Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    UCK dhe prapaskenat.

    Gazeta TEMA


    ----------

    ANALIZA

    Dėshmi tonditėse pėr prapaskenat e uzurpimit tė UĒK-sė nė Kosovė (1)

    Si u eleminuan themeluesit e UĒK-sė

    Dėshmi mbi eleminimet nė kreun e UĒK nė Kosovė, shmangien e Adem Jasharit nga drejtimi i UĒK-sė dhe vrasjen e disa drejtuesve kryesorė tė saj

    Njė intervistė-dėshmi e Saim Tahiraj, njė prej themeluesve tė grupeve guerrile nė Kosovė qysh nė vitin 1991. Dėshmitari flet pėr rolin qė ka pasur Shqipėria nė organizimin e grupeve ilegale nė Kosovė, armatosjen e tyre, stėrvitjen nė kampet shqiptare, rolin e Adem Jasharit dhe Sali Cekajt, nė kėto organizime. Dėshmitari i identifikuar si pjestar i grupit tė Sali Cekajt flet pėr krimet e vitit 1998 1999, kur krerėt realė tė UĒK-sė u eleminuan nga celula marksiste tė drejtuara nga shėrbimi sekret i Tiranės. Gazeta TemA po boton nė disa numra dėshminė e tij

    Sefedin Krasniqi

    & Beqir Kameraj

    Nė pėrvjetorin e pestė tė luftės sė Jasharėve nė Prekaz, tė 5, 6, dhe 7 marsit 1998, shtypi i shkruar i Kosovės ka botuar artikuj tė ndryshėm lidhur me pėrgatitjet e luftės, ushtrimeve tė grupeve tė para nė Shqipėri nė vitin 1991 deri nė fillimin e luftės sė hapur dhe zhvillimin e saj nė Kosovė. Prej mbarimit tė luftės ėshtė folur dhe janė realizuar shumė intervista me komandantė dhe ushtarė apo veprimtarė qė e kanė ndihmuar ēlirimin e Kosovės. Janė botuar edhe shumė libra, shumė tė tjera janė nė botim e sipėr. Por shumė gjėra kanė mbetur pa u thėne nga shkaku se shumė ushtarė tė UĒK-sė gjėndeshin ende nėpėr burgjet serbe. Pasi nė burgjet serbe, sipas tė gjitha gjasave, nuk ka mė pjestarė tė UĒK-sė, intervista dhe fejtone, me rrėfime pėr luftėn, prapė kanė vėrshuar nė shtypin e Kosovės. Interesim i veēantė ėshtė shfaqur pėr rrėfimet e anėtarėve tė familjes sė Adem Jasharit. Nė rrėfimin e Rifat Jasharit flitet edhe pėr disa pjestarė tė grupit tė Sali Ēekajt, sidomos pėr familjen e vėllezėrve Tahiraj nga Belegu si dhe tė Osman Ferizit nga Kodralia. Pėr kėto familje ka folur pėr sė gjalli edhe Hamzė Jashari, i cili nė intervistėn e Shpresė Mulliqit, tė botuar post-mortum nė kombėtaren "Bota sot" mė 16, 17 dhe 18 prill 1998, ka deklaruar: "Familja Jashari e njeh mirė familjen Tahiraj nga Belegu si dhe familjen Ferizi nga Kodralia etj." Nė njė intervistė tė gjatė, nė muajin shtator tė vitit 2002, nė gazetėn "Zėri", Rifat Jashari ka deklaruar fare ngjashėm sikur vėllai i tij Hamza. Pėr komėtaren "Bota sot", e lutėm njėrin nga vėllezėrit Tahiraj, Saim Tahirajn, pasi qė ky ishte edhe mė aktivi nė grupin e Sali Ēekajt, qė tė flasė mė imtėsisht rreth veprimtarisė sė kėtij grupi si dhe zhvillimeve tė luftės nė pėrgjithėsi. Gjatė bisedės tė pranishėm kanė qenė edhe vėllezėrit Ismet dhe Sami Tahiraj.



    Intervistė dėshmi e Saim Tahiraj, njė prej themeluesve tė gupeve guerile nė Kosovė qysh nė vitin 1991

    Ushtarėt dhe armėt erdhėn nga Shqipėria

    Ku dhe kur kanė filluar kontaktet e juaja me Adem Jasharin dhe Grupin e luftėtarėve tė Drenicės dhe tė Llapit? Cilat ishin lidhjet e Grupit tė Salih Ēekajt me kėto grupe?

    Saim Tahiraj: Dua tė jem i qartė. Ne nuk kemi punuar kokė mė veti. Para se tė fillojmė me pėrgatitjet ushtarake nė Shqipėri, nė mes tė institucioneve tė shtetit shqiptar dhe atyre tė Kosovės, sa di unė, ėshtė arritur njė marrėveshje. Protogonistėt e kėsaj marrėveshje janė gjallė, si nė Kosovė edhe nė Shqipėri. Ata mė nė fund duhet tė flasin e ta thonė tė vėrtetėn. Kėtė ia kanė borxh historisė dhe gjithė shqiptarėve, por nė veēanti ua kanė borxh Salih Ēekajt, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Pėr mua kėto tri persona janė tri shtyllat kryesore tė luftės sė armatosur pėr ēlirimin e Kosovės. Ata e pėrgatitėn luftėn, i realizuan aksionet e para kundėr ushtrisė serbe dhe vazhduan me luftėn e hapur derisa ranė heroikisht nė fushėn e nderit. Ndėrsa pėr kontaketet me Adem Jasharin dhe me grupe tė tjera luftėtarėsh do tė flas nė kuadėr tė kontakteve qė kemi pasur me rastin e pėrgatitjes sė Grupit tė Dytė nė Shqipėri, e sidomos pas hyrjes sė kėtij grupi nė Kosovė.

    Atėherė na thoni diēka mė imtėsisht, pėr pėrgatitjet ushtarake dhe futjen e kėtyre grupeve nė Kosovė.

    Saim Tahiraj: Pas daljes sė Salih Ēekajt nė Gjermani, veprimtaria e tij zhvillohet nė dy drejtime: nė atė politik, duke u kyēur nė LDK me qendėr nė Shtutgard, sepse ndėrsa ishte nė Kosovė ishte anėtar i kėsaj partie. Drejtimi tjetėr ishte fillimi i veprimtarisė ushtarake, e qė nė atė kohė ka vepruar nė kuadėr tė Qeverisė sė Kosovės e cila punonte nė egzil. Ai pra kishte marrė instruksionet nga njerėzit e qeverisė pėr tė filluar pėrgatitjet e para ushtarake, bashkė me shumė shokė dhe njerėz tė besueshėm tė ēėshtjes kombėtare. Pas shumė analizave dhe konsultimeve, Salihu ka shkuar nė Shqipėri dhe atje bashkohet me rreth 60 djem tė zgjedhur nga tė gjitha viset shqiptare jashtė Shqipėrisė Londineze. Me kėta djem ka bėrė pėrgatitje ushtarake nė Surrel tė Tiranės, nė malin Dajt. Ky ka qenė grupi i parė i ushtarėve tė Republikės sė Kosovės.

    Do tė ishte me interes tė thuani diēka pėr kėtė grup. Nė opinion dihet shumė pak. A janė futur nė Kosovė ushtarėt e kėti grupi tė armatosur dhe me uniforma ushatarake?

    Saim Tahiraj: Jo, ata nuk kanė qenė tė armatosur as tė uniformuar. Pas ushtrimeve ushtarake njė muajshe, qėllimi i tyre ka qenė futja nė Kosovė nėpėr rrugė dhe mėnyra tė ndryshme. Pėrjashtim bėjnė Salih Ēekaj dhe Zymer Lulaj. Kėta tė dy kanė udhėtuar nga Shqipėria nė drejtim tė Kosovės dhe kanė qenė tė armatosur. Mendoj qė pėr kėtė duhet tė flas mė gjerėsisht Zymer Lulaj. Ai ėshtė dėshmitar i gjallė. Por e di qė ata nė Deēan i kanė vėnė bazat e para pėr ushtarėt e ardhshėm tė Republikės sė Kosovės.

    Nė kėtė grup veē Salih Ēekajt dhe Zymer Lulajt, a dini edhe ndonjė emėr tjetėr tė rėndėsishėm qė duhet pėrmendur?

    Saim Tahiraj: Po, nė kėtė grup ka qenė edhe Zahir Pajaziti, i cili, gjithashtu bėri shumė pėr formimin e bėrthamave tė para tė luftėtarėve tė lirisė tė Llapit por edhe mė gjerė.

    Pėr vrasjen e tij para luftės, e nė veēanti pas saj, ka pasur polemika nga individė tė ndryshėm. Ēfarė mendoni ju?

    Saim Tahiraj: Fatkeqėsisht, ai u vra herėt nga forcat serbe. Rreth vrasjes sė tij ėshtė folur e pėrfolur shumė, janė dhėnė vlerėsime dhe spekulime, por unė nuk dua tė ngatėrrohem me gjėra qė nuk i di.

    Atėherė, si qėndron puna me grupin e Dytė tė ushtarėve tė Republikės sė Kosovės?

    Saim Tahiraj: Unė kam pasur privilegjin qė grupit tė dytė t’ia bashkangjes njė grup djemsh nga komuna e Deēanit. Edhe ky grup ėshtė stėrvitur nė Surrel tė Dajtit, nė tė njėjtėn bazė stėrvitore ushtarake. Pasi unė bashkė me shumė djem tė tjerė i kishim filluar aktivitetet tona, ende pa filluar ushtrimet nė Shqipėri, posa u paraqit nevoja udhėtova nga Zvicra nė Kosovė. Nė Deēan kontaktova me Xhemail Berishėn, njė veprimtar mjaft i denjė pėr kohė tė vėshtira dhe kushtet nė tė cilat vepronim atėherė. Me Xhemailin u dakorduam rreth organizimit dhe ai, pa vonuar, filloi pėrgatitjen e njerėzve dhe tė terrenit se kush mund tė ishte nė grupin e dytė nga komuna e Deēanit, ndėrsa unė u ktheva nė Zvicėr. Posa e morėm sinjalin e duhur nga njerėzit pėrgjegjės, nga Kosova nė Zvicėr, erdhėn bashkė me Xhemail Berishėn, Osman Ferizi, Shkėlzen Gjoni dhe Hasan Ferizi. Vėllai im, Sami Tahiraj, ndodhej nė Zvicėr. Meqenėse, ky tashmė ishte i kyēur nė kėtė organizim, iu bashkua kėtij grupi nė Zvicėr dhe udhėtuan tė gjithė sė bashku nė Shqipėri. Ushtrimet kanė zgjatur 30 ditė dhe ato i kanė udhėhequr oficerė tė specializuar tė ushtrisė shqiptare. Pas ushtrimeve nė Shqipėri, qėllimi kryesor ishte qė me njė pjesė tė armatimit tė depėrtojnė ilegalisht nė Kosovė. Pra ky mision delikat, i kalimit ilegal tė kufirit Shqipėri-Kosovė, me 33 ushtarė tė armatosur, iu besua Salih Ēekajt, tash hero kombėtar.

    Cilat kanė qenė arsyet qė determinuan qė Salih Ēekaj t’i printe kėtij grupi pėr t’u futur nė Kosovė? Kush ia besoi kėtė rol dhe a ishte ai komandanti i parė i grupeve tė armatosura tė luftėtarėve tė lirisė?

    Saim Tahiraj: Arsyet qė Salih Ēekaj duhej t’i printe kėtij grupi ishin tė shumta dhe tė ndryshme. Por, arsyet kryesore ishtin se ai kishte njohuri ushtarake pasi ishte oficer rezervė dhe pėr kėtė fushė posedonte njohuri profesionale, pastaj ishte person qė njifte mė sė miri terrenin kah duhej tė hyhej nga Shqipėria nė Kosovė. Sali Ēekaj ishte njeri i qetė, serioz, i besės dhe njė intelektual qė dinte shumė mirė ēfarė duhej bėrė pėr Kosovėn. Udhėheqės e kanė zgjedhur ushtarėt qė pėrgatiteshin tė futen nė Kosovė.

    Kėshtu pra, pas 30 ditė ushtrimesh prej 55 ushtarėve sa ishin nė grupin e dytė, vetėm 34 veta u nisėn drejt Kosovės me 75 kallashnikovė, me njė pjesė municioni e me bomba dore. Me kėtė rast dėshiroj ta cek, por nėse ėshtė nevoja edhe ta pėrseris, se kjo ėshtė thyerja e parė e kufirit dhe jo siē po pretendohet, se thyerja e kufirit u bė vetėm nė vitin 1999. Jo, thyerja e kufirit, pėr trima, ėshtė bėrė nė vitin 1991. Atėherė ishte tepėr vėshtirė dhe gati e paimagjinuar njė ndėrmarrje e kėtillė. Ka njerėz qė kanė kaluar kufirin Shqipėri-Kosovė; dy, tre a mė shumė veta, por me qėllime luftarake, tė armatosur dhe tė organizuar nė baza institucionale, kjo ėshtė hera e parė deri nė fillimin e luftės sė hapėt. Tė tjerėt le tė thonė si tė duan e ēka te duan. Grupe bashibuzukėsh mund tė ketė pasur edhe para vitit ’91 dhe pas vitit ’91, por ky ishte njė rrugėtim me detyrė, i mbėshtetur nga institucionet e atėhershme tė Republikės sė Kosovės. Pastaj nė kėtė rrugėtim ka qenė edhe legjenda e mėvonshme e luftės sė vitit ’98, Adem Jashari. Kjo thyerje kufiri nuk u ndal mė as pėr Salih Ēekajn, as pėr Adem Jasharin, as pėr Zahir Pajazitin. Qėllimi i futjes sė armatimit nė Kosovė ishte armatosja e bėrthamave tė para tė njėsiteve ushtarake pėr ēlirimin e Kosovės, tė cilat quheshin njėsitet e para vetėmbrojtėse.
    ----------

    TEMA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TEMA


    ---------

    ANALIZA

    Dėshmi tonditėse pėr prapaskenat e uzurpimit tė UĒK nė Kosovė (2)

    33 ushtarėt e parė tė UĒK-sė

    Pas mbarimit tė ushtrimeve nė Shqipėri, pra grupi prej 33 vetave, nėn komanden e Sali Ēekajt niset pėr Kosovė. Si rrodhėn punėt nė vazhdim?

    Unė me detyrė udhėtova nga Zvicra me aeroplan pėr Kosovė. Atje bashkė me Xhemail Berishėn e kemi pasur pėr detyrė ta presim grupin prej 34 vetave qė do tė vinin tė armatosur nga Shqipėria. Veē kėsaj, ishim tė caktuar tė vėzhgonim forcat serbe, qofshin ato tė policisė apo tė ushtrisė. Pėrmes kanaleve tona e lajmėruam Salihun tė mos nisej nė kohėn qė ishte e cakuar, meqė kishte lėvizje shumė tė mėdha tė ushtrisė dhe policisė serbe, sidomos rreth kufirit nė zonėn e Rekės sė Keqe e deri te Juniku dhe Pobėrgja. Kėshtu, Salihu e shtyn udhėtimin pėr pak kohė. Pėrveē qė e shtyn udhėtimin, e ndėrron edhe drejtimin. Merr njė udhė tjetėr, e jo atė qė ishte planifikuar. Nė vend se tė arrinin pėr 3 orė e gjysmė, udhėtimi u kishte zgjatur nėntė orė. Megjithatė, tė prirė nga Salih Ēekaj, arritėn rreth orės 5 tė mėngjesit dhe u vendosėn nė fshatin Voksh; nė shtėpinė e Salih Panxhajt dhe Avdyl Panxhajt. Pushuan pak. E lanė armatimin dhe u ndanė nė tri grupe. Njė grup erdhi te unė nė Beleg, pasi vėllai im, Samiu, kishte ushtruar dhe udhėtuar me ta. Tė tjerėt u vendosėn nė Kodrali nė shtėpitė e Osman Ferizit, Hasan Ferizit dhe Shkėlzen Gjonit. Adem Jashari ka qenė me grupin qė u vendos nė Kodrali, tė cilin grup e ka bartur me qerre kuajsh Bajram Selim Tolaj nga Pobėrgja. Pra, po theksoj dhe le tė dihet pėr jetė tė jetėve, se nė mesin e 33 ushtarėve, nėn udhėheqjen e Salih Ēekajt, ndodhej edhe Adem Jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra etj... Por, edhe le tė dihet pėr jetė e mot se Salih Ēekaj ishte komandanti i parė i formacioneve tė para ushtarake qė filluan pėrgatitjet pėr ēlirimin e Kosovės me luftė qysh nė vitin ’91. Nė atė kohė ngjarjet janė zhvilluar kėshtu. Pėr hir tė vėrtetės dhe pėrgjegjėsisė historike, versionet tjera, nga kushdoqoftė, do t’i demantoj sa herė qė tė mė jepet rasti. E vėrteta ėshtė njė dhe nuk ndryshohet sipas politikės ditore. Ajo nuk mund tė ndyshohet, tė mohohet, as tė thjeshtėsohet pėr hatėr tė askujt. Fundja, ne kemi edhe listen e 34 ushtarėve qė kanė hyrė nė Kosovė, me emėr e mbiemėr tė secilit prej tyre. Kemi edhe numrin e secilės armė, si dhe sasinė e municionit. Pastaj e dimė edhe kush i ka mbushur karikatorėt dhe ku janė pėrgatitur! Kush ua ka pėrgaditur edhe bukėn pėr drekė kėtyre trimave etj,... Ja edhe lista, tė cilėn e ka edhe Niman Muēaj, autori i filmit dokumentar dhe librit "Sali Ēekaj gurthemel i pavarėsisė sė Kosovės".

    Veē kėsaj ne kemi edhe fotografinė e ushtarėve tė Grupit tė Dytė, ndėrsa forografinė e Grupit tė Parė ku figuron edhe Zahir Pajaziti na e ka dhėnė Lutfi Haziri, tash kryetar i komunės sė Gjilanit.

    Emri dhe mbiemri Komuna PU.A. Nr. Karikatorė Fishekė
    1. Hasan Ferizi Deēan 20102614 4 120
    2. Shkelzen Gjoni Deēan 20097018 4 120
    3. Sami Tahiraj Deēan 17029553 4 120/5
    4. Osman Ferizi Deēan 4176733 4 120/20
    5. Muharrem Bobi Przeren 7350 4 120/150
    6. Hilmi Peci Mitrovicė 12133987 4 120
    7. Ramadan Begu Mitrovicė 11113957 4 120
    8. Nazmi Bajrami Mitrovicė 4176505 4 120/6
    9. Ejup Murseli Mitrovicė 20115049 4 120/24
    10. Shahin Bejtullahu Mitrovicė 20112290 4 120/180
    11. Lutfi Jonuzi Mitrovicė 20060919 4 120
    12. Fadil Kadria Skenderaj 11112153 4 120
    13. Iljaz Kadria Skenderaj 111174110 4 120
    14. Adem Jashari Skenderaj 20109662 4 120
    15. Murat Jashari Skenderaj 20084113 4 120/7
    16. Avni Rama Skenderaj 20061583 4 120/28
    17. Sahit Jashari Skenderaj 20103940 4 120/38
    18. Shaqir Salihi Skenderaj 11125407 4 120
    19. Xhemajl Kelmendi F.Kosovė 20096701 4 120
    20. Naim Gubetini Prishtinė 20098575 4 120
    21. Shemsi Zeqiri Prishtinė 20102917 4 120/6
    22. Xhavit Gubetini Prishtinė 20113567 4 120
    23. Faton Gajtani Prishtinė 20108076 4 120/8
    24. Isuf Ismajli Prishtinė 20065291 4 120/32
    25. Driton Restelica Podujevė 11101858 4 120/240
    26. Ekrem Sheholli Podujevė 1112249 4 120/2
    27. Qenan Azizi Tetovė 20106021 4 120
    28. Feriz Xhemaili Tetovė 20060106 4 120
    29. Nuri Bexheti Tetovė 20027760 4 120
    30. Bujar Zeneli Kumanovė 20063866 4 120
    31. Orhan Ibrahimi Kumanovė 20050812 4 120
    32. Jakup Limani Shkup 411651 4 120
    33. Halil Palloshi Shkup 12123606 4 120
    LISTA E 33 USHTARĖVE QĖ HYNĖ NĖ KOSOVĖ NĖ DHJETOR TĖ VITIT ’91:
    Gjithsejt 33 132 3960

    Me datėn 08. 12. 1991

    Ushtari i 34 ishte komandanti Salih Ēekaj

    Ku ishit ju ditėn kur ata u futėn nė Kosovė, si u pritėn nėpėr familje dhe si kanė rrjedhur mė vonė ngjarjet e asaj dite?

    Saim Tahiraj: Unė atė ditė kam shkuar nė Gjakovė pėr t’u dėgjuar nė telefon me Imer Berishen dhe Ismet Avdullahun, tė cilėt si pjestarė tė organizimit duhet tė flasin pėr detyrat dhe pėrgjegjėsit qė i kanė pasur nė atė kohė. Ata sot mund tė kenė ndėrruar kampin, por pėr hir tė gjakut tė atyre qė sakrifikuan jetėn duhet tė flasin. Pra, atė ditė kėta ushtarė kanė drekuar nė Beleg dhe Kodrali. Pastaj janė shpėrndar, nėpėr shtėpitė e veta. Para se tė shpėrndahen, u dakorduam qė pas dy javėsh tė vinin pėr ta marrė armatimin. Nga entuziazmi qė kishin, nuk respektuan marrėveshjen por filluan tė vijnė pas dy-tre ditėsh.

    Ndėrkohė, Salih Ēekaj erdhi bashkė me Demė Tolajn te ne, nė Beleg, dhe mė tha qė grupi i tretė qė e kishte pėrtaditur Xhemail Berisha, Ismet Mehmetaj, Sokol Gjocaj dhe Ismet Tahiraj mos tė udhėtonin pėr nė Shqipėri sepse kushtet ishin tė vėshtira dhe duhej tė pritnin njė moment mė tė volitshėm. Mbeti qė Salihi tė na sinjalizonte. Veē kėsaj, Salihi me Samiun (Tahirajn) biseduan rreth shpėrndarjes sė armatimit. Ai na tha, shkoni e merren armatimin nė Bėrliq, i cili armatim, nga Vokshi ishte bartur nė Pobergjė, nė shtėpinė e Fadil Tolajt, e pas disa ditėsh nga Pobėrgja bartet nga Agron Tolaj dhe Halit Tolaj me vėllezėr nė Broliq nė shtėpinė e Salih Ēekajt. Prej Broliqi nga Musa Ēekaj dhe Smail Ēekaj, 34 kallashnikovė i morėm unė me Xhemail Berishen dhe Sami Tahirajn dhe filluam t’i shpėrndajmė sė bashku me Grupin e Deēanit ku bėnin pjesė edhe Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni e Hasan Ferizi. Dua ta theksoj se mė vonė punėt pėr shperndarjen e kėtij armatimi kanė mbetur nė duar tė Ismet e Bajram Tahiraj, si dhe tė Avdyl Molliqt.



    Adem Jashari, i pari pėr tė marrė armatimin

    Kush ishin tė parėt qė erdhėn pėr tė marrė armatim?

    Saim Tahiraj: I pari ka ardhur vetė Adem Jashari. Me Ademin ka qenė edhe Xhafer Zena nga Majanci i Podujevės, por me banim nė Prishtinė. Atė natė pasi hangrėm darkė e pitėm ēaj, ne vėllezėrit Tahiraj, Adem Jasharit ia kemi dhėnė 13 kallashnikovė si dhe municion e nevojshėm. Kėtu do ta pėrshkruaj momentin e nisjes sė Ademit dhe dialogun e tij me Xhafer Zenėn. Pasi i futėn 12 kallashnikovė nė arkėn e veturės tė markės Askona me ngjyrė tė kuqe e me targa tė Prishtinės, Xhaferi u ulė nė vendin e shoferit ndėrsa Ademi u ulė pėrpara nė anėn e djathtė tė tij. Ademi kallashnikovin e vetė, me dy karikatorė, e vuri nė prehėr, ndėrsa Xhaferi i tha: "Adem ndoshta ėshtė mė mirė qė edhe kėtė ta maskosh pak"? Ademi iu pėrgjegj, "me tėrė kėto armė, i gjallė s’ka kush qė mė delė pėrpara". Natėn udhėtuan me Xhafer Zenėn pėr Drenicė e Llap pėr ta shpėrndarė atė armatim. Kėshtu u shpėrnda njė pjesė e madhe e armatimit. Pastaj, Nazmi Bajrami nga Shipoli i Mitrovicės dhe Ramadan Begu erdhėn nga Mitrovica, tė cilėt i kanė pėrcjellė Osman Ferizi dhe Shkėlzen Gjoni nga Kodralia pas mes nate.

    Nė atė kohė dihet se u kryen aksionet e para kundėr policisė serbe. A ishin kėto armėt e para qė me ushtimėn e tyre lajmėruan ēlirimin e Kosovės, i cili do te pasojė mė vonė?

    Saim Tahiraj: Pas shpėrndarjes sė kėtij armatimi, duhet theksuar se grupi i Llapit kishte bėrė sulmin e parė mbi punktin e policisė, qysh nė vitin ’91. Salih Ēekaj me njė pjesė tė shokėve sulmon patrullėn e policisė nė aksin rrugor Deēan-Lumbardh. Ndėrsa Adem Jashari, me Hamzėn dhe Rifatin rezistojnė nė Prekaz nė shtėpinė e tyre dhe i plagosin dy policė serbė. Pėr rezistencėn e vėllezėrve Jashari, ata kanė folur edhe vetė: Hamėza pak ditė para se tė flijohet pėr lirinė e Kosovės, ka dhėnė njė intervistė e cila ėshtė botuar post-mortum, mė 16, 17, 18 prill 1998 nė gazetėn "Bota sot", ndėrsa Rifati nė fejtonin e gazetės "Zėri" ka dhėnė njė inervistė, e cila ėshtė botuar nė cilėsinė e fejtonit gjatė muajit shtator tė vitit 2002. Me kėtė rast ka folur edhe Murat Jashari, i cili ishte edhe vetė me Adem Jasharin nė Shqipėri nė Grupin e Dytė. Mė vonė Baca Rifat ka qartėsuar edhe shumė gjėra, nė njė intervistė para disa ditėsh nė "Zėri". Gjithmonė duke pasur respekt pėr familjen e tij do ta lusja qė t’i sqaroj edhe shumė gjėra pėr figuren e Salih Ēekajt, sepse edhe vetė Baca Rifat ka qenė nė tė njėjtin organizim. Nuk ka nevojė qė askush tė flas nė emėr tė familjes Jashari, siē po tentohet, kur fatmirėsisht disa anėtar tė kėsaj familjeje i shpėtuan masakres sė policisė serbe. Fundja Baca Rifat e di se edhe nė Gjermani kemi pasur kontakt me tė. Ai e ka njohur shumė mirė Salih Ēekajn, i cili ndejti te Baca Rifat nė Munchen nėntė ditė nė tė pame pas vrasjes sė Adem Jasharit dhe anėtarėve tjerė tė familjes.

    ----------

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Tema


    ------

    ANALIZA

    Dėshmi tonditėse pėr prapaskenat e uzurpimit tė UĒK nė Kosovė (7)

    UĒK, FARK, dhe vrasja e minsitrit Krasniqi

    A ka ekzistuar FARK-u?

    Si institucion i Republikės sė Kosovės po, si strukturė ushtarake anti UĒK, siē propagandonin antiinstitucionaliatėt, kurrė. Unė nuk kam parė kurrė emblema tė FARK-ut.

    Pėrndryshe, vetė ministri Ahmet Krasniqi e ka spjeguar ēeshtjen e FARK-ut nė “Revistėn Ushtarake”, numri 1, tė 15 qershorit 1998. Nė faqen 31, nė komunikatėn nr. 7 shkruan kėshtu: “Nė bazė tė urdhėrit nr.5/10 tė Komandantit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, pėr pėrdorimin e simboleve tė njėsive, komandave dhe shtabeve, Drejtoria informative njofton se pėrdoren kėto simbole:

    1. UĒK (Ushtria Ēlirimtare e Kosovės)

    2. UĒK (Policia Ushtarake)

    3. AL-MKA (Aviacioni Luftarak)

    4. MTK (Mrojtja Teritoriale e Kosovės)

    Pėr tė katėr kėto shenja ekziston edhe spjegimi se si duhej tė dukeshin ato.

    Ēdo ushtarak i cili me sinqeritet do t’i komentonte kėto shenja do tė konkludonte se ministri Ahmet Krasniqi nuk ka menduar vetėm pėr luftėn por edhe pėr pasluftėn. Ai nuk ka dashur qė pas luftės tė demobilizohej ushtria nė parti politike siē ka ndodhur mė vonė. Ai sigurisht e ka ditur se invalidėt e njė ushtrie tė demobilizuar dhe tė shndėrruar nė parti politike vėshtirė se do t’ia arrijnė t’i realizojnė tė drejtat e tyre si ushtarė dhe ēlirimtarė tė Kosovės. Shikoni, tri vjet pas mbarimit tė luftės, invalidėt e luftės duhet tė pajtohen me fatin dhe tė kėnaqen me ndihma humanitare tė shoqatave tė ndryshme dhe me tubime pėrkujtimore. Ministri Ahmet Krasniqi ishte strateg i madh ushtarak. Pse u sakirfikua nė kėtė mėnyrė, ai qė diti t’u eskivojė likuidimeve dhe tė mbetet gjallė edhe pastri luftėrave nė ish-Jugosllavi, pėr t’u vrarė nga maskat nė Tiranė, duhet tė flasin ata qė janė kompetent.

    Tė themi Qeveria e atėhershme e Kosovės nė krye me Bukoshin, pastaj ata qė bėnė marrėveshjen nė Oslo nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė (Adem Demaēi etj.) tė cilėn marrėveshje nuk e respektuan kurrė, por edhe ata qė organizuan ahengje gėzimi kur kriminelė tė regjur e vranė ministrin Ahmet Krasniqi.



    Pas vrasjes sė ministrit Ahmet Krasniqi u ērregulluan shumė gjėra qė veēsa kishin filluar tė marrin tė mbaren. Si gjindet nė keto rrethana grupi Salih Ēekajt?

    Po, ėshtė e vėrtetė se gjėrat ndyshuan deri nė themel. Vrasja e ministrit Ahmet Krasniqi na goditi tė gjithėve. Atėherė, Salihu na thirri dhe na tha: “Asnjė furnizim mė pėr askend. Ēdo gjė vetė do ta dėrgojmė drejt e nė Koshare”. Prap nga e para, filluam prap ta bėjmė furnizimin nė formė tė pavarur. Nuk dėshtuam duke iu falėnderuar njėrėzve tanė, qė ende respektonin strukturat e institucioneve tė Kosovės. Kėta na i kompenzuan shpenzimet. E kam fjalėn pėr Shaip Kastratin me shokė. Edhe Shaip Kastrati di shumė si kanė shkuar punėt dhe ka shumė dokumente qė qartėsojnė si ka shkuar financimi. Salihu prap shkon nė Papaj me Agim Ramadanin. Fillojnė pėrgaditjet por mungesa e mjeteve financiare edhe mungesa e armatimit si dhe e ushatrėve i detyrojnė qė nė janar tė vitit 1999, tė dytė tė vijnė nė Zvicėr. Pas dy dite kemi shkuar tė takohemi me Agim Ramadanin nė banesėn e tij. Pėr mungesė tė mjeteve materiale Agim Ramadani qėndroi disa ditė nė Zvicėr pėr tė zhvilluar aktivitetin e vet. Salihu mė urdhėroi qė t’ia organizojmė disa tubime. Ia organizuam tri tubime si, nė Surse, nė Collombey-le-Grand dhe njė nė Neuchātel ku haptaz Agim Ramadani fliste pėr planet e tyre dhe kėrkoi mjete dhe ushtarė. Kėsaj radhe Xhafer Rraci na ka ndihmuar me njė shumė tė caktuar frangash.



    Pasi Salih Ēekaj i takonte LDK-sė, pse kėto tubime nuk i organizoi atėherė LDK-ja? Ku ishte Dega e LDK-sė nė Zvicėr?

    Po, kanė pasur takime edhe me Kryesin Degės sė LDK-sė nė Zvicėr. Pėrkundėr premtimeve, nuk di ēfarė ndodhi, por di qė nuk doli gjė. Premtimet qė iu dhanė Agim Ramadanit i pengoi dikush. Mė mirė e dinė anėtarėt e Kryesisiė sė atėhershme si dhe kryetari i LDK-sė pėr Zvicėr.

    Diku...dy a tri netė para se tė vritej, Salihi mė thirri nė telefon dhe mė tha: “Mbledhi ata pizgauverė qė i ke dhe merre Ismet Ēekajn nė Tiranė e ejani nė Koshare se sot po mė duheni mė shumė se kurrė”. Si duket ishte rrezikuar vendi sepse aty kishin depėrtuar njerėz tjerė, ushtarė tjerė... kishin depėrtuar njerėz tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė dhe fatkeqėsisht iu kishte rrezikuar edhe qėndrimi dhe veprimatria e tij atje. I mora nėntė pizgauverė dhe dy kamionė e u nisėm pėr Bari me disa shokė. Atje mė bllokuan, por mė liruan tė nesėrmen dhe prisja qė tė mė lirohen edhe pizgauverat. Nė mbrėmje mė lajmėroi Skėnder Tolaj se Salih Ēakaj ishte vrarė. Tash lindėn nevoja dhe probleme tjera. U ktheva nga Bari dhe pas njė jave i mora ata pizguaverė dhe shkova nė Ministrinė e Mbrojtjes nė Tiranė. Aty i dorėzova. Fatkeqėsisht, asnjė prej tyre, nė atė kohė, nuk shkoi nė Koshare por nė drejtime tė tjera. Unė, Zymer Lulaj dhe Ismet Ēekaj shkuam nė Shkodėr. Atje takuam Musa Ēekajn. Pastaj shkuam pėr t’u aktivizuar nė vend tė Salih Ēekajt. Lajmėrohemi nė Qendėn Stervitore nė Papaj te komandanti i kėsaj qendre Gani Ahmetaj dhe nė prezencėn e tij, tė zėvendėsit tij komandantit Adem Zekajt si dhe ndihmėsit tij komandantit Demė Mahmutajt, Nasim Haradinaj mu ka kėrcėnuar me kėto fjalė: “Nėse nuk kthehesh kah ke ardhur do tė likuidoj ose do tė ēoj nė Burrel”. Nga kėtu shkuam nė Padesh dhe ia paraqitėm kėtė rast Rustem Berishės, i cili nuk reagoi fare dhe as qė i bėri pėrshtypje kjo punė. Muarėm mobilin, kompjuterin dhe njė pjesė tė gjėrave personale tė Salihut dhe u kthyem po atė natė. Nga Papaj deri nė Tropojė kemi qenė vetėm tre veta dhe ka mundur tė na ndodhė mė e keqja. Fati e deshti qė tė shpėtojmė. U kthyem nė Zvicėr, e nga kėtu shkuam nė Shtutgard dhe u takuam me Hafiz Gagicėn me tė cilin debatuam shumė gjatė pėr shumė gjėra.

    Dihet qė pas vrasjes sė Agim Ramadanit dhe Salihut fronti nė Koshare ka rėnė. Me kėta dy ideatorėt, por me njė ide pėr thyerjen e kufirit nė Koshare lidhet edhe lufta e Kosharės. Lidhet pra me emrat e Salih Ēekajt dhe Agim Ramadanit.

    Megjithatė, sikur mos tė ishte intervenimi i NATO-s, nuk e di se ēka do tė kishte ndodhur! Sigurisht qė Kosova sot do tė kishte tjetėr strukturė dhe pėrbėrje tė popullsisė.



    E pėmendėt me lartė, disa herė, kolonel Tahir Zemajn. A jeni takauar mė herėt mė te?

    Po, nė vitin 1993 e kam takuar nė banesėn e Jashar Salihajt nė Zvicėr. Ka qenė takim i rastit. Tahiri erdhi me dhėndėrin e vet Fadil Tolajn te Jashari. Fadili dhe Jashari kanė pasur raporte tė mira miqėsore. Fadili ka qenė edhe nxėnės i Jasharit. Nė atė takim kemi qenė tė pranishėm, Salih Ēekaj, Osman Ferizi dhe unė. Takimi ka pasur pėr qėllim bashkėveprimin sepse nė vitin 1991 nė ushtrime nė Shqiperi ka qenė edhe miku i Jasharit, Hasan Ferizi.



    A ju kujtohet ndonje detal i asaj bisede?

    Mė kujtohet propozimi i Jasharit i cili na thoshte: “Financim kemi sa tė doni, por njerėzit qė veprojnė konkretisht po na mungojnė”. Megjithatė, marrėveshje konkrete nuk kemi arritur. Nė ndarje Jashari na tha: “Ju vazhdoni andej, unė kėndej, ndoshta takohemi dikund”.



    E pėrmende kompjuterin e Salih Ēekajt. Pasi u vra Salihi kush ua dorėzoi kompjuterin e tij dhe a kishte pasur ndonjė shenim nė te?

    Kompjuterin na e ka dorezuar njė ushtar nė prani tė Rrustem Berishės. Zymer Lulaj e ka kontrolluar dhe ka konstatuar se nė tė nuk ka pasur asgjė. Pėrndyshe Zymeri ėshtė gjallė dhe mund tė flas vetė.



    Tash lufta ka mbaruar. Janė mbajtur dy herė zgjedhjet legjislative dhe njėherė zgjedhjet nacionale. Tė tre herat ka fituar LDK. Kanė ndodhur shumė ndyshime. Megjiathatė Pavarėsia e Kosovės ende nuk ėshtė realizuar. Ēka mendoni, pse ndodhė kjo?

    Si ta realizojmė Pavarėsinė e Kosovės kur projektin e presidentit Rugova tė planifikuar mėse 12 vite mė parė, nga megalomania, secili politikan po mundohet ta nėpėrkėmbė. Kėtu duhet shtuar edhe hilet e Tiranės e tė mos flasim ato tė Beligradit. Pavarėsia ėshtė shpallur njėherė. Nė vend se tė pėrkrahet kėrkesa e presidentit Rugova pėr “njohjen formale tė saj nga faktroi ndėrkombėtar”, kryeministri Rexhepi kėrkon “Pavarėsi tė kushtėzuar”, Ramush Haradinaj me AAK kėrkon ta rishpallė edhe njė pavarėsi, ndėrsa Hashim Thaēi me PDK kėrkojnė ”Moratorium”.



    Z. Saim Tahiraj keni qartėsuar shumė gjėra. A ka mbetur edhe diēka pa u thėnė. Ndoshta keni tė shtoni edhe diēka? Ku ėshtė i rreshtuar sot Saim Tahiraj? Ku janė tė rreshtuar pjestarėt tjerė tė grupit tė Salih Ēekajt?

    Pėr luftėn kurrė nuk ėshtė e mundur tė thuhen tė gjitha. Me qėllim i kam pėrseritur disa gjėra qė tė kuptojnė tė gjithė ata qė po mundohen me zhurmė, dhe pėr hesape politike, ta shurdhojnė popullin. Mė duhet tė them se lirinė nuk e kam menduar kėshtu. Dihet qė shoqėri perfekte tė organizuar nuk ka askund nė botė, por nuk kam besuar se do tė ketė krime politike nė mes tė shqiptarėve aq shumė tė vuajtur dhe tė pėrsekutuar nga regjimet serbe pėr 90 vite me radhė. Ndėrsa, unė dhe pjestarėt tjerė tė Grupit tė Salih Ēekajt jemi aty ku ishim. Jemi aty ku ishte Salih Ēekaj, nė LDK dhe nuk do tė ndalemi pėr ta thėnė tė vėrtetėn e luftės dhe atė me kėmbėngulje, sepse pėrkundėr ndonjė ēalimi, ėshtė kjo LDK qė ka qenė motor i tė gjithave ndodhive politike, por edhe ushtarake, prej formimit tė saj nėn udhėheqjen e mrekullueshme tė presidentit Rugova. A nuk e shpallėn 2 Korrikun delegatėt e Kuvendit tė Kosovės, pastaj Kushtetuta e Kaēanikut nėn strehėn e LDK-sė (1990). A nuk e organizoi LDK-ja referendumin pėr Pavarėsinė e Kosovės (1991), si dhe zgjedhjet e para presidenciale mė 24 maj tė vitit 1992. A nuk ishte LDK-ja, ajo qė organizoi arsimin nė Kosovė dhe nė diasporė? A nuk ishte LDK-ja qė organizoi shėndetėsinė dhe ndihma tė ndryshme sociale nė tėrė Kosovėn? A nuk ishin degėt LDK-sė nė Perėndim qė mbushen fondin e Qeverisė Bukoshi. Veē kėtyre qė i pėrmenda, po kjo LDK e ka mbushur edhe “Fondin e Emergjencės” dhe ka organizuar ndihma pėr Drenicėn pas masakrave nė Likoshan, Qirez dhe Prekaz. Fundi i fundit, a nuk ishin anėtarėt e LDK-sė qė e mbushen edhe fondin “Vendlindja Thėrret”, sepse partitė tjera nė Perėndim nuk e kishin asnjė kolibė anėtarė. Nė LDK ka hangėr bukė i miri dhe i keqi, patrioti dhe pėrfituesi etj. Por kam njė inat. Pse pėrgjegjėsit kryesor tė asaj kohe, ndonjė edhe i sotshėm, nuk po i shpjegojnė nė detale se ēka kanė bėrė degėt e LDK-sė nė Perėndim pėr ēlirimin e Kosovės. Kur nė muajin shtator 2002, foli nė “Zėri” Rifat Jashari, intervista e tij shkaktoi njė ortek. Ajo intervsitė detyroi shumė persona tė prononcohen pėr markat qė Qeveria e Kosovės i kishte derdhur nė “Fondin e Emergjencės”. Pas gjithė atyre sharjeve qė ka pėrjetuar Qeveria Bukoshi, institucionet tjera tė Republikės sė Kosovės, e nė veēanti LDK-ja, nga Drejtoria politike e UĒK-sė, kush do tė besonte se pėrgjegjėsit kryesor tė “Fondit tė Emergjencės” do tė pranonin, mė nė fund, se vetėm nė vitin 1998 nė “Fondin e Emergjencės” janė derdhur nga Qeveria e Kosovės mė tepėr se gjashtė milion (6’000.000) marka. Kush do tė besonte se pėrgjegjėsi i ketij fondi do tė pranonte, mė nė fund, se me kėto marka janė ndihmuar tė gjitha zonat operative tė UĒK-sė!?



    --------TEMA --------
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Zoteria lart mes tjerash shkruan dhe:

    ""Nasim Haradinaj mu ka kėrcėnuar me kėto fjalė: “Nėse nuk kthehesh kah ke ardhur do tė likuidoj ""


    -----

    Ja cfar filozofije .. i thot bashk atdhetarit qe ka ardhur te luftoj..""Do te likujdoj"..
    Shum here i del emri ketij banditi enverist ramizist ne vrasje te pebesa ne Kosove e Shqiperi..

    NASIM HARADINAJ -->nje emer i urryer, nje Kriminel gjakpires..nje funderrine e kombit..
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Antihistoria e njė teksti tė mjerė tė histories- Shkruan Ahmet Qeriqi


    Tekstin e historisė pėr klasėn e nėntė tė mėsimit tė orientuar e ka lejuar pėr botim Ministria e Arsimit. Autorė: Fehmi Rexhepi dhe Isa Bicaj, rezensues: Dr. Emine Bakalli, Dr. Gazemnd Riza dhe profesor Frashėr Demaj. Redaktor, Osman Zeka, kryeredaktor, Refik Bekteshi. Tėrė ky staf historianėsh ka lejuar qė ky libėr tė botohet dhe nga ky libėr tė mėsojnė nxėnėsit tanė historinė kombėtare.

    Libri, Historia pėr klasėn e nėntė tė mėsimit tė orientuar, pėrmbledh njėsi mėsimore prej kohės sė gurit e deri nė kohėn e sotme, deri me ēlirimin e Kosovės nga okupimi mė 11 qershor tė vitit 1999. Sesi mund tė pėrmblidhet krejt historia e sė kaluares nė njė libėr shkollor 216 faqesh, dhe ēfarė masakrimi i ėshtė bėrė kėsaj historie, tė cilėn mjerisht duhet ta mėsojnė nxėnėsit tanė tė mėsimit tė orientuar, sipas mendjes dhe dijes sė Rexhep Osmanit me kompani, do tė shihni dhe do tė bindeni po ta lexoni me kujdes, kėtė tekst tė mjerė tė historisė sonė tė shenjtė. Dhe, nuk ėshtė pėr t`u ēuditur pse ndodh kėshtu. Sepse kėshtu ndodh kur historinė e shenjtė kombėtare e hartojnė sharėsit e deridjeshėm tė nacionalizmit shqiptar, diferencuesit, bashkėpunėtorėt e UDB-ės dhe mjeranėt e pėrjetshėm tė pacifizmit, tė tipit esattoptanist.

    Sesi ka shkruar dikur ky farė Fehmi Rexhepi kundėr NDSH-sė, kundėr nacionalzmit dhe irredentizmit, kundėr mulla Idriz Gjilanit, kjo dihet. Cila ka qenė karriera e tij e shkuar dhe pėrkatėsia politike partiake edhe kjo dihet. Cili ėshtė niveli i tij profesional dhe i atyre tė tjerėve qė kanė shėnuar emrat dhe titujt e tyre, do tė mėsoni po tė shkėputni vetėm njė fjali nė faqen e fundit tė librit ku shkruan, tekstualisht. Kosova u ēlirua nga forcat ushtarake, policore paramilitare serbe. (teksti nė fjalė f.221). Natyrisht se kėtu bėhet fjalė pėr territorin e Kosovės por edhe pėr banorėt e Kosovės, tė cilėt me ndihmėn e UĒK-sė dhe tė NATO-s e ēliruan atė nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe dhe kurrsesi nuk mund tė pranohet gjykimi sipas sė cilit Kosova u ēlirua nga forcat ushtarake, policore dhe parmilitare serbe. Kėso lajthitjesh dhe kėso formulimesh tė papėrgjegjshme, kėso damkash tė turpshme janė hartuar nė kėtė histori, e cila ka kaluar nėpėr duart e mendjet e robėruara tė tėrė atyre farė titujve shekncorė, tė shkollave tė dikurshme titiste, kardeliste, avnojiste tė shkollave tė Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė. Se cila ėshtė vlera arsimore pedagogjike, vlera njohėse dhe faktografike e kėtij teksti tė mjerė tė historisė, kėtė do tė duhej ta thoshin ata qė veten e quajnė kompetentė, profesionistė, historianė me nga dy e tre tituj shkencorė, dhe ata qė mund ta kenė lexuar, apo do tė duhej ta kishin lexuar kėtė tekst shkollor, para se tė jetė botuar.

    Si u prezentua lufta e Ushtrisė Ēlrimtare tė Kosovės nė kėtė tekst invalid tė historisė?

    Nga 216 faqe sa ka ky tekst historie, luftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, i kushtohet vetėm njė e katėrta e njė faqeje, me njė fotografi tė legjendarit Adem Jashari, e cila ėshtė vendosur pas fotografisė sė Ibrahim Ukė Rugovės. (Ky i fundit edhe pėr sė gjalli ėshtė futur nė histori, sipas pėrzgjedhjes sė lakejve tė tij, qė shkruajnė libra patriake tė historisė).

    Edhe pse ėshtė prezentuar fotografia e legjendarit Adem Jashari, nuk shkruhet as njė fjalė e vetme pėr tė, madje as viti i lindjes, apo i rėnies, madje as vendlindja e tij, qė sipas metodologjisė sė punės profesionale shkencore, nuk mund tė anshkalohet nė asnjė rast. Pėr luftėn trimėrore titanike tė legjendarit Adem Jashari dhe tė Jasharėve tė Prekazit thuhet se ka qenė njė masakėr!!!

    Pėr UĒK-nė nė kėtė tekst shkollor janė shkruar vetėm tri fjali.

    Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe politikės qyqare pacifiste i janė kushtuar tri faqe tė plota me dy fotografi. Krahasuar me prezentimin e UĒK-sė, nė kėtė plehurinė shkrimore, LDK-ja zė 25 herė mė tepėr vend.

    Autorėt e kėtij teksti, kuadro tė LDK-sė dhe kundėrshtarė tė verbėr tė UĒK-sė dhe tė luftės sė lavdishme ēlirimtare, kanė zbuluar jo vetėm mungesėn e dijes sė tyre historike para opinionit lexues, por edhe mėrinė e tyre bastarde, esattoptane kundėr militantizmit kombėtar.

    Mėnyra e tillė karikaturale dhe nėnēmuese e paraqitjes sė luftės sonė ēlirimtare, nė njė tekst me tė cilin pretendohet tė edukohen brezat qė e kanė parė pėr sė afėrmi edhe vetė kėtė luftė, ėshtė fare e papėrgjegjshme dhe kombėtarisht e dėnueshme, moralisht e turpshme, njerėzisht e papranueshme. Nė tri fjalitė e shkruara nė kėtė tekst shkollor pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, nė njėrėn nga ato shkruan: UĒK gjatė luftės pati rreth 1500 ushtarė qė ranė dėshmorė pėr lirinė e Kosovės dhe rreth 2000 tė plagosur. Sipas kėtij rezonimi sharlatanesk dhe idiotik tė gjithė ushtarėt e UĒK-sė paskan ra dėshmorė, ndėrsa paskan mbijetuar vetėm rreth 2000 invalidė.

    Qė hatuesit e kėtij teksti tė historisė nuk e dinė numrin e saktė tė dėshmorėve, kjo nuk iu shihet pėr tė madhe, sepse ata kanė qenė dhe kanė mbetur kundėrshtarė tė UĒK-sė, po aq sa kriminelėt e regjimit tė Milosheviqit. Skribėt e kėtij teksti tė historisė nuk i kanė shfletuar dokumentet e publikuara, nė vėllimin e parė tė monografisė Feniksėt e lirisė, ku janė prezentuar tė dhėnat elementare dhe gjeneraliet pėr 1925 dėshmorėt e lirisė. Kėshtu ndodh kur hartuesit e njė teksti tė tillė tė historisė janė tė devotshmit e bashkim-vėllazėrimit, sharėsit e nacionalizmit dhe tė irredentizmit, dorėzgjaturit e ēdo regjimi okupator, ēanaklėpirėsit e ēdo regjiimi antikombėtar dhe antipopullor, projektuesit dhe aktualisht rizbatuesit e bashkėjetes sė shqiptarėve me sllavėt, dhe, urrejtėsit e sėmurė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

    Populli liridashės i Kosovės do tė duhej tė reagonte nė pėrmbajtjen e kėsaj plehurine nga e cila pretendohet tė edukohen brezat e nxėnėsve tanė nė klasėn e nėntė eksperimentale. Kundėr kėtij teksti tė historisė kanė reaguar shoqatat trashėgimtare tė UĒK-sė.

    Do tė ishte e rrugės tė reagonin dhe kryesuesit e atyre partive tė cilat para elektoratit rrahin gjoks se janė parti tė dala nga lufta.

    Kundėr kėtij libri do tė duhej tė reagonin edhe mėsuesit e historisė, ata qė kanė pėr detyrė t`i edukojnė nxėnėsit nė frymė kombėtare, sidomos ata qė kanė qenė pėrkrahės apo edhe pjesėmarrės tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare. Do tė duhej tė reagonin edhe prindėrit e nxėnėsve, do tė duhej tė reagonin edhe historianėt, qė i japin zjarr patriotizmit nėpėr foltore, kur janė tė ftuar tė flasin pėr dėshmorėt. Do tė ishte e rrugės tė reagonin edhe insitucionet pėrkatėse tė historisė dhe tė albanologjisė. Historia e mėsimit tė orientuar e klasės sė nėntė vuan edhe nga shumė e shumė falsifikime tė tjera, tė cilat zbulojnė faqe botės nivelin dhe pėrgatitjen profesionale tė autorėve tė kėtij teksti, ndėrsa tė mos flasim pėr pėrgjegjėsinė morale, profesionale, kombėtare e njerėzore tė atyre qė kanė lejuar tė botohet dhe tė atyre qė kanė urdhėruar tė mėsohet kjo histori nė shkollat tona, edhe ashtu eksperimentale dhe tė robėruara nga njėmendėsia arsimore Shuvariane e kohės sė kaluar
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ka pasur ne Kosove luftar qe i thonin vehtes "Jena te UCK-s" si dhe luftar qe i kan than vehtes "Jemi te FARKUT".

    Farku nuk pretendonte ta zhdukte UCk perkundrazi nuk merziteshin fort a i quaje UCk apo Fark.
    E kunderta ndodhte me militantet politik te UCk qe gjat gjith kohes me propogande dhe kallash u perpoqen ta zhdukin FARK-un.
    Fark-u kurre nuk i tha uck-es ..jeni tradhtare... kurse njerez nga UCk gjat gjith kohes dhe sot vazhdojn ta etiketojn FARK-un si Ushtri Tradhetare.

    Kulmi i kti banditizmi nga militantet e uck-es ishte organizimi i vrasjes se Ministrit Ahmet Krasniqi, eprorit te larte te FARK-ut... dhe kulmi i turpit se kjo vrasje u be ne Tiran.

    Edhe sot bandat qe cfaqen si "te dala nga UCK" vazhdojne te vrasin luftare te FARK-ut dhe jo vetem kaq por po vrasin dhe shum luftetare te UCK sikurse Drinin, Uk Bytyqin etj etj..

    Pra ju uck-at nuk keni cka historie te kerkoni sepse as Kosov nuk cliruat..as Popull nuk mbrojtet e as Adem Jasharin nuk e shpetuat nga masakra serbe..

    Llap i thuj historianve te shkruajne se Shtabi i uck-es ne kohen kur digjej Kosova merrej me burgosje e torturime te fshatareve Shqiptar..

    I thuj te shkruajn se Shpallesi i UCK daut Haram-uti.. ka vra 4 luftar shqiptar e se Gjenerali i Uck sali veseli ka vra komandantin e njesiteve UCk te Prizrenit..Komandant Drinit..e u thuj se kur Kosova digjej Hashim Jakupi e Rexhep Qosja pinin kafe ne Rogner te Tiranes..

    qashtu pra me qense po don Histori..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    A histori se jo mahi din ti brari haha!!!
    Kur nuk din me mier eshte te heshtesh nga njiher se me i shti hunt gjithkund.
    qashtu
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •