Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Disa fabula me spec! - Denku

    Fabula nga Ferit Lamaj:

    Mish
    Hyri njėri nė dyqan,
    lypi mish pa kockė,pa dhjamė,
    Qafėn zgjati si fakir:
    - Ej, nė ēmim tė jetė i lirė!


    Dhe mishshitėsi flakė u ndez:
    - Unė shes mish, jo djathė e vezė ...

    Ēmendje
    I tha derrit njė ditė dhia:
    - Ububu, ra ēmenduria!
    E zu lopėn, ki kujdes,
    se tė rrasin mu nė thes ...

    Ia pret derri: - Moj e mjerė,
    po unė, dihet, ēmend tė tjerė ...

    Mos mė keq
    Ngeli njėri mos mė keq,
    as shtėpi, as punė, as dreq ...

    Mė nė fund dhe qenin shet:
    "Tashė e tutje do leh vetė ..."

    Hotel
    Vete gici nė hotel,
    gici zhul e zgjyrė,
    Na kėrkon njė dhomė model,
    tė ndrisė si pasqyrė,

    Por fazani pendėar
    ia hedh llafet prush:
    "Dhoma kemi, veē mė parė,
    futu, bėj njė dush ..."

    Majė
    Ketri ngjitet te njė arrė,
    gojėn furrė si fitimtar:
    "Kapa majėn , jo shaka!"

    Papagalli fėt i tha:
    "Kape majėn! S’je gjėkundi,
    se dhe maja ka njė fund ..."

    Shkaku
    Njė majmuni ē’iu nxi jeta,
    paf e puf pi dy paketa.
    I shkon mjekut si peshqesh:
    "Mė mbyt kolla, s’e marr vesh!"

    I thotė mjeku, pelikani:
    "Shkak i kollės ėshtė duhani".

    Ēelet fap zoti majmun:
    "Mirė qė shkaku s’isha unė!"

    Garė
    Derri rrumbull si ēdo herė,
    I thotė dosės mu nė derė:
    "Sonte patėm njė si garė,
    cili ish mė pijetar?!"

    Dosa derrin seē e cyt:
    "Kush e zu vendin e dytė?"

    Divorc
    Gjeli, pula sherr pėrnatė.
    Fundi dihet, nė gjykatė.

    Xha Ariu ėshtė gjyqtar,
    ndan kotecin barabar.

    Mė tej flet porsi nė faj:
    "po tri zogat qysh t’i ndaj!
    Shtyhet gjyqi, shton nė letėr,
    "Sa tė pjellin dhe njė tjetėr".

    Leje
    Tej, te kopshti zoologjik
    lind debati simpatik.
    Kafshėt flasin mizėri:
    "Ej, a ngremė njė kopsht tė ri,
    mė tė bukur mė tė gjerė?"
    "Domosdo" shton njė Panterė.

    "S’ėshtė e lehtė", hidhet Dhia,
    "Duhet leje nga Bashkia".

    Niset dhelpra me ngadalė,
    porse vjen me bisht nė shalė.
    Pas dinakes shkon ariu,
    eh, mjerisht del huqi i ziu.

    Thotė gomari:"Kėtė punė
    ju s’e zgjidhet, e zgjidh unė!"

    Vrap veshgjati, vrull rrufeje,
    tė hejvetė bart dy leje.
    Pall me mburrje:Nė bashki
    gjysma qenė miqtė e mi"

    Lexim
    Nė odė macezonja
    na shfleton gazetėn.
    "Bėz-bėz-bėz" mushkonja,
    ē’po ia nxika jetėn.

    Macja e llufiti.
    "Bėz-bėz-bėz" s’ka mė.
    Fajin vetė e pati,
    pse lexoi me zė!

    Fat
    Derri qenin has njė natė:
    - Dosa ime ėshtė me fat.
    Qėnka pjellė me kėmishė,
    se ēdo ditė, qė ta dish,
    gjen para e gjen dollarė!-

    Mė tej ngryset si qyqar:-
    Kurse unė, byrazer
    njė palė mbathje gjej njėherė,
    por s’qe thėnė hiē, pėr besė,
    se mė rrinin porsi thes.

    Pyet qeni tek pėr tek:
    - Ku i gjete:
    - Nėn dyshek ...

    Muaj mjalti
    Pyet gici, zhyer baltė,
    mama dosėn ēudiplotė:
    - Kur ju qetė pėr muaj mjalti,
    unė ku isha atėbotė?

    - Kur u nisėm atė natė, -
    llaf i dosės rrjedh si krua,
    ti, o shpirt, qe me tėt atė:
    kur u kthyem, qe me mua ...

    Kėrriēi
    Njė kėrriē u bė drejtor,
    zu tė pallė mė ēdo orė.

    I tha qengji: - Te kjo zyrė
    boll kėrriēa kanė hyrė,
    janė ulur bythė shumė,
    andaj punėt venė pėr lumė.
    Gjer mė sot, i dashur shok,
    s’ėshtė ulur ndonjė kokė.

    Zonjusha
    Njė zonjushė ėmbėl qesh:
    - Bluza ime safi lesh;
    jo sido, por lesh deveje.

    Tjetri merr njė vrull rrufeje;
    domosdo, i erdh tė shtrunga:
    - Ke tė drejtė, shoh dy gunga ...

    Babi
    Gjeli s’paska cipė,
    imoral me vule.
    Ngeli cip mbi cipė,
    shėtit pulė mė pulė.

    Zogat fytafyt
    zihen papushim:
    "Sėshtė babi yt,
    ėshtė babi im! ..."

    Binjakė
    Dosa barkun bic.
    Derri pret njė gic.

    Dosa pjell binjakė
    Derri zemėrak,
    bishė, psikopat,
    turret nė gjykatė:
    - Kurvėn nuk e dua,
    njė s’e ka me mua ...

    "Lepurushi"
    S’ka mė rrenės se gjahtari,
    Meriton medalje ari,
    Na nis mufkat qė pa gdhirė:
    "Ngreka lakun mirė e mirė,
    Zura lepurush me brirė ..."

    Ia pret njėri fluturim:
    "Mos ke kapur kecin tim?!"

    Pershendetje!!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 21-04-2002 mė 22:11

  2. #2

    glaukus 001

    * Fabula nga glaukus 001
    Jane postuar me pare ne rubriken e humorit dhe mqs eshte hapur kjo teme per fabula mendova se ndoshta do pelqehen (ata qe s'i kane lexuar ).

    Lepuri dhe ariu

    Lepuri ariun vazhdimisht ngacmonte
    e tallte, e shante
    me fjale e thumbonte,
    Lepuri e dinte:
    ariu kampion force ishte
    por atij i mburrej se dot s'e arrinte.
    Duke tundur koken ariu i kujtoi:
    se nje dite kur ta kapte,
    kembet edhe gjuhen kujtim do t'ia mbante !

    Grenxa dhe bleta

    Grenxa dhe bleta keq me fjale u zune
    n'dyluftim vendosen ta zgjidhin kete pune,
    filluan me terbim te godasin fort
    me shkelma , kafshime e grushta ne kok'.
    Me ne fund u lodhen, bleta e thumboi
    grenxa nuk u mbajt, dhimbja e rrezoi,
    bleta buzeqeshi po grenxa ja ktheu:
    Ndoshta une, me nuk do jetoj
    por thumbi qe leshove ty jeten do t'mbaroj' !

    Kafshet shtepiake

    Kafshet shtepiake u mblodhen nje dite
    te nxirrnin me te mirin per nga cilesite.
    Gjeli u krekos, kendoi nja dy here
    tha : Pa kengen time te cjerre
    vone do zgjoheshit dimer edhe vere !
    Lopa bertiti se s'kish si ajo:
    Qumesht, lekur', mish
    kjo ben muu, askush nuk ma mohon !
    Delja u afrua dhe trupin tregoi
    tha se edhe lopes une ia kaloj
    leshi im per triko njerzit zbukuroi!
    Derri i merzitur nga lluci u ngrit
    tha se une disa vertet i neverit
    por te gjithe e dine qe jam si fabrik' !
    Pula kakarisi, tha mos flisni kot
    pupla edhe mish kam dhe une o shok'
    por veze ama ju nuk beni dot !
    Me ne fund qeni, lehu i terbuar
    tha: Ktej nga anet tona dicka do pohuar,
    po t'mos isha une
    hajdutet do ju conin ne treg pa vonuar !!!

    *Kjo e fundit eshte vertet me spec

    Lepurushja

    Lepurushja dashnorit nje dite ju ankua:
    Ne jeten seksuale dicka do ndryshuar!
    Lepuri degjoi dhe ajo ju lut:
    Dashurine ta benin me gjate se nje minut' !
    Ai u pertyp, fjalet nuk i dilnin
    i tregoi per rracen, zakonet, instiktin,
    ajo kembengulte per kenaqesine
    ai perplasi deren dhe mori arratine.
    Lepurushja jone doli ne oborr
    pa nje breshke te madhe qe ecte si me zor,
    e ftoi brenda, te hynte ne shtepi,
    i ofroi ca meze dhe nje gote raki.
    Pastaj u embelsuan me fjale e ledhatime
    ajo e ftoi ne shtrat per gjera intime.
    Qejflia u zhvesh fare, miku hodhi guasken
    filluan te loznin dhe te puthmet plasen.
    Lepurushja priste ne carcafe ngatrruar
    se kur do kish ai orgazmen e bekuar,
    prit e prit , po ai s'po ...vinte
    ateher' ajo foli i tha se shum' kohe s'kishte!
    Breshka e habitur i tha me pertim:
    po une sa fillova moj ti shpirti im !?!"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 07-04-2004 mė 03:04

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Unhappy

    Vdes per fabula!
    S'ka me te tjera??
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Arrow

    (( Ju lutem vendosini emrin e "ri" autorit te fabulave te mesiperme,
    amadeos= glaukus.
    ))


    Disa te tjera. Keto 2 te parat jane te reja.


    Ku t'ēon mushka o gomar
    nėpėr ferra kerkon bar
    nėn mullar ke bėr shtepinė
    N'pyllin e vogėl ti kryeson parinė?!?
    (Kafsha politike)



    - - - - - -



    Gomari vendosi tė marrė profesion
    taksist u bė se me ngarkesa ish mėsuar,
    me bojė tė verdhė trupin shpejt e leu
    pastaj doli nė rrugė lekė pėr tė fituar.

    Klient i parė u bė iriq gjembaēi
    gomari s'pranoi - kish frikė lėkurėn prishte.
    iriqi i premtoi do ish i kujdesshėm
    gomari kėmbėngulte - para shėndetit punėn s'vinte.

    Dhelpra mė pas dorėn i nxorri
    dhe ai ndalojė zonjushėn ta dėgjojė
    kunadhja e lodhur n'shtėpi i kėrkoi ta shpinte
    gomari hezitoi aq larg ta dėrgojė.

    Teksa endej pa shprese njė breshkė iu lut
    i premtoi mirė do e paguante
    veē ta merrte n'samar se ishte me ngut,
    u mundua gomari po n'kurriz dot s'e hipte !

    Mjaft, breshka kupėn e mbushi
    detyroi gomarin punėn tė braktis' !
    (Fajtorėt)



    = = = = = =



    Don Zhujku

    Ujku dhelprėn propozoi
    mė nė fund ajo pranoi,
    nė shtėpi pastaj e ftoi
    vetėm pes minuta atij i premtoi.
    Ai pohoi me kokė
    por ndenj gati nje orė.
    Ajo nė fillim tha me fjalė te ndara:
    “Jo,, mos,, ik !”
    por pas pes minutash shtoi nga e para:
    “Jo mos ik jo mos ik o mik !!!”
    Ujku buzėqeshi dhe me vete tha:
    “Vetėm pes minuta po me tė rejat ama !”




    = = = = = =


    Dhelpra dhe rrushi

    Dhelpra njė ditė gushti
    pa nje bistak rrushi,
    iu duk i pjekur mirė,
    me erė, ėmbėlsirė.
    Dhe nuk priti shumė
    filloi t'kacavirrej me thonj e me duar,
    pastaj, pushoi pak,
    vėshtroi nga rrushi dhe tha e menduar:
    “Po dhelprat s'hanė rrush more tė uruar!”


    = = = = = =

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Glaukus... te kam underestimated kur te kam pare ne forum.
    Me kenaqe!
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Glaukus , te lumte mendja plako !
    Ate "Don Zhujkun" ma kishe shkruar per qejfin tim me duket!

    PS: Zhvishu nga ai titull dhe pasi ti kesh futur nje "Hakunamatata" , hajde dhe na shto kenaqesine e pjesmarrjes ne kete forum. ( faqet e forumit mund ti perkasin kujtdo , por keto shkrime me vlere te nderojne vetem ty ose dike tjeter , qe me mendjen e tij te ndritur fiton respektin tone )

Tema tė Ngjashme

  1. Fabula dhe gazmore
    Nga Xhexho nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 10:49
  2. Henri MICHAUX ( Fabula origjinash)
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 19:44
  3. Fabula
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 13:19
  4. Ezopi (Aesop)
    Nga Zana e malit nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 12:59
  5. Astrit Cerma - poema & fabula
    Nga Leila nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 14:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •