HANĖ GJAKU
Ernest KOLIQI
Kishin harrue se ishte vonė. Nė qiell tė mbramjes s'mbette ma as ma i lehti kujtim i tingujve tė kumbonve prendimore. Nata me hije tė bruzta kish nisun tė mbulojė, larg, qytetin pikalasun me drita xhixhilluese e, afėr, kodrat e Tepes tė heshtuna. Ata ecshin nė breg tė Drinit, me nji lodhje t'ambėl nė shpirt e nė trup.
Kur, qe, mbas nji shelqje ujit tė lumit, nė breg t'andejshėm, u kujtuen se kish dalė nji hanė e madhe, e verdhė me do danga tė kuqe.
Ai u ndal. Ndieu ajo ndoshta si nji tė pėrqethun tue rrėshqitė nėpėr shtat tė tij?
Pyeti, plot kujdes:
- Shka ke? Pse u trėmbe?
- S'u tremba, u ndala me shikue hanėn...
Ajo soditi rrotllen e zjarrtė viganore, qi mashtronte syt tue u dukė jo ma nalt se tridhetė kutė sipėr Vukatanit.
- Hana si gjithmonė...
- Jo, - murmuroi ai me nji za si tė tretun, - shif dangat e kuge... S'asht si hana e zakonshme...
Ajo ishte e mėndshme edh'e arsimueme, por plot bestytni si shumica e gravet. U dridh e u shtrėngue ma fort pėr krah tė tij:
- Ugurzezė, thue?
- Kushedi ! Por janė marrina...
Heshtėn tė dy pėr do kohė tue ecė mbi ranė tė bregut, ku hapat s'bajshin zhurmė. E para e tyne, hana eci me ta, mbasi doli prej gėmbave tė shelqes nė qiell tė hapun tue u ngjitė pėrherė ma nalt.
Por befas e kaploi vajzėn nji frigė e paspjegueshme. Ndoshta friga e asaj heshtjeje tepėr tė gjatė mbas fjalve tė nxehta qi deri atėherė ai i kish folun.
Bani:
- Pse m' a prishe ket paq nate me friksime kote. Shetitet mirė nėn kėt hanė tė bukur e asht e para herė qi rrijmė bashkė, kaq vonė, jashta qytetit...
Ajo suell ambėlsisht fytyrėn prej tij tue ia kėrkue syt, por ai kish humbun nė nji mendim tė vetin, qi s'e lėnte me ndjekė fjalėt e saja. Vajza u sticue e u ankue:
- A ndėgjove shka tė thashė? Ku je me mėnd? Pse s' u vėn vesh fjalve qi tė tham?
Ai shkundi mendimet e pėrgjegji:
- Kurrgja: nji kujtim i vjetėr...
- Cili? Due m'e dijtė!
- S'ke shka me dijtė... Kur ishėm fmij, pash nji hanė si kėtė e tashti m'u kuj tue...
- Ku?
Ai, nė vend qi me kallzue, tha:
- Tė kėthejmė; asht vonė; tash po tė bėrtasin nė shtėpi.
I suellėn shpinėn hanės edhe ujit tė Drinit; u drejtuen nėpėr zall kah rruga e Qafė Hardhis qi ēon nė qytet. Nuk ēilėn gojė pėr shum kohė. Ajo digjej nė kureshtė me diktue rrymėn e mendimeve qi ia barshin larg mėnden shokut tė saj, por dronte me pėrsėritė pyetjen. Ishte aq i gatshėm ai ndėr pėrgjegje ironike qi, pa zblue kurrgja tė ndiesive tė mbrėndshme, mbyllin pa apel bisedėn! Pritte me paduresė kallximin e vetvetshėm tė tij. Por ai ecte mendueshėm tue heshtė.
Ajo s'u durue gjatė. Sa duelėn prej ograjave nė rrugė, iu suell:
- Elė? Ku e pe herėn tjetėr nji hanė ksisoji?
Ai kėthei kryet me shikue prap hanėn qi tashti ndiqte ecjen e tyne pėr mbrapa, n'e djathėt. Pa ndalue ejcen, tregoi:
- Punė boshe. Nji herė nė fmijni udhtova prej Podgoricet nė Nikshiq tė Malit tė Zi. Atėherė udhtohej me omnibus. Nė nji ndalje pash nji hanė tė kuqe si kėtė. Kurrgja tjetėr.
Asaj i kėrcyen dreqnit, por e ndaloi veten. S'kishte si me qėnė aq e thjeshtė ajo ngjarje qi e mbylli papritmas nė heshtje atje nė breg tė Drinit. Shoku ia kėputte shkurt, pse s'donte me ia diftue pėrshtypjet e holla me tė cilat sigurisht ajo ngjarje rrinte e rrethueme nė kujtim tė tij. Ajo e njifte mirfilli zilin e shokut pėr ēdo ndiesi shkaktue nga kujtimet e fėmijnis, tė cilat ai i ruente mbrėnda vetes si nji visar tė paēmueshėm larg kureshtės sė kujdohit, edhe tė saj. Mbante pėr veti shijen e pėrmallėshme qi falin kujtimet e brishta e t'avullshme tė kalesės. Fytyrėn e vėrtetė tė shpirtit tė vet, atė ma tė mirėn, ai ia mshifte edhe asaj. Kjo gja, qi ajo qartas kuptonte, e mbushte me pezėm. Ajo deshironte qi dashunija e tyne tė kishte pėr themel besimin ma tė plotė ndėr kėshille. Asnji skaj i botės sė mbrėndshme tė tyne s'do t'i mbetej i panjoftun as njanit as tjetrit. Pse mshifej ai mbas asaj heshtjeje? Ajo, me kryeneēsin e dashunoreve, dau me dijtė. Bani, me za fare tė qetė:
- Vetėm kaq?
- Kaq.
- Sa vjetsh ishe ti?
- Qe me 1911, prandej un ishėm dhetė vjetsh.
- Si e mban mend me kaq pėrpikni vjetin?
- Pse shi n'at vjet nė Podgoricė ndėgjova krismėn e pushkėve ndėr male tė Hotit, ku luftojshin Malsorėt t'onė pėr liri.
Prap ecėn nė heshtje. Ajo rishtas pyeti me za t'ulėt:
- Pse tė bani aq pėrshtypje ajo hanė e atėhershme?
- S'e dij. Nė menden e njomė tė fėmis lanė mbresė disa sende qi s'kanė randėsi a nemose s'kanė aqė sa me mbetun tė pashlyeshme pėr tė tanė jetėn. Nė paē kujtime fėmijnije, mund tė vėj sh roe nė to se ma tė dashunat e ma tė ēuditshmet janė shi njato qi, me i kallzue, duken asgja.
Nė zanin e tij, ma tė nxehtė e ma tė gjallė, ajo ndieu ngadhnimin e vet. Kishte zgjue nė tė nevojėn e kėshillimit. Priti, pa ia prė fjalėn, vazhdimin.
- Ti s' e njef ambėlsin e dridhun qi mė rrėshqet nė zėmėr kur prirėm plot habi kah stina misterjoze e fėmijnis sė kalueme. Ti ēmon vetėm kohėn e tashme, edhe je e pėrkulun me tė gjitha deshiret tė tuja kah koha e ardhėshme...
- ...pse koha e tashme edhe ajo e ardhėshmja, pėr mue, je ti!
- Nejse. Un s'jam ende plak me moshė, por e ndiej veten tė plakun nė shpirt. Jeta e ime qe aqė e ndryshme, edhe aqė e dendun me ngjarje tė pamendueme, sa qi mė duket si me pasė nė shpinė jo aqė vjet sa vėrtė kam, por edhe nji herė aqė. Jam plot kujtime si t'ishėm gjashtėdhetė vjetsh.
Vajza ia priti:
- Kjo prirje e jote shpirtnore me dashunue kalesėn nė shfagjet e saja.tė largta e tė zbźta, e m'u ndry mbrėnda teje nė nji adhurim vetmitar, asht nji verigė qi tė pengon nė zhdrivillim tė cilsive tė tuja. Kėtė e kam vu roe mirė. E mė fal qi po tė flas ēiltėrisht. Kur tė ndryhesh tepėr shpesh si nė nji mareshtė, ndėr kujtime tė kalesės, don me thanė se nuk beson n'ardhėmeni...
- Nejse - ia kėthei shoku, - shkon gjatė me tė kundrėshtue. Kėtė s'dija e ke vu roe. Nė zgjim tė tyne tė papritun, shkaktue nga sėndi ma i vogėl e i kotė, kujtimet e harrueme tė fėmijnis na paraqitėn tė rrethueme nė tisa tė lylyvertė andrrue. Shka kishin syt t'onė n'at moshė pėr me na u dukun bota e ngjyrat e saja ma tė gjalla; shum ma tė gjalla se sot? Vėndi ku u ndal omnibusi, ishte nė breg tė Moraēės... Ujnat e kėtij lumi tė rrėmbyeshėm rridhshin nė fund tė nji gryke tė ngushtė. Valėt e tija tė furishme na s'i shifshim sepse, atje nė fund tė shtratit tė tyne, i mbulonte terri, po ndėgjojshim zhaurrimėn e poterėshme tė tyne. Si tash e mbaj mend. Rreth e rrotull nesh rrijshin pezull shkambije kėrcnuese. M'u dukshin ato male si me pasė qėnė shtangue dora e Perendis nė rrotullim e nė rrėxim. Edhe nė breg tė lumit, nė maje tė nji curri qi lėshohej pingul nė greminė ku shungullojshin valėt e tėrbueme, mbaj qartas mend se pash nji landė sa gazepi, rritė shtrėmbėt, qi kish dukjen e nji vigani tė deshpėruem,
n'e matun m'u hjedhė nė humnerė pėr me i ikė mjerimit tė vet.
- Romantik! Salvator Rosa!
- Mė qesh sa tė duesh. Edhe pse s'dij m'e kallxue, e kam gjithėnji gjallė nė kujtim at mbramje tė shqetė nė breg tė Moraēės.
- Po hana?
- Ishte nė qiellin pėrtej Moraēės, n'e djathėt t'asaj lande me trup tė shtrėmbėt si vigą garravaē. E ngjyeme nė nji tė kuq tė murrmė si m'u pasė ēue njatėherė prej nji kėnete gjaku. E, nė dritė tė saj, mbi nji stom bri rrugės s'onė, u ngreh pa pritė pa kujtue nji plakė e dėrmueme prej moshe, flokė-shprishun, e thatė nė fytyrė e nė shtat, malazeze banuese n'at vis. Ēoi dorėn kah hana e vikati me za tė shkyem: "Kuku pėr Malin e Zi! Kuku pėr gjithė botėn qi ka m'u mbytė nė gjak! Pushkėt e Malsorve tė Hotit kanė me ndezė nji zjarm qi, kuku, vonė e vonė do tė shuhet!" Ajo foli e foli gjat, por un s'mbaj mend fjalė tjera.
- Me 1911 thae?
- Po. Sa herė nė kohėn e luftės i kam mendue ato fjalė tė plakės.
- Ēudi: paska pasun vėrtė ndiesi profetike!
- S'e besoj. Popullsit e atyne krahinave thonė se hana me danga tė kuqe bjen luftė. Plaka flitte mbas gojėdhanės. Rasa deshti qi tė flitte shi nė prakun e ngjarjeve tė pėrgjakshme qi ndoqen at prendverė epopeje arbnore. Lufta e Tarabulluzit, dy luftat ballkanike, lufta botnore...
Mbas nji heshtjeje sa grima ajo pyeti, tue u sjellun mbrapa mendueshėm me shikue rrotllen ari tė hanės qi gjithėnji kish do shźje tė kuqlimta kah fundi:
- Vetėm luftė paralajmon hana e kuqe apo edhe tė zeza tjera?
- S'e dij. Mue mė pėrkujtohet figura e asaj plake nė breg tė Moraēės sa herė qi del kėshtu.
- A dron? - pyeti prap ajo tue u rrasė pėr tė si me gjetė mproje nė krah tė tij.
- Atėherė dreshta. Fjalėt e parafolses pa dhambė nė gojė m'a mbushėn shpirtin e njomė me nji efsh tė pamasė. Por tash, mjerisht, nuk drue ma.
- Pse thue mjerisht? Ma mirė mos me drashtė.
- Pse tashti shof se kam humbė krejt gjallnin e pėrshtypjeve. Nji hanė kuqalake pash nė fmijni e mė ka mbetė e pashlyeme nė mbamendje e prap edhe sot m'ep, tue e kujtue, nji tė dridhun misterjoz. Tashti shofim shpesh herė ngjarje me shum randėsi dhe tė nesėrmen i harrojmė krejt. Nuk na ngacmon ma kureshta hyjnore e moshės ari para sėndeve tė thjeshta por plot msheftėsi tė botės; tashti s'kemi ma nė shpirt tronditje tė thella e s'dijmė as me gzue as m'u pikllue, as m'u trėmbė para nji hane gjaku...
Kishin arrijtur te Xhamija e Kuqe. Vajza, tue e ngrehun kryet kah shoku qi ishte ma i gjatė e tue ia afrue buzėt te veshi, pėshpėriti me za t'ambėl ku tingllonte nji kujdes i mshefun:
- Po me mė dashtė mue a din?
Ai i a lėshoi krahun e s'foli ma.
21 Shtator 2009
albania.
Krijoni Kontakt