Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 104
  1. #1
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47

    Nje kryetar per Tiranen:Rama, Lesi ...

    "Nikolle Lesi, perballe Edi Rames ne Tirane
    Deputeti demokristian Nikolle Lesi ka vendosur dje te kandidoje perballe Edi Rames per postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Botuesi Lesi, i cili prej disa muajsh eshte ne krye te PDK-se, do te garoje ne zgjedhjet e ardhshme lokale te vjeshtes per te fituar postin e qytetarit numer nje te kryeqytetit. Vendimi per kete eshte marre edhe nga strukturat e partise se vogel qe ai drejton. Edi Rama eshte konfirmuar nga PS si kandidat edhe per nje mandat tjeter ne zgjedhjet e ardhshme lokale, ndersa ende Partia Demokratike duket e pavendosur per emrin qe do te perballet me Ramen dhe tashme edhe me botuesin e njohur Lesi. Gjate javeve te fundit, Lesi ka zhvilluar edhe disa takime ne qytete te ndryshme te vendit per te organizuar strukturat e partise se tij per zgjedhjet lokale"

    Une s'e kam idene se ku e mbeshtet guximin Nikolle Lesi per te dale haptas ne nje gare me Edi Ramen per t'i marre atij postin. Sepse edhe opozita e djathte me emra disa here me te fuqishem se te Lesit, nguron te zgjedhe mes tyre. Pushteti i zbehur mediatik i Nikolle Lesit nuk e ndihmoi ate as per te fituar votat ne raundin e pare te zgjedhjeve parlamentare ne vendlindjen e tij...
    Sesi do te perfundoje gara, kjo do te dale pas zgjedhjeve. Por kam bindjen se te gjithe kundershtaret e Edi Rames do te "mbeten per vjeshte". Duke marre ketu ne konsiderate edhe kandidatet e perfolur te opozites, si Bamir Topi, Spartak Ngjela apo edhe Eduart Selami.
    jetoj jeten time, vetem sot

  2. #2
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Per mendimin tim kandidimi i Nikolle Lesit per kryetar bashkie ne Tirane ka vetem nje qellim te vetem ate te rimediatizimit sadopak te figures se tij.
    Eshte mese e qarte qe Lesi perballe Rames nuk ka asnje shans te fitoje pasi Lesi nuk ka bere asgje ne jete perveç nje Gazete si koha jone e qe e perdorte per qellimet e vete duke e quajtur te pavarur!
    Duke qene se fushata e zgjedhjeve te Tiranes do te jete teper mediatike dhe te gjitha mediat e vendit do te fokalizohen ne te, Lesi do te perfitoje nga rasti qe te beje marketing me nje kosto shume te ulet.
    Nuk e di akoma programin ne te cilin ai e bazon fushaten por jam pothuajse i sigurte qe ajo do te jete e drejtuar rreth kritikave, korrupsionit, shperdorimeve, permbytjes se liqenit.....fenomene te cilat jane mediatike dhe populli ka degjuar dhe i di pak a shume si te verteta, keshtu qe do degjojme nga goja e Lesi-t te njetat muhabete te cilat behen kafeneve te tiranes.
    Duke qene se aktualisht Lesi dhe partia qe ai drejton nuk po bejne absolutisht asgje, kandidimi ne zgjedhjet e Tiranes mund te quhet si lufte per mbijetese dhe pse dihet qe ne fillim qe nuk fiton dot.
    Per mendimin tim ky eshte nje veprim i zgjuar per te dhe per partine e tij po kjo sdo te thote qe perkrah keto lloj metodash pasi eshte energji e humbur jo per te miren e popullit po per te zhvatur zubvencionet nga ai.
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Per mendimin tim mendoj qe Z. Edi Rama pasi te marre edhe nje mandat tjeter ne krye te Tiranes shume shpejt do ta ndale vrapin ne krye te SHQIPERISE. Kjo eshte vendosur ne strukturat e PPSH, dhe kete se luan topi (partia njehere flet).
    Per momentin N Lesi po i ben reklame vetes, pasi tek ai nuk shikoj gje tjeter vetem perfituesin, dhe si i thone "m-utit ne kepuce" se gje tjeter nuk eshte.
    Sa per Edin duhet ata qe jane ne Tirane duhet ta gezojne edhe per disa vjet.
    Dikur njehere e nje kohe shpesh per te perkedhelurit e pushtetit thuhej:- " ka bere gabime, por do ta permisoje me kalimin e kohes, ishte i ri ne detyre...". Keshtu edhe me Z Edvin.
    Problemi nuk qendron tek EDI , e tek te tjeret qe jane ne nivelin e Edit, por tek " baby boom" qe e ka futur EDIN ne sjetull edhe e vervit sa here i hyn ne pune. Duke qene se "baby boom-i"djersit shume taksirat i Edit ...

    Tirana duhet ti japi edhe nje mundesi Edit, i ri ishte, ndoshta ka marre ndonje rrushfet por " per te miren tuaj po mundohet".

  4. #4
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Ka me shume mundesi qe Nikolle Lesi te kete vendosur kandidaturen jo per t'i bere publicitet vetes, por ne perpjekje per te rritur tirazhin e gazetave te tij. Kete radhe besoj se ai e ka mbivleresuar rolin e medias, rol i cili pati nje rendesi primare ne rrezimin e demokrateve nga pushteti. Per te keqen e tij, Lesi nuk ka me mbeshtetjen as te televizionit Koha, televizion te cilin e shiti vetem disa muaj me pare. Prandaj besoj se kjo eshte levizja me e gabuar e tij qysh nga perfshirja ne politike. Megjithate mund edhe te kete ndonje "as te fshehur nen menge", me te cilen pret te luaje ne te ardhmen...
    Nga ana tjeter po konsolidohet kandidatura demokrate e Bamir Topit, i cili shihet si shpresa me e madhe e PD dhe opozites prane saj per te perballuar ne zgjedhjet lokale Edi Ramen. Ky i fundit ndoshta vertet nuk eshte i kulluar, gje qe i mbetet vetem gjykates ta percaktoje me vendimin perfundimtar. Por besoj se ne kete rast ka vlere ajo shprehja amerikane: nuk eshte perfekt, por me te mire s'kemi pare"...
    jetoj jeten time, vetem sot

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Perballe Rames besoj se nuk ka shanc askush.

    Eshte individi ideal per ate qytet, si ne karakter po ashtu edhe ne arritje. Edi dhe figura e tij e kenaq me se miri vizionin liberalo-civil te Tiranes, si edhe pa dyshim ka arritjet me te medhaja konkrete ne kete qytet.

    Edi eshte me pak se kushdo tjeter nje figure "politike" dhe anon se tepermi nga krahu ekzekutiv i detyres. Tirana dhe civilizimi atje e perbuz politizimin apo polarizimin politik te postit te kryetarit se bashkise. Si nje qyteterim i lodhur dhe i merzitur nga politike si dhe mqs politika ne pergjithesi ka nje nam te keq dhe nje histori qe qendron ne pozita totalisht te kunderta me qyteterimin ne Tirane, Tirana do perqafoje me shume zjarr dike qe shpalos jo vetem nje lloj panvaresie nga politika, por qe arrin te beje dicka edhe pse i cliruar nga ndikimi i saj i drejtperdrejte. Edi pra i ka shpetuar deri diku etiketimit "kandidat partie". Ai nuk eshte konceptuar si i dale nga rradhet e partise por thjesht si nje individ perparimtar qe gezon perkrahjen e saj. PS vet ka pak ndikim ne figuren e Edit si kryetar bashkie, por alenaca me te e ben jo vetem Edin me te forte por edhe PS me te fuqishme. Kjo aleance ben nje kombinim perfekt qe askush tjeter nuk e arrin dot.

  6. #6
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    PD ZGJEDH KANDIDATIN E SAJ

    Topi: Po, unë rivali i Edi Ramës në Tiranë


    --------------------------------------------------------------------------------



    TIRANE

    Bamir Topi vendosi të dalë përballë Edi Ramës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Ai ka nisur një tur takimesh në disa zona të kryeqytetit dhe dje ai u duk se ishte pro kësaj ideje të vjetër. PD-ja ishte në kërkim të rivalit të Ramës për në zgjedhje dhe, mesa duket, e gjeti. Ai është nënkryetari i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar të demokratëve, Bamir Topi. Vetë Topi përmend dëshirën e elektoratit të PD-së që ai të kandidojë dhe në asnjë rast nuk shprehet kundër kësaj dëshire. Pranimi i kandidaturës për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për nënkryetarin e PD-së është një thikë me dy presa. Topit i duhet t'i bëjë llogaritë mirë përballë mazhorancës socialiste, por më shumë përballë kryebashkiakut Rama dhe reputacionit të tij në mesin e qytetarëve të Tiranës. Nëse humb, ai humb gjithçka edhe në partinë e tij. Bamir Topi është zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Statuti i PD-së përcakton se kryetari i grupit parlamentar është edhe nënkryetar i partisë. Në momentin që Bamir Topi do të vendosë kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës, atij i duhet që të dorëzojë mandatin e deputetit sepse ligji nuk e lejon. Dorëzimi i mandatit do të sjellë largimin nga grupi parlamentar dhe nga posti i nënkryetarit të partisë. Humbja e Topit mund t'i leverdisë Berishës për punët brenda partisë së tij. Emri i Bamir Topit shikohet si lideri i ardhshëm i partisë më të madhe opozitare. Qëndrimet e tij të matura, jo konfliktuale janë pritur mirë nga ajo pjesë e PD-së që dëshiron t'i heqë kësaj partie emrin dhe reputacionin e shumë peripecive që lidhen me kryetarin aktual, apo me njerëzit e tij të afërt. Bamir Topi zhvilloi vetëm pak ditë më parë takime me intelektualë në një nga zonat bastion të socialistëve, sic është Tirana e Re. Ai atje mori mbështetjen për kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës.
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Intervistë me Nënkryetarin e PD-së z.Bamir Topi

    Do të mbështes dhe udhëheq fushatën e fitores në Tiranë

    A ka një bilanc paraelektoral opozita mbi të cilin mund të ndërtojë strategjinë e fushatës?

    Natyrisht që opozita po studion me shumë kujdes situatën paraelektorale të zgjedhjeve të pushtetit vendor duke qenë në korrent të tendencës dhe dinamikës së fluksit elektoral në të gjithë territorin shqiptar. Eshtë momenti kur partitë e opozitës janë në gjendje të japin prognozën e parë të situatës që do të kemi në vjeshtën e ardhshme.

    Kudo që shkojmë gjejmë gjithnjë e më shumë intelektualë që jo vetëm shprehin nevojën për ndryshim, por kërkojnë të jenë protagonistë në këtë drejtim.

    Diskutimet e hapura vazhdojnë të dëshmojnë se socialistët i kanë kthyer përfundimisht strukturat administrative të shtetit në burime të pasurimit abuziv me taksat e njerëzve më të paasistuar të kontinentit, pikërisht të komunitetit që ndonëse në situata të mjerueshme ekonomike e sociale u kërkohet të rivotojnë për grabitësit ordinerë të veshur me kostume "intelektuale".

    Njerëzit që takojmë janë tepër të orientuar në problemet e tyre dhe besoj se po japin të dhëna interesante për hartimin e strategjisë elektorale të opozitës, e vlefshme kjo sidomos për zgjedhjet e pushtetit vendor ku specifikat janë të larmishme.

    Ky element shikohet edhe në kryeqytet, i cili ka një fizionomi me disa standarde, pasojë e politikave superficiale të kreut të bashkisë, i cili përveç mungesës së vizionit integral të zhvillimit të metropolit shqiptar, është nën hetim për abuzime me fondet publike apo donacionet që i janë dhënë bashkisë.

    A ka qenë efektive në aspektin politik dhe atë elektoral kthimi i Edi Ramës në objekt kryesor të luftës opozitare? Si është përdorur për pozicionet brenda PS-së aleanca Nano-Rama dhe si është përdorur në luftën kundër korrupsionit?

    Unë besoj se lufta politike e opozitës ka qenë multidimensionale dhe sulmet ndaj Edi Ramës kanë qenë pjesë e së tërës, çka do të thotë se edhe rasti i fundit nuk është subjekt i pavarur, por pjesë dhe pjellë e formacionit politik që e ka fryrë figurën e tij artificialisht duke e "mbytur" me fonde që në mjaft raste u janë marrë qyteteve të tjerë.

    Sa kohë gjithë vëmendja dhe shpresat e socialistëve, të cilëve u kanë rënë totalisht kredencialet, është përqendruar tek një figurë megallomane që gllabëron jo vetëm fonde, por edhe sheshe publike dhe media, atëherë edhe objekti i sulmit opozitar nuk mund të mos quhet i efektshëm.

    Tendencat e të majtëve në komisionet hetimore për t'i çuar këto të fundit drejt dështimit nuk janë gjë tjetër vetëm tentativa të sforcuara për të mbuluar të vërtetat që qarkullojnë sot në mjediset qytetare të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

    Përsa i përket aleancës Nano-Rama mund të them se muaji i mjaltit për ta ka mbaruar, sepse akuzat publike reciprokisht të merituara kanë qenë tepër të rënda aq sa nuk mund të ketë më rigjenerim të lidhjeve të tyre, qofshin lidhje të interesit reciprok në prag humbjeje.

    A ka testime opozita mbi ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj korrupsionit dhe a mendoni se ka ndikuar komisioni hetimor për Bashkinë e Tiranës për mirë në këtë drejtim?

    Ndjeshmëria qytetare testohet në çdo çast dhe kudo. Ajo konstatohet në terren, por po aq lehtë vlerësohet në takimet e hapura apo komunikimet e drejtpërdrejta në emisionet radio-televizive.

    Sa kohë shifrat e INSTAT-it apo raporteve të institucioneve ndërkombëtare flasin për kuota të mëdha njerëzish të papunë, mungesë ose pamjaftueshmëri shkollash apo shërbimesh publike si probleme të mungesës së ujit apo mjeteve esenciale të jetesës, atëherë komuniteti bëhet më i ndjeshëm ndaj historive të abuzimit me taksat e tyre.

    Në rastin më të mirë, investimet e Bashkisë kanë qenë vetëm në qendër duke lënë në harresë të plotë brezin e dytë dhe të tretë të zonës urbane.

    Eshtë kollaj të administrosh vetëm qendrën, ndonëse edhe këtu ka mjaft handikape.

    Po ju jap një ilustrim që nuk ka të bëjë me thelbin e çeshtjes. Shikoni si Bashkia e tmerruar nga paaftësia për të administruar ujërat e Liqenit artificial e ka tharë atë, duke u hequr qytetarëve të vetmin vend argëtimi me natyrën.

    Mbi cilat kritere do të përzgjidhet kandidati i opozitës për Tiranën dhe sa do të ndikojë kostumi i tij politik.


    Janë këndvështrime me mjaft komplekse për të arritur në kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës.

    Së pari, ai duhet të ketë një suport të fortë politik, çka do të thotë se nëse opozita do të jetë në bllok dhe do të përfaqësohet me një kandidat, fitorja besoj është shumë probabël.

    Së dyti, duke i konsideruar zgjedhjet e pushtetit vendor si administrative, personi i zgjedhur i opozitës mund të mos jetë domosdoshmërisht një politikan, por dhe një personazh i spikatur i shoqërisë civile me integritet moral dhe përgatitje profesionale, natyrisht me reputacion të gjerë në shoqërinë e qytetit.

    Së treti, mjaft nga njerëzit me prejardhje akademike sot janë më të suksesshmit e botës së biznesit, duke bërë të mundur që të mos futen në poste të tilla me psikologjinë e varfanjakut që hipën të post për të abuzuar, por me dimensionet e njeriut novator e altruist që i shërben komunitetit, si në përmbajtje dhe në etikën e komunikimit.

    Në këtë kontekst opozita disponon vlera intelektuale dhe njerëzore që mund dhe duhet t'i kthejë dimensionet humane ambjentit të Bashkisë së Tiranës.


    Meqë emri juaj u lakua si kandidati i opozitës për Tiranën nga shtypi, a keni një shpjegim për vendin që do të keni mes sfidantëve ose në krah të tyre në këtë fushatë elektorale?

    Së pari do të thoja se citimi në faqet e shtypit të djeshëm nuk demonstron realitetin, duke më dhënë mundësinë të shprehem se në mjaft raste gazetarët nuk tregohen realistë dhe profesionistë.

    Ata shpesh i marrin të dhënat me referenca sekondare dhe u intereson më shumë pështjellimi nëpërmjet lajmeve të bujshme, sesa referenca e drejtpërdrejtë.

    Takimet e mia në Tiranë janë zhvilluar me cilësinë e nënkryetarit të PDSH dhe detyrimin për të realizuar turin paraelektoral, të cilin kolegët e mi po e kryejnë me të gjithë Shqipërinë.

    Unë kam qenë dhe jam i filozofisë dhe i parimit të stabilitetit të funksionit me qëllim që të ketë frymëmarrje dhe profesionalizëm në ushtrimin e tij.

    Në këtë kontekst, detyrat e mia politike dhe funksionin parlamentar më kanë angazhuar në një proces, i cili nuk ka rezultuar i paefektshëm falë edhe kontributit në bllok i të gjithë grupit parlamentar që aktualisht unë drejtoj.

    Por në të njëjtën kohë unë, sikurse kushdo tjetër, nuk mund të isha indiferent në situata të tilla, kur e gjithë opozita kërkon të fitojë zgjedhjet në Tiranë.

    Sëbashku me z.Berisha ne kemi diskutuar në vazhdimësi për ekipin dhe kandidatët e Bashkisë së Tiranës për zgjedhjet e pushtetit vendor dhe kemi gjetur mirëkuptimin që shoqëria civile, natyrisht me një formim të orientuar djathtas, është një hambar i vërtetë vlerash qytetare e intelektuale për të fituar dhe drejtuar Tiranën në vitet që vijnë.

    Unë personalisht kam detyrimin dhe angazhimin të mbështes dhe të udhëheq fushatën e fitores në Tiranë, e cila pavarësisht kompleksitetit problemor është tërësisht e mundshme.

    Ne kemi filluar të ndërtojmë ekipet e fitores. Ditët në vazhdim do të tregojnë linjat e angazhimit politik e qytetar për gjithçka thashë më sipër.


    Kam përshtypjen se shumë struktura partiake të opozitës janë bërë konservatore dhe janë të padirigjueshme në procesin e hapjes së Partisë, siç janë të dirigjueshme në procesin e rezistencës politike? Si do të silleni me ta?

    Përshtypja juaj në disa raste është realiste dhe nuk besoj se kjo përgjigje mund të jepet thatë në këto pak fjalë.

    I duhet kthyer situatës kritike që kaloi PD-ja pas vitit 1997, periudhë, e cila evidentoi edhe diferenca në ruajtjen e linjës konstante të angazhimit politik.

    Sidoqoftë njerëzit që drejtojnë në degët e qyteteve të ndryshme duhet të kuptojnë se duhet një frymë më liberale dhe terren më i përshtatshëm për intelektualë, gra, rini që strukturat politike në opozitë të mos kthehen në administratë të opozitës.

    Tejkalimi i këtyre pengesave psikologjike do ta bëjë PD-në më të zhdërvjellët për misionin e saj të rikthimit në pushtet.

    Rikthimi i figurave të vërteta elitare në angazhimin politik do të ridimensionojë vlerat e opozitës dhe për të bërë realitet atë që thotë Henri Kisinger që opozita e sotme të jetë pozita e së nesërmes.

    Jo vetëm pjesëmarrje e elitës intelektuale, por dhe debati intelektual do të afrojë mbështetjen elektorale dhe ditën e fitores.


    Sfida kryesore e opozitës në Tiranë duket se është siguria që u duhet dhënë qytetarëve se fondet do të shërbejnë për punë publike duke shmangur abuzimet. A ka opozita një plan për të ngjallur një besim të tillë?

    Paratë që vijnë nga taksapaguesit më të rraskapitur të kontinentit janë elementi më i ndjeshëm me të cilin opozita duhet të operojë në fushatën e zgjedhjeve vendore në Tiranë e kudo.

    Nuk mund të justifikohet vjedhja me citimin se vërtet ka vjedhur, por ka bërë diçka. Ky do të ishte përcaktimi më injorant dhe disfatist duke e kthyer konkurrencën e vlerave në kandidim e konkurrim horrash dhe abuzuesish të nivelit më të ulët të shoqërisë.

    Kandidimi është, së pari, prezantim i vlerave njerëzore dhe më pas profesionale dhe aftësie për të administruar një pozicion.

    Për këto arsye mesazhi i opozitës është i qartë: Transparencë e plotë e përdorimit të parave të komunitetit, ndryshe nga bashkiakët aktualë që devizë të pushtetit të tyre patën pasurimin në mjerimin e taksapaguesve.

    Opozita po mundohet të forcojë besimin tek zgjedhjet duke theksuar ndryshimet pozitive tek kodi elektoral. A ka siguri se pengesat ligjore përbëjnë pengesa të vërteta për administrimin lidhur me vjedhjen e votave?

    Është bërë një punë e admirueshme për reformimin e kodit zgjedhor çka shton në mënyrë të ndjeshme sigurinë. Sidoqoftë eksperienca elektorale në Shqipëri ka qenë e tillë që problemet nuk kanë ardhur nga mungesa e ligjit, por nga moszbatimi i tij. Për këto arsye, njerëzit që do të angazhohen për opozitën duhet të jenë tepër vigjilentë sepse është aktuale shprehja "Ujku qimen e ndërron por zakonin s'e harron".


    Ekziston ideja se koalicioni opozitar nuk ka funksionuar mbi bazën e përfaqësimit të vlerave opozitare, por mbi bazën e administratës opozitare. A e pranoni këtë vlerësim dhe si do ndryshoni në të ardhmen?

    E vërteta është se koalicioni nuk ka funksionuar si duhet, kjo ndoshta se formatimi i tij ka qenë më shumë elektoral se sa programor dhe strukturor. Për këtë arsye çështja e konsolidimit të koalicionit është primare dhe imediate me rastin e zgjedhjeve të vjeshtës. Për këtë çështje partitë respektive duhet të prononcohen shpejt ndryshe analizat post-zgjedhje nuk vlejnë shumë. Fjala e vjetër latine thotë: "Meglio prevenire che curare", pra më mirë të parandalosh se sa të mjekosh!

    Ka një sërë raportesh ndërkombëtare kritikë mbi qeverinë rreth korrupsionit dhe çështjes së lirisë së shtypit. A ka rol opozita në këtë qëndrim të ndërkombëtarëve dhe a ka ura kontakti me ta?

    Problemet e korrupsionit qeveritar apo mungesa e lirisë së shtypit, para së gjithash, ndihen nga opozita, e cila ka furnizuar me mjaft informacion të hapur publikisht rreth këtyre problemeve. Por ndërkombëtarët kanë misionet e tyre në Shqipëri që vërtetojnë drejtpërdrejt atë që ndodh realisht. Kontaktet e opozitës me ndërkombëtarët janë institucionale dhe kanë rezultuar të frytshme.

    Kryeministri duket se ka vënë nën kontroll shtypin...

    Uzurpimi i mediave nga qeveritarët është simptoma më e dukshme e neodiktaturave në Shqipëri, ku jo vetëm nuk pasqyrohet opcioni i opozitës apo zëri i pavarur i intelektualëve, por më e rëndë akoma është deformimi i opinionit publik, çka ka detyruar opozitën të ngrejë fort zërin në Kuvend për të frenuar këtë inkuizicion të kohërave moderne.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Megjithese Bamir Topi nuk e ka pohuar se do te jete ai kandidati opozitar per bashkine e Tiranes, intervista e tij ka vend mjaft per te kuptuar se sa te veshtire e ka blloku ku ai eshte rreshtuar per te gjetur nje konkurent te Edi Rames:
    ..."Ky element shikohet edhe në kryeqytet, i cili ka një fizionomi me disa standarde, pasojë e politikave superficiale të kreut të bashkisë, i cili përveç mungesës së vizionit integral të zhvillimit të metropolit shqiptar, është nën hetim për abuzime me fondet publike apo donacionet që i janë dhënë bashkisë."... Kjo eshte nje nga pikat ku opozita e mbeshtet tani per tani fushaten Anti Rama, domethene tek komisioni i inicuar prej tyre per hetimin e kryebashkiakut. Pikerisht kjo ka qene edhe qellimi kryesor i opozites kur e ka kerkuar ate. Dhe besoj se me shume se te gjithe krahu i djathte politik eshte me i interesuari qe hetimet te mos perfundojne deri ne zgjedhjet lokale. Topi rrezaton edhe shterpesine e deritanishme te opozites per te dhene pikepamje te efektshme ne lidhje me administrimin e fondeve te bashkise nga Edi Rama dhe pikat kryesore te programit me te cilin do e sfidoje kandidati i saj. Eshte kollaj te thuash "eshte bere dicka, por mund te ishte bere me shume"; trego cfare ke bere ti si opozite kur ke qene ne pushtet(meqe behet fjale per te njejten opozite), cfare do te kishe bere ne vend te Edi Rames dhe cfare do te besh me mire se ai. Ndersa e konkuronte ate ne zgjedhjet e fundit, Besnik Mustafaj premtoi se do te ndertonte metro ne Tirane, por ky premtim nuk u mor parasysh nga elektorati dhe tani duket se as nga opozita. Kur thote se me gjendjen aktuale te liqenit Edi Rama u ka hequr tiranasve "te vetmin vend ku ata ndiheshin ne paqe me natyren", Bamir Topi e fillon keq ate qe quhet manipulim i opinionit publik per qellime elektorale. Sepse ai s'mund te fshehe punen vertet te paimagjinueshme gjate pushtetit te partise se tij, per heqjen e kioskave te parkut Rinia dhe anes Lanes. Dhe te pakten vetem "PAQJA ME NATYREN" nuk duhet permendur ne programin e opozites se udhehequr nga Berisha...
    jetoj jeten time, vetem sot

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nikoll Lesaj, ne se vertet ka shpallur kandidaturen do ket marre urdher nga KUPOLA.
    Ngaqe nuk di se si i ka lidhjet Nikolla me Mafien e ndertimit sdi dhe ta kuptoj kte aventure te Lesit.
    Ne se Lesi nderton grataciela si te tjeret athere kuptohet pse kandidon. Edi Rama ka ne dore Mafien e Gratacielave dhe nje ndertus Gratacielash i bindet Edit.

    Nikolla sic duket hyn ne kte loje per te "shuntuar" elektoratin anti-Rama.
    Pra votuesit qe jan te dyshimte se nuk ja japin Rames ja japin Mikut te PS-se Lesit.

    Pra derdhet voji e bjen ne Lakna.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-12-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    6
    Me vjen shume keq qe nuk keni patur mundesi te ndiqni live (per ato qe nuk ndodhen ne Shqiperi) se cili njeri e drejton bashkine e tiranes. Nje palaço i vertete qe vjen ne nje salle parlamentare me megafon dhe qe lexon pinokun dhe borebardhen nderkohe qe deputetet po diskutonin pikerisht per te. Eshte e vertete qe ai ka bere disa gjera te medha ne Tirane po aq sa eshte e vertete qe edhe ka shkaterruar shume gjera. Perveç liqenit qe tashme eshte mbyllur si çeshtje nje pike akoma me e rendesishme eshte "kthimi ne identitet" i bulevardit Deshmoret e Kombit ku te gjithe ndertesat jane ne te njejten lartesi pervec dy kullave gjigande me leje nga Edi Rama. Bulevardi eshte nje " objekt i rendesise se veçante" qe po shkaterrohet barbarisht, rikujtoj qe edhe hotel rogner mund te ishte ngritur 20 katesh po nuk u lejua pikerisht per kete arsye. Prishja e Lanes me te vertete kerkonte guxim por prishja e ketyre grataçelave qe ndertohen ne çdo vend dhe qe po i marrin frymen Tiranes eshte shume e veshtire per te mos e thene e pamundur.
    Nje çeshtje tjeter e rendesishme eshte vdekja e biznesit te vogel ne shqiperi pikerisht nga taksat e larta dhe te pakuptimta te kryetarit te bashkise. Tani po te kesh nje dyqan te vogel duhet te paguash edhe takse trotuari edhe takse polici edhe takse pastruesje edhe takse reklamash etj etj pervec tatimeve vjetore qe kane arritur ne shifra marramendese.
    Per te mos folur pastaj per lyerjen e fasadave me ngjyrat alla Rama qe tani i ka dale plotesisht boja dhe ngjajne si te vjella e jo si te lyera.
    Megjithate nuk duhet mohuar puna qe ai ka kryer dhe guximi qe pati ne pastrimin e lanes dhe te parkut Rinia. Por kjo nuk do te thote qe te abuzosh me pushtetin duke keq shpenzuar per te mos thene vjedhur leket e taksapaguesve shqipetar.
    :^proton

  11. #11
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Edhe une bashkohem me shoket dhe shqetsimet e tyre me vend, ngaqe jam kundra grataçielave ne Tirane, aq me teper qe ato ndertohen me pare te piste.
    Une them qe Tirona te mbese tradicionale, dmth te kete veç shtepia me qerpiç dhe per qiell-gervishsa asgje tjeter perveç xhamive. Per me teper emertimi vjen nga ka thone pejgameri.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD
    -------


    Hajduti ia mbathi

    Edvin Rama vuri pasdite në skenë një farsë të shoqëruar me disa mjete teknike, ku përqeshej Kuvendi i Shqipërisë, edhe pse seanca dëgjimore monitorohej nga përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve si dhe të disa vendeve të Bashkimit Evropian

    Ilir NIKOLLA



    Edvin Rama u pëproq dje të përdhosë dhe të fyejë parlamentin shqiptar i ndihmuara edhe nga socialistët e komisionit Olldashi, për t'iu shmagur esencës së pyetjeve ku do të përgjigjej për dhjetra skandalet financiare ku ka ndyrë dyart e tij të pista me paratë e taksapagusve të kryeqytetit..Por për shkak të qëndrimit në mbrojtje të ligjit që mbajtën komsionerët e opozitës, Evin Rama, pati fatin e hajdutit, ia mbathi duke lënë pas një tjetër provë të rëndë të vjedhjeve dhe abuzimeve të tij.

    Me mbështetjen politike të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste si dhe të komisionerëve socialistë, të cilëve u janë premtuar përfitime të rëndësishme financiare në prag të fushatës zgjedhore, Edvin Rama ka mundur mbrëmë që duke trafikuar një megafon si dhe duke u shoqëruar nga truproja të armatosura të mos japë dëshminë e kërkuar sipas Ligjit për Komisionet Hetimore, por të lexojë një deklaratë politike paraelektorale pa asnjë përgjigje për shpërdorimet milionadollarëshe të faktuara prej muajsh nga hetimi parlamentar.

    Edvin Rama vuri pasdite në skenë një farsë të shoqëruar me disa mjete teknike, ku përqeshej Kuvendi i Shqipërisë, edhe pse seanca dëgjimore monitorohej nga përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve si dhe të disa vendeve të Bashkimit Evropian.

    Rama ka këmbëngulur shumë që të mos u përgjigjet akuzave për vjedhje, por ato t'ua delegojë vartësve të tij që ishin sjellë në Kuvend në rolin e pengjeve, dhe në një moment dëshpërimi kur rrugët e arratisjes nga përgjigjet për akuzat u mbyllën shpërtheu në një këngë me megafon, duke shkaktuar ilaritet tek opinioni publik që përcillte seancën dëgjimore.

    Kryetari i Komisionit Hetimor Olldashi, e ka thirrur disa herë në ligj Edvin Ramën, duke i kujtuar të jepte përgjigje për vjedhjet në tenderin e fasadave, për 280 milionë lekët që i kishte dhënë Zana Çelës, për miliarda lekët e vjedhur së bashku me Koço Kokëdhimën, për tenderin 100 milionë lekësh për mobilimin e sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, për vjedhjet në tenderin për paisjet e Policisë Bashkiake si dhe për të gjitha vjedhjet e tjera të bëra publike gjatë punimeve të Komisionit Hetimor.

    Thirrja në ligj ka hasur në rezistencën e Ramës e të komisionerëve socialistë, të cilët u shfaqën të palëkundur për të vënë në zbatim skenarin antiligjor të mbrojtjes me çdo kusht të Edvin Ramës. Vetë ky i fundit artikuloi vetëm një përgjigje, justifikimin se vjedhjet ishin bërë me miratimin e të gjitha organeve kompetente e se nuk do të jepte llogari përpara asnjë komisioni deputetësh. Keqpërdorimi prej Edvinit i megafonit si një mjet vetëm për të prishur seancën dëgjimore ka bërë të pamundur vijimin e seancës dëgjimore dhe pas rezistencës së truprojave të armatosura për të ndaluar heqjen e tij ka sjellë edhe prishjen e plotë të saj. Sipas një plani konsensual për dëgjimin e dëshmitarëve, mbrëmë ishte afati i fundit i përcaktuar e ditët në vijim janë planifikuar që të harxhohen për hartimin e relacioneve të përbashkëta, megjithatë impakti kryesor i Komisionit do të reflektohet në Prokurorinë e Tiranës, ku Edvin Rama do të thirret që me 11 qershor për të dhënë ato përgjigje që refuzoi t'i jepte para deputetëve të mandatuar të Kuvendit të Shqipërisë.



    Olldashi: Ramën e pret Prokuroria

    Kryetari i Komisionit Hetimor deklaroi dje se komisionerët e opozitës kishin përmbushur një mision fisnik e se hetimi parlamentar kishte regjistruar ndikim pozitiv në punën e Kuvendit e një ndihmesë të rëndësishme për hetimet e pritshme të institucionit të akuzës

    Kryetari i Komisionit Hetimor Sokol Olldashi la pak shpresa se në ditët e mbetura struktura hetimore që ai drejton mund të arrinte në një raport të përbashkët. Duke komentuar prishjen e seancës dëgjimore për Edvin Rama, Olldashi deklaroi dje se ditët në vijim do të shfrytëzoheshin për mbledhje të tjera të komisionit, ku "deputetët do të parashtronin përfundimet e hetimeve të tyre e do të hartoheshin relacionet përfundimtare. Gjatë gjithë komisionit, theksoi Olldashi, socialistët kanë shfaqur një vullnet permanent për bllokimin e hetimeve, prandaj nuk besoj se mund të gjendet ndonjë kompromis, kështu që në Kuvend do të arrihet me dy raporte". Kryekomisioneri vlerësoi hetimin parlamentar, duke i shtrirë efektet e tij pozitive në disa fusha.

    "Nuk mendoj se komisioni ka dështuar, megjithë prishjen e seancës së sotme, deklaroi Olldashi. Ai u krijua me një mision shumë fisnik dhe deputetët e opozitës zhvilluan hetime profesionale. Për fat të keq, predispozita jonë për të bashkëpunuar për të dërguar para institucionit të akuzës të gjitha faktet që implikonin pushtetarët vendorë të PD-së nuk u ndoq nga i njëjti vullnet prej socialistëve. Megjithatë, shtoi ai, komisioni do të ketë imput për Kuvendin si dhe një ndikim në punën e prokurorisë, ku Edvini do të jetë i detyruar t'u përgjigjet pyetjeve që u dredhoi sot me ndihmën e komisionerëve socialistë".



    Rama: E pranoj se quhem Edvin

    Seanca dëgjimore e pasdites, ka shënuar edhe dy momente të thirrjes në ligj të Edvin Ramës, pas disa këmbënguljeve politike për të gjunjëzuar institucionin e Kuvendit të Shqipërisë. Në çelje të saj, kryetari i Komisionit Sokol Olldashi ka kërkuar respektimin e Kodit të Procedurës Penale e për kryerjen e formulës së betimit të dëshmitarit kryesor të hetimit parlamentar. Kërkesa që dilte jashtë skenarit të Edvinit është kundërshtuar nga komisionerët socialistë, megjithatë nenet e Ligjit për Komisionet Hetimore si dhe ato të Kodit të Procedurës Penale, të cituara për rreth një orë nuk kanë pasur vend për koment dhe kryebashkiaku është detyruar t'u bindet. I ngritur në këmbë pas një këmbënguljeje antiligjore, Edvin Rama është detyruar të betohet për të thënë të vërtetën e vetëm të vërtetën, edhe pse më pas udhëhoqi prej 4 orësh një aksion antiligjor të mbushur me gënjeshtra. Duke vijuar të njëjtën vijë ligjore, Rama është detyruar të lexojë gjeneralitetet e veta. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u dha fund disa hamendjeve edhe me impakte ligjore në këtë moment, duke deklaruar publikisht e zyrtarisht se quhej Edvin, me mbiemër Rama, se i ati quhej Kristaq kurse e ëma Aneta. Dy momentet e thirrjes në ligj të Edvinit janë regjistruar edhe në kujtesën e komisionerëve socialistë, të cilët nëpërmjet Fatmir Xhafës i deklaruan disa momente më vonë Sokol Olldashit se duhej të vijonte me pyetjet, "pasi e kishte fituar debatin personal me kryetarin e Bashkisë së Tiranës".



    Skandal në Kuvendin e Shqipërisë me gorillat e kryebashkiakut

    Truprojat e Edvinit, me pistoleta në parlament

    Kryebashkiaku hajdut i Tiranës Edvin Rama, ka sfiduar dje shërbimin e sigurimit të Kuvendit të Shqipërisë, duke urdhëruar futjen me forcë të rojeve të armatosura në mjediset ku po mbahej dëshmia e Edvinit. Një numër i madh shoqëruesish kanë shqetësuar për orë të tëra gazetarët që përcillnin punimet e Komisionit Hetimor, ndërkohë që pas sinjalizimeve shumica e tyre u detyruan të dilnin jashtë, por për njërin prej tyre ka qenë i pamundur operacioni. I pozicionuar pas shpinës së Edvinit dhe përballë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ai u ka treguar për disa minuta pistoletën përfaqësuesve të shtypit, duke u kërkuar besnikëri ndaj Edvinit, nëse donin që të dilnin të gjallë nga salla. Punonjësit e Shërbimit të Sigurimit të Kuvendit të Shqipërisë janë thirrur në ligj edhe njëherë tjetër nga kryekomisioneri Olldashi, por ata vetëm kanë mundur që ta nxjerrin jashtë sallës, por jo jashtë mjediseve të Kuvendit rojen e armatosur të Edvin Ramës. Ai ka vijuar të qendrojë nëpër korridore e të terrorizojë të pranishmit, duke regjistruar rastin më të rëndë të dhunimit të Kuvendit të Shqipërisë prej Edvin Ramës e "gorillave" të tij.



    I përmjerri, si ai...

    Nga Gent Strazimiri

    Dje në Kuvendin e Shqipërisë, ai më në fund duhej t’u tregonte shqiptarëve nëse në xhepat e tij ndodheshin para të tyre, qofshin këto qindarka, siç i quan ai, apo miliarda, siç sipas hetimit rezulton të jenë. Ai pat thënë se mezi e priste këtë ditë, ditën e së vërtetës, por në fakt dje, ndoti përsëri ambjentin me praninë e tij groteske dhe skandaloze, ndoti çdo shtëpi shqiptari, që besoi në iluzionin se ai vërtetë kishte ndërmend t’u tregonte se ku shkuan paratë e tyre.

    Këtë e bëri duke përmjerë, madje nën betim mbi Kushtetutën, ligjin, rregulloret që Kuvendi dhe kuvendarët e këtij vendi të mjerë ku vidhen miliardat, i kanë aprovuar me një solemnitet që nuk ka të sharë. Po aq solemne, e përgatitur dhe e menduar dukej dhe skema e kthimit të tempullit të ligjbërjes në një nevojtore hajdutësh, gangsterësh, që ligjin e konsiderojnë letër higjenike, duke qenë se nuk mund të tenderohet, prokurohet e kësisoj nuk u sjell gjë në xhepa.

    Dje, siç pritej, ai refuzoi të rrëfente sa, si, kur dhe ku ka vjedhur, duke u fshehur si rëndom pas fustaneve të disa qënieve memece, që siç dukej nuk janë për gjë tjetër në këtë botë, përveçse për të lexuar ç’ka ai u shkruan në deftere, për të firmosur atje ku ai u vë gishtin, për të fshehur poshtë fundeve mes gjymtyrëve të atrofizuara megafonët apo kushdi ç’tjetër ai u jep.

    Skandali i djeshëm në Kuvendin e Shqipërisë, bëhet më i rëndë dhe i patolerueshëm kur përpara 2 milionë shqiptarëve kuvendarët e maxhorancës hidhnin e pritnin, i sugjeronin atij masën, sasinë dhe vendin e përmjerjes, e më pas kur ai ia nisi, gjezdisnin sytë me kënaqësinë e një "voyeur" i që sheh nga vrima e çelësit një prostitutë tek zhvishet....

    Dhe ai përmori i qetë, para syve të dy milionë shqiptarëve, nga të cilët vetëm shtatë syresh që ndodheshin në krahun e djathtë të sallës e admiruan, nën mbrojtjen e bodyguardëve të tij të paguar nga taksat e shqiptarëve, nën vëzhgimin e oficerëve të Gardës së Republikës, të cilët refuzonin të zbatonin urdhërat e kreut të seancës....

    Kjo zgjati për rreth pesë orë, duke iu shtuar listës së gjatë të përdhosjeve, përgjakjeve të historisë së Kuvendit të Shqipërisë, por me cilësinë e atentatit më të rëndë ndaj shtëpisë së ligjit shqiptar. Në fund, ai u largua duke marrë me vetë megafonin, fustanet memece, teknologjinë e lartë dhe boshllëkun e dëshmisë së munguar, të premtimit që nuk mund të mbahej sepse e çon tek vendi që e la bosh Sudja, Fatos Nano, Nehati apo kushedi se kush tjetër.

    Pas la erën e ndotjes që shkaktoi, që në fakt ishte vërtetimi më i mirë i akuzave tashmë të provuara ndaj tij, për të festuar siç thonë, me çingiet që e mbështetën për të rrjepur Tiranën.

    Ajo që realisht mbeti nga seanca më e trupshme e zhvilluar në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë, ishte se pavarësisht nga të gjitha, ligji fitoi, institucionin e hetimit parlamentar nuk e zhbënë dot. Falë dinjitetit, vendosmërisë, qetësisë, sensit të përgjegjësisë ndaj ligjit të deputetëve të opozitës, ai nuk arriti të ndotte aq sa e kishte planifikuar, ai nuk arriti të fshihej.

    Nëse dje banditizmi nuk arriti të fshihte si rëndom, ndyrësitë që ekranet e blera i pudrosin, kjo ndodhi se në Kuvendin e Shqipërisë dje përsëri dikush qëndroi. Por kjo nuk mund të jetë e mjaftueshme për të shpëtuar një shoqëri të tërë nga katastrofa e parikthyeshme, nga idhujt e vesit.

    Vetëm qetësia e mençuria e Olldashit nuk mund të mjaftojë, vetëm vendosmëria e zotnillëku i Banos, Shehut, Metkos, etj., nuk mund të jetë shpresa e vetme. Ai duhet të detyrohet nga të gjithë ata që fyeu dje, nga të dy milionë shqiptarët që e panë të ripërtypë fekalet, të cilat kujtoi se e fshehën.



    Gramoz Ruçi urdhëron skemën në Hotel "Rogner"

    Skema e bllokimit të dëgjimit të dëshmisë së Edvin Ramës dhe të instrumentalizimit të hetimit parlamentar në një skenë të fushatës paraelektorale të Partisë Socialiste është përpunuar dje pasdite në mjediset e Hotel "Rogner" nga vetë Edvini, në funksionet e mirëfillta të kryetarit të Partisë Socialiste. Së bashku me sekretarin e Përgjithshëm Gramoz Ruçi, Edvini ka thirrur përpara mbledhjes së mëngjesit nënkryetarin Bardhyl Agasi dhe sekretarin Fatmir Xhafa, duke urdhëruar sabotimin e seancës së paradites përmes firmosjes në minutën e fundit të shkresës për thirrjen e tij si dëshmitar e paraqitjen e Edvinit pa praninë e komisionerëve të opozitës. Edvini e Ruçi kanë urdhëruar bllokimin e hetimit përmes bashkimit të dëshmisë së Edvinit me atë të dy grave të tjera të Bashkisë, Mimit e Valit, duke pamundësuar kështu zbardhjen e vjedhjes së 7 miliardë lekëve për publikun e kryeqytetit. Fatmir Xhafa është ngarkuar në takimin e lartpërmendur edhe me detyrën e posaçme të koordinimit të punëve me stafin e Edvinit, e sidomos me rojet e tij të armatosura, gjatë orëve të tensionuara që pritej të shoqëronin dëshminë e tij të djeshme. Agasi dhe Xhafa morën si urdhër final edhe votimin e njëanshëm të dëshmisë kolektive si dhe bllokimin e punimeve të Komisionit Hetimor, ndërkohë që për zhvillimet e pasdites, ende nuk ka njoftime se si është informuar kryetari i Partisë Socialiste. Fatmir Xhafa dhe Bardhyl Agasi pranuan dje detyrën e partisë të ngarkuar nga Gramoz Ruçi, edhe pse angazhimi nuk kishte një vendim politik të PS-së në këmbim të disa lejeve të ndërtimit, të cilat në një kohë shumë të shkurtër do t'i shpërndajë Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës, i drejtuar nga Edvin Rama.


    ------------


    PD duhet ti sqaroj nje gje kti popullit.

    Meqense PD ka pasur Brojken dhe Kelmendin kryetar Bashkie pra ja di sekretet zanatit duhet qe te tregoj si funksionon BASHKIA.
    Psh ..ne se kryetari don te rregulloj nje Rruge..ku i merr PARET per te paguar nje firme qe do rregulloj Rrugen.

    Duke shpjeguar kte mekanizem e duke treguar shembuj se si vene kto pune ne mund te kuptojme se sa gjera jane qe quhen "merita personale te nje Kryetari e sa merita te Qeverise.

    Ne se Fondet jane te kufizuara athere Qeveria qe jep para eshte "Merit meritusja" e nje rregullimi ose ndertimi.

    Pra pd duhet te na tregoj se Fondet jane te lehta per tu marre nga nje kryetar ose te veshtira.
    Nga kjo do kuptojme se nje kryetar me "x " fonde beri "y " pune dhe kryetari tjeter me "z " fonde beri "beta" pune.

    Ne rastin e EDvinit dallojme nje gje..
    Atij i jepen lumenj me Fonde..
    A i vjedh a jo eshte ceshtje tjeter..por ajo qe ben MUUUUUU eshte se Ky NJERI merr miljona si te ish Xhuljani i Amerikes.

    Ktu te na sqaroj PD.

    A merrnin kaq miljona Brojkat e PD-se e nuk benin pune apo nuk ja jepte kush dhe skishin cfar benin..
    Athere bejme dallimin.


    Personalisht mendoj se Edvini i jan dhene fonde per Rrugzat e Tiranes sa as Enver Hoxha nuk ka guxuar ti jap Mehmet Shehut per Gjith Shqiperine.

  13. #13
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    "Ky element shikohet edhe në kryeqytet, i cili ka një fizionomi me disa standarde, pasojë e politikave superficiale të kreut të bashkisë, i cili përveç mungesës së vizionit integral të zhvillimit të metropolit shqiptar, është nën hetim për abuzime me fondet publike apo donacionet që i janë dhënë bashkisë."

    Po ta lexosh me vemendje kete citim te me lartem, merr vesh qe per bashkine e Tiranes kane dhene donacione. Kush? Te huajt, kush tjeter. E cilit eshte merita? E Rames, e kujt tjeter.
    Prandaj Rama eshte i ndergjegjshem qe s'i ka bere dem njeriut me vjedhjen e tij. Donacionet i konsideron merita personale, rroge.
    Ka mundesi qe ato ti jene dhene "per tu vjedhur", siç ndodh rendom ne te tilla raste. Jepet nje ndihme ose donacion, nje pjese (fare e vogel) perdoret per qellimin fillestar (parqet, stolat, pemet, etj) ndersa pjesa e luanit ndahet midis donatoreve te huaj dhe administratoreve vendas.
    Kjo ndodh rregullisht ne afrike e kudo. Vetem viteve te fundit ne France para e tille u eshte shperndare disa ish ministrave te saj e buçeve plaka te tyre me miliona.
    E keqja eshte se ne shqiperi vjedhin te gjithe. Dhe baba im te gjeje nje portofol ne rruge nuk e dorezon, ngaqe mendon se s'ja vlen, ne komisariat do ta pervetesojne xhandaret. Ndergjegjesisht ai e mendon si dedikim nga FATI.
    Pse atehere Rama duhet te mendoje ndryshe nga te tjeret.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ornament ti ke drejt por... sjemi RUSI qe ka resurse Pafund e ben c'te doj ai Kryetari Moskes.

    Rusve u falet qe per te zbukuru sheshin para kremlinit te derdhin miliarda e kerkush te mos merzitet sepse Rusia eshte e madhe sa Gjysma e Botes dhe ka pasuri te pa llogaritshme.

    Tirana e Edi Rames me c'po lexojm ka marre fonde pa fund nga Ilir Meta e Tos Nano-Majkua.

    Le te marrin e le te vjedhin ne se nuk do ishim vendi ku Toka eshte e Kufizuar, ku Shkollat e Kopshtet jane karikatura e pa oborre e pa nje meter bar jeshil ku te ulen nxenesit e femijet, ku Pensionistet te mos kene ndonje djal hajdut vdesin per buke, ku vajzat qe 12 vjec merren neper semafore e ku grate fshatare pijne fotoksine nga mjerimi i skajshem e ku vllau vret vllane per dy pellemb truall tek gardhi mbas Halese me mu-t.

    Ne keto kushte duhet ti kerkohet llogari Qeverise e kujdo per avullimin e miljardave.

    Sikur ti kishin Rruajtur keto Miljona e miljona...Polic veterane qe kan ruajtur popullin nga hajdutet e kriminelet (te tille kemi shum pak) .. sikur tu jepeshin keto miljona minatoreve te kromit e Bakrit qe me djersen e tyre shiti po-rdhe Enver Hoxha e Ramiz Alia duke qerasur aventuristat e Botes e duke ndertu bunkera maj malesh kot e duke ndertu Piramida me mermer te Spanjes kot fare..sikur ti kish rruajtur kto Miljona ish te burgosurit politik qe ndertuan veprat bonifikuese e industriale e qe shiritin e inagurimeve ja priste ndoj demagog bllokmen ose ndoj qen bir qeni i KQ-se hajde de.. sikur miljardat e Ed Ram Harapve tu jepeshin agranomve e veterinarve te mrekullushem veterane te punes..qe u shkoj jeta gerxheve e po i befshimn mire.. ose ti merte Petraq Magjistari qe ka punuar per Bujqesine 40 vjet hajde de.. ose Rahman Hanku qe ka ndertu vepra....po jo e bija Dhurates qe nga qe eshte e bukur e duan boset Roze dhe i falin Miljona nga buka gojes e Fotoksin-pirseve.. apo ti merrte Maria Kraja e Simon Gjoni qe kan ngritur OPERAN Shqiptare por jo ti marre milionat Zana Cela -Limprehtistja qe e ngordhi Limprehtin gerxheve te Lumes..e qe fle bordell moteleve me Ed Ramen ose Mus Ulqinin ...ose ti jepnin nenave te policve te vrare ose mesuesve veterane por jo Mimit qe i ka zen bit-ha lesh sa ne bankat amerikane e sa neper biznese me organizmat e jashtme e tani rruan nen hallatet e Edit .. Buken e gojes se mijra familjeve te pa buka.

    Po cti besh ja..psh Tiransit kane zgjedhur kryetar te keshilllit bashkiak te TIRANES nje fare mashtruesi me emrin Leonidha Toska..

    Ceshte ki mo...nga mbiu ky Leonidhe...dhe Toske bile ne Bashki te Tiranes e merret me fsheje gjyrmesh te vjedhjeve astronomike..

    Populli Tiranes ka merita ne Servilosje te neveritshme ndaj Terbaciotve e Hekal-iotve te Bllokut por edhe tani mbasi Azem Hajdari ju a hoqi qafe PPSH.ne ata ala dhi-ten ne breke nga ish zuzaret e Frontit te lagjeve me origjine Bolene e Lapardhaje..
    Pis milet..

    Ndoshta skan faj...gjat 50 viteve ka vjellur te tere nga pak ne blloqet e shenimeve te Operativave nofull katrore te Rajoneve te Deges brendeshme..

    Ne te s shkofshin..apo sbejne sikur gjoja Edin e duan se ju ka rregulluar Rruget.. e ne fakt eshte dicka tjeter qe u vjen zor ta thone.. eshte ajo faqja e zeze e familjes qe ata..tiransit votojne per PPSH-ne sepse ne tre familje Tiranse ..dy jane te blera nga Sigurimi tash 40 vjet..



    .....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 08-06-2003 më 12:35

  15. #15
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Nuk arrij te kuptoj, qe per te ngritur vlerat njerit shahet tjetri.
    Une nuk e kam pare seancen e parlamentare ku kryebashkiaku ju pergjigj pyetjeve, por cfare lexova ne gazete packa se nuk e honeps kryebashkiakun, me erdhi mire, dhe u gezova shume qe ishte sjellur ne ate menyre.

    Mbani mend se cfare ndodhi ne nje seance parlamentare kur kryetar ishte Z Gjinushi, dhe i ndjeri A. Hajdari kerkonte fliste, se si ju nderpriste fjala?! A mbani mend kur i pritej fjala opozitareve ne parlament( Berishes e te tjereve)?! E pra ky eshte parlamenti shqiptar. Pra veprimi i kryebashkiakut eshte mese i ligjshem, dhe te them te drejten e pergezoj, per ate qe beri.

    Ti kthehem temes ku po shkruaj per fushaten elektorale.
    Problemi eshte se PD nuk gjen dot nje figure qe te matet me Edvi Ramen, dhe po perpiqet te kapet mbas vjedhjeve. Gjeja me e ndershme per PD do te ishte ti drejtohej prokurorise, dhe te mos ndynte veten me "komisione parlamentare hetimi", e me deputete "trima" si Olldashi, e te tjere...
    Ne vijme nga nje vend ku politika konfliktuale eshte tipari kryesor. Nje parlamentar qe fyen, dhe zihet me grushta. Nje tjeter, qe nuk di se cfare eshte etika e te folurit, dhe dikush tjeter qe tregon origjine prej bariu. Kjo vjen nga nje fakt i thjeshte. Ne shqiperi askush nuk voton per njeriun , por votohet per PARTI. Cdo person i zgjedhur nga PARTIA, nuk thote se cfare ai do te beje, por cfare PARTIA e tij do te beje. Pra kjo eshte arsyeja pse ne shqiperi kemi HAJDUTE DEPUTETE, KONDRABANDIST DEPUTETE, INJORANTE DEPUTETE, DEPUTETE TE FORTE, dhe MAFJOZE DEPUTETE. Kesaj praktike dhe ketij realiteti i duhet dhene fund.
    Populli, duhe te ndergjegjesohet qe te votoje per te ndershmit, per ata qe punojne me ndershmeri, packa se tani" ja fut ai , ja fut ajo, pse mos tja fus edhe une". Ne shqiperi ka shume njerez te thjeshte te perkushtuar per punen qe bejne dhe njerez qe ne te vertete mund ti japin shume atij vendi. Nese persona te tille ikurajohen, dhe u kerkohet te perfaqesojne zonen ku jetojne e punojne, atehere me siguri e ardhmja e shqiperise do te ndryshoje.
    Nese PD , gjen dike te ndershem, qe punon, jeton, dhe i perkushtohet punes se tij, me ndershmeri atehere kam shume besim se ai do ta sfidoje kryebashkiakun e tanishem. Fushata elektorale duhet te ndertohet mbi cfare ai person do te beje, dhe jo mbi gabimet e personit qe ishte ne pushtet. Pra duhet te dale me nje projekt e plan te qarte, se cfare duhet te beje qe Tirana te behet si cdo qytet tjeter europian.
    Mos harroni, qe askush nuk e do Tiranen ne anarki dhe me plehra neper tortuare. Cfare Z Rama beri ishte thjeshte shkundje e "trureve te krimbur ne para te tregtareve" , duke u kujtuar atyre qe nje Tirane dinjitoze, do te thote, me teper biznes per ta , dhe me teper investime te huaja ne formen e bashkepunimit. Pra cfare Z Rama beri ishte kapja e idese se Tiranen duhet ta bejne banoret e vet , dhe me teper ata qe fitojne para ne TIRANE( qe kane bizneset e tyre ne kryeqytet).
    Dikur kam udhetuar ne nje rruge qe te dergon tek FRIGORIFERI. Shume i habitur nga pastertia dhe shtrimi i rrugeve, aq sa harroje se ishe ne nje lagje periferike te tiranes, e per me teper nje lagje e krijuar nga te ardhur( kujtoj ketu bathoren), por qe se bashku rregulluan ambjentin ku jetojne dhe ecin. Nuk u desh as PD e as PS e as Edvin Rama per tu shtruar rruget, por ata vete punuan per te jetuar pak me mire. Ky fakt flet mire qe boll me politizime, te kota. Nese Edvin Rama ka vjedhur, ti drejtohen prokurorise dhe mos merren me "topa bore hedhin shoket tani, une e hedh e ti e han", dhe ajo te vendose nese ai eshte me faj , apo jo, dhe cdo kush qe kerkon nje tirane me te bukur, me te paster te cohet te punoje pastroje e rregulloje rrugen e tij, vendin ku jeton e merr fryme.( Para disa ditesh diskutohej qe liqeni eshte kthyer ne kamp fushimi per gardistet, e pra , parku eshte vend i banoreve te Tiranes, dhe nese ata shqetesohen nga "rojet", te dalin te bllokojne rrugen dhe ta detyrojne Z GJENERAL-PRESIDENT ta beje ate rruge ne KEMBE , si te gjithe banoret e tjere, dhe te mos BLLOKOJE RRUGE e kalime, sepse ai eshte i njejte me te tere shqiptaret e tjere qe nuk kane as roje e as "qena" qe rrine neper hijet e pemeve)

    Rritja e ndergjegjes qytetare, dhe marrja e pergjegjesive nga cili do qytetar i Tiranes , do te beje qe ai qytet te mos kete me pelivane qe vjedhin ne kurriz te tyre, por as "shurdh-memece" si Brojka e Kelmendi qe ua mbante breket peng PD.

    Nderimet e mia
    Ndryshuar për herë të fundit nga kundraRRYMES : 09-06-2003 më 07:29

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Pretendimet se puna dhe arritjet pakundertueshme te Edi Rames si kryetar bashkie u dedikohet akordimit te fondeve te teperta eshte ne fakt refreni me i rendomte i poemes se denglave te me te pavlereve.

    Se pari eshte genjeshter e madhe te besosh se bashkia e Tiranes nen pushtetin e PD kishte mungese kaq te theksuar fondesh saqe beri nje "ASGJE" te madhe per 8 vjet.

    Por ku keto pretendime e vertetojne veten vertet si DENGLA, eshte fakti se Edi Rama ka arritje teper te kenaqshme jo vetem ne planin ekonomik por edhe ne ate administrativo civil. Administrata e Rames ka strukturen dhe formen me reale dhe dinjitoze per nje pushtet lokal. Rama ka arritur te ndertoje nje administrate funksionale dhe teper dinamike, qe kryen detyren dhe punen e saj ne format me optimale, qe nga mbledhja efektive e taksave e deri tek ruajtja e interesave kolektive te popullates se Tiranes sic eshte kontrolli i ashper mbi masakren urbanistike apo sigurimi i ambienteve publike per kete qytet.
    Te gjitha keto as qe mund te konceptoheshin nga administratat e meparshme te cilat u vertetuan te ishin totalisht inefektive, pa rezultate dhe te paafta ti rezistonin interesave te grupeve te ndryshme ne Tirane qe per kaq kohe e masakruan Tiranen nga cdo aspekt urbano-civil. Rama nderkohe provoi te jete shume here me rezistent ndaj ketyre interesave, sic e pame te bente te parku 'Rinia" apo kudo ne Tirane. Kjo i jep atij dinjitetin e te qenit kryetar bashkie dhe jo rrembythje bashkie, lolo i pronareve te bareve apo restoranteve.

    Puna e Rames pra ka qene e dyfishte. Jo vetem ai duhej te ndertonte nje Tirane ndryshe dhe shume larg asaj ekzistuese, por ai duhet ta fillonte kete me nje qytet te shperfytyruar nga rremuja, anarkia urbanistike, dhe kaosi shoqeror. Rama pra duhet te regullonte me pare katrauren e paraardhesve te tij dhe kjo e ben punen e tij 10 here me te veshtire ashtu sic ben arritjet e tij 10 here me te vlera.

    Por cfare vazhdon te ktheje kritiken ndaj Rames ne qesharake dhe te leshte eshte fakti se te gjitha keto kritika vijne nga ata qe pikerisht nuk kane asnje arritje ne ato qe kritikojne edhe pse kane qene totalisht ne pozita per te bere dicka, bile kane qene ne pozita shume here me favorizuase se keto te Rames sot. Mos harrojme se Tiranes ishte shume here me e lehte ti jepej forma apo ti rregullohej, organizohej dhe modernizohej urbanistika ne 92 kur rregulli dhe disiplina civile nuk ishte degjeneruar, se sa ne 97 kur Tirana ishte masakruar totalisht ne cdo aspekt.

    Shqiptaret dhe Tiransit ne vecanti jane teper te merzitur dhe deshperuar nga denglat apo kritikat boshe, e shterpe qe vijne pa asnje zgjidhje. E ndersa Rama u ka ofruar atyre arritjet me konkrete qe ata i prekin cdo dite me dore, pretendimet te tilla "jo po ka marre para shume apo ka marre para pak" jane pa pike interesi per qytetarin e thjeshte. Per popullin te gjithe kryebashkiaket kane vjedhur sa kane dashur apo kane abuzuar me fondet si kane dashur, por jo te gjithe kane dhene rezultatet e Rames, bile as 1/10 e ketyre rezultateve.


    E verteta eshte se bashkia e Tiranes sot po punon, angazhohet dhe aktivizohet me shume se kurre per ta kthyer Tiranen ne nje kryeqytet perendimor.

  17. #17
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Debati i ketushem per shkak te mentalitetit militant eshte zhvendosur nga ceshtja nese ka vjedhur apo jo edi rama ne ceshtjen a ka punuar apo jo edi rama .

    Nese rama ka punuar do te thote se ka bere detyren, nese ka vjedhur do te thote se do te barti pasojat ligjore. Nuk ka asnje konflikt mes ketyre dy realiteteve.

    Nese vjedhja eshte pergjithesuar kaq shume si fenomen sa eshte e pamundur te luftohet atehere le te ndryshojme ligjin dhe ta legalizojme ate.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Orku : 09-06-2003 më 12:26

  18. #18
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Faji me i madh i Edi Rames nuk eshte as vjedhja, e as arroganca ndaj qytetareve, por fakti se ai ishte i pari qe nga Sheshi Skenderbej TALLI BERISHEN, i cili kujtonte se ishte padron i atij sheshi. Kete gje "doktor Rrumpalla" dhe shtabi i tij i luftes nuk kane per t'ia falur kurre.
    Ka vjedhur apo jo Edi Rama, kjo vertet eshte e rendesishme. Por pa nje vendim te gjykates, vetem mund te besh supozime dhe te shfaqesh tendencat e tua politike. Shtypi i opozites, i majte apo i djathte, e ka gjithmone per detyre te sajoje hajdute, vecanerisht kur afrohen fushata zgjedhore. Por nuk mund te merren te pandehur persona vetem prej "MENSTRUACIONEVE" te politikes.

    Nga ana tjeter, ligjerisht zyrtaret denohen jo vetem prej veprimeve te tyre te demshme, por edhe per Mosveprime qe i sjellin dem shtetit dhe qytetareve. Kur akuzon Edi Ramen me te gjithe zjarrin e grykes se tij, krahu i Berishes duhet te rreshtoje cfare ka bere per Tiranen gjate kohes se administrimit te saj prej tyre. Gje qe besoj do ta shmangin vazhdimisht gjate fushates sepse ...

    ..... perpara se ta akuzojne Ramen per liqenin artificial, opozitaret duhet te kujtojne si e lane Parkun Rinia, brigjet e Lanes, si dhe kende te tjera qe sot jane kthyer ne parqe
    ..... perpara se ta akuzojne per gjendjen e rrugeve periferike, duhet te kujtojne si i lane hyrjen e Tiranes, Rrugen e Durresit, Rrugen e Elbasanit, te gjithe segmentin e Unazes, etj.
    ..... perpara se ta akuzojne per varferim te jetes rinore, sportive dhe kulturore te kryeqytetit, per abuzime me konceritn e Scorpions apo te Piknikut te Pezes, te djathtet qe e administruan ate gjate periudhes 1992 - 2000 nuk mund te mohojne faktin se gjate sundimit te tyre edhe ndonje koncert i rralle perdorej per qellime politike duke fokusuar Berishen, Meksin apo ndonje tjeter me shume edhe se vete artistet.
    ..... perpara se ta akuzojne kryetarin e bashkise se Tiranes per fyerje te Parlamentit, ata s'kane si na bejne te harrojme se cfare i kane bere po atij parlamenti gjate te ashtuquajtuarve "bojkote", dhe se si ngriheshin gerthimat e tyre sa here qe e merrte fjalen ndonje i krahut te kundert. Dhe s'besoj se mund te mohojne se sa here kane thyer mikrofonat, apo e kane hequr "per leckash" oratorin e majte nga podiumi. Kandidati i djathte per kryetar te bashkise se Tiranes besoj se duhet te kujtoje se sa here ndonje si Pal Dajci merr zjarr si pushka e Dules dhe turret kunder anetareve te po atij parlamenti.

    Pra besoj se arsyeja perse baterite e opozites jane drejtuar te gjitha kunder Edi Rames eshte se pari sepse ai e "ka zerin me te larte se kundershtaret e tij", dhe sepse mund t'u pershtatet te gjitha llojeve te luftes qe ata do t'i imponojne. (Natyrisht me perjashtim ndoshta te luftes se armatosur).

    Edi Rama ka treguar se nuk i trembet "tritolit" qe Berisha permend ne po ate parlament, dhe as "200 menyrave per te rrezuar pushtetin" qe doktori u permend gazetareve ne konferencat e tij plot denoncime pa buke. Duke pare se kjo e ben ate aktualisht figuren me te fuqishme te pushtetit ne syte e publikut shqiptar, deri dy dite perpara dites se votimit per pushtetin lokal ( kur edhe perfundon fushata) opozita duket se ka zgjedhur perqendrimin e te gjitha "grykave te zjarrit" drejt tij. Besoj se Edi Rama do te jete perseri i afte ta ktheje kete fushate ne nje fitore po aq spektakolare sa edhe ate te zgjedhjeve te fundit. Vetem ne qofte se opozita ve perballe tij nje person po aq te zhdervjellet, jashte kostumit te merzitshem prej figure politike dhe gati te parashikoje levizjet e kundershtarit.
    jetoj jeten time, vetem sot

  19. #19
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Mos na beni te perserisim gjera te sterthena. Akuzat per vjedhje i vijen jo vetem nga opozita por se pari fatos nano, nga ish ministrat socialiste qe i kane cuar dosje ne prokurori, nga ish-miqte e tij, nga kontrolli i larte i shtetit dhe se fundi edhe nga komisioni hetimor parlamentar.

    Une nuk jam aspak kunder procedimit ndaj kujtdo qe ka vjedhur qofte i majte apo i djathte .... dje, sot apo neser... por kuptohet qe jo te gjithe kane kete mendim sepse ecin me idene armiku i armikut tim eshte miku im.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    ---------

    Skema e manipulimit të dosjeve në bashkinë e Tiranës dhe zyrat "Këtu nuk lejohet hyrja"

    Si fuksionojnë zyrat e fallsifikimeve në bashki

    Prej tre muajsh Edvini ka ngritur të ashtuquajturin "shtab emergjence" në krye të të cilit qëndron vetë dhe pas tij i kudndodhur është Blendi Gonxhe si dhe tre nga drejtorët e drejtorive të këtij institucioni



    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edvin Rama, po jep prova të pakontestueshme se është i aftë të manipulojë dhe fallsifikojë vjedhjet e kryera dhe po aq mediokër në fshehjen e krimeve të tij. Ai ka ngritur një institucion të tërë të manipulimit të dosjeve në Bashkinë e Tiranës ku për fat të keq po merr në qafë dhe do të çojë në dyert e prokurorisë edhe jo pak punonjës që deri dje për ta flitej se ishin të ndershëm. Ka tre muaj që Edvini ka ngritur një shtab brenda bashkisë, i cili është ngarkuar posaçërisht me manipulimin dhe fallsifikimin e dosjeve. Ky "shtab i emergjencës" së Edvinit është ndarë në tre sektorë, të cilët në bashki funksionojnë legalisht si institucione legjitime edhe pse Edvini në vend të mbishkrimeve: "Zyra e manipulimit të dosjeve" ka të shkruar me bojë të kuqe: "Ndalohet hyrja". Prapa mullarëve të dosjeve në tre nga zyrat e bashkisë shikon më të zellshmin në këto punë Blendi Gonxhen, i cili "de jure" nuk punon më në bashki, e me radhë më pas sjhfaëqen drejtuesit e mëposhtëm të bashkisë.



    Grupi i fallsifikimit të dosjeve të tenderave të blerjeve

    Kryetare: KETI TRESKA



    KETI TRESKA, drejtore e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore është ngarkuar nga Edvin Rama, që të drejtojë zyrën ku fallsifikohen dosjet e tenderave të blerjeve të Bashkisë. Ka dy muaj që vazhdon ky proces pune dhe tani ekipi i drejtuar nga Treska është drejt përfundimit të këtij "aksioni" tepër të rëndësishëm". Prokuroria e Përgjithshme në se do të merret me këto fallsifikime do të mund të provojë shumë lehtë se si janë ndërruar fletët, se si janë realizuar fatura me shkrime të ndryshme etj. Keti Treska po bashkëpunon edhe me disa drejtoresha të tjera që i ka në katin e parë. Emrat e tyre do të publikohen në numrin e ardhshëm.



    Grupi i fallsifikimit të tenderave rrugë-kanalizime, lulishte

    Kryetar: Dritan Agolli



    Grupi i fallsifikimit të tenderave të rrugë-kanalizime, lulishte është akomoduar në katin e dytë të bashkisë dhe drejtohet nga matematicienti Dritan Agolli, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Publike. Nuk dihet se çlidhje mund të ketë një matematicent me rrugët, kanalizimet, parqet dhe lulishtet, por një gjë është e sigurtë, se Agolli është njeriu më i gjetur për të manipuluar shifra. Mund t’i rrisë, mund t’i zvogëlojë sipas dëshirës së Ramës. Në këtë zyrë janë edhe disa punonjës të tjerë, emrat e të cilëve do të publikohen bashkë me emrat e fallsifikatorëve, viktima të zyrave të tjera. Gjithësesi nuk mund të mos përmendet juristi Julian Zanaj, i cili po kryen "stazhin" në këtë zyrë. Ai vlen të përmendet me emer edhe për faktin se nga jurist i tenderimeve para katër muajve, tani është shpërblyer me postin e drejtorit të tenderimeve. Të gjitha bëmat e tyre do të deshifrohen në prokurori ndaj dhe asgjë nuk mund t’i shpëtojë fallsifikatorët përpara drejtësisë. Më e pakta që mund të bëjnë punonjësit e thjeshtë të bashkisë, që punojnë në këto zyra të fallsifikimeve është të denoncojnë vetë eprorët ashtu sikurse kanë bërë deri më tani jo pak prej tyre.

    D. Gega



    Tre zyrat ku manipulohen dosjet

    Grupi i fallsifikimit të dosjeve urbanistike

    Kryetar: Alban Eftimi



    Këtë grup të cilin e kryeson ish-drejtori i Përgjithshëm i Urbanistikës tani përsëri drejtor i drejtorisë, ka marrë përsipër manipulimin e dosjeve që lidhen me dhënien e lejeve të ndërtimit dhe të përcaktimit të zonave të ndërtimit etj. Ky grup edhe pse në dukje drejtohet nga Eftimi, në fakt rolin kryesor e luan Blendi Gonxhe. Ndofta Rama nuk ka patur dhe aq besim tek Eftimi, të cilin publikisht në një transmetim në TV e ka quajtur "idiot". Kjo zyrë jo rastësish është instaluar në katin e tretë. Atje është mundësia që fallsifikatorët të maskohen më mirë dhe Blendi Gonxhe të mos bjerë shumë në sy të njerëzve të hyjnë dhe dalin në bashki. Megjithatë në bashki tani ai është bërë si parja e kuqe dhe të gjithë e thërrasin "sekser". Madje për të qenë më i qetë në punën e tij, Gonxhe i ka kërkuar Ramës që të vendosë në derë një tabelë me të kuqe ku shkruhet: "Ndalohet Hyrja". Kjo të kujton atë përrallën kineze kur pronari i arkave të floririt u demaskua vetëm sepse në vendin ku kishte fshehur arin, vuri tabelën: "këtu nuk ka flori".



    Edi Rama vendos shtetërrethim në bashki. Nëpunësit refuzojnë takimin me qytetarët

    Bashkia e Tiranës, bunker

    Me ditën ogurzezë të ardhjes së Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, hyrja në këtë institucion pothuajse është bërë e pamundur. Çdo ditë me dhjetra qytetarë qëndrojnë para dyerve të kësaj Bashkie, në pritje për të takuar ndonjë nëpunës apo zyrtarë për parashtrimin e halleve apo problemeve që ata kanë. Lind pyetja: Pse qytetarët kanë zgjedhur këtë mënyrë pritjeje (qëndrim para dyerve) për t’u takuar me zyrtarët? Kjo ndodh sepse në sallën e pritjes së popullit që është bërë enkas për këtë qëllim n.q.s qytetari kërkon takim me nëpunësin që mendon se mund t’i zgjidhë problemin, ky i fundit nuk i del në takim qytetarit, por i thuhet se duhet të paraqesë kërkesë me shkrim për problemin që ka dhe mbas një muaji mund të marrë edhe ndonjë përgjigje të "thatë". Dhe meqënëse qytetarët nuk i zgjidhin problemet e tyre me anë të përgjigjeve "të thata" që marrin, atëherë këta hallexhinj janë të detyruar të presin para dyerve të Bashkisë në pritje për t’u takuar personalisht me nëpunësin përkatës. Edhe ky "lloj" takimi është i parealizueshëm, sepse qytetarët jo vetëm që e kanë të pamundur hyrjen brenda ambjenteve të Bashkisë. Bashkia e Tiranës dhe konkretisht Edvin Rama ka bëre kujdes, që të paguajë dhjetra policë bashkiakë e roje të tjerë civile që qëndrojnë në të gjithë dyert e Bashkisë, që të mund të eleminohet çdo takim direkt i qytetarëve me nëpunësit e administratës. Madje edhe nëpunësit që hyjnë e dalin janë mjaft mospërfillës e arrogantë ndaj qytetarëve që presin me orë të tëra para dyerve dhe kudo dëgjon: "a ka mundësi një minutë?", dhe: "nuk kam kohë për takim"! Pas këtij realiteti qytetarëve u krijohet përshtypja se nuk kanë të bëjne me Bashkinë e Tiranës, por me Ministrinë e Rendit Publik (!!!), pse jo me një bunker të socializmit aq të dëshiruar për Edvinin.

    Ferit Metuku

    Opozita: Rama, problematik edhe për vetë PS-në

    Drejtues të partive të opozitës dënojnë dhunimin e Parlamentit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. Një ditë pas demonstrimit në Komisionin Hetimor parlamentar të qëndrimeve prej rrugaçi ordiner, opozitarët shprehen për "RD"-në se, mbrojtja që socialistët i bëjnë Edvinit kushtëzohet me borxhet që ata i kanë kryebashkiakut harbut.

    "Vjen një ditë, edhe sikur të jetë bashkëpunëtor me një abuzues e shpërdorues detyre, kur ai kalon çdo cak domosdo që do të distancohesh prej tij",-thekson kryetari i PLL-së Eqerem Spahiu. Sipas tij, në rastin e shndërrimit të komisionerëve socialistë në avoketër të vjedhjeve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës kemi të bjëmë me konflikte të forta interesash mes tyre dhe Edvinit.

    Në të njëjtën linjë edhe liberalët e konsiderojnë absurde mbrojtjen që socialistët i bëjnë korrupsionit në Bashkinë e kryeqytetit. Sekretari i Përgjithshëm i PBL-së Shaqir Rexhvelaj tha dje për "RD"-së se, "spektakli që panë shqiptarët të premten gjatë seancave dëgjimore të Komisionit Hetimor parlamentar që për tre muaj hetoi skandalet në Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës për kohën që këto institucione i drejton Edi Rama, edhe pse synonte një SHOW mediatik sipas një skenari të parapërgatitur nga zyrtarë bashkiakë dhe të selisë rozë, u dëshmoi shqiptarëve fytyrën e vërtetë të kryebashkiakut harbut". Rexhvelaj që është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ashtu si edhe këshilltarët demokratë, denoncon keqpërdorimin e pushtetit nga Rama dhe administratorët e tij. Rexhvelaj thekson gjithashtu se Rama mbetet problematik edhe për vetë PS-në, pasi edhe gjatë spektaklit të së premtes ai deklaroi se nuk i përkiste asaj partie.

    Për dhunimin flagrant të ligjit nga kryetari i Bashkisë së kryeqytetit dhe sjelljet e padenja të tij para Komisionit Hetimor parlamentar të abuzimeve e shpërdorimeve të fondeve publike në Bashkinë e Tiranës kanë reaguar dje edhe republikanët. Sekretari për Marrëdhëniet Publike të PR-së, Gjokë Beci, tha dje për "RD"-së se, opozita tashmë është më e motivuar se kurrë në betejën për të fituar kreun e Bashkisë së Tiranës dhe në tërësi zgjedhjet për pushtetin vendor.

    H.R



    Provat e Kryebashkiakut nuk konsiderohen si të tilla nga organi i akuzës

    Edvini urdhëron shpalljen e provave të manipuluara

    Farsë me matjet e njëanshme të Edvinit nëpër rrugët e miqve të tij, duke shkelur në mënyrë flagrante Ligjin për Komisionet Hetimore dhe duke krijuar alibitë për mbrojtje të paligjshme në Kuvendin e Shqipërisë

    Tre ditë para përfundimit zyrtar të afatit të hetimit parlamentar për Edvin Ramën, komisionerët socialistë kanë nxjerrë në skenë një tjetër stratagjemë, për të delegjitimuar faktet e vjedhjeve skandaloze të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi kanë kundërshtuar për ditë me radhë procesin e marrjes së provave në terren nga ekspertët e liçensuar prej komisionerëve të opozitës, bile pasi mobilizuan edhe Policinë Bashkiake të kryeqytetit si dhe të gjithë administratën për të penguar marrjen e provave në Rrugën "Bajram Curri" dhe "Myslym Keta", dje një numër ekspertësh të njohur si nomenklaturë e Partisë Socialiste kanë dalë nëpër rrugët e Tiranës, kryesisht në rrugën e Kavajës dhe në Bulevardin "Zog I", duke luajtur farsën e marrjes së provave për investimet e kontestuara prej opozitës. Procesi nuk ka zbatuar asnjë nga kriteret fillestare të paravendosura në mënyrë konsensuale në mbledhjen e 25 majit, e së pari, miratimin me konsensus të emrave të ekspertëve. Erion Braçe e Musa Ulqini sulmuan ashpër para disa ditësh ekspertët e Partisë Demokratike, duke vënë në dyshim edhe liçensat e dhëna nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, e duke refuzuar në mënyrë kategorike çdo ekspertizë të pavarur që do të ndihmonte në relacionin përfundimtar të Komisionit. Sekretari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, bllokoi për katër ditë me radhë nisjen e procesit të rekrutimit të ekspertëve, meqënëse ishte një detyrë e tij ligjore, e më pas ndoqi një rrugë konsultimesh joprofesionale me Gjykatën e Tiranës, e cila i hëngri edhe disa ditë të tjera, duke e detyruar të deklaronte me 3 qershor se fatkeqësisht kjo detyrë nuk mund të realizohej e se duhej kaluar tek dëgjimi i dëshmitarëve. Megjithatë dështimi i Edvinit në dy ditët e fundit i ka detyruar socialistët të ndryshojnë strategji e të nisin manipulimin e provave, të cilat do të kenë vlerë vetëm në raportin e njëanshëm të komisionerëve socialistë, që gjithashtu me urdhër antikushtetues do të marrë votimin e mazhorancës socialiste. Përfshirja e këtyre matjeve në raportin e komisionerëve socialistë duket një gjë e pashmagshme, pas aksionit të njëanshëm që po bëjnë në komision Agasi me të tjerët, por burime nga komisioni bënë të ditur se ato ishin matje të kryera pa mbrojtje ligjore e se administrimi i dosjeve në Prokurorinë e Tiranës do të sillte edhe nisjen e një hetimi të mirëfilltë, afërmendsh kryerjen e matjeve të reja nga ekspertë të pavarur të këtij institucioni.

    I.N



    Raporti "Rama", vetëm dy ditë pas përfundimit të afatit ligjor

    Socialistët duket se kanë gjithçka gati, duke nisur që nga manipulimi i provave në terren e deri tek raporti i trukuar që e nxjerr "financiarisht të virgjër" Edvin Ramën, për të mundësuar nisjen e një fushate elektorale pa dëme të dukshme në imazhin e tyre. Zyra e përgatitjes së seancave në Kuvendin e Shqipërisë është urdhëruar që të planifikojë leximin e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor "AntiRama", në seancën plenare të 12 qershorit, pra vetëm dy ditë pas skadimit të afatit për përgatitjen e relacionit, duke injoruar precedentin e mëparshëm të Komisionit "Ngjela", ku disa ditë pas përfundimit të afatit, koha u harxhua për procesin teknik të insertimit të konkluzioneve të secilës palë në një raport të përbashkët, edhe pse krejt mekanik, ndërkohë që kjo kohë tampon nuk parashikohet për Komisionin "AntiRama". Kryetari i Komisionit Sokol Olldashi, nuk ka patur asnjë konsultim me përfaqësuesit e kësaj zyre përpara se të caktohej 12 qershori për raportimin, në një seancë që pritet të jetë e ngarkuar edhe për shkak të kalimit të më shumë se 100 amendamenteve problematike të Kodit Zgjedhor. Megjithatë, duket se vendimi është marrë në zyrat e Partisë Socialiste, deputetët e të cilës që prej ditësh kanë gati fjalimet politike që do të lexojnë, ashtu siç bënë edhe dje Musa Ulqini e Fatmir Xhafaj me fjalimet e shkruara prej Edvinit me "terroristë të PD-së" e me "gazetarë tifozë". Ata dje nisën edhe procesin e prokurorimit të provave të falsifikuara për ndershmërinë e Edvinit, në të njëjtën ditë kur kryebashkiaku mori arratinë për t'iu shmangur thirrjes me forcë për të dëshmuar, të paktën deri me 12 qershor kur është planifikuar leximi i raportit. Data do të kontestohet ashpër prej përfaqësuesve të PD-së në mbledhjen e nesërme të Byrosë Parlamentare, por ende nuk është e qartë nëse vendimi i socialistëve është i negociueshëm, apo përfaqësimi parlamentar i opozitës do të jetë i detyruar të angazhohet në aksionin parlamentar të radhës për mbrojtjen e Kushtetutës e të parlamentarizmit.



    Morri Braçe sulmon dy gazetarë të tjerë

    Morri Braçe, ka humbur arsyen nga mospërmbushja e detyrave të ngarkuara prej Edvin Ramës e në fund të mandatit të Komisionit Hetimor "Rama" po e kërkon protagonizmin në kurriz të gazetarëve. Pasi një ditë më përpara, sulmoi gazetarin e "RD"-së Armand Maho me arsyetimin se, po e shikonte në sy e po destabilizohej, dje Braçe ka sulmuar publikisht me akuza të ngjashme gazetarin e Shijak TV, Fatmir Guda, si dhe gazetaren e rrjetit televiziv Alsat, Elona Meço. Morri Braçe i sulmoi që të dy nën akuzën se po pasqyronin në mënyrë të njëanëshme e denigruese për Edvin Ramën punimet e Komisionit Hetimor, ndërkohë që ndaj Meços ai rezervoi edhe një sërë akuzash të tjera, që kishin të bënin me pasqyrimin e aktiviteteve të tij e të Edvinit nga një rrjet televiziv, ku gazetarja punonte më përpara e që duket se është larguar prej andej nga protestat e tyre. Braçe ka mashtruar në mënyrë flagrante, edhe pse ekzistojnë pamje filmike që e fyen Mahon, sepse "e di se ti je gazetar i "RD"-së", ndërkohë që gjatë gjithë kohës ka përshtatur një sjellje provokuese ndaj përfaqësuesve të mediave. Ndërhyrjet brutale të morrit Braçe kanë shkaktuar dje reagimin e komisionerit të opozitës Uran Metko, i cili ka kërkuar që komisioni të mos shndërrohet në një institucion inkuizicioni për mediat. Në mënyrë të çuditëshme, në krah të morrit Braçe e kundër përfaqësuesve të medias që denonconin vazhdimisht klimën e dhunës, ka dalë kryetari i Komisionit të Mediave, Musa Ulqini, që me një retorikë të papranueshme për mbledhjen ka bërë fajtorë gazetarët e ka akuzuar politikën e djathtë si fondamentaliste e të lidhur me mediat. Për incidentet e të dyja ditëve, gazetarët kanë përgatitur denoncimet penale në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që deputetët e Komisionit të Mandateve deklaruan dje për "RD"-në se, ishin në pritje të kërkesës për heqjen e imunitetit të Erion Braçes.



    Komisionerët socialistë të trembur nga gjendja e rënduar psikologjike e kryebashkiakut shmangin dëshminë e tij

    Olldashi thërret Edvinin në komision

    Preteksti se ka "kaluar data për thirrjen e dëshimtarit" nuk qëndrojnë pasi datat për thirrjen e dëshmitarëve janë nga data 6 deri më datë 10 qershor

    Edvin Rama dhe komisionerët socialistë ia "mbathin" në drejtim të paditur, duke bërë të mundur që seanca dëgjimore ku do të thirrej si dëshmitar Edvin Rama të mos zhvillohet. Ashtu siç ishte lajmëruar nga kryetari i Komisionit Hetimor për veprimtarinë e Bashkisë së Tiranës, dhe MKRS dje mbasdite në orën 18.00 do të zhvillohej seanca dëgjimore, ku do të thirrej si dëshmitar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edvin Rama. Megjithëse kryetari i Komisionit, Sokol Olldashi dhe komisionerët e tjerë të opozitës kanë pritur më shumë se 40 minuta, ardhjen e komisionerëve socialistë dhe të Edvinit, në mbledhjen e komisionit asnjë nga ata nuk u bë i gjallë. Nga ana tjetër kryetari i Komisionit, Olldashi, deklaroi në seancën e paradites se në rast mosparaqitjeje të Edvin Ramës si dëshmitar, atëherë do të kërkohej ndërhyrja e policisë, për sjelljen me forcë përpara komisionit të Edvinit.

    Shenjat e braktisjes së mbledhjes nga socialistët në komision u panë qartë gjatë seancës së paradites, ku këta të fundit u munduan me çdo kusht të shmangnin ardhjen e Edvinit në komision në seancë dëgjimore, duke nxjerrë preteksin se ka "kaluar data e thirrjes si dëshmitar të Edvinit në Komision". Seanca e paradites në ditën e djeshme u karakterizua sërish nga tonet e ashpra të komisionerëve socialistë, të cilët të trembur nga gjendja e rënduar psikologjike që shfaqi një ditë më parë Edvini, i cili u shfaq me kostum folklorik dhe me mgafon në dorë, po mundohen me çdo kusht të shmangin thirrjen e tij si dëshmitar, duke nxjerrë lloj-lloj arsyetimesh bajate, të cilat tashmë duket se janë bërë të pa dëgjueshme për veshët e opinionit publik.

    Preteksti se ka "kaluar data për thirrjen e dëshimtarit" nuk qëndrojnë pasi datat për thirrjen e dëshmitarëve janë nga data 6 deri më datë 10 qershor", pra duket qartë se avokatia e komisionerëve socialistë, nuk ka asnjë bazë ligjore për më tepër kur dihet që Edvin Rama është i akuzuari kryesor në këtë proces. Kryetari i këtij Komisioni, Sokol Olldashi, pas zhdukjes së komisionerëve, socialistë dhe Edvinit, për të cilin që nga ora pesë nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet, tha për mediat se, "do të insistohet që Edvini të paraqitet me çdo kusht në komision, si dëshmitar. Unë e thashë edhe në seancën e paradites se do të kërkojmë ndërhyrjen e policisë, për sjelljen e tij si dëshmitar pranë komisionit". I pyetur nga gazetarët, pretendimet e socialistëve në Komision, Olldashi tha, "të gjitha veprimet e komisionit janë konform rregullave. Ne kemi marrë një vendim të brendshëm, për datat e thirrjeve të dëshmitarëve, kështu që jemi brenda afatit". Seanca e ardhshme dëgjimore, do të mbahet ditën e hënë më datë 9 qershor, ku sërish do të thirret si dëshmitar Edvin Rama. Nga ana tjetër pak gjasa ka që Edvini të paraqitet me dëshirën e tij pranë komisionit, pasi ky i fundit akuzohet për abuzime skandaloze dhe në mes të ditës.

    A.M

    -------------

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 06:50
  2. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisë për zgjedhjet
    Nga white-knight në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51
  3. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  4. "Zogu I Zi" Tirane.
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 02:44
  5. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •