Marre nga Koha Jone (e premte, 23 maj 2003)
---------------------------------------------------------------------
NJE PO PER ULQININ
Nga Adriatik Kelmendi
TA HARROJME PAK Ulqinin, t'i kthehemi Shqiperise! Perafersisht keshtu ka qene e formuluar fjalia e cila shenon nje nder theniet me te pamatura te kryeministrit Rexhepi, gjate qeverisjes se tij ne kete post. E thene ne vlugun e sezonit te pushimeve vitin e kaluar, ajo ishte menduar ne radhe te pare si nje deklarate bamirese. Nuk dyshoj se Rexhepi sinqerisht deshironte perparimin e nje pjese te popullit shqiptar, atij te Shqiperise, duke shfrytezuar kapacitetet turistike qe ofron ky vend. Por, i ngazelluar nga efekti i situates, duket sikur kryeministri atebote ishte dehur me teper se sa lejohet nga emocionet. Keshtu duke dashur t'i bente mire nje pjese te popullit tone, mbase pa qellim te keq, kishte shkelur me te dyja kembet ate pjesen tjeter qe jeton ne Ulqin. E ky vend i vetem bregdetar shqiptar ne gjithe bregdetin e ish- Jugosllavise, burimin kryesor te ekzistences per decenie me radhe e ka pasur thuaja ekskluzivisht turizmin e shqiptareve te Kosoves. Sado qe ai te kete qene ne mase te madhe nje domate-turizem mbase unik.
VEREN E KALUAR Ulqini jetoi sezonin me te dobet turistik qe nga popullarizimi i rrezitjes se trupit nga shqiptaret. Per te gjetur shkaktaret e ketij realiteti u bene shume analiza, si nga ulqinaket ashtu edhe nga ata qe (nuk) e vazhduan traditen e pushimit ne Ulqin. Dy pikat ku pas veres se gjate u dakorduan te gjitha palet ishin: mimet e fryra ne sezonin 2001, mimet e fryra startuese ne ate 2002, qe te dyja te perkthyera si - jokorrektesi e nikoqireve. Ndonese jane pa dyshim edhe disa komponente te tjere te cilet ndikuan qe Ulqini 2002 te shenonte nje deshtim. Shqiperia ndermori nje fushate te konsoliduar propaganduese per bregdetin relativisht te paeksploruar shqiptar nga kosovaret; krahasuar me Ulqinin, qe eshte vetem nje, Shqiperia ofronte nje shumesi qytetesh e qytezash turistike; nje pjese e mire e "patrioteve" kosovare e shihnin veren 2002 si rastin me te volitshem per te vizituar "shtetin ame"; standardi i rritur te nje pjese e kosovareve kerkonte sherbime dhe defrim me ndryshe nga ai i mehershmi; disa te tjere te pajisur perfundimisht me pasaportat e shumemunguara mezi priten te udhetojne per brigje te reja te panjohura; kurse edhe shumekush, sidomos nga pjesa perendimore e Kosoves, nuk e shihte si defryes me vendin ku kane pasur qendrim te detyrueshem si refugjat` gjate luftes ne Kosove; dhe shume arsye te tjera.
PER TE MOS SHKAKTUAR ketu ndonje keqkuptim te panevojshem, dua te bej te qarte se nuk mendoj te kete asgje te keqe qe kosovaret te shkojne per pushime te Shqiperi. Si dhe nuk ka asgje negative nese nje nga arsyet per te bere kete eshte koshienca se me keshtu ndihmohen "vellezerit tane" atje. Patriotturizem. Perkundrazi. Por, nese mbesim te sintagma origjinale shqiptare "patriotturizem, mendoj se ka shumeka te keqe nese kosovaret nuk vazhdojne te shkojne me per pushime edhe ne Ulqin. Bile, ne kontekst me te gjate kohor, nese do te vazhdohej me trendin e filluar, nje gje e tille do te shenonte humbje per te gjithe shqiptaret. E qe te ndodhe kjo, me se paku do te duhej te ndikojme edhe ne vete me progagimin shkurtpames ne stilin e kryeministrit Rexhepi nga fillimi i ketij teksti. Se pari, me nje ekonomi dhe industri buze perendimit, Ulqini, si u permend, te vetmin burim te ekzistences sot e ka turizmin. Si i tille, ky qytet me te drejte ka bere perpjekje t'u adaptohet krejtesisht nevojave te turizmit kosovar, me restorante me muzike shqipe (ne Ulqin i kendohej Adem Jasharit ne vlugun e luftes ne Kosove), me mbishkrime publike ne shqipe, me gazeta ne gjuhen shqipe e me organizimin e evenimenteve kulturore shqiptare. Keto veprime kane pasur dobi te ndersjella per te gjithe. Me decenie te tera turizmi kosovar i ka forcuar perpjekjet e ulqinakeve per te ruajtur identitetin e tyre kombetar e kulturor, si dhe per te mbajtur gjalle ndjenjen patriotike, megjithese te izoluar nga rrethimi me popullate joshqiptare dhe te perballur me nje kufi te mbyllur me Shqiperine. Po ashtu shqiptaret e Kosoves kane perjetuar kenaqesine e te pasurit te nje qyteti bregdetar shqiptar, ne shtetin e predisponuar negativisht ndaj tyre. Mirepo, nese ne te ardhmen nuk do te vazhdohen marredheniet e ketilla Kosove-Ulqin, ka droje se perfundimisht vera te ngjashme do te mbesin vetem si kujtime te bukura ne kujtese.
ULQINAKET, DUKE mos pasur rrugedalje tjeter, do te shqyrtojne gjasat e grishjes se mysafireve nga vende te tjera per te mbijetuar. Gje qe do te kete pasoja per shqiptaret, pasaqerisht, ne terme afatgjata. Me mungese te shqiptareve, si dhe pamundesi per te qene nje vend atraktiv per turistet evropiano-perendimore, Ulqini ne te ardhmen mund te jete stacion kryesisht i nje soji turistesh - atyre nga Serbia. Ndersa, pervoja tregon se ne keso rastesh edhe oferta arsyeshem do pershtatur kerkeses. Keshtu, pese vjet me pas do te mund te gjejme veten duke shetitur ne nje Ulqin, nga restorantet e te cilit do te kumboje muzike serbe, ne qoshk do te blejme gazeta serbe, do te lexojme vetem mbishkrime serbe dhe do te shohim vetem evenimente kulturore serbe. Ne fund edhe te qenet shqiptar dhe te jetuarit ne Ulqin nuk mund te thuhet te vazhdoje te jete nje ideal per banoret. Dhe ky eshte nje proces normal historik. Ai i ka ndodhur vendbanimeve te aferta me Ulqinin, si eshte shebulli i Tivarit, dikur te populluar me shumice shqiptare. Per kete fenomen me se paku fajtore do te mund te quhen banoret. Eshte e sigurt se si ulqinaket, ashtu edhe kosovaret, veshtire do ta ndjejne veten mire te zene ne nje atmosfere te ketille. Dhe perfundimisht shqiptaret s'do te mund te krenohen me "bregdetin e vet" ne territorin e ish-Jugosllavise, duke nenkuptuar humbesit me te medhenj ne tere ket` mesele. Perfundimisht, harresa e Ulqinit nuk mund te jete nje ide e mencur.
Krijoni Kontakt