SHPESH SHPREHIN DESHIRA DHE FRIKERA TE MEDHA
Motivet qe i shtyjne njerezit te tatuohen jane te shumta dhe shpesh te zorshme per t'u identifikuar. Nje njeri tatuohet per t'u shquar nga te tjeret, per te deklaruar identitetin e tij, por nderkohe per te treguar se i perket nje grupi te caktuar. Por njeriu mund ta doje tatuazhin edhe per devocion, si nje instrument fetar, apo sic ndodh ne kulturat tribale si nje prove, si nje rit iniciacioni apo perkatesie ndaj nje grupi. Me tej ka nga ata qe permes tatuazhit realizojne nje deshire ndeshkimi, shprehin nje fajesi reale apo imagjinare sic benin dikur marinaret qe i perdornin tatuazhet si nje stampe te nje fati te veshtire te perbashket.
Nje zgjedhje elokuente
Mundesite e ofruara ne tregun e tatuazheve jane te shumta. Mund te tatuosh sirenat, anijet, delfinet dhe thikat e pirateve, te zgjedhura per te sfiduar vdekjen. Ka tatuazhe dashurie, nje shigjete qe pershkon nje zemer, iniciale te dy te dashuruarve, lule, vizatime komplekse te formuara nga pika, vija dhe forma gjeometrike. Bime dhe kafshe aludojne per nje identifikim me to. Shume te modes jane dhe dielli, hena, simbolet zodiakale qe quhen si fatsjelles me veti magjike dhe mbrojtese. Edhe ngjyrat kane gjuhen e tyre.
Historia
Ne fakt, tatuazhi eshte nje praktike shume e vjeter. Historiani latin Plini tregon se populli i Troci e konsideronte nje shenje lirie te kishte lekuren e tatuuar. Po keshtu mendonin popullatat parakolumbiane, egjiptianet e vjeter, indianet dhe kinezet qe tatuonin ne lekure fytyra vajzash, lule dhe flutura. Se fundi, per Maoret, te tatuoheshe ishte nje rit dhe nje oferte ndaj perendive, qe finalizohej me mbrojtjen nga ana e tyre te te tatuuarit dhe te familjes se tij. Tatuazhi eshte nje "veshje" qe s'hiqet me, gati te na kujtoje deshirat tona me sekrete. Ideograma kineze "Wen" qe perfaqeson tatuazhin do te thote shkrim, pra nje thirrje permanente, nje lutje e vazhdueshme e aktivuar fale pamjes simbolike, me te cilen njeriu identifikohet. Ai qe ka nje tatuazh apo qe mendon te tatuohet, le te lexoje me poshte se cdo te thone format, ngjyrat, pjeset e trupit ku behet tatuazhi per te kuptuar nese zgjedhja eshte ne te vertete ne harmoni me personalitetin e tij. Eshte e rendesishme te besh tatuazhe vetem tek profesionistet qe respektojne normat higjeno-sanitare te nevojshme per te evituar semundje.
Krijoni Kontakt