Ate dite...Reale. Ate dite qe Petro Marko mbylli syte, duke mbyllur cdo mundesi per te "vazhduar ngjitjen ne jete", ishte si edhe sot nje dite e trishtuar sociale.Automjeti qe mbartte arkivolin e shkrimtarit dhe Luftetarit internacionalist pershkoi nje Itinerar raskapites dhe me kontrast mitologjik, nga Tirana deri ne Dhermiun e tij. Fjale prekese percolli ne shtypin e atehershem jo vetem Xhevahir Spahiu, nderkohe qe keqardhja per ate dekor te trishtuar social u fsheh , nen ombrellen e fjaleve te vonuara, e vleresimeve qe zgjeroheshin dhe kurre nuk e perfshinin Realen per Ate burre. Dita nen diell ishte tjeter, matane Akrokerauneve, sapo automjeti me arkivol kaloi majen e LLogarase dhe u perball me majen e Cikes, ndersa poshte sipas Beketit :" Deti -arkivol i kaltersise". Ne te vertete ne kortezhin e asaj dite nuk kishte mijra njerez, por kishte shume me teper se kurre gra bregdeti, kishte shume here me teper nena dhe shamizeza himariote, te cilat ne fonoteken e shtepise sime me kane lene nje antologji ligjerimesh dhe elegjish, te cilat nese do te vije nje dite e do te zbardhen, atehere do te kemi nje antologji fjale te zgjedhur nga autore te panjohura per shkrimtarin shqiptar me mesdhetarin nder viset shqiptare. Ne ate dite percjelljeje, fshati i tij Dhermiu, kishte shume e shume here me teper ngjasim me te adhuruaren Spanje te Petro Markos, apo sic eshte cilesuar "Heminguejin shqiptar". Petro Marko ka marre dhe ende ka per te pasur vleresime nder breznite njerezore te ketij visi. Ne lidhjen mes tij dhe shoqerise shqiptare, ne kohe te ardhme dhe ne te sotme, do te kete fjale monumentale, por gjithesesi shperblimi s'do te kete dimensionin real dhe te meritueshem per te. Per ta bere kete, do te duhet ende kohe. Ne kete rast, me e mire dhe me perfshirese mbetet ajo fjale ligjerimore e bashkefshatareve te tij, nga Dhermiu, qe e qane me lotin e tyre te paster ndane deti, qe e lidhen me hijen e shtatit te tyre pagan dhe e mikluan padukshem deri sa e fshehen nen dheun e ullirshem te Dhermiut. Por kaq eshte gjithehere pak per shpirtin dhe Njeriun e munduar si Krishti. Ne ate dite percjelljeje nga jeta fizike prane Petro Markos munguan shume frymore me mandat shteteror. Beri nje ikje te tille sa te mos mbahej mend se kur ndodhi, e ngjashme me ate ikjen e vonuar qe kishte bere poeti tjeter i madh Lazgush Poradeci. Ne plejaden e letersise shqiptare te viteve '40-'70, ishte shenuar nje "heshtje tjeter", por kurrsesi nje permbyllje..Homazhet e vetme zyrtare ishin ato ligje shamizezash himariote dhe disa sy te perlotur miqsh te shkrimtarit. Matane tij, ne kohen e shkuarkishte mijra lote te paraderdhur, kishte vergje dhimbjesh te papeshuara, te cilat mbeten dimensioni perjetesisht i panjohur i ketij emri te gdhendur te kultures dhe kontributit shqiptar. Disa kohe me vone, ne rrjedhen e njohur te kohevoneses shteterore, presidenca shqiptare do te mjaftonte me akordimin e urdhrit "Mjeshtri i Madh i Punes", te cilen ne duar e mori piktorja po aq e vyer dhe intelektualja e cilesishme Safo Marko. Eshte fjala per bashkeshorten qe ne artin e jetes se saj, me shkelqyes ka durimin, mbeshtjelljen me dhimbje dhe dashurine per Petron. Ne duart e saj te galluara prej kohe dhe moshe, ai Urdher i formesuar kishte simbolike te pamjaftueshme. Realisht Petro Marko udheton tashme ne nje stine te re qe sfidon nderin e deritanishem institucional, te shtetit shqiptar.
Petro Marko vazhdon te shkruaje
Jane vetem tete vepra proze qe e kane bere Petro Markon nje nder shkrimtaret me serioze dhe me te shumenjohur te Letersise shqipe ne 100 vjeteshin e fundit. Shkrimtarit nuk i mjaftoi koha per te zbardhur shenimet magjike te hedhura per difinicionin e madh letrar.Megjithate ne tregun shqiptar te librit gjate dekades se fundit ne formatin real te tyre kane mberritur edhe disa vepra letrare te cilat gjendeshin brenda fondit te lene ne sirtaret e shkrimtarit." Nata e Ustikes", "Nje nate dhe dy agime", "Interviste me vetveten (Rete dhe Guret)" dhe se fundi "Lejania".Akti publikues i shtepise botuese OMSCA-1, ne fakt eshte sherbese e realizuar pjeserisht ndaj ketij emri. Sherbesa me e vyer dhe e pacmuar per te ndodh pikerisht brenda dritareve te vjketerra prej druri ne apartamentin e katit te dyte ndane Bulevardit Zogu i Pare. Atje ku dhoma e dikurshme e Petros ka mbetur trishtueshem E dikurshme.
Por eshte koha e zbardhjes se veprave te lena. Arianita na tregon se :" Blloqet dhe fletoret e Petros kane dhjetra vepra te tjera te panjohura. Jane po aq te mira sa veprat qe pane driten e botimit ne gjallje te tij. Eshte kolana e tregimeve e pafilluar fare. Petro Marko eshte shkrimtari qe shume pak tregime ka botuar ne letersine shqipe deri sot, ndersa ka me dhjetra te tille ne shtepi. Por ka edhe vepra te tjera, titujt e te cilave do te cilesohen imponueshem sikunder edhe :"Hasta la vista", "Ara ne mal","Ultimatumi" etj. Arianita ka ne duar dy libra te rinj te babait shkrimtar, te cilet po i hedh ne kompjuterin e lodhur prej punes se saj dhe koheprodhimit.
Per Petron dhe Safon e mbetur
Ne apartamentin me modest se modestia ne Tirane, ka mbetur shume veper e vyer dhe e shkelqyer e Petro Markos. Kjo veper ne ardhje, si "kardinale te vetme" ka vajzen e shkrimtarit Arianiten. Ajo eshte realisht nje shkrimtare. Talenti i saj i pohuar eshte piktura. Por jeta e saj e pabujshme dhe e paekspozuar publikisht ka marre formen e nje sherbimi per Petron e ikur dhe per Safon e mbetur. Ne rastin e saj do te vlente konstatimi anatomik dhe permbajtja genetike e cilesishme. Per veten e saj shprehet se :" Do te kete kohe me vone. Une jam piktore, por tani jam e zene me sherbimin ndaj shtepise, Safos, Madus dhe po merrem me zbardhjen e librave te Petros". Ky mision i Arianites eshte padyshim nje nder sherbesat me te vyera te nje zonjusheje per letersine kombetare. Por ndoshta do te kete kohe per t'u thene edhe me bukur ne te ardhmen kjo gje. Sot Arianita eshte magjikshem dhe tronditshem nje personazh e vlefshme per dimensionin Njerezor qe aspiroi de sakrifikoi shkrimtari yne. Ajo eshte vetem Arianite, ose ne se do te mbeteshim tek referencat prinderore te shkrimtarit :"Nita..." . E pandihmueshme ne sherbesen e saj, e munduar ne fatin e perditshmerise se familjes. Arianita eshte vajza balzakiane e pse jo petromarkiane qe lum kush e njeh se afermi dhe fat qe Petro Marko e solli ne jete per vete dhe per lexuesin e tij. Arianites me shume se gjithshka per vleresim i shkon strofa e Lotjes se "Lejanise":" Nese vyrtyti i njeriut / eshte vetem dashuria,/ 'rruge do te merrte/ valle Njerezia!"
Vetem ndryshimi ...s'eshte i ri
Qe nga ajo dite kur Petro Marko nuk mund ta respektonte me kerkesen urdherore te"poetit Alfredo nga Italia proletare e Leopardit, per te vazhduar ngjitjen per ne jete", pasi u strehua nen dheun me ullinj te Dhermiut, ndryshimi mes familjes se tij dhe shtetit kurre s'u be i ri. Larg tij dhe larg fjales per te, vazhdojne te mbeten per me teper se 60 vjet institucionet kulturore dhe ato sociale ne kete vend. "E rende heshtja, por me i rende harrimi". Shtepia modeste, nje studio e magjishme letersie dhe arti, ne te vertete vuan mospasjen socialo-ekonomike. Per artisten safo Marko nuk dihet pse nuk ka nje pension, qofte edhe si ai qe jep Bashkia per nje qytetar te zakonshem. Per ate Luftetare te Luftes Antifashiste eshte zgjedhur gjithhere harrese dhe kursim shteteror. Fati i eger i Petros e ka madhuar ate, ndersa fati vrastar i sjelljes shteterore e ka trishtuar ne menyre te pariparueshme Safo Markon. Ne dhomat e atij apartamenti eshte realiteti i nje Letersie te pashkruar.
Nuk mberriti ne "jeten e fundit"...
Ne kaq kohe mungese, ne dhomen e shkrimtarit nuk ka ndryshuar asgje. Ne apartamentin modest, modestia te shuplakon , ndersa "fondi i lene nga shkrimtari" te trondit. Ne sanatoriumin e Tiranes, ate dite kur Petro Markos i iku fryma e fundit e kafazit te kraharorit, ne harten e brengave te tij u shtua edhe ajo per mungesat e ketij shteti. Natyrisht brenga e tij se pari ishte prej qytetari dhe sa dermuese do te ishte sikur te kishte kohe per ta shnderruar ate ne fjale te zbardhur. Por ne kete ikje fryme, si edhe me te tjeret shkrimtare te ndare nga jeta ne kohe te ndryshme ne kete vend, shenje e ashper pakenaqesie mbetet indiferenca kolektive dhe ajo institucionale. Ne krevatin e dhomes ku flinte apo prekte disi gjumin shkrimtari, sot ka bukuri befasuese nje macok, te cilit pjestaret e veante te kesaj familjeje i kane zgjedhur nje emer qe afron Spanjen. Ky vend i Europes sone i dha Petro Markos se shfaqur dhe atij qe vjen nga aapartamenti i tij, dimensionin e shkrimtarit me te hequr nder aradhat e shkrimtareve shqiptare.
"Lejania"- jete tronditese e shkrimtarit
Jeta e tij pa Spanjen do te ishte akrostiku i pakuptim. Vete vepra e re "Lejania"(Largesi) e mberritur keto dite ne bibliotekat dhe vitrazhet e librit, eshte rishfaqje e Petro Markos ne dimension te shtuar. Pamedyshje nje tjeter kryeveper e dores dhe mendjes se tij. E nje lloji te magjishmeje. Nder shenimet e ditarit te percjelle ne faqet e fundit te vepres "Lejania", Petro Marko shkruan:" 1983-70-vjetori i jetes sime. Duhet: Te vazhdoj dhe te mbaroj Lejania-n./Te dorezoj romanin:" Vater e blinduar"./Te nis romanin "rete dhe guret". (Premtime perpara se te jap shpirt.)
Po t'i bej keto, do te jetoj. Se e them une, si eka thene Jeta: Po shkrove, jeton; po punove, jeton. Po jetove, hape pellemben e dores se jetes dhe shiko se 'ke bere... 'kam bere? HIGJE! Nga ato qe kam jetuar..."
...E di 'behet tej horizontit....
Keto shenime te ditarit te percjella si epilog i jetes se tij, bashkeshoqerohen edhe me shenimin:" Sintetizova kapitalin moral, me te pasurin, me te dashurin, me te paster te jetes sime." Me kete detyre te kryer letrare dhe qytetare shkrimtari Petro Marko na ve para detyrimesh per nderin e pakryer prej nesh dhe institucioneve te shoqerise sone. Ne viset e Bregdetit shqiptar jane disa elegji kenduar per te, te cilat te regjistruara nga gojet e disa nenave shamizeza mbeten nje monument simbolik i padukshem i vendlindjes se shkrimtarit. Per te dukshmen dhe te prekshmen , duhet shume me teper prane Familjes se Petro Markos. Ishte qytetari i ketij vendi qe e diti se 'behej tej horizontit ne kohe te shkuar e te sotme, ne visin e tij, te fqinjeve dhe me se shumti ne vis te Botes.
© Aleksander Cipa
Krijoni Kontakt