Prometheu nė tė parėn dhe tė vetmen tragjedi tė shkrimtarit shqiptar

Kadare, edhe nė Olymp stinė e mėrzitshme

Nga Ēerēiz Loloēi

1.
Pas botimin nė frėngjisht, siē ngjet rėndom me njė pjesė tė konsiderueshme tė krijimtarisė sė tij nė dy dekadat e fundit, ka pothuajse njė vit qė ėshtė publikuar nė shqip e para dhe e vetmja pjesė teatrale e Ismail Kadaresė “Stinė e mėrzitshme nė Olymp”, njė tragjedi e pesėmbėdhjetė hyjnive qė zbulohen pėrpara lexuesit nė katėrmbėdhjetė akte. E destinuar pėr t’u vėnė nė skenė, “Stina…” ėshtė luajtur nė fragmente tė saj nga njė trupė franceze e Lionit si dhe nga trupa shqiptare e Teatrit Kombėtar, por pėrtej shfaqjeve ajo ruan tė tjera befasi nė faqet e librit. Prometheu, njė prej figurave mė sipėrane dhe mė enigmatike tė mitologjisė greke, figurė qendrore nė kėtė tragjedi moderne, duket se ka pėrmbushur njė brengė tė pėrhershme tė autorit, teksa shfaqet nė mėnyrė tė plotė dhe gjithėshterruese.
Prometheu, njė figurė e kahershme e antikitetit, pa qenė ndėr hyjnitė mė tė sipėrpėrmendur tė asaj kohe tė largėt, do tė shndėrrohej megjithatė ndėr protagonistėt mė elitarė tė postmitologjisė jo aq pėr akt-dhurimin e zjarrit nė komunitetin njerėzor por sidomos pėr rebelimin e parė antiperėndi ku shembėlltyrat e tjera tė mėvonshėm nuk do tė ishin gjė tjetėr veēse kopje tė zbehta dhe tė paplota. Duke qenė vetė perėndi, ai vjen e konfliktohet me kryeperėndinė, Zeusin, jo thjesht pėr t’i ngritur vetes njė pėrmendore pėrjetmėsisht tė rrejshme, (ēka nuk ka ndodhur me tė tjerė zotėr dhe bij tė perėndisė, Krisht apo Muhamet), por sepse mė shumė se tė gjitha hyjnitė ai ka zbuluar sekretin e madh se nuk ka jetė qiellore pa atė tokėsore. Dy testamentet po aq tė hershme tė besimit kristian dhe tė atij musliman, (si edhe tė besimeve tė tjera ndoshta mė tė hershme por mė pak tė populluara), me tė dėrguarit e tyre respektivė nuk kanė qoftė edhe njė resht ngritjekrye prometheiane, megjithėse kanė tė ngjizur sakrifikimin e tij pėr botėn njerėzore. Buda, Krishti, Muhameti, tė plotėfuqishėm tė tjerė tė perėndisė, teksa kanė pėrsosur misionin prometeik tė shėrbestarit ndaj njerėzimit, asnjėherė nuk kanė vėnė nė dyshim se diēka nuk shkon mirė edhe te kryezotat e tyre. Titani i mitologjisė, pėrveē qė e cilėson Zeusin si tiran tė pashpirt, pėrshkruan gjithashtu edhe ardhjen kriminale tė tij nė majė tė kupolės qiellore pėrmes vrasjeve dhe krimeve tė tmerrshme, pėrfshi edhe sakrifikimin monstruoz tė tė atit, Kronosit.
Pra, Prometheu, duke qenė i kėtyre pėrmasave kozmike, detyrimisht qė ka trazuar shumė personalitete tė letrave nė tė gjitha kohėt. Njė prej studiuesve francezė, Erik Faje, nė parathėnien shoqėruese tė tragjedisė, pėrmend disa prej autorėve tė mėdhenj qė kanė pėr bazė mitin e Prometheut. “Nė shekullin e dytė para Jezu Krishtit autori latin Lucius Accius, i cili pėlqente tė imitonte tragjeditė e sivėllezėrve tė tij grekė, u pri, gjithashtu, nga figura e titanit Promethe. Lucien de Samosate, nė fillimet e erės sonė mori pėrsėri kėtė figurė, por nė mėnyrė satirike. Ndėr shkrimtarėt modernė, Volteri e rishqyrtoi atė te “Pandora”, Calderon de la Barca te “Statuja e Prometheut” e kėshtu me radhė gjermanėt e anglezėt qė nga Wieland te Gėte e nga Bajroni te Shelly e qė prej kėtij tė fundit kemi njė dramė me katėr akte “Prometheu i ēliruar”. Ndėrkaq Eskili ka njė variant tjetėr tė pahumbur me “Prometheun e mbėrthyer”, si njė pjesė e njė triologjie homonime ku dy prej tyre “Prometheu i ēliruar” dhe “Prometheu nė Olymp” u zhdukėn nė rrethana krejt misterioze e tė pashpjegueshme sė bashku me pjesėn mė tė konsiderueshme tė krijimtarisė sė tij.


2.
Kontaktet dhe pikėtakimet e Kadaresė me humbėsin dhe kolosin e madh tė antikitetit, Eskilin, ravgojnė ēprej fėmijėrisė, nga qytetlindja e autorit ku mitet dhe ndodhitė e zakonshme pėrziheshin krejt natyrshėm dhe pa kurrfarė sforcimi. Vargje tė tėra tė shkrimtarėve antikė, fragmente dramash, tragjedish e komedish, balada, legjenda, rituale dasmash e vdekjesh, histori tė frikshme qė ndiqnin njė rrjedhė zinxhir si shtėpitė e rrasura nguc e nguc ishin atje, nė kryeqendrėn jugore, shqip dhe greqisht, pa tė cilat s’mund tė kuptohej asnjė fėmijėri. Pastaj, nė moshė ta madhuar, tridhjetė e njė vjeēar, Kadare do tė provonte tė shkruante njė variant tė vetin prometheian ku titani i braktisur ėshtė mbėrthyer nė njė shkėmb kaukazian me shpretkė tė zmadhuar dhe me shpresėn e ardhjes sė shkabės ēukitėse. Shfaqja e shpendit, ēukitja e shpretkės sė stėrmadhe liron pėrkohėsisht Prometheun pėr ta degdisur nė njė sakrifikim tjetėr. Tregimi tjetėr i po atij viti, mė i plotė, i strukturuar nė tri pjesė si njė minitriologji, do tė ketė tė pėrmbledhur krejt informacionin pėr mitin. Njė pesėmbėdhjetė vjeēar mė pas, autori do tė shkruante dhe rishkruante variantin e vet tė triologjisė duke parathėnė krijimin e madh me parathėnien eskiliane dhe pėrkthimin e Orestias.

3.
“Stinė e mėrzitshme nė Olymp” duke u fokusuar me jetėt dhe punėt e fuqive tė tejnatyrshme do tė pėrqėndrohet mė shumė nė sferėn qiellore. Dukja e parė: qiell-Olymp; dukja e dytė: gjithmonė qiell; dukja e katėrt: qiell; dukja e pestė: qiell-natė; dukja e nėntė: qiell-Olymp; dukja e njėmbėdhjetė: Olymp; dukja e dymbėdhjetė: Olymp, dukja e katėrmbėdhjetė: Olymp. Katėr skena-dukje zhvillohen nė tokė (dukja e tretė, e gjashtė, e shtatė dhe e dhjetė), ndėrsa kemi edhe dy dukje tė tjera: njėra nėntokė (dukja e trembėdhjetė) dhe dukja e trembėdhjetė qė ndodhet pėrsipėr Olympit, nė Malin e Bardhė. Pra, tragjedia shpėrfaqet nė katėr rrafshe nė funksion tė zbėrthimit tė figurės sė Prometheut. Pra kemi katėr banesa tė ndryshme ku perėnditė dhe njerėzit lėvizin nė mėnyra tė ndryshme: mė shpejt ecin llumnajat e qėnieve qė e kanė njė cak, vdekjen dhe mė ngadalė e mė e zymtė ecin zhvillimet nė rrafshin qiellor ku ky cak ėshtė i panjohur. Siē ngjet me veprat e mėdha, edhe nė kėtė tragjedi, autori nuk rreket tė shpjegojė aktin e vjedhjes sė zjarrit prej Olympit dhe pėrēimi i tij te njerėzit, nuk i kushton vėmendje gjithashtu krimeve tė kryera prej tij si gjithė hyjnitė, por duket se e fut lexuesin nė njė fill tė mistershėm qė zbulohet gradualisht nga akti nė akt. Dukja e parė e dramės, megjithėse me personazhe tė njohur tė sferės qiellore, tė krijon ndjesinė e njė diēkaje tė madhe qė ka ndodhur apo qė paralajmėrohet tė ndodhė. Dhe kėshtu akt pas akti merret vesh grindja e madhe mes Zeusit e titanit tė zjarrit, por ndryshe nga ēfarė ėshtė pėrshkruar nga autorė tė mėparshėm, Kadare zbulon se dhimbjet fizike i pėrjeton Prometheu, ndėrsa ankthi i pafund gjendet te kryezoti, Zeusi. Studiuesi i Kadaresė vėren me tė drejtė se autori “na jep kėtu gjithė pėrmasat e lirisė krijuese; ai kontrollon me kujdes tė madh jo vetėm rubinetat e rrjedhjes sė kohės, por edhe tri zonat e mėdha tė perandorisė krijuese: sipėrfaqen tokėsore ku Prometheu ėshtė mbėrthyer dhe ku njerėzit po qytetėrohen, nėntokėn, vendbanimin e zotit tė Ferrit, pra themelet e botės ku ėshtė hedhur titani dhe qiellin, pėrmes tė cilit qarkullojnė perėnditė dhe shkabat... por nė kėtė qiell klasik ėshtė futur njė nocion me kurorė misteri, ai i njė qendre, instancė e lartė pėr tė cilėn s’dihet asgjė, por sė cilės i binden tė gjithė duke filluar nga vetė Zeusi...kemi kėshtu njė akt tė ri nė hierarkinė e fuqive superiore, diku nė kozmos, si pėr tė ngritur statusin e njė vrime tė humbur tė provincės tokėsore”.



box
Tė tjerė pėr Kadarenė
Njė nga romancierėt mė tė shquar tė kohės sonė, nė tė gjithė botėn dhe nė tė gjitha gjuhėt.
Bruce Bauer, Wall Street Journal

Proza e Kadaresė vezullon me realizmin magjik tė Gabriel Garsia Markesit.
Los Angeles Times Book Review

E kemi thėnė mė parė dhe do ta themi prapė: kur do ta njohė Stokholmi kalibrin e jashtėzakonshėm tė kėtij shekulli?
Figaro Litteraire, Paris

E kanė krahasuar me Gogolin, me Kafkėn, me Oruellin. Por ai i Kadaresė ėshtė zė original, universal e prapė me rrėnjė tė thella nė tokėn e vet.
Shusha Guppy, Indipendent on Sunday

Kadare ėshtė i rrahur nė tė gjitha dallgėt e artit modern bashkėkohor. Veēse ai gėzon avantazhin e madh qė kurrė tė mos ketė pasur nevojė tė ēajė kryet pėr recezentėt gjermanė. Ai ka mundur ta mbrojė veshjen e artit tė tij nga gjithė luspat e shėmtuara tė “izamve” zhurmėmėdha, aq shumė tė ēmuara prej doktorėve tanė tė kritikės… Vepra e tij, sa ē’ėshtė ushqim shpirtėror, po aq ėshtė edhe art sublim.
Michael Kleeberg, “Die Welt”, korrik 2002

Gjėja mė ideale nė letėrsi ėshtė kur lexon diēka tė sapobotuar dhe e kupton qė kjo do tė bėhet klasike. Kjo gjė ideale ka pėr titull romanin “Pėrballė pasqyrės sė njė gruaje” dhe i pėrket mė tė madhit shkrimtar tė gjallė tė kohės, Ismail Kadaresė.
Guillaume Allary, “Elle”, korrik 2002

Lexuesi amerikan sapo mori nė dorė romanin e ri tė mrekullueshmė tė Ismail Kadaresė “Lulet e ftohta tė marsit”.
Jonathan Levi, “Los Angeles Times”, korrik 2002

Ēdo vit, pothuaj gjatė njė dhjetėvjeēari, Kadareja u ka dhėnė lexuesve tė vet nga njė roman, qė i befason dhe i shtang ata, i prek nė shpirt, u ngjall ndjenja e mendime tė thella… Ka ardhur koha qė Kadareja ta marrė ēmimin qė e meriton… Jepjani Kadaresė ēmimin Nobel!
Magazine litteraire”, Paris.