Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Histori dhe peralla

    Duke lexuar "Korrieri" gjeta kete thirrje nje nje Profesor Doktor i drejton pseudo historianeve apo atyre qe shkruajne peralla historike.Duke qene pak larg mundesise se marjes se informacionit nga shume burime,shume nga ne qe marim informacion nga interneti e kemi shume te lehte te besojme ide dhe hipoteza qe per nje Historian profesionist mund te jene sajime dhe peralla te thurura per hir "te shitjes se gazetes" apo sic thote Profesori "cmirres".
    Kjo thirje mbase nuk do t'jua prese gjuhen e gjate ketyre pseudo historianeve apo pseudo gjuhetareve,por mbase i ndergjegjeson lexuesit e thjeshte qe te shikojne se nga e marin informacionin dhe sa premisa ka qe nje informacion te jete i sakte dhe i drejte.

    C'beni keshtu, o Ju, qe s'jeni historiane!
    Historia eshte data e ngjarje, dokumenta e argumenta, eshte shkence qe shkruhet prej shkencetareve dhe jo hamendje letraresh apo politikanesh

    Nga Prof.dr. Muzafer KORKUTI

    Ne etapen e tranzicionit te Shqiperise, ne keto 10-12 vjet, ne mediat e shkruara apo elektronike, jane shtuar ca si shume lloj-lloj mendimesh e pikepamjesh edhe per probleme te Historise se lashte e te re, per ngjarjet e medha, per figurat kombetare, etj.

    Sigurisht ky "diversitet" mendimesh e pikepamjesh, ka vlera, po historine e shkruajne historianet, sepse historia eshte data e ngjarje, eshte dokumenta e argumenta, eshte shkence qe shkruhet prej studjuesve te historise dhe nuk eshte hamendje "letraresh", a "politikanesh".

    I obliguar para te vertetes historike te studjuesit, qe ka punuar 42 vjet ne arkeologjine shqiptare dhe tashme, i futur ne rrethin e historianeve te njohur te vendit, nuk mund te mos me shqetesojne "hedhurinat" apo "brockullat"e disa "letrareve" a "politikaneve", qe duan t'i servirin opinionit publik hamendje alucinative per ngjarje e figura te historise.

    Si mund te arrish te mendosh e jo me te shkruash dhe te vesh ne dyshim, se shqiptaret nuk qenkan pasardhes te ilireve, duke shtremberuar keshtu nje teze tashme te vertetuar e te pranuar jo vetem nga shkenca shqiptare, por dhe nga shume historiane e albanologe te huaj.

    Si mund ta nxeje goja e si mund ta marre mendja, e te marresh guximin te shkruash qe Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti, Skenderbeu, nuk paska patur integritet e dinjitet, kur per 25 vjet mbrojti Shqiperine, mbrojti krishterimin europian nga sundimi osman?

    Si mund te "fshish" e te "nxish" figuren e Fan Nolit ne politiken shqiptare, kur Ai ishte nje nga Kryeministrat me me kulture ne Europen e atyre viteve?

    Po kush arrin t'i mendoje e kush merr kurajon t'i shkruaj keto brockulla ogurzeza?! Eshte paradoksale, po ja Shqiperia jone "fatkeqe" nga disa pjella te saj, qe per fat te mire nuk jane historiane e as autoritete te kultures shqiptare, por "sojseze", te cilet nuk kane arritur dot te botojne qofte dhe nje artikull a studim ne revista shkencore, por ne faqe gazetash ia futin me hamendje deri per probleme kardinale te historise, duke u marre keshtu, me shkencen e historise ata qe nuk kane mundur te japin provimin e Historise se Shqiperise. Apo edhe intelektuale me shkolle te mesme, qe shprehen publikisht se Akademia e Shkencave duhet te shkrihet! Na ruaj Zot, nga mendje te tilla!.

    Shkruajne per veprimtarine e te tjereve, zakonisht ata qe nuk jane te afte te merren me punet e tyre, ata qe duan te behen te njohur duke "share" apo duke fyer njerez te shkences, akademiket tane, qe i kemi si ujet e paket, aq me teper duke i treguar Akademise se Shkencave deri dhe "turpin", sikur flasin me nje burre apo me nje grua te perdale, duke rene ne pozita ordinere, sikur te ishin ne klube llafazanesh.

    Shkruajne keshtu ata qe vuajne nga psikologjia e hasetit, ata qe vuajne nga psikologjia e cmires, duke u perpjekur te terheqin vemendjen e te tjereve, per te thene shikoni "sa i madh" apo "sa e madhe jam une", qe arrij te kritikoj dhe profesoret apo akademiket, me idene e delirit te madheshtise dhe si argumente citojne emrin e miqve te tyre, por nuk njohin veprat themelore te tyre (citojne "Bibliohraphia Ilyrica"). Apo me femijerore kur permendin epoken e paleolitit, (kohen e majmunit njeri) dhe nxjerrin perfundime per gabimet ne trajtimin e etnogjenezes se shqiptareve. Shkruajne keshtu te gjithe ata qe nuk e njohin veten, por qe duan te maten me "hijen e mengjezit", qe mendojne se "i dine te gjitha", nuk kane lene figure kombetare, pa hedhur "balte", e cila nuk mund te ngjiti ne "bronzin" e figurave, te Skenderbeut, Abdyl Frasherit, Ismail Qemalit, Fan Nolit e te tjereve. Pra, shkruajne keshtu, pikerisht ata qe nuk lene dot asnje gjurme me vlere ne Historine e vendit, ata qe lirine e shtypit e kthejne ne liri te shpifjes.

    C'beni keshtu, o Ju, qe s'jeni historiane, qe nuk kini dhene as nje ore mesimi ne lenden e historise, ne asnje lloj shkolle? Pse nuk merreni me mire me ato punet e zakonshme tuajat per te cilat dhe paguheni?

    Po kuadrot e reja si guxoni t'i ofendoni, kur shkruan se jane mare ne pune per t'i komanduar ("Korrieri" 20 korrik). Faktet flasin me mire. Ne Institutin e Arkeologjise nga viti 1998 e sot jane marre 14 arkeologe te rinj te cilet kane kryer kursin special te arkeologjise ne Universitetin e Tiranes. Kane qene nje vit ne Universitetin e Norvicit (Angli), kane marre pjese cdo vere ne ekspedita dhe sot vazhdojne studimet e thelluara pas universitare (3 ne U.T. Tirane, 6 ne Angli, 2 ne France, 2 ne SHBA). Keta jane brezi i arkeologeve te rinj qe po pergatitet teorikisht dhe praktikisht me dijet e shkolles arkeologjike shqiptare dhe me pervojen e shkollave te huaja franceze, angleze, italiane, amerikane. Instituti i Arkeologjise sot eshte shembull per te gjithe institucionet kerkimore shkencore ne pergatitjen e kuadrove te reja. Turpi i takon atyre qe te verteten duan ta nxijne si veten e tyre.

    Keta tipa nuk kuptojne dot as thelbin e kesaj shoqerie, ku jemi futur te gjithe me deshire per progres, qe arrihet nepermjet konkurimit e konkurences ne te gjitha fushat e jetes, ne ekonomi, ne politike, ne drejtimin e institucioneve, aq me teper ne ato shkencore ku pozita e drejtorit eshte autoritet e vlera shkencore. Por ngaqe tipa te tille nuk jane te afte te perballojne konkurimin profesional, sipas kritereve shkencore, fillojne e germojne per te gjetur "yckla" per ata qe fitojne ne konkurencen e hapur, sipas kritereve te statutit te Akademise se Shkencave. Eshte e njohur ideja e shkrimtarit te madh, Kadare, lufta e te paafteve per te ngrene te aftet, duke tjerre, shpifje e deri intriga, duke shkruar se ne Akademine e Shkencave na qenka "nje rrjet merimange", se ai qe ka fituar me konkurim, pas asnje vote kundet, na paska "pushtuar" Institutin e Arkeologjise.

    Por per fatin e keq te ketyre tipave, historianeve u buzeqeshin veprat, kurse te paditurve u ngelen llafet prane filxhanit te kafese "pa sheqer", ashtu sic u ngelet te larguarve nga puna, emri i "te paaftit". Keta tipa ngaterrestaresh e delirante duan te ngaterrojne deri dhe gjenezen e shqiptareve: Parailiret-iliret-arberit-shqiptaret, duke shfaqur delirin e "Kokes se madhe", qe shoqeria dhe shteti ende nuk po e "zbulojne".

    Historianet, ashtu si njerezit e ditur e fushave te tjera, kane kulturen dhe vetedijen e nevojshme kombetare per t'i sjelle dobi shkences dhe Historise se Shqiperise, duke trajtuar probleme themelore te historise, analizuar e zberthyer veprimtarine e figurave te medha te tij, prandaj dhe i studjojne ato e i ngrene ne piedestalin e Historise se Kombit, te Shtetit e te popullit te vet. Madje, studjuesit dhe kur kane mosperputhje mendimesh dine te merren vesh, sepse logjika e tyre bazohet tek dokumenti e argumenti, tek debati shkencor, ata dine te dallojne mire vlerat nga antivlerat, veprat shkencore nga artikujt gazetaresk.

    "vjedhur" nga Korrieri
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Doktor Myzaferi e ka mire ne ca gjera por pse te vije puna qe amatoret te flasin per historine..??



    Sepse profesionistat Heshtin.

    Ata i falim qe heshtin ose genjejne kur ne se thuhet e verteta kercet kamxhiku por ata profesionist heshtin ose vazhdojne genjeshtrat edhe mbasi frika nga kamxhiku ka rene.

    Korkuti e di mire qe 50 vjet mbi Zogun dhe Kohen e tije u hodh balte e mu-t e pra le te flasin keta historianet profesioniste se kerkush nuk i pengon.

    Ata heshtin dhe tash thone dale se duhet ne Profsat te flasim...
    Folni pra folni..

    Psh..kaluan 7 vite nga nje NJGJARJE dhe prof Myzi mund te kapi penden e te shkruaj per ate ngjarje per te cilen ska nevoj prof Myzi te germoje dheun e guret e gerxheve te Mallakastres ose Kurveleshit por si deshmitar i kohes le te beje ANALIZE mbi te verteten.

    Pra Prof Myzi te mos ja leje amatoreve Historine por le te flasi per Revolucionin Asfalist-socialist-Zan Caushist-Gjinushist.

    Le te na thote Prof KORKUTI se a beri mire qe Kolegu i tije Historiani e arkeologu NERITAN CEKA u be nje nga Shtyllat e atij REVOLUCIONI?

    A ish historikisht i nevojshem ai Shkaterrim e Gjak i derdhur e ato mijra varre??

    Fol o myrto kotkutllari..

    Ne ja mbajti bi...tha le te flase...sera juaj e akademykave..qe keni qene trecereku raportues tek operativat nga Benca te cileve ju dridheshit e ju shpetonte shu--rra kur raportonit mbas kthimeve nga Kosova ose jashte Shteti..

    Aty duhet burreria..

    Oj dėrr derr derr kot goxha profesor llafe ne hava..

    Hipokriter..ju a pame dhe Shkollen e madhe juve qe nen hundet tuaja duke qene te paguar nga Shteti si drejtora MUZEUMESH e GALERISH e institucionesh kulturore e lejuat te vidhet e Shkaterrohet THESARI HISTORIK e KULTUROR i VENDIT e te Shitet nga Thonjpalaret qosheve te Botes..per te blere teneqe benzash..

    Fol o Myrto..

    O dallkauker me Dipllooma..me mir pranoni qe jeni frikacaker e asgje tjeter se per historin tuaj spat nevoj ky popull perderisa ne Tirane pijn Shampanj Hajdutet miliardere e ne Belsh e Myzeqe pijne Fotoksine nenat Shqiptare..


    Pis Milet..


    ..

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    perSHENDETje
    Brari, tema eshte me serioze se c'e ke kuptuar ti.

    Historia:
    Historia eshte shkenca qe studjon te kaluaren dhe ndihmon njeriun qe duke studjuar rethanat e ngjarjeve te se kaluares,si dhe pasojat, te mari shembull dhe te drejtoje veprimatrine e tij ne te tashmen dhe ne te ardhmen (pra mos te beje te njejtat gabime qe bene para'ardhesit e tij).

    Pra sic vetkuptohet historia eshte nje shkence teper e rendesishme qe i nevojitet cdo populli dhe nje shkence ne te cilen te gjithe duhet te kene hyrje. Kjo gjithashtu vetpohon se Historine duhet t'a studjosh te paster nga shtremberimet, edhe kur kjo "histori e paster" nuk te pelqen shume, sepse nese nuk ndodh nje gje e tille atehere nuk je ne gjendje te qartesosh rethanat e ngjerjeve dhe gabimet e bera (te cilat duhet t'i gjesh qe mos t'i perserisesh).
    Gjithashtu une besoje qe ne Shqiptaret nuk kemi bere kurre perpara sepse jemi popull qe nuk kemi mesuar histori. Tani qe kemi "liri" duhet te bejme ate qe nuk beme kurre, t'a mesojme historine paster (larg ideollogjive, interesave dhe qellimeve) sepse duke i "fryr trurit kot" me "peralla" prap do na i kalojne te tjeret.
    falemiNDERit

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Sikur Hollivudi Te Bente Filma Me Histori Shqiptare.
    Nga nikas nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 03:15
  3. "Njė histori e deformuar nga serbėt”
    Nga RaPSouL nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 21:44
  4. Histori me emra dhe emra pa histori
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 16:28
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •