tregonte keto, per te me dhene nje kenaqesi, qe edhe ajo, me sa mundi, dicka beri per luften. Me tha se, kur ndihmonte partizanet, me kujtonte mua dhe e bente per mua, qe me shume me mendonte te vdekur se te gjalle. Nderkohe ishin rritur edhe femijet e Andonit, kurse vellai i vogel, Agjisilla, qe ishte martuar me nje nuse te bukur e te mire, kishte edhe ai femije me te vegjel. Ne krahun tjeter te shtepise, te xhaxhai im Andrea Marko, i vrare ne hasmeri, edhe i biri i tij, Jani Marko, megjithese kishte qene kryeplak i fshatit ne kohe te gjermaneve, i kishte ndihmuar shume partizanet. Ne maj te vitit 1944 dikush e vrau ne prite Janin, qe la gruan me nje vajze e 6 djem jetime. Kur u ndame, me kishte siguruar se do te ishte ne krah tim. Vrasja e tij mbeti nje mister qe nuk u sqarua kurre. Te 7 femijet e tij mbeten ne skamje dhe i ndoqi tere jeten si hije vdekja e babait. Mbeten te persekutuar.

    U nisem per ne Berat. Ecnim te ngarkuar dhe te lumtur, se ishim ne token tone. Naten arritem ne Dukat. Kerkova Koco Kaporen, qe e kisha timin, dhe ai, si kryetar keshilli, i ndau shoket neper familje. Na kishin thene ne Himare qe te kishim kujdes ne Dukat, se aty ende kishte balliste. Ne shtepine e Koco Kopores erdhi dhe paria e Dukatit, disa prej te cileve i njihja. Folem shume dhe ata mallkonin kohen kur u arrestova une, se nuk do te ishin genjyer nga disa prijes balliste, qe thonin se gjoja ne ishim me amerikanet. Erdhi edhe trimi Maliq Koshena dhe me tha: "S'ta jap doren, o Petro vellai, se e kam me ***... C'e do, ike ti dhe ne u gabuam, se na genjyen... Dukati nuk eshte tradhetuar. Po te tregoj nje episod: partizanet kishin ngelur ne qafe te Llogarase, se aty ishin gjermanet ne istikam. Une vajtja me ceten time dhe me thika u hodhem ne istikamet gjermane, i asgjesuam dhe u thame partizaneve: kaloni tani, se gjermanet i asgjesuam!" Maliq Koshena dhe patriotet e tjere nuk i dinin mire arsyet pse njerez si Skender Mucoja, si mik i Mithat Frasherit dhe mik i amerikaneve, ishin kunder Partise: keta e dinin qe Partine e krijuan jugosllavet me anen e Dushanit dhe te Miladin Popovicit. Keto i kuptuam me vone...

    Nga Dukati u nisem per ne Vlore, ku une takova shoket e vjeter, qe u gezuan pa mase, kur me pane. Ne mburreshim se ne Vlore ishte shtypur trakti i pare kunder okupatorit, ne shtepine e Ibrahim Shytit, i cili u burgos me gjithe familjen (nje djale i tij u vra ne Prishtine). Familja e patriotit Ibrahim Shyti eshte familja e pare qe u persekutua dhe u shkaterrua nga ekupatori, sic e kam treguar edhe ne pjesen e pare.

    Pytje: - Po kur arriti ne Berat?

    Pergjigje: - Ne Berat, duke ecur te shumten e heres ne kembe, te ngarkuar, arritem nga fundi i tetorit. E para gje qe duhej te beja, ishte te paraqitesha ne shtab. Kur hyra ne zyre, pashe Koci Xoxen, me te cilin u perqafuam me lot ne sy, se, kur me moren te lidhur per ne Itali, Kocin e lashe ne burgun e Tiranes. Ai me mekonte me luge, se une isha me paratifo. Koci ishte veshur me kilota dhe me nje xhakovente alpine. Me tha: Ja, ky eshte shoku Enver Hoxha, sekretari i Partise dhe kryetari i qeverise demokratike. Enveri me dha doren me shume miresjellje dhe me tha:- Kocin e kemi kolonen e Partise. Ai eshte sekretari organizativ i Partise.

    Kisha bere disa karakteristika te nje pjese prej atyre 200 vetave qe erdhen me ne nga Italia. Ato i mori Teodor Heba, qe ishte aty sekretar. Te gjithe i shperndane ne familje beratase; mua me caktuan ne shtepine e Sallabandes, afer shtepise se Margarita Tutulanit, ne Gorice. Kur u largova nga zyrat e qeverise, qe ishin ne sarajet e Vrionasve, Koci doli bashke me mua dhe rruges po bisedonim. Me tha: "S'kemi c'bejme, o Petro! Na jane futur kontrabande ne Parti ca vagabonde dhe te poshter." E pyeta se si ishte e mundur dhe cilet ishin ata. "Ja, p.sh., ai qe pe ti, Enver Hoxha, nje njeri i dyshimte, me teper nga ana politike, qe nuk ka qene me pare komunist. Se si arriti te jete ne krye te ketyre puneve, nje zot e di!" Une i thashe se nuk e njihja, por kisha degjuar per te qe ne France, dhe se duhej pare ceshtja e ketyre lloj njerezve ne parti.

    Shkova ke zyrat ku ishte Sejfulla Maleshova. U gezua shume kur me pa; ate ne Grenobel e kisha lene ne dhomen time, nje dhome qe ne dimer duhej te hapej dritarja per te hyre ajri dimeror, se ne ate qytet te ftohte alpin brenda bente me ftohte se perjashta. Sejfullai me mori per krahu dhe shetitem deri tek ura poshte qytetit. I fola shume i tronditur per ato qe me tregoi Koci per Enverin. Ai me pa ne sy dhe me tha: "Degjome mire! Ti ke milituar ne partine spanjolle, ne partine franceze, ne partine italiane... Kjo parti ketu nuk eshte si ato. Kjo eshte nje parti e krijuar nga dy serbe dhe eshte parti terroristesh. Ndaj me digjo mire: nuk duhet te hapesh gojen te pakten nje vit per ato qe sheh dhe degjon. Perndryshe do ta pesosh..."

    Me 17 Nentor krisen batarete: Erdhi lajmi se Mehmet Shehu me Brigaden e Pare dhe disa te tjera kishin cliruar Tiranen. Gezim i papare. Entuziazem i papermbajtur. Tirana u clirua. Shqiperia u clirua.

    Pyetje: - Po ti nuk merrje vesh gje per parapaskenat qe luheshin?

    Pergjigje: - Mua me shpetoi Sejfullai, se Koci ende vazhdonte avazin kunder Enverit. Me thoshte se shume here e keshillonte Miladini qe te mos ngriheshin probleme te tilla, se ende nuk kishte ardhur koha e pershtatshme. U nisem per ne Tirane.

    Pyetje: - Si u niset?

    Pergjigje: - Grupe- grupe. Gjersa arritem ne Tirane dhe u vendosem ne Hotel "Dajti".

    Hanim e flinim ne Hotel "Dajti". Une isha ne nje dhome me Petro Kiten. Kerkova Mehmetin dhe e gjeta ne shtab, po e rruante nje ushtar. U perqafuam te permalluar dhe me tha spanjisht: "La Republica a trionfalo. Viva la Republica Demokratica Albanes!" te nesermen, me 28 Nentor 1944, do te parakalonin fitimtaret. U ngrit nje tribune para hotel "Dajtit". Ne tribune hipa edhe une, ne kendin e majte, nga do te vinin per te parakaluar fitimtaret. Me terhoqi vemendjen nje ze diku poshte tribunes. Hodha syte dhe c'te shihja?! Nje bashkefshatari im bente roje me arme ne dore, ne kendin e tribunes. Ishte veshur partizan dhe tunde pushken ne shenje fitoreje. Po kush ishte ky? Nje kryekusar. E lashe ne burgun e Tiranes ne marsin e vitit 1942, kur me nisen per ne Itali. Ne burg ishte shume i semure dhe u kujdesa per te sa munda aty, bashke me kolektivin e shokeve. U habita: "Paska qene partizan dhe i beka roje udheheqjes se qeverise nen tribune!"- Filloi parakalimi madheshtor, gjithe Tirana ishte shkulur per te pare se kush ishte Enver Hoxha, kryetari i Qeverise, se asnjehere nuk ja kishin degjuar emrin. Ne ate kohe si luftetar i degjuar per clirimin e atdheut njihej Mehmet Shehu. "Po nga doli ky Enver Hoxha, cili eshte?- pyesnin turmat e dehura nga gezimi qe me se fundi u cliruan nga okupatoret dhe tradhetaret. Ishte nje parakalim qe te ngulitet ne kujtese sa te jete jeta: parakalonin vajzat dhe djemte partizane me flamurin tone ne krye, te grrisur, te zbathur, te parruar, por me koken lart e armet ne sup. Fitorja u shkelqente ne balle. Njerezit brohoritnin nga gezimi dhe nuk mbanin dot lotet nga mallengjimi...

    - Vijon neser-
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Marko: Enveri i shet Shqiperine, Jugosllavise

    Vazhdon autointervista e shkrimtarit te madh: Si nisen jugosllavet te grabisin Shqiperine dhe bashkepunimi i erret e qeverise se re komuniste me Beogradin, ne gjuetine e patrioteve kosovare. Takimi im me Hysni Kapon ne Shkoder dhe Enver Hoxhen ne Tirane per themelimin e gazetes "Bashkimi"

    Nga Petro Marko

    - vijon nga dje -

    Pyetje: - Si rrodhen ngjarjet?

    Pergjigje: - Une iu luta Kocit dhe Mehmetit qe te me lejonin te shkoja ne Brigaden e Pare, se desha te merrja pjese dhe une ne luften tone sic pata enderruar. Ata e pranuan kerkesen time. Ne Tirane, nga ata qe solla nga Italia, mbajten vetem Nexhmedinin Zajmin, si piktor. Te tjeret u inkuadruan ne Brigaden e VI dhe te VII dhe shumica u vrane ne tokat e Jugosllavise, duke ndjekur gjermanet gjer ne Sanxhak.

    Mua me mbajten ne Shkoder per te botuar Buletinin e Korparmates se Trete. Flija ne shtepine e Nush Topallit, ku merrja lajmet me radio dhe pergatitja lenden te "Jeta e re", ku bashkepunoi dhe Vehbi Bala e te tjere. Shkodra ishte ne feste te madhe. Nuk ka qytet ne Shqiperi qe t'i kete pritur aq mire partizanet si Shkodra. Cdo familje e kishte per nder te mbante nje partizan me te gjithe te mirat. Familja e Nush Topallit me ka mbajtur si bir te saj, shume familje bujare, patriote dhe fisnike. Mirepo ne Shkoder, sic duket me ndikimin e malazezeve, nisi ndjekja kunder katolikeve. Kishin ardhur shume podgoricane dhe ata ishin thuajse shumica. Nisi rrembimi i mallrave, zbrazja e dyqaneve nga jugosllavet. Shkodranet ishin tmerruar dhe prisnin se cdo te bente qeveria shqiptare: a do t'ua ndalonte sllaveve rrembimin e mallrave, zbrazjen e dyqaneve?

    Pyetje: - Pse jugosllavet i zbrazin dyqanet dhe magazinate Shkodres?

    Pergjigje: - Do te them te drejten: gjykimi i cdo veprimi duhet bere sipas kohes kur eshte kryer. Ne si antifashiste dhe internacionaliste, ishim shume leale, shume te sinqerte dhe per veprimet e jugosllaveve, megjithese na ngacmonin me shume dyshime dhe pikepyetje, nuk shpreheshim, se besonim shume tek ideali i perbashket. Kurre nuk na shkonte nder mend se nje parti e majte mund te vepronte me djallezi. Mua me thoshin disa shoke e miq shkodrane, katolike e myslimane: "Druzhet po na plackitin dhe ne I bejme sehir." Dua te shenoj ketu edhe nje bisedeqe pata pas nje viti me Nako Spirun, minister i Ekonomise: "Ne kemi aq mall dhe materiale te cdo kategorie, sa dhe per 10 vjet s'kemi nevoje te importojme asgje", -me tha. Edhe Nush Topalli, nje njeri me mend dhe i ndershem, nje mbremje, duke ngrene buke ne shtepine e tij, me pyeti me druajtje:

    Me falni, zoti Petro. Une e di qe ju jeni nje patrioti ndershem, dhe dua t'ju bej nje pyetje. A me lejoni?

