"Ne Shqiperi ka 280 shtepi publike"
Drejtori i Antitrafikut ne Ministrine e Rendit Avni Jashellari, pohoi per "Korrieri"-n se policia mban nen vezhgim me shume se 280 shtepi, hotele, motele e objekte te tjera te dyshuara si vatra te prostitucionit. Per here te pare, publikohet edhe harta e tyre dhe numri i prostitutave, brenda e jashte vendit. Arsyet pse "pavaresisht se ekziston nje prostitucion i heshtur, nuk duhet te funksionojne shtepite publike"
Ne te gjithe vendin, ekzistojne te pakten 280 shtepi publike dhe policia jo vetem i ka identifikuar ato, por i ka dhe nen vezhgim te vazhdueshem. Pohimi i bujshem eshte bere per here te pare dje, per "Korrieri"-n, nga numri nje i Antitrafikut ne Ministrine e Rendit Avni Jashellari, ne Elbasan, gjate nje ceremonie perurimi te nje Qendre te Pritjes se Femrave te Trafikuara. Z.Jashellari tregon me detaje evidentimet e policise dhe masat per eliminimin e dukurise. Sipas tij, prostitucioni ne vendin tone ekziston madje eshte ne lulezim te vazhdueshem por shteti nuk do te pranoje ngritjen e shtepive publike pasi vete populli nuk e deshiron nje gje te tille. Megjithate u evidentua se perpjekjet per pastrimin nga kjo dukuri jane te medha dhe se "se shpejti Shqiperia do te jete nje vend i paster". "Shifra totale do te vije duke u ulur dhe prostitucioni nuk do te jete me dukuri shqiptare". Sipas Jashellarit, "Shqiperia vertet vuan pasojen e trafikimit, por prostitucioni nuk eshte dukuri shqiptare. Ne nuk mendojme se ka qendra te posacme te shfrytezimit dhe abuzimit seksual. Sidoqofte ne mbajme nen survejim rreth 280 shtepi, objekte apo modele te ndryshme ne shkalle vendi ku mendohet se mund te kryhet prostitucion ilegal. Me e shprehur dukuria eshte ne Tirane, Korce, Durres, etj.". Ne kete pike, z.Jashellari, thekson se "fakt eshte qe kohet e fundit jane bere disa kontrolle por keto nuk kane patur si qellim goditjen e qendrave te prostitucionit sic mund te jete krijuar imazh por goditjen e vatrave te krimit te organizuar dhe bazave nga mund te kryheshin trafiqet".
--------------------------------------------------------------------------------
24/05/2003
Krijoni Kontakt