Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Mosha
    34
    Postime
    604
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Prostitucioni, plaga qe rrjedh gjak ne Shqiperi. Legalizimi i shtepive publike...?

    "Ne Shqiperi ka 280 shtepi publike"
    Drejtori i Antitrafikut ne Ministrine e Rendit Avni Jashellari, pohoi per "Korrieri"-n se policia mban nen vezhgim me shume se 280 shtepi, hotele, motele e objekte te tjera te dyshuara si vatra te prostitucionit. Per here te pare, publikohet edhe harta e tyre dhe numri i prostitutave, brenda e jashte vendit. Arsyet pse "pavaresisht se ekziston nje prostitucion i heshtur, nuk duhet te funksionojne shtepite publike"

    Ne te gjithe vendin, ekzistojne te pakten 280 shtepi publike dhe policia jo vetem i ka identifikuar ato, por i ka dhe nen vezhgim te vazhdueshem. Pohimi i bujshem eshte bere per here te pare dje, per "Korrieri"-n, nga numri nje i Antitrafikut ne Ministrine e Rendit Avni Jashellari, ne Elbasan, gjate nje ceremonie perurimi te nje Qendre te Pritjes se Femrave te Trafikuara. Z.Jashellari tregon me detaje evidentimet e policise dhe masat per eliminimin e dukurise. Sipas tij, prostitucioni ne vendin tone ekziston madje eshte ne lulezim te vazhdueshem por shteti nuk do te pranoje ngritjen e shtepive publike pasi vete populli nuk e deshiron nje gje te tille. Megjithate u evidentua se perpjekjet per pastrimin nga kjo dukuri jane te medha dhe se "se shpejti Shqiperia do te jete nje vend i paster". "Shifra totale do te vije duke u ulur dhe prostitucioni nuk do te jete me dukuri shqiptare". Sipas Jashellarit, "Shqiperia vertet vuan pasojen e trafikimit, por prostitucioni nuk eshte dukuri shqiptare. Ne nuk mendojme se ka qendra te posacme te shfrytezimit dhe abuzimit seksual. Sidoqofte ne mbajme nen survejim rreth 280 shtepi, objekte apo modele te ndryshme ne shkalle vendi ku mendohet se mund te kryhet prostitucion ilegal. Me e shprehur dukuria eshte ne Tirane, Korce, Durres, etj.". Ne kete pike, z.Jashellari, thekson se "fakt eshte qe kohet e fundit jane bere disa kontrolle por keto nuk kane patur si qellim goditjen e qendrave te prostitucionit sic mund te jete krijuar imazh por goditjen e vatrave te krimit te organizuar dhe bazave nga mund te kryheshin trafiqet".




    --------------------------------------------------------------------------------
    24/05/2003
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 26-05-2003 mė 08:21
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Mosha
    34
    Postime
    604
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Interviste me drejtorin e trafiqeve ne drejtorine e policise

    Ne nje bisede me "Korrieri"-n, Drejtori Antitrafik i Ministrise se Rendit Avni Jashellari, tregon problemet dhe perpjekjet per frenimin e dukurise se rende sociale dhe shkaqet sipas tij, pse nuk mund te legalizohen dhe ne vendin tone, shtepite publike.

    Z.Jashellari, ne c'faze ndodhet strategjia Kombetare e Luftes kunder trafiqeve, si nje nder kushtet e anetaresimit ne Komunitetin Europian?

    Strategjia Kombetare e Luftes Kunder Trafiqeve te Qenieve Njerezore eshte ndoshta dokumenti me i rendesishem i qeverise shqiptare. Strategjia u nda ne tre faza. Dy te parat jane ne rruge te mbare. Faza e trete ka te beje me riintegrimin e gjetjes se vetvetes duke fuqizuar ekonomikisht bizneset e vogla e te mesme te rritjes se punesimit ne menyre qe viktimat e trafikimit te kthehen ne jeten normale. Si pasoje e masave te marra, fenomeni eshte minimizuar. Ne u bejme thirrje te gjitha atyre femrave qe kane ikur jashte vullnetit te tyre, te kthehen ne Shqiperi, te integrohen ne jete mbi bazen e programeve te shtetit shqiptar dhe donatoreve ku nuk mund te le pa permendur IOM.

    Cila eshte statistika aktuale e trafikimit te femrave?

    Nga studimet e kryera rezulton se ne vendet e huaja prostituojne rreth 5 000 femra shqiptare. Rreth 400 ose 450 e tyre kthehen cdo vit fale bashkepunimit te Policise Shqiptare me policite e vendeve te tilla si Belgjika, Norvegjia, Britania e Madhe, etj. Shifra totale do te vije duke u ulur dhe prostitucioni nuk do te jete me dukuri shqiptare.

    A mendoni ju se ne Shqiperi duhet te ngrihen shtepite publike, nisur nga fakti qe ju pohuat se ilegalisht dyshohet te funksionojne qindra te tilla?

    Nuk mendoj se ne vendin tone duhet te funksionojne te tilla shtepi. Kjo per arsyen se kemi te bejme me disa vecori specifike te popullit tone i cili nuk e pranon funksionimin e tyre. Pavaresisht se ekziston nje prostitucion i heshtur dhe ky i ndikuar nga faktore ekonomike e sociale ne krahasim me vendet e tjera, ne jemi nje popull i paster.

    Intervistoi Fatos Salliu
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Mosha
    34
    Postime
    604
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post Shtepia e pare publike u zbulua me 1996

    Shtepia e pare publike ne Shqiperi, eshet zbuluar ne fund te vitit 1996, ne qender te Tiranes. Ajo u zbulua nga uniformat blu te kryeqytetit, prane Selvive, ne nje rrugice karakteristike tiranase. Ne kete shtepi, kishin ardhur disa gra kryesisht nga fshati dhe ne moshe mbi 30 vjec, nje pjese e te cilave te martuara. Ato kryenin aktivitetin e tyre ne kete "qender", per nje kohe te gjate dhe kliente ishin kryesisht fshatare ne moshe gjithashtu te madhe. Tarifat ishin modeste, nga 500 deri ne 1 000 leke. Policia, arrestoi atehere tre gra te cilat i akuzoi per ushtrim prostitucioni. re.rre

    ZBULIMI i FUNDIT

    Prostitucion "legal" perpara Komisariatit Nr 1

    Rasti me i fundit dhe me flagrant i zbulimit te vatrave te prostitucionit, ishte ai i 28 marsit te ketij viti. Nje shtepi publike, eshte zbuluar m'u perpara Komisariatit Nr 1 te Policise se Tiranes. Ne kete objekt, ishte shfrytezuar edhe Eriola Sheshi, vajza qe dyshohet se mbeti e vdekur nga rrahjet e tutorit te saj. Shtepia publike u gjet ne kryqezimin e rruges "hoxha Tahsim" dhe funksiononte prej vitesh. Atje u arrestua pronarja e dyshuar, Lutfije P si dhe Teuta K., nje vajze e re qe u gjet ne njeren nga tre dhomat.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 17:52
  2. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 13:42
  4. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  5. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 12:30

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •