Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,381
    Faleminderit
    39
    30 falenderime nė 21 postime
    Verberia e Syrit te Kalter



    Nga Xhemal Mato


    Syri i kalter - bukuroshja e natyres sone dhe nje bukuri e rralle per Europen.

    Kush nuk ra ne dashuri me te, populli qe i kendoi ne legjenden e perbindeshit dhe ujit, inxhinieret e hidrocentralit te Bistrices, kur e studiuan dhe i dhane kete emer, dhjetera specialiste te tjere qe studiuan ujerat e tij, ministrat e Mjedisit dhe te Turizmit qe e shpallen monument natyre dhe mbushen botimet turistike me pamjet e saj per te terhequr turistet, kryeministri qe organizoi trafikimin e saj ne Itali dhe, ne fund, ju qe interesoheni te dini me shume per te dhe une qe u zhyta ne shpirtin e saj qe ne rinine time. Por ja tani kjo bukuroshe eshte ne agonine e vdekjes dhe te gjitheve ju vjen keq, por vetem ju vjen keq. Ministri i Mjedisit s'ka pasur kohe qe te shkoje ta vizitoje kete monument te natyres te shpallur prej tij, Ministri i Turizmit nuk ka shprehur as keqardhje (ndoshta do te dergoje me vone ndonje telegram ngushellimi), kryeministri eshte i merzitur se i deshtoi biznesi me te, politikanet kacafiten si gjithnje ne parlament dhe

    ne te gjithe themi: "si e harruan dhe e braktisen keshtu bukuroshen e natyres shqiptare". Nderkohe, Ministria e Turizmit, Ministria e Bujqesise, vazhdonin ne Tirane seminaret per ruajtjen e mjedisit, ruajtjen e parqeve kombetare dhe zhvillimin e turizmit ne vendin tone. Mijera dollare per seminare dhe asnje leke per te kuruar Syrin e Kalter. Atehere nje grup zhytesish, adhurues te hershem te Syrit te Kalter, vendosen te shkojme vete per te pare ne brendesi se cfare i kishte ndodhur dhe mundesisht per ta ndihmuar. Ishim une, Arian Gace dhe Devis Ziso. U nisem drejt Sarandes, diten e premte ne mesdite. Per here te pare une jam zhytur ne Syrin e Kalter ne 1982. Me kujtohet ate dite kur, ndersa une po pergatitesha per t'u zhytur, nje grua u shkeput me vrap nga nje grup vizitoresh te rastit dhe me lemeri me tha: "Cfare ben mor bir, a e di ti qe ajo te thith dhe te nxjerr ne Janine". Pas kesaj ne jemi zhytur shume here te tjera me zhytesit shqiptare dhe te huaj. Ne vitin 2000, se bashku dhe me nje zhytes gjerman, ne vendosem nen uje, ne 20 m thellesi te Syrit te Kalter nje fletore plastike dhe disa stilolapsa uji, ku mund te shenonte emrin dhe te firmoste cdo zhytes qe arrinte ne kete thellesi. Lidhem aty dhe nje litar qe do t'i ndihmonte zhytesit pa pervoje te zhyteshin kunder rrymes se fuqishme te ujit qe dilte nga thellesite e syrit te kalter. Pas dy vjetesh kjo fletore u mbush me firma te zhytesve te huaj dhe shqiptare. Syri i Kalter ishte kthyer dhe ne nje pike turistike te sportit aventuresk. Por ja, pikerisht kur drejtuesit e Leces erdhen ne Shqiperi per te biseduar edhe per Syrin e Kalter, ai shteroi dhe u kthye ne nje sy te verber me ngjyre te bardhe. Shume njerez ne arande besuan se ishte gishti i Zotit: "Ishte mallkim per ata qe donin ta shisnin", peshperisnin. "Kater dite luftoi uji i Syrit te Kalter me lumin qe i leshonte nga siper gure dhe zhavorr, -tregon Fatmiri qe ka lokalin aty prane, -por diten e peste Syri u zbardh dhe s'nxorri me uje". Fatmiri ka marre lejen nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit per te bere biznes prane Syrit te Kalter dhe per t'u kujdesur per te. Sikur cdo dite te kishte hedhur 4 lopata me zhavorr anash lumit, mund ta kishte shpetuar ate mrekulli, por me sa duket ish-ministri i Turizmit Sherif Bundo e ka zgjedhur ate jo nga dashuria qe ka per natyren dhe turizmin, por thjesht nga lakmia per leket. Ne Sarande, kur iu tregonim se kishim ardhur per t'u zhytur ne Syrin e Kalter te gjithe thoshin: "E, pra, sa gjynah. Po nuk mund te shpetohet?" Me te vertete qe kur e pame ashtu si nje grope me uje te ndotur nderkohe qe perreth rridhnin ujera te pastra, u ndjeme si ne vdekjen e nje gjeje te gjalle. Tejdukshmeria ishte shume e keqe per filmim, megjithate une e bera gati kameran time nenujore. Hapi i pare nen uje coi nga tabani nje llum te bardhe qe e trubulloi akoma me shume ujin, aq sa ne nuk po dallonim njeri-tjetrin as gjysme metri larg. Nga prekjet me dore dalluam nje shtrese rere qe kishte mbuluar guret dhe barin jeshil te Syrit kudo. Te tre menduam qe bebja e syrit duhej te ishte mbushur plotesisht me gure dhe rere. Po te zhyteshim te tre ne ate turbullire, mund te rrezikonim njeri-tjetrin. "Ti e njeh me pellembe shpellen nenujore,-me tha Ariani-kur te arrish ne fund, na jep sinjal nepermjet litarit qe te te terheqim". E lash kameran, mora nje fener nenujor dhe u nisa pingul duke prekur tabanin pellembe pas pellembe. Per cudi gryka e tunelit vazhdonte. Filluan te me dhimbnin veshet, gje qe do te thoshte se kisha arritur thellesine 4-5 m. Syri i Kalter ishte i hapur. Po ku ishte taposur? Vazhdoja te zbrisja duke prekur me duar reren dhe shkembinjte qe dilnin siper saj aty ketu dhe shpesh, per te qetesuar veten, mbyllja syte. Filloi dhimbja e dyte e vesheve. Pra kisha arritur ne thellesite 10-12 m. "Po pse s'rrjedh uji?" Tashme erresira ishte e njejte, si t'i hapja dhe t'i mbyllja syte. Llamba ime nuk e cante turbulliren me larg se disa cm. Vazhdoja te leshoja peshen e lidhur ne litar dhe njekohesisht ta terhiqja ate nga pas ku e mbanin shoket e mi aty lart. Litari ishte gjeja me e cmueshme ne kete rast. Ai ishte filli qe meelidhte me jeten dhe qe ishte ne duar te sigurta. Zhurma e ajrit qe dilte nga gojeza me dha te kuptoj se duhej te isha ne thellesine rreth 20 metra, pra ne vendin ku shpella zgjerohej dhe pastaj vazhdonte ne nje gryke me te ngushte. Ketu ngado kishte vetem rere. Kisha arritur ne fund. Pra, bukosja kishte ndodhur ne 20 metra thellesi, ne vendin ku shpella ngushtohej. Pikerisht ne vendin ku une s'do doja te ndodhte. "Kush e di sa e trashe do te jete tapa". Terhoqa tre here litarin per te me terhequr kur ne kete cast mbi trupin tim filloi te bjere nje mase e madhe rere dhe guresh te vegjel. Ne sekonde ne trurin tim vershuan mijera mendime paniku."Mos do te ngelem i varrosur nen rere ketu ne fund te shpelles dhe...?" Ju rashe me force kembezave per te dale siper ortekut nenujor, nderkohe qe mbaja ne dore litarin tere shprese. Pak sekonda dhe ndjeva terheqjen e litarit nga siper, por paniku ende s'me ishte larguar.

    Mbi uje qendronin shoket, kamera dhe disa vizitore.

    "Syri i Kalter e ka problemin 20 metra thelle,- iu thashe.- Kjo e ben me te veshtire shpetimin e tij".

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,381
    Faleminderit
    39
    30 falenderime nė 21 postime

    Kasaphane mbi Natyren

    shekulli njofton (meqense RD ka ngordhur e si ndihet zeri) se:



    ...............

    Gjuetia e paligjshme mbledh shoqatat ndėrkufitare tė mjedisit. Takimi i dytė, nė 6 muaj

    Alarmi, po shfarosen kafshėt dhe shpendėt e egra

    ELBASAN- Shfarosja e kafshėve dhe e shpendėve tė egra nė zonėn kufitare Shqipėri-Maqedoni nga gjuetia pa kriter ka detyruar shoqatat jo qeveritare tė zonave fqinje tė dy vendeve qė tė mblidhen dhe tė diskutojnė pėr frenimin e kėsaj masakre ndaj kėsaj pasurie tė pėrbashkėt. Drejtues tė shoqatave ambientaliste tė Elbasanit, Librazhdit, Pėrrenjasit, Ohrit e Strugės shtruan shqetėsimin e pėrbashkėt qė i kanoset kėsaj pasurie, duke bėrė njėkohėsisht apel qė tė merren masa urgjente ndaj gjahtarėve ilegalė. Brenda 6 muajsh, tha pėr gazetėn A.Blloshmi, drejtues i shoqatės "Egnatia" shoqatat ndėrkufitare janė mbledhur pėr tė dytėn herė. Kjo pėr faktin se ende vazhdon masakra mbi faunėn e zonės kufitare. Gjeli i egėr, kaprolli, derri i egėr, lepuri e kafshė tė tjera tė rralla, shprehu shqetėsimin B.Tusha, drejtues i shoqatės "Natyra ndėrkufitare", me qėndėr nė Strugė, pothuajse po shkojnė drejt zhdukjes. Nė afro 37.8 km kufi midis dy vendeve, theksoi B.Mislimi, president i shoqatės "Toleranca" nė Ohėr, kafshėt dhe shpendėt e egra janė nėn goditjen e mbi 3800 armėve tė gjuetisė (teke e ēifte), tė legalizuara nga organet e rendit. Por nė fakt, janė disa herė mė shuma armė gjuetie tė palicensuara qė dėmtojnė faunėn dhe nė periudha kur gjuetia ndalohet me ligj. Drejtues tė shoqatave tė zonės kufitare shqiptare shprehėn shqetėsimin edhe ndaj gjuetisė qė vazhdon tė bėhet natėn (me ndriēim) nga persona qė drejtojnė dhe automjete me targa shtetėrore. Sipas tyre segmente tė policive pyjore dhe tė rendit jo vetėm neglizhojnė kontrollet nė kėtė drejtim, por dhe nė raste tė denoncimit, mungon zbatimi i sanksioneve ligjore ndaj abuzuesve. Edhe nė liqenin e pėrbashkėt tė Ohrit, u pohua nė takim, vazhdon gjuetia pa kriter e peshkut, deri dhe me mjete luftarake tė dėmtimit nė masė. Sipas statistikave tė pėrafėrta, ēdo ditė gjuajnė mbi 1500 varka dhe vetėm njė pjesė e vogėl janė tė licensuara nga organet pėrkatėse shtetėrore. Drejtuesit e OJQ-ve thanė se nuk kanė munguar projektet pėr minimizimin e kėsaj masakre nė dy anėt e kufirit, qė nga sensibilizimi i popullatės dhe deri tek insistimi pranė strukturave shtetėrore pėr tė ndėshkuar aktivitetin e piratėve tė gjuetisė. Nė fund tė takimit, pjesėmarrėsit votuan njė sėrė masash pėr ruajtjen e faunės sė pėrbashkėt, duke kėrkuar dhe mbėshtetjen e strukturave pėrkatėse shtetėrore nė kėtė ndėrmarrje.


    Kujtim Boriēi

    ...........



    pak fjale..


    Cdo e keqe ka nje te mire thot populli ( theksi te U-ja)..

    Izolimi enverist beri qe disa zona te ngelen te pa eksploruara nga dora shkatrrimtare e Shqiptarit i cili qe ne vitet 1900 (sic e pat vene re dhe zonja Angleze qe brodhi maleve tona..qe ja harrova emrin tani) shkaterronin pyjet e ctu dilte perpara..

    Pra Izolimi dhe mungesa e te drejtes per levizje te lire e kohes enveriste i shpetoi ca male e pyje e lugina qe te ruajne virgjerine e tyre ashtu sic ja kish fal zoti..

    Sa po filloj kjo Demo-anarkija ne vitet 90 u qindfishua dhe barbaria mbi pyjet e Bimet e faunen Shqiptare..

    Sot po ta shikosh nga Avioni gjysma Shqiperise eshte e verdhe si MAROKU e ALGJERIA..

    Deri shtete afrikane kane kuptuar nji gje qe..Natyra zhvillohet jo nga politika..por ka ligjet e veta tash 200 000 vjet..

    Pra pyjet e bimet e kafshet e Shpezet jane pershtatur kushteve natyrore -klimaterike pa pyetur se ku jane kufijte e x Feudali ose princi ose Republlike Socialiste ose proletare..

    Pra Natyra mbrohet duke i fshire Kufijte nga imagjinata..

    Ne se ka Geshtenja ne Tropoje do te thote se ka dhe ne Decan..pra mbrojtja duhet bere nga dy anet..
    Ne se ka Mjellma Liqeni ne turizmin e Poradecit do te thote se ka dhe Struga dhe mbrojtja duhet te jete dy palshe ..po keshtu dhe bimet e Shpezet e tjera..

    Me kohe Shtetet Afrikane me nismen e Mandeles..kane krijuar HAPSIRAT ndershteterore ku merret parasysh jo kufiri politik por ajo qe vete evolucioni ka percaktuar si hapsire te Elefanteve..luaneve..Majmuneve e kafsheve te tjera dhe kto qeveri i jane bindur ketij Evulocioni dhe kan hapur kufijte qe te levizin lirish sipas stineve e nevojave Kafshet shpezet e Bimesia..

    Edhe tek ne kjo duhet Bere..

    Ti mbrojme vete thesaret e Natyres e tja kerkojme dhe komshive..


    ...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,381
    Faleminderit
    39
    30 falenderime nė 21 postime

    Xhemal Mato per Mjedisin

    shekulli
    -------------------

    Mbrojtja e mjedisit, detyrė mbi detyrat
    Nga Xhemal Mato

    Mė sė fundi dhe ushtria vendosi tė ndihmojė nė mbrojtjen reale tė Shqipėrisė.
    Ky zotim u shpreh nė 30 maj 2003, nė Konferencėn pėr Rojen Bregdetare Shqiptare.
    Nė fakt, qė nė fillim tė kėtij viti, ministri Majko dhe ministri Xhuveli kanė firmosur njė marrėveshje bashkėpunimi midis Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Ministrisė sė Mjedisit:
    “Pėr mbrojtjen e mjedisit detar shqiptar nga ndotja dhe dėmtimi”

    Pas 13 vjetėsh tranzicioni, u kuptua se:

    Tė mbroje Shqipėrinė do tė thoshte:
    tė mbrohej uji dhe ajri i saj; do tė thoshte tė mbroheshin pyjet e Shqipėrisė nga prerjet dhe zjarret e vėna jo nga “gjermani”, por nga vetė shqiptari;
    tė mbrohet rėra e plazheve tė bregdetit tė Himares jo se na e merrnin “shovinistėt grekė”, por se ua ēonim atė vetė, duke shkatėrruar plazhet tona,
    tė mbroje kafshėt dhe peshqit jo se na i bombardoi “imperializmi amerikan”, por se i bombardojnė me dinamit dhe me helme disa shqiptarė etj.
    Pra, u kuptua se, tė mbrosh njė komb, do tė thotė tė mbrosh tokėn, ujin, ajrin, bimėt dhe kafshėt me tė cilėt ai jeton.
    Pas Luftės sė Ftohtė, kėtė orientim tė ushtrisė e bėnė realitet shumė vende, si nė Perėndim dhe nė Lindje. Nė Austri ushtarėt e bėjnė shėrbimin ushtarak duke mirėmbajtur dhe ruajtur parqet kombėtare; NATO-ja prej vitesh ka ndėrmarrė njė sėrė projektesh ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e mjedisit. Por, tė luftosh me hajdutėt e koraleve qė zhyten nė bregdetin tonė nė thellėsitė 80-100 m, tė mbrosh barin jetėdhėnės tė Detit Mesdhe, posidonian (leshterikun) nga tratat e peshkimit dhe gjuetia me dinamit, tė luftosh me mikrobet dhe tė mbrosh biodiversitetin, s’duhen mė kalashnikovėt, por duhen njohur ligjet e mbrojtjes sė mjedisit dhe duhet bėrė ndėrgjegjėsimi pėr tė kuptuar vlerėn dhe rėndėsinė e ruajtjes dhe mbrojtjes sė tij, kėrkohen programe shtesė nė trainimin e ushtarėve dhe oficerėve, pra, do tė duhet kohė nė arritjen e “kėtij objektivi ushtarak”.
    I kujt ėshtė deti.
    Deti ėshtė i tė gjithėve, por dhe i askujt. Flitet pėr njė mjedis 429 km bregdet, 15-30 milje gjėrėsi nė det dhe qindra metra thellėsi hapėsirash nėnujore, flitet pėr tė gjitha pasuritė natyrore qė pėrfshin ai nė kėtė hapėsirė. Nė se mjediset tokėsore, nė tė shumtėn e rasteve kanė pronare individė apo grupe tė caktuara, deti ėshtė njė pasuri qė ka tė vetmin pronar shtetin dhe nuk ka shpresė tė privatizohet. Natyrisht, detin e pėrdor tėrė shoqėria, por atė e shkatėrron ose e mbron politika e ndėrtuar dhe e zbatuar prej shtetit. Njė ndėr aspektet e kėtyre politikave janė dhe shoqatat. Nė Shqipėri janė ngritur disa shoqata pėr mbrojtjen e mjediseve detare, si shoqata “Nėnujėsit” nė Tiranė, shoqata “Ekspedita Blu” nė Vlorė, shoqata “Miqtė e detit” nė Sarandė etj. Me pėrvojėn dhe me iformacionin e tyre tė pasur ato mund tė ndihmonin mjaft edhe konferencėn e datės 30 maj, por pėr ēudi nuk ishin ftuar.
    Por si ka qenė politika pėr mbrojtjen e mjediseve detare? Nė kėto 12 vitet e tranzicionit, sa herė ėshtė folur pėr mbrojtjen e mjedisit shqiptar qoftė nga shoqatat, edhe nga organizmat shtetėrore, ėshtė menduar gjithnjė pėr mjediset tokėsore. Nė milionat e dollarėve qė janė dhėnė pėr studimin, mbrojtjen dhe ndėrgjegjėsimin mjedisor nė Shqipėri pothuajse s’ėshtė dhėnė asnjė lek pėr mjediset detare e nėnujore, pothuajse s’ėshtė bėrė asnjė studim. Duket sikur dhe shkencėtarėt tanė nuk kanė pasur qejf t’i futin b… nė ujė dhe e kanė parė mė komode t’i manaxhojnė projektet e studimeve mjedisore vetėm nė stere tė thatė. Nė tė gjitha studimet, raportimet dhe planet kombetare tė veprimit nė mjedis tė qeverisė sonė pothuajse s’ka fare plane konkrete pėr mbrojtjen e mjediseve shqiptare detare dhe nėnujore. 14 zona natyrore tė terrenit tokėsor janė shpallur “parqe kombėtare” dhe mbrohen me ligj, por asnjė mjedis nėnujor i bregdetit nuk ėshtė shpallur deri tani “park kombėtar nėnujor”, ndonėse mjediset nėnujore tė Karaburunit janė vlerėsuar si njė ndėr 7 mjediset nėnujore me tė bukura tė Mesdheut. Tė krijohet pėrshtypja sikur kėto mjedise nuk janė tė Shqipėrisė, por tė huaja, sikur kėto mjedise nuk kanė vlera tė mėdha natyrore dhe biodiversiteti pėr shoqėrinė tonė.
    Por, a ka nė tokė ndonjė bimė, 1 kg e sė cilės tė shitet 1000 dollarė, sa ėshtė shitur korali i kuq i tokave tona nėnujore? A s’pėrbėjnė peshku dhe ushqimet e tjera tė detit njė nga pasuritė mė tė mėdha tė ekonomisė sė njė vendi?
    Shqipėria nė vitet ’90 vlerėsohej se kishte fusha nėnujore me pyje tė koralit tė kuq nga mė tė pasurat dhe mė tė ruajturat nė Detin Mesdhe. Gjithė kjo pasuri u vodh dhe u shkatėrrua brenda kėtyre 10 viteve nga zhytėsit e huaj, italianė, grekė, francezė, natyrisht me mbėshtetjen edhe tė disa varfanjakėve dhe ndonjė politikani shqiptar. Para 3 vitesh, nė Sarandė u kapėn nga policia pesė zhytės tė huaj, 2 italianė dhe 3 francezė, tė cilėt kishin kohė qė merrnin ditėn me diell koralin e kuq tė bregdetit tonė. Mirėpo, pėrsėri, pėr ēudi, prokuroria e Sarandės i liroi ata si tė pafajshėm. Sipas dėshmive tė peshkatarėve qė bashkėpunonin me kėta zhytės, ata transportonin ēdo javė nė Itali (nė mėnyrė ilegale) 20-30 kg korale tė bregdetit tonė, pra 20-30 mijė USD nė javė. Pėrsėri sipas dėshmive tė kėtyre peshkatarėve dhe gjithė banorėve tė Sarandės (qė i njihnin kėta zhytės prej vitesh), ata kanė punuar nė Shqipėri 4-5 vite rresht. Shumėzimi i viteve nxjerr shumėn mbi 1 milion dollarė.
    Deti, koshi mė i madh qė mbledh plehrat dhe ujėrat e zeza tė Shqipėrisė
    Ne se do tė bėni njė shėtitje nė plazhet e Lalėzit, Rodonit apo Velipojės, do tė shihni nė bregun ranor tė tyre plot hedhurina plastike, si: pandofla, qese plastmasi, vegla rroje, shishe plastike (me dhjetėra lloje) etj.; ndėrkohė afėr kėtyre plazheve nuk ka qendra urbane qė tė prodhojnė kaq shumė hedhurina. Nė se do tė bėhej ekzaminimi i prejardhjes sė tyre, do tė befasoheshin tė gjithė kur tė dilte se ndonjė pandofėl kishte mbėrritur kėtu nga Kukėsi, shumė shishe plastmasi ishin tė Tiranės, tė Burrelit, Librazhdit, Elbasanit, pra, plehėrat e tėrė Shqipėrisė pėrfundojnė nė detin tonė. Por deti nxjerr nė breg vetėm njė pjesė shumė tė vogėl tė ndotjes, sepse mbi 2/3 e kėtyre plehrave depozitohen nė mjediset e tij nėnujore. Gjatė njė ekspedite nėnujore tė bėrė nga shoqata “Nėnujėsit” nė gjirin e Sarandės nė vitin 2002, zbuloi dhe dokumentoi me kamera se tabani i detit tė gjirit ishte kthyer nė njė kosh gjigand plehrash tė qytetit.
    Nga njė anketim, i bėrė me peshkatarėt e bregdetit tė Sarandės nė vitin 2002, doli se sasia mesatare e peshkut qė kapnin nė kėtė vit ishte rreth 10 herė mė e vogėl se ajo qė kapnin nė vitin 1990. Shkaku kryesor pėr kėtė rėnie, sipas tyre, ishte gjuetia me dinamit. Qendra sizmiologjike nė Sarandė, e cila ėshtė ngritur pėr tė regjistruar lėkundjet e shkaktuara nga tėrmetet, ka vite qė i mbush letrat e sizmiografėve, me lėkundjet e tokės, qė shkaktohen nga shpėrthimet e dinamiteve nė det. Me dhjetėra shpėrthime dinamiti ēdo ditė vetėm nė zonėn pėrreth qytetit. Vetėm nė bregdetin rrotull qytetit tė Himarės, brenda njė dite, bėheshin mbi 30 shpėrthime dinamiti. Po nė tėrė bregdetin shqiptar, nė lumenjtė, liqenet e rezervuaret, sa shpėrthime dinamiti bėhen nė ditė? Prandaj Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Rendit mund dhe duhet tė ndihmojnė nė situata tė tilla dhe mos tė ndodhė si deri tani, kur shumė policė gjuajnė vetė me dinamit ose e ndajnė peshkun me dinamitsat.
    Po turizmi detar?
    Kur vjen njė turist i huaj nė Shqipėri me makinėn e vet, ai nxjerr lejen e qarkullimit pėr makinėn dhe ėshtė i lirė tė qarkullojė nė tėrė Shqipėrinė. Po kjo nuk ndodh dot, nė se njė turist kėrkon tė vijė me motoskafin e tij. Kapiteneritė e porteve tona, roja bregdetare dhe policėt nuk janė tė pėrgatitur ta lėnė atė tė lirė tė bėjė turizmin detar. Nė kėtė rast, pėr tė qenė tė qetė dhe tė sigurt, ata e zgjidhin shumė thjesht, si nė kohėn e Enverit: nuk e lejojnė fare. Arsyet shpesh janė qesharake: “se mund tė vjedhė amfora” ose se “mund tė bėjė kontrabandė”, por nuk thuhet “se nuk jemi ne tė aftė tė sigurojmė njė lėvizje tė lirė dhe turizmin nė ujėrat e territorit shqiptar.
    Nė vitin 1996, Instituti i Studimeve Arkeologjike mė kėrkoi njė informacion nė lidhje me zonat nėnujore tė bregdetit tonė, qė mund tė kishin objekte arkeologjike dhe unė ua dhashė ato qė dija nga pėrvoja e ekspeditave qė kisha bėrė. Disa muaj mė vonė, mė qėlloi tė shoqėroja disa ambientalistė ēekė, qė donin tė bėnin njė shėtitje nė det. Por drejtori i kufirit nė Portin e Durrėsit mė tha se nuk mund tė mė lejonte, sepse, sipas njė urdhėrese tė ministrit tė Mbrojtjes, duhej tė mbroheshin objektet arkeologjike nėnujore. Sado u mundova tė arsyetoj pėr kėtė rregull, nė tė cilin dhe unė kisha kontribuar, pėrsėri “ushtaraku” s’donte t’ia dinte. Ne qė kėrkonim leje pėr tė hyrė nė det nuk na lejonin, ndėrkohė qė nė Karaburun ēdo ditė kishte anije tė huaja pirate.
    E njėjta situatė mund tė ndodhė dhe sot me Ministrinė e Mbrojtjes dhe tė Rendit. Ata mund ta konsiderojnė detin “pronė tė tyre nė ruajtje” dhe “ta ruajnė” nga ata qė kėrkojnė leje.





    ------

    Mir e ke o Xhemal por nuk di qe ndonje dite gjat ketyre 15 viteve qe Mullaqet e Lufter Xhuvelit mos te kene qene ne Kolltuk Ministri te Bujqesise e Pyjeve e ujrave.
    Pra Xhuvel Agrari i di mire kto pune por sot si duket luhet ndoj thes me miliona ne at pun e po levrin xhuveli me majkon..

    qashtu..

    ...

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    londer
    Mosha
    38
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Jo asgje lidhur me ate c'ka po flitet me larte por vec desha me thene qe Xhemal Mato eshte kushuriri i babait tim dhe eshte nga Ftera po jeton per nje kohe te gjate ne Tirane
    fytyrat

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 08:31
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  4. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 03:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •