Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345

    Lidhja e dytė e Prizrenit

    Mbėshtetur nė frymėn politike tė shkrimeve autentike tė pjesėmarrėsve nė Kuvendin themelues, mė 16-19 shtator 1943, Lidhja e Dytė e Prizrenit ėshtė organizatė politiko-ushtarake kombėtare demokratike shqiptare. Sipas Tahir Zajmit, Kuvendi themelues punoi edhe mė 20 shtator[1]. Qė kėtej kjo datė ka hyrė gabimisht nė historiografi.[2]
    Nuk qėndron as mendimi i shumė publicistėve se “iniciativėn pėr Lidhjen e Prizrenit e mori Xhafer Deva pas kapitullimit tė Italisė fashiste”[3]. Kjo ka njė si mbėshtetje nė konstatimet e Ali Hadrit se “person kryesor nė grupin inisiativ pėr thirrjen e Kuvendit themelues tė Lidhjes sė dytė tė Prizrenit ishte Xhafer Deva, mbėshtetje e madhe e shėrbimit informativ gjerman”[4].
    Nė fille tė qarta tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit na vė aktiviteti politik i veteranit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė Rexhep Mitrovica, nga fundi i korrikut 1943. Organi i Komitetit tė Kosovės shėnonte qartė kėto fille tė pakontestueshme: “Mbassi pat nji shkėmbim tė gjanė pikėpamjesh me nji varg personalitetesh kosovare nė Kryeqytet, nisej bashkė me disa shokė, pėr Prizrend ku, nė lidhje me shumė atdhetarė tė tjerė, do t’organizonte lėvizjen e mbrojtjes sė Kosovės kundra ēdo vale imperialiste…”[5].
    Kėta shokė tė Mitrovicės ishin: Qazim Bllaca dhe Muhamet Frashėri, ish-nėnprefekt i Therandės (ish-Suharekė). Ishte koha kur pushtetit fashist italian po i trandej trualli nėn kėmbė nė tokat shqiptare, pas largimit tė Benito Musolinit nga posti i kryeqeveritarit tė Italisė (25 korrik 1943). Rexhep Mitrovica me shokėt u arrestuan mė 2 gusht 1943, sapo arriti nė “Post blok” tė karabinierisė sė Prizrenit. Njė kohė u mbajtėn nė Burgun Ushtarak dhe nė Burgun e Qarkut tė Prizrenit. Tė lidhur keq i dėrguan nė “Komanda tapa” nė Shkodėr e prej andej nė Burgun Ushtarak tė Tiranės dhe nė Kampin e pėrqendrimit “Porto-Romano” afėr Durrėsit. Nė birucat e kėtij kampi do tė pėsonin edhe mė keqe sikur tė mos u qeshej fati nga ndihma qė u ofronin tė burgosurit mė tė hershėm: drenicasi Idriz Ajet Gashi dhe ferizajasi Abdullah Musliu, antifashistė tė shquar. Qazimi do tė lirohej nė prag tė kapitullimit tė Italisė, me ndihmėn e Fejzi Alizotit, kurse Rexhepi dhe Muhameti vetėm pas kapitullimit tė Italisė fashiste, mė 8 shtator 1943.
    Nė kėto rrethana, ngritja e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, pėr tė marrė shqiptarėt vendės nė duar tė veta mbrojtjen e kufijve etnikė tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė u shty deri nė ditėt e para tė okupimit tė plotė tė Shqipėrisė Etnike nga ushtria hitleriane. Realisht, mė 9 shtator 1943, kryeministri i Mbretnisė Shqiptare, Ekrem Libohova i drejtoi kombit njė Thirrje ku theksohej se qeveritė shqiptare nėn okupimin italian ishin pėrpjekur “pėr rregull dhe bashkim vėllazėror”, nė mėnyrė qė populli shqiptar “tė dalė i pagjymtuar fizikisht dhe ekonomikisht nga ky konflikt i pėrbotshėm” - Lufta e Dytė Botėrore[6]. Mė 11 shtator 1943 Kėshilli Ministror i Shqipėrisė nėn kryesinė e Iljaz Agushit, Nėnkryeministėr dhe Ministėr i Punėve Botore, shpalli “Pavarėsinė e plotė tė Shqipėrisė (…) me kufijtė qė i caktojnė gjuha e gjaku”. Nė Proklamatė, midis tė tjerash, saktėsohej: “Qeveria merr tė gjitha pushtetet sovrane deri sa tė zgjidhet Asambleja e re…”[7].
    Pikėrisht nė kėtė ditė, mė 11 shtator 1943, prefekti i Prizrenit, juristi Asllan Isa Boletini[8], me anė tė korrierit solli Qazim Ramė Bllacėn nga Bllaca nė Prizren, pėr tė marrė pjesė nė Mbledhjen e Kėshillit organizues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit[9]. Sipas Tahir Zajmit, grupin iniciativ e pėrbėnin: Xhafer Deva, Musa Sheh Zade, Sheh Hasani, Tahir Zajmi, Lukė S. Mjeda, Qazim Bllaca e Pjetėr Vuēaj[10]. Sipas Qazim Bllacės, Mbledhjen themeluese tė Kėshillit organizues e kryesoi Asllan Boletini[11]. Nė tė dhėnat autentike tė pjesėmarrėsve nė Kuvendin themelues ky Kėshill quhet Grup nisjatuer i Kongresit tė Prizrenit. Nė ditėn e parė kėtė Kėshill e pėrbėnin patriotėt: Sheh Musa Shehzade (kryetar), Shefqet Shkupi, Sheh Hasani, Asllan Boletini, Qazim Bllaca, Pjetėr Vuēaj, Tahir Zajmi, Hevzi Meraku, Luk Simoni, Qemal Balila, Haxhi Fahriu dhe Sokol Dobroshi (anėtarė)[12].
    Rėndėsia e ngjarjes shtyri qė pėrgatitjet pėr mbajtjen e Kuvendit themelues tė zhvilloheshin me shpejtėsi. Mė 14 shtator 1943 u ngrit, nė Tiranė, Komiteti Ekzekutiv i Pėrgjithshėm me detyrėn e Qevrisė sė Pėrkohshme - tė thirrte Kuvendin Kombėtar tė Shqipėrisė nė shtrirje tė tokave shqiptare etnike. Dhe, dy ditė mė vonė nė Prizren do tė fillonte punimet Kongresi i Prizrenit nė rrethana tė njė atmosfere feste gjithėkosovare[13]. Ndėrkaq, tė dhėnat e para pėr themelimin e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit i botoi ”Kombi”, mė 23 shtatorit 1943[14].
    Informatori ishte pjesėmarrės nė Kuvendin themelues, dhe ai saktėsonte: “Patriotė tė njohur Kosovarė muerėn inisiativėn pėr tė mbledhur nji (Kongres tė) Kosovės, Dibrės e tė Strugės ku tė ēfaqej vullneti i pėrgjithshėm i banorėve tė kėtyne krahinave pėr bashkimin e pėrhershėm me Nanėn Shqipni, dhe pėr sigurimin e kėtyre krahinave prej ēdo sulmi armik”[15].
    Prandaj, Lidhja e Dytė e Prizrenit as u nis dhe as do tė pėrfundonte si Lidhje gjithėshqiptare, as kopje e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit 1878-1881. Plotėsisht nė pajtim me politikėn antishqiptare kominterniste ishte edhe konstatim: “Formimi i kėsaj organizate ėshtė vepėr e pėrbashkėt e kuislingėve shqiptarė dhe shėrbimit informativ gjerman”[16].
    Korrespondenti i gazetės “Kombi”, pjesėmarrės nė Kuvendin themelues, informonte lexuesit: “Pika e parė e programit tė bisedimeve pėrmban kėrkesėn e bashkimit tė pėrhershėm dhe tė pazgjidhshėm tė tė gjithė krahinave tė banueme qysh prej mija vjetsh prej popullsinash shqiptare”;
    Pika e dytė e Programit “pėrmban bashkimin me Shqipni tė krahinave tė Mitrovicės, Vuēiternės, tė Pazarit tė Ri dhe tė Senicės – toka shqiptare tė kėrcėnueme nga shumė anė nga bota sllave”;
    “Pika e katėrt e bisedimit pėrmban formimin e nji Komiteti Qendruer nė Prizren me degzat e saj nė tė gjitha Prefekturat, Nėnprefekturat dhe komunat e krahinave tė Kosovės, Dibrės dhe Strugės, tė cilat do tė marrin pėrsipėr organizimin ushtarak e politik tė Kosovės”;
    “Pika e pestė e programit pėrmban mbledhjen e tė gjitha dokumenteve historike, politike dhe diplomatike qė forcojnė qėnien shqiptare tė tokave tė lirueme, ashtu dhe ngjarjet dhe vuajtjet e pafund tė banorėve tė ktyne viseve nė kohėn e sundimit jugosllav si dokument nė rasėn e njė paqie tė arthme[17].
    Njė paraqitje tė plotė dhe shumė besnike zhvillimeve nė Kuvendin themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit u bėri gazeta “Kosova” e Tetorit 1943. Ajo informonte opinionin: “Dita e lumnueshme e 16 Shtatorit 1943 gėdhinė tue gjetun Prizrendin tė zbukuruem nė nji mėnyrė tė jashtėzakonshme me flamure kombėtare, me harqe ngadhėnjimi, mbi tė cilėt zotnojnė figurat e tė gjithė martirėvet dhe luftėtarvet ma tė shquem tė pėrpjekjevet kombėtare tė popullit shqiptar”[18].
    Kuvendi themelues i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit i zhvilloi punimet nė Shkollėn “Bajram Curri”. Atė e hapi kryetari i Kėshillit organizues, Sheh Musa Shehzade, dijetar i madh dhe eminencė kryesore e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit[19]. Ai fuqimisht e sfidoi dhunėn e pushtuesit italian dhe pasqyroi kundėrvėnien politike e tė armatosur shqiptare kundėr robėruesit italian: “Mbas shpartallimit t’ushtrisė italjane, e cila, pėr katėr vjet rresht, vrau, preu, rrenoi dhe shkretoi, dogj e shkrumoi ndėr vendet t’ona, tue zhvillue nji veprimtari me tė vėrtetė shtypėse tė njij shtypėsi pa farė skrupulli, problemi i jetės sė Kombit t’onė, i sė ardhshėmes s’onė, paraqitet ma i ndėrlikuem. Shkaku dihet prej tė gjithėvet: Italjanėt, siē e dini ju tė gjithė, me gjithė pėrpjekjet t’ona tė pėrbashkėta, nuk na lanė, tue na eliminue, tue na internue dhe tue na burgosun, asnji mundėsi organizimi pėr mbrenda, pėr tė qenė gati, nė mos tjetėr, me i bamė ballė sulmevet tinzare t’imperialistavet sėrbė, malazezė dhe grekė”.
    Urtaku i madh Musa Shehzade rravijzoi qėndrimin politik shqiptar edhe ndaj pushtuesit gjerman. Atė e paraqiti qartė si pushtet tė huaj, tė imponuar dhe kalimtar dhe kėrkoi qė tė shfrytėzohej pėr pėrfitimet e kombi shqiptar. Theksoi menēurisht: “Tash qė kemi tė gjitha mundėsinat e njij organizimi tė pėrgjithshėm tė fuqinave kombėtare, duhet qė ta fitojmė, mbrenda njij kohe tė shkurtėn, gjithė periudhėn qi humbėm gjatė sė shkuemes sė afėrt (…). Duhet tė mendojmė, pra, masat dhe mėnyrat e mprojės s’onė pėr ēdo gjasė dhe pėr ēdo rrethanė. Qėllimi qė do tė frymėzojė pėrpjekjen t’onė, nji pėrpjekje jete a vdekje, do tė jetė nji i vetėm; Sigurimi i njisisė s’onė ethnike”.
    Kryetari i Kėshillit organizues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, Sheh Musa Shehzade, u dėrgoi njė mesazh tė fuqishėm pushtuesve e copėtuesve tė Shqipėrisė Etnike mė 1878, 1913, 1919 dhe 1941, duke theksuar: “Na po e shpallim haptas, nuk kemi as ma tė voglin pretendim mbi asnji copė tokė qė nuk asht e jona. Duem, pra, vetėm gjithėēka asht tokė arbėnore, e banueme prej njij popullsije shqiptare. Prandaj, fqinjėt t’onė nuk kanė shka druejnė prej nesh …”[20].
    Anėtarėt e tjerė tė Grupit organizues para delegatėve do tė spikatnin kėrkesat pėr programin dhe pėr statutin e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, qė do tė viheshin nė rendin e ditės nė ditėn e dytė dhe tė tretė tė punimeve tė Kuvendit themelues. Veterani i luftės pėr lirinė e Kosovės historike, Shefqet Shkupi, do tė saktėsonte: “Qellimet janė ato qė pėrmendi vetė Kryetari i jonė dhe qė kanė lidhje tė ngushtė me vullnetin e pėrbashkėt tė krejt Popullit tė Kosovės, Dibrės, Strugės dhe Tetovės; don me thanė, pikė sė pari, sigurimi i bashkimit tė sė gjitha kėtyne Vendeve me Shqipninė e Vjetėr[21]., sė cilės i pėrkasin nga ēdo pikėpamje: nga ajo historike, nga ajo gjeografike dhe nga ajo ethnografike; sė dyti, pėr tė sigurue plotėsimin e njisisė s’onė ethnike tue pėrfshimė nė rrethin e Votrės s’onė kombėtare, tė Shtetit tė Lirė, tė pavarun, Shqiptar, tė gjitha ato Vise qė, pėr nji arsye a pėr nji tjetėr, fshajnė ende nėn robni; sė treti, tue u frymėzue nga vepra atdhetare e paharrueshme e Lidhjes sė Prizrendit, me hedhun, qysh tashti, themelet e njij organizimi mprojtjeje politike, diplomatike dhe ushtarake tė kėtyne tė drejtave tė pamohueshme dhe, si tė tilla, tė paprekėshme para ēdo tė drejte, edhe para asaj ma fillestare”[22].
    Oratori, personalitet shumė i rėndėsishėm i historisė shqiptare, do tė angazhohej pėr bashkimin me Mbretnin Shqiptare edhe tė viseve tė tjera shqiptare tė cilat ende mbaheshin nėn okupimin bullgar dhe administrimin e tėrthortė tė Mbretėrisė sė Malit tė Zi dhe tė Serbisė sė Nediqit. Shefqet Shkupi theksoi para delegatėve: “Vendi i jonė asht i synuem nga lakmina tė pangishme imperialiste, pse, ndėr fqinj, ka ba pak, ase aspak hapa kuptimi i drejtėsisė sė vėrtetė, si edhe pse, drejtuesat e klikave tė ndryshme tė pėrparshme ushtarake, si Mihajloviēi, vazhdojnė t’andrrojnė krijime artificiale, kryekėput tashma tė pamundėshme, si Jugosllavia e pėrparshme, qė shkretoi, rrenoi, pėr tridhetė vjet rresht, Fisin Arbėnuer nė Kosovėn t’onė”.
    Qėllimi i ngritjes sė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit pasqyrohej nė njė fjali tė thjeshtė: “Gjithēka pėr Liri!” tė dr. Rexhep Krasniqit, historiani shqiptar i parė, mė i thelli i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit tė vitit 1878, e cila, siē konstatonte: “do tė mbetet, heret e vonė, e pashlyeshme ndėr mendje dhe ndėr shpirtna tė gjithė Shqiptarve, pse i detyrohet asaj Lidhje qenja dhe shpėtimi i Fisit t’onė nga gėnjeshtrat e kėlyshvet tė Rusisė”[23].
    Kėrkesės pėr bashkimin shqiptar pėr tė realizuar aspiratėn e bashkimit tė Shqipėrisė Etnike i dha kuptimin e amanetit patrioti Tahir Zajmi. Ai theksoi: “Vullneti i krejt popullit qė kemi nderin tė pėrfaqėsojmė nė gji tė kėsaj mbledhjeje asht aj i realizimit tė bashkimit tė persosun ndėrmjet Kosovės, Dibrės dhe Strugės me Shqipninė e Vjetėr. Prandaj, na, tue interpretue kėt vullnet besnikisht, duhet qė, njizani, ta shpallim kėt bashkim nė trajtė plebishitare(…), pėr realizimin e Njisisė s’onė ethnike”.
    Personalitet politik, Zajmi, i zoti pėr pushkė dhe pėr penė, konceptoi platformėn politike - “Vullneti paqėsor Kosovar”, nė tė cilėn, midis tė tjerave, saktėsoi: “Kuvendi i tashėm i Prizrendit asht mbledhja e madhe e krejt popullit shqiptar qė, padrejtėsinat e Europės imperijaliste, kishin lanė, pėr dy herė rresht, nėn zgjedhė t’imperjalistavet tė Ballkanit” dhe konstatoi: Porsa tė sigurohen kėto tė drejta, qė nuk mund t’i mohojė as kriteri i drejtėsisė ma fillestare, populli shqiptar do t’a frymėzojė politikėn e mbrendshme dhe tė jashtėme nga drejtime qė do tė pėrbajnė gjith’ aq norma themelore tė pacėnueshme, kundrejt fqinjve tė vet(…)”[24].
    Atmosferė patriotike entuziaste bashkimtare nė Kongresin themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit solli fjala e mėsuesit mitrovicas Bedri Gjinaj: “Dėrgata e Mitrovicės merr pjesė nė kėtė mbledhje historike, e bindun se, nga bisedat dhe punimet e saja do tė dalė ajo qė pret krejt populli shqiptar: vendimi pėr t’a krijue, me tė drejtė e me gjakė, Shqipninė e andrrueme prej tė gjithė Martirvet t’onė: Shqipnija Ethnike”[25].
    Mė 17 shtator 1943 Kėshilli Ekzekutiv i Pėrgjithshėm i Tiranės informonte popullin se kishte shpallur “pavarėsinė e Shqipėrisė” dhe e ftonte “pėr domosdoshmėrinė e mbrojtjes sė Shqipėrisė Etnike”[26]. Nė kėtė ditė, pikėrisht mė 17 shtator 1943, i zhvilloi punimet Seanca e dytė e Kuvendit themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Kryetari i Kėshillit nisjatuer, Musa Shehzade nė kėtė seancė Kuvendit themelues sė Lidhjes ia propozoi Kryesinė e Kongresit nė pėrbėrje: Njė Kryetar, Dy Nėnkryetarė, Njė Sekretar, pėr tė “kryesue mbledhjet dhe me drejtue zhvillimin e bisedimeve t’interesantshme tė mbledhjes historike”[27].
    Sipas Tahir Zajmit, nė Kuvendin themelues morėn pjesė 42 delegatė[28]. Me vota tė fshehta Kuvendi pėr Kryetar zgjodhi dijetarin Sheh Musa Shehzade me 38 vota, kurse pėr nėnkryetarė: Aqif Blutėn dhe dr. Rexhep Mitrovicėn, me nga 17 vota. “Me propozim tė Kryetarit (Musa Shehzades), mbledhja pranon, me aklamim, si Sekretar tė Kongresit Z. Bedri Gjinaj”[29]. Me kėrkesėn e Kryetarit tė Kuvendit, punimet e tė gjitha seancave do t’i drejtonte dr. Rexhep Krasniqi[30].
    Organi i Komitetit tė Kosovės - “Kosova”, iu kushtua edhe biografive tė personaliteteve drejtuese tė Kuvendit themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Aty theksohej: “Z. Musa Shehu, prej Prizrendi, asht nji nga figurat ma tė lashta, pra veteran i mirėnjoftun kudo nėpėr botėn shqiptare, si pėrpjekjes i palodhun, nė ēdo kohė dhe pėr ēdo rrethanė, i pėrmbushjes sė aspiratave tė shejta tė Kombit shqiptar; burrė qind pėr qind i ndershėm, guximtar dhe i patundėshėm nė ndjekjen e parimevet themelore qė kanė frymėzue, herėt e vonė, lėvizjet kombėtare tė Vendit t’onė e, si i tillė, edhe shok i pandarshėm i Plakut tė maleve, Bajram Currit tė paharrueshėm. Zgjedhja e tij nė krye tė Kongresit, pra, difton haptas udhėn qė mendon tė ndjekė vetė Kongresi(…)”.
    Dhe, duke folur pėr Aqif Blutėn, pėrfaqėsuesin e Sanxhakut, Kosova, midis tė tjerash, shkruante: “Ky burrė gjakovar[31]., nji nga oficerat ma tė shquem tė dalun nga Shkolla turke, asht figura ma pėrfaqėsuese e Sanxhakut; asi Burri qė, nė ēdo kohė, nėn ēdo pushtim, nuk ka pushue kurrė sė luftuemi pėr realizimin e vullnetit tė popullit kosovar pėr tė qenė nji dhe i pandashėm kundra ēdo vale shkatėrrimtare; asht Burri qė, klika ushtarake imperijaliste e Belgradit, i ndeu, ma se nji herė, kurthe mbi kurthe, pėr t’a shdukun nga qarkullimi, pėr ta vra, qė tė pushonte, nė gji tė Skupēinės, zani i tij i fuqishėm, kundra tiranisė, kundra terrorizmit, kundra masakrave dhe kundra luftės sė shkombėtarizimit qė zhvillonte Serbija imperijaliste mbi popullin shqiptar tė Visevet thjesht shqiptare tė Kosovės(…); asht Burri, ma nė fund, qė ka vendos, pėr ēka i pėrket sektorit tė vet, m’e bashkue, me ēdo mėnyrė dhe me ēdo therori, Tregun e Ri, vend thjesht shqiptar, si ē’e ka diftue me gjakun e derdhun bujarisht nė ēdo rasė rreziku, me Atdheun e pėrbashkėt shqiptar”.
    Duke folur pėr historianin dr. Rexhep Krasniqi, gazeta Kosova, saktėsonte: “…ma i riu nė Kryesi, asht djaloshi qė asht rritė e burrnue me aspiratat dhe me idealet e Plakut tė pavdekshėm tė Maleve (Bajram Currit), djalė atdhetar qė, pėr Shqipni, mendon dhe jeton e qė, si tė gjithė tė rijt e Kosovės Kreshnike, asht i frymėzuem nga vullneti i patundun qė tė kryhet, kėtė herė, nji herė e pėrgjithėmonė, Porosia e tė Parve: krijimi i Shqipnisė Ethnike…”[32].
    Nė punimet e Seancės sė Dytė, hapėsirėn kohore mė tė madhe e zuri: “Bisedim mbi Bashkimin e Kosovės, tė Dibrės dhe tė Strugės me Shqipni”. Kuvendi themelues vendosi: “Kėto Vise t’i bashkohen Nanės s’onė tė pėrbashkėt; Nanės Shqipni”[33]. Juristi Esad Berisha, pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Gjilanit pasqyroi dimensionet e dhunės bullgare nė viset shqiptare tė okupuara nga Bullgaria dhe konstatoi: “Detyrat qė na presin pėr realizimin e vullnetit tė tė gjithė Shqiptarėve: krijimin e Shqipnisė Ethnike, janė tė shumta dhe tepėr tė randa. Pėr t’i dalė nė krye kėsaj pune, ka vetėm nji udhė; tė ndjekim porosinė qė na ka lanė Bilbili i gjuhės Shqipe, Naim Frashėri: “Punė, punė, natė e ditė, qė tė shofim pakėz dritė”[34].
    Nė kohėn derisa po i zhvillonte punimet Seanca e Dytė e Kongresit tė Prizrenit, arritėn pėrfaqėsuesit e Komitetit Ekzekutiv tė Pėrgjithshėm tė Tiranės: Bedri be Pejani, Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva, tė shoqėruar nga Rrok Maloku dhe “shumė delegatė tė tjerė”[35]. Sipas Tahir Zajmit, me kėta ishin edhe publicistėt shqiptarė mė tė shquar tė kohės: dr. Xhelal Mitrovica dhe Maz’har Sopoti, i vetmi delegat i arealit tė Shqipėrisė londineze pjesėmarrės nė Kuvendin themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit[36]. I pari ishteredaktor i organit “Kombi” kurse i dyti drejtor i organit “Kosova”, prandaj informatat nė kėto organe janė burime autentike, tė dorės sė parė, nga stenogramet e kuvendit. I tėrė Kuvendi Dėrgatėn nga Tirana e priti me brohoritje: “Rroftė Bashkimi Kombėtar!”, kurse Bedri be Pejani, duke pėrshėndetur delegatėt, midis tė tjerash, theksoi: ”Mbas kapitullimit t’Italisė, nė Kryeqytetin t’onė, nė Tiranė, asht formue nji Komitet Ekzekutiv i Pėrgjithshėm, prej gjashtė vetėsh, i cili kryen pėrkohėsisht, detyrat e Qeverisė, nė pritje tė mbledhjes sė njij Kuvendi Kombėtar, nga gjini i tė cilit do tė dalė Qeverija e pėrherėshme dhe caktimi i trajtės sė regjimit qė do t’i epet Shtetit”.
    Dhe, kėtu duhet tė nėnvizohet fuqimisht konstatimi i Bedri be Pejanit nė pėrmbyllje tė fjalės, njė si amanet pėr brezat shqiptarė: “Italija, ajo qė perdhunoi lirinė dhe pavarėsinė shqiptare nė vitin 1939, pėsoi dėnimin qė meritonte. Ēdo i huaj qė vjen pėr t’a nėnshtrue Kombin Shqiptar e ka fatin tė caktuem: del me kėpucė tė kuqe. Kėshtu duel edhe Italija!” Kjo nėnkuptonte betimin, se fatin e Italisė do ta pėsojė akėcili okupator qė mund tė synojė okupimin e tokave shqiptare[37].
    Ndėrkaq Fjala e Rexhep Mitrovicės do tė shestonte platformėn politike, diplomatike e luftarake tė Qeverisė sė Shqipėrisė nė formim e sipėr. “Tė drejtat t’ona kombėtare do tė mprohen, me tė gjitha fuqinat. Kombi Shqiptar, kėtė herė, nuk do tė lejojė ma tė kryhen mbi kurriz tė tij padrejtėsinat e sė shkuemes. Shqiptarėt, tė bashkuem tė gjithė me nji dėshirė dhe pėr nji qėllim, pa marrė para syshė asnji dallim krahinuer, besimi ase ideologjije, do tė jenė, nesėr, po tė gjindemi para nji gjase pėrtrimi tė padrejtėsisė, nji blok i vetėm kundra ēdo dredhije imperijaliste”.
    Burrėshteti Rexhep Mitrovica nga foltorja e Kuvendit themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit i vuri nė spikamė kombit shqiptar se fundi i pushtimit gjerman-hitlerian ishte afėr dhe e ftonte atė tė pėrgatitej pėr epilogun e e pashmangshėm tė Luftės sė Dytė Botėrore. Theksoi: “Na duhet t‘i pėrgatitemi, tė gjithė sė bashku, edhe njij pėrpjekjeje tjetėr: asaj politike dhe diplomatike. Nesėr, kur tė shtrohet tryeza e paqės, duhet qė Kombi Shqiptar tė dalė para saja me tė tana dokumentat qė do tė provojnė tė drejtat e tij nga ēdo pikėpamje. Duhet qė kombi i jonė tė jetė nė gjendje, me nji herė, porsa tė fillojė bisedimi mbi fatin e popujve, pėr t’i dalė zot vetvetes edhe nė kėtė fushė, madje kryesisht nė kėtė fushė”.
    Si masė preventive pėr tė pritur fundin e Luftės sė Dytė botėrore propozoi kėto aktivitete tė ngutshme: Regjistrimi i banorėve nė tė gjitha viset shqiptare jashtė Shqipėrisė londioneze dhe mbledhja e dokumenteve qė do tė provonin autoktoninė dhe tė drejtėn etnike e historike tė shqiptarėve nė ato toka tė copėtuara me Traktare diplomatike: mė 1878, 1913, 1919, 1941. Mitrovica saktėsoi qartė: “Dokumentet qė tė provojnė tė tana shpėrnguljet e pėrdhunėshme, kolonizimet e padrejta, grabitjet e tokave dhe tė pasunive, ndjekjet, vrasjet, presjet, djegiet, torturimet, terrorizmat dhe masakrimet. Me kėto dokumenta nė dorė, Kombi Shqiptar mundet tė dalė, krejt i vllazėnuem, kryenaltė pėrpara Konferencės sė ardhėshme tė paqės dhe tė kėrkojė tė gjitha ato tė drejta qė, tė dokumentueme dhe tė provueme, tė studjueme dhe tė konstatueme nga nji drejtėsi e vertetė, nga e cila urojmė tė jetė e frymėzueme nesėr mbledhja e paqės sė botės, nuk mund t’i mohohen, nuk do t’i mohohen”[38].
    Kuvendi themelues i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit Seancėn e tretė e mbajti mė 18 shtator 1943, me kėtė rend tė ditės: “Bashkimi i Mitrovicės me Shqipni”, pėrkatėsisht “Bisedim mbi ēashtjen e bashkimit tė Mitrovicės, Podujevės, Vuēiternės, Pazarit tė Ri, Senicės e Zonės Neutrale me Shqipni”[39].Pėrfaqėsuesi i Besianės (ish-Podjeva), patrioti Jahja Fusha, konfirmoi fuqimisht dėshirėn dhe kėrkesėn e visit tė Llapit pėr t’u bashkuar me Mėmėn Shqipėri: “Un jam Delegat i Llapit, tė atij Vendi qė, ndonėse vuejti shekuj nėn zgjedhėn e Perandorisė Ottomane, ndonėse hoq nji mij e nji tė zeza nėn shkelmin e Klikės Ushtarake imperjaliste tė Belgradit, nuk flet, as nuk din tė flasė, prej njij skaje nė tjetrėn tė gjanėsisė sė vet, tjetėr gjuhė veē gjuhės s’onė amtare; Shqipes sė pavdekėshme; jam delegat i Llapit, i atij vendi qind pėr qind shqiptar, qė padrejtėsinat e Fuqivet imperjaliste t’Evropės kishin dėnue, si shumė vende tė tjera thjesht shqiptare, me nji padrejtėsi tė randė”.
    Nė fund, martiri i kombit, Fusha, e ftoi “Kuvendin, qė tė vendosė marrjen e tė tana atyne masave qė do tė gjykohen tė pėrshtatėshme pėr tė sigurue lidhjen e bashkimin e Mitrovicės, tė Vuēiternės, tė Podujevės, tė Tregut tė Ri dhe tė Senicės me Shqipni”[40].
    Dhe, veēanėrisht mesazhet e Fjalimit tė delegatit nga Tregu i Ri Aqif Bluta, janė historike edhe pėr jetė tė jetės sė Shqipėrisė Etnike: “Jam shumė i gėzuem qė kam fatin e bardhė, mbas tridhetė e sa vjetve pėrpjekjesh tė vazhdueshme, tė ndodhemi, pėr herė tė parė, si pėrfaqėsues i Tregut tė Ri dhe i Senicės, nė gji tė nji Kuvendi Kombėtar si ai i tashmi (…) me Atdheun e pėrbashkėt tė tė gjithė Shqiptarėve: me Shqipninė Nanė”.
    Patrioti zjarr vullkanik i pashuar pėr lirinė e Shqipėrisė Etnike, Aēif Bluta, do tė konstatonte, guximshėm e qartė: “Tregu i Ri, ose Jeni Pazari, si quhej deri dje, si dhe Senica me krahinat e tyne, janė vise thjesht shqiptare, pse popullsija qė i banon asht krejt shqiptare; ēdo njeri, ndėr ato ana, din tė thotė se prej ē’far fisi shqiptar rrjedh”, ndaj me kėrkesėn kėmbėngulėse tė popullit “po bashkohemi me Shqipninė, me Nanėn t’onė tė pėrbashkėt, pėr tė cilėn jemi djeg e shkrumue, jemi vra e shkretue deri nė ditė tė sodit”[41].
    Kėtu sikur e kėrkon momenti historik tė sjellim edhe njė fragment nga Fjala e Blutės, pėr faktin se qysh nga periudha e monizmit socialist-komunist “shkenca shqiptare”[42] dhe politika shqiptare legale kanė hequr dorė qartė nga njė pjesė e Shqipėrisė historike e etnike, pikėrisht nga Sanxhaku i Vilajetit tė Kosovės: “Gjatė kėtyne dy vjetve e gjysė kėto krahina, qė kam nderin tė pėrfaqėsoj nė gji tė kėsaj mbledhjeje, kanė provue, me gjakun e derdhun bujarisht, se sa e duen dhe se si e mprojnė individualitetin e tyne kombėtar, bashkimin e tyne me Shqipni dhe lirinė e mėvehtėsinė kombėtare; qindra dhe mija tė flijuem nė fushė tė nderės, nė ndeshje me fuqina shumė herė ma tė shumta, shumė herė ma tė mėdhaja dhe shumė herė ma tė pajosuna me mjete moderne, janė zmbrapun kreshnikisht nga popullsinat t’ona trime”[43].
    Dhe, duhet tė theksohet se nė mbėshtetje tė kėrkesave tė Aqif Blutės do tė ngrihej fuqimisht pėrfaqėsuesi i Rugovės, patrioti Salih Rama, i cili do tė theksonte: “Edhe un, si malėsuer, due me fol nė kėt Kuvend, me folė pėr tė mirėn e Vendit, me fol, poh, pėr t’i u lutun Qeverisė s’onė nė Tiranė qi tė mundohet me na i shpėtue qato tokė krejt shqyptare qi janė andej ē’prej Mitrovicet, nė Pazar e nė Senicė. Ato janė toka t’ona pse atje populli asht shqyptar, me zemėr e me adete, si na kėsaj ane. Un i njof njato vend, pse kam konė me luftue, bashkė me shok‘t e mij, kundra shkjevet, qi dojshin me hie atje me vra e me therė gjinden, veē se janė e duen me metė shqyptarė sikur na kėndejna”[44].
    Po kėshtu, pėr bashkimin me Mbretninė e Shqipnisė tė ish-Zonės sė interesave gjermane nė veri tė Shqipėrisė Etnike do tė angazhohet me dinjitet pėrfaqėsuesi i Nėnprefekturės sė Vushtrrisė, martiri Adem Voca: “Tash detyra e jonė asht e qartė: duhet qė, tė bashkuem nė nji Besė tė papėrdhunueme, t’i pėrmbledhim tė tana fuqinat t’ona pėr pėrmbushjen e aspiratavet dhe tė kėrkimevet t’ona te shejta pėr krijimin e Shqipnisė Ethnike. Nuk duem asgja qė nuk asht e jona; por, ēka ashte jona, duhet pa tjetėr tė na kėthehet. Edhe Mitrovica, Tregu i Ri e Senica janė shqiptare. Pra, na pėrkasin neve. Qeverija e Tiranės, prandaj, duhet tė ftohet qė t’i pėrvishet punės, pėr sot e pėr nesėr, qė tė na i sigurojė, me ēdo mėnyrė dhe mjet, tė drejtat t’ona. Ajo do tė ketė, nė kėtė pėrpjekje, krejt Kombin Shqiptar mbas vedit e nė vi tė parė, po t’a lypė nevoja, tanė Kosovėn”[45].
    Ndėrkaq, pėrfaqėsuesi i Gjakovės, Sulejman Kryeziu, bėri njė krahasim mbi rėndėsinė qė pati Lidhja Shqiptare e Prizrenit pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė Shqipėrisė Etnike dhe tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit qė po ngrihej, pėr bashkimin e tėrėsisė sė asaj qė ishte ruajtur nga tėrėrsia e Shqipėrisė historike dhe etnike. Patrioti, midis tė tjerash, theksoi: “Lidhja e atėherėshme e Prizrenit vendosi dhe e shpėtoi Vendin. Lidhja e sotshme duhet gjithashtu, t’i dalė zot njisisė s’onė ethnike: t’a plotėsojė dhe t’a mprojė. Nji hap drejtė plotėsimit tė njisisė s’onė ethnike do tė jetė, pa tjetėr, edhe bashkimi i Mitrovicės, i Pazarit tė Ri dhe i Senicės me Shqipni”[46].
    Pas njė debatimi tė gjithanshėm tė delegatėve, Kuvendi themelues i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit formuloi dhe aprovoi kėto konkluza:
    “Kuvendi i dytė i Prizrenit, i mbledhun me 16 tė Shtatuer-it 1943, si bisedoi, nė mbledhjen e tij tė tretė, ditėn e 18 Shtatuerit 1943, gjatė e gjanė problemin e Prefekturės sė Mitrovicės, tue e shqyrtue nga tė gjitha pikėpamjet: nga ajo historike, gjeografike dhe ethnografike, bisedim nė tė cilin muerėn pjesė nxehtėsisht tė gjitha Dėrgatat e viseve tė pėrfaqėsueme nė Kongres;
    D e k l a r o n:
    Tė gjitha vendet qė pėrshinė rrethi i Prefekturės sė Mitrovicės, don me thanė; Mitrovica, Vuēiterna, Pazari i Ri dhe Podujeva, janė vise tė banueme ku krejtėsisht prej popullsije me gjak, gjuhe e zakone thjesht shqiptare dhe ku me nji pėrqindje dėrmuese, gjithėnji shqiptare, qė kapet deri nė 95 dhe 99% dhe, si tė tilla, i pėrkasin krejt Shqipnisė;
    F t o n:
    Tė gjithė Shqiptarėt, mbrenda ase jashta Shqipnisė, ku do qė janė dhe ku do qė ndodhen, qė, ndėr pėrpjekje tė tyne atdhetare, tė kenė, si nji ndėr caqe themelore tė luftės sė shejtė pėr Liri, pavarėsi dhe bashkim tė tė gjithė bijve tė Nanės sė pėrbashkėt: tė Nanės Shqipni, edhe Prefekturėn e Mitrovicės, populli i sė cilės, si ē’e ka bamė tė njoftun nė gji tė kėsaj mbledhjeje, asht gati m’u shkri pėr t’a pamė tė konkretuem nė realitet andrrėn e vet tė bashkimit me Shqipni” etj.
    Vendimin pėr bashkimin e viseve tė ish-Zonės sė interesave gjermane me Mbretninė e Shqipnisė e nėnshkruan pėrfaqėsuesit: “Delegatė tė Mitrovicės, Vuēiternės, Pazarit tė Ri dhe Podujevės (Llap)”[47].
    Kuvendin themelues i cili nxori nė dritė Lidhjen e Dytė tė Prizrenit i pėrshėndeti publicisti Maz’har Sopoti, siē u tha: veteran i pėrpjekjeve pėr tėrėsinė dhe pavarėsinė shtetėrore tė Shqipėrisė Etnike, drejtor i organit “Kosova” i cili saktėsoi: “Nuk duem as Shqipni tė vogėl as tė madhe: duem Shqipninė qė asht, si nga pikėpamja historike ashtu dhe nga ajo ethnografike, me popull, me zakone, me tradita, me doke dhe gjuhė vend shqiptar dhe, si i tillė, kryekėput pjesė plotėsuese e Shqipnisė Tanėsore; duem, shkurt, vetėm gjithėēka asht krejt e jona”
    Fjala e Sopotit ishte mė e gjata e mbajtur nė Kuvendin themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Ai, midis tė tjerash, konstatoi burrėrisht: “Sigurimi i njisisė s’onė ethnike nė njė Shtet kryekėput tė lirė, nė nji Shtet kryekėput tė pavarun, nė nji Shtet qė tė jetė kryekėput i Kombit Shqiptar(…). Njisi ethnike a vdekje(…). T’i pėrmbledhim, pra, tė tana energjinat t’ona dhe, si nji blok i pathyeshėm, andej dhe kėndej kufijve tė vitit 1913, tė synojmė nji cak tė vetėm: sigurimin e Lirisė s’onė brenda kufijve qė pėrshinė vetė njėsija e jonė ethnike…”[48].
    Nė vazhdim tė Seancėn sė tretė, nė pasditėn e 18 shtatorit 1943, Kuvendi Themelues i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit diskutoi pėr mėnyrat e “Organizimit politik e ushtarak tė Vendit”. Pėr kėto ēėshtje i pari foli arsimtari prizrenas, Sylejman Aliu – Drini[49], dhe e ftoi kombin tė hidhej nė pėrpjekje pėr tė evituar mundėsitė e pėrsėritjes sė Londrės (1913) dhe Versailles (1919) nė dėm tė Shqipėrisė Etnike. Theksoi, fuqimisht, se “Sot duhet tė mendojmė pėr organizimin e nji mprojtjeje qė tė jetė e aftė me i pėrmbledhė tė gjithė burrat nėn flamurėt e luftės nė rasė rreziku(…). Pėr t’i arrijtun kėtij qėllimi lypet qė, nė krye tė kėtij organizimi, tė vehen burra tė ndėrshėm, atdhetarė tė sprovuem nė ēdo rasė dhe elemente qė tė jenė t’afta t’i pėrmbledhin rreth kėsaj organizate tė gjitha kategorinat e popullit, pa asnji dallim”[50].
    Opcionin politik luftarak tė Sylejman Aliut - Drinit e pėrkrahu fuqimisht Tahir Zajmi, i cili, midis tė tjerash, konstatoi: “Pėr ēka i pėrket mprojtjes, jemi tė bindun se do tė mendojė krejt Kombi Shqiptar, pse Kosova, Dibra dhe Struga nuk janė veē se krahina thjesht shqiptare dhe, si tė tilla, pjesė tė pandarėshme tė Shqipnisė. Mproja, pra e kėtyne vendeve, nuk asht nji nevojė e domosdoshme vetėm pėr to, por pėr krejt Kombin(…).Me gjithė kėtė, na, Kosova, Dibra dhe Struga, qė jemi ma t’ekspozueme kundrejt rreziqeve t’ardhėshme, duhet tė mendojmė, ma pėrpara dhe ma fort se viset tjera tė Shqipnisė, pėr ēdo tė papritun qė mund tė na ruej koha. Nji pėrgatitje e tillė ishte mendue, edhe ma pėrpara; por mjerisht, rrethanat ndėr tė cilat jemi ndodhun, nuk na e kanė lejue. Prandej tash qė kėto pengime janė shdukun, duhet t’i kushtohemi, me gjithė fuqi, kėsaj pėrgatitjeje”.
    Nė vazhdim, veterani i luftės pėr Shipėrinė Etnike, vuri nė pah dėmet si pasojė e mosvigjilencės shqiptare nė janar 1943, nė Bihor, kur ēetnikėt serbo-malazez therėn dhe dogjėn, nė shtėpitė e tyre, “nji sasi tė tmerrshme viktimash prej katėr mij e shtatėqind vetėsh, ma shumė gra, fėmij, pėleq dhe plaka”[51] dhe, me forcė tė argumenteve, vuri nė spikamė:
    “Rreziqet priten vetėm me gatėsi pėrballimi tė ēdo tė papritune. Pra, duhet t’armatosemi, t’armatosemi deri ndėr dhambė; tė forcohemi pėr ēdo gjasė, me ēdo mėnyrė dhe me ēdo mjet. Organizimi i plotė politik dhe ushtarak, duhet tė mbeshtetet kryesisht mbi fuqinat t’ona, due me thanė tė popullit; burimet, nga tė cilat do tė dalė kjo pėrgatitje, si nga pikėpamja financjare ashtu dhe nga tė gjitha tė tjerat, duhet tė jemi na vetė: qytetarė dhe katundarė; gjithė pasunija e jonė, e tundshme, duhet vue nė dispozitė t’ organizatės qė do tė lejė prej kėsaj mbledhjeje. T’ organizuem nė kėtė mėnyrė, na do tė mundemi tė mprohemi, tė shpėtojmė dhe tė fitojmė davanė t’onė”[52]
    Pasoi fjala e shkurtėr, por plotėsisht me mesazh testamenti, e Bedri be Pejanit, i lagjjes sė madhorėve tė kombit: “Pika qė asht nė bisedim tash nė gji tė kėtij Kuvendi, ka randėsi themelore: asht mproja e Vendit e, si mprojė, prej saj do tė varet e nesėrmja e jonė: humbja ase fitimi. Prandaj, kėsaj pike, si gjithė tė tjeravet, duhet t’i kushtojmė kujdesin t’onė ma tė madh. Asht nji e vėrtetė e pabisedueshme se, ēdo lėvizje, pėr tė mund me shkue pėrpara, pėr t’i arrijtun caqevet tė veta, ka nevojė pėr organizim, pse, pa organizim, nuk i dilet asgjaje nė krye. Por, edhe me organizim, duhet tė kemi njerėz, njerėz qė punojnė ditė e natė, me tė gjitha fuqinat e tyne, drejt qėllimit tė caktuem. Pra, edhe neve, na duhen, kryesisht, pėr t’arrijtun qėllimin t’onė tė pėrbashkėt, burra, burra si ata qė u dalluen pėr tė mirė tė Shqipnisė 65 vjet pėrpara, nė Lidhjen e Prizrendit”.
    Mė tutje, Pejani, konstatoi dhe pėrfundoi qartė e me pėrplotni: “Si mbas mendimit t’em, organizimi qė paraqitet nė rasėn t’onė si ma i pėrshtatėshėm asht ai qė tė ketė, nė Prizrend, nji Komitet Qendruer, i cili, mandej, tė ketė degėt e veta nė tė gjitha Prefekturat, Nėnprefekturat dhe Komunat e tė gjitha Viseve tė Kosovės, Dibrės dhe Strugės e mundėsisht, edhe nė tė gjitha viset e Shqipnisė”[53].
    Nė vazhdim tė Seancės sė tretė drejtuesi i punimeve Kongresit ia paraqiti propozimin e Kryesisė sė Kuvendit pėr anėtarėt e Komitetit Qendruer tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, pikėrisht burrat qė me veprimtari politike tė gjatė kishin dhėnė provimin para Atdheut: Rexhep Mitrovica (kryetar), Sheh Musa Shehzade dhe profesor Kolė Margjini (nėnkryetarė), Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi dhe Qazim Bllaca. Nė vazhdim vuri nė pah se “Komiteti Qendruer do t’i ketė bashkėpunėtorėt e vet nė ēdo qendėr Prefekture, Nėnprefekture dhe komune (…) dhe do tė ketė fuqina tė plota; do tė bisedojė dhe do tė vendosė me shumicė votash (…), shkurt mund tė themi se, prej tij, duhet tė rrjedhė gjithėshka e, degat, nė bashkėpunim me te, do tė ngarkohen me zbatimin e masave tė marruna”[54].
    Kongresi aprovoi me aklamacion propozimin e Kryesisė dhe miratoi propozimin e delegatit tė Pejės Qerim Begollit, qė prefekturat, nėnprefekturat dhe komunat tė pėrcaktoheshin vetė pėr kryetarėt e Degėve tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Kryesuesi i seancave, dr. Rexhep Krasniqi, e shpalli tė mbyllur Kuvendit Themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, me kėtė konstatim: “Gjatė kėtyne bisedimeve janė hedhun themelet e nji organizimi qė, dal nga dalė, do tė jetė organizata drejtuese e gjithė mprojtės dhe e rregullimit t’onė ndėr tė gjitha fushat. Urojmė qė, vepra e jonė, tė ketė suksese tė shkėlqyeshme”[55].
    Kėtu duhet tė konstatohet se, pėr rėndėsinė simbolike dhe pėr tė treguar vazhdimėsinė e pėrpjekjeve shqiptare pėr Shqipėrinė Etnike, Vendimet e Kuvenndit themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit do tė nėnshkruheshin mė 19 shtator 1943, pas orės nėntė, nė Ndėrtesėn e Selisė sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit[56].
    Realisht, gjatė natės sė 18/19 shtatorit 1943 nė Prizren kishin arritur mijėra patriotė nga tė gjitha viset e Kosovės nė kuptimin e konceptit kombėtar tė viteve 1941-1944, por edhe nga ish-areali i Shqipėrisė londineze. Sė kėndejmi, mėngjesi i 19 shtatorit 1943 ishte ngjarja mė madhėshtore qė njohu historia e Prizrenit.
    Dhe, kronisti besnik i kėsaj ngjarjeje historike, do tė konstatojė se, derisa masa me ndėrgjegje kombėtare, tė fisnikėruar me kėtė ngjarje, thėrriste: “Rroftė Shqipnija e Lirė!”, “Rroftė Kosova Shqiptare!”, “Rroftė Besa e Burrave!”, “Rroftė Bashkimi Kombėtar!”(…), Dėrgatat e ndryshme, tė cilat, t’udhėhequna nga Kryetarėt e tyne, hyjnė, njana mbas tjetrės, nė sallėn e ndėrtesės, ku nėnshkruejnė procesverbalet e mbledhjeve tė Kuvendit”.
    Nė vazhdim, Kronisti i organit tė Komitetit tė Kosovės, do tė konstatonte edhe kėtė fakt qė flet pėr rėndėsisnė e ngjarjes pėr kohėn dhe pėr historinė: “Ndėrsa vazhdon nėnshkrimi i procesverbaleve, del nė balkon tė ndėrtesės Z. Bedri Pejani, i cili mban nji fjalim tue i shpjegue popullit randėsinė dhe kuptimin e vendimevet tė marruna. Mbas Z. Pejani marrin fjalėn, njani pas tjetrit, edhe Z. Tahir Zajmi e Z. Ibrahim Fehmiu, tė cilėt, shkurtas, deklarojnė se, mbas vendimevet tė marruna, mehlemi i plagėvet t’ona asht nji i vetėm; bashkimi. Bashkim ndėr mendje dhe ndėr zemra tė tė gjithėve”[57].
    Nė kėtė mėnyrė madhėshtore i kurorėzoi qėllimet historike Kuvendi themelues i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Delegatėt, me kėngė e valle, vizituan tė gjitha pjesėt mė atraktive tė Prizrenit, dhe nė fund arritėn sė bashku nė Sheshin e “Pėrmendorės sė Abdyl Frashėrit” - njė si Dodonė pėr tė konfirmuar betimin e Besa-besės se kanė pėr tė siguruar tėrėsisht idealet pėr tė cilat u pėrpoqėn dhe sakrifikuan udhėheqėsit dhe luftėtarėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit tė viteve 1878-1881[58].
    Veprimtarėt e Lidhjes dolėn nė terren dhe deri nga fundi i tetorit 1943 formuan komitetet e qarqeve, tė rretheve e tė komunave nė arealin e Kosovės sipas konceptit kombėtar tė kohės –viset jashtė arealit tė Shqipėrisė londineze. Fryma e Lidhjes do tė pėrcillej nė Asamblenė Kombėtare tė mbledhur nga mesi i tetorit 1943, nė Tiranė[59].
    Mė lart u tha se gjatė pėrgatitjes pėr thirrjen e Asamblesė Kombėtare tė Mbretnisė Shqiptare u bėnė ndryshime nė Komitetin Qendruer tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Realisht, njė numėr i anėtarėve tė Kuvendit tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe tė anėtarėve tė Kėshillit Qendruer tė saj u zgjodhėn pėrfaqėsues tė rretheve nė Kuvendin Kombėtar.
    Mė 16 tetor 1943 fillonte punėn Asamblea, pėrkatėsisht Kuvendi Kombėtar. Kryetari i Komitetit Qendruer tė Lidhjes, Rexhep Mitrovica fillimisht do tė zgjidhej Nėnkryetar i Kuvendit dhe mė 8 nėntor 1943 - Kryeministėr i Shqipėrisė[60]. Nė postin e kryetarit tė Komitetit Qendruer tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit do tė vinte veterani i Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Bedri be Pejani - Babushi[61]. Tashti Kuvendin e Pėrgjithshėm e pėrbėnin 33 personalitete tė shquara: Musa Shehu, Bedri Pejani,Tahir Zajmi, Kolė Margjini, Sheh Hasani, Esat Berisha, Sylejman Aliu dhe Ahmet Lusha (anėtarė tė Komitetin Qendruar), Qemal Karahoda dhe Luk Simoni - pėrfaqėsues tė Prefekturės sė Prizrenit, Nuredin H. Halili - pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Therandės (Suharekės), Bejtullah Haxhiu - pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Rahovecit, Hasan Dashi – pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Gjakovės, Eshref Arifi – pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Sharrit (Dragashit), Jusuf Agushi – pėrfaqėsues i Prishtinės, Halim Shuku – pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Ferizajt, Mehmet Devaja – pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Gjilanit, Nexhib Basha – pėrfaqėsues i prefekturės sė Pejės, Bedri Pejani - pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Skėnderajt, Bajram Gashi – pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Burimit (Istok), Shemsi Ferri – pėrfaqėsues i Plavės-Gucisė, Vehbi Hamzaga – pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Tutinit, Adem Kurtaga – pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Rozhajės, Musa Boletini dhe Bedri Gjin – pėrfaqėsues tė prefekturės sė Mitrovicės, Ekrem Jegeni – pėrfaqėsues i prefekturės sė Dibrės, Mentor Ēoku – pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Strugės, Av. Adem Sadriu – pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Kėrēovės, Remzi Ragipi – pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Gostivarit, Ahmet Lusha – pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Tetovės, Esat Berisha – pėrfaqėsues i prefekturės sė Shkupit, Haxhi Xheladini – pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Kaēanikut, Sylejman Ashkiu – pėrfaqėsues i nėnprefekturės Kumanovė-Preshevė, Hasan Agė Zvezdiu - pėrfaqėsues i Zonės neutrale tė Senicės, Tahir Zajmi – pėrfaqėsues i Kukėsit, Zenun Gashi – pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Tropojės, Lutfi Spahiu – pėrfaqėsues i nėnprefekturės Bicaj[62]
    Nga sa u pa mė lartė, Komiteti Qendruer i Lidhjes, nė vijimėsi tė aktivitetit, numrin e anėtarėve tė Komitetit Qendruer nga shtatė sa u zgjodhėn nė Kuvendin themelues, mė 18 shtator 1943, e shtoi nė katėrmbėdhjetė, tė zgjedhur nė Mbledhjen e Dytė tė Pėrgjithshme, mė 17 – 20 janar 1944. Nė kėtė mbledhje, sa shihet nga mungesa e nėnshkrimit nė procesverbalin: “Delegatėt e Kongresit tė krahinave tė ndryshme”, tė nėnshkruar mė 20 janar 1944 nga Bedri Gjinaj (sekretar) dhe Bedri Pejani (kryetar), nuk ishin tė pranishėm delegatėt: Bajram Gashi, Av. Adem Sabriu, Haxhi Xheladini dhe Lutfi Spahiu.
    Ky dokument ėshtė mbyllur me konstatimin:
    “Na, ish Komitetit Qendruer dhe Delegatėt e krahinave tė ndryshėme, tė tokave tė lirueme dhe jo tė lirueme, tė Kosovės e tė Dibrės qė, tue qenė tė zgjedhun nga ana e popullit, muerrėm pjesė nė tė gjitha seancat e mbledhjeve prej datės 17-I-1944 e deri mė 20-I-1944, ku u shqyrtuen e u votuen projekti i Statutit dhe i rregullorės sė mbrendshėme t’ Organizatės “Lidhja e IItė e Prizrenit. Pėr me zbatue e vue nė veprim Statutin dhe tė gjitha vendimet e Kuvendit nė lidhje me mbrojtjen e visevet tė Kosovės dhe revendikimin e tokave Shqiptare Etnike, qė ende ndodhen jashtė kufive tė sotshėm t’Atdheut i napim Mandatin Komitetit Qendruer t’Organizatės, i cili zgjidhet nji zanit prej. Z.Z. tė posht shenuemėve:
    Pėr Prefekturėn e Prizrenit Musa Shehu e Kolė Margjini,
    pėr Prefekturėn e Prishtinės Sulejman Ashkiu e Mahmut Beg Pasha,
    pėr Prefekturėn e Mitrovicės Arsllan Boletini,
    pėr Prefekturėn e Pejės Bedri Pejani e Xhevat Begolli,
    pėr Prefekturėn e Shkupit Esat Berisha,
    pėrPrefekturėn e Senicės (Zona Neutrale) Nexhip Basha,
    Pėr krahinat: Ulqin, Triepsh, Hot e Grudė, nji qė do tė dėrgohet prej atjehit,
    pėr Malet e Kosovės zavendėson Rexh Meta, pėr deri sa ata dergojnė nji ose pranojnė Rexh Metėn,
    pėr Malet e Didrės nji qė do tė dėrgojnė ata;
    Na, me zane tė pėrbashkėta zgjodhėm pėr Kryesinė e Kom. Qendruer
    Kryetar: Bedri Pejanin
    N-Kryetar – Musa Shehun dhe Kolė Margjinin.
    V ė r t e t o h e t:
    Sekretar: Kryetari:
    Bedri Gjinaj Bedri Pejani
    Prizren, me 20-I-1944”[63]
    Kryetari i Komitetit Qendruer, Bedri Pejani, tekstin e Statutit tė Lidhjes II tė Prizrenit ua paraqiti pėr miratim, me urgjencė, Qeverisė dhe Kėshillit tė Naltė tė Shqipėrisė, mė 21 janar 1944. Kėtė dokument Kėshilli Ministror e miratoi mė 12 shkurt dhe atė ia parashtroi pėr miratim Kėshillit tė Naltė, mė 14 shkurt 1944[64].
    Kėshilli i Naltė – Regjenca e Shqipėrisė e miratoi Statutin e Organizatės “Lidhja II e Prizrenit pas njė muaji, mė 14 mars 1944, dhe urdhėroi “zbatimin e tij”. Dekretin e nėnshkruan: Rexhep Mitrovica (Kryeministėr) dhe Mehdi Frashėri (Kryetar), Patėr Anton Harapi dhe Lef Nosi, anėtarė tė Kėshillit tė Naltė[65].
    Pėr tė zbardhur shumė hamendje, tendenca e glorifikime publicistike e pseudoshkencore tė dėmshme pėr mendimin politik, juridik e luftarak tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, detyrohem tė sjellė tė plotė tekstin e Statutit, i cili qartė e paekuivoke fletė pėr detyrat, pėr rolin dhe pėr rėndėsinė e Lidhjes si organizatė gjithėkosovare kombėtare participuese nė aktivitetin propagandistik, politik, diplomatik, ushtarak e ēlirimtar tė Kėshillit Ekzekutiv tė Pėrgjithshėm, tė Qeverisė dhe tė Regjencės sė Mbretnisė sė Shqipnisė. Nuk i pėrkiste asnjė tarafi politik antifashist tė kohės: LANĒ-sė, Ballit Kombėtar as Legalitetit dhe qartė, e saktė, Lidhja e Dytė e Prizrenit ishte njė mekanizėm logjistik i gjithanshėm i instancave qeveritare e pushtetore tė Mbretnisė Shqiptare ekzistuese:
    “S T A T U T I
    i Organizatės ‘Lidhja e II-tė e Prizrenit’
    I
    TEMELIMI
    Nė bazė tė vendimevet qė mori Kongresi i Prizrenit me 16-19 Shtatuer 1943, ku u pėrfaqėsuen tokat e lirueme si dhe tokat tjera Shqiptare t’ish Mbretnis Jugosllave, themelohet “Organizata e Lidhjes II-tė e Prizrenit”.
    II
    QELLIMI
    Kjo organizatė ka pėr qellim mbrojtjen e tokave tė lirueme si edhe tė tokave tė tjera Shqiptare t’ish Jugosllavis. Si mjet pėr kėt qėllim do tė pėrpiqet tė mbledhi dokumenta pėr Shqiptarsinė e viseve nė fjalė dhe t’organizojė popullsinė fizikisht dhe moralisht pėr mbrojtjen e kėtij thezi.
    III
    KOMPETENCA TOKĖSORE
    Kompetenca toksore e kėsaj Organizate shtrihet mbi tė gjitha tokat e sipėrshėnueme, d.m.th. mbi Kosovėn e lirueme, mbi ēarkun e Dibrės si edhe mbi viset e tjera Shqiptare t’ish Jugosllavisė.
    Malsinat mbrenda kufivet tė 1913-tės qė ma parė vareshin prej qyteteve tė Gjakovės, Prizrenit dhe Dibrės sė Madhe, me qenė se ekonomikisht dhe gjeografikisht janė fare ngushtas tė lidhuna me qytetėt nė fjalė, munt tė pėrfaqėsohen nė Kuvend vullnetarisht dhe munt tė marrin pjesė nė Organizatėn e Lidhjes sė II-tė tė Prizrenit.
    IV
    ORGANIZIMI KOMPETENCA DHE FUNKSIONIMI
    Organizimi i Lidhjes sė Prizrenit pėrfshin:
    1)Kuvendi i Lidhjes, me qendėr nė Prizren, pėrbahet prej antarvet nga nji delegat pėr ēdo rreth administrativ (Qendra e Prefekturavet dhe N/Prefekturavet).
    2) Komiteti Qendruer, me seli nė Prizren, pėrbahet prej katėrmbėdhjetė (14) antarėsh.
    Kryetari, dy N/Kryetarėt dhe gjithė antarėt tjerė tė Komitetit Qendrruer zgjidhen prej Kuvendit.
    Kryetari dekretohet prej Kėshillit tė Naltė mbi propozimin e Kryeministrisė.
    3) Komiteti Qarkuer, me seli nė kryevendin e ēdo Prefekture, pėrbahet prej shtatė (7) vetvet, tė cilėt zgjidhen si mbas procedurės sė caktueme prej qarkores sė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės me datė 24-IX-1943 mbi rregullimin e zgjedhjes s’ Asemblistevet.
    Po kjo procedurė ndiqet edhe pėr zgjedhjen e antarve tė Komitetit Rrethuer. Antarėt e Komitetit Komunal zgjidhen prej Kryepleqsive tė katundeve tė Komunės me seli – qendra e Komunės; kurse Kryetari caktohet prej Komitetit Qendruer nė mes t’antarve tė zgjedhun si ma sipėr.
    4) Komiteti Rrethuer, me seli nė kryevendin e ēdo N/Prefekture, pėrbahet prej pesė (5) vetvet, tė cilėt zgjidhen si ma sipėr, kurse Kryetari caktohet prej Komitetit Qarkuer.
    5) Komiteti Komunal, me seli nė kryevendin e ēdo Komune, pėrbahet prej tre (3) vetvet, tė cilėt zgjidhen si ma sipėr, kurse Kryetari caktohet prej Komitetit Rrethuer.
    6) Komiteti Katunduer, me qendėr katundin, pėrbahet prej pleqsisė sė katundit.
    V
    Nėpunėsat nė shėrbim t’organizatės, emnohen prej Komitetit Qendruer mbi propozimin e Komitetit pėrkatės. Nė qoftė se nuk gjinden nėpunėsa nė numer tė mjaftueshėm pėr kryemjen e shėrbimeve t’organizatės me lejėn e Kryetarit t’ Administratės sė vendit, mund tė ngarkohen me detyrat pėrkatėse Sekretarėt Bashkijak ose komunal, kundrejt nji shpėrblimi prej arkės s’organizatės.
    VI
    Nė marrėveshje me Komandėn e Pėrgjithėshme tė Mbrojtjes Kombėtare, Organizata merr nė shėrbim si Instruktorė dhe N/Oficerė, tė cilėt si mbas gradės, vehen nė dispozitė tė Komiteteve tė ndryshme.
    Instruktorėt pranė Komitetit Qendruer pėrbajnė Shtabin e Komitetit.
    VII
    Funksjonet e kėsaj organizate dhe kompetenca e organeve tė sajė, rregullohen si mbas dispozitavet qė pasojnė:
    1) Kuvendi i Lidhjes, i zgjedhun prej popullit, pėrfaqėson vullnetin e kėtij dhe mblidhet tri herė nė mot. Jashtėzakonisht Kuvendi mblidhet, kur thirret prej Komitetit Qendruer, nė rasė nevojė pėr me marrė vendime me randėsi ase mbi kėrkesėn e shumicės s’antarve tė Kuvendit.
    2) Komitetit Qendruer i zgjedhun prej Kuvendit si ma sipėr asht auktoriteti ma i naltė ekzekutiv i kėsaj organizate; pėrfaqėson organizaten, komunikon vendimet e Kuvendit, jep udhėzime dhe urdhna Komiteteve tė shdryshėm gjerarhikisht, kontrollon Komitetėt ase urdhnon gjerarhikisht kontrollimin e tyne; plotson organizimin e Lidhjes; organizon stėrvitjet, emnon funksjonarė tė ēdo natyre dhe ēdo kategorije t'organizatės. Merr masa disiplinore dhe ndeshkimore kundėr kėtyne dhe harton buxhetin e organizatės.
    3) Komitetet janė autoritete t’organizatės; kėto pėrfaqėsojnė nė vendin e vet Komitetin Qendruer dhe veprojnė si mbas udhėzimeve dhe urdhnave tė tij, qė jepen e transmetohen gjerarhikisht.
    Komitetet eprorė kanė tė drejtė inspektimi e kontrolli mbi Komitetėt inferiorė. Gjerarkija e Komiteteve asht analoge me ēdo t’auktoriteteve civile tė Shtetit. Kompetenca toksore e tyne koincidon me ate t’autoriteteve civile tė Shtetit.
    VIII
    Funksjonet e mbrendėshme tė Kuvendit tė “Lidhjes” dhe zgjedhja e Parisė sė tij rregullohen me vendimet e kėtij Kuvendi.
    IX
    Funksjonet e mbrendėshme tė Komitetit Qenduer e tė Komiteteve tė tjera tė varuna prej kėtij, zgjedhje e antarvet zevėndės t’atyne, qė pėr arsyena tė randa largohen prej Komitetit, themelimi i Komiteteve ku ende s’janė themelue, plotsimi i organizimit mbas kėtij Statuti, rregullohen me vendimet e Komitetit Qendruer.
    X
    Emnimi, transferimi, gradimi dhe pushimi i nėpunsave tė kėsaj organizate kryen me vendimet e Komitetit Qendruer si mbas normave ligjore nė fuqi pėr nėpunėsat e Shtetit.
    Dėnimet disiplinore kundėr nėpunsave t’organizatės zbatohen prej Komitetit Qendruer simbas ligjėve tė Shtetit, mbi procesin e Komitetit Qendruer ose Komiteteve tė ndryshme, si mbas ligjeve tė Shtetit.
    Nė rast se nėpunsat nė fjalė kryejnė njė faj qė hyn nė rrethin e ndeshkimeve penale, me proces-verbalin pėrkatės ēeshtja i referohet Gjyqit pėrkatės pėr veprim.
    XI
    Organizata e “Lidhjes sė II-tė tė Prizrenit ka tagėr:
    1) Me organizue propagandė intensive me qellim tė pregatisė shpirtnisht, materialisht edhe fizikisht popullin pėr mbrojtjen e tokės sė vetė.
    2) M’u pregatitė pėr luftėn dipllomatike nė konferencėn e paqes, tue organizue, mbledhjen e dokumentave provuese tė karakterit Shqiptar t’atyne visevet.
    3) Me organizue aparatin e vet administrativ, si mbas kėtij Statuti, ndėr tė gjitha viset e kompetencės sė sajė toksore me organe tė ēdo Prefekturė, Komune e Bashki dhe katund.
    4) Me organizue stėrvitjen paraushtarake tė djelmoshave ende tė parekrutuem, nė konformitet me ligjėn rreth organizimit tė paraushtarakėve qi asht nė fuqi me datė…
    5) Me iu pėrveshė organizimit pėr stėrvitjen e tė gjithė mashkujvet deri mė 60 vjeē, veē atyne nėn armė, tue i inkuadrue si mbas organizimit tė pėrshtatshėm. Pjestarėt e kėtyne grupeve nuk mbahen nė stėrvitje tė vazhdueshme, por rregjistrohen, betohen dhe qendrojnė ndėr shtėpijat e veta dhe thėrriten herė pas herė ushtrime ase veprime tė tjera.
    6) M’u kujdesė pėr sigurimin e mjeteve tė transportit, t’ushqimit dhe tė tjera pajime tė nevojshme pėr veprimin e organizatės.
    7) Me kėrkue prej autoriteteve shtetnore e parashtetnore ndihmen dhe pėrkrahjen e tyne, tė cilėt pėr sa tė jet e mundun jua akordojnė.
    8) Me kėrkue dhe me marrė nė dispozitė oficerė e nenoficerė prej ushtrisė e Gjindarmerisė dhe rrogat e kėtyne do tė vazhdojnė tė paguhen prej Arkės sė Shtetit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ngjarjet historike 1913-1944 nė Kosovė dhe "Lidhja e Dytė e Prizrenit"

    rd

    --

    Ngjarjet historike 1913-1944 nė Kosovė dhe "Lidhja e Dytė e Prizrenit"


    Pas humbjes sė luftės tė Perandorisė sė Austro-Hungarisė (1918), ushtritė serbe shkelėn persėri tokėn shqiptare


    Si viktime e nje padrejtesie te Fuqive te Medha evropiane te kohes se caktimit te kufijve te shtetit shqiptar, krahinat shqiptare ne Jugosllavine e atehershme ngelen nen sundimin e Mbreterise se Serbise dhe Malit te Zi. Ushtrite e tyre te drejtuara nga Beogradi dhe Cetinja, filluan shtypjen dhe zhdukjen e popullit shqiptar ne krahinat qe ata mbajten nen sundim. Brenda nje kohe shume te shkurter u vrane mizorisht mese 10.000 shqiptare dhe 100.000 te tjere u shtrenguan te largoheshin nga trojet e tyre, si emigrante ne Turqi dhe Shqiperi. Ne ate kohe xhamite e Stambollit dhe te shume viseve te tjera turke u mbushen me emigrante kosovare qe kerkonin strehim. Shume prej tyre moren rrugen drejt stepave te Anadollit dhe Sirise se sotme, te ekspozuar para epidemive te malaries dhe tuberkulozit qe benin kerdine, ku nje shumice gjeti vdekjen. Gjate Luftes se Pare Boterore kur ne Kosove erdhi ushtria e Perandorise se Austro-Hungarise, krahinat shqiptare u ēliruan nga sundimi serb e malazez (1916-1918).

    Emigracioni per ne Turqi u ndalua, shqiptaret e Kosoves ne ate kohe krijuan nje administrate te thjeshte shqiptare per punet civile dhe arsimin. Pas humbjes se luftes te Perandorise se Austro-Hungarise (1918), ushtrite serbe shkelen perseri token shqiptare (Kosoven), megjithate per shkak te prezences ende te ushtrise franceze dhe te disa kompanive ushtarake angleze, ushtria serbe "formalisht" filloi te sillej me korrekt se me pare. Me largimin e ketyre ushtrive aleate, menjehere u krijua Mbreteria Serbe-Kroato-Sllovene, duke perfshire ne kete mbreteri edhe Maqedonine e sotme, qe sebashku me territoret shqiptare u quajten "Serbia e Jugut". Kjo qe nje ide djallezore e shpikur nga Beogradi, per te mohuar dhe mbuluar para botes qenien e nje popullsie shqiptare dhe per te parandaluar ēdo nderhyrje nga ana e kroateve dhe slloveneve. Lidhja e Kombeve e krijuar pas mbarimit te Luftes se Pare, ne mbledhjet e para te saj kish marre vendime per zgjidhjen e problemeve te pakicave ne shtetet e krijuara me shume kombesi. Beogradi per te mos zbatuar keto vendime ndaj popullsise shqiptare ne shtetin serb gjeti nje djallezi tjeter, ai iu pervesh punes per te fshire emrin shqiptar ne krahinen e Kosoves dhe Maqedonise. Qeveria e Nikolla Pashiqit, qe perkrahej nga Franca dhe qendrimi asnjeanes anglez ne Lidhjen e Kombeve, gjeti zgjidhjen qe ne Kosove jane 90% "muslimane", por jo shqiptare. Per kete krijoi nje shoqate "Islam Muhafazai Hukuk Cemijeti" (shoqata per mbrojtjen e te drejtave te muslimaneve). Kesaj shoqate iu dha e drejta qe te botonte edhe nje gazete te perjavshme te saj ne dy faqe me titullin "Hak" (e drejta). Ne Turqi pas luftes, Ataturku vendosi perdorimin e alfabetit latin ne vend te atij arab te deriatehershem, ndersa ne Mbreterine Serbe ne Kosove serbet detyruan popullsine shqiptare te fliste, te mesonte dhe te shkruante turqisht me alfabetin arab dhe jo latin. Shqiptaret e Kosoves duke mos patur as edhe nje perkrahje nga jashte, per te mbijetuar iu nenshtruan diktatit serb. Nexhip Draga me nje kulture perendimore (ish-deputet i Kosoves ne Parlamentin e Perandorise Osmane), siguroi pranimin e 14 deputeteve shqiptare te Kosoves ne Parlamentin serbo-kroato-slloven. Ne 1921 Nexhip Draga vdiq ne Viene, vendin e tij e zuri i vellai, Ferhat Draga, kundershtar i forte i politikes se Pashiqit. Ky denoncoi lidhjet qe kish shoqata "Xhemijet" me Partine Radikale serbe dhe e lidhi kete shoqate, qe tani drejtohej prej tij, me Partine Katundare kroate te drejtuar nga Stepan Radiqi, qe qe ne opozite me serbet. Pashiqi, edhe pse Ferhat Draga kishte imunitetin e deputetit, e arreston menjehere. Ne kete kohe, 4 deputete shqiptare vriten nga cetniket e Kosta Pecanqit. Vrasjet ndaj shqiptareve vune ne zi te gjithe popullsine e Kosoves. Raprezaljet serbe qene metoda te njohura te tyre per te detyruar popullsine shqiptare qe te largohej nga trojet e veta. Serbet vrane me vone edhe kreret kroate, si Stepan Radiqin, Pavle Radiqin, Basaricek dhe Pernar qe ishin ne opozite me qeverine e Beogradit. Ne 1929, deputeti Punisha Racic, anetar i Partise Radikale mblodhi Parlamentin, deputeti kroat Pernar akuzoi qeverine per egersine e xhandarmerise serbe ne Kosove. Mbreti Aleksander shperndan Parlamentin dhe partite. Keshtu, ne vend u vendos diktatura e gjeneralit Petar Zhivkoviqit axhutant i mbretit Aleksander. Ai fillimisht internoi kryetaret e partive te pertej Danubit, Dr.Macekun, sekretari i pare i Partise Katundare kroate, Anton Koroshecin te Partise Klerikale sllovene, Dr.Mehmet Spahon kryetar te Partise Muslimane te Bosnje-Herzegovines, ndersa Svetozar Pribiceviqi qe larguar dhe jetonte ne Prage. Pas pastrimeve politike, Mbreti Aleksander krijoi degen e te ashtuquajtures "Reforme Agrare ne Serbine e Jugut", keshtu fillon kolonizimi i Kosoves duke i kthyer shqiptaret e shpronesuar ne argate te tokave te tyre me pronare te rinj malazeze, te sjelle nga serbet ne Kosove. Kjo gje mendohej se do t'i detyronte shqiptaret te largoheshin vete nga Kosova. Ne 1934 Mbreti Aleksander u vra me atentat ne Marseje te Frances nga nje anetar i Organizates Revolucionare te Maqedonise. Trashegimtari i fronit qe ne moshe shume te re.

    Per drejtimin e shtetit u krijua nje Keshill Regjence me tre anetare. Princi Pavle Karagjergjovic qe kryesonte regjencen, duke pare qe nuk mund te vazhdohej politika e brendshme si me pare, liron nga internimi kryetaret e opozitave dhe i fton per bisedime ne Beograd. Dr.Koresheci dhe Dr.Mehmet Spahoja e pronojne ftesen, kurse Maceku e refuzon, po ashtu edhe Pribisheviqi qe vazhdoi te qendronte ne Prage. Ne 1935 u bene zgjedhjet parlamentare. Partia Radikale Serbe nderroi emrin ne Parti e Bashkimit Radikal Jugosllav (Jugosllovenska Radikalna Zajednica). Ne qeverine e re kroatet nuk marrin pjese. Nga Kosova ne Parlamentin e ri moren pjese Iljas Agushi, Mustafa Durguti dhe Zoti Bllaca. Qe te tre qene anetare te Partise Kroate. Zoti Bllaca vritet menjehere nga shovinistet serbe. Kryeministri Jevtiq i qeverise se re, krijoi ne Jugosllavi nente "banovina" (krahina). Territoret shqiptare u ndane, duke iu aneksuar tre banovina sllave dhe i emertuan sipas lumenjve kufizues, Zetska, Vardarska dhe Moravka. Me nje fjale, keto teritore i mori Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia. Jevtiqi jep doreheqien. Ne vend te tij vjen qeveria e Milan Stojadinoviqit, idhtar i Pasiqit, ky si kryetar i qeverise se re, por i stervitur me metodat e vjetra, ben bisedime me Ismet Inonune, qe te shpernguleshin nga Kosova te gjithe muslimanet dhe te ēoheshin ne Turqi. Dr.Spaho shkoi ne ate kohe ne Ankara dhe bisedoi me shume deputete te Parlamentit turk, duke i bindur ata qe ky veprim ishte nje djallezi e Stojadinoviqit. Parlamenti turk nuk e ratifikoi marreveshjen e Ismet Inonuse. Shqiptaret edhe kesaj here i shpetojne shpernguljes nga tokat e tyre. Stojadinoviqi zevendesohet nga Cvetkoviqi, por edhe ky rrezohet nga qeveria, meqe kishte nenshkruar marreveshjen me "Shtetet e Boshtit". Gjenerali Simoviq merr drejtimin e shtetit. Megjithe perpjekjet qe t'i shmangej konflliktit me Gjermanine, ai nuk ia arriti dot. Ne fillim te prillit te 1941 trupat e Wermachtit kalojne kufirin jugosllav dhe brenda pak ditesh shkaterrojne te gjithe ushtrine jugosllave. Ne 17 prill 1941 e gjithe Jugosllavia ishte e nenshtruar rrafsh. Pas bombardimit te Beogradit qeveria e Simoiviqit, megjithe Mbretin Petar II, i kurorezuar rishtaz, u largua per ne Cetinje dhe qe andej ne Angli. Revolta e 27 marsit 1941 pershpejtoi shpartallimin e shtetit jugosllav te perbere nga kombesi te ndryshme nen hegjemonine e shtetit serb. Ne 10 prill 1941, kroatet te inkurajuar nga Italia dhe Gjermania, shpallen shkeputjen e tyre nga shteti konglomerat jugosllav, duke perfshire edhe Bosnje-Herzegovinen e Dalmacine.

    Ne 17 prill, divizioni gjernan "Danzig", pas pushtimit te Mitrovices vendosi shtabin e tij ne Zvecan, ne kolonine angleze, afer Mitrovices. Ate dite 100 shqiptare qene pushkatuar nga cetniket dhe trupat e tyre te masakruara qene hedhur ne lumin Sitnice. Ne 19 prill, gjenerali Eberhard, komandant i Divizionit Danzig (me origjine austriake), i prirur ne favorin shqiptar, kerkoi qe te krijohej nje administrate shqiptare ne teritoret e komanduara prej tij, duke perfshire xhandarmerine per ruajtjen e qetesise civile, gjykatat dhe arsimin shqip. Nga pala shqiptare u tha qe kjo administrate duhej te dilte, sipas tradites se vendit, nga nje mbledhje e perfaqesuesve te te gjitha krahinave te Kosoves. Keshtu, ne 23 prill 1941 ne sallen e madhe te Hotelit "Jardan" te Mitrovices, u mblodhen delegatet e ardhur nga Vuēiterni, Podujeva, Prishtina, Skenderaj, Istoku, Peja, Pazari i Ri (Novipazar) dhe Senica. Nuk arriten ne kohe delegatet e Gjilanit dhe Ferizajt, ndersa ata te Shkupit, Kaēanikut, Tetoves, Dibres, Ohrit, Struges, Prespes, Presheves, Kercoves, Kumanoves dhe Ulqinit mbeten jashte, sepse keto zona komandoheshin nga nje divizion tjeter, jo i Eberhardit. Ne mbledhje u lexuan vendimet e marra nga te gjithe dhe u pranuan me entuziazem unanimisht prej te gjitheve. Kjo gje beri te deshtonin planet ne Beograd te Aqimoviqit me shoke per pretendimet tokesore serbe. Kufiri artificial i bere per ndarjen e shqiptareve gjate sundimit serb u zhduk. Ndersa ne Mitrovice per shkak te minierave te plumbit, zinkut dhe argjendit, u caktua nje vije demarkacioni ndermjet Italise dhe Gjermanise per Kosoven. Keshtu, Mitrovica, Vuciterni, Pazari i Ri dhe Podujeva mbeten nen okupacionin gjerman. Po ashtu, nje vije e re demarkacioni u caktua ndermjet atij italian, gjerman dhe bullgar. Teritori me i madh kaloi nen ate italian, qe varej dhe administrohej nga qeveria shqiptare e Tiranes e bashkuar me Italine. Pas fillimit te luftes gjermano-ruse, 22-qershor-1941, levizja nacionaliste serbe, e udhehequr nga Drazha Mihajloviqi, mori nje hov te madh, sidomos ne malet e Uzhices, Galices dhe Kopanikut. Fillimisht keta godisnin dhe u benin prita autokolonave gjermane. Ne Bosnje-Herzegovine lufta ne mes te cetnikeve serbe dhe ushtareve kroate qe kthyer ne nje lufte civile te vertete. Ne 1942 mesymjet cetnike filluan te hapeshin edhe ne kufijte e Shqiperise etnike te Kosoves, por rezistenca e popullsise vendase dhe e ushtarakeve shqiptare u bene balle, duke i zmbrapsur keto mesymje serbo malazeze deri ne shkaterrim. Ne kete kohe, cetniket paten pergatitur terrenin ne Kroaci dhe Mal te Zi per perhapjen ne shkalle te gjere te levizjes komuniste te Titos, qe ishte e organizuar ne nje shkalle shume me te larte, si nga ana propagandistike, ashtu edhe nga ana ushtarake, me nje disipline te hekurt dhe me nje aftesi te madhe.

    Ndalimi i ofensives gjermane ne dimrin e 1942-se para Moskes, konsumimi i armates gjermane ne Stalingrad (Caricin), deshtimi i ofensives ne Afriken e Veriut dhe sidomos "hyria ne lufte e Shteteve te Bashkuara te Amerikes", ishin ngjarjet me me rendesi qe caktonin se si do te perfundonte Lufta e Dyte. Keto ndodhi bene qe edhe ne Evrope levizjet anti-gjermane te rriteshin dita dites me shume. Dy shtetet gjigante, Amerika dhe Anglia, me tradita thellesisht demokratike, per te "ndaluar dhe zhdukur ekspansionin gjerman" u bashkuan ne lufte te perbashket me nje shtet tjeter totalitar komunist, Bashkimin Sovjetik. Okupacioni gjerman ne Shqiperi, real apo tranzitor, qe shkaku kryesor si per nacionalistet ashtu edhe per komunistet qe nen slloganin "ēlirim", te luftonin ne mes tyre deri ne kasapane per njeri-tjetrin, sidomos komunistet qe bene kerdine ndaj nacionalisteve. Shkalla e luftes ndermjet ketyre grupimeve dhe okupatorit gjerman varej nga menyra e te menduarit, peshimit te situates dhe te vleresimit te interesave kombetare ne teresi. Misionet aleate prane ketyre levizjeve politike qene ne pamundesi qe t'i bashkonin keto levizje ne nje front te perbashket, per shkak te ideologjive diametralisht te kunderta per secilen pale. Gjate vitit 1942, misionet angleze kishin per detyre nga qendra qe te perkrahnin me teper ate levizje qe do te vriste sa me shume ushtare gjermane dhe t'i dislokonte duke u marre me ta (lufta partizane), pa marre parasysh se hakmarrja e kundershtarit ne rastin konkret gjerman, do te binte mbi popullsine e pafajshme te atij vendi, interesi britanik ishte ne plan te pare. Kjo gje u vinte per shtat edhe levizjeve komuniste, qe per te marre pushtetin nuk merrnin parasysh asgje, as djegien dhe as vrasjen e popullsise se pafajshme civile te vendit te tyre. Keshtu ndodhte kudo ku ishte prania e ushtrise gjermane, keshtu edhe ne Kosove. Levizjet komuniste perkraheshin moralisht dhe materialisht nga aleatet per interesat e luftes se pergjithshme, kundershtare te ekspansionit gjerman. Para atakimit qe Gjermania i beri Bashkimit Sovjetik, qershor 1942, bolsheviket dhe nacionalsocialistet (nazistet) qene ne nje vije politike dhe front ideologjik te perbashket per ndarjen e botes ne mes tyre. Komunistet hyjnizonin Raichun e Trete, pllaka e kthye ne anen tjeter vetem pas prishjes sovjeto-gjermane. Ne ato kohe, misionet amerikane kundershtonin prane atyre angleze per ndihmat qe u jepeshin me shume komunisteve. (A Biographical Portrait. Xh.Deva, New York 1980, faqe 40 /19). Ne Jugosllavi ndihmat per palen e levizjes nacionaliste serbe, qe u jepeshin me pare, u pakesuan deri ne zero. Pavle Gjurishiqi pati pranuar bashkepunimin me pushtuesin italian, duke u ndihmuar prej tyre nen pretekstin qe te luftonte perhapjen e komunizmit ne Serbi. Ne fakt, qellimi i tij ishte qe te pushtonte disa krahina pjellore ne Kosove, duke ia bashkuar levizjes te Drazha Mihajloviqit. Kjo gje vazhdoi deri ne shkurt te 1942. Qendresa burrerore e shqiptareve ne Kosove shpartalloi keto forca grabitqare, duke mos u leshuar as edhe nje pellembe toke. Qendrimi indiferent i italianeve ndaj manovrimeve serbe, beri qe gjermanet te dergonin divizionin alpin "Erste Gebirgsaeger Division" ne Mitrovice per t'i dhene fund aktivitetit te cetnikve te Pavle Gjurashiqit dhe prapaskenave te italianeve. Ne 21 korrik ky divizion kaloi pa lajmerim vijen e demarkacionit qe ndante zonen italiane me ate gjermane. Ne kete operacion 1200 cetnike u zune rob dhe u derguan ne Gjermani, kurse te tjere u vrane. Pas ketij operacioni, divizioni u terhoq per ne Serbi. Kjo gje vuri ne dukje edhe nje here antagonizmin ne mes te Berlinit dhe Romes. Ne pergjithesi gjendja ne Kosove qe me e stabilizuar ne krahasim me vendet e tjera te pushtuara, si Greqia e gjetke. Kosova siguronte produkte ushqimore, jo vetem per veten e saj por edhe per Shqiperine, por ne fillim te 1943 filluan turbullirat edhe atje. Agjentet e "Nacional Ēlirimtares" (komunistet) te Shqiperise, me porosi te qendres nga Beogradi, vajten ne Gjakove dhe Peje me mision qe te organizonin celulat komuniste per te luftuar per liri "kundra okupatorit dhe tradhetareve". Te behej lufte civile edhe ne Kosove duke favorizuar interesat shoviniste serbe dhe politiken e Titos. Ne Kosove disa studente shqiptare te universiteteve jugosllave, te indoktrinuar nga Marksizem-Leninizmi, filluan propaganden qe shpuri ne lufte civile, si ne Shqiperi. Te tjere denonin agjentet e ardhur nga Shqiperia. Gjendja po behej dita-dites me kaotike edhe ne Kosove. Ne Shqiperi qarqet e larta politike jashte qeverise fashiste, qene te bindur qe tani Gjermania luften e kish te humbur. Po ashtu, qeveria e Mustafa Krujes pranonte plotesisht qe "Nacional Ēlirimtarja" (komuniste) qe me e organizuar se levizjet e tjera politike dhe se me anen e propagandes te saj demagogjike, po rriste aktivitetin dhe simpatine ne popull. Qe ne mesin e 1943-se pozita e Italise ne luften e pergjithshme filloi te dukej shume e lekundur, ne ate kohe Fuat Dibra (me vone, per nje kohe te shkurter, regjent), u ngarkua nga lidere shqiptare per te biseduar ne Kosove se ēfare mund te ndodhte nese Italia do te shkeputej nga aleanca me Gjermanine. Bisedimet mbeten vetem bisedime, qe u bene ne Mitrovice dhe Beograd dhe asgje me shume. Ne 5 shtator 1943, Dr. Neurbacher, i derguar i plotfuqishem i Ministrise se Jashtme gjermane me qender ne Beograd, thirri me urgjence Dr.Krasniqin dhe i tha se kapitullimi i Italise pritej nga ora ne ore. Nojrbaheri (Neurbacher) qe austriak dhe ruante simpatine tradicionale te Austrise per Shqiperine dhe shqiptaret. Ai tha qe Gjermania pranon krijimin e nje qeverie shqiptare duke perfshire edhe Kosoven brenda kufijve te saj dhe se qe e gatshme (Gjermania) qe te shpallte shkeputjen e Shqiperise nga Mbreteria italiane duke shpallur pavaresine e saj. Nga ana tjeter, ai kerkoi qe kjo qeveri duhej te pranonte "perkohesisht" prezencen e disa formacioneve te ushtrise gjermane ne teritorin shqiptar, derisa te largohej rreziku i nje zbarkimi te mundshem aleat ne bregdetin shqiptar. Nojrbaheri pyeti nese Mehdi bej Frasheri, ish-kryeminister ne kohen e mbreterise dhe mbajtes i fjalimit historik per mbrojtjen e atdheut ne prag te pushtimit italian, qe aktualisht ndodhej i internuar ne Rome, a mund ta formonte nje qeveri te tille dhe te pranonte edhe kerkesen gjermane? Per kete gje, Nojrbaherit iu tha qe te pyetej i biri i Mehdi Frasherit, Vehbiu, qe aktualisht ndodhej ne Beograd. Ai mund te thoshte se ēfare mund te mendonte i ati, mirepo edhe Vehbiu me pas tha qe kjo qe nje detyre shume e veshtire, qe i takonte per t'u pergjigjur vetem atit te tij. Keshtu, Dr. Mehdi Frasheri u lirua nga internimi dhe u soll ne Tirane. Gjendja ne Shqiperi pas kapitullimit te Italise ishte kaotike, shtate divizionet e kembesorise italiane te vendosura ne disa qytete kryesore kufitare te vendit dhe dy regjimentet e ushtrise shqiptare ne Prishtine dhe Gjilan kishin mbetur pa krye, ndersa te gjithe aeroportet ne ate kohe qene nen kontrollin e plote te ushtrise gjermane. Ish-kryeministri Eqrem bej Libohova qe larguar per ne Itali. Ate e zevendesoi Iljaz Haxhi Agushi nga Prishtina, kjo qe nje qeveri krejt formale. Gjithe vendin e kish pllakosur kaosi dhe lufta civile vellavrasese ndermjet nacionalisteve dhe komunisteve, te vetquajtur "Nacional Ēlirimtare". Kjo situate spikaste me shume ne Shqiperine e Jugut, Korēe, Gjirokaster, Vlore ku gjendja kish aritur deri ne caktimin perfundimtar se kush do te merrte pushtetin. Ne Kosove situata ishte me e qete, administrata punonte me rregullisht, formacionet vullnetare te Kosoves qene ne gatishmeri te plote per mbrojtjen e teresise tokesore dhe kufijve nga cetniket serbe. Ne marreveshjen e bere me perfaqesusin e Ministrise se Jashtme gjermane, Dr.Neurbacherin, shteti gjerman kishte dhene garanci qe:

    1-Krahinat shqiptare te Kosoves, Tetove, Diber e Struge, qe ishin nen okupacionin italian, do t'i bashkoheshin shtetit shqiptar te formuar ne 1913.

    2-Mitrovica, Podujeva, Vuēiterni, Pazari i Ri (Novi Pazar), "perkohesisht" do te qendronin me autonomi te plote me shtetin aktual serb, te asaj kohe.

    3-Gjermania do te shpallte zyrtarisht shkeputjen e shtetit shqiptar nga Perandoria e Italise dhe do te njihte pavaresine e plote te Shqiperise.

    4-Gjermania do te vendoste "perkohesisht" ne teritorin shqiptar disa formacione ushtarake, per interesat e saj te luftes se pergjithshme boterore. "Keto formacione do te terhiqeshin menjehere sapo te mbaronte lufta". Para kesaj situate, ne shtator te 1943, paria e Prizrenit dhe grupet nacionaliste te Kosoves vendosen qe menjehere pas kapitullimit te Italise, te mbahej nje kuvend ne Prizren, ku te diskutohej e ardhmja e Kosoves. Me propozimin e zotit Dr. Tahir Zajmit ky kuvend te quhej "Lidhja e Dyte e Prizrenit". Lidhur me kete, u formua nje Komitet i perbere nga shtate vete. Ne krye te tij u vu patrioti i vjeter dhe i njohur Prizrenas Musa Shehu, po ashtu u liruan nga kampi i internimit te Porto Romanos, ne afersi te Durresit patriotet Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Xhelal Mitrovica e te tjere, qe do te perfaqesonin denjesisht popullin e Kosoves ne bisedimet me autoritetet politike te shtetit shqiptar te asaj kohe. Per fatkeqesi te kombit, antagonizmat ne ato vite, te dy grupeve politike kryesore nacionaliste shqiptare Ballit Kombetar dhe Legalitetit, ne vartesi nga lidhjet qe kishin me misionet aleate dhe qe vepronin me koncepte te ndryshme duke injoruar realitetin e pranise te ushtrise gjermane ne teritorin shqiptar, shaheshin dhe grindeshin per hiēmosgje. Ndersa "Nacional Ēlirimtarja", komunistet, te organizuar me mire, te udhehequr nga emisaret me eksperience te Partise Komuniste jugosllave, te perkrahur moralisht dhe materialisht nga Shtabi Aleat i Mesdheut, vepronin me me zgjuarsi, duke bere nje propagande te shfrenuar demagogjike e dinake mbi popull, pranonin ēdo raprezalje mbi popullin e pafajshem prej gjermaneve, sakrifikonin ēdo gje, vetem e vetem qe t'ia arinin qellimit final te marrjes se pushtetit pas lufte.

    Perpara kesaj situate kaotike, qe rrezikohej vazhdimisht nga rritja e sigurise per uzurpimin e pushtetit nga komunistet e udhehequr nga serbo-ruset, u formua nje grup nacionalist prej njezet e dy vetesh, ne Tirane, te paimplikuar me pare me regjimin italian dhe qe ishin antikomuniste te vendosur. Ky grup zgjodhi nje komitet prej shate vetesh me kryetar Dr. Ibrahim Biēakun, me kulture perendimore. Keshilli liroi 2000 te internuarit e Porto Palermos, ne mes tyre qindra komuniste shqiptare, duke mos ia u dorezuar gjermaneve per t'i shpene ne kampet e Gjermanise. Po ky keshill, pranoi njeheresh doreheqjen e qeverise se fundit, vendosi fuqizimin e administrates, sigurise publike dhe pergatiti terenin per mbledhjen e Kuvendit Kushtetues Kombetar. Nga ana tjeter, ne Kosove, Keshilli Ekzekutiv i Prizrenit, i perbere nga Inxh. Xhafer Deva dhe Asllan Buletini, perfaqesus te Mitrovices, Musa Shehu, Sheh Hasani, Lluk Simon Mjeda dhe Pjeter Vuēaj te Prizrenit, Tahir Zajmi i Gjakoves dhe Qazim Bllaca i Suharekes, kish marre te gjitha masat e nevojshme per krijimin e nenkomiteteve ne te gjitha prefekturat dhe nenprefekturat e Kosoves, Dibres se Madhe, Tetoves, Ulqinit etj. Keshilli pati vendosur qe ēdo nenkomitet krahinor te dergonte ne mbledhjen qe do te behej ne Prizren nga dy perfaqesues te zgjedhur demokratikisht me vota te dyta. Kjo mbledhje u be ne 16 shtator 1943. Entuziazmi i popullit qe i papare qe nga koha e Abdyl Frasherit. Mbledhja u pagezua "Lidhia e Dyte e Prizrenit", u zgjodh kryesia me kryetar Musa Shehun, Rexhep Krasniqi dhe Aqif Bluta nenkryetar Bedri Gjinaj Sekretar. Pas kesaj dhe shume procedurave te tjera, u shqyrtuan dhe u vendosen pikat jetesore per Kosoven. Te beheshin bisedime per shpalljen e vullnetit te popullit per bashkimin e Kosoves, Dibres, Struges, Ulqinit dhe Tuzit me pjesen integrale te Shtetit Shqiptar. Te bashkoheshin gjithashtu me Shqiperine: Mitrovica, Vuēiterni, Podujeva dhe Pazari i Ri (Novi Pazar) qe ishin nen pushtimin gjerman ose qe administrativisht benin pjese ne shtetin serb. Te organizohej populli i Kosoves, politikisht dhe ushtarakisht, per mbrojtjen e kufijve etnike. Te krijohej nje Komitet Qendror me qender ne Prizren dhe disa nenkomitete ne zona te tjera te ēliruara. Te perpilohej dhe te aprovohej Kushtetuta e "Lidhjes se Dyte te Prizrenit". Te caktohej procedura se si do te veprohej per zgjedhjen e perfaqesusve te krahinave te Kosoves, Dibres, Struges, Ulqinit dhe Tuzit per ne Kuvendin Kushtetues Kombetar qe do te mbahej ne Tirane. Kuvendi i Lidhjes se Dyte te Prizrenit, si autoriteti me i larte shteteror, zgjodhi kryetar te Komitetit Qendror te nderuarin Rexhep Mitrovica dhe gjashte anetare te tjere.

    Nderkaq, ne Tirane, pas kapitullimit te Italise u formua nje Komitet Ekzekutiv me ne krye patriotin Lef Nosi (perfaqesus i Elbasanit, me vone regjent, i pushkatuar nga komunistet ne prill te 1945-es). Ky komitet pranoi doreheqjen e menjehershme te kabinetit qeveritar te deriatehershem, qe vepronte administrativisht ne periudhen e bashkimit me Italine dhe pergatiti intensivisht mbajtjen e Kuvendit Kushtetues Kombetar, qe u hap ne 23 tetor 1943 ne Tirane ne Pallatin e Ri Mbreteror ne rrugen e Elbasanit. Ne kete Kuvend Kushtetues moren pjese edhe perfaqesusit e zgjedhur nga krahinat shqiptare te lena padrejtesisht jashte kufijve te shtetit shqiptar ne 1913. Kuvendi zgjodhi kryesine e tij me kryetar Lef Nosin dhe dy nenkryetare Mark Gjon Markaj, kapedani i Mirdites dhe Dr.Rexhep Krasniqin, perfaqesus i Kosoves. Megjithe perpjekjet e komunisteve shqiptare (partizaneve), nen diktatin e Partise Komuniste jugosllave dhe emisareve te saj nen kryesine e drejtimit te Levizjes Nacional Ēlirimtare, per te penguar mbledhjen e ketij kuvendi, ai zhvilloi normalisht punimet e tij duke marre vendime:

    1- Anullimi i statusit qe kish Shqiperia gjate pushtimit italian dhe shpallja e menjehershme e pavaresise.

    2- Anullimi i Kushtetutes dhe i te gjitha ligjeve te vena gjate periudhes se pushtimit.

    3- Me gjithe pranine "provizore" te disa formacioneve ushtarake gjermane ne teritorin shqiptar, per shkak te Luftes se madhe Boterore, u be shpallja e "neutralitetit" shqiptar ne konfliktin e madh boteror.

    4- Ne mbeshtetje te kerkeses te perfaqesusve te Kosoves dhe trojeve te tjera shqiptare ne Mbreterine jugosllave, ne nje atmosfere entuziazmi te papershkruar, u shpall bashkimi i te gjitha ketyre trojeve me shtetin shqiptar.

    5- U zgjodh forma e qeverisjes se shtetit me nje regjence mbreterore te perbere nga patriotet e shquar: Dr.Mehdi Frasheri, kleriku patrioti Pater Anton Harapi, Lef Nosi dhe Fuat Dibra. Kuvendi mori emrin zyrtar "Parlament", ne vend te Lef Nosit si Kryetar i Kuvendit, per Parlamentin e ri, Kryetar u zgjodh Idhomene Kosturi, perfaqesus i Korēes, por ky u vra me atentat nga grupet terroriste te komunisteve, pak dite me pas mbas mbajtjes te Kuvendit. Ne vend te tij (te ndjerit Idhomene Kosturi) Parlamenti zgjodhi menjehere Kryetarin e ri, fort te ndershmin Prof. Mihal Zallari nga Frasheri. Keshilli i Nalte i Regjences pas konsultimesh ngarkoi Zotin Rexhep Mitrovica per formimin e qeverise qe u paraqit ne Parlament me perberjen:

    Rexhep Mitrovica, kryeminister

    Rok Kolaj, minister i Drejtesise

    Xhafer Deva, minister i Brendshem

    Ago Agaj, minister i Ekonomise

    Sokrat Dodbiba, minister i Financave

    Musa Gjylbegaj, minister i Puneve Botore

    Kol Tromara, minister i Kultures dhe Propagandes

    Bahri Omari, minister i Puneve te Jashtme

    Qazim Bllaca, Ernest Coba dhe Vehbi Frasheri nen/sekretare Shteti

    Kjo qeveri pasi mori miratimin e Parlamentit, caktoi detyrat kryesore qe te sigurohej qetesia ne vend, te shpallej dhe te mbahej neutraliteti ne konfliktin boteror, siē ishin Vatikani, Svicra, Turqia etj. Te sigurohej dhe te mbrohej liria e fjales dhe e shtypit dhe e mbledhjeve per te gjitha partite, organizatat dhe grupet e ndryshme politike me perjashtim te Partise Komuniste qe aktualisht drejtohej nga Partia Komuniste jugosllave. Duke biseduar me shtetin gjerman, u liruan te gjithe te internuarit shqiptare ne Itali, nder ta shume komuniste, u liruan te gjithe shqiptaret e kampeve te roberve te luftes te ushtrise Mbreterore jugosllave ne Gjermani. U transferua ari i shtetit shqiptar nga Banka e Romes ne Banken Kombetare ne Tirane, megjithe pajisjet e prerjeve te kartmonedhes shqiptare. Po ashtu, ne vijim te marreveshjes me shtetin gjerman, ne Shqiperi njesite e ushtrise gjermane ne kalin dhe te stacionuara provizorisht, duhej te perdornin frangun shqiptar dhe jo marken gjermane si gjetke. Kjo kjo beri qe gjermanet te blinin frangun shqiptar me monedhe ari si shkembim. Ne Kosove, megjithe qe administrata civile drejtohej nga shteti shqiptar, ushtria italiane kish filluar prej kohesh te favorizonte elementin malazez, duke mbajtur nje qendrim te dukshem antishqiptar (Elena, Perandoresha e Italise, ishte bija e Nikites, Mbretit te Malit te Zi). Kjo u duk hapur kur malazezet te mbrojtur nga italianet, plaēkitnin, digjnin, vidhnin dhe deri vrisnin shqiptare.

    Te gjendur para ketyre situatave, filluan edhe ne Kosove te formoheshin ēetat nacionaliste per te luftuar pushtuesin. Nga kjo gjendje perfituan grupet e vogla komuniste, sidomos te kosovareve te shkolluar ne Shqiperi. Me ta u bashkua edhe elementi malazez. Me kapitullimin e Italise, ne Kosove perkohesisht gjendja u duk e ndere, por menjehere kjo pak a shume u qetesua nga nderhyrja e xhandarmerise te vendit dhe dy regjimenteve te ushtrise shqiptare te vendosura ne Prishtine dhe Gjilan. Megjithate, elementi komunist i infiltruar ne ēetat nacionaliste ne Kosove si edhe ne Shqiperi, me propaganden e tij tinzare dhe demagogjike, shfrytezoi kete situate delikate me paramendim, per te marre fuqine e drejtimit ne disa krahina, si Peje e Gjakove. Per t'i shpetuar kesaj gjendjeje kercenuese per Kosoven, Metohine dhe Dibren e Madhe nga cetniket serbo-malazeze, ashtu edhe nga brigadat komuniste serbe, malazeze, maqedonase dhe per fatkeqesi akoma me te madhe nga brigadat komuniste shqiptare, nacionalistet u mblodhen ne kuvend ne Prizren, per te percaktuar masat qe duheshin marre per parandalimin e propagandes dhe kercenimin komunist. Ne kosove ushtria gjermane okuponte vetem disa pika strategjike dhe nuk nderhynte aspak ne administraten civile te vendit (Tajar Zavalani: "Historia e Shqiperise"). Si pasoje, Komiteti Ekzekutiv i Lidhjes se Dyte te Prizrenit kryente punimet rregullisht. Ne ate kohe Balli Kombetar ne Tirane, me inisiativen e Dr.Seit Kazazit, qe me pas ra viktime e teroristeve komuniste dhe Dr.Halim Begese, u formua dhe u dergua ne shenje solidariteti me popullin kosovar per mbrojtjen e kufijve etnike nga serbo-malazezet, batalioni "Besnik Cano". Ky veprim i nacionalisteve qe ne antipode me antishqiptarizmin e brigadave komuniste partizane te derguara nga Shqiperia, qe mashtruan popullin e Kosoves duke e nenshtruar, per t'ia dorezuar me pas shtetit serb. Sipas burimeve jugosllave, Divizioni i V-te i partizaneve (komunisteve) te Shqiperise u dergua drejtpersedrejti ne Kosove e Metohi, qe ne bashkepunim me Nacional Ēlirimtaren jugosllave, siguroi "ēlirimin" e Prizrenit dhe te Gjakoves nga nacionalistet shqiptare. Ketu provohet tradhtia me e madhe e Partise Komuniste shqiptare ndaj kombit te vet. U derguan shqiptaret qe te vrisnin bashkekombesit e tyre per t'ia dorezuar Kosoven serbit. (T.Z. "Historia e Shqipnise" 278/79 ). Me se 3/4 e burrave, ajka e Kosoves, rane deshmore ne shesh te luftes ose u pushkatuan pas dorezimit te Kosoves nga brigadat partizane (komuniste) shqiptare, Serbise. (T.Z. "Lidhia e Dyte e Prizrenit", Bruxelles 1964). Te vraret pa gjyq nga forcat partizane komuniste serbo-malazeze, maqedono-shqiptare arrijne ne 30.000 deri 50.000, pa permendur demet atriale, djegie, plaēkitje, torturime, perdhunime etj.etj, nga me djallezoret qe mund te mendohen. Ne 27 shtator 1944, BBC-ja njoftonte (Radio Londra): "Shqiptaret po luftojne trimerisht ne mbrojtien e kufijve etnike, kunder fuqive serbo-bullgare shume me superiore ne njerez dhe materiale"...

    Shumica e pjestareve te Lidhjes se Dyte te Prizrenit rane deshmore ose u pushkatuan nga serbo-malazeze-shqiptaret komuniste. Nder keta deshmore ra kryetari i Lidhjes se Dyte te Prizrenit Musa Shehu, Prof.Kol Margjini, Aqif Bluta, Qerim Xhevati, Rifat Begolli te Pejes, Asllan Mujo, Skender Buletini, Bedri Gjinaj, Bedri Pejani, Tahir Zajmi, Skender Curri,etj.etj. Duhet te permendet batalioni "Hasan Prishtrina" i formuar nga 300 djelmosha te parritur mire, qe u vrane te gjithe ne lufte per te mbrojtur nje pike strategjike te Podujeves, kunder komunisteve bullgare. Nje poet kete e ka quajtur "Termopilet e Kosoves". U vrane ne lufte per mbrojtjen e Kosoves: kolonel Fuat Dibra, komandant ne frontin e Gjilanit, bashke me te gjith shtabin e vet, kolonel Asllan Vela etj. Ata qe iu dorezuan me mashtrim brigadave partizane shqiptare ne Prizren, iu dorezuan prej tyre forcave jugosllave dhe keta, pa gjyq, i pushkatuan ne vend. Nga mesi i nentorit te 1944 per arsye te ngjarjeve te Luftes Boterore, Lidhja e Dyte e Prizrenit pezulloi veprimtarine ne atdhe, duke e vazhduar ate me pastaj ne mergim. Shpresohej per nje zbarkim aleat ne Ballkan, por kjo nuk u be asnjehere, veē Greqise. Duhej te kalonin mbi 60 vjet qe Kosova te ishte e pavarur, por jo me Shqiperine dhe me flamurin e Skenderbeut. E megjthate, mirenjohje dhe falenderime Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Britanise se Madhe, Gjermanise, Frances dhe Italise per ēfare kane bere sot per Kosoven dhe popullin kosovar.

    Ing.Genc S.Koka

    Florida, Nėntor 2008



    nga RD

  3. #3
    PĖRPJEKJET E LIDHJES SĖ DYTĖ TĖ PRIZRENIT PĖR JETĖSIMIN E ASPIRATAVE JETIKE TĖ KOMBIT SHQIPTAR

    Lidhja e Dytė e Prizrenit ishte oganizata mė e rėndėsisahme politike-ushtarake nė Kosovė dhe nė trevat e tjera shqiptare, e krijuar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ajo u organizua sipas shembullit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe u angazhua deri nė fund pėr ēlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare nė njė shtet tė pėrbashkėt.
    Kjo organizatė i vuri themelet e saj nė shtator tė vitit 1943 me angazhimin e 45 pėrfaqėsuesve nga Ohri, Struga, Gostivari, Dibra, Shkupi, Tetova, Prizreni, Sharri, Theranda, Kolesjani, Rahoveci, Gjilani, Prishtina, Ferizaj, Mitrovica, Rugova, Peja, Istogu, Drenica, Pazari i Ri, Senica, Rozhaja, Plava, Gucia, Gjakova dhe Malėsia e Gjakovės.

    Ajo u formua jo rastėsisht nė qytetin historik tė Prizrenit pėr tė jetėsuar amanetin e drejtuesve tė Lidhjes sė Parė Shqiptare tė Prizrenit. Ideatorė tė kėsaj organizate, nė themel me aspiratė fisnike kombėtare, ishin Xhafer Deva dhe Asllan Boletini, biri i Isa Boletinit tė madh etj.

    Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror tė organizatės me 7 veta: kryetar Rexhep Mitrovicėn; nėnkryetar Musa Shehzade; Tahir Zajmi, Asllan Boletini, Kol Margjini, Sheh Hasani, Qazim Bllaca, anėtarė.. Ai miratoi edhe procedurėn e zgjedhjes sė delegatėve qė do tė pėrfaqėsonin Kosovėn dhe trevat e tjera shqiptare nė Asamblenė Kombėtare, qė do tė thirrej nė Tiranė mė 16 tetor 1943 dhe shtroi nevojėn e hartimit tė Statutit tė organizatės. Kuvendi autorizoi Xafer Devėn, Aqif Blytėn dhe Ibrahim Lutfiun pėr tė koordinuar punėn e Lidhjes me atė tė Qeverisė Shqiptare pėr ēėshtjen e Kosovės.

    Me propozimin e Tahir Zajmit, Kuvendi Themelues proklamoi bashkimin e Kosovės, Dibrės, Tetovės, Strugės, Ulqinit dhe Tuzit me Shqipėrinė, si pjesė integrale tė saj dhe kėrkoi bashkimin me tė edhe tė Qarkut tė Mitrovicės qė i takonte Zonės gjermane tė pushtimit. Me kėtė rast, delegati i Gjilanit, av. Esat Berisha, kėrkoi nga Kuvendi qė tė ndėrhynte pėr rishikimin e vijės sė demarkacionit me Bullgarinė, gjė qė nėnkuptonte pėrfshirjen brenda kufijve tė Shqipėrisė tė trevave shqiptare qė ndodheshin nėn pushtimin bullgar. Sali Rama, delegat i Rugovės, theksoi domosdonė e pėrfshirjes brenda kufijve tė Shqipėrisė tė trevave shqiptare qė i kishin mbetur Malit tė Zi. Nė Kuvend u trajtua edhe ēėshtja e organizimit politik dhe ushtarak, marrja e masave mbrojtėse kundėr depėrtimit nė kėto treva, si tė forcave ēetnike edhe tė atyre partizane nga Mali i Zi dhe Serbia.

    Kuvendi i Dytė i Lidhjes qė u mbajt nė janar tė vitit 1944 zgjeroi KQ tė organizatės nė 14 anėtarė, zgjodhi kryetar Bedri Pejanin, sepse R. Mitrovica u ngarkua me formimin e qeverisė nė Tiranė. Ai miratoi Statutin e organizatės, i cili iu dėrgua pėr dekretim Qeverisė dhe Kėshillit tė Naltė nė Tiranė. Nė bazė tė Statutit, organizata do tė punonte pėr mbrojtjen e “tokave tė ēliruara”, formoi komitetet e nėnprefekturave, tė komunave dhe tė fshatrave, ndėrsa organin mė tė lartė tė saj do ta pėrbėnte kuvendi, ku do tė bėnte pjesė njė pėrfaqėsues nga secili rreth. Tubimi reprezentativ kėrkoi nga Qeveria qė tė angazhohej rreth ēėshtjes sė Sanxhakut, tė ndėrmirrte hapa diplomatike pėr tė siguruar largimin e trupave bullgare nga Prespa e Shėn Naumi, tė ndėrhynte tek autoritetet gjermane pėr bashkimin e qarkut tė Mitrovicės me Shqipėrinė, tė forconte administratėn e saj nė krahinėn e Plavės dhe tė Gucisė dhe pėrgjithėsisht tė merrte masa tė ngutshme organizative dhe ushtarake nė tė gjitha trevat shqiptare qė iu bashkuan Shqipėrisė. Organizata kishte organin e saj “Lidhja e Prizrenit”, tė cilin e botonte Komiteti i Intelektualėve Shqiptarė, i pėrbėrė nga Kudret Kokoshi, Selman Riza, Ibrahim Fehmiu, Durmish Celina etj. Nė faqet e gazetės u sulmuan: komunistėt shqiptarė qė u cilėsuan si agjentė tė Serbisė e tė Rusisė; Lėvizja Nacionalēlirimtare nė Jugosllavi, sepse luftonte pėr ruajtjen e kufijve tė atij shteti, tė caktuara me dhunė e pa marrė parasysh tė drejtat e ligjshme tė popullit shqiptar; u propagandua Shqipėria etnike dhe domosdoshmėria e luftės pėr mbrojtjen e saj; u dėnua dhuna sistematike e ushtruar nė tė kaluarėn nga pushtuesit serbė e malazez. Lidhja e Dyte e Prizrenit nė mėnyrė tė veēantė u angazhua pėr organizimin e forcės mbrojtėse-ushtrisė dhe formacioneve vullnetare tė saj. Pėr kėtė qėlllim Komiteti Qendror i Lidhjes, nė bashkėpunin me komandėn e Sektorit Kosova tė Ushtrisė Shqiptare, organizoi konferencėn nė Rogovė tė Hasit (15-17 mars 1944) nė tė cilėn u mor vendimi pėr riorganizimin dhe forcimin e forcave mbrojtėse tė Kosovės. Lidhja shpresonte qė nė formacionet e saj tė pėrfshiheshin tė gjithė mėshkujt shqiptarė, nga mosha 20-50 vjeē. Nė kėtė kuadėr rezultoi kėrkesa strategjike kryetarit tė KQ tė Lidhjes Dytė tė Prizrenit, Bedri Pejanit, drejtuar Hitlerit pėr krijmin e njė armate shqiptare prej 150 mijė burrash, e cila do tė luftonte deri nė fund kundėr ēetnikėve dhe partizanėve serbo-malazeze. Ai mendonte dhe shpresonte se kjo armatė do tė ishte e aftė t'u dilte zot tokave etnike shqiptare dhe tė mbronte bashkimin e tyre me Shqipėrinė, me qėllim qė Konferenca e Paqės qė do tė mblidhej pas mbarimit tė luftės pėr tė vendosur pėr kufijtė e shteteve tė vihej pėrpara faktit tė kryer. Komanda gjermane edhe pse nuk e miratoi kėtė propozim, lejoi formimin e njė divizioni me emrin “Skėndėrbeg”, efektivi i tė cilit, pėr shkak tė mospranimit tė tė rinjve shqiptarė pėr t’u pėrfshirė nė radhėt e tij, nuk u plotėsua as me rekrutė dhe as me kuadrin komandues. Pėr kėtė arsye dhe tė dezertimeve, nė tetor 1944, divizioni u shndėrrua nė Grup luftarak. Komanda ushtarake gjermane kėrkonte qė kėto forca t’i pėrdorte, ashtu si tė gjitha forcat antikomuniste tė kombeve tė tjerė tė Ballkanit, pėr tė siguruar tėrheqjen e trupave tė saj nga gadishulli. Por kėto synime tė komandės gjermane binin ndesh me objektivin themelor tė Lidhjes, qė ishte bashkimi i trojeve etnike shqiptare dhe pavarėsia e Shqipėrisė.

    Kuvendi III i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit qė u mbajt nė qershor tė vitit 1944 shkarkoi Bedri Pejanin nga detyra e kryetarit tė Komitetit Qendror tė organizatės dhe nė vend tė tij zgjodhi Xhafer Devėn. Ky i fundit njėherazi ishte edhe ministėr i Brendshėm nė Qeverinė e Tiranės.

    Aty u analizua angazhimi i Lidhjes dhe i Komitetit Qendror tė saj pėr mbrojtjen e Kolashinit dhe tė sektorėve tė tjerė qė rrezikoheshin nga depertimi i forcave ēetniko-partizane serbo-malazeze. Kuvendi konstatoi se Lidhja kishte ndėrmarrė hapa konkrete pėr forcimin e bashkėpunimit dhe pėr koordinimin e pėrpjekjeve me krahinat e tjera tė Shqipėrisė dhe nė mėnyrė tė veēante me Malėsinė e Mbishkodrės, tė Mirditės, tė Dibrės dhe tė Matit drejtuesit nacionalistė tė tė cilave luftonin pėr Shqipėrinė etnike, me ēka ishin vėnė nė shėrbim tė drejtpėrdrejtė edhe tė ēėshtjes sė Kosovės.
    Kuvendi shtroi nevojėn e armatimit tė mėtejshėm tė popullit tė Kosovės dhe tė trevave tė tjera shqiptare. Ai vuri si detyrė, qė krahas regjimentit tė Pejės dhe tė Prishtinės, tė formoheshin edhe regjimentet me qendėr nė Tetovė dhe nė Dibėr, si dhe tė vazhdohej me krijimin e formacioneve "kreshnike" e vullnetare, qė do tė vepronin nė rastet kur rrezikoheshin rajone tė veēanta.

    Me nismėn e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit nė shtator tė vitit 1944 u themelua Komiteti i Rinisė Nacionaliste Shqiptare pėr Mbrojtjen e Atdheut dhe tė Kombit Shqiptar. Nė krye tė saj ishte atdhetari i devotshėm Adem Gllavica. Ajo i shtroi detyrė vetes mobilizimin e rinisė pėr mbrojtjen e kufijve tė shtetit shqiptar dhe ishte forca goditėse nė luftė kundėr armiqve tė atdheut. Adv. Idriz Shahmani paraqiti referatin mbi rrezikun qė paraqiste komunizmi pėr Shqipėrinė Etnike. Mbi kėtė bazė u aprovua Programin politik-ushtarak, ”Disiplinari i Rinisė Nacionaliste Shqiptare pėr Mbrojtjen e Atdheut dhe tė Kombit Shqiptar” dhe u zgjodh KQ i Rinisė Nacionaliste i pėrbėrė prej 9 vetash. Nė radhėt e Komitetit bėnin pjesė Adem (Selimi) Gllavica (kryetar), Sali Vala-Siēani, Luan Gashi, Avdyl Henci, Shahsivar Aliu, Fuat Muharremi, anėtarė.

    Pėr drejtimin e formacioneve ushtarake tė vullnetarėve tė rinj shqiptarė u formua Komanda e pėrgjithshme e Rinisė pėr Mbrojtjen e Atdheut dhe tė Kombit Shqiptar, qė kryesohej nga Shahsivar Aliu. Kjo komandė organizoi katėr zona operative, e para nė sektorin Ferizaj-Kaēanik-Gjilan, e dyta nė atė Prishtinė-Lypjan-Podjevė, e treta nė rajonin Mitrovicė Vushtrri-Skenderaj, kurse zona e katėrt pėrfshinte Rrafshin e Dukagjinit.
    Faza kulmore e veprimtarisė sė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit arriti nė vjeshtėn e vitit 1944, kur ajo mobilizoi forcat adhetare pėr mbrojen e trojeve etnike shqiptare nga ushtritė e bashkuara komuniste bullgare, maqedone, serbe e malazeze, tė cilave u shkuan nė ndihmė edhe brigadat partizane tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Nė kėto pėrpjekje forcat e djalėrisė shqiptare, tė rreshtura nė batalionet heroike "Hasan Prishtina", "Nazim Gafurri", "Zija Gashi", tė Drenicės, tė Llapit dhe tė Sanxhakut, zhvilluan luftime tė pėrgjakshme, pėrgjatė vijės mbrojtėse tė Kosovės, veēanėrisht nė sektorėt: Ferizaj- Kaēanik- Gjilan; Prishtinė- Lypjan- Podujevė; Mitrovicė- Vushtri- Skėnderaj.

    Nė kėto rrethana mjaft dramatike KQ i Rinisė pėr Mbrojtjen e Atdheut dhe tė Kombit Shqiptar nxori dy proklamata (mė 18 dhe mė 26 tetor 1944) tė hartuara nga adv. Idriz Shahmani dhe qė iu drejtuan popullit shqiptar e popujve tė tjerė si dhe ushtrisė bullgare. Nė kėto proklamata, popullit shqiptar i bėhej thirrje pėr t’u bashkuar dhe pėr mobilizimin e pėrgjithshėm nė luftė kundėr ushtrive tė fqinjėve grabitqarė. Ndėrkaq ushtrisė bullgare i tėrhiqej vėrejtja pėr tė mos ndihmuar ushtrinė serbe nė pėrpjekjet pėr ripushtimin e Kosovės dhe tė trevave tė tjera shqiptare, pėr faktin se kėto vise ishin shqiptare. Nė njėrėn prej proklamatave, drejtuar shqiptarėve dhe tėrė botės sė qytetėruar, theksohej se shqiptarėt po luftonin kundėr reparteve jo tė rregullta tė fqinjėve tė tyre pėr tė ruajtur e pėr tė shpėtuar Shqipėrinė Etnike. Shqiptarėve nė kėto treva dhe sidomos atyre qė ishin mobilizuar nė njėsitė e ushtrisė partizane jugosllave, iu kėrkohej qė tė largoheshin nga rruga e gabuar dhe tė bashkoheshin me batalionet e vullnetarėve shqiptarė qė po luftonin me guxim tė pashoq kundėr njėsive tė Divizionit tė 22-tė, tė 24-tė dhe tė 46-tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare tė Jugosllavisė (UNĒJ) dhe kundėr Brigadės IV dhe V kosovare dhe trupave tė Armatės II Bullgare.

    Luftime tė ashpra ndėrmjet tyre dhe forcave serbe, malazeze e maqedonase e bullgare u zhvilluan gjatė gjithė vijės se frontit lindor shqiptar qė nga Prespa, Pollogu, Shkupi e deri nė Preshevė e Bujanoc. Mirėpo, raporti i forcave, si brenda ashtu edhe jashtė vendit, ishte i disfavorshem pėr forcat atdhetare shqiptare. Kjo pati si rrjedhojė qė nė fund tė nėntorit 1944 kėto forca tė thyheshin nga ushtritė e pėrmendura, pakrahasueshėm me epėrsi nė numėr e teknikė tė luftės. Kėshtu Kosova dhe viset e tjera etnike shqiptare ranė edhe njė herė padrejtėsisht nėn sundimin jugosllav. Me kėtė mori fund edhe veprimtaria e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit.

    Veprimtarė tė organizatės qė mbetėn nė Kosovė ose qė kaluan nė Shqipėri, e ndėrmjet tyre, Bedri Pejani, Kolė Margjini, Musa Shehzade, kolonel Qazim Komoni, kolonel Fuat Dibra, Bedri Gjinaj, Aqif Blyta, vėllezėrit Begolli, Asllan Boletini, Shaqir Curri, mulla Nuredin Haliti, av.Esat Berisha, Faik Okllapi, Shemsi Ferri, Jahja Fusha, Sali Rama, Halim Spahija, Is’han Taniku e shumė tė tjerė, patėn njė fund tragjik si rrjedhojė e terrorit gjakatar tė pushtetit okupues serbo-komunist nė bashkėveprim tė ngushtė me vazalėt e tyre shqiptarė.
    Mund tė pėrfundohet se aspiratat e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, pėrkundėr masave tė egra qė ushtroi pushteti okupues komunist jugosllav nuk u shuan kurrė. Pėrkundrazi, atdhetarėt shqiptarė gjetėn forca tė vazhdonin luftėn pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar prej ripushtimit tė Kosovės mė 1944 e deri nė organizimin e Luftės ēlirimtare tė viteve 1998-2001 nė Kosovė, nė Luginėn e Preshevės dhe nė Maqedoni.

    Nė vazhdim tė kėtij studimi po japim disa tė dhėna me interes pėr veprimtarėt mė tė shquar tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Vendi qė u ėshtė dhėnė atyre ka tė bėjė me sasinė e tė dhėnave qė kanė mundur tė sigurohen.

    Mulla Nuredin (Halit) Gjinovci, (1895-1954) ishte kryetar i Komunės sė Therandės dhe veprimtar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare ndėrmjet dy luftėrave botėrore (1918-1941). Nė vitin 1943 u zgjodh kryetar i Komitetit Qarkor tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe deputet i Therandės nė Kuvendin e Shqipėrisė (1943-1944). Mbas vitit 1944 ishte veprimtar i Lėvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH)-sė dhe kryetar i Komitetit tė Organizatės Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSH)-sė tė Therandės. U arrestua mė 1947 dhe u dėnua mė 7 vjet burgim. E mbyti UDB-a nė burgun e Nishit (1954) 6 muaj para afatit tė lirimit.

    Prof. dr. Rexhep Krasniqi u lind me 1906 nė Gjakovė. Studimet e larta i kreu nё Vjenё, ku u laurua mё? 1939 doktor i historisė me temėn “Kongresi i Berlinit e Verilindja e Shqipėrisė”. Mentor i tij ishte prof. dr. Carl Patch. Pas kthimit nё Shqipėri punoi si profesor dhe kreu detyra tё ndryshme nё fushё tё arsimit. Mё 1941 u kthye nė Kosovё, nё detyrёn e Komisarit tė lartė tė shkollave shqipe dhe tё drejtorit tё shkollės normale-gjimnazit “Sami Frashėri” tė Prishtinės. Mė 1943 u zgjodh Minister i Arsimit, dhe nėnkryetar i Kuvendit, ku morėn pjesė deputetė tё zgjedhur nga tё gjitha viset shqiptare dhe ku u shpall bashkimi i trojeve etnike. Mbas Luftės sė Dytė Botėrore u detyrua tė mёrgonte dhe sё fundi u vendos nё SHBA, ku drejtoi Komitetin “Shqipėria e Lirė” dhe u bё njėri nga drejtuesit e organizatės Lidhja e Dytė e Prizrenit. Shkroi shumė nė periodikun shqiptar dhe nė shtypin e huaj pėr problemet e pazgjidhura tė kombit. Vdiq nё New York mė 1999.

    Tahir (Shaban) Zajmi (1897-1971). Pjesėmarrės aktiv ne pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė pėr t’u ēliruar nga zgjedha serbe. Rrjedh nga njė familje gjakovare, e cila detyrohet tė shpėrngulet nė Shqipėri. Njė kohė qendruan nė Kukės dhe nė Krumė e pastaj nė Shkodėr. Bashkėpunėtor i Bajram Currit dhe veprimtar i shquar i Komitetit “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės”. Nė vitin 1941 kthehet nė Kosovė dhe angazhohet pėr jetėsimin e Shqipėrisė Etnike. Ishte njėri ndėr drejtuesit e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Nga fund i vitit 1944 sikurse edhe shumė atdhetarė tė shquar detyrohet tė marrė rrugėn e egzilit politik. Kalon nė Austri, Gjermani, Itali dhe vendoset nė Izmir tė Turqisė ku disa vite bėri jetė tė mjerueshme duke punuar si punėtor i materialit ndėertimor nė njė shtėpi prej balte. Disa vite mė vonė kaloi nė Belgjikė ku pati kushte mė tė mira dhe mundėsi pėr kontakte me bashkėveprimtarėt nė kėtė vend dhe nė vendet e tjera pertėndimore. Vdiq nė vitin 1971. Ideal ii tij ishte bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė. Eshtė autor i veprės sė njohur „Lidhja e Dytė e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit pėr mbrojtjen e Kosovės”, Bruxelles, 1964 dhe “Tallazet e jetės dhe lotėt e zemrės”, Bruxelles, 1970.

    Ismail (Halim) Gorani u lind nė fshatin Davidovc tė Shtimės mė 1903. Ishte kryetar i Komunės sė Shtimjes, veprimtar i Komitetit tė Kosovės; bashkėpunoi mė Ramė Bllacėn, Ahmet Shtimjen, Iljaz Agushin dhe me veprimtarė tjerė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. U dėshmua si arsimdashės duke dėrguar me mjetet e veta shumė rinj nė Shqipėri pėr tė mėsuar pėr ushtarakė dhe kuadro tė tjera qė i duheshin aq shumė Kosovės; ndihmoi materialisht studentėt shqiptarė qė studjonin nė Universitetin e Beogradit e tė Zagrebit. Gjatė viteve 1941-1943 ishte nėnprefekt i Ferizajt, veprimtar i shquar i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe komandant i vullnetarėve tė Shtimjes qė luftoi pėr mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare. Pas vitit 1944 kaloi nė ilegalitet, ndėrsa nė nėntor tė vitit 1945 emigroi nė Greqi e pastaj u vendos nė Damask ku edhe vdiq mė 1974.

    Hoxhė Visoka alias Shaqir (Halil) Visoka (1881-1945). Intelektual dhe atdhetar i shquar. U lind dhe jetoi nė fshatin Ballovc tė Podjevės. Kreu mejtepin dhe vazhdoi sudimet nė Stamboll dhe nė Kajro por nuk u bė hoxhė. U ndoq dhe u arrestua nga organet e pushtetit okupues serb (mė 1914, 1935, 1939-1941) nė kazamatėt e kėtij pushtuesi. Ishte i vetmi deputet shqiptar nė parlamentin e Mbretėrisė jugosllave mė 1934. Nė njė seancė parlamentare kishte deklaruar: “Unė dhe populli im nuk jemi turq. Ne nė pazar nuk ka mundur tė na qes Evropa e lere mė Bogolub Jeftiqi”. Organet e pushtetit serb penguan rizgjedhjen e tij nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 1935. Krahas aktivitetit politik legal, ilegalisht ishte veprimtar i Komitetit tė Kosovės Mė 21 prill tė vitit 1941 mori pjesė nė takimin e krerėve shqiptarė tė Mitrovicės, Podjevės, Vushtrrisė, Pazarit tė Ri, Drenicės dhe tė Podgurit me komandantin gjerman tė Divizionit 60-t tė kėmbėsorisė, Fridrih Gregor Eberhard. U zgjodh nėnprefekt i Podjevės (1941-1943) dhe deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė edhepse Podujeva ishte jashtė kufijve politik tė shtetit shqiptar, e cila i takonte zonės gjermane tė pushtimit. Anėtar i Kėshillit tė Pajtimit tė Gjaqeve (Islihatit) pėr Nėnprefekturėn e Podjevės. U angazhua pėr shkollėn shqipe duke sjellur rreth 50-60 mėsues nga Shqipėria. Veprimtar dhe delegat nė Kuvendin Themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe komandant i zonės verilindore tė kufirit etnik shqiptar me Serbinė. Mbas vitit 1944 mbeti nė Podjevė, por nė janar tė vitit 1945 OZN-a* e arrestoi dhe e mbyti pa gjurmė tė varrit.

    *OZN-a-Odeljenje za zastitu naroda-Dega e Mbrojtjes sė Popullit (Sigurimi i Shtetit ) u formua mė 14 maj 1944. Ajo veproi nė kuadrin e Seksionit tė Mbrojtjes Popullore tė Kėshillit Antifshasist Nacionalēlirimtar tė Juhgosllavisė (KANĒJ), e cila kishte tė drejtat dhe detyrat e Qeverisė. OZN-a ishte e organizuar nė parime ushtarake. Pas formimit tė tė ashtuquajturės Qeveri e Jugosllavisė Demokratike, nė mars tė vitit 1945, OZN-a hyri nė pėrbėrjen e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, kurse mė 1946 u shndėrrua nė UDB-a (Uprava drzavne bezbednosti-Drejtoria e Sigurimit tė Shtetit), qė tani quhet DB (Drzavna bezbednost-Sigurimi i Shtetit ). OZN-a qe dhe mbeti njė mekanizėm monstruoz pėr luftimin e veprimtarėve liridashės tė tė gjithė popujve tė Jugosllavisė pa pėrjashtim, por nė mėnyrė tė veēantė kundėr atyre shqiptarė.

    Hafiz Imeri Shemsiu (1893-1945). U Lind nė Sllakovc tė Muhaxherėve. Veprimtar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, anėtar i ”Xhemietit” (Bashkimit), pėrkrahės i Lėvizjes ēlirimtare dhe sekretar i Organizatės sė Rinisė “Drita”. Nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore ishte nėpunės nė Talinoc; ndihmoi pėr hapjen e njė shkollės nė gjuhėn shqipe. Me formimin e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit u zgjodh anėtar i Komitetit Qarkor tė Ferizajt dhe organizoi mobilizimin e vullnetarėve pėr mbrojtjen e trevave etnike tė rrezikuara nga ripushtimi serbo-komunist. Pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare u ndoq dhe u persekutua vazhdimisht. Ishte njohės i disa gjuhėve tė huaja. Shkroi mbi 30 kėngė me motive fetare e atdhetare.

    Rexhep Mitrovica (1888-1960). U lind nė Mitrovicė nė njė familje tė njohur atdhetare. Ishte pjesėmarrės nė Kongresin e Dytė tė Manastirit, mė 1910, nė Shpalljen e Pavarėsisė nė Vlorė, mė 1912 dhe nė politikė nė vitet 1920-1924; anėtar i Komitetit tė Kosovės nė Degėn e Durrėsit. Nė vitet 1925-1939 veproi nė emigracion. U zgjodh kryetar i KQ tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit nė shtator 1943, ndėrsa nga nėntori i vitit 1943 deri nė qershor tė vitit 1944 ishte Kryeminister i Shqipėrisė. Mbas nėntorit tė vitit 1944 emigroi nė Austri dhe mė pas u vendos nė Turqi ku edhe vdiq nė vitin 1960.

    Shaqir Curri, pasardhės i familjes sė njohur Curri nga Gjakova. Prej viteve 20-tė ishte anėtar i Komitetit tė Kosovės, kurse gjatė viteve 1943-1944 prefekt i Prizrenit. U dėnua mė 20 vjet burg. Pas daljes nga burgu emigroi nė Shqipėri.

    Aqif Blyta-Haxhiahmeti (1887-1945). Politikani mė i shquar i Sanxhakut prej vitit 1918 deri nė vitin 1945, udhėheqės dhe organizator i mbrojtjes sė Pazarit tė Ri (1941-1944) nga sulmet ēetniko-partizane. U lind nė Pazarin e Ri tė krahinės sė Sanxhakut. Pas mbarimit tė shkollimit fillor nė vendlindje vijoi Gjimnazin e Izmirit dhe Akademinė Ushtarake nė Stamboll. Deri nė vitin 1912 shėrbeu me gradėn toger nė njėsi tė ndryshme tė ushtrisė osmane. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore me graden kapiten luftoi nė kuadrin e ushtrisė turke nė frontin e lindjes kundėr ushtrisė ruse. Mbas vitit 1918 u rikthye nė Pazrin e Ri dhe u aktivizua nė mbrojtje tė interesave kombėtare. Nė verėn e vitit 1919, nė Shkup, mori pjesė nė Kongresin themelues tė organizatės ”Xhemiet” (Bashkimi). U shqua si aktivist i asaj organizate dhe u zgjodh sekretar. Mė 1920 u zgjodh kryetar i bashkisė sė Pazarit tė Ri. Nė zgjedhjet parlamentare tė viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndonėse ishte pėrfaqėsues mė nė zė i popullsisė Sanxhakut treve, pėr shkak tė manipulimeve dhe grabitjes sė votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit tė Mbretėrisė Serbo Kroate Sllovene, pėrkatėsisht tė Mbretėrisė sė Jugosllavis (1929-1941). E arriti atė vetėm nė zgjedhjet e vitit 1923. Nė parlamentin jugosllav u shqua si pėrkrahės e bashkėpunėtor i afėrt i Ferhat Dragės; kundėrshtar i vendosur i politikės sė ndjekur nga qarqet serbe, pėr shpronėsimin dhe shpėrnguljen me dhunė tė popullit shqiptar. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ndihmoi nė ngritjen e administratės shqiptare nė Qarkun e Mitrovicės dhe sidomos nė Sanxhak, organizoi dhe udhėhoqi me sukses mbrojtjen e Pazarit tė Ri dhe tė tė viseve tė tjera tė Sanxhakut nga mėsyemjet e ēetnikėve dhe tė partizanėve (1941-1944); ishte veprimtar i shquar i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe deputet nė Kuvendin Kombėtar nė Tiranė (1943-1944). Mbas depėrtimit tė forcave partizane jugosllave nė ato treva, iu dorėzua organeve tė pushtetit partizan nė Gjakovė, tė cilėt e ēuan nė Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, u pushkatua nė janar 1945 nga OZN-a jugosllave.

    Xhevat Begolli veprimtar i Komitetit tė Kosovės bashkė me vėllezėrit Rifatin dhe Qerimin. U lind nė Pejė nė vitin 1902. Shkollėn fillore e kreu nė Pejė, kurse shkollėn e mesme nė Vjenė. Njihte disa gjuhė tė huaja . Mori pjesė nė takimin nė Mitrovicė me gjeneralin gjerman Eberhad (21. IV. 1941). Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishte prefekt i Prefekturės sė Pejės. Bashkėpunoi me Xhafer Devėn dhe Aqif Blytėn pėr organizimin e administratės shqiptare dhe pėr mbrojtjen e Kosovės nga sulmet ēetniko-partizane 1941-1944. Mbas ripushtimit tė Pejės nga forcat serbo-komuniste u arratis nė Rugovė pastaj kaloi nė Drenicė dhe sė fundi nė rrethinat e Pejės. U zu nga repartet e OZN-as, nė fshatin Lipė afėr Pejės, bashkė me nipin Skėnderin. U denua me vdekje. dhe ditėn qė do tė ekzekutohej vdiq si pasojė e torturave mizore qė ushtruan ndaj tij xhelatėt e OZN-as. Fat tė ngjashėm patėn edhe vėllezėrit e tij Qerimi dhe Rifati (Tiranė) dhe Sefedini (Pejė) qė u likujduan gjithashtu nga Sigurimi Shqiptar dhe OZN-a.

    Adem Selimi-Gllavica, (1916-2001) njё nga personalitetet e shquara tё Kosovės tė viteve 50-tё. Lindi nё fshatin Gllavicė tė Lypjanit. Pasi kreu Medresenė e Madhe nė Shkup, vazhdoi studimet nė Fakultetin Ekonomik tė Universitetit tё Zagrebit. Aty u pranua anėtar i organizatės "Besa", qё ishte formuar mė 1935 nga studentėt shqiptarė qё vijonin Universitetin e Beogradit dhe tё Zagrebit. Nё vitet e luftёs, shёrbeu si nėnprefekt i Ferizajt, mėsimdhėnės nė normalen "Sami Frashėri" nė Prishtinės, ndёrsa nё shtator tė vitit 1944, u zgjodh kryetar i Komitetit tė Rinisė Nacionaliste Shqiptare tė Mbrojtjes sė Kosovės, dhe mė 1 dhjetor komandant i Shtabit Suprem tė Kosovės. Mё 2-3 dhjetor 1944, ishte ndёr drejtuesit kryesorё tё sulmit pėr ēlirimin e Ferizajt. Mbas largimit nga Kosova jetoi dhe veproi nė Australi. Vdiq nė qytetin Perth tė Australisė.

    Xhafer (Ibrahim) Deva (1904-1978), lindi nё Mitrovicё, Politikan dhe burrё shteti. U shkollua nё? Stamboll dhe nё Vjenё, ku u diplomua nё degёn e inxhinierisё. Pas kapitullimit tё Mbretёrisё sё Jugosllavisё nё vitin 1941, punoi pёr organizimin e pushtetit nё rajonin Mitrovicё-Podjevё-Vushtrri, pra nё atё pjesё tё Kosovёs qё ishte nёn pushtimin gjerman. Nё vitin 1943 ishte ndёr nismёtarёt kryesorё pёr krijimin e organizatёs Lidhja e Dytё e Prizrenit, ndёrsa nё vitin 1944 u emёrua Ministёr i Punёve tё Brendshme nё qeverinё e Tiranёs. Nga gjysma e dytё e vitit 1944 dhe deri nё mbarim tё luftёs ishte kryetar i organizatёs Lidhja e Dytё e Prizrenit dhe drejtoi qendresёn pёr tё penguar futjen e trupave partizane jugosllave nё Kosovё. Pas mbarimit tё luftёs shkoi nё Austri, Egjipt etj dhe mё sё fundi u vendos nё Kaliforni tё SHBA. Aty u bё ndёr organizatorёt kryesorё tё emigracionit antikomunist dhe sidomos tё shqiptarёve nga Kosova qё jetonin nё Amerikё. Aty nё vitin 1966 rikrijoi organizatёn "Lidhja e Dytё e Prizrenit“, qё propagandoi ēlirimin e Kosovёs e tё trojeve tё tjera shqiptare nё Jugosllavi. Vdiq nё vitin 1978.

    Sali Vala Siēani, anėtar i Komitetit Qendror tė Komitetit tė Rinisė Nacionaliste pėr Mbrojtjen e Kosovės dhe Komandant i batalionit "Nazim Gafurri" qė ra dėshmor pėr Kosovėn dhe pėr Shqipėrinė etnike

    Luan Gashi lindi nė vitin 1922 nė Elbasan. Ishte i biri i Ahmet Gashit, intelektualit tė njohur dhe shumė tė respektuar nė tė gjitha trojet shqiptare. Nacionalist me vizion tė qartė dhe nė radhėt e rinisė u shqua si njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrm tė Mithat Frashėrit. Mё 1941 u rikthye nё Prishtinё, ku sё bashku me Vasil Andonin drejtuan organizatėn e Ballit nė gjimnazin-normalёn “Sami Frashёri”. Luftoi me armё pёr mbrojtjen e trojeve etnike nė Gjilan, Prishtinė, Prapashticė e gjetiu, punoi pёr mobilizimin nё luftё tё rinisė shqiptare. U bashkua me forca atdhetare tė Shaban Polluzhės, dhe punoi e veproi edhe nё kuadrin e LNDSH-sė, si kėshilltar i ONDSH-sė tė Shkupit. U detyrua tё largohej jashtё vendit, por veprimtarinё atdhetare nuk e ndёrpreu pёr asnjё ēast.

    Ibrahim (Hazėr) Lutfiu (1912-1950). Lindi nė Prizren. Ndёrmjet dy luftёrave ishte sekretar i pёrgjithshёm i Institutit tё Lartё Islamik tё Bosnjёs nё Sarajevё dhe gjatё Luftёs II Botёrore prefekt i Mitrovicёs. Nё nёntor tё vitit 1944 u arrestua nga OZN-a por rrugёs pёr nё Prishtinё e liruan luftёtarёt shqiptarё qё mё 2 dhjetor kishin rrethuar Ferizajn. Pasi kaloi nё ilegalitet, veproi nё vise tё ndryshme tё Kosovёs, u lidh me KQ tё ONDSH-sё me qendёr nё Shkup; i bashkёrёndoi aksionet politike me Shtabin Suprem tё Kosovёs dhe me organizatėn "Besa Kombёtare“ tё Ymer Berishёs. Nё vitin 1946 mori pjesё nё Kongresin e Lypovicёs, dhe bashkёpunoi me udhёheqёs tё LNDSH-sё dhe tё njёsiteve guerile nё Drenicё, Shalё, Llap, Moravё etj. Vetёm nё shkurt tё vitit 1950, raportet e UDB-es, arritёn tё zbulonin vendin ku strehohej, por I. Lutfiu pёr tё ruajtur pjesёtarёt e familjes qё e kishte strehuar dhe pёr tё mos u dorёzuar i gjallё u detyrua tё vriste veten.

    Avdyl Henci njё nga themeluesit e Komitetit tё Rinisė Nacionaliste pėr Mbrojtjen e Kosovės, u ngarkua me detyrёn e kryetarit tė Seksionit tё tij Ushtarak. Udhėhoqi luftimet nė Prapashticė dhe nė pjesėt me tė rrezikuara tė trojeve etnike. Pas mbarimit tё luftёs u detyrua ta lёrё vendlindjen, por veprimtarinё atdhetare e vijoi nё diasporё, nё kuadrin e ”Lidhjes Kosovare”.

    Kolonel Qazim Komoni (1895-1951), lindi nё Gjakovё. Pasi mbaroi shkollёn ushtarake nё Itali, shёrbeu nё ushtrinё shqiptare. Mbas pushimit tё Shqipёrisё nga Italia Fashiste u internua nё Itali. Nga shkurti deri nė maj tė vitit 1944 ishte komandant i Sektorit Kosova tė Ushtrisė Shqiptare me gradёn kolonelit. U shqua si drejtues i luftimeve kundёr sulmit tё reparteve ēetniko-partizane serbe dhe organizator i formacioneve vullnetare. Hartoi projektin pёr mobilizimin dhe formimin e reparteve ”kreshnikё” dhe vullnetare, i cili u miratua edhe nё tubimin qё u mbajt nё Rogovё tё Hasit me pёrfaqёsues tё prefekturave, tё Komiteteve Qarkore dhe Komitetit Qendror tё Lidhjės sė Dytė Prizrenit. Pas suprimimit tё Sektorit Kosova tė Ushtrisė Shqiptare u kthye nё Tiranё dhe mbeti nё dispozicion tё Komandёs sё Ushtrisё nė Tiranė. U arrestua nga regjimi komunist nё Shqipёri dhe nё fillim tё vitit 1945, ju dorёzua autoriteteve jugosllave. Vdiq nga torturat dhe kushtet e rёnda nё burgun e Mitrovicёs sё Sremit.

    Kolonel Fuat Dibra (1895-1946), lindi nė Dibėr tė Madhe. Pasi mbaroi kursin e oficerёve nё Tiranё, shёrbeu nё Ushtrinё Shqiptare. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore shёrbeu si oficer nё shumё rajone tё vendit, ndёrsa nė fillim tė vitit 1944, u caktua komandant i Regjimentit IV tė Sektorit Kosova me seli nė Prishtinė. Me kёtё detyrё mori pjesё nё luftimet pėr mbrojtjen e trojeve etnike nga formacionet ēetnike e partizane serbe e bullgare. Mё 14 nėntor 1944, u shoqёrua nga nė forcat e Brigadės V tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare tė Shqipėrisė (UNĒSH)-sė pёr nё Tiranё ku u arrestua dhe ju dorёzua autoriteteve jugosllave. U dёnua me vdekje dhe u ekzekutua nё Prizren, mё 9 tetor 1946.

    Shefqet Shkupi, prokuror i Gjyqit tė Qarkut nė Prishtinė. U arrestua nga repartet e Brigadės V tė UNĒSH-sė, tė komanduar nga Shefqet Peēi dhe u pushkatua nė afėrsi tė Prizrenit.

    Prof. Ibrahim (Osman) Kelmendi (16. IV. 1916- 24. I. 1979). Rrjedh nga njё familje intelektuale nga Presheva. Pasi kreu Medresenё e Madhe nё Shkup dhe Fakultetin Filozofik - Degёn e Historisё nё Zagreb, nё vitet 1943-1944 shёrbeu si profesor nё gjimnazin ”Sami Frashёri” tё Prishtinёs. Nё fund tё vitit 1944 ju bashkua qёndresёs shqiptare, ndihmoi pёr mobilizimin nё luftё tё rinisё dhe mori pjesё pothuaj nё tё gjitha pёrleshjet me partizano-ēetnikёt nё Moravё, Preshevė, Drenicё, Ferizaj etj. Mё 1945 u detyrua tё emigrojё nё Greqi, Gjermani dhe nё fund, nё Melburn tё Australisё. Drejtoi organet e shtypit nё emigracion ”Flamuri”, ”Albania” (Boston) ”Shqipnija e lirё”, ”Besa” (Stamboll), ”Pёrpjekja jonё” (Nju-York) etj. dhe si historian i mirёfilltё shpalosi idetё e tij atdhetare.

    Prof. Ymer (Shaban) Berisha (1912-1946), lindi nё fshatin Gjurgjevik i Madh. Pasi kreu Shkollėn Normale nė Elbasan, arsimin e lartё, nё degėn histori-gjeografi dhe kursin ushtarak nė Romė, shėrbeu arsimtar nė fshatrat e Krujės, Tropojės, Kukėsit, Peshkopisė, Lushnjės, Beratit, dhe tė Shkodrės, ndёrsa nё vitet 1941-1944, nё normalen ”Sami Frashёri” tё Prishtinёs. Nga nёntori i vitit 1944 doli nё ilegalitet, formoi organizatёn ”Besa kombёtare” dhe u shqua si ideolog i qёndresёs sё armatosur pёr mbrojtjen e kufijve dhe bashkimin e trojeve shqiptare. U vra mё 11 korrik tё vitit 1946, nё Hereē tё Gjakovёs, nё pёrpjekje me forcat e tё ashtuquajturёs Mbrojtje Popullore dhe tё milicisё.

    Av. Idriz Shahmani (1910-1944) lindi nė Plavė. Kreu Medresenė e Madhe tė Shkupit dhe Shkollėn e Lartė tė Sheriatit nė Sarajevė. U shqua si anėtar i Komitetit Qendror tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe organizator i Komitetit tė Rinisė Nacionaliste pėr Mbrojtjen e Atdheut dhe tė Kombit Shqiptar. Pёr shkak tё pikpamjeve dhe tё veprimtarisё sё tij antifashiste u arrestua nga Gestapoja dhe u dёrgua nё Shkodёr. Atu u helmua nga komunistёt mё 27/28 nёntor tё vitit 1944, natёn e fundit, para se Shkodra tё binte nёn pushtetin komunist.

    Ajet Gėrguri (1906-1947) lindi nė Dolak tė Vushtrrisė. Familja, qё ishte shpёrngulur nё Shqipёri, mё 1942 u rikthye nё Kosovё. Bashkёpunoi me Lėvizjen Nacionalēlirimtare (LNĒ) e Kosovės dhe mbajti lidhje me Brigadėn V tė UNĒSH-sė. Nė nėntor tė vitit 1944 u emėrua nėpunės nė Seksionin e Bujqėsisė pranė Kėshillit Ekzekutiv tė Rrethit tė Podjevės. Gjatė vitit 1945 kur u vendos plotėsisht sistemi okupues jugosllav nė Kosovė, u bė nga udhėheqėsit e qėndresės shqiptare dhe u shqua si organizator i Kongresit tė Lypovicės. U arrestua nga UDB-ja me 3 shkurt 1947, nё fshatin Okrashticё.

    Qazim Sefė Llugaxhia (1910-1985) nga fshati Llugaxhi. Kryetar komune nė Babush gjatė vitit 1941-1942, kryetar i Komitetit Qarkor tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit pёr Lypjan (1943-1944). Nё fund tё vitit 1944 kaloi nё ilegalitet dhe mori pjesё nё luftimet pёr ēlirimin e Ferizajt. Nё shtator tё vitit 1945 u largua jashtё vendit, por pa e ndёrprerё veprimtarinё nё dobi tё ēёshtjes kombёtare.

    Bedri (Abdi) Pejani (1885-1946, publicist, diplomat dhe atdhetar i shquar. Shkollėn e Mesme e kreu nė Robert Kolezh dhe studimet e larta nё Degėn e Historisė nė Universitetin e Stambollit. Delegat nė Kongresin e Manastirit (1908), dhe sekretar i Komitetit i Komitetit tė Kosovės” (1918-1924). Gjithё jetёn e vuri nё shёrbim tё kombit e tё atdheut dhe pёr kёtё qёllim bashkёpunoi edhe me Kominternin dhe me LNĒ. Nga janari deri nё mes tё qershorit 1944 ishte kryetar i Lidhjes sё Dytё tё Prizrenit . Mё 1945 u arrestua nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar, dhe ju dorёzua autoriteteve jugosllave qё e dёnuan me vdekje. ”Vdiq” nё spitalin e Prizrenit, mё 6 korrik 1946.

    Halim (Shaqir) Spahia (1897-1946), lindi nė Gjakovė, nė njė familje me tradita atdhetare. Atdhetar qё gjithё jetёn e pasurinё e vuri nё shёrbim tё ēёshtjes kombёtare. Ndihmoi materialisht LNĒ, u zgjodh kryetar i Kėshillit Nacionalēlirimtar (KNĒ) tė Rrethit tė Prizrenit dhe anėtar i Kėshillit Krahinor Nacionalēlirimtar tė Kosovės. Duke mos pasur besim nė forcat komuniste, Halim Spahia se bashku mė Selman Rizėn, Ejup Binakun, Tahir Dedėn themeluan mė 1943 nė Gjakovė ONDSH. Nė Konferencėn e Kėshillave Popullore tė Rretheve tė Kosovės qё u zhvillua mė 19-24 mars 1945 nė Prishtinė, ju kundėrvu energjikisht aneksimit tė Kosovės nё kuadrin e Federatёs Jugosllave dhe kthimit tė kolonėve serbo-malazezė nė Kosovė. Ishte anёtar і delegacionit e tė shqiptarėve tė Kosovė, i cili mё 4 prill 1945 shkoi nė Beograd pёr t’u takuar me Josip Broz Titon. Nё takim kundёrshtoi hapur aneksimin e Kosovёs nga Serbia federale dhe kёrkoi bashkimin e saj me Shqipёrinё. Pas arsyetimit tё Titos se ishte marrё vesh me Enver Hoxhёn qё Kosova tё mbetej edhe pёr njё kohё nё pёrbёrje tё Jugosllavisё. Halim Spahia parashtroi kėrkesėn pėr konstituimin e njė republike tė veēantė tė shqiptarėve nė Jugosllavi. Pėr kėtė ai kėrkoi edhe pėrkrahjen e Enver Hoxhės nė takimin qė pati me tė nė Tiranė, por pa dobi. Edhepse ishte shtetas i Shqipėrisė, Halim Spahia u ekstradua nga shteti shqiptar, dhe iu dorėzuan oficerėve tė OZN-as Ēedo Mijoviqit dhe Nazmi Kursanit. U dėnua me vdekje nga Gjyqi i Qarkut nė Priren, dhe u pushkatua mė 16 shkurt 1946 nė Taukbashqe tė Prishtinė.

    Sadik (Mehmet) Peēani (1893-1964). Nё vitet e Luftёs sё Dytė Botėrore ishte nėpunės nė komunėn e Therandės, kurse nė vitin 1943 u zgjodh anėtar i Komitetit Qarkor tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Mbas luftės, ishte midis nismёtarёve qё formuan komitetin e ONDSH-sё nё Therandė dhe anёtar і tij. U arrestua mё? 1944 e mё? 1945 dhe u dё?nua me 7 vjet burg.

    Halim Shuku, me prejardhje nga Gjakova. Nė prill tė vitit 1941 u emėrua kryetar Bashkisė sė Ferizajt. Veprimtar i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, kurse mbas luftės ishte kryetar i Komitetit tė ONDSH-sė tė Ferizajt.

    Stak Mark Shkorreti, argjendar i njohur dhe veprimtar i lėvizjes kombėtare. Pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare ėshtė ndjekur dhe persekutuar vazhdimisht nga pushtuesit serbė, bullgarė e jugosllavė. U likujdua nga OZN-a nё fund tё nёntorit tё vitit 1944 sё bashku me shumё burra tё shquar tё Prishtinёs dhe tё rrethinёs. Mbas tij u egzekutuan edhe tre djemtё, Marku sepse mё 20 nёntor 1944, nё Janjevё, kishte hequr flamurin jugosllav dhe kishte vendosur atё shqiptar, Luzi dhe Mikeli si dhe nipi (djali i Markut, Staka II).

    Aqif (Ismail) Tetova, atdhetar i flaktė dhe deputet nė kohėn e Jugosllavisė sė Vjetėr. Nė vitin 1941 organizoi administraten shqiptare nė Nėnprefekturėn e Gjilanit, mё 1943 ishte pėrfaqėsues i Gjilanit nė Kuvendin Themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe deputet nė Kuvendin e Shqipёrisё (1943-1944). Nё nёntor 1944 u arrestua dhe u likuidua nga OZN-a, ndёrsa nё dhjetor kolonёt serbё і vranё tё birin 15 vjeēar.

    Shaban Polluzha (1871-1945), lindi nё fshatin Polluzhё, nё njё familje me tradita atdhetare. Pjesёmarrёs nё kryengritjen antiosmane tё vitit 1912 dhe nё luftёn kundёr pushtuesve serbė (1912) dhe atyre bullgarё (1916-1917). Ndėrmjet dy luftėrave botėrore kryetar komune nё Drenicё. Gjatė viteve 1941-1943 ishte komandant i vullnetarėve tė Drenicės nė luftė pėr mbrojtjen e trojeve etnike nė kufi me Serbinė dhe Malin e Zi. U angazhua edhe kundėr pushtuesve italianė dhe pёr kėtė arsye e arrestuan dhe sė bashku me familjen e burgosėn nė Pejė. Mbas nėntorit tė vitit 1944 u angazhua pėr formimin e Ushtrisė Kombėtare dhe pėr Mbrojtjen e Kosovės. Kėtė proces e penguan njёsitё e OZN-ёs dhe repartet ushtarake jugosllave, tė cilat filluan tė zbatonin nё Kosovё fushatёn e dhunёs dhe tё terrorit. Nё kёto rrethana, Brigada u detyrua tё rikthehej nё Drenicё pёr tё mbrojtur familjet dhe njerёzit e saj. Udhёhoqi Luftёn e Drenicёs dhe ra heroikisht mё 21 shkurt 1945)

    Miftar Bajraktari (1888-1945), lindi nё Llaushё. Me iniciativėn e tij, nė vitin 1941, u formua Kėshilli i Pajtimeve nė Nėnprefekturėn e Skenderajt, ndё?rsa gjatė viteve 1941-1944 udhėhoqi njёsive vullnetare nė luftimet pėr mbrojtjen e trojeve etnike nga sulmet ēetniko-partizane. Veprimtar i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, kurse nė Luftėn e Drenicės ishte zėvendės komandantit tė brigadės. Vdiq nga zemra, mė 14 shkurt 1945.

    Azem (Aruq) Gjinovci (1887-1955), lindi nė fshatin Makermal tė Drenicės. Pjesėmarrės i kryengritjes antiosmane tė vitit 1912, i ēetёs sё Azem Bejtёs (1916-1924) nё luftё kundёr pushtuesve bullgarё, dhe ushtrisё serbe. Nё vitet 1941-1944 ishte anёtar i Kёshillit tё pajtimeve pёr Nёnprefekturёn e Vushtrrisё; mori pjesё nё luftimet pёr mbrojtjen Pazarit tё Ri, nё krye tё njё grupi vullnetarёsh, komandant batalioni nё Brigadёn e Drenicёs. Mё pas vazhdoi qendresёn e armatosur deri nё shtator tё vitit 1945, kur u hapёn nga Brigada VIII e UNĒSH-sё.

    Mulla Iljaz (Hysen) Broja (1892-1946), lindi nё fshatin Kastriot. Kreu medresenė nė Gjakovė dhe shėrbeu imam nė Brojė dhe nė disa vende tjera tė Drenicės. Veprimtar i ”Xhemietit” (Bashkimit) dhe i Lёvizjes ēlirimtare, u angazhua pёr ngritjen e vetёdijes kombёtare dhe kundёr shpёrnguljes sё shqiptarёve. Gjatё viteve 1941-1944 mori pjesё nё luftimet pёr mbrojtjen e trojeve etnike nga sulmet ēetnike, ishte veprimtar i Lidhjes sė Dytė tё Prizrenit dhe deputet i kuvendit tė Shqipėrisė nё Tiranё (1943-1944). Nё nёntor tё vitit 1944, bashkёpunoi pёr ngritjen e kёshillave nё Skenderaj e mё gjerё dhe u inkuadrua nё Brigadёn e Drenicёs. Pas pёrfundimit tё Luftёs sё Drenicёs, u pёrfshi nё qёndresёn kundёr zgjedhjes jugosllave. U arrestua mё 1946 dhe u egzekutua nё Zllokuqan tё Klinёs.

    Bedri Gjinaj (Mitrovicė, (1912-1944), lindi nė njė familje tė njohur atdhetare. Pasi mbaroi shkollёn teknike nё Tiranё, punoi si mёsues nё Shqipёri, ndёrsa mё 1941 u kthye nё Mitrovicё dhe kontribuoi shumё pёr pёrhapjen e shkollave shqipe nё zonёn gjermane tё pushtimit. Mori pjesё nё Kuvendin Themelues tё Lidhjes sė Dytė tё Prizrenit dhe u zgjodh sekretar i saj. Nё vjeshtё tё vitit 1944 formoi organizatёn dhe Batalionin e Rinisё pёr Mbrojtjen e Kosovёs nё Qarkun e Mitrovicёs, ndёrsa nga fundi i vitit 1944 u bashkua me Brigadёn e Drenicёs. U arrestua dhe u likujdua nga OZN-a nё rrethana tё panjohura.

    Hamdi (Hazir) Mramori (1895-1944), lindi nё Mramor, Prishtinė. Mbante lidhje me veprimtarėt dhe liderėt e Xhemjetit, Ferat Dragėn, Nazim Gafurrin e tė tjerė dhe nё vitet e luftёs ju bashkua lёvizjes pёr mbrojtjen e trojeve etnike. Deri nё nёntor 1944 ishte komandant і njё njёsie vullnetare nё frontin e Prapashticёs, ndёrsa nё dhjetor ishte anёtar і Shtabit tё forcave qё morёn pjesё nё sulmin pёr ēlirimin e Ferizajt. U vra nё kёto luftime mё 2 dhjetor 1944. U shqua nё luftimet e zhvilluara nё vendin e quajtur Bllata e Sllovisё afёr Gadimёs.

    Tahir Kolgjini (1903-1988), lindi nė fshatin Lusėn tė Lumės. Arsimin e mesёm e kreu nё Turqi, ndёrsa nё Shqipёri ushtroi detyra tё ndryshme. Gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore punoi nё Prizren, dhe mё pas u emёrua prefekt nё Gjirokastёr, Prishtinё e Shkodёr. Mbas luftёs u vendos pёr fundimisht nё Stamboll. Shkroi shumё artikuj kulturorё e Gjuhёsorё, qё і botoi nё ”Shejzat”, ”Koha jonё”etj.

    Musa (Jahė) Govori nga fshati Prapashticё. Veprimtar і Lidhjes sė Dytė tё Prizrenit, deputet і Prishtinёs nё Kuvendin e Shqipёrisё, nё vitet 1943-1944. Nё vitin 1956- gjatё aksionit tё armёve u shpёrngul nё Shkup, kurse familja nё Turqi.

    Bajrush (Ali) Xhakli (1904-1990), lindi nё fshatin Kishnapole. Veprimtar і shquar і lёvizjes kombёtare. U detyrua tё shpёrngulej nga Kosova dhe aty u rikthye nё vitin 1942 dhe shėrbeu me gradёn kapiten nё xhandarmёrinё shqiptare. Pas luftёs veproi nё ilegalitet, ndёrsa nga fundi і nёntorit tё vitit 1945, u largua jashtё vendit. U vendos pёrfundimisht nё Boston tё SHBA-ve, ku punoi te bashkatdhetari Antoni Athanas deri sa vdiq.

    Abedin (Selman) Braha (1892-1961), i njohur si Din Hoxha, lindi nё Kaēanikun e Vjetёr. Nё vitin 1941 kundёrshtoi pushtimin bullgar dhe kёrkoi qё zona bullgare e pushtimit t’і bashkohej Shqipёrisё. Mbas viti 1944 mbeti nё arrati nё krye tё njё grupi tё fuqishёm tё armatosur, ndёrsa mbledhja e krerёve tё kёtyre grupeve qё u mbajt nё Malin e Verbanit, e zgjodhi zėvendёskomandant tё lёvizjes pёr rrethin e Gjilanit, Kaēanikut, Neredimjes (Ferizaj) dhe tė Shkupit. Nё? vitin 1947 u gjykua dhe u dё?nua me 12 vjet burg.

    Mulla Januz Abazi-Lubishta (1885-1951), lindi dhe ishte imam nё fshatin Lubishtё tё Vitisё. Nё kohёn e Luftёs І Botёrore u keqtrajtua dhe u ndoq nga forcat bullgare tё cilat e mbanin tё okupuar kёtё pjesё tё Moravёs, ndёrsa gjatё viteve 1941-1944 u angazhua pёr bashkimin e kёtyre viseve me Shqipёrinё dhe pёr mbrojtjen e kufirit etnik nё Karadak e nё Kozjak dhe nё sektorёt e tjera.

    Tahir (Halim) Lubishtani (1900-1976), lindi nё Sllatinёn e Poshtme tё Vitisё. Ishte і njohur si pleqnar dhe njeri me autoritet. Gjatё luftёs sё Dytё Botёrore luftoi me pushkё nё dorё pёr ēlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare. U shqua sidomos gjatё luftimeve tё zhvilluara nё verё e vjeshtё 1944 nё Kitkё dhe nё Bujanovc tё Kosovёs Lindore.

    Hysen (Sahit) Cakaj i njohur si Hysen Tėrpeza, lindi mė 1908 nė fshatin Tėrpezė tė Vitisė. Kryetar komune nė Pozharan dhe pjesёmarrёs і lёvizjes antifashiste. Pasi kuptoi mashtrimin serbokomunist, luftoi kundёr pushtuesve dhe u shqua si njeri nga organizatorёt e sulmit shqiptar nё Ferizaj nё dhjetor tё 1944-ёs. Deri nё nёntor tё vitit 1945 u shqua si luftёtar dhe drejtues і luftёs guerile. Mё pas u largua nё Evropё e SHBA, por pa e ndёrprerё veprimtarinё atdhetare. Nё vitin 1999, pas 54 vjetёve qendrimi nё ekzil, u rikthye nё Kosovёn e lirё, ku vdiq mё 24 qershor 2002.

    Rifat (Abdurrahman) Krasniqi, lindi nė vitin 1917 nė fshatin Mamushė tė Rahovecit. Me profesion jurist dhe shёrbeu si gjykatёs nё Kukёs, nė Rahovec, nė Istog dhe nё Prizren. Veprimtar dhe pёr disa kohё sekretar і KQ tё ONDSH-sё tё Prizrenit.

    Halim (Qerim) Miskiqi (1890-1944). U lind nė Shakovicė tė Podujevės. Ishte burrė trim dhe i vendosur, kryeplak i fshatit nė ndėrmjet dy luftėrave botėrore, kurse gjatė viteve 1941-1944 kryetar i Komunės sė Bakshisė. Veprimrar i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe luftėtar i vendosur pėr mbrojtjen e trojeve etnike. Likujdohet nga OZN-a nė fund tė vitit 1944.

    Xhelal Mitrovica (1916-1957). Publicisti mė i shquar qė pati Kosova dhe Shqipėria nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore. Pėrfaqėsues i Mitrovicės nė Parlamentin e Shqipėrisė. Vdiq nė ekzil nė SHBA. Nėna e tij jetoi dhe vdiq nė Tiranė, e torturuar dhe e tėrhequr nė njė kasollė tė shkretė, mė 1953.

    Kajtaz Ramadani- me pseudonimin ”Leka”, djali i Ramadan Shabanit, veprimtarit tė njohur tė Lėvizjes Kombėtare. Lindi mė 1890 nė fshatin Kijevė dhe u zgjodh kryetar i Komitetit Qarkor tė ONDSH-sė tė Rahovecit).

    Marie (Mark) Shllaku, lindi nė Shkodėr mė 1922. Pёr njё periudhё kohe punoi ndihmёse nё Qelёn e Fishtёs, ndёrsa mё pas vazhdoi studimet nё Fakultetin e Filozofisё nё Universitetin e Romёs. Gjatё luftёs ishte sekretare e Iljaz Agushit dhe e Xhafer Devёs. Me mbarimin e luftёs ju pёrkushtua ēёshtjes sё bashkimit tё forcave tė qėndresės shqiptare. Mori pjesё aktivisht nё Kuvendin e Drenicёs dhe luftoi bashkё me burrat mё nё zё tё Kosovёs derisa u plagos dhe u zu rob nga repartet jugosllave tё ndjekjes.

    At Bernard (Filip) Llupi, famullitar i kishės katolike shqiptare nė Pejė. Lindi nė Shkodėr mė 1886. Kishte kryer dy fakultete, tё? teologjisė dhe tё? farmacisė. Fliste anglishten, italishten, spanishten, serbishten. U shqua si njё? nga atdhetarėt mė tė devotshėm tė asaj kohe, qė u pё?rpoq me tё? gjitha forcat pėr ēlirimin dhe bashkimin e Kosovės dhe tė Ēamėrisė me Shqipėrinė.

    Kolė (Tomė) Parubi, lindi nė Shkodėr mė 1905. Shё?rbeu si klerik dhe njё?herazi edhe si profesor і? gjuhės shqipe nė gjimnazin e Prishtinės dhe tė Pejės. Gjatė Krishtlindjeve tė vitit 1945, sipas udhėzimeve tė at Bernard Llupit, formoi Komitetin e ONDSH-sė nė Prizren).

    Gjergj (Martin) Martini (1917-1946), lindi nė Hot tė Shkodrės. Punoi mėsues nė Perlat e nė Rubik, tё Mirditės, nė Kukės, nė Prizren, nė Mitrovicė dhe nė Gjakovė, ku ushtroi edhe detyrėn e drejtorit tё shkollёs. Ishte veprimtar i shquar i LNDSH-sė).

    Haki Taib Salihu (Mulla Haki ef. Sermaxhaj) (1916-1948) nga Hogoshti. Myderriz dhe drejtor i Medresesė Atik tė Gjilanit. Organizator i mbrojtjes sė kufirit tė Kosovės Lindore, anėtar i Komitetit Qarkor tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit pё?r Nėnprefekturėn e Gjilanit, kryetar i Komitetit Qarkor tė ONDSH-sė tė po kėsaj nėnprefekture dhe anėtar i KQ tė ONDSH-sė nė Shkup.

    Idriz (Qerim) Quza, mbiemri i vėrtetė Maliqi (1907-1972), lindi nė fshatin Rahovicė. Luftoi pėr bashkimin e trojeve etnike me Shqipėrinė. Nė vitin 1944 nėn komandėn Mulla Idrizit, mori pjesё? nė luftimet e zhvilluara nė Hogosht, Kitkė, Velegllavė dhe nė sektorėt tjerė mė tė rrezikura nga forcat serbo-bullgare. Pas vitit 1944 mbeti nė arrati dhe iu bashkua grupit tė Ahmet Hajdinit. Nё vitin 1951, Idrizi u arrestua nё Mqedoni dhe u dёnua me 8 vjet burgim.

    Limon (Asllan) Staneci (1923-1991). U lind nė fshatin Stanec tė Preshevės. Studjoi nė Fakultetin Juridik tė Beogradit. Sekretar i Komitetit Qarkor tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit pėr Nėnprefekturėn e Gjilanit. Ishte gazetar i talentuar dhe ushtarak qė raportonte nga vijat e para tė frontit pėr luftimet pėr mbrojtėn e trojeve etnike nė Kosovėn Lindore nė gazetėn “Lidhja e Dytė e Prizrenit”. Me 13. IX. kur u hoq pushteti okupues bullgar u zgjodh nėnprefekt i Preshevės. Ishte edhe sekretar i Idriz Gjilanit, gjykatės, kryeshef i Rethit tė Gjilanit. Nė maj tė vitit 1948 arrestohet dhe denohet me 15 vjet burg.

    Ramadan (Jusuf) Berisha (1920-1989) nga Bardhi i Madh. Rrjedh nga njė familje me tradita atdhetare, dhe qё njihet pёr pёrpjekjet pėr pėrhapjen e librit shqip nė Kosovė. Nė fillim tė vitit 1945 u inkuadrua nė LNDSH, ishte nga veprimtarėt mė tė shquar organizatės dhe tė Shtabit rajonal, mbajti lidhje me Ajet Gėrgurin, Gjon Serreqin, Azem Jashanicėn etj. U arrestua mė 13 gusht 1946. Gjatė hetuesisė e keqtrajtuan mizorisht, ndёrsa gjyqi ushtarak i Divizionit tė Prishtinės, mė 1947 e dėnoi mė 20 vjet burg.

    Ismail Dragusha (1922-1947), lindi nė fshatin Rufc i Vjetėr, nė afėrsi tė Lypjanit. Luftėtar pėr mbrojtjen e trojeve etnike. Pas vitit 1944 mbeti nė arrati dhe vazhdoi luftėn kundėr pushtuesve serbo-jugosllavė. Pjesё?marrё?s nė Kongresin e Lypovicės ku pё?rkrahu pikpamjen qё? luftё?tarё?t e qё?ndresё?s nuk duhet tё? braktisnin Kosovё?n. Si pjesėtar i grupit tė Gjon Serreqit bashkė me tё? shoqen Fatime Kelmendi-Dragusha u shqua nė pėrleshjen e kėtij grupi me repartet e ushtrisė, nė gusht tė vitit 1946, nė Bilushė, afėr Hoēės sė Qytetit, mbi Prizren. U vra nga OZN-a dhe bashkėpunėtorėt e saj.

    Fetije (Qazim) Kelmendi, lindi nė fshatin Ribar i Vogėl. Kur i shoqi u bashkua mė LNDSH-re dhe njėsitet armatosura ajo і? qėndroi pranё? me tė deri nė vdekje. U vra nё? vitin 1947 sё? basku me burrin dhe djalin disamuajsh nga repartet e UDB-sė nё? jugosllave.

    Hasan (Ibrahim) Kabashi nga fshati Kabash i Vitisė, lindi nė vitin 1902. Mė 1913 serbėt vranė 64 burra tė Kabashit, duke pėrfshirė kėtu edhe axhėn e tij, gjė qė i la mbresa tė thella. Sё bashku me familje u detyrua tė shpėrngulej nė Shqipėri, por mё 1941 u rikthye nė Kosovė dhe u emёrua kryetar komune nė Bresalc. Luftoi pėr mbrojtjen e trojeve etnike, nё krye tё batalionit tė parė tė forcave tė qėndresės. U dallua sidomos nё betejёn e Kopilaqёs kundėr reparteve tė Brigadės XVII maqedone. U vra mė 28 nėntor tė vitit 1945 duke kaluar kufirin jugosllavo-grek.

    Rexhep (Agush) Kabashi, lindi nė vitin 1910 nė Kabash tė Vitisė. Mė 1913 serbėt ia vranė tė jatin nė masakrėn e njohur tė Kabashit. Mё 1929 bashkė me familje u detyrua tė emigronte nė Turqi dhe mё pas nė Shqipėri. Mė 1941 u kthye nė Kosovė dhe u emėrua qarkomandant i xhandarmėrisė pėr nėnprefekturėn e Gjilanit. Pas vitit 1944, doli nė mal pėr tė vazhduar luftėn e armatosur.

    Arif Brahim Ceka, i njohur nė popull si Arif Dragomani, apo edhe si Arif Kapetani. Lindi nė vitin 1900, nė lagjėn e Dragomanėve tė fshatit Glloboēicė tė Kaēanikut. Komandant i forcave vullnetare tė Tetovės pėr ēlirimin e trevave shqiptare tė okupuara nga Bullgaria. Mbas nėntorit tė vitit 1944 mbeti nė mal dhe komandoi i njė njėsit tė forcave tė qėndresės shqiptare.

    Islam Domaneku (1905-1947), lindi nė Grackė, nė afėrsi tė Lypjanit. Veprimtar і? Lidhjė sė Dytė tė Prizrenit dhe komandant i vullnetarėve nė vijėn e frontit nė Kosovėn Lindore. Veprimtar i LNDSH-sė, pjesėmarrės i Kongresit tė Lypovicės dhe i luftimeve qė u zhvilluan nė Bilushė me 8 shtator tė vitit 1946. U zu tradhtisht nga UDB-ja, mė 12 janar tė vitit 1947 nė Ribar tė Madh dhe u vra nė Lypovicė.

    Hysni (Muharrem) Rudi (1919-1947), atdhetar dhe veprimtar i shquar i LNDSH-sė. Pasi kreu Shkollėn e Lartė Ushtarake tė Inxhenierisė nė Romė, luftoi energjikisht pėr mbrojtjen e kufijve etnikė nga sulmet ēetnike serbe e malazeze, por i ndihmonte edhe LNĒ-nė. Mbas vitit 1944 u caktua komandant i Komandės sė Vendit nė Istog dhe komandant i Divizionit tė Artilerisė nė Prishtinė. Si anėtar i KQ tė ONDSH-sė tė Shkupit, u pėrpoq pėr formimin e Ushtrisė Demokratike Shqiptare. U arrestua dhe u dėnua me vdekje.

    Hamdi (Imer) Berisha, lindi mė 1925 nė Gjilan. Ishte veprimtar i LNDSH-sė nė Prishtinė, anėtar i KQ tė ONDSH-sė tė Shkupit, і ngarkuar pёr tё mbajtur lidhjet me komitetet qarkore tė Gjilanit, tė Kaēanikut, tė Ferizajt, tė Prishtinės, tė Vushtrrisė dhe tė Mitrovicės. Tė vėllain Esatin, avokat, veprimtar i shquar i Lėvizjes Kombėtare, anėtar i Komitetit Qendror tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe pėrfaqėsues i Gjilanit nė Kuvendin e Shqipėrisė gjatė viteve 1943-1944, dhe tė atin i vrau OZN-a nė nėntor tė vitit 1944.

    Demė Ali Pozhari (1905-1979) lindi nё Pozhar. Veprimtar i Lėvizjes Kombėtare. Kryetar i komunės sė Rozhajės 1942-1944, njė ndėr organizatorėt e mbrojtjes se Plavės e Gucisė, Pazarit tė Ri dhe tė trevave tė tjera etnike. Prej nėntorit tė vitit 1944- deri nė tetor tė vitit 1948 luftoi me pushkė nė dorė kundėr pushtuesve jugosllavė. Angazhimin pėr ēlirimin e Kosovės nuk e ndali as kur doli nė emigracion. Mė 1968, me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut, u ftua nė Shqipėri. Vdiq nё Stamboll.

    Ukė (Sadik) Rama (1903-1947). Pёr shkak tё pjesёmarrjes aktive nё luftėn e armatosur kundėr pushtuesve serb, mė 1923 u shpёrngul nė Shqipėri. Nė prill tė vitit 1941 u kthye nė Kosovė dhe u emėrua kryetar komune nė Dollc tė Klinės, e mё pas nėnprefekt nė Rahovec. Luftoi pёr mbrojtjen e trevave etnike nė Ēakorr, nė Kolashin dhe nė sektorė tё tjerė tė kufirit me Malin e Zi e Serbinė. Gjatė nėntorit tė vitit 1944 ishte ndёr organizatorёt e qėndresės kundėr depėrtimit tė forcave pushtuese jugosllave nė Kosovė. Mbas pėrfundimit tė Luftės sė Drenicės, vijoi luftėn e armatosur dhe u zgjodh komandant i grupeve tė qėndresės shqiptare. Mė 17. II. 1947 u plagos nė luftimet e zhvilluara nё Sverkė tė Gashit, dhe iu dorėzua organeve tė pushtetit. Gjyqi i Qarkut nė Prishtinė e dėnoi me vdekje-dhe u pushkatua mё 31 gusht 1947, nė Taukbashqe tė Prishtinės.

    Ndue (Gjon) Pėrlleshi (1908-1949), nga fshati Paskalicė e Klinės. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishte kryetar komune nė Budisalc. Pas nėntorit tė vitit 1944 mbeti nė arrati dhe luftoi trimėrisht deri mė 1948. Bashkёpunoi me Ukė Sadikun dhe prof. Ymer Berishėn. U vra mё 29 gusht tё vitit 1949 nga forcat e sigurimit dhe tė Ushtrisė Shqiptare afėr Urės sė Bėrdhetit, ndėrmjet fshatrave Dardhė dhe Iballe tė Pukės.

    Avdyl (Zejnullah) Zenuni, i njohur nė popull si Avdyl Dura, lindi mė 1893 nė fshatin Duraj tė Kaēanikut. Kryetar i komunės nė Shtimje (1926-1937) dhe, komandant i vullnetarėve tė Mbrojtjes Kombėtare tė Kaēanikut (1941-1944), Nė dhjetor tė vitit 1944 u inkuadrua nė Brigadėn VII tė Kosovės dhe u dėrgua nė Frontin e Sremit. U arrestua nё korrik tė vitit 1945 por pas arratisjes nga burgu i Ferizajt, me ndihmёn e Hysni Lajēit, postёkomandant i policisė, doli nё ilegalitet dhe veproi deri mё 28 qershor tё vitit 1949, kur u vra nga forcat e UDB-ёs.

    Hasan Ali-Remniku nga fshati Remnik i Vitisė. Udhėhoqi njė grup tė armatosur tė qėndresės prej nėntorit tė vitit 1944 deri nё tetor tė vitit 1951, kur u vra me tradhti nga repartet e UDB-ёs.

    Kadri Beba (1879-1947), lindi nё? fshatin Ribar і? Madh, nё? afё?rsi tё? Lypjanit. Luftėtar i shquar pėr mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare. Gjatė sundimit tė Jugosllavisė sė Vjetėr u ndoq dhe u pėrsekutua vazhdimisht, madje bashkė me familje u internua nė Serbi. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore luftoi me armė nė dorė pėr jetėsimin e Shqipėrisė etnike. Kryetar komune nė Lypjan (1941-1944), ndё?rsa nё? dimrin e vitit 1944-1945 sė bashku me gjithė familje kalon nė ilegalitet. Veprimtar i LNDSH-sė, pjesėmarrės nė Kongresin e Lypovicės. Nė prill tė vitit 1947, duke qenė se UDB-ja і? kishte arrestuar shumё? anё?tarё? tё? familjes u dorё?zua. Gjykata e akuzoi se kishte bashkё?punuar pё?r vrasjen e 12 antifashistё?ve nё? Malin e Livoqit, mё? 26 prill tё? vitit 1943 dhe e nё?noi me 12 vjet burg, por organet e UDB-sё? e nxorё?n natё?n nga burgu dhe e egzekutuan.

    Imer (Rexhep) Devetaku (1881-1946 ) nga fshati Devetak i Ferizajt, kaēak nė kohėn e Azem Bejtės. Mbante lidhje me Komitetin e Kosovės. Mė 1923 u zu rob, por pasi u arratis nga burgu і? Prizrenit u shpё?rngul nё? Shqipё?ri. Mё? 1941 u rikthye nё? Kosovё? dhe luftoi pё?r mbrojtjen e trojeve etnike. Mas nё?ntorit tё? vitit 1944 mbeti nё? arrati, por nё? korrik 1946 u plagos nё? pё?rpjekje me forcat e ndjekjes. Pё?r tё? mos u dorё?zuar і? gjallё? u detyrua tё? bё?nte vetё?vrasje.

    Ramadan Bektesh Vogliēi, i njohur nė popull si Ramė Beka (1892-1949), nga Gėrlica e Poshtme e Kaēanikut. Kaēak (1918-1928) dhe veprimtar i Mbrojtjes Kombėtare (1941-1944). Mbas nėntorit tė vitit 1944 mbeti nė arrati. U vra sё bashku me Avdyl Durėn dhe Sadik Tushėn, mbas njė qėndrese heroike, mė 28 qershor tė vitit 1949

    Fejzullah (Zejnullah) Saraēi, lindi nė vitin 1878 nė fshatin Bivolak. Luftėtar i vendosur kundėr pushtuesve serbė mė 1912/1913 dhe atyre bullgarė 1915-1918. Nuk u pajtua me rivendosjen e pushtetit okupues serb nė Kosovė mė 1918. Mė 4 nėntor 1918 me ēetėn e tij mori stacionin e xhandarmėrisė nė Prilluzhė. Luftoi pėr mbrojtjen e trojeve etnike (1941-1944) dhe mori pjesё nė Luftėn e Drenicės. Gjatė vitėve 1945-1946 kishte njė grup tė armatosur dhe mbante lidhje me grupet tjera tė qendresės shqiptare, sidomos mė Organizatėn nr. 2 tė Ajet Gėrgurit dhe tė Gjon Serreqit. Nė pėrleshje me forcat e ndjekjes mbi Hoēė tė Prizrenit, nė shtator tė vitit 1946, iu vra djali i vetėm Emini.

    Mulla Hamit Sllovia lindi mė 1919 nė fshatin Sllovi te Lypjanit. Nё rininё e hershme ishte veprimtar i Lёvizjes Kombёtare, ndёrsa gjatё luftёs i Lidhjės sė Dytė tė Prizrenit. Mbas nėntorit tė vitit 1944 dhe deri nё? mars 1949, kohё? kur u arrestua ishte pjesё?tar i LNDSH-sё?. U dё?nua me 7 vjet burg, tё? cilat i vuajti nё? burgun e Nishit, ku u bё? i njohur pё?r qё?ndrimin e tij tё? papё?rkulur.

    Sadri (Misin) Sherifi (1905-1978) nga Shipashnica. Komandant i njė kompanie vullnetarėsh nė anėt e Kosovės Lindore (1942-1944) dhe u shqua pё?r aftё?si organizative e ushtarake nё? luftimet kundё?r forcave ēetniko-partizane serbe nё? Kitkё?, Velegllavė, Ush e deri nё? Bujanoc. Mbas vitit 1944 u zgjodh kryetar i Kё?shillit Popullor nё? Shipashnicё?, por njё?herazi ishte dhe veprimtar i LNDSH-sё?. Nё? 26 prill 1947, gjyqi i Qarkut nё? Gjilan e dё?noi me 16 vjet burg.

    Ramadan (Jusuf) Rexha lindi mё? 1921 nё? Mitrovicё?. I atij, Jusufi kishte qenё? mё?sues i parё? nё? shkollё?n qё? e kishte hapur Hasan Prishtina, nё? fshatin Kushtovё?, gjatё? viteve 1915-1918, sekretar Komune nė Pantinė dhe Smrekovnicė, nėnsekretar nė sektorin pėr Arsim e Kulturė tė Prefekturės sė Mitrovicės, sekretar i N/prefekturės sė Vushtrrisė, kryetar i Komitetit tė Rinisė pėr Mbrojtjen e Kosovės dhe pjesėtar i Batalioni tė Rinisė sė Vushtrrisė, komisar i Batalionit IV tė Brigadės sė Drenicės dhe pjesėmarrės i Luftės sė Drenicės. U dėnua mė 15 vjet burg.

    Aziz (Mustafė) Zhilivoda (1914-1994) lindi nё fshatin Zhilivodё tё Vushtrrisё. Ishte njёri ndёr luftёtarёt mё tё vendosur pёr mbrojtjen e kufijve etnik. Kryesoi njё nga grupet e vullnetarёve nga Shala dhe Llapi qё ju kundёrvu depёrtimit tё brigadave serbe e bullgare nё Kosovё. Ishte pjesёmarrёs dhe komandant batalioni nё Luftёn e Drenicёs dhe mori pjesё nё tё gjitha kuvendet e rёndёsishme shqiptare (Dobёrdol, Lypovicё etj). Qёndresёn e vijoi edhe pas mbarimit tё Luftёs sё Drenicёs, ndёrsa nё gusht tё vitit 1946 u zgjodh komandant batalioni nё? Divizionin e Ibrit. Nga viti 1949 dhe derisa vdiq jetoi nё Shqipёri, por herё pas herё kaloi kufirin pёr tё nxitur qёndresёn nё Drenicё, Arakoll dhe nё trevat e tjera shqiptare. Edhe nё Shqipёri ai u pёrndoq nga regjimi i Enver Hoxhёs, i cili dёnoi me 10 vjet burg. Vdiq mė 5 mars tė vitit 1994 nė Elbasan.

    Kolė (Gjon) Margjini, (1892-1949) lindi nё Prizren. Pasi kreu Shkollёn Normale dhe kursin e gjuhёs shqipe nё Akademinё e Gjuhёve Orientale nё Vjenё, punoi si profesor і gjimnazit Ilyricum nё Shkodёr. Gjatё viteve 1942-1944 ishte drejtor і liceut tё shtetit ”Gjon Buzuku” nё Prizren dhe njihet si hartues і shumё teksteve mёsimore. Me formimin e Lidhja sė Dytė tė Prizrenit u zgjodh nёnkryetar і saj. U arrestua nga autoritetet shqiptare, tё cilat ja dorёzuan organeve jugosllave. Gjykata e dёnoi me burgim tё rёndё, ndёrsa UDB-ja e likujdoi nё burgun famёkeq tё Mitrovicёs sё Sremit.

    Qazim Deva i vėllai i Xhafer Devės. Nga autoritetet jugosllave u dёnua me 15 vjet burg.

    Ismet (Mujė) Boletini nipi i Isa Boletinit. Pjesėmarrės i Regjimentit Kosova. Mbas vitit 1944 doli nė mal bashkė me Isuf e Faik Boletinin. Nė vitin 1945 u zu dhe dёnua me 20 vjet, 7 prej tė cilave і vuajti nё burgun e Mitrovicёs sё Sremit dhe u lirua. Aty dёshmoi kurajo dhe besnikёri ndaj shokёve tё idealit dhe pёr kёtё arsye shumė herė u mbajt nё izolim tё plotё. Mbas daljes nga burgu u detyrua tё ikte nё Shqipёri por dhe aty kaloi 17 nё burgje e nё internime, pasi u shpreh kundёr politikёs sё ndjekur nga regjimi і Enver Hoxhёs. Ai kishte folur kundёr lidhjeve me Kinёn, kundёrshtoi nderimin e figurёs sё Stalinit dhe se gjatё njё mitingu kundёr bombardimeve amerikane nё Vietnam kishte thenё se me mirё do tё ishte tё protestohej kundёr dhunёs dhe terrorit qё po ushtrohej ndaj popullit shqiptar nё Kosovё. Mbas daljes nga burgu u kthye serish nё Kosovё dhe vdiq.

    Ahmet (Sali) Jusaj, lindi mё 1915. Pjesёmarrёs aktiv nё luftёn pёr mbrojtjen e trojeve etnike qe nga Plava e Gucia e deri nё Kosovёn Lindore. Mbas vitit 1944 u pёrfshi nё grupin e Demё Ali Pozharit dhe mё pas nё atё tё Rugovёs. Pjesa mё e madhe e kёtij grupi ju dorёzua organeve tё pushtetit komunist tё Shqipёrisё, por ata і kthyen nё Prizren, 4 pjestarё tё grupit u dёnuan me vdekje, kurse Ahmeti dhe 7 tё tjerё me nga 20 vjet burg.

    Bahri (Abdurrahman) Abdurrahmani (1911-1972) nga Pazarin e Ri. Kreu gjimnazin nė Beograd dhe Fakultetin e Tregtisė nė Vjenė. Nė vitin 1941 ndihmoi Aqif Blytėn pėr ngritjen e administratės shqiptare nė Pazarin e Ri dhe si veprimtar i Komitetit tė Kosovės dhe i Lidhjes Popullore Shqiptare u angazhua pėr bashkimin e tėrė Sanxhakut mė Shqipėrinė. Gjatė viteve 1942-1944 u mor me tregёti dhe krijoi lidhje nė mbarė Shqipėrinė dhe mė gjėrė. Mbarimi і luftёs e gjeti nё Tiranё, por organet e pushtetit komunist e arrestuan, і konfiskuan pasurinё dhe ja dorёzuan OZN-as. Pas vuajtjes sё dёnimit prej 10 vjetёsh nё burgun e Mitrovicёs sё Sremit u largua jashtё vendit dhe vdiq nё Stamboll.

    Mehmet (Isuf) Gradica (1909-1945), lindi nė Gradicė tė Drenicės Lindore. І jati, Isuf Gradicёn ishte nga njerёzit mё me autoritet nё Drenicё, ndёrsa e ёma ishte motra e Lutё Gllanasellёs, trimit tё njohur tё Drenicёs. Qё nё moshё 15 vjeēare ra nё konflikt me organet e pushtetit dhe u arrestua. Pas arratisjes nga burgu і Mitrovicёs iku nё Shqipёri. Nė vitin 1941 u kthye nė vendlindje dhe hyri nė shėrbim tė qeverisė shqiptare si postėkomandant i xhandarmėrisė nė Podujevė, Mitrovicė, Stanterk, Vushtrri dhe se fundi nė Skenderaj. Mori pjesė nė luftimet pėr mbrojtjen e kufirit etnik nga Serbia dhe Mali i Zi. Gjatė ditėve tė fundit tė Luftės sė Drenicės ishte komandant i forcave atdhetare. U plagos nga gjylja e topit, mė 21 shkurt 1945 dhe, mbasi shpėrtheu rrethimin me Shaban Polluzhėn dhe bashkėluftėtarėt e tjerė, nė mbrėmje tė asaj dite vdiq nė afėrsi tė shkollės sė Dobroshevcit.

    Feriz (Arif) Bojaj (1910-1977) nga fshati Kėrnicė e Klinės. Luftėtar pėr mbrojtjen e kufijve etnikė nga Serbia dhe Mali i Zi dhe anėtar i Shtabit tė Brigadės sė Shaban Polluzhės. Bashkėluftėtar i Ymer Berishės dhe Ndue Pėrlleshit dhe qёndroi nё mal deri nё mars tё vitit 1947. U dorёzua pёr tё shpёtuar familjen, ndёrsa autoritetet e liruan me kusht qё tё bashkёpunonte me ta. Meqё ai nuk pranoi, gjykate e dёnoi me 20 vjet burg, 13 nga tё cilat і vuajti nё Nish dhe nё Mitrovicёn e Sremit. Vdiq nё fshatin e lindjes.

    Idriz Hajrullahu-Mulla Idriz Gjilani (1901-1949), lindi nė fshatin Velikincė tė Gjilanit. Mbasi kryer medresenė nё Gjilan, shėrbeu imam nė fshatrat Pidiq dhe Hogosht. Nё vitet 1938-1943 ishte anёtar і Ulema Mexhlisit nё Shkup, nga vera e vitit 1943 u emёrua myfti і Gjilanit. Veprimtar і Komitetit tё Kosovёs dhe і organizatёs ”Drita”. Nё vitet e luftёs u zgjodh komandant і formacioneve vullnetare, qё u ngarkua pёr mbrojtjen e kufirit tё Shqipёrisё etnike dhe qё ishin nė varёsinё e kolonel Fuat Dibrёs, komandant і Regjimentit IV tё Sektorit Kosova tė Ushtrisė Shqiptare. Nё dhjetor 1944 ishte komandant і shtabit qё organizoi sulmin nё Gjilan. Mbas kёsaj kaloi nё ilegalitet tё thellё. Prej 15 marsit tё vitit 1945 e deri nё 22 nёntor 1949 ishte stehuar tё Rrahim S. Sadiku і Gjurishecit. Mё mengjezin e 22 nёntorit organet e ndjekjes e rrethuan dhe e detyruan tё dorёzohej. Mbas tri ditё hetimesh dhe torturash shnjerёzore, nё burgun e Gjilanit, u vra nga UDB-ja, e cila i zhduku edhe kufomёn.

    Rexhė Meta Ulaj (1906 - 1985) (Rexhė Metė Vuthi) u lind mė 1906 nė Vuthaj. Nė vitin 1913, babai i Rexhės, Metė Fazlia, bashkė me vėllezėr e tė tjerė, pėr tė shpėtuar familjen nga gjenocidi qė iu bėhej shqiptarėve nė Krahinėn e Plavės dhe Gucisė nga forcat malazeze nė krye me Avro Cemin (Cemoviq), detyrohet t’i lėshojė Vuthajt dhe tė strehohet pėrkohėsisht nė Krasniqe, ku qėndron disa muaj dhe prapė kthehet nė Vuthaj. Por, nė vitin 1919, pėrsėriten vuajtjet e mėparshme, lufta dhe pasiguria, kėshtu qė Meta me djalin Rexhėn dhe dy vajzat Gjykėn dhe Zojėn ikin nė Shkodėr. Meta shėndetlig vdes nė Shkodėr, si edhe gruaja e tij mė pėrpara, dhe fėmijėt - Rexha dhe dy vajzat Gjyka dhe Zoja, mbesin jetima, pa nėnė dhe pa babė - nė jetimoren e Shkodrės, nė mėshirėn e Kryqit tė Kuq ndėrkombėtar. Rexha aty, nė jetimore, nisi hapat e parė tė shkollimit, ku ishte nxėnėsi mė i mirė, por edhe nė pėrvetėsimin e gjuhės angleze, pėr ēka dallohej shumė nga moshatarėt e vet dhe shpesh i shoqėronte ekspeditat anglo-amerikane nėpėr terrenet dhe viset e Shqipėrisė Veriore. Njėra nga ato ekspedita ishte edhe ajo qė udhėhiqej nga amerikanja Mis Roza, e cila pas njė shoqėrimit qė ia bėri Rexha dhe duke parė talentin e madh tė tij ia siguroi bursėn dhe e regjistroi nė shkollėn teknike ” Hari Fultz” nė Tiranė. Mis Roza nuk u ndal vetėm me aq, ajo Rexhės ia siguroi prapė edhe bursėn e edhe dokumentet tjera dhe e dėrgoi pėr tė studiuar nė Angli, nė Universitetin e Kembrixhit, nė Fakultetin e Financave, tė cilin e kreu me sukses, duke mbrojtur edhe temėn e doktoraturės nė lėmin e ekonomisė financiare, mė 1937. Pėr suksesin e Rexhė Metė Ulaj nė kėtė universitet dėshmon edhe emri i tij i shėnuar nė Librin e Artė tė Universitetit tė Kembrixhit.

    Mė 1938, Rexhė Metė Ulaj fillon punėn - drejtor i Drejtoratit tė Financave tė Shqipėrisė. Nė vitin 1940 internohet nė Itali, ku qėndron deri nė kapitullimin e Italisė, 1943. Rexha, posa kthet nė Shqipėri, merr pjesė nė Mbledhjen Themeluese tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit si delegat i Maleve tė Kosovės, siē quhej Plava e Gucia me rrethinė asokohe. Ka punuar nė hartimin e Statutit dhe tė Programit tė kėsaj organizate.

    Rexha, intelektual dhe patriot i dėshmuar dhe i zėshėm pėr bashkimin e tokave shqiptare, arrestohet nga pushteti komunist nė Shqipėri menjėherė mbas luftės dhe dėnohet me vdekje - dėnim ky qė pas intervenimit tė disa personalitete tė larta anglo-amerikane, rishqyrtohet dhe Rexhė Metė Ulajt i shndėrrohet me 27 vjet burg, duke e ”nderuar” me qėndrim nė Burgun e Burrelit. Gjatė mbajtjes sė burgut, familja e Rexhės (gruaja Pertefi, djali Fitimi dhe vajza Bora) pėrjeton vuajtje tė madhe.
    Vdiq afėr Tiranės, mė 1985, dhe u varros nė Shkodėr.


    Dr. Muhamet Pirraku
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 18-12-2011 mė 11:45

  4. #4
    Cili eshte qendrimi juaj ndaj Lidhjes se II Shqiptare te Prizrenit?

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit - 10 qershor 1878
    Nga Taulant-Dardani nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 11-06-2023, 07:23
  2. Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-08-2014, 06:49
  3. ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 03:52
  4. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •