Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kujt i takojne votat tona (nga KLAN)

    nga Arban Hasani (revista KLAN)


    ...........

    Kujt i takojne votat tona

    Partite e djathta, por edhe aleatet e vegjel te PS po kerkojne qe votimet te behen me nje ligj zgjedhor proporcional.
    Pervoja e keqe e zgjedhjeve te fundit, ceshtja e Dushkut dhe tensionet, jane argumentat per te rrezuar mazhoritarin. Ne emer te mosprekjes se votes

    nga Arban Hasani

    Proporcional per te mos bojkotuar zgjedhjet.
    Duket se kjo eshte kerkesa kryesore e pjeses me te madhe te partive politike shqiptare, pas 12 vitesh te mbushura me kontestime, ankesa dhe braktisje te proceseve elektorale.
    Te pakten tete parti parlamentare duket se jane te vendosura per te ndryshuar sistemin zgjedhor ne vend, ndersa kane nisur t'u bien kembanave te alarmit se cdo dite qe kalon e ben gjithnje e me te veshtire idene e tyre.
    Se pari, sepse nga ana e socialisteve nuk ka asnje shenje qofte edhe minimale qe eshte afer idese se nje ligji zgjedhor proporcional. Nga ana tjeter pasi edhe nese merret ky vendim politik nga te majtet, do te duhej nderhyrje ne Kushtetuten e vendit qe ne zgjedhjet e ardhshme te mund te operohej me sistemin aq te dashur prej te vegjelve.
    Pothuajse te gjitha partite politike duket se jane te bindura se ndryshimi i ligjit eshte e vetmja rruge qe do te shmangte shume prej "semundjeve" te politikes shqiptare. Madje ne kete perfundim duket se ka ardhur dhe kryetari demokrat Berisha, i cili dikur ka qene perkrahes i sistemit mazhoritar. Lideri i opozites ngjan se eshte bindur se zgjedhjet e drejperdrejta nuk bejne gje tjeter vecse sjellin rremuje dhe manipulime, dhune dhe situate konfliktuale. "Edhe tendenca ne bote eshte drejt ketij sistemi", arsyeton Berisha.
    Por kush jane argumentet qe kane bere qe kerkesa per ndryshimin e sistemit zgjedhor te behet kaq jetesore per shumicen e partive shqiptare?

    Zgjedhjet e fundit parlamentare, pervec fenomeneve te njohura te dhunes e manipulimeve, te mosnjohjes se rezultatit dhe tensionit te larte, sollen nje precedent te ri: Partia Socialiste fitoi me shume vende ne Parlament ne raport me votat qe i kishin dhene shqiptaret. E gjithe kjo per merite te ligjit elektoral.
    Ne qershor te vitit 2001, socialistet moren afro 42 perqind te votave, por mazhoritari beri qe te kontrollonin afro 55 perqind te Kuvendit dhe, bashke me aleatet, dy te tretat absolute. Ne keto zgjedhje qe u zhvilluan me disa raunde dhe sollen fenomenin e Dushkut, (ku nje zone e vetme arriti te prodhonte 10 deputete), u pa qarte kriza e sistemit elektoral.
    Duke qene se tri partive te vogla u duheshin edhe disa vota per te arritur pragun elektoral, u arrit nje kompromis i paprecedent ku te pakten nente deputete u hoqen nga lista e partise se dyte, konkretisht asaj Demokratike dhe u ndane mes aleateve te PS-se. Kjo ngjarje qe provokoi polemika te forta politike, u duk se gjeti zgjidhje me krijimin e Komisionit Bipartizan, i cili mori ne shqyrtim Kodin Zgjedhor te Shqiperise.
    Por megjithe punen e tij, ky komision nuk mundi te bente ndryshime ne Kodin elektoral, pasi per te arritur kete duhej gjetur konsensusi mes dy forcave kryesore.

    Partia Demokratike duket se eshte e para prej dy te medhenjve qe ka ndermend te mbeshtese idene e ndryshimit te sistemit, ndoshta per te shmangur ndodhite e zgjedhjeve te fundit. Sipas ekspertit te ceshtjeve ligjore, Ilir Rusmajli nje gje e tille "ka qene kerkese dhe e OSBE-se dhe ODIHR-it".
    Ndersa kryetari i Demokrateve te Reformuar, Genc Pollo pasi kujton se tete parti parlamentare kerkojne qe Shqiperia te kete proporcionalin si sistem zgjedhor, kritikon fort edhe nenin 64 te kushtetutes, prej se cilit rrodhen gjithe konseguencat e Dushkut. Ne kete seri te zerave te opozitareve, me i ashpri me modelin aktual duket se eshte kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu. Sipas tij, zgjedhja e drejperdrejte e deputeteve ka bere qe fushatat te kriminalizohen.
    "Proporcionali shmang abuzimet dhe lidhjet e politikes me krimin, krijon kushtet per fushata elektorale me ide dhe pa tensione politike". Kreu republikan duket se i referohet ne analizen e tij gjithe luftes personale qe zhvillojne kandidatet per te fituar me cdo kusht mandatin e tyre ne fushatat e ngarkuara me gjithcka sic ka ndodhur gjate viteve te fundit.
    Ndersa ne kampin e mazhorances gjerat duket se shkojne ne kah te kundert. Partia Socialiste nuk eshte aspak e bindur se duhet te ndryshoje thelbi i sistemit zgjedhor. Sipas mazhorances nuk ka asnje aresye qe te ndryshoje Kushtetuta dhe nga ana tjeter i gjithe modeli i perdorur deri tani.
    Argumenti me i forte per te mbrojtur kete linje eshte ai i stabilitetit politik qe prodhon me siguri sistemi mazhoritar. "Demokracia shqiptare eshte shume e brishte per te patur sisteme proporcionale qe i hapin rruge koalicioneve me partite e vogla", thone te majtet. Et'hem Ruka, bashkekryetar i Komisionit Bipartizan deklarohet i rezervuar per te dhene opinionin e tij rreth mundesise me te mire. Megjithate ai shton se Partia Socialiste ka hezituar per te marre ne konsiderate mundesine e nje ndryshimi te ligjit.
    "Per te arritur kete duhet nje konsensus i gjere politik", thote Ruka. Por brenda mazhorances nuk mund te mungojne zerat e ndryshem. Ish sekretari organizativ dhe kreu i levizjes per Katharsis, Petro Koci nuk e perjashton mundesine e ndryshimit te sistemit. "Ka shume aresye qe te ridimensionohen elementet proporcionale", thote ai, duke pershendetur ne nje fare menyre vendimin e Komisionit Bipartizan per zhvillimin e zgjedhjeve me nje raund te vetem. Petro Koci duket se eshte i bindur se pas ketij vendimi, gjeja e pare qe eshte fituar, mbetet ulja e konfliktualitetit elektoral.
    Megjithate edhe ky hap duket se nuk e largon thelbin e problemit, perfaqesimin sa me real te votes se votuesve, madje e shmang ndjeshem ate.

    Me shume se dhjete vjet me pare, dy partite kryesore ne vend rane dakort per nje prej modeleve qe ngjason shume me kerkesat e sotme te opozitareve.
    Ligji elektoral i vitit 1992, mazhoritar i korrektuar, garantonte per secilen parti po aq vende ne parlament sa c'kishte fituar vota te vlefshme. Partia Socialiste perfitoi plot 32 deputete dhe nje grup te rendesishem parlamentar, ne nje kohe qe kishte arritur te fitonte vetem gjashte deputete me sistemin mazhoritar.
    E njeta fryme e perfaqesimit u ruajt edhe ne dy proceset e zgjedhjeve te tjera, por qe mori goditje te bujshme ne vitin 2001, kur PS vetem me 42 perqind kontrolloi ne menyre absolute parlamentin.
    Arben Imami, nje prej negociuesve te bisedimeve te vitit 1992 per vendosjen e formes me te afert te proporcionalit ne Shqiperi, shprehet se nuk eshte i pamundur ndryshimi i Kushtetutes.
    "Nderhyrjet ne Kushtetute duhet te behen sa me pak te jete e mundur dhe me pergjegjesi te madhe, por kjo nuk do te thote se nuk duhen bere asnjehere", thote ish bashkekryetari i hartimit te dokumentit themeltar te shtetit. Megjithe keto, tashme duket e sigurte se beteja e ardhshme e partive do te jete ndryshimi i ligjit zgjedhor.
    Duke u perpjekur te ndryshojne pas nje dekade proverbin "peshku i madh e ha te voglin", qe ne zgjedhjet shqiptare perkthehet me "vjedhjen" e pak votave te te vegjelve nga dy te medhenjte.

    --------nga KLAN ---------

  2. #2
    Mund te jem dakort qe nje sistemi Proporcional te perdoret per zgjedhje Administrative, por nuk pranoj qe te aplikohet per ato parlamentare.
    Nuk e kuptoj Berishen kur del me kete vendim, ne nje kohe qe ai ka qene viktime e proporcionalit, megjithese nga ky shkrim duket e kunderta.

    Sistemi Proporcional i jep me teper fuqi sa duhet partive te vogla te cilat me votat qe fitojne ne pergjithesi nuk e kane problem per te arritur synimet e tyre, sado te vogla qofshin. Dhe jane pikerisht keto parti qe ngaterrojne me teper politiken shqiptare pasi pushteti qe kane eshte ne raport te zhdrejte me popullaritetin e tyre.
    Pra ky sistem mund te perdoret per zgjedhjet administrative pasi dhe fuqia e kryetareve te bashkive ne lidhje me kompetencat e tyre rajonale eshte me e madhe sesa fuqia e kryeministrit ne lidhje me ato te pushtetit qendror.

    Mendoj qe per zgjedhjet parlamentare duhet te ekzistoje sistemi Mazhoritar dhe duhet te rritet perqindja e votave per te marre pjese ne parlament. Vetem ne Shqiperi ndodh qe te kesh sistem Mazhoritar me nje minimal prej 2.5% per te hyre ne parlament dhe kjo ka qene arsyeja e manipulimeve dhe lojrave elektorale.
    Sikur per te hyre ne Parlament te duhet se paku 4 ose 5% atehere dhe ai sistem do te funksiononte per mrekulli. Por politikanet shqiptare kane zgjedhur nje rruge te ndermjetme, as mish as peshk dhe gjithcka eshte bere rremuje ne te kaluaren.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37
    Sistemi me i mire eshte mazhoritar i paster, ku te gjithe deputetet te dalin nga vota e lire( behet fjale per zgjedhje te pergjithshme). Por paraprakisht duhte te ndryshoje kodi zgjedhor dhe menyra e votimit dhe numerimit te votave.
    Duhet me patjeter qe te vendoset nje prag zgjedhor minimumi 8 % qe te shmangen partite mafioze me nga 200 anetare si ajo e Gjinushit, Cekes, Omonias e me radhe. Kaq sa jemi ne, vetem 3 millione nuk na duhen 10 parti.
    Liridashes

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    si shume e lexon klanin ti brari!!!

Tema tė Ngjashme

  1. Si funksionon sistemi i ri elektoral
    Nga stavri22 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 04:45
  2. Sistemi i drejtėsisė nė Kur’an
    Nga Sefedini_PZ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-03-2009, 03:40
  3. Sistemi politik i Shqiperise dhe sistemi politik i Kosoves
    Nga Ibrahimfeimi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 15:13
  4. Kush do ti fitojė zgjedhjet nė Shqipėri?
    Nga martin_iden2001 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 01:46
  5. Sistemi Bankar nė Shqipėri
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2003, 07:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •