Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Per shendetin e dhembeve!

    Pėr njė gojė tė freskėt

    Pasta e dhėmbėve, fijet pastruese dhe furēa e dhėmbėve nuk janė instrumentat e vetėm pėr tė patur dhėmbė tė shėndetshėm dhe tė bukur. Dhe ushqimet kanė njė rol tė rėndėsishėm pėr tė luftuar kariesin, pėr tė patur njė frymėmarrje sa mė tė kėndėshme dhe pėr tė larguar gurėzat. Dieta ėshtė e nevojshme pėr tė eleminuar grumbullimin e gurėzave dhe pllakėzave mbi dhėmbė. Disa ushqime nė veēanti, ato tė pasura me fibra, vitamina dhe kripėra minerale, mund tė kontribuojnė nė higjenėn e gojės duke ndaluar formimin e kariesit, duke e bėrė smaltin mė tė bardhė dhe duke lehtėsuar frymėmarrjen.

    Njė gojė e freskėt dhe e shėndetėshme.

    Mjaft mė me erėn e rėndė, njollat e errta nė dhėmbė, gurėzat bezdisėse.Ushqimet qė vendos nė tavolinė ēdo ditė mund tė tė dhurojnė njė buzėqeshje tė shkėlqyer. Ja ēfarė duhet tė zgjedhėsh..

    Nė qoftė se dėshiron tė kesh dhėmbė shumė tė bardhė..
    Vendos nė tavolinė ushqime qė favorizojnė vetdetersionin, psh lėri rrugė tė lirė sherebelės. Pėrdor gjethet e freskėta qė funksionojnė si njė furēė natyrale. Sipėrfaqja e tyre e ashpėr funksionon njėlloj si njė makinė fshirėse. Pėr tė arritur rezultate sa mė tė mira dhe pėr tė pastruar nė thellėsi, ėshtė e nevojshme qė ta lėvizim gjethen me gishtin tregues mbi dhėmbė dhe mishėra. Tė pėrkryera janė dhe sallatrat, mollėt, portokallet, finokėt qė janė tė pasur me fibra dhe pėrbėjnė njė element zbardhues mbi dhėmbėt tuaj.
    Pi tė paktėn 2 litra ujė nė ditė dhe mbaje nė gojė si tė ishe duke bėrė njė shplarje: kėshtu pastron dhėmbėt dhe rimineralizon smaltin. Nė tė vėrtetė nė ujė ka gjurmė fluori, njė substancė qė bllokon aktivitetin e bakterieve qė favorizojnė kariesin, pėr kėtė arsye herė pas here ha ndonjė kivi apo sallatė me domate qė janė njėlloj tė pasura me kėto minerale.
    Mos i pėrjashto nga dieta qumėshtin, djathėrat e freskėt dhe thjerrėzat; pėrmbajnė fosfor, njė komponent i rėndėsishėm i smaltit qė ndikon nė rimineralizimin e dhėmbėve.
    Nė qoftė se je e pangopur me pije tė gazuara apo me bazė cola, ngushėllohu duke menduar qė pėrmbajnė acid ortofosforik qė funksionon si zbardhues. Herė pas here pi njė limonadė limoni: ėshtė e pasur me acid citrik i dobishėm pėr njė efekt tė lehtė gėrryes.
    Pėrtyp ēimēakiza pa sheqer apo fletė sallate: ndihmojnė nė stimulimin e komponentėve tė pėshtymės qė pėrmbajnė substanca dizinfektuese dhe me efekt gėrryrės tė lehtė, tė afta pėr tė hequr njollat e dhėmbėve.

    Kundėr kariesit

    Arrat dhe drithėrat ekuilibrojnė pehashin e pėshtymės duke forcuar kalciumin e dhėmbėve.
    Pėrdor mjaltin nė vend tė sheqerit; pėrmban vitamina dhe kripėra minerale tė ēmuara pėr shėndetin e gojės dhe tė dhėmbėve.
    Thuaji po perimeve: kanė njė rol tė rėndėsishėm veēanėrisht nė se konsumohen tė njoma pėr veprimin e tyre detergjent mbi sipėrfaqen e dhėmbėve. E njėjta gjė vlen dhe pėr frutat e freskėta.
    Qumėshti dhe kosi janė njė burim kalciumi, fosfori dhe kripėrash tė tjera minerale qė janė pėrbėrės tė dhėmbėve. Mund t'i konsumosh shpesh duke i pėrdorur tė skremuar, mė pak tė pasur me yndyrėra dhe kalori.
    Drithėrat dhe zarzavatet bishtajore janė tė pasura me zink, ndėrsa toni, merluci dhe salmoni pėrmbajnė selen, dy elemente qė tė ndihmojnė tė kesh dhėmbė tė shėndetshėm dhe tė bukur.
    Pėrdor nė gatimet e tua vajin e ullirit. Ėshtė i pasur me vitaminė E qė ka njė rol mbrojtės pėr mukozėn e gojės dhe pengon zhvillimin e bakterieve pėrgjegjės pėr shkaktimin e kariesit.

    Nė qoftė se kėrkon njė frymėmarrje tė kėndshme

    Pi shumė lėngje gjatė ditės. Shpėrqėndrimi nė tė vėrtetė shkakton alitozė, goja thahet dhe pėshtyma bėhet acide.
    Pėrdor nė gatim trumzėn, ėshtė nga barėrat aromatikė mė tė pasur me vitaminė C, substancė qė ndihmon nė shkatėrrimin e bakterieve pėrgjegjės pėr erėn e rėndė.
    Dhe mentja ėshtė e pėrkryer: riaktivizon funksionimin e aparatit gastrik dhe tė mėlēisė. Gjethet e saj pėrmbajnė mentol, njė acid i spikatur pėr veprimin e tij kundėr tharjes sė gojės.
    Pėr recetat e tua pėrdor majdanoz me shumicė, ėshtė i pasur me potas, vitaminė C, A dhe E qė ndikojnė nė njė shėndet tė mirė tė gojės. Pėrveē kėsaj, pėrmban substanca me aromė tė mirė.
    Pėrtyp jamball. Glicirizina qė ai pėrmban pengon formimin e pllakave dhe reagon kundėr streptokokut, bakterit qė krijon karies.
    Vendos nė tavolinė lakrat, por dhe rrepat qė janė tė pasura me vitaminė K qė eviton trejen jonormale shpesh e pėrgjegjshme pėr erėn e pakėndshme tė gojės.

    Nė qoftė se kėrkon tė forcosh mishėrat e dhėmbėve

    Pi sa mė shumė lėng limoni dhe portokalli, pėrmbajnė vitaminė C qė riaktivizon qarkullimin, kėshtu oksigjenon mbetjet e mukozave orale duke siguruar njė funksionim mė tė mirė tė mishrave tė dhėmbėve. Dhe jo vetėm kaq, vitamina C aktivizon vitaminat e mukozės duke krijuar njė gjendje mbrojtėse qė riparon agresionin e bakterieve.
    Ha tė paktėn dy apo tre herė nė javė mish ose peshk, pėrmbajnė njė sasi tė konsiderueshme proteinash nė gjėndje tė largojnė mbeturinat ushqimore.
    Mos harro tė pėrfshish nė dietėn tėnde karrotat, mollėt dhe dardhat: janė ushqime tė pasura me fibra dhe ujė. Veēantia e tyre? Stimulojnė aktivitetin e detersimit, i padiskutueshėm pėr tė mbajtur gjithmonė tė freskėt dhe tė pastėr mishrat e dhėmbėve.
    Ha herė pas herė njė banane, pėrmban cilitol, njė lloj sheqeri qė ndalon formimin e pllakėzave bakteriale. Rezultati: nė ndryshim me sakarozėn nuk dėmton shėndetin e mishrave tė dhėmbėve.
    Nė mėngjes duhet tė hash kos tė bėrė nga qumėshti i lopės ose i dhisė. Laktobacilet qė pėrmban mbajnė nėn kontrroll bakteriet e gojės.

    12 rregulla qė tė mund tė buzėqeshėsh gjithmonė

    Evito ushqime si hudhrat dhe qepėt qė mbajnė erė tė rėndė
    Konsumo me rregull djathrat me yndyrė. Njė tejkalim mund tė provokojė vėshtirėsi nė tretje dhe pėr pasojė njė erė tė rėndė.
    Pėrpiqu ta mbash gojėn e njomė. Pėshtyma eleminon bakteriet. Pra pi shumė ujė dhe elemino pijet alkolike.
    Pėrtyp herė pas here gjethe sherebeli, sallate apo lėkurėn e njė portokalli: do ta kesh frymėmarrjen mė tė freskėt.
    Pas ėmbėlsirave pi njė lėng tė pėrgatitur nga gjethet e mentes dhe tė ėmbėlsuar me njė lugė mjaltė. Ka njė efekt rifreskues. (Ziej dhjetė gjethe menteje nė njė enė me ujė pėr 5 minuta). Mund tė pėrdorėsh dhe njė mollė tė grirė, tė pėrzier me lėng limoni dhe tė ėmbėlsuar me njė lugė sheqer.
    Nė qoftė se i ke dhėmbėt e dobėt, nė mėngjes pi njė gotė me qumėsht pėr tė forcuar kalciumin.
    Pi njė gotė me lėng tė freskėt sallate 2-3 herė nė ditė: pastron frymėmarrjen, parandalon gripin dhe forcon imunitetin.
    Pastro dhėmbėt me pak ujė tė oksigjenuar tė pėrzier me pak ujė. Ky mikrolavazh ka njė funksion efikas antibakterial.
    Pasi i keni pastruar dhėmbėt, shplajeni gojėn me njė pėrzierje borziloku dhe dėllinje. (Pėrziej nė njė gjysmė litri me ujė tė ngrohtė 30 g borzilok dhe 30 g dėllinjė. Pėrzierjen ruaje nė njė vend tė freskėt).
    Nė qoftė se je jashtė shtėpisė dhe nuk ke mundėsi t'i lash dhėmbėt, pas tė ngrėnit shplaje gojėn dhe pėrtyp ndonjė karrotė.
    Pėr tė ndihmuar tretjen ēdo ditė pi qumėsht dhe kos tė athtėsuar.
    Nė qoftė se do tė freskosh frymėmarrjen, pas ēdo ngrėnie pėrtyp finok ose disa gjethe majdanozi tė freskėt pasi t'i keni larė dhe tharė.

    Vitaminat dhe mineralet qė tė shpėtojnė dhėmbėt

    Hijeshia dhe buzėqeshja jote varen shumė nga shėndeti i dhėmbėve dhe i mishrave tė tyre. Por mos harro qė jo vetėm njė higjenė e keqe e gojės, por dhe njė ushqim i keq mund tė shkaktojė shqetėsime si kariesin, dobėsim tė dhėmbeve, inflamacione. Nė veēanti bėj kujdes nga mungesa e vitaminave dhe kripėrave minerale. Shiko se cilat nga kėto nuk duhet tė mungojnė kurrė dhe ushqimet se ku mund t'i gjesh.
    Vitamina A
    Ndihmon pėr tė mbajtur fluide mukozėn e gojės. Ėshtė e pranishme tek perimet, tek fruta si kajsia dhe pjepri dhe tek karrotat, patatet e ėmbla dhe tek spinaqi.
    Vitamina C
    Forcon mishrat e dhėmbėve dhe kontribuon nė njė qarkullim tė mirė pas dėmtimit tė dhėmbėve. Burime tė mira tė vitaminės C janė dhe perimet dhe frutat e freskėta, nė veēanti agrumet, domatet dhe specat.
    Vitamina D
    Influencon nė rritjen dhe shėndetin e dhėmbėve. Ėshtė me shumicė tek qumėshti, por dhe tek vaji i peshkut. Mungesa e saj provokon dobėsim tė dhėmbėve.
    Vitamina E
    Mbron nga "rrėnjėt e lira" pra nga plakja, indet dhe mukozat e gojės. Gjendet tek vaji i sojės dhe perimet me fletė tė gjelbra si spinaqi.
    Vitamina K
    Ėshtė e nevojshme pėr mpiksjen e gjakut pėr tė evituar kėshtu gjakrrjedhjen nė mishrat e dhėmbėve. Pėr ta gjetur mjafton tė hash rrepa, lakra dhe spinaq.
    Kalciumi
    Forcon kockat dhe dhėmbėt. Merr pjesė nė mpiksjen e gjakut dhe kontraktimeve muskulare. Gjendet me shumicė tek qumėshti, kosi, djathėrat e freskėt dhe salmoni.
    Fosfori
    Ėshtė njė pėrbėrės shumė i rėndėsishėm i indit kockor, i smaltit dhe i sementit tė dhėmbėve. Gjendet pothuajse tek tė gjitha ushqimet, por nė mėnyrė tė bollshme tek mishi, peshku, frutat e thata dhe drithėrat.
    Magnezi
    Sė bashku me kalciumin dhe fosforin ėshtė njė nga tre elementet mė tė rėndėishėm pėr shėndetin e dhėmbėve. Gjendet nė sasi tė mėdha tek frutat e freskėta tek peshku dhe tek tė gjithė drithėrat.


    Marre nga Revista Spekter

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    NEW JERSEY
    Postime
    15
    E vleresoj shume njoftimin tuaj kuqalashe per mirembajtjen e ushqimin e dhembeve e sidomos te mishrave te tyre,pasi une vuaj nga mishrat e dhembeve.Pak a shume kam perdorur ushqimet qe ju rekomandoni ne shkrimin tuaj,sidoqopfte te jam mirenjohes.Thank You.
    BURRI KA QENE DIKUR
    SIMBOLI I TROJES
    POR TANI KA KATANDIS
    FSHESA E ZOJES!!!!

  3. #3
    dr.j Maska e james l.
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    122
    Pershendetje Kuqalashja per temen.Pervec keshillave qe permende me lart po vazhdoj edhe une me disa te tjera.

    Gjithashtu qe te keni dhembe te bardhe nuk duhet te perdorni cigare,ushqime ose pije ngjyresuese(p.sh barishte jeshile,kafe,caj etj).
    Kryesore eshte larja e dhembeve te pakten 3 here ne dite mbas c'do vakti.Ideale do te ishte larja e dhembeve pas c'do ushqimi qe pertypim(e veshtire per t'u bere) por ne vecanti kur perdorim embelsirat te cilat ndikojne shume ne formimin e gurezave dhe te kariesit.
    Koha per larjen e dhembeve eshte te pakten 3 minuta.Duhen pastruar te gjitha siperfaqet e dhembeve qe ne shikojme brenda ne goje.
    Levizja e furces qe rekomandohet nga stomatologet eshte: per dhembet e lartem : vendosim furcen me kend 45 grad me qafen e dhembeve dhe e drejtojme ate drejt pjese prerese ose pertypse te dhembeve . per dhembet e poshtem veprojme po njelloj por kahu ndryshon nga poshte drejtohemi lart.
    KUJDES : Nuk duhet perdorur furca me levizje poshte-lart sepse ashtu shtyhet mishi i dhembeve dhe zbulohet pjese e rrenjes me pasoja si ne shendetin e dhembit por edhe ne estetike. - Gjithashtu nuk duhet te perdorim edhe levizje te furces majtas-djathtas sepse prape demtojme mishin e dhembeve.

    Keshillat mund te ndihmojne por kryesore eshte vizita tek dentisti personal.Ai ndjek problemin nga afer dhe zbaton terapine e pershtatshme per problemin qe ka pacienti.

    Devis ti me mishrat e dhembeve duhet te besh shume kujdes sepse ne te tilla raste dhembet fillojne te levizin.Me kalimin e kohes levizja shtohet edhe me shume deri sa dhembet arrijne te bien.Por keta dhembe ne shumicen e rasteve jane te shendetshem d.m.th nuk vuajne as nga kariesi as nga ndonje gje tjeter.Prandaj eshte shume e rendesishme qe te vazhdosh nje terapi (ekzistojne terapi te ndryshme) te pershtatshme me problemin tend me qellim qe t'i shpotesh dhembet.

    Ciao.....
    sa do te doja te ishe nje pike loti
    te lindja ne syte e tu..
    te jetoja ne faqen tende.. &
    te vdisja ne buzet e tua..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Nese doni te zbardhni dhembet:Ne asnje menyre te mos perdorni bicarbonatin e sodiut, ose soda e bukes sic njihet ne gjuhen popullore. Ka njerez te cilet vene pluhurin mbi pasten edhembeve dhe atehere ato nga gerryerja dhe nga veprimi i sodes zbardhen.
    Me kalimin e kohes dhe me perdorimin e shpeshte abrazohet smalci dhe fillon te zhduket duke lene te shfaqet dentina. Pra me pak fjale shkaterroni dhembet.
    Nese doni t'i zbardhni ekzistojne substanca oksiduese te cilat aplikohen ose nga mjeku stomatolog ose nga vete juve por sipas keshillave te mjekut.
    Ne rast se doni t'i zbardhni, pas perdorjes se pastets se posacme, per nje periudhe kohe 3-4 jave , nuk duhet te pini cigare, te perdorni ushqime ose pije te cilat mund te ngjyrosin dhembet(keta jane shume te ndjeshem ne kete moment) sic jane: vere e kuqe, kafe, caj i koncentruar ose i zi, etj .
    Zbardhja ne kete forme nuk demton dhembin. Ben te mundur largimin e papastertive te te ngjyrosjeve nga agjentet e jashtem.
    Laguna Blu

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    NEW JERSEY
    Postime
    15
    Sic e shihni une i jam pergjigjur menjehere kuqalashes.Nuk dij pse me njkoftoni ne e-mail qe ti pergjigjem asaj.Siodoqofte edhe njere kuqalashe thank you.
    BURRI KA QENE DIKUR
    SIMBOLI I TROJES
    POR TANI KA KATANDIS
    FSHESA E ZOJES!!!!

Tema tė Ngjashme

  1. Puthja per shendetin
    Nga atropin nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-07-2023, 11:11
  2. Kuriozitete ne Islam !!!
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 209
    Postimi i Fundit: 10-10-2017, 04:03
  3. Si t’i zgjidhni pastat e dhėmbėve
    Nga Davius nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 05-09-2010, 05:40
  4. Ndikimi i fesė nė shėndetin mendor
    Nga Sefedini_PZ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 09:05
  5. Stomatologji
    Nga Shpirta nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 06:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •