Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 41
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Ku i gjen parate Xhoana nano?

    Ku i gjen paratė Xhoana Nano

    Nga E. Koci

    "Tė bėhemi mbrojtės tė atyre qė kėrkojnė mbrojtje, t'u japim shpresė atyre qė shpresojnė tek ne", me kėto mesazhe u ėshtė drejtuar fėmijėve znj.Xhoana Nano, bashkėshortja e Kryeministrit Fatės Nano, nė njė spektakėl humanitaro‑festiv. "Na dhuroni buzėqeshje", ka qenė spektakli pėr ditėn e 1 Qershorit, festės sė fėmijėve, i cili ka kuhtuar disa miliona lekė, si dhe po aq kanė marė organizatorėt e tij. Spektakli ėshtė sponsorizuar dhe organizuar nėn kujdesin e znj.Nano, e cila prj disa kohėsh ka harxhuar disaq qindra miliona lekėm, pėr fėmijėt jetim. Qė ajo kryen njė gjė tė tillė bn me tė vėrtet shumė mirė, por pyetja qė i lid cdo kujt ėshtė se ku i siguron "zonja e parė" gjithė kėto para? Para tė tjrera i janė dhė drejtorisė sė Pallatit tė Kongreseve, si dhe Institutit Kombėtar tė Integrimit tė Jetimėve shqiptarė dhe Agjencinė publicitare "Iceberg", tė cilat janė marrė mė organizimin e spektaklit. Megjithatė, "edhe nėse nuk kemi mundėsi pėr asgjė, atėherė le t'u vėmė dorėn mbi flokė, t'i ledhatojmė, t'ju dhurojmė qoftė dhe njė buzėqeshje", ėshtė shprehur zj. Nano. Po kėngėtarėt e njohur si Elsa Lila, Mariza Ikonomi, Kristi etj. kush i ka sponsorizuar dhge detyruar qė tė mernin pjesė nbė kėtė spektakėl. Mėsohet se tė gjitha kėto kanė njė firmė atė tė zj. Nano, e cila duket se paska para pa fund. "Zonja e parė" bėn mirė qė dhuron pėr jetimėt, por nuk ka vepruar kėshtu me shoferėt e autobuzave tė linjave tė Jugut, qė me forcė policia bashkiake i largoi nga vendqėndrimi pranė stadiumit "Dinamo". Protestave tė shoferėve nuk ua vuri veshin askush, kure tani poshtė tribunės sė stadiunmit "Dinamo", ngrihet njė lokal luksoz dhe agjensia e udhėtimeve "Xhoi Travel". Sė shpejti pritet qė aty tė vendosen dhe autobuzė tė rinj, tė gjithė kėta do tė kenė njė pronar, ose mė sakt njė pronare. Kush ka mend le ta kuptojė, "ku i gjejnė pratė mirbėrėsit"?

    Fundjava e tretė e majit e Fatos Nanos nė Butrint

    Vetėm fishekzjarret qė u hodhėn pėr njė natė, kushtuan rreth 3 milionė lekė

    Nė fundin e javės sė tretė tė muajit tė madhėrueshėm tė majit, ia ka behur nė Butrint Nano, sė bashku me Naneshėn, bashkėshorten, pėr tė festuar 30-vjetorin e saj. Tė ekzaltuar edhe nga shfaqja e baletit rus dhe ekzotika ndjellėse e vendit tė sovjetėve, Nano ka zgjedhur Butrintin dhe disa pika turistike tė mahnitshme pėrreth tij. Eshtė e drejta e ēdo njeriu tė shijojė bukuritė, ndjesitė dhe qejfet e ahengjet, ku tė dojė dhe si tė dojė, por vetėm pa u rėnė tė tjerėve mė qafė.

    Kėtė e di dhe milingona. Mirėpo qenia e Fatos Nanos me bashkėshorten Xhoanėn, kėtu nė Butrint, ka dhe njė emėr tjetėr: kryeministri i Shqipėrisė. Dhe feston jo si gjithė qytetarėt, por i rrethuar, siguruar dhe shoqėruar nga dhjetėra gardianė tė Gardės sė Republikės, shokė e miq tė tij. Asnjė media nuk ėshtė lejuar. Me siguri qė kryeministri ynė do tė ketė ngritur kėto dolli: tė parėn dolli pėr ish-pėrndjekurit politikė qė protestojnė para kryeministrisė pa kryeministėr, pėr paratė e vuajtjeve nėpėr burgjet komuniste! Tė dytėn: pėr popullin e madh, tė lavdishėm dhe tė lumtur shqiptar! Tė tretėn: pėr qeverinė dhe qeveritarėt, qė me humanizmin dhe dajllėkun e tyre, s'i lanė gjė pa rrjepur kėtij populli, deri edhe te plaēkat e trupit! Tė katėrtėn: pėr thesin e Edi Ramės dhe Farudin Arapit, nga i cili u bėnė ēirak mileti! Tė pestėn: pėr vėllezėrit grekė, qė i kishte mė afėr se shqiptarėt dhe Tiranėn dhe.... ku? Ballė pėr ballė me Korfuzin! E ku mbarojnė dollitė e Nanos....

    Burime tė afėrta pohuan se i gjithė Vivari, Kanali i Butrintit dhe periferia Xarrė, Mursi, Vrinė, Ksamil, u ndez flakė nga fishekzjarret, dhe vetėm ky zjarr biblik kostoi rreth 3 milionė lekė. Urime, zoti Nano! Ruaj ca para edhe pėr vdekje. Megjithėse nuk do tė lėnė keq Edvinėt, Arapėrit, Ēaēėt, Baēėt, Muēėt, etj. Na pas kalla! (gr. tė vesh mirė!)
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Vinny!
    Ky artilkulli jotr, me preku shume, por dua te them se ehste nje fatkeqesi e madhe per nje popull kaq te varfer te shikoje shperdorime te tilla per keta borgjeze te rinj, qe fshihen pas maskave humane, por ne te vertete jane vetem gjake pires, tradhtare, te pabese, maskarenj. Ca do besh, por bota eshte e tille, njerezit nuk kane buke te hane, por ne televizor a po ne jeten e perditshme shikojne arritjet spektaktulare borgjeze, dhe jetojen me ate realitet.
    Nuk ke ca ben bota eshte e tille, dhe qe ta ndryshosh ate duhesh te ndryshosh njeriun e keq, dhe a ndryshohet valle qenia njerezore qe ka lindur ne mekat?
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  3. #3
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Une nuk mendoj qe duhet ndryshuar njeriu i keq po mendoj qe njeriut te keq nuk i duhet lene pushteti ne dore, nuk i duhen lene te "administroje" parate e taksave te popullit fukara i cili mezi mban frymen gjalle dhe ska nevoje per hajdute te tille. Une jam qe te mos votohet per nje kryeminister qe e ka patur tre here mundesine te bej diēka per vendin e vet dhe te treja heret ka demisionuar pasi nuk ka ditur te administroje vendin dhe eshte njeri i deshtuar e prej tij nuk mund te presh gje.
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    Dora Vete Maska e tironce4ever
    Anėtarėsuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    66
    Vinny T une jam plotesisht me mendim tend
    nuk eshte puna ta ndryshosh mekatarin se te tere ne ket
    bote jemi mekatar por ai eshte njeri i lig dhe prej ati nuk
    mund te presesh asgje te mire pervec ligesira
    P.S shume i goditu ai artikulli i pare
    Life goes on.......

  5. #5
    COSA MIA
    Anėtarėsuar
    01-04-2003
    Vendndodhja
    FRANCE
    Postime
    7
    Fajin se ka as Fatosi as nusja e tij qe dredh bishtin me parate e shqipetareve . Fajin e ka populli yn qe nuk ngrihet dhe ti shporri keta vampire te felliqur nje here e mire nga faqja e dheut kete fare te keqe. Kur isha ne shqiperi degjoja socjalistet e flakte qe thoshin : A Enver ku je se dhe Fatosi sishte per ne. Tani ēpret me ti me nga ky popull qe ne vend te eci perpara do me doemos te ngrej te vdekurit nga varri. Ky popull po nuk u ngrit te kerkoje te drejtat e tij ashtu ka per te vuajtur, keq e mos me keq ka per te perfunduar.Te gjithe se bashku te kontribojme qe ti veme flaken vampirave ne pushtet dhe ti kthejme nderin shqiperise dhe shqipetareve.Me restekt per shqiperine pa tradhetare VITO

  6. #6
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    E njeta pyetje mund te ngrihet dhe per Kryeministrin Nano ku i gjen parate qe shkon kalon week endet neper Greqi, Itali, Eghypt....lista eshte e gjate. Ku i gjen parate qe ka disa apartamente ku i gjen parate qe vesh kostume te cilat kushtojne sa rroga e tij mujore......ketu po flas vetem per gjerat qe dihen e pasurite legale qe zoteron. Fillohet nje here me keto e me pas kalohet tek shkeljet e proēedurave. Si mund te heshti opozita, hetusia, prokuroria kur dhe nje shofer i thjeshte njeh afaret e pista te kryeministrit!! Ashtu si dhe nuk mund te heshte Nano kur ngriti ne mes te dites dhe ne mes te kongresit te tij korrupsionin e qeverise Meta dhe te vete kryeministrit te atehershem!
    Si ka mundesi qe asnje nuk flet si ka mundesi qe ky sistem vazhdon te funksionoje kur kryeministri e di shume mire qe te gjithe doganieret pa perjashtim vjedhin, kur te gjithe policet vjedhin e marrin rrushfete ne mes te dites e ne qender te Tiranes!
    Keto fakte i di dhe me injoranti ne Shqiperi si mund ti injoroi Ktyeministri, prokuroria, hetusia...?!!!
    A eshte futur njeri brenda per korrupsion?! JO po a eshte pushuar njeri nga puna te pakten se mire per tu denuar su denoka?!
    E ēna duhen referatat qe mban Nano ne parlament apo kur takon Berluskonin? Populli shqiptar ska buke te haje , e ne memaliaj ku Nano ka marre voten nuk ka shkuar me nje here pas zgjedhjeve , dmth vetem i ka mashtruar ata njerez te varfer qe varin shpresat tek i zgjedhuri i popullit ti rregulloje sadopak ate varfellik ku jetojne.
    ē'fare mund te pritet nga ky njeri?! Pjesa me e madhe thone kane frike se ka pushtet dhe i zhduk e pastaj!! Kush eshte ai qe nuk do vdesi nje here heret apo vone, nga njerezit e Nanos apo nga kriminelet ne Shqiperi ku eshte ndryshimi?!
    E ēe do me jeten kur jeton vetem te sigurosh buke per te ngrene e asgje tjeter?!!
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    18
    ua si shume seriozisht e paskemi marre.doni te rregulloni shqiperine. po a nuk e dini ate shrehjen ju ha buken e turkut e bej davane e kaurrit. te ishin njerezit keshtu si thoni juve atehere jo qe sdo kishte jeta kuptim po sdo kishte as nje lloj gjeje.po ne jemi vetem njerez te thjeshte qe flasim se politikanet jane te tere njelloj ngado qe te shkosh si ne evrope dhe ne amerike dhe ne antarkdite ku ska njerez fare. po dhe kafshet qe jane kafshe e kane nje te pare. dmth njeriu eshte kafsha me e zhvilluar. ca jane me te pasur ca jane me te varfer dhe kafshet ca jane te pare e mbreter e ca jane te dyte e frikacake. pra arrijme ne perfundim qe bota eshte njelloj keshtu qe mos e merrni poltiken shume seriozisht se politika eshte nje loje pa kuptim
    Nese, nese
    larg do te iki,
    nje lot te paster
    do te le kujtim,
    ne pastertine e tij
    shpirtin tim do gjesh,
    pra serish
    me mua do te jesh...

  8. #8
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Ku i gjejne parate?
    Duke vjedhur deri ne palce popullin e mjere e te raskapitur.
    Mjer ai popull qe pretendone ti mbaje ne pushtet akoma!!!

  9. #9
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Vajza pa emer!
    Nuk po kerkon njeri njerez me katolik se Papa i Romes as dhe engjej. Dhe neper bote sa te duash politikane qe perfitojne dhe vjedhin dhe jane te korruptueshem se ēdo njeri ka ēmimin e vet te korrupsionit por megjithate ka nje minimum etike te politikes.
    Une per vete kam pare te behen multimilionere per 1 apo dy vite pune njerez ne Amerike qe jane gjenij dhe me Start Up-et qe kane krijuar shpikjet dhe idete e tyre kane qene me te vertete te mrekullueshme e kjo nuk me shokon aspak perkundrazi, kam degjuar dhe per politikane qe korruptohen ne vendet perendimore po asnjehere nuk kam degjuar per nje politikan qe te zere nje post me rendesi dhe pas 6 muajsh te bej jete multimilioneresh ne dollare me nje rroge qe nuk kalon 1000 dollare ne muaj!! Pyetja eshte e thjeshte ku dalin parate qe te kalohet ēdo week end jashte shtetit kur te gjithe e dime qe nuk ka italian, gjerman, francez, anglez apo qofte dhe amrikan te nivelit mesatar (dhe niveli mesatar ne keto vende eshte 2500 euro ne muaj e jo 1000, ) qe te kaloje ēdo week end jashte vendit, te paguaje ēdo jave 2 bileta avioni per ēift (800dollare afersisht), hotel 200 dollare, te ngrene 200 dollare si dhe qejfin e te gjitha keto bejne minimumi 1300 dollare ne jave. Me 1000 dollare ne jave per person po themo dhe 1000 nusja bejne 2000 dollare ne muaj si mund te harxhohen 5200 dollare! Nga dalin parate e pa folur per jeten ne Tirane qe frekuentojne restorantet me te mira e me te shtrenjta.
    Njerez te pasur ka kudo ne bote dhe shyqyr qe eshte keshtu po njerez qe te behen te pasur per 6 muaj duke u mare me politike vetem ne Tirane ka dhe kjo eshte e papranueshme.
    Just God Can Judge Me

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    60
    Bravo per shkrimin o rrusho.
    Me lejo nje korrigjim te vogel, eshte mekat me thene "Znj e Pare".Po as Nonaos nuk i them dot Kryeminister, por me pelqen ti KR
    E sotmja, mesim i se djeshmes:
    E nesermja, mesimi tjeter

  11. #11
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Qefe nuk ka njeri me i thene kryeminister po ai me hir me pahir e vetezgjodhi veten kryeminister.
    Problemi eshte se si mund te hiqet pasi perveē aftesise te shkelqyer qe ka te fitoje zgjedhjet dha habilitetit politik ( flasim per fjale e jo per vepra) jo vetem qe nuk ka afetesi te tjera qe ti sherbejne njeriu po dhe eshte me shume se i rrezikshem per nje shoqeri demokratike.
    Hajdutet jane te demshem per ēfaredolloj sistemi politik.
    Just God Can Judge Me

  12. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po fakti qe zonja ne fjale prej ditesh ka nje zyre te veten ne kryeministri, si ju duket???

  13. #13
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    "Shtegtimet" e Nanos dhe Xhoanes

    Korrieri

    Vetem ne dy muajt e fundit, Kryeministri dhe bashkeshortja e tij udhetojne tete here jashte Shqiperise. Nderthurja e axhendave zyrtare me planet per pushime gjate fundjaves. Ndeshje futbolli, shfaqje baleti dhe darka me miqte dhe projekti per te qene te merkuren ne Gjeneve. Te gjitha levizjet e ciftit kryeministror

    Elton METAJ

    Lagjet e pasura te Athines, hotelet e shtrenjta buze Ohrit dhe bukurite e Stambollit, kane qene per Kryeministrin Nano ndalesat e preferuara per te pushuar gjate fundjavave. Por edhe Podgorica apo Dublini, nuk kane mbetur pas.

    Cifti kryeministror duket se nuk preferon te kaloje fundjaven ne Shqiperi. Ne baze te nje programi te nderthurur here-here edhe me angazhime zyrtare apo gjysemzyrtare te shefit te qeverise, Nano dhe bashkeshortja e tij Xhoana, kane shetitur jo pak gjate javeve te fundit. Nga lagjja periferike e Athines, Vouliagmeni, ne hotel "Metropol" buze Ohrit, apo ne Dublin per te ndjekur ekipin kombetar te futbollit, Kryeministri vetem gjate dy muajve te fundit ka bere tete "shetitje" zyrtare dhe private. Bari, Milano, Stambolli dhe Podgorica, bejne pjese ne listen e vendeve te vizituara nga Nano. Por kjo liste duket se do te pasurohet me tej, ndersa Kryeministri nuk ka perjashtuar mundesine qe te jete te merkuren ne Gjeneve per te ndjekur ndeshjen Zvicer-Shqiperi.

    Gjate tre javeve te fundit, Nano ka udhetuar dendur. Nje takim nderkombetar ne Oher me 21-22 maj, eshte pasuar me pjesmarrjen ne Athine ne Forumin Ekonomik Boteror per Evropen Juglindore me 23-24 maj. Mesditen e 24 majit, Nano dhe Xhoana kane udhetuar nga Athina drejt Sarandes, per te ndjekur Baletin Shteteror Rus. Ndersa, te nesermen, te dielen e 25 majit, Xhoana ka festuar ditelindjen e saj te 30-te, ne nje nga restorantet e Butrintit. Nje jave me pas, Kryeministri i eshte drejtuar serish Rinasit, per te fluturuar drejt Stambollit. Ndersa, bashkeshortja e tij i eshte dedikuar ne Tirane nje koncerti bamiresie per femijet jetime. Megjithate, dy dite me pare, ndersa ka vizituar brenda dy oresh, Lacin dhe Lezhen, cifti kryeministror eshte nisur serish per rruge. Kete here destinacioni ishte Irlanda dhe kryeqyteti i saj Dublini. Nje takim gjate paradites me Kryeministrin irlandez Berti Ahern dhe me pas ndjekja per dy ore e ndeshjes Irlande-Shqiperi, kane qene ne axhenden e Kryeministrit. I cili, i shoqeruar nga bashkeshortja 30 vjecare, ka kaluar mbremjen ne shoqerine e miqve me te cilet udhetoi deri ne Irlande, te udhehequr nga Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka.

    Pasi ka kaluar pushimet e fundvitit ne Sharm el-Sheik te Egjiptit, duke vizituar Kajron dhe Stambollin, Nano duket se po ndjek nje menyre krejt orgjinale per te kaluar ditet jashte orarit zyrtar. Orar, te cilit ai vete nuk i qendron shume besnik. Ndersa, eshte i detyruar te permbushe edhe detyrimet e marra per te bere turin e perjavshem ne disa qytete te ndryshme te vendit, oret e Nanos ne zyren e katit te dyte te selise se qeverise sa vijne dhe pakesohen. Megjithate, vete Kryeministri duket i qete. Ndjekjet e ndeshjeve te futbollit perkrah Kryeministrave Silvio Berluskoni dhe Berti Ahern, shefi i qeverise shqiptare tenton t'i perseris. Nga stadiumi "Lans Doene Road" i Dublinit, Nano nuk ka mohuar se do te jete edhe ne Zvicer pasditen e 11 qershorit. "Nuk e mohoj kete gje. Nuk besoj se eshte e pamundur. Do te kthehem ne Shqiperi dhe do te shikoj mundesite", ka thene Kryeministri, duke planifikuar "shtegtimin" e rradhes.

    Levizjet e Kryeministri jashte vendit ne dy muajt e fundit

    1-4 prill Athine

    16-17 prill Athine

    19-20 prill Podgorice

    13-14 maj Bari dhe Milano

    21-22 maj Oher

    23-24 maj Athine

    30-31 maj Stamboll

    1 qershor Stamboll

    7 qershor Dublin

    Levizjet brenda vendit gjate majit

    7 maj Durres

    9 maj Malesi e Madhe

    10 maj Kukes

    17 maj Gjirokaster dhe Sarande

    25 maj Sarande

    6 qershor Lac-Lezhe




    --------------------------------------------------------------------------------

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Xhoana me agjensi helikopterėsh

    Ēifti Nano ka nisur tė grumbullojė 2 milionė dollarė qė nevojiten pėr garanci bankare rreth biznesit tė Xhoanės me helikopterėt

    Pas pėrfitimit tė linjave tė transportit tė udhėtarėve, bashkėshortja e re e kryeministrit Nano, Xhoana Nano, kėrkon tė jetė pronare edhe e njė agjencie tė trasportit ajror. Burime nga aeroporti i Rinasit thanė pėr korrespondentin tonė tė kryeqytetit se ata po gjenden nėn presionin e gruas sė Kryeministrit pėr ta marrė ajo liēensėn e transportit privat ajror. Njė urdhėr i dhėnė nga ministri i Transporteve, Spartak Poēi, por ende i pazbatuar nga drejtoria e trafikut ajror, tregon pėr presionin qė po bėn bashkėshortja e kryeministrit shqiptar pėr tė pasur ajo edhe monopolin e shėrbimit me helikopterė. Pavarėsisht presionit dhe urdhrit gojor tė dhėnė nga titullari mė i lartė i kėtij dikasteri, liēensa nuk ėshtė dhėnė akoma pėr Xhoana Nanon sepse, nė bazė tė ligjit, poseduesi i kėsaj liēense duhet tė plotėsojė njė sėrė kushtesh, mes tė cilave edhe njė shumė tė konsiderueshme nė disa miliona dollarė. Ēifti Nano ka nisur tė grumbullojė 2 milionė dollarė qė nevojitetn pėr garanci bankare rreth biznesit tė Xhoanės me helikopterėt.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  15. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Eshte per te qeshur e per te qare cfare e shikon se ndodh.

    Me ndodhi qe ne nje bisede dje pasi po kerkoja llogari shume ne ajer, pse lejohet dicka e tille te ndodhe ne Shqiperi e nuk e ngre zerin kush per pervetesimet qe po bejne (e fundit qe degjova eshte qe cifti Nano ka udhetuar me avion carter per ne Irlande per te pare ndeshjen Irlande - Shqiperi dhe Nano kish premtuar 200 mije dollare ne rast fitoreje dhe 100 mije dollare ne rast barazimi nga xhepi i vet) m'u be pyetja:
    "Po te kishe qene me pozite ne Shqiperi a do kishe guxuar ta beje nje denoncim te tille???"

    Pergjigja.
    Po, do guxoja, por e di qe me kete do te me "fluturonte kaptina".



    E c'jane ato vjedhjet per te cilat Nanon e futen ne burg ne krahasim me pervetesimet qe po ndodhin tani e per te cilat nuk po i kerkon llogari kush???
    A eshte kthyer ai tani ne i paprekshem dhe me kete rast i lejon vetes te beje c'te doje???

  16. #16
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me duket skandaloze kur degjoj qe ēuifti Nano po mundohet te grumbulloje 2 milon dollare per garancine bankare.
    Flitet per 2 milon dollare sikur te jene gogla!!!!
    2 milion dollare eshte baraz me rrogen e 1000 muaj pune te Fatos Nanos dmth rreth 90vjet pune. Nuk njoh te ardhurat e guruas se tij po po themi si nje 30 vjeēare e zonja dhe me burrin kryeminister 50 vjet pune (po te themi qe fiton me teper do kisha frike qe do lindte problemi i nderrimit te vendeve ndermejt burrit e gruas pasi nqs ishte me zonja se i shoqi e fitonte me teper do te duhej te ishte ajo kryeministre e jo ai lol).
    2 milion dollare per garancine dhe minimumi 2 milion per helikoptere bejne 4 milon dollare. Ke dy rruge ose vene nga parate e veta te fshehura te korrupsionit dhe per kete prokuroria te beje detyren e vet per te gjetur burimet, ose do ti marrin dikujt po ne rrolin qe ka Fatos Nano nqs pranon diēka te tille do te quhej korrupsion pasif per huadhenesin pasi para qe te dalesh garant nuk te jep njeri kot e aq me shume kur flitet per 4 milon dollare.
    Jam dakort me ate qe thote Dita me siper qe denoncim duhet bere pasi njerez te tille jane pa karakter dhe kane frike nga hija e tyre.
    Trim nuk eshte ai qe vjedh te varferit, plakat e pleqte qe mezi mbahen ne kembe, apo parate e taksapaguesit te shtetit me te varfer ne Evrope. Nano me shoke nuk bejne pjese tek trimat por njerezit ordinere , tek ata qe historia as qe do te preferoje ti fuse ne faqet e saj e do ti denigroje.
    Eshte me te vertete mekat kur rasti te jepet ne jete te kesh pushtet e te kontribosh ne ndryshimin e jetes se vendit tend, te ndryshosh te ardhmen e atyre njerezve qe flasin te njete ngjuhe si ty, qe kane te njetat zakone e qe prindet , gjusherit e tyre kane te njeten histori me te tuet, te kesh shancin te hysh ne historine e vendit tend nga Porta e madhe e gjithe kete rast ta lesh te te kaloje duke preferuar gjene me te ulet ate qe te vjedhesh popullin tend dhe perveē vjedhjes te mos lesh asnje kujtim tjeter!!!
    Turp dheu qe i mban
    Just God Can Judge Me

  17. #17
    Nano me Co vjedh sa te doje se e di qe ka popull qe i mbeshtet. Neser ne rast se humbet pushtetin, asnjeri nuk mund ta gjykoje e denoje, pasi do ta konsiderojne si gjygj politik.

    Nano dhe dikur veproi ne te njejten menyre dhe u denua, por sa vete e kundershtuan nje gje te tille dhe gjykuan prokuroret, gjykatesit e deri tek ish-Presidenti.

    Nano eshte aq i zgjuar sa ta dije qe nuk kane se cfare ti bejne dhe qe pushtetin nuk e ka te perjetshem. Keshtu qe konsolido mire bazat ekonomike dhe jeto ne rregull me vone.

    E keqja ne kete rast nuk eshte Nano, por ata qe e mbeshteten dhe e bene Kryeminister per te saten here. Le ta gezojne.

  18. #18
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Redi nese Nano bie nga pushteti ai do te humbase pozicionin politik qe ka brenda partise se tij sepse kundershtaret qe sot po e sabotojne do te nxitojne t'i faturojne pergjegjesine e humbjes.

    Por ka edhe nje moment tjeter, ndergjegjesimi nderkombetar per fenomenin e korrupsionit ne Shqiperi gjate viteve te fundit jovetem qe nuk krahasohet me njohurite apo shqetesimin e tyre per kete problem gjate periudhes 90-95, por sot e referojne ate bashkangjitur me termin KRIM I ORGANIZUAR.

    Mendoj se nje nderrim pushtetesh pa nje lufte pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit do te thote vetem status quo dhe bashkefajesi.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    nje here bie daci n'kos

  20. #20
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Vinny_T,

    qenke dhe ti kandidat i denje per „fluturim kaptine“.
    Edhe Orku megjithese diplomat ne ate qe i ka drejtuar Redit.

    Fund i bukur apo jo?


    Pertej shakase se hidhur tani.



    Vinny,

    problemi duhet pare qe nga rrenja. Pra ne castin kur ti shkruan qe atij, pra kryeministrit i eshte dhene mundesia te hyje nga Porta e madhe ne historine e vendit, une te them, ai e ka pushtuar ate porte, e ka marre ate me dhune e pa pasur mbeshtetjen e njerezve. Nese ne 1997 ai u be kryeminister se ashtu e sollen rrethanat historike dhe ne fund e mbajti vrapin ne shtator 98 ne Maqedoni (trim me flete), tani ai qendron ne nje pushtet qe eshte ilegjitim dhe qe eshte marre me mashtrime votash.
    Ne histori ndoshta i mbetet te hyje per tmerre, shitje te vendit te vet, pasurim pa kufij apo si kryeministri me gruan me te bukur e me te re, po per te miren e Shqiperise jo, ose te pakten ne koken e njerezve qe e dine se c’ka qene e c’ka lene pas JO.
    Nuk e di nese je ne dijeni te faktit qe testet e historise se Shqiperise pas 1997 u ndryshuan perseri ne format e vjetra, ne ato mashtrimet e partise e te tjerat me radhe. Pra dhe shkrimi i historise do te vazhdoje te jete sipas pushtetit. Sipas kesaj llogjike i bie qe pas njeqind vjetesh, do te kemi nje tekst historie per shkollat qe e zhyt nen dhe e nje tjeter qe e ngre ne qiell.


    Nuk jam dakord me cka thote Redi. Ata qe bene kryeminister ta gezojne. Sepse per ta gezuar po e gezon i gjithe populli shqiptar, e nuk ka qene populli shqiptar ai qe e ka bere kryeminister, po ata milioneret e ngeshem brenda partise qe ai drejton. Po tek ky forum eshte disktuar per mashtrimet ne zgjedhjet e 2001 e Redi ti ke qene vete nder ata qe kane shkruar per keto mashtrime. Ndaj vete ti nuk mundesh t’ia faturosh nje populli te tere ate poshtersi qe shohim te ndodhe aty.


    Plotesisht dakord me ate qe thote Orku.
    Heshtja ndaj krimit dhe korrupsionit eshte bashkefajesi dhe nuk meriton emer tjeter.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Firma "Silva": Malaj dhe Arapi mė kanė vjedhur $40 milion
    Nga rudo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 17:05
  2. Kush janė 9 spinoff-et e Soros qė krijojnė Partinė G99
    Nga bnik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 12:30
  3. Klosi: Xhoana Nano, agjente greke
    Nga erzeni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 07:08
  4. KQZ: Partitė qė nuk kaluan pragun, tė kthejnė paratė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 03:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •