Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 63
  1. #21
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,954
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Zorraxhi,

    falemnderit per sqarimin. Per bese me ka ardh me qesh kur e degjova. c'lidhje ka kjo kenge me maturen mendova, por pas kesaj qe ke shkruar, them se qenka shume e bukur, kujtim i bukur nga koha e matures.




    Gazi,

    shume falemnderit per kete qe na tregove. kenget ishin te gjitha te bukura. Me shume me pelyqen "Shpirt magjie". "Lot t'u befsha" dhe "Ku je Kosove" qe eshte nderim i magjishem per deshmoret e luftes se kosoves per liri.


    Une nxorra dy tekste, por e di qe kane nevoje per korrigjim. Kush te mundet prej jush le te ndalet e t'i degjoje e te beje dhe korrigjimin.




    Lot t’u bafsha


    Sa cel dita fytyra jote
    cel me ngjyra bukurie
    Rrezatimi i kesaj bote
    Shpirtit tim i paska hije

    Bjen e bjen ne doren time
    Si thellenxa ne butesi
    Dikur t’shihja nder vegime
    Tash cdo nate te kam perbri


    A je mjellme(?) qe del nga deti
    I pafund qiell dashurie
    A je lot a vese mengjesi
    A me ndaci(?) fije-fije

    (2 here)



    Sa cel dita fytyra jote
    cel me ngjyra bukurie
    rrezatimi i kesaj bote
    shpirtit tim i paska hije

    Po me shkrive si qiri
    Ma fuqi te dal perballe
    Pika-pika ngjyri(?) ne gji
    Lot t’u befsha ne qepalle


    A je mjellme(?) qe del nga deti
    I pafund qiell dashurie
    A je lot a vese mengjesi
    A me ndaci(?) fije-fije

    (4 here)

  2. #22
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,954
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ku je Kosove


    Kam nje mall e kam nje plage
    Tek kjo toke ku shqipet s’vdesin
    Me ke bir e te kam nene
    Ne Kosove nuk ben te heshtim

    Shkuan dite e shkuan net
    Hena lshon rrezen mbi vorre
    Gjaku i trimave ku u tret
    Hej Kosove a thu harrove


    Hake(?) lerma jete per trimin
    Mos ma ler te hiqet zvarre
    Jane gjymtyret per clirimin
    Ti Kosove harrove valle

    Ata dhane s’ju tremben vdekjen
    Per te gjithe ne qe jetojme
    Ata mbeten te pavdekshem
    Ti ku je Kosova jone

    (Ti ku je Kosova jone) - Kori


    Hej Kosove pa ktheje koken
    Po vajton nje femije deshmori
    Lot i tij rendon kete toke
    Pse po hesht Kosove ti sot.

    Dhimbja jote kur me thirri
    Une ne cast te erdha prane
    Ti dhe nene por djemte u kthehen
    Kur cdo trim dime ta nderojme


    Hake(?) Lerma jete per trimin
    Mos ma ler te hiqet zvarre
    Jane gjymtyret per clirimin
    Ti Kosove harrove valle

    Ata dhane s’ju tremben vdekjen
    Per te gjithe ne qe jetojme
    Ata mbeten te pavdekshem
    Ti ku je Kosova jone

    (Ti ku je Kosova jone) - Kori




    Vargu "Ti ku je Kosova jone" ngre kengen ne nje nivel tjeter per mendimin tim. Dhe menyra si e thekson dhe kendon Sabriu e thekson kete gje. eshte nje thirrje e madhe per ata qe duan te degjojne dhe e shohin se c'po ndodh ne Kosove tash sa vjet pas mbarimit te luftes.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ja dhe teksti i nje kenge qe mua me pelqen...

    Me dashje te harrova

    Te kam dashur sikur buza fjalet
    Me zili si lulja lulen te veshtrova
    Te kam puthur sic mund te puthen zjarret
    Por nje dite me dashje te harrova

    Cila zemer nuk e njohu ndarjen
    Ne rini a ndoshta diteve te stervona
    Dhe pendimin era ja con valeve
    Ne nje det ku mbyten puthjet tona

    Shesh pendimi si litar
    Me shtrengon e nuk me mbyt
    RRojme larg si magjistare
    Ne harrimin tone magjik

    Jo nuk ishte faji jot
    Jo nuk ishte faji im
    Prandaj njerzit tek kjo bote
    Thone se faji esht jetim

    Te pershendes Dita per temen e hapur

  4. #24
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    52
    47 falenderime nė 36 postime
    Kete kenge Sabri Fejzullahu e kendon duet me Ledina Celon:

    MA KE PRISHE GJUMIN E NATES

    Ku te kam pare moj bukuri
    flokun e arte, synin e zi
    ma ke prishe gjumin e nates
    moj e rrituna ne carshi

    Mos kujto se eshte e lehte
    dhe me merr ti me dy fjale
    une per vete s'jam e qete
    nuk e di c'me djeg nje zjarr

    Po ma thuaj zjarrin e zemres
    mos me ler kaq shume te pres
    nuk e di a te besoj
    fjala jote me trazoj
    Po ma thuaj zjarrin e zemres
    mos me ler kaq shume te pres
    nuk e di a te besoj
    s'te besoj

    Ref.
    Do sjell krushq djemt e Prishtines
    flamurtare o prej Dukagjinit
    nje trumpak o ta sjell prej Shkodre
    krushq te pare o moj Kastriote

    Albumi "Ma ke prishe gjumin e nates" tek muzika albasoul
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #25
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,954
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    HERVONA,

    flm per pershendetjen ne lidhje me hapjen e temes.....shume flm te gjitheve qe keni kontribuar deri tani.


    Ju pershendes me titullin "Zogu i lirise" tek albumi Memedheu.
    Nuk e di sesi, por brenda 5.56 minutave nen kete titull jane te perfshira dy kenge...........tekstet me poshte (sipas degjimit tim)




    O bilbil o bilbil
    Ti e din kengen qe m’gezon
    Thuaja asaj me te bukures
    Kam nje brenge qe me mundon

    Nxirre kengen per te me gezuar
    Te degjoj me mall si ligjeron bilbil
    Kur kam dhembje kur kam faje
    Kenga jote shpirtin ma qeteson bilbil

    O bilbil o bilbil
    Ti e din kengen qe me gezon
    Thuaja asaj me te bukues
    Kam nje brenge qe me mundon

    Nxirre kengen per te me gezuar
    Te degjoj me mall si ligjeron bilbil
    Kur kam dhembje kur kam faje
    Kenga jote shpirtin ma qeteson bilbil

    (2 here)


    ----------------


    Fry moj ere e prenveres
    fry me mall me embelsi
    qelma shpirtin perkedhele
    njome zemren perseri

    Ne lendine gjelberore
    kenge malli deshiroj
    tere ndjenjat ah me thone
    ty o vashe te adhuroj

    N’ate rrugen(?) e veshtire
    hena fshihet neper re
    ti me zhdukesh ku je valle
    mendja mua do m’shpertheje

    N’ate rrugen(?) e veshtire
    hena fshihet neper re
    ti e dashur fli ne paqe
    fli mbi lule, fli me nge
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 08-06-2003 mė 16:39

  6. #26
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,954
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me vonese e zbulova kete kenge ne albumin "Merrma shiun e Prishtines". Nuk ia mbaja mend titullin, doshta prej kesaj, por ama eshte shume e bukur e vlen te degjohet nga te gjithe. Tekstin po jua sjell me poshte, keshtu qe mundeni me e kendu......Sabriu ne te duket sikur po qan....a ndoshta ka qare me te vertete, po qe se i ka ndodhur realisht ai takim qe pershkruan aty.




    Takimi


    Shume vjet kaluan qe s’ishim pare
    Si t’i harroj keto vrage mbi ty,
    me vjen per t’klithur e per te qare
    shume me mire t’mos kisha sy.

    Mbi floke te kishte reshur bore,
    rrudhat te loznin neper fytyre,
    ku jane ata sy ku ajo dore,
    pse zeri te paska tjeter ngjyre.

    Ti ke qene simbol i bukurise,
    krijuar nga dore hyjnore,
    ndaj i besoja amshueshmerise
    dhe te tilla te kujtoja prore.

    Mbi floke te kishte reshur bore,
    rrudhat te loznin neper fytyre,
    ku jane ata sy ku ajo dore,
    pse zeri te paska tjeter ngjyre.

    Kohe e eger kohe tinzare
    Gjurme qe paskan lene mbi ty
    Shume mire mos ishim takuar fare,
    shume me mire t’mos kisha sy.

    (perseritet)

  7. #27
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    52
    47 falenderime nė 36 postime
    DITA shume i bukur teksti me lart. Nuk e kisha degjuar me pare. Vertet ka nje interpretim te bukur. Albumi "Merrma shiun e Prishtines" ka kenge shume te bukura. HERET A VONE ka nxjerr tekstin e nje nga kengeve qe me pelqen me shume tek ky album "Me dashje te harrova". Me poshte kam nxjerr kengen me te njejtin titull te albumit, ku ka nje kombinim te bukur te muzikes se lehte dhe asaj popullore.

    MERRMA SHIUN E PRISHTINES

    Merrma shiun e Prishtines
    Pika, pika mbushe n’gote
    Ma dergo me lotin tend
    Ta pij larg diku ne bote
    Ooooo
    Ooooo

    N’kte qytet ku shpesh bie shi
    Si ta kthej serish nje vere
    Kur te laget floku e faqja
    Gushes sate t’i marr ere
    Ooooo
    Ooooo

    Pika lotit te rane faqes
    Dhembja e jote me dhembi mua
    Ku kam vene dhimbjet e mia
    Mora ne gjoks dhimbjet e tua
    Ooooo
    Ooooo

    Hapi krahet shpirti im
    Fluturo o mbi kujtimet
    S’paskam dit cfare bukurie
    Paskam pas ne doren time
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #28
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,954
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Vertet qe kenga "Takimi" ka nje tekst shume te bukur. Po edhe vija melodike te kenaq.
    Per nderthurje me muziken popullore Shigjeta, degjo kengen "Shpirt magjie" tek albumi i ri Gazi e ka treguar ne faqen e meparshme se ku mundesh ta degjosh. Eshte shembull shume i mire.



    Nje kenge e dhimbshme kjo me poshte.




    Mes baltines se paemer


    Mike moj se si me ike
    Si u ndame oh nuk e di
    Ikje ndjekje krejt biblike
    Me mori mu te treti ty

    Rend nje tren o si n’balade
    Mbush me lot e psheretime
    Perendi te qofsha fale
    Si duron token qe nxin

    A ka Zot ne qiell te larte
    Ku jane engjujt perendi
    Si durojne kete toke me balte
    Qe tret shpresat nje nga nje

    (perseritet)


    Mike moj lengon nje zemer
    Ne qadres (?) ti ke zene vend
    Mes baltines se paemer
    Ore e vdekjes po me cmend

    Fundi i marsit fillim prilli
    Shiun plumb e hedh mbi supe
    Ne labirinte te kesaj endrre
    Ti m’u trete ti me humbe

    A ka Zot ne qiell te larte
    Ku jane engjujt perendi
    Si durojne kete toke me balte
    Qe tret shpresat nje nga nje

    (perseritet)

    (Ku jane engjujt perendi)

    A ka Zot ne qiell te larte
    Ku jane engjujt perendi
    Si durojne kete toke me balte
    Qe tret shpresat nje nga nje





    Qadres? - nese kjo fjale eshte keshtu sic e kam degjuar, a tregon emrin e ndonje varrez ne Prishtine a ne ne ndonje qyteti tjeter ne Kosove?
    Kush te mundet le ta korrigjoje, ose te tregoje dicka me shume.

  9. #29
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Mosha
    34
    Postime
    448
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Postuar mė parė nga As^Dibrane
    Nga kenget e Sabri Fejzullahut do vecoja kenten "FSHATARJA IME" e cila eshte njera nder kenget e preferuara te mijat.

    FSHATARJA IME
    Ishim femije te lindur ne nje stine
    fshatarja ime mike e rrinise
    jeta eshte grack, mjaltin e ben pelin
    mbesim vecse rrob te dashurise

    As unaz as darsem me flamur
    thellenza ime ender e pashprese
    Edhe pse kurre ne nuk u prekem kurre
    ne ne shpirt lidhem kurore e bese

    Sa e bukur ish me vellen
    at dite shiu mu ne maj
    isha i strukur nen ombrelle
    misafir n'darsmen e saj
    Sa e bukur ish me vellen
    dhe jap be se sdo te qaj
    por kot fshihesha nen ombrelle
    mua m'lagte loti i saj

    Edhe pse kurre ne nuk u prekem kurre
    ne ne shpirt lidhem kurore e bese

    Sa e bukur ish me vellen
    at dit shiu mu ne maj
    isha i strukur nen ombrelle
    misafir n'darsmen e saj
    Kam kerkuar kudo ne internet , po nuk e gjej dot kete kengen e mesiperme . Nqs dikush di ndonje website ku mund ta download ju lutem me thoni . Eshte me te vertete kenge e bukur .

  10. #30
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,954
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me ndihme nga jashte korrigjoj ate qadres qe me kishte mbetur pikepyetje tek kenga "Mes baltines se paemer".........eshte c'adrese

    C'faj kam une se ai e thote ne ate forme

    Ka te beje me ngaterrimin ne perdorim te germave "q" dhe "ē".


    Falenderoj NdihmuEsen!!!




    Kengen Fshatarja ime Taulant mundesh ta degjosh tek faqja e muzikes e albasoul tek albumi "Merrma shiun e Prishtines"

  11. #31
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,954
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Taulant,

    kengen "Fshatarja ime" mund ta degjosh ne kete lidhje qe po vendos me poshte
    Ketu

    Mos i lini dritat fikur


    E jetuam erresiren
    Ndonese enderr kishim driten
    Merituam ne te miren
    Qe prej kohesh e pritem

    Nje shkendije na flakeroi
    Nga duart tona rane zinxhiret
    Nje ngrohtesi na shenjteroi
    Se Zoti i don te mirat

    Mos i leni dritat fikur
    Edhe nata le te ndizet
    Sepse stinet e merzise kane ikur
    E te lumturise po nisen

    Mos i leni dritat fikur
    S’dua t’ju degjoj te heshtur
    Se nje jete nje jete ju kam pritur
    T’ju shikoj te buzeqeshur

  12. #32
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    52
    47 falenderime nė 36 postime
    Moj e mira e Besianes

    Kur kam qene une djal i ri
    Eh si rrashe ne dashuri
    Nuk me ndalte shi as bore
    Nuk kaloj kjo ngrohtesi
    Ende me pervelon ne gji
    Prushi i zjarrit rinor

    Ref
    Ujet e Llapit nje here e kam pi
    E me dogjen buzt’ e saja
    Rashe ne dashuri, moj bukuri e hanes
    Moj e mira e Besianes

    S’ka durim ne djaleri
    Une nuk prita as nje dite
    Neser mbreme i cova m’sit
    E si erdhi me duvak
    Asnjehere s’mu shua kjo flake
    Edhe kjo jete me te, me duket pak
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  13. #33
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    52
    47 falenderime nė 36 postime
    Disa fotografi te Sabri Fejzullahut mund t'i gjeni Ketu
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #34
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,325
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Postuar mė parė nga shigjeta
    Kete kenge Sabri Fejzullahu e kendon duet me Ledina Celon:

    MA KE PRISHE GJUMIN E NATES

    Ku te kam pare moj bukuri
    flokun e arte, synin e zi
    ma ke prishe gjumin e nates
    moj e rrituna ne carshi

    Mos kujto se eshte e lehte
    dhe me merr ti me dy fjale
    une per vete s'jam e qete
    nuk e di c'me djeg nje zjarr

    Po ma thuaj zjarrin e zemres
    mos me ler kaq shume te pres
    nuk e di a te besoj
    fjala jote me trazoj
    Po ma thuaj zjarrin e zemres
    mos me ler kaq shume te pres
    nuk e di a te besoj
    s'te besoj

    Ref.
    Do sjell krushq djemt e Prishtines
    flamurtare o prej Dukagjinit
    nje trumpak o ta sjell prej Shkodre
    krushq te pare o moj Kastriote

    Albumi "Ma ke prishe gjumin e nates" tek muzika albasoul

    Kjo eshte kenge qe per mendimin tim eshte kenduar , interpretuar dhe realizuar teper bukur.

    Ndoshta te dy bashke nuk pershtaten shume , por ne ate kenge kane lezet te modh.

    Ka shume gjalleri , ritem dhe folklor ajo kenge.

    Edhe videoklipi eshte realizuar lezetshem.

    PS...Paj Zotin a e keni vene re sa lezetshem ma kund koken duke e shoqeruar me ate gjurin e djathte kur i kendo Lejdines ?!

  15. #35
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    52
    47 falenderime nė 36 postime
    Per videoclipin nuk kam c'te them se nuk e kam pare, sa per te tjerat bie dakort

    Shpirt magjie

    Paska reshk, kjo bukuri, paska rreshk
    Trupit tend si i ka hije
    Vjen e vjen shikimit tim, vjen e vjen
    sikur vale, liqen Ohrie

    A je bore e Lubotemit, a je
    Apo ere e detit Jon
    S’jam rrugtar maj Tomorit o hej
    Fytyra jote me freskon

    Ref.
    Une nuk di, nuk di, te jem poet
    Une nuk di te bej vjersha dashurie
    Nuk ka vjershe qe e ze brenda
    Frymen tende, shpirt magjie (2x)

    Paska reshk, kjo bukuri, paska rreshk
    Trupit tend si i ka hije
    Vjen e vjen shikimit tim, vjen e vjen
    sikur vale, liqen Ohrie

    Nuk ka ngjyre ne fund te detit, nuk ka
    As ne qiell aq shume kaltri
    Sa ka trupi shpirti yt, sa ka
    Aq freski, aq bukuri

    Kenga eshte marr nga albumi "Ēika e Ulpianes". Kengen mund ta degjoni
    ketu
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  16. #36
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sabriu ėshtė njė nga kėngėtarėt mė tė mirė shqiptar. Legjendė e muzikės shqiptare me 50-60 albume dhe me qindra hite mbarėshqiptare pėrgjatė gjithė karrierės sė tij muzikore.

    PS: Meritoni123 poqese jeni nė Kanada, ju lutem mė shkruani njė mesazh privat.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  17. #37
    Ultras Dardanet Maska e Mr_cool
    Anėtarėsuar
    08-01-2003
    Postime
    70
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    kur ishte sabri fejzullahu ne Diskoteken paradise ne frankfurt e pate prezantuar albumin e ri . me kujtohet kur pate thane se dshira me e madhe e tina eshte te kendoj njeher ne San remo



    kush don te shkarkoj te gjitha albumet e sabri fejzullahut ne mp3 le te me shkruaj ne privat



    ASD => veres ne Pr kismet shkojme te romatika e pime nga nje birr te pejes
    duhet mire te shfrytezohet koha, sepse jeta nga koha perbehet

  18. #38
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    31
    Postime
    6,871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Interviste me Sabri Fejzullahun

    Interviste me kengetarin Sabri Fejzullahu: “Me mban sevdaja dhe jo haja”

    Kuptimin e fjales, une kam deshire ta shpreh, ta ngjyros me brendesine time, me emocion. Une nuk di te kendoj pa emocione, se atehere nuk do te isha 37-te vjet ne skene

    Cfare e ka sjelle ne Shkup Sabri Fejzullahun?



    Une e kam mbaruar albumin tim me te ri para gjashte ditesh, i kam kenduar 10-te kenge. Komponimet dhe orkestrimet jane nga autore te ndryshem kosovare. Por incizimet, dmth kendimin e kam bere ne studio “Maki” ne Shkup. Kete e kam bere per shkak se kompresioni i kengeve kur behet nga njera studio ne studion tjetrer ka ndryshime. Njera kenge degjohet ndryshe, tjetra per nga tingulli eshte me e vrazhde ose ajo e treta me dobet degjohet. Per hir te profesionalitetit tim dhe te degjuesit, qe cdo kenge ta kete nivelin e saj te degjueshmerise, kam ardhur qe masteringu i kengeve te behet ne te njejten studio.



    Edhe Ermali e ka mbaruar albumin e tij me te ri, me 10-te kenge te reja. Edhe kenget e tij do te rimasterizohen po ne te njejten studio. E gjithe kjo behet vetem per nga ana profesionale. Kam ardhur dhe do te qendroj tre dite, pasi dua qe gjithcka te jete profesionale, te jete ne nivel. Gjithashtu, i kemi dhe tre videoklipe, dy i ka bere Ermali dhe nje une. Keto videoklipe i kemi realizuar ne Shkup, ne produksionin “Fabrika”. Studion dhe prodursionin per videoklipet, mi ka gjetur miku im shume i madh dhe shume i nderuar Avni Qahili. Albumi me i ri titullohet “Sherbetor i kenges”. Sot ky titull duket pak socialist.



    Dhe nga lindi ideja per nje titull te tille?



    Nga e drejta ky eshte titull, te cilin e ka vene miku im kompozitor, ai qe shkruan dhe tekste, Ilir Berani. Ai e ka parapare kete titull, meqe une qe 37-te vjet i sherbej njerezve me kengen. Degjuesit jane mbreter per mua, une me kengen sherbetor i tyre.



    Po, per tekstet e kengeve te albumit tuaj me te ri me cilin autor keni bashkepunuar?



    Shtate prej teksteve te mia i ka shkruar Avni Qahili. Eshte hera e pare qe bashkepunoj me te. Une jam i njohur te te gjithe shqiptaret, si kengetari qe i kushtoj shume rendesi teksteve, ketu e 37 vite me pare. Kur e kam degjuar nje tekst, me nje titull mjaft te cuditshem ne kuptimin pozitiv, dicka qe s’ishte perdorur, psh “bollek”. Kete fjale ne e kemi perdorur gjithmone, nena ime ka thene: “Kete e kemi me bollek dhe kete se kemi fare”. U habita nga kjo fjale. Une edhe pse e dua shume gjuhen letrare, po sikur te perdoret nga nje fjali nga krahina ku je eshte mire. Ndaj e ftova Avniun dhe jam shume i lumtur qe bashkepunova me te.



    Nje kenge qe mund te kete kater strofa dhe ne ato thuhet kuptimi i nje jete te tere, sikurse per njeriun kur lind, zhvillohet, rritet, plaket dhe vdes. Ajo eshte shume e madhe. Kete Avniu edhe te tekstet e kengeve te mia, edhe te ato te Ermalit e ka arritur mjaft mire.



    Kur do te promovohet albumi dhe cilin produksion muzikore keni zgjedhur?



    Albumi do te promovohen ne Prishtine me 18 tetor, ne te njejten dite edhe albumi im, edhe ai i Ermalit. “Dea” nga Prishtina eshte produksioni muzikor qe do t’i nxjerre ne shitje albumet ne te gjitha trevat shqiptare. “Dean” e mban nje njeri qe ka punuar me mua ne teater 25 vjet, eshte nje njeri qe e njeh mire kulturen, nuk eshte njeri medioker. Edhe promovimet e videoklipeve do te behen po ate nate.



    Ju, gati ne te gjitha kenget i kendoni dashurise. Po ky album a i permbahet se njejtes teme apo ka ndonje ndryshim?



    Te dhjete kenget jane per dashurine. Jam munduar, kam kerkuak qe te jete nje lloj autobiografie e imja, te tjeret ta shkruajne ate. I jam lutur Avniut qe tekstet qe ka shkruar per kenget e mia ta kene nje lloj autobiografie timen, une ia kam shpjeguar per cdo tekst nga nje ndodhi nga jeta ime dhe Avniu me pas e ka bere tekstin.



    Meqe gjithe jetes i kendoni dashurise, ceshte dashuria per ju, c’simbolizon ajo?



    Nocion i madh eshte dashuria. Per mua eshte motiv, sepse sic thoshte nena ime (rahmet i paste shpirti): Njeriun e mban o haja, o sevdaja. Sevdaja per nenen time ishte dashuria, haja ishte ushqimi. Dhe dashuria per mua eshte ajo qe me rinon, me motivon per te kenduar tani ne moshen 60-te vjecare. Dashuria eshte ajo qe te mban te ri, te materializon, kur ke dashuri ke dhe ekonomi. Sa me shume qe te shtohen vitet dhe nese dashuron (ne kuptimin une e dashuroj nusen time, Neren, jo sa per te thene)do te fitosh gjithcka, sepse ke motiv per te punuar. Nuk mund te gjej fjale.



    Dmth, Sabriun e mban sevdaja dhe jo haja?



    Vec sevdaja, sic ka thene nena ime, haja jo, sepse qe gjashte vjet jam ne diete qe te mos shendoshem, qe te dukem ne skene me mire. Jo ne kuptimin qe te me dashuroje dikush, por per hir te profesionalitetit. Nuk dua qe te dal me bark te madh ne skene, sepse skena eshte e shenjte. Une dua te jem i perkryer kur te dal ne skene, edhe me tekstin, edhe me orkestrimin, edhe 70 perqind me dukjen time. Dukjen fizike, mendoj kete qe me ka fale zoti dhe jam i lumtur se ai ka dite qe me ka fale keshtu, por garderobes i kushtoj kujdes ne maksimum dhe kete e kam bere sot e 37-te vjet, edhe kur s’kam patur leke.



    A do te kishit mundur te kendoni ne menyre statike, pa levizur fare?



    Ndoshta nuk do te kisha mundur ta nxjerr kengen, ndoshta levizjet nuk jane te bukura, por une jam ai, une nuk di te genjej. Ne jete genjej nga pak, se njerez jemi, por ne kenge asnjehere nuk genjej. Kuptimin e fjales, une kam deshire ta shpreh, ta ngjyros me brendesine time. Nese eshte diell te jem diell edhe une, te rrezatoj, nese eshte shi dhe murmurin ta kem dhe une ate ne shpirt. Cdo fjale dua ta ngjyros me emocion. Une nuk di te kendoj pa emocione, se atehere nuk do te isha 37-te vjet ne skene. Publiku nuk genjehet.



    Ju keni kenduar dhe ne duet. Sa ia keni arritur qellimit ne to dhe a do t’ju degjojme se shpejti ne ndonje duet te ri me ndonje kengetare tjeter?



    Duetet ne bote jane te preferuara. Nuk duhet te kendohet nje duet sepse ka deshire nje kengetare/e te kendojne se bashku. Dueti, ndonjehere eshte dhe shume i rrezikshem (ne kuptimin se nuk te degjojne njerezit). Dueti duhet te jete o hit, o te mos kendohet per hir se duan dy kengetare. Une ia kam arritur ne duetin me Ledinen, ne kengen “Ma ke prish gjumin e nates”, me komponim te Edmond Zhulalit dhe kjo kenge eshte degjuar ne te gjitha trojet shqiptare. Ndersa me Adelinen kemi patur disa duete qe kane qene kenge te saja dhe te miat edhe ato jane degjuar shume.



    Para dy javesh, i kam thene Miranda Hashanit qe te bejme nje duet, por jo duet sic i ka bere ajo kenget dy vitet e fundit. Ajo eshte kengetarja me e mire ne Maqedoni, pse jo dhe ne Kosove, por nuk ka patur fat qe ta beje perzgjedhjen e kengeve te mira. Kenga eshte e mire kur e degjojne te gjithe. Nese thuhet se une di te kendoj keshtu e ata qe me degjojne nuk jane te emancipuar muzikalisht, eshte gabim. Nese kenga preferohet nga te gjithe, ndersa kompozitoret thone eshte e keqe, atehere ajo kenge eshte e mire. Mirandes do t’i ndihmoj, pasi kam obligim njerezor dhe kolegial, sepse ajo i ka ndihmuar te gjithe kengetaret nga Kosova. Ne, do t’i ndihmojme njeri- tjetrit dhe do te bejme nje duet, i cili 100 perqind do te jete nje kenge shume e preferuar. Kete propozim ma ka dhene Avni Qahili, i cili tashme e ka shkruar dhe tekstin e kenges. Kete duet do ta pergatisim se shpejti.



    Cfare do te kishe thene per kengetaret e rinj?



    Ata jane te rinj dhe cdo gje qe bejne e bejne me se miri. Ata jane te kohes. Une sot po eci me kohen e jo me ata. Por, ata nuk kane perkrahje. Sot cdo gje eshte e privatizuar. Me dhemb shpirti per te rinjte, sepse per te bere nje kenge hit duhen 2 500 euro dhe ato jane shume para. Ku do ti marre kengetari 25 mije euro per te bere albumin. Albumi im dhe i Ermalit kane kushtuar nga 25 mije euro, dmth 50-te mije euro ne i kemi dhene nga xhepi. Une e kam shitur albumin tim dhe te Ermalit, para tre muajve, akoma pa dale. Por, ku do ti marrin aq para prinderit e mjere qe kane deshire te avancojne femijet? Institucionet jane shuar, tash duhet paguar per te bere muzike. Ka shume kengetare te mire (Tuna, Shpat Kasapi etj), por ka dhe te tjere qe jane pa identitet. Ne Maqedoni kane filluar meshkujt te shendrohen ne femra. Nuk ben ashtu. Muzika, arti nuk shkon me nenkemza.



    Ne nje koncert ne Shkup, kur mund t’ju presim?



    E kam nje mik ketu dhe ai para dy ditesh ka shkuar per te rezervuar sallen Universale. Besoj se brenda dy javeve do te jete nje koncert, ku do te kendoj une, Sinan Vllasaliu dhe Ermali (djali im).



    Dhe se fundi c’mund te kishit shtuar?



    Para pak kohesh degjova se gazeta juaj eshte privatizuar dhe kjo eshte teper madhore. Sic thone te gjithe te tjeret, te kete sa me shume lexues, sepse ne pyetje eshte ekonomia. Dhente zoti qe gazeta juaj te lexohet, sepse une jam rritur me “Flaken”, sikurse dhe me “Rilindjen”. I lumte ketyre qe e kane marre “Flaken”, e cila ka mbijetuar dhe eshte ende sot dhe shume suksese te gjitheve.

    Ndoshta eshte shume heret se tash jam zgjuar nga gjumi dhe mos ma shihni per te madhe ndonje “lajthitje”, nese e kam bere, kuptohet pa dashje.

    Nga:
    Anila DISHA
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  19. #39
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Eshte me te vertet kengetar shume i mire.
    ....me pelqejne shume tekstet e kengeve te ti edhe zerin e ka shume te bukur
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #40
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    455
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te flasesh per nje sherbetor te kenges siq e cileson ai veten me albumin e fundit eshte nje pergjegjesi sepse meritat e tij jane mjaft te medha , eshte yll i pashuar ne skenen tone qe do te kujtohet e degjohet edhe tek brezat e ardhshem . Mua me pelqejne kenget e tij : "Takimi me shoqen e studimeve ", "Moj e mira e Besianes ", " Fshatarja ime " dhe dueti qe ka me Ledina Ēelon .
    ArsGothicė

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Xhelal Xheladini
    By Gjallica in forum Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-01-2013, 10:42
  2. Rock Kosovar vitet 80-97
    By Mesnata in forum Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 29-10-2009, 11:34
  3. Ermal Fejzullahu
    By shigjeta in forum Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 23-12-2008, 13:33
  4. Humor nga Kosova
    By RTP in forum Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 03-05-2004, 10:24
  5. Dosja e korrupsionit shteteror
    By Anton in forum Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 02:30

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •