Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    Ekologji

    Nga KLANI.
    ---------------------

    Perendim mbi Narte

    Si u mor vendimi qe parajsa ekologjike e Nartes te shnderrohet ne nje zone te industrise naftenxjerrese. Ndersa ambientalistet leshojne alarmin per zhdukjen e nje prej perlave te vendit, kompania kroate pas pak ditesh nis shpimet

    nga Sokol Shameti, foto Gent Shkullaku



    Nje peshkatar ne Lagunen e Nartes

    Pluhur dhe buldozere. Shtellunga aq te trasha pluhuri te bardhe saqe nganjehere edhe vete buldozeret qe levizin midis, shfaqen aq befasisht saqe duken sikur sapo u pollen nga tymnaja. Rruga tashme e zhurmshme e Zvernecit, i ngjan me teper nje kazani ku gurgullon vete ferri sesa asaj udhezes se paqshme plot bilbila, e cila deri para pak kohesh gjarperonte mes lendinash te virgjera dhe pyjesh te pashkelur.

    Per gjithe ata qe e kane ndjekur debatin mes ithtareve te natyres dhe tahmaqareve te hidrokarbureve, eshte e qarte: te paret mund ta konsiderojne pa frike te humbur davane. Nafta jo vetem can cdo bllokade, por ethet e saj jane aq te pasherueshme saqe ia kalojne edhe atyre te arit.

    Kur ne pershkuam ato pak kilometra qe ndajne qytetin e bukur dhe me aspirata per te qene turistik, te Vlores, nga laguna e Nartes dhe fshatrat qe lulezojne anes saj, pamja dukej e pashprese. Rruga vertet ishte zgjeruar per bukuri dhe nje firme e ngarkuar nga kroatet po punonte ethshem per shtrimin e saj me zhavorr te trashe. Por, sic na kujtuan me vone ekologjistet, pergjate asaj rruge nuk dukej asnje grumbull dherash nga ato qe zakonisht dalin me tonelata ne raste te tilla. "Druajme se ata i kane flakur ato te gjitha ne lagune", tha Taulant Bino, nje natyralist i shkolluar ne France dhe njeri nga aktivistet me te zellshem ekologjiste te ceshtjes "Narta". Vete disa nga banoret e zones qe ne pyetem, nuk e fshehen admirimin per kroatet qe po u benin nje rruge te re, por ata ngriten supet kur u pyeten se ku coheshin dherat e punimeve. Sa per perfaqesuesit e firmes qe po kryente punimet, drejtori i saj Vasil Prifti tregoi me koke nga nja dy pirgje te vegjel zhavorri qe punetoret e tij kishin grumbulluar buze nje sheshi te madh te sapohapur nga ekskavatoret ne nje koder te larte anes detit. Megjithate, per mendimin e ekologjisteve ky eshte vetem aperitivi i gjithe hajes se perzishme qe po gatuhet ne Narte.

    Tashme, pune ditesh dhe gjithe zona perreth lagunes me emer te Nartes i ka te gjitha shanset qe, nga nje rajon eremire pishash, te futet ne who's who's-in e udheve qe duhen evituar pikerisht per shkak te se kundertes. Banore te nevrikosur te zones madje, kane frike se era e rende e squfujve dhe e gazrave qe clirohen nga nxjerrja e naftes, do te pllakose edhe mbi vete qytetin e Vlores, fare pak kilometra me ne jug. Por kjo s'eshte gje fare. Ndryshe nga c'perrallisin "ekspertet" e mirepaguar per parashikimin e probabilitetit qe nafta e nxjerre nga ca kodrina buze lagunes te rrjedhe ne mjedis, ky probabilitet jo vetem qe nuk eshte zero, por pavaresisht nga teknologjia, eshte arsyeja pse ne lajme degjojme kaq shpesh per katastrofa me nafte ne det. E gjithe laguna e pasur me bimesi dhe peshq te bollshem, rrezikohet seriozisht, dhe perfaqesuesit shteterore te cilet jane konceptuar per ruajtjen e saj, as qe vene ujin ne zjarr. Ata nuk jane shqetesuar ne fillim, kur firmes kroate INA Naftaplin iu dha leja per kryerjen e kerkimeve ne ate zone. Natyrisht, nuk kane si te shqetesohen as tani, kur kur tubi i pare naftethithes pune ditesh dhe sikur eshte ngulur ne kurriz te lagunes. Ministria e Mjedisit edhe ministri e stuhive te kishte qene, nuk do t'i kishte sjelle me shume dem natyres qe duhet te mbroje, sa c'pritet te ndodhe pas lejes per shpime nafte ne nje zone si Narta.

    Ekologjistet, ne deshperim e siper, thone se edhe ne mos vafshim me kembet tona keshtu drejt katastrofes dhe ne mos ndodhte asgje, faji eshte i njejte: gjithe rrafshi kodrinor perfshire lagunen dhe detin qe lag bregun, po flaket sic bejne femijet kur luajne me monedha 20 lekeshe koke a pil. Ne kete bixhoz nuk duhen harruar pa u perfshire edhe mijera zogj e kafshe te rralla, dhjetera mijera peshq e me se fundmi edhe nja 1.500- 6.000 fryme nga banoret e zones. Ne rastin me te mire disa prej tyre mund te punesohen per ca vjet ne misionin "fisnik" te shkaterrimit te natyres per nder te teknologjise, por me pas do te duhet te mbartin plackat ne kurriz per te ikur se bashku me makinerite nga ajo zone e degraduar sic bejne akoma edhe sot shume ish naftetare te Ballshit apo Marinzit.

    Ne kantierin e ngritur nga firma qe po ben punimet pergatitore para se kroatet te nisin nga shpimet, ne pame dy sheshe te medhenj te hapur nga ekskavatoret vetem pak kohe me pare. Buldozeret dhe disa punetore thjesht me lopata, po i jepnin doren e fundit nje sheshi te madh ku sic thane vete ata do te ngrihej kampingu i naftetareve. Sheshi dukej aq i madh, saqe sic tha inxhiner Petro Gusho, aty mund te qendronin pa frike mbi 500 punetore. Vetem pak metra para se te mberrihej tek ky shesh, ne kishim pare nje tjeter, edhe me te madh akoma, te hapur mbi balte te bute. Ky ishte vendi ku pas pak ditesh pritet te nise shpimi. Puna ka ndaluar ne fakt, por jo per shkak te dhembsurise kroate per pasurine kombetare shqiptare, por ngaqe disa fshatare nuk kane marre ende kompensimet e tokes qe do te perdoret per shpim. "Kroatet kane qene te gatshem te paguajne per cdo familje mbi token e se ciles do te kryhen punime, por nese kane dale tani disa probleme kjo eshte thjesht nje ceshtje organizative jona e brendshme midis shqiptaresh. Eshte faji i atyre qe evidentojne familjet qe duhen paguar", tha drejtuesi i punimeve ne kantier, inxhineri Vasil Prifti. Por nuk ishte shqetesimi i kompensimit ne para ai qe shqetesonte banoret. Fillimisht te entuziasmuar per rritjen e papritur te rendesise se zones se tyre te lene ne harrese ku nuk kishte shkelur kembe shtetari per vite, ata po i bejne paksa me gjate llogarite. Nesti Balliu, nje peshkatar i vjeter, te cilin ne e gjetem teksa po kalonte me gjume oret e vapes ne nje barrake buze lagunes ku kishte ngritur rrjetat, tha i merzitur se biznesi i tij i bazuar mbi peshqit dhe produktet e pastra te lagunes do te merrte nje grusht te rende nese Narta kthehej ne nje pellg te zi nafte. "Peshqit do te ngordhin, zogjte do te ikin dhe kafshet do arratisen", tha peshkatari. Ai madje, me nje humor qe s'u mungon kurre banoreve te asaj ane, tha se nga ndotja, edhe skafistet nuk do preferonin me t'i nisnin refugjatet e tyre nga brigjet detare aty afer lagunes. "Kam lindur ketu dhe jam bere kaq. Tere jeten kjo zone ka rrojtur me peshkimin ngaqe edhe Zoti keshtu e ka caktuar. Nuk di si mund te ndodhe qe ketu te jetohet me dicka tjeter qe s'ka lidhje me peshkun", thote Nesti. Duke kujtuar kohet e forta te Enver Hoxhes, ai madje tregoi se "edhe Enveri qe po te thoshte nje gje e bente, nuk deshi ta prishe bukurine e Nartes dhe i la ne mes shpimet per nafte qe filloi". Ne fakt banoret thane se studime te zones ishin kryer edhe gjate komunizmit porse shpimet nuk kishin perfunduar kurre. Kroatet me siguri duhej te kishin shtene ne dore ndonje nga keto studime, ndryshe nuk kish sesi te shpjegohej, per fshataret, kembengulja e tyre. Nje banor i Zvernecit, i cili zbriti tere nerva nga nje furgon plot pluhur qe vinte nga Vlora, tha se e kishte pleqeruar muhabetin me fqinjet nje darke kur po pinin raki ne shtepine e tij dhe kishin nisur madje te dyshonin se njerezit qe u kishin thene fjale aq te bukura per naften dhe qe kishin vene edhe nje tabele sqaruese ne hyrje te rruges, nuk ishin fare kroate por "serbe te poshter". Fantazia ndjellakeqe ishte vene ne pune ne fshat dhe banoret te shquar per karakterin e tyre gjaknxehte po pendoheshin qe kishin rene pre aq lehte. Por e njejta fantazi e shfrenuar, ku dallohen perpjekjet per te futur ne loje ndjenjat kombetare shqiptare, mjaft te ndjeshme, dallohej edhe ne kampin tjeter. Njeri nga inxhinieret e punimeve ne kantier, na kishte thene se ai vete nuk u zinte fare bese atyre ambientalisteve dhe perdellimeve te tyre. "E kush tjeter mund te jete i interesuar sot qe te mos nxirret nafte ne Shqiperi pervec grekeve. Ata kane monopolin e naftes dhe ne te gjitha pikat e karburantit ne Shqiperi dominon nafta greke. Nje pus nafte ketu eshte nje thike e helmuar per biznesin e tyre", tha inxhinieri i cili mendonte se ambientalistet jane ca varfanjake qe blihen kollaj. Kur ne i thame se kjo mund te mos ishte e vertete dhe se per mosnxjerrjen e naftes ne kete zone ekologjike mund te ishte kunder edhe vete Green Peace, ai pa me qesendi dhe imitoi me buze nje zhurme vulgare gazrash.

    Ne fakt nje fare te drejte e kishte. Nje levizje ambientaliste ne kombinim me levizjen rinore te disa OJQ-ve (te famshme ne Tirane per vjelje fondesh), shpallen me zhurme para pak kohesh nje vale protestash dhe madje pengimin e punimeve ne vete zonen ne fjale. Por e gjithe levizja qe nisi me buje, perfundoi me renkime. Nje anetar i nje OJQ-je rinore qe ne e takuam pas kthimit ne Tirane, tha se e gjithe ajo qe ishte planifikuar te ishte nje marshim proteste ne lagunen e rrezikuar te Nartes, katandisi si nje ekskursion turistik ne plazhin e Vlores, meqe drejtuesit e OJQ-se tashme i kishin futur ne xhep parate qe donatoret asnjehere nuk i kursejne ne kesi rastesh. Mungesa e seriozitetit, e cila e ka shoqeruar si nje fat i keq lagunen qysh nga fillimi, duket se do te jete edhe denimi i saj perfundimtar me vdekje. Taulant Bino tha me keqardhje se ironia ishte mjaft e thelle ne gjithe kete ngjarje. "Kroatet dhe askush nuk mund te kryeje shpime per nafte nese me pare nuk behet nje studim per pasojat qe mund te sjelle per mjedisin ky aktivitet dhe ky studim te miratohet nga ministria e Mjedisit", tregoi Taulanti. Ai tha se per cudi, sipas legjislacionit shqiptar, kompania qe duhet te kryeje kete studim, duhet te paguhet nga firma e interesuar per nxjerrjen e naftes. Dhe keshtu ka ndodhur realisht. Kompania kroate Ina Naftaplin, ngarkoi nje kompani amerikane per te kryer studimin ne fjale. Nuk ka punemarres ne bote, (te pakten ne Ballkan) qe do te donte rrenimin e punedhenesit te tij. Keshtu edhe raporti i hartuar nga punemarresi, kompania LLC nga Boulder, Kolorado (SHBA) natyrisht fliste per deme fare te vogla qe mund t'i shkaktohen natyres nga kerkimet e punedhenesit te saj Ina Naftaplin, deme te cilat per me teper ishin totalisht te riparueshme. Nje Zot e di sesi mund te riparohet ndonje njolle e madhe nafte mbi lagune e cila me baticen me te pare do te dale ne det te hapur duke shfarosur cdo gje te gjalle. Nuk merret vesh sesi zhurmat e nje kantieri do te bashkejetojne ne harmoni dhe paqe me zogjte e zones apo sesi buldozeret mund te priten me ngazellim nga kafshet pasi t'u jene shkaterruar strofullat me pare. Demi mund te jete i pakorrigjueshem. "Narta strehon 60% te llojeve te vertebroreve te Shqiperise. Plot 24 prej tyre kane Status Global te Kercenuar dhe jane shume te rralle ne te gjithe boten", tha Taulant Bino. Ai shtoi se nga laguna rrezikoheshin te zhdukeshin rreth 196 lloje floristike dhe faunistike me Status Kombetar te Kercenuar. Narta ishte pjese qendrore e nje projekti mjedisor mesdhetar ne zbatim e siper me vlere prej 6 milion dollare. Ne kete projekt te titulluar "Ruajtja e sistemeve ligatinore mesdhetare", Narta se bashku me Karaburunin, Sazanin dhe Llogorane, perfitonte nje fond prej 1.9 milion dollaresh. Projekti kishte si objektiv ruajtjen, perforcimin e biodiversitetit dhe zhvillimin e ekoturizmit. Mirepo sic tha Taulant Bino, donatoret e ketij projekti me te marre vesh per lejen e dhene nga ministria e Mjedisit per ta kthyer Narten ne nje zone nafte, i nderprene menjehere financimet. "Eshte per t'u cuditur si eshte marre nje vendim i tille nga ministria", thote Taulant Bino. Ai shton se mjerisht miqte e tij ambientaliste vetem sa kane burime te gjithanshme informacioni, por asgje ne dore. Pikerisht nga keto burime informacioni ata dine se ne mbledhjen e pare ku u parashtrua kerkesa e kroateve per te nxjerre nafte, te gjithe specialistet mjedisore ne ministri ishin kundra me perjashtim te ministrit. Dhe befas leja u dha. Kompania kroate Ina Naftaplin, te cilen Klan tentoi disa here radhazi ta kontaktonte, u bishtnoi ne menyre mjaft te dyshimte te gjitha ketyre tentativave. Ne fund te fundit e gjithe kjo histori te le nje shije mjaft te keqe. Vendime te marra me shpejtesi dhe pa transparence. Te huaj qe bejne pershesh ne Shqiperi ne nje kohe qe ne vendin e tyre tejet te paster dhe tejet turistik as qe do te guxonin te conin neper mend aventura te tilla. OJQ te gatshme te shfrytezojne rritjen e shqetesimit qytetar per te hartuar projekte shumemilioneshe te cilat me pas tretin pa gjurme. Ambientaliste te pafuqishem dhe qeveritare te zymte.

    Ne barraken e tij, buze lagunes, peshkatari i vjeter Nesti Balliu ben gati varken qe fut uje per te vajtur t'u hedhe nga nje sy rrjetave. Natyrisht jane plot. Laguna eshte ende e vrigjer. Duke u treguar i matur peshkatari tregon se fshataret nxjerrin te ardhura te mira prej peshkut. "Rreth 40 mije leke ne muaj", thote ai. Por Nesti nuk do te ishte i gatshem qe te flakte rrjeten dhe grepat nese firma e naftes do t'i ofronte ndonje pune, qofte edhe me me shume te ardhura. "Do me mallkonte laguna", thote fshatari qe nuk ka qejf te behet bashkefajtor ne vrasjen e Nartes. "Por edhe sikur te 1.500 banoret e Zvernecit t'i futin ne pune, sikur gjithe Vloren ta futin ne pune, prape s'eshte gje kjo or bij. Narta s'eshte vetem e Zvernecit. Ajo eshte e gjithe Shqiperise", thote peshkatari fisnik para se dielli ne perendim e siper te kridhet perseri ne ujerat e lagunes qe tani fle nen vape. Te lagunes qe ende nuk di c'fat po i shkruajne.

    Sokol Shameti

    Paralajmerimet e ekologjisteve

    Qeveria shqiptare po tregon edhe nje here se nuk ka asnje strategji te zhvillimit te qendrueshem. Perkundrazi ajo demton burimet natyrore shumeshekullore ne fitim te nje industrie qe nuk i ka ofruar kurre ketij vendi rrugen e shpetimit dhe te modernizimit. Shqiperia ka prodhuar dhe me pare shume ton nafte e shume ton krom, Shqiperia ka ndertuar kombinate te stermedhenj, Shqiperia i hyri idustrise se rende per t'i lene ne falimentim te plote. Te vetmen gje qe nuk provoi Shqiperia ishte turizmi kulturor e natyror i mbeshtetur ne nje ambient te shendetshem, ne traditat kulturore dhe natyrore si dhe ne prodhimin vendas e te paster biologjikisht. Vende te tjera fqinje (ne radhe te pare Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia e Greqia) provuan kete te fundit dhe sigurojne sot prej tij shumicen e te ardhurave.

    Qeveria shqiptare po cudit donatoret e huaj me papergjegjshmerine ne zbatimin e projekteve te nisura, me neperkembjen e konventave te shumta te nenshkruara nga ajo vete. Permendim ketu konventen e Bernes, Bonit, Barcelones, te Biodiversitetit dhe se fundi ate te Arhusit.

    Kerkimi dhe nxjerrja e mepasme e naftes do ta tjetersonte karakterin e zones duke e kthyer ate nga lagune te Nartes ne pellg te Naftes.

    Nderhyrja behet ne brezin bregdetar me gjeresi deri ne 200 m. Vendosja midis dy kanaleve qe lidhin lagunen me detin rrit se tepermi rrezikun e perhapjes se ndotjes se mundshme dhe asnjehere 100% te shmangshme. Ndotja do te helmonte te gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor, do te shkaterronte potencialin biologjik (te gjitha shkallet e biodiversitetit) nepermjet ndotjes se ujerave, te tokes, se ajrit, rritjes se pershqetesimit dhe presionit njerezor mbi ekosistemet natyrore.

    Ndotjet do te sillnin fundin e aktiviteteve ekonomike te peshkimit si dhe te industrise se kripes duke hedhur ne rruge perfituesit e ketyre aktiviteteve.

    Vete prania e industrise se naftes do te godiste te gjitha aktivitetet turistike (sepse asnjehere turizmi nuk eshte lidhur ngushte me industrine e sidomos me ate te naftes) dhe do te plasnin si nje flluske sapuni te gjitha planet e qeverive shqiptare per nje zhvillim te turizmit bregdetar ne rajonin e Vlores dhe te Sazanit. Askush nuk ka vertetuar deri me sot se nafta dhe turizmi jane "miq" te pandare e sidomos ne nje hapesire gjeografike kaq te vogel.

    -------------------
    Mafia po e shkaterron dhe te vetmin vend te bukur ku vinin pelikanet . Partia e "idealeve njerzore " ..parti e krokodilave.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    Ram Hidrauliku.

    KJ
    -------
    Z. Rama. Mos nuk punoni me 24 ore?!
    Arroganca e Edi Rames, teksa deklaronte para disa ditesh se bulevardi i Tiranes nuk mbytet me, duhet te kete humbur aksionet e saj. Dje, ne asnje televizion, madje as ne ate personal, nuk eshte pare fytyra vizionare e kryebashkiakut te fliste per qendren e Tiranes, te fliste per pallate, te fliste per te ardhmen moderne te kryeqyteti. Ai nuk eshte degjuar te perserise shprehjen ndoshta "te pelqyer", qe "na shk... nena, 24 ore ne pune".

    Me sa duket, ai rrebeshi i djeshem nuk i ka dhene mundesi Rames te beje ndonje konference me arkitektet, apo me biznesmenet e Tiranes. Nuk ka pasur mundesi te tregoje shtesat e reja qe i ka bere fjalorit te tij persa i perket komunitetit te gazetareve. Nuk ka pasur mundesi qe te beje "modestin 2-vjecar" per 100 mije metrat katrore jeshillek qe i ka kthyer kryeqytetit. Nuk ka pasur mundesi te mbaje leksione mbi te ardhmen e metropolit, e as te ankohet se Majko e ka pritur me kembet e para. Edi Rames, dje, duhet t'i jete skuqur faqja dhe kjo eshte me e pakta. Vetem nje ore u nxi qielli i Tiranes dhe jo me larg, por ne bulevardin qendror, me te cilin mburret Shqiperia, nuk u krijua nje liqen,

    por nje det me dallge, ku makinat notonin te zhytura deri ne gjysme. Ku trafiku u be kapice. Nuk mund te behej me fjale qe te kalonin njerez me ombrella. Duhej te dinin mire notin. Fjalet e bukura te Edi Rames ua nxori bojen shiu i veres. Ne dimer kryebashkiaku shpetoi nga ky hall i madh sepse koha u tregua doreshtrenguar. Dhe ai nxitoi te deklaronte me buje se kanalizimet mbaruan. Se edhe ne rrebesh rruget nuk do te mbuloheshin nga uji. Nuk dihet a ishte ky deklarim i Rames edhe per bulevardin. Po dje u pa se e gjithe reklama qe ai i bene kryeqytetit te se ardhmes eshte nje zero me xhufke. Ai ende nuk ka pastruar, apo hapur pusetat dhe kerkon te ngreje gradaciela.

    Se ku do te zbrazen keta gjigante e di vete Rama. Por ai me sa duket eshte i interesuar vetem per bojen siperfaqesore qe kerkon t'i jape kryeqytetit dhe jo per te mbyllur plasaritjet shumevjecare. Dje puna "kolosale" e Edi Rames ka marre nje note negative, nga te gjithe ata qe u detyruan te mallkojne per ore te tera, teksa mundoheshin te shpetonin nga uji dhe binin ne ndonje grope. Sigurisht qe askujt nuk i shkoi ne mendje te bente nje shfajesim, per kryebashkiakun dhe stafin e tij qe "u shk... nena 24 ore ne pune".

    M.A


    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    Lubonja

    shekulli..

    "Fronet gėnjeshtrės, trekėmbėsha pėr tė vėrtetėn
    Letėr e hapur Aleksandėr Ēipės,
    (por edhe Ardian Klosit e mjaft kolegėve gazetarė)

    Nga Fatos Lubonja

    I dashur Aleksandėr,
    Lexova dje editorialin e "Koha Jonė" shkruar prej teje, ku i komentoje publikut debatin tim me Edi Ramėn, duke u shprehur se nė kėtė debat Edi Rama foli mė drejt sesa unė (besoj ta dish se fjala "shqip" kuptimin e saj mė tė parė e ka "drejt") e ku nuk thoje qoftė edhe gjysmė fjale pėr dukurinė mė tė rėndė, sipas meje, tė atij debati, paaftėsinė totale tė pushtetarit pėr tė dėgjuar fjalėn kritike tė gazetarit.
    Megjithatė ishte njė gjė qė e prisja nga "Koha", i dashur Aleksandėr. Sikurse e dimė tė gjithė ishte "Koha Jonė" ajo qė denoncoi e para, jo mė larg se para dhjetė ditėsh, 47 lejet e ndėrtimit tė Edi Ramės disa prej tė cilave, pėr arsye krejt tė tjera nga ato tė pronarit tėnd, i kam denoncuar edhe unė si krime ndaj ligjit dhe krime ndaj qytetit. Ishte po ashtu "Koha Jonė" ajo qė premtoi se do tė bėnte hulumtime tė mėtejshme rreth abuzimeve nė to. Megjithatė ishte po "Koha Jonė" qė befas, pa dhėnė asnjė shpjegim, i ndaloi kėto hulumtime tė premtuara, dhe doli dje me editorialin e firmosur prej teje nė mbrojtje tė kryebashkiakut. Duke qenė se kryebashkiaku Rama akuzave tė "Kohės" iu pėrgjigj se i bėheshin nga "Lesi & Co" ngase nuk i legalizonte ndėrtesėn e ngritur nė mėnyrė tė paligjshme, kuptohet se logjika mė e thjeshtė e kėtyre punėve, tashmė tė rėndomta nė kėtė vendin tonė, mė ēoi nė idenė se ndėrprerja e sulmeve ndaj kryebashkiakut, u bė pasi njė ngjarje e re duhet tė kishte hyrė nė kronikėn tashmė tė lashtė tė marrėdhėnies dashuri - shantazh - korruptim, midis pushtetarit Rama dhe pronarit tė medias private Lesi. Kėto janė bėrė tashmė histori tė rėndomta, i dashur Aleksandėr. Ajo qė mua mė preku ishte se pse ti duhet tė arrije deri atje sa tė vije firmėn nė njė artikull qė godet kolegun tėnd gazetar, pse ty nuk tė vret aspak ndėrgjegja, se duke i ngritur njė fron gėnjeshtrės sė pushtetarit/pronarit i ngrite njė trekėmbėsh tė vėrtetės sė kolegut/gazetarit.
    Sikurse mund ta dish, i dashur Aleksandėr, unė kam pasur njė marrėdhėnie tė vjetėr me "Kohėn Tonė". Kam qenė edhe kryetar i bordit tė kompanisė pėr njė kohė, dhe pastaj dhashė dorėheqjen. Asohere, kur dhashė dorėheqjen, i dėrgova njė letėr pronarit tėnd tė cilėn nuk e bėra publike, por qė tani vendosa ta bėj publike, sepse mendoj se publikimi i saj do t'i shėrbente sadopak ndėrgjegjes gazetareske nė kėtė vendin tonė, ku fjala e lirė po degjeneron dita -ditės nė njė prostitutė qė fle me ēdokėnd qė e paguan, dhe gazetarėt nė argatė tė kėrbunjur tė pushtetparasė.
    Ja, pra, teksti i plotė i letrės qė i dėrgova pronarit tėnd:

    "I dashur Nikollė,

    Ashtu sikurse tė premtova dje, tė telefonova disa herė nė celular qė tė takoheshim, por mė dilje i padisponueshėm. Nė mes dy telefonatash mė lindi ideja qė ato ēka kisha pėr tė tė thėnė, t'i shkruaja nė kėtė letėr, sepse, siē thotė ajo fjala latine: "Verba volant scripta manent". Dhe mė duket se kam pėr tė tė thėnė disa gjėra tė rėndėsishme, qė s'do tė doja tė fluturonin, por tė mbeteshin nė mendjen tėnde.
    Para thuajse njė viti unė iu pėrgjigja pozitivisht kėrkesės tėnde pėr tė bėrė pjesė nė bordin e "Koha Jonė", tė propozuar prej teje, dhe mė pas pranova propozimin e Dritėro Agollit, pėr t'u bėrė kryetari i kėtij bordi. Sipas statutit tė hartuar me dashuri dhe pėrkushtim nga tė gjithė ne, ky bord do tė drejtonte vijėn e gazetės, do tė zgjidhte kryeredaktorėt e gazetave, dhe drejtorin e radios, dhe do tė aprovonte ndryshime tė rėndėsishme nė strukturėn e gazetave dhe radios, si dhe tė redaktorėve pėrgjegjės.
    Besoj se edhe ti je dakort qė pas njė viti, megjithė ndonjė sukses nė punėn e tij, nė tėrėsinė e vet puna dhe roli i kėtij bordi erdhi duke u mrrudhur, derisa degjeneroi plotėsisht, dhe sot mund tė quhet inekzistente dhe bordi i dėshtuar.
    Kur mendoj pak mė thellė pėr shkaqet e dėshtimit tė kėtij bordi, mė duket sikur shoh nė miniaturė shkaqet e dėshtimit tė demokracisė nė Shqipėri, qė me dy fjalė mund tė pėrmblidhen nė paaftėsinė e shqiptarėve pėr tė respektuar tjetrin dhe rregullat e pranuara tė lojės, edhe atėhere kur kėto bien nė kundėrshtim me interesat e tyre tė ngushta personale.
    Kur them kėtė nuk kam parasysh vetėm ty, si drejtori dhe pronari i kėsaj gazete, si iniciatori i krijimit tė kėtij bordi, dhe si njeriu qė, duke pasur pushtetin financiar, duhet tė luaje rolin kryesor nė mbarėvajtjen e punės sė bordit, por edhe ne tė gjithė anėtarėt e tij. Edhe ne, kush mė shumė dhe kush mė pak, kush nga indiferentizmi, kush nga qėnia nė njė klan apo nė njė tjetėr, kush nga nevojat ekonomike, i tradhėtuam principet dhe rregullat e lojės tė shkruara nė statut, derisa e katandisėm bordin nė njė hiē qė, kur mendon se ėshtė i pėrbėrė nga figura publike nga mė tė njohurat nė Shqipėri, do t'i bėnte shqiptarėt tė thoshin: tė mjerėt ne.
    Sipas vlerėsimit tim ky degradim i bordit reflektohet edhe nė faqet e gazetės. Ka muaj qė kredibiliteti i gazetės ka rėnė ndjeshėm, opinion ky qė, si kryetar i bordit, kam pasur rastin ta dėgjoj nga njerėz me mend qė e ndjekin gazetėn si brenda edhe jashtė vendit. Gazeta gjithnjė e mė tepėr e ka humbur karakterin informativ dhe emancipues, ē'ka, sipas mendimit tė pėrgjithshėm tė Bordit, pas rėnies sė Berishės, (qė e kishte futur per forca gazetėn nė pozitė konfliktuale), duhej tė rritej dhe, gjithnjė e mė tepėr, po merr karakterin e njė mjeti qė "ta fut" dhe "ta nxjerr". Ky karakter kombinohet me mungesėn e njė profesionalizmi dhe serioziteti, qė herė herė bėhet skandaloz.
    Sikurse e dini mirė si ti dhe ish-kryeredaktori Armand Shkullaku, unė, si kryetar i Bordit dhe si njeri qė ka me "Koha Jonė" njė dashuri tė vjetėr, jam pėrpjekur ta ndaloj kėtė rėnie tė gazetės nė kėto pozita, por kam dėshtuar. Mund tė them pa hezitim se shkaku kryesor i dėshtimit tim ka qenė kėmbėngulja jote si drejtor dhe pronar i gazetės, pėr tė ndėrhyrė nė politikėn e gazetės, pėr ta pėrdorur atė nė luftrat dhe konfliktet e tua personale.
    Kjo ndėrhyrje filloi tė marrė pėrmasa shpėrfytyruese pėr karakterin e gazetės nė atė kohė kur "Koha", nga njė gazetė me frymė kritike ndaj qeverisė me nė krye Nanon, filloi tė kthehet nė njė gazetė pro Nano dhe kundėr kundėrshtarėve tė tij brenda koalicionit nė pushtet, jo pėr hir tė sė vėrtetės, por pėr shkak tė konfliktit financiar qė ti hape me gazetėn "Shekulli" qė mendohej si gazetė e kėtij grupi. Kėtė shpėrfytyrim ti dhe ndonjė gazetar mundoheni ta mbuloni duke thėnė se gazeta ka "karakter liberal", por, nė fakt, mė saktė gazetės gjithnjė e mė shumė po i shkon fjala "pa karakter".
    Shpeshherė, kur tė kam shprehur shqetėsimin se gazeta ėshtė shndėrruar nė njė anije qė shkon sa andej kėndej sipas njė timonieri tė ēoroditur, mė ke thėnė se "kam edhe unė do halle", "sa tė kaloj edhe kėto halle". Mirėpo, me ēka shoh unė, "hallet" e tua nuk mbarojnė kurrė, ty gjithmonė tė dalin konflikte dhe kundėrshtarė politikė, ekonomikė dhe personalė dhe gjithnjė e mė tepėr po e pėrdor gazetėn pėr tė luftuar ata apo thjesht pėr tė shfryrė pasionet ndaj tyre nė dėm tė ekuilibrit tė gazetės, shpesh edhe nė dėm tė sė vėrtetės, tė sė drejtės dhe etikės gazetareske. Rasti mė i fundit ėshtė sulmi qė ti ke iniciuar nė gazetė kundėr njėrit nga intelektualėt mė tė shquar shqiptarė, Ardian Klosi, i emėruar sė fundi drejtor i pėrgjithshėm i RTSH. Gazeta ka dy ditė qė ėshtė hedhur nė njė sulm plot shpifje, pėrēudnime faktesh, fyerje ndaj njė intelektuali tė ndershėm, dhe merr nė mbrojtje njė drejtor tė paaftė, qė pėr mė tepėr ėshtė edhe falsifikator dokumentash, pėr tė mos thėnė hajdut. Jo vetėm kaq, por nė numrin e sotėm, 12 shtator 1998, gazeta ėshtė qorruar fare nga pasioni antiKlosi. Ajo ka harruar se ēfarė hallesh dhe problemesh tė mėdha ka Shqipėria dhe merret, qė nga faqja e parė e deri nė faqen e fundit, me Ardian Klosin. Sikurse jam informuar, e gjithė kjo fushatė ėshtė bėrė nėn drejtimin tėnd personal.
    Shqisa ime morale si kryetar i bordit, e fyer edhe herė tė tjera (mos harro se vetėm para disa ditėsh, nė kundėrshtim me statutin, emėrove kryeredaktorin e ri pa e pėrfillur fare bordin) mė ka dhėnė sinjalin se nuk duron dot mė.
    * * *
    Desha tė tė shpreh edhe diēka tjetėr: Me njė dėshpėrim tė thellė, vė re se gazetarėt e "Kohės", shumica tė rinj, megjithėse nuk janė dakort me ndėrhyrjet e tua, nuk kanė kurajon tė tė thonė "jo" apo tė largohen prej andej. Shkaku, kuptohet, ėshtė fakti qė puna qė bėjnė te "Koha" u mban frymėn gjallė atyre, apo ndoshta edhe familjes sė tyre. Nuk di, a ke menduar ndonjėherė, nėse ke pretendimin ta quash veten njė nga themeluesit e shtypit tė pavarur shqiptar, se sa ndikon mėnyra se si vepron ti me ta pėr deformimin e personalitetit tė tyre moral dhe profesional? Si mund tė presėsh qė ata tė bėhen nesėr gazetarė me personalitet fjala e tė cilėve, si rrjedhojė edhe e gazetės, tė ketė peshė?
    Pėr tė mos u zgjatur: nga sa thashė besoj se e kam bėrė tė qartė se kam arritur pėrfundimisht nė mendimin se unė, si anėtar dhe kryetar i bordit tė "Koha Jonė", nuk mund tė mbaj pėrgjegjėsinė e fytyrės qė ka gazeta sot dhe se ndihem i pafuqishėm pėr ta ndėrruar kėtė fytyrė. Prandaj njoftoj dorėheqjen time nga bordi i kompanisė "Koha Jonė".
    Kėto argumenta qė shtjellova nė kėtė letėr nuk dua t'i bėj publike, meqėnėse me "Kohėn" dhe personalisht me ty, mė lidhin edhe shumė e shumė kujtime pozitive. Jam i kėnaqur qė dorėheqja ime tė vihet nė dukje, edhe vetėm nėpėrmjet heqjes sė emrit nė faqen e fundit tė gazetės. Dėshiroj qė kjo tė bėhet tė nesėrmen ose tė pasnesėrmen e ditės kur do tė marrėsh nė dorė kėtė letėr. Pėrndryshe do tė detyrohem qė dorėheqjen dhe kėto argumenta t'i bėj publike nė ndonjė gazetė tjetėr.
    Shpreh urimin qė "Koha" tė fitojė reputacionin dhe kredibilitetin qė ka patur, pėr ēka mbetem i gatshėm tė jap kontributin tim, si nė kohėn kur nuk kam qenė anėtar i bordit.

    Fatos Lubonja
    12 shtator 1998"

    Besoj se nuk ėshtė nevoja tė zgjatem mė i dashur Aleksandėr. Po e mbyll duke tė kujtuar ty, Ardian Klosit, dhe tėrė atyre gazetarėve qė, duke vėnė interesa meskine pėrpara tė vėrtetės, sot godasin kolegėt pėr tė mbrojtur pushtetarėt e korruptuar se ajo, e vėrteta, herėt ose vonė ngrihet mbi gėnjeshtrėn ashtu si vaji mbi ujė, e se ai qė quhet bonsens i njerėzve tė thjeshtė, di ta lexojė realitetin shqiptar edhe pėrtej rreshtave tė editorialėve tuaj tė lyer me korrupsion. Tirazhi mjeran aktual i "Kohės", gazetės qė me shkrimet tona dikur e ēuam nė kulmet e gazetarisė shqiptare, ėshtė prova mė e mirė e kėsaj.
    Duke tė kujtuar thėnien e Shekspirit se e vėrteta bėn tė skuqet edhe djalli, por qė nė Shqipėri nuk skuqkėrka mė kėrkėnd, e duke shprehur edhe njė herė urimin, kėsaj here tė pashpresė, qė "Koha Jonė" tė fitojė reputacionin dhe kredibilitetin qė ka patur,
    Fatos Lubonja

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    SHEKULLI

    "Na duhen mė shumė Fatos-a"
    Xhemal Mato, gazetar

    Me Fatosin apo me Edin ? Me asnjėrin - mendojnė shumė veta nė Tiranė dhe shohin punėn e tyre. Por njė qytetar qė jeton nė kėtė shoqėri nuk duhet tė jetė jashtė kėtij debati. Jo se ėshtė mjaft i ashpėr dhe interesant, se ka fjalė tė ndyra dhe ofendime tė rėnda etj, por sepse janė dy njerėz qė pėrfaqėsojnė dy grupe tipike tė shoqėrisė sė sotme. Edi Rama qė ka hyrė nė grupin e pushtetarėve, ambicios, karrierist, pragmatist, tė armatosur me pushtet tė plotė, tė cilin e pėrdorin si njė makinė personale pėr ėe ingranuar kė tė duan, dhe pėr tė prodhuar tė ardhura pėr vete. Fatos Lubonja qėndron me kėmbėngulje nė anėn e njė grupi shumė tė vogėl tė shoqėrisė, njerėz pa ambicie pėr karrierė, pa pushtet qeveritar, pra pa lidhje interesash fitimi, tė lirė dhe pėr rrjedhojė tė guximshėm. Tė dy argumentojnė. Argumentat e Ramės pėrshkohen nga fjalėt "shumėkatėshe","zhvillim","fitim" dhe shoqėrohen me "llafazan","e-mail i zi","brekė", "Bir kurve","……" ; argumentat e Lubonjės pėrmbajnė fjalėt "mashtrim","korrupsion","shkelje ligji" dhe pasohen nga "psikopat", "i sėmurė". Nga kėto grupe fjalėsh ėshtė vėshtirė tė vėrtetosh se kush ka tė drejtė, por nga nuhatja kuptohet lehtė se kush bie erė tė keqe, nga mėnyra e tė folurit, gjestet, nervozimi shihet se poshtė cilės kėsule qėndron miza, nga kori i zhurmshėm mbėshtetės, mbrapa secilit debatues dallohet se ēfare muzike luhet. Tė gjitha kėto shqisa funksionojnė nė publik dhe prandaj debati e ka arritur qėllimin: Fatosi mund tė jetė "urbanist popullor", mund tė humbasė dhe qetėsinė, mund tė bėhet dhe "zevzek"e "llafazan" e plot gjėra tė tjera, por argumentat e tij nuk bien erė. Nga ana tjetėr, Fatos Lubonja ėshtė i vetėm, ose me shumė pak pasues. Kėtu nuk ėshtė fjala thjesht pėr urbanistikėn e Tiranės. Le tė imagjinojmė se ēdo tė ndodhte nė qoftė se nuk do tė ekzistonin fare Fatos Lubonja-t (larg qoftė). Do tė kishim vetėm qytetarė indiferentė, punonjės tė frikėsuar, dhe njerėz tė blerė dhe tė korruptuar. Nė kėtė sistem shoqėror shqiptar, Edi Rama-t do tė realizonin kapriciot e tyre me Tiranėn apo me Shqipėrinė pa asnjė pengesė. Disa prej kėtyre "veprave" tė tyre mund tė zgjidhnin probleme tė vėshtira pėr kohėn. Dhe disa thonė "ju lumtė" ,"kėshtu e do shqiptari , me diktaturė". Por kjo ėshtė njė lloj diktature, nė njė tokė krejt tė huaj tashmė. Diktaturė e Demokracisė. Ne e dimė qė diktaturat i zgjidhnin shumė shpejt disa probleme.Dilte Mehmet Shehu nė Pazarin e ri, dy ditė para vitit tė ri dhe bėrtiste: "Pėrse s'ka mollė pėr popullin" dhe tė nesėrmen Pazari i ri mbushej me mollė. Por kėta lidera , dihet se krijojnė shumė lehtė dhe probleme, tė cilat ose nuk i tregohen publikut ose e mashtrojnė atė duke ua shitur ato si progres. Kėshtu ndodh me shumė kryetarė tė bashkive, me shumė ministra dhe me kryeministra, qė shpesh trumbetojnė veprat e mėdha duke mbuluar dėmet e mėdha, tė cilat mund tė kushtojnė mė shumė. Ky lloj sistemi kapitalist shqiptar ka prodhuar shumė Edi Rama nė pushtet, dhe shumė pak Fatos Lubonja nė shoqėrinė civile; se kėto lloj qeverish shqiptare i transformojnė njerėzit e tyre, i luanėzojnė dhe kjo ėshtė njė fatkeqėsi pėr ata vetė dhe pėr tėrė shoqėrinė. Gabimi i tyre ėshtė qė nuk dinė ose nuk mund tė tėrhiqen, qė nuk mund tė kthehen mė nė "Sokrat tė vuajtur" dhe gradualisht pėrfundojnė nė "derr i kėnaqur". Shteti tek ne ėshtė si njė serė qė nė vend tė prodhojė lidera, prodhon monstra. Dhe ky problem nuk zgjidhet duke u marrė me monstrat, por duke ndryshuar parametrat e mjedisit ku ata rriten. Nga ana tjetėr klima jonė qeveritare dhe ajo shoqėrore po atrofizon shoqėrinė civile. Ka me qindra shoqata, por ato ose janė virtuale ,ose jane tė futura nė pastrim parash apo biznes ,ose dremisin dimrin e madh. Nga ana tjetėr, ato janė komprometuar nga qeveritarėt. Ka shumė qeveritarė, ministra, deputetė qė kanė shoqatat e tyre "joqeveritare". (s'e di nėse ka ndonjė shoqatė joqeveritare dhe presidenti). Kėshtu kėta qeveritarė paradite bėjnė politikėn qeveritare nė zyrat e shtetit ,ndėrsa mbasdite oponencėn kundėr vetes nė OJQ. Ky dyjėzim ka komprometuar etikėn e OJQ-ve. Fatos Lubonja ėshtė njė produkt model i shoqėrisė shqiptare ,por njė produkt mjaft special qė ėshtė latuar nga 17 vjet burg, pra qė ka njė kosto tė lartė. Natyrisht qė ai s'ėshtė i vetėm, por ata numėrohen me gishta. Na duhen shumė mė tepėr Fatos-a pėr tė shėruar dhe njerėzuar mostrat qė pjell shoqėria e sotme



    "A do tė kemi njė Edi tjetėr?"

    Fatos Ēoēoli, ekonomist

    Pėr kryeqytetin tonė, Tiranėn, koha ka marrė dy pėrmasa. Epoka pėrpara Edi Ramės, dhe epoka gjatė Edi Ramės. Nė 45 vjet (1945-1989) regjimi monist ndėrtoi shumė pallate katėr, pesė e gjashtėkatėshe nė Tiranė. I dha mundėsi qytetit tė shtohej gradualisht nga 35 mijė banorė nė vitin 1945, nė 200 mijė nė vitin 1989. Ndėrkohė aktiviteti privat i ndėrtimit tė shtėpive ishte i pakėt nė 20 vitet e para moniste (1945-1965) dhe pothuaj inekzistent nė 25 vitet e tjera. Praktikisht vetėm shteti u morr me ndėrtime shtėpish. Kėto ndėrtesa banimi, me pėrjashtime tė rralla, ishin krejtėsisht tė varfėra nė stil arkitekturor, tė ngritura ose me kontribut vullnetar, ose nga reparte tė ushtrisė. Dallonin pėr ambiente tė ngushta banimi, me dhoma e kuzhina tė ngushta si kuti shkrepėse. Shumica u ndėrtuan me mendėsinė e regjimit tė kursimit tė materialeve, dhe konsiderohej gati njė herezi tė kompozoje si arkitekt detaje zbukurimi nė fasadat e tyre tė jashtme. Ky trashėgim i zymtė ndėrtesash kaloi njė periudhe rrėnimi tė mėtejshėm gjatė viteve 1989-1999. Po gjatė kėtyre viteve u rėndua rrjeti i rrugėve dhe megjithė mballomat e herėpashershme tė shtrimit tė serės pėr mbulime gropash, nuk u realizua asnjė zgjerim e lehtėsim trafiku nė arteriet e Tiranės. Nė vitin 2000, zgjedhja nė pozicionin e kryetarit tė bashkisė sė kryeqytetit tė njė ish-anarkisti dhe shpesh herė edhe nihilisti, solli ndryshime tė prekshme nė fytyrėn e Tiranės. Tėrheqja e plehrave tė kryeqytetit u disiplinua. U ripanė autobotet pėr larjen e rrugėve. Qendrės sė qytetit, Parkut, mushkėrisė qendrore tė qytetit iu rikthye gjelbėrimi, ndonėse me njė pjesė tė drurėve tė dikurshėm tė prerė e shkulur nga vandalizmi 10 -vjeēar i kioskave dhe i betonit. Sikur asgjė tjetėr tė mos kishte ndėrmarrė, bashkiaku mė i gjatė i Shqipėrisė, do tė hynte forcėrisht nė historinė e vendit me veprėn e pastrimit tė Parkut Rinia nė kryeqytet. Disa rrugė kryesore nisėn tė zgjeroheshin, u pastruan kanalet e kullimit tė ujėrave tė shiut nė shumicėn e rrugėve, nė ato rrugė qė nuk i kishin u gėrmuan dhe u vunė nė funksionim. Rrugėt qė kishin humbur shumė pemė e trotuare anash tyre nisėn t'i rifitonin ato, madje me pemė edhe mė tė bukura e dekorative se tė dikurshmet, ose me trotuare komode e moderne. Mbretėria e kioskave pėsoi njė tjetėr goditje fatale me heqjen graduale tė tyre anash pėrroit tė Lanės nė qendrėn e kryeqytetit, si dhe anash disa rrugėve tė tjera kryesore. Njė punė e dyfishtė. Njė herė shkatėrroheshin kioskat e ndėrtesat dy-tre e katėrkateshe pa leje, nėn presionin e pronarėve tė tyre, pastaj punohej pėr heqjen e mbeturinave kolosale tė krijuara nga shkatėrrimi. Pallatet mjerane tė kohės sė Dullės nisėn tė lyheshin nė fasadat e tyre me ngjyra tė ndezura, qė dikujt me tė drejtė i kujtuan ato tė kafazeve tė kanarinave. Kjo dukej e pazakontė pėr sytė tanė tė mėsuar me grinė e rėndė tė mėparshme tė pallateve, dhe me muret me suva tė rėnė apo tė pasuvatuara fare. Ngjyrat e reja sfiduese tė fasadave, pjellė kompozimesh piktorėsh tė rinj tė talentuar, i sollėn gjallėri qytetit, duke i pikturuar njė buzėqeshje rinore. Kėto ngjyra ngjanin me ato tė shtėpive tė Rejkjavikut nė Groenlandė. Banorėt atje i lyejnė qėllimisht tė ndezura, pėr tė kompensuar zymtėsine e motit polar dhe mungesėn e diellit. Tek ne kėto ngjyra po kompensojnė me sukses zymtėsinė e trashėgimisė sė motit komunist, qė mbretėroi pėr gati njė gjysmė shekulli. Sot njerėzit dalin nė mbrėmjet e mrekullueshme tė kryeqytetit tonė dhe shijojnė shėtitjen buzė pėrroit tė Lanės nė qendėr. Ky ėshtė pastruar dhe i janė rikthyer anash pemė, nė pritje tė gjelbėrimit qė nuk do tė vonojė. Dritat poshtė urave kryesore mbi Lanė janė njė e papritur e kėndshme pėr qytetarėt. Qytetarėt thonė "bravo", njė vlerėsim i dalė nga zemra, qė konturon vlerėsimin bazė tė epokės qė po jeton sot kryeqyteti ynė. Sa pėr fjalnajėn pėr konflikte interesash e abuzime gjithfarėsh, populli ynė e ka njė fjalė tė urtė:"Nuk ēalon gomari nga veshėt". Nuk ka mundėsi qė energji tė tilla tė dalin nga njė strofull shpirti tė korruptuar e dėshirues pėr fitime personale. Por sido qė tė jetė, ta lėmė tė punojė e tė na shėrbejė, me shpresė se ndoshta do tė dalė njė Ramė i dytė.
    ---------------------------


    Koment ..
    Ne Debatin per Kryebashkiakun ka nji mobilizim total te Gazetave. Sapo cfaqet nji kritike anti- RAME me vrap pergjigjen Pro RAMAT.
    PO kioskaxhiu i PD-se sot bodigard i Pollos, Sali Kelmendi pse nuk prononcohet?
    PO futbollisti I Pd-se, zullapi i Bashkise ,servili i xhuxhit Fino , Arben Brojka pse nuk flet?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 05-06-2002 mė 09:37

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    NARTA e PELIKANEVE

    ......po kthehet ne miniere petrodollaresh per Mafien Socialiste.

    gaz.shqip.
    -------------------

    Tė rinjtė peticion nė Kuvend. Dje, dita ndėrkombėtare e Mjedisit

    Narta, 19 mijė firma kundėr shkatėrrimit


    --------------------------------------------------------------------------------

    et.ko

    TIRANE

    Tė rinjtė kundėr shkatėrrimit ekologjik tė Nartės. Peticioni "Po Nartės, Jo Naftės" mban 19 mijė firma, tė mbledhura nė Tiranė, Vlorė dhe Korēė.

    Dje, nė ditėn botėrore tė Mjedisit, Kėshilli Rinor Shqiptar ka protestuar ndaj lejes sė dhėnė firmės "Nafta Plin" pėr shpimin e njė prej perlave tė vendit tonė, lagunėn e Nartės. Peticioni i tė rinjve shqiptarė do tė trokasė deri nė Kuvend. Ai do t'i dorėzohet komisionit tė Shėndetėsisė dhe Ambientit nė Parlament. "Narta nuk ėshtė njė histori qė Ministria mund tė bėjė sikur nuk ekziston mė", thuhet nė deklaratėn e Kėshillit Rinor Shqiptar. Ata kanė kėrkuar edhe verifikimin e lejes sė miratuar nga Ministria e Mjedisit, nėse ka shkelje ligjore kundrejt Konventave Ndėrkombėtare tė miratuara nga Shqipėria.

    "Jepini tokės njė shans"
    Nėn kėtė moto, Kombet e Bashkuara kėrkojnė tė tėrheqin vėmendjen e mbarė botės pėr tė kthyer sytė nga mjedisi. Duke marrė shkak nga dita ndėrkombėtare e Mjedisit, ministria ka nisur njė sėrė aktivitetesh qė do tė ndjekin njėri-tjetrin pėr ruajtjen e ambientit. Janė parashikuar edhe fonde nga kjo ministri pėr pastrimin e plazheve dhe tė ambienteve tė tjera publike. Nuk do tė mungojnė edhe postera e spote tė ndryshme pėr njė fushatė tė gjerė ndėrgjegjėsimi nė tė gjithė Shqipėrinė. Ministri i Mjedisit sė bashku me zv/ambasadorin e Kombeve tė Bashkuara, kanė marrė pjesė nė disa aktivitete sensibilizuese zhvilluar me tė rinjtė, dje, nė ditėn ndėrkombėtare tė Mjedisit. Pesė qershori, ėshtė vendosur tė jetė njė ditė pėr ndėrgjegjėsimin mbarėbotėror pėr problemet e ambientit, nė vitin '72 nga Kombet e Bashkuara. Po dje, nė ditėn botėrore tė Mjedisit ka nisur njė simpozium i fokusuar mbi detin Adriatik nė Parkun Kombėtar tė Butrintit. Simpoziumi i Adriatikut i organizuar nėn kujdesin e shenjtėrisė sė tij, Patriarkut Igumenik Bartolome tė Kishės Ortodokse, do tė udhėtojė pėrreth Adriatikut, duke vizituar pesė shtete ndėrmjet datave 5 dhe 10 qershor.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    Bregut detit.

    Anila Basha raporton..
    ---------------------------------
    Bregdeti i Jonit, vende dhe histori
    Anila Basha/ Nje pjese e vogel e kujtimeve luftarake amerikane ne Vietnam, kane mberritur ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit. Shume pak vete mund te kene dijeni se pese anije amerikane qe kane qene ne Vietnam ne kohen e luftes, tashme jane ne Shqiperi, pjese e nje donacioni amerikan per Floten Detare Shqiptare. Dy prej tyre ankorohen ne portin detar te Durresit, ndersa tre te tjera, jane te vendosura dhe jane ne sherbim te marines se Vlores.

    Anijet nuk jane edhe aq praktike, per udhetim, (sepse jane luftarake), pavaresisht se sipas drejtuesve te saj, shume te rezistueshme. Te nevojshme per te patrulluar ne cdo moment ne ujrat tona, qe prej vitit 1996, keto anije jane vene ne funksion te bregdetit shqiptar. Ne fakt, i kane te gjitha gjurmet e luftes, duke filluar qe nga mitralozi kryesor qe sipas marinesve shqiptare eshte i llojit 12.7 mm. Ndersa po ashtu, mbi kuverten e anijes shquhen ne menyre te dukshme edhe vendet e tjera ku kane qene vendosur mitralozet e tjere, shtate te tille, por qe kur kane ardhur ne Shqiperi nuk kane qene. "I kane hequr perpara se te vinin ne Shqiperi, sepse edhe pse funksioni i tyre ka qene luftarak ne Vietnam, nuk ruajne te njejtin funksion ne ujrat tona", sqaron me shume kujdes kryemotorristi i anijes amerikane, marins i Flotes Detare te distriktit te Pashalimanit, Besnik Berdo. Kur pyesim me kuriozitet se pse eshte lene vetem njeri kryemotorristi Berdo thote se nje nga funksionet e patrullimit, eshte edhe ajo e ndaljes se gomoneve. "Dhe nese ne ndonje rast, ne bejme thirrje per te ndaluar ndonje skaf dhe ata reagojne ne menyre agresive, atehere si do te reagojme ne?!", ben Besniku nje pyetje retorike, e cila ne fakt nuk kerkon as pergjigje. Por per te folur per anijen, sipas tij, ajo i ka rezistuar shume edhe dallgeve te forta dhe te larta te Jonit. "Thoni shyqyr qe koha eshte e mire dhe deti eshte i qete dhe nuk ka dallge, sepse nese do te ndodhte ndryshe, nuk e dime se c'do te kishte ndodhur me ju gazetaret", thone marinaret shqiptare duke buzeqeshur. Dhe me pas te shtyre nga kurioziteti dhe nga pyetjet, ata tregojne se ne kohe te keqe, kjo anije i perballon shume mire dallget e medha. Mund te futet ne dallge dhe te dale serish mbi to, duke krijuar shume veshtiresi, por jo rrezik. Ne fakt, duke kaluar anes Karaburunit, koha perkeqesohet pak, fillon shiu dhe po ashtu nje ndjenje frike dhe kurioziteti njekohesisht se mos "prishet" dhe deti, por asgje nuk ndodhi. Kryemotoristi i saj tregon se edhe ne det me 6-7 balle, jane shpetuar jete njerezish, sic kujton ai rastin e babait me te birin te cilet ishin per ne Korfuz dhe ne ate det shume te keq, per pak sa nuk jane mbytur. Apo tregon rastin e nje gruaje, e cila ishte duke lindur ne traget ku mund te humbte jeten e vet dhe te femijes dhe shpetoi nga kjo anije. Apo sa e sa njerez qe shume here jane hedhur apo kane rene nga skafet, ne kerkim te largimit nga Shqiperia, te cilet jane hpetuar me kete anije.

    Ne kohen qe anija ecen me nje shpejtesi jo shume te madhe, 11 milje ne ore, kryemotorristi sqaron se shpejtesia e saj mund te jete me e madhe, por ishim duke levizur me dy motorre, sepse njeri prej tyre ishte i prishur. Prej kohesh anija e pare ne gjendje shume me te mire pune, prej tre motorresh, kishte mberritur ne portin e Vlores.

    Nga Jala ne Vlore, vija bregdetare eshte 46 milje dhe me anije behet per disa ore. Ne te vertete, me shume se sa mund te udhetosh me makine. Kjo ishte edhe arsyeja qe ndonje prej ministrave, duke pasur parasysh kohen e gjate te udhetimit me anije, u kthye nga rruga. Ne fakt, me njeren prej ketyre anijeve, kryeministri Pandeli Majko, i shoqeruar nga nje pjese e mire e ministrave te kabinetit te tij kane shetitur per rreth kater ore me rradhe brigjet e Jonit, nga Jala e deri ne Vlore. Me ftese te Ministrit te Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, ne hapje te ketij sezoni turistik, pavaresisht se kushtet atmosferike nuk po e lejojne nje gje te tille, disa nga ministrat e kabinetit, nisen nje tur turistik per te pare nga afer bregdetin dhe kushtet e infrastruktures ne zonat turistike. E ndersa ekskorta e gjate e makinave qeveritare u ndal ne Jale, anijet ishin ankoruar. Por ne Jale, nuk ekziston nje Port dhe ne fakt, legjislacionit shqiptar i mungon nje ligj per jahtet, i cili eshte duke u pergatitur. Pavaresisht nga kjo, udhetimi me anije pergjate vijes bregdetare eshte nje tjeter nga mrekullite qe te ofron bregdeti shqiptar.

    Besniku, kryemotorristi i anijes 216, eshte nje mesoburre. Si njohes i mire i bregdetit te Jonit, jo vetem per faktin se gjate gjithe jetes ai ka punuar ne det, por edhe sepse ai eshte vete i ketyre aneve, nga Dukati, gjate gjithe rruges, nga autoporlanti ne gabinen ku qendron edhe kapiteni i anijes, beri ciceronin e tregimit te bredetit per mysafiret qe kishte ne bord. Fillimisht thote se duhet te shijojme udhetimin, sepse rralle qellon qe me nje anije te flotes te mund te behen udhetime ne vijen bregdetare, dhe pothuajse te gjithe te ftuarit kthyen syte nga bredeti shkembor i Jonit.

    Ne fakt, nje nga cudite me te medha te ketij udhetimi disaoresh, kishte te bente me delfinet qe per nje cope rruge shoqerojne anijen ne udhetimin e saj drejt Vlores. Ishin shume delfine, por as vete ekuipazhi i anijes nuk e dinte se sa mund te ishin. Ata ecen paralel me anijen per pak minuta, ne nje distance jo shume larg saj dhe pak me vone mbeten pas. "Ka raste, tregon Besniku,- kur dalim per te patrulluar ne ujrat tona, qe delfinet na shoqerojne ne te dy anet e anijes. Delfinet jane shoket tane te detit". Nen kete kuriozitet, te gjithe shihnin delfinet qe hynin e dilnin ne ujrat e thella te Jonit. Edhe pse nga bregu largesia ishte vetem rreth 30 metra, gjithmone thellesia i kapte te 50-80 metrat. "Jemi duke kaluar ne Rruget e Bardha. Keshtu i thone Qafes se Llogarase dhe te gjithe kthesave te saj. Nga anija, Llogaraja duket me e larte, sesa shquhet ne fakt kur udheton me makine ne kthesat e saj", tregon Besniku. Ndryshe, vendalinjte dhe te paret, ketyre kthesave u thone FAJE, por pa sqaruar ne fakt se pse perdoret nje emer i tille. Qafa e Thelle, ishte vendi tjeter ku futet anija ndersa kalon buze bregut. Ne fakt, shquhej thellesia e saj ku pothuajse dy ane te malit thyheshin me njera tjetren dhe binin drejt e ne Jon. Ajo qe ishte me interesant, eshte se ndalimi tjeter i tregimit te bregdetit ishte Lugu i Qafeleshit. Ndersa kontradita qendronte se emri i tille i ishte vene nje zone qe ishte fare e zhveshur, dhe jo vetem nuk kishte peme, sic mund te ishte ndonje zone tjeter, por nuk kishte as shkurre. "Keshtu i kane thene te paret dhe ky emer ka mbetur deri tani vone", sqaron Besniku por pa dhene me tej hollesi mbi kontraditen mes zones dhe vete emrit qe perdorej per te. Pas ketij Lugu, shfaqet qe nga mrekullite e bregdetit, Gjiu i Graves. Edhe nga sa u vu re, por edhe nga sa tregoi ciceroni i grupit, kuy gji, ishte gjiu me i bukur i gjithe vijes bregdetare. Nga anija shquhej qe ishte i vogel, por me rere dhe sigurisht i papopulluar. E vecanta e tij, vec te tjerash kishte te bente edhe me shkembinjte, qe ishin mermer i prere. Sipas Besnikut, dhe sic kane treguar edhe me perpara banoret, kjo zone ka qene gjithmone keshtu, edhe shume shekuj perpara.

    Kurioziteti mbetet gjithmone edhe tek vende qe i kemi degjuar, ashtu sikurse ishte edhe Manastiri shume i vjeter, teper i degjuar per kete zone. Ciceroni i gazetareve tregon se ai eshte restauruar nje here, per shkak te vjetersise dhe bukurise se tij, por eshte prishur serish. Me pas anija kalon buze brigjeve te gjireve te Pirgut, te cilat edhe pse ishin te vogla, kishte disa te tilla.

    Nje tjeter kuriozitet i dukshem i bregut te Jonit ne ate zone, ishte shpella e Dugdhimes. "Hyrja e saj shquhet qarte. Edhe ju mund ta shihni. Por kjo vazhdon te mbetet nje shpelle shume misterioze. Sepse asaj i njihet vetem hyrja dhe nuk dihet se ku perfundon. Kane ardhur shume arkeologe vendas dhe te huaj ta eksplorojne, por asnjehere nuk i kane shkuar ne fund", tregon Besniku. E ndersa anija largohet gjate kohes se tregimit, shpella zhduket me misterin e saj te vjeter te moseksplorimit. Por nuk ka shume kohe qe te mbetemi ne diskutimet se pse ka mbetur e pazbuluar ndonjehere kjo shpelle, sepse menjehere pas saj shquhet nje tjeter vend, Qafa e Bristanit. Besniku tregon se dikur, ky gji ka qene ushtarak dhe i pamundur per t'u pare nga njerezit, ndersa sot, nje pjese e madhe e tyre kane kuriozitet ta shohin. Dhe menjehere pas saj, jo shume larg, duket gryka e madhe e Shpelles se Haxhi Alise. Kjo eshte shpella me e eskploruar nga arkeologet vendas dhe te huaj. Sipas historise qe tregohet dhe misterit te shpelles, Haxhi Aliu ka qene pirat ne kohen e tij dhe ne ate shpelle strehohej, ku gjithashtu la edhe emrin. Pasi ndalojme per disa minuta ne hyrje te saj duke pare madheshtine e saj, ciceroni nuk le pa treguar edhe Gryken e Dafines, e cila e ka marre emrin per shkak te dafinave te shumta qe gjenden ne te. Ndersa me pas shfaqet Karaburuni, qe ne anen e tij nga deti, nuk ka asnje shkurre. Nuk shquhet asgje pervec disa bukereve qe jane ndertuar qe ne kohen e Hoxhes. Ndersa nga ana tjeter qe shikon Vloren, shquhen tek- tuk bageti. Besniku tregon se kataburuni perdoret vetem per kullota. Ndersa perballe tij, sigurisht qe shquhet dukshem ishulli i Sazanit. "Dikur u fol se do ta kthenin ne vend turistik, por nuk u mor vesh se cpo ndodh", tregon Besniku.

    -----------------------------------

    bukur bukur..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    nga Shekulli

    Ne plazhin e Durresit ose turizmi i llojit 'nderto per te prishur"

    Albert Latifi
    Universiteti i Ohajo , SHBA

    Qe prej 4 vjetesh nuk kisha ardhur ne Shqiperi per shkak se ndjek studimet per Menaxhim dhe Planifikim Urban prane Universitetit te Ohajos ne SHBA. Me kete rast vendosa qe te dielen se bashku me familjaret e mi te kalonim nje dite ne plazhin e Durresit. Makina ne mengjes pershkoi rruget e Tiranes dhe ishte me te vertet nje kenaqesi te vereje se Tirana po ndryshon cdo dite fale punes se nje kryebashkiaku energjik dhe me ide si zoti Rama . Me ngeli ne mendje vecanerisht sistemimi i asaj pjese pergjate Lumit te Lanes , i cili dikur sundohej nga ndertimet e shemtuara dhe kioskat e shumta.Me pas ne po ecnim drejt autostrades se re qe lidhte Tiranen me Durresin dhe me te vertete po provoja kenaqesine e nje rruge te standarteve bashkekohore.Eshte nje fat qe rralle e ndesh ne vende te tjera qe kryeqyteti te kete jo me shume se 20 minuta larg bregdetin dhe plazhin . Pergjate rruges me bene pershtypje dy gjera , E para qe autostrada megjithese kishte zgjatur 6 vjet per tu ndertuar nuk ishte pajisur me ndricues pergjate gjithe gjatesise se saj gje qe binte sidomos ne sy kur ne u kthyem ne oret e vona nga Durresi. E dyta ishte pejsazhi perreth saj qe po ndryshonte me shpejtesi . Nje zone e re industriale po linde pergjate saj , por njekohesisht edhe nje pejsazh kakofonik ndertimesh shtepish te fshatrave perreth . E di qe mbase eshte e tepert te pretendosh per ndertime harmonike individuale ne fshat sipas nje modeli te percaktuar dhe ne pershatatje me ambientin , kur vete qytetet po i pushton kaosi urbanistik .Por te mendosh qe ecen neper nje rruge qe te con drejt bregdetit , pra drejt nje vendi ku do te pushosh , cdo gje duhet te jete ne perputhje me terrenin e gjelberuar qe mbisundon ne keto zona por qe ne realitet ne cdo hap shprishej nga cati vertikale ,rrethore , drejtkendshe , shtepi nga 2 - 6 kate e keshtu me radhe .E gjithe kjo katrahure rurale mes te tjerash kishte cuar edhe ne zenien e siperfaqes se tokes se punueshme , e cila ne Shqiperi sic dihet ka nje perqindje te vogel me fryme. Do te ishte dicka me te vertete interesante dhe shume terheqese per te huajt qe Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizimit ne bashkepunim me komunen perkatese dhe Institutin e Monumenteve te Kultures apo te Kultures Popullore te identifikonin nje tip karakteristik banese qe i perket asaj zone dhe ne baze te saj te orietoheshin te gjithe ndertimet ( pasi fshataret pa pritur te "zhvillohet sistemi bankar shqiptar" po ndertonin dhe c'eshte e verteta jo pak kishin shpenzuar) duke krijuar keshtu kushtet per zhvillimin e nje Agro - Turizmi ( dhe jo shume karg nesh jane modele te suksesshme te ketij aktiviteti ne Itali , Greqi apo Slloveni) qe favorizohet shume ne ate zone, per shkak te klimes se mire , prodhime bujqesore natyrore ose bio sic thuhet sot dhe afersise qe ka me detin. Ne te vertete kjo pamje do te rendohej me tej kur ne po i afroheshim qytetit te Durresit , dhe ne zonen e ish-kenetes , shume afer ketij qyteti bregdetar " me perspektive te madhe ne turizem"( sipas kenges qeveritare qe kendohet prej 10 vjetesh ) shtrihej nje geto e vertete me ndertesa 1- 2 kateshe te vendosuar ne nje menyre aq te crregullt sa te kujtonin nje pikture futuriste.Sic me treguan , njerzit qe banonin aty ishin kryesisht te ardhur nga zonat veriore qe per ti shpetuar mizerjes se atjeshme "kishin kthyer syte nga deti". Megjithate gjendja e atyre shtepive dhe njerezve qe banonin aty te sillte nder mend ate vargun i Nolit " anes detit i palare/anes drites i papare ". Makina vazhdoi me tej dhe disi u gezova kur njerezit qe me shoqeronin me treguan mbikalimin e Dajlanit i cili mendohej se do te ishte me i madhi ne Ballkan dhe qe do te lidhte Portin e Durresit , me autostraden dhe rruge te tjera.Kjo ndjenje nuk vazhdoi gjate kur makina u fut ne zonen e plazhit apo sic i thonin dikur " Teuta". Pamje ishte me te vertete rrenqethese . E tere siperfaqja ranore e plazhit ishte zene nga ndertime shumekateshe betoni , hotele restorante duke zene te gjithe pamjen e detit dhe nje pjese te mire te brezit te reres ne plazh. Tek - tuk dukej ndonje mur i rrezuar nga fadromat e policise ndertimore por qe kishte mbetur ashtu pergjysem si per te treguar se shteti ishte dorezuar perfundimisht perpara kesaj "rrumpalle te tipit nderto per te shkaterruar".Kjo barbari vazhdonte pergjate gjithe rruges dhe ndertimet shumemilioneshe perziheshin me ish -kabinat e rregjuara te Apolonise , Hekurudhes tashme te zena forcerisht nga banore te ardhur nga rrethe te tjera dhe ish- burgosur politike duke krijuar nje kontrast kaotik , i denje per bazifondet e Maniles apo te San Paolos. Kjo situate ishte pergjate gjithe rruges , dhe cudia me e madhe ishte se ne te dyja anet e saj qe te conte per ne plazh ngriheshin jo thjesht vila e restorante , hotele por deri dhe pallate 7- 10 kateshe .Fillova te ndjej nje trishtim me te vertete te madh per kete masaker urbanistike dhe " turistike" qe ishte bere plazhit te Durresit, dikur aq i paster dhe i gjelber. Kjo ndjenje me shoqeroi edhe ne vazhdim teksa makina po drejtohesh nga zona e Plepave , ku i vetmi pejsazh i ruajtur me kujdes ishin vilat qeveritare dhe ambienti i Shtepise se Pushimit te Rendit Publik. Ndersa zona rreth Mbikalimit te Plepave , ishte mbytur nga te tjera ndertime te paligjshme , si lokale , dyqane duke i dhene pamjen e nje pazari te crregullt oriental.Madje dy prej tyre qendronin gjysme te prishura ne te dy anet e portes kryesore te Shtepise se Pushimit te Rendit Publik , duke qene deshmi e rrumpallahnes qe shtetit gati i kishte hyre ne shtepine e vet. Ne rrugen drejt Shkembit te Kavajes dhe plazhit te Golemit fillonte nje seri tjeter ndertimesh brenda zones se plazhit . Ne to binte sy vec milionave te harxhuara me bollek ( ne kushtet kur sistemi bankar ketu nuk para jep kredi, parate nuk ishte e veshtire te mendoje se prej nga vinin) edhe crregullsia e tyre dhe demi qe ishin shkaktuar tere zones me prerjen e pishave te larta ne vende te caktuara . Pjesa me e madhe e ndertimeve aty dilte mbi brezin e gjelber te pishave dhe larmia e formave dhe stilit te tyre nga me te cuditshmit e nga me ekstravagantet i jepnin nje pamje te shemtuar tere zones perreth . Ky pejsazh vazhdonte deri ne Golem dhe ritmi i shfrenuar i ketyre ndertimeve ne tere kete zone vazhdonte me nje intensitet marramendes si per te njejtesuar shijen e shkaterrimit te bregdetit te Durresit e Golemit ne tere gjatesine e tij.Fillova te mendoj se ku shkarkoheshin kanalizimet e tere ketyre ndertimeve kaq afer bregut te detit dhe per nje cast nje drithme ma pushtoi trupin , kur solla ne mend se ato te gjithe derdheshin ne det. Gjithesi u vendosem ne nje nga plazhet aty afer te cilat ishin parcelizuar dhe emertuar ne baze te lokaleve si Benilva, Teledo, Paradise etj . Ishte e tera nje infrastrukture kaotike ku pronaret e ketyre lokaleve as qe u kishte shkuar nder mend te kujdeshin per parkingje , vende per te hedhur mbeturinat ,kendesportive apo kende lojerash per femije si dhe elemente te tjere aq te nevojshem per nje resort turistik, por kishin ngritur ca male betoni te lyer me lloj - lloj ngjyrash pa pike shije Me pushtoi habia kur mesova se plazhi ishte privat dhe duhej paguar , por nuk arrita te kuptoj se ishin bere pronare te siperfaqes se reres ata persona. Njeri nga te afermit e mi qe kishte punuar ne Durres nga viti 1993 - 1995 me tregoi nje histori qe me la pa mend dhe me tronditi njekohesisht .Ne vitin 1994 Bashkia e Durresit dhe Shoqata " Durresi" ne bashkepunim me Komisionin e Kthimit te Pronave kishin organizuar ne Pallatin e Sportit te qytetit te Durresit nje "takim konsensual" ne te cilin kishin vendosur per te kompensuar pronaret e vjeter te Durresit me toka ne bregdet .Kjo sipa tyre edhe per nje arsye se te ardhurit nga rrethe te tjera qe po vendoseshin ne Durres mund tja vinin syrin edhe Plazhit .Keshtu ne baze te nje shorti publik secili prej ketyre ish- pronareve kishte marre siperfaqe te caktuara toke ne te gjithe vijen e plazhit , i kishin legalizuar ne bashkine e ere te demokracise dhe o burra betono-turizmit . Cmenduri te tilla dhe zgjidhje te tilla " alla shqiptare" nuk jane te pakta per sojin tone por te shakterrosh te ardhmen tende ne kete menyre eshte me te vertete paradoksale dhe kriminale . Kur isha ne USA , ne website-in e Bankes Boterore lexova se sipas nje studimi te Bankes Boterore ne Shqiperi , gjate vitit te kaluar shqiptaret e Shqiperise kishin shpenzuar nepermjet agjencive turistike rreth 270 milion dollare per te kaluar pushimet ne vendet fqinje.Nje shifer kjo qe duhet te beje te mendohen gjate politikeberesit tane ashtu si per milionat qe shkojne ne Greqi e Itali , Maqedoni per speca e domate .Ndersa Kryeministri dhe Ministri jone i nderuar i turizmit ben llogari te fitoje 100 milion dollare ne vit nga 500 000 kosovare qe do te vine sipas tij te bejne turizem ne Shqiperi. Nuk kam asgje me vellezerit tane nga Kosova .Por sic thuhet " Vllai tek vllai nuk ve re " . Me kete dua te them pa paragjykuar askend se ne rast se shteti yne dhe Ministria e Turizmit do te mburren me statistikat e "turisteve" nga Kosova duhet ta dine se ata nuk i kushtojne shume rendesi sesi e gjeten plazhin por boll qe vine e vizitojne Shqiperine pa patur ndonje mur ne mes .Pra eshte ne njefare menyre eshte nje "turizem patriotik ".Bukur deri ketu . Por kam pershtypjen se kjo gjendje mund te kenaqe ne raportet statistikor udheheqesit tane dhe tja varin cilesise qe kerkon nje turizem per te terhequr turistet nga Anglia, Italia, Cekia, Hungaria , Greqia etj qe nuk vine vetem thjesht per te pare Shqiperine por per te shijuar cilesisht bredgetin shqiptar dhe qe kane xhep me te fryre per te mbushur arken e shtetit shqipatr dhe te individeve . Ndersa mendoja keto prane nesh erdhi nje familje zulmemadhe me disa femije , qe shtrengonin e duar qese e ene me ushqime . Per pak caste reren e pushtoi ngulci i te ngrenit dhe lekurat e domateve e te kastravecit po pushtonin reren .Jo shume larg nesh nje grumbull mbeturinash te fermetuara nga te nxhehtit leshonte nje ere te padurueshme. Ashtu sic isha u cova dhe thashe te shoj te freskohem ne ujin e detit . Teksa iu afrova atij nje ngjyre disi jo e zakonte per nje det me beri tendalem. Nje bori makine me beri te shqyej syte kur veshtrimi me kapi dy kokoroce me zinxhire florori ne qafe , teksa ecnin pergjate bregut mbi nje benz me kabine te hapur dhe kullosnin syte ne vajzat e plazhit. U ktheva ne cader dhe me kapi pushtoi nje deshire te shoja e te shihja se cbehej ne qytetin e Durresit. Kur po i afroheshim hyrjes se qytetit nga zona e plazhit , degradimi dhe kaosi i ndertimeve te shoqeronte vazhdimisht .Stacioni i rregjuar i trenit , dhe fasadat e pluhurosura te pallateve te linin shijen e ndonje qyteti jo bregdetar por sikur sapo kishte kaluar ndonje katastrofe mjedisore .(qe realisht me duket se kishte ndodhur pavarsisht se nuk ishte e tipit Cernobil apo United Carbite) Kisha nje deshire te madhe te shihja se ne cfare gjendje ishte amfiteatri i lashte i ketij qyteti .. Por pamja qe me doli perpar syve ishte e dhimbshme . Pervec harreses dhe mosmirembajtjes , amfiteatri ishte rrethuar nga shtepi private te ndertuara se fundi qe gati po i binin mbi shpine . Durresi me pasurite e tij te madh arkelogjike eshte shume i pershtatshmem edhe per nje turizem kulturor , por ndjeva nje dhimbje te madhe tek shikoja se grykesia e njerezve dhe indiferenca kriminale e shtetit e kthyer ne bashkefajesi po shkaterronte edhe kete mundesi pas plazhit . Miku im qe me shoqetonte me tha se ne te gjithe zonen A dhe B te qytetit te shpallura qe para 90 si zona arkeologjike po beheshin ndertime e jepeshin leje per pallate shumekateshe, kur dihej qe poshte tyre eshte pothuaj i pazbuluar i gjithe Durresi antik. Fjala krim me dukej e vogel per per te pershkruar kete shkaterim te denje per barbaret e mesjetes. Makina mori me pas per nga shetitorja kryesore . Me pelqeu rruga tregtare e rikonstruktuar me fonde e USAID dhe te vete biznesmeneve. Mirpo cdo gje dukej sikur kishte ndaluar aty dhe ne kete qytet dukej se nuk mund te gezoje per nje kohe te gjate pasi shkaterrimi te priste ne cdo hap . Pergjate shetitores tek Monmenti i Rezistences ( apo ish-Vollga e famshme) nje shumesi kioskash per aktivitete te ndryshme ( O ZOT Deri agjenci funerali buze bukurise se detit) kishte shemtuar tere pamjen , kur ajo duhet te ishte nje shetitore buze detit , e gjelberuar dhe e ndricuar ( tip lungomare) sic e kane simotrat e saj jo shume larg anes tjeter te Adriatikut . Diku me tutje ngriheshin dy kulla te medha qe kishin zene tere pamjen e detit ( qe per ironi durrsaket i quanin Kullat binjake) dhe njera me dukej ishte ngritur ne pronat e nje politikani te njohur qe djersit nga mengjesi ne mbremje per te miren e Shqiperise). Ne kete vendosmeri "per te ndertuar duke shkaterruar" sikur na shkon per shtat ajo shprehja e dikurshme por tashme r ne sensin e kundert " ne njeren dore kazmen dhe ne tjetren pushken". Ne anen tjeter ngrihej syri te kapte Muzeun i Ri Arkeologjik . . Me pelqeu por prape gezimi nuk vazhdoi gjate , pasi dhe ai ishte i rrethuar nga nje brez shtepish te ndertuara ne menyre te crregullt c'ka ja prishte tere pamjen perreth . Miku im me tha se Muzeu nuk kishte perfunduar pasi duheshin akoma edhe shume para por te pakte nje pjese e objekteve tashme ishin brenda nje godine dhe jo ne meshire te trafikanteve te veprave te artit U largova nga qyyteti i Duuresit dhe morem serish rrugen nga plazhi. Ne mendje me rrinte vazhdimisht nje pyetje : Deri kur keshtu . Deri kur do ta ne ndjeke fataliteti historik i " nderto per te shkaterruar" Deri dje bunkerat , tokat e reja dhe sot nje "brez betoni turistik" qe po rrethon bregdetin shqiptar nga Durresi ne Sranade duke na rrezikuar te na izoloje nga shija dhe konsumi i turisteve te huaj ( te heqim dore se quajturi turiste shqiptaret qe vine per te pare familjet apo te cmallen me shtetin ame) po aq sa kloni i kufirit .DERI KUR ?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    A e dini se..

    Qe ne kohen e Enver Hoxhes ka pasur trima??


    Cbenin trimat..
    Ata canin tubin kryesor te ujsjellesit..montonin hajdutce nji tub tjeter..dhe e fusnin kte tub ne shpijat e tyre dhe vadisnin bahcet.
    Ndersa ne qytet pleqte ngjisnin kazanat me uj ne katin e 5 te tek bahcet e ketyre trimave katundare rridhte uji nat e dite kot.
    Po keshtu benin me elektrikun..
    Vidhnin e shkatarronin pa ju dridhur qerpiku.
    Cbente policia ose sigurimi?
    Asgje.
    Pse?
    Sepse keta lloj trimash benin te 99 -at por nji gje nuk e harronin ..qe PPSH-ne nuk e shanin me goje...
    Kaq Mjaftonte dhe ky lloj ekzemplari vegjetonte ne republiken e ndyre te Shqiperise rehat rehat.
    Erdhi Demokracia dhe kjo kategori nuk cau drrasa se cdo behet me vendin por i qindfishoi vjedhjet e vrasjet dhe ferr ne kembe nuk i hyri.

    Ministri tani kujtohet tu thote administrates qe nuk lejohet prekja rrjetit elektrik dhe ujor..dhe se do marre masa per prekesit..
    Hajde shtet hajde..

    Koha jone..
    -----------
    Xhafaj: Stop abuzimeve me ujin e pijshem
    Teuta Shamku/ Personat qe do te abuzojne me ujin e pijshem, duke nderhyre ne rrjetin e ujesjellesit, do te perballen me organet e rendit dhe ato te drejtesise. Nderhyrja ne menyre te paligjshme ne rrjetin kryesor te ujit te pijshem nga disa njerez e ka detyruar ministrin Xhafaj t'i drejtohet organeve te rendit dhe prokurorise.

    Dje, Ministri i Territorit dhe Turizmit Fatmir Xhafaj i ka kerkuar ndihme Ministrit te Rendit Publik Stefan Cipa dhe Prokurorit te Pergjithshem Theodhori Sollaku per ndeshkimin e personave pergjegjes, te cilet pengojne punen e punonjesve te Ujesjellesit te Tiranes ne masat e marra per ndryshimin e gjendjes se ujit te pijshem ne kryeqytet.

    Ministri Xhafaj me ane te nje letre i eshte drejtuar titullareve te ketyre institucioneve te ndeshkoje te gjithe ata qytetare apo subjekte qe shkelin ligjin, duke krijuar pasoja te renda ne furnizimin me uje te zonave te ndryshme ne kryeqytet.

    Ditet e fundit, per te plotesuar me mire dhe me shpejt nevojat per ujin e pijshem dhe per te perballuar problemet qe po hasen ne kete sektor, Drejtoria e Ujesjellesit ne kryeqytet po mundeson ndryshimin e skemave te furnizimit me uje me manovrimin e saracineskave ne pusetat kryesore ne rruget e qytetit. Ne punen e tyre, sipas letres zyrtare te Ministrit ndaj ketyre institucioneve, grupet e manovrimit po pengohen dhe kercenohen nga persona deri ne tentative per t'i mbyllur keto pueseta. Sipas informacionit te mberritur ne Drejtorine e Pergjithshme te Ujesjelles-Kanalizimeve dhe ne Ministrine e Rregullimit te Territorit dhe Turizimit, gjate dites se djeshme nga persona te papergjegjshem me qellim pengimin e ndryshimit te furnizimit me uje te qytetit te Tiranes, ne rrugen "5 Maji" eshte prere aksi i saracineskes kryesore. "Nderhyrja ne rrjetin e ujesjellesit ne keto forma eshte krim dhe duhet te ndeshkohet", shprehet ministri Xhafaj, ne komunikimin zyrtar me institucionet e tjera ku eshte drejtuar per koordinimin e ketij aksioni. Dje ministri Xhafaj i shoqeruar edhe nga Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Bilbil Mema, ishte prezent ne kete zone, per te ndjekur nga afer punimet e rregullimit te rrjetit dhe per te mbeshtetur aksionin e Drejtorise se Ujesjellesit te Tiranes, per nje furnizim normal me uje te pijshem te banoreve ne te gjithe vendin. Ne kuader te masave te marra, Ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit Fatmir Xhafaj i kerkuar ndihme edhe Ministrit te Industrise dhe Energjetikes Viktor Doda, lidhur me furnizimin me energji elektrike te ujesjellesave. Me nje leter zyrtare ministri Xhafaj i kerkon ministrit Doda qe ne ndermarrjet e ujesjellesave qe operojne me stacione pompimi dhe eshte e nevojshme energjia elektrike, duhet te kete furnizim normal te me energji. "Nivelet me luhatje te energjise qe furnizojne

    stacionet e pompimit nuk sigurojne parametrat optimale per venien ne funksion te pajisjeve", informoi ministri Xhafaj ministrit Doda. Xhafaj ka kerkuar qe sidomos ne zonat Tiranes, Durresit, Vlores, Shkodres, Tropojes e Sarandes, te merren masa per te funksionuar me kapacitete te plota prodhuese stacionet e pompimit, pasi ka pasur avari te ndryshme. "Ne jemi te gatshem te bashkerendojme punen me strukturat tuaja te specializuara per te gjetur rruget dhe mundesite per kapercimin e kesaj situate te veshtire", shprehet ministri Xhafaj ne letren drejtuar ministrit te Industrise dhe Energjetikes Viktor Doda.

    --------------

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    Sopata dardhareve ne Dhermi.

    Shkencetaret tane te Natyres kujtohen te japin Alarm qe su dashkan prere pyjet..
    Pse kur qenkan dashur te prihen ndoj here?
    Nejse me mire mbas pilafit se kurre..thote POPULLI (theksi tek U-ja..)..

    SheKULLI (theksi te u-ja) njofton..
    -------
    Tė ndalet prerja e pyjeve nė Rivierėn Shqiptare

    Prof.Dr. Mevlan Kabo
    Prof.Dr. Farudin Krutaj
    Prof.Dr. Arqile Bėrxholi
    (Qendra e Studimeve Gjeografike e Akademisė sė Shkencave)


    Dihet nga tė gjithė qė Riviera Shqiptare, e njohur edhe me emrin Bregu i Detit (rripi i ngushtė bregdetar Jonian nga Palasa nė Nivicė-Buhar) pėrbėn perlėn e natyrės shqiptare me bukuri tė mahnitėshme dhe vlera tė larta ekoturistike. Por ajo njėherazi, ėshtė nga zonat mė tė varfėra nga bimėsia, sidomos mungojnė ose janė mjaft tė pakta pyjet e vėrteta me drurė tė lartė, tė cilėt pėrfaqėsohen nga korije, valanidhi nė shpatet perėndimore tė vargjeve bregdetare (Lavan-Konjak-Ēikė), qė rrihen fuqishėm nga dielli si dhe nga disa pyje ilqesh tė vendosura nė grykat dhe luginat e lumenjve dhe pėrrenjve malorė nėn hije qė derdhen nė Jon. Kėta pėrbėjnė nė tė vėrtetė pyjet e mirėfillta tė Rivierės Shqiptare. Ato kanė vlera tė larta jo vetėm biosilvike, por edhe ekologjike-mjedisore dhe turistike, ndaj nė kėto pyje nuk duhet jo vetėm tė vihet dorė, por edhe tė ruhen, mbrohen e ripėrtėrihen me ēdo kusht. Pjesa tjetėr e mbulesės pyjore tė zonės pėrbėhet nga makja mesdhetare (shkurret) qė zėnė sipėrfaqen mė tė madhe tė zonės, duke mbuluar kodrat, sidomos ato me formacione flishi (Borsh-Lukovė) dhe luginat e lumenjve e pėrrenjve. Por edhe makjet e pėsuan keqas nga dora e njeriut. Nė vitet '70-'80 ato u shpyllėzuan dhe kodrat u kthyen nė plantacione me agrume dhe ullinj.
    Vetėm lugina e lumit tė Borshit shpėtoi nga shpyllėzimi, ndonėse projekti pėr shpyllėzimin e saj u bė gati. Sikur tė ishte realizuar ky projekt, atėherė pasojat do tė ishin shkatėrrimtare pėr gjithė zonėn, pėr natyrėn dhe njerėzit e saj. Por ajo qė nuk u bė atėherė, po bėhet tani. Qetė e qetė pa zhurmė e pa bujė, madje nė heshtje dha gati nė ilegalitet, ėshtė dhėnė urdhri pėr shpyllėzimin e tė vetmes zonė pyjore tė vėrtetė tė Rivierės Shqiptare, luginėn e lumit tė Borshit. Nė mars tė kėtij viti gjatė njė ekspedite pune nė kuadrin e njė projekti pėr mbrojtjen e biodiversitetit tė luginės sė Borshit mbėshtetur financiarisht nga fondacioni UNDP-GEF (SGP), tė ēuditur dhe tė tmerruar konstatuam qė njė firmė shqiptare po priste pa mėshirė e pa kurrfarė kriteri pyjet madhėshtore prej ilqesh shekullore dhe ilqesh tė reja nė sektorin e Pėrroit tė Kalit (Borshi i Vjetėr), qė ėshtė sektori mė i paqėndrueshėm nga ana gjeomorfologjike i krejt luginės, me shpate tejet tė pjerrėta, me zhvillim tė madh tė proceseve tė shpatit (erozion galopant, rrėshqitje, rrėzime gravitative gurėsh)etj. Sapo u kthyem nė Tiranė, botuam njė artikull nė gazetėn "Shekulli", por askush nuk mori pėrsipėr tė pėrgjigjej pėr kėtė ēėshtje. Ndaj vendosėm tė dalim edhe njėherė nė shtyp me shpresė sė diēka do tė bėhet.
    Pas kėsaj ne kontaktuam pėrsėri me kryetarin e pleqėsisė sė Borshit, Z. Novruz Hizmo, dhe e pyetėm nėse kishte bėrė ndonjė veprim pėr atė ē'ka ndodh nė luginėn e Borshit. Nė vend tė pėrgjigjes, ai vendosi mbi tavolinė njė shkresė dhe na u lut qė ta lexonim. E lexuam me njė frymė dhe morėn vesh gjithshka. Ishte njė letėr e drejtorit tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Pyjeve, z. Kolė Malaj, me numėr protokolli 838, dt.24.04.2001 qė i pėrgjigjej letrės sė z. Novruz Hizmo, nė tė cilėn kėrkohej qė ai tė ndėrhynte pėr tė ndaluar prerjen e pyjeve nė luginėn e Borshit. Nė letrėn e pėrgjigjes, drejtori i pėrgjithshėm i pyjeve thoshte se parcela 75/a nė luginėn e Borshit tė Vjetėr i ėshtė dhėnė subjektit juridik "Vero" shpk nė Sarandė me liēensė konform tė gjitha rregullave e ligjeve shtetėrore pėr shfrytėzimin e pyjeve. Shkresa vazhdonte pastaj me argumentimin se kjo parcelė duhej tė shfrytėzohej, pėr ta pastruar nga drurėt e vjetėr, pėr ta rralluar etj, d.m.th pėr tė bėrė "shfrytėzimin me pėrzgjedhje" etj.
    Sigurisht drejtori i pėrgjithshėm i pyjeve ligjėrisht ka tė drejtė tė lėshojė liēensa pėr shfrytėzim pyjesh nė ēdo vend tė Republikės, por gjithnjė sipas kritereve tė caktuara e tė miratuara prej vetė asaj. Por pikėrisht me kėtė fakt lindin disa pyetje tė natyrshme: Sė pari, nė parim, a duhet tė priten pyjet e Rivierės Shqiptare, pa kurrfarė kriteri kur dihet varfėria e skajshme e saj nė bimėsi, sidomos nė pyje tė vėrteta siē janė ato me ilqe ? Besoj se nuk duhet tė priten, qoftė edhe me "pėrzgjedhje". Madje edhe shkurret duhet tė shfrytėzohen me shumė kujdes, kur dihet se ato, siē thamė, u dėmtuan rėndė gjatė viteve '70-'80, kur nė vend tė tyre u krijuan plantacione agrumesh e ullinjsh, sot krejtėsisht tė braktisura.
    Sė dyti, kur jepet urdhėr apo lėshohet njė liēensė shfrytėzimi pyjesh, a duhet tė merren parasysh kushtet topografike-gjeomorfologjike tė zonės ku bėhet shfrytėzimi ? Sigurisht qė duhet tė merren parasysh, madje ky faktor duhet tė jetė kryesorė pėr lėshimin e liēensave. Mesa duket kėtė kriter nuk e ka patur parasysh DPP. Sė treti, dhe mė konkretisht, a i njeh DPP kushtet konkrete topografiko-gjeomorfologjike tė parcelės 75/a nė Borshin e Vjetėr, (Pėrroi i Kalit)? Nėse i njeh, e megjithėkėtė ka urdhėruar prerjen e pyjeve atje, atėherė ky ėshtė njė faj shumė i rėndė. Por edhe nėse nuk i njeh, ca mė keq.
    Sė katėrti, inspektorėt e pyjeve tė DPP, por edhe ata tė pushtetit vendor, a e kanė kontrolluar firmėn "Vero" shpk pėr tė parė se si ajo i zbaton kriteret e prerjes sė pyjeve ? A e dinė ata se kjo firmė po i pret mbarė drurėt e ilqeve pa marrė parasysh moshėn, dendėsinė dhe kushtet e tjera tė sgfrytėzimit ? Sigurisht qė nuk ėshtė ushtruar asnjė kontroll, pasi ne kemi parė nė vėnd qė janė prerė ilqe fare tė reja, me moshė 15-20 vjeēare. Sė pesti, a e di DPP se Riviera Shqiptare nė strategjinė e zhvillimit tė turizmit nė Shqipėri, ėshtė shpallur "zona luks", ku nuk duhet tė preket natyra e virgjėr e saj, sidomos mbulesa bimore qė ėshtė njė nga faktorėt kryesorė pėr sigurimin e ofertės primare turistike? Riviera Shqiptare ėshtė zona e turizmit elitar nė Shqipėri, dhe si e tillė, jo vetėm natyra, por edhe monumentet historiko-kulturore duhet tė ruhen me xhelozi e kujdes tė jashtėzakonshėm si nga pushteti qendror dhe lokal ashtu edhe nga komuniteti. Pikėrisht atje ku ėshtė urdhėruar prerje e pyjeve nė luginėn e Borshit (parcela 75/a) ėshtė njė nga objektet mė tė rėndėsishme tė kultit nė gjithė kėtė luginė, Mekami i Borshit. Me prerjen e pyjeve kėtu ai ka rrezik tė kthehet nė gėrmadhė nga proceset e fuqishme tė shpatit.
    Nga njė anė, kryeministri shqiptar, z. Pandeli Majko me tė drejtė, ngul kėmbė qė turizmi nė Shqipėri, sidomos nė Rivierėn Shqiptare, tė shndėrrohet nė njė turizėm modern industrial, nga ana tjetėr njė ministėr apo drejtor i tij, jep urdhėr tė priten pa kurrfarė kriteri pyjet prej ilqesh, e vetmja pasuri pyjore e zonės dhe njė nga vlerat mė tė mėdha natyrore e turistike tė saj.
    Dhe pyetja e fundit, a nuk i dinė tė gjitha kėto urdhėruesit e shkatėrrimit tė pyjeve nė luginėn e Borshit? Sigurisht qė i dinė. Por edhe sikur tė mos i dinė, pėrsėri faji ėshtė edhe mė i madh. Por pėrse atėherė e bėn kėtė ? Sigurisht arsyet tė gjithė i dinė. Nuk do shumė mend tani pėr tė kuptuar arsyet e vėrteta tė kėtyre veprimeve. Shpresojmė qė organet pėrgjegjėse shtetėrore pėr mbrojtjen e pyjeve e tė mjedisit dhe tė zhvillimit tė turizmit nė qendėr e nė bazė duhet tė merren me kėtė ēėshtje me qėllim qė tė mėnjanohen ato veprime e ndėrhyrje qė shpien nė degradimin e natyrės dhe prishjen e ekuilibrit tė saj.
    -------------------
    he me te lumte goja..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    Liqeni

    Liqeni Fierzes
    -------------------------
    Liqeni i Fierzės i ndotur, 2 tė shtruar me antraksin e lėkurės


    Kafshėt e ngordhura tė hedhura nė liqen bėhen shkak pėr infeksione tė lėkurės dhe sėmundje tė zorrėve

    KUKĖS- Liqeni i Fierzės rezulton tė jetė i ndotur. Persona tė papėrgjegjshėm kanė hedhur kafshė tė ngordhura si qen, lopė e gomarė nė kėtė basen duke infektuar ujin. Kontaktet me tė (ujin) janė bėrė njė rrezik serioz pėr shėndetin e personave qė lahen nė kėtė liqen. Burime spitalore tė Kukėsit bėjnė tė ditur se dy persona janė shtruar nė spital nga antraksi indestinal (i lėkurės). Mark Nufi, Shef i Shėrbimit Infektiv nė spitalin rajonal tė Kukėsit ka paralajmėruar pėr rrezikun qė u kanoset personave qė lahen nė liqenin e Fierzės , (Kukės), nga sėmundjet dermatite, tė zorrėve, antraksit tė lėkurės, por edhe tė antraksit vdekjeprurės. Deri tani, sipas mjekut infeksionist, dy persona janė shtruar nė spital, ku njėrit si pasojė e larjes nė liqen i ėshtė infektuar deri nė qelbėzim lėkura e kokės, ndėrsa tjetri, i pickuar nga njė mushkonjė, ėshtė infektuar, duke ju pėrhapur antraksi i lėkurės. "Tė gjitha sėmundjet e kafshėve tė ngordhura tė cilat janė hedhur nė liqen nga persona tė papėrgjegjėshėm mund tė pėrhapen tek njerėzit nė ujėrat e ėmbla. Antraksi i lėkurės merret nga kontakti me ujin e ndotur, por nga pirja e ujit dhe lagia e buzėve mund tė infektohet edhe organizmi, kryesisht zorrėt nga ku mund tė pėrhapet dhe antraksi vdekjeprurės",- sqaron mjeku Mark Nufi. Ai ka paralajmėruar qytetarėt qė tė shmangin larjen nė ujėrat e liqenit tė Fierzės nė afėrsi tė Kukėsit, ku janė hedhur kafshė tė ngordhura, por njėherazi ai porosit prindėrit qė tė pengojnė edhe fėmijėt pėr t'u larė, pasi janė tė ekspozuar pėrballė sėmundjeve tė lėkurės dhe zorrėve. Liqeni i Fierzės, i krijuar nė vitin '79-'80 si rezultat i ndėrtimit tė hidrocentralit me tė njėjtin emėr, ėshtė njė liqen oligotrof dhe ka njė bosht gjatėsor prej 70 km dhe me njė sipėrfaqe maksimale prej 7 mijė hektarėsh. Sipėrfaqja, thellėsia dhe shtrirja e tij e madhe, pėrveē peshkimit, ėshtė i favorshėm edhe pėr t'u larė gjatė mujave tė nxehtė tė verės. Vitet e fundit, si pasojė e thatėsirave tė tejzgjatura tė cilat kanė ēuar nė krizat e njėpasnjeshme energjitike, liqeni i Fierzės thuajse ka humbur funksionin e tij tė mėparshėm qoftė pėr qėllime turistike, lundrimi dhe peshkimi. Ai ėshtė pėrdorur kryesisht nga KESH-i si njė basen rezervė pėr liqenin e Komanit, duke shkaktuar kėshtu zhdukjen e faunės, penguar lundrimin dhe ndotur ambientin.
    Bashkim Shala
    ---------------------------

  11. #11
    *****
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    Peru (Lima)
    Mosha
    37
    Postime
    79
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Rreth shqetėsimeve pėr prerjen e pyjeve nė Rivierėn Shqiptare

    Ne Shqiperi kane ndodh shume shperdorime. Pasurite kombetare nuk jane mirembajtur aspak, nga minierat,hidrocentralet, bregdeti, asetet turistike rruget, urat, infrastruktura etj. Saqe po te mos ishim vete deshmitar te ketyre ngjerjeve do thonim se DIKUSH eshte i interesuar qe ky vend te shkoje me poshte akoma.

    Nga gazeta merren artikuj per te mbrojtur nje argument, une kete rradhe po bie nje shembuj nga Z Kole, per ta kundeshtuar ate. Atij i intereson te thote qe Puna me Pujet shkon mire. Kur para tri ditesh lexuam se u lane te digjeshin 10 hektare pyjesh, se mungojne mjetet, s`kemi c`bejme... etj. Kur pyjet tona jane rrafshuar krejtesisht a kerkush nuk i mbron A jeni ju dakort me shkrimin e Z,Kole Markaj?

    Ai flet per strategji, plane e genjeshtra me oke, kur REALITETI ESHTE KREJT NDRYSHE.Mjaft me me genjeshtra Kole se demagogjia po na del perhundesh, ne rradhen e madhe te shperdorimeve ne Shqiperi pyjet zene vendin e PARE ! e Kola thote qe keto jane aludime te panevojshme !


    Rreth shqetėsimeve pėr prerjen e pyjeve nė Rivierėn Shqiptare
    Nga Kolė Malaj


    Prej disa vitesh ėshtė hartuar dhe miratuar strategjia e zhvillimit tė sektorit tė pyjeve dhe kullotave nė vendin tonė, e cila pėrfaqėson njė plan veprimi qė synon arritjen e njė kontributi optimal tė sektorit tė pyjeve dhe kullotave nė rritjen e pėrgjithshme ekonomike dhe zhvillimin e qėndrueshėm tė Shqipėrisė. Strategjia e kėtij sektori do t'i shėrbejė gjithashtu edhe njė numri qėllimesh tė tjera tė rėndėsishme. Por, realizimi i pikėsynimeve tė kėsaj strategjie dhe i objektivave tė tjerė, do tė ishte absolutisht i pamundur pėr DPPK dhe strukturat e saj, pa pjesėmarrjen dhe kontributin e tė interesuarve tė tillė si komunitetet, organizatat joqeveritare, biznesi, pronarėt privatė, institucionet vendase dhe tė huaja, donatorėt e ndryshėm etj. Interesimi i tė gjithė kėtyre aktorėve ka ardhur gjithnjė nė rritje dhe kjo ka bėrė tė domosdoshme krijimin e njė dialogu mes tyre e strukturave tė shėrbimit pyjor. Ky proces ėshtė konsideruar tepėr i rėndėsishėm, pasi ai nuk konsiston vetėm nė informimin, edukimin dhe ndėrgjegjėsimin e opinionit tė gjerė, por edhe nė tėrheqjen e mendimeve, tė cilat do tė ndikojnė nė mėnyrė pozitive pėr vendimmarrje tė bazuara dhe efektive.
    Nė kėtė aspekt vlerėsojmė edhe artikullin e zotėrinjve tė nderuar Prof. Dr. Mevlan Kabo, Prof. Dr. Farudin Krutaj dhe Prof. Dr. Arqile Bėrxholi, tė botuar nė gazetėn "Shekulli", tė datės 29.06.2002 me titull "Tė ndalet prerja e pyjeve nė Rivierėn Shqiptare". Pėr t'iu pėrgjigjur shqetėsimit qė ėshtė ngritur, verifikuam nė vend problemin, rreth tė cilit dėshirojmė tė bėjmė disa komente.
    Trajtimi i pyjeve mbėshtetet nė planet e mbarėshtrimit dhe tė inventarizimit, tė cilėt janė dokumenta ligjorė tė detyrueshėm pėr t'u zbatuar. Mbi bazėn e gjendjes reale dhe funksioneve qė i caktohen fondit pyjor, ata parashikojnė masat silvikulturale qė duhet tė ndėrmerren, pėr arritjen e objektivave tė pėrcaktuara. Njė ekonomi pyjore mund tė ketė njėkohėsisht funksion prodhues, nė njė pjesė tė sipėrfaqes dhe funksion mbrojtės, pėr pjesėn tjetėr tė saj. Nė sipėrfaqen me funksion mbrojtės mund tė pėrfshihen pyje mbrojtės, por edhe pyje tė mbrojtur. Nė tėrėsinė e masave silvikulturale, pėr pyjet me funksion prodhues, bėn pjesė edhe shfrytėzimi i tyre, nė pėrputhje me rekomandimin e bėrė pėr ēdo ngastėr apo nėnngastėr. Nga ana tjetėr, aktiviteti i shfrytėzimit tė pyjeve zhvillohet mbi bazėn e akteve ligjore e nėnligjore nė fuqi.
    Referuar planit tė inventarizimit tė ekonomisė pyjore "Bregdet", ngastra nr. 75/a e mbuluar me shkurre, ku 60% e zė lloji prall me moshė 62 -vjeēare, 20% lloji mrete, me moshė 54 -vjeēare dhe 20 %ilqe, me moshė 45 -vjeēare, ka funksion prodhues. Ajo ndodhet nė njė distancė prej 4 km larg nga vija bregdetare dhe ėshtė jashtė zonės me pėrparėsi zhvillimin e turizmit, si dhe 2 km larg zonės sė propozuar pėr rezervat shkencor i kategorisė sė parė. Duke qėnė se kjo ngastėr dhe pjesa dėrrmuese e sipėrfaqes sė ekonomisė ėshtė mbuluar me shkurre e pyje tė ulėt, tė degraduar e me moshė tė madhe, ripėrtėritja e saj duhet tė bėhet me prerje rrah, metodė qė pėrdoret kudo. Nga eksperienca jonė shumė vjeēare, kjo mėnyrė trajtimi, shoqėruar me masa tė tjera pėr mbrojtjen e sipėrfaqes sė presė, shumė shpejt jep rezultate shumė tė mira, gjė qė e vėrteton dhe gjendja aktuale e pyjeve nė disa rrethe tė vendit, nė tė cilėt vitet e fundit janė kryer punime tė tilla. Mund tė themi se ndėrhyrja nė kėtė ngastėr ėshtė e vonuar, pasi ajo duhej tė ishte kryer disa vite mė parė. Me legjislacionin aktual, fondet e nevojshme pėr investime nė pyje dhe kullota, duhet tė sigurohen nga vetė shėrbimi pyjor, nėpėrmjet aktiviteteve tė ndryshme, ku pjesa mė e madhe e tyre vjen nga shfrytėzimi i pyjeve.
    Pa dashur tė polemizojmė, theksojmė se Drejtoria e Pėrgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave nuk ėshtė urdhėruesi i shkatėrrimit tė pyjeve dhe se veprimet e kryera prej saj dhe Drejtoria e Shėrbimit Pyjor Sarandė, nuk janė aspak ilegale, por tė mbėshtetura nė aktet ligjore e nėnligjore nė fuqi, tė kontrollueshme nė ēdo kohė dhe nga kushdo. Nga sa parashtruam mė sipėr, mendojmė se nuk qėndron as mendimi se kėto pyje priten "pa mėshirė dhe pa kurrfarė kriteri", por po pėrpiqemi tė punojmė me pikėsynim qė ata tė "ruhen, mbrohen e ripėrtėrihen", sikurse dėshirojnė tė gjithė, pėrfshirė edhe artikullshkruesit. Gjithashtu jemi tė ndėrgjegjshėm se nė punėn tonė ka patur edhe tė meta e mangėsi, pėr eliminimin e tė cilave bėhen pėrpjekje tė vazhdueshme.
    Nė pėrfundim, dėshirojmė tė theksojmė se ėshtė e drejta e kujtdo qė tė shprehet pėr problemet e pyjeve dhe kullotave pasi, sikurse e theksuam nė fillim, e konsiderojmė si njė kontribut dhe ndihmėse pėr punėn tonė. Por nga ana tjetėr, ashtu sikurse propogandohet me burime tė ndryshme informacioni, do tė ishte shumė e dobishme tė kontaktohej edhe me organet kompetente, nė rastin konkret me DPPK dhe DSHP Sarandė. Nė kėtė mėnyrė do tė sqaroheshin shumė probleme dhe pikėpyetje qė mund tė kenė njerėz tė ndryshėm, jashtė kėsaj fushe si dhe do tė eliminohej shtrimi i pyetjeve nė formė aludimesh, shpesh herė tė panevojshme.

    Drejtori i Pėrgjithshėm i Drejtorisė sė Pyjeve dhe Kullotave





    Print Email




    Copyright 2002 Shekulli

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime
    Njgjalat po zhduken...

    shtypi
    ----------
    Ambientalistėt: Gjuetia bėhet nga persona tė paautorizuar dhe me mjete shfarosėse


    Alarmi, po zhduket ngjala nė Nartė


    Ngjala e lagunės sė Nartės po rrallohet ēdo ditė, duke rrezikuar shfarosjen

    VLORĖ- Po zhduket ngjala nė lagunėn e Nartės. Shoqatat ambientaliste kanė dhėnė alarmin mbi rrezikun e zhdukjes sė ngjalave nė lagunėn e Nartės. Nėnkryetari i shoqatės mjedisore "Kristo Papajani", zoti Vasillaq Ndini, tha pėr gazetėn se dukuria e gjuajtjes sė ngjalave nė gjolin e Nartės ka marrė pėrmasat e njė epidemie dhe duhet frenuar sa s'ėshtė vonė. Organet kompetente nuk mund tė bėjnė sehir sesi shkatėrrohet fauna e njė lagune, e cila ėshtė nga mė tė rėndėsishmet, jo vetėm nė Shqipėri, por nė gjithė Mesdheun. Dikur ka pasur norma dhe rregulla gjuetie nė kėtė lagunė, kurse sot
    kėto rregulla dhe ligje mungojnė. Sipas Ndinit, i takon bashkisė sė Vlorės, qarkut dhe prefekturės qė tė vėnė nė lėvizje tė gjithė mekanizmat pėr dhėnien fund tė abuzimit me gjuetinė e paligjshme nė lagunėn e Nartės. Kohėt e fundit, vėren ai, ėshtė shtuar nė mėnyrė galopante gjuetia e ngjalave nė kėtė lagunė, aq sa rrugėt dhe sheshet e qytetit tė Vlorės mbushen ēdo ditė nga personat qė shesin ngjala tė gjuajtura nė gjol. Gjuetia e kėsaj specie tė famshme bėhet nga persona tė paautorizuar dhe tė palicencuar, tė cilėt pėrdorin metodat shfarorėse nė gjuetinė e ngjalave, deri edhe dinamit. Po tė udhėtosh nga Fieri drejt Vlorės, sapo i afrohesh Bestrovės, do tė ndeshesh me tregtinė e ngjalave: persona tė caktuar kanė nxjerrė magjet dhe legenat plastikė tė mbushur me ngjala, tė cilat i shesin me ēmime tė leverdishme. Pas kėsaj skene, njė tjetėr tregti ngjalash bėhet tek ish-gjykata, ku tė ofrohen qeska me ngjala tė madhėsive tė ndryshme. Kjo situatė vazhdon edhe nė tregjet e qytetit, ku magjet plastike, tė mbushura me ujė, tė joshin me ngjala tė gjalla..Kėsaj tregtie i shtohet edhe ajo e peshkatarėve shetitės tė Nartės, tė cilėt bredhin ēdo ditė lagjeve dhe rrugėve tė Vlorės duke thirrur pėr "ngjala tė freskėta". Dukuria e gjuetisė pa kriter dhe nga persona tė palicencuar po bėn qė ngjala e lagunės sė Nartės tė rrallohet ēdo ditė, duke rrezikuar seriozisht shfarosjen e saj.Por burimet nga fshati Nartė, qė mund tė konsiderohet si lagje periferike e qytetit tė Vlorės, pėr vetė afėrsinė qė ka, thanė pėr gazetėn se gjuetia nuk bėhet vetėm nga vendasit, tė cilėt e dinė se kur dhe si duhet tė gjuhet ngjala, por nga persona piratė, tė ardhur nga zonat pėrreth Nartės, tė palicencuar dhe jo peshkatar. Njė situatė e tillė kėrkon ndėrhyrjen urgjente tė autoriteteve lokale dhe atyre tatimore pėr tė frenuar zhdukjen e tyre.
    Ilir Ruci.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    Korani ose trofta

    shekulli
    ---------------
    Ambientalistėt: Trofta po zhduk koranin. Ky ėshtė njė krim qė po i bėhet liqenit tė Ohrit


    Prefekti urdhėron: Mė 1 gusht tė ikin 15 kultivuesit e troftės

    POGRADEC - Gjendje alarmante e shtimit tė troftės nė ujėrat e liqenit tė Ohrit e ka sjellė dje pėrsėri prefektin e Korēės Arben Dervishi nė qytetin e Pogradecit. Pasi ka dėgjuar raportimet e specialistėve tė peshkimit pėr ruajtjen e fondit peshkatar dhe rrezikun qė i kanosin 15 kultivuesit e troftės, e cila e zhduk specien e rrallė tė koranit nė prani dhe tė pushtetit lokal dhe tė komunave Udėnisht e Buēimas ku kultivohet trofta, si dhe shefit tė rendit u vendos qė mė datėn 1 gusht, 15 rritėsit e troftės nė ujėrat e liqenit duhet ta shesin troftėn dhe mė pas tė mbyllen vaskat e kultivimit, pėrndryshe do tė veprojė ligji.
    Alarmi pėr zhdukjen e koranit, specie e rrallė dhe e vetme qė kultivohet nė liqenin e Ohrit, e kanė dhėnė pak ditė mė parė ambientalistėt e Pogradecit. Po cilat janė arsyet? Janė mbi 30 kultivues tė troftės, tė palicencuar, tė cilėt kultivojnė troftėn nė ujėrat e ėmbla tė liqenit. Njė shkelje flagrante dhe kategorikisht e ndaluar, kur dihet se trofta ėshtė peshk grabitqar dhe e zhduk koranin. Nė fakt, alarmi pėr kėtė problem ėshtė dhėnė qė nė muajin prill, kur nėnprefekti me specialistė tė drejtorisė sė bujqėsisė dhe ushqimit dhe pėrfaqėsues tė policisė bėnė njė plan tė detajuar dhe morėn vendim qė tė gjithė kultivuesve t'u prishen rezervatet, tė cilat i kanė nė ujėrat e liqenit. Por kaluan muaj dhe tė gjitha vendimet, planet e programet mbetėn nė letėr, ndėrkohė qė nga Maqedonia e Bullgaria silleshin rasate tė tjerė. Mė pas, pėr tė njėjtin problem, prefekti Arben Dervishi organizoi njė takim nė komunėn e Udėnishtit dhe pėrsėri po kalojnė muaj dhe rezervatet me troftė, si pėr ironi tė fatit, shtohen dhe vetėm shtohen duke shkelur me tė dyja kėmbėt Konventėn Ndėrkombėtare, ku thuhet se ndalohet kategorikisht kultivimi i troftės nė ujėrat e liqenit. Kryetari i shoqatės sė turizmit dhe mjedisit, Nuēi Gegprifti, thotė pėr gazetėn "Shekulli" se "ky ėshtė njė krim qė po i bėhet kėtij liqeni e kėsaj pasurie tė vyer pėr gjithė brezat. Tė kultivosh troftė nė lumin e Drilonit, qė dihet se ai derdhet nė liqen, ėshtė njė ēmenduri". Ndėrsa k/inspektori i peshkimit nė drejtorinė e bujqėsisė dhe tė ushqimit, Sotiraq Bimbli, thotė se kohėt e fundit kėto rezervate janė shtuar nė mėnyrė galopante. Ky shtim i troftės nė ujėrat e ėmbla e ka vėnė nė pikėpyetje ekzistencėn nė tė ardhmen tė koranit. Unė, shton kryespecialisti i peshkimit, u kam bėrė shkresa zyrtare tė gjitha instancave tė larta shtetėrore. "Kjo besoj ėshtė detyra ime, unė nuk kam forcė tjetėr",- thotė Bimbli. Njė situatė e tillė kėrkon ndėrhyrje urgjente tė pushtetit vendor, tė projektit tė ruajtjes sė liqenit tė Ohrit, tė policisė tatimore, tė Ministrisė sė Bujqėsisė. Ato duhet t'i thonė "ndal" kėtij fenomeni me pasoja tė pariparueshme pėr tė ardhmen.
    Bardhyl Berberi

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime
    Liqenet e LURES dhe krokodilet me dy kembe..

    Ja cthote revista "reportazh".



    Ja kush i masakron
    pyjet e Lurės

    Gazetar
    Irena SHABANI



    SHKATERRIMI

    Ja kush i masakron
    pyjet e Lurės


    Atje nė majė tė malit ndodhen shtatė liqene tė mrekullueshėm. Kur magjepsėn me bukurinė e tyre jo vetėm banorėt e kėsaj zone, por edhe udhėheqėsit e Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, ata dhanė urdhėr qė Lura tė kthehej nė Park Kombėtar. Kjo ndodhi nė vitin 1967. Qė prej asaj dite kurrkush nuk guxoi tė vinte dorė mbi pishat, bredhat, arnin dhe lisat qindravjeēarė. Kjo zgjati pėr 33 vjet. Me pėrmbysjen e atij sistemi, liria e njerėzve arriti deri nė abuzimin absolut. Tani Lura ėshtė shkretuar. Kanė mbetur vetėm liqenet, por edhe ata tė lodhur nga keqpėrdorimi.

    Lura
    Kur nisesh pėr nga Tirana tė duket se tė mbėrrish atje nuk ėshtė edhe "aq" larg, por e vėrteta ėshtė ndryshe. Njė rrugė tejet e shkatėrruar, qė nis prej Rrėshenit deri nė Lurė. Gurė, kanale, pluhur i pafundėm dhe makina e "Gazeta Shqiptare" qė duket anakronike nė gjithė atė shkatėrrim. "Benzi" i ulėt nuk kėshillohet pėr askėnd qė bėnė gjithė kėtė rrugė. E ngushtė vetėm pėr njė makinė, jo rrallė shoferave iu duhet tė kthehen mbrapsht qė tė hapin rrugėn pėr makinėn tjetėr. Syri tė sheh vetėm kamiona, ca furgona tė vjetėr, madje, madje edhe makina nga ato tė sistemit tė kaluar. Vetėm pasi mbarojnė gjashtė orė udhėtim mund tė mbėrrish nė Kryelurė. Dallohet lehtė, pasi syri tė sheh lugina tė pafundme me bar dhe njerėz qė kositin. Ndėrsa kur afrohesh edhe mė afėr fshatit rruga fillon tė mbushet me qershia tė egra. Qendra e Lurės ėshtė nė njė fushė qė shtrihet poshtė malit tė Lurės. Ka ujė qė rrjedh gjithandej pa rregull. Nė krye tė kėsaj lagjeje qė banorėt e njohin si Fushė Lurė ndodhet njė krua me ujė tė bollshėm. Banorėt e quajnė Kroi i Tapeteve. "Kėtu gjithė fshati lanė tapetet dimėr, verė. Nga presioni i ujit gratė vendosin pėr disa orė tapetet mbi gurė dhe ato lahen", tregon Zabiti, shoferi i kamionit, ndėr tė rrallėt qė merr mundimin tė ngjitet me kamionin e tij nė majė tė malit sa herė qė vijnė turistė apo tė tjerė. Nė fusha nuk tė zė syri shumė bimė tė mbjella. Pėrkundrazi, ėshtė sana ajo qė korret nė kėtė stinė nga ato anė. Gra dhe vajza tė ngarkuara me bar tė thatė kėrrusen nėn dengjet pa u dalluar mirė se ēfarė janė. Fshati prej 1500 banorėsh ėshtė mėsuar me turistė dhe njerėz qė vijnė nga fundi i botės pėr tė parė liqenet e tyre. Nė fakt tė gjithė qė shkojnė atje, pas atyre qindra kilometrave dhe rrugės tejet tė vėshtirė, iu krijohet pėrshtypja se kanė shkuar nė fundin e botės, pikėrisht aty fshehur mes maleve. Ka koshere bletėsh ngado, uji nuk ėshtė kurrė me orar si kėtu tek ne nė Tiranė, ka edhe dy minihidrocentrale, por qė prej viteve '90 nuk janė nė pėrdorim. Mungojnė pėr orė tė tėra dritat. Ēdo ditė pa arritur ora 08.00 e mėngjesit dritat ikin, ēdo mbrėmje kur vjen ora 17.00 ato vijnė, pėr tė ikur sėrish edhe njė orė gjatė mbrėmjes. "KESH nuk i privatizon hidrocentralet, po tė ndodhte kjo nuk do kishim probleme tė tilla", shprehet kryetari i komunės Hysni Buci. Nė lokalin e qendrės sė fshatit varur mes pijesh qėndrojnė dhe dy karta AMC. Gjatė kafesė dhe bisedave tė pafundme tė burrave tė fshatit asnjė zile celulari nuk prish muhabetin. Njė kapriēio e malit pėrballė sjell ca valė AMC nė majė tė malit. Antenat pėr dy linjat e celularėve mungojnė. "Nė fshat ka telefon, por ai punon vetėm kur ka drita. Gjatė ditės mund tė ndodhė diēka, apo edhe kur ka vdekje dikush ngjitet nė majė tė malit dhe komunikon me pjesėn tjetėr tė botės (Shqipėrisė)", shprehet Buci.



    Hysni Beci, kryetari i komunės Lurė

    Liqenet
    Janė atje nė majė tė malit, por qė t'i vizitosh duhet tė kalosh nėpėr njė rrugė tejet tė vėshtirė. Tani kur shkon, madje i dallon lehtė, nuk ka mė pisha, lisa, bredha dhe arnie tė bardhė. "Ja kam njė mal me letra ku i drejtohem tė gjithė ministrave tė Pushtetit Lokal qė kanė qenė nė 5 vitet e fundit, letra ku u drejtohem kryeministrave Metės dhe Majkos, letra pėr Kol Malaj, njeriun qė po i masakron pyjet tona", shprehet kryetari i komunės, Hysni Buci, teksa na tregon dėngun e letrave qė nuk kanė gjetur zgjidhje. Prerja masive e pyjeve tė Lurės ka filluar pas vitit 1992. Sipas Bucit janė prerė mbi 200 mijė metėr kubė drurė. Ndėrkohė qė mundėsi parandaluese ka pasur. Vitin e fundit prerjet kanė rėnė dhe tregtohet mė pak dru i prerė. Njė kamion dru shitet pėr 500 mijė lekė tė vjetra nė Tiranė. Pėrdoret pėr mobilje dhe orendi tė tjera. "Kėtu ėshtė prerė njė dru i rrallė qė rritet vetėm nė Lurė pėr gjithė Ballkanin, arnia e bardhė. Ky mund tė konsiderohet si njė nga dėmet mė tė mėdha qė i ėshtė bėrė pyllit. Kryesisht njerėzit qė merren me kontrabandė janė nga Mati dhe Mirdita, kuptohet qė nė fshat kanė bashkėpunėtorė, por tė rrallė, banorėt mundohen tė mos e shkatėrrojnė", vazhdon Buci. E nė fakt aty janė prerė lisat, njė lis qė tė bėhet sėrish do tė paktėn 200 vjet. "Sektori pyjor i Lurės ėshtė i gjithi i korruptuar", shprehet Buci. Pėr kėtė ai ka nisur relacione dhe ka kėrkuar dhjetėra takime me drejtorin e pėrgjithshėm tė Pyjeve, zotin Kol Malaj, por rezultate nuk ka pasur. "Ja mund ta firmos ku tė doni dhe e them publikisht se pėrgjegjėsi kryesor pėr kėtė ėshtė Malaj. Sa herė qė i kemi bėrė propozime sipas njė marrėveshje qė ekziton Malaj nuk i ka miratuar dhe ka vėnė nė shėrbimin e pyjores sė Lurės njerėz qė kanė marrė pjesė aktive nė masakrimin e tyre", shprehet Buci. Edhe pse ka ekzistuar njė postobllok qė mund tė ndalonte kamionėt e ngarkuar me dru, fuqia e tij parandaluese ka qenė e vogėl, kjo sipas Bucit, pasi kalimet e paligjshme kanė qenė tė ligjėruara nga shefi i sektorit pyjor. Pjesa mė e madhe e pyjeve tė Lurės ėshtė shkatėrruar nė zonėn qė i pėrket Matit. Dėmtimet mė tė mėdha kanė qenė nė fushėn e Pelave dhe tek liqeni i Luleve, ku janė prerė qindra metėr kub ah dhe evazimi ėshtė bėrė po nga Mati. Kėrkesat e njėpasnjėshme drejtuar zotit Kol Malaj, kanė rėnė nė vesh tė shurdhėr. Sektori i pyjores sė Lurės, aktualisht nuk ka njerėz qė banojnė nė Lurė, tė gjithė janė nga vende tė tjera. "Nė sektorin e Lurės duhet tė bėhet reformė, pasi me nėnpunės nga jashtė nuk mbrohen pyjet e Lurės", kėshtu i drejtohet Buci, zotit Kol Malaj nė njė shkresė tė majit tė vitit 1999. Sipas Bucit, pėrgjegjės kryesor pėr kėtė masakėr ėshtė drejtori i pėrgjithshėm i Pyjeve, Kol Malaj, pasi edhe emėrimet e bėra nė sektorin e mbrojtjes kanė firmėn e tij pėr njerėz qė janė tė lidhur ngushtė me trafikun. Shkresa mė e fundit qė pėrmban njė ankesė tė tillė kundėr Malaj, i drejtohet ministrit tė Bujqėsisė Agron Duka dhe mban datėn 2 korrik 2002. Edhe pse tė masakruar pyjet mbeten magjepės. Vizitorėt e fundit kishin ardhur nga Koreja. Njė ēift qė kishte dėshirė tė shikonte vendin ku vdiq njė ambasador, kur pa bukurinė e tyre ndėrroi plan. Qėndroi pėr disa ditė nė njė shtėpi me qira. Sepse sot Lurės i mungon hoteli. Turizmi i dikurshėm ėshtė i mbyllur. I shitur nė 1994 njė durrsaku vetėm pėr 450 mijė lekė tė vjetra prej mė shumė se 8 vjetėsh ai nuk pret njeri. Nė dritare nė vend tė xhamave ka dėrrasa qė e mbyllin hotelin sikur ai tė ishte njė karantinė...

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    kapitalizmi Mekso-berisho-meto jan.

    Edhe bregun e detit po ja vjedhin ketij populli hajdutet kuqo-blu.
    ---------

    Nga 46 plazhe private vetėm 8 janė me leje. Nis aksioni pėr prishjen e tyre

    Prefektja: Nga Hekurudha te Teuta, plazh popullor


    --------------------------------------------------------------------------------

    ar.ko

    DURRES

    Pėr dy ditė me radhė Prefektura nė bashkėpunim me Bashkinė e me mbėshtetjen e policive ndėrtimore dhe tė rendit kanė kontrolluar bregdetin duke verifikuar plazhet private tė kthyera nė shqetėsim pėr pushuesit e thjeshtė ditorė.

    Sipas prefektes sė Durrėsit, Natasha Paēo "nė bazė tė njė vendimi sipėrfaqja nga Teuta deri te Hekurudha ėshtė pėrcaktuar si plazh popullor dhe nuk lejohet tė ngrihen plazhe private. Ne pas konstatimeve do tė vendosim gjoba pėr ata qė do shkelin vendimin".

    Sipas Paēos "kanė qenė qytetarėt durrsakė ata qė janė ankuar nė dyert e pushtetit pėr pushtimin e tė gjithė rėrės sė plazhit nga privatėt dhe pjesa mė e madhe e njerėzve nuk kanė se ku tė pushojnė". Nė kėto kushte njė grup pune miks ka ushtruar kontroll nė territorin e plazhit dhe konkluzioni ka qenė skandaloz, pasi janė konstatuar 46 plazhe private, prej tė cilave vetėm 8 prej tyre kanė qenė tė pajisur me dokumente, ndėrsa tė tjerėt e ushtronin aktivitetin nė mėnyrė abuzive. Sipas Paēos "vetėm nė sipėrfaqen e sektorit Apolonia deri te sektori Teuta ushtronin aktivitetin 8 plazhe, tė cilėt u detyruan tė largonin shezlonėt dhe ēadrat". Ndėrsa dje kontrolli ėshtė pėrqendruar nė pjesėn tjetėr tė plazhit, por pėr shkak tė motit tė vrenjtur nuk ka pasur ndonjė rezultat konkret.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    C'eshte ky gomarllek????

    Gaz 55 njofton:
    ------------------------
    Bashkia Tiranė, "aksion rrufe" pėr prerjen e pishave nė Bulevardin e Dėshmorėve

    Pishat e Tiranės rrezikohen nga sharrat e bashkisė

    Ditėn e djeshme, nė orėt e para tė mėngjezit, bashkia Tiranė preu tė gjitha pishat qė ndodheshin nė trotuarin para ish ndėrtesės sė Komitetit Qendror. Dje nė mėngjes pamja qė tė dilte para syve, sapo i hidhje njė vėshtrim sheshit midis kryeministrisė dhe ish‑godinės komuniste, ishte shumė ngacmuese pėr ndjenjat e njerėzve tė mėsuar me hijen e atyre drurėve shumėvjeēarė. Tė dukej sikur ndėrtesat e vjetra i kishin zhveshur pėrdhunshėm nga mbulesat e veta. Ky veprim u krye fshehurazi natėn (nė orėn 1‑2) nė njė stil tipik cubash qė kėrkojnė tė fshehin gjurmėt. Po tė kėqyrje vendin ku deri para dy ditėsh ngriheshin rėndė‑rėndė pishat gjysmė shekullore, sot nuk gjeje dot as edhe njė halė pishe e jo mė trung apo degė. Bashkia e Tiranės, me kėtė gjest "nė kuadėr tė aksionit pėr prishjen dhe shkatėrrimin e qytetit", i bindi shqiptarėt se ka njė ide fikse pėr rrėnimin e gjithanshėm tė vlerave historike tė Tiranės. Dje ajo sharroi rrafsh me tokė dhe shkuli edhe rrėnjėt e disa pishave dhjetėravjeēare. Ēfarė pritet nesėr?!...



    Ai i ēmenduri ka prerė pishat!



    Dje, lajmin pėr kėtė krim urbanistik, e mėsova nga njė miku im, mjaft i ndjeshėm pėr ruajtjen e mjedisit, i cili, i terrorizuar, mė tha se "ai i ēmenduri po pret pishat!" E pyeta se pėr kė e kishte fjalėn dhe ai mė sqaroi nė hollėsi se kryebashkiaku Rama po priste radhazi pishat pėrpara ish‑Komitetit Qendror, dhe se kjo fushatė do tė vazhdonte deri sa tė mbwrrinte nė Lanė! Fillimisht e kundėrshtova dhe pas pak u nisa pėr tė parė vetė se ē'kishte katranosur bashkia. Vėrtet, prej sė largu zbardhėllente ish‑Komiteti tashmė i zhveshur nga hija e pishave gjysmėshekullore. Pėrpara ndėrtesės sė njohur ndodheshin disa makina "bashkiake" tė vogla e tė mėdha, tė cilat rrinin gati pėr t'u nisur "me mision". Ka disa ditė qė ato po mundohen ta "lajnė" Komitetin nga ngjyra vishnje, por kjo tentativė ka shkaktuar vetėm njė kaos ngjyrash. Tamam si "pikturat" e Edit.

    Nė krye tė grupit tė njerėzve qė ndodhej aty, ishte "shefi", njė ramoid me pantallona tė shkurtra, tė verdha, me bluzė tė kuqe, kokė tė rruar dhe me njė vėth nė veshin e majtė. Ky, mė thanė, se ishte shefi apo drejtori bashkiak pėr pastrimet e rregullimet. Po e kundroja kėtė portret tė pėrbuzshėm ndėrkohė qė ai dha disa urdhra mė kėmbė, shau dikė nja dy tre herė "shkėr...." dhe mė pas u rras nė njė benz, tė cilit i dha gaz sikur tė ishte nė ndonjė garė makinash.

    Pyetjes sime se pse po i prisni pishat, njė punėtor bashkiak iu pėrgjigj me fjalėt se "kjo ėshtė e domosdoshme!"

    Burime tė afėrta me bashkinė thanė se nė projektet e kryebashkiakut janė "pastrimi" i gjithė shėtitores nga drurėt dekorativė kryesisht pisha, dhe mė pas zėvendėsimi i tyre me fidanė tė rinj me kumbulla tė kuqe, xinxife apo ndonjė dru dekorativ tė ngjashėm tė ardhur nga jashtė.

    Pėrflitet gjithashtu se nė "projektet" bashkiake futet edhe zbėrthimi i plotė dhe ribėrja e tėrėsishme e trotuareve nė tė dy krahėt, tė cilėt janė mjaft tė vjetėr dhe fare origjinalė. Trotuaret aktualisht janė nė formė mozaikėsh me pllaka guri dhe me dekoracione tė ndryshme. Kėto do tė zėvendėsohen me pllaka betoni tė blera sa qimet e kokės nw njė firmė tė pėrzgjedhur nga bashkia.

    Njė ndėr ndryshimet e tjera qė do tė kryejė Bashkia e Tiranės nė kuadėr tė aksionit "Kthim nė identitet" ėshtė edhe heqja e pllakave me tė cilat ėshtė shtruar Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit" dhe zėvendėsimi i tyre me asfalt tė importuar. Ky "Kthim nė identitet" origjinal ėshtė njė rast tjetėr pėr tė parė demagogjinė e payndyrė tė kreut aktual tė bashkisė Tiranė.

    Neritan Kolgjini

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime
    gazeta shqiptare
    --------------------------
    ALARMI EKOLOGJIK

    Mijėra hektarė pyje tė prera, lloje kafshėsh e peshqish qė po zhduken, ajėr i ndotur e njerėz qė vdesin. Kjo ėshtė Shqipėria nė 2002-shin. Qeveria s'bėn asgjė pėr shpėtim

    Tirana shkon nė Johanesburg me njė mjedis tė pėrēudnuar
    Nga data 26 Gusht deri ne 4 Shtator, ne Johanesburg zhvillohet takimi boteror mbi Zhvillimin e Qendrueshem qe do te mbledhe dhjetra mijra vete, qe nga kryetare shtetesh e deri te shoqatat joqeveritare. Nje takim i pare , po kaq i rendesishem per mjedisin ,u be ne Rio de Zhaneiro, 10 vjet me pare, prandaj ky takim i dyte quhet dhe Rio + 10


    --------------------------------------------------------------------------------

    Xhemal MATO

    Ne se do te ndodhte per cudi qe kryeministri shqiptar i vitit 2020 te kthehej ne kohe dhe te komunikonte direkt me qeveritaret dhe shoqatat mjedisore te diteve te sotme, me siguri do te thoshte duke uleritur:
    "Ju paraardhes shkaterrues, c'na keni lene per te jetuar? Nje Shqiperi me toka te zhveshura nga erozioni dhe te mbuluar me beton. Zona pyjore pa peme. Ajer te helmuar qe u shkakton kancer qindra veteve cdo vit. Uje te ndotur qe s'pihet dhe burime te thara. Ku jane zogjte, peshqit ,kafshet e egra qe ka patur vendi yne?Ku jane plazhet, lagunat, lumenjte, liqenet,parqet,pyjet? Me cfare burimesh natyrore duhet ta zhvilloj une ekonomine?Perse une duhet te paguaj pasojat e veprimeve tuaja te gabuara te para 20 vjeteve? Nga ethet e fitimi dhe te pushtetit, si te cmendur i shkaterruat te gjitha, duke harruar se pas jush, ne kete vend do te jetonim dhe ne, pasardhesit tuaj."

    Por ne vend te Kryeministrit te sotem, do te pergjigjej me kompetenca te plota ministri i Mjedisit, z.Xhuveli, i cili di shume mire te shpetoje nga keto pergjegjesi dhe aq me teper qe keto dite ka ne dore nje Raport Kombetar Vleresimi te zhvillimit te qendrueshem, te cilin po e paraqet ne Samitin boteror ne Johanesburg:
    - "Ne jemi optimiste per te ardhmen - do te fillonte mbrojtjen z.Xhuveli, duke lexuar pjese nga raporti - "sepse ka shume fakte te dhjetėvjeēarit te fundit qe na bejne ta vleresojme pozitiv progresin e bere deri me sot". Dhe me poshte:
    - "Qe nga viti 1992 jane miratuar nje sere strategjish zhvillimi per sektore te rendesishem te ekonomise me ndikim te rendesishem ne mjedis"
    - "Shqiperia eshte pale ne 14 konventa nderkombetare apo rajonale per mjedisin"
    - Zhvillime pozitive ka patur ne pjesemarrjen e publikut ne vendim-marrjen per mjedisin"
    - Nje varg projektesh mjedisore nga donatore te huaj, qe arrijne ne 8 milione EURO jane shpenzuar ne fushen e mjedisit"
    Keto jane disa nga pikat pozitive qe do te raportohen per Shqiperine, ne takimin me te madh te botes ne fushen e mjedisit qe po zhvillohet keto dite ne Johanesburg dhe ku marrin pjese kryetaret e shteteve te tere botes.
    Ky eshte nje Raport qe mund te kaloje shume kollaj ne nje takim te tille, bile dhe para publikut shqiptar (megjithese s'eshte publikuar ende dhe pse pohohet pjesemarrja e tij ne njohjen dhe zgjidhjen e problemeve mjedisore), por jo para kryeministrit shqiptar te viteve 2020, i cili do te kete nje inventar te sakte te pasurive natyrore qe do te ngelin dhe te problemeve mjedisore qe do te trashegohen.
    Bile edhe per ne keto pika jane shume pak ngushellues, sepse ne realitet ne po vuajme nje "raport " tjeter mjedisor ne kurrizin tone, nje realitet qe na perplaset ēdo dite ne fytyre.
    Le ta fillojme nga Tirana, kryeqyteti shqiptar, qe sipas Institutit te Shendetit Publik eshte "me i ndoturi ne Evrope, nga ajri, uji e toka, bloza, lendet e grimcuara, oksidet e deri te plumbi". Treguesit per ajrin jane pertej te gjitha normave te lejuara nga Organizata Boterore e Shendetesise. Sakaq, Lana, perroi qe pershkon metropolin shqiptar eshte renditur nder me te pistit, persa i takon shkarkimeve urbane.
    Nga monitorimi 1-vjeēar i ndotjes se Tiranes del se:
    - Ajri i Tiranes permban 350 mikrogram per meter kub lende te grimcuar squfuri. Me shume se dyfishi i normes se lejuar nga Organizata Boterore e Shendetesise;
    - Bloza eshte ne nivelet 140 mikrogram per meter kub. Niveli i percaktuar nga OBSH-ja eshte 60 mikrogram;
    - Gazet, oksidet e azotit, dioksidet e squfurit kane tendence rritjeje. Tirana po prek nivelet maksimale te normave te lejuara;
    - Por kemi edhe kryeqytetin me te zhurmshem europian. Kryqezimet rrugore brenda Tiranes kane nivelin me te larte te zhurmave. Kalohet me 10 decibel norma e OBSH-se.
    Le te shohim dhe pertej Tiranes:
    - Fabrikat dhe mjediset qe semurin dhe vrasin punetoret me helmet e pakontrolluara te tyre. Ja disa prej tyre: Fabrika e kepuceve "Bama", Fabrika e kepuceve Durres, Metalurgjiku ne Elbasan, Uzina e Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh, TEC-i ne Fier,etj.
    - Ne Korēe vetem brenda nje viti kane vdekur 155 vete. Sipas specialisteve te shendetesise, por edhe atyre te mjedisit, shkaku eshte pikerisht ndotja e ketij te fundit.
    - Pyjet: "Zonat e Mbrojtura Natyrore ne Shqiperi zene rreth 10 per qind te fondit pyjor (nderkohe qe shtetet e tjere e kane me shume se dyfishin) dhe prej disa vitesh nuk kane pasur asnje investim per mbrojtjen e tyre dhe te biodiversitetit ne to". Ne Parqet Kombetar pritet sikur te ishin zona pyjore ne shfrytezim.
    - Ne vitin 1997 u prene ne menyre te paligjshme 500 mije metra kub. Ne rrethin e Bulqizes jane prere ilegalisht 7390 metra kub, ne Pogradec 7320 metra kub, Permet 5220 metra kub, Korce 4220 metra kub, Mirdite 3420 metra kub, Laē 2200 metra kub, Pukė 1170 metra kub, Diber 1650 metra kub dhe Kruje 1160 metra kub.
    - Duke iu referuar gjithmone studimit te PNUD-it , nga 1.069 milionė hektare ne vitin 1990, ne vitin 2000 numeroheshin vetem 0,991 milionė hektare. Zjarret kane natyrisht pjesen e tyre ne keto shifra. Siperfaqet e djegura te pyjeve ne vitin 2000 ishin 10 here me te medha se shifrat e raportuara 10 vjet me pare.
    - Biodiversiteti
    - - 2 lloje bimėsh dhe 4 lloje gjitarėsh janė zhdukur plotėsisht, ndėrsa 17 lloje shpendėsh nuk folezojnė mė nė territorin e vendit. Kane humbur 50% tė popullatės sė tyre:
    · 89 lloje shpendėsh
    · 27 lloje gjitarėsh
    · 6 lloje peshqish
    · 4 lloje bimėsh
    - Mjafton te kujtojme qe pelikani kaēurrel, ne vitet '60 ne lagunen e Karavastase numeronte afro 250 ēifte folezues, ndersa sot ato jane me pak se 10 here (ne vitin 2000 numri i ēifteve folenizues ka rene ne vetem 22).
    -Me 1999, Keshilli i Evropes vendosi kufizimet per ekspozimin e popullsise ndaj fushave elektromagnetike (0 Hz deri ne 300GHz), Nr.519, date 12.07.1999.
    -Antenat me madhesi mbi 6 OM nuk lejohen te vendosen prane komunitetit, gje e cila eshte e ndaluar ne te gjithe boten. Ne Shqiperi ato vendosen ku te duan se mbrohen nga qeveritaret.
    - Shtyllat e tensionit te larte te vendosura ne bulevardin "Zogu i I", tashme zbulohen me probabilitet me te madh per te shkaktuar semundje kanceri dhe leucemie.
    -3 milionė tonė mbeturina kimike ne Shqiperi jane helme te forta, rrezikojne jeten e shqiptareve.
    -Per shume vjet Shqiperia eshte vendi ku grumbullohen pa kontroll mbetjet e rrezikshme. Ne afersi te fshatit Orizaj ne rrethin e Beratit jane hedhur 21.900 tonė mbeturina.
    Fakte te tilla jane te shumta por…
    Por kemi nje fushe qe me te vertete duhet te jemi krenare: Firmosjen e te gjitha Konventave nderkombetare per ruajtjen e mjedisit. Shqiperia figuron te kete firmosur brenda ketyre 10 vjeteve te fundit mbi 15 Konventa te tilla.
    "Shqiperia eshte pale ne 14 konventa nderkombetare apo rajonale per mjedisin"Deklaron ne Johanesburg raporti i Ministrise se Mjedisit".
    Emri i vendit tone fillon me A dhe drejtuesat tane jane te paret ne keto lista dhe me te zellshmit per t'i nenshkruar ato, pa iu dridhur fare dora, sepse e dine qe asnje s'ka per t'i kontrolluar edhe po nuk i respektuan. A nuk ishte nje shkelje e konventave te ruajtjes se Detit Mesdhe (te cilat shteti yne i ka firmosur) marrja e reres ne 10-15 m thellesi ne detin e Himares dhe shitja e saj ne Greqi? Po Konventa e Arhusit (per te drejten e publikut per informacion dhe pjesemarrje ne vendimet per mjedisin) qe Parlamenti Shqiptar e miratoi ne vitin 2000, a nuk u shkel po ne te njejtin vit ne Himare, ku banoret e bregut u detyruan te ēohen per te mbrojtur reren nga pushtetaret, dhe qeveria ne vend te shpjegonte perse vidhej rera, dergoi policet qe te arrestonte ata qe mbronin plazhet e vetme te bregdetit te Himares? Apo ne rastin e hidrocentralit te Bushatit, per te cilen qeveria vendosi pa pyetur fare shoqatat mjedisore te Shkodres, te cilat kane nje vit qe argumentojne perse nuk duhet te ndertohet? Po Konventat per ruajtjen e ligatinave a nuk u shkelen me brutalitet ne rastin e lagunes se Nartes qe eshte zone e mbrojtur? Te gjitha shoqatat mjedisore ishin kundra menyres se dhenies se lejes, te gjithe banoret e Nartes bene peticion ne Parlament kunder, u mblodhen rreth 30.000 firma ne te gjithe Shqiperine kundra,Grupi Parlamentar i Shendetit dhe Mjedisit e quajti te jashteligjshem vendimin, por qeveria vazhdon ta beje veshin shurdh. Shpimi i pusit te naftes vazhdon qetesisht nga kompania kroate vetem se mbrohet nga dy ministra.
    Por ne raport ka nje tjeter argument "optimist"ne ndihme te zhvillimit te qendrueshem ne Shqiperi: shoqatat mjedisore dhe edukimin publik: "Zhvillime pozitive ka patur ne drejtim te edukimit dhe njohjes se publikut me problemet mjedisore dhe pjesemarrjes se tij ne vendimarrjen per mjedisin, organizimit te levizjes mjedisore nga shoqeria civile dhe e organizatave jo fitimprurese per mjedisin".
    Ka 76 shoqata mjedisore ne Shqiperi. Por vetem tre prej tyre kane nga nje zyre modeste dhe mbahen me ndonje projekt nga fondacionet e huaja, pra me forcat e veta. Qeveria jone nuk financon asnje shoqate qofte dhe edhe per te paguar te pakten qirane e zyres. Por, nderkaq ajo ben demagogji me emrin e tyre, duke krijuar idene se ato degjohen, respektohen dhe vleresohen. Ne fakt ndodh krejt e kunderta..Vendimet per hidrocentralin e Bushatit, per marrjen e reres ne Himare, per shpimin e pusit te naftes ne Narte, per shitjen e ujit te "Syrit te Kalter" e shume te tjera jane marre pa pyetur fare shoqatat, pa u dhene atyre informacionin e nevojshem dhe bile shpesh ne konflikte te hapura me to. Bile kur ndodh qe nje shoqate kritikon nje vendim te Ministrise, menjehere ate e futin ne listen e zeze, duke e shpallur armike. Ne kete lufte per ekzistence, lindin dhe ambientalistet servile e shoqatat servile, te cilave s'u ndihet zeri ne publik asnjehere per asnje problem mjedisor te Shqiperise. Ne keto raste dhe Ministria ben perjashtime duke i shperblyer ato me projekte. "Njera dore lan tjetren, te dyja perlajne Shqiperine". E keni degjuar ndonjehere te beje ndonje denoncim publik per ēudirat mjedisore te lartpermendura shoqaten mjedisore "Ecat-Tirana"? E pra, ajo eshte nje nga shoqatat mjedisore "me te fuqishme" ne Shqiperi, sepse ēdo vit merr nga Ministria e Mjedisit projekte me mijėra dollare.
    Ne raportin per ne Johensburg permendet shifra 8 milione dollare qe jane dhene per mjedisin, nderkohe qe monitorimet mjedisore nga organet e huaja tregojne se mjedisi vjen duke u keqesuar. Ēfare do te ndodhte sikur mos te ishin dhene keto 8 milione dollare, mjedisi do te ishte me mire apo me keq? Eshte veshtire te thuhet, por nje gje eshte e qarte, ky investim deri tani nuk ka arritur ta frenoje degradimin e mjedisit ne vendin tone, pra zhvillimi brenda institucioneve qe trumbetojne zhvillimin e qendrueshem (ketu perfshihen dhe OJF) eshte jo vetem i paqendrueshem, por dhe me humbje.
    Keto dhe shume raste te tjera tregojne se, qeveritaret tane nuk e kane seriozisht kur pergjerohen per shoqerine civile dhe per ruajtjen e mjedisit, ndoshta sepse shume prej tyre, he per he, nuk ju intereson kjo gje dhe sepse shume te tjere nuk e besojne qe varferimi i Shqiperise vjen dhe do te vije edhe nga fshehja e te vertetes ekologjike.
    Dihet tashme se problemet ekologjike po i brejne ekonomite e vrullshme te sotme, sikurse tumoret kanceroze shkaterrojne nje trup. Ka vite qe shkencetaret e kane percaktuar kete diagnoze te ekonomive te ēdo vendi dhe kane sugjeruar nje metode te re zhvillimi qe ka marre emrin eko-ekonomia apo zhvillimi i qendrueshem, d.m.th nje ekonomi qe fut ne kosto problemet ekologjike, nje ekonomi qe nuk lejon te presesh dru sot dhe neser mos te kesh me pyll per pasardhesit, nje ekonomi qe te kapesh aq peshq sa te lejosh qe neser te kesh me shume dhe jo me pak e keshtu me radhe.
    Keto terma kane filluar t'i perdorin dhe disa drejtues tane, por me sa duket vetem per demagogji sepse ne realitet veprohet ndryshe. Mjedisi shqiptar pas ēdo viti behet me keq. Per te kuptuar ne menyre figurative se sa i qendrueshem eshte zhvillimi i Shqiperise, mjafton te kujtojme 1.700 ndertesat e larta qe sipas Institutit Sizmiologjik, ne termetin e pare te forte do te rrafshohen, ose mjafton te kujtojme dhjetėra mijra ndertesat e tjera te ndertuara pa leje qe u rrafshuan nga termeti ekologjik Miliona dollare te shqiptareve u zhduken, qindra mijera dollare te shtetit u shpenzuan per pastrimin dhe rikthimin e mjediseve te meparshme.
    E verteta shqiptare ne fushen e mjedisit permblidhet ne thenien e perviteshme"Kete vit kemi ambiente shume me te ndotura se nje vit me pare". Ky nuk eshte zhvillim i qendrueshem, po zhvillim ku po na rreshqet toka nen kembe.

    -----------

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Brari,te falemnderit per informacionin e sjelle,sidomos per cilesine e tij.Eshte e dhimbshme..,po te pakten e njohim.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    348
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Natyra Shqiptare

    Xhemali ne Syrin e Kalter

    SARANDE (16 Nėntor)

    - Njė grup polumbarėsh ambjentalistė, tė kryesuar nga Xhemal Mato, janė zhytur sot nė burimin e Syrit tė Kaltėr. Qėllimi ka qenė verifikimi i gjendjes nė burim, pas situatės sė krijuar sė fundi, kur ka humbur kthjelltėsia e ujrave tė tij. Zhytėsit verifikuan se gryka e burimit ėshtė mbuluar nga mbeturina inerte, qė i zvogėlojnė atij edhe prurjet. Zgjidhja sipas zhytėsve, ėshtė heqja e masės sė inerteve, nėpėrmjet disa tubave thithėse, por ndėrhyrja duhet studiuar nga specialistėt pėrkatės. Vetėm kėshtu sipas tyre, ka mundėsi qė Syrit tė Kaltėr, t'i kthehet kthjelltėsia dhe "shikimi" i turbulluar.

    anjo/ko (BalkanWeb)
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e zima
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    32
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    O Zeni .Paturbullsia e syrit te kalter ka ardhur si pasoj e vizitave te fundit nano-berluskoni pasi keta te fundit engren e pin mir e mir, i kishin fut na nje te dhime te gryka e syrit, sepse aty reth e qark skishte banjo.Keshtu qe do duhet kohe qe gjerat te normalizohen.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 08:31
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  4. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 03:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •