Nga: Tom Mrijaj New York
Ismail Kadare: "Kulla e Gjomarkut s'kish as polici as zyrtarė"
Ja 53 nenet e pabotuara deri sot tė familjes sė Gjomarkut
Kryevepra kombėtare "Kanuni i Lekė Dukagjinit", i kodifikuar pėr 30 vjet nga Atė Shtjefėn Gjeēovi, me 1263 nene, u botua pėr herė tė parė Kuvendi Franēeskan i Shkodrės nė vitin 1933, katėr vjet pas vrasjes sė Atė Gjeēovit.
Poeti ynė kombėtar Atė Gjergj Fishta nė parathėnie, e vlerėsoi kanunin si thesarin mė tė ēmuar kombėtar, i cili u ruajt me shekuj nė kullėn e Gjomarkut nė Orosh tė Mirditės. Gjithashtu shkrimtari Ismail Kadare nė veprėn "Prilli i thyer" thotė: "Kulla vetė s'kishte as polici, as zyrtarė e megjithatė, krejt krahina ishte nėn zotėrimin e saj".
Pėrveē Kanunit tė Lek Dukagjinit dera e Gjomarkut kishte edhe rregulloren e saj, qė i takonte familjes sė Gjomarkut, me 53 nene tė pabotuara gjer mė sot e qė u dhanė nga vetė Kapedan Ndue Gjomarku. Edhe kėto nene janė tė ruajtura nė shekuj nė kullėn e Gjomarkut.
Mirdita ka 25 krenė tė para,tė cillt n'ushtim tė kanunit quhen pleq:
Kėtu po rreshtojmė shpijat e krenėve tė parė me Gjomarkun nė krye:
Oroshi: Shpija e Bushit, e Kolės, Gjatė e Gjergj Dodės (Gegė Dodės), e Kokės.
Bajraktar, shpija e Mark Prengės.
Fani: Shpija e Tuē Dodės, E Gjok Boēit, e Shkurt Prengė Ndrecės dhe e Gjegj Dodės (Gegė Dodės).
Bajraktar, shpija e Nikoll Ndrecės.
Dibrri: Shpija e Mark Zef Ndocit, Paluc Preng Gjonit, Llesh Kol Dedės, Kel Ndoc Dedushit, Pal Gjin Gjokės, Bardhok Tokrrit, Mark Boēit, Dod Llesh Bicės.
Bajraktar, Jak Frroku.
Spaēi: Shpija e Ndoc Ndrecės, Gjok Dodė Lleshit, Pal Gjon Laskės, Per Ded Ndojit.
Bajraktar, Gjetė Bajraktari.
Kushneni: Shpija e Frrok Preng Nikollit, Mark Ēup Nikollit, Ndue Preng Nikollit.
Bajraktar, Ndue Bajraktari.
Dera e Gjomarkut me Kanu
1. Dera e Gjomarkut asht Reza e Knanunit. Pėrtej saj s'ka pėvetje.
2. Gjomarku nuk shkon kurrė pėr plak. Pleq janė krenėt tė trashėguem djalė mbas djali.
3. Gjomarku nuk i pėrzihet me Kanu krenvet, vetėm atėherė kur shef se krenėt e kapėrcejnė kufinin e drejtėsisė.
4. Nė tė premė tė gjyqit, palėt ngatėrruese i thonė Gjomarkut: "Sa qofsh, pleqnofsh!"
5. Zabitnamėn (tė pajtuemit e gjaqeve) s'munden me e ba as tė gjithė krenėt bashkė, vetėm Gjomarku.
6. Popullin nga nji pėr shpi tė Mirditės, s'munden me e mbledhė krenėt, vetėm Gjomarku.
7. Po s'ranė pleqt dakort (n'ujdi), shkojnė te Gjomarku me u gjykue.
8. Po s'pranuan gjyqin e pleqve, palėt ngatėrruese shkojnė te Gjomarku, por bashkė me pleqtė.
9. Me e pa Gjomarku gjyqin e pleqve tė drejtė, nuk e prek gjyqin e tyre. Po s'qe i drejtė atėherė vendos Gjomarku.
10. Gjomarku nuk merr kurr gjoba sepse nuk e lanė krenėt.
11. Gjomarku ka tė drejtė me nderue krenėt, por kurrė pa arsye e mos me e kalue vllaznin as fisin, vetėm nė rasa jashtėzakonisht tė rėndėsishme (nevojshme).
12. Nė zabitnamė Gjomarku ka pėr roje personale 25 djelm tė gjithė oroshas.
13. Nė luftė ka 50 djem roje personale.
14. Nė rasė rreziku Gjomarku shpėrndan kasnecėt (lajmdhanėsat) me lajmue bajraktarėt pėr tė mbledhė popullin, burrė pėr shpi e me u gjetė nė Sh'Pal.
15. Pengu i Gjomarkut asht nė dorė tė krenvet.
16. Me ra krenėt nė kundėrshtim me Gjomarkun, Gjomarku mbledh popullin, burrė pėr shpi, e vendimit tė popullit Gjomarku i rrin.
17. Itifakun (lidhjen e besės) e pėrgjithshėm s'munden me e vu as krenėt tė gjithė bashkė, vetėm Gjomarku.
18. Kanuni ka lidhjen e besės, e cila vehet pėr nji vjet deri me tri vjet me sanksione tė rrebta: deri nė batare (pushkatim).
19. Me i hjekė kanunit lidhjen e besės, kanu s'ka. Besa e gjasė dhe e ēobanit nuk ekziston me Kanu.
20. Mirdita thotė: Gjomarkut nuk i kam kurrfarė borxhi, vetėm nji kaptinė (nji burrė pėr shpi).
21. Mirdita ka 25 krenė tė mėdhaja e 25 krenė tė vogla e quhen nė tė premė gjyqi, pleq e strapleq.
22. Bajraktari vjen mbas krenėvet por prin nė luftė.
23. Nė kohė lufte, bajraktari ka 50 djelm roje personale e quhen roja e bajrakut. Me u ligshtue ose me ikė bajraktari, cilido qė ta kapė bajrakun e prin, mbetet bajraktar.
Me u shitue (plagosė randė) ose me mbetė (dekė) nė luftė, kushdo kapė bajrakun e prin, nuk mbetet bajraktar, se nera asht e bajraktarit tė shituem ose tė dekun.
24. Pasunia e patundshme (prona) e Gjomarkut asht e caktueme me gur e kufi, si ēdo pronė tjetėr.
25. Gjomarku ka hyse (pjesė) nė kojri tė katundit e nė bjeshkė tė Bajrakut.
26. Damit tė bamė, Gjomarku do t'i pėrgjigjet. Dami ēmohet.
27. Gjomarku ka tė drejtė nė rend tė mullinit, tė farkės e tė valanicės. Ujemin e hakun e farkatarit e tė valanicės do ta paguej.
28. Gjomarku do tė qesė puntorin pėr punė angarije.
29. Ka hyse nė vade. Rendi i vades caktohet nė prandverė simbas tokės sė punueme prej tė lemit tė diellit e nė perėndim tė diellit.
30. Fejesėn me marrė ose me dhanė, Gjomarku e lidh me shej, 5 groshė e unaza (me pare tė reja unaza e nji napolon ari tingllues).
31. Darsmen, me marrė nusen, me krushqė; 12 krushq e i zoti i shpisė me kalin e nuses e dashin e krushqvet mbrapa.
32. Nana e cucės (vajzės) pėrcjell cucėn nuse pėr nė shpi tė dhandrrit e quhet krushkė. Kruhska flen me tė bijėn dy net e mandej kthehet nė shpi tė vet.
33. Gjobat e mbledhuna nė Zabitnam, Gjomarku i ndan pėr gjysėm me krenėt, e krenėt i ndajnė ndėr veti. Me gjysmėn qi merr Gjomarku ai do tė shpėrblejė djelmt qi ka me vete, do tė paguej sa kafe harxhohet dhe tagjinė e kalit ose kuajve.
34. Paria e Derės Gjomarkut dhe e Mirditės i pėrket djalit tė parė tė vllaut tė parė me tė leme, por krenėt zgjedhin ma tė zotin pėr urti, matuni enjohės tė Kanunit.
35. Gjaku i Gjomarkut baraz me ēdo gjak. Shpirt pėr shpirt, se duken e ka falė Zoti, thotė Kanuni.
36. Me iu shėnue beja Gjomarkut njehet pėr 24 poronikė, kurse krent njehen pėr 12 poronikė, ashtu edhe prifti.
37. Nė ēdo vned e kuvend, Gjomarkut i pėrket kryet e vendit.
38. Fetarėve, priftit e hoxhės, u lėshohet kryet e vendit pėr nderim tė misionit tė tyre, por jo sepse u pėrket.
39. Auktoriteti ma i naltė me Kanu, asht zani i popullit (vox populi vox dei) ka njė pėr shpi (ka nji zot shpie) e mund tė rrxojė edhe vendimin e krenvet. Djelmnija e Shalės - nuk ekziston me kanu.
40. Secili bajrak ka krent e veta. Krent e bajrakve tjerė nuk mund t'i pėrzihen nė punėt mbrendėshme nji Bajraku, sepse marrin kėt pėrgjigje: "Krenė pėr krenė jemi vetė, na mungon vetėm Gjomarku". Nė rast se del Gjomarku e len nji djalė nė moshė tė mitun (fėmi), nė kuvendin e krenvet ata ēojnė njė pėrfaqėsi nė saraj me marrė kapidanin e vogėl pėr tė kryesue mbledhjen. Me tė do tė shkojė e ama (nana) e do t'i ēindrojė djalit pėrbri me ndigjue kuvendin e krenvet. Nana e kapidanit tė vogėl asht dishmitarja e saktė pėr djalin pr ēka asht bisedue e vendosė n'at kuvend. Kjo bahet pėr arsye:
a) Pėr mos tė futė sherrin nė Derė tė Gjomarkut d.m.th. me pre hovin e ēdo kėrkese tė Gjomarkajve pėr t'u ba tė parė.
41. Me u thirrė Gjomarku pėr tė shqyrtue nji ngatėrresė qi nuk kanė mujtė me e zgjidhė krentė e pėr arsyena tė ndryshme nuk mund tė shkojė, ka tė drejtė me dėrgue nmji veqil 8zėvendės) e ai do tė pranohet.
42. Dera e Gjomarkut nuk asht shpi pleqsh, pse nuk shkon kurrė pėr plak, Shpi pleqsh janė krentė tė trashiguem dajl mbas djali.
43. Nė Zbitnamė, me kundėrshtue ndokush d.m.th. mos me prandue vendimin e Zabitnamės e me iu shtrue gjyqit, Kanuni nuk e prek, por Zabiti rraset mbrendė (nė shpi) dhe urdhnon me ba ēdo shpenzim pa kursim (darka dhe dreka) deri sa t'i mbarohet malli. Me pa Zabiti se nuk bindet, atėhere hyn nė fuqi Kanuni: digjet e piqet e qitet prej vendit e toka i mbetė shkretė. Por kurrkush nuk kundėrshton, sepse i dhimet malli.
44. Nė martesė (nė darzėm) Gjomarku fton tanė katunin. Nė rase morti (vdekje) fton tanė katunin, burrė pėr shpi. Kėto janė rregulla tė Kanunit qi Gjomarku duhet t'i rispektojė.
45. Nė rast se ndodh nji ngatėrresė ndėrmjet Gjomarkut e ndokujt nė katund ose nė Bajrak, Gjomarku do tė caktojė plakun e vet, sepse nuk mund tė shkojė vetė pėr plak, pse s'e lanė krentė. Vendimit tė pleqve do t'i rrijė.
46. Me Kanu nuk ekzistojnė gjobarė, vetėm ēmuesat nejrėz tė cillsuem e tė caktuem simbas rasės prej pleqvet ose prej Gjomarkut, ai do taė pranojė.
47. Udhėn e madhe (shtegtarėsh) edhe pse kalon nėpėr tokė tė Gjomarkut, ai do ta pranojė.
48. Vaden, uji pėr ara, edhe pse kalon nėpėr tokė tė Gjomarkut ai do ta pranojė.
49. Me u thirrė (ftue) nė darzėm Gjomarku do tė shkojė me dash.
50. Nė mort do tė shkojė me okė tė kafes.
51. Me u thirrė krushk nė Bajrak (Orosh), Gjomarku vehet krushk i parė, kurse nė bajrakė tė tjerė, krushk i dytė, sepse mbas Kanunit, do tė prijė nji i Bajrakut tė dhandrit, por shpi e parė. I zoti i shpisė, mbrendė nė shpi, Gjomarkun e ven nė krye tė vendit (n'anė t'oxhakut).
52. Me ra nė gjak Gjomarku, nė pajtim tė gjaqevet, gjakun do ta paguajė.
53. Kuer del pėr pajtim tė dheut (pajtim tė gjaqevet) ka tagėr mbė Rrazogj (dy hae buk), tė cillat pėrballohen katundisht e jo nji shpi e vetme.