Nga Aleksandėr Kocani

Nga Aleksandėr Kocani

Ka kohė qė nėpėr “rrugicat e thashethemnajės kryeqytetase” (kanalet e zakonshme tė pėrhapjes sė informacionit nė njė shoqėri me parametra tė ulėta tė zhvillimit qytetar) qarkullon nė njė formė tė papėrcaktuar idea e njė rikthimi tė mekanizmit tė notės mesatare nė skemėn e pranimeve nė shkollat e larta tė vendit. E tani sė fundi me njė njoftim zyrtar vetė Ministri i Arsimit dhe i Shkencės bėri tė ditur se po punohet qė tė hiqet testi i pėrgjithshėm dhe nė vend tė tij tė futet mekanizmi i notės mesatare. Siē ka ndodhur edhe mė parė, njoftohet pėr njė ndryshim nė mekanizmin e pranimeve nė shkollat e larta tė vendit disa muaj pėrpara se ai tė vihet nė funksionim. Qėndron apo nuk qėndron ky mekanizėm i ri, apo e pėrmirėson ose jo ai kėtė skemė pranimi, kjo ėshtė njė ēėshtje mė vete. Por nuk ka kurrfarė morali qė tė ndryshohen “rregullat e lojės” nė “ndeshjen finale”! Domethėnė njė gjeneratė maturantėsh qė kanė bėrė llogaritė pėrkatėse, si njė e drejtė legjitime e tyre, qė kanė ndėrtuar punėn e tyre vetjake pėr t'u pėrgatitur qė tė pėrballojnė sfidėn e pranimeve nė shkollėn e lartė, nė rastin konkret, qė nuk kanė luftuar shumė pėr notat, por pėr tė marrė dijet, sepse kėto do t'u duheshin me skemėn e pranimeve me test tė pėrgjithshėm dhe special, e ndiejnė veten tė “tradhtuar” nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės, qė nė finalen e pėrgatitjes pėr konkurrim me papėrgjegjshmėri i ndryshon kushtet e kėtij konkurrimi. Me kėtė veprim maturantėt e kuptojnė qė pėrpjekja e tyre disavjeēare nuk do tė japė frytet qė ishin llogaritur po tė mbetej nė fuqi skema ekzistuese e pranimeve nė shkollat e larta. Ata kishin njė “kontratė” qytetare me Ministrinė e Arsimit dhe tė Shkencės, njė kontratė qė “nėnshkruhet” nė ēdo vend tė qytetėruar: rregullat e pranimeve nė shkollat e larta qė do tė kurorėzonin pėrpjekjet e tyre 4 -vjeēare nė shkollėn e mesme. E moralshme dhe dinjitoze (ēfarė fjalė pa kuptim dhe arkaike pėr njė takėm njerėzish me pushtet sot!) do tė ishte qė tė mbyllej kjo kontratė me cikėl 4 -vjeēar dhe pastaj tė mund tė hapej njė tjetėr, e cila, e theksoj, do tė fillonte tė vepronte pikėrisht mbas 4 vjetėsh, kur brezi i nxėnėsve qė do ta “firmoste” atė do tė ishte nė maturė. Kėshtu bėhen punėt me qytetari, me dinjitet dhe me moralitet! Nėse bėhen ndryshe, pavarėsish nga efikasiteti i skemės qė propozohet, kemi mungesė qytetarie, dinjiteti dhe moraliteti! I theksoj kėto me ndjenjėn qytetare tė pėrgjegjėsisė profesionale pėr tė sensibilizuar njė opinion qytetar dhe intelektual qė tė mos lejojė mė tė tallen me shkollėn, tė nėpėrkėmbin dinjitetin e qytetarėve tė ardhshėm tė kėtij vendi.
Kur kėrkohet “gjurma dhe jo ujku”!
Mekanizmi i notės mesatare nuk pėrbėn tashmė kurrfarė risie as edhe pėr vendin tonė. Gjithkush, qė nuk e ka lėnė ende kujtesa, e di se ky ishte krahas kriterit politik, mekanizmi qė realizonte pranimet nė shkollat e larta nė kohėn e monizmit. Dhe ky mekanizėm u eksperimentua gjerėsisht pėr mė shumė se 20 vjet nė atė periudhė, duke nxjerrė plotėsisht nė pah shterimin e mundėsive dhe defekteve tė tij. Tashmė ėshtė thėnė dhe dihet gjerėsisht qė ky eksperiment dėshtoi plotėsisht nė tė gjitha drejtimet. Sidomos dėshtoi nė konceptimin strategjik tė pėrqėndrimit tė “baterive” nė drejtim tė gabuar: nė kėrkimin e notės, nė vend tė kėrkimit tė shkallės sė njohurive. Domethėnė, nė kėrkesėn pėr kapjen pas “gjurmės”, kur aty pranė ishte “ujku”! Por nota tregon shkallėn e dijeve, mund tė ngutet dhe tė thotė dikush. Kjo nuk ėshtė e thėnė gjithnjė dhe, pėr mė tepėr, qė tė realizohet njė funksion i tillė matės, kėrkohen njė sėrė kushtesh objektive dhe subjektive, tė cilat mungonin nė tėrėsi nė kohėn e monizmit dhe aq mė tepėr mungojnė sidomos sot! Nuk u arrit qė tė kishte njė zhvillim tė tillė tė arsimit qė tė formalizonte e standardizonte procedurat e matjes sė njohurive me sistem pikėsh apo notash, duke lejuar kėshtu qė tė kishim vlerėsim pothuaj tė njėjėsuar nė rang vendi pėr ēdo lėndė. Kjo nuk u arrit madje pėr lėndė tė tilla si matematika dhe fizika, pėr tė cilat ėshtė mė e lehtė qė tė ndėrtohen procedura tė tilla unike tė parametrizimit tė vlerėsimit tė njohurive tė nxėnėsve tė tė gjithė shkollave tė vendit. Aq mė pak mund tė arrihet kjo gjė sot, kur dihet se, pėrveē disa specialistėve tė pėrkushtuar kryesisht nė Institutin Pedagogjik, askush tjetėr nuk mendon dhe kontribuon nė kėtė drejtim. Pėr mė tepėr, tashmė dihet se ka rėnė nė mėnyrė tė ndjeshme niveli i pėrgatitjes sė mėsuesve, sidomos i atyre tė disiplinave ekzakte, gjė qė do ta bėnte jo efikase nė veprim ēfarėdo skeme parametrizimi tė vlerėsimit nė shkollėn e mesme. Midis tė tjerave, zbatimi i kėsaj skeme (me korrektesė dhe pa dukurinė e trafikut tė notės qė e shoqėron nė shoqėritė e tipit si kjo e jona) do tė kishte si pasojė minimale qė nė shkollėn e lartė do tė na vinin mė shumė nxėnės me mesatare vėrtet mė tė lartė, por me formim mė tė dobėt. Edhe sikur tė mos kishte trafik tė notės (njė ēudi tė madhe nė kushtet e profilit vleror kryesisht materialist tė shoqėrisė aktuale shqiptare!), do tė pėrfitonin mė shumė nga ky mekanizėm nxėnėsit qė do tė vinin nga shkollat ku kėrkesa ėshtė mė e ulėt. Sot do tė dilnin mė humbės nė shkollat ku eksperimentohen ndarjet shkencore dhe shoqėrore, ata nxėnės qė kanė hyrė nė ndarjen e parė, ndonėse ata pa dyshim kanė formim shumė mė solid se tė dytėt, tė cilėt kuptohet qė e kanė patur relativisht mė tė lehtė qė siguronin nota mė tė larta nė lėndėt e zhvilluara. Nesėr “humbės” tė tillė do tė ishin nxėnėsit qė do tė kishin mėsues tė ndėrgjegjshėm dhe kėrkues, sepse nuk do tė mernin nė pėrgjithėsi vlerėsimet maksimale nė ēdo lėndė dhe do tė konkurroheshin kėshtu padrejtėsisht nga mbajtėsit e mesatareve tė larta tė pamerituara.

Pėrse shqetėsohemi?
Pėr kushtet ekzistuese tė formimit profesional relativisht jo tė lartė tė shumicės sė mėsuesve, pėr faktin qė mėsuesit tanė jetojnė nė njė shoqėri ku zyrtarisht nuk nxiten e vlerėsohen njerėzit me vlera shpirtėrore, vendosja e mekanizmit tė notės mesatare, qoftė edhe pjesėrisht do tė ushtrojė njė presion social qė do tė degjenerojė kryesisht nė presion pėr trafikim note. Nėse ky mekanizėm bėn presion tek nxėnėsit dhe familjet e tyre tashmė jo drejtpėrdrejt pėr fitim dijesh, por vetėm pėr notė sa mė tė lartė (nė fakt do tė kėrkohet e do tė vihet ēmim pėr dhjetat!), atėherė ky presion do tė fokusohet i tėri mbi mėsuesit, duke i vėnė ata nėn njė trysni tė fuqishme qė tė tolerojnė pėr tė dhėnė vlerėsime maksimale tė pamerituara. Kryesorja tani nuk do tė ishte qė nxėnėsit tė dinin sa mė shumė, por qė ata tė merrnin sa mė shumė dhjeta qė tė ishin fitues nė garėn absurde tė kandidatėve dhjetaxhinj pėr shkollėn e lartė. Kėshtu qė mbi mėsuesit dhe nxėnėsit presioni do tė ishte kryesisht pėr formėn, notėn dhe jo pėrmbajtjen, dijen. Gjė qė do tė thotė qė nuk do tė ketė motivim qė tė jepen dhe tė merren njohuri solide, domethėnė tė realizohet proces formimi nė shkollė. Pėr mė tepėr, ky presion i devijuar (nota e lartė me ēdo kusht!) do tė edukonte shtrembėr brezat e qytetarėve tė ardhshėm (marrja e vlerėsimeve tė pamerituara dhe nė rrugė tė pamoralshme) dhe do ta kthente shkollėn nė njė vend ku jepen antivlera qytetare. Ky do tė ishte fundi i vėrtetė i saj!
Nėse njė eksperiment dėshton, e pakta qė mund tė thuhet ėshtė se u bė njė gabim. Nėse njė eksperiment qė tashmė ka dėshtuar pėrsėritet, nė kėtė ose atė shkallė (hapi i dytė do tė ishte qė nota mesatare tė zėvendėsonte dhe testin special nė konkursin e pranimeve nė shkollat e larta), atėherė e pakta qė mund tė thuhet ėshtė se ata qė po e bėjnė kėtė veprim tani po kryejnė njė faj! Dhe nė kėtė rast, faji do tė qėndronte nė synimin pėr tė shkatėrruar shkollėn e mesme dhe tė lartė nė vendin tonė. A mund ta lejojmė njė shkatėrrim tė tillė? A mund tė lejojmė qė pėr hirė tė interesave partiake nė kuadrin e fushatave elektorale tė “kthejmė nė nivelin zero” tė vetmen arritje tė shoqėrisė shqiptare qė na ka mbetur nga kohėt e mėparshme? Nuk mjafton qė shkatėrruam njė pasuri tė tėrė (uzina, fabrika, sera, e gjithshka) nė emėr tė njė teorie jokombėtare, por na duhet tė pranojmė edhe shkatėrrimin e shkollės qė pėrfundimisht ky vend tė mos ketė mė tė ardhme!