Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 84
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Sabri Fejzullahu

    Mos mendo se jam i lumtur (Teksti)


    Mos mendo se jam i lumtur,
    nese une kendoj.
    Mos mendo jam me fat,
    nese nuk lotoj.

    Gabon shume mik i dashur,
    mbase nuk e di,
    se dhe une di te vuaj,
    sikur cdo njeri.



    (Refreni)
    Po kush s'mund ta kuptoje,
    cfare ndjen ne brendi,
    nje zog mali kur kendon
    e nuk ka liri.


    (perseritet)



    Nese ne syte e mi
    lot une nuk kam,
    Nuk do te thote mik i dashur,
    se i lumtur jam.

    Ne zemer time kam nje dhembje,
    ne zemer kam nje plage,
    qe me dha toka nene,
    qe me digjet flake.



    (Refreni)
    Po kush s'mund ta kuptoje,
    cfare ndjen ne brendi,
    nje zog mali kur kendon
    e nuk ka liri.


    (Perseritet)

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    sirena_adria (05-09-2015)

  3. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Teksti i kenges "Ti me syte e zi" nga Sabri Fejzullahu (uroj ta kem nxjerre sakte)



    Ti me syte e zi


    Oh moj ti me syte e zi
    Qe ke floket porsi ar,
    Eja mesin te ta marr,
    Se po s’erdhe do te vij.


    Oh moj ti me syte e zi
    Qe ke buzen si qershi,
    Falma doren e mos rri,
    Se po s’erdhe, do te vij.


    Oh moj ti me syte e zi,
    Me veshtrimet si rrufe,
    Falmi syte qe me sheh,
    Se po s’erdhe do te vij.


    Oh moj ti me syte e zi,
    E ato lule rreth ne mes,
    M’ep nje lule te mos vdes
    Se po s’erdhe do te vij.


    Laj la laj........
    La la la laj......
    La la ..
    La la..


    Oh moj ti me syte e zi
    E ato lule rreth ne mes,
    M’ep nje lule te mos vdes,
    Se po s’erdhe do te vij.


    Oh moj ti me syte e zi
    Qe ke floket porsi ar,
    Eja mesin te ta marr,
    Se po s’erdhe do te vij.


    Oh moj ti me syte e zi
    Qe ke buzen si qershi,
    Falma doren e mos rri,
    Se po s’erdhe do te vij.


    Oh moj ti me syte e zi,
    Me veshtrimet si rrufe
    Falmi syte qe me sheh
    Se po s’erdhe do te vij.


    Oh moj ti me syte e zi
    E ato lule rreth ne mes
    M’ep nje lule te mos vdes
    Se po s’erdhe do te vij.


    Laj la laj ......



    Oh moj ti me syte e zi
    E ato lule rreth ne mes
    M’ep nje lule te mos vdes
    Se po s’erdhe do te vij.

  4. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sic duket per te mos qene i njeanshem e t'u drejtohet vetem syzezave, Sabri Fejzullahu u kendon dhe sykaltrave, te pakten ne dy kenge.

    Uroj t'ia kem nxjerre tekstin mire. Po pati gabime me korrigjoni.

    Te dy kenget mundeni t'i gjeni tek albumi "Memedheu" tek faqja e muzikes se albasoulit.





    Hej ai det i syrit tend


    Hej ai det i syrit tend
    Cope e qiellit ne stuhi
    Kush te pa e nuk u cmend
    Cili s’ra ne dashuri

    Hej moj zane ti bije e diellit
    Lare me uje te shkrire debore
    Me pervlove ne mes te dimrit
    Vec nje nate mbete e shkove


    (Refreni)
    I harrove trendafilat
    Qe i mbolla kopshtit tone
    Si nje hije ti ke tretur
    A je gjalle apo ke vdekur

    (perseritet)


    Shkoj tek vendi i takimit
    Rreth e rrotull vetem heshtje
    Nje gulcim i rende trishtimi
    Si padashur erdh prej meje

    Pres pranveren t’ma ktheje mallin
    Qe i ngrire me ka mbet ne sy
    Pres mes lot mes trendafilash
    Qe i mbolla bashke me ty


    (Refreni)
    I harrove trendafilat
    Qe i mbolla kopshtit tone
    Si nje hije ti ke tretur
    A je gjalle apo ke vdekur

    (perseritet)









    Syte qiellore


    Syte qiellore
    Aq te bukur
    Asnjehere
    S’me kane genjyer

    Sy vale deti
    Kaltersie
    Shpirtin tim
    E kane thyer

    Jo s’di ku zhduken
    Ndoshta largesite
    Ne mendime te mia
    Sjellin dashuri

    Thelle ne shpirtin tim
    Me depertojne
    Kur kujtimet me
    nuk me ndihmojne

    Per dy sy qiellore
    Qe ndrijne si zjarr
    Dimri s’me vret
    Vjeshta s’me than

    Pres nje pranvere
    E pres me mall
    Zemren
    Ma kane marre.

    Syte qiellore
    Aq te bukur
    Asnjehere
    S’me kane genjyer

    Sy vale deti
    Kaltersie
    Shpirtin tim
    E kane thyer

    Jo s’di ku zhduken
    Ndoshta largesite
    Ne mendime te mia
    Sjellin dashuri

    Jo s’di ku zhduken
    Ndoshta largesi
    Ne mendime te mia
    Sjellin dashuri.

    Thelle ne shpirtin tim
    Me depertojne
    Kur kujtimet me
    nuk me ndihmojne

    Per dy sy qiellore
    Qe ndrijne si zjarr
    Dimri s’me vret
    Vjeshta s’me than

    Pres nje pranvere
    E pres me mall
    Zemren
    Ma kane marre.





    ------------


    Shume e bukur foto nga koncerti GAZI. Falemnderit qe e solle. E nese ke dhe te tjera, akoma dhe me mire sikur t'i sillje ketu.

  5. #4
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Une kam shume simpati per Sabriun , kam qene dhe ne dy koncerte te tija , me i fundit kendoi bashke me Parashqevine ne
    "Debal Gardens" ne NY , ka dale nate fantastike . Me shume me pelqen kenga "Moj e mira e Besianes " .

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    45
    Sabri Fejzullahu eshte nder kengetaret e mi te preferuar.
    Jam perlotur kur e kam degjuar per here te pare kengen <>.
    Opo ai ben pjese tek elita kombit shqiptar, e nuk eshte si keta kengetaret e sotem me kenget e tyre ''moderne'' qe duket si po zgjerojne folklorin shqiptar,e ne fakt po na e shkaterrojne (na e mbushen Shqiperia me kenge turke,greke e sllave.., )

  7. #6

    Pranvera ne Prishine!

    A te kujtohet nate e pare
    Shi kur binte ne Prishtine
    Une dhe ti si dy kengtar
    Pershperisnim per dashurin heyy

    Une te doja ti me doje
    lugut gjelbert te Germis
    Yjt mi qille ne ben roje
    E lisat gjelbronin
    Prej lakmis

    S'harrohet dote ngrosi e pare
    Kur pranvera ishte ne Prishitne
    Une e ti si dy kentare
    Thurnim vargje per dashuri hejjj

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Mjellma pėr postimin:

    sirena_adria (05-09-2015)

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Nje barcolete (e vertet) per Sabriun

    Dihet se Sabriu eshte antare i nderuar dhe aktor i Teatrit popullor ne Prishtine.Pasi se edhe une kam punuar nje kohe te shkurter ne at teater kam pas fatin te njihem me shum aktore e njeri prej tyre me tregoi nje "kopilellek" qe i bente Sabriu kohe pas kohe.
    Ishte nje axha......qe punonte si portir ne teater,njeri ne moshe dhe ia kishte zanate shume puneve prandaj kohe pas kohe drejtoria e teatrit e angazhonin qe te shkoj ne pyellin e Germis e prej thuprrave te beje ca gjrsende qe nevojiteshin per cfaqeje e te cilat nuk munde te gjindeshin ne inventarin e teatrit si psh ,korpa te ndryshme(sepete) prej thuprrave e gjesende te ngjajshme.Ai axha..... kete pune e bente me fort pasion sepse edhe paguhej mire edhe e kishte satisfakcionin se po i kontribon edhe artistikisht teatrit popullor e jo vetem si roje.........
    Sidoqofte nje mengjes heret ia behu Sabriu te arkatari Ganiu dhe u zhvillua ky dialog:
    He mor Sabri cfare e mire ne kete mengjez heret?
    Ja bre Gani erdha ti mare parate per ato korpat prej thuprrave qe i bera mbreme e mu desh te rri deri naten vone...
    Si mor po ti i paske bere?
    Po bre valla,isha dje ne Germi me te shoqen dhe pasi s,kisha cka te bej thash hajt sa rri badihave te beje dicka dhe me ra ndermende te keto korpa.
    Ani bre Sabri,por une kam menduar se keto korpa i ka bere axha....
    Jo kesaj here une i kam bere....dhe i futi parat ne xhep.
    Pas pak kohe ja behu axha.....te Ganiu arkatari qe ti marre te hollat per korpat qe ai i kishte bere.
    Kur e pa Ganiu u habit fort dhe kur mesoi shkakun e ardhjes se tije ne zyren e arkararit tashma ishte vone edhe per Ganiun edhe per axhen .....dhe e vetmja gje qe munde te bajshin ishte qe te shkonin te bifea e teatrit e t'iu bashkangjiteshin grupit te aktoreve qe gostiteshin me parate nga korpat prej thuprres qe i kishte bere "Sabriu".

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Gati harrova nje detal qesharak.
    kur i kishte marre parate Sabriu kishte bere nje levizje kinse po e nenshkruan deftesen e parave te marruna dhe normalisht se Gani arkatari nuk e kishte verifikuar nenshkrimin dhe krejt me vone e kishte mesuar se ne te vertet Sabriu kishte nenshkruar ne ajr.....he,he
    Tani munde ta paramendoni se cfare ceremonije e nenshkrimit ishte zhvilluar sa here qe Sabriu kishte shkuar te arkatari qe ta marre rrogen.

  11. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    E bukur kjo historia me rrogen e Sabriut. Muhabet i brendshem i teatrit

    Zorraxhiu,

    po ndonje skec nga Sabriu a mundesh me na e sjell. Cfare mban mend vete permendesh. Se une si prej Shqiperie e njoh vetem si kengetar. Aty nuk na vjen humori i Kosoves.



    Mjellma,

    si quhet kenga qe ia ke nxjerre vargjet ketu???



    edhe foto e dyte GAZI e bukur. I menduar ngjan. Fotot i ke te shkrepura vete???

  12. #10
    Sabri Fejzullahu jo vetem qe eshte nje kengetare shume i mire por eshte edhe aktore dhe sidomos si humorist.

    DITA,fotot i ka bere nje fotoreporter, te dyten e ka bere gjate nje interviste qe ka dhene per nje reviste ketu ku jam une.
    E ke ndegjuar albumin me te ri te Sabriut?
    Degjoje se ia vlene e sidomos kenga,
    Nuk i dua bardhesite

  13. #11

    Smile Ditush

    Kenga quhet "Pranvera" edhe mund ta gjen ne albasoul tek kaseta "Memedheu"

    Ja nje nder kenget me te bukura te Sabrijut

    "Romantika"
    ---------------------------------------------
    U takuam s“pari
    ne kafenen Romantika,
    kishe sy te kaltert
    e fytyren pika pika...
    U duk e gezuar
    dhe ecje si flutur,
    "dashuri e ndaluar"
    mu duke aq e bukur
    Ohhhh sa e bukur....

    Binte shi lehte
    vale vale frynte era,
    une nuk doja te vinte pravera,
    kjo stine e darsmave,
    ne trojet Arbnor
    u befsh nuse e bukur,
    me nje qind dasmore.....


    Kur kalojne krushqit,
    kah shtepia ime,
    e ndegjoj se marin,
    dashurin time...

    jo jo jo shpirt imm ,
    nuk e pres une kthimin ,
    ne kafenen Romantika ,
    e gjeta une mallkimin....

    Binte shi lehte,
    vale vale frynte era,
    une nuk doja qe te vije pranvera ,
    kjo stine e darsmave,
    ne trojet arbnor
    U befsh nuse e bukur ,
    Me nje qind dasmoreeeee...

    Tung

  14. #12
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Re: Ditush

    Postuar mė parė nga Mjellma


    "Romantika"
    ---------------------------------------------
    U takuam s“pari
    ne kafenen Romantika,

    Aty une kam shtepine... nja 10 metra larg Romantikes..

  15. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Zorraxhiu,

    po ndonje skec nga Sabriu a mundesh me na e sjell. Cfare mban mend vete permendesh. Se une si prej Shqiperie e njoh vetem si kengetar. Aty nuk na vjen humori i Kosoves.

    Dita
    ----------------------------------------------------------------------------------

    Mendon ne skece nga rolet humoristike qe i ka luajtur Sabriu apo nga jeta e perditshme.

  16. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mjellma falemnderit qe me tregove per kengen "Pranvera".
    Po kengen "Romantika" ne c'album mundem ta gjej.

    Nje informacion shume e mire tek kjo teme do te ishte psh. sikur te shkruheshin me radhe titujt e te gjithe albumeve qe ka nxjerre Sabriu.

    Pra ju lutem, TITUJT e gjithe albumeve te Sabriut !!!




    Gazi,

    po pate dhe foto te tjera na i sill. Falemnderit per keto dy te parat.




    Zorraxhiu,

    ne fakt une po mendoja pjese humoristike qe ai i ka paraqitur ne skene, ose ne ekran ne televizion.

    Por nese njeh dhe histori te tjera si ajo qe na tregove me lart me mbledhjen e thuprave ne pyllin e Germise, do te ishte AKOMA dhe ME BUKUR.

    Pra te dyja, edhe pjese humoristike nga ato ne televizion, edhe histori te tij nga jeta reale.




    Pershendetje pjesmarresve!

  17. #15
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    Nga kenget e Sabri Fejzullahut do vecoja kenten "FSHATARJA IME" e cila eshte njera nder kenget e preferuara te mijat.

    FSHATARJA IME
    Ishim femije te lindur ne nje stine
    fshatarja ime mike e rrinise
    jeta eshte grack, mjaltin e ben pelin
    mbesim vecse rrob te dashurise

    As unaz as darsem me flamur
    thellenza ime ender e pashprese
    Edhe pse kurre ne nuk u prekem kurre
    ne ne shpirt lidhem kurore e bese

    Sa e bukur ish me vellen
    at dite shiu mu ne maj
    isha i strukur nen ombrelle
    misafir n'darsmen e saj
    Sa e bukur ish me vellen
    dhe jap be se sdo te qaj
    por kot fshihesha nen ombrelle
    mua m'lagte loti i saj

    Edhe pse kurre ne nuk u prekem kurre
    ne ne shpirt lidhem kurore e bese

    Sa e bukur ish me vellen
    at dit shiu mu ne maj
    isha i strukur nen ombrelle
    misafir n'darsmen e saj
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  18. #16
    Shume te bukura fotografite. Zorraxhiu shume e lezetshme barcaleta. Mjellma, edhe mua me pelqen shume kenga "Pranvere ne Prishtine". Dita faleminderit per te gjitha tekstet qe ke postuar, se eshte kenaqesi kur e degjon kengen dhe i di tekstin Albumet qe une di te Sabri Fejzullahut (dhe qe gjenden tek Albasoul) jane:
    "MEMEDHEU", "MERRMA SHIUN E PRISHTINES", "MA KE PRISHE GJUMIN E NATES." Me poshte po postoj tekstin e kenges se pare qe kam degjuar nga S. Fejzullahu dhe qe ne ate moment me ka pelqyer shume.

    Mema

    Larg ne dhe te huaj
    ne dhe te huaj
    Kosoven enderrova
    enderrova
    Nene e babe m'u duk se i perqafova
    se i perqafova

    Eh, c'mu lig zemra
    c'mu lig zemra
    kur nga gjumi u zgjova
    u zgjova
    ndjeva te tjere emra
    te tjere emra
    sa u permallova

    Ref
    Atje eshte Prishtina
    Aty eshte Rugova
    Zemer e plagosur
    Atje eshte Kosova

    Atje e lashe nenen
    e lashe nenen
    me duar ne gji
    duart ne gji
    atje me pret vasha
    me pret vasha
    me dy syte e zi

    Ketu jam refugjat
    refugjat
    me dhimbje ne zemer
    oh ne zemer
    vec Kosoves se lire
    Kosoves se lire
    gje nuk dua tjeter

    Ref
    Atje eshte Prishtina
    Aty eshte Rugova
    Zemer e plagosur
    Atje eshte Kosova

    Atje eshte Prishtina
    Aty eshte Rugova
    Nuse e plagosur
    Atje eshte Kosova
    Zemer e plagosur
    Atje eshte Kosova

    Albumi "Memedheu"

  19. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    O Zot...SHIGJETA te falenderoj shume qe e solle kete kenge!
    Sa here jam munduar me mendje, por asnjehere nuk kam sjelle me shume nga teksti ne kujtese sesa refrenin.
    Edhe titullin ia paskam mbajtur mend gabim. Kjo quhet "MEMA" e une ia kam ditur ZEMER E PLAGOSUR.
    Shume falemnderit. Qe prej degjimit te kesaj kenge ne festival, une jam fanse e Sabri Fejzullahut.
    Tani vrap ta kendoj me ze dhe une

    Te pershendes!

  20. #18
    Dita
    Te them te drejten edhe une me ate titull e mbaja mend kengen, por ne faqen e Albasoul e ka me kete titull. E klikova se po i degjoja kenget me rradhe dhe u habita qe ishte kenge qe kisha degjuar me pare.
    Faleminderit per pershendetjen
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  21. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Do te kemi Shqiperi


    Do te kemi Shqiperi,
    Kur te bien ne dashuri,
    Nje vajzushe nga Vlora,
    Djaloshi nga Bajgora.
    Nje vajzushe nga Vlora,
    djaloshi nga Bajgora.

    Do ta kemi Shqiperine,
    kur te marr nuse ne Janine,
    nje i lindur ne Koplik
    te punoje ne Kacanik.
    Nje i lindur ne Koplik
    te punoje ne Kacanik.

    Do te kemi Shqiperine,
    kur n’Ulqin, Presheve, Smokthine
    cuna e cupa shqipetare,
    te nxene nga nje abetare.
    Cuna e cupa shqipetare
    te nxene nga nje abetare.

    Do te kemi Shqiperi,
    kur ne Durres, Struge, Cameri,
    te nisemi me veture,
    te pime kafe [per mature(?)]
    Te nisemi me veture
    te pime kafe [per mature(?)]

    Do te kemi Shqiperi,
    kur nga jug e nga veri,
    do te shkojme rend e rend,
    ne nje shfaqje a gazmend.
    Do te shkojme rend e rend
    nga nje shfaqje a gazmend.

    Dhe kur t’luajme po ato valle,
    dhe te kemi po ato halle,
    me nje gjak e shpirt te ri
    do te jemi Shqiperi.
    Me nje gjak e shpirt te ri
    do te jemi Shqiperi.




    Kenge kaq e bukur, sa te ben te vesh buzen ne gaz kur e degjon. Kam ne dyshim ate pjese qe e kam futur ne kllapa katrore. Kush e di sakte ta korrigjoje.

  22. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Do te kemi Shqiperi,
    kur ne Durres, Struge, Cameri,
    te nisemi me veture,
    te pime kafe [per mature(?)]
    Te nisemi me veture
    te pime kafe [per mature(?)]


    Jo Dita nuk e ke gabim, se edhe une kete kenge e degjoj per cdo dite te lume,kurse sipas mendimit tim keto vargje i dedikohen nje tradite forte te bukur qe si duket eshte lene pasdore per shum arsye.Pra ka qene tradite qe maturantet te organizojne exkurzion per ti vizituar gjithe viset shqiptare dhe ne cdo qytet ndalonin 2-3 ore dhe pasi i vizitonin monumentet historike dhe te gjitha ato qe ishin per tu vizituar zakonisht ndalonon ne ndonje lokal(hotel,restaurant,motel) dhe profesoret freskoheshin me birre kurse maturantet kush me lengje e kush me kafe dhe uje mineral.Eh cfare respekti kishte ajo kohe per profesoret....gjithmone e kam pire cigaren me 2 roje.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rock Kosovar vitet 80-97
    Nga Mesnata nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 26-11-2021, 10:01
  2. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  3. Xhelal Xheladini
    Nga Gjallica nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-01-2013, 11:42
  4. Humor nga Kosova
    Nga RTP nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 03-05-2004, 10:24
  5. Dosja e korrupsionit shteteror
    Nga Anton nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 03:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •