Nga KLANI.
---------------------
Perendim mbi Narte
Si u mor vendimi qe parajsa ekologjike e Nartes te shnderrohet ne nje zone te industrise naftenxjerrese. Ndersa ambientalistet leshojne alarmin per zhdukjen e nje prej perlave te vendit, kompania kroate pas pak ditesh nis shpimet
nga Sokol Shameti, foto Gent Shkullaku
Nje peshkatar ne Lagunen e Nartes
Pluhur dhe buldozere. Shtellunga aq te trasha pluhuri te bardhe saqe nganjehere edhe vete buldozeret qe levizin midis, shfaqen aq befasisht saqe duken sikur sapo u pollen nga tymnaja. Rruga tashme e zhurmshme e Zvernecit, i ngjan me teper nje kazani ku gurgullon vete ferri sesa asaj udhezes se paqshme plot bilbila, e cila deri para pak kohesh gjarperonte mes lendinash te virgjera dhe pyjesh te pashkelur.
Per gjithe ata qe e kane ndjekur debatin mes ithtareve te natyres dhe tahmaqareve te hidrokarbureve, eshte e qarte: te paret mund ta konsiderojne pa frike te humbur davane. Nafta jo vetem can cdo bllokade, por ethet e saj jane aq te pasherueshme saqe ia kalojne edhe atyre te arit.
Kur ne pershkuam ato pak kilometra qe ndajne qytetin e bukur dhe me aspirata per te qene turistik, te Vlores, nga laguna e Nartes dhe fshatrat qe lulezojne anes saj, pamja dukej e pashprese. Rruga vertet ishte zgjeruar per bukuri dhe nje firme e ngarkuar nga kroatet po punonte ethshem per shtrimin e saj me zhavorr te trashe. Por, sic na kujtuan me vone ekologjistet, pergjate asaj rruge nuk dukej asnje grumbull dherash nga ato qe zakonisht dalin me tonelata ne raste te tilla. "Druajme se ata i kane flakur ato te gjitha ne lagune", tha Taulant Bino, nje natyralist i shkolluar ne France dhe njeri nga aktivistet me te zellshem ekologjiste te ceshtjes "Narta". Vete disa nga banoret e zones qe ne pyetem, nuk e fshehen admirimin per kroatet qe po u benin nje rruge te re, por ata ngriten supet kur u pyeten se ku coheshin dherat e punimeve. Sa per perfaqesuesit e firmes qe po kryente punimet, drejtori i saj Vasil Prifti tregoi me koke nga nja dy pirgje te vegjel zhavorri qe punetoret e tij kishin grumbulluar buze nje sheshi te madh te sapohapur nga ekskavatoret ne nje koder te larte anes detit. Megjithate, per mendimin e ekologjisteve ky eshte vetem aperitivi i gjithe hajes se perzishme qe po gatuhet ne Narte.
Tashme, pune ditesh dhe gjithe zona perreth lagunes me emer te Nartes i ka te gjitha shanset qe, nga nje rajon eremire pishash, te futet ne who's who's-in e udheve qe duhen evituar pikerisht per shkak te se kundertes. Banore te nevrikosur te zones madje, kane frike se era e rende e squfujve dhe e gazrave qe clirohen nga nxjerrja e naftes, do te pllakose edhe mbi vete qytetin e Vlores, fare pak kilometra me ne jug. Por kjo s'eshte gje fare. Ndryshe nga c'perrallisin "ekspertet" e mirepaguar per parashikimin e probabilitetit qe nafta e nxjerre nga ca kodrina buze lagunes te rrjedhe ne mjedis, ky probabilitet jo vetem qe nuk eshte zero, por pavaresisht nga teknologjia, eshte arsyeja pse ne lajme degjojme kaq shpesh per katastrofa me nafte ne det. E gjithe laguna e pasur me bimesi dhe peshq te bollshem, rrezikohet seriozisht, dhe perfaqesuesit shteterore te cilet jane konceptuar per ruajtjen e saj, as qe vene ujin ne zjarr. Ata nuk jane shqetesuar ne fillim, kur firmes kroate INA Naftaplin iu dha leja per kryerjen e kerkimeve ne ate zone. Natyrisht, nuk kane si te shqetesohen as tani, kur kur tubi i pare naftethithes pune ditesh dhe sikur eshte ngulur ne kurriz te lagunes. Ministria e Mjedisit edhe ministri e stuhive te kishte qene, nuk do t'i kishte sjelle me shume dem natyres qe duhet te mbroje, sa c'pritet te ndodhe pas lejes per shpime nafte ne nje zone si Narta.
Ekologjistet, ne deshperim e siper, thone se edhe ne mos vafshim me kembet tona keshtu drejt katastrofes dhe ne mos ndodhte asgje, faji eshte i njejte: gjithe rrafshi kodrinor perfshire lagunen dhe detin qe lag bregun, po flaket sic bejne femijet kur luajne me monedha 20 lekeshe koke a pil. Ne kete bixhoz nuk duhen harruar pa u perfshire edhe mijera zogj e kafshe te rralla, dhjetera mijera peshq e me se fundmi edhe nja 1.500- 6.000 fryme nga banoret e zones. Ne rastin me te mire disa prej tyre mund te punesohen per ca vjet ne misionin "fisnik" te shkaterrimit te natyres per nder te teknologjise, por me pas do te duhet te mbartin plackat ne kurriz per te ikur se bashku me makinerite nga ajo zone e degraduar sic bejne akoma edhe sot shume ish naftetare te Ballshit apo Marinzit.
Ne kantierin e ngritur nga firma qe po ben punimet pergatitore para se kroatet te nisin nga shpimet, ne pame dy sheshe te medhenj te hapur nga ekskavatoret vetem pak kohe me pare. Buldozeret dhe disa punetore thjesht me lopata, po i jepnin doren e fundit nje sheshi te madh ku sic thane vete ata do te ngrihej kampingu i naftetareve. Sheshi dukej aq i madh, saqe sic tha inxhiner Petro Gusho, aty mund te qendronin pa frike mbi 500 punetore. Vetem pak metra para se te mberrihej tek ky shesh, ne kishim pare nje tjeter, edhe me te madh akoma, te hapur mbi balte te bute. Ky ishte vendi ku pas pak ditesh pritet te nise shpimi. Puna ka ndaluar ne fakt, por jo per shkak te dhembsurise kroate per pasurine kombetare shqiptare, por ngaqe disa fshatare nuk kane marre ende kompensimet e tokes qe do te perdoret per shpim. "Kroatet kane qene te gatshem te paguajne per cdo familje mbi token e se ciles do te kryhen punime, por nese kane dale tani disa probleme kjo eshte thjesht nje ceshtje organizative jona e brendshme midis shqiptaresh. Eshte faji i atyre qe evidentojne familjet qe duhen paguar", tha drejtuesi i punimeve ne kantier, inxhineri Vasil Prifti. Por nuk ishte shqetesimi i kompensimit ne para ai qe shqetesonte banoret. Fillimisht te entuziasmuar per rritjen e papritur te rendesise se zones se tyre te lene ne harrese ku nuk kishte shkelur kembe shtetari per vite, ata po i bejne paksa me gjate llogarite. Nesti Balliu, nje peshkatar i vjeter, te cilin ne e gjetem teksa po kalonte me gjume oret e vapes ne nje barrake buze lagunes ku kishte ngritur rrjetat, tha i merzitur se biznesi i tij i bazuar mbi peshqit dhe produktet e pastra te lagunes do te merrte nje grusht te rende nese Narta kthehej ne nje pellg te zi nafte. "Peshqit do te ngordhin, zogjte do te ikin dhe kafshet do arratisen", tha peshkatari. Ai madje, me nje humor qe s'u mungon kurre banoreve te asaj ane, tha se nga ndotja, edhe skafistet nuk do preferonin me t'i nisnin refugjatet e tyre nga brigjet detare aty afer lagunes. "Kam lindur ketu dhe jam bere kaq. Tere jeten kjo zone ka rrojtur me peshkimin ngaqe edhe Zoti keshtu e ka caktuar. Nuk di si mund te ndodhe qe ketu te jetohet me dicka tjeter qe s'ka lidhje me peshkun", thote Nesti. Duke kujtuar kohet e forta te Enver Hoxhes, ai madje tregoi se "edhe Enveri qe po te thoshte nje gje e bente, nuk deshi ta prishe bukurine e Nartes dhe i la ne mes shpimet per nafte qe filloi". Ne fakt banoret thane se studime te zones ishin kryer edhe gjate komunizmit porse shpimet nuk kishin perfunduar kurre. Kroatet me siguri duhej te kishin shtene ne dore ndonje nga keto studime, ndryshe nuk kish sesi te shpjegohej, per fshataret, kembengulja e tyre. Nje banor i Zvernecit, i cili zbriti tere nerva nga nje furgon plot pluhur qe vinte nga Vlora, tha se e kishte pleqeruar muhabetin me fqinjet nje darke kur po pinin raki ne shtepine e tij dhe kishin nisur madje te dyshonin se njerezit qe u kishin thene fjale aq te bukura per naften dhe qe kishin vene edhe nje tabele sqaruese ne hyrje te rruges, nuk ishin fare kroate por "serbe te poshter". Fantazia ndjellakeqe ishte vene ne pune ne fshat dhe banoret te shquar per karakterin e tyre gjaknxehte po pendoheshin qe kishin rene pre aq lehte. Por e njejta fantazi e shfrenuar, ku dallohen perpjekjet per te futur ne loje ndjenjat kombetare shqiptare, mjaft te ndjeshme, dallohej edhe ne kampin tjeter. Njeri nga inxhinieret e punimeve ne kantier, na kishte thene se ai vete nuk u zinte fare bese atyre ambientalisteve dhe perdellimeve te tyre. "E kush tjeter mund te jete i interesuar sot qe te mos nxirret nafte ne Shqiperi pervec grekeve. Ata kane monopolin e naftes dhe ne te gjitha pikat e karburantit ne Shqiperi dominon nafta greke. Nje pus nafte ketu eshte nje thike e helmuar per biznesin e tyre", tha inxhinieri i cili mendonte se ambientalistet jane ca varfanjake qe blihen kollaj. Kur ne i thame se kjo mund te mos ishte e vertete dhe se per mosnxjerrjen e naftes ne kete zone ekologjike mund te ishte kunder edhe vete Green Peace, ai pa me qesendi dhe imitoi me buze nje zhurme vulgare gazrash.
Ne fakt nje fare te drejte e kishte. Nje levizje ambientaliste ne kombinim me levizjen rinore te disa OJQ-ve (te famshme ne Tirane per vjelje fondesh), shpallen me zhurme para pak kohesh nje vale protestash dhe madje pengimin e punimeve ne vete zonen ne fjale. Por e gjithe levizja qe nisi me buje, perfundoi me renkime. Nje anetar i nje OJQ-je rinore qe ne e takuam pas kthimit ne Tirane, tha se e gjithe ajo qe ishte planifikuar te ishte nje marshim proteste ne lagunen e rrezikuar te Nartes, katandisi si nje ekskursion turistik ne plazhin e Vlores, meqe drejtuesit e OJQ-se tashme i kishin futur ne xhep parate qe donatoret asnjehere nuk i kursejne ne kesi rastesh. Mungesa e seriozitetit, e cila e ka shoqeruar si nje fat i keq lagunen qysh nga fillimi, duket se do te jete edhe denimi i saj perfundimtar me vdekje. Taulant Bino tha me keqardhje se ironia ishte mjaft e thelle ne gjithe kete ngjarje. "Kroatet dhe askush nuk mund te kryeje shpime per nafte nese me pare nuk behet nje studim per pasojat qe mund te sjelle per mjedisin ky aktivitet dhe ky studim te miratohet nga ministria e Mjedisit", tregoi Taulanti. Ai tha se per cudi, sipas legjislacionit shqiptar, kompania qe duhet te kryeje kete studim, duhet te paguhet nga firma e interesuar per nxjerrjen e naftes. Dhe keshtu ka ndodhur realisht. Kompania kroate Ina Naftaplin, ngarkoi nje kompani amerikane per te kryer studimin ne fjale. Nuk ka punemarres ne bote, (te pakten ne Ballkan) qe do te donte rrenimin e punedhenesit te tij. Keshtu edhe raporti i hartuar nga punemarresi, kompania LLC nga Boulder, Kolorado (SHBA) natyrisht fliste per deme fare te vogla qe mund t'i shkaktohen natyres nga kerkimet e punedhenesit te saj Ina Naftaplin, deme te cilat per me teper ishin totalisht te riparueshme. Nje Zot e di sesi mund te riparohet ndonje njolle e madhe nafte mbi lagune e cila me baticen me te pare do te dale ne det te hapur duke shfarosur cdo gje te gjalle. Nuk merret vesh sesi zhurmat e nje kantieri do te bashkejetojne ne harmoni dhe paqe me zogjte e zones apo sesi buldozeret mund te priten me ngazellim nga kafshet pasi t'u jene shkaterruar strofullat me pare. Demi mund te jete i pakorrigjueshem. "Narta strehon 60% te llojeve te vertebroreve te Shqiperise. Plot 24 prej tyre kane Status Global te Kercenuar dhe jane shume te rralle ne te gjithe boten", tha Taulant Bino. Ai shtoi se nga laguna rrezikoheshin te zhdukeshin rreth 196 lloje floristike dhe faunistike me Status Kombetar te Kercenuar. Narta ishte pjese qendrore e nje projekti mjedisor mesdhetar ne zbatim e siper me vlere prej 6 milion dollare. Ne kete projekt te titulluar "Ruajtja e sistemeve ligatinore mesdhetare", Narta se bashku me Karaburunin, Sazanin dhe Llogorane, perfitonte nje fond prej 1.9 milion dollaresh. Projekti kishte si objektiv ruajtjen, perforcimin e biodiversitetit dhe zhvillimin e ekoturizmit. Mirepo sic tha Taulant Bino, donatoret e ketij projekti me te marre vesh per lejen e dhene nga ministria e Mjedisit per ta kthyer Narten ne nje zone nafte, i nderprene menjehere financimet. "Eshte per t'u cuditur si eshte marre nje vendim i tille nga ministria", thote Taulant Bino. Ai shton se mjerisht miqte e tij ambientaliste vetem sa kane burime te gjithanshme informacioni, por asgje ne dore. Pikerisht nga keto burime informacioni ata dine se ne mbledhjen e pare ku u parashtrua kerkesa e kroateve per te nxjerre nafte, te gjithe specialistet mjedisore ne ministri ishin kundra me perjashtim te ministrit. Dhe befas leja u dha. Kompania kroate Ina Naftaplin, te cilen Klan tentoi disa here radhazi ta kontaktonte, u bishtnoi ne menyre mjaft te dyshimte te gjitha ketyre tentativave. Ne fund te fundit e gjithe kjo histori te le nje shije mjaft te keqe. Vendime te marra me shpejtesi dhe pa transparence. Te huaj qe bejne pershesh ne Shqiperi ne nje kohe qe ne vendin e tyre tejet te paster dhe tejet turistik as qe do te guxonin te conin neper mend aventura te tilla. OJQ te gatshme te shfrytezojne rritjen e shqetesimit qytetar per te hartuar projekte shumemilioneshe te cilat me pas tretin pa gjurme. Ambientaliste te pafuqishem dhe qeveritare te zymte.
Ne barraken e tij, buze lagunes, peshkatari i vjeter Nesti Balliu ben gati varken qe fut uje per te vajtur t'u hedhe nga nje sy rrjetave. Natyrisht jane plot. Laguna eshte ende e vrigjer. Duke u treguar i matur peshkatari tregon se fshataret nxjerrin te ardhura te mira prej peshkut. "Rreth 40 mije leke ne muaj", thote ai. Por Nesti nuk do te ishte i gatshem qe te flakte rrjeten dhe grepat nese firma e naftes do t'i ofronte ndonje pune, qofte edhe me me shume te ardhura. "Do me mallkonte laguna", thote fshatari qe nuk ka qejf te behet bashkefajtor ne vrasjen e Nartes. "Por edhe sikur te 1.500 banoret e Zvernecit t'i futin ne pune, sikur gjithe Vloren ta futin ne pune, prape s'eshte gje kjo or bij. Narta s'eshte vetem e Zvernecit. Ajo eshte e gjithe Shqiperise", thote peshkatari fisnik para se dielli ne perendim e siper te kridhet perseri ne ujerat e lagunes qe tani fle nen vape. Te lagunes qe ende nuk di c'fat po i shkruajne.
Sokol Shameti
Paralajmerimet e ekologjisteve
Qeveria shqiptare po tregon edhe nje here se nuk ka asnje strategji te zhvillimit te qendrueshem. Perkundrazi ajo demton burimet natyrore shumeshekullore ne fitim te nje industrie qe nuk i ka ofruar kurre ketij vendi rrugen e shpetimit dhe te modernizimit. Shqiperia ka prodhuar dhe me pare shume ton nafte e shume ton krom, Shqiperia ka ndertuar kombinate te stermedhenj, Shqiperia i hyri idustrise se rende per t'i lene ne falimentim te plote. Te vetmen gje qe nuk provoi Shqiperia ishte turizmi kulturor e natyror i mbeshtetur ne nje ambient te shendetshem, ne traditat kulturore dhe natyrore si dhe ne prodhimin vendas e te paster biologjikisht. Vende te tjera fqinje (ne radhe te pare Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia e Greqia) provuan kete te fundit dhe sigurojne sot prej tij shumicen e te ardhurave.
Qeveria shqiptare po cudit donatoret e huaj me papergjegjshmerine ne zbatimin e projekteve te nisura, me neperkembjen e konventave te shumta te nenshkruara nga ajo vete. Permendim ketu konventen e Bernes, Bonit, Barcelones, te Biodiversitetit dhe se fundi ate te Arhusit.
Kerkimi dhe nxjerrja e mepasme e naftes do ta tjetersonte karakterin e zones duke e kthyer ate nga lagune te Nartes ne pellg te Naftes.
Nderhyrja behet ne brezin bregdetar me gjeresi deri ne 200 m. Vendosja midis dy kanaleve qe lidhin lagunen me detin rrit se tepermi rrezikun e perhapjes se ndotjes se mundshme dhe asnjehere 100% te shmangshme. Ndotja do te helmonte te gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor, do te shkaterronte potencialin biologjik (te gjitha shkallet e biodiversitetit) nepermjet ndotjes se ujerave, te tokes, se ajrit, rritjes se pershqetesimit dhe presionit njerezor mbi ekosistemet natyrore.
Ndotjet do te sillnin fundin e aktiviteteve ekonomike te peshkimit si dhe te industrise se kripes duke hedhur ne rruge perfituesit e ketyre aktiviteteve.
Vete prania e industrise se naftes do te godiste te gjitha aktivitetet turistike (sepse asnjehere turizmi nuk eshte lidhur ngushte me industrine e sidomos me ate te naftes) dhe do te plasnin si nje flluske sapuni te gjitha planet e qeverive shqiptare per nje zhvillim te turizmit bregdetar ne rajonin e Vlores dhe te Sazanit. Askush nuk ka vertetuar deri me sot se nafta dhe turizmi jane "miq" te pandare e sidomos ne nje hapesire gjeografike kaq te vogel.
-------------------
Mafia po e shkaterron dhe te vetmin vend te bukur ku vinin pelikanet . Partia e "idealeve njerzore " ..parti e krokodilave.
Krijoni Kontakt