Gjuha e tatuazheve
Tė tatosh trupin nuk ėshtė fjalė e huaj, por njė tendencė e gjerė, e shndėrruar nė modė. Historia trigon se pikturimi i trupit dhe bėrja e vrimave nė tė janė njė nga format mė antike dhe origjinale tė shprehjes sė krijimtarisė njerėzore.
Tė tatosh trupin nuk ėshtė fjalė e huaj, por njė tendencė e gjerė, e shndėrruar nė modė. Historia trigon se pikturimi i trupit dhe bėrja e vrimave nė tė janė njė nga format mė antike dhe origjinale tė shprehjes sė krijimtarisė njerėzore. Moda e tatuazheve dhe pircing nė vendin tonė filloi tė pėrhapej pas viteve 90, por qė pėrpara kėtyre viteve gėzonte njė farė tradite nė vendin tonė, traditė qė kurrsesi nuk mund tė pėrcaktohej si modė. Ndėrsa meshkujt, para viteve 90 i bėnin tatuazhet nė ushtri dhe nė njė formė pėr tė treguar burrėri. Por asnjeri sot nuk i bėn pėr kėtė fakt, por thjesht pėr modė ose pėr tė shprehur nė lėkurė atė qė ndjen nė shpirt, thotė piktorja Arjana Muēa, e cila ka 10 vite qė merret me bėrjen e tatuazheve. Ajo thotė se nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve tatuazhet pėrdoren pėr qėllime estetike, pa e njohur simbolikėn e tyre. Por duhet tė jetė e qartė se pas ēdo simboli ėshtė fshehur njė gjuhė e veēantė. Ja ēfarė simbolizon piktura Edhe pse e ke dėshirė njė tatuazh, e mira ėshtė tė dish se ēfarė ke tė pikturuar nė lėkurė. Muēa thotė se jo rrallė ndodh qė vajza dhe djem tė rinj, tė cilėt janė dhe mė tė pasionuarit pas tatuazheve, nuk pyesin fare se ēfarė simbolizon kjo figurė; thjesht u pėlqen vizualisht dhe e pikturojnė pėrgjithmonė nė trup. Por ka tatu qė simbolizojnė djallin apo gjėrat e tjera satanike; mjaft tė tjera janė mė tė lehta dhe kanė motive romantike. VIP-at e njohur, mes tyre Madonna dhe Cher, mbajnė tatuazhe me motive indiane, dhe kjo lidhet me religjionin e tyre. Shumė tė tjerė, qė besojnė nė astrologji, vendosin simbolin e Hėnės apo Diellit, pėr tė qenė nė ndikimin e tyre. Nė Japoni tifozėve u kėshillohet qė tatuazhet ti mbulojnė, pasi nė kulturėn vendėse tatuazhet janė tė lidhura me kriminalitetin. Njė tendencė e madhe, qė vihet re nė Tiranė, ėshtė vizatimi i simboleve kombėtare. Edhe aktorja hollivudiane, me origjinė shqiptare, Eliza Dushku, kur shkeli nė tokėn mėmė pėr herė tė parė bėri nė qafė njė tatuazh tėrėsisht shqiptar. Ndėr figurat mė tė hasura tė tatuazheve janė trėndafili, zemra dhe Dielli, qė janė simbol i dashurisė, ndėrsa tatuazhe me motive tė tilla, si gjaku, thika dhe gjarpri pėrcjellin mesazhe satanike. Zonat mė tė preferuara pėr ngjizjen e tatuazheve mbeten kurrizi, gjoksi, krahu, vithet apo zona tė tjera mė tė ndjeshme. Pėr burrat imazhet keltike, pėr gratė fantazitė Pėr burrat nė kėtė sezon janė nė modė imazhet keltike, qė zakonisht bėhen nė krahė, gjoks dhe shpinė. Ndėrsa femrat preferojnė mė shumė fantazinė dhe tatohen mė shumė me Piter Panin, njė delfin apo njė lule nė kavilie dhe kėmbė. Trėndafili, simbol i dashurisė dhe personalitetit, komunikon dėshirė romantike dhe erotizėm. Zemra pasion, dashuri; Dielli simbolizon ngrohtėsi, progres; Hėna feminilitet dhe mister; sirena altruizėm dhe sakrificė pėr dashurinė; thika simbolizon simbol tė fortė seksual; gjarpri pėrjetėsi. Komunikimi, sipas vendit ku tatohesh Edhe vendi ku ke zgjedhur tė tatohesh tregon shumė pėr karakterin, tregon specialistja Arjana Muēa. Sipas saj, kurrizi refuzon tė ekspozohesh dhe tė mbash mbi vete pėrgjegjėsi. Gjoksi ke guxim, vendosmėri dhe ndėrgjegje pėr joshjen tėnde, si dhe e pėrdor atė si armė pa ndrojtje, krah ose shpatull; pėr tu ndjerė i gjallė ke nevojė tė veprosh. Dėshirė pėr veprim pėr tu realizuar. Bark i ėmbėl dhe e ndjeshme shumė mėmsor, si dhe aftėsi pėr tė fshehur ndjenjat. Vithet nuk ke frikė ti ekspozoh. Ana e majtė te ky person mbizotėron botėn e brendshme, ėndrrat, dėshirat, frikė e mban gjithēka nga brenda dhe vuan kur zbulohesh. Ana e djathtė e trupit, ti ke ide tė qarta, e di cili je dhe ēfarė do nė jetė, dhe e shpreh qartė kėtė. Je gati pėr tė luftuar dhe ske frikė tė pėrballosh pasojat e veprimit.
Leontina Nika
Krijoni Kontakt