Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kokodhima, Futbolli dhe... tritoli

    koha jone

    -------

    E Diele, 25 Maj 2003


    KOKEDHIMA KERCENON ME VRASJE

    Dje ishte java e fundit e kampionatit shqiptar te futbollit, nga e cila varej fati i skuadres qe do te binte ne kategorine e dyte ose A2, sic quhet ne gjuhen e specialisteve te futbollit. Sipas rregullit te Federates sivjet bien kater skuadra nga kategoria e pare nga ku tre ishin percaktuar qe me pare nga renditja e pikeve ne tabele. Mbetej qe skuadra e katert te piketohej dje, e cila do te shoqeronte tre te tjerat per ne kategorine e dyte. Por nga renditja si dhe nga mundesia e rezultateve te djeshme ishin te rrezikuar, deri para fillimit te ndeshjeve, skuadrat e Apolonise se Fierit, Lushnja, Besa e Kavajes, Elbasani dhe Flamurtari. Ndaj ishin mobilizuar te gjitha forcat nga presidentet e ketyre skuadrave. Skuadra e Apolonise ka ne krye presidentin e "2K Group", njekohesisht pronar i gazetes "Shekulli" zotin Koco Kokedhima, i njohur ndryshe si mik i Edi Rames dhe kryeministrit Nano dhe i favorizuar hapur ne ceshtjet e tenderave, prokurimeve te drejtperdrejta dhe privatizimet e shumta me cmime llahtarisht te vogla, nderkohe qe shume akuza ka ndaj tij per blerje nga qeveria.

    Por le te kthehemi tek precedentet e dites se djeshme. Natyrisht qe po te ishte vetem ceshtje futbolli dhe rezultatesh kjo mund te ishte objekt i nje gazete sportive. Mirepo nuk ndodh keshtu. Fakti qe sot gazeta "Koha Jone" merret me fundjaven e kampionatit niset se keqperdorimi i pushtetit, i medias dhe i politikaneve ka sosur ne nje pike dhe ka mare formen e nje marredhenieje te tipit mafioz; ne ate te kercenimit me vrasje. Sipas medias televizive dhe prononcimit te presidentit te ekipit te futbollit "Partizani" z. Albert Xhani, drejtuesi i ekipit fierak e njekohesisht edhe botues i gazetes "Shekulli", Kokedhima i ka ofruar ne fillim dhjetra milione leke numrit te te kuqve, pra Xhanit. "Pasi nuk e pranova qe te skualifikoje ekipin e "Beses" ne Tirane, pasi keshtu shpetonte ekipi tij -thote per "KJ" presidenti Xhani- atehere Koco Kokedhima me kercenoi, duke me share nga familja dhe ne fund me tha se do te te zhduk, se nuk me njeh mua se c'force kam"-perfundon presidenti i "Partizanit" deklaraten e tij per median. " Une nuk kam problem me jeten time, pasi ate nuk ma ka dhene Kokedhima, porse po ju them, ju te medias- shton Albert Xhani- se ky njeri eshte i rrezikshem per shoqerine".

    Nuk po merremi me pazaret qe u luajten deri ne minuten e fundit te javes se kampionatit, nuk po hetojme as dhe nderhyrjen me celular te kryeministrit Nano qe nga Greqia duke i bere presion presidentit te Vllaznise Myftar Cela qe t'i jape fitoren ekipit te Kokedhimes, nuk po merremi as me masat qe duhet te marre Federata shqiptare e futbollit ndaj skemave te blerjes se ndeshjeve. Alarmi vjen nga forma e re e presionit te atyre qe kane tashme miliarda nga privatizimet, nga mediat e i shesin nen kosto si pasoje e tenderave dhe parave qe jep kryeministri Nano. E verteta eshte realisht e frikshme, pasi keta persona me pushtet dhe mbipushtet, te kujtojne rregullat e mafias; te kercenojne dhe te vrasin. Keshtu ka ndodhur edhe dje me presidentin e "Partizanit", i cili ka vite qe me mund e djerse po mban ekipin e te kuqve si dhe ka investuar ne rregullimin e fushave sportive. Ai eshte kercenuar me zhdukje fizike.Por edhe nese ka qene kercenim momental pa qellim final eliminimi, perseri rreziku mbetet ne potencen si dhe ne guximin qe mbart nje njeri me mbipushtet, duke te kujtuar se dhe mund te vdesesh. Fakti i guximit per te kercenuar me jete nje njeri publik ne fushen e sportit, sic mbetet Xhani, te fut dritherimat se ku po shkon shoqeria shqiptare, se nga e marrin kurajon kjo kategori biznesmenesh te tipit te Kokedhimes per te bere shantazh, per te ofruar ryshfete, per te treguar koburen si dhe per te synuar lart ne kupole. Edhe nese dikush nga analistet e medias dje tha se " ka qene moment nervozizmi i Kocos", nuk te cliron nga meditimi se ku po shkon politika e sotme, e cila ose eshte e blere ose ka blere median dhe biznesin. Ky fakt duhet te vere ne alarm politiken, ndonese duket ne pamje te pare si nje ndeshje interesash futbolli. Por nuk eshte ky thelbi i alarmit qe duam te ngreme para opinionit publik. Tashme ne politike, ne media, ne ekonomi kane hyre te rrezikshmit ose qe ne gjuhen nderkombetare quhen organizata te mafias. Edhe dje degjuam ne nje television privat intervisten e nje prodhuesi italian te ilaceve, i cili deklaroi mbylljen e biznesit te tij ne Shqiperi si pasoje e veprimeve mafioze nga biznesi dhe politika shqiptare, te cilat ndajne bashkerisht fitimet e pazareve te mafias, duke synuar largimin e tij nga konkurenca e ndershme vetem e vetem per nje tender prej 3 milione dollaresh qe do te organizohet pas pak muajsh ne Tirane. Pse vetem keto jane raste sporadike? Jo, ata jane shtuar, duke patur perkrahjen, fatkeqsisht dhe te politikes qeverisese. Rreziku qe i vjen shoqerise prej tyre eshte tmerresisht i madh. Ata, pasi kane perlare para e fuqi, kerkojne qe te mos perdorin vetem politiken, por qe neser te jene vete deputete, ministra e me lart. Kjo lloj kategorie i don te gjitha per vete. Kush kundershton eliminohet. Natyrisht jo vetem per ceshtje futbolli. Futbolli eshte apertura e lojes se tyre per te perfituar pushtet, para. Ekipi i futbollit eshte peneli nga ku do te pikturohet neser tabloja e propogandes se tyre gjoja ne " perkrahje te sportit dhe interesave qytetare" ne menyre qe ti vjedhin vete qytetaret me mire, me me finese. Natyrisht qe nuk kemi asgje kunder ekipit te qytetit te Fierit. Perkundrazi duhet cmuar futbolli i tyre, por ndalemi tek keqperdorja e tij per interesa me te sofistikuara biznesi e pushteti. Ne kete menyre tipi shoqeror i Kokedhimes, i promovuar nga qeverisja dhe pushtetpasja e sotme, jane rreziku eminent i vendit dhe i krejt lirise qytetare. Ne kercenimin me te fundit te Kokedhimes arrihet tek arma ordinere, pasi eshte perdorur arma e lekut, e nderhyrjes, aferes dhe korrupsionit mitmarres, se fundi mberrihet tek kercenimi fizik, tek logjika siciliane e mafias klasike. Pas kesaj shteti i se drejtes duhet te deshmoje nderhyrje te drejte.

    Re.po.

    ----------

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Futbolli ne Shqiperi eshte si cdo aktivitet tjeter as me shume e as me pak i koruptuar. Kjo fillon nga arbitrat, futbollistet, presidentet e klubeve ....dhe per kete sdo shume mend ta kuptosh kur sheh qe kampionati shqiptar nuk egziston ne bastet e perjaveshme te eurollotos.
    Pjesa me e madhe presidenteve te klubeve shqiptare jane "biznesemene" qe jane pasuruar ne pergjithesi me tendera, tarfiqe ilegale dhe jane bere multimilionere ne dollare ne nje periudhe shume te shkurter kohe.
    Keto kane qene metodat qe keta njerez kane perdorur per tu pasuruar deri tani keshtu qe nuk kemi perse te ēuditemi qe vazhdojne te perdorin te njetat tani! ndryshimi eshte se tani kane mesuar qe te vishen me kostum e kravate.
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kokėdhima: Faleminderit, Shkodėr!



    “Kjo ndeshje e fituar pa meritė i dha Apolonisė njė gjė plotėsisht tė merituar”, - thotė nė njė intervistė dhėnė zv.kryeredaktorit tė gazetės “Shekulli”, Adrian Thano, presidenti i Apolonisė, Kokėdhima. Ai shprehet i bindur se Apolonia ėshtė njė paralajmėrim. Paralajmėrim qė koha e reformave nė tregun e futbollit tanimė ka ardhur.
    Zoti Kokėdhima, si e vlerėsoni ju ndeshjen e Apolonisė me Vllazninė nė stadiumin “Loro Boriēi” nė Shkodėr?
    Nga tė gjitha ndeshjet qė kemi luajtur gjatė kėtij kampionati, kjo ka qenė e vetmja qė nuk e kemi fituar me meritė. Kėtė ndeshje ne e fituam me ndihmėn dhe mbėshtetjen e sportdashėsve shkodranė dhe tė futbollistėve tė ekipit tė Vllaznisė. Nė katėr-pesė javėt e fundit tė kampionatit, ekipe tė krahasueshme me Apoloninė nga pikėpamja e klasifikimit nė tabelėn e renditjes, si Lushnja dhe Besa e Kavajės, fituan disa ndeshje tė pamerituara, duke krijuar njė pozicion jo tė drejtė pėr ekipin tonė. Nė kėto kushte, ne iu drejtuam hapur e publikisht shkodranėve pėrmes njė thirrjeje, qė e publikoi “Sporti Shqiptar”, me tė cilėn i kėrkonim mbėshtetje e pėrkrahje pėr ekipin tonė nė fushėn e tyre. Ata e pranuan kėrkesėn tonė dhe pėr kėtė unė i falenderoj nga zemra dhe u jam shumė mirėnjohės sportdashėsve, futbollistėve, qytetarėve shkodranė dhe presidentit tė Vllaznisė z.Myftar Ēela. Falė kėsaj mbėshtetjeje, ne e fituam ndeshjen nė Shkodėr. Megjithėse pa autorizim (pėr kėtė kėrkoj ndjesė), nė emėr tė gjithė sportdashėsve fierakė, dua t’i siguroj ata shkodranė se ne do t’i pėrcjellim me ndjenjat mė tė mira tė gjitha vizitat e tyre dhe tė Vllaznisė nė Fier.
    A mendoni se tolerimi qė u bė nga shkodranėt ishte diēka e mirė, diēka e drejtė apo e pranueshme, diēka sportive si me thėnė?
    Po tė kemi parasysh, siē shpjegova mė lart, atė qė ndodhi nė javėt e fundit tė kampionatit, duhet ta pranojmė se, nė njė kuptim tė pėrgjithshėm, Vllaznia dha drejtėsi. Vllaznia nuk mund tė rregullonte gjithēka, por, gjithsesi, bėri njė korrigjim tė madh. Kjo ndeshje e fituar pa meritė i dha Apollonisė njė gjė krejtėsisht tė drejtė, plotėsisht tė merituar: i dha mundėsinė tė ndeshet drejtpėrsėdrejti nė njė takim “play-off”-i me Lushnjėn. Kjo e fundit do tė ketė gjithashtu shansin tė tregojė se e meriton me tė vėrtetė pėrpara Apolonisė qėndrimin ndėr 10 skuadrat mė tė mira tė vendit. Ne duhet t’i lėmė emocionet mėnjanė dhe tė pranojmė se ndeshje tė tilla, si: Besa-Dinamo nė Lushnjė, Tirana-Lushnja nė Tiranė, Lushnja-Apolonia e Besa-Apolonia nė Lushnjė etj., ishin shfaqjet mė antisportive dhe mė ekstreme tė degjenerimit tė kampionatit tonė kombėtar tė futbollit, tė cilat i shkaktuan njė dėm tė drejtpėrdrejtė Apolonisė. Pėr tė gjitha kėto arsye, ajo qė bėri Vllaznia ishte shumė e drejtė. Dhe unė kisha besim tė plotė te Shkodra, prandaj edhe u thashė njerėzve tė mi t’u drejtoheshin publikisht shkodranėve.
    Ju, a do ta kishit bėrė tė njėjtėn gjė qė bėri Shkodra, po tė ishit nė role tė kundėrta me Vllazninė?
    Pa pikėn e dyshimit, po. Mėnyra se si do ta bėja do tė ishte ndryshe.
    A mendoni se Apolonia do tė qėndrojė nė grupin e 10 ekipeve mė tė mira tė kampionatit tonė kombėtar?
    Nga ē’kuptoj e ē’kam parė kėtė kampionat, nė se gara do tė ishte e ndershme, nuk duhet tė diskutohej rėnia nė A2 as pėr ne dhe as pėr Lushnjėn. Ka ekipe tė tjera qė duhet tė binin nė A2 pėrpara Lushnjės. Duke mos pasur mė shumė nė dorė, po i pėrgjigjem pyetjes suaj.
    Apolonia do tė jetė ndėr 10 klubet e A1-shit. Kur e bėj kėtė deklaratė, unė kam parasysh si gjendjen e ekipit tonė, si atė tė konkurrentėve tanė. Apolonia ka njė ekip mjaft tė ri, por shumė tė pėrgatitur nga ana fizike, me disiplinė tė lartė taktike, me moral e pėrgatitje tė lartė psikologjike, me besim tė plotė te vetja dhe te stafi drejtues e, veēanėrisht, te trajneri ynė i shquar, Faruk Sejdini; njė ekip qė nė fazėn e dytė tė kampionatit arriti tė grumbullojė 23 pikė, pėrmes 7 fitoreve dhe dy barazimeve. Ne kemi kontestuar dy humbje dhe njė barazim, pėr shkak tė gjykimit tė njėanshėm tė arbitrave. Apolonia ėshtė kampione e fazės sė parė nė “far-play” dhe ndoshta do tė jetė e tillė edhe nė krejt kampionatin. Nuk kam pikėn e dyshimit qė ne do ta fitojmė “play-off”-in. Ne do ta fitojmė ndeshjen me Lushnjėn, sepse ajo do tė luhet nė stadiumin “Qemal Stafa”, qė ėshtė njė fushė cilėsore dhe asnjanėse. Nė kėtė ndeshje Apolonia do tė jetė e mbėshtetur shumė mirė nga sportdashėsit fierakė, tė cilėt nuk do tė kenė frikėn dhe merakun se do t’u cenohet dinjiteti, personaliteti dhe siguria e tyre fizike nė stadium. Nė kėtė ndeshje njė faktor shumė i rėndėsishėm do tė jetė neutraliteti i gjyqtarėve. Siē mė njoftoi sot (dje) drejtori i Apolonisė, ndeshja do tė gjykohet nga njė treshe gjyqtarėsh perėndimorė, tė cilėt nuk do tė ketė mundėsi askush t’i kėrcėnojė me jetė apo me marrje peng, ashtu si nuk do tė jetė e mundur t’i ndikojė me rrugė tė tjera.
    Si do tė jetė loja e Apolonisė nė kėtė finale tė “play-off”-it?
    Gjatė kėtij kampionati e kam pėlqyer Apoloninė dhe i kam uruar futbollistėt e saj me gjithė zemėr pėr dy ndeshje: pėr atė qė luajtėn me Partizanin nė Fier, tė cilėn e fituan duke e mposhtur kundėrshtarin nė tė gjitha drejtimet, si dhe pėr ndeshjen qė kanė humbur nė Lushnjė, nė tė cilėn demonstruan vitalitet, karakter tė fortė, njė luftė sportive mjaft tė denjė dhe nuk morėn rezultat pozitiv vetėm pėr shkak tė gjykimit tė njėanshėm. Pėr ndeshjen qė do tė luajmė nė “Qemal Stafa” do tė doja tė mos i zhgėnjeja miqtė e Apolonisė dhe nė pėrgjithėsi opinionin sportdashės tė vendit, duke u premtuar se do tė jetė ndeshja mė e mirė qė ka bėrė Apolonia gjatė kėtij kampionati.
    Si i keni marrėdhėniet me Federatėn Shqiptare tė Futbollit?
    Pėrgjithėsisht, marrėdhėniet tona kanė qenė normale, pavarėsisht se ne nuk kemi ndarė tė njėjtin mendim pėr disa ēėshtje. Njė gjė ėshtė e sigurt: nė futbollin shqiptar nevojitet njė reformė rrėnjėsore, duke filluar nga paketa ligjore, struktura dhe mėnyra e menaxhimit tė kampionateve tona, reforma institucionale, infrastruktura e terreneve, ambienteve stėrvitore dhe stadiumeve etj. Nė se nuk lėvizet me shpejtėsi nė kėto drejtime, situata do tė rėndohet mė tej dhe investimet nė futbollin shqiptar do tė sosen nė mėnyrė katastrofike. A ėshtė normale gjendja e stadiumeve tona? Pse nuk shkon publiku nė ndeshje? Sa futbollistė tė kombėtares sonė aktivizohen nė kampionatin kombėtar? Sa investime realizohen nė njė vit nė futboll? A luhet futboll nė tė gjitha qytetet tona apo futbollistėt ndihen akoma tė pasigurt edhe fizikisht? Edhe pse presidenti i Federatės Shqiptare dhe unė mund tė kemi aq kulturė e kapacitet moral, sa tė kapėrcejmė ēdo vlerėsim emocional tė ēėshtjeve tė veēanta, nė mes tonė ekziston njė problematikė e madhe qė duhet zgjidhur, pėr t’u dhėnė pėrgjigje pozitive pyetjeve tė mėsipėrme. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė kuptohet se njė investitor privat nuk mund tė pajtohet me njė ambient shkatėrrues pėr investimet e tij. Pėr kėtė arsye, kam nėnvizuar edhe herė tjetėr rėndėsinė e prejardhjes sė presidentit tė Federatės sė Futbollit Shqiptar, z. Armando Duka, nga bota e biznesit. Prandaj futbolli shqiptar pret njė reagim tė jashtėzakonshėm jo vetėm nga federata, por edhe nga tė gjitha strukturat e pushtetit vendor e qendror, veēanėrisht nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Tė gjithė kemi pėr tė ndryshuar diēka.
    Zoti Kokėdhima, disa tė pėrditshme dje kanė publikuar njė pretendim tė presidentit tė klubit Partizani, zotit Albert Xhani, sipas tė cilit, ju e keni kėrcėnuar atė me jetėn, po qe se Partizani nuk fiton ndeshjen me Besėn. Si qėndron e vėrteta?
    Kam neveri t’u pėrgjigjem shpifjeve tė tilla. Me kėto do tė impenjohen juristėt tanė dhe, prej tyre e prej organeve kompetente, ju dhe opinioni publik do tė merni pėrgjigjen. Ėshtė njė fushatė e gjerė shpifjesh, qė orkestrohet tani kundėr meje dhe shoqėrive tė mia. Karakteristikė e kėsaj fushate ėshtė se ajo pėrdor si burime dizinformimi njerėz tė paarsimuar, me nivel shumė tė ulėt kulturor e profesional, njerėz tė dėshtuar nė sipėrmarjet e tyre, konkurrentė qė nuk i kanė rezistuar konkurrencės me produktet tona ose njerėz tė pėrdorur nga partitė politike, qė nuk janė dakord me politikat tona redaksionale apo i keqkuptojnė ato. Nuk dėshiroj t’i kushtoj vėmendje ndonjė tė pushuari nga puna. Kjo fushatė, sigurisht, do tė intensifikohet tani, nė prag tė zgjedhjeve lokale, me shpresė qė mediat tona tė dėmtohen sa tė jetė e mundur, nė pamundėsi pėr tė na detyruar tė ndryshojmė qėndrimet tona varėsisht nga interesa tė caktuara. Ne kemi shumė eksperiencė dhe nuk ndikohemi aspak nga metoda tė tilla lufte. Mė kot shpresojnė se ne do tė humbasim qetėsinė e do tė bėjmė gabime. Pėrkundrazi. Pėr gjithė shpifėsit ne kemi ngritur njė strukturė, qė pėrbėhet nga juristė profesionistė. Kjo ėshtė struktura antishpifje. Qėllimi: tė neutralizojė efektin negativ tė shpifjes dhe tė sigurojė njė ambient sa mė etik e tė shėndetshėm pėr punė e jetesė nė Shqipėri! Mjeti: legjislacioni i Republikės sė Shqipėrisė. Vendi: gjykata! Koha: vazhdimisht! Sipas kėsaj teknologjie do tė trajtohet edhe Albert Xhani.

    Ju keni vetėm 8 muaj qė investoni tek Apolonia. A keni gjetur njė mjedis mbėshtetės pėr kėtė inisiativė tuajėn?

    Mė kanė mbėshtetur sigurisht tė gjithė ata qytetarė tė Fierit qė e duan me zemėr Apoloninė, qė pėrjetojnė emocione tė forta nga sukseset dhe dėshtimet e saj, qė ndjekin me sy e veshė gjithēka i ndodh ekipit, pėr mirė a pėr keq. Jam ndier e ndihem moralisht pėrgjegjės pėr emocionet e tyre, ashtu siē e kam vuajtur shumė keqtrajtimin e tyre nė dy raste, nė ndeshje jashtė Fierit. Nuk dėshiroj tė jem romantik e jorealist nė pėrgjigjen time. Nė njė pjesė tė mirė, futbolli shqiptar menaxhohet nga njerėz injorantė, mediokėr, pa vizione, pa kapitale, me veprimtari informale biznesi, me botėkuptim ordiner qė i presin drutė shkurt dhe i zgjidhin punėt fėt e fėt, ose me kulaē ose me kėrbaē. Inisiativa jonė private pėr tė investuar nė futboll mbi parime ligjore e tė tregut, e bėn Apoloninė nė tregun e futbollit njė shembull shqetėsues, njė paralajmėrim tė njė realiteti tjetėr, ku presidentėt dhe kasta e sponsorėve ndihen tė kėrcėnuar. Kjo ka nxitur shpeshherė qėndrimet krejt jodashamirėse ndaj Apolonisė, nė shumė qarqe. Mua mė vjen keq qė ėshtė kėshtu, por e vėrteta vlen mė shumė. Apolonia paralajmėron se koha e reformave nė tregun e futbollit tanimė ka ardhur. Disa kapitalistė seriozė po hyjnė tek ekipet e futbollit. Ata qė do tė vijnė pas meje nė kėtė treg, sigurisht qė do tė ndihen tė mirėpritur, tė mbėshtetur, tė mirėseardhur; nuk do tė ndihen si unė dhe Apolonia, shpeshherė tė sulmuar. Duke qenė ndėr tė parėt investitorė (jo sponsorė), na duhet tė ndeshemi vendosmėrisht dhe t’i tejkalojmė kėto realitete. Unė besoj se shqetėsimin qė shpreha mė lart, tashmė ta kenė perceptuar mė qartė ato organizma e institucione tė shtetit dhe shoqėrisė shqiptare, tė cilat kanė nė dorė tė ndihmojnė njė zhvillim tė shpejtė tė futbollit tonė.





    ------------


    Mir e ke o Koco Miliarderi.. por dhe di llafe nga une..




    Po thote KOCO te cilit eshte mister pse po ja falin Shqiperine qe:

    """Pėr gjithė shpifėsit ne kemi ngritur njė strukturė, qė pėrbėhet nga juristė profesionistė. Kjo ėshtė struktura antishpifje. Qėllimi: tė neutralizojė efektin negativ tė shpifjes dhe tė sigurojė njė ambient sa mė etik e tė shėndetshėm pėr punė e jetesė nė Shqipėri! Mjeti: legjislacioni i Republikės sė Shqipėrisė. Vendi: gjykata! Koha: vazhdimisht! Sipas kėsaj teknologjie do tė trajtohet edhe Albert Xhani. """





    Teknologjia Kokdhima eshte vertet efektive..

    Para nje jave Presidentit te Vllaznise ju be atentat..
    E tani Vllaznia fali ndeshjen Apollonise..ekipit te Kokodhimes dhe Ed Rames..

    Pra "teknologjia" eshte..

    Kercenoje gojarisht dike Me vdekje dhe tritol por pa deshmitare dhe pastaj kur i kercenuari reagon i alarmuar me shkrim ne ndonje gazete...athere ekipi i juristave te Kocos e con te kercenuarin ne Gjyq.
    Gjyqi i thote te kercenuarit..

    Ku eshte fakti qe ju ka kercenuar zoti KOCO??

    I kercenuari ngre supet..ska i ziu leter "Ka-rta kanta" vlen ne Gjyq ..
    Buzeqeshin juristat e Kocos..e thone fitimtare...
    - Ske ti fakte o brek grisur..qe te ka kercenuar Kocua yne famemadh por kemi ne Letra qe ti ke shpifur per Kocon dhe nxjerrin gazeten..dhe Gjykata fet e fet i qendis vendimet..

    I kercenuari jo vetem u kercenua por dhe i jepet nje 10 milionsh Gjobe..

    Sa bukur...

    rrofte demokracia..

    jepi Koco jepi me te lumte sqepi..

    ....


    Fukarenjt e shkrete...dhane vote te ndryshoje sistemin enverist ..nga sistem ku fukaraji kish nje pune ne leshpunuse ose ferme e ku Koco sekretari kish nje apartament 3 dhoma nje guzhin e nje zyre e nje dashnore sekretare e nje Gaz "bc" kinez..ne sistem ku Koco eshte pronar i gjysmes se Shqiperise e ku fukarenjte s'kan as pune as tollon djathi por sa te duan kane fotoksin pa tallon e te shkojne ne ate bote..te qete..se e bene Demokracine..


    E mor Sali Berisha..

    ..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    sa mire ju be apollonise.qy ne kohen e majacit e deri tani apollonia ka pas ekip koti dhe e meriton aty ku eshte

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nje qytet qe futbollin e mbeshtet tek sponzoret kokokokodhima dhe Hajduti edush ramushi...tregon qe ska mbetur yndyre me ne at popull por jan kthyer ne origjin te gjysherve...pra ne zbatharake pa karakter..mocalore bujkrober te skllavo pronareve ... gjynaf..

    Nuk ju ndan atij qyteti mashtrusit tip kacanollash e kokodhimadh..e sorrollop..




    Tema

    -------------

    EDITORIALI
    Rasti Lubonja si njė simptomė

    Besnik Mustafaj

    Ngjarja njihet. Ėshtė treguar e ritreguar me dhjetėra herė gjatė kėtyre afro dy muajve sidomos nė mediat elektronike, por aty-kėtu edhe nė shtypin e shkruar. Kemi patur rastin t'i dėgjojmė e t'i shohim nėpėr emisione tė drejtpėrdrejta tė dy protagonistėt ballė pėr ballė, por edhe veē e veē. Megjithatė, mė duket se ende nuk ėshtė thėnė gjithēka, madje jemi shumė larg sė kuptuari tė simptomės, qė ajo pėrmban si ngjarje tejet komplekse e ku pėrzihet pėr keq e pėr mirė veēanėrisht politika. Mjafton ky aspekt i saj pėr tė shtuar njė mori pyetjesh, nga tė cilat po veēoj dy a tre si mė thelbėsore.

    1. Pse Koēo Kokėdhima paditi nė gjykatė pikėrisht Fatos Lubonjėn?

    Koēo Kokėdhima nuk ėshtė vetėm pronar i gazetės "Shekulli", por edhe i njė sėrė biznesesh, pėr tė cilat ai vetė, por edhe tė tjerėt thonė se janė tė mėdha e shumė tė mėdha, e qė bien nė sy sidomos brenda vogėlsisė sė varfėr shqiptare. Nga ana tjetėr, pėr bizneset e tij jo njė herė brenda kėtyre viteve janė hedhur dyshime e akuza tė rėnda e shumė tė rėnda nė shtyp e nė tribunat politike, dyshime dhe akuza, qė autori i kėtyre radhėve, edhe duke nxjerrė mėsime nga belaja e Lubonjės, nuk merr aspak pėrsipėr t'i konfirmojė. Duke shpresuar se me kėtė spėrdredhje tė arsyetimit, ia preva mikut tim tė vjetėr Koēo hovin pėr tė mė gjobitur edhe mua me njė thes me lekė, po vazhdoj tė pyes se pėrse ky burrė me kaq dinjitet nuk i ėshtė drejtuar kurrė gjykatės as kur i kanė pėrgojuar tenderat prej qindra mijė e madje miliona dollarėsh, qė ka marrė nga qeveria apo nga Bashkia e Tiranės, as kur i kanė publikuar blerjet me shuma qesharake tė ndėrmarrjeve shtetėrore, as kur i kanė pėrmendur blerjet e ndeshjeve pėr klubin e futbollit, ku ai ėshtė president, e madje as kur njė kolegu i tij, president i njė klubi futbolli rival e akuzoi botėrisht pėr njė kėrcėnim me vdekje. Janė gjithė kėto raste e plot tė tjera, tė shtrira nė vazhdimėsi gjatė njė periudhe kohe disa vjeēare, kur nderi i tij individual e profesional ėshtė vėnė haptas nė dyshim si s'ka mė seriozisht. E megjithatė, nuk dihet ndonjė rast kur zoti Kokėdhima t'i jetė drejtuar gjykatės pėr tė vėnė nė vend dinjitetin e nėpėrkėmbur e pėr t`u dėmshpėrblyer moralisht e materialisht.

    Ai zgjodhi pėr tė bėrė shembull tė krenarisė sė vet tė lartė Fatos Lubonjėn, njė njeri tė penės. Nė rrethana tė tilla tė gjitha pyetjet janė tė lejueshme. Mos vallė Kokėdhimėn e lėshuan nervat pikėrisht tani, e humbi durimin dhe pra krejt rastėsisht shenjė e furisė sė tij u bė Lubonja? Apo u ndie i tradhtuar nga rrogtari i vet dhe delli i tij prej zengjini ėshtė alergjik ndaj bukėshkalėve? Apo ėshtė ndėrgjegjėsuar me vonesė se nė Shqipėri ekziston drejtėsia dhe kjo vetėm pėrkoi nė kohė me rebelimin e paprogramuar ose tė programuar keq tė Lubonjės? Apo Kokėdhima thjesht u pėrdor pėr t'i mbylluar gojėn Lubonjės nga ata qė Lubonja kishte nisur t'i stigmatizonte gjithnjė e mė fort muajt e fundit e qė vetė nuk kishin arritur ta pėrballonin ish-mikun e tyre nė polemika tė drejtpėrdrejta televizive e as me shkrime gazetash?

    Mė duket se kjo pyetja e mbrame ēon mė pa dredha drejt thelbit tė sė vėrtetės. Asnjė krahasim i akuzave tė bėra ndaj Koēo Kokėdhimės kėto vite nuk sjell nė pėrfundimin se ato tė Fatos Lubonjės i kanė shkaktuar dėmin mė tė madh moral a material. Nėse ky arsyetim qėndron, dhe qėllimisht po e shkruaj kėtė fjali nė mėnyrė hipotetike, pėr tė parapritur kėshtu edhe njė herė ndonjė thirrje nė gjykatė, pra, nėse ky arsyetim qendron, atėherė duhet thėnė se Kokėdhima vetėm ka zbatuar njė urdhėr, duke kryer verbėrisht njė veprim me pasoja kryesisht pėr atė vetė. Do tė thosha sinqerisht se tė gjitha kėto pasoja dalin mė tė rėnda se pasojat e akuzave tė Lubonjės, pavarėsisht nėse Kokėdhima ka inteligjencėn dhe dėshirėn ta kuptojė apo jo. Mė e hidhura ndėr to ėshtė zbulimi sheshit se ai nuk ėshtė njeri i lirė e se Fatos Nano, Edi Rama, apo edhe ndonjė tjetėr qė fshihet nė hije, e kanė kapur nė vend tė keq dhe e sjellin vėrdallė si tė duan. E sjellin vėrdallė, sigurisht, jo pėr t'u argėtuar me nėnshtrimin e tij, por e pėrdorin pamėshirshėm pėr interesa qė nuk kanė asnjė lidhje me interesat e biznesit tė ndershėm.

    2. Pėrplasja gjyqėsore Lubonja-Kokėdhima tashmė ka marrė dhenė. Shumė veta nė mejdanin e rrėpirtė tė Tiranės, gazetarė apo politikanė, nga e majta apo nga e djathta, kanė dhėnė publikisht mendimin e tyre. Por si institucion, me sa di unė, vetėm Partia Demokratike, qoftė nėpėrmjet kryetarit tė saj, qoftė nėpėrmjet zėdhėnėsit, e ka dėnuar presionin qė bėhet mbi Lubonjėn dhe ka dhėnė shpjegimin e vet pėrse ndodh njė gjė e tillė e ku ėshtė burimi i sė keqes. Mund tė pajtohesh ose jo me kėtė shpjegim, kjo ėshtė njė gjė tjetėr.

    Duke ndjekur pėr shumė arsye tė angazhimeve tė mia me vėmendje tė veēantė se ē'po ndodhte, mua mė bėri sidomos pėrshtypje kur dėgjova zėrin e parė t'i kėrkonte Partisė Demokratike tė shmangej nga ky debat. Nė pėrpjekje pėr tė kuptuar nėse vėrtetė Partia Demokratike po gabonte, u vura posaēėrisht veshin zėrave tė tillė, qė pasuan dhe vazhdojnė ende.

    Fatos Lubonja ėshtė njė njeri i lirė e i pavarur e kėtė nuk ka burrė qė ta vėrė nė dyshim. Krahasuar me ne tė tjerėt, qė ia kemi kushtuar jetėn shkrimit, ai ėshtė nga tė rrallėt, qė e ka paguar aq shtrenjtė lirinė e vet tė fjalės dhe pavarėsinė e mendimit. Me afro dy dekadat e burgut, ai ėshtė njė viktimė e tė majtės sė djeshme, ama ka mbetur edhe sot njė i pavarur i majtė dhe me kėtė nuk dua aspak ta gjykoj zgjedhjen e tij. Pėrkundrazi, po e vė gjithė respekt pėrballė vetes pa u pajtuar me shumė nga qėndrimet e tij. Vetėm dėshiroj tė dal kėshtu te njė pyetje tjetėr e qė mė ngjan thelbėsore: Duhej apo jo Partia Demokratike ta dėnonte dhunėn "demokratike" qė po ushtrohej ndaj tij?

    Kam vėnė re se tė gjithė ata qė kėrkojnė heshtjen e Partisė Demokratike kanė patur diēka tė pėrbashkėt nė opinionet dhe analizat e tyre pėr ngjarjen. Ata janė pėrpjekur ta paraqesin pėrplasjen, ose si njė sherr tė mahisur individual midis Lubonjės dhe Kokėdhimės, duke e ndarė, qoftė edhe pabarazisht pėrgjegjėsinė, por ama duke i ngarkuar tė dy ku mė shumė e ku mė pak me faj, ose edhe mė keq, duke e karikatizuar problemin pėr ta katandisur nė njė pasojė tė sjelljeve karakteriale tė Lubonjės. Kjo mė duket njė skemė shumė dinake, qė realizon edhe ndėshkimin e Lubonjės, edhe fshehjen e prapavijės politike qė ka sajuar ndėshkimin. Futja e Partisė Demokratike nė debat e nxjerr detyrimisht problemin nga qerthulli i ngushtė e ēnderues i larjes sė hesapeve midis dy individėve pėr ta vendosur atė nė njė kontekst tė gjerė politik, ku ndėrthuren shumė aspekte themelore tė sjelljes sė politikės zyrtare si ndaj lirisė sė fjalės, ashtu edhe ndaj biznesit. Dėshtonte kėshtu pikėrisht skema pėr ta lėnė pėrplasjen Lubonja - Kokėdhima pa kontekst parimor, njė skemė e ndėrtuar me kujdes pėr ta veēuar e banalizuar problemin, njė pėrvojė e njohur kjo pėr regjimet autokratike. Lubonja ndėshkohej dyfish, edhe moralisht edhe financiarisht dhe nėpėrmjet shembullit tė tij, u jepej njė mėsim afatgjatė tė ngjashmėve tė tij.

    Nė tė vėrtetė, Partia Demokratike, e veēanėrisht Berisha, po tė kishin patur brenda vetes njė cinizėm tė mjaftueshėm dhe sado pak kujtesė hakmarrėse, mund tė kishin qendruar mėnjanė dhe tė fėrkonin duart tek sodisnin tė majtėn kundėrshtare duke u ngrėnė kokėn bijve tė vet mė tė shquar, pra mė tė dobishėm edhe pėr pushtetin e tyre, siē edhe pėr Shqipėrinė. Fatmirėsisht, nuk e bėnė, duke kaluar me kėtė rast njė provė tė rėndėsishme dhe jo tė lehtė parimėsie pėrkundrejt interesave tė tė gjithė shoqėrisė shqiptare. Askush nuk mund tė gjejė nė kėtė qėndrim ndonjė pėrfitim imediat nga ana e Partisė Demokratike nė luftėn e saj tė natyrshme politike pėr t'u kthyer nė pushtet. As specifikat e problemit dhe as karakteristikat e protagonistėve nuk pėrmbajnė tharme tė pėrvetėsueshme pėr njė qėllim tė tillė. Por nuk dua tė them aspak kėshtu se Partia Demokratike dhe veēanėrisht Berisha nuk bėnė njė diagnostifikim qė i shėrben shėndoshjes sė tyre. Eshtė pikėrisht ajo parimėsia e pėrmendur mė lart, qė i nxjerr ata nė dritė pėrballė qėndrimit obskurantist tė sė majtės qeverisėse.



    -----------

Tema tė Ngjashme

  1. Sheriati nė futboll....
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 11:56
  2. Rregullat e reja tė forumit - (Futbolli)
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 09:00
  3. Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 18:44
  4. Dhoma #Futbolli
    Nga Eros nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 23:39
  5. Tritoli dhe "demokracia"
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2003, 11:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •