Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Perndjekja e endrres....

    Pėrndjekja e ėndrrės


    Pėr fyti ta pushtosh ėndrrėn,
    Tundimeve t’i rezistosh,
    T’ia mbyllėsh gojėn,
    T’ia ējerrėsh maskėn,
    T’ia nxjerrėsh sytė,
    T’ia ndjekėsh hapat,
    Nga pas si hije t’i shkosh,
    Tek ti ta bėsh tė qėndrojė,
    tė tė lutet e tė rėnkojė,
    Pėr iluzionet falje tė kėrkojė,
    T’ia mbytėsh fjalėt pa i dalė
    Nga goja e plakur, e pėrtharė,
    qė s’ia njomi as edhe njė zė,
    as belbėzim, rėnkim a vuajtje
    nė gjumin e ndonjė tė shkreti,
    sikur nė tėndin deri tani;
    Merr hak tek ėndrra,
    Merr hak pėr ne,
    Pėr tė pėrvuajturit nė kėtė dhé,
    ta lėsh tė flasė, tė belbėzojė,
    vetėm atėherė kur tė kuptojė,
    se dhe premtime duhet tė plotėsojė,
    Jo vetėm mashtrime tė predikojė,
    Ta lėsh tė lirė kur tė mėsojė,
    Se ėndrra duhet tė gėzojė,
    E t’mos guxojė,
    Njeriun mė ta vėjė nė lojė.






    Ditė qė lind


    Natė nė mbarim,
    Merre vrapin me nxitim,
    S’me ngjan aspak me nje pushtim,
    Jam Ditė qė lind,
    Ma tha dhe Zogu n’cicėrim,
    Ma tha dhe Lulja qė po mbin,
    Ma tha dhe Dielli
    Qė duket ndrin,

    Bėj gjumin ti,
    Se tash po vij,
    E sytė e njerėzve
    Po i grish,
    Shpejt po i ftoj pėr
    Njė zgjim,
    Pėr njė kalim
    Nė pragun tim.

  2. #2
    Luajne endrat me ne apo luajme ne me endrat per te mbajtur gjalle shpresat.

    Ta lėsh tė lirė kur tė mėsojė,
    Se ėndrra duhet tė gėzojė,
    E t’mos guxojė,
    Njeriun mė ta vėjė nė lojė.
    Urime Dita

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    I pranoj me gaz ne shpirt keto urime!
    Falmenderit!

    Dita

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me duket shpeshhere se jane endrrat ato qe paturpersisht ne pushtojne. E luajne me realitetin tone, shpeshhere duke na ndihmuar te dalim mbi te dhe ta mundim boshesine e tij e ne kete monment na lumturojne, se themi jo nuk eshte ashtu sic duket, por mjerisht na cojne shume here ne zhgenjim.
    E ne ate moment njeriu i mjere ehte i vene ne loje.


    Te falemnderit per konstatimin Shigjeta.
    Dita

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    bane zot anderr

    ...thot proverbi..

    Keq te enderosh keq te mos enderosh. Sdi njeriu si te bej.

    Poezite ishin shume te bukura. Urime Dita !

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Urime Dita. Tė lumtė! Unė s'di mė mirė tė flas!


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Falemnderit Brari!

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Falemnderit Kosovar!

    Te ftoj te lexosh tek tema e hapur prej meje me titullin "Shprehje..."

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 31-05-2002 mė 04:52

  9. #9
    Ditė qė lind ...
    Dita! Te kam lexuar nga pak. Komente letrare s'te bej, as pergezime, mos ua pac nevojen.
    Po nuk mu ndejt pa thene qe mes shkronjave te tua fshihet nje shpirt i cilter, prej njeriu te mire (ruaju moj se je specie ne zhdukje).
    Sokol fallxhori
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    -------

    Meqe sa shkrova dje me la nje shije jo te mire (por vetem me vonese), korrigjoj postimin si me poshte....

    Fal Ditėn qė lind
    Sokol fallxhori,
    mė e mira gjė qė
    kjo dorė bėri,

    qe t’fshinte pėrqeshjet
    e ditės sė djeshme,
    qė dėshira pėr t’iu gjegjur
    fjalės sate i nxorri,

    dora sėrish
    sot i largoi,
    e me kėto vargje
    postėn mbuloi.


    Pėrshėndetje!
    Dita


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 01-06-2002 mė 04:49

  11. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Dy poezi te tjera!






    Tė vėrtetės


    Pas tė vėrtetės kokėn t’pėrplasėsh,
    Tė biesh n’gjunjė
    E ndjenjėn t’humbasėsh,
    Kuptimin pėr botėn po ashtu;
    Sytė tė t’puliten,
    Oshėtimėn e mendimeve qė ikin
    Ta ndjesh duke u zbehur,
    E t’mos dish si t’sillesh,
    Por frikės t’i bindesh,
    E t’dėshirosh t’qėndrosh e fshehur;
    Lotėt t’i fshish para se ata
    Fytyrėn ta lėnė,
    Tė zgjatėsh duart e aty t’i lėsh
    Tė zėnė vend,
    T’i mbash mėnjanė,
    T’i mbledhėsh, t’i numėrosh,
    Ta dish se sa do t’duhet
    Tė vajtosh,
    Kur t’vėrtetėn pėrsėri t’nisėsh
    T’rrėmosh,
    Derisa kokėn pas saj
    Sėrish tė pėrplasėsh,
    E mendimet t’i ndjesh
    Sesi rinisin t’vrapojnė.

  12. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Vajtimi i yjeve


    Tė trishtuar m’u dukėn
    Yjet sot,
    Zbehtėsia e ngjyrės
    Mė verboi,
    U ēudita prej aromės s’natės
    Qė dukej se mė ftoi
    Ta ndiqja ėndėrrimin e yj’ve
    Nė errėsirėn qė mbulon;
    Si ish e mundur qė
    shquarja e tyre sot mungoi,
    reve ia vura fajin,
    por mė kot,
    duket harresa e pėrhershme
    mė mundoi e tė vėrtetėn
    tash s’kam dyshim
    se e largoi;
    Yjet qiellin mė nuk e gjallėrojnė,
    Prej ditėsh t’tėra ata kanė zbritur
    nė tokė,
    Janė shuar ngadalė
    E janė larguar,
    E qiellin mbi ne e rreth nesh
    Jetim e kanė lėnė;
    Sikur poetėt e qėmotit
    Tė ngriheshin nė kėmbė,
    Lebetia do t’i zinte,
    Po ku janė - do tė pyesnin,
    E qielli duke lotuar
    Ndoshta do t’u pėrgjigjej:
    Tani as ju nuk do t’mundni
    Tė kėndoni,
    tė uleni mėnjanė
    E tė vėshtroni
    Sesi ylli yllin e gjėmon,
    Me ngadalė i afrohet,
    I pėshpėrit dhe e fton qė
    Tė dy bashkė tė vallėzojnė
    E tė digjen nga dėshira
    Qė i pėrshkon.
    Yjet tash nė tokė janė fshehur,
    Ngjyrėn e kanė derdhur,
    Nė fronin e dritares, une,
    Me sytė ngjyrė qielli
    Tė vjedhur prej poeti,
    E shoh qiellin tek loton,
    E di se ai do tė vetmojė,
    Shpirtrat e endshėm
    Qė s’dinė ē’tė kėrkojnė
    Nė netėt e heshtura
    Poshtė nė tokė,
    Romantizmi i shkretė,
    Duket mbet’ pa jetė,
    Po yjet prapė qėndrojnė nė jetė,
    Mėnjanė, tė zbehtė,
    Mbi mua, tė qetė,
    M’buzėqeshin e m’thonė,
    Vajzė, fli e qetė,
    Se kapakėt e syve do t’i
    Mbulojmė me pakėz jetė,
    Me pak zbehtėsi,
    Do tė t’i puthim me lehtėsi,
    E ti e qetė,
    Gjumin fli.

  13. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    N’udhė me Trishtimin


    Pėr tė mos vrarė sytė me lot te rinj
    Shtrėngova dhimbjen nė brendģ,
    Lėngimit t’i vidhesha
    U mundova,
    N’fshehtėsi t’i tretesha, t’i largohesha.

    Trishtimit t’lotėve qė dritė
    Mė s’panė dorėn i dhashė,
    Iu luta me vete
    tė mė tėrhiqte nė
    Njė rrugėtim tė gjatė, tė gjatė.

    Endjes sė ngeshme
    N’oborre ngjarjesh
    Pafund tė zemrave tė ēara,
    Ia hapa shpirtin e me tė prita
    Qė unė ta merrja njė pėrgjigje.

    Se e vetmja s’isha
    Qė po e njihja kėtė ēast
    Tė dhimbjes e t’lotėve t’gozhduar,
    Po plot si veten n’udhė i gjeta
    T’pėrhumbur e me shpirt tė gjunjėzuar.



    2 qershor 2002

  14. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Idhnimit te qiellit


    I idhnuar nga shikimet e mia
    Qielli m’pėrgjon lodhjen
    E retė rrudhos mbi mua.

    Mundohet t’ma fshehė fytyrėn,
    ngjyrėn gri m’pėrplas
    E mua mė dhemb,

    Si njė goditje ere
    Mbi lulet e brishta
    Qė janė duke mbirė,

    Retė derdhen mbi sytė e mi
    Me pika tė mėdha tė kaltra
    Mbi gjethet e njė manjole bien
    E mė vjen aroma e njė shijimi tė mirė,
    me erė qielli qė ngjyrė pėrcjell


    Qershor 2002

  15. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tė shoh


    Pėrkulur pranė njė vale tė shoh,
    duke prekur ftohtėsinė e detit,
    duke ngjyer sytė me pak blu prej tij,
    I pėrhumbur mė ngjan nė mendime,
    nė ėndrra qė mė duket se i thur,

    E ke ulur pranė vetes zemrėn,
    e ke lėnė tė pushojė, tė marrė pak frymė,
    tė dalė nga ngushtėsia e trupit,
    ku e lėnduan me pabesi,

    E ke zbrazur qetėsinė mbi natyrėn,
    mbi erėn qė merr ngjyrė e pėshpėrit,
    mbi diellin qė dritėn me nxitim e derdh,
    mbi vetullat e reve te shėndetshme,
    qė bardhoshe tė kanė mbėshtjellė,

    I bukur mė ngjan,
    tė tė pėrpij me sy mė vjen,
    tė tė dhuroj pak nga nxehtėsia
    qė ftohtėsine e detit do shpėrbėjė,

    Tė tė pėrkund nė ato pak dėshira
    qė guxojnė e mė pėrfshijnė
    kur sytė mė ndizen furishėm
    e qiellit me penel jetė i dhurojnė

    I madh mė shfaqesh para valės,
    po mos m'u largo nga sytė,
    do tė mė trishtojė mungesa jote,
    do tė mė mungojė vėshtrimi yt,

    Hija jote qė e huaj mbetet,
    do t'ia hiqte fytyrės sime atė dritė,
    atė ngjyrė tė bukur prej marrie,
    tė stolisur me pak ēiltėrsi,

    Valėn do ta mbledh me duar,
    do ta pėrpij nė fytin tim,
    qė sa herė tė duash ta takosh,
    t'mė shohėsh e
    tė duash tė mė pėrfshish.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 14-06-2002 mė 03:58

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Cyrih
    Postime
    5
    Drita,
    poezitė tuaja mė kanė pėlqyer, andaj tė pėrgėzoj pėrzemėrsishtė.
    Si pėrshėndetje po tė dėrgoj njė poezi, e cila ėshtė botuar kohė mė parė nė revistėn "Fjala" tė Kosovės.
    Me respekt, Sabiti


    Qiellore


    E dashur
    kur po e vrasin qiellin
    dielli po vjen kot
    nė sytė e tu.
    Ti po e sheh trishtimin
    dhe tash merresh me plagėt !

    Emrat i ke harruar
    dhe tė tjerė tė duhen...
    Mė shumė dashuri pėr vetėn
    nė kohėn e portokallėve tė llamarintė.

    E dashur
    heshtja jote po mė vret !

    E di se nuk jam ai i librave
    as i netėve tė pa gjumė
    nuk jam mė hije hėne
    qė tė puth yjet e buzėve...

    Jam veē hi
    nėn kėmbėt tua
    krejt i djegur ėshtė malli !
    Pėr sytė e tu
    harrova emrin tim
    dhe natėn qė mė solli te ti

    E tash
    ky hark i qiellit nė shi
    kurorė e jona le tė mbetet
    kjo vetull e kėputur le tė shkrihet nė mallė
    pėr sytė tanė tė mekur
    s`ka kush tė qajė mė
    nė lot s`ka kush tė vdes..(!)
    Shiu i verės

  17. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pershendetje Sabit!

    Poezia qenka e mrekullueshme. Te falenderoj qe e solle.....edhe per fjalet qe ke shprehur.........vetem se me lejo nje korrigjim...........emri im nuk eshte DRITA, por Dita


    Me respekt!
    Dita

  18. #18
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mashtruese po vjen


    Nuk mundesh sot tė mė thuash
    Moj ditė se ti nuk linde,
    tė pashė kur erdhe, u ngjite
    e mė pas nga lart zbrite,
    pėr tė filluar me lajkat e tua
    tė dashurisė pėr zemrėn e njeriut,
    Sot shtive dashuri me mua,
    mė pe tė pėrkulur, tė lodhur,
    me gjumin nė sy, me
    buzėt e varura mbi ajrin e ngrohtė
    m’i zgjate gishtat, mė gudulise,
    sa e paturpshme je,
    kėtė dashuri kushedi me
    sa tė tjerė e ke shtėnė,
    mashtruese me fjalėn ndritėse
    qė mė lėshon,
    e varfėr nė pėrkėdhelje
    tė pranoj pėr sot,
    mė freskove pak me ngjyrė,
    e ėmbėl gudulisja jote,
    syri yt do mė ēmendė e di,
    po tė fal siē tė falin
    edhe tė tjerė tė mjerė,
    Tė puth para se ta bėsh ti,
    mbaje mend puthjen time
    deri nė njė mashtrim tė ri.

  19. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kėmbėzbathur


    Kėmbėzbathur zbres
    Nė errėsirėn e kėsaj nate,
    Me njė muzikė nė ajėr
    Qė si sonambul
    Mė bėn tė vėrtitem
    E nga hapat tė
    Kaloj nė fluturim,
    nė kėrcim prej
    njė shpendi tė panjohur
    qė flatrat shtrėnguar
    me zgjim ėndrre i mban;

    Symbyllur nė kėrkim,
    humbas ndjenjėn e kohės,
    zhytem nė dėgjim,
    afshi i kėsaj nate
    po mė bėn tė marrosem,
    tė shoh muzikė me formė
    shifrash e tė ndiej
    gjakun sesi vlon;

    Mė lodhin hapat
    Derisa zemrėn e natės gjej,
    i pres nervat qė mė lidhin,
    ēlodhem me ajėr djegės,
    lodhem me frymėn e njerėzve
    qė nė ajėr mungon,
    eci kėmbėzbathur,
    djegja mė mundon.



  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    Nese jeta eshte nej enderr me lini ta enderroj...mos me zgjoni...nese enderroj...
    Poezi te kendshme Dita

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Endrrat
    Nga Arbushi nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 09:13
  2. Nė kėrkim tė "ėndrrės"!
    Nga stella_senza_cielo nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 10:56
  3. Shpjegimi i endrres sime
    Nga FierAkja143 nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 13-11-2005, 01:21
  4. Dhjetė leksione mbi ėndrrat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 13:53
  5. Midis Endrres Dhe Reales
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-06-2005, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •