Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 20

Tema: Petro Marko

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    14 falenderime nė 10 postime

    Petro Marko

    Ate dite...Reale. Ate dite qe Petro Marko mbylli syte, duke mbyllur cdo mundesi per te "vazhduar ngjitjen ne jete", ishte si edhe sot nje dite e trishtuar sociale.Automjeti qe mbartte arkivolin e shkrimtarit dhe Luftetarit internacionalist pershkoi nje Itinerar raskapites dhe me kontrast mitologjik, nga Tirana deri ne Dhermiun e tij. Fjale prekese percolli ne shtypin e atehershem jo vetem Xhevahir Spahiu, nderkohe qe keqardhja per ate dekor te trishtuar social u fsheh , nen ombrellen e fjaleve te vonuara, e vleresimeve qe zgjeroheshin dhe kurre nuk e perfshinin Realen per Ate burre. Dita nen diell ishte tjeter, matane Akrokerauneve, sapo automjeti me arkivol kaloi majen e LLogarase dhe u perball me majen e Cikes, ndersa poshte sipas Beketit :" Deti -arkivol i kaltersise". Ne te vertete ne kortezhin e asaj dite nuk kishte mijra njerez, por kishte shume me teper se kurre gra bregdeti, kishte shume here me teper nena dhe shamizeza himariote, te cilat ne fonoteken e shtepise sime me kane lene nje antologji ligjerimesh dhe elegjish, te cilat nese do te vije nje dite e do te zbardhen, atehere do te kemi nje antologji fjale te zgjedhur nga autore te panjohura per shkrimtarin shqiptar me mesdhetarin nder viset shqiptare. Ne ate dite percjelljeje, fshati i tij Dhermiu, kishte shume e shume here me teper ngjasim me te adhuruaren Spanje te Petro Markos, apo sic eshte cilesuar "Heminguejin shqiptar". Petro Marko ka marre dhe ende ka per te pasur vleresime nder breznite njerezore te ketij visi. Ne lidhjen mes tij dhe shoqerise shqiptare, ne kohe te ardhme dhe ne te sotme, do te kete fjale monumentale, por gjithesesi shperblimi s'do te kete dimensionin real dhe te meritueshem per te. Per ta bere kete, do te duhet ende kohe. Ne kete rast, me e mire dhe me perfshirese mbetet ajo fjale ligjerimore e bashkefshatareve te tij, nga Dhermiu, qe e qane me lotin e tyre te paster ndane deti, qe e lidhen me hijen e shtatit te tyre pagan dhe e mikluan padukshem deri sa e fshehen nen dheun e ullirshem te Dhermiut. Por kaq eshte gjithehere pak per shpirtin dhe Njeriun e munduar si Krishti. Ne ate dite percjelljeje nga jeta fizike prane Petro Markos munguan shume frymore me mandat shteteror. Beri nje ikje te tille sa te mos mbahej mend se kur ndodhi, e ngjashme me ate ikjen e vonuar qe kishte bere poeti tjeter i madh Lazgush Poradeci. Ne plejaden e letersise shqiptare te viteve '40-'70, ishte shenuar nje "heshtje tjeter", por kurrsesi nje permbyllje..Homazhet e vetme zyrtare ishin ato ligje shamizezash himariote dhe disa sy te perlotur miqsh te shkrimtarit. Matane tij, ne kohen e shkuarkishte mijra lote te paraderdhur, kishte vergje dhimbjesh te papeshuara, te cilat mbeten dimensioni perjetesisht i panjohur i ketij emri te gdhendur te kultures dhe kontributit shqiptar. Disa kohe me vone, ne rrjedhen e njohur te kohevoneses shteterore, presidenca shqiptare do te mjaftonte me akordimin e urdhrit "Mjeshtri i Madh i Punes", te cilen ne duar e mori piktorja po aq e vyer dhe intelektualja e cilesishme Safo Marko. Eshte fjala per bashkeshorten qe ne artin e jetes se saj, me shkelqyes ka durimin, mbeshtjelljen me dhimbje dhe dashurine per Petron. Ne duart e saj te galluara prej kohe dhe moshe, ai Urdher i formesuar kishte simbolike te pamjaftueshme. Realisht Petro Marko udheton tashme ne nje stine te re qe sfidon nderin e deritanishem institucional, te shtetit shqiptar.

    Petro Marko vazhdon te shkruaje

    Jane vetem tete vepra proze qe e kane bere Petro Markon nje nder shkrimtaret me serioze dhe me te shumenjohur te Letersise shqipe ne 100 vjeteshin e fundit. Shkrimtarit nuk i mjaftoi koha per te zbardhur shenimet magjike te hedhura per difinicionin e madh letrar.Megjithate ne tregun shqiptar te librit gjate dekades se fundit ne formatin real te tyre kane mberritur edhe disa vepra letrare te cilat gjendeshin brenda fondit te lene ne sirtaret e shkrimtarit." Nata e Ustikes", "Nje nate dhe dy agime", "Interviste me vetveten (Rete dhe Guret)" dhe se fundi "Lejania".Akti publikues i shtepise botuese OMSCA-1, ne fakt eshte sherbese e realizuar pjeserisht ndaj ketij emri. Sherbesa me e vyer dhe e pacmuar per te ndodh pikerisht brenda dritareve te vjketerra prej druri ne apartamentin e katit te dyte ndane Bulevardit Zogu i Pare. Atje ku dhoma e dikurshme e Petros ka mbetur trishtueshem E dikurshme.

    Por eshte koha e zbardhjes se veprave te lena. Arianita na tregon se :" Blloqet dhe fletoret e Petros kane dhjetra vepra te tjera te panjohura. Jane po aq te mira sa veprat qe pane driten e botimit ne gjallje te tij. Eshte kolana e tregimeve e pafilluar fare. Petro Marko eshte shkrimtari qe shume pak tregime ka botuar ne letersine shqipe deri sot, ndersa ka me dhjetra te tille ne shtepi. Por ka edhe vepra te tjera, titujt e te cilave do te cilesohen imponueshem sikunder edhe :"Hasta la vista", "Ara ne mal","Ultimatumi" etj. Arianita ka ne duar dy libra te rinj te babait shkrimtar, te cilet po i hedh ne kompjuterin e lodhur prej punes se saj dhe koheprodhimit.

    Per Petron dhe Safon e mbetur

    Ne apartamentin me modest se modestia ne Tirane, ka mbetur shume veper e vyer dhe e shkelqyer e Petro Markos. Kjo veper ne ardhje, si "kardinale te vetme" ka vajzen e shkrimtarit Arianiten. Ajo eshte realisht nje shkrimtare. Talenti i saj i pohuar eshte piktura. Por jeta e saj e pabujshme dhe e paekspozuar publikisht ka marre formen e nje sherbimi per Petron e ikur dhe per Safon e mbetur. Ne rastin e saj do te vlente konstatimi anatomik dhe permbajtja genetike e cilesishme. Per veten e saj shprehet se :" Do te kete kohe me vone. Une jam piktore, por tani jam e zene me sherbimin ndaj shtepise, Safos, Madus dhe po merrem me zbardhjen e librave te Petros". Ky mision i Arianites eshte padyshim nje nder sherbesat me te vyera te nje zonjusheje per letersine kombetare. Por ndoshta do te kete kohe per t'u thene edhe me bukur ne te ardhmen kjo gje. Sot Arianita eshte magjikshem dhe tronditshem nje personazh e vlefshme per dimensionin Njerezor qe aspiroi de sakrifikoi shkrimtari yne. Ajo eshte vetem Arianite, ose ne se do te mbeteshim tek referencat prinderore te shkrimtarit :"Nita..." . E pandihmueshme ne sherbesen e saj, e munduar ne fatin e perditshmerise se familjes. Arianita eshte vajza balzakiane e pse jo petromarkiane qe lum kush e njeh se afermi dhe fat qe Petro Marko e solli ne jete per vete dhe per lexuesin e tij. Arianites me shume se gjithshka per vleresim i shkon strofa e Lotjes se "Lejanise":" Nese vyrtyti i njeriut / eshte vetem dashuria,/ 'rruge do te merrte/ valle Njerezia!"

    Vetem ndryshimi ...s'eshte i ri

    Qe nga ajo dite kur Petro Marko nuk mund ta respektonte me kerkesen urdherore te"poetit Alfredo nga Italia proletare e Leopardit, per te vazhduar ngjitjen per ne jete", pasi u strehua nen dheun me ullinj te Dhermiut, ndryshimi mes familjes se tij dhe shtetit kurre s'u be i ri. Larg tij dhe larg fjales per te, vazhdojne te mbeten per me teper se 60 vjet institucionet kulturore dhe ato sociale ne kete vend. "E rende heshtja, por me i rende harrimi". Shtepia modeste, nje studio e magjishme letersie dhe arti, ne te vertete vuan mospasjen socialo-ekonomike. Per artisten safo Marko nuk dihet pse nuk ka nje pension, qofte edhe si ai qe jep Bashkia per nje qytetar te zakonshem. Per ate Luftetare te Luftes Antifashiste eshte zgjedhur gjithhere harrese dhe kursim shteteror. Fati i eger i Petros e ka madhuar ate, ndersa fati vrastar i sjelljes shteterore e ka trishtuar ne menyre te pariparueshme Safo Markon. Ne dhomat e atij apartamenti eshte realiteti i nje Letersie te pashkruar.

    Nuk mberriti ne "jeten e fundit"...

    Ne kaq kohe mungese, ne dhomen e shkrimtarit nuk ka ndryshuar asgje. Ne apartamentin modest, modestia te shuplakon , ndersa "fondi i lene nga shkrimtari" te trondit. Ne sanatoriumin e Tiranes, ate dite kur Petro Markos i iku fryma e fundit e kafazit te kraharorit, ne harten e brengave te tij u shtua edhe ajo per mungesat e ketij shteti. Natyrisht brenga e tij se pari ishte prej qytetari dhe sa dermuese do te ishte sikur te kishte kohe per ta shnderruar ate ne fjale te zbardhur. Por ne kete ikje fryme, si edhe me te tjeret shkrimtare te ndare nga jeta ne kohe te ndryshme ne kete vend, shenje e ashper pakenaqesie mbetet indiferenca kolektive dhe ajo institucionale. Ne krevatin e dhomes ku flinte apo prekte disi gjumin shkrimtari, sot ka bukuri befasuese nje macok, te cilit pjestaret e veante te kesaj familjeje i kane zgjedhur nje emer qe afron Spanjen. Ky vend i Europes sone i dha Petro Markos se shfaqur dhe atij qe vjen nga aapartamenti i tij, dimensionin e shkrimtarit me te hequr nder aradhat e shkrimtareve shqiptare.

    "Lejania"- jete tronditese e shkrimtarit

    Jeta e tij pa Spanjen do te ishte akrostiku i pakuptim. Vete vepra e re "Lejania"(Largesi) e mberritur keto dite ne bibliotekat dhe vitrazhet e librit, eshte rishfaqje e Petro Markos ne dimension te shtuar. Pamedyshje nje tjeter kryeveper e dores dhe mendjes se tij. E nje lloji te magjishmeje. Nder shenimet e ditarit te percjelle ne faqet e fundit te vepres "Lejania", Petro Marko shkruan:" 1983-70-vjetori i jetes sime. Duhet: Te vazhdoj dhe te mbaroj Lejania-n./Te dorezoj romanin:" Vater e blinduar"./Te nis romanin "rete dhe guret". (Premtime perpara se te jap shpirt.)

    Po t'i bej keto, do te jetoj. Se e them une, si eka thene Jeta: Po shkrove, jeton; po punove, jeton. Po jetove, hape pellemben e dores se jetes dhe shiko se 'ke bere... 'kam bere? HIGJE! Nga ato qe kam jetuar..."



    ...E di 'behet tej horizontit....

    Keto shenime te ditarit te percjella si epilog i jetes se tij, bashkeshoqerohen edhe me shenimin:" Sintetizova kapitalin moral, me te pasurin, me te dashurin, me te paster te jetes sime." Me kete detyre te kryer letrare dhe qytetare shkrimtari Petro Marko na ve para detyrimesh per nderin e pakryer prej nesh dhe institucioneve te shoqerise sone. Ne viset e Bregdetit shqiptar jane disa elegji kenduar per te, te cilat te regjistruara nga gojet e disa nenave shamizeza mbeten nje monument simbolik i padukshem i vendlindjes se shkrimtarit. Per te dukshmen dhe te prekshmen , duhet shume me teper prane Familjes se Petro Markos. Ishte qytetari i ketij vendi qe e diti se 'behej tej horizontit ne kohe te shkuar e te sotme, ne visin e tij, te fqinjeve dhe me se shumti ne vis te Botes.


    © Aleksander Cipa

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,367
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime
    Fiori !

    Ky shkrim per Petro Markon ishte i mrekullueshem. Te lumte.

    Suksese se bijes se Petros, Arianites ne ruajtjen dhe botimin e vepres se Petro Markos.
    Suksese dhe te birit, JamArberit ne poezi dhe zonjes Safo ne pikture.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    E bija e Petro Markos rrėfen pėr herė tė pare pengun e gjatė tė shkrimtarit pėr veprėn “Lejania”; si zhvarrosi amanetin e vargjeve tė tij gjatė luftės sė Spanjės

    LEJANIA - NGJALLJA E VARGJEVE TĖ VARROSURA


    “Pse mė ēlodhin mendimet e sė kaluarės? Pse mė mundon ēasti real? Pse mė parakalojnė me sy njeriu ata qė s’janė mė? Ata me tė cilėt ėndėrruam dhe luftuam pėr lumturinė e Njeriut?....”
    I kish humbur “fėmija”. Vetėm nga dashuria. Dhe vuajtja ish e madhe. Nuk kujtonte sa shumė jetoi. Me gishta numėroi ditėt. Gjersa u rilind. Ndėsa radhėt e shkruara nuk kanė tė sosur. Shkrimtari Petro Marko, bėri zhvarrosjen e amanetit.
    Ndėrsa qau e qau, pėr vdekjen e mikut tė tij shqiptar, luftėtarin e Spanjės, Ramiz Varvaricėn dhe varrosjen sė gjalli tė dorėshkrimeve tė tij tė para. Ishte prill i vitit 1938. Te katėr ullinjtė e Aragonės, legjenda nuk do kish memorje, nėse nuk do tė vinte nė kėtė jetė poema “Lejania”.
    Pėr “fėmijėn” qė s’u ringjall kurrė.
    Nė njė trastė tė vogėl, disa fletore me erėn e barutit dhe bataretė e luftės nėpėrkėmbė, shumė rradhė vajtonin varrosjen sė gjalli.
    “Mora ēantėn time ku kisha fletoret me poezi, dhe me ngadalė ia ngrita kokėn Ramizit e ia vura si nėnkresė…Vendosa dhe njė degė ulliri. Shokėt bėrtisnin…”. Pas 45 vjetėsh , prill 1983, tashmė kundruall Aragonės, Petro Marko mbulon lotėt. “Feston” nė mėnyrė jo tė zakontė 45 vjetorin e varrimit tė vargjeve tė tij. Idealist mitik pėr mosvdekjen.
    “Qaja. E mbuluam varrin me nxitim. Pse ia vura Ramizit poezitė e mia si jastėk nė varrin e tij? Nuk kisha kohė tė mendoja por e vėrteta ėshtė kjo: Duke qenė i sigurtė se edhe unė do tė vritesha, se bataretė krisnin nga tė katėr anėt, thosha me vete: Vargjet e mia do t’i marrin fashistėt dhe do t’i fėlliqnin me duart e tyre gjakatare. Mė mirė ėshtė tė shoqėrojnė Ramizin tim, Ramizin shqiptar, Ramizin njeri….Aty janė. I mban toka e ngrohtė e Spanjės…”

    Prolog ….
    Vuante nga gjėrat qė i humbnin. Sepse gjithherė ia kishin marrė me forcė. Ndėrsa erėrat ndryshonin drejtimin, shkrimtari Petro Marko asnjė ēast nuk do ta ndalte mendjen pėr tė rigjetur “fėmijėn” e tij, tė varrosur vite mė parė; nė tokėn e ndezur nga lufta. Ishte viti 1938, kur lufta po shkonte drejt fundit. Po aq edhe shpresat pėr tė riparė vetveten…nė dritė tė syrit. Ndėrsa rrotull tij, Petro pėrjetonte bashkė me zullmėn e luftės dhe ėndrrat e letrarit. Njė mik i tij u shua. Ishte poet, italian. Sė bashku me kurmėn e gjakosur, nė krye i vendosi dhe poezitė. Njė grusht dhe mbi trup dhe vargje. Ndėrsa i njėjti fund, mendoi se e priste. E njėjta humbje. Porse kėtė herė do godiste mikun e tij, shqiptarin Ramiz Varvaricėn. Nga kasaphana e luftės vetėm nxitonin. Ishin ditėt nė Aragonė, te katėr ullinjtė e Kaspės, nė Spanjė. Ndėrsa nuk arriti tė dėgjonte fjalėt e fundit tė mikut tė tij, Ramizit. Pėrveē gurgullimės sė mbytur qė i dilte nga goja gjithė gjak. Shumė tė vrarė dhe gropa varresh. Pėr herė tė parė ndjeu “sigurinė” se edhe vetė do tė vritej. Ndėrsa shtėrngonte trastėn e vogėl me fletoren e vargjeve. Donte t’i varroste me duart e tij. Mė mirė se t’i humbte me vetveten. ….I la nė Spanjė.

    Trilogjia e kohėrave
    Donte tė zbrasej. Por pėrhumbja ishte e rėndė. Nė vitin 1973 iu hoq e drejta e autorit dhe as nuk guxoi tė hidhte asnjė fjalė nė letėr. Kujtimi dhe “fėmija” e brenin nga viti nė vit. Njė peng i marrė zvarrė nga koha. Ndėrsa vuajtja ishte njė mbėshtetje pėr t’u rikthyer tek vetja. Vajza e tij, Aranita Marko dhe bashkėshortja Safo Marko shpesh hynin e dilnin nė shtėpi me pasigurinė e kėsaj kohe. Me vargjet e humbura dhe vuajtjen e njė shkrimtari. Derisa nė vitin 1983 nis e shkruan “fjalėt” e para pėr “Lejania”-n e tij. Aranita kujton se, shpesh kėtė pagėzim e mendonte si njė kėngė vaji…mes trishtimit dhe shpresės. Nė tė vėrtetė ishte Largėsia e kohės…shpresa e vargjeve tė tij tė varrosura diku larg.
    “Ishte njė rinisje, rikthim te ideali i tij” , thotė Aranita, e cila dhe ajo sė bashku me vuajtjen e tė atit ėshtė mbėrthyer qysh prej vitit 1983 nėn kėtė ankth. Ndėrsa prej atij viti, Aranita kujton se shpesh i ati i kish premtuar se do t’a ēonte tek katėr ullinjtė e Aragonės, pėr t’i rrėfyer vargjet e tij…Por, me sytė tė lotmbushur, Aranita thotė se, mė nė fund kėtė vit i riktheu babait tė saj “fėmijėn”.
    Poema “Lejania”e kish munduar mjaft. “Mė kishte premtuar tė shkonim te katėr ullinjtė . Dhe s’ndodhi kurrė. Porse hedhja e shėnimeve nė bllok ishte ringjallja nga varri i dorėshkrimeve. Njė ėndėrr, qė iu realizua: nuk i la vargjet tė vdisnin. Ėshtė njė legjendė e vėrtetė”. Ndėrsa nė atė kohė, as qė mendohej se do mund tė botohej ndonjėherė kjo vepėr. Kjo ishte njė “varrosje” e dytė pėr shkrimtarin.
    “Ai shpesh i thoshte mamit pėr shumė gjėra qė nuk shkonin se do tė ishte me mirė “tė isha vrarė nė spanjė”…njė kujtim plogėsht i sė bijės.
    Porse kjo nuk e ndaloi Petro Markon tė ėndėrronte. Sepse ishte njeri. Aranita, me sytė e ngulur nė kohėn e tė atit, thotė se Ai bėnte njė jetė tė plotė. “Ka luftuar dhe besuar. Ka dashuruar kohėn e tij, jetėn, dhimbjen dhe vuajtjen e saj”. Shkrimtari shihte ditėt me shpresėn pėr tė nxjerrė nė dritė “Lejania”-n e tij. Gjė qė, deri nė vitin 1989 ishte e pamundur. Nėn heshtje, amanetin e babait, vajza e tij, Aranita e “vodhi” pak nga pak nga ditėt e mbetura…Njė kalvar qė shkoi edhe dhjetė vjet tė tjera.
    Nė fillim tė viteve ’90 shkrimtari vdes. Sėrish i pamundur botimi. Veēse kėtė herė, vargjet kishin lindur. Dorėshkrimet ishin ringjallur. Ndėrsa, kėtė vit nga blloku i xhepit, nė tė cilin Petro ka hedhur mendimet e tij pėr “Lejania”-n, janė pėrzgjedhur materialet nga shumėsia e shėnimeve. E bija kryen sė fundmi amanetin e trilogjisė sė mundimeve, tė tre dhjetėvjeēarėve…E tronditur nga malli, Aranita ka jetuar sė bashku me pengun e tė atit, me idealizmin, me letėrsinė, shpirtėzimin, dhe me besimin e tij…”Nuk e kishte menduar botimin porse nuk arriti qė t’a shikojė. Ai e theu largėsinė duke i hedhur mbi letėr shėnimet. Kurse unė qė i botova”. Ndėrsa “Lejania” do tė vazhdojė….nga blloku i shėnimeve tė shkrimtarit.

    Safo, jeta e afėrt e shkrimtarit
    E brishtė, ka vendosur tė rinisė edhe ajo jetėn e saj. Tė hedhė mbi letėr njė e nja njė kujtimet qysh prej fėmijėrie. Safo Marko, bashkėshortja e shkrimtarit, ka qenė dhe rrėfimtarja e “fshehtė” e tij.
    “Ēdo gjė qė shkruante ai miratohej nga mami”, thotė Aranita. Ndaj dhe botimi “Lejania” ishte “fėmija” qė prisnin tė gjithė familjarisht. Dikush me ankth dhe njė tjetėr me frikė. Si pėr t’i shkuar mbrapa pagėzimit tė veprės, Aranita tregon se ka pasur mjaft frikė dhe emocione kur vendosėn ta botonin poemėn. Kaq vite tė hequra zvarrė pėr rinisjen e jetės sė njė shkrimtari. Ndėrsa bashkėshortja e shkrimtarit, kishte kohė qė e jetonte vajin e tė shoqit…
    “Mami e donte kėtė botim. E kishte pritur me vite dhe me shumė emocione. Qysh nė shėnimet e bllokut ajo e ka pėlqyer, e ka vlerėsuar mjaft. Ndaj dhe ajo e donte kėtė botim”. E ēliruar tashmė, nga mbartja e gjatė, Aranita pret tė zbulojė tė tjera thesare nga blloku i xhepit tė t’atit…”Lejania”, qė duhet njohur patjetėr me Petro Markon, shkrimtarin e dashurisė sė dhimbshme.

    Violeta Murati

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,367
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime
    Ku eshte kjo "Lejanija" qe ta lexojme ?

    Flmn ju qe sollet kto shkrime per Shkrimtarin Petro Marko.

    Suksese familjareve te Shkrimtarit ne Botimin e dorshkrimeve qe la Petro Marko.

  5. #5
    Bebi i Kelas ! Maska e LediAA
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Mosha
    34
    Postime
    139
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    "Qau pik e lotit qau
    plot me lot e su mbajt dot
    syte i thau dhe kur shkau
    ra ne rruge e humbi kot... "

    Petro Marko

    I adhuroj keto vargje...
    Wawww... :p

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,641
    Faleminderit
    22
    252 falenderime nė 190 postime

    Petro Marko

    Petro Marko: Kur takova Enver Hoxhen

    Petro Marko, nje nga penat me brilante te letersise shqipe, antikonformist dhe ish luftetari i vjeter i luftes se Spanjes dhe levizjes per clirimin e Shqiperise, vepren e fundit la nje autointerviste. NJe ditar i jashtezakonshem, qe fatkeqesisht, u shua bashke me jeten e tij, ne tetorin e 1991. Vetem pas afro 10 vjetesh, kjo veper e titulluar "Petro Marko pla, interviston Petro Markon plak", pa driten e botimit. Duke nisur nga sot "Korrieri", po afron pjeset me pikante te ketij vetrrefimi, per raportet e shkrimtarit me diktaturen dhe diktatorin.

    Pyetje:- Pse e nderpreve kete interviste me vetveten 14 vjet me pare dhe po vazhdon perseri tani, ne korrik 1991?

    Pergjigje:- Ishte e pamundur te shkruaja, se, edhe ta mendoja , ishte me rrezik jete...

    Me kujtohen vitet tridhjete: kisha vajtur ne Korce per te bere nje ankete per gazeten "Vatra", ku punoja. Kisha njohur Viti Shahinin (Aferdita), nje shoqe shume e mire qe studionte ne France, ku pati njohur Halim Xhelon, i cili i jepte materiale per mua. (Ajo me vone u martua me mikun tim te dashur Zef Mala, njeri shume i kulturuar, themelues i grupit komunist te Shkodres qe me 1937) Njoha dhe vellane e saj Ilo Shahinin, te cilit i mesova te kendonte "Internacionalen". Plaku Vangjel, i ati i Vitit dhe i Ilos, pyeti se c'ishte kjo kenge. Ia shpjeguam dhe ai menjehere thirri: "Aman, mos e mesoni, se kur te shkoni ne Tirane, ne hotel, mund ta kendoni ne gjume e pastaj na merr lumi! Ja cfrike na kishte hyre ne palce.

    Tani do te me kuptoni dhe do te me jepni te drejte pse une nuk i shkrova nderkohe kujtimet e mia qe nga ora kur zbrita ne Himare- tetor 1944- me rreth 200 vullnetare te ardhur nga burgjet dhe internimet: sepse mund te me behej perseri nje kontroll i befasishem dhe te m'i gjenin, sic ndodhi me mua me 1947 dhe me vone me djalin tim, qe u arrestua me 1975. Do te rrezikoja veten dhe gjithe familjen time. Dhe tani po rikthehem atje ku e lashe.

    Nuk e pershkruaj dot castin kur vaporet iu afruan bregut te Spilese se Himares. Shikoja shume njerez qe na prisnin. Midis tyre nje turme skeletesh, te mbuluara koke e kembe me lecka, therrisnin italisht "portateci in Italia, vi preghiamo!" dhe u hodhen ne det, por nje krisme automatiku i trembi dhe une degjova nje ze qe bertiste: "Ose kthehuni, ose ju vrava." Ishte zeri i Minella Kolekes. U trondita dhe dola i pari, i'u hodha ne qafe, e perqafova dhe i thashe: Pse nuk i le keta italiane te mjere, te kthehen ne Itali?

    Gjer tani,- me tha ai,- ne kemi riatdhesuar me mijra e mijra ushtare italiane, te cilet I kane mbajtur familjet shqiptare per t'i shpetuar nga gjermanet. Vinte ketu gjenerali italianAzzo Azzi dhe i ngarkonte me vapore. Tani kemi marre urdher qe t'i grumbullojme dhe pastaj t'i dergojme ne, qeveria jone ne Itali.

    Pyetje:- Kush ishte Minella Koleka?

    Pergjigje: - Ishte nje nga shoket me te mire te asaj kohe. Patriot e revolucionar, shok i Halim Xhelos dhe i Omer Nishanit, kishte qene burgosur dhe kishim qene bashke ne burgun e Tranes. Pastaj e shpune ne burgun e Vlores dhe qe andej u arratis dhe kaloi ne ilegalitet. Me trimin Zaho Koka themeluan Ceten plake te Tiranes. Ai ishte me i rendesishem, prandaj, kur u clirua Jugu, ne Himare caktuan Minellen si kryetar te komitetit. Merre me mend se sa me mall flisnim me syte te njomur nga lotet: ai me tregonte per luften, per shket e vrare: une i tregoja per vuajtjet ne burgje dhe ne ishujt e Italise. Minella shtroi nje dreke te madhe per ekuipazhin e te dy vaporeve qe na sollen, dhe ngriten dolli per miqesine e popujve te koalicionit antifashist.

    Per ne qe ktheheshim te gjalle ne Shqiperine qe po clirohej, po realizohej endrra e madhe

    Pyetje:- Po me pas?

    Pergjigje:- Qellimi yne ishte te arrinim ne Berat, ku ishte qeveria jone demokratike. Dhe u nisem te ngarkuar me arme e me arka. Arritem ne Dhermi, ku na priten me ngrohtesi te madhe. Nxitoja neper gure, mes ullinjve, ne te perpjeten drejt shtepise sime. Me kishte marre malli jo vetem per motren e vellezerit, per tere farefisin e bashkefshataret, por edhe per guret e per druret.

    Pasi u takuam me lot e permallim te madh, qe u ktheva serish gjalle, shtepia filloi te mbushej me njerez. Erdhi i tere fshati. Plakat vajtonin tim ate, me puthnin e me numeronin vuajtjet e mia e te familjes sime. Kthimi im ishte nje gezim, po gezim i lare ne lot, pasi hengrem nje kafshate buke, fshtaret i moren te gjithe te ardhurit dhe i shperndane neper shtepite e tyre.

    Kur mbeta vetem me Lilon (qe emrin e vertete e kishte Vasiliqi), nuk me la te flisja per vuajtjet e mia, se i dridhej buza, ngaqe me donte shume, por filloi te me tregonte se cfare kishte bere ajo per luften. Kishte pritur ne shtepine e madhe e te varfer plot partizane, te cilave u vinte kazanin me uje te ngrohte e sapun, qe te laheshin e te pastronin veshmbathjet nga morrat. Midis tyre kishte qene edhe Xhevo Shehu e shoqja e Heroit te Popullit Abaz Shehu. Me tregonte keto, per te me dhene nje kenaqesi, qe edhe ajo, me sa mundi, dicka beri per luften. Me tha se, kur ndihmonte partizanet, me kujtonte mua dhe e bente per mua, qe me shume me mendonte te vdekur se te gjalle. Nderkohe ishin rritur edhe femijet e Andonit, kurse vellai i vogel, Agjisilla, qe ishte martuar me nje nuse te bukur e te mire, kishte edhe ai femije me te vegjel. Ne krahun tjeter te shtepise, te xhaxhai im Andrea Marko, i vrare ne hasmeri, edhe i biri i tij, Jani Marko, megjithese kishte qene kryeplak i fshatit ne kohe te gjermaneve, i kishte ndihmuar shume partizanet. Ne maj te vitit 1944 dikush e vrau ne prite Janin, qe la gruan me nje vajze e 6 djem jetime. Kur u ndame, me kishte siguruar se do te ishte ne krah tim. Vrasja e tij mbeti nje mister qe nuk u sqarua kurre. Te 7 femijet e tij mbeten ne skamje dhe i ndoqi tere jeten si hije vdekja e babait. Mbeten te persekutuar.

    U nisem per ne Berat. Ecnim te ngarkuar dhe te lumtur, se ishim ne token tone. Naten arritem ne Dukat. Kerkova Koco Kaporen, qe e kisha timin, dhe ai, si kryetar keshilli, i ndau shoket neper familje. Na kishin thene ne Himare qe te kishim kujdes ne Dukat, se aty ende kishte balliste. Ne shtepine e Koco Kopores erdhi dhe paria e Dukatit, disa prej te cileve i njihja. Folem shume dhe ata mallkonin kohen kur u arrestova une, se nuk do te ishin genjyer nga disa prijes balliste, qe thonin se gjoja ne ishim me amerikanet. Erdhi edhe trimi Maliq Koshena dhe me tha: "S'ta jap doren, o Petro vellai, se e kam me ***... C'e do, ike ti dhe ne u gabuam, se na genjyen... Dukati nuk eshte tradhetuar. Po te tregoj nje episod: partizanet kishin ngelur ne qafe te Llogarase, se aty ishin gjermanet ne istikam. Une vajtja me ceten time dhe me thika u hodhem ne istikamet gjermane, i asgjesuam dhe u thame partizaneve: kaloni tani, se gjermanet i asgjesuam!" Maliq Koshena dhe patriotet e tjere nuk i dinin mire arsyet pse njerez si Skender Mucoja, si mik i Mithat Frasherit dhe mik i amerikaneve, ishin kunder Partise: keta e dinin qe Partine e krijuan jugosllavet me anen e Dushanit dhe te Miladin Popovicit. Keto i kuptuam me vone...

    Nga Dukati u nisem per ne Vlore, ku une takova shoket e vjeter, qe u gezuan pa mase, kur me pane. Ne mburreshim se ne Vlore ishte shtypur trakti i pare kunder okupatorit, ne shtepine e Ibrahim Shytit, i cili u burgos me gjithe familjen (nje djale i tij u vra ne Prishtine). Familja e patriotit Ibrahim Shyti eshte familja e pare qe u persekutua dhe u shkaterrua nga ekupatori, sic e kam treguar edhe ne pjesen e pare.

    Pytje: - Po kur arriti ne Berat?

    Pergjigje: - Ne Berat, duke ecur te shumten e heres ne kembe, te ngarkuar, arritem nga fundi i tetorit. E para gje qe duhej te beja, ishte te paraqitesha ne shtab. Kur hyra ne zyre, pashe Koci Xoxen, me te cilin u perqafuam me lot ne sy, se, kur me moren te lidhur per ne Itali, Kocin e lashe ne burgun e Tiranes. Ai me mekonte me luge, se une isha me paratifo. Koci ishte veshur me kilota dhe me nje xhakovente alpine. Me tha: Ja, ky eshte shoku Enver Hoxha, sekretari i Partise dhe kryetari i qeverise demokratike. Enveri me dha doren me shume miresjellje dhe me tha:- Kocin e kemi kolonen e Partise. Ai eshte sekretari organizativ i Partise.

    Kisha bere disa karakteristika te nje pjese prej atyre 200 vetave qe erdhen me ne nga Italia. Ato i mori Teodor Heba, qe ishte aty sekretar. Te gjithe i shperndane ne familje beratase; mua me caktuan ne shtepine e Sallabandes, afer shtepise se Margarita Tutulanit, ne Gorice. Kur u largova nga zyrat e qeverise, qe ishin ne sarajet e Vrionasve, Koci doli bashke me mua dhe rruges po bisedonim. Me tha: "S'kemi c'bejme, o Petro! Na jane futur kontrabande ne Parti ca vagabonde dhe te poshter." E pyeta se si ishte e mundur dhe cilet ishin ata. "Ja, p.sh., ai qe pe ti, Enver Hoxha, nje njeri i dyshimte, me teper nga ana politike, qe nuk ka qene me pare komunist. Se si arriti te jete ne krye te ketyre puneve, nje zot e di!" Une i thashe se nuk e njihja, por kisha degjuar per te qe ne France, dhe se duhej pare ceshtja e ketyre lloj njerezve ne parti.

    Shkova ke zyrat ku ishte Sejfulla Maleshova. U gezua shume kur me pa; ate ne Grenobel e kisha lene ne dhomen time, nje dhome qe ne dimer duhej te hapej dritarja per te hyre ajri dimeror, se ne ate qytet te ftohte alpin brenda bente me ftohte se perjashta. Sejfullai me mori per krahu dhe shetitem deri tek ura poshte qytetit. I fola shume i tronditur per ato qe me tregoi Koci per Enverin. Ai me pa ne sy dhe me tha: "Degjome mire! Ti ke milituar ne partine spanjolle, ne partine franceze, ne partine italiane... Kjo parti ketu nuk eshte si ato. Kjo eshte nje parti e krijuar nga dy serbe dhe eshte parti terroristesh. Ndaj me digjo mire: nuk duhet te hapesh gojen te pakten nje vit per ato qe sheh dhe degjon. Perndryshe do ta pesosh..."

    Me 17 Nentor krisen batarete: Erdhi lajmi se Mehmet Shehu me Brigaden e Pare dhe disa te tjera kishin cliruar Tiranen. Gezim i papare. Entuziazem i papermbajtur. Tirana u clirua. Shqiperia u clirua.

    Pyetje: - Po ti nuk merrje vesh gje per parapaskenat qe luheshin?

    Pergjigje: - Mua me shpetoi Sejfullai, se Koci ende vazhdonte avazin kunder Enverit. Me thoshte se shume here e keshillonte Miladini qe te mos ngriheshin probleme te tilla, se ende nuk kishte ardhur koha e pershtatshme. U nisem per ne Tirane.

    Pyetje: - Si u niset?

    Pergjigje: - Grupe- grupe. Gjersa arritem ne Tirane dhe u vendosem ne Hotel "Dajti".

    Hanim e flinim ne Hotel "Dajti". Une isha ne nje dhome me Petro Kiten. Kerkova Mehmetin dhe e gjeta ne shtab, po e rruante nje ushtar. U perqafuam te permalluar dhe me tha spanjisht: "La Republica a trionfalo. Viva la Republica Demokratica Albanes!" te nesermen, me 28 Nentor 1944, do te parakalonin fitimtaret. U ngrit nje tribune para hotel "Dajtit". Ne tribune hipa edhe une, ne kendin e majte, nga do te vinin per te parakaluar fitimtaret. Me terhoqi vemendjen nje ze diku poshte tribunes. Hodha syte dhe c'te shihja?! Nje bashkefshatari im bente roje me arme ne dore, ne kendin e tribunes. Ishte veshur partizan dhe tunde pushken ne shenje fitoreje. Po kush ishte ky? Nje kryekusar. E lashe ne burgun e Tiranes ne marsin e vitit 1942, kur me nisen per ne Itali. Ne burg ishte shume i semure dhe u kujdesa per te sa munda aty, bashke me kolektivin e shokeve. U habita: "Paska qene partizan dhe i beka roje udheheqjes se qeverise nen tribune!"- Filloi parakalimi madheshtor, gjithe Tirana ishte shkulur per te pare se kush ishte Enver Hoxha, kryetari i Qeverise, se asnjehere nuk ja kishin degjuar emrin. Ne ate kohe si luftetar i degjuar per clirimin e atdheut njihej Mehmet Shehu. "Po nga doli ky Enver Hoxha, cili eshte?- pyesnin turmat e dehura nga gezimi qe me se fundi u cliruan nga okupatoret dhe tradhetaret. Ishte nje parakalim qe te ngulitet ne kujtese sa te jete jeta: parakalonin vajzat dhe djemte partizane me flamurin tone ne krye, te grrisur, te zbathur, te parruar, por me koken lart e armet ne sup. Fitorja u shkelqente ne balle. Njerezit brohoritnin nga gezimi dhe nuk mbanin dot lotet nga mallengjimi...

    - Vijon neser-
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ky fragment eshte marre nga libri ''RETE DHE GURET'' botuar nga shtepia botuese ''OMSCA'' ne vitin 2000.
    Megjithate eshte interesant sjellja e tij ne forum, sepse do tu jape nje mundesi njohje atyre qe nuk e kane lexuar librin.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    11,572
    Faleminderit
    18
    148 falenderime nė 125 postime

    Bir Selmani i nėnės...

    Bir Selmani i nėnės...

    Petro MARKO


    {Pjesėt janė shkėputur nga publicistika e Petro Markos e vitit 1936, e shkruar pak kohė para zgjedhjeve parlamentare. Ato janė botuar nė organet e shtypit "Arbėria" dhe "Vatra". Ajo qė tė bie nė sy, ėshtė se sa pak kanė ndryshuar kohėt, ose mė mirė deputetėt}.

    Bujaria e deputetit

    Njė hallexhi erdhi nė Tiranė. Kishte ardhur edhe herė tė tjera, disa muaj mė parė, por s'ia kishte vėnė njeri veshin. Iu lut deputetėve tė krahinės sė vet qė ta shoqėronin gjer nė ministri, por ata, tė zėnė me plot punė tė tjera, u mjaftuan duke i dhėnė vetėm kartėvizita pėr kopistėt e arkivistėt. Kėtė radhė, hallexhiu, s'kishte nevojė pėr njeri. Por tė tjerėt kishin nevojė pėr tė. Kur ai po shkonte nė ministri, i pari deputet i krahinės sė vet qė e takoi, desh ta shoqėronte:
    -O, mirė se erdhe Mehmet Aga!
    -Mirė se tė gjeta, bej.
    -Ku po shkon kėshtu?
    -Ja gjer nė ministrinė e...
    -Po si bėhet, mor jahu, qė nuk mė ke thėnė mua? Unė do tė bėj ē'tė mundem, pėr tė tė plotėsuar dėshirėn. Ti e di se sa jam kujdesur pėr popullin qė pėrfaqėsoj.
    -Po, mor tungjatjeta. Tė faleminderit, por mundem ta kryej vetė kėtė punė.
    -Jo, xhanėm, si do ta kryesh vetė? Duhet tė kesh me vete njė deputet, kur shkon te ministri. Pėrndryshe s'tė dėgjohet fjala.
    -Tė faleminderit, por...
    Katundari desh t'ia thoshte se s'kishte nevojė pėr tė. Mirėpo deputeti nuk e la tė mbaronte fjalėn. E kapi pėr krahu qė ta shoqėronte nė ministri. Hallexhiu, s'kuptonte pse janė bėrė kaq tė mirė deputetėt kėto vitet e fundit... (Se afronte koha e votimit dhe deputetėt kishin nevojė pėr votėn e tij. Shėnim i autorit).
    Si do tė priten deputetėt
    Mė falni dhe mos e merrni pėr ters, mor jahu, se deputetėt tanė s'priten kollaj. Fjalėn e kam kėtu, se qysh tani bėhen pėrgatitje tė mėdha, pėr tė pritur "baballarėt" triumfonjės, se e plotėsuan mirė detyrėn e tyre.
    -Nga t'ia mbajmė? I thoshte pardje njė deputet sivėllait tė afėrt.
    -Them t'iu bėj njė telegram qė tė dalin dhe tė mė presin, se unė e di qė ushqej simpati tė madhe nė popullin bujar tė qytetit tim.
    -Po, po, e kam marrė vesh. Unė mendoj se ku do ta shkoj verėn, se qė tė vete nė fshat nuk guxoj, vallahi tė them. Dikush mė shkroi se janė bėrė gati tė mė presin me saze e gėrneta. Unė s'vete se e di qė do tė mė futin nė valle... unė mezi lėviz e jo tė kėrcej. Dhe u mbetet hatri, kur s'kėrcen me ta. Atėherė thonė: "Ky s'pranon", dhe hajde nė vjeshtė t'u marrėsh ndonjė votė. Meazallah, se s'u bėn qejfin, tė lėnė fare...
    Prandaj, do tė preferoj qė tė shkoj jashtė dhe tė mos piqem fare me asnjė. Se dije, qė tė ēmohesh shumė, mos para eja nė kontakt me ta se tė njohin. Se mė duket, mė dolli kripa mė, mor katran.
    -Kam marrė vesh, shtoi njė tjetėr, qė kudo bėhen pritje tė mėdha. Gjithė atdheu ėshtė nė lėvizje.
    -Mor mirė thua ti, ia priti tjetri, unė kam kohė qė lloisem se ē' kėmbė do tė hedhim tė fundit atė ditė tė zezė qė do tė dalim pėrgjithmonė nga kjo vatra jonė e shenjtė. E vras mendjen mor jahu...
    -Jo, mor tė vraftė. Pėr kėto lloisesh ti? Po tė hedhėsh tė djathtėn, atėherė mot ishalla, do tė jesh i partisė sė djathtė, e po tė hedhėsh tė mėngjrėn, do tė jesh i sė mėngjrės.
    -Ē' janė kėto qė mė thua. Kalama jam unė, apo rezervist qė do tė mė bėsh mua talim. Unė them qė po tė hedhėsh kėmbėn e djathtė do tė presin mirė mileti. E po tė hedhėsh tė mėngjrėn do tė tė nxjerrin avaze. Kėtė e kam kėnduar nė "Kujtimet e Nastradinit".
    Ndėrsa nė Tiranė bėhen kėto bisedime, ndėr katunde dhe qytete pėrgatisin, pritje tė mėdha. Ndėr disa vende thonė se do tė bėjnė "arco di trionfo" nga do tė kalojnė baballarėt e kombit, tė cilėt, nė zgjedhjet e ardhshme do tė emėrohen jo gjyshėrit, por stėrgjyshėrit e kombit.
    Importimet tona dhe deputetėt
    Njė deputet i ynė shkoi te njė dyqan mobiliesh pėr tė blerė njė sallon. Kėto mobilie bėhen kėtu, janė tė forta, tė mira e tė lira. Deputeti s' kishte pėlqyer plaēkat qė i dėftuan. Dyqanxhiu i kishte lavdėruar kėto dhe i kishte thėnė se nė Shqipėri s'mund tė bėhen mė tė mira se ato dhe fjalimi kishte vazhduar kėshtu:
    Deputeti: - Pffff... S' mė pėlqejnė! Mė mirė tė sjell nga jashtė njė sallon.
    Dyqanxhiu: - Po ne me se tė rrojmė, kur njerėzia tė sjellė nga jashtė mobiliet?
    Deputeti: - Po unė dua mall tė mirė dhe me qė s'ka kėtu, do ta sjell nga Vjena.
    Dyqanxhiu: - S'kini tė drejtė, z. deputet. Me tė vėrtetė, malli i Vjenės ėshtė mė i mirė se ai i Shqipėrisė. Mirėpo, kjo mund tė thuhet edhe pėr... deputetėt. Edhe ne e dimė se deputeti i Anglisė ose i Zvicrės mund tė jetė mė i mirė se ai i Shqipėrisė, por, megjithatė, deputetėt nuk i biem nga ato vende dhe kėnaqemi me ata qė kemi kėtu!..

    Ata qė duan ta marrin vesh se cili ėshtė deputeti nė fjalė, le tė drejtohen nė zyrat e "Arbėrisė".


    Marrė nga libri
    “Ditėn qė rrojta unė...”


    Marre nga Tirana-Observer.

  9. #9
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,773
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Petro Marko eshe shkrimtari me i preferuar i imi.Perkatesisht me pelqen romani i tij "Hasta La Vista"i cili eshte mjaft interesant.

    Ja se per cka behet fjale ne kete veper:



    Hasta la Vista

    Ėshtė romani i parė i autorit dhe mė i rėndėsishmi pėr kohėn, kur e shkroi, si nė rrafshin artistik ashtu dhe nė atė tematik. Rėndėsia e tij qėndron veēanėrisht, se lajmėroi kthesėn nė rrjedhat historike tė romanit shqiptar. Romani sjell rrėfimin e luftės nė Spanjė, ku kryesisht veprojnė personazhe nga mesi i vullnetarėve shqiptarė dhe ndėrkombėtarė. Nė tė rrėfehen betejat e shumta gjatė viteve tė kaluara nė front, tė cilat pėrshkruhen me njė gjuhė tė gjallė dhe tė papėrsėritur. Krahas ngjarjeve pėr rrjedhat e luftės, rrėfehet dhe linja e dashurisė ndėrmjet luftėtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, nė romanin "Hasta la vista" rrjedh nė dy binarė: rrėfimi pėr luftėn dhe rrėfimi pėr dashurinė. Nė rrėfimin e parė, shkrimtari e kuadron luftėn mes republikanėve qė u vijnė nė ndihmė vullnetarė nga mbarė bota dhe, monarkistėve tė ndihmuar nga fuqitė fashiste evropiane. Nė rrethin e tė parėve janė dhe vullnetarėt shqiptarė qė sė bashku me tė tjerėt luftonin fashizmin, qė, gjatė luftės nė Spanjė (gjysma e dytė e viteve '30) ishte forcuar dhe paralajmėronte Luftėn e Dytė Botėrore.
    Anė e fuqishme e rrėfimit pėr luftėn ėshtė ndėrtimi i personazheve, shpalimi i karaktereve, i psikologjisė dhe i filozofisė sė tyre. Numri mė i madh i personazheve ėshtė nga radhėt e vullnetarėve shqiptarė, nė mesin e tė cilėve ishin personalitete tė shquara tė kohės si Skėnder Luarasi, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada, vetė Petro Marko etj. Kėta dhe personazhet e sajuara pėrmes imagjinatės, autori do t'i sprovojė nė rrethanat e luftės. Dhe njė sprovė do tė jetė e rreptė: tė ballafaquar shpesh sy mė sy me vdekjen, ata hapen plotėsisht para tė tjerėve, pa mundur tė fshehin asgjė. Dhe pikėrisht nė kėtė faqe tė artit tė vet tregimtar, Petro Marko do ta bėjė shmangien e parė nga shablloni i doktrinės zyrtare: edhe pse grupi i vullnetarėve tė luftės mendohej tė ishte pjesė e mė tė zgjedhurve tė mjedisit dhe tė kohės shqiptare, tė vėnė pėrballė rrezikut tė vdekjes, jo tė gjithė do ta pėrballojnė atė njėsoj. Nė mesin e tyre, prandaj, do tė vėrehet ndonjė luhatje qė, nėn presionin e frikės, do tė manifestohet si ikje, si fshehje, si dezertim. Pra, Petro Markoja, edhe brenda rrethit tė personazheve tė zgjedhura pėr kauzėn pozitive mbarėnjerėzore, do tė dallojė dobėsi, cene dhe anė tė shėmtuara mes tyre.
    Nė linjėn e dytė, nė rrėfimin e dashurisė mes Gorit dhe Anitės, autori arrin efekte nga mė tė shėnuarat nė artikulimin artistik. Dashuria mes tyre, nė kėtė rast, ėshtė vendosur nė njė kontekst ngjarjesh tė veēanta, tė jashtėzakonshme. Lufta jepet e pranishme kudo e nė ēdo ēast, si shpėrthim gjylesh topi apo granate, aty rrotull e nėpėr kėmbė, e parashikueshme dhe e paparashikueshme njėherazi, ėshtė pikėrisht ajo qė pėrcakton rrjedhėn e ngjarjeve tė ditės, tė ēastit. Nė kuadėr tė kėsaj vetėdijeje dhe nėnvetėdijeje lindja e dashurisė mes Gorit luftėtar dhe Anitės infermiere, do tė ketė njė tjetėr shije, tjetėr intensitet dhe forcė emozionale Anita, gjimnazistja e bukur spanjolle, nė rolin e infermieres, nė njė kamp tė improvizuar qė vlon nga rrėmuja e luftės dhe lodhja pėr t'u ndihmuar tė plagosurve nga fronti, befasisht do tė ndeshė shikimin e njė tė plagosuri tė ri. Ky luftėtar rreth tė njėzetave, kaēurrel e me njė bukuri apolonike, prej nga tė ketė ardhur vallė pėr tė luftuar, pėr tė vdekur nė Spanjė, pėr Spanjėn? Kėshtu e pėrjeton Anita takimin e parė me ata sy, duke e pėrfytyruar Gorin, si njė krijesė jashtėtokėsore, mitologjike. Dashuria midis tyre, e ngjizur dhe e ndezur nė kėto rrethana do tė jetė po ashtu, e pėrmasave tė jashtėzakonshme. Edhe kjo ishte e veēanta qė sillte Petro Marko nė temėn e dashurisė nė romanin shqiptar tė asaj kohe.

  10. #10
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,773
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ja edhe nje fragment i ketij libri,perkatesisht me i dashuriakimi i Gorit me Aniten



    Hasta la Vista (fragment)

    TAKIMI I GORIT ME ANITĖN:
    Aeroplani ra mbi ullinjtė. I digjeshin krahėt. Tė tjerėt u larguan, se pothuaj gjithė vagonat u bėnė shkrumb e hi. Njė tėrkuzė e gjatė vagonash ishin katandisur skelete hekuri nė zjarr. Disa ishin tė pėrmbysura dhe akoma lėshonin zjarr e tym.
    Ata qė duallėn nga aeroplani, kėrkuan tė shpėtonin, po u zunė. Ishin tre hitierianė tė divizionit "Kondor" dhe njė frankist. Garibaldinėt i zunė, i lidhėn dhe i shikonin me zemėrim.
    -E ēmi mbani gjallė, -thirri dikush. - Hidhini n'atė zjarr qė ndezėn vetė! Brigantėt!
    Njė tjetėr u afrua dhe nxori revolen t'i vriste, po dora e tij u ndal nga Ramizi.
    Kėta janė robėr lufte! Do tė dėrgohen te shokėt e tyre! Mos i ngini! Po i ngau njeri...
    Fjalėn e Ramizit e preu Alvarezi.
    - I ēarmatosni mirė dhe i shpini nė shtabin e brigadės, aty pas ullinjve. ju tė tjerėt ndihmoni shokėt!...
    - Ē'mė rrini kėshtu sikur shikoni ndonjė Sfaqje!
    - Plumbin qenve! Plumbin - u dėgjua pėrsėri nga mesi i ushtarėve.
    - Dėgjoni thirri me zė tė prerė komisari Alvarez - po i ngau njeri, plumbin ka. Shpejt, sikush nė kompaninė e tij...
    Kishte nga ata kurreshtarė qė deshėn tė shikonin ē'fytyrė kishin bishat qė bombardonin ditė e natė Spanjėn republikane. S'lanė shtėpi e fshat, stacion e qytet pa bėrė shkrumb e hi. Mirė! Ata sipas ligjeve tė luftės sė tyre tė padrejtė, mund t'i sulmonin trenat e luftės e t'i shkatėrronin siē bėnė tani! Po kush i lajmėroi? Kush e dėrgoi lajmin se ky tren ishte i brigadės sė 12-tė? Eh, luftė o luftė!
    - Mor po kėta qėnkan simpatikė! - tha njeri. -janė tė rinj. Pa shikoi! Flokėverdhė, bukuroshė! Pa shiko frankistin! Njė moreno, tėrheqės pėr vajzat, qė ē'ke me tė...
    - Derrat! - thirri njė tjetėr.
    - Qėnt e qėnit! - ia priti njė tjetėr.
    - Tė katėr robėrit, shkonin kryelartė. Bile ndezėn dhe cigaren. Flisnin midis tyre... dhe siē dukej, atė qė ato po bėnin, e bėnin pėr Fuhrerin qė i kish verbuar dhe ndėrsyer.. Kush e di! Pa tjetėr do tė vinin nė vete ndonjė ditė, po tė shpėtonin nga ky zjarr qė ndezėn ata me urdhėrin e perėndisė sė tyre.
    Agimi, si nga hera, vazhdonte tė derdhte dritėn e argjendė nga lindja ku shtrihej deti Mesdhe. Pastaj njė valė resh tė kuqe u dalluan nė horizontin e hapur! Eh, ē'agim! Sa keq pėr Gorin qė s'e pa kėtė agim! I kishin folur pėr agimet e kuqėrreme tė Spanjės sė bukur. Po ja qė s'pati fat ta shikonte kėtė agim vjeshte. Ish i shtrirė, aty rrėzė njė ulliri, i rrethuar nga shokėt. Asimi nuk fliste. Prisnin doktorin, qė mjekonte ata qė ishin tė plagosur mė rėndė.
    Kush e di sa shokė tė rinj si Gori, qė kapėrcyen kufi e dete, pėr tė ardhur gjer kėtu, u vranė tani, pa ja shkrepur asnjėherė, pa shfryrė asnjė herė zemėrimin dhe urrejtjen e tyre kundėr fashizmit!
    -Ka patur dhe mė keq, - mendonte Asimi. - Ka patur shokė qė u vranė pa shkelur fare nė tokėn spanjolle. Bllokada e turpshme dhe barbare e kapitalit internacional me fashizmin si xhandar, kush e di sa e sa shokė ka vrarė nė det e nė stere...
    Gori geli sytė! Herėn e parė nuk mundi tė pėrmblidhej e tė kuptonte se ku ish. Po kur pa pranė fytyrat e dashura tė Asimit e tė Xhemalit, tė Ramizit e tė Dragushit, tė Fatosit e tė Arxhelit e tė shumė garibaldinėve tė tjerė, e kuptoi se po i linte pėrjetė. Mbylli prapė sytė dhe lotėt i rodhėn pa dashur.
    Nė kėto ēaste tė mallėngjyera, Vjen xha Kola, i cili, sa dėgjoi plasjet e para, kish kėcyer pėrjashta dhe kish marė frymė tutje kanalit. Ishte mbledhur kruspull nė njė guvė ulliri, kishte mbyllur sytė dhe qėndroi aty gjersa pushoi zjarri dhe rrėmuja. Kur ra agimi, atėherė u kujtua pėr armėt dhe sidomos pėr ēantėn, ku mbante gjėra tė vlefshme, siē thoshte ai, dhe nuk linte njeri t'ia prekte... Pėr kėtė i vinte plasja dhe ish enduar shumė qė s'mori tė paktėn ēantėn e vogėl. "Po lėkura qėnka mė e dhėmbshur se floriri!" - kur shikonte lemerinė qė ish bėrė.
    - Ka vdekur njeri nga tanėt? - pyeti , kur pa shokėt rreth Gorit.
    - Po ti ē'u bėre? - pyeti Ramizi. - Nga bridhje! Ne kujtuam se... re dėshmor!
    - Mortja nuk merr. shtoi Xhemali.
    Ra buria! Tė gjithė tė mblidheshin nė kompanitė e tyre.
    Gori e dėgjoi. ēeli sytė dhe bėri tė ngrihej.
    -Mos lėviz! - e porositi Ramizi, - ja tani vjen doktori. Dhe me tė vėrtetė erdhi doktori me infermierėt. E zbuloi. I pa mirė kokėn, trupin e kėmbėt! I lidhi kryet, krahun dhe tėrė gjoksin dhe porositi infermierėt ta shpinin n'ambulancėn qė u ngrit tej kanalit.
    Komandanti i brigadės dhe komisari qė erdhėn aty, pyetėn doktorin dhe ky u tha se s'ka rrezik - frakturė dhe tronditje.
    -Shoku shqiptar! Kur tė shėrohesh tė presim nė brigadė, - i tha komisari, dhe e pėrkėdheli duke i lėmuar flokėt. -ju garibaldinėt e Shqipėrisė, pėrshėndetuni me shokun se po nisemi.
    Gorin e vunė mbi vig. Ai nuk i ēelte sytė nga turpi se i ishin mbytur nė lotė.
    -Gori! - i tha Asimi. - Ne po ndahemi, se brigada niset. Erdhi treni. Tė presim! - dhe e puthi. E puthi dhe u largua, se njė nyje i u bė nė fyt.
    Tė gjithė e pėrqafonin. Po Gori nuk i ēilte sytė tė shikonte shokėt, vėllezėrit pėr tė cilėt krenohej jo vetėm ai, po krenoheshin tėrė shqiptarėt antifashistė. S'kishte fuqi tė thoshte njė fjalė, vetėm njė fjalė: "Luftoni dhe pėr mua!" Kur nuk i dėgjoi mė, kur ndjeu se infermierėt e kishin ngritur, ēeli sytė dhe pa se po e shpinin nė drejtim tė kundėrt nga ai i shokėve qė duke u larguar, kthenin kokėn pas dhe i tundnin dorėn duke e pėrshėndetur.
    .................................................. ........
    Fishkėllima e trenit ngrinte peshė mė tepėr zemrat e ndezura tė garibaldinėve, qė lanė shumė tė vrarė dhe tė plagosur. Po kėnga gjėmoi.
    Kėtej autoambulancat mbartnin tė plagosurit. Ata qė ishin me plagė tė rėnda i shtruan aty pranė nė njė shtėpi fshatari, kurse Gorin e shtrinė nė njė shtrat tė autoambulancės. Nė shtratin tjetėr ishte njė shok italian qė rrėnkonte thellė. Pranė Gorit rrinte njė infermiere e re, e cila i lėmonte ballin. Gori mbylli sytė dhe s'dinte ē'tė mendonte. I vinte turp... Ēahu dhč tė futem! Si? I shtrirė dhe i lidhur nė kėmbė, kurse brigada shkoi nė Aragonė! Ēfat i keq! Po kjo vajzė! Sa e mirė! Sa e dashur!
    Ajo i foli nė njė gjuhė qė Gori s'mori vesh. Pastaj i foli me gjuhėn e ėmbėl spanjolle. Gori, qė dinte mirė italishten, e kuptonte spanjishten.
    Befas maqina u ndal! Si njė britmė e vetme gjėmuan thirrjet e tė plagosurve. Dyert pėrnjėherė u ēelėn dhe infermierėt rrėmbyen vigjėt me tė plagosur dhe vrapuan nėn ullinjtė. Aeroplanėt fashistė fluturuan shumė ulėt. Gjėmimi i tyre bėnte tė dridhej dhe dheu! Pėr pak ēaste toka u drodh dhe aty pranė nė Alkala de Ēis shtėllunga tymi u ngritėn pėrpjetė si uji i detit nga plasja e bombave tė mėdha. Gori pa dritėn e tokės spaniolle. Sa dritė ka qielli dhe deti i Spanjės! Kudo qė tė hidhje sytė shikoje pyje me portokalle! Pyje me ullinj! Dhe ja, aty pranė, deti ish i shqetėsuar dhe era kafshonte valėt duke zbardhur dhėmbėt si njė qen i egėrsuar. Infermierja, qė i rrinte Gorit mbi kokė si njė pulė qė mbronte zogjtė e saj nga ndonjė skifter, Kristina, siē e quanin infermieren suedeze, e ruante tė plagosurin nga aeroplanat.
    - Janė shumė ēnjerėzorė! Edhe autoambulancat i sulmojnė! Sa herė na kanė mitraluar!
    Doktori qė shoqėronte kollonėn vizitoi edhe Gorin. E gjeti mirė, mė tė qetė.
    - Jemi fqinjė! - i tha.
    - Nga jini ju? - e pyeti Gori.
    - Jam bullgar! Dr. Klimgev! Ti je shqiptar, apo jo?
    - Po! jam shqiptar!
    - Aty nė spital, do tė gjesh dhe njė infermiere shqiptare. Ėshtė njė shoqe e mirė.
    Nė rrugėn e bukur, qė pėrshkon bregun e detit Mesdhe, rrugė plot pemė dhe vreshta, plot vila dhe fshatra tė bukura, tani pėrsėri nisėn tė lėviznin maqinat: kamionė me ushtarė e me mall, vetura, autobuzė, motoēikleta, biēikleta qerre - ē'lėvizje e madhe pėr nė Castellon de la Plana! Maqina tė mbuluara me giethe, me dega: si duken sė largu! Si njė kopėsht lėvizės!
    Shumė maqina ndalen dhe vizitojnė tė plagosurit. Edhe Gorin e vizitojnė, i buzėqeshin, i urojnė shėndet. Dhe Gori u buzėqesh me zor, se ndjen dhembie tė madhe nė gjoks e nė brinjėt dhe nė majė tė kokės. Ah, kjo erė e bendeve e mbyti fare! S'e duron dot! Sikur infermiera tė mos ishte infermiere, po infermier, do tė thėrriste njė herė e shumė herė: "Nėnė! Moj nėnė!", po kishte turp nga ata dy sy tė kaltėrt tė shoqes suedeze qė e shikonin me atė ėmbėlsi qė e shikonte edhe qielli i Spanjės. Shtrėngonte dhėmbėt dhe... ja para tij, pa dy sy, dy sy spanjollė, qė kurrė s'do t'i harronte.
    Njė kolonel francez, burrė i shkuar nga mosha, me flokė tė drejtė e t'ergjėntė, me mustaqe tė shkurtėra si furcė e fortė, me dhėmbė tė florinjtė, me beretėn baske bojėhiri, u afrua dhe pyeti:
    - Franse?
    - Jo Shqiptar! - i tha infermiera -
    - Shqiptar? Shqiptar?! Sans blague! (Fr.: Pa shaka: Vėrtet) Sa mirė! Trim shqiptar, e? Si je, mon petit? (Fr.: biri im) Si je, mon petit? - dhe u afrua, i vuri dorėn nė ballė dhe i tha diēka frėngjisht. E puthi me dashuri. Vajza qė e shoqėronte, e shikonte nė thellėsitė e syve, sikur kėrkonte tė kridhej brėnda nė sytė jeshil tė Gorit, i cili ndjeu njė diēka qė s'e kish ndjerė kurrė gjer ahere. Koloneli e pėrshėndeti, kapi vajzėn nga krahu dhe u largua, kurse e reia, duke e shikuar akoma, po me atė mėnyrė tė ēuditėshme, u kthye i pėrkėdheli flokėt, u ngritė duke e parė nė sy si i hutuar, sikur deshi t'i thosh diēka... i hodhi njė degė ulliri qė mbante nė dorė dhe u largua duke e hequr prej kolonelit dhe duke i thėnė Gorit:
    - Hasta la vista! (Sp.: mirupafshim)
    Gori lėvizi pakėz, e shikoi mė mirė, kur ajo largohej. Infermierja tha:
    -Buena chiquita! Muy guapa! (Sp.: Vajzė e mirė! Shumė e bukur)
    Gori s'foli gjersa e vunė prapė nė autoambulancė. Maqina ecte nė rrugėn e asfaltuar drejt Murcias. Infermierja, me sjelljen e saj shumė tė dashur, nuk ia hoqi degėn e ullirit. Gori si i truar e kish pyetur:
    - Mua mė tha: "Hasta la vista?"
    - Po! Tė tha me zemėr spanjolle "hasta la vista!" dhe tė uroj ta rishikosh. Tė fali dhe kėtė degė ulliri.
    ------------------------------------------
    Takimi i Gorit me Anitėn ėshtė nga pjesėt mė tė bukura tė romanit, i cili ėshtė aq i ngarkuar me mundimet dhe dhimbjet njerėzore. Duket se dashuria bėn magjira, ndihet nėnteksti i kėsaj ndjenje nė tėrė romanin. Vėshtrimi nė thellėsi tė syve tė ushtarit shqiptar me infermieren spanjolle nėnvizon me forcė vetinė universale tė kėsaj ndjenje, qė nuk pyet as pėr gjendje tė vėshtirė, as pėr kohė dhe aq mė tepėr pėr kombėsi tė ndryshme. Dega e ullirit qė Anita ia dhuroi Gorit ėshtė simbol i fitores, dhe i njė dashurie tė pėrjetshme. Me lidhjen e kėtij ēifti P.Marko solli nė letėrsinė shqiptare ēiftet mė simpatikė dhe mė tė guximshėm tė tė dashuruarve. Dhe ideali i njėjtė qė kanė kėta dy tė dashur jepet nė planin intim njerėzor dhe aspak si njė propagandė e letėrsisė zyrtare tė kohės.
    ----------------------------------------------------

  11. #11
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,773
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Jeta dhe vepra e Petro Markos



    Horizonti Poetik

    Nė radhė tė parė Petro Marko ėshtė njė prozator i madh; romanet e tij pasuruan traditėn letrare tė prozės shqiptare, duke i siguruar atij njė vend nderi nė tė. Po P.Marko shkroi dhe botoi shumė poezi nėpėr faqet e shtypit, tė gazetave e revistave letrare. Krijimtaria poetike e P.Markos pėrmblidhet nė vėllimin me poezi "Horizont", i cili u botua nė vitin 1959. Ky libėr u ribotua dhe nė Prishtinė nė vitin 1972. Poezia e P.Markos shquhet nga njėra anė pėr notat e dhembjes, shqetėsimeve ndaj vuajtjeve individuale dhe kolektive nga ana tjetėr ajo vlon nga protesta kundėr padrejtėsive shoqėrore tė kohės. Gjithashtu nė kėtė poezi ėshtė i pranishėm toni luftarak qė lidhet me poezitė e frymėzuara nga koha e Luftės sė Spanjės:

    Madrit!
    Mė thirre?
    Erdha!

    Nė kėto poezi mbizotėron vargu i shkurtėr si dhe pėrdorimi i dendur i shenjave tė pikėsimit. Ashtu siē ishte jeta e poetit me frymėzimin e njė zjarri tė brendshėm internacional, ashtu dhe poezia e tij trumbeton kėtė frymė vėllazėrimi e bashkimi qė i kapėrcen caqet nazionale
    Njohja e disa gjuhėve tė huaja dhe kontakti drejtpėrdrejt me poezinė moderne bėri qė P.Marko tė pėrpunonte vargun poetik, tė sofistikonte e metaforizonte nėntekstin e poetikės sė tii. Kėshtu nė poezitė qė nga kritika mbahen mė tė mirat si Tri fattbėnat, Vdekja lind, Kėnga e valės, etj. poeti krijon atmosferė poetike me raportet jetė-vdekje, ėndėrr-zhgjėndėr, shpresė-iluzion etj. Nė poezinė e tij shpesh bie nė sy ndikimi nga mitologjia shqiptare apo modele tė poezisė popullore, veēanėrisht tė vendlindjes (Labėrisė).
    Pavarėsisht se P.Marko solli frymėn e tij originale nė poezinė shqiptare, ai mbetet i madh me prozėn e tij romanore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga viganv : 08-07-2005 mė 18:33

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    11,572
    Faleminderit
    18
    148 falenderime nė 125 postime

    E bija e Petro Markos: Pengu i babait tim

    E bija e Petro Markos:

    Pengu i babait tim

    Dorina Topollaj

    Jetėshkrimi

    Emri: Petro Marko
    Vendlindja: Dhėrmi, Himarė
    Vitlindja: 25 nėntor 1915

    Arsimi dhe jeta

    1932 pėrfundon shkollėn e mesme tregtare nė Vlorė
    1934-1936 studion nė Greqi pėr Shkenca Politike
    1936 boton revistėn “ABC”, e cila u mbyll pas numrit tė 2-tė
    1936 internohet nė Llogara pėr disa muaj
    1936 bashkohet me vullnetarėt e brigadės “Garibaldi” nė Spanjė
    1939-1940 studion nė Francė
    1940, pasi ėshtė kthyer arrestohet dhe burgoset nga italianėt
    1941 dėrgohet nė Ustika nė Itali
    1944 arrestohet nga gjermanėt dhe po atė vit kthehet nė Shqipėri
    1945-1947 punon si kryeredaktor i gazetės “Bashkimi”
    1947-1950 burgoset si agjent i amerikanėve
    1957 mėsues nė teknikumin “8 Nėntori”
    1973 i hiqet e drejta pėr botim
    27 dhjetor 1991 vdes dhe varroset sipas amanetit pa ceremoni

    Ēmime

    1998 “Mjeshtri i Madh i Punės”
    2000 “Penda e Artė”
    2002 “Qytetar Nderi i Vlorės”
    2003 “Nder i Kombit”

    Librat

    1929 boton poezinė e parė
    1958 boton romanin “Hasta La Vista” ( Merr Ēmimin e Republikės)
    1959 boton “Horizont” vėllim me Poezi
    1960 boton romanin “Qyteti i fundit”, u kritikua dhe nuk u ribotua
    1961 boton “Rrugė pa emra”, vėllim me skica dhe tregime
    1966 boton romanin “Stina e armėve”
    1968 boton romanin “Ara nė mal”
    1972 boton romanin “Ultimatumi”
    1964 boton romanin pėr fėmijė “Shpella e piratėve”
    1967 boton tregimet “Urata, Dhia dhe Perėndia”
    1969 boton romanin “Halimi”
    1973 boton “Fantazma dhe plani 3+4”
    1988 boton romanin pėr fėmijė “Griva”
    1972 boton dramėn “Guna mbi tela”
    1973 boton “Miku i Martin Gjinit” (libri u sekuestrua dhe u asgjėsua)
    1974 boton “Poezi tė zgjedhura” (libri u sekuestrua dhe u asgjėsua)
    1984 boton romanin “Tė thjeshtėt”
    1989 boton romanin “Nata e Ustikės”
    1996 botohen poezitė e pėrkthyera nga autorė hispanikė “Ku po shkon kalorės i vdekur”
    2000 botohet jetėshkrimi “Intervistė me vetveten (Retė dhe Gurėt)”
    2001 botohet romani “Ēuka e shtegtarit”
    Sė fundmi, botohen “Lejania”, “Njė natė dhe 2 agime”, (romane) “Tregime tė zgjedhura”, “Dita qė rrojta unė” (publicistikė), “Erė e Det”



    Pengu i Petro Markos ishte pikėrisht ai qė s’pushoi tė bėnte gjithė jetėn: tė shkruarit. “Cila do tė ishte fjala e fundit kur do tė jepja shpirt? Tani mendoj si i gjallė dhe do tė dėshiroja tė isha i gjallė deri nė ēastin e fundit kur tė thosha: Jetova kohėn si njė aktor qė nuk e shprehu mirė pjesėn e caktuar nga regjisori jetė....”, shkruan nė njė nga shėnimet e tij tė pabotuara mė parė, gjeniu i Brezit tė Humbur. Kishte shumė plane pėr tė shkruar, plane tė cilat i ndrynte nė blloqet e tij tė xhepit, e qė tani me kujdes, dashuri, por edhe habi po i nxjerr nė dritė e bija e tij, Aranita. “Babai kishte plane shumė tė mėdha pėr tė shkruar dhe duke parė kėto gjėra qė po ndodhin do tė kishte shumė pėr tė thėnė”, kujton Aranita nė 92-vjetorin e lindjes sė shkrimtarit tė madh. “Sot ėshtė dita e babait tim”, shton ajo me sytė e mbushur me lot, duke kujtuar jetėn me tė. Ndėrsa mbi tavolinė ndodhen blloqet e Petro Markos, me madhėsi xhepi, ku shėnimet janė hedhur herė me nge e herė me vrull. Ato ndodhen nė tė njėjtėn shtėpi ku ka jetuar shkrimtari, rrėzė Bulevardit Zogu I, nė katin e dytė tė apartamentit qė po diskutohet tė bėhet muze. Nė njė intervistė, Aranita Marko tregon jetėn dhe dėshirat e tė atit.

    Gjithashtu, nė “Tirana Observer” botohen edhe disa shėnime tė shkrimtarit, qė s’janė zbuluar mė parė.

    Si e pėrjetoni pėrvjetorin e lindjes sė babait tuaj?

    Pėrvjetori i lindjes dhe i vdekjes nuk ndahen dot nga njėri- tjetri. Nė qoftė se do tė ishte gjallė sot babai, do tė ishte 92 vjeē. Ai punonte shumė, madje edhe duke mos qenė, ai ende punon. Ka shumė materiale qė i gjej duke gėrmuar vazhdimisht nėpėr shtėpi. Herė pas here gjej gjėra me anė tė cilave mund ta ndiesh afėr. Ka aty gjėra qė nuk i ke dėgjuar, gjėra qė janė ende tė reja. Do tė dėshironim shumė ta kishim pranė dhe t’i tregonim atij librat qė janė botuar pas vdekjes, tė cilat nuk i ka parė. Pėr fat tė keq patėn kaluar shumė vite pa u botuar librat e tij. Ėshtė kėnaqėsi e madhe pėr njė artist, ēfarėdolloj artisti, qė ta shohė punėn e tij. Ne nė fakt kemi atė dėshirėn pėr tė thėnė se ai i shikon tė gjitha kėto dhe kjo nuk ka lidhje me besimin te Zoti. Ėshtė besimi te njeriu. Njė njeri qė tė ka dashur aq shumė dhe ka qenė aq pranė teje, sa sado qė tė kalojė koha aq mė tepėr kur ai ėshtė njeri qė ka krijuar, ato krijime gjithmonė i japin jetė. Kur botohet njė krijim i babait bashkė me mamin nė njė fotografi qė kemi tė varur nė mur i themi: Ja libri yt.

    A i festonte pėrvjetorėt e ditėlindjes sė tij, Petro Marko?

    Nuk i festonte shumė ditėlindjet e veta, mė shumė festonte tonat, tė mamit qė nuk e harronte asnjėherė. Por ama ditėlindjeve u jepte shumė rėndėsi dhe nuk i harronte asnjėherė. Aq mė tepėr qė ai ka qenė fėmijė i mbetur qė i vogėl jetim, pa nėnė e pa baba. I donte ditėlindjet, sidomos ai qė nuk ishte njėri qė e ēoi jetėn kot; ai ishte njė njeri qė luftoi pėr idealet e tij pėr mendimet e tij, qė krijoi familjen e tij dhe na deshi aq shumė. Unė mendoj se nuk ka baba si babai im. Edhe sot e ndiej mungesėn e babait, sepse ishte i jashtėzakonshėm, ishte shumė familjar. Mė mungon jashtėzakonisht shumė, mė mungon nė momentet kyēe tė jetės, mė mungon mendimi i tij, drejtimi qė i jepte gjėrave. Ėshtė e tmerrshme qė ai nuk i pa librat e tij. Madje, babai ka pasur njė dėshirė. Nuk donte qė kopertina tė kishte figurė. Thoshte qė lexuesit duhet t’ia lėsh tė lirė imagjinatėn. Domethėnė, nėse ti formon si piktor njė lloj figure, ti i imponon atij njė lloj mendimi. Ai donte t’i linte dorė tė lirė dhe dėshirėn e tij e kemi ruajtur. Gjithė kopertinat e librave qė kemi botuar, nuk janė bėrė me figurė.

    A ju ka mbetur ndonjė peng nga babai?

    Ai iku nga kjo jetė nė dhjetor tė 1991-shit, nė kohėn kur ndodhėn ndryshimet dhe unė me mamin gjithmonė mendojmė ēfarė do tė kishte thėnė babai lidhur me kėto ngjarje, pėr kėto ndryshime qė po bėhen, pėr njerėzit qė janė. Por ai nuk pati kohė tė na thoshte asgjė. Ne kishim njė besim shumė tė jashtėzakonshėm tek ai, sepse kaloi njė jetė vėrtetė tė rėndė, por njė jetė tė jetuar nga njerėzimi, tė lidhur me historinė e njerėzimit. Dhe kjo kohė qė vazhdon ėshtė histori. Nėse do tė ishte gjallė, ai do tė kishte shkruar shumė mė tepėr. Babai kishte plane shumė tė mėdha pėr tė shkruar dhe duke parė kėto gjėra qė po ndodhin, do tė kishte shumė pėr tė thėnė. Por pėr fat tė keq ato qė kaloi ia shkurtuan jetėn, iku mė shpejt se ē’duhej nga kjo jetė. Ky ėshtė pengu i babait dhe i yni.

    A ka ende materiale tė pabotuara nga Petro Marko?

    Gjatė gjithė kohės kur dilte babai mbante nga njė bllok shėnimesh nė xhep dhe shkruante pėrshtypje pėr njerėzit qė i takonte, pėr ngjarjet qė ndodhnin, pėr gjėra nga mė tė ndryshmet. Ka copa letrash qė i shkruante, tė cilat janė tė gjitha shumė interesante. Duhet t’i grumbulloj tė gjitha pėr tė bėrė njė botim si plotėsim tė shkrimit tė tij “Intervistė me vetveten”, sepse ka gjėra mė personale e tė detajuara. Ka pjesė poezish, mendime, prozė, ka gjėra shumė interesante, por siē thashė ka shumė, shumė punė. Kėto pjesė janė tė shkuara me dorė dhe ėshtė pak e vėshtirė pėr ta deshifruar. Njė pjesė e madhe e shėnimeve ka tė bėjė me njerėzit qė ka njohur nė Shqipėri dhe njerėzit qė ka njohur jashtė saj. Secili ka njė pjesė mė vete dhe kėto do tė nxirren nė njė botim.

    Flitet qė shtėpia juaj do tė kthehet nė muze. Nė ēfarė faze ėshtė ideja?

    Kohėt e fundit me shumė dashamirėsi Ministria Kulturės, duke dashur tė bėjnė diēka pėr Petro Markon dhe pėr familjen e tij ka hedh kėtė ide. Ėshtė njė mendim pėr ta kthyer shtėpinė nė muze, por me kushtet qė kemi ne si familje, me problemet dhe me vėllain tė sėmurė nuk e di se ē’mund tė bėhet. I falėnderoj pėr vlerėsimin qė duan tė na bėjnė, por konkretisht ne si familje kemi nevoja mė tė mėdha se njė shtėpi muze.

    Nusja e Maleve tė Vetėtimės

    Kur endesh rrugėve t’Afrikės dhe shikoja femra t’ēveshura dhe mjera, kur
    bridhja nė Amerikė tė Jugut dhe shikona limaneve detarė tė dehur qė rrėmbenin vasha tė mjera...kėndoja pa zė njė kėngė qė kėndonin vashat e fshatit, aty nė Rrodhe, pėr Nusen e Maleve tė Vetėtimės:
    Nusja e maleve tė vetėtimės, ishin bėrė lengjendė po edhe njė kambanė e fuqishme e kanunit tė nderit...se qėmoti, kush e di se kur, ngjau njė tragjedi e padėgjuar gjer ahere nė vendin tonė.. Ishte zakon qė vashat dhe nuset e bregdetit shkonin nė fshatrat e pėrtej Malit tė Vetėtimės, dy e dy, tri e tri e ngadonjėherė dhe filikat tė vetme, tė ngarkuara me prodhimet e krahinės, si portokalle, limona, ullinj, vaj e pemė tė tjera... shkonin pėrtej nė fshatrat e Lumit tė Vlorės dhe tė Mesaplikut pėr t’i ēkėmbyer me mallrat e kėtyre anėve.. Si nuse mali, kalonin shtigje tė rrezikshme, dimėr e verė, dhe asnjė, asnjė nuk e ngiste. Pėrkundrazi, tė gjithė e mbronin sikur t’i kishin motra apo bija tė tyre..
    Mirpo ja qė ngja njė gjėmė e padėgjuar kurrė. Njė djalė nga fshati ynė qė kulloste dhitė nė Gurrė, pa njė vashė tė re tė ngarkuar.
    Vasha ishte zėrė e vėrtet. Atij iu verbuan sytė dhe e kapi..Dhe ajo, duke qarė u hodh nga maja e malit dhe.. e bėrė copė e thėrrime ra nė greminėn e zezė.. Ky lajm tronditi fshatin dhe gjithė krahinėn...Shkuan burrat dhe muarrnė kufomėn e gjakosur e zbritėn nė fshat ku e pritėn vashat me vaj duke ējerr faqet.. dhe jo vetėm fshati ynė, po gjithė fshatrat e shpunė si nuse nė fshatin e saj.. Aty u bė gjėma e madhe.. Nuk mbahet mend kurrė njė zi kaq i rėndė...
    Fshatrat u kthyen dhe menjėherė pleqėsia u mblodh pėr ta dėnuar atė djalė qė shkeli kanunin dhe nderin e vendit... Nė kuvend tė pleqve, shkoi dhe babai i djalit.
    Nuk ėshtė zakoni, po ja qė unė duhet tė jem nė kėtė kuvend. Tha ai dhe uli kokėn. Pastaj ngriti kokėn, u ngrit vetė, aty nėn ullirin e Kuvėndeve, dhe duke parė trungut e ullirit tha:
    -Nuk ka nevojė tė humbisnin kohė e fjalė. Unė, unė vetė po vendosė pėr kėtė farė tė huaj qė dolli nga vatra ime, nga gjaku im. Urdhėroj qė ai tė digjet i gjallė. Dhe ashtu duhet tė bėhet... Pas njė heshtje tė rėndė dhe tė helmuar, ashtu u vendosė. Dhe vendimi u krye nė drekė, mu nė shesh tė fshatit, aty ku burrat hidhnin valle me raste gazimi dhe feste.
    Dy tė huaj, qė kush e di pse kishin shkuar dhe kaluar nga fshati, i thanė kryetarit tė pleqėsisė: “Si shumė tė ashpra i kini zakonet!” Dhe plaku kish pėrgjegjur: “Kjo ashpėrsi na ka mbajtur nėpėr shekuj, tė lirė dhe krenarė!”
    Ajo kėngė e pikėlluar e kėnduar nga vashat dhe nuset e fshatit nė pllaja duke bėrė dru, nė ara duke punuar, rrugės duke ecur tė ngarkuara...mė ka shoqėruar nė tė pesė kontinentet dhe mė ka ngushėlluar kur isha nė ēaste shumė tė rėnda dhe tė vėshtira nė rrugėt plot vuajtje tė botės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #13
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    14 falenderime nė 10 postime
    APOLOGJIA IME
    (JETES)


    ...Marrezi, turp turp dhe
    mekate
    per jeten e terbuar
    se kur me ndal, o gjenerate,
    qe vuan rruges ndonje nate,
    me merr per te denuar
    dhe, me nje ze qe vret,
    ngahera me pyet:
    -Ku linde, o i ri?
    -O jete, linda ne shkreti!
    -Ku rron dhe ku vete,
    ne c'dhera e ne c'dete?!
    -Cudi! C'kerkon prej meje ti

    dhe si, o jete, pyet,
    kurse ne varferi
    me hodhe kur me gjete
    te lindur nga skelete
    pa drite, pa liri?
    -Njeri!
    Nga vete, as me thua?
    -S'e di! Jo, Nuk e di!
    Po lerme, o jete, c'ke me
    mua?
    -Dua ta di, po dua!
    -Atehere, jete e krisur,
    per mua mos pyet
    se qysh ne n'agim kam nisur

    te shkel si skllav i shkrete
    mbi gjurma shprese drite...
    . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
    . . . .
    -O mekatar,
    as faliu ligjes sime,
    bindu i cmendur enderrtar,
    s'jeton me shqetesime!...
    -Mu thell' ne brendesire
    ku ndjenja rron e lire,
    ku dhembja dhemb e prekur

    nga ligja jote e fuqiplote,
    ne gjirin tim si hekur,
    si hekur e celik,
    qello,qello, o me kamxhik;
    pa frik' e pa meshire
    e pa pendim,
    se mu ne thellesire
    te shpirtit, ne nje kend,
    lindi nje shqetesim
    qe celi varrin tend...

    1937

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,641
    Faleminderit
    22
    252 falenderime nė 190 postime
    Tirana jetė-Stambolli

    Petro Marko

    -Hajde Paēe Stambolli!
    -Hallvė Stambolli!
    -Kėpucė Stambolli!
    -Rroba,jorgane Stambolli!
    -...Stambolli!
    Vetėm xhizė Tirone. Xhizė, kajmak...
    Stambolli ėshtė emėr qė i jep reklamė plaēkės qė shitet. Sadoqė bathėt ose bizelet ose mishi i mirė, qė mban Sotir Apostoli janė mall i vendit, prapė ai do tė thotė:
    -Mall Stambolli zotėni!
    Dhe sado qė stofa japoneze ka sunduar dyqanin e Hysen Ali Mehmetit, tė cilin e vizitojnė dita-ditės qindra katundarė ai u bėrtet:
    -Merrni mall Stambolli! Mall i lirė, i lirė...
    Dhe Lame Murthi, kur u servir hallexhinjėve kafet e tij plot kajmak, u thotė:
    -Vallahi, pini mall Stambolli.
    Mirėpo njerėzit, po jeta? A bien erė Stambolli vendet e dėfrimit ose vatrat e hallexhinjėve? Se kryeqyteti ynė ėshtė i ri, siē ėshtė edhe mosha jonė e re. Tirana ėshtė 17-vjeēare. Tamam si njė vajzė 17-vjeēare, e cila fundi i fundit ka ėndėrra, shpresa, shqetėsime. Dhe siē mund tė gjejė njeriu brenda shpirtit tė nje vajze aq tė re botėra tė ndryshme, sidomos mendje tė papjekur dhe ēregullim nė jetė, kėshtu mund tė vėrehet edhe kėtu.
    -Ane ku ka qenė njė herė Tirana! Dhe si u bė sot? Dhe nė daē tė shohėsh Tiranėn e dikurshme, futu mu nė kėrthizė tė saj, atje ku ēdo gjė vazhdon rrugėn e dikurshme. As rrugėt, as dyqanet, asgjė s'ka ndryshuar. Vazhdojnė pak nga pak evolutėn bashkė me jetėn e banorėve tė tyre.
    A e keni vėnė re?
    Tri rrugė kryesore rrethojnė si mure mongoljane Tiranėn e vjetėr. Atje brenda qytetėrimi s'ka guxuar tė depėrtojė. Sa larg ėshtė, bie fjala, sheshi i ministrive nga tregu i vjetėr!
    As 100 metra nuk janė larg sheshit, por mė tepėr se 100 shekuj janė prapa!
    Megjithatė, atje gjėmon "Stambolli".
    Salepēinj, hallvaxhinj, qeleshexhinj, jorganxhinj, e ku ta di unė turli-turli farkėtarėsh, teneēexhinj, kallajxhinj... atje brenda kanė formuar njė jetė mė vete dhe s'duan tė dinė fare se ē'ngjet pėrjashta tyre.
    Atje, p.sh., Beqiri prej Shkodre, rrobaqepės me nam, vazhdon tė qepė ende njė xhaketė vetėm pėr njė lek e gjysmė dhe kostumin e tėrė pėr nja dy lekė. Dy lekė vetėm. Dhe nė njė orė e sipėr fshatari qė shiti drutė e ka kostumin gati. Ndryshon puna se si u qep. Puna ėshtė qė jabanxhiu e bėri kostumin. Ai s'vė re nėse njėra mėngė ėshtė njė pėllėmbė mė e shkurtėr se tjetra. Dhe kur thotė:
    -More usta, pse...
    Atėherė Beqiri bėrtet:
    -Mall Stambolli aga!
    * * *
    Jo vetėm ata kanė punuar nė Stambolli dhe qė kanė ardhur kėtu e ushtrojnė mjeshtėritė e tyre pėrmendin me mall qytetin e ėndėrrave dhe tė qejfeve, po edhe ata tė tjerėt qė s'ia kanė parė kurrė madhėshtinė e tij, kur duan tė ēfrejnė ose tė tregojnė diēka e zėnė nė gojė, ndonėse pa dashje, Stambollin.
    Kam parė shumė njerėz tė mirė e pėr tė qenė, tė veshur shik, qė banojnė nė pallate tė mira e moderne, qė kur venė nė "Nacional" e ja shtrojnė me birrė, bėhen tapė, dhe atėherė harrojnė fare se ē'janė, paraqiten ata qė janė nė tė vėrtetė, marrin karroca dhe shpejt pėr nė kafe "Vera", atje ku gjėmon defi si nė Stamboll, atje ku dėfren njeriu si nė afenget e dikurshme tė Konstandinopolit.
    Se, fundi i fundit, ku do tė vejė njeriu tė argėtojė?
    Ku do tė kalojė ndonjė orė i dehur nė mes tė qejfeve tė ndryshme?
    S'ka lokale dėfrimi. S'ka jetė.
    Ditė e natė nė kafene.
    Ja nė "Kristal", ja nė "Kursal", ja nė "London", nė "Berlin", nė "Bella Venezia". Ose tek Loni i shkretė, qė i ra nė supe duke kėnduar gazeta... E pastaj shpejt tek z. Vasil Avrami, jo te deputeti, por te farmacisti i mirė, qė tė pret gjithnjė me buzėqeshje dhe qė tė shėrben me shpejtėsi... njė aspirinė, se tė zuri koka!
    Dhe nė tė dalė prej tij, nga e djathta, dėgjon njė zė:
    -Hajde hallvė Stambolli, zotėni!
    Aspirinė apo hallvė! Ē'tė pėlqen? Ē'tė shėron?
    E vėrteta ėshtė se ēdo shqiptar qė ka punuar nė Stamboll, kur ėshtė kthyer nė atdhe, vetėm kėtu nė Tiranė ka gjetur vend. Dhe sheh kėtu berberėt mė tė mirė, gjellėtorėt, rrobaqepėsit, kasapėt, kėpucarėt mė tė mirė, qė pėrpiqen t'i kėnaqin myshterinjtė duke u treguar dhe punėt e mira fitimprurėse tė Stambollit.

    Botuar mė 1937

  15. #15
    kuku Maska e brooklyn2007
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,527
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 30-11-2008 mė 02:02
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,060
    Faleminderit
    24
    10 falenderime nė 10 postime
    Ju falenderoj qe keni sjelle ketu ne forum kete shkrimtar te madh.
    Romani i pare qe kam lexuar ishte `Hata la vista`.
    Ju pershendes!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Besoja : 30-11-2008 mė 02:29 Arsyeja: Duhete te shkruaja `Hasta la vista`

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    11,572
    Faleminderit
    18
    148 falenderime nė 125 postime

    P.Marko: Edhe ndjenjat, stil

    P.Marko: Edhe ndjenjat, stil

    Roland Gjoza | 23/12/2009 | Kulture |
    Autori kujton takimin e parė me shkrimtarin Petro Marko, nė shtėpinė e tij. Mbi dashurinė, letėrsinė, stilin dhe marrėzinė e njė shkrimtari.


    Dialogėt pėr jetėn, famėn, femrėn, romanin "Qyteti i fundit", ashtu siē i mban mend, Roland Gjoza, dy dekada mė pas. Mė 27 dhjetor bėhen 18 vjet nga vdekja e Markos


    Isha 20 vjeē. Ibrahim Uruēi, kryeredaktori i "Dritės", njė burrė i vogėl, rrondokop, qė tėrhiqte tirandat e pantallonave, mė thirri nė zyrė. Te Petro Marko, vrap, mė sill... Po nuk e mora vesh ē'mė tha. Ashtu ishte ai, i rrėmbyer, i sertė, nervoz, po kjo mė tepėr nė dukje, se qe babaxhan njeri. E doja, po e kisha dhe frikė.


    Nuk e di pse, ndoshta ngaqė i bėrtiste Ismail Kadaresė nė korridoret e Lidhjes: Mė dėgjo mua, se do ta hash... Ismaili me tė qeshte mė shumė. Pati fatin mė tė zi: fshesaxhi nė qytetin e Tepelenės. Vdiq nė poshtėrim, i harruar.


    Shkova me vrap te Petro Marko. Pallati i verdhė ngjitur me maternitetin. Kati i dytė, dera nė tė majtė. Dera ishte e hapur: tak, tuk, tak. Kėrciste makina daktilografike. Njė makinė e vjetėr, plaēkė lufte.


    Trokita, hyra brenda, ai shtypte me tė shpejtė, me cigaren e tretur nė cep tė buzės. Nuk e ngriti kokėn me leshra tė zeza kaēurrele. Ezmer, i bukur, i lodhur, i shkyer nė gjoks, merrte frymė me zor. Po megjithatė shtypte. Prit, tha i pėrqendruar nė faqen e letrės boje kafe tė Kavajės.


    Nė dhomė s'kishte karrige, vetėm njė minder ku qe ulur ai. S'po marr dot frymė, jam mbushur me djersė... S'kam as cigare... ilaēet mė janė mbaruar... O djalė, mė bėj njė shėrbim, mė bli njė paqetė dhe ilaēet, se nuk jam mirė...
    Dola, ia bleva me njė frymė. E gjeta duke hequr fletėn e letrės me atė bisht cigare, atė grimė tė shqyer nė cepin e buzės. Njė gotė ujė, mė tha.


    Piu njė tabletė. Qėndroi njė grimė ashtu, pastaj mė pa nė sy: Po ti? Ke emėr, apo je i Paemri (personazh i romanit Qyteti i Fundit) I thashė emrin. S'tė njoh. Mos e ke gjė Toli Gjozėn, atė infermierin e urgjencės? Po, ai ėshtė im atė. Mė ka shpėtuar dy herė jetėn. Ka dorė tė lehtė, mė tė lehtė se gjithė tė tjerėt kur bėn gjilpėrėn.


    E kam qejf, se fjala e parė qė tė drejton ėshtė: Pjeshka e Tolkės... Po edhe ti mė shpėtove me ilaēet qė mė solle, ta di pėr nder. Nė vend tė ilaēeve mė tregoi paqetėn e cigareve dhe qeshi. Je kursant nė gazetė? Nuk e di ē'jam, i thashė. Ēfarė shkruan? Poezi.


    Fliste shpejt, i hante fjalėt. Ja, e shkrova tregimin, s'mė doli i keq. Mė tė dalė ėshtė... Dėgjo tė tregoj diēka; kur shkruan luaj tė marrin, me njė fjalė, bindju marrėzisė, nė qoftė se e ke, po s'e pate, bėhesh profesionist dhe i ke larė duart me letėrsinė. Mė pe mua, gati po vdisja, po ē'tė bėja, mė merr nė telefon Braēja: Petro s'kam tregim, mė thotė, e dua nė drekė, se mbyll gazetėn...


    U ula, ja kėtu ku jam dhe i hyra mė kot si duke u tallur... Mbaj vesh, si duke u tallur, se proza e mirė bėhet me marrėzi poeti. Mė doli, them se mė doli... Ja, lexoje, kursant dhe mė thuaj si tė duket...


    Dhe mė thuaj ē'tė bėri pėrshtypje mė shumė. Mos ėshtė vonė? belbėzova. Nuk ėshtė vonė, jo, e njoh Braēen unė, e bėn qimen tre... E lexova dhe i thashė; shumė i bukur, ajo qė mė bėri pėrshtypje ėshtė stili... Bravo, fitove kursant.


    Do t'i them Braēes tė tė mbajė nė gazetė. Stili ėshtė shkrimtari, pikėrisht stili. Ai del, nuk kėrkohet, del ashtu nga vetja dhe mos e trazo, mos e prish, pra, djalosh tė bėri pėrshtypje stili. Pėr kėtė jam krenar. Jam vėrtet krenar. E ke lexuar Heminguejn? Ai ka stil. E ke lexuar Lorkėn?


    Ai ka stil. E ke lexuar Kadarenė? Ai ka stil. Mė pėlqen shumė. Ėshtė shkrimtar i madh. Po ai ėshtė shqiptar, e ndėrpreva, zakonisht mburren shkrimtarėt e huaj.


    E ke fjalėn pėr zilinė, djalosh? Ke tė drejtė. Po fshati qė duket s'do kallauz. Kur erdhi Cuhrai, ai regjisori rus i Baladės sė Ushtarit, mė kėrkoi mua, kishte lexuar me dhjetėra skenarė, po nuk po i mbushej mendja. U takuam. Gjėja e parė qė mė tha: Ju shkruani ndryshe, mė tėrhoqėt dhe ju lexova deri nė fund. Ja, ky ėshtė stili.


    Historia, sado e bukur qė tė jetė, nuk bėn pėrshtypje pa stilin. Ramizeja, e di historinė e Ramize Gjebresė, u pushkatua se tha qė dashuronte Zaho Kokėn? Po ē'tė bėnte ajo, e donte more, la Nako Spirun dhe ra nė dashuri me Zaho himarjotin. Kur i thanė Nakos, se e fejuara e tij dashuronte Zahon, ai i zi, tha: Ndjenja ėshtė revolucion. E tha bukur. Ja, ky ėshtė stil.


    Ra telefoni. Do tė jetė Braēja, ka pėr tė ulėrirė siē e ka zakon. Mori receptorin dhe e vuri nė vesh. Dėgjova batarenė andej matanė. Mė shante mua, i dukej sikur ia kisha shtruar me tė pira te fuēitė e tymit, tani ishte koha qė piqeshin bėrxollat dhe mbusheshin krikllat e birrės, rridhte anėve ajo e uruar shkumė. S'mbaronte duke pėrshkruar paninet e buta dhe qoftet e gjata me erėza.


    Petro Marko mbylli me dorė receptorin dhe mė tha duke qeshur: Ja, ky s'ėshtė stil.
    Mė la nė duar fletėt e letrės sė Kavajės qė t'i prisnin si brisk gishtėrinjtė dhe mė thirri nga pas: Edhe nė dashuri tė kesh stil. Nė gjėrat e tjera s'ka ē'tė duhet. Duku nesėr tė mė blesh paqetėn dhe tė tregoj kush nga shkrimtarėt ka stil. Jam vetėm.


    Baba, i thashė, takova Petro Markon. Kush ėshtė ky? Shkrimtari. S'e mbaj mend. Ėshtė i madh? Mė i madhi. Kush ėshtė mė i madhi? Babanė e mundonte fama. Si nuk e mban mend? Ai ta dinte emrin, tė kujtonte dhe atė shprehjen "pjeshka e Tolkės".


    Ai qeshi: Mua mė njohin tė gjithė, se atė punė kam, po unė s'kam si t'i njoh.
    Babai mbahej rėndė. Ja, nga ky kėndvėshtrim dilte se njė infermier urgjence mund tė ishte mė i famshėm. Kjo vėrtet e gėzonte dhe ai e besonte.


    I ēova paqetėn, i thashė tė shkonim tė "Arbėria" tė pinim kafe, po ai s'mundte. Ai s'dukej si shqiptar. Ishte shumė i bukur, korrozi, me sy tejet shprehės, tė zgjuar, pretendues, me njė fjalė bukuria e tij tė krijonte njėfarė distance, po sapo fliste, se ai nuk rrinte dot pa folur, bėhej njeriu mė i afėrt dhe mė i thjeshtė nė botė.


    Tė ikte ndrojtja si e trembur.
    E di pse nuk vij pėr kafe, se aq qejf kam tė pi njė kafe atje, po sapo mė erdhi nė mend njė episod pėr romanin qė kam nėpėr duar, mendoj tė punoj, s'te vjen keq? Me njė fjalė po mė jepte duart. Dukej qė s'ishte fort nė qejf, i dridheshin pak duart, i turbulloheshin sytė, vuri fletėn nė makinė dhe u ul.


    T'jua bie kafenė kėtu? Ah, djalosh, ti qenke flori, piva njė nė mėngjes qė e bėra vetė, po mė doli mavri, dėgjo, kur tė veē atje, thuaj e dua pėr Petron, e dinė ato...


    Nuk ia mbaj mend emrin kamerieres, po ajo u pre kur i thashė se Petro e donte kafenė nė shtėpi. Nuk ėshtė mirė? mė pyeti dhe iu mekėn sytė, u dobėsua menjėherė. Jo, po ėshtė gati pėr tė filluar njė roman tė ri. Do qė tė mė bėjė surprizė, pėshpėriti. Si do ta shtyj unė sot pa tė? Jo, do ta lė "Arbėrinė", do tė shkoj te "Vollga", tė paktėn atje kam Sheri Mitėn. Po filloi roman, ky s'di tė mbarojė.

    Dukej shumė e hutuar. Kamerieret gjithmonė mė janė dukur tė bukura. Fundi i zi i puthitur pas kėllqeve dhe barkut, beli i tretur, gjoksi i kolmė i shtypur nė sutjena pėr tė mos rėnė shumė nė sy, bluza e bardhė e hekurosur nxitimthi, karafili qė pėrtypin nė goje, buzėqeshja, tundimi pėr t'u dhėnė. Kjo e Petros ishte e gjatė, tejet e zhdėrvjelltė, me bisht kali. Mė dha kafenė, mė futi si fshehtas njė pako tė vogėl nė dorė dhe mė tha: Thuaj, se e puth..


    I ēova kafenė dhe atė pakon qė ai e hapi shpejt dhe e kollofiti, ishte njė ėmbėlsirė. Kursant, e hodha pjesėn e vėshtirė, ē'tė tha ajo? S'i erdhi mirė qė fillove roman. Mė tha se tė puthte...


    Dėgjo, ajo ėshtė ēupkė e divorcuar, ti e pe sa e bukur ishte, i ka hipur nė kokė me mua... S'mė lė gjė pa lexuar... ore, po kur flas unė, ajo e lė punėn, vė dorėn nė mjekėr dhe mė dėgjon si e lėnė... flori ėshtė... mė pėrkėdhel tėrė kohėn me sy, mė thotė fjalė tė mira, mė jep, ja, nga kėto ėmbėlsirat... Ē't'i bėj unė?


    Ajo ėshtė nė kohėn e aventurave, unė i kam mbaruar... Ja, ky ėshtė stil. Sekreti pėr tė ngjallur interesim, po s'pati interesim nga faqja nė faqe, ftohet lexuesi... Ajo ėshtė stil, Ana Maria Monti ėshtė stil, kėto femra qė tė marrin nė qafė, duhet tė jenė nė roman, mu nė qendėr tė romanit, se pa to s'ka art, po duhet tė dish t'i pėrshkruash...


    Njė shkrimtar i mirė nuk rron dot pa kėto gjėra. Tė vogla, do tė thuash ti, jo ore, tė mėdha, them unė. Kur doli "Qyteti i Fundit", njė grua zbriti nga pajtoni dhe mė thirri. Ishte shumė e bukur, e veshur me pallto, me shall, me kapellė, ē'tė shikoje, mė e bukur s'bėhej, pėrpiqu ta njoh, jo, s'bėhej fjalė, ishte e huaj, e huaj ore, tė besohet, foli italisht, mu hodh nė qafė dhe mė puthi. Iku, ktheu kokėn dhe, me njė buzėqeshje qė s'do ta harroj, mė thirri: Ana Maria Monti jam unė. Ishte gruaja e njė diplomati, qė edhe ai ishte brenda nė pajton dhe ma bėri me dorė...


    Ja, kjo marrėzi ėshtė stil... arrite ta bėsh marrėzinė... po s'pati tė tilla s'ke stil... Sa i koklavitur ky stili, ē'ta zgjas, ėshtė si ajo pakoja me ėmbėlsirėn qė ha unė mė shumė, ajo mė ktheu reston e surprizės, ajo, kamerierja e "Arbėrisė". Ta ngjeshi ty nė dorė minutėn e fundit, pikėrisht minutėn e fundit, ja, kjo ėshtė ndjenjė e fortė turbulluese... Dhe tė gjitha vijnė nga stili...


    Tani mė lėr, mė vjen keq, po mbathja, kursant...
    Pas shpinės dėgjova si shkrehu karikatorin e shkronjave mbi letrėn pa stil tė Kavajės. O, sa dėshirė kisha qė ai karikator tė mė zinte dhe mua!
    Nju Jork 2009

    shekulli
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #18
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime

    Petro Marko

    PETRO MARKO


    U lind nė Dhėrmi, Vlorė. Pak kohė studioi nė Athinė. Qė kur ishte nxėnės i shkollės tregtare nė Vlorė (tė cilėn e kreu nė vitin 1932) filloi tė shkruajė poezi dhe proza tė shkurtra. Deri nė vitin 1936 ai punoi nė Tiranė si gazetar dhe po atė vit, nė moshėn 23 vjeēare u nis vullnetar nė Luftėn e Spanjės, si luftėtar nė brigadat internacionale. Pas kthimit nė Shqipėri nė vitin 1940 do tė burgoset nga italianėt, qė aso kohe e kishin pushtuar Shqipėrinė dhe do tė pėrfundojė nė kampin e ishullit Ustika afėr Palermos. Nė pėrfundim tė Luftės Antifashiste nė vitin '44, Petro Marko do tė marrė pjesė nė radhėt e partizanėve italianė, duke i rėnė kryq e tėrthor Italisė, si luftėtar dhe si komandant me pėrvojė luftarake. Kur kthehet nė Shqipėrinė e ēliruar, ftohet qė tė qėndrojė nė krye tė gazetės "Bashkimi" nė Tiranė, por shpejt do tė pėrjetojė disa nga vitet mė tė rėnda nėpėr burgjet e shtetit shqiptar komunist, pėr tė cilin Petro Markoja kishte luftuar nėpėr Evropė dhe Shqipėri mė se 10 vjet rresht. Tė gjitha kėto pėrvoja jetėsore i pėrfshin nė romanet: "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit". Nė vitet '70 ai do tė shkruajė romanin "Njė emėr nė katėr rrugė", ndėrsa periudhėn e vėshtirė tė jetės sė tij nė ishullin e Ustikės do ta pėrjetėsojė nė romanin e tij tė rėndėsishėm "Nata e Ustikės".
    Faqet mė tė fuqishme tė prozės sė Petro Markos reflektojnė triumfin e dashurisė dhe tė humanizmit njerėzor. Pas tėrė atij ferri nėpėr tė cilin kalon njeriu nė rrėfimin e Petro Markos, ai arrin tė mbetet i pamposhtur nga mizoritė e botės. Kėtė bėrthamė tė brendshme e rrezatojnė personazhet nga romanet e tij, kėtė shkėlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar nė tėrė veprat e tij.
    Nuk ka shembull nė letėrsinė shqiptare, ku tė jetė gėrshetuar dhe njehsuar aq shumė mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur pėr dashurinė dhe humanizmin njerėzor, ndonėse sa rrojti ishte ndėr personalitetet mė tė persekutuara dhe mė tė munduara. Qyteti i Vlorės e nderoi duke i dhėnė emrin “Petro Marko”, teatrit tė tij. Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nė vitin 2003 dekoroi Petro Markon me Urdhrin "Nderi i Kombit".
    Kėto ditė ish dega e lidhjes sė shkrimtarėve tė Vlorės mori emrin “Petro Marko”.



    ZHGENJIMI I MARISE




    - Mos fol kėshtu, mor bir, pėr uratėn!
    - Mė vjen keq pėr ty.
    - Po tė tė vijė keq pėr mua, mos e shaj para meje, se mė lėndon kėtu - dhe i tregonte zemrėn.
    Maria, qė kur ishte fėmijė, besonte kėto: Urata ėshtė mėkėmbėsi i Zotit mbi dhč, urata shėron gjithė sėmundjet dhe, urata qė tė pagėzon, qė tė vė kurorė, qė tė kungon para se tė vdesėsh, tė ka nė dorė edhe nė kėtė botė, edhe nė atė botė. Kėto Maria i kishte tė ngulitura nė tru, nė gjak, nė frymėmarrjen e saj.
    Te personi i uratės shikonte njerinė e shenjtė. Njerinė me tru dhe zemėr tė mirė. Njerinė qė qante hallet e tė gjithėve. Lekėt qė ajo kish dhėnė gjithė jetėn pėr trisaitė, pėr meshėt, pėr pėrshpirtjet, pėr shėnjtorėt, pėr ujėt e bekuar, pėr ditėn e Shėn Vasilit, pėr bekimet e shtėpisė dhe tė arės dhe tė gjėsė sė gjallė ..... as qė i qante kurrė.
    Meshėt, grurin e zier, verėn, vajin qė ajo kishte shpenzuar gjithė jetėn e saj sa u bė pesėdhjetė e pesė vjeēe, as qė i qante kurrė, as qė i zinte fare nė gojė. Pėrkundrazi, ajo ankohej se s 'kish qen nė gjendje tė jepte mė shumė pėr shpirtin dhe mėkatet e saj - se edhe ajo njeri ėshtė dhe mėkate patjetėr ka bėrė, me dashje ose pa dashje - pėr shpirtin dhe mėkatet e prindėrve dhe gjyshėrve tė saj, e sidomos tė vjehrit dhe tė vjehrės.
    E krishterė fanatike, Maria. Dhe me priftin kurrė nuk ishte prishur. Edhe kur nuk kishte patur mundėsi qė ta paguante menjėherė, ai e kishte pritur.... Shpirt njeriu urata!
    Dhe do tė vdiste me kėtė pėrshtypje pėr uratėn, po tė mos kishte ndodhur kjo:
    E lajmėruan se vėllai ishte sėmurė rėndė.
    Dhe kjo duhej tė shkonte natėn. Ndezi njė fener nga ata qė nuk i shuan era. Binte shi. Natė dimri.
    Dhe natėn sidomos nė dimėr, ato vende nga do kalonte Maria, janė shumė tė rrezikshme. Thonė se natėn atje dalin shejtanėt nė forma tė ndryshme: kaēupe tė fryra qė hidhen, gjarpėrinj tė gjatė, skelete qė kėrcejnė, dhe lugetėr qė hedhin valle ....
    Maria para se tė nisej, bėri kryqin nė konizmė dhe doli. U pėshtoll nė njė xhaketė tė vjetėr tė djalit dhe u nis. Edhe gjatė rrugės, duke lėvizur buzėt, ajo pėrsėriste disa fjalė nga ato tė meshės qė kish dėgjuar gjithė jetėn e saj, po qė kuptimin nuk ua dinte fare. Era frynte dhe shiu i hollė i pėrplasej nė fytyrė. "Kohė e keqe, si s'mė lajmėruan mė parė? Meqė e kanė kunguar, ka mbaruar .... "
    Kaloi monopatin e lagjes sė parė dhe i afrohej vendit nga ku kalohej aq lehtė natėn. Ajo nuk shihte asgjė pėrveē dy ose tri metrave tė rrugicės qė ndriēonte feneri. Po e dinte fare mirė se ku gjendej. Prandaj edhe pa fener sikur tė ishte nuk do tė rrėzohej nė asnjė gropė, nė asnjė shkallė.
    "Hyra nė tokėn e djajve. Po ku ka sot djaj. I ka larguar urata. Urata .... Po pse im bir e urren. Ē'ka qė e shan? Ai ėshtė njeri i Perėndisė, qė i di tė gjitha, tė gjitha ... "
    Frika qė i kish mbirė nė gjak dhe qė i ish rritur gjithė jetėn e saj, e tmerronte dhe e mundonte, sidomos nė kėtė moshė. "Po prėmė u takova me uratėn dhe ai mė dha temjan, mė bekoi". Sytė e saj nuk i lėvizte as djathtas e as majtas. E dinte qė tani ishte po nė atė zonė ku shejtanėt dalin si kaēupe tė fryra. "Urata mė bekoi dhe mė dha temjan. Temjani i largon shejtanėt. Po ku e kam temjanin? Mė mirė ta nxjerr", Fut duart nė xhepat e palltos sė vjetėr. E kėrkon atė thėrrime temjan. E gjen. E afron nė hundė. Era e temjanit i pėlqeu shumė. "Tani sikur tė ketė shejtanė, do tė largohen". Me tė hedhur njė ēap, pa pėrpara saj njė gjė shumė tė zezė.
    - O Shėn Mėri, ē'ėshtė kjo?
    Njė gjė e zezė, shumė e zezė. Mė e zezė se nata. Mė e zezė se korbi. Feneri i mbeti ashtu lart. Me sy tė tmerruar shikonte atė gjė tė zezė pak metro larg.
    - O Shėn Mėri .... Mė duket si kamillaf.
    Mbi atė gjėnė e zezė, ishte me tė vėrtetė njė kamil1af. E fėrkoi pakėz temjanin qė t'i dilte era .... dhe tė largohej shejtani. Po asgjė nuk lėvizi.
    Maria thirri me tė madhe: "Piso mu satana ... ", Kėtė shprehje e dinte pėrmenē. E kishte dėgjuar me mijėra herė nga urata. "Piso mu satana" - thirri pėrsėri me tė madhe Maria. Po ajo gjė e zezė me kamillaf nė majė nuk lėvizi fare .... Prifti nuk ishte. Se ajo gjė e zezė ishte sa njė ka, sa dy qe sė bashku .... "Piso mu satana", "Piso mu satana", pėrsėriste kėto fjalė. Ajo nuk e dinte kuptimin e kėtyre dy fjalėve.
    Ajo e dinte vetėm qėllimin e kėtyre dy fjalėve. Kur thoshje kėto dy fjalė, satanai ikte, zhdukej. Po ja qė satanai aty po qėndronte. Nuk lėvizte. Dhe sa i madh qė i dukej Marisė. Ai ishte sa katėr qe, po Marisė i dukej mė i madh se tėrė madhėsia e errėsirės sė natės.
    Ē'tė bėnte? Tė kthehej prapa? Po ai mund ta ndiqte pas. Temjani nuk e bėri punėn e tij. Satanai nuk u largua. As fjalėt "piso mu satana" nuk patėn sukses. Maria u ul e mori njė gur dhe e vėrviti mu te djalli i zi. Guri lėshoi njė tingull tė thatė.
    Maria u tremb nga ky tingull i thatė i gurit dhe .... do tė ulėrinte po dėgjoi ja aty, pak metro mbi atė gjėn e zezė dikė qė psallte. Mbajti frymėn dhe tė rrahurat e zemrės.
    "Hoj .... hoj .... me sytė e zinj .... me sytė e zinj .... Mos ki frikė nga mjekra ime .... mjekra ime .... mjekra ime .... "
    Kėto fjalė tė kėnduara po me atė ritėm qė urata kėndon ungjillin nė kishė dhe qė psalleshin ja aty, pėrmbi atė gjė tė zezė, e tmerruan mė shumė Marinė e gjorė.
    "O Shėn Mėri, shpėtomė, shpėtomė!" - tha me zė Maria....
    "....Mos kij frikė nga mjekra ime ... mjekra ime .... " - dėgjoi pėrsėri Maria.
    Psallmi erotik dilte i shtruar, i ngjirur, i lodhur, po me afsh, me pasion dhe i dredhur.
    "O Zot, si zėri i papa Dhimitrit! O Shėn Mėri, o papa Dhimitėr shpėtomėni"! - tha me zė Maria. Dhe filloi tė dridhej, tė dridhej. Dhe sytė nuk i hiqte nga ajo gjė e zezė. Po psallmi nuk dilte nga ajo gjė e zezė me kamillaf nė majė.
    "Mjekra ime .... mjekra ime .... "
    Maria nuk priti po ulėriti. Dhe ulėrima e saj u zgjat shumė sa u zbraz gjithė era e mushkėrive tė saj. Pėrsėri ulėriti. Dhe do tė binte pa ndjenja aty nė shesh, po tė mos kish dėgjuar njė zė burri:
    - Ē'ėshtė?
    - Ndihmė!
    Zėri afrohej.
    - Ē'ėshtė moj? Pse ulėrin?
    - Ndihmė! Ndihmė!
    Zėra tė tjerė u dėgjuan. Zėra burrash dhe zėra grash:
    - Ē'ka ngjarė?
    - Kush ka vdekur?
    - Kush ra?
    U afruan dhe .... kur panė atė gjė tė zezė, u drodhėn nga tmerri. Burra tė tjerė dhe gra tė tjerė me fenerė, me pisha tė ndezura nė duar, ishin bėrė si barrikadė. Shikonin vetėm atė gjė tė zezė tė frikėsuar.
    Maria erdhi nė vete kur pa gjithė ata fshatarė me fenerė dhe pisha tė ndezura nė duar. Disa burra tė guximshėm u afruan mė shumė te ajo gjė e zezė. E goditėn me shkop, me kėmbė, po asgjė, fshatarėt panė njėri-tjetrin nė sy.
    - Shumė i fortė, si prej guri.
    - Si prej hekuri. Theva kėmbėn.
    Kjo i tmerroi mė shumė. Ajo ishte rasa, hedhur mbi njė gur tė madh.
    Mė lart u dėgjua psallmi:
    "Pse ma mbylle derėn, moj syzezė, moj syzezė."
    Burrat shikuan andej nga vinte ky psallm erotik.
    Disa ngritėn fenerėt dhe thanė:
    - Po ai atje?
    Tė gjithė fenerėt dhe tė gjitha pishat u ngritėn dhe e ndriēuan atė qė ishte shtrirė nė pėrrua, brenda nė ujė.
    - Lugati, lugati, - tha njė grua dhe bėri kryqin.
    - Ē'lugat more, ėshtė papa Dhimitri - tha njė burrė dhe ju afrua uratės sė shtrirė nė pėrrua, nė mes tė ujit. Ishte me benevrekėt e gjata dhe me njė xhaketė tė shkurtėr. Mjekrėn e kishte futur nė ujė. I dukej gėrsheti i trashė i flokėve.
    Burrat u afruan dhe ngritėn fenerėt. Gratė tė pataksura bėnin kryqin.
    -Ē'bėn kėtu, more djall? - i tha njė burrė dhe e qėlloi me shkelm.
    Papa Dhimitri filloi tė psallte tropare erotike tė sajuara prej tij. Me kėto tropare ai shprehte hidhėrimin e tij, se ajo e la pėrjashta dhe nuk ja ēeli derėn.
    - Ėshtė bėrė thumb.
    - Si gjithnjė.
    Merreni dreqin ta shpiem nė shtėpi. E ngritėn. Ai akoma psallte tropare erotike dhe shumė tė ndyra. Kallėzonte pėr kofshėt e Dhoksisė dhe pėr gjinjtė e saj tė mėdhenj. Gratė u turpėruan. Ulėn kokėn dhe mezi e mbanin tė qeshurit.
    Maria nuk bėnte mė kryqin. Shikonte burrat se si e ngritėn papa Dhimitrin, se si e hiqnin zvarė, se si i hodhėn rason nė krahė dhe se si i ngjeshėn nė kokė kamillafin. Dėgjoi dhe gratė tė pėshpėrisnin:
    - Pėr cilėn Dhoksi kėndon?
    - Ehu, sa Dhoksi ka fshati!
    Maria nuk donte tė dėgjonte mė. Ato fjalė, ajo pamje qė pa, ishte mė rėndė pėr tė se vdekja e vėllait.... Vėllanė e qau ashtu siē e qan motra vėllanė, po duke qarė vėllanė, ajo qante dhe pėr diēka tjetėr, qante pėr atė qė humbi: pėr besimin dhe adhurimin ndaj uratės. Nuk deshi t'i dėgjonte mė as emrin.
    I dha tė drejtė djalit tė saj, i cili shumė herė ja kujtonte atė ngjarje tė llahtarshme qė zhgėnjeu Marinė.

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė “Gazeta e Athinės”, shkurt 2010)

  19. #19
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime

    Petro Marko - tregim

    PETRO MARKO




    VAJZA E VALAVE




    Valėt e tėrbuara tė detit qė pėlcisnin tė shkumėzuara mbi shkėmbinjtė e thepisur tė bregut, bėnin qė tė humbiste kėnga e zakonshme e djemve tė lagjes, qė ia kishin shtruar rrėzė Shėn Mitrit. Melodia, megjithatė, arrinte gjer te veshėt e Lolės, e cila plaste nga marazi dhe, fshehurazi, qante e qante me dėnesa qė tė kėputnin shpirtin. Atje poshtė, nė fund tė horizontit, mbi det, disa re tė kuqe silleshin vėrdallė nga fryma e fundit e tramundanės. Kėtej lart minaret blegėrinin. Ktheheshin nga mali. Mu nė mes tė fshatit kėnga lėvonte, kurse fashatarėt, qė gjithė ditėn kishin punuar, tani, tė lodhur, i drejtoheshin vatrės sė tyre. Dita po perėndonte…
    -Bijo, mos qaj mė. Bėj durim, se Neēoja do tė kthehet!-kėshtu i pėrsėriste gjithnjė Lolės vjehrra e saj,-Ta dije se sa vjet mė iku edhe mua, ndjesė pastė, plaku im! Iku, more, iku edhe ane kur tė kthehej! Ti do tė thuash se mua mė la Neēon nė bark, dhe shpresoja! Eh, mirė! Ka Perėndia edhe pėr ty. Por bėhu trime dhe duro tė durojmė...
    Nga njėra anė kėto fjalė dhe nga ana tjetėr kėnga e mallkuar qė oshėtinte nė sheshin e Shėn Mitrit, ia copėtonin zemrėn nuses sė gjorė, e cila kishte humbur ēdo shpresė. Se kishin kaluar tetė vjet dhe Neēoja nuk dukej. Neēoja levend, kėngėtari i fshatit, qė me kėngėn e tij e kishte ēmendur fare Lolėn e ėmbėl, kishte marrė gjurmėt e mėrgimit. Kishte ikur pėr tė fituar para. Kishte vajtur shumė larg, atje ku perėndon dielli, nė Argjentinėn e pasur.
    -Do tė kthehet plot flori dhe i ngarkuar me peshqeshe. Ai thoshte se do binte pesė baule tė mbushura...Tėrė lagjen do tė kėnaqė..
    -Po pse nuk na shkruan, moj nėnė? Ka Perėndia edhe pėr ne. Mos u merakos, se Neēoja s’ėshtė nga ata qė humbet kollaj nė mėrgim…Vetėm lutu gjithnjė e mos ua vėr veshin shoqeve. Ashtu e ka ky kurbet i zi...
    Dhe, duke mbaruar fjalėt me njė psherėtimė tė thellė, plaka e regjur nga vujatjet lidhte duart, ulte kokėn dhe largohej nė majė tė kėmbėve. Ajo e gjora e dinte se ē’i ziente brenda shpirtit tė saj. Neēon e shtrenjtė, djalin e vetėm, e martoi tė vogėl, vetėm e vetėm qė tė zinte gojėt e kėqija. Se qe ditėn kur Neēoja kėndoi kėngėn “Vajza e Valave” nė dritaren e Lolės sė ėmbėl, tėrė fshati nisi tė pėshpėriste. Dhe kėshtu, njė ditė vendosi dhe e martoi, se i vinte keq edhe pėr vashėn qė i dolėn fjalė...Dhe bėri njė dasmė tė madhe, ku u dehėn qė tė gjithė me verėn qė kishte mbledhur pėr tė pritur burrėzinė, qė s’kthehej kurrė. Nė dasmė u kėndua pa pushim edhe kėnga e tė martuarve, “Vajza e Valave”, kėnga qė Neēoja kishte ngritur pėr Lolėn.
    Djemtė e lagjes, tė mahnitur dhe gati tė shkalluar nga bukuria qė dita-ditės i shtohej Lolės, e kishin ndryshuar kėngėn nė disa vargje dhe pėrsėritnin:
    ...Gjithė bota ven’ e vijnė,
    por ai nuk vjen, a e mjera,
    por ai nuk vjen....
    Dhe, me gjithė kėto nxitje e shkrepėse pėr t’i ndezur ndjenjat, Lola duronte e duronte. Priste me besim Neēon e saj. Shpresonte nė fjalėt e tij tė fundit qė i tha kur iku: Sado qė tė vonoj, do tė kthehem njė ditė...Edhe i vdekur, unė do tė kthehem....”
    Atje poshtė, te shkėmbi i madh, shikonte varkat qė lundronin. Vėrente vendin ku punonte bashkė me Neēon, edhe qante. Dhe matanė djemtė, qė kurrė nuk e linin tė qetė, kėndonin:
    Vajz’e Valave,
    je njė vajz’ e re,
    un martohem n’atė jetė,
    ti martohu atje, a e mjera,
    ti martohu atje...
    Sa e sa djem tė pasur dhe levendė e kishin kėrkuar Lolėn engjėllore. Por kjo, besnike gjer nė vdekje, askujt s’i kthente sytė. Priste Neēon e saj.
    Dhe vitet kalonin.
    Asnjė lajm. Asnjė tė re nga Neēoja. Shtatėmbėdhjetė vjeē u martua Lola. Vetėm dy muaj ndenji me Neēon e saj. Dhe pastaj ai i iku. Tani, grua tridhjetė vjeēe, dukej mė e bukur dhe mė e re se ditėn qė u martua. E shkreta! Qante e qante dhe hera-herės mėrzitej aq shumė, sa mendonte tė mbytej atje pishtė, tek ai shkėmbi i madh, ku valėt e shqetėsuara pėlcisnin, duke mbuluar kėngėn qė dita-ditės dėgjohej nė mes tė fshatit. Ishte kėnga qė e ēmendi, qė e bėnte tė dashuronte gjer nė vdekje Neēon e humbur. Ishte kėnga e saj qė mbante gjallė nė zemėr kohėn e parė, ku shtrihej me Neēon atje poshtė nėn portokallet dhe qitrot, ku Neēoja i thoshte se ajo ishte “Vajza e Valave” dhe ah, atje, tė pandarė, tė pėrqafuar, kujtuan se vetėm nė Argjentinė ka shumė flori pėr tė ngritur njė pallat mu nė mes tė fshatit, sa tė pataksej bota...Ajo ishte kėnga qė i sillte ndėr mend ēastet mė tė lumtura, dhe prapė ajo ishte kėnga qė i copėtonte zemrėn, qė e dėshpėronte dhe qė nuk e linte tė qetė...Por ajo shpresonte. Priste Neēon e saj....

    ***
    Dhe njė mbrėmje vjeshte, kur Lola kthehej e lodhur nga puna, u ndalua mu nė hyrje tė fshatit nga njė vajzė e vogėl.
    -Sihariq! Sihariq!
    -Ē’ėshtė? Ndonjė lajm...ndonjė letėr?
    -Erdhi? Gjallė... apo?
    Dhe me shpirt tė ndezur e me gjunjė tė prerė deshi tė vraponte, por nuk mundi... Pėrqafoi vashėzėn:
    -Do tė tė jap... do tė tė jap..., -por nuk fliste dot… Lotėt nuk i mbajti dot… i rridhnin ēurkė nė faqet e saj tė djegura nga dielli i Himarės.
    Si nė furtunė, kokulur, ēantė njerėzit qė kishte mbuluar oborrin e shtėpisė sė saj. As dėgjonte se ē’i thoshin... Pėr ēudi, nuk e vuri re as heshtjen qė kishte pllakosur tėrė ata fshatarė, qė e shikonin Lolėn me dhembje, sikur i qanin hallin. Shkarkoi barrėn, dhe ashtu, si nėpėr gjemba, kokulur, u ngjit shkallėve. Para i doli plaka. E pėrqafoi dhe me lot nė ndėr sy i tha:
    -Erdhi, bijo... Erdhi... po...
    -Po... si?
    Si e shkalluar, si e zgjuar nga njė gjumė i trubullt, hyri brenda. Dhe e pa Neēon e saj tė shtrirė nė shtrat. Me sy tė pėrlotur, pa e dalluar mirė fytyrėn e zverdhur dhe sytė e thelluar tė burrit tė saj, u gjunjėzua pėr ta pėrqafuar...
    -Mos... mos mė puth o “Vajza e Valave” -i tha, dhe kthehu kokėn matanė, pa i pėrmbajtur lotėt...
    E mjera! E kuptoi se Neēoja i saj ishte verem! Heshti. Pastaj iu bė sikur dėgjoi kėngėn e saj tė kėndohej pėrjashta, nė sheshin e Shėn Mitrit, nga djemtė e lagjes... U trondit aq thellė, sa i ra nė prehėr Neēos sė saj duke thėnė:
    -Mirė se erdhe!- dhe e puthi fort mu nė buzė...

    1937

  20. #20
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime

    Petro Marko - poezi

    KENGA E VALES
    (Vlorės)

    Lėmo', o vale e pėrkėdhel
    atė breg qė s’ėshtė i gjallė,
    e, kur tė flesh aty nė Skelė,
    tė shtrihesh nė atė zall,
    kėndo njė kėngė e nanuris
    shumė qetė e me ngadalė,
    se nė atė tokė fle njė fis
    qė u ngrit nė shekuj valė
    pėr nderin e Lirisė...

    Lėmo' o valė me ngadalė!
    kėndo njė kėngė lehtė,
    tė mos dėgjohet gjer nė mal,
    se aty nė ullishtė fshehtė
    dergjen..... - oh lėre mos e nga,
    kujtimi u ka mbet! -

    Pra ti o valė, kėndo, mos qa,
    se zemrėn e ke det
    dhe gjuhėn ligjėrim e shkumė,
    sa brigje ke nė dorė!...
    Dhe kot kėrkon tė vėrė nė gjumė
    dhe shpirtin tėnd, o Vlorė!

    Po ah, o vend qė lind ē'ka vdes,
    pse hesht mbi varr, i gjallė?
    Pėrherė syri yt do jesh'
    me llahtari nė zall?..

    Lėmo' o valė me ngadalė,
    kėndo kushtrim tė qetė...
    Se mos dėgjohet lart nė male
    nė Arbėrinė vetė
    se atje dergjet njė jetė...

    Lėmo' o valė e pėrkėdhel
    me zemėr, jo me zjarr,
    se bėn vaki qė vdekja del
    e s'hesht brenda nė varr.

    Kushtrimin tėnd o tė dėgjoj
    oh, ndėrsa vendi qan -
    atėherė, o valė, gjumi mbaroi
    dhe labėt kush i mban...?!

    KEMBEVE

    Ē'keni, o kėmb', qė kėmba-kėmbės
    po gjurmoni lot e lodhje?
    a s'u ngopėt duke ecur
    nėpėr shtigjet e sė nesmes?
    ku e shpini n'ato ndodhje
    t'ashpra kurmin qė ka ngecur
    pėrmbi ju o kėrcitharė?
    -Po drejtohemi nė varr!...

    DESHPERIM!

    Tėrė brenga bredhėrin
    shpirtkėputur nėpėr rrugė,
    zėr' i tij mė s'psherėtin
    se nė syt' ku dergjet muga
    lot i heshtur, lot i ngrohtė
    rrokulliset me pėrtim
    mes fytyrės djersėftohtė
    duke shkruar: dėshpėrim!

    HIMARA

    Lagur syt' i zu qepalla,
    s'kanė tė hapen nė jetė,
    se nė ato vise tė rralla
    fluturon shpirti shigjetė!

    Atje, ah! gjelbėron fryma;
    n'ato male ar tė lara
    ku mbi re shkrep vetėtima,
    shkruan me zjarr:
    -Flak' ėshtė Himara!

    VETVETES

    Gėlltite dhimbjen me pahir
    nė thellėsinė tėnde!
    Vėrtite brenda pa mėshirė
    dhe qesh si njė ēapkėne!

    Shterroi jeta, s'ka mė lot
    as ėndrra, as pėrralla,
    eja nė vete, dehu sot
    me zemrat e gjalla!

    HA...

    Ha vajtim, o i helmuar,
    ha gėzim, o i gėzuar,
    ha pėrralla, o vjershėtar,
    ha litar, o Atdhetar,
    ha gėnjeshtra, o ėndėrrtar....
    hani bar pėr tė jetuar.
    Hani arkat... hiē mos mbeten
    mbretėr - sa tė hani veten.

    KENGA LABERISHTE


    Kur ja marr o me tė qarė
    asaj kėnge trimėrishte,
    them: - Eh, mbeta si i vrarė,
    se dyjarja labėrishte
    mė kujton .... O Perėndi,
    nuk e them, po do ja nis
    sy rrėmbushur nė arrati
    si bilbil i Labėrisė!

    DERI KUR...


    Deri kur i arratisur,
    i pastrehė nė mėrgim,
    deri kur o shpresėngrysur,
    do tė endesh pa drejtim?

    Kthehu, lumėmadh nė Atdhe,
    mba nė gji atė flamur
    qė valon i fsheht atje!...
    Bėhu burrė! Po deri kur?!

    PERMENDORJA E VLORES
    (luftėtarit tė panjohur)

    Trim , arbresh, ja ti si hekur
    ēelik mė rri pa tundur!
    Fsheh nė sy turmėn e vdekur
    qė nga vdekja s’ėshtė mundur!

    Rri rinia e tė sheh,
    por mjerisht ajo s'tė njeh!
    Edhe pyet, o zemėrftohur:
    - Ē'ėshtė ky trim i panjohur?

    TE VARRI I DREJTESISE

    Tė pat rritur me pekule
    drita e jetės... Po tani,
    pse e vdekur ju pėrkule
    dhunės - arit, pa stuhi?

    Ja... tė qan o turm' e gjallė
    qė tė humbi. Dhe me hak
    tė kėrkon. Si thua, vallė,
    pėr t'u ngjallur, do shumė gjak?

    N'ARRATI

    Kokėn mu nė trastė e futi,
    mori dhenė... Pse o Zot,
    tėrė kohėn jetėshkurtri
    qetėsinė nuk e gjen dot?

    Ligja me kamxhik s'e zbuti
    skllavin qė endet sot e mot,
    llogore nuk gjen gjėkundi
    dhe mundimi s'e mund dot.

    TUNGJATJETA SHQIPERI

    ...................

    Tungjatjeta Shqipėri, Nėnė e fisit mirėpritės
    pėr ata qė tė nderojnė.
    Tungjatjeta Shqipėri, Nėnė e fisit kryengritės
    pėr ata qė tė lakmojnė!

    Ti je Besa, bujaria, Nėnė e fisit legjendar
    pėr ata qė tė nderojnė.
    Ti hakmarrja, burrėria, Nėnė e fisit zemėrzjarr
    pėr ata qė tė shkelmojnė!

    Ti o Nėnė, tėrė jetėn sa kujtohet historia,
    theve prangat qė tė hodhi shkelėsi dhe barbaria!
    Fryma jote, jeta jote, zemra jote ėshtė Liria!
    Dhe kur bota ballkanike ra nė zi, nė robėri,
    viset e tua kreshnike nuk i shkeli dot njeri.
    Bijtė e tu sorkadhe mali, rritur erėrash pėr trima,
    suleshin mbi invazorėt, si nė malet vetėtima.

    Ti me shekuj dhe kushtrimin pėr ēlirimin e Ballkanit.
    Ti me gjakun e arbėreshit skuqe jetėn e tiranit,
    shkele ligjet e sulltanit, ngrite zėrin pėr Liri,
    dhe me gaz djemtė tė kėndonin "Tungjatjeta Shqipėri!"

    .........................

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė “Gazeta e Athinės, prill 2009)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 04-09-2012 mė 08:45

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •