Fabula nga Ferit Lamaj:
Mish
Hyri njėri nė dyqan,
lypi mish pa kockė,pa dhjamė,
Qafėn zgjati si fakir:
- Ej, nė ēmim tė jetė i lirė!
Dhe mishshitėsi flakė u ndez:
- Unė shes mish, jo djathė e vezė ...
Ēmendje
I tha derrit njė ditė dhia:
- Ububu, ra ēmenduria!
E zu lopėn, ki kujdes,
se tė rrasin mu nė thes ...
Ia pret derri: - Moj e mjerė,
po unė, dihet, ēmend tė tjerė ...
Mos mė keq
Ngeli njėri mos mė keq,
as shtėpi, as punė, as dreq ...
Mė nė fund dhe qenin shet:
"Tashė e tutje do leh vetė ..."
Hotel
Vete gici nė hotel,
gici zhul e zgjyrė,
Na kėrkon njė dhomė model,
tė ndrisė si pasqyrė,
Por fazani pendėar
ia hedh llafet prush:
"Dhoma kemi, veē mė parė,
futu, bėj njė dush ..."
Majė
Ketri ngjitet te njė arrė,
gojėn furrė si fitimtar:
"Kapa majėn , jo shaka!"
Papagalli fėt i tha:
"Kape majėn! Sje gjėkundi,
se dhe maja ka njė fund ..."
Shkaku
Njė majmuni ēiu nxi jeta,
paf e puf pi dy paketa.
I shkon mjekut si peshqesh:
"Mė mbyt kolla, se marr vesh!"
I thotė mjeku, pelikani:
"Shkak i kollės ėshtė duhani".
Ēelet fap zoti majmun:
"Mirė qė shkaku sisha unė!"
Garė
Derri rrumbull si ēdo herė,
I thotė dosės mu nė derė:
"Sonte patėm njė si garė,
cili ish mė pijetar?!"
Dosa derrin seē e cyt:
"Kush e zu vendin e dytė?"
Divorc
Gjeli, pula sherr pėrnatė.
Fundi dihet, nė gjykatė.
Xha Ariu ėshtė gjyqtar,
ndan kotecin barabar.
Mė tej flet porsi nė faj:
"po tri zogat qysh ti ndaj!
Shtyhet gjyqi, shton nė letėr,
"Sa tė pjellin dhe njė tjetėr".
Leje
Tej, te kopshti zoologjik
lind debati simpatik.
Kafshėt flasin mizėri:
"Ej, a ngremė njė kopsht tė ri,
mė tė bukur mė tė gjerė?"
"Domosdo" shton njė Panterė.
"Sėshtė e lehtė", hidhet Dhia,
"Duhet leje nga Bashkia".
Niset dhelpra me ngadalė,
porse vjen me bisht nė shalė.
Pas dinakes shkon ariu,
eh, mjerisht del huqi i ziu.
Thotė gomari:"Kėtė punė
ju se zgjidhet, e zgjidh unė!"
Vrap veshgjati, vrull rrufeje,
tė hejvetė bart dy leje.
Pall me mburrje:Nė bashki
gjysma qenė miqtė e mi"
Lexim
Nė odė macezonja
na shfleton gazetėn.
"Bėz-bėz-bėz" mushkonja,
ēpo ia nxika jetėn.
Macja e llufiti.
"Bėz-bėz-bėz" ska mė.
Fajin vetė e pati,
pse lexoi me zė!
Fat
Derri qenin has njė natė:
- Dosa ime ėshtė me fat.
Qėnka pjellė me kėmishė,
se ēdo ditė, qė ta dish,
gjen para e gjen dollarė!-
Mė tej ngryset si qyqar:-
Kurse unė, byrazer
njė palė mbathje gjej njėherė,
por sqe thėnė hiē, pėr besė,
se mė rrinin porsi thes.
Pyet qeni tek pėr tek:
- Ku i gjete:
- Nėn dyshek ...
Muaj mjalti
Pyet gici, zhyer baltė,
mama dosėn ēudiplotė:
- Kur ju qetė pėr muaj mjalti,
unė ku isha atėbotė?
- Kur u nisėm atė natė, -
llaf i dosės rrjedh si krua,
ti, o shpirt, qe me tėt atė:
kur u kthyem, qe me mua ...
Kėrriēi
Njė kėrriē u bė drejtor,
zu tė pallė mė ēdo orė.
I tha qengji: - Te kjo zyrė
boll kėrriēa kanė hyrė,
janė ulur bythė shumė,
andaj punėt venė pėr lumė.
Gjer mė sot, i dashur shok,
sėshtė ulur ndonjė kokė.
Zonjusha
Njė zonjushė ėmbėl qesh:
- Bluza ime safi lesh;
jo sido, por lesh deveje.
Tjetri merr njė vrull rrufeje;
domosdo, i erdh tė shtrunga:
- Ke tė drejtė, shoh dy gunga ...
Babi
Gjeli spaska cipė,
imoral me vule.
Ngeli cip mbi cipė,
shėtit pulė mė pulė.
Zogat fytafyt
zihen papushim:
"Sėshtė babi yt,
ėshtė babi im! ..."
Binjakė
Dosa barkun bic.
Derri pret njė gic.
Dosa pjell binjakė
Derri zemėrak,
bishė, psikopat,
turret nė gjykatė:
- Kurvėn nuk e dua,
njė se ka me mua ...
"Lepurushi"
Ska mė rrenės se gjahtari,
Meriton medalje ari,
Na nis mufkat qė pa gdhirė:
"Ngreka lakun mirė e mirė,
Zura lepurush me brirė ..."
Ia pret njėri fluturim:
"Mos ke kapur kecin tim?!"
Pershendetje!!!!!
Krijoni Kontakt