Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Turizmi Bregdetar Mbareshqiptar

    Marre nga Koha Jone (e premte, 23 maj 2003)

    ---------------------------------------------------------------------

    NJE PO PER ULQININ

    Nga Adriatik Kelmendi

    TA HARROJME PAK Ulqinin, t'i kthehemi Shqiperise! Perafersisht keshtu ka qene e formuluar fjalia e cila shenon nje nder theniet me te pamatura te kryeministrit Rexhepi, gjate qeverisjes se tij ne kete post. E thene ne vlugun e sezonit te pushimeve vitin e kaluar, ajo ishte menduar ne radhe te pare si nje deklarate bamirese. Nuk dyshoj se Rexhepi sinqerisht deshironte perparimin e nje pjese te popullit shqiptar, atij te Shqiperise, duke shfrytezuar kapacitetet turistike qe ofron ky vend. Por, i ngazelluar nga efekti i situates, duket sikur kryeministri atebote ishte dehur me teper se sa lejohet nga emocionet. Keshtu duke dashur t'i bente mire nje pjese te popullit tone, mbase pa qellim te keq, kishte shkelur me te dyja kembet ate pjesen tjeter qe jeton ne Ulqin. E ky vend i vetem bregdetar shqiptar ne gjithe bregdetin e ish- Jugosllavise, burimin kryesor te ekzistences per decenie me radhe e ka pasur thuaja ekskluzivisht turizmin e shqiptareve te Kosoves. Sado qe ai te kete qene ne mase te madhe nje domate-turizem mbase unik.

    VEREN E KALUAR Ulqini jetoi sezonin me te dobet turistik qe nga popullarizimi i rrezitjes se trupit nga shqiptaret. Per te gjetur shkaktaret e ketij realiteti u bene shume analiza, si nga ulqinaket ashtu edhe nga ata qe (nuk) e vazhduan traditen e pushimit ne Ulqin. Dy pikat ku pas veres se gjate u dakorduan te gjitha palet ishin: mimet e fryra ne sezonin 2001, mimet e fryra startuese ne ate 2002, qe te dyja te perkthyera si - jokorrektesi e nikoqireve. Ndonese jane pa dyshim edhe disa komponente te tjere te cilet ndikuan qe Ulqini 2002 te shenonte nje deshtim. Shqiperia ndermori nje fushate te konsoliduar propaganduese per bregdetin relativisht te paeksploruar shqiptar nga kosovaret; krahasuar me Ulqinin, qe eshte vetem nje, Shqiperia ofronte nje shumesi qytetesh e qytezash turistike; nje pjese e mire e "patrioteve" kosovare e shihnin veren 2002 si rastin me te volitshem per te vizituar "shtetin ame"; standardi i rritur te nje pjese e kosovareve kerkonte sherbime dhe defrim me ndryshe nga ai i mehershmi; disa te tjere te pajisur perfundimisht me pasaportat e shumemunguara mezi priten te udhetojne per brigje te reja te panjohura; kurse edhe shumekush, sidomos nga pjesa perendimore e Kosoves, nuk e shihte si defryes me vendin ku kane pasur qendrim te detyrueshem si refugjat` gjate luftes ne Kosove; dhe shume arsye te tjera.

    PER TE MOS SHKAKTUAR ketu ndonje keqkuptim te panevojshem, dua te bej te qarte se nuk mendoj te kete asgje te keqe qe kosovaret te shkojne per pushime te Shqiperi. Si dhe nuk ka asgje negative nese nje nga arsyet per te bere kete eshte koshienca se me keshtu ndihmohen "vellezerit tane" atje. Patriotturizem. Perkundrazi. Por, nese mbesim te sintagma origjinale shqiptare "patriotturizem, mendoj se ka shumeka te keqe nese kosovaret nuk vazhdojne te shkojne me per pushime edhe ne Ulqin. Bile, ne kontekst me te gjate kohor, nese do te vazhdohej me trendin e filluar, nje gje e tille do te shenonte humbje per te gjithe shqiptaret. E qe te ndodhe kjo, me se paku do te duhej te ndikojme edhe ne vete me progagimin shkurtpames ne stilin e kryeministrit Rexhepi nga fillimi i ketij teksti. Se pari, me nje ekonomi dhe industri buze perendimit, Ulqini, si u permend, te vetmin burim te ekzistences sot e ka turizmin. Si i tille, ky qytet me te drejte ka bere perpjekje t'u adaptohet krejtesisht nevojave te turizmit kosovar, me restorante me muzike shqipe (ne Ulqin i kendohej Adem Jasharit ne vlugun e luftes ne Kosove), me mbishkrime publike ne shqipe, me gazeta ne gjuhen shqipe e me organizimin e evenimenteve kulturore shqiptare. Keto veprime kane pasur dobi te ndersjella per te gjithe. Me decenie te tera turizmi kosovar i ka forcuar perpjekjet e ulqinakeve per te ruajtur identitetin e tyre kombetar e kulturor, si dhe per te mbajtur gjalle ndjenjen patriotike, megjithese te izoluar nga rrethimi me popullate joshqiptare dhe te perballur me nje kufi te mbyllur me Shqiperine. Po ashtu shqiptaret e Kosoves kane perjetuar kenaqesine e te pasurit te nje qyteti bregdetar shqiptar, ne shtetin e predisponuar negativisht ndaj tyre. Mirepo, nese ne te ardhmen nuk do te vazhdohen marredheniet e ketilla Kosove-Ulqin, ka droje se perfundimisht vera te ngjashme do te mbesin vetem si kujtime te bukura ne kujtese.

    ULQINAKET, DUKE mos pasur rrugedalje tjeter, do te shqyrtojne gjasat e grishjes se mysafireve nga vende te tjera per te mbijetuar. Gje qe do te kete pasoja per shqiptaret, pasaqerisht, ne terme afatgjata. Me mungese te shqiptareve, si dhe pamundesi per te qene nje vend atraktiv per turistet evropiano-perendimore, Ulqini ne te ardhmen mund te jete stacion kryesisht i nje soji turistesh - atyre nga Serbia. Ndersa, pervoja tregon se ne keso rastesh edhe oferta arsyeshem do pershtatur kerkeses. Keshtu, pese vjet me pas do te mund te gjejme veten duke shetitur ne nje Ulqin, nga restorantet e te cilit do te kumboje muzike serbe, ne qoshk do te blejme gazeta serbe, do te lexojme vetem mbishkrime serbe dhe do te shohim vetem evenimente kulturore serbe. Ne fund edhe te qenet shqiptar dhe te jetuarit ne Ulqin nuk mund te thuhet te vazhdoje te jete nje ideal per banoret. Dhe ky eshte nje proces normal historik. Ai i ka ndodhur vendbanimeve te aferta me Ulqinin, si eshte shebulli i Tivarit, dikur te populluar me shumice shqiptare. Per kete fenomen me se paku fajtore do te mund te quhen banoret. Eshte e sigurt se si ulqinaket, ashtu edhe kosovaret, veshtire do ta ndjejne veten mire te zene ne nje atmosfere te ketille. Dhe perfundimisht shqiptaret s'do te mund te krenohen me "bregdetin e vet" ne territorin e ish-Jugosllavise, duke nenkuptuar humbesit me te medhenj ne tere ket` mesele. Perfundimisht, harresa e Ulqinit nuk mund te jete nje ide e mencur.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Koha Jonė, apo Koha Ditore?

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Koha Jone
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Mirė, se dje e lexova nė Koha Ditore dhe mė erdh pak ēudi kur e pashė Koha Jonė.

    Adriatik Kelmendi ėshtė gazetar i Koha Ditore ta them kėtė kalimthi... gazetė kjo e botuar nga Veton Surroi.



    P.S. Artikulli ka shumė tė vėrteta, njė nga to deklarata e papjekur e Kryeministrit Rexhepi. Nė njėrėn anė Rexhepi kishte tė drejtė sepse donte t'i ndihmonte njė pjese tė popullit tonė, por nė anėn tjetėr e harronte pjesėn tjetėr. Megjithatė ėshtė vetė konsumatori qė vendos se ku do shkojė... Ulqin apo Shqipėri.

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Nga ana tjeter per mendimin tim dhe Ulqini eshte nje pjese bregdeti e paeksplorurar nga Shqiptaret e Shqiperise. Nuk do te ishte keq sikur ne vend qe te linin parate ne Greqi apo vende te tjera, ata pushues disi te rralle internacionale qe ka Shqiperia, te shkonin dhe ne Ulqin. Une per vete do te shkoja po te isha ne Shqiperi, se pervit e kam pare bregdetin shqiptar qe nga Durresi e deri ne Sarande, dhe do te isha kurioze te vizitoja dhe Ulqinin. Nuk e kam idene per lehtesine e vizes per atje por... do ma kishte qejfi.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Mesa di unė, autoritetet malazeze nuk nxjerrin probleme tė vizės kur vjen puna tek Ulqini. Ulqini ėshtė vetėm njė, por ėshtė i bukur. Nuk do tė ishte keq nėse paratė e lėnė nė Greqi tė liheshin nė Ulqin..

    Pastaj shqiptarėt e Ulqinit do tė shkonin nė Kosovė apo Shqipėri.. tė vizitonin shtetet tjera shqiptare dhe tė ēmalleshin me familjet e tė njohurit e tyre... e kjo nė vetvete do tė krijonte aktivitete ekonomike qė do ta shpienin ekonominė e vendeve shqiptare nė rrugė tė mira...

    sigurisht se turizmi nuk ėshtė i vetmi faktor ekonomik, por ėshtė njė me rėndėsi relativisht tė madhe.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Qe ne Shqiptaret jetojme ne kto brigje prej shekujsh nuk eshte merit e ndonji X ose Y Partie dhe nga kjo nuk eshte merit as dhe e biznesmeneve te lidhur me X ose Y Parti.

    Meqense ne Shqiperi tashme Bregu i Detit po behet nje Eldorado per militanta Partish lind pyetja::

    A eshte Bregu pron Partish e Biznesmenesh ose Pasuri Kombetare?

    Natyrisht eshte pasuri kombetare sepse atdheun ne raste rreziku nga armiqte e mbrojne si banoret e Bregdetit ashtu dhe ata te malesise.
    Athere dhe "Qejfi" ne breg det duhet te jete per te gjithe.

    Hasani ka punuar ne Bulqize e ka nxjerre krom 50 vjet.
    Ky krom eshte shitur nga Shteti dhe me dollaret e atij Kromi eshte blere grure, oriz, Fasule, Leter, Ilace, e aparate Rongeni, dhe turbina hidrocentralesh.

    Pra Hasani duke punuar ne galerit e Minieres ka ushqyer jo vetem ata zbatharaket e tij ne Bulqize por dhe ka paguar dollaret qe jan kthyer ne Grure e Drite per te tjeret..

    Behet Privatizimi.

    Ne plazhin e bukur te Golemit vrapojne nje bande qafleshesh dhe zbrazin ne nje lendine mes pishave afer detit nje makine me gure e tulla.
    Ata ndertojne aty nje restaurant ose motel.
    Pushtetari PD-ist ose Socialist fut ne xhepat e tije nga banda qafleshave nje thes me pare dhe ja ben me "letra" Bandes ndertimin e bere me Perdhunim ne breg det.

    Kuptohet qe te gjithe ate 5 lek qejf qe kane duan ta bejne te bregu detit pra te tere shkojn zbrazin xhepat per te shijuar pak Diell e pak valet e detit aty tek Motel- Bordelli i qafleshave. Asnji nuk vete me bujte tek Galeria minatorit e me i lan ndoj bakshish.

    Pra atdheu qe ka miniera per te nxjerr Krom dhe breg det te bukur per te pushuar ndahet.

    Minatori me zbatharaket e tije kolliten ne Bulqizen e varfer por me Partishmeri ( se skan pasuri tjeter te zinjte vec ato tesra te pjerdhura te PPSH-se) e ne Golem behet miliarder banda blu " qaflesh-Kallashi" ose banda roze " Kallash-Tritoli" , kuptohet ne varesi te dredhjes se bandes me PD ose PS gjate pushtet mbajtjes.

    A eshte e drejte kjo?


    Cmendoni ju...mendimtare te dathur??

  8. #8
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me duket pak i ēuditshem artikulli i botuar tek Koha Jone apo Koha Ditore!
    Analiza e bere ne te me duket pak si e vjeteruar ne mentalitet dhe qe i ka kaluar koha. Turistet shkojnen ne nje vend per te kaluar pushimet se ju pelqen, raporti cilesi/ēmim eshte kompetitiv dhe vendi ku kalojne pushimet u duket atraktiv me sa di une.
    Kur lexoj artikullin qe Ulqini i ishte pershtatur vetem klienteles kososvare dhe kjo klientele duhet te rikthehet ketu me duket pak e ēuditeshme se si mund ti behet thirrje patriotike dikujt se ku duhet te bej qef!
    Eshte detyra e turizmit dhe e njerezve qe e manaxhojne ate ne Ulqin qe ti pershtaten kohes perndryshe nuk ka zgjidhje tjeter.
    Nqs Ulqini deri dje ka qene destinacioni favorit i kosovareve kjo ka ardhur per faktin se nuk kishte konkurence serioze dhe nuk kishin mundesi tjeter ku te shkonin. Sot qe dhe Shqiperia po investon per turizmin do te filloje dhe Ulqini te rizgjihet e te rishohe strategjine e tij te thithjes se klienteles. Kapitalizmi nuk eshte statik po gjithmone nje sistem qe eshte ne levizje te vazhdueshme dhe po nuk ishe i zoti qe te ndejekesh ritmin e tregut del nga loja e fatkeqesisht kapitullon.
    Une personalisht jam per nje sistem pak me human pasi jo te gjithe njerezit jane te forte njesoj, jo te gjithe lindin te barabarte e nuk kane te njetin fat por te gjithe kane te drejten te jetojne e te ken nje minimum te garantuar pasi perndryshe asgje nuk na diferencon nga kafshet.
    Just God Can Judge Me

  9. #9
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Dua me shume Shqiperine (mare nga revista Klan)

    Si kane ndryshuar Durresi, Saranda e Vlora per te perballuar fluksin e madh te pushuesve qe pritet te mberrijne nga Kosova. Lufta e ashper e konkurrences me vendet fqinje dhe cfare i mungon turizmit shqiptar. Si do te jene tre muajt ne vazhdim

    nga Sokol Shameti

    Ismet Braha, nje kosovar nga Prizreni, nuk eshte i sigurte nese vertet Shqiperia e vitit 2003 ka ndryshuar aq sa ai te mos e njohe me, apo heren e kaluar kur ai qendroi si refugjat atje gjate veres se luftes 1999 ishte aq i tronditur saqe s'e njohu dot kurre vendin ku bujti.

    I strehuar si shume te ikur te tjere nga lufta gjate eksodit kosovar me 1999 ne ish kampin e pushimit te punetoreve ne Durres, ai mban mend nje ranishte te shkretuar ku era frynte nga deti, shume kioska me pirgje pleherash rrotull dhe mbathje ngjyrendezura plazhi qe valeviteshin te varura ne secilen prej pishave prane rruges, ku tregtaret ambulante qaheshin per luften qe u frikesonte klientet.

    Kater vjet me vone, Ismet Braha eshte rikthyer ne Durres, tashme si perfaqesuesi i nje agjencie te njohur turistike nga Prizreni "Edona Tours" dhe sic pohon vete, nuk po i besohet se ky eshte i njejti vend ku ai shtynte dikur bashke me familjen muajt deri ne mbarim te pushtimit serb. "Po, Shqiperia ka ndryshuar keto pese vjet", thote i bindur ai, ndersa shton se ketu nuk e ka fjalen vetem per Shqiperine qe duket; ate te rruges se re qe kalon anes pishave tek Shkembi i Kavajes; te hoteleve shumekateshe qe sikur kane mbire brenda nates ne Golem; apo te plazheve te shumta private me shezlonge uniforme dhe me rere te krehur pergjate kilometrave te tere bregdet. Jo. Ismet Braha eshte i bindur se edhe vete njerezit nuk jane me ata nacionalistet bujare te kohes se luftes, por jane shnderruar ne kapitaliste qe kane kuptuar se duhet te shfrytezojne ne maksimum favorin qe u eshte dhene nga natyra. Para kater vjetesh ai degjonte sesi te gjithe flisnin per nje Plan Marshall te Amerikes qe pas luftes do ta bente Shqiperine si Ibiza. Tani ai po sheh se iluzionet jane zevendesuar me nje furi te papermbajtur iniciativash private, te cilat, sidomos ne fushen e turizmit, kane nje karakter aq agresiv saqe vetem brenda dy- tri vjetesh kane arritur ta shnderrojne vendin ne nje destinacion masiv per shumicen e qytetareve te Kosoves dhe te pjeses shqiptare te Maqedonise, te cilat nuk kane dalje ne det. "Kur ne Kosove nje vit me pare ne ishim perballe dyndjes se kerkesave per te pushuar ne Shqiperi, duke e ditur kapacitetin e vendit, une druhesha se ne kthim do te takonim shume te zhgenjyer. Por sivjet vetem gjate muajit prill kemi pasur po aq kerkesa sa patem vjet ne korrik", thote ai.

    Kjo ishte edhe arsyeja perse se bashku me nje grup te madh perfaqesuesish te agjencive turistike kosovare, Ismet Braha pranoi ftesen e ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit te Shqiperise per te zhvilluar nje tour gjate javes se fundit te majit ne qytetet kryesore turistike shqiptare per te pare gjendjen ne vend dhe per te pasur mundesine e vendosjes se drejperdrejte te kontakteve me subjektet private turistike te Shqiperise. "Banoret e Kosoves para se Shqiperia te hapej, kishin Ulqinin ose Turqine si vend pushimi, por mund te them se tashme situata eshte krejtesisht e ndryshuar. Ju meritoni pergezime, sepse pa bere asnje fushate te ngjashme me ato te vendeve te tjera qe organizojne aktivitete shumengjyreshe te kushtueshme per te terhequr pushues, keni arritur te fitoni zemren e kosovareve", thote Nika Salihu, perfaqesuese e "Eurokoha"-s, nje agjenci e cila ka fituar se fundi edhe licencen e aviokompanise se pare kosovare. Ajo thote se ndoshta ky eshte sekreti. "Shqiperia prezantohet me imazhin e saj natyror, pa truk dhe njerezve u pelqen me shume se montazhet televizive apo kartolinat. Ka ende probleme, si per shembull rruga e Kukesit qe ende te shtin friken. Por kater ore lodhje justifikohen kur mberrin ne bregdetin e mrekullueshem shqiptar", thote Nika. Agjencia e saj prej kater vjetesh po aktivizohet edhe ne fushen e turizmit dhe sic thote vete Nika, Shqiperia dalengadale po i kapercen vendet ne renditjen e preferencave te klienteve te agjencise. "Nuk kisha qene kurre me pare ketu, por tani qe pashe Saranden e kuptoj pse kaq shume kliente te agjencise sone- e cila ka nje karakter mjaft elitar- kerkojne me cdo kusht t'u rezervojme udhetime dhe dhoma hotelesh ne kete qytet", thote Nika. Ajo eshte e bindur se kosovaret tani e "gjuajne" Shqiperine me shume se Malin e Zi dhe Turqine ku ata pushonin zakonisht. Nje mundesi e re eshte hapur.

    Lindja e nje destinacioni potencial turistik, natyrisht shoqerohet me nje xhelozi spontane nga vendet prane nesh qe e shohin veten te rrezikuar nga terheqja e turisteve. Italia, Greqia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi, madje deri edhe Maqedonia perfshihen ne listen e konkurrenteve turistike te Shqiperise. Megjithate, konkurrence e drejtperdrejte, thone specialistet e turizmit, eshte ajo qe oferta jone turistike zhvillon me Malin e Zi me te cilin ne ndajme pothuajse te njejtat kushte sherbimi, ndonese vija jone bregdetare e kesisoj edhe kapaciteti yne eshte ndoshta tri here me i madh se ai i fqinjeve tane te veriut.

    Nese dihet tashme se cdo pragsezon turistik disa kanale televizive greke nisin te ritransmetojne pamjet e trazirave te Shqiperise me 1997, politika e amplifikimit te dukurive negative te Shqiperise dhe antireklama indirekte kane nisur te adoptohen edhe nga segmente te Malit te Zi, i cili tani per tani eshte rivali kryesor i Shqiperise ne garen per te fituar tregun Kosove- Maqedoni. Qeveria e Podgorices me inteligjence perdor faktorin e Ulqinit si karte per te joshur shqiptaret e Kosoves dhe gazetaret kosovare deshmojne se ne qytetin kosovar te Pejes dhe disa te tjere ne kufi me Malin e Zi, tregtaret malazeze shperndajne peshk falas sa here qe gazetat apo televizionet japin me buje lajmin e plackitjes se ndonje autobusi kosovaresh qe kuturis te niset drejt Durresit. Ministria e Jashtme malazeze qe pa nisur sezoni turistik ka derguar disa grupe radhazi perfaqesuesish, vizitat e te cileve ne Prishtine shoqerohen natyrisht nga audienca perkatese mediatike se ciles malazezet i drejtohen me fjale te bukura dhe oferta mjaft ekonomike. Disa nga perfaqesuesit e agjencive turistike kosovare qe ishin ne Shqiperi, tregonin sesi malazezet kane njoftuar se sivjet ne Mal te Zi do te gjobitet secili prej subjekteve turistike qe ia ve cmimin nje shtrati me shume se 3 dollare nata. "Kjo sepse nje vit me pare Mali i Zi pesoi nje krize per shkak te largimit te kosovareve drejt plazheve te Shqiperise", thone ata. Gjithe kesaj panorame, e cila zhvillohet bash ne zemer te tregut me te madh turistik te Shqiperise, ne Kosove, i japin nje dore edhe betejat e vogla politike midis partive dhe rrymave te ndryshme kosovare. Njeri krah i politikes atje, ithtar i promovimit te nje "kombesie" kosovare dhe i "kosovarizmit" si nje koncept qe s'ka te beje kurrkund me etnine shqiptare, perdor cdo mjet qe ka ne dispozicion per te evituar forcimin e cdo shenje te prirjeve midis njerezve ne te dy anet e kufirit, qofte kjo edhe per arsye turistike. Disa gazeta ne Kosove prane ketij krahu, kane botuar se fundi artikuj ku kritikojne qendrimet e kryeministrit Rexhepi, i cili i fton qytetaret e Kosoves te frekuentojne Shqiperine. Ata mendojne se destinacioni natyror dhe tradicional i shqiptareve te ish Jugosllavise eshte vetem qyteza shqipfolese e Ulqinit ne Mal te Zi, e cila e mbeshtet mbijetesen e saj pikerisht nga te ardhurat prej turizmit.

    Nga ana tjeter nuk jane te mjaftueshme perpjekjet- por ndoshta edhe buxheti i vene ne dispozicion- nga qeveria shqiptare per t'iu pergjigjur sic duhet kesaj propagande. Ministri shqiptar i turizmit, Besnik Dervishi tregon sesi kolegu i tij rumun po i qahej se qeveria e tij i kishte lene ne dispozicion nje buxhet varfanjak per promovimin e turizmit. "Kur une e pyeta se sa ishte ky buxhet, ai beri nje gjest nencmues dhe tha: vetem 5 milione dollare, ne nje kohe qe Hungaria disa here me teper", tregon ministri.

    Me keto para duhej te organizoheshin panaire, fushata publicitare, ture, botime guidash, hartash, albumesh, subvencione kompanish shtererore, sponsorizime aktivitetesh kulturore, strategji te nderlikuara apo te thjeshta (qofte edhe si ajo e peshqve malazeze) per joshjen e flukseve te turisteve ne menyre qe te mos terhiqeshin nga konkurrentet, etj. E pra, nese Rumania skandalizohej me 5 milione dollare, ministria shqiptare e turizmit me 0 te tille ne dispozicion duhet ta konsideroje sukses edhe faktin qe mbi ata turiste qe vijne ne menyre masive ne Shqiperi ben ende efekt propaganda spontane e kuriozitetit. "Duhet patur parasysh qe buxheti qe ne kemi ne dispozicion per promocion turistik eshte akoma inekzistent ndersa strukturat turistike te cilat normalisht duhet te krijojne keto fonde, jane ende te papergatitura per kete", thote ministri Dervishi.

    Megjithate Shqiperia eshte prezantuar sivjet ne disa fushata promocionale per turizmin shqiptar. E tille ishte pjesemarrja ne Panairin me te rendesishem te turizmit qe zhvillohet ne Evrope, ITB Berlin. Ky panair, i cili i paraprin stines se veres u zhvillua ne muajin mars dhe vendi yne u paraqit me nje stende komplekse ku moren pjese edhe subjekte private te industrise turistike. Te tilla ishin Shoqata e Agjencive te Udhetimeve Turistike Shqiptare si dhe Shoqata Hoteliere Shqiptare, te cilat u prezantuan ne kete panair nen "ombrellen" e Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit ne stenden qe ajo kishte organizuar per promocionin turistik te Shqiperise. Me keto subjekte u pergatit dhe u shpernda nje katalog i vecante me kete rast. Rezultatet nuk munguan dhe fale kesaj pjesemarrjeje ne kete panair, sivjet Shqiperia menjehere u perfshi si destinacion turistik ne paketen e tour- operatorit te njohur gjerman "Schulz" i cili ka nisur te organizoje udhetime turistike ne zonen e liqeneve te Prespes. Ne ministrine e Turizmit thone se po perpiqen qe vendi te perfshihet sa me shume qe te jete e mundur ne programet e agjencive dhe tour- operatoreve europiane dhe vendeve te tjera sidomos atyre fqinje.

    Persa i perket fushates publicitare, sivjet eshte ndermarre botimi i nje seti te ri me materiale turistike, botimi i nje guide mjaft luksoze, ndersa ne datat 12- 13 qershor do te organizohet nje Pavion Turistik ne Prishtine ne ambientet e Hotel "Grand".

    Sidoqofte, mund te themi se ka pasur nje rritje te vemendjes se qeverise shqiptare drejt turizmit ne keto vitet e fundit. Kjo edhe per shkak te konstatimit te shtimit te valutes qe hyn cdo sezon turistik ne Shqiperi ne saj te pushuesve nga jashte vendi dhe qe ndonese nuk shkojne drejtperdrejt ne buxhetin e shtetit, sherbejne si nje oksigjen mjaft i nevojshem per frymemarrjen ende te veshtire te ekonomise shqiptare. Vetem vitin e kaluar sipas shifrave te ofruara nga ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit ne Shqiperi pushuan rreth 200.000 qytetare nga Kosova si dhe rreth 76.000 shqiptare nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonise. Keto dy vende perbenin edhe tregun me te madh turistik qe frekuentoi Shqiperine vitin qe shkoi, ndonese flukse te rendesishme pushuesish ishin edhe ato te emigranteve shqiptare nga Greqia dhe Italia, te cilet zgjodhen atdheun per te kaluar pushimet. Sesa para kane hyre ne Shqiperi mund ta llogarise secili duke ditur se askush nga pushuesit nuk shpenzon me pak se 10 euro ne dite dhe nuk qendron me pak se 7 dite ne Shqiperi. Problemi qendron ne mungesen e nje organizimi te tille te mbledhjes se te ardhurave, i cili do te mundesonte qe shteti te merrte pjesen qe i takon nga keto te ardhura, pasi nese pronaret e hoteleve sigurojne qe akomodimi te jete sa me i rehatshem apo ushqimi sa me i shumellojshem, sherbimet qe ofron shteti kane te bejne me mundesimin qe keto biznese te lulezojne, qetesia, furnizimi me uje te pijshem, energji elektrike dhe infrastrukture rrugore qe natyrisht sivjet, qofte edhe ne menyre minimale, ka levizur drejt pozitives. Ekziston nderkohe qe nga muaji prill nje urdher i Kryeministrit per menaxhimin e sezonit turistik qe u ve detyra te vecanta ministrise se Turizmit ne menyre specifike por edhe gjithe strukturave te tjera te shtetit ne pergjithesi. Qendrimi i mediave eshte shume me i prirur drejt zbulimit te resurseve turistike te vendit dhe ekzistojne zona si Saranda apo ndonje rreth tjeter ku tashme cdo aspekt, perfshi ketu edhe menyren e te jetuarit, po profilizohet ne funksion te turizmit. Kjo tregon se dicka ka nisur te levize ne interesin e Shqiperise per zhvillimin e turizmit ndonese probleme vazhdon te kete.

    Kosovari Ismet Braha mezi pret te kthehet ne Prizren, ku ashtu si kater vjet me pare "kerrat" jane ndezur te ngarkuar me placka, dyert e shtepive jane mbyllur, rruget jane thuajse te shkretuara ne prag te nje "go west"-i te ri drejt perendimit, ndersa neper "kafiqa" tema e dites eshte vetem nje: Si do te jete moti ne Durres?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e haxhi
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    20
    Fuad Nimani prezantoi sot sezonin turistik "Vera 2005 ne Ulqin



    PRISHTINE (21 Prill)--- "Ulqini per veren 2005 do te ofroje per turistet kushte me te mira ne infrastrukture e sherbime si dhe cmime me te favorshme", u shpreh Fuad Nimani, kryetar i Kuvendit Komunal te Ulqinit, me rastin e promovimit te sezonit turistik "Vera 2005 ne Ulqin", ne konferencen e sotme me gazetare ne Prishtine. Fuad Nimani duke prezantuar Rivieren e Ulqinit per kete vit u shpreh se Ulqini per veren 2005 ne bashkepunim me Ministrine e Rendit te Malit Zi do te ofroje nje siguri te larte per turistet gjate udhetimit per gjate rruges nga Kulla deri ne Ulqin. Ulqini per kete sezon turistik do te ofroje edhe sherbime me te mira dhe cmime te favorshme te cilat do te jene te kapshme per te gjitha kategorite e qytetareve. "Per veren e Ulqinit 2005 do te kemi permiresime te dukshme ne pikepamje te akomodimit per mysafiret kosovare, qe do te thote se hapja e tunelit te Sazines afron dhe lehteson ardhjen ne Ulqin njekohesisht edhe hapja e shtepise se kultures ndihmon qe argetimi te jete me i mire po ashtu edhe permiresimi i furnizimit me uje si dhe siguria dhe sherbimet do te jene shume me te mira". Ai njeheresh u beri thirrje kosovareve per pushim ne Ulqin. Nderkaq, Mustaf Ibrahimi, nenkryetar i OEK-ut tha se Oda Ekonomike do te angazhohet per intensifikimin e bashkepunimit me komunen e Ulqinit ne vecanti ne sferen e turizmit.

  11. #11
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Desha tė di ēmimin…

    Opinion e Shtunė, Gusht 11th, 2012

    MIRELA KUMBARO

    Rruga qė zbret drejt Drimadhės ėshtė e asfaltuar, por e ngushtė e me kthesa, stolisur plot tabela qė lajmėrojnė pėr klube e hotele, por e varfėr nė sinjalizime qė parandalojnė aksidentet. Kėtė rol e luajnė vetė aksidentet. E pamundur t’i pėrshkojmė ato disa qindra metra pa u ndeshur me ndonjė makinė tė pėrplasur nė kthesė. Dhe, nė Shqipėrinė e vogėl ku Drimadha ėshtė njė ndėr destinacionet mė tė rrahura, nuk ishte ēudi qė shoferi i makinės fatkeqe tė ishte njė nga tė njohurit tanė. Kishte katėr orė qė ishte ngulur nė shtyllėn elektrike tė njėrės prej kthesave pasi makina e tij ishte pėrplasur nga njė tjetėr simotėr e Himarės, drejtuesi i sė cilės ishte vendas dhe, natyrisht, me tė drejtėn e tė zotit tė shtėpisė, i jepte makinės me shpejtėsinė qė i “donte qejfi”. “O vlla! Mo u mėrzit, o vlla, – i thoshte i zoti i lokalit pėrballė, – kėtu ngjeshen ēdo ditė, o vlla!”. Epo mirė! Meqė qenka kėshtu, u ndjemė mė tė lehtėsuar brenda pėrplasjeve tona kolektive dhe i aksidentuari i dha zemėr vetes pėr tė shtyrė kohėn nė pritje tė karrotrecit nga Vlora. Drimadha e kishte pėrmirėsuar dukshėm infrastrukturėn e vet, njė shėtitore e re po ndėrtohej (si gjithmonė, brenda sezonit turistik!) e dekoruar me gurė e trotuare. Ndihej iniciativa private nė mirėmbajtje, e cila, nėse funksionon, ėshtė pėr t’u pėrshėndetur e pėr t’u marrė shembull nga fqinji i vet, Dhėrmiu, ku plehrat vazhdojnė tė mbeten pronė e patundshme publike. Baret nė plazh e restorantet krah tyre kanė pamje ndjellėse. Si ngjyrat e tyre tė bardha e tė kaltra, ashtu edhe format e tejdukshme me vello valėvitėse, janė nė harmoni tė plotė me natyrėn, plazhin e diellin. Por para se tė shijonim njė nga koktejet e freskėta me fruta qė tė propozonin banakierėt simpatikė, profesionistė e tė buzėqeshur, na duhej tė vendosnim se ku do tė flinim. Kishim ndėrkohė njė sugjerim: kampingu Totoreto nėn ullinjtė e Drimadhės. Gjithsesi, nevoja pėr tė plotėsuar dijen hoteliere tė zonės si dhe pėr tė hequr ēdo dyshim ndaj ēka na ishte propozuar, mė shtyu nė njė mision zbulimi nė hotelet pėrreth.

    HOTEL “IONIAN”

    Njė verandė gjigante me pamje nga deti i ftonte turistėt nėn njė mbulesė fantastike jaseminėsh, dorėzonjash e soj-soj bimėsh tė tjera kacavjerrėse. I afrohem kuvlisė nė cep tė restorantit qė shėrbente si recepsion. Djaloshi qė rrinte pas kompjuterit mė vėshtroi me sy pyetės. – A mund t’ju pyes pėr dhomat? – iu pėrgjigja unė vėshtrimit tė tij. – Sa veta jeni? – tha. – Desha tė di ēmimin, – ia ktheva unė. – Sa net do rrini?. – S’e kam vendosur, por dua tė di sa kushton njė dhomė familjare, – trasha disi zėrin. Recepsionisti mė pėrgjonte me bisht tė syrit ndėrsa i shmangej pėrgjigjes sė drejtpėrdrejtė dhe me minuta tė tėra rrotullonte kursorin mbi ekranin e kompjuterit nė kėrkim tė atij ēmimi. Unė prisja. “Prit pak”, – mė tha dikur, duke u ngritur pėr tė shikuar diku, drejt dikujt. Dikushi mė vėzhgonte nga larg, ndėrsa fliste me recepsionistin. E ndjeva qė mė kishin hedhur nė njėrėn anė tė kandarit e po vinin gurėt e parave nga ana tjetėr, derisa tė shihnin qė ēmimi qė do tė mė jepnin tė vinte fiks me aq sa atyre u hante mendja se unė mund tė paguaja. Zuri tė mė zbaviste kjo lojė (pėr mua) sociologjike dhe po prisja me nge tė mėsoja sa vleja. “100 euro!” – erdhi pėrgjigjja bashkė me recepsionistin. Ja ku u ndjeva njė viktimė krenare, se 100 euro nė hotelet e zonės ėshtė njė goxha ēmim. I kėrkova kandarxhiut tė mė tregonte njė dhomė. Hezitoi gjatė cilėn prej dhomave tė shpaloste. Kishte zgjedhje. Me shumė mirėsjellje mė udhėhoqi pėrmes bimėsisė sė harlisur pėr qejf. Ngjitėm njė palė shkallė prej betoni tė murrmė, tė cilat, tė zotėt e hotel-restorantit nuk e shihnin tė nevojshme t’i vishnin tė paktėn me pllaka. Hymė nė njė korridor tė errėt. “Ah, qenka djegur llamba! Se deri sot punonte…”. Dera e dhomės prej duralumini (tė shėmtuar) u hap: dhoma e shtruar me parket (kėndshėm), dollap i vogėl i bardhė, i pastėr, dy shtretėrit dukeshin tė mirė nė tė parė, por pa komodina. Ndeza dritėn e banjės: lavamani i pastėr me dy sapunė tė vegjėl, WC–ja konturohej dukshėm nga njė kordon myku i zi qė tė vriste sytė. – Po dush s’ka?! – pyeta. – Ja ku ėshtė, – mė tregoi djali njė kokė dushi qė varej nė mur si zgjatim i tubit prej inoksi. – As kėtu s’ka kabinė apo tė paktėn njė pllakė! – mendova me zė tė lartė. Nė ēast ma pėrshkoi trurin sindroma klasike e hotelerisė shqiptare, qė shfaqet me mungesėn e kabinės a tė perdes sė dushit dhe madje edhe tė pllakės sė dushit, siē ishte ky rast. Nuk e pengova dot pėrfytyrimin e pllaquritjes sė ujit nėpėr dhomė dhe tė pastrueses sezonale tė hotelit, e cila, duke tė mbajtur me hatėr, tė jep borxh kovėn e shtupėn, duke tė trajtuar si zonjė shtėpie. Recepsionisti e pa se si m’u rrudhėn buzėt e mė ftoi drejt ballkonit, si ēelėsi i suksesit tė 100 eurove. Nė fakt, ai ishte njė korridor i jashtėm me parmak, i pėrbashkėt pėr dy a tri dhoma. Heshtja ime me sa duket fliste mė shumė dhe ai nxitoi tė mė joshte: – Kjo nuk ishte dhoma mė e mirė. Ka ca tė tjera qė janė shumė, po shumė tė mira, ama! – Qė do tė thotė? – u pėrpoqa unė, si zyshė, t’i bėja njė test gjuhėsor parafrazimi qė ai, sipas meje, nuk e kaloi dot. – Po ja, sa i sheh janė shumė tė mira! – E mora vesh. Tani do mė thoni sa ėshtė njė dhomė familjare? – Ngrita unė tonin duke i kujtuar se ende s’kisha marrė pėrgjigjen e pyetjes me tė cilėn kisha filluar kėtė dialog eksperimental. – Kjo dhoma ėshtė 80 euro, – mė erdhi pėrgjigjja pa lidhje. – Po mė the 100 qėparė! – Ndjeva me kėnaqėsi qė kandari po lėvizte e mua po mė binte vlera. – Epo kjo ėshtė 80. – Po njė dhomė familjare? – Ngula kėmbė unė, a thua se mė duhej nė ēast ajo dhomė. – 120, – foli ngazėllimi i grepit qė bie nė peshk dhe, hop, u ngrit aty pėr aty kandari. Gjithsesi, ne hėngrėm aty darkėn, ku ēmimet ishin njėsoj si nė restorantet e ish-Bllokut nė Tiranė dhe frutat e detit po aq tė ngrira sa nė supermarketin e lagjes sime. Zhurma e valėve dhe era e jaseminėve plotėsonin pjesėn tjetėr tė iluzionit. Ndėrsa kamerierėt, me pamje studentėsh tė ardhur aty pėr tė siguruar disa tė ardhura pėr vete, ishin shumė tė sjellshėm dhe e meritonin me gjithė zemėr bakshishin.

    HOTEL “AMBEL–PERIVOLO”

    Me pamje shumė tėrheqėse tė tipit bungalow, bojatisur me tė bardhė e tė blertė, rrethuar me oborre tė vogla tė lulėzuara e tė dekoruara me gurė tė rrumbullakėt. Njė kartolinė para sė cilės nuk mund tė mos i mbaja kėmbėt. Fillova dialogun nga e para me kamerierin, i cili mė drejtoi te banakieri e ky i fundit mori nė telefon njė farė Doni, i cili dukej qė i bėnte banakierit pyetje tė ngjashme me vėshtrimin e atij tjetrit qė mė kishte hedhur nė kandar njė hotel mė parė. Pas shkėmbimeve tė njėjta tė tipit sa net, sa vetė, sa dhoma?… po prisja pėrfundimin e ankandit, dhe: 80 euro! – T’i shoh pak dhomat? – Patjetėr. Pėr hir tė sė vėrtetės, dhoma ishte e kėndshme, e re dhe ēarēafėt e pambuktė e borė tė bardha tė tė tre shtretėrve ta bėnin me sy. Njė ekran i madh televizori pajisur me marrėsin e Digitalb-it shoqėronte mobilimin e plotėsuar tė dhomės me rafte, minibar, kondicioner e komodina. Banja ishte dritė e pastėr. Dushi, natyrisht pa kabinė, por tė paktėn kishte njė pllakė. Mirė ishte, s’kam ē’them, tė paktėn me aq sa pashė. Nė restorantin e kėtij hoteli hėngrėm drekėn tė nesėrmen. Kamerierėt ishin po aq tė sjellshėm, por kuzhina linte shumė pėr tė dėshiruar, pavarėsisht emėrtimeve tė sofistikuara tė menysė dhe ēmimeve tė kripura. Interesit tonė pėr tė ėmbla kamerieri iu pėrgjigj: – Kemi njė ėmbėlsirė tradicionale shqiptare: kremkaramelin! Duke buzėqeshur pėr padijen e tij, e porositėm nga njė kremkaramel dhe nė tryezė na erdhėn pjatat me… hasude (!), qė nė fakt s’ishte e keqe. Ndjehet nė ato plazhe qė gatimi nė restorante ėshtė edhe mė sezonal sesa vetė njerėzit qė punojnė nė atė sektor. Kuzhina ėshtė njė profesion qė do ushtruar me kohė tė plotė. Nuk e di nėse kjo dihet nė ato zona turistike, par excellence.

    HOTEL “SUMMER DREAM”

    Ėshtė skaji fundor verior kur zbret nė Drimadhė. Larg bareve tė zhurmshme, me njė hapėsirė plazhi tė virgjėr, mbi ca shkėmbinj natyrorė gati dekorativė. Dy ngrehina tė sapozbardhura mbi njė bregore, qė ėshtė dhe pjesa mė e zhveshur nga gjelbėrimi e atij gjiri. Dy ngrehina me dy kate, njėri nė nivel gati nėntokė duke shfrytėzuar themelin, tjetri sapo ngrinte syrin mbi bregore. Pa ēati. Njė tarracė betoni qė piqej nė diell duhej tė ishte nė pritje tė hedhjes sė njė kati tjetėr, sapo t’ia mbathnin turistėt qė ende s’kishin mbėrritur. Nė krah tė kėtyre betoneve shtrihej njė verandė me njė bar tė vogėl, tė hapur e disa tavolina, si njė lloj ballkoni mbi det, ku rrinin ulur pak njerėz. Kėrkojmė me sy dikė qė tė na priste. Njė mesogrua me pamje tė paqme na mirėse- erdhi me njė theks gegėrisht. I shprehėm interesin tonė pėr dhomat. Me njė modesti pėr t’u respektuar na sqaroi se ajo ėshtė “veē e punėsuar”, por se nuk pėrtonte tė na rrėfente udhėn. Na tregoi naivisht dhomėn mė tė mirė, duke theksuar se hoteli ishte i ri, ēka provohej edhe nga materialet e ndėrtimit qė ende s’ishin hequr plotėsisht, nga pirgjet me dhe qė e ndanin nga plazhi, e nga era e bojės sė sapotharė. Ishte vėrtet gjithēka e re, ndonėse mobiliet kineze tė errėta, dekoracionet prej letre me lule aziatike e abazhurėt me dragonj s’kishin asnjė lidhje me detin pėrkarshi. Po jua kursej pėrshkrimin e banjės, qė tė mos pėrsėris vetveten. Megjithatė, dhoma dukej e rehatshme, e freskėt dhe e ajrosur, ku mund tė rrinin rehat 4 shtretėr. Pyetjes pėr ēmimin e dhomės, zonja iu pėrgjigj: 50. – 50 euro? – shtova unė. – Jo, jo, – tha e mira, – 50 mijė lekė tė vjetėr. Tė paktėn aq e kam dėgjuar pronarin tė thotė. – Aha, – thashė e kėnaqur nga ēmimi nė lekė, – me gjithė mėngjes? – Me gjithė mėngjes shkon 60 mijė mė duket, – dha pėrgjigjen e fundit punonjėsja e shėrbimit, duke na treguar me dorė se pronari ndodhej te veranda nė krah. Nė raportin cilėsi-ēmim na u duk interesant dhe menduam se ia vlente ta merrnim nė konsideratė. Shkuam drejt verandės me dėshirėn pėr tė pirė edhe njė kafe. Banakieri kamerier, qė dukej se s’kishte punė, erdhi drejt nesh menjėherė. – Duam tė pyesim pak pėr dhomat, – i thamė. – Ja, tė vijė pronari, – tha ai duke bėrė me kokė nga njė tryezė ku vajti e njoftoi interesin tonė. Nė fillim erdhi njė djalė i ri me syze tė bukura dhe na foli mirėsjellshėm, por me njė shqipe greqisht, ose mė saktė, me njė greqishte qė do tė donte shumė tė ishte dhe shqip, po zor se ia dilte. Vetėdija gjuhėsore profesionale mė bėri t’i pėrsėrisja me durim disa herė pyetjet e mia duke i shqiptuar ngadalė. Por, duke qenė se dialogu, nė thelb, ishte po aq i komplikuar sa dhe nė shembujt e mėsipėrm, pengesa gjuhėsore po ia vėshtirėsonte jetėn kandarit, i cili u kthye drejt pronarit tė vėrtetė, qė duhej tė ishte babai ose xhaxhai i tij. Pronari i vėrtetė, njė burrė qė i kishte kaluar tė pesėdhjetat, ndonėse fytyra e rrudhur i tregonte mė shumė, u ēua si me pėrtesė nga tryeza e tij, a thua se e parandjeu qė ne nuk ishim klientė nė hall tė madh pėr dhoma. Njė cep tė kėmishės me katrorė jashtė e njė cep brenda rripit tė pantallonave, tundi kokėn duke na vėshtruar shpėrfillshėm. Unė pėrktheva me vete atė tundje koke: “Hė, ē’doni?” – Na ndjeni qė ju ngritėm nga vendi, po deshėm ndonjė informacion pėr dhomat, sa ėshtė ēmimi? – thamė si tė zėnė nė faj. Ai na pėrfshiu me njė vėshtrim qė u ngjante sėrish gurėve tė kandarit e na hodhi nė tryezėn tonė njė “60”. – 60 mijė lekė, – pohuam ne. – Jo, or jo! 60 euro! – Mėngjesi ėshtė i pėrfshirė? – Shpresuam mė kot. – Jo. Me mėngjes shkon 65. – Po dhomat familjare sa shkojnė? – Aaa! S’kam ashtu! Nuk fus krevat portativ nė dhoma unė, se i kam pllakat e reja e mė gėrvishten nga kėmbėt e krevateve… Nė ēast, thashė t’i shpjegoja hotelxhiut se ka dhe krevate mė cilėsore qė s’ua bėjnė atė punė pllakave, por toni i tij nopran nuk mė frymėzoi pėr tė ndarė informacion mobilierie me tė dhe, pėr tė zbavitur mė shumė veten time, iu drejtova me tė njėjtin kod siē mė foli dhe ai: – Po mirė, ore vlla. Po ne qė kemi bėrė dy fėmijė, si t’ia bėjmė hallit? – Aaa, s’di gjė unė. Merr dy dhoma, – na u pėrplas pėrgjigjja e pronarit tė bezdisur nga pyetjet tona. Hak kishte! Kush ėshtė ai i marrė qė ka thėnė se klienti ka gjithmonė tė drejtė?! Gjepura! M’u duk sikur po e shihja botėn kokėposhtė. E falėnderuam pronarin duke i kėrkuar thellėsisht ndjesė pėr shqetėsimin e duke i uruar njė ditė tė qetė dhe morėm tė largoheshim. Ai u nis drejt tryezės sė vet, por, i mbajti kėmbėt. E kishte menduar veten me sa duket mė tėrheqės se aq dhe nuk e priste, madje as e kuptoi si ne u tėrhoqėm. U kthye sėrish si njeriu qė, bėn si bėn, i jep edhe njė mundėsi atij tjetrit (domethėnė neve) pėr tė pėrfituar nga e mira qė ka pėrpara: – Ore, mė erdhi njėri kėtu dje e mori dhomė tek unė. Iku, ore, iku nga ai tjetri (e bėri me dorė diku nga plazhi), se e mbante 100 euro dhomėn ai atje. Ē’a thua ti?! Nė fakt, ne s’thamė gjė, i bėmė njė shenjė mirėkuptimi me dorė duke i dhėnė formalisht tė drejtė, dhe i lamė shėndenė. U pamė sy mė sy mes nesh dhe i lexuam njėri-tjetrit tė njėjtin mendim: kėta janė pėr oficerė, jo pėr kamerierė!

    TOTORETO – ĖMBĖLSIRA PĖR NĖ FUND

    Nė krye tė kėtij rrėfimi pėrmenda kampingun Totoreto. Vetėm 450 metra nga deti. Nėn hijen e ullinjve, nė dy shkallė tė tarracuara, ėshtė ngritur njė kamping me rreth 10-15 ēadra tė bukura, tė reja, tė hapura mbi platforma druri, me dritare tė madhe prej rrjete tė hollė qė fut brenda bujarisht dritėn dhe ajrin, por lė jashtė insektet. Dy shtretėr pėr ēdo ēadėr, tė rehatshėm e me dyshekė cilėsorė, me ēarēafė pambuku tė pastėr e me ngjyra nė harmoni me blertėsinė e ullinjve. Tarracat janė tė ujdisura shumė mirė. Rrugicat me pllaka guri krijojnė ndarje mes ēadrave, hamakėve ekzotikė qė varen nė trungjet e ullinjve dhe restorantit tė vogėl nėn pjergullat plot me vile rrushi, poshtė tė cilave varej njė ekran i madh televizori ku shfaqeshin tė gjitha kanalet e mundshme, po ku shėrbehej kallamarė e peshk nė skarė me njė salcė tė mrekullueshme me erėza, sallatė e stinės, byrek shtėpie qė tė lėpije gishtėrinjtė, qofte si tė gjyshes e verė tė kuqe. Banjat dhe dushet ndodheshin nė njė ambient tė pėrbashkėt: tė mirėmbajtura dhe me ujė tė ngrohtė me bollėk. Tim biri i shkėlqyen sytė nga ideja se mund tė kalonte njė natė nė ēadėr, nė ajėr tė pastėr, nėn kėngėn e gjinkallave dhe me “natėn e mirė” tė yjeve qė pikėzonin qiellin. Harmonia me natyrėn dhe respekti ndaj mjedisit ishin aq tė forta e joshėse, sa, pėrveē tėrheqjes ndaj “aventurės”, dėshira pėr tė kontribuar sado pak nė atė investim ishte shumė e fortė. Aty gjetėm njė familje sllovene me fėmijė adoleshentė qė kishin vendosur tė zbulonin bregdetin tonė dhe ishin ndalur nė atė kamping pėr pak net, disa tė rinj kosovarė simpatikė, ca francezė qė merreshin me parashutizėm e njė grup tė rinjsh bullgarė qė zbrisnin nga Kroacia e shkonin drejt Korfuzit. Roza, Ani dhe Taqo janė dy motra e njė vėlla qė jetojnė nė Tiranė dhe qė nėn ullinjtė e trashėguar tė familjes kanė vendosur tė ngrenė kėtė strukturė tė lehtė turistike. Taqo na priti nė hyrje tė kampingut me shumė butėsi e sportivitet. “10 mijė lekė tė vjetėr pėr person ėshtė nata”, – tha Taqo pa kurrfarė kandari. Tė nesėrmen nė mėngjes na priste njė tryezė nėn hije, me fruta, me kafe tė fortė e vezė tė skuqura, me bukė tė freskėt integrale e kos dhe reēel mandarinash e limoni nga agrumet e kampingut. Si gjatė darkės, edhe nė mėngjes, ata shėrbenin vetė, si nė njė familje ku ēdo pjatė shoqėrohet me shumė dashuri e thjeshtėsi e nuk pėrtonin t’u pėrgjigjeshin modestisht pyetjeve tona. Kam admirim pėr atė nismė tė lavdėrueshme, por aspak tė lehtė dhe sidomos tė guximshme nė njė zonė turistike ku tensioni i energjisė elektrike mezi arrinte 150 volt, duke nxjerrė jashtė loje frigoriferėt. Do t’i doja shumė mė tė shpeshta nėpėr Shqipėri tė tilla struktura, tė pėrsosura pėr tė rinjtė, por edhe pėr familjet qė e dashurojnė natyrėn dhe qė herė pas here i tundon aventura prej boy-scouts. U larguam prej andej me shijen e mirė e tė dashur qė na la ai oaz ekologjik qė mbijetonte mes amatorizmit hotelier tė Dhėrmiut. Deti dhe plazhi janė tė jashtėzakonshėm nė Drimadhė, por ndryshe nga njė vit mė parė, pashė me keqardhje nė ujė ca shenja qė mė therėn nė zemėr e qė shpresojnė tė jenė vetėm gjurmė tė rastėsishme tė ndonjė anijeje tė pakujdesshme. Uroj me gjithė shpirt qė vitin tjetėr tė mos kem asnjė mundėsi tė bėj ndonjė shkrim me titullin ogurzi “E pat edhe Dhėrmiu!” Kur nėpėrmjet reportazheve qė guxoj tė shkruaj, tregoj nė publik pėrvojat e mia nė brigjet e Jugut, qėllimi kryesor ėshtė tė ndaj kėnaqėsitė qė ofrojnė kėto vise, por edhe shqetėsimet pėr bėmat tona njerėzore. Aromat e bimėve mė yshtėn tė kaloja natėn diku nė bregun e Drimadhės, dhe shumė mirė bėra. Mė tej udhėtimi vazhdon nė njė bregdet e peizazh natyror qė ta mbajnė shpirtin pezull nga bukuria. E sado tė tė cingėrisin nervat plehrat e derdhurave rrėpirave e fara e betonit qė po mbin nė zonat e urbanizuara, thirrja pėr t’u kthyer vazhdimisht nė ato brigje ėshtė njė tundim i pakrahasueshėm. Bujaria e natyrės ka qenė kaq e madhe kur ndėrtoi Shqipėrinė, saqė shpresoj qė brezi ynė tė mos ketė mjaftueshėm kohė pėr ta zhbėrė, nė pritje tė njė brezi mė tė mirė kur shqiptarėt tė jenė ngopur e tė kujtohen pėr mirėnjohjen qė duhet t’i kthejnė natyrės.

    Panorama

Tema tė Ngjashme

  1. Greqi, turizmi ne krize
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 12:16
  2. Turizmi seksual vazhdon tė rritet !
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 19:30
  3. Turizmi shqiptar (?)
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 01-09-2007, 08:58
  4. Turizmi dimėror nė Shqipėri
    Nga DYDRINAS nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-11-2006, 10:42
  5. A rrezikohet valle turizmi ne Shqiperi nga grabitjet?!
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 06:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •