Mashtrimi i papunesise me shifrat zyrtare
Te papune, 800 mije vete, 85 % e forces se afte per te punuar
Ne Shqiperi forca e afte per te punuar eshte 1.1 milione vete, prej ketyre figurojne te punesuar ne sektorin privat rreth 103.177 veteve. 190 mije punonjes jane te punesuar ne sektorin shteteror. Pra rreth 800 mije vete figurojne te papune. Kjo shifer permbledh si ata qe punojne ne te zeze, pa siguracione edhe ata qe jane te papune. Por, manipulimi, zyrtar i shifrave arrin deri aty sa per te njejten gje jepen zyrtarisht tre shifra te ndryshme. Sipas Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale vetem 14 per qind e forces se afte eshte e papune, pra rreth 143 mije vete jane te papune. Nderkohe per vitin 2002 INSTAT e ka deklaruar papunesine, 17 per qind, ose 175 mije vete. Ndersa ne studimin e fundit qe ka bere REPOBA, njesia e rregjistrimit te popullsise dhe banesave, te cilat kane bere rregjistrimin ne cdo shtepi, papunesia eshte 27 per qind, ose rreth 300 mije vete.
Krijoni Kontakt