    Une ha buken e nje vellai shqiptar,- iu pergjigja,- si te mos kem besim dhe respekt per te? C'doni te me thoni?

    Ai me pyeti:

    Pse zoti Petro, sllavet po na zhveshin? Te pakten te marrin nje pjese e nje pjese ta mbajme edhe ne, se ku ti gjejme tere keto mallra te cdo kategorie: qe nga lenda e ndertimit, te manifaktura, te makinerite, te pijet madje deri tek furcat e nevojtoreve?! Me vjen keq, vertet miku eshte mik, po duhet ti japim ne ate qe kerkon dhe jo t'i hape vete depot, magazinat, dyqanet... dhe ti zbraze pa na thene as faleminderes! Une e kuptoj kete zoti Petro. I shoh te gjitha dhe hesht, se, po hapa gojen, burgu me pret..

    Nuk e kuptoja kete veprim zhvates pa skrupull nga ana e druzhve...

    Te gjithe katoliket shiheshin me sy te keq, madje nisi dhe arrestimi i tyre.

    Pyetje:- C'ta ka mbeturne kujtese nga Shkodra?

    Pergjigje- Kujtimet me te mira, por edhe hidherimet me te thella.

    Ato dite kishte ardhur ne Shkoder Hysni Kapoja, shoku dhe armiku im qysh ne femijeri. Ishte komisar i Korpamates III. Desha t'i kallezoja ato qe shihja ne Shkoder, por mu kujtuan fjalet e Sejfulla Maleshoves ne Berat: "Degjo e shiko, por mos hap gojen nje vit". Ate nate me kishte thirrur per darke nje dentist kosovar. Pyeta nje shok qe ishte i sigurimit, dhe ai me tha se mund te shkoja. Kur vajta te familja e mjekut, pashe aty si fantazme Babushin- Bedri Pejanin; m'u duk sikur m'u fanit ne enderr. Me perqafoi me lot ne sy. U cmallem, se kishim pa u pare qe ne Paris, me 1939. Ndenjem gjithe naten pa fjetur, se ai me tregonte gjera te pabesueshme: terrorin e madh serb ne Kosove e Metohi, poshtersite dhe krimet e stilit hitlerian te bera nga Rankovici e Mihaillovici. Une u habita shume per ato bema c'njerezore. Dhe ai me tregoi se si Partia Komuniste Shqiptare ishte krijuar nga agjentet e Titos, Dushani dhe Miladini. Babushit i ishte dashur te organizonte Lidhjen e Dyte te Prizrenit dhe te pranonte te behej prefekt i Pejes, duke u justifikuar me thenien e Hasan Prishtines: Edhe me djallin do te behem aleat e ortak, vetem Kosova te clirohet e te bashkohet me nenen Shqiperi...

    Ne mengjes do te nisesha per ne Tirane me Hysniun, se ai kishte ardhur qe te me merrte per te botuar gazeten "BASHKIMI"... Une i kundershtova, po ai, si shok i dashur, me bindi duke me thene se isha gazetar dhe shoket e kishin ngarkuar te me merrte me vete. I thashe se une kisha nje shok te vjeter, Babushin, per te cilin, fola shume. Ai me tha qe ta merrnim me vete ne Tirane. Dhe gjate gjithe rruges Shkoder- Tirane, Babushi fliste per situaten ne Kosove dhe per tradhetine tone ndaj kosovareve. Kur arritem ne Tirane, Hysniu i tha Babushit: "Te gjitha keto qe na kallzove, i shkruaj dhe jepja Petros." Dhe u ndame. Babushin e shpura ne shtepine e Abdurrahmanit, dhendrrit te tij. E priten te habitur dhe shume te emocionuar. Babushi pas nje jave me dergoi me vajzen e tij nje "Promemorie" ku shkruante ato qe na kishte treguar gjate udhetimit Shkoder- Tirane. Ishin 13 faqe te daktilografuara. I kopjova. Kopjen e mbajta une, origjinalin ia dergova Hysniut. Nuk e gjej dot kopjen, se jam bastisur dy here nga sigurimi: heren e pare kur u arrestova une dhe heren e dyte kur u arrestua djali. Nuk me lane doreshkrime, poezi, romane, letra, gazeta te vjetra e te tjera pa me marre. Por do te perpiqem te them thelbin e atyre qe na rrefente Babushi qe nga Shkodra e deri ne Tirane, te cilat i permblodhi ne promemorien qe une ia dorezova Hysni Kapos.

    "...Ju keni bere nje krim fatal jo vetem per Kosoven, por edhe per gjithe Shqiperine. Rate ne gracken e Titos. Ai me Miladinet, me Vukmanovic Tempot, dhe vecanerisht me udheheqjen e Prtise suaj qe e drejtojne serbet, i dhate fund pavaresise sone. Ne mos vencin dore aleatet e medhenj, s'ka Shqiperi me, por nje bije e bindur te Federates se Titos. Titoja ia mbushi mendjen Stalinit qe te mos pranohej ideja e Dimitrovit per krijimin e nje Federate Socialiste Ballkanike ku, aty ku flitej serbishtja, te ishte Republika Serbe, aty ku flitej shqipja, te quhej Republika Shqiptare, aty ku flitej bullgarishtja, Republika Bullgare e keshtu me radhe per gjithe popujt e Ballkanit, se Ballkani jetoi afro 500 vjet nen te njejtin sundim otoman, me te njejtat kanune e zakone. Popujt e Ballklanit nuk mund t'i ndash prerazi ne kufij, se ata kane levizur gjate 5 shekujve duke e bere Ballkanin nje vend ku mund te gjesh vetem nje popull brenda nje kufiri. Por kete ide nuk e pelqeu mareshalli Tito, madje edhe Stalini, se, po te behej Ballkani nje federate socialiste, do ta kalonte shume Bashkimin Sovietik te prapambetur, keshtu qe Stalini nuk donte te ishte despot i nje populli te prapambetur. Edhe politikanet anglo-amerikane nuk e perkrahen kete mendim te Dimitrovit. Ata gjate Luftes se Dyte Boterore ngriten dy figua: ne perendim De Golin dhe ne lindje Mareshallin Tito, i cili pretendonte te behej mareshal i gjithe Ballkanit, sipas deshires se Curcullit, djali i te cilit qendronte gjate Luftes prane Titos. Por ja qe Titoja nuk u be dot Mareshall i gjithe Ballkanit, por u be i Shqiperise. E verteta eshte se Stalini i kishte thene qe ta inkuadronte edhe Shqiperine si Republike te shatate, por Titoja i zgjuar nuk e pranoi, duke thene se shqiptaret nuk jane sllave dhe se... jane xheloze per pavaresine e tyre. Kete e tha, se, po te bashkohej Shqiperia si republike e shtate, do te ishte republika me e madhe, me e pasur, me e forte, se do te bashkohej edhe Kosova ne kete republike te shtate."

    Babushi pretendonte se ishte dakord me idene e Dimitrovit, por pasi e pa si veproi Titoja me agjentet e tij ne Shqiperi, ishte me se i sigurte se Shqiperia tashme ishte e Titos. Tragjedine e Kosoves- thoshte Babushi- e shkaktuam ne, se ishim servile, frikacake dhe sherbetore besnike te Titos, i cili kishte ketu agjentet e tij te famshem, Miladinin dhe Dushanin, te cilet krijuan nje parti sipas planeve te tyre. "Sot na vjen turp te themi se nje popull me njerez te zgjuar dhe patriote i ra ne gjunje nje Miladini, i cili e krijoi Partine ashtu sic e deshi vete Titoja. U perpoqem dhe krijuam Lidhjen e Dyte te Prizrenit, kryetar me caktuan mua. U bera dhe prefekti i Pejes. Edhe i shkreti Emrush Myftari, luftetar trim edhe ne Spanje, krijoi nje cete per te mbrojtur nga serbet dhe cetniket popullin shqiptar. Madje ai erdhi ne Shqiperi, me nje thes plot me duar dhe koka te prera femijesh te vegjel shqiptar, i solli ne Tirane dhe, ne shtepine e Esat Dishnices, thirri Enver Hoxhen dhe Nako Spirun, zbrazi thesin me koka e duar femijesh kosovare dhe u tha: "Ja se c'bejne druzhet tuaj qe i mbani ne krahe!" Pastaj Emrushi doli ne Tirane, pa dy kryecetnike, i ndoqi dhe i vrau te dy para Bankes Kombetare."

    Mbaj mend se ne fund te promemories thoshte: "Hapni syte e qeroni kelyshet e Titos, perndryshe nuk ka as Shqiperi e as Kosove!

    Pyetje:- Po pastaj c'ngjau me Babushin?

    Pergjigje: Pas disa kohesh, Babushin ua dorezuan jugosllaveve, te cilet e burgosen. Ky shkroi dy letra: njeren per Dimitrovin, tjetren per Kolarovin. Para se te vinte pergjigja e tyre ata te burgut e helmuan. Ky ishte fundi i njerit nga bijte me te shquar te Kosoves e te Shqiperise, i shokut te Fan Nolit, te Hasan Prishtines, te Bajram Currit dhe i te gjithe revolucionareve dhe patrioteve shqiptare.

    Pyetje: - Thone se gjate jetes se tij ka edhe shume qyfyre! A di ndonje nga ato?

    Pergjigje: - Ishte djalli vete. Fan Noli e mori ne qafe me dy vargje qe i thuri ne parlament: "Popullorja brigje-brigje/, Digje, o Bedri Peja, digje." Me Nolin puqeshin shume ne humor dhe ne capkenlleqe. Babushi tregonte se si nje dite, kur shkoi te rruhej ne Berlin, hyri ne berberhane, qe ishte e ndare ne dhoma te vogla dhe ku cdo klient futej ne dhomez. U fut edhe Babushi ne nje dhomez dhe berberi e mbylli deren. Pastaj, sapo Babushi u ul ne fron, berberi shkeli me kembe nje suste dhe froni i Babushit u permbys, u hap nen te nje kamare e madhe ku do te binte Babushi, por ky hapi menjehere duar e kembe, thirri me te madhe shume here gjersa u hap porta dhe erdhen e ngriten. Babushi shpetoi per mrekulli, se ajo berberhane ishte nje kasaphane, ku klientet i permbysnin poshte, u merrnin parate dhe c'kishin e nuk kishin dhe ata qe ishin te shendoshe si Babushi i therrnin dhe i benin mortadel. Kur ia tregonte Nolit keto Babushi, Noli dhe shoket e tjere qe ishin aty, u shkulen se qeshuri, pastaj Noli tha: "Do te kishim ngrene si mortadel!"

    Pyetje: - Kur erdhe ne Tirane, ku u vendose?

    Pergjigje: - Une shkova ne hotel "Dajti", ku gjeta shume shoke. Aty u vendosa, si gjithe shoket e tjere; paguante Minisria e Kultures. Qe te nesermen shkova te shoket e Shtabit, ku gjeta edhe Kocin. Enveri me tha se "duhet botuar sa me pare gazeta "Bashkimi", prandaj dhe te thirrem te vije."

    Pranova me nje kusht: Kerkova qe shoket Enver Hoxha, Sejfulla Maleshova, Omer Nishani, Nako Spiru, Ymer Dishnica te me jepnin nga kryeartikulli secili, nje here ne jave. Te tjerat do t'i beja vete. Me thane te merrja ke te doja dhe te kerkoja cdo gje, vetem gazeta te dilte sa me pare! "Brenda ketyre diteve!"- u thashe dhe fillova nga puna. Kerkova Rebi Alikajn dhe shkova ne shtypshkronjen "Bashkimi". Aty gjeta cinkografin Nexhdet Kosturi dhe i thashe se duhej te botonim sa me pare gazeten "Bashkimi", te cilen e miratuam dhe pastaj menjehere ai e e stampoi. Ne cinkografine e tij vendosa nje radio qe e mora nga Shkodra, nga depot qe zbraznin jugosllavet. Para Vitit te Ri, nisa botimin e "Bashkimit". Kisha si korrektor Nuci Priftin e shkrete, qe vdiq pas ca kohe. Thirra aty edhe Reshat Again qe e njihja qe ne rini, te me merrte lajmet si stenograf i mire qe ishte: pak nga pak po vinin edhe shoke te tjere qe bashkepunonin, si Remzi Xheneti e te tjere qe vinin e shkonin, si Kole Jokova, Mark Gurakuqi, Vebi Bala, Jusuf Alibali, Enver Fico, por nuk qendronin. Per fat te mire, tipografet ishin italiane, faqosesi italian dhe ai i rrotatives italian. Ata punonin shume, me kujdes me cilesi, prandaj edhe une u sigurova nga nje liter qumesht cdo mengjes dhe te shtunave, sapo hidhej gazeta ne flan, u kisha caktuar 200 franga qe t'ia shtronin me se te donin.

    Kerkoja zyre. Me thane te futesha ne nje ndertese aty prane, por une shkova dhe zgjodha ne bulevard nje nje ndertese te mire ku italianet kishin zyrat e tyre te siderurgjise. Mora katin e dyte, gjersa ata te iknin, pastaj do te merrja edhe katet e tjera. Me erdhen ne gazete publiciste te rinj, si Astrit Delvina, Mustafa Greblleshi, Osman Bishqemi, te cilet i aktivizova si reportere dhe ishin te mire. Me vone erdhen dhe Mustafa Xhaxhiu e Raif Hasani.

    - vijon neser -

    Neser do te lexoni: Ne Tiranen e sapocliruar nis ndarja e pushtetit mes Enver Hoxhes, Koci Xoxes dhe Mehmet Shehut. Thellimi i "shitjes" se Shqiperise, jugosllavise titiste. Dhe 3 letrat e panjohura te Mehmetit per Fan Nolin dhe ftesa e qeverise kominste per Kryepeshkopin: Kthehu ne Shqiperi
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shume interesante tregimet e Petro Markos.


    Vazhdo Enri !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Korrieri


    ----------

    Rrefimi i Mehmetit:

    Pse Noli refuzoi Enverin

    Ne autointervisten e tij, shkrimtari i njohur Petro Marko rrefen bisedat me Mehmet Shehun:
    Tre letrat e tij kur ishte ne SHBA per Fan Nolin.
    Pse ai refuzoi t'i kthente pergjigje dhe pse nuk e pranoi ftesen e qeverise se Enver Hoxhes per t'u kthyer ne Shqiperi, edhe pse i'u premtua nje trajtim ne nivelin e Kryeministrit

    Nga Petro Marko

    - vijon -

    Pyetje: - A mund te na pershkruash situaten e diteve, muajve, viteve te para clirimit?

    Pergjigje: - Kane kaluar afro 47 vjet qysh atehere, por une pata mundesine qe, si gazetar qe isha, te shkruaja aq sa mundja per ate situate dhe keto te mbeteshin ne shiritin e kohes, qe regjistronin shkrimet e gazetes. Une, darkave, kur gazeta thuajse ishte plotesuar me materiale, aty per aty, shkruaja rubriken time "Nje ore ne Tirane". Kapja nje ngjarje te dites dhe, duke shkruar aty prane linotipit, ja jepja pjese-pjese linotipisit. E verteta eshte se pas clirimit Tirana kishte bollek: per te ngrene, per te pire, per te veshur ishte si asnjehere. Tregtia private konkurronte. Shkruante mire ne nje artikull te botuar te "Bashkimi" Sejfulla Maleshova: "Ne duhet t'u jemi mirenjohes tregtareve tane, te cilet, me rrezik koke, kalonin Adriatikun me vapore plot me mallra, qe e mbushen Shqiperine. Ata rrezikonin koken, se nendeteset aleate ishin kudo dhe, kur shkonin vapore italiane, i torpilonin dhe i mbytnin. Ne vend qe ti falenderojme,- shkruante Sejfullai,- ne i denojme si kapitaliste, kulake, spekulante ose i burgosim dhe u'a marrim edhe mallin. Merrni per shembull nje tregtar nga Durresi, Vangjel Manushin, i cili edhe me qerre i sjell patatet nga Korca, kurse ne, si qeveri, qe kemi gjithe ato automjete, nuk begenisim te furnizojme popullin.
    "Ai i kritikonte masat qe po merreshin, se ai vinte nga Bashkimi Sovjetik, ku kishte pare dhe jetuar mjerimin ne te cilin ishte zhytur populli me masat qe mori Stalini.

    Me sa kam mundur, e kam pershkruar ne gazete jeten e viteve te para gjer me 1947. Sejfullai, qe vinte shpesh ne redaksi dhe shtrihej ne divanin e zyres sime, me thoshte pas a shume: "I madhi (Enveri) ben c'ti thone jugosllavet, te cilet, pervec qe na rrjepin, por edhe na diktojne ligjet e tyre antishqiptare..." me shikonte me ata sy te zgjuar dhe njerezore dhe me thoshte: "Kujdes... se po krijohet nje situate e rrezikshme per ne..." Dhe me te vertete kjo situate erdhi.

    Une i shpreha mendimin qe te nxirrnim dhe nje flete satirike, si hor-teks i "Bashkimit", nje here ose dy here ne muaj, se ne, te "Bashkimi" kishim nje rubrike "Qesh e ngjesh" dhe kishte shoke si Nonda Bulka, Zihni Sako, Mark Gurakuqi e te tjere qe e mbanin ate rubrike te perditshme. Ai e pranoi, qe ta quanim "Hosteni", si vazhdim i tradites se shtypit tone te meparshem satirik: "Purteka", "Dajaku", "Shkopi", "Shufra". Ne fillim nuk qe dakort t'ia vinim emrin "Hosteni", se ne synojme te behemi nje shtet industrial, - thoshte, - dhe jo vetem bujqesor". Por pastaj pranoi, se "Hosteni" vetem shponte, nxitte per pune. Keshtu, filluam te botonim "Hostenin". Testaton dhe karikaturat i bente shoqja ime Safo, e cila ne fillim nuk deshi se "une dua te pikturoj,- thoshte,- dhe jo te bej karikatura..." Me vone morem karikaturiste te tjere, si Fadil Pullumbin, gjersa mbajtem Zef Bumcin, nje karikaturist shume i talentuar.

    Besoj se s'ka vend te flas shume per "Bashkimin", gjersa une i kam pershkruar pak a shume hapat e pare te ecjes se republikes sone ne ate gazete. Kudo populli therriste Enver-Tito, dhe ne vete, me Enverin ne krye, thoshim dhe shkruanim se pa Titon nuk do te ishim cliruar. Kudo vareshin flamuj te gjate jugosllave bashke me flamurin tone. Shume here flamujt jugosllave merrnin flake, digjeshin nga njerez te panjohur. Neper mure shkruheshin parrulla kunder Titos. Thoshin se rruga per ne Moske, kalonte nga Beogradi.

    Ne zyre me vinin shpeshhere shoke te vjeter, si Zef Mala, qe punonte ne biblioteke, bashke me Minella Koleken, qe edhe ai punonte ne biblioteke. Flisnim ashtu sic mendonim, se ishim shoke te vjeter dhe besnike ndaj njeri-tjetrit. Vinte aty dhe Hasan Reci, Koco Boshnjaku e shoke te tjere qe nuk po e duronin dot pushtimin e Shqiperise nga Titoja.

    Pytje: - Pse, pushtim e quanit ju "vellazerimin" me popujt e jugosllavise?

    Pergjigje: - Une kete, shume vjet pas clirimit, ia shpreha dhe Torezit, sekretarit te partise franceze, i cili kishte ardhur ketu per pushime. Ishim ne Pogradec, une dhe familja ime. Une me vajzen time te vogel Arianita ishim perballe shtepise se pushimit te kuadrove. Rrinim buze liqenit me kallamin ne dore, kur dikush me zuri syte dhe une I fola te me linte, se do te me shpetonte peshku qe kishte rene ne grep. Ktheva koken dhe njoha Torezin. U habita. U ngrita dhe e perqafova. Une e njihja ate, se e kisha pare ne France, ku isha anetar I partise, e kisha pare dhe nje here ne Albacete te Spanjes. Puthi vajzen time te vogel, e cila I fail peshkun qe zume, dhe shkuam pak me lart, para shtepise se pushimit, ku ishin ulur shume veta, midis te cileve Zhaneta, nje franceze me gjithe te shoqin dhe djalin e tyre, Gogo Nushi, Rita Marko, Behar Shtylla, Javer Malo e shoke te tjere franceze. Filluam te bisedonim dhe aty degjova per here te pare se gjate luftes antifashiste ne Spanje ai ishte i ngarkuar nga Kominterni qe armet sovjetike t'i sillte ne Spanje me nje brigade trimash marinare franceze, nga Murmansku, ne Austria. Une i thash se e kisha degjuar disa here te fliste ne France, dhe se i mbaja mend ato qe kishte thene. Por fjalimi me i forte ishte ai qe mbajti ne Shamberi, praen kufirot me Italine, ku midis te tjerash tha: "E bien, monsieur Mussolini, l'Europe d'aujourd'hui est fascist! Europe du demain sera comuniste!" Ai fliste mire per Stalinin. Pastaj me pyeti: Pse e keni prishur me Titon?

    Une i thashe: Ja, pyet keta shoket e byrose, qe i dine te gjitha.

    Jo! - tha ai, - Une e dua prej teje, prej nje vullnetari te lirise, te me thuash te verteten.

    Gogoja ma beri me shenje qe te flisja. Dhe une fillova: - Shqiperia eshte pushtuar disa here. Italia, per te hedhur hi syve, e mbushi Shqiperine me gjithe te mirat. Erdhi Greqia gjate luftes Italo-Greke dhe ia desh puna qe jugun tone ta mbushte me te mira. Erdhen gjermanet dhe nuk na moren asgje, pervec njerezve tane qe i shpune ne kampet e shfarosjes ne Gjermani dhe Austri. Tani, shoku Torez, te flasim te drejten: besomeni se pushtimi me i eger ka qene dhe mbetet pushtimi nga jugosllavet. Ata erdhen ketu dhe na plackiten. Shqiperia ishte nje depo e madhe e stermbushur me materiale qe solli Italia dhe tregtaret shqiptare, sa per vite te tera nuk kishim nevoje te importonim asgje. Po jugosllavet dite e nate na plackiten dyqanet, depot, magazinat... nuk na lane asgje... Une fajin ua hedh shokeve, - dhe tregova me dore grupin e shokeve presente aty.- Ata pse i lane?...

    Pastaj, me politiken e tyre te Rankovicit, arrestuan dhe vrane shume intelektuale, specialsite dhe patriote qe shprehnin deshpermin se Jugosllavia na kishte katandisur skllever te saj. Ja, edhe une isha tre vjet ne burg, pse u zura me ambasadorin jugosllav. Dhe, sikur te mos ishte demaskuar Titoja nga Informbyroja, edhe une sot nuk do te isha gjalle, sic nuk jane gjalle me qindra e mijera komuniste te ndershem, luftetare qe vuajten ne burgjet e Italise dhe qe pastaj I akuzonin si agjente amerikane dhe I pushkatonin...ja ky ka qene Titoja, shoku Torez!

    Po a jane te verteta keto?- me pyeti duke u hedhur nje sy dhe shokeve te tjere. Asnje nuk foli, pervec Gogos, qe tha se "Petroja i ekzagjeron pak, se ka qene ne burg..."

    Zhaneta tha: Gjera fantastike! Gjera fantastike!

    Pastaj i thashe Torezit: A mund t'ju bej nje pyetje?

    Posi, me gjithe qejf! Pse e perjashtuat Andre Martine nga partia?

    Ai ktheu syte nga Zhaneta: Pergjigju ti!- i tha.

    Ajo levizi e nervozuar dhe, duke mos me pare ne sy, foli: Ai ka bere gabime fatale. Ne nje mbledhje kishte thene se kur Ushtria e Kuqe te na sulmonte, ne do te luftonim me te gjitha forcat tona si me nje agresor. Pastaj, ai i ndalon shoket spanjolle te kthehen e te punojne ne Spanje, se ka frike mos i ze Frankoja. Saboton luften e partise spanjolle.- Heshti, dhe shikonte liqenin, kurse Torezi me pyeti me zemerim: A te bindi shoqja?- E the kete me zemerim dhe ironi, se, sic u kuptua, ajo do te kete qene shkaku i perjashtimit nga partia te Andre Martise, figures me te ndritur te Kominternit, heroit te Detit te Zi dhe komisarit te brigadave internacionale ne Spanje... Kaq per Torezin.

    Pyetje: - A bisedonit gje me Sejfullane?

    Pergjigje: - Ai me vinte shpesh ne redaksi dhe une i shkoja shpesh ne shtepi. Pas aqe kishte thene ne fillim, ai heshti. Nuk fliste me per situaten. Nuk zinte njeri ne goje. Me fliste per perkthimet qe bente dhe qe do te bente nga shkrimtaret e medhenj ruse. I kishte shkruar Fan Nolit qe te vinte, dhe ai i pergjigjej se mund te vinte nga prrilli, ose me vone. Dhe, meqe ra fjala per Fan Nolin: Kur vajti Mehmet Shehu ne Kombet e Bashkuara, i beri tri letra Nolit:

    Letra e pare: Pasi une nuk mund te largohem nga Nju-Jorku, ju lutem te vini te takohemi.

    Letra e dyte: Kam porosi nga populli shqiptar dhe nga pushteti yne qe ju te vini ne Shqiperi, se per figuren tuaj ka shume nevoje populli yne, per te cilin keni bere shume. Ju do te keni te drejtat materiale te nje kryeministri, dashurine dhe respektin e pakufijshem si dhe mirenjohjen e gjithe popullit tone.

    Asnje pergjigje.

    Letra e trete: Imzot, te gjitha i besoja, po qe Noli te ishte frikacak, nuk ma merrte mendja kurre. Keto na i ka thene vete Mehmeti, kur i shkonim si grup i Spanjes per t'i uruar ditelindjen cdo 10 janar.

    Me 28 Nentor te viti 1952, kur kremtonim 40-vjetorin e pavaresise, e kam degjuar vete Nolin me veshet e mi te fliste ne radio nga Amerika, pak a shume: "...O ti qe je ne fuqi me hanxhar ne dore per te prere kokat e patrioteve, thuame c'po ben... Shqiperia pret nje Shen Kostandin per te shpetuar nga kjo kasaphane..."

    Me kujtohet ne fronin e Arragones, kur nje gjerman tankist, pasi mori vesh se jam shqiptar, me tha: "Ne Hamburg, me 1928 behej Internacionalja Fshatare dhe referatin e mbajti shqiptari Fan Noli."

    Me kujtohet ne frontin e Aragones, kur nje gjerman tankist, pasi mori vesh se jam shqiptar, me tha: "Ne Hamburg, me 1928 behej Internacionalja Fshatare dhe referatin e mbajti shqiptari Fan Noli."

    - vijon -

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Petro Marko: Si me arrestoi Enveri
    Rrefimi i shkrimtarit per kurthin qe i ngriti Enver Hoxha nepermjet Nanko Spirut, ne kohen kur ishte Kryeredaktor i gazetes "Bashkimi" ne vitin 1947. Dhe incidenti ne ambasaden Jugosllave qe pak ore me pas u pasua nga arrestimi dhe burgosja e tij ne Tirane

    - vijon -

    Nga Petro Marko

    Pyetje: - Po si u martove me Safon?

    Pergjigje: - Shume thjeshte. Nje martese e papritur. Dhe ja: Kur erdhem nga Berati, ne fund te tetorit, dhe banonim ne hotel "Dajti", hynin e dilnin shume te rinj e te reja. Me terhoqi vemendjen nje vajze shume simpatike, e veshur me pantallona si vajzat e Grenobit, kur shkonin per ski. Me vone, kur behej gjyqi special, nje shoqe, Harxhi Haxho, ish-partizane, ma prezantoi ate vajze qe une e kisha vene re ne hotel "Dajti", dhe mu duk nga afer me e bukur se atehere kur e pashe per here te pare .

    Pas disa javesh me merr ne telefon Liri Gega, qe ishte presidente e Bashkimit te Grave, dhe me thotese do te me dergonte nje shoqe qe te punote atje , per te marre eksperience ne gazete. Ma dergoi! Ishte po ajo vajze qe pashe ne hotel "Dajti" dhe ne sallen e gjyqit special. Ajo u ul kundruall meje, pak e skuqur. E pyeta: A je e martuar?

    - Jo! A dashuron njeri?

    - Ajo u skuq me teper dhe me tha "jo"

    - Atehere ti do te behesh gruaja ime !

    Ajo uli koken dhe iku pa me thene asnje fjale. Qesha me vete dhe thashe me ze: "Si shume u nxitove, o Petro! Nuk e di se ketu je ne Shqiperi dhe jo ne France?!"

    Vertet me erdhi shume keq dhe turp qe u nxitova dhe harrova se ku isha. Kur c'te shoh! Te nesermen erdhi perseri ne zyren time. U gezova pa mase dhe i kerkova ndjese per ato qe I thshe te djeshmen . ajo nuk fliste, po me shikonte. Perseri une, i trullosur si peshku ne stere: Ti qe sot je gruaja ime!

    Ajo qeshi. E mora per dore dhe zbritem poshte, ne pasticeri. Une piva nje kafe, ajo piu nje gazoz. Dhe qe atehere ne dilnim bashke.

    Ne ditet e njohjes, midis te tjerave i recitova keto vargje te miat: Ti o mjeshter, merr nje shkemb/ Rrihe fort e me ngadale, / Jepi trup e koke e kembe, / Vetem zemer mos ia fal. -Ia kisha kushtuar kete poezi skulptorit Odise Paskali.

    Sofoja porsa e degjoi tha: Po une i di keto vargje. I mbaj mend shume mire.

    Ajo me tregonte se babai i saj Shefqet Celo, I cili kishte qene mik me Branko Merxhanin qysh ne Stamboll, ku kishte kryer fakultetin ne shkenca politike. Ai ishte i abonuar ne shume organe te shtypit te asaj kohe, por mbi te gjitha parapelqente "Perpjekjen shqiptare". Safoja me tregoi se Brankoja i kishte thene babait te saj se ate poezi e kishte shkruar nje djale shume i talentuar, te cilin e kishte marre ne pune te "Perpjekja". Cudi!

    Para se te tregoj per tragjedine e familjes sime, dua te them edhe keto: Shume nga ata qe kshin qene ne shkollen teknike te Fulcit, ishin arrestuar si spiune amerikane. Shume nga ata qe mund te takoheshin rastesisht ose ne tavernen e hotel "Dajtit" me ndonje nepunes te UNRRA-s, arrestoheshin si agjente anglo-amerikane.

    Situata politike kishte ndryshuar.

    Erdhi koha qe misionet anglo-amerikane s'mund te qendronin me ne Shqiperi, dhe vendosen te largoheshin. Une dhe gazetare te tjere si Shefqet Musaraji. Javer Malo etj., percollem ne aerodrom misonin amrikan. Zoti Jakobs, shefi i misionit, nje burre i mencur me autoritet, me hodhi krahun dhe me tha: "Zoti Marko! Ne po largohemi, se po marrim ne qafe shume shqiptare. E shohim se shihemi ketu si armiq. Po dua t'ju them vetem kete: Ju mund te shani Rusveltin, Hajzenahauerin e te tjere, mua dhe te gjithe autoritet amerikane, por jo kurre flamurin e lavdishem te amerikes. Ju ate e keni poshteruar. Amerika kete s'ka per ta harruar kurre, kurre!- me tha me zemerim. Keto shkova dhe ia tregova Kocit, dhe ai me tha: "Ne jemi kampi socialist".

    Pytje: - Si nisi tragjedia jote?

    Pergjigje: - U kurdis nje skenar. Nako Spiru provokoi nje mbledhje ne redaksi me Frontin, se Fronti ishte ai qe perfaqesohej nga "Bashkimi". Ishin: Omer Nishani, Shefqet Beja, Nako Spiru, Behar Shtylla e te tjere. Ishte i derguar "Gjoja" nga Ministria e Brendshme N. H., por ne te vertete mendova se ishte i ngarkuar nga Nakoja. Une nis ate beja nje raport per gjendjen e gazetes, nisa per disa kerkesa, ne anen materiale, sidomos per leter rrotative e te tjera.

    U ngrit N.H. dhe tha midis te tjerash se Petroja na "mburri" ketu "Bashkimin e Kombit", qe shtypej po ne kete shtypshkronje dhe dilte me bukur e me i madh. Harrova te them se disa dite me pare Nakoja me kishte thene qe ta benim "Bashkimin" si "Borben" e Beogradit. Une e kisha kundershtuar me po ato fjale qe i thashe dhe N. H. ne mbledhje, se dhe ai nxorri nga xhepi nje "Borba" dhe tha se edhe ne duhet ta benim "Bashkimin" si "Borben". Une shkova ne dhomen tjeter, mora koleksionin e "Bashkimit" te vjeter. Pastaj ne kemi shtypin tone, sic ka cdo vend shtypin e vet. Cdo shtet ka traditen e shtypit te tij. Ne me "Borben",- thashe,- ndryshojme nga forma, por kemi po ate permbajtje, ashtu si ne Itali "Unita", si ne France "Humanite", si ne Greqi "Rizospastis" e te tjera. Cilido mban formen kombetare, ashtu she "Bashkimi" une mban formen kombetare. N.H. nguli kembe aq sa me beri te nxehesha e te thosha: "Pse te mos behet "Borba", qe eshte me e re, si "Bashkimi", qe eshte shume i vjeter!"

    Pas disa diskutimesh qetesuese nga Omer Nishani, thane ta mbyllnim mbledhjen.

    Pas disa ditesh Jugosllavia kishte nje feste dhe ne te kultures (te Radios, Agjensise Telegrafike dhe te shtypit) ishin te ftuar ne ambasade. Dhe shkuam ne Ambasaden Jugosllave per te uruar. Une kisha marre me vete edhe shoqen time, Safon. Josip Gjergja, ambasadori, me mori prane dhe flisnim shqip. Ngritem gotat. Kur e ceku goten time, me tha: E, ne mos u befte "Bashkimi" si "Borba", le te behet "Borba" si "Bashkimi"...

    Goten as nuk e vura fare ne buze, por e lashe mbi tryeze. Ai buzeqeshi me ironi dhe me tha: Pse?

    I thashe: Ju nuk i njihni mire zakonet tona. Ne themi se "hallet e shtepise nuk dalin ne pazar!"

    Edhe ai uli goten dhe e la mbi tryeze. Me pa me ironi dhe me tha me ze autoritar: Une nuk jam pazar!

    Atehere une iu pergjigja: Ne kete rast, per mua po!

    Mora shoqen time dhe ika. Asaj nuk i thashe se c'ngjau, por se me merreshin mendte nga pagjumesia...

    Ye nesermen, ishte kohe e bukur; kisha marre Safon per rkahu dhe shetitnim ne bulevard. Aty perpara hotel "Dajtit", kaloi nje veture. Brenda saj ishte Nakoja (Spiru). Shikimet tona u ndeshen per pak cste. Do te kete thene me vete: "Kjo eshte shetitja e tij e fundit..." Dhe me te vertete ajo ishte e fundit, se ne mes te nates erdhen njerezit e sigurimit, me ngriten nga shtrati dhe me lidhen. Safoja qante me denese dhe thoshte: "Pse? Ku do ta coni?" Dhe me pyeti:

    Te lutem, nuk mund te ikesh pa me thene se c'fare ke bere!- Dhe une iu pergjigja:

    Jam i paster si kristali. - Degjoja denesat e saj edhe jashte, kur me futen ne makine... Dhe nisi tragjedia. Me 15 maj 1947.

Tema tė Ngjashme

  1. Dr Isuf Kalo per Dr Fejzi Hoxhėn
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 05:35
  2. Tė majtėt nderojnė Enver Hoxhėn nė Pezė
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 19-11-2006, 04:31
  3. Deēan, tubim pėr Enver Hoxhėn
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 10:50
  4. Raporti sekret i CIA-s pėr Enver Hoxhėn.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 13:28
  5. Sot takova nje "M"
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-05-2004, 00:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •