Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Papunesia 85% apo..............

    Mashtrimi i papunesise me shifrat zyrtare
    Te papune, 800 mije vete, 85 % e forces se afte per te punuar

    Ne Shqiperi forca e afte per te punuar eshte 1.1 milione vete, prej ketyre figurojne te punesuar ne sektorin privat rreth 103.177 veteve. 190 mije punonjes jane te punesuar ne sektorin shteteror. Pra rreth 800 mije vete figurojne te papune. Kjo shifer permbledh si ata qe punojne ne te zeze, pa siguracione edhe ata qe jane te papune. Por, manipulimi, zyrtar i shifrave arrin deri aty sa per te njejten gje jepen zyrtarisht tre shifra te ndryshme. Sipas Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale vetem 14 per qind e forces se afte eshte e papune, pra rreth 143 mije vete jane te papune. Nderkohe per vitin 2002 INSTAT e ka deklaruar papunesine, 17 per qind, ose 175 mije vete. Ndersa ne studimin e fundit qe ka bere REPOBA, njesia e rregjistrimit te popullsise dhe banesave, te cilat kane bere rregjistrimin ne cdo shtepi, papunesia eshte 27 per qind, ose rreth 300 mije vete.

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nderkohe per vitin 2002 INSTAT e ka deklaruar papunesine, 17 per qind, ose 175 mije vete


    Kur e lexon kete, nuk te mbetet gje tjeter te thuash pervecse hahahahahahah.

  3. #3
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ne kemi qeveri legene te drejtuar nga nje kryelegen qe mori dhe titullin e nderit ne universitetin e Tiranes! Kush i dekoron keta hajdute e mashtruse?!
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ai mori titullin e profesorit. Titullin e profesorit munden ta japin vetem profesore te ekonomikut. Mendo se cfare mund te nxjerresh si perfundim prej kesaj.


    Vinny_T,

    une di qe Bashkim Fino mban titullin doktor shkencash. Po kjo si te duket?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Ja po e zejme se niveli i papunesise qenka me te vertete 17%, perseri kjo eshte nje shifer SKANDALOZE dhe qe tregon perseri se ne jemi ne gjendje te mjeruar ekonomike. Une e besoj maringlenoren se shifra e vertete e papunesise eshte 85% pasi dy vite e gjysem me pare se nje seminar amerikan mbi Kosoven u permend qe papunesia atje ishte afro 80% dhe ne Shqiperi afro 75%. Keto ishin dy vendet me shifren me te larte te papunesise ne te gjithe Europen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Thjeshtesia : 05-06-2003 mė 15:32
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  6. #6
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Keto shifra qe jep mariglennora nuk jane per tu besuar apo jo pasi jane reale e te padiskutueshme. Problemi eshte qe manipulimi i opinionit publik, mediave e gjithēkaje ne Shqiperi eshte aq i madh sa qe papunesia zyrtare e qeverise eshte 17% dhe ajo e verteta 85%.
    Si ne ēdo fushe tjeter dhe ketu absurditeti shqiptar thyen te gjitha rrekordet. Ne ēdo vend mund te manipulohen shifrat per interesa apo qellime te ndryshme, megjithate luhatja eshte here me 0.1% here me 1% pa asnjehere me ato shifra qe permenden ketu pasi ky nuk quhet me deformim po mashtrim i mbare opinionit dhe duhet te denohet me ligj.
    Imagjinoni qe nje investitor te bazoje investimet e tij mbi bazen e shifrave te dhena me siper nga qeveria 17% dhe atyre reale 85%ndryshimi eshte 430% . Me nje fjale do te thote as me shume e as me pak po kapitullim i nje ndermarje pa u hapur akoma.
    Po nqs projektet imobiliare nqs beheshin ne bazen e statistikave te papunesise dhe fuqise blerese ne vend ēdo te ndodhte me aktivitetin me aktiv aktualisht ne Shqiperi?! mbyllje e qindra ndermarjeve.
    Kjo eshte aritmetike e thjeshte e as matematike qe do ndonje formule te veēante per tu llogarit!!! 293 mije te punesuar nga 1.1 milion fuqi puntore ne vend e te afte per te punuar nuk e kuptoj se si mund te bej llogarite ministria e punes qe jep shifra te tjera?!
    Dhoma e tregetise ka te drejte te padise per deklarata te rreme, shtremberim shifrash e statistikash minstrine e pune dhe vete ministrin.
    Pra disa ditesh ne shtyp flitej se pensionet do te ngriheshin dhe 10% afersisht dhe nga kjo ngritje do te perfitonin 555 mije pensioniste!
    Ne vendet perendimore raporti i popullsise aktive (dmth asaj qe punon) me ate pasive (pensionistet e invalide) eshte 3 me 1 dmth 3 vete punojne qe te financojne 1 pensionist. Dhe ne keto raporte dosja e pensioneve per vitet e ardheshme duke ditur se popullsia po shkon drejt vjeterimit dhe raporti do te kaloje 2 me 1 afersiht ne vitet 2040, eshte nje nga problemt me te mprehta e komplikuara per pjesen me te madhe te vendeve evropiane qe nuk e bazojne sistemin e tyre ne fondet e pensionit kapitaliste.
    Si behet ne Shqiperi aktualisht, ku gjehen parate per te paguar pensionistet pasi matematikisht eshte e pamundur qe sistemi te financohet nga popullsia aktive dhe si do te veprohet ne te ardhmen per kete problem?!
    Aktualisht ēdo njeri qe punon eshte i detyruar te paguaje sigurime shoqerore , per shendetin, ....dhe pensionin. C'fare garabcie ka ky sistem qe pas 30 apo40 vjetesh tu siguroje taksapagueseve te tanishem nje pension?!!
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Vinny T!
    Nuk eshte papunesia 85% por 85% jane te papunet plus ata qe punojne por nuk paguajne siguracione pra punojne ne te zeze.
    Sa per papunesine une nuk mendoj se eshte me e madhe se 17% pasi ata qe jane te papune ne shqiperi ja fusin ne evrope si emigrant.

    Problemi qendron edhe njehere tek shtrirja e taksave te cilen une e kam permendur disa here si nje nga burrimet me kryesore per te ardhuarat e buxhetit.

    Nqs do te mblidheshin taksat e puntorve qe punojne ne pune te zeze atehere qeveria do kishte mundesi te ulte taksat per ndermarjet.
    Kjo nuk do te thote se nderarjet do paguajne me pak taksa pasi jane po keto ndermarje private qe do paguajne sigurimet dhe taksat per punetoret e vet por se ndarja e taksave do ishte me e drejte dhe shume here me eficente sesa tani.
    PAUCA SED MATURA

  8. #8
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    ISHP, 30 % e firmave te parregjistrura nuk sigurojne as punetoret
    Inspektoriati Shteror i Punes deklaron se nga kontrrollet vjetore verehet se 30 per qind e firmave jane pa certifikate tatimore. Ne firmat e rregjistruara 20 per qind e punetoreve punojne ne te zeze

    Mbartesit kryesore te punes se zeze jane subjektet pa certifikata tatimore. Nga kontrollet e ushtruara ne vite Inspektoriati Shteteror i Punes ka vene re se te pakten ne tre vitet e fundit rreth 30 per qind e subjekteve te kontrolluara, (ne rreth 32.000 deri ne 38.000 aktivitete ekonomike), rezultojne te jene pa certifikata tatimore. Duke mos u rregjistruar, ata as sigurojne ndonje punonjes. Per kete Inspektoriati i Punes rregullisht ka njoftuar organet tatimore edhe pse keta vetem 25-30 per qind e tyre arrijne te rregjistrojne brenda vitit nga ky institucion. Nderkohe gjate kontrrolleve te ushtruara, (ne 34 mije subjekte) rreth 20 per qind e punonjesve kane qene ilegale dhe mbi 100 mije te siguruar. Me rastin e 10-vjetorit te krijimit te Inspektoriatit Shteteror te Punes, dje u zhvillua nje konference promovimi. Nje nga detyrimet kryesore ne punen e Inspektorit Shteteror te Punes eshte kontrolli mbi lidhjen e kontrates ndermjet punedhenesit dhe punemarresit. Sipas statistikave funksionojne mbi 50.000 subjekte ekonomike, nderkohe qe vetem rreth 10-15 per qind e numrit te subjekteve te ndryshme kane lidhur kontrata kolektive, dhe rreth 20-25 per qind e punemarresve kane lidhur kontrata pune individuale. Keto kontrata ne shumicen e rasteve jane diskriminuese per punemarresin. Sipas vleresimeve te ISHP, numri i punemarresve qe deklarohen nga bizneset private ne Sigurimet Shoqerore eshte me i ulet se numri i punemarresve qe punojne realisht ne subjektet ekonomike. Eshte i pergjithshem fenomeni i derdhjes se kontributeve te sigurimeve shoqerore jo mbi pagen reale por mbi ate minimalen. Per kete Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale ka caktuar disa objektiva ne fushen e inspektimit te punes: intesifikimit e inspektimeve ne kompanite private, te realizohen mbi 35.000 kontrolle ne vit, nga 50 mije subjekte qe jane rregjistruar.
    PAUCA SED MATURA

  9. #9
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Per mendimin tim pagimi i takasave reale nga ēdo ndermarje mund te sjelli dhe uljen e tyre pasi nuk do paguajne me 30% e ndermarjeve qe te bejne te funksionoje nje administrate dhe per pjesen tjeter megjithate kjo eshte nje teme tjeter.
    Jam dakort me ato qe thote me siper mariglennora qe nuk eshte papunesia 85% po numri i te paregjistruareve dhe kjo shifer eshte astronomike per nje ekonomi si ajo e Shqiperise.
    Ministria e punes dhe e problemeve sociale nuk ka se si te deklaroje 17% papunesine kur kjo shifer eshte e paverifikueshme dhe vetem hamendese. Nje institut statistikash, ministri apo institucion ka te drejte te deklaroje shifra zyrtare dhe ne baze te dokumentacionit e jo te spekulloje me to ne kete forme per te fituar simpatine e opinionit publik apo te organizmave nderkombetare pasi per te cilesuar kete veprim ka vetem nje fjale MASHTRIM.
    Me keto statistika pensionet e ēdo shtetasi shqiptar jane te pasiguruara dhe vete sistemi i pensionit ne rrezik kapitullimi.
    Just God Can Judge Me

Tema tė Ngjashme

  1. Papunėsia, si tė zbutet?
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-04-2010, 01:06
  2. Si tė luftohet papunėsia nė Europėn Juglindore?
    Nga Davius nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 17:13
  3. Sa eshte papunesia ne Shqiperi
    Nga Isomer937 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-05-2005, 20:12
  4. Varferia Shqiptare
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2003, 15:26
  5. Papunėsia
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-08-2003, 08:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •