Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11

Tema: Je si shpirt

  1. #1
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573

    Je si shpirt

    Je si shpirt

    Je yll i nates
    Une ty te ndjek
    Rugen ti ma tregon
    Ku kerkon te me shpiesh?

    Si engjell me ben shoqeri
    Me pergjon enderrat e nates
    Mengjesave me le ne vetmi
    Pse me torturon?

    Shpirt i embel si mjalta
    Zemer me fjale te zjarrta
    Perendeshe me floke te arta
    Ah kjo dreq fantazi.

    ------------------------------------------------
    Te gjitha komentet jane te mirepritura
    dhe ne fakt te nevojitura.
    Edi

  2. #2
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    hi poezia jote eshte shume e bukur dhe kete mos e prano per kompliment ok?
    urime

  3. #3
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Edo, si krijim i pare, goxha mire.

  4. #4
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    Je si engjell

    Je si diell
    qe token me rreze ndricon
    dhe zemres time
    vec buzeqeshje i dhuron

    Je si engjell
    qe s'mundem te prek dot
    por cdo nate ne enderr
    mundohem te te shoh

    Largesine e urrej
    zemra sduron dot
    lotet skane ndalim
    syri do te shof
    LuM i RrEmByEr

  5. #5
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Citim Postuar mė parė nga edspace
    Je si shpirt

    Je yll i nates
    Une ty te ndjek
    Rugen ti ma tregon
    Ku kerkon te me shpiesh?

    Si engjell me ben shoqeri
    Me pergjon enderrat e nates
    Mengjesave me le ne vetmi
    Pse me torturon?

    Shpirt i embel si mjalta
    Zemer me fjale te zjarrta
    Perendeshe me floke te arta
    Ah kjo dreq fantazi.

    ------------------------------------------------
    Te gjitha komentet jane te mirepritura
    dhe ne fakt te nevojitura.
    Edush !
    Meqenese komentet i ke te mirepritura dhe te nevojitura , si 19 vjecar qe ke qene , bukur i ke hedhur ndjenjat ne vargje . Jam kurioze te di ku i ke sot poezit e tua mbas 4 viteve ?

    Po ta coj lart kete teme qe eshte para 4 viteve ekstra qe te na shkruash ndonje poezi tani qe na mbushe 23 . Hajde mos perto ))
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tirana : 31-03-2006 mė 20:04

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Mendoja se qenė zhdukur gjurmėt e poezive, por me sa duket paska ngelur njė.

    Nuk kam shkruajtur "poezi" qė prej asaj kohe. Mendoja se kisha ndonjėēikė talent, por e pashė qė nuk ishte pėr mua dhe vendosa t'i mbaja tė kyēura ndjenjat; biles i fshiva dhe ato 3-4 qė kisha shkruar dikur nė forum.

    Meqė s'e kam shkrirė "talentin" gjatė kėtyre viteve, po hedh edhe njėherė ato poezitė e atėhershme, kur forumi ishte katėr vjet mė i ri. Kujtohu si shkruaje ti kur ishe 4-5 vjeē.



    Vendlindje

    Erdhi dita pėr t'u larguar
    U ngrita duke rėnkuar
    Doli dielli mė bekoi
    U zgjua Dhėmbeli, mė pėrqafoi
    Filloi Vjosa tė qante me lot

    "Po ku vete kot mė kot?
    Mos harrove ku ke qarė
    Ku ke qeshur, ku je larė
    Ke pirė ujė nga duart e mia
    Kam pirė gjak nga plagėt e tua
    Me valė tė kam pėrkėdhelur
    Flokėt t'i kam pėrdredhur
    Me zall e rėrė tė kam gėzuar
    Kokė e kėmbė tė kam pastruar
    Me gropa tė kam frikėsuar
    Me shkėmbinj tė kam qortuar
    Cipat e lėkurės mė ke dhuruar
    Dhe une vetėm tė kam dashuruar"

    Ngriti supet dhe Dhėmbeli
    Dėgjoi Vjosėn dhe mori flakė
    Shkriu borėn, ngriti kokėn
    Mė goditi me njė shuplakė


    Kurbeti

    Kurbeti, ky fat i zi
    Shqiptarit i vjen nė shtėpi
    Nga gjiri i nėnės rrėmben njė djalė
    Babait i thotė njė fjalė

    "Burrė i urtė, ti or plak
    Mbulo kokėn me jatak
    Qaj ti qaj, vetėm rėnko
    Djalin tėnd mos e kėrko"

    Hipur mbi njė kalė
    Kurbeti dhe njė djalė
    Natė e ditė udhėtuan
    Nga shtėpia u larguan
    Nėnė e Babė i harruan

    U rrit djali, u bė burrė
    Nė shtėpi nuk u kthye kurrė
    Qante nėna pėr njė fjalė
    Luste Krishtin pėr tė vetmin djalė

    "Zot i madh! A mė dėgjon?
    Birin tim a e shikon?
    Nga kurbeti pse s'e shpėton?
    Bėja ėndrrat shkrumb e hi
    Qė tė kthehet nė shtėpi

    Kur tė hajė me lugė tė artė
    Kujtoi bukėn e thatė
    Kujtoi ditėt e fėmijėrisė
    Kujtoi derėn e shtėpisė
    Hapi sytė, zgjoje nga gjumi
    Mos e lėr nė skllavėri
    Fali njė grusht me dhe,
    nga e bukura Shqipėri"



    Malli

    Nė mėrgim pesė vjet kaluar
    Bėra ēdo gjė pėr tė harruar
    Por shpirti nuk donte tė dėgjonte
    Dhe veē me endrra mė torturonte

    Natėn e parė nė Vjosė u zgjova
    Tė gjithė shokėt i takova
    Kėmbėt mbi zall i pėrvėlova
    Cipat e lėkurės i ndėrrova

    Natėn e dytė Dhėmbelin e ngjita
    Dhe kur zemrėn ia arrita
    Nėn hijen e rrapit unė pushova
    Me ujė burimi etjen e shtova
    Me bilbilat njė kėngė kėndova
    Me bukė e djathė shpirtin gėzova
    Ēava dy kokra kaēka, bajame e lajthi
    Kėputa njė degė me thanė, villza dhe man tė zi

    Natėn e tretė nė shkollė u zgjova
    Pėrpara klasės nė orėn e leximit
    Duke recituar vjershėn e Naimit
    Tė gjithė mua mė vėshtronin
    Prisnin qė tė gaboja
    Gjuhėn e nėnės ta harroja
    Por vjershėn e mbarova
    dhe Naimin e nderova
    Nė bankėn time shpejt u ktheva
    Librin e leximit ne gjoks e mbėrtheva
    Kur mbi bankė inicialet i pashė
    ėndrrėn pėrgjysėm e lashė
    Hapa sytė, shpirtin zhgėnjeva
    Mėrgimin e urreva

    Kur do shėrohet Shqiponja e zezė?
    Nga foleja tė dalė
    Nė gjithė botėn tė fluturojė
    Shqiptaret nė krahė t'i marrė
    Nė gjokset e nėnave t'i lėshojė
    dhe plagėt t'i shėrojė?


    Vajza

    Vjosa e kulluar
    Pėrmetin kish rrethuar
    derdhej, nuk pushonte
    rininė e gėzonte

    Djėmtė njė nga njė
    valėve kalonin
    vajzės mė tė bukur
    njė puthje i dhuronin

    Turpi seē e zinte
    kokėn shpejt e kthente
    shoqet nuk i linte
    bandillin u rrėfente

    Djemtė nuk pushonin
    dorėn i kėrkonin
    vajza zemėrohej
    me naze u largohej

    Ish e bukur si flori
    tė gjithė e kishin zili
    pinte verė dhe raki
    ishte vajzė pėr shtėpi

    Kur u ndava pėr kurbet
    Vjosės ia lashė amanet
    kur vajzėn ta martonte
    nė dasėm tė mė ftonte


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 01-04-2006 mė 01:47
    Edi

  7. #7
    Edi, une nuk e dija qe ti shkruaje poezi.
    Tani po i lexojme poezite e tua familjarisht ne shtepi dhe po na duken shume te bukura. Komplimente nga ne te dy megjithese ti e di qe ai nuk merr vesh shume nga letersia por e kompensoj une.

    Best
    Ketrin

  8. #8
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Citim Postuar mė parė nga edspace
    Meqė s'e kam shkrirė "talentin" gjatė kėtyre viteve, po hedh edhe njėherė ato poezitė e atėhershme, kur forumi ishte katėr vjet mė i ri. Kujtohu si shkruaje ti kur ishe 4-5 vjeē.
    Wow Edi edhe poet ? Bravo !
    E paske mendjen flori mer ti, une po lexoj kto poezit e tua dhe e permalluar mendja filloi te me shetis neper vendlindje. Eh kot nuk thone Guri i rende ne vendin e tij
    Ti paske menduar qe kur paske qene 4-5 vjec, lol e une atehere dinja vetem te fshihesha pas perpareses se edukatores

    Suksese te metejshme ne krimtarine tende.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    edhe thone qe ketyre te kumpjuturave nuk ja pret per poezi, jo ana e majte, jo ana e djathte e trurit, jo ku di une

    Edi shume te bukura urime!

    Me shume me pelqeu Je si shpirt dhe Vendlindje

  10. #10
    Far away! Maska e Eraaa
    Anėtarėsuar
    02-02-2003
    Postime
    162
    Nje klik i permbledh te 2 anet o dikushi:-)

    Good job Edi,
    Me emocionove edhe mua me kto poezit tende , qe deri tani nuk dinja c'eshte malli per vendlindjen.
    Je si shpirt & Kurbeti jane te perkryera.


    Urime!!!!
    Live your beliefs and you can turn the world around.

  11. #11
    Korcare Forever Maska e serenata
    Anėtarėsuar
    16-11-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia,USA.
    Postime
    41
    Perendeshe me floke te arta
    Ah kjo dreq fantazi.

    Mos u merr shume me fantazira te kota se ta lodhin trurin dhe nuk te shpihen gjekundi.
    My WaY oR tHe HiGhWay :)))

Tema tė Ngjashme

  1. Mendimet e kota
    Nga Mbreti_ILI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 14-12-2009, 19:22
  2. C'farė do bėnit pėr njeriun qė dashuroni me gjithė shpirt?
    Nga ||_BeJbi_|| nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 15-09-2008, 18:33
  3. Eshte Me Shpirt Mire Zemer Miri Apo Zemer Miri Eshte Me Shpirt Mire
    Nga ELDORADO nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-01-2007, 22:19
  4. Ah, mė ka mbėrthyer vjeshta...
    Nga Xhexho nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 04:47
  5. Xhevat Oena, aktori zeshkan me shpirt te bardhe
    Nga fisnik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2003, 05:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •