Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anëtarësuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Në shtëpinë e vjetër

    Ne shtepine e vjeter

    Nese zjarri digjet brenda, ne vetvete hidh pak prush
    Une ashtu e bera vatren, mbushur plot me dru te kuq,
    Rrotull vura pak gure lumi, dhe ne ball nje gure te bardh,
    Qe te ngjaj me babain tim, pran oxhakut kapucbardh.

    Une perkulem marr nje gac’, djeg cigaren gjere ne buze
    Fshij nje pike te vogel loti, qe rreshqet e ndal ne gushe…
    Ne oborr kendon hutini…pran perroit dredharak,
    Afer agut me ze gjumi…bashk me babin tim plak.
    Shtepia e vjeter

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shume e bukur kjo Poezi !

    Te lumte Pena Det Bajri !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anëtarësuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    ...

    Faleminderit Brari, je vertet shume i vemendshem.

    Te vleresoj per kete,

    Edhe njehere faleminderit
    Shtepia e vjeter

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Det !


    Po e lexoj me ze disa here Poezine tende per Babane dhe me tronditi..

    Nje mrekulli..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 26-05-2003 më 16:41

  5. #5
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Pershendetjen qe nuk munda dot te ta ktheja te shtunen, e paskam ruajtur per kete me lart sot!

  6. #6
    Nje poezi qe e lexova e rilexova dhe me pelqen ta lexoj perseri ...

    Bravo Deti
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    Pershendetje Deti!!
    Si gjithmone brilant dhe muzikor....

    Krispi

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58

    Pershendetje Deti!

    I ka do kohe qe sjemi takuar por me solli poezia ne "vatren" tende.
    Me pelqeu pasi ka brume te mire.Po nuk pelqeu qe ke sakrifikuar shume per hir te rimes.Te lutem zevendesoje se paku kete"...ne gushe".
    Sikur po ma vret tere poezine qe aq burrerore dhe e permallshme eshte. Me respekt...Zana

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anëtarësuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    ...

    Ju falenderoj te gjitheve per cka keni shkruar per poezine time "Ne shtepine e vjeter".
    Te falenderoj ty Brari, Shigjeta, Henri, Krispi dhe Zana Vizitorit. Keto fjale jane vertet shume te mira per mua.
    Zana,
    Poezine e kam shkruar direkt e ne forum, pa asnje perpunim. Ke te drejte, do ta shoh me vone kete poezi per ta "gdhendur" me mire.
    Une zakonisht poezite i rishoh disa muaj pasi i kam krijuar, pothuajse kur i kam harruar krejt. Vetem atehere jam krejt i "ftohte" ndaj asaj cfare kam shkruar.
    Edhe njehere ju faleminderit te gjitheve,

    Me respekt

    Hydajet Bajri

  10. #10
    Fragile Maska e Alesia
    Anëtarësuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Vertet e bukur Deti...
    Kuptimplote, reale dhe njekohesisht e dhimbshme...
    Urime dhe shkruaj prape.
    Alesia
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  11. #11
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Re: Ne shtepine e vjeter

    Postuar më parë nga deti_bajri
    Ne shtepine e vjeter

    Nese zjarri digjet brenda, ne vetvete hidh pak prush
    Une ashtu e bera vatren, mbushur plot me dru te kuq,

    Koncepti i vatres eshte shume torturues per ca si ne ikanaket. Thnx qe e solle kete motiv. Poezia eshte e bukur, por jo me e bukura. ka nevoje per ca rregullime

    Edhe nje gje: ti ben shume gabime drejtshkrimore

    pershendetje
    Kur nisi lufta isha i vogël
    dhe nepër tym diçka mbaj mend.
    Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
    Atdheu im! Ja kjo më çmend!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Me pelqen poezia!
    Ka shume mall , kujtime e nostalgji brenda.Eshte prushi i dashurise dhe mallit per prindin.
    Une jam e mendimt se poezia me e bukur del atehere kur e ndjen dhe e thua shtu si te vjen ,me rime apo pa rime.Perpunimet pranohen,ashtu sic thua edhe ti "ne te ftohte" dhe modifikon formen por jo permbajtjen.
    Laguna Blu

  13. #13
    pershendetje Deti

    ndez dhe une nje cigare, ne kujtim te babait tend, dhe te mallit qe na djeg te gjitheve...

    flm per vargjet

    marinI

  14. #14
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Citim Postuar më parë nga deti_bajri
    Ne shtepine e vjeter

    Nese zjarri digjet brenda, ne vetvete hidh pak prush
    Une ashtu e bera vatren, mbushur plot me dru te kuq,
    Rrotull vura pak gure lumi, dhe ne ball nje gure te bardh,
    Qe te ngjaj me babain tim, pran oxhakut kapucbardh.

    Une perkulem marr nje gac’, djeg cigaren gjere ne buze
    Fshij nje pike te vogel loti, qe rreshqet e ndal ne gushe…
    Ne oborr kendon hutini…pran perroit dredharak,
    Afer agut me ze gjumi…bashk me babin tim plak.


    o deti kjo poezia jote, seq me kthen edhe mua ne nje kohe prane oxhakut kur me ore te tera bisedoja me babain tim.
    te lumte pena o det bajri
    vertete je i mrekullueshem

    mbreta

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anëtarësuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Parajsa

    Parajsa

    Ëngjëll nuk ka sonte që bie në dritare,
    Nuk vjen ai në netët e mbushura stuhi
    Ky bar po rritet rrafsh me tokën e ligshtuar,
    Dhe nata ngjan e mbyllur si zogu në kuvli.

    I dehur prej një lëngu të athët dhe të verdhë
    Zhytur në mes gjërash të murrme, qesharake
    Pasqyrat janë të sheshta, blerimi është bërë krënd,
    E fjalët janë të hirta, të rënda, dredharake.

    Rëndon çdo kockë e bardhë dhe thyhet në vetmi,
    Me ngjyrë është lyer dera prej lisi dhe prej guri,
    Ti mbetesh fillikat nën pranga dhe lagështi...

    Në ditët e pastajme ti belbëzon me barin,
    Fillon të endësh ëndrra me lulet kuqaloshe
    Me tokën bëhesh një, e toka është Parajsa

    Tiranë, 19/06/2004
    Shtepia e vjeter

  16. #16
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Shumë e bukur në shprehi kjo e fundit, më pëlqen mynyra sesi thurr ndjenjat e sesi i lë të dalin. Më vjen keq që "rënkon çdo kockë e bardhë..." dhe të uroj që brengimet të të kalojnë sa më shpejt.

    Përgëzime edhe për shkrimet e tjera Hydajet.
    Sinqerisht,
    Drini.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2004
    Vendndodhja
    usa atlanta
    Postime
    89
    I lexova poezit e tua , vertet me pelyen . ESHte kjo poezi qe te me ben ndihesh i prekur sidomos kur eshte fjala per prinderit. Edhe une kam humbur prinderit e mij , as njerin prej tyre nukkam aritur ti shohe. Ne nderkohe pas ngjarjeve ne kosove, Une lashe mitrovicen dhe ,mora rrugen me vajzen qe nuk dija se ku me qon. Por nje e dija se kjo ikje e ime do te jet edhe deshmi e kethimit te tim te shpejt aty ku i lash edhe ferkemete e pashlyera. Te pershendes une darzana. Suksese!

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2004
    Vendndodhja
    usa atlanta
    Postime
    89
    Ok deti msn im eshte fjona3@hotmail.com Dhe besoi je mire. Bye

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Me mori malli edhe per kete sot! Gjej dicka nga vetja aty!

Tema të Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Sejdiu në Vjenë: "Pavarësi të pakushtëzuar për Kosovën"
    Nga teksaskosova në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 00:44
  4. REPORTAZH/ Bisedat për seks në shtëpinë e Enverit
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-09-2005, 10:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •