Verberia e Syrit te Kalter
Nga Xhemal Mato
Syri i kalter - bukuroshja e natyres sone dhe nje bukuri e rralle per Europen.
Kush nuk ra ne dashuri me te, populli qe i kendoi ne legjenden e perbindeshit dhe ujit, inxhinieret e hidrocentralit te Bistrices, kur e studiuan dhe i dhane kete emer, dhjetera specialiste te tjere qe studiuan ujerat e tij, ministrat e Mjedisit dhe te Turizmit qe e shpallen monument natyre dhe mbushen botimet turistike me pamjet e saj per te terhequr turistet, kryeministri qe organizoi trafikimin e saj ne Itali dhe, ne fund, ju qe interesoheni te dini me shume per te dhe une qe u zhyta ne shpirtin e saj qe ne rinine time. Por ja tani kjo bukuroshe eshte ne agonine e vdekjes dhe te gjitheve ju vjen keq, por vetem ju vjen keq. Ministri i Mjedisit s'ka pasur kohe qe te shkoje ta vizitoje kete monument te natyres te shpallur prej tij, Ministri i Turizmit nuk ka shprehur as keqardhje (ndoshta do te dergoje me vone ndonje telegram ngushellimi), kryeministri eshte i merzitur se i deshtoi biznesi me te, politikanet kacafiten si gjithnje ne parlament dhe
ne te gjithe themi: "si e harruan dhe e braktisen keshtu bukuroshen e natyres shqiptare". Nderkohe, Ministria e Turizmit, Ministria e Bujqesise, vazhdonin ne Tirane seminaret per ruajtjen e mjedisit, ruajtjen e parqeve kombetare dhe zhvillimin e turizmit ne vendin tone. Mijera dollare per seminare dhe asnje leke per te kuruar Syrin e Kalter. Atehere nje grup zhytesish, adhurues te hershem te Syrit te Kalter, vendosen te shkojme vete per te pare ne brendesi se cfare i kishte ndodhur dhe mundesisht per ta ndihmuar. Ishim une, Arian Gace dhe Devis Ziso. U nisem drejt Sarandes, diten e premte ne mesdite. Per here te pare une jam zhytur ne Syrin e Kalter ne 1982. Me kujtohet ate dite kur, ndersa une po pergatitesha per t'u zhytur, nje grua u shkeput me vrap nga nje grup vizitoresh te rastit dhe me lemeri me tha: "Cfare ben mor bir, a e di ti qe ajo te thith dhe te nxjerr ne Janine". Pas kesaj ne jemi zhytur shume here te tjera me zhytesit shqiptare dhe te huaj. Ne vitin 2000, se bashku dhe me nje zhytes gjerman, ne vendosem nen uje, ne 20 m thellesi te Syrit te Kalter nje fletore plastike dhe disa stilolapsa uji, ku mund te shenonte emrin dhe te firmoste cdo zhytes qe arrinte ne kete thellesi. Lidhem aty dhe nje litar qe do t'i ndihmonte zhytesit pa pervoje te zhyteshin kunder rrymes se fuqishme te ujit qe dilte nga thellesite e syrit te kalter. Pas dy vjetesh kjo fletore u mbush me firma te zhytesve te huaj dhe shqiptare. Syri i Kalter ishte kthyer dhe ne nje pike turistike te sportit aventuresk. Por ja, pikerisht kur drejtuesit e Leces erdhen ne Shqiperi per te biseduar edhe per Syrin e Kalter, ai shteroi dhe u kthye ne nje sy te verber me ngjyre te bardhe. Shume njerez ne arande besuan se ishte gishti i Zotit: "Ishte mallkim per ata qe donin ta shisnin", peshperisnin. "Kater dite luftoi uji i Syrit te Kalter me lumin qe i leshonte nga siper gure dhe zhavorr, -tregon Fatmiri qe ka lokalin aty prane, -por diten e peste Syri u zbardh dhe s'nxorri me uje". Fatmiri ka marre lejen nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit per te bere biznes prane Syrit te Kalter dhe per t'u kujdesur per te. Sikur cdo dite te kishte hedhur 4 lopata me zhavorr anash lumit, mund ta kishte shpetuar ate mrekulli, por me sa duket ish-ministri i Turizmit Sherif Bundo e ka zgjedhur ate jo nga dashuria qe ka per natyren dhe turizmin, por thjesht nga lakmia per leket. Ne Sarande, kur iu tregonim se kishim ardhur per t'u zhytur ne Syrin e Kalter te gjithe thoshin: "E, pra, sa gjynah. Po nuk mund te shpetohet?" Me te vertete qe kur e pame ashtu si nje grope me uje te ndotur nderkohe qe perreth rridhnin ujera te pastra, u ndjeme si ne vdekjen e nje gjeje te gjalle. Tejdukshmeria ishte shume e keqe per filmim, megjithate une e bera gati kameran time nenujore. Hapi i pare nen uje coi nga tabani nje llum te bardhe qe e trubulloi akoma me shume ujin, aq sa ne nuk po dallonim njeri-tjetrin as gjysme metri larg. Nga prekjet me dore dalluam nje shtrese rere qe kishte mbuluar guret dhe barin jeshil te Syrit kudo. Te tre menduam qe bebja e syrit duhej te ishte mbushur plotesisht me gure dhe rere. Po te zhyteshim te tre ne ate turbullire, mund te rrezikonim njeri-tjetrin. "Ti e njeh me pellembe shpellen nenujore,-me tha Ariani-kur te arrish ne fund, na jep sinjal nepermjet litarit qe te te terheqim". E lash kameran, mora nje fener nenujor dhe u nisa pingul duke prekur tabanin pellembe pas pellembe. Per cudi gryka e tunelit vazhdonte. Filluan te me dhimbnin veshet, gje qe do te thoshte se kisha arritur thellesine 4-5 m. Syri i Kalter ishte i hapur. Po ku ishte taposur? Vazhdoja te zbrisja duke prekur me duar reren dhe shkembinjte qe dilnin siper saj aty ketu dhe shpesh, per te qetesuar veten, mbyllja syte. Filloi dhimbja e dyte e vesheve. Pra kisha arritur ne thellesite 10-12 m. "Po pse s'rrjedh uji?" Tashme erresira ishte e njejte, si t'i hapja dhe t'i mbyllja syte. Llamba ime nuk e cante turbulliren me larg se disa cm. Vazhdoja te leshoja peshen e lidhur ne litar dhe njekohesisht ta terhiqja ate nga pas ku e mbanin shoket e mi aty lart. Litari ishte gjeja me e cmueshme ne kete rast. Ai ishte filli qe meelidhte me jeten dhe qe ishte ne duar te sigurta. Zhurma e ajrit qe dilte nga gojeza me dha te kuptoj se duhej te isha ne thellesine rreth 20 metra, pra ne vendin ku shpella zgjerohej dhe pastaj vazhdonte ne nje gryke me te ngushte. Ketu ngado kishte vetem rere. Kisha arritur ne fund. Pra, bukosja kishte ndodhur ne 20 metra thellesi, ne vendin ku shpella ngushtohej. Pikerisht ne vendin ku une s'do doja te ndodhte. "Kush e di sa e trashe do te jete tapa". Terhoqa tre here litarin per te me terhequr kur ne kete cast mbi trupin tim filloi te bjere nje mase e madhe rere dhe guresh te vegjel. Ne sekonde ne trurin tim vershuan mijera mendime paniku."Mos do te ngelem i varrosur nen rere ketu ne fund te shpelles dhe...?" Ju rashe me force kembezave per te dale siper ortekut nenujor, nderkohe qe mbaja ne dore litarin tere shprese. Pak sekonda dhe ndjeva terheqjen e litarit nga siper, por paniku ende s'me ishte larguar.
Mbi uje qendronin shoket, kamera dhe disa vizitore.
"Syri i Kalter e ka problemin 20 metra thelle,- iu thashe.- Kjo e ben me te veshtire shpetimin e tij".
Krijoni Kontakt