Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 63
  1. #41
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    418
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mos qeshni me mua por kur po i thoja 1 shoqes time shqiptare nje dite qe nga gjithe kengetaret shqiptare do doja te shkoja ne 1 koncert te Sabri Fejzullahut, Merita Halilit, dhe Artjola Toskes po te kisha mundesi, ajo ma ktheu..."po, po, por je 1 vit vone se Sabriu ka vdekur nga attack ne zemer." Eshte e vertete apo jo? Se te them te drejten nuk jam shume "keen" me keto lajmet e reja shqiptare.

    Meqenese jemi tek Sabriu, pershendes motren time me kengen, "Hija E Flokut Tend"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MisCongeniality : 08-05-2005 mė 12:24
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  2. #42
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    31
    Postime
    6,870
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga MisCongeniality
    A koka dek Sabriu e?.
    Mis, Sabriu eshte i gjalle dhe i shendosh si topi.
    Thashethem ka qene.

    lol
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #43
    Tina
    Anėtarėsuar
    13-05-2005
    Vendndodhja
    ???????????????
    Mosha
    26
    Postime
    8
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    o po ku fare sabri fejzullahu oshte legjendi i muzikes shqiptar. mua gjeth me kan pelqy kengat e sabriut. edhe kenga 'nje enderr' me doket thirret me pelqen edhe shume. ka shume kenga te mira sikur: merma shijun e prishtines, moj e mira e besianes, nje enderr, dhe shume tjera.

  4. #44
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Smile Tekste kengesh - Sabri Fejzullahu ♪♪

    Po e hap k'te teme ne vend qe te postohen tekste te kengeve te Sabri Fejzullahut. Po e filloj une e para. Kush ja di titullin ksaj mund te na i tregoj:

    ♪♪

    Ne k'to caste me ikin fjalet
    dhe ky terr po me mbyt
    skam aske t'ia qaj hallet
    dhe cdo fjale me mbet ne fyt

    o kurre nuk dita c'eshte lumturia
    kurre ne jete s'e kam shiju
    tere k'to vite dashurova
    mirepo kush s'me deshti mu

    s'e kupton askush ket' dhembje
    se nuk eshte ne lekuren time
    sesi shpirti po me shembet
    nuk jetohet ne kujtime

    s'e kupton jo s'e kupton
    mijra nete te jesh i zgjuar
    kete vec une mund ta di
    dhe zemra ime e roberuar


    se gjithcka eshte kunder meje
    faji askujt s'i ka ne (?)
    cdo here deshta miresine
    por fitova vetem lot

    o kurre nuk dita c'eshte lumturia
    kurre ne jete se kam shiju
    tere kto vite dashurova
    mirepo kush sme deshti mu

    s'e kupton askush ket dhembje
    se nuk eshte ne lekuren time
    sesi shpirti po me shembet
    nuk jetohet ne kujtime

    se kupton jo se kupton
    mijra nete te jesh i zgjuar
    kete vec une mund ta di
    dhe zemra ime e roberuar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 14-11-2005 mė 17:30

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Thumbs up ...

    bravo be me ne fund po fol dikush per nje kengtar te vertet...

    idol as kur kam qene teenager skam pas kurr siq kan te tjeret te rinje,,,mirepo nese dikush eshte idol i imi ateher eshte Sabriu,,,,


    A mos mundet dikush me e gjet nje kenge te vjeter , keshtu diqka shkon kenga...

    tash me femije perdore dalim ne shetitore
    e kujtoj me mall e zjarr at takimin ton te pare
    e kur shoh ndonje dashnor qe ka rene ashtu ne zor
    i buzeqesh me mirekuptim i jap zemer e guxim...

    Flm shume

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    e gjeta

    E gjeta ate kengen qe po e kerkoja


    quhet "Takimi i pare" dhe mundeni me gjet ne http://www.kosovamail.com

    LExoni kete texte :
    ...........
    minutat me sishin te gjata
    sa bukur kaloi nata
    si te ishim miq te vjeter

    tash me femije perdore dalim ne shetitore
    e kujtojm me mall e zjarr ate takimin ton te pare
    dhe po pam ndonje dashnor qe ka rene ashtu ne zore
    i buzeqeshim per mirekuptim, ti japim zemer e guxim
    ..............


    na falni per shkrim

  7. #47
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Mosha
    27
    Postime
    1,290
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sabri Fejzullahu

    Interviste me kengetarin Sabri Fejzullahu: “Me mban sevdaja dhe jo haja”

    Kuptimin e fjales, une kam deshire ta shpreh, ta ngjyros me brendesine time, me emocion. Une nuk di te kendoj pa emocione, se atehere nuk do te isha 37-te vjet ne skene

    Cfare e ka sjelle ne Shkup Sabri Fejzullahun?
    Une e kam mbaruar albumin tim me te ri para gjashte ditesh, i kam kenduar 10-te kenge. Komponimet dhe orkestrimet jane nga autore te ndryshem kosovare. Por incizimet, dmth kendimin e kam bere ne studio “Maki” ne Shkup. Kete e kam bere per shkak se kompresioni i kengeve kur behet nga njera studio ne studion tjetrer ka ndryshime. Njera kenge degjohet ndryshe, tjetra per nga tingulli eshte me e vrazhde ose ajo e treta me dobet degjohet. Per hir te profesionalitetit tim dhe te degjuesit, qe cdo kenge ta kete nivelin e saj te degjueshmerise, kam ardhur qe masteringu i kengeve te behet ne te njejten studio.

    Edhe Ermali e ka mbaruar albumin e tij me te ri, me 10-te kenge te reja. Edhe kenget e tij do te rimasterizohen po ne te njejten studio. E gjithe kjo behet vetem per nga ana profesionale. Kam ardhur dhe do te qendroj tre dite, pasi dua qe gjithcka te jete profesionale, te jete ne nivel. Gjithashtu, i kemi dhe tre videoklipe, dy i ka bere Ermali dhe nje une. Keto videoklipe i kemi realizuar ne Shkup, ne produksionin “Fabrika”. Studion dhe prodursionin per videoklipet, mi ka gjetur miku im shume i madh dhe shume i nderuar Avni Qahili. Albumi me i ri titullohet “Sherbetor i kenges”. Sot ky titull duket pak socialist.

    Dhe nga lindi ideja per nje titull te tille?
    Nga e drejta ky eshte titull, te cilin e ka vene miku im kompozitor, ai qe shkruan dhe tekste, Ilir Berani. Ai e ka parapare kete titull, meqe une qe 37-te vjet i sherbej njerezve me kengen. Degjuesit jane mbreter per mua, une me kengen sherbetor i tyre.

    Po, per tekstet e kengeve te albumit tuaj me te ri me cilin autor keni bashkepunuar?
    Shtate prej teksteve te mia i ka shkruar Avni Qahili. Eshte hera e pare qe bashkepunoj me te. Une jam i njohur te te gjithe shqiptaret, si kengetari qe i kushtoj shume rendesi teksteve, ketu e 37 vite me pare. Kur e kam degjuar nje tekst, me nje titull mjaft te cuditshem ne kuptimin pozitiv, dicka qe s’ishte perdorur, psh “bollek”. Kete fjale ne e kemi perdorur gjithmone, nena ime ka thene: “Kete e kemi me bollek dhe kete se kemi fare”. U habita nga kjo fjale. Une edhe pse e dua shume gjuhen letrare, po sikur te perdoret nga nje fjali nga krahina ku je eshte mire. Ndaj e ftova Avniun dhe jam shume i lumtur qe bashkepunova me te.

    Nje kenge qe mund te kete kater strofa dhe ne ato thuhet kuptimi i nje jete te tere, sikurse per njeriun kur lind, zhvillohet, rritet, plaket dhe vdes. Ajo eshte shume e madhe. Kete Avniu edhe te tekstet e kengeve te mia, edhe te ato te Ermalit e ka arritur mjaft mire.

    Kur do te promovohet albumi dhe cilin produksion muzikore keni zgjedhur?
    Albumi do te promovohen ne Prishtine me 18 tetor, ne te njejten dite edhe albumi im, edhe ai i Ermalit. “Dea” nga Prishtina eshte produksioni muzikor qe do t’i nxjerre ne shitje albumet ne te gjitha trevat shqiptare. “Dean” e mban nje njeri qe ka punuar me mua ne teater 25 vjet, eshte nje njeri qe e njeh mire kulturen, nuk eshte njeri medioker. Edhe promovimet e videoklipeve do te behen po ate nate.

    Ju, gati ne te gjitha kenget i kendoni dashurise. Po ky album a i permbahet se njejtes teme apo ka ndonje ndryshim?
    Te dhjete kenget jane per dashurine. Jam munduar, kam kerkuak qe te jete nje lloj autobiografie e imja, te tjeret ta shkruajne ate. I jam lutur Avniut qe tekstet qe ka shkruar per kenget e mia ta kene nje lloj autobiografie timen, une ia kam shpjeguar per cdo tekst nga nje ndodhi nga jeta ime dhe Avniu me pas e ka bere tekstin.

    Meqe gjithe jetes i kendoni dashurise, ceshte dashuria per ju, c’simbolizon ajo?
    Nocion i madh eshte dashuria. Per mua eshte motiv, sepse sic thoshte nena ime (rahmet i paste shpirti): Njeriun e mban o haja, o sevdaja. Sevdaja per nenen time ishte dashuria, haja ishte ushqimi. Dhe dashuria per mua eshte ajo qe me rinon, me motivon per te kenduar tani ne moshen 60-te vjecare. Dashuria eshte ajo qe te mban te ri, te materializon, kur ke dashuri ke dhe ekonomi. Sa me shume qe te shtohen vitet dhe nese dashuron (ne kuptimin une e dashuroj nusen time, Neren, jo sa per te thene)do te fitosh gjithcka, sepse ke motiv per te punuar. Nuk mund te gjej fjale.

    Dmth, Sabriun e mban sevdaja dhe jo haja?
    Vec sevdaja, sic ka thene nena ime, haja jo, sepse qe gjashte vjet jam ne diete qe te mos shendoshem, qe te dukem ne skene me mire. Jo ne kuptimin qe te me dashuroje dikush, por per hir te profesionalitetit. Nuk dua qe te dal me bark te madh ne skene, sepse skena eshte e shenjte. Une dua te jem i perkryer kur te dal ne skene, edhe me tekstin, edhe me orkestrimin, edhe 70 perqind me dukjen time. Dukjen fizike, mendoj kete qe me ka fale zoti dhe jam i lumtur se ai ka dite qe me ka fale keshtu, por garderobes i kushtoj kujdes ne maksimum dhe kete e kam bere sot e 37-te vjet, edhe kur s’kam patur leke.

    A do te kishit mundur te kendoni ne menyre statike, pa levizur fare?
    Ndoshta nuk do te kisha mundur ta nxjerr kengen, ndoshta levizjet nuk jane te bukura, por une jam ai, une nuk di te genjej. Ne jete genjej nga pak, se njerez jemi, por ne kenge asnjehere nuk genjej. Kuptimin e fjales, une kam deshire ta shpreh, ta ngjyros me brendesine time. Nese eshte diell te jem diell edhe une, te rrezatoj, nese eshte shi dhe murmurin ta kem dhe une ate ne shpirt. Cdo fjale dua ta ngjyros me emocion. Une nuk di te kendoj pa emocione, se atehere nuk do te isha 37-te vjet ne skene. Publiku nuk genjehet.

    Ju keni kenduar dhe ne duet. Sa ia keni arritur qellimit ne to dhe a do t’ju degjojme se shpejti ne ndonje duet te ri me ndonje kengetare tjeter?
    Duetet ne bote jane te preferuara. Nuk duhet te kendohet nje duet sepse ka deshire nje kengetare/e te kendojne se bashku. Dueti, ndonjehere eshte dhe shume i rrezikshem (ne kuptimin se nuk te degjojne njerezit). Dueti duhet te jete o hit, o te mos kendohet per hir se duan dy kengetare. Une ia kam arritur ne duetin me Ledinen, ne kengen “Ma ke prish gjumin e nates”, me komponim te Edmond Zhulalit dhe kjo kenge eshte degjuar ne te gjitha trojet shqiptare. Ndersa me Adelinen kemi patur disa duete qe kane qene kenge te saja dhe te miat edhe ato jane degjuar shume.

    Para dy javesh, i kam thene Miranda Hashanit qe te bejme nje duet, por jo duet sic i ka bere ajo kenget dy vitet e fundit. Ajo eshte kengetarja me e mire ne Maqedoni, pse jo dhe ne Kosove, por nuk ka patur fat qe ta beje perzgjedhjen e kengeve te mira. Kenga eshte e mire kur e degjojne te gjithe. Nese thuhet se une di te kendoj keshtu e ata qe me degjojne nuk jane te emancipuar muzikalisht, eshte gabim. Nese kenga preferohet nga te gjithe, ndersa kompozitoret thone eshte e keqe, atehere ajo kenge eshte e mire. Mirandes do t’i ndihmoj, pasi kam obligim njerezor dhe kolegial, sepse ajo i ka ndihmuar te gjithe kengetaret nga Kosova. Ne, do t’i ndihmojme njeri- tjetrit dhe do te bejme nje duet, i cili 100 perqind do te jete nje kenge shume e preferuar. Kete propozim ma ka dhene Avni Qahili, i cili tashme e ka shkruar dhe tekstin e kenges. Kete duet do ta pergatisim se shpejti.

    Cfare do te kishe thene per kengetaret e rinj?
    Ata jane te rinj dhe cdo gje qe bejne e bejne me se miri. Ata jane te kohes. Une sot po eci me kohen e jo me ata. Por, ata nuk kane perkrahje. Sot cdo gje eshte e privatizuar. Me dhemb shpirti per te rinjte, sepse per te bere nje kenge hit duhen 2 500 euro dhe ato jane shume para. Ku do ti marre kengetari 25 mije euro per te bere albumin. Albumi im dhe i Ermalit kane kushtuar nga 25 mije euro, dmth 50-te mije euro ne i kemi dhene nga xhepi. Une e kam shitur albumin tim dhe te Ermalit, para tre muajve, akoma pa dale. Por, ku do ti marrin aq para prinderit e mjere qe kane deshire te avancojne femijet? Institucionet jane shuar, tash duhet paguar per te bere muzike. Ka shume kengetare te mire (Tuna, Shpat Kasapi etj), por ka dhe te tjere qe jane pa identitet. Ne Maqedoni kane filluar meshkujt te shendrohen ne femra. Nuk ben ashtu. Muzika, arti nuk shkon me nenkemza.

    Ne nje koncert ne Shkup, kur mund t’ju presim?
    E kam nje mik ketu dhe ai para dy ditesh ka shkuar per te rezervuar sallen Universale. Besoj se brenda dy javeve do te jete nje koncert, ku do te kendoj une, Sinan Vllasaliu dhe Ermali (djali im).

    Dhe se fundi c’mund te kishit shtuar?
    Para pak kohesh degjova se gazeta juaj eshte privatizuar dhe kjo eshte teper madhore. Sic thone te gjithe te tjeret, te kete sa me shume lexues, sepse ne pyetje eshte ekonomia. Dhente zoti qe gazeta juaj te lexohet, sepse une jam rritur me “Flaken”, sikurse dhe me “Rilindjen”. I lumte ketyre qe e kane marre “Flaken”, e cila ka mbijetuar dhe eshte ende sot dhe shume suksese te gjitheve.

    Ndoshta eshte shume heret se tash jam zgjuar nga gjumi dhe mos ma shihni per te madhe ndonje “lajthitje”, nese e kam bere, kuptohet pa dashje.

    Nga: Anila DISHA 04-10-2004
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  8. #48
    O SA MIR ME QEN SHQIPTAR! Maska e Besnik.S
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Postime
    82
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Wink Sabri Fejzullahu

    Legjende e gjalle...

  9. #49
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,273
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    po .
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    verte asht njeri me talent si ne teater si ne kengź, ka talent.
    nuk di ku ka lind e nga ka origjin , ka nji te folur te mir , flet e kendon me ndjenja dhe i kuptohet qdo fjalź , disave me duhet dhet her me ndegju me kuptu qka thot.
    Pas Nexhmije Pagarushes qe YLLI i dytź Kosovar.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    oh sa bukur kendon artist 100% edhe teksti qenka super real i nivelit per ket artist .
    ah te kisha me kendu njiher me ket e kisha dridh Boten e jo kosoven
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  12. #52
    Jeto qe te mesosh Maska e CuLi-GoaL
    Anėtarėsuar
    08-11-2007
    Vendndodhja
    GJAKOVA CITY
    Mosha
    21
    Postime
    442
    Faleminderit
    2
    0 falenderime nė 0 postime

  13. #53
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Mosha
    27
    Postime
    1,290
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Legjende e gjalleeee
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  14. #54
    ۩ღ۩PriNcEzZa_USA۩ღ۩ Maska e selina_21
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,100
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Eshte me te vertet kengetar shume i mire.
    Me pelqen shume muzika e tij & Vargjet i ka shume te bukura.





    Pershendetje per njerin qe des per kete kengetare..Adelina


    AH..OpaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaA




  15. #55
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Mosha
    34
    Postime
    3,159
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sabriu eshte i MADH.
    Nje nder kengetaret e pakte ne numer nga Kosova qe dine te kendojne.
    Eshte I MADH.

    S'ka c'gje tjeter te thuhet per te.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  16. #56
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,329
    Faleminderit
    4
    4 falenderime nė 4 postime
    Uuuu sa adhurues paska Sabri F. mua fare sme pelqen, as ai as i biri, verte eshte legjenda i Kosoves kure ska me te mire !.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  17. #57
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Mosha
    34
    Postime
    3,159
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga biligoa Lexo Postimin
    Uuuu sa adhurues paska Sabri F. mua fare sme pelqen, as ai as i biri, verte eshte legjenda i Kosoves kure ska me te mire !.

    Per te birin ke shume te drejte.
    Megjithate secili ka shijet e veta.
    Per mua Sabriu eshte numri nje i kenges se lehte shqipe ne Kosove, pse jo dhe ne Maqedoni.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  18. #58
    O SA MIR ME QEN SHQIPTAR! Maska e Besnik.S
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Postime
    82
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Cool

    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    Per te birin ke shume te drejte.
    Megjithate secili ka shijet e veta.
    Per mua Sabriu eshte numri nje i kenges se lehte shqipe ne Kosove, pse jo dhe ne Maqedoni.
    te permiresoj pak... Sabriu sa i perket zhanrit ne te cilin kendon, pra muziken zbavitese te lehte, eshte numer1 jo vetem ne kosove dhe maqedoni, por edhe ne shqiperi e trojet tjera...

  19. #59
    tHeKtHi MaMa :P Maska e prishtinase
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Mosha
    36
    Postime
    1,696
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    kur ndegjoi sabriun me pushon shpirti m kndon zemra e du be loqknjeri osht ja ha zemren
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Citim Postuar mė parė nga prishtinase Lexo Postimin
    kur ndegjoi sabriun me pushon shpirti m kndon zemra e du be loqknjeri osht ja ha zemren
    Mir kendon aje gjysme turku.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Xhelal Xheladini
    Nga Gjallica nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-01-2013, 11:42
  2. Rock Kosovar vitet 80-97
    Nga Mesnata nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 29-10-2009, 12:34
  3. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 23-12-2008, 14:33
  4. Humor nga Kosova
    Nga RTP nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 03-05-2004, 11:24
  5. Dosja e korrupsionit shteteror
    Nga Anton nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 03:30

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •