Ervehe Pisha 37 vjece dhe i dashuri i saj Gjergji Bedulla 41 vjec jane prangosur dje nga policia e kryeqytetit pasi kishin trafikuar dhe shfrytezuar si lypes ne Greqi disa femije, mes tyre dhe vajzen e Ervehese. Cifti dyshohet te kete shitur dhe trafikuar femije te tjere

Pranga nenes qe shiti vajzen e saj, te dashurit per 1500 euro. Ervehe Pisha 37 vjece banuese ne Tirane, u arrestua te merkuren bashke me Gjergji Bedulla, 41 vjec, nen akuzen e trafikimit dhe shfrytezimit te femijeve, per qellime fitimi, duke i perdorur ata si lypes. Nje nder femijet e shitur, eshte vajza e Ervehese, te cilen ajo ia kishte shitur, Gjergji Bedulles, nga Korca, pasi nuk ka pasur mundesi ekonomike ta mbaje ate. Me Bedullen, Pisha kishte mardhenie intime dashurie, pas ndarjes me bashkeshortin. Ajo eshte denoncuar prej tij, ne drejtorine e Policise se Tiranes, pasi prej disa muajsh, nuk kishte pare vajzen, dhe nuk dinte adresen e saj. Nderkaq policia ka mundur te zbardhe edhe nje pjese te trafikut te femijeve te organizuar nga dyshja Pisha-Bedulli, por nuk skatesohet numri i femijeve te trafikuar. Sipas bluve femijet detyroheshin te lypnin ne rruget e Athines, Selanikut dhe qytete te tjera te medha te Greqise. Prej mese dy muajsh, inspektoret dhe agjentet e Antitrafikut te drejtorise se policise se kryeqytetit, po kryenin vezhgimin e ciftit te mesiperm, qe dyshoheshin, si trafikues femijesh. Nderkaq nje shoqate me qender ne kryeqytet, emri i se ciles nuk behet i ditur, ka dhene informacionin, pasi femija i Ervehese eshte kthyer ne Shqiperi, nga policia greke. Burime nga policia e kryeqytetit, pohuan dje se ata po hetojne ciftin e mesiperm, nese ka lidhje me rastet e meparsheme te trafikut te femijeve, ne Korce Pogradec e Devoll. Te njejtat burime thane dje se kane mundur te marrin deklarimin e femijes, 14 vjecar. Ne kohen, kur ai eshte derguar ne Greqi dhe eshte detyruar te lype, nuk ka qene me teper se 11 vjec. Ne deklarimin e tij, i mituri mesohet te kete dhene detaje teper te vlefshme, ne lidhje me menyren se si ishte futur ne Greqi dhe me pas kishte dale ne rruget e Athines. Deri me tani, policia ka vetem dy autore si pjestare te kesaj linje te trafikut te femijeve, ndersa linja e trafikut, ishte Tirane- Korce- Greqi. Kjo do te thote se ne linje, mund te jene trafikuar shume femije, numri i te cileve pritet te saktesohet me thelimin e hetimeve nga policia dhe Prokuroria. Femija mesohet te se ndodhet ne nje qender reabilitimi, ne kryeqytet.



* * *

E si mund te shitet nje femije?
Keto fenomene te shoqerise shqiptare duhet te zhduken nga rrenjet njehere e pergjithmone, pasi po na mbajne te lidhur me vendet e botes se trete, me ato me te prapambeturat.
Une s'dua te besoj ne nje Shqiperi te tille! PO JU?