Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    RD flet Kodra mbas bregut

    RD-ja
    ---------------
    Vendimet e Abdiut pėrfundojnė nė koshin e plehrave tė Kuvendit

    Parlamenti hedh poshtė Gjykatėn Kushtetuese

    Parlamenti injoroi mbrėmė Gjykatėn Kushtetuese, kur 54 deputetė nga 72 tė pranishėm votuan kundėr marrjes nė shqyrtim tė vendimeve tė Abdiut pėr shkarkimin e ish-prokurorit tė Pėrgjithshėm, Rakipi. Dje, parlamenti u mblodh nė seancė plenare pėr tė diskutuar rreth konkluzioneve tė dy komisioneve parlamentare, atij tė Ligjeve dhe Komisionit tė Mandateve, lidhur me vendimet 75 dhe 76 tė Gjykatės Kushtetuese, pėr shkarkimin e Rakipit. Qė nė fillim tė seancės e mori fjalėn kryetari i Partisė Republikane, Fatmir Mediu, i cili propozoi nė emėr tė shtatė deputetėve qė tė futej nė rendin e ditės "shqyrtimi i vendimit tė Gjykatės Kushtetuese. Menjėherė pas tij e mori fjalėn kryetari i opozitės, Berisha, i cili tha se "Nuk ia vlen tė merremi me vendimet e njė njeriu tė ēmendur siē ėshtė Fehmi Abdiu. Jam dakort me relacionin e sjellė nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka injoruar vendimin e Abdiut. Nėse ai bashkė me gjyqtarėt qė e rrethojnė ėshtė i ēmendur, atėherė nuk kemi pse ēmendemi dhe ne". Menjėherė pas kryetarit tė opozitės e mori fjalėn kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Arben Malaj, i cili doli kundėr propozimit tė Mediut me pretekstin se, "vendimet e Gjykatės Kushtetuese nuk mund tė merren nė shqyrtim nga parlamenti. Mė pas seanca vazhdoi me debate rreth propozimit tė hedhur nga republikani Mediu, i cili kėmbėnguli qė propozimi i tij, i cili ishte firmosur edhe nga gjashtė deputetė tė tjerė tė hidhej pėr propozim. "Nė qoftė se vendimi i Gjykatės Kushtetuese ėshtė njė goditje kundėr parlamentarizmit, atėherė ne duhet tė dalim nė krah tė tij. Unė mendoj ta hedhim nė votim, pavarėsisht nga rezultati i votimit", tha nė fjalėn e tij Mediu. Kundėr marrjes nė shqyrtim tė proēedurave, ishte edhe ish-kryetari i parlamentit, Namik Dokle. Nė fjalėn e tij, Dokle pasi pėrkrahu relacionin e Komisionit tė Ligjeve, shtoi se, "unė jam i mendimit se relacioni i Komisionit tė Ligjeve ka folur mė mirė se kushdo pėr kėtė ēėshtje dhe ka treguar, se asnjė nuk mund tė godasė parlamentarizmin shqiptar, kėshtu qė nuk ia vlen tė merremi me kėtė ēėshtje". Mė pas, duke pėrkrahur edhe vendimin pėr zėvėndėsimin e Rakipit me Dhori Sallakun, nuk harroi tė akuzonte anėtarėt e kėsaj gjykate kur tha, se "do ishte mirė qė dosjet qė hapi Rakipi pėr anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese, pėr t’i bėrė presion kėtyre anėtarėve qė tė merrnin atė vendim absurd qė morėn, zoti Sollaku t’i ēojė deri nė fund". Zėvendėskryeministri dhe ministėr i Ēėshtjeve Sociale, Skėndėr Gjinushi, nė debatet e tij me Mediun tha se, "Unė nuk e marr vesh se ēfarė kėrkoni ju, zoti Mediu. Kryetari i opozitės sapo tha qė Abdiu ėshtė i ēmendur, pse duhet tė ēmendemi tė gjithė". Pas shumė replikave mes kryetarit tė seancės dhe deputetit Mediut si dhe tė njė pjese deputetėsh qė e shoqėronin nė fund pas rreth njė ore e gjysėm debat, u vendos qė tė hidhej nė votim propozimi i Mediut pėr "shqyrtimin e Gjykatės Kushtetuese". Nga 72 deputetė pjesėmarrės, votuan kundėr propozimit tė Mediut 54 deputetė tė maxhorancės, 15 votuan pro dhe tre abstenuan. Me votimin e djeshėm, maxhoranca vetė e injoroi kėtė vendim tė Gjykatės Kushtetuese, duke e nxjerrė Fehmi Abdiun, njė "kartė tė djegur" dhe njėkohėsisht viktimė e lojrave politike brenda Partisė Socialiste.

    ---------------------------------------
    Komenti im.
    .Pra sipas RD-se Parlamenti ka bere nji pune te mire..qe ka shkarkuar RAKIPIN.. dhe ka pordhur Abdiun.
    Pra qenka i mire ky parlament.
    Po kush eshte parlamenti???
    Parlamenti eshte ::ATA qe vendosin aty dhe ata qe vendosin jane Shumica dhe shumica jane Socialistet pra Socialistet jane te mire..

    Bravo RD-ja dhe Pd-ja.

    por le te lexojme me poshte perseri RD-ne e PD-se..
    -------
    Kreu i parlamentarėve socialistė Malaj, injoron Rezolutėn e Parlamentit Europian

    Berisha: Nė PS ka forca antiperėndimore

    Kryetari i Grupit Parlamentar tė PS-sė, Arben Malaj, kėrkoi dje nė Kuvend injorimin e Rezolutės sė Parlamentit Europian. Duke synuar anullimin e vendimit tė Byrosė Parlamentare pėr zhvillimin e debatit rreth Rezolutės sė PS nė seancėn plenare tė sė hėnės, Malaj, kėrkoi qė rreth kėtij dokumenti tė rėndėsishėm tė debatohej mė parė nė Komisionin e Jashtėm Parlamentar dhe nė delegacionin ndėrparlamantar shqiptar nė KE. Ndaj kėtij qėllimi djallėzor tė kreut tė parlamentarėve socialistė, ka reaguar ashpėr opozita parlamentare, me insistimin e sė cilės ėshtė vendosur qė debati parlamentar pėr kėtė ēėshtje tė zhvillohet tė hėnėn me 3 qershor.

    "Nė pamje tė parė, propozimi i zotit Malaj ėshtė i pafajshėm, nė thelb ai ėshtė djallėzor, antiperėndimor sa dhe vetė ish-Partia Komuniste Shqiptare",-tha dje nė Kuvend lideri i opozitės Sali Berisha. Sipas tij, me injorimin qė zoti Malaj kėrkon t’i bėjė Rezolutės sė Parlamentit Europian bėhet me synimin e vetėm qė dikush tė vazhdojė revanshin e pandalshėm, tė pėrdorė tė gjithė mekanizmat pėr tė siguruar votat kundėr aspiratės sė shqiptarėve pėr integrim nė Europė. Berisha tha nė fillim tė seancės sė djeshme tė Kuvendit se "Nano, qė si njė Enver nė miniaturė bojkotoi seancėn kur diskutohej pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE, tani po pėrdor shuma marramendėse pėr tė blerė votat pėr t’u bėrė President i Republikės". Nė kėto kushte, kryetari i PD-sė konkludon se kurrsėsesi nuk mund tė shqyrtohet njė dokument kaq i rėndėsishėm nga Komisioni i Jashtėm parlamantar shqiptar, kreu i sė cilės Nano ėshtė nė konflikt total me Rezolutėn e Parlamentit Europian. Duke shprehur bindjen se nė Partinė Socialiste ka forca antiperėndimore, Berisha tha se "t’ia japėsh pėr diskutim Rezolutėn e Parlamentit Europian njeriut qė Milosheviēi e fton ēdo javė nė Hagė, do tė thotė ta ēosh atė nė kelendat greke". Kjo edhe pėr faktin se sipas liderit demokrat, Nano shpalli tė dielėn nė TV Klan platformėn e tij tėrėsisht antiperėndimore. (Sipas Berishės, nė tė vėrtetė Blendi Fevziu arriti ta klikojė nė tė gjitha kėndet Nanon, kėtė Fatos tė Enverit).

    Nė kėto kushte, shefi i opozitės ftoi pėrfaqėsuesit e pseudomazhorancės qė t’i pėrmbahen vlerave qė qėndrojnė nė themel tė rendit tė ri europian. Kjo, sipas Berishės do tė thotė trajtim me pėrgjegjėsinė mė tė madhe tė kushteve qė i vihen Shqipėrisė nė Rezolutėn e Parlamentit Europian. Nė tė njėjtėn linjė me Berishėn, kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Bamir Topi dhe kreu i parlamentarėve republikanė Fatmir Mediu, kėrkuan qė Malaj tė mbledhė me urgjencė strukturat pėrkatėse dhe debati parlamentar rreth Rezolutės sė PE tė zhvillohet nė ditėn e caktuar.

    Halil RAMA
    ------------------------------------------

    Vazhdoj komentin..
    Tani Malaj del Anti perendimor..po kush eshte Malaj?

    Malaj eshte kryetari i Socialisteve ne Parlament Pra MALAJ Eshte Parlamenti vete sepse ne ate Parlament vendos Shumica socialiste ... Pra Ky Parlament ne mengjez rrezon Abdiun e Rakipin e ne darke rrezon Europen..

    Po AMNISTIA qe dha ky parlament per Mafien cfar ishte pune e mire apo e keqe??
    Natyrisht Nji Salvaxhente per MAFIEN eshte e mire per Mafien dhe e keqe per popullin.
    Valle Socialistat ndryshojne gjate dites..??
    Njihere bejne "mire" duke rrezuar Abdiun dhe Rakipin dhe nji here bejne "keq" duke rrezuar Keshillat e Europes. Keshtu?

    JOO Socialistet bejne ate qe u leverdis gjate 24 oreve dhe gjate 365 diteve..
    "Kllouni " qe " lodron" ne kte mes eshte PD-ja.



    Kush e kurdisi PD-ne te propozoje shkarkimin e RAKIPIT pikerisht kur NANO i fuqishem ua leshoi Qenin RAKIP Mafies se ILIR METES qe kishte shumicen ne Parlament ????

    Si nuk u cudit Berisha kur propozimit te tije si "kofini pas te vjeli " per shkarkimin e Rakip Prokurorit ju bashkangjit aq entuziaste shumica socialiste ne Parlament??
    Pse nuk i beri nji pyetje vetes Ai e te meditonte pak.. More po cka kan keta socialistet qe po "m'duen mue kaq shume " e po ma ndigjojn fjalen??
    Mos valle jam tu ba ndoj gomarllek...e ta kish gjykue punen..??


    Kto dite MAFIA (shumica parlamentare) Shkelmoi Rakipin dhe SOLLAKUT i tha..SOLLAK mos eja ktu se ja ku eshte AMNISTIA... shko SALLAK e gjuj per njala ne Karavasta..

    Pse nuk thote Berisha... Ah c'na e hodhen kopilat... Na falni demokrat te ndershem se MUE gjithmon po ma hjedhin..pik.

    PS-ja La nam me Korrupsion..
    PD-ja la nam me gomarlleqe qe zgjasin regjimin mafioz-kallashnikov te Rucve-Angjelve-Agasve e Mazrrekve e Jaho Klosave.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156

    Red face gj k

    ca boni mor se late nom, pavarsisht nga menyra se si u zhvilluan ngjarjet ne parlament, e verteta eshte se u prishen normat demokratike, dmth parlamenti dhe gjykata kushtetuese ushtrojne kontroll mbi njeri tjetrin dhe duhet te respektojne njeri-tjetri si institucione. Pra vendimi i parlamentit per injorimin e gjyk kushtetuese eshte gabim i madh. Anyway ne shtetin e rrumpalles me emrin shqiperi asnjerit si ben pershtypje ky muhabet.
    Edhe nje gje, une e kuptoj deri diku ankthin e socialisteve- mafioze per te mos lene ish-prokurorin ti afrohet parlamentit per diskutim po PD-se pse i djeg kesula? A kane filluar t'i ndajne bashke fitimet e krimit, apo i djeg shume per azemin dhe pse se zbulovi rakipi!? Ah te mjeret ne!
    Sa per Don kishotin me emrin sali, ai duhet te kepus qafen nje ore e me pare se e ka provuar se po hypi ne maje te kalit behet shume i rrezikshem per standartet e shqiperise. Po sic duket e kemi hallall shprehjen qe cdo popull ka qeverin qe i takon.
    Me respekt
    sn0m

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    RD ankohet nga KRYEMADHI.

    RILINDJA DEMOKRATIKE
    -----------------------------------
    Ja abuzimet e shtetit me gazetėn "RD"

    Rasti Monika Kryemadhi

    Nė Gusht 2000, Monika Kryemadhi, Kryetare e Organizatės Rinore tė Partisė Socialiste dhe bashkėshorte e Kryeministrit Ilir Meta, ngriti padi pėr fyerje kundėr Kryeredaktorit tė "Rilindjes Demokratike", Astrit Patozi, si dhe dy gazetarėve tė sė njėjtės gazetė, Redin Hafizi dhe Shemsi Peposhi. Ndonėse njė trup i Gjykatės sė Tiranės dėgjoi tė tre palėt nė tė njėjtin process, objekt i kėtyre akuzave ishin tre artikuj tė ndryshėm, tė cilat ishin shkruar ose i ishin atribuar secilit prej tė paditurve. Megjithėse mund tė thuhet se disa prej akuzave apo kritikave tė Redin Hafizit dhe Shemsi Peposhit ndaj Kryemadhit ishin tejkaluar, nuk pati asnjė pretendim ose tė vėrtetohej se ato fyenin Kryemadhin. Artikulli pėr tė cilin akuzohej Patozi qėndronte krejtėsisht veēmas. Duke patur parasysh kėto rrethana, mund tė thuhet se bashkimi i kėtyre tre rasteve brenda njė akuze duket tė ketė qenė i pajustifikuar. Pėr kėtė arsye, ato do tė diskutohen ndaraz nė kėtė raport, duke nisur nga rasti i Patozit.

    Nė Korrik 2000, "RD" botoi nė faqen 5 tė saj njė artikull me titull: "Monika, 6 mijė dollarė nė muaj vetėm tek "Rogneri’" dhe mbititull: "Ku i gjen gruaja e Kryeministrit gjithė kėto para?". Artikulli, i nėnshkruar "RD", pretendonte se Kryemadhi shpenzonte mijėra dollarė ēdo muaj nė njėrin prej hoteleve mė tė spikatur tė Tiranės. Autori anonim citonte njė punėtor anonim tė hotelit, tė kishte thėnė se, "faturat e gruas sė Kryeministrit shkojnė pėrtej shumės 300 mijė–500 mijė lekė nė ditė", dhe se ajo ishte njė "kliente e pėrditshme" e hotelit.

    Kryemadhi ngriti padi pėr fyerje kundėr zotit Astrit Patozi, nė cilėsinė e Kryeredaktorit tė gazetės. Njė gjykatės i Gjykatės sė Tiranės dha verdiktin se Patozi "nuk siguroi prova pėr tė provuar vėrtetėsinė e deklarimeve nė artikull" dhe e shpalli atė fajtor. Patozi deklaroi se zbulimi i emrit tė punonjėsit tė hotelit qė kishte dhėnė informacionin pėr "RD"-nė do tė kishte sjellė pasoja tė rėnda dhe serioze pėr atė person. Por, ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, avokati i Patozit argumentoi se zhvendosja e pėrgjegjėsisė sė sigurimit tė provės tek i akuzuari - nė vend qė t’i kėrkohej akuzueses sė dėmtuar tė provonte tė dyja, falsitetin e pretendimeve faktike nė artikull si dhe qėllimet e kėqija tė tė akuzuarit – dhunonte parimin kushtetues tė "Pranimit tė pafajėsisė sė tė akuzuarit".

    Pėrgjegjėsia e sigurimit tė provės nga Patozi ėshtė e imponuar. Si Kushtetuta e Shqipėrisė, ashtu edhe ACCP, pėrcaktojnė se, "i akuzuari nė njė ēėshtje gjyqėsore do tė pranohet si i pafajshėm, pėr sa kohė qė faji i tij nuk ėshtė provuar nga njė vendim pėrfundimtar gjyqėsor". Kėrkesa qė prokurori duhet tė ketė pėrgjegjėsinė pėr tė provar gjithė elementėt e njė fyerje, ėshtė njė rrjedhojė e drejtpėrdrejtė e pranimit tė pafajėsisė. Gjykata Europiane e tė Drejtave tė Njeriut e ka shpjeguar qartė "pranimin e pafajėsisė":

    … gjatė kryerjes sė detyrės, anėtarėt e gjykatės nuk duhet tė fillojnė me idenė paraprake se i akuzuari e ka kryer veprėn pėr tė cilėn akuzohet; pėrgjegjėsia e sigurimit tė provės bie mbi prokurorėt dhe nga ēdo dyshim duhet tė fitojė i akuzuari. Gjithashtu, duhet qė prokurori tė informojė tė akuzuarin pėr gjithė ēėshtjen e ngritur kundėr tij, nė mėnyrė qė ai tė pėrgatisė dhe prezantojė mbrojtjen e tij nė mėnyrė tė pėrshtatshme, si dhe tė sigurojė prova tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar fajėsinė e tij.

    Fakti qė akuzat e ngritura nuk janė sjellė dhe hetuar nga Prokuroria, por drejtpėrdrejtė nga viktima, nuk eleminon pranimin e pafajėsisė. Nė tė vėrtetė, neni 59 i ACCP siguron se akuzuesi i dėmtuar duhet tė "marrė pjesė nė gjyq (nė mėnyrė qė) tė deklarojė akuzat…"

    Duke e kthyer pėrmbys pranimin e pafajėsisė nė ēėshtjen "Kryemadhi", Gjykata ka dhunuar tė drejtėn themelore tė tė akuzuarit, pėr njė gjykim tė drejtė, sipas Kushtetutės sė Shqipėrisė dhe Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut.

    Nė rastin e Patozit, Gjykata dhunoi gjithashtu tė drejtėn e tij pėr tė mbrojtur burimet gazetareske. Gjykata hodhi poshtė refuzimin e Patozit pėr tė zbuluar identitetin e punonjėsit tė hotelit, duke e quajtur atė si "tė pabazė ligjėrisht". Megjithėse nė Ligjin Shqiptar nuk ekziston asnjė kusht, qė mbron gazetarėt nga Zbulimi i Detyrueshėm i Burimeve Konfidenciale, ruajtja e burimit ėshtė njė element thelbėsor i lirive dhe garancive ndėrkombėtare tė shtypit. Gjykata Europiane nė Strasburg e ka pėrshkruar njė mbrojtje tė tillė si, "njė prej kushteve bazė tė lirisė sė shtypit" nė njė shoqėri demokratike, duke shtuar se "kufizimi i konfidencialitetit tė burimeve gazetareske kėrkon ekzaminim tė kujdesshėm". E drejta pėr tė mos nxjerrė burimin e informacionit tė marrė konfidencialisht, ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme pėr aftėsinė e shtypit nė investigimin e rasteve tė korrupsionit zyrtar dhe abuzimeve qeveritare.

    Nė kontekstin e njė padie pėr fyerje me njė gazetar si tė akuzuar, Gjykata jo vetėm qė duhet tė shmangė urdhėrin pėr tė detyruar tė akuzuarin tė zbulojė burimet konfidenciale, por edhe tė shmangė ndonjė ndėrhyrje negative, duke nxjerrė pėrfundimin se refuzimi i tė akuzuarit pėr tė zbuluar burimin "tregon qė njė provė e tillė nuk ekziston, se akuzat nė artikull janė tė pavėrteta dhe janė bėrė me qėllimin pėr tė dėmtuar nderin dhe dinjitetin e akuzuesit".

    Gjykata gjithashtu ka gabuar teksa ka dhėnė vlerėsim pėr natyrėn e komenteve tė rėndėsishme nė artikull. Ajo nxori, pėr shembull, se artikulli pėrfshinte "aludime se paratė (e shpenzuara nga Kryemadhi nė hotel) janė nxjerrė nga korrupsioni dhe trafiku i drogės". Por referimet pėr kontrabandė dhe trafik droge nė artikull janė deklarime retorike, qė nuk konkludojnė nė akuza direkte. Ashtu siē ka vėnė re nė mėnyrė tė vazhdueshme Gjykata Europiane, "liria e shtypit pėrfshin lejimin e njėfarė ekzagjerimi apo edhe provokimi". Pėr mė tepėr, neni 10 i Konventės Europiane "mbron jo vetėm thelbin e ideve dhe informacionit tė shprehur, por edhe formėn me tė cilėn ai ėshtė pėrcjellė".

    Sė fundi, Gjykata nuk mori nė konsideratė faktin se akuzuesja dhe i shoqi i saj janė politikanė tė nivelit tė lartė dhe se korrupsioni zyrtar ėshtė pėrgjithėsisht temė e njė debati publik intensiv nė Shqipėrinė postkomuniste. Me fjalė tė tjera, Gjykata as qė nuk mori inisiativėn tė vendosė njė ekuilibėr mes sė drejtės legjitime tė reputacionit tė akuzueses, nga njėra anė, lirinė e shprehjes sė tė akuzuarit, si dhe tė drejtėn e publikut pėr t’u informuar pėr ēėshtje tė interesit tė pėrgjithshėm, nga ana tjetėr. Gjykata urdhėroi zotin Patozi tė paguante njė gjobė prej 100 000 lekė ($ 720).

    Pasi e gjykoi Patozin fajtor pėr fyerje me qėllime dashakeqe, Gjykata vijoi duke e konsideruar atė pėrgjegjės sipas ligjeve civile pėr fyerje si dhe dėmshpėrbleu zonjėn Kryemadhi pėr dėme jofinanciare. Pėr mė tepėr, Gjykata urdhėroi zotin Patozi dhe dy tė akuzuarit e tjerė, tė siguronin botimin e njė pėrmbledhjeje tė gjykimit, me shpenzimet e tyre, nė shtatė gazeta tė pėrditshme dhe shtatė stacione televizive pėr dy ditė. Kostoja e botimeve tė tilla vlerėsohet disa qindra dollarė.

    …Duke marrė nė konsideratė kėto fakte, provat e pamjaftueshme, arsyetimi i pasaktė, si dhe dėmshpėrblimi i caktuar pėr t’u paguar nga zoti Patozi duken tė kenė qenė sėrish vendime tė gabuara. Sasia e dėmshpėrblimit e barabartė me gjashtėdhjetė fishin e njė page mesatare nė Shqipėri, ėshtė jashtėzakonisht e tepruar dhe ndėshkuese, sidomos duke konsideruar faktin se faktorėt mbi tė cilėt u mbėshtet gjykata pėr tė vlerėsuar dėmin shkaktuar ndaj zonjės Kryemadhi ishin tė paqartė dhe tė paverifikueshėm.

    Patozi apeloi mė pas vendimin e Gjykatės sė Tiranės nė Gjykatėn e Apelit nė Tiranė. Gjatė apelimit, avokati i Patozit mes tė tjerave argumentoi, se Gjykata kishte dhunuar tė drejtėn e klientit tė tij pėr t’u marrė si i pafajshėm, duke zhvendosur kėshtu pėrgjegjėsinė e provės. Trupi i Gjykatės sė Apelit, pėrbėrė nga tre gjykatės, hodhi poshtė pretendimin e pafajėsisė sė tė akuzuarit si tė "pambėshtetur nė ligj". Vendimi nuk ishte i detajuar, duke mos iu pėrgjigjur argumentave specifikė tė zotit Patozi, bazuar nė Kushtetutėn e Shqipėrisė dhe ACCP. Gjykatėsit e Apelit hodhėn poshtė nė tė njėjtėn mėnyrė, pa asnjė koment, argumentin e Patozit se Gjykata e Tiranės kishte dhunuar tė drejtėn e tij pėr tė mos zbuluar burimet konfidenciale.

    Patozi apeloi mė tej nė Gjykatėn e Lartė. Gjykata e Lartė e hodhi poshtė apelimin, si tė "papranueshėm", pa i dėgjuar fare palėt dhe pa dhėnė ndonjė arsye. Vendimi i Gjykatės sė Lartė ėshtė shqetėsues, sepse apeli i Patozit ngriti ēėshtje tė rėndėsishme tė ligjeve kriminale, kushtetuese si dhe ligjeve ndėrkombėtare tė tė Drejtave tė Njeriut. Nė fakt, Gjykata e Lartė ka qenė objekt i njė kriticizmi nė rritje nga komuniteti ligjor pėr abuzime nė mėnyrė tė vazhdueshme me papranueshmėrinė e dėgjimit, herė pėr arsye efektiviteti – duke vendosur kėshtu vlerėsimin e njė apeli nė njė seancė tė vetme, duke shmangur debatin dhe duke injoruar nevojėn e njė gjykimi tė arsyeshėm – ose pėr tė shmangur dėgjimin e njė ēėshtje mė politikisht tė ndjeshme. Mėnyra si ėshtė vepruar me ēėshtjen Patozi si dhe rastet e tjera ku ėshtė pėrdorur e njėjta mėnyrė, mbėshtesin kėto kritika ndaj Gjykatės sė Lartė. Dėshtimi i trupit tė pėrbėrė nga pesė gjykatės pėr tė dhėnė arsye pėrse apeli i Patozit ishte i papranueshėm – pėrveē konkluzionit se asnjė prej "bazave ku ėshtė mbėshtetur nė ACCP… nuk ekzistojnė" – ėshtė jashtėzakonisht i dyshimtė. Njė gjė e tillė mund tė ēojė nė konkluzionin e dhunimit tė kėrkesave tė pėrcaktuara nė Kushtetutėn e Shqipėrisė, qė "vendimet gjyqėsore… tė jenė tė arsyetuara".

    Hedhja poshtė e apelit tė Patozit nga Gjykata e Lartė pa njė diskutim tė plotė, tė hapur ėshtė defektoz pėr dy arsye tė tjera. Kushtetuta e Shqipėrisė i cakton Gjykatės sė Lartė rolin e veēantė, "tė unifikimit tė praktikave gjyqėsore" me qėllim rritjen e sigurisė ligjore. Ēėshtjet Kryemadhi i dhanė Gjykatės sė Lartė shansin pėr tė sheshuar diferencat e interpretimit mes gjykatave mė tė ulėta, lidhur me pėrgjegjėsinė e provės nė rastet e akuzave pėr fyerje. Dėshtimi i saj pėr tė dhėnė njė vendim autoritar mbi kėtė ēėshtje, bashkė me pranimin e pafajėsisė si dhe tė drejtave tė tjera, la pas njė shkallė tė rrezikshme pasigurie ligjore, qė varet mbi kokat e mediave shqiptare.

    Arsyeja e dytė dhe akoma mė e rėndėsishme lidhet me pėrgjegjėsinė e veēantė kushtetuese tė Gjykatės sė Lartė, pėr tė garantuar tė Drejtat Themelore tė Njeriut. Duke refuzuar t’i pėrgjigjet kėrkesave tė tė akuzuarit pėr tė drejtėn e fjalės, Trupi Gjykues nuk arriti tė korrigjojė dhunimet e tė drejtave bėrė nga gjykatat mė tė ulėta. Dhe duke parė pengesat pėr aplikantėt individualė nė Gjykatėn Kushtetuese, Gjykata e Lartė shpėrdoroi shansin e fundit qė sistemi gjyqėsor nė Shqipėri kishte pėr tė bėrė njė gjė tė tillė.

    ---------------------------------------


    Moj RD dallkauke kur paske hequr te zit e ullirit nga Monika pse nuk u ndjeve ti kur kryetari Juaj, SALI Shkallnuri-Berisha u telekomandua (kush e di nga kush) per te sulmuar ArBen Rakipin pikerisht kur Rakipi atakoi Dinastine META-KRYEMADHI?
    Nuk kishit guxim ju ti kujtonit krietarit tuaj se duke kerkuar shkarkimin e Rakipit po ndihmonte direkt Moniken dhe Mafien e Freshit dhe regjisorin e Bombes se Shkallnurit, Brahon, mikun besnik te Metes dhe armikun e betuar te vet Berishes...

    RD je bere si shage byreku.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    RD ankohet..

    RD ankohet po nga kush?

    Ja cthote sot gazeta RD.
    ----------------------------
    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės ėshtė paditur nga KLSH pėr pėrvetėsimin e miliona parave nga fasadat

    Prokuroria zhduk dosjen e Edi Ramės

    Prokuroria e Tiranės: "Nuk ka asnjė dosje apo padi kundėr kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama"

    Prokuroria e Pėrgjithshme: "Kundėr kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama ndodhet njė padi nga KLSH"



    TIRANĖ - Prokuroria ka zhdukur dosjen hetimore kundėr kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama. Burime tė sigurta pranė Prokurorisė sė rrethit Tiranė, bėnė tė ditur dje se, nuk ka asnjė dosje hetimore pėr Edi Ramėn. "Nuk ka asnjė dosje apo padi kundėr kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės", deklaroi njė prokuror nė Prokurorinė e Tiranės, i cili nuk pranoi tė identifikohej. Deklarata e zyrtarit tė Prokurorisė sė Tiranės bėhet nė njė kohė kur Prokuroria e Pėrgjithshme deklaroi zyrtarisht para pak ditėsh se ndaj kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės ekziston njė dosje nė Prokurorinė e rrethit Tiranė pėr shpėrdorim tė parave tė projektit tė tij, "Kthim nė Identitet".

    Zėdhėnėsi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme deklaroi para pak ditėsh se, "nė Prokurorinė e Tiranės ndodhet njė padi e ngritur nga KLSH kundėr kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama", por njė deklaratė e tillė ėshtė hedhur poshtė dje nga Prokuroria e Tiranės, e cila deklaroi se, "nė Prokurori nuk ka asnjė dosje kundėr kryebashkiakut Edi Rama". Deklarata e zėdhėnėsit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme ishte njė kundėrpėrgjigje ndaj qeverisė, e cila nėpėrmjet ministrit tė Shtetit pėr antikorrupsionin, Ndre Legisi deklaroi se, "nė Prokurori janė dėrguar 120 dosje tė zyrtarėve pėr korrupsion". Zėdhėnėsi i Prokurorisė u shpreh publikisht se nė Prokurori ndodhen vetėm katėr dosje zyrtarėsh. Ai deklaroi se zyrtarėt e akuzuar pėr korrupsion janė, Dritan Prifti, Edi Mazi, Edi Rama dhe Thoma Gėllēi.

    Zėdhėnėsi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme deklaroi se nuk ėshtė e vėrtetė se qeveria ka sjellė nė Prokurori 120 dosje pėr zyrtarėt e korruptuar. Njė fakt i tillė ėshtė pranuar dje edhe nga Prokuroria e rrethit Tiranė. Njėri nga drejtuesit e kėsaj Prokurorie deklaroi se nuk ėshtė e vėrtetė qė qeveria ka dėrguar 120 dosje zyrtarėsh nė Prokurori. Zyrtari nė fjalė tha nė Prokurorinė e Tiranės ndodhen vetėm tre dosje, njėra i pėrket subjektit privat "Alba-Beton 2" pėr mosshlyerje tė detyrimeve doganore, ndėrsa paditė e tjera u pėrkasin dy ish-zyrtarėve, Mirela Rema dhe Nelson Hicka. Rema, ish-shefe nė Bankėn e Kursimeve nr.1 nė Tiranė dhe Hicka, ish-shef i Agjensisė sė Trajtimit tė Kredive, tė cilėt janė paditur pėr shpėrdorim detyre. Sipas burimeve tė Prokurorisė sė Tiranės, ēėshtjet janė regjistruar dhe tashmė janė thirrur dėshmitarėt e parė.

    Zhdukja e dosjes hetimore tė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės ėshtė njė tjetėr skandal i Prokurorisė. Edi Rama, akuzohet pėr pėrvetėsimin e miliona parave gjatė kryerjes sė punimeve tė lyerjes sė fasadave tė godinave tė ministrive. Edi Rama i kishte pagėzuar kėto punime pėr lyerjen e godinave, "Kthim nė Identitet". Pėr projektin "Kthim nė Identitet" u diskutua gjerėsisht dhe u hodhėn kritika tė ashpra nė shtyp. Ndėrsa Kontrolli i Lartė i Shtetit denoncoi nė Prokurori nė muajin tetor tė vitit tė kaluar vjedhjet e ish-ministrit tė Kulturės dhe kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, i cili nėpėrmjet kėtij projekti "Kthim nė Identitet" ka pėrvetėsuar miliona lekė. Mirėpo, dosja hetimore kundėr kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama rezulton e zhdukur.

    R.POLISI





    Ndėshkohen peshqit e vegjėl, ndėrsa pushtetarėt qė kanė lidhje me trafikantėt merren nė mbrojtje



    Policėt e Ēipės, kokė turku pėr drogėn



    Qeveria mbron zyrtarėt e pėrfshirė nė trafikun e drgės duke u justifikuar me pushimin nga puna tė disa policėve qė kryenin shėrbimin nė pikėn e kalimit kufitar tė Kakavijės



    TIRANĖ - Javėt e fundit, rastet e bllokimit tė sasirave tė konsiderueshme droge, nė pikat e kalimit kufitar me Maqedoninė e Greqinė, vetėm pak metra larg traut doganor, brenda tokės sė huaj, kanė qenė tė shpeshta. Nė kėto mori rastesh, tė larta kanė qenė edhe shifrat disa milionėshe nė dollarė, qė arrinte vlera e kėtyre lėndėve narkotike. E ndėrsa flitet, mėsohet e dėgjohet pėr dhjetra raste e miliona dollarė, mė tė pashqetėsuarit duken drejtuesit e shtetit e policisė shqiptare qė tallen me ca policė, duke i liruar nga detyra. Lirimi nga detyra i 22 policėve qė kryenin shėrbimin nė pikėn e kalimit kufitar tė Kakavijės, mė shumė se sa njė shpresė pėr njė luftė tė mundshme kundėr trafikut tė lėndėve narkotike e zhvlerėson mė shumė, deri nė nivelin e talljes kėtė pėrpjekje tė munguar.

    Njė polic, sado i aftė tė jetė ai, nuk mund tė dallojė e bllokojė sasira kaq tė mėdha droge, pa lejen e eprorit tė tij. Aq mė pak kėtė nuk mund ta realizojė edhe njė qen antidroge, "pėrkthimin" e gjesteve tė tė cilit, pakkush mund ta bėjė. Tė gjitha kėto zbulime dhe bllokime tė sasirave tė lėndėve narkotike, mund tė bėhen nė qoftė se eprorėt e atyre 22 policėve tė Kakavijės e disa qindra tė tjerėve nė pikat e tjera tė kalimit kufitar, e dėshirojnė vėrtet kėtė gjė. Pikėrisht kjo dėshirė e vullnet mungon, pėr tė vetmin shkak sa tė thjeshtė e banal, sepse vetė kėta eprorė policie, jo vetėm nė pikat e kalimit kufitar, por edhe ca mė lart, deri nė Ministrinė e Rendit Publik, janė vetė kontrollorėt e kėtij trafiku, nėpėrmjet edhe bashkėpunimit me trafikantė tė lėndėve narkotike.

    Disa kohė mė parė, njė relator amerikan braktisi sallėn e seminarit tė luftės antitrafik, kur aty pa se, midis dhjetra pjesėmarrėsve gjendej njė drejtues i lartė i antidrogės nė Ministrinė e Rendit Publik, i cili nė dosjet amerikane figuronte si njė nga kontrollorėt mė kryesorė tė trafikut tė drogės… Pas kėsaj, i vetmi qė nuk u shqetėsua ishte zyrtari i Ministrisė sė Rendit Publik, i cili e ndoqi me kėmbėngulje deri nė fund seminarin.

    Nė mė se pesė vjetė, rastet e implikimit tė kryepolicėve nė trafiqe lėndėsh narkotike kanė qenė tė pėrsėritura, megjithė edhe denoncimet publike ndaj tyre. Ende ėshtė e pashlyer nga kujtesa "spektakli" i Edmond Kosenit, ish-kryepolicit tė Elbasanit, i cili pasi na ēuditi tė gjithėve me drogėn qė mbante tė "magazinuar" nė zyrėn e tij, shkoi mė tej me kėto ēudira, kur "bėri haram" dhe fali nė lumin Shkumbin ca kilogram niseshte. Me sjelljet e veprimet e tyre prej trafikantėsh lėndėsh narkotike, jo mė mbrapa nuk ngelen dhe njerėz me pushtet politik e badigardėt e tyre. Pak javė mė parė, nė Milano tė Italisė policia italiane arrestoi badigardin e Spartak Brahos, me 21.5 kilogramė drogė tė pastėr.

    Duket pėr kėto raste mė tė painformuarit janė njerėzit e akuzės, tė cilėt ende nuk kanė dėrguar asnjė rast nė gjykatė. Pas gjithė kėtyre denoncimeve, ndėrsa ngarkesa droge ende vazhdojnė tė kapėrcejnė lehtėsisht trarėt e doganave, nė Kakavi gjenden e shpallen "fajtorėt" 22 policėt rrogtarė, ndėrsa shefat e tyre e ca mė lart, presin e pėrcjellin drogėn…, por edhe policėt zėvendėsues qė nesėr sėrish do jenė ata "shkaktarė" tė trafikut tė lėndėve narkotike.

    Artur BEGA



    Bilbil Mema pranon lidhjet e policisė me trafikantėt



    TIRANĖ - Droga me origjinė nga vendi ynė e bllokuar nga policitė e vendeve kufitare, pėrballė lejimit me dashje, ka futur nė grindje doganat dhe policinė shqiptare. Kreu i policisė sė Shtetit, Bilbil Mema, ka fajėsuar dje ekzistencėn e elementėve tė korruptuar nė polici, por edhe mungesėn e bashkėpunimit me doganat. Ndėrsa drejtues tė doganave janė shfajėsuar nga pėrgjegjėsia e trafikimit tė lėndėve narkotike, duke u mjaftuar se lufta antidrogė nuk ėshtė detyrė e tyre.

    Nė njė prononcim, Bilbil Mema, drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, ka pėrmendur dje mungesėn e mjeteve teknike, personelit e logjistikės si mangėsi nė moszbulimin e drogės sė fshehur. Nė vijim tė shfajėsimeve tė tij, kryepolici Mema, nuk ka harruar tė rendisė edhe mungesėn e bashkėpunimit me doganėn. "Nuk kemi bashkėpunimin e duhur me doganat dhe mungon koordinimi i veprimeve", ėshtė shprehur Mema. Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė ka pranuar dhe ka pohuar edhe ekzistencėn nė radhėt e policisė tė njerėzve tė lidhur me trafikantėt. "Kemi edhe elementėt e korruptuar nė radhėt e policisė", pohoi kryepolici Mema.

    Pėrkundėr kėtij reagimi shfajėsues tė Bilbil Memės, kanė reaguar dje edhe drejtues tė doganave shqiptare. Dėshtimin e punės sė policisė dhe lidhjet e tyre me trafikun e drogės, drejtuesit e doganave shqiptare e kanė parė si diēka qė ata i pėrjashtojnė njerėzit e tyre qė punojnė nė pikat e kalimit kufitar. "Lufta kundėr drogės e trafikut tė saj, nuk ėshtė detyra dhe pėrgjegjėsia jonė, por ėshtė detyra dhe pėrgjegjėsia e policisė" -janė shprehur dje drejtues tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave. Nė kėtė konteks, drejtuesit e doganave kanė pranuar se ata vetė nuk kanė strukturat e duhura dhe mjetet pėr zbulimin e lėndėve narkotike.

    A. BEGA
    ------------------------

    Moj Rd, moj harraqe..po kur Nano per punet e veta i leshoi Qenin Rakip te vetve dhe filloi tua mbushi dosjet qeveritareve te Metes etj..kur Nano ja mbeshtolli Ed RAMES e i tha ..ik mor hajdut ikonash ..ku i cove milionat e scorpionsave etj. PD juaj sikur ta kish picku grenxa u cua dhe beri kauz me qeveritaret hajdute per te hequr Qafe RAKIPIN e besdisshem...
    Me kartonin e PD bashk me te MAFIES u largua ne valen e punes RAKIPI dhe erdhi prokurori i Mejdanit i cili natyrisht do i fshehi dosjet e Ed Rames etj..

    RD mos u qaj tani po ha tum si gjithmon..

Tema tė Ngjashme

  1. Amerika njeh IRJM me emrin Maqedoni.
    Nga edspace nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 06:20
  2. Mbi historine e Bregut
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 05:58
  3. Njė libėr qė zbulon enigmėn Himara
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 05:43
  4. Tokat e Bregut
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2003, 15:04
  5. Mjedisi dhe shqiptaret
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 03-06-2003, 15:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •