Close
Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 385
  1. #41
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    “Gazidede rrembeu dhe regjisorin Londo”

    E Shtune, 21 Tetor 2006

    Zhdukja e qytetarit maqedonas Remzi Hoxha 11 vjet me pare, nuk eshte nje rast i vecuar per ish-ministrin e Rendit, Petro Koci, por eshte precedent i radhes nga skenaret e pergatitur nga ish-zyrtare te SHIK-ut. Ne nje prononcim per “Korrierin”, Koci ka theksuar se gjate viteve 1992-1997 kane qene me dhjetera rrembimet dhe kercenimet e shtetasve shqiptare nga strukturat e SHIK-ut, ku vlen te permendet edhe rasti i regjisorit Kico Londo. Sipas Kocit, “duhet te kujtojme qe pervec zhdukjes dhe vrasjes se Remzi Hoxhes nga ish-zyrtaret e SHIK-ut, jane me dhjetera raste te tjera, kur SHIK-u ka rrembyer per qellime politike qytetare shtetas te ketij vendi, duke i kercenuar dhe duke kerkuar qe ata te vertetonin akuza skenare, te cilet e komprometonin ne vitet 1992-1997 ish-opoziten Partine Socialiste. Ne vitin 1996, kur eshte rrembyer regjisori Kico Londo, i cili eshte torturuar ne menyre makabre qe te pranonte skenarin e SHIK-ut te atehershem, qe Partia Socialiste financohej nga vende te huaja, qe Partia Demokratike i konsideronte armike, sic ishte ne ate kohe dhe Greqia”.

    M.GJ

    Korrieri

  2. #42
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Familjaret: “Gruaja e Berishes na tha se Remziu eshte gjalle”

    E Shtune, 21 Tetor 2006

    Pa minuta pas marrjes peng te Remzi Hoxhes dhe deri me sot, familjaret nuk kane pushuar se kerkuari. Qeveria dhe shteti ne periudhen 1995-97 nuk iu dha asnje pergjigje. E njejta gje ndodhi edhe pas ’97-es, derisa ne kete problem u perfshi edhe “Amnisty International”, e cila kerkon nga shteti shqiptar respektimin e konventave nderkombetare per gjetjen e te zhdukurve. "Bashkeshortja dhe vjehrri i Berishes na ka thene se Remziu eshte gjalle, por ju rrini te qete dhe femijet le te vazhdojne shkollen". Kjo ka qene deklarata qe ka bere me 21 tetor te vitit 2004, bashkeshortja e Remziut, Sevdie Hoxha, ne nje konference te organizuar nga “Amnisty International” ne Tirane. Gjithcka ka filluar me 21 tetor 1995, rreth ores 13.30, sot 11 vjet me pare, teksa nga nje karvan me tri makina kane zbritur disa persona ne mjediset e punishtes se Remzi Hoxhes, ne zonen e ish-“Frigoriferit” ne Tirane, dhe i kane kerkuar qe te shkoje me ta per nje sqarim ne polici. Nje “Volksvagen” ngjyre ulliri me targe TR 2449 C dhe dy makinat e tjera, nje “JEEP” dhe nje “BMW” moren me vete biznesmenin, i cili qe prej atij momenti konsiderohet i “zhdukur”. Tri dite para 21 tetorit, ne Sarande ishte ndaluar dhe shoqeruar drejt Tiranes kryetari i PS-se lokale, Ziso Kristopulli. Ai eshte marre forcerisht nga punonjesit e SHISH-it te asaj kohe dhe derguar ne drejtim te Lezhes, ne zyren e sherbimit sekret ne Kune Vain te Lezhes. Vec Hoxhes dhe Kristopullit, si pjese e nje operacioni te perbashket ka qene edhe Armando Loshaj, i konsideruar edhe ky i zhdukur, nje person rreth te 30-tave, me nje pasaporte qe mbante nje mbiemer austriak a zviceran, i cili eshte paraqitur si nje gazetar i derguar ne Shqiperi si fotoreporter. Nga faktet e ofruara nga media, thuhej se Remzi Hoxha u servir si agjent i UDB-se, Ziso Kristopulli, agjent i “Asfalise” greke, dhe me ndihmen e personave te tjere synohej per te realizuar nje "komplot" kunder qeverisjes se atehershme, nepermjet financimit te fushates elektorale te PS-se, me parate e "2 armiqve" te Shqiperise. Sipas tyre, Hoxhes iu kerkua te “pranonte skenarin", por ai nuk pranoi dhe ne perpjekje per ta trembur, dhuna ka shkuar pertej limitit qe eshte deshiruar. Ne kete menyre, tregtari u ka mbetur ne dore. Hetimi ne lidhje me kete ceshtje eshte mbyllur formalisht ne tetor te vitit 1998, ku duket se dosja ishte zhdukur ne trazirat e vitit 1997. Vetem 5 vjet me vone ajo eshte rikthyer, pas kerkeses se bere nga Avokati i Popullit, Emir Dobjanit. Perballe drejtesise u vune tre persona, ish-punonjes te SHIK-ut, Avni Koldashi, Budjon Mece dhe Arben Sefgjini, te cilet u arrestuan ne maj te vitit 2003, si dhe u prene 6 fletearreste per disa te tjere qe kishin emigruar ne Londer, por qe nuk u ndaluan asnjehere. Dosja u pergatit nga prokuroria ne shtator te atij viti, por gjykata i nxori te pafajshem qe te tre, deri ne maj te 2004. Vetem ne qershor te vitit 2006, gjate nje raportimi ne Komisionin Hetimor te ngritur ndaj kryeprokurorit Sollaku, ndonese e kishte kaluar dhe mbyllur nje here kete dosje, ky i fundit tha se kjo dosje eshte e pazbardhur.

    S.P

    Korrieri

  3. #43
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Padi shtetit ne Strasburg, nese nuk zbardhet ngjarja

    E Shtune, 21 Tetor 2006

    “Nese indiferenca e shtetit shqiptar do te vazhdoje, ekipi do te detyrohet ta padise shtetin shqiptar ne Gjykaten e Strasburgut”, keshtu shprehet ekipi per drejtesi per familjen Hoxha, i cili pritet te jape nje konference per shtyp me 25 tetor te ketij viti, ne mjediset e hotel “Grand” ne Prishtine. Sipas nje njoftimi te shperndare diten e djeshme, grupi i perbere nga dy avokatet Tom Gashi dhe Gregor Guy-Smith, djali i “te zhdukurit”, Ardian Hoxha, dhe vellai, Nexhmedin Hoxha, do te paraqesin para mediave te verteten e kesaj ngjarjeje. Sipas ketij njoftimi, “kryeprokurori Theodori Sollaku, ne kundershtim me ligjin, urdheroi lirimin e tyre (tre punonjesve te SHIK-ut te arrestuar), duke u arsyetuar ne ligjin mbi amnistine per ngjarjet e vitit 1997, te cilat Shqiperise i sollen gjakderdhje te madhe. Me tej, thuhet se “prokurori publik hoqi dore nga ndjekja penale dhe per te mbuluar kete skandal juridik, prokurori Sollaku lenden e dergoi ne polici per kinse hetime te metutjeshme”. Ne njoftimin e shperndare, thuhet se ekipi u krijua si reagim ndaj indiferences se shtetit shqiptar, kundrejt familjes Hoxha, i cili nuk do te ndaloje punen e vet gjer ne zbardhjen e plote te asaj qe ka ndodhur me Remzi Hoxhen.

    Korrieri

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ish-kreu i Kasacionit Zef Brozi: "Nuk kam firmosur arrest për Remzi Hoxhën" Gazeta "PANORAMA"

    Ish-kreu i Kasacionit reagon pas deklaratës implikuese të Gazideses

    Ish-kreu i Kasacionit Zef Brozi: "Nuk kam firmosur arrest për Remzi Hoxhën"

    Shkruan: Zef Brozi Gazeta "PANORAMA"

    Zef Brozi reagon ndaj akuzave të lëshuara nga ana e ish-shefit të SHIK, Bashkim Gazidede, në adresë të tij për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama”-n, Brozi deklaron se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje, aq më tepër se në kohën kur është zhdukur i ndjeri Hoxha, ai nuk ka qenë në detyrën e kreut të Kasacionit (sot Gjykata e Lartë), por i papunë dhe se nuk ka firmosur asnjë fletë arresti për Remzi Hoxhën. Brozi i kërkon ish-shefit të SHIK-ut që të mos e përfshijë në këtë ngjarje, por çdo pretendim që mendon se ka t’i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme. Më poshtë po botojmë reagimin e plotë të ish-kreut të Kasacionit.

    Çështja e zhdukjes së Remzi Hoxhës është një tragjedi sidomos për familjen e tij, ndërsa moszbulimi i së vërtetës tregon mungesën e vullnetit të shtetit për të vënë para përgjegjësisë autorët e kësaj masakre, kushdo qofshin ata. Besoj se publiku shqiptar po e vë re tendencën e ish-kryetarit të SHIK-ut, Bashkim Gazidede, që sa herë pyetet për çështje ku atij i del emri, do të mundohet t’i shmanget përgjigjes duke thënë “Pyetni Zef Brozin”, “Këtë e di më mirë Zef Brozi”, “Vendimet e arrestit i ka firmosur Zef Brozi” etj. Le të më dëgjojnë mirë Gazidede, Berisha e ndonjë tjetër: Ju nuk do të mund të përdorni emrin tim, duke shpresuar se do të shmangni përgjegjësinë për krimet dhe ligësitë që i keni bërë Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Ajo që di dhe gjithnjë ka kërkuar dhe kërkon Zef Brozi është që krimi duhet të ndëshkohet dhe forca e pushtetit të ligjit duhet të bjerë mbi këdo, si mbi qytetarin e thjeshtë, ashtu edhe mbi pushtetarët a ish-pushtetarët, qoftë ky Zef Brozi, Gazidede, Berisha e kushdo tjetër. Ky është parimi thelbësor i një shteti ligjor e demokratik dhe Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur.
    Lidhur me çështjen e Remzi Hoxhës, Amnesty International, me të cilën unë kam një bashkëpunim të shkëlqyer, bëri një punë të mrekullueshme që po kërkon të zbulohen e ndëshkohen ata që e rrëmbyen, torturuan dhe e vranë atë. Kur lexova se familjarët e tij po kërkojnë ta rivënë në lëvizje hetimin për vrasjen e njeriut të tyre të dashur, dhe aq më mirë në mënyrë më të institucionalizuar, mendimi i parë që më ka shkuar në mend ishte: Edhe unë do t’i drejtohem Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë për të rihapur hetimet, si edhe do t’u kërkoj edhe disa institucioneve këtu në Amerikë dhe në vende të tjera që të kërkojnë nga shteti shqiptar të mos heshtë, apo më saktë, të mos e fshehë më tej të vërtetën për këtë krim. Ata që e dinë të vërtetën për këtë çështje janë ata që e urdhëruan rrëmbimin dhe torturimin e Remzi Hoxhës. Dhe këtë besoj se e di shumë mirë Bashkim Gazidede, Sali Berisha e ndonjë tjetër. Sidoqoftë, është Prokuroria ajo që duhet të fillojë menjëherë hetimet dhe të mbledhë provat, pa u frikësuar dhe ndikuar nga askush.
    Në fakt për këtë çështje unë më shume kam mësuar nga gazetat. Me sa mbaj mend kjo çështje nuk ka ardhur për gjykim në Gjykatën e Kasacionit gjatë kohës që kam qenë unë kryetar, pra nga mëngjesi i 24 shtatorit 1993 deri në mbrëmjen e 21 shtatorit 1995. Por për të verifikuar më saktë, ju lutem kërkojini Gjykatës së Lartë të japë kopjen e vendimit dhe botojeni. Nëse unë kam qenë gjyqtar në këtë çështje, natyrisht se duhet të kem mësuar dhe qëndrimin tim duhet ta shprehë vendimi i kësaj gjykate, nëse ka një të tillë. Duke iu referuar shtypit shqiptar, Remzi Hoxha është zhdukur në tetor 1995. Në atë kohë unë nuk kam qenë kryetar Kasacioni, por një qytetar i papunë në Tiranë dhe lëvizjet e mia vëzhgoheshin nga SHIK-u i Gazidedes. Pra, unë i kërkoj Gazidedes që çdo pretendim që ka ndaj meje t’ia dërgojë menjëherë Prokurorisë. Ndërsa Prokuroria duhet të bëjë detyrën e saj dhe të fillojë hetimet. Të gjithë ata që kanë respekt për të vërtetën, që ndjejnë sadopak dhimbje edhe për të ndjerin Remzi Hoxha dhe familjen e tij, duhet ta ndihmojnë Prokurorinë dhe gjykatën në zbulimin, hetimin dhe dënimin e fajtorëve të këtij krimi barbar. Unë ju siguroj se do bëj gjithçka mundem për këtë.




    Gazidede: Pyesni Brozin

    Ish-shefi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, deklaroi për “Panorama”-n se “një përgjigje më të saktë dhe të plotë për çështjen “Hoxha” mund ta marrim nga ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi dhe prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku”. Sipas Gazidedes, e gjithë puna e tij është shoqëruar nga ndershmëria në zbatimin e ligjit. “Dua t’ju them se një gjë nuk kam anashkaluar gjatë aktivitetit tim si drejtues i Shërbimit Informativ Kombëtar, të jem zbatues i përpiktë i ligjit, të cilin me siguri maksimale e them se nuk e kam shkelur asnjëherë”, u shpreh Gazidede. “Detyrohem të përsëris se cilido individ apo institucion ka një akuzë ndaj meje, t’i drejtohet prokurorit të Përgjithshëm dhe unë do të jem i hapur me organin e drejtësisë”, u shpreh Gazidede.



    Dëshmi të reja për Remzi Hoxhën
    “Do të hyjnë në dosje faktet e gjetura nga familjarët e të zhdukurit”

    Deklarata e familjarëve të Remzi Hoxhës për disa fakte të reja që ata kanë gjetur mbi zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, ka riaktivizuar dosjen e pezulluar në polici.

    Policia dhe Prokuroria janë shprehur dje se familjarët dhe çdo person tjetër që di fakte apo të dhëna të reja për zhdukjen e Remzi Hoxhës, ka detyrimin të paraqitet dhe t’i tregojë ato para grupit të hetimit. Burime nga policia dhe Ministria e Brendshme janë shprehur se do të marrin kontakt me të afërmit e Hoxhës për të mësuar të rejat që ata kanë zbuluar rreth zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas në moshën 42-vjeçare. Administrimi i këtyre të dhënave mësohet se do të bëhet në polici dhe nëse ka elementë të rinj, atëherë dosja pritet t’i rikthehet Prokurorisë. Policia dhe Prokuroria janë shprehur se aktualisht ende nuk kanë marrë dijeni për faktet e reja që janë gjetur nga avokatët e familjes Hoxha. Megjithatë, besohet se ata kanë të dhëna për të akuzuarit e dosjes, që ndodhen jashtë Shqipërisë. Aktualisht fashikulli hetimor për zhdukjen e Remzi Hoxhës ndodhet i pezulluar në polici. Kthimi i dosjes në polici është shoqëruar me një relacion ku Prokuroria kërkon ndjekjen në rrugë operative të çështjes, me qëllim zbulimin e vendit ku është varrosur shqiptaro-maqedonasi. Nga ana tjetër, pas veprimeve hetimore që janë bërë nga policia, është vendosur që gjatë këtyre ditëve më shumë se tre persona të thirren për t’u marrë në pyetje rreth ngjarjes. Burimet nga hetimi i çështjes nuk kanë përjashtuar mundësinë se njëri prej këtyre personave mund të shoqërohet në Lezhë nga policia dhe t’i kërkohet të saktësojë vendin ku mund të jetë varrosur Remzi Hoxha, pas keqtrajtimeve të ushtruara ndaj tij në bazën sekrete të SHIK-ut në Vain. Policia dhe Prokuroria kanë kërkuar që emrat e tre personave që do të pyeten gjatë këtyre ditëve, të mbeten sekret. Megjithatë ata pritet të japin të dhëna për mënyrën se si është çuar Remzi Hoxha nga Tirana në Lezhë. Njëri prej personave, ish-zyrtar, mendohet se mund të përcaktojë zonën ku është varrosur Remzi Hoxha, e mbetur mister prej 11 vitesh. tr.so.



    Zef Brozi kërkon vërtetimin e deklaratave për çështjen e 5 minoritarëve grekë

    Letra për Sollakun: O unë, o Gazidede në burg
    “S’kam lëshuar asnjë urdhër për ndalim, s’kisha këtë kompetencë”

    Ish-kreu i Kasacionit, Zef Brozi, i është drejtuar me anë të një letre Prokurorisë së Përgjithshme, i kërkon të verifikojë deklaratat e ish-shefit të SHIK, Bashkim Gazidede, në lidhje me arrestimin e 5 shtetasve minoritarë në vitin 1995. Brozi më datë 5 tetor i ka dërguar një letër kryeprokurorit Sollaku, në të cilën kërkon se “ai ose Gazidede duhet të dënohen mbi deklaratat e pasakta në lidhje me këtë çështje”. “Bashkim Gazidede duhet të provojë para organeve të drejtësisë akuzat e tij ose të përgjigjet sipas ligjit. Unë ju kërkoj ju si Prokurori e Përgjithshme që të verifikoni pretendimet e Gazidedes për çështjen e pesë minoritareve. Pra, ju duhet të verifikoni nëse vendimi për kontrollin e banesave të pesë minoritareve dhe vendimi për arrestimin e tyre janë lëshuar nga unë si kryetar Kasacioni, apo nga ata që e kishin në kompetencë”, thuhet në letrën e Brozit. Kreu i ish-Kasacionit thekson se nuk ka lëshuar asnjë urdhër të tillë, pasi nuk ishte kompetencë e institucionit që ai drejtonte. “Nëse nga verifikimi që ju do i bëni dosjes së pesë minoritarëve rezulton se vendimi për kontrollin e banesës së tyre dhe për arrestimin e tyre janë lëshuar dhe firmosur nga të tjerë dhe jo nga unë, atëherë Gazidede me ligësi shpif dhe manipulon duke fyer e denigruar organet e drejtësisë, prandaj ju duhet të vlerësoni provat dhe të vendosni nëse ai duhet të përgjigjet për ndonjë vepër që mund të ketë konsumuar sipas legjislacionit penal në fuqi”, thuhet në letrën e Brozit.



    5 Tetor 2006

    Prokurorit të Përgjithshëm
    Z. Theodhori Sollaku

    Lënda: 1) Kërkesë për verifikim të pretendimeve të Bashkim Gazidedes se ish-kryetari i Kasacionit, Zef Brozi, ka firmosur vendimet për arrestimin dhe kontrollin e banesave të pesë minoritareve apo edhe në raste të tjera

    2) Kërkesë për procedim sipas ligjit dhe fakteve që do të rezultojnë nga verifikimi për vendimet e arrestit dhe vendimet e kontrollit të banesave që gjenden në dosjet e Prokurorisë dhe dosjet gjyqësore për periudhën kur unë kam qene kryetar Kasacioni
    (23 shtator 1993-21 shtator 1995).

    I nderuar prokuror i Përgjithshëm,
    Më datë 27 shtator 2006, gazeta “Shekulli” botoi një intervistë të Bashkim Gazidedes, ish-kryetar i SHIK-ut dhe tani nëndrejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
    Ndër të tjera në këtë intervistë Gazidede, duke shtrembëruar të vërtetën, thotë: “...ekzistojnë dokumente ku ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit ka firmosur qoftë për kontrollin e banesave të pesë minoritareve dhe po ashtu edhe për arrestimin e tyre. Në atë kohë nuk arrestohej askush pa firmën e Zef Brozit...”
    Duke qenë se këto janë akuza që kanë të bëjnë me çështje gjyqësore konkrete dhe hidhet mjegull mbi punën time si ish-kryetar Kasacioni dhe mbi Prokurorinë si institucion i ndjekjes penale, është në interes të vetë organeve të drejtësisë, të pozicionit kushtetues që unë kam pasur në vitet 1993-1995, dhe të demokracisë në Shqipëri, që të dalë në pah e vërteta dhe populli të njihet me të.
    Siç e dini, unë si kryetar Kasacioni nuk kam pasur në kompetencë të firmos urdhra ndalimi, arrestimi a kontroll banesash për asnjë qytetar. Bashkim Gazidede duhet të provojë para organeve të drejtësisë akuzat e tij ose të përgjigjet sipas ligjit.
    Unë ju kërkoj ju si Prokurori e Përgjithshme që të verifikoni pretendimet e Gazidedes për çështjen e pesë minoritareve. Pra ju duhet të verifikoni nëse vendimi për kontrollin e banesave të pesë minoritareve dhe vendimi për arrestimin e tyre janë lëshuar nga unë si kryetar Kasacioni, apo nga ata që e kishin në kompetencë.
    Nëse rezulton se këto akte procedurale janë firmosur nga unë (gjë që nuk është e vërtetë), atëherë ju duhet të vini para përgjegjësisë ligjore mua dhe të gjithë ata që kanë zbatuar vendime të tilla të kundërligjshme. Së pari, një gjë e tillë do të ishte tejkalim i kompetencave të mia. Së dyti, nëse kjo do ishte e vërtetë, unë nuk duhej të merrja pjesë në trupin gjykues të Kasacionit për çështjen e pesë minoritareve dhe për këtë arsye prokurori i Përgjithshëm, të dënuarit dhe avokatët e tyre duhej të kishin kërkuar përjashtimin tim nga trupi gjykues. Por një gjë e tillë nuk është kërkuar.
    Nëse nga verifikimi që ju do i bëni dosjes së pesë minoritarëve rezulton se vendimi për kontrollin e banesës së tyre dhe vendimi për arrestimin e tyre janë lëshuar dhe firmosur nga të tjerë dhe jo nga unë, atëherë Gazidede me ligësi shpif dhe manipulon, duke fyer e denigruar organet e drejtësisë, prandaj ju duhet të vlerësoni provat dhe të vendosni nëse ai duhet të përgjigjet për ndonjë vepër që ai mund të ketë konsumuar sipas legjislacionit penal në fuqi.
    Unë kërkoj që ju të verifikoni edhe pretendimin e Gazidedes, se të gjitha arrestimet në atë kohë bëheshin me firmën e Zef Brozit. Për fat ju si Prokurori e keni të lehtë për t’i verifikuar këto pretendime të Gazidedes, sepse vendimet e arrestit duhet të jenë në dosjet e Prokurorisë dhe gjykatave.
    Unë kam qenë dhe jam gjithnjë i gatshëm të bashkëpunoj me institucionet shqiptare në interes të së vërtetës dhe të zbatimit të parimeve të një shteti ligjor e demokratik, që i konsideron të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit.
    Cilido të jetë rezultati i verifikimeve tuaja dhe vendimi që ju si Prokurori e Përgjithshme do të merrni, do t’ju jem mirënjohës nëse më njoftoni.
    Me respekt,
    Zef Brozi
    SHBA
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Ziso Kristopulli: Ndjehem i kërcënuar

    I mbijetuari prej torturave të punonjësve të SHIK-ut pohon se ndjehet i rrezikuar, që prej lirimit të tyre nga gjykata

    Ziso Kristopulli: Ndjehem i kërcënuar

    “Lirimi i tre shikasve tregon se shteti shqiptar nuk është i gatshëm t’i shkojë të vërtetës deri në fund”

    Thoma Nika

    SARANDË

    - Krejt i tërhequr nga jeta publike e qytetit të Sarandës, Ziso Kristopulli nuk ka sesi të mos jetë i interesuar për atë ngjarje të ndodhur më 21 tetor të vitit 2005, prej së cilës rezultoi protagonisti më fatlum. Apeli që organizata “Amnesty International” i drejtoi shtetit shqiptar për zbardhjen pa vonesë të fatit të biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha ka zgjuar interesin e të vetmit të mbijetuar nga tre të rrëmbyerit prej SHIK-ut. “U ndjeva mjaft i lehtësuar në kohën që tre oficerët e SHIK-ut u arrestuan, e po aq i kërcënuar ndjehem tani që ata janë të lirë”,-thotë Kristopulli për “Shekullin”. Duke e renditur veten tek një ndër njerëzit e viktimizuar prej SHIK-ut 11 vite më parë, Ziso Kristopulli rrëfen edhe një tjetër herë torturat që ka hequr mbi kurriz gjatë 120 orëve të rrëmbimit.
    ***
    Mjaft i rezervuar në deklarata, Ziso Kristopulli thotë se zbardhjen e rrëmbimit të tij e ka kërkuar nëpërmjet rrugëve institucionale. "Zbardhjen e misterit që më detyruan të jetoj, 11 vjet më parë e kam kërkuar në rrugë institucionale. I jam drejtuar Avokatit të Popullit dhe Prokurorisë së Përgjithshme”,-shton Kristopulli për “Shekullin”. Tregon se nuk mund t’i fshijë nga kujtesa fytyrat dhe sjelljet shtazarake të tre punonjësve të SHIK-ut, e as momentin e arrestimit të tyre, megjithatë njëri prej tre të rrëmbyerve nuk beson se shteti do t’i shkojë deri në fund kësaj ngjarjeje. Lirimin e tre shikasve, Kristopulli e komenton si mungesë të gatishmërisë së shtetit shqiptar për t'i shkuar të vërtetës deri në fund. Rrëfimi për atë ç’ka Ziso e quan “ferr” nis nga 17 tetori i ‘95-ës. Ai kujton ekzaktësisht se tre vetë, të cilët sot janë plotësisht të identifikuar prej tij, Arben Sefgjini, Budjon Meçaj dhe Avni Koldashi, e morën pothuaj përdhunshëm në makinën me të cilën kishin vajtur në Ksamil. Një ditë më parë ata ishin prezantuar para Kristopullit si përfaqësues të Bankës Bujqësore, të cilët donin të bënin vetëm ca “verifikime". "Siç duket ata dinin që unë isha kredimarrës tek kjo bankë dhe erdhën gjoja për të verifikuar dokumentacionin e më lanë takim të nesërmen"-rrëfen i mbijetuari.
    ***
    E nesërmja do të ishte dita e rrëmbimit. Tre punonjësit e SHIK-ut ishin sjellë normalisht deri në Farkë të Tiranë, e aty i kanë hedhur një thes në kokë. "Them se duhet të kem udhëtuar kështu, me sy e fytyrë të zënë, nga Tirana deri në Lezhë"- hamendëson i rrëmbyeri. Ai shton se është torturuar e keqtrajtuar ndoshta në qelitë e komisariatit të Lezhës. Një hije dyshimi për gjithë sa ndodhi, Kristopulli e hedh tek një kosovar, i prezantuar si gazetar austriak, i cili ishte bërë mik i afërt me të bijën, që kish mbaruar për anglisht. I identifikuari më pas si Armand Loshaj etiketohet prej Kristopullit si i infiltruar prej SHIK-ut.
    Fillimisht, ish-fermeri nga Ksamili kishte hamendësuar se rrëmbimi i tij lidhej me faktin se ai ishte anëtar i kryesisë së PS në rrethin e Sarandës, por për çudinë e tij rrëmbyesit dhe dhunuesit e akuzonin si bashkëpunëtor të shërbimit informativ serb si dhe për implikim në trafikun e armëve. Misteri që e ka mbuluar këtë ngjarje për 11 vjet vjet, e shtyn të vetmin të mbijetuar, Kristopullin, që sot e kësaj dite të ndjehet i rrezikuar.

    ARMANDO LOSHAJ

    Në materialet e grumbulluara mbi ngjarjen e vitit 1995, ku rezultojnë të implikuar tre punonjës të ish- Shërbimit Informativ, pjesa më e errët është ajo ku flitet për Armando Loshaj, një person i përshkuar si rreth të 30-ve dhe me një pasaportë ku mbante një mbiemër të huaj, austriak ose zviceran. Në pretendimet e SHIK-ut të atëhershëm për rrëmbimin dhe lincimin në qelitë e institucionit të të rrëmbyerve, Loshaj figuronte si “personi që do kryente një atentat ndaj Berishës”. Tek Armando Loshaj ka shumë enigma. Asnjë familjar nuk e ka kërkuar atë.

    REMZI HOXHA

    Shqiptaro-maqedonasi Remzi Hoxha me dokumente rezulton si banor i kryeqytetit fqinj Shkupit. Ai është i martuar me Sadije Hoxhën dhe ka pesë fëmijë. Remziu ka lindur në shkurt të vitit 1958 dhe është diplomuar në Universitetin e Prishtinës në fakultetin e kimisë. Në vitin 1989 ai dhe familja e tij janë vendosur në qytetin e Ferizajt në Kosovë, ku Hoxha është lidhur edhe me aktivistët e Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK). Në vitin 1992, Hoxha shet banesën e tij dhe punishten në Ferizaj dhe vendoset në Tiranë, ku nis biznesin si pronar i firmës “Albatros”, e cila merrej me montimin e vetratave të duraluminit.

    ZISO KRISTOPULLI

    Ka lindur në vitin 1947 në Sarandë, por është me kombësi greke. Ai është diplomuar si zooteknik dhe gjatë regjimit komunist ka punuar në disa ndërmarrje të sektorit bujqësor në këtë rreth. Pas viteve ’90 ai është marrë me biznes privat: ka hapur një pulari në Ksamil si dhe një bar-restorant buzë detit. Në kohën e rrëmbimit, Kristopulli ka qenë anëtar i kryesisë së PS-së në rrethin e Sarandës, ndërsa aktualisht punon si inspektor mjedisi në Parkun Kombëtar të Butrintit. Kristopulli është rrëmbyer nga punonjësit e SHIK-ut pak ditë pasi kishte takuar Armand Lozhajn, i cili ishte prezantuar si gazetar. Ai është lënë i lirë pas 120 orë torturash




    23/10/2006

    Shekulli

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dy versionet e ‘aksionit” të SHIK-ut lidhen me atentatin kundër Berishës, por edhe kundër Gligorov

    Dyshimi, tre të rrëmbyerit atentat Berishës


    Shekulli

    TIRANË- Rrëmbim e tortura çnjerëzore, në “emër” të një atentati. Remzi Hoxha dhe dy të rrëmbyerit e tjerë prej SHIK-ut, Armand Lozhaj e Ziso Kristopulli u dyshuan se po përgatisnin një atentat kundër Sali Berishës, asokohe president i Republikës. 11 vjet pas ngjarjes, kjo është edhe pista më e lakuar që solli më pas zhdukjen pa gjurmë të biznesmenit Hoxha. Megjithatë, një tjetër pistë ka qarkulluar për këtë ngjarje e ku futen në lojë shërbimet secrete të vendeve fqinje. Konkretisht bëhej fjalë për informacione që kishin ardhur nga shërbimi sekret maqedonas, për SHIK-un shqiptar. Shërbimi sekret maqedonas kishte kërkuar ndalimin e Hoxhës, me pretendimin se ai ishte i implikuar me grupin e nacionalistëve që organizuan atentatin kundër ish-presidentit maqedon Kiro Gligorov, i cili mbeti i plagosur rëndë në kokë pas një bombe të vendosur në autoveturën e tij. Gjithsesi të dyja versionet mbetën në kuadrin e dyshimeve, përsa kohë që hetimet për këtë çështje nuk u përfunduan asnjëherë. Një enigmë më vete përbën zhdukja e kosovarit Armand Loshaj, i cili ishte paraqitur në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1995 si gazetar austriak. Sipas burimeve të policisë, thuhet se Loshaj ka lëvizur në Shqipëri me pasaportë austriake, por me identitet të falsifikuar, detaj ky që hedh dyshime mbi objektivin e vizitës së tij. Sipas burimeve të cituara thuhet se identiteti i vërtetë i kosovarit, është Armand Loshaj, i moshës 30 vjeç. Në pasaportën e falsifikuar kosovari kishte emrin e vërtetë dhe një mbiemër austriak. Lozhaj u ndalua nga agjentët e SHIK-ut, pas takimit që kishte bërë me Ziso Kristopullin, ku pretendonte se donte t’i merrte një intervistë këtij të fundit. Pas një “hetimi special” ai u zhduk pa lënë gjurmë e nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tij të mëtejshëm.




    23/10/2006
    shekulli

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Njeriu enigmatik i prezantuar si gazetar ka mundur të arratiset nga Shqipëria në Roterdam të Hollandës ku edhe ndodhet

    "Hoxha", i rrëmbyeri i tretë fshihet në Holandë

    Djali i Remziut: Xhaxhai im e ka takuar disa herë Avdyl Lozhajn dhe i ka marrë dëshminë me shkrim

    Luan Kondi

    TIRANË- Në kohën kur mendohet se çështja e zhdukjes së Remzi Hoxhës dhe Avdyl (Armand) Lozhajt duket e vështirë për t’u zbardhur, një informacion i siguruar nga grupi që është marrë me hetimin e çështjes tregon se Armand Loshaj nuk është ekzekutuar nga Shërbimi Informativ Kombëtar. Ai është gjallë dhe jeton në Roterdam të Hollandës, i traumatizuar dhe nën frikën e vazhdueshme se nëse dëshmon për atë ngjarje të ndodhur në vitin 1995, do ta ekzekutojnë. Sipas informacionit të konfirmuar mbrëmë edhe nga familjarët e Remzi Hoxhës, kosovari që është dhe njeriu kyç i kësaj çështjeje, i ka shpëtuar ekzekutimit. Kështu, nga tre njerëzit e ndaluar në tetor të vitit 1995 nga shërbimi sekret shqiptar, vetëm Remzi Hoxha është ekzekutuar. Kristopulli i shpëtoi ekzekutimit falë publikimit në media të ndalimit të tij, ndërsa e dyshimtë mbetet mbijetesa e Armand Lozhajt nga Deçani i Kosovës, emri i vërtetë i së cilit mendohet të jetë Avdyl. Investigimet private të familjes Hoxha i çuan këta të fundit jo vetëm në gjurmët e Lozhajt, por edhe në realizimin e takimeve me të. I kontaktuar në telefon nga “Shekulli”, i biri i Remziut, Ardian Hoxha, tha se:”xhaxhai im e ka takuar dy herë Loshajn në Hollandë dhe ka marrë nga ai të shkruar, detaje të rëndësishme për hetimin e ngjarjes”.
    Loshaj, gazetari i rremë
    Nën petkun e fotoreporterit, Armand Loshaj ka mundur të bëhet pjesë e ngjarjes së dhimbshme të vitit 1995, por më pas u mësua se ai kishte gënjyer për këtë fakt dhe i pari në media e denoncoi i keqtrajtuari nga SHIK, Ziso Kristopulli, i cili i kishte besuar në fillim por më pas e kishte kuptuar se kosovari e kishte mashtruar. Por Loshaj nuk gënjeu vetëm në këtë rast. Ai ka fshehur edhe identitetin e tij, duke u prezantuar si Armand, kur në të vërtetë quhej Abdyl. Deri tani identiteti i tij mbahej i fshehur, por grupi i hetimit të ngjarjes së vitit 1995 kishte mundur të identifikonte kosovarin me emër të rremë. Në fillim të nëntorit 1995, kosovari u ndalua nga SHIK dhe madje të dhënat tregojnë se ai është përdorur nga këta të fundit për të sjellë në “shteg” edhe dy personat e tjerë. Ka qenë pikërisht emri i tij i rremë që e ka futur në lojën e Shërbimit Informativ Shtetëror. Materiali detyrues bëri që Loshaj të implikonte në dëshmitë e tij, sipas porosisë së SHIK, Ziso Kristopullin dhe Remzi Hoxhën, të rrëmbyer përkatësisht më 17 dhe 21 tetor të vitit 1995. Në prezantimin e parë me sarandiotin, anëtar i kryesisë së PS-së Sarandë, kosovari ishte paraqitur si fotoreporter austriak dhe madje sikur kishte qenë në detyrën e njeriut të medias edhe gjatë konfliktit në Bosnjë.
    I zhdukuri, në Hollandë
    Familjarët e Remzi Hoxhës kanë thënë për gazetën “Shekulli” se ata zotëronin të dhëna se Armand (Avdyl) Loshaj kishte qenë njeriu i përdorur nga SHIK për rrëmbimin e njeriut të tyre. Sipas Ardianit, djalit të Remzi Hoxhës, në vitin 1998 grupi i hetimit dhe xhaxhai i tij, Nehbiu, kanë kontaktuar dy herë në Roterdam të Hollandës me Loshajn, i cili në fillim kishte hezituar të fliste, por më pas tha me detaje ngjarjen e dhimbshme. “Ai nuk e njihte fare tim atë. Madje nuk e kishte parë asnjëherë si fytyrë. Këtë e ka pranuar edhe në dëshminë e tij. Ai thotë se është përdorur nga SHIK-u në këtë histori. Edhe Ziso Kristopulli nuk e ka njohur fare tim atë. Avdyl Loshaj nuk punonte në Shqipëri, pra ishte një njeri që kërkonte të përfitonte, të njëjtën gjë bën edhe në Hollandë”. Familjarët e Remzi Hoxhës thanë se Loshaj është arratisur nga Shqipëria për Maqedoni e prej andej në Kosovë dhe më pas në Hollandë. “Xhaxhai im e ka takuar edhe në Kosovë disa herë Avdylin dhe ai i ka treguar edhe skemën e arratisjes dhe vendosjen e tij në Roterdam. Është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës së SHIK, ka thyer edhe këmbën dhe përsëri ka mundur të dalë jashtë kufirit të Shqipërisë. Të gjithë deklaratën e tij e kemi marrë me shkrim dhe do ta publikojmë më 25 tetor në Prishtinë, ku kemi ftuar të marrin pjesë të gjitha mediat mbarëshqiptare. Ky është edhe një apel për ata që kanë dijeni për ngjarjen. Ne kërkojmë zbardhjen e të vërtetës, ndaj dhe kërkojmë sensibilizimin e opinionit publik me ndihmën e medias për ta bërë këtë”,- thotë Ardian Hoxha.


    KRONOLOGJIA


    5 tetor 1995
    Ndalohet Abdyl (Armand) Loshaj, kosovari që fshihej nën petkun e gazetarit austriak

    18 tetor 1995,
    Rrëmbehet Ziso Kristopulli, anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste të Sarandës

    21 tetor 1995,
    Rrëmbehet Remzi Hoxha, biznesmeni që jetonte prej ’92 në Tiranë

    23 tetor 1995,
    Gruaja e Hoxhës u dërgon letër krerëve të shtetit

    Viti 1998,
    Mbyllet dosja. Dyshime për zhdukjen e dosjes në trazirat e vitit 1997

    Viti 2003,
    Avokati i Popullit rihap dosjen, pas një kërkese të ardhur nga Kosova

    Maj 2003
    Arrestohen 3 ish-punonjësit e SHIK-ut, Avni Koldashi, Budjon Mece dhe Arben Sefgjini

    Shtator 2003,
    Njoftohet përfundimi i hetimit

    Nëntor 2003
    Lirohet Avni Koldashi. Dy të pandehurit e tjerë lirohen në maj 2004

    Nëntor 2004

    “Amnesty International” i shkruan Nanos për zhdukjen e Hoxhës

    Qershor 2006
    Prokuroi Sollaku rikthen këtë dosje për raportim në Kuvend

    Tetor 2006
    “Amnisty International” kërkon zbardhjen e shpejtë të çështjes


    ( Marrë nga Gazeta Shekulli)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Prokurori i Përgjithshëm: Ka disa urdhra arresti ndërkombëtarë për këtë dosje, s‘është mbyllur


    “Hoxha”, Sollaku: Do pyesim Gazideden

    Kryeprokurori: Ish-shefi i SHIK-ut të sqarojë rrëmbimin e Remziut



    Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede, do të thirret për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës.

    Kjo ishte deklarata e kryeprokurorit shqiptar, Theodhori Sollaku, gjatë një ndërhyrjeje telefonike në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga. Menjëherë pas kësaj, i pyetur nga “Panorama”, Sollaku konfirmoi se do të pyetet edhe Gazidede. Në emisionin ku ishte i ftuar edhe vëllai i Remzi Hoxhës dhe djali i tij, prokurori i Përgjithshëm Sollaku ka telefonuar duke thënë se dosja tashmë ndodhet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. “Dosja penale për zhdukjen e Remzi Hoxhës asnjëherë nuk është mbyllur nga Prokuroria shqiptare. Ajo aktualisht ndodhet në duart e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila po vazhdon hetimet për këtë ngjarje. Përveç tre ish-punonjësve të SHIK-ut të arrestuar në vitin 2003, ka disa urdhra të tjerë arresti ndërkombëtar për këtë çështje”, është shprehur Sollaku gjatë telefonatës së bërë në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës. Avokati i familjes Hoxha kritikoi qëndrimin e mbajtur nga Bashkim Gazidede, duke thënë se ai kishte fyer të afërmit e të zhdukurit kur kishte thënë se “nuk është momenti për të folur” për vrasjen e Remzi Hoxhës.

    Sollaku
    Avokati, Tomë Gashi, tha se Prokuroria shqiptare duhej ta merrte menjëherë në pyetje Bashkim Gazideden, pasi ai ka dijeni për këtë ngjarje. Menjëherë pas kësaj deklarate, Sollaku ka telefonuar në emision duke thënë se Bashkim Gazidede dhe persona të tjerë do të thirren për t’u pyetur në Prokurori për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Gashi, avokati i familjes Hoxha, e pyeti Sollakun nëse do të arrestonte Bashkim Gazideden, por prokurori i Përgjithshëm tha se është gjykata ajo që vendos, ndërsa Prokuroria po punon për zbardhjen e çështjes. Gjatë një deklarimi për gazetën “Panorama”, pas lidhjes telefonike me emisionin “Shqip”, kryeprokurori Sollaku konfirmoi se Bashkim Gazidede është një nga personat që do të merret këto ditë në pyetje për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Sipas kreut të akuzës shqiptare, Gazidede dhe persona të tjerë do të merren në pyetje gjatë këtyre ditëve lidhur me zhdukjen e Remzi Hoxhës. Një fakt i tillë është konfirmuar tri ditë më parë nga burime të Prokurorisë dhe policisë për gazetën “Panorama”. Sipas këtyre burimeve, tre persona do të pyeten gjatë këtyre ditëve lidhur me fakte të reja të zbuluara së fundi për zhdukjen e Remzi Hoxhës.

    Hetimi
    Një bashkëveprimtar i Remzi Hoxhës, i cili ishte i ftuar dje në emisionin “Shqip”, tha se kishte dyshime të forta se i zhdukuri ishte viktimë e veprimeve të shërbimeve të huaja. Shefqet Maliqi, bashkëveprimtar i Remzi Hoxhës, tha se një person tjetër ishte rrëmbyer në të njëjtën kohë me Remzi Hoxhën. Ky person, sipas Maliqit, ishte prezantuar si gazetar por mund të ishte bashkëpunëtor i shërbimeve të huaja. Pas zhdukjes së Remzi Hoxhës, gjatë hetimeve të ngjarjes u zbulua se personi në fjalë ndodhej në Holandë. Një prokuror dhe një hetues mësohet se kanë udhëtuar nga Tirana dhe e kanë marrë në pyetje në Holandë këtë person. Ai kishte thënë se kishte mundur të shpëtonte vetëm mbasi ishte hedhur nga kati i tretë i bazës sekrete të SHIK-ut në Vlorë. Sipas dëshmisë, ky person i prezantuar si gazetar kishte thyer këmbën kur ishte hedhur nga dritarja dhe më pas ishte larguar ilegalisht jashtë Shqipërisë.



    Nexhmedin Hoxha: Si mësuam se e mori SHIK-u
    Vëllai: Remzi Hoxhën e kërkova në spitalet e psikiatrisë

    TIRANE – Momenti i parë kur të afërmit e Remzi Hoxhës kanë mësuar se rrëmbimin e kishin bërë punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar, ka qenë një deklaratë e hetuesit të çështjes. “Kemi qenë në Prokurori dhe po takonim njerëzit që hetonin çështjen. Ishim duke biseduar me prokurorin, Fatos Dervishi dhe hetuesin Adnand Xholi, kur ky i fundit tha se nuk kishin çfarë të bënin, pasi Remziun e kishte rrëmbyer SHIK-u. Vëllai i të zhdukurit tha se Remziun e ka kërkuar në disa spitale të sëmurësh mendorë. “Kam kërkuar në spitalin e të çmendurve në Vlorë, sepse më thanë se ishte atje. Kam verifikuar 200 persona, por nuk ishte Remziu. Kam kërkuar edhe në Skrapar, po as aty nuk ishte Remzi Hoxha. Më thanë të kërkoja në Lezhë dhe mbasi shkova aty, gjeta një person të dënuar me 25 vjet burg me emrin Remzi Hoxha, veçse nuk ishte vëllai i im”, është shprehur dje Nexhmedin Hoxha, gjatë deklarimeve të tij në emisionin “Shqip”. Ai tha se vazhdimisht kishte kërkuar zbulimin e fatit të vëllait, por gjithçka kishte qenë e pamundur. Avokati i familjes Hoxha, Tomë Gashi, tha se do të padisë shtetin shqiptar në Strasburg dhe se teksti i padisë është në procesin e përgatitjes. Gjatë diskutimit, Gashi e ka cilësuar rrëmbimin e Remzi Hoxhës si një krim shtetëror dhe ndërkombëtar. Sipas tij, rrëmbimi i Remzi Hoxhës mund të ketë ndodhur për shkak të mbështetjes që ai jepte për formacionet nga e cila gjeneroi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Vëllai i Remzi Hoxhës tha se ai nuk mund të rrëmbehej për motive të tjera, pasi nuk kishte probleme në biznes.



    FATOS KLOSI
    Të afërmit e Remzi Hoxhës thanë dje se atyre u është dhënë një dokument vite më parë nga Fatos Klosi, kur ky drejtonte SHIK-un, sipas të cilit Remzi Hoxha kishte vdekur. Kjo përmes një dokumenti të Shërbimit Informativ, i cili bazohej në një letër anonime të mbërritur në adresë të familjes së Remzi Hoxhës në vitin 1997. Në këtë letër thuhej se një person me karakteristikat e Remzi Hoxhës ishte hedhur nga kati i tretë i një ndërtese dhe kishte gjetur vdekjen. Autori i letrës, i larguar jashtë vendit, u kërkoi familjarëve të
    mos besonin asgjë pa parë prova.
    Ardian Hoxha
    Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha, kërkoi dje që kryeministri Sali Berisha të rihapë dosjen dhe të kërkojë zbulimin e të vërtetës. “Meqenëse Sali Berisha po deklaron se do të luftojë krimin dhe korrupsionin, atëherë le të hapë dosjen dhe të zbulojë autorët e ngjarjes”, është shprehur ai. Ardian Hoxha tha se kryeministrit të vendit i janë drejtuar disa shkresa, ndërsa familjen e Remzi Hoxhës dhe avokatin i ka pritur vetëm ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi. Ai ka marrë një dosje me materiale nga të afërmit e personit të zhdukur, e cila është ende në shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë.

    panorama

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    asnji nuk flet per zbardhjen e vrasjes se ahmet krasniqit.

    ku fle lepuri?

  10. #50
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Si ka mundesi qe Brari nuk ka ndonje iformacion per ngjarjen? Ai ka qene pjese e SHIK-ut perpara se te shkonte azilant ne Belgjike.
    Besoj se edhe ky duhet te pyetet per cesthjen.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shijaks.. sa vjec te ka rekrutuar sigurimi.. i vjetri apo i riu i ps-se?

    un jam i lire o shijaks-veli mahm.uti.. se sjam i askujt.. por ti mor qyqar qe je skllav e rrjetes ku te kan futur.. sorrolloperisht..
    he provo e mos hidh balt mbi berishen dhe qeverine ca dite e e shikon si ta heqin rrogen ustallaret.. qe i ke te maskuar si rudina neper top chanelle po qe jan me grada ne sigurim te enver edvinit..

    cfar grade ke..kot po te pyes ne kexhibi te edvin klosit?

    rreshter besoj apo toger?

    si e fute ne kurth mediun..bashk-camin tend.. he trego.. se ti je ai lloj cami qe kan krijuar shprehjen I pa bese..

    ceshtjaRemziu.. sa me shume te debatohet aq me shume do ndricoje nje fakt trondites.. se LPK e enveristave te Halit Klos Ramizit.. me Asfaline e Ruc Gjolek zisos.. kishin kohe qe konspironin per rrezimin me dhune te votes se shqiptareve ne 92-shin dhe shkeputjen e copave te atdheut.. me revolucion bolshevik te tipit 97-te..
    Dhe ti Cami i pa bese veli shijak fuksi.. qe athere ke filluar te punosh intensivisht kunder vendit tend.. dhe vazhdon te punosh..

    te kish qene brari ne shik hmmm ju a kish futur k ne bige ty dhe shefave te tu.. me kohe e sju kish lene te thithnit gjak me luizen mbi trupa atdhetaresh.. po ju kish lene ju agjenteve te huaj.. qe me deshiren tuaj te hanit m.utin njeri jatrit ne birucat e burgut..

    ti je vegel e polpotistave ne Kosove dhe e kanibalve ne tirane..

    po do te te dali boja shpejt..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-10-2006 më 06:19

  12. #52
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga Brari
    shijaks.. sa vjec te ka rekrutuar sigurimi.. i vjetri apo i riu i ps-se?

    un jam i lire o shijaks-veli mahm.uti.. se sjam i askujt.. por ti mor qyqar qe je skllav e rrjetes ku te kan futur.. sorrolloperisht..
    he provo e mos hidh balt mbi berishen dhe qeverine ca dite e e shikon si ta heqin rrogen ustallaret.. qe i ke te maskuar si rudina neper top chanelle po qe jan me grada ne sigurim te enver edvinit..

    cfar grade ke..kot po te pyes ne kexhibi te edvin klosit?

    rreshter besoj apo toger?

    si e fute ne kurth mediun..bashk-camin tend.. he trego.. se ti je ai lloj cami qe kan krijuar shprehjen I pa bese..

    ceshtjaRemziu.. sa me shume te debatohet aq me shume do ndricoje nje fakt trondites.. se LPK e enveristave te Halit Klos Ramizit.. me Asfaline e Ruc Gjolek zisos.. kishin kohe qe konspironin per rrezimin me dhune te votes se shqiptareve ne 92-shin dhe shkeputjen e copave te atdheut.. me revolucion bolshevik te tipit 97-te..
    Dhe ti Cami i pa bese veli shijak fuksi.. qe athere ke filluar te punosh intensivisht kunder vendit tend.. dhe vazhdon te punosh..

    te kish qene brari ne shik hmmm ju a kish futur k ne bige ty dhe shefave te tu.. me kohe e sju kish lene te thithnit gjak me luizen mbi trupa atdhetaresh.. po ju kish lene ju agjenteve te huaj.. qe me deshiren tuaj te hanit m.utin njeri jatrit ne birucat e burgut..

    ti je vegel e polpotistave ne Kosove dhe e kanibalve ne tirane..

    po do te te dali boja shpejt..
    hahahahahahhahahahahaha
    Brari btesh legjenda e ketij forumi. Do ti propozoj Aldon te hapi nje seksion me vete me teme "Brari Fantazon".
    Mos u mburr kaq shume se se SHIK ishe dhe nuk bere asgje. sta mbajti *****,ikeu fshehe ne Belgjike duke formuar atje shoqaten Mergata e Qyqeve Kuvendon.
    Te kam thene mekohe qe je bere gazi botes. Behu me serioz ne ato qe thua se edhe nipin tim 7 vjecarte pyes me shume intuite do te kishte ne te argumentuar.
    Mbetesh nje mjeran qe te ka mbet ora ne vitin 1997. Ske ci ben atje e hegret kolbon me te forte, qe ju zgjon nga gjumi pernate.
    Te te vij turp qe nje ceshtje si kjo qe eshte e vertetuar plotesisht si nje krim mostruoz i boseve te tu te krimit, ti e perdor per te imlikuar njerez te tjere.
    Je mjeshter i dizinformimit. E ke mesuar mire formulen "genje gjene se dicka do te mbese". Por mos u merzit se koha jua ka cjerre masken tipave si puna jote, dhe jam i sigurte me pallavrave te tua do ti vi fundi.
    Dhe ky fund do te jete athere kur te shuhen nga faqja e dheut proserbet dhe progreket e kamufluar si puna jote qe ngjall percarje mes shqiptareve.
    Mbase nick-name BRARI qeperdor ne kete forum te kujton kohen kur militoje ne SHIK.
    Kush ta vuri kete pseudonim Gazidede apo Kumbaro? apo serbet?

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    serbet jan armiq te shqiptareve..
    sepse duan ti vrasin shqiptaret.. tu pijne gjakun e ta shkaterrojne shtetin e tyre..

    cfar ndryshimi ke ti muhamet veliu nga serbet?
    asnji per bes..

    ti je avokati i vrasesve te shqiptareve..
    ti je mik i luizes qe piu gjak shqiptaresh ne 97-ten..
    ti je rreshtuar ne 97-ten me ata qe donin coptimin e shqiperise..
    lere nipin tend te lire.. mos e fut aty ku hyri yt gjysh nga zori si spiun i operativit te shijakut e aty ku hyri nga halli a nga qefi babi yt si fuks i shijak sukthit.. e raportonte te nazmiu..
    mir vet qe hyre per te pasur armani bitha jote ne kto qenefe qe sdel dot me.. po nipin e vogel mbajeni larg nga zanati yt e i sojit tend.. te spiunit e provokatorit..
    ty sta mban maska qe ke ven me kujdes.. kenaqsine shtazarake qe ke per tragjedine e 97 tes qe morri mijra jete shqiptaresh..
    ti je shum i zi..o shijak veliu..

    po i bini daulles per remziun jo se ju dhimbset por se doni te beni tym qe te mos kujtohet kush per dhjetra e qindra vrasje te bera nga shefat e tu.. sepse 8 vite shefi i remziut .. nanos klos haliti ishte ne pushtet dhe nuk vut uj ne zjarr ta gjenit remziun gjall a vdek.. te ngratin qe ra ne rrjeten tuaj kanibale e kushedi ku e kini syrgjynosur..

    ti trembesh se do dali ceshtja e ahmet krasniqit dhe drinit etj.. dhe ti i ke shefa ata qe i kryen ato vrasje..

    cfar nicku ke tek rudina.. e top chanellit?
    Po klani zemunit sa te paguan o muho veliu..?

    pse ike nga alba e bollinos .. apo ste paguante mire per sherbimet qe beje?
    po kta kanibalet e pdk -s se mavro jakupit te qos thaqit sa te paguajn kur shpif per mbrojtesen e shqiptareve Bota Sotin e mbron kriminelet qe vrasin atdhetaret e kosoves?
    ti je vella me arkanin o veli katundari dinak..?

    po ne kte forum ja vem lakmusin te gjithve..
    ti je deskredituar me kohe.. o shijaks spiuni ..




    ----
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-10-2006 më 12:38

  14. #54
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Brari
    asnji nuk flet per zbardhjen e vrasjes se ahmet krasniqit.

    ku fle lepuri?
    Brari,

    Shume here te kam thene se ti ke lepire ndonje kocke nga keta FARK-istet e Laprakes. Ahmet Krasniqin dhe FARK-un, une, i konsideroj dhe i kam konsideruar si njesi paramilitare serbe, qe kishin per qellim ta sfidonin luften e shenjte dhe sublime te UÇK-se.

    Vrasja e Ahmet Krasniqit nuk eshte ndonje enigme e madhe per tu zberthyer? Dihet se si perfundon fati i kuislingeve dhe i kolones se peste!

    Brari, ti je si Gebelsi (shefi i propagandes naziste) i cili thoshte; ne nuk na intereson e verteta dhe bartesit e se vertetes, por efekti i genjeshtrave dhe i dezinformatave qe plasojme ne opinion! Pra, ti je tipik klonim i Gebelsit!

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja keshtu marinar..sinqeriteti vlen..

    edhe ne e dim se ju e kini vrare ahmetin por pse ndonjihere harxhoni leter duke genjyer se kinse e vrau rugova ahmetin..

    e vrat ahmetin si "kuisling" sic vriste enveri "armiqt" dhe ashtu si ai e coj popullin shqiptar ne otranto.. ne fund te detit edhe ju bashk me sllobon realizuat shpernguljen e madhe.. endrren dhe planin e vjeter serb.. pra 3 milion shqiptar te kosoves i cuat me ndihmen e bajonetes se arkanit ne cadrat e majkos ne laprak e kukes e kasollet e gligorovit ne stankovac..

    interesant..edhe se vrisni kuislinga perseri populli nuk e priti nga ju shpetimin..
    doli nato e solli ne shtepi popullin shqiptar....
    ju erdhet pastaj pi rognerit e viles 31 e instaluat me urgjenc gestapon klosoiste qosiste mejdaniste enveriste ne kosove dhe tash sa mot vrisni shqiptar..

    cka i kini lodh mavroviqat me saju rrena kot.. se kinse ju skini vra "tradhtara" ..

    hajt pra ndani medalje per elshan ningjat tuaja.. qe i lini ka 12 sahat neper prita ..

    marinar kelmend elshan milaimi..
    e filluat ceshtjen e remziut si shi ne kallamoq tuaj.. pra qe me kte remziun doni me rrezu e arrestu berishen..

    por padashje kini hap vehtes nji telash te madh..

    me remziun do dalin shum gjana..
    da hapen letrat.. e nuk do mundeni me u fsheh..
    njeri tjetrin do zbuloni..
    nuk isha un do thot kodra qe qellova ahmetin po milaim zeka.. jo nuk isha un do thot milaimi po ai djali qe na e dha klosi.. e kshu me radhe jakupi do ja rrasi vrasjen e drinit Limes e Lima llapushnikun jakupit.. e thaqi tahirin halitit e haliti Konushevcin hashimit.. zinxhir i tmerrshem do demaskohet..
    do beheni gazi botes ..
    do dali vajtja e eksponenteve te lpk-s enveriste .. elshan kelmendave ne strofullen e agjenteve te nji shteti armik ne sarande.. ne 97-ten..

    do dali vrasja e ahmetit dhe azemit.. e xhemes dhe drinit.. e shum tjera e kini me u pendue qe rrahet gjuks..
    do lahen hesapet mire me ju kanibalet ..
    ksaj ju i trembeni e prandaj gati jeni me ba marsa ne Kosov sa her ndiheni keq sikurse kanibalet tuaj tutore ne tirane qe kan ba gati 97 ten e re.. por spo ja aprovon Risja e vogel..
    plaset..


    nuk ju shpeton dot sallaku..

    as edvini..

    po leviz toka..


    --

  16. #56
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Brari nje gje me thuaj.
    Kur ka rene komunizmi kam qene 12 vjec, si ka mundesi te kem qene spiun i sigurimit?
    Te lutem pse behesh kaq qesharak? apo kurbeti ne Belgjike te ka rrjedhur fare?
    Jepi brari jepi se me sa thua sben gje tjeter vecese ben BRARI SHOW.
    Ti nje gje tekuptosh.
    Je aq i vogel ne qenjen tende sa nuk ta mba te dalesh hapur ne kete forum se kush je?
    Kjo do te thote se je burracak, morr i vogel,nje SHIK-asi vertete qe dine te vrasin.
    Ti je nga ata anonimet e tipit Jovan Bregu. Dhe i tille do tembetesh sa te jesh gjalle.
    Je nje "qen" qe din te lehe dhe ste kafshon kurre,prandaj askushi ne kete forum ste merr seriozisht.
    Me seriozisht mund te merret Namik Hoti qe ishte ftuar ne Bay Pass Show te henen, se sa ti o u ushtare i agjenturave serbe.

  17. #57
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Po mir mer vlla une nji gjo se morr vesh n'bote,per 8 vjet qe ishte n'opozite Sala me shoke pse nuk u zbardhe kjo ceshtje?Pikerisht tani qe po duket se dicka po leviz per mire ne Shqiperi cohen morrat e kuq dhe kerkojne perseri anarki si ne kohen e Skender pederit dhe Caush trimit.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eshte nje gazet o murik ..Bota Sot.. i thone.. e vetmja qe i ka denuar hapur krimet qe bejne enveristet kosovare dhe klosoistet e PS-se.. dhe mafia disa here e ka ndeshkuar kte gazete heroike..me te lexuaren nder bashk kombasit tane.. ..
    kjo lufte kunder kesaj tribune kombetare anti vampire.. ka qene me shpifje e kurthe.. me tritol.. e deri duke ja vrare ne prita gazetaret e saje.. e le me me gjoba kolosale.. dhe ky gazetari muhamet veliu me nickun shijakslondoni.. jo vetem nuk ka shkruar gjekundi gjys fjale ne mbrojtje te fjales se lire apo kunder krimeve por perkundrazi.. eshte rreshtuar me zell ne fushaten e ndyre kriminale kunder kesaj gazete.
    dhe dihet se kte fushate kunder BOTA SOT-it e e dirigjon mafia kanibale qoseiste halito jakupoiste enveriste ne unitet me PS-ne e edvin zabit dokle ramizave..
    nuk numrohen atdhetaret e vrare nga kjo mafie..
    profesore e intelektuale .. si enver maloku e xhema ..komandante te luftes.. e heroina si drini e sabahetja.. deputete si uk bytyqi e smajl hajdari .. femije e vajza pleq e gra si selimet .. eprore ushtarake te shkolluar si tahiri e ahmet krasniqi .. djem te rinj si bardhyli e nipi i tahirit.. etjetj jan mitraluar pabesisht e egersisht nga "ningjet" e kesaj mafie vampiresh ..
    deri dhe presidentin e kosoves dhe te shqiperise keta e kan granatuar pa pyetur se dhe te tjere shqiptare mund te vriten ..
    dhe kjo nuk mund te quhet tjeter vecse dor e zgjatur e arkaneve te milloshit..
    me kte mafie eshte i kopsitur organikisht dhe ky miu i qenefeve te londres .. muhamet veliu..
    dhe nuk eshte i vetem.. ka shum shoke e shoqe qe han ne ate grazhd qe paguhet nga krimi.. nga anti kombetaret e vampiret e 97-tes.. e stalinistet e 60 viteve plot krime..

    ne nje gazet me muhametin ose shijaks londonin.. punonte dhe punon ilir kulla i nanos qe i del emri si konsulent ne vrasjen e drinit ne prizren..
    tani muhameti punon per top chanellin e rudines.. agjentes speciale qe ishte e angazhuar ne planin klosoist per eleminimin fizik te azemit dhe berishes..

    kan 2 vjet e ca qe e kan rrembyer myftiun e gostivarit keta vampiret duke i marre dhe 2 milion euro familjes se viktimes dhe akoma nuk gjendet i mjeri hoxh i urte..
    po nuk ndihet muhameti e zp e epok zeza.. ku kullot e merr frymzim e instruksione ky muho i londonit..

    jan kujtuar per remziun.. te cilin e kishin futur ne rrjetin e tyre diversionist te krijuar nga ps-ja vampire e lpk -ja kanibale e nuk u kujtuan 8 vjet ta gjejne remziun apo vrasesit e remziut.. e tani po leshojne bubullima..

    kanibalet ..te cilve u sherben muhameti .. nuk u pajtuan me voten popullore pas 92-shit dhe u bashkuan me dreqin e birin per ta rrezuar voten e ligjshme te popullit deri sa dhe aleanca me spiunazhet fqinje i bene per te cuar shqiperine ne katastrof si e si per te asgjesuar demokracine e sapo nisur.. dhe e kurorezuan kte lufte te ndyre me 97-ten qe dyfishoj varret e shqiptareve.. an e mban vendit.. e deri ne cenim te sovranitetit ..te shtetit tone..

    shtabeve vampire qe thithen gjak u sherben ky pis qe i ka te rralle shoket ne shpifje e provokacione..
    kam qen 12 vjec thot.. kur ra komunizmi enverist..
    aq ishte dhe altini i arapve o muho.. aq dhe jaho salihi e orik shyti po kjo nuk ju ka penguar te beheni shum shpejt mjeshtra qe ne demagogji ja kaloni nexhit e enverit ramizit e nanos.. dhe ne egersi e dinakeri dhe nevzatve te dulles..
    sa me ngazellim e mburrje e krenari e permend 97-ten ky mafioz .. ate 97 qe coje ne varre mijra shqiptar..
    e ka gezuar 97 -ta se vinte me kallashin e saje ne pushtet mafia te ciles i ka sherbyer soji i tij.. i gjirizit.. e qe sot i sherben dhe ky totalisht..
    dhe sot karten Remzi qe kishin mundesi ta zbardhnin ne 8 vite u kujtuan ta nxjerrin nga menget tani jo se i ha meraku per njeriun remzi por se ashtu mendojne te mitralojne 3 korrikun historik qe me vote i vidhisi dhe njihere vampiret..
    ti shijaks je mergata e gjarperinjve qe kafshoni cdo dite atdheun.. dhe shqiptaret..
    ajo "mergata e qyqeve" qe ti permend shpesh .. ishte mergata e hallit .. mergata e njerzve qe regjimi kriminal i enverit i la pa atdhe.. duke ndare perjetsisht njerzit nga familjet e tyre e atdhetaret e vertete nuk ironizojne me ate mergate por shprehin dhimbje.. e respekt per fatkeqsine e tyre qe ja shkaktoj regjimi stalinist
    por ti je i lindur si kanibal.. prandaj dhe te kan peshkuar mafia kanibale..
    din ata te zgedhin..
    erdhe me vrap ketu postove insiunuatat tip zp-iste kunder ministrit te mbrojtjes te shqiperise.. pikerisht diten qe zbarkonte ne tirane Rumsfeldi ..

    cdeshe te thoje me kete o veli vampiri..

    po ti ske turp..as nder as karakter..
    nuk je kot top chanellist i mir paguar.. as bashkpuntor i epok zezes .. as zagar i gsh-se ..
    edhe se i ri ne moshe ti ke nje thes me merita.. merita ne kurthe e shpifje.. anti shqiptare..

    natyrisht brari ska mjete si ty e rudinat e albat bollino e mustaf nanot e tahirat tju kundervihet juve kanibalve.. por dhe ky forum me mjafton tju a them fjalen time.. juve qe keni ndezur motorret qe ta digjni perseri atdheun me egersisht se ne 97-ten..

    po dasht zoti kte radhe digjeni vet ne ferrin qe po pergatisni per te mjerin popull..

  19. #59
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Kjo çështje, nuk u rihap nga opozita, por nga Amnesty International

    Amnesty: Shteti shqiptar të zbardhë zhdukjen


    Shekulli

    TIRANË

    - Amnesty International ka risjellë në skenë moszbardhjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës në vitin 1995. Në një deklaratë të bërë tre ditë më parë, ai kërkon zbardhjen urgjente të ngjarjes nga shteti shqiptar. Në përvjetorin e zhdukjes së Remzi Hoxhës, më 21 tetor të vitit 1995, Amnesty International u kërkon autoriteteve shqiptare që të sqarojnë pa vonesë fatin e tij. Familja e Remzi Hoxhës ka pritur 11 vjet për të mësuar fatin e tij. Ai mendon se është një detyrë e autoriteteve shqiptare të japin një përgjigje për pritjen e tyre. Në Gusht të vitit 2006, Amnesty International i ka shkruar kryeministrit, Sali Berisha duke i kërkuar se çfarë masash janë marrë për të zbardhur sa më shpejt zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe nëse përgjegjësit do të dërgohen para drejtësisë. Amnesty International nuk ka marrë asnjë përgjigje për këtë letër. “Organizata vëren se Bashkim Gazidede, drejtori i SHIK-ut, në kohën kur Remzi Hoxha pretendohet se është rrëmbyer dhe torturuar nga nëpunës të SHIK-ut , është rikthyer në Shqipëri në dhjetor të vitit 2005, pas një mungese disavjeçare. Amnesty International mendon se kjo ngjarje duhet zbardhur për të hedhur dritë më në fund mbi zhdukjen e Remzi Hoxhës”,-thuhet në raportin e kësaj organizate.



    22/10/2006
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 26-10-2006 më 05:06

  20. #60
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga Brari
    eshte nje gazet o murik ..Bota Sot.. i thone.. e vetmja qe i ka denuar hapur krimet qe bejne enveristet kosovare dhe klosoistet e PS-se.. dhe mafia disa here e ka ndeshkuar kte gazete heroike..me te lexuaren nder bashk kombasit tane.. ..
    kjo lufte kunder kesaj tribune kombetare anti vampire.. ka qene me shpifje e kurthe.. me tritol.. e deri duke ja vrare ne prita gazetaret e saje.. e le me me gjoba kolosale.. dhe ky gazetari muhamet veliu me nickun shijakslondoni.. jo vetem nuk ka shkruar gjekundi gjys fjale ne mbrojtje te fjales se lire apo kunder krimeve por perkundrazi.. eshte rreshtuar me zell ne fushaten e ndyre kriminale kunder kesaj gazete.
    dhe dihet se kte fushate kunder BOTA SOT-it e e dirigjon mafia kanibale qoseiste halito jakupoiste enveriste ne unitet me PS-ne e edvin zabit dokle ramizave..
    nuk numrohen atdhetaret e vrare nga kjo mafie..
    profesore e intelektuale .. si enver maloku e xhema ..komandante te luftes.. e heroina si drini e sabahetja.. deputete si uk bytyqi e smajl hajdari .. femije e vajza pleq e gra si selimet .. eprore ushtarake te shkolluar si tahiri e ahmet krasniqi .. djem te rinj si bardhyli e nipi i tahirit.. etjetj jan mitraluar pabesisht e egersisht nga "ningjet" e kesaj mafie vampiresh ..
    deri dhe presidentin e kosoves dhe te shqiperise keta e kan granatuar pa pyetur se dhe te tjere shqiptare mund te vriten ..
    dhe kjo nuk mund te quhet tjeter vecse dor e zgjatur e arkaneve te milloshit..
    me kte mafie eshte i kopsitur organikisht dhe ky miu i qenefeve te londres .. muhamet veliu..
    dhe nuk eshte i vetem.. ka shum shoke e shoqe qe han ne ate grazhd qe paguhet nga krimi.. nga anti kombetaret e vampiret e 97-tes.. e stalinistet e 60 viteve plot krime..

    ne nje gazet me muhametin ose shijaks londonin.. punonte dhe punon ilir kulla i nanos qe i del emri si konsulent ne vrasjen e drinit ne prizren..
    tani muhameti punon per top chanellin e rudines.. agjentes speciale qe ishte e angazhuar ne planin klosoist per eleminimin fizik te azemit dhe berishes..

    kan 2 vjet e ca qe e kan rrembyer myftiun e gostivarit keta vampiret duke i marre dhe 2 milion euro familjes se viktimes dhe akoma nuk gjendet i mjeri hoxh i urte..
    po nuk ndihet muhameti e zp e epok zeza.. ku kullot e merr frymzim e instruksione ky muho i londonit..

    jan kujtuar per remziun.. te cilin e kishin futur ne rrjetin e tyre diversionist te krijuar nga ps-ja vampire e lpk -ja kanibale e nuk u kujtuan 8 vjet ta gjejne remziun apo vrasesit e remziut.. e tani po leshojne bubullima..

    kanibalet ..te cilve u sherben muhameti .. nuk u pajtuan me voten popullore pas 92-shit dhe u bashkuan me dreqin e birin per ta rrezuar voten e ligjshme te popullit deri sa dhe aleanca me spiunazhet fqinje i bene per te cuar shqiperine ne katastrof si e si per te asgjesuar demokracine e sapo nisur.. dhe e kurorezuan kte lufte te ndyre me 97-ten qe dyfishoj varret e shqiptareve.. an e mban vendit.. e deri ne cenim te sovranitetit ..te shtetit tone..

    shtabeve vampire qe thithen gjak u sherben ky pis qe i ka te rralle shoket ne shpifje e provokacione..
    kam qen 12 vjec thot.. kur ra komunizmi enverist..
    aq ishte dhe altini i arapve o muho.. aq dhe jaho salihi e orik shyti po kjo nuk ju ka penguar te beheni shum shpejt mjeshtra qe ne demagogji ja kaloni nexhit e enverit ramizit e nanos.. dhe ne egersi e dinakeri dhe nevzatve te dulles..
    sa me ngazellim e mburrje e krenari e permend 97-ten ky mafioz .. ate 97 qe coje ne varre mijra shqiptar..
    e ka gezuar 97 -ta se vinte me kallashin e saje ne pushtet mafia te ciles i ka sherbyer soji i tij.. i gjirizit.. e qe sot i sherben dhe ky totalisht..
    dhe sot karten Remzi qe kishin mundesi ta zbardhnin ne 8 vite u kujtuan ta nxjerrin nga menget tani jo se i ha meraku per njeriun remzi por se ashtu mendojne te mitralojne 3 korrikun historik qe me vote i vidhisi dhe njihere vampiret..
    ti shijaks je mergata e gjarperinjve qe kafshoni cdo dite atdheun.. dhe shqiptaret..
    ajo "mergata e qyqeve" qe ti permend shpesh .. ishte mergata e hallit .. mergata e njerzve qe regjimi kriminal i enverit i la pa atdhe.. duke ndare perjetsisht njerzit nga familjet e tyre e atdhetaret e vertete nuk ironizojne me ate mergate por shprehin dhimbje.. e respekt per fatkeqsine e tyre qe ja shkaktoj regjimi stalinist
    por ti je i lindur si kanibal.. prandaj dhe te kan peshkuar mafia kanibale..
    din ata te zgedhin..
    erdhe me vrap ketu postove insiunuatat tip zp-iste kunder ministrit te mbrojtjes te shqiperise.. pikerisht diten qe zbarkonte ne tirane Rumsfeldi ..

    cdeshe te thoje me kete o veli vampiri..

    po ti ske turp..as nder as karakter..
    nuk je kot top chanellist i mir paguar.. as bashkpuntor i epok zezes .. as zagar i gsh-se ..
    edhe se i ri ne moshe ti ke nje thes me merita.. merita ne kurthe e shpifje.. anti shqiptare..

    natyrisht brari ska mjete si ty e rudinat e albat bollino e mustaf nanot e tahirat tju kundervihet juve kanibalve.. por dhe ky forum me mjafton tju a them fjalen time.. juve qe keni ndezur motorret qe ta digjni perseri atdheun me egersisht se ne 97-ten..

    po dasht zoti kte radhe digjeni vet ne ferrin qe po pergatisni per te mjerin popull..
    Yes Brari, mengjes i ri, mashtrime te reja.
    BOTA SOT "Nasha Borba" e Prishtines e mori vesh se kush ishte Muhamed Veliu me 11 Korrik 2006, kur u denuan me 170 mije paund per shpifje nga Royal Court of Justice ne Londer.Besoj se kur ja permend kete emer ne redaksine e tyre edhe muret dridhen.
    Llafet e teperta jane fukarallek.

Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  4. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  5. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •