Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    11,938
    Faleminderit
    18
    158 falenderime nė 135 postime

    Hanė Gjaku

    HANĖ GJAKU


    Ernest KOLIQI


    Kishin harrue se ishte vonė. Nė qiell tė mbramjes s'mbette ma as ma i lehti kujtim i tingujve tė kumbonve prendimore. Nata me hije tė bruzta kish nisun tė mbulojė, larg, qytetin pikalasun me drita xhixhilluese e, afėr, kodrat e Tepes tė heshtuna. Ata ecshin nė breg tė Drinit, me nji lodhje t'ambėl nė shpirt e nė trup.
    Kur, qe, mbas nji shelqje ujit tė lumit, nė breg t'andejshėm, u kujtuen se kish dalė nji hanė e madhe, e verdhė me do danga tė kuqe.
    Ai u ndal. Ndieu ajo ndoshta si nji tė pėrqethun tue rrėshqitė nėpėr shtat tė tij?
    Pyeti, plot kujdes:
    - Shka ke? Pse u trėmbe?
    - S'u tremba, u ndala me shikue hanėn...
    Ajo soditi rrotllen e zjarrtė viganore, qi mashtronte syt tue u dukė jo ma nalt se tridhetė kutė sipėr Vukatanit.
    - Hana si gjithmonė...
    - Jo, - murmuroi ai me nji za si tė tretun, - shif dangat e kuge... S'asht si hana e zakonshme...
    Ajo ishte e mėndshme edh'e arsimueme, por plot bestytni si shumica e gravet. U dridh e u shtrėngue ma fort pėr krah tė tij:
    - Ugurzezė, thue?
    - Kushedi ! Por janė marrina...
    Heshtėn tė dy pėr do kohė tue ecė mbi ranė tė bregut, ku hapat s'bajshin zhurmė. E para e tyne, hana eci me ta, mbasi doli prej gėmbave tė shelqes nė qiell tė hapun tue u ngjitė pėrherė ma nalt.
    Por befas e kaploi vajzėn nji frigė e paspjegueshme. Ndoshta friga e asaj heshtjeje tepėr tė gjatė mbas fjalve tė nxehta qi deri atėherė ai i kish folun.
    Bani:
    - Pse m' a prishe ket paq nate me friksime kote. Shetitet mirė nėn kėt hanė tė bukur e asht e para herė qi rrijmė bashkė, kaq vonė, jashta qytetit...
    Ajo suell ambėlsisht fytyrėn prej tij tue ia kėrkue syt, por ai kish humbun nė nji mendim tė vetin, qi s'e lėnte me ndjekė fjalėt e saja. Vajza u sticue e u ankue:
    - A ndėgjove shka tė thashė? Ku je me mėnd? Pse s' u vėn vesh fjalve qi tė tham?
    Ai shkundi mendimet e pėrgjegji:
    - Kurrgja: nji kujtim i vjetėr...
    - Cili? Due m'e dijtė!
    - S'ke shka me dijtė... Kur ishėm fmij, pash nji hanė si kėtė e tashti m'u kuj tue...
    - Ku?
    Ai, nė vend qi me kallzue, tha:
    - Tė kėthejmė; asht vonė; tash po tė bėrtasin nė shtėpi.
    I suellėn shpinėn hanės edhe ujit tė Drinit; u drejtuen nėpėr zall kah rruga e Qafė Hardhis qi ēon nė qytet. Nuk ēilėn gojė pėr shum kohė. Ajo digjej nė kureshtė me diktue rrymėn e mendimeve qi ia barshin larg mėnden shokut tė saj, por dronte me pėrsėritė pyetjen. Ishte aq i gatshėm ai ndėr pėrgjegje ironike qi, pa zblue kurrgja tė ndiesive tė mbrėndshme, mbyllin pa apel bisedėn! Pritte me paduresė kallximin e vetvetshėm tė tij. Por ai ecte mendueshėm tue heshtė.
    Ajo s'u durue gjatė. Sa duelėn prej ograjave nė rrugė, iu suell:
    - Elė? Ku e pe herėn tjetėr nji hanė ksisoji?
    Ai kėthei kryet me shikue prap hanėn qi tashti ndiqte ecjen e tyne pėr mbrapa, n'e djathėt. Pa ndalue ejcen, tregoi:
    - Punė boshe. Nji herė nė fmijni udhtova prej Podgoricet nė Nikshiq tė Malit tė Zi. Atėherė udhtohej me omnibus. Nė nji ndalje pash nji hanė tė kuqe si kėtė. Kurrgja tjetėr.
    Asaj i kėrcyen dreqnit, por e ndaloi veten. S'kishte si me qėnė aq e thjeshtė ajo ngjarje qi e mbylli papritmas nė heshtje atje nė breg tė Drinit. Shoku ia kėputte shkurt, pse s'donte me ia diftue pėrshtypjet e holla me tė cilat sigurisht ajo ngjarje rrinte e rrethueme nė kujtim tė tij. Ajo e njifte mirfilli zilin e shokut pėr ēdo ndiesi shkaktue nga kujtimet e fėmijnis, tė cilat ai i ruente mbrėnda vetes si nji visar tė paēmueshėm larg kureshtės sė kujdohit, edhe tė saj. Mbante pėr veti shijen e pėrmallėshme qi falin kujtimet e brishta e t'avullshme tė kalesės. Fytyrėn e vėrtetė tė shpirtit tė vet, atė ma tė mirėn, ai ia mshifte edhe asaj. Kjo gja, qi ajo qartas kuptonte, e mbushte me pezėm. Ajo deshironte qi dashunija e tyne tė kishte pėr themel besimin ma tė plotė ndėr kėshille. Asnji skaj i botės sė mbrėndshme tė tyne s'do t'i mbetej i panjoftun as njanit as tjetrit. Pse mshifej ai mbas asaj heshtjeje? Ajo, me kryeneēsin e dashunoreve, dau me dijtė. Bani, me za fare tė qetė:
    - Vetėm kaq?
    - Kaq.
    - Sa vjetsh ishe ti?
    - Qe me 1911, prandej un ishėm dhetė vjetsh.
    - Si e mban mend me kaq pėrpikni vjetin?
    - Pse shi n'at vjet nė Podgoricė ndėgjova krismėn e pushkėve ndėr male tė Hotit, ku luftojshin Malsorėt t'onė pėr liri.
    Prap ecėn nė heshtje. Ajo rishtas pyeti me za t'ulėt:
    - Pse tė bani aq pėrshtypje ajo hanė e atėhershme?
    - S'e dij. Nė menden e njomė tė fėmis lanė mbresė disa sende qi s'kanė randėsi a nemose s'kanė aqė sa me mbetun tė pashlyeshme pėr tė tanė jetėn. Nė paē kujtime fėmijnije, mund tė vėj sh roe nė to se ma tė dashunat e ma tė ēuditshmet janė shi njato qi, me i kallzue, duken asgja.
    Nė zanin e tij, ma tė nxehtė e ma tė gjallė, ajo ndieu ngadhnimin e vet. Kishte zgjue nė tė nevojėn e kėshillimit. Priti, pa ia prė fjalėn, vazhdimin.
    - Ti s' e njef ambėlsin e dridhun qi mė rrėshqet nė zėmėr kur prirėm plot habi kah stina misterjoze e fėmijnis sė kalueme. Ti ēmon vetėm kohėn e tashme, edhe je e pėrkulun me tė gjitha deshiret tė tuja kah koha e ardhėshme...
    - ...pse koha e tashme edhe ajo e ardhėshmja, pėr mue, je ti!
    - Nejse. Un s'jam ende plak me moshė, por e ndiej veten tė plakun nė shpirt. Jeta e ime qe aqė e ndryshme, edhe aqė e dendun me ngjarje tė pamendueme, sa qi mė duket si me pasė nė shpinė jo aqė vjet sa vėrtė kam, por edhe nji herė aqė. Jam plot kujtime si t'ishėm gjashtėdhetė vjetsh.
    Vajza ia priti:
    - Kjo prirje e jote shpirtnore me dashunue kalesėn nė shfagjet e saja.tė largta e tė zbźta, e m'u ndry mbrėnda teje nė nji adhurim vetmitar, asht nji verigė qi tė pengon nė zhdrivillim tė cilsive tė tuja. Kėtė e kam vu roe mirė. E mė fal qi po tė flas ēiltėrisht. Kur tė ndryhesh tepėr shpesh si nė nji mareshtė, ndėr kujtime tė kalesės, don me thanė se nuk beson n'ardhėmeni...
    - Nejse - ia kėthei shoku, - shkon gjatė me tė kundrėshtue. Kėtė s'dija e ke vu roe. Nė zgjim tė tyne tė papritun, shkaktue nga sėndi ma i vogėl e i kotė, kujtimet e harrueme tė fėmijnis na paraqitėn tė rrethueme nė tisa tė lylyvertė andrrue. Shka kishin syt t'onė n'at moshė pėr me na u dukun bota e ngjyrat e saja ma tė gjalla; shum ma tė gjalla se sot? Vėndi ku u ndal omnibusi, ishte nė breg tė Moraēės... Ujnat e kėtij lumi tė rrėmbyeshėm rridhshin nė fund tė nji gryke tė ngushtė. Valėt e tija tė furishme na s'i shifshim sepse, atje nė fund tė shtratit tė tyne, i mbulonte terri, po ndėgjojshim zhaurrimėn e poterėshme tė tyne. Si tash e mbaj mend. Rreth e rrotull nesh rrijshin pezull shkambije kėrcnuese. M'u dukshin ato male si me pasė qėnė shtangue dora e Perendis nė rrotullim e nė rrėxim. Edhe nė breg tė lumit, nė maje tė nji curri qi lėshohej pingul nė greminė ku shungullojshin valėt e tėrbueme, mbaj qartas mend se pash nji landė sa gazepi, rritė shtrėmbėt, qi kish dukjen e nji vigani tė deshpėruem,
    n'e matun m'u hjedhė nė humnerė pėr me i ikė mjerimit tė vet.
    - Romantik! Salvator Rosa!
    - Mė qesh sa tė duesh. Edhe pse s'dij m'e kallxue, e kam gjithėnji gjallė nė kujtim at mbramje tė shqetė nė breg tė Moraēės.
    - Po hana?
    - Ishte nė qiellin pėrtej Moraēės, n'e djathėt t'asaj lande me trup tė shtrėmbėt si vigą garravaē. E ngjyeme nė nji tė kuq tė murrmė si m'u pasė ēue njatėherė prej nji kėnete gjaku. E, nė dritė tė saj, mbi nji stom bri rrugės s'onė, u ngreh pa pritė pa kujtue nji plakė e dėrmueme prej moshe, flokė-shprishun, e thatė nė fytyrė e nė shtat, malazeze banuese n'at vis. Ēoi dorėn kah hana e vikati me za tė shkyem: "Kuku pėr Malin e Zi! Kuku pėr gjithė botėn qi ka m'u mbytė nė gjak! Pushkėt e Malsorve tė Hotit kanė me ndezė nji zjarm qi, kuku, vonė e vonė do tė shuhet!" Ajo foli e foli gjat, por un s'mbaj mend fjalė tjera.
    - Me 1911 thae?
    - Po. Sa herė nė kohėn e luftės i kam mendue ato fjalė tė plakės.
    - Ēudi: paska pasun vėrtė ndiesi profetike!
    - S'e besoj. Popullsit e atyne krahinave thonė se hana me danga tė kuqe bjen luftė. Plaka flitte mbas gojėdhanės. Rasa deshti qi tė flitte shi nė prakun e ngjarjeve tė pėrgjakshme qi ndoqen at prendverė epopeje arbnore. Lufta e Tarabulluzit, dy luftat ballkanike, lufta botnore...
    Mbas nji heshtjeje sa grima ajo pyeti, tue u sjellun mbrapa mendueshėm me shikue rrotllen ari tė hanės qi gjithėnji kish do shźje tė kuqlimta kah fundi:
    - Vetėm luftė paralajmon hana e kuqe apo edhe tė zeza tjera?
    - S'e dij. Mue mė pėrkujtohet figura e asaj plake nė breg tė Moraēės sa herė qi del kėshtu.
    - A dron? - pyeti prap ajo tue u rrasė pėr tė si me gjetė mproje nė krah tė tij.
    - Atėherė dreshta. Fjalėt e parafolses pa dhambė nė gojė m'a mbushėn shpirtin e njomė me nji efsh tė pamasė. Por tash, mjerisht, nuk drue ma.
    - Pse thue mjerisht? Ma mirė mos me drashtė.
    - Pse tashti shof se kam humbė krejt gjallnin e pėrshtypjeve. Nji hanė kuqalake pash nė fmijni e mė ka mbetė e pashlyeme nė mbamendje e prap edhe sot m'ep, tue e kujtue, nji tė dridhun misterjoz. Tashti shofim shpesh herė ngjarje me shum randėsi dhe tė nesėrmen i harrojmė krejt. Nuk na ngacmon ma kureshta hyjnore e moshės ari para sėndeve tė thjeshta por plot msheftėsi tė botės; tashti s'kemi ma nė shpirt tronditje tė thella e s'dijmė as me gzue as m'u pikllue, as m'u trėmbė para nji hane gjaku...
    Kishin arrijtur te Xhamija e Kuqe. Vajza, tue e ngrehun kryet kah shoku qi ishte ma i gjatė e tue ia afrue buzėt te veshi, pėshpėriti me za t'ambėl ku tingllonte nji kujdes i mshefun:
    - Po me mė dashtė mue a din?
    Ai i a lėshoi krahun e s'foli ma.


    21 Shtator 2009

    albania.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,637
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 4 postime
    Pasqyrė e vjetėr shkodrane

    Ernest Koliqi

    Kthye nė Shkodėr mbas shumė vjetsh largese, nji ditė qesh i grishun pėr drekė ke do t'afėrm tė mij. Si mbaroi sofra, mė
    vunė me pushue nė zheg nė nji odė tė gjanė q'i hapte dritoret me hekura, kah kopshti mbas shtėpije. Gjithkund ngjeti,
    mbrendė e jashtė, dielli mizuer i kulmit tė verės derdhte dritė verbuese e vapė zharitėse. Por n'at odė s'hyte aspak vapa e
    pak fort drita. Ishte fresk. Jo vetėm fresk, por gati si tė ftoftė. Kėshtu, nemose, m'u duk mue. Si nji kujtim ditsh tė gjata
    shiu, tė shiut dimnuer tė Shkodrės; rrinte pezull aty mbrendė e mė dha nji tė dridhun tė papritun, jo aqė nė trup sa nė
    shpirt. Kėt pėrshtypje tė ēudiēme dimnore nė pikė tė verės, tue hy n'at odė, s'ta epte gjymsaterri i saj (dritoret, t'ulta e tė
    thella nė mur, s'e lejshin driten e madhe tė jashtme tė depėrtojė me plotni tė lirė), por vjetėrsija e orendive, ngjyrat e
    zbeta q'aty vijshin tue u venitun e sidomos akuIli i nji pasqyre sė stėrmadhe rrethue me nji suazė tė trashė, prarimet e sė
    cilės ishin nxi e ēue leskėr.
    Ato orendi, ato ngjyra tė morituna, e at pasqyrė unė i njifshem. Kalama, shpesh herė luejta e fjeta nė mes tyne.Sa mė
    lanė vetėm para dyshekut tė shtruem, m'u pėr kujtuen nett e fmijnis kur bujshem ke ata t'afėrm tė mij. Nji shėrbtore mė
    ēonte me fjetė mbas darke tue mbajtė me njanėn dorė kandilin vojguri e tue shtėrngue me tjetrėn dorėn t'eme tė vogėl, e
    cila dridhej si tė tanė trupi nga friga e bubazhelave qi struken ndėr skaje t'errta tė shtėpijave pėr me i u kėrcnue
    trathmend kalamajve. Drita e kandilit e 1ėvizun n'ecje kėrcente me hov mbi orendi tė mbytuna nė terr, tė cilat si tė
    grishuna nga nji urdhun i vrikshėm, paraqiteshin nji ēas nė tubė tė rrezeve e zhdukeshin prap, tue u fshi prej shikimit
    t'im tė trembun. Por, i vendosun kandili mbi komoh, drita e qetė qi lėshonte rrotull m'a fashitte tutėn e unė flejshem
    menjiherė tue e lanė pėrgjymsė prrallėn e shėrbtores.
    Nji natė drita e kandilit shkoi e shkrepi nė pasqyrė tė madhe ndėrmjet dy dritoreve Si nėpėr nji derė befas tė ēelun,
    vėrejta nji 1ėvizje tė frigueme hijesh n'at odė tjetėr qi dukej pėrtej pasqyrės. Kė1thita. Shėrbtores gadi sa s'i shpėtoi
    kandili doret.
    - Ca ke, more shnjallė?...
    - Shifi, aty mbrendė...
    - Karabush, aty s'ka kurrgja: kujtova se ēa pate!
    - Qoje kandilin... Due me pa aty mbrendė...
    - Ajo mė tha me nji za tė prem:
    - S'ban. Nuk duhet m'u shikiue natėn nė pasqyrė. Asht keq.
    - Keq? Pse keq?
    - Pse njashtu!
    Edhe me pasė dashtė, ajo sigurisht nuk do tė dinte me dhanė zhvillim ma tė gjatė. Si njerzt e popullit, bestytnit i ndiqte
    me bindim pa kėrkue psehin e tyne. Mue ajo fjalė e saj mė mbet e ngulun ndėr tru, kėshtu qi deri vonė i dreshta
    pasqyrat natėn.
    Ky kujtim mė mbante nė kambė midis asaj ode sė vjetėr e mė bante me harrue pushimin e zhegut, nonse gjithėshkafja
    aty ku ndodheshen ndiellte gjumin. Flejshin orendit e repuna e tė plasarituna, flejshin pėrlhurnat tė daluna boje; flejshin
    pa kurrnji uzdajė zgjimi. Bashkė me trishtimin qi apin gjithmonė sendet e bukura tė vjetrueme, nė shikim t'im u pėrzie
    malli i hollė grumbuIlue mbrenda meje nga nji mergirn i gjatė jashta Shkodre.
    Shortija e jetės madhėshtore shkodrane, tashma nė prendim, mė kapi e mė robnoi.
    Ajo shtėpi, ajo odė, ato orendi, tė gjitha ato sende tė heshtuna dikur ishin qenė plot jetė.
    Pėrkujtova n'at zheg vetmitar ditt e sosuna kur emni i qytetit t'onė pėrmendej nėpėr tregje tė largta nė Lindje e nė
    Perėndim, e kualt qi niseshin me mall Shkodre pėr Rumeli dredheshin ngarkue me pare, e barkėt e Ulqinakve qi
    lundrojshin mbushė me prodhime tė vendit, na siellshin nė kėthim cohna tė ēmueshme pėr reshperesha, gryka tė
    mermerta pusi pėr oborret e dyerve tė para, pasqyra tė mėdhaja tė Venedikut pėr odat t'ona. E aty nė trapazan tash
    flejshin mbulue me pluhun vjetėrsije sinija e tepsija, legena e jebrikė remi qė dikur dorė nėpėr dorė vezulluen ndėr
    darsma e gostina, tue pėrcjellė me tingull tė tyne kumbuer, nė tė shtruem e nė tė ēuem tė sofrave, jonet e qemaneve e tė
    sazeve edhe takllimėn e dajreve. Flejshin minderėt me shtroje tė zverdhueme, tue andrrue, ndoshta mėngjeset kur
    shtėpija vlonte me farefis miq dashmirė e zotnijt me brandavekė tė mundafshtė e ēarapė tė bardhė e kėpucė lustrafini
    me llastika, kthye mbas sa muejve prej tregtimeve pėrtej deti, pritshin, krenarė e tė ngrehun ndėr jelekė me sumbulla ari
    ēelė mbi kėmishė tė fortė ku spikatte kravata e zezė, shokėt qi ngarendėshin me u urue mirardhjen. Halija me ngjyra tė
    tretuna, ku unė kisha kambėt, perkujtonte pashmangėt e kuqe me tė qindisuna ari, ato pashmangė nusesh e zojash qi e
    shkelėn ambėlsisht kur lajlet e saja shėndritshin tė reja.
    Nji botė e lume zgjatej n'at gjysmaterr, nji jetė sot gadi e harrueme nisi me lėtvizė n'at odė e kėrkoi ngjyrat e veta tė
    dikurshėme, dritėn e shkimun t'agimeve. Kėrkoi nji za qi t'a ringjallte. Zanin t'im.
    E papritmas pasqyra ndriti. U pėrshkue nė drit tė saj si nji vetimė zgjuese. Ajo pėrfshini nė gjinin e vet at botė e at jetė
    tė harrueme e m'i qiti pėrpara rrethue me avuj mallėngjimi e bukurije. Mė kishte rrėmbye kryekėput shortija amullore e
    jetės shkodrane. Deshirova pėr vete nji lumni tė pėrgjumshme n'at shtėpi tė vjetėr, n'at odė tė madhe e t'errtė, tue ndjekė
    besnikisht zakone prenduese, tue u qarkue nė nji rrath kujtimesh tė qeta e pėrkundėse. Deshirova nji lumni
    anakronistike qi tė ma shuente hovin e gjakut rinuer nė rythmin e kadalshėm tė vet.
    Iu avita pasqyrės. Fytyrimi i em u shkep prej fundit tė saj edhe eci kah unė tue u zmadhue nė breshnuer t'akulluem.
    Por s'pata kohė me shikue veten. M'a tėrhoq vėrejten dishka tjeter.
    Pasqyra s'e kishte ma at drtitė tė qartė qi pat nė kohėn e fmijnis s'ime. Do avuj tė zbardhukėt ia mjegullojshin fundet e
    mystershme ku pash tue ardhun e tue u shkrue, perherė ma qartas, do fytyra trimash e grash. U solla me shpejti, por
    askush nuk gjindej n'odė, veē meje.
    Pasqyra po hapte gjinin e vet ma tė mshefun e po shpaliste para meje shka pasqyroi ne kalesėn e saj.
    Kallzohet ndėr prralla se, natėn, prej kėnetės s'argjantė ndriēue nga rrezet e zbeta tė hanės, dalin nji nga nji jashta valve
    tė qeta Zanat e ujit me tisa tė shtjelluem pėr me endun valle mbi brigje tė heshtuna. Krejt njashtu prej fundeve t'asaj
    pasqyre sė vjetėr dolėn edhe m'u rreshtuen pėrpara, aty, nė breshnuer tė mugėt, pa qitė za prej goje, zotnij e zoja tė
    kohės qė u fik. Fytyra e ime i gitte fytyrave tė tyne.
    Heshtja n'odė ishte e lehte si mazė qumėshti qi nji krisėm e papritun mund tė bajė m'u plasė.
    Unė theva at heshtje tė mrekullueshme me nji gaz shpotar qi e shkundi e i trembi ato hije tė parėsh.
    - Jeni strukė aty nė fund tė pasqyrės per me rrejtė Deken. Keni ndejė me vjet e vjet tue me pritė. E s'mbrami, kujtuet se
    erdhi dita e juej. Jo, poeti s'e humbė jetėn e vet per me ringjallė t'uejen. Gėzimet e idhnimet, qi ju tronditen, qenė tepėr
    tė ngushta. Unė kam deshirė ma tė gjana e ma tė nalta. Lumnija qi ju shijuet motit me duket e pakrypė. Nė kėt
    breshnuer tė marrun drite, unė due me kundrue fytyrėn t'ime tė re, jo fytyrat e jueja tė vjetra.
    Nji zoje e hijeshme me pėrgjigji tue buzėqeshe mallėngjyeshėm:
    - Po fytyra e jote asht e jona. Na jemi pėrtri nė ty. Kėt ngushllim falė jeta e brishtė njerzore: drita e gjakut sa fiket nė
    prindin ndezet nė djalin e, me te, fisniknija e deshireve. Ti je djali i ynė e nė ty vlon gjaku qi bani me lulzue
    prendvernat t'ona. Mos na bje mohit. Ringjalle tue pėrlavdue motin nė tė cilin na gėzuem e vuejtem. Mate jeten t'ande
    nė rythmin e zakoneve qi prej nesh trashigove. Ti je krejt i yni. Na tė kemi gjinikue. Gojdhana e jonė duhet tė vazhdojė
    nė ty e nė poezin t'ande.
    - E kam kėndue dikur paqin e plogėt tė ditėve t'ueja, andjet e pėrgjumshme mbrenda avullijave qi dajnė prej botės. Sot
    ndrrova. Deshireve ju u vut pėr caqe murin e shtėpis edhe lumin e qytetit. Unė dashunoj lirin qi then ēdo cak tė padrejtė
    e ēon, pėrtej mureve e pėrtej lumejve, nė vllaznim me tė panjoftunin e udhės qi flet gjuhėn t'ime. Lumnija qi ju kėrkuet
    pat nji rythėm tė ngathėt e qe rrethue me nji bukuri tepėr vetmitare. Unė due ndiesit e forta e tė hapta qi nxisin me ia hy
    veprimeve tė guximshme; dashunoj lėvizjet pėrtrise, stuhit pastruese, luftat plot rrezik qi nxjerrin nga fati me pėrdhuni
    agime ma tė lume pėr tė gjithė; adhuroj qiellat e lira, shqipet fluturuese dhe theroret e pėrtrime maje maleve qi kanė
    Zanat pėr priftnesha.
    Ata ulen kryet e, nji nga nji, u larguen kah fundet e mjegullueme tė pasqyrės edhe humbėn nė mbretnin e hijeve.
    Bukurija e zbet e jetės shkodrane tė dikurshme mbet e robnueme n'avujt e nji pasqyre sė vjetėr, ku unė s'deshta m'u
    pasqyrue...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,637
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 4 postime
    Ujėt e Pusit

    Ernest Koliqi


    Dashunova prrallėn e Narqizit me tė tanė hovin e gjakun tim prendveruer. E gjithėkund e gjithėkah kėrkoj-shem pasqyra ku m'u pasqyrue. Narēiz e quejta veten ndėr ditėt e rinis sė parė, tue mos parandie asokohe sa trishtim ma vonė do tė mė shkaktonte ky emėr luluer. Po a s'janė tė freskėta edhe lojnat e fėmijnis dhe tė shėndetshme dhe tė pafajshme? Mandej, kur rritemi nė moshė, a nuk i pėrsėrisim me tjera mend, don me thanė pėmjimend? E atėherė nuk zhvillohen tė njoma e tiė pastra si dikur, por tė turbullta edhe dobsuese tė trupit e tė shpirtit.

    Qyshė nė fmijni dashunova ujnat si tė rrjedhėshėm ashtu t'amullt, valėt pasqyruese, sipėrfaqet kristalore shum tėrhjekse pėr Narēizin andėrrtar. Mbaj mend nji natė kah gjymsa e majit. Nji natė pa hanė. Shkodrėn e kishte mbulue an e kand errėsija, nji erresi e rraset qi nuk lente me pa nji pllambė para vetes. Oborri i shtėpis kishte humbė si i mbytun nė fundet e nji deti nė ngjyriė karaboje me gjith manda, me bli shatorr e me tandė. At errėsi e dendėsonte edhe ma tepėr heshtimi qi mbėshtiellte gjithėshkafen si nė nji mbulojė tė murrmė. Erėza
    gjethėsh e bimėsh gufuese, mbi tė cilat zotnonte fryma nxitėse e lulemustakut, rrijshin si pezull nė paluejtėsi t'ajris.

    Pak net m'a pėrpara nėn rrezet e hanės, qi prarojshin kopshtije e mure, lagjet e Shkodrės kumbojshin nėpėr valavitje galduese tė shrregullavet. Tashti qi Shėn Gjergji i parė e i dyti kishin kalue, qyteti pushonte nė paq tė plotė, si i lodhun prej qejfit tė valleve. Vetėm qielli vlonte ply me hyj, mbi at errėsi tė pamasė: hyj me dri-ta tė largėta qi shėndritshin heshtazi, nalt, shum nalt, nė hapėsina eprore prej
    kah asnji rreze nuk arrinte me ndriēue dhen. M'u duk se nė largėsi po tingullonte si nji za i marrun, por depėrtues. U vuna nė ndėgjim. Nuk zbritte ai za prej rrathve tė qiellit ku Byku i Kumbarės shkėlqente bardhulluer nė gjasė tė nji udhe misterjoze shtrue me pluhun margaritarėsh. Prej kah vinte atėherė? As unė nuk e kuptova. Sigurisht nga nji largėi e madhe apo ndoshta edhe prej nji vendi t'afėrm, t'afėrm fort: prej thellėsis tė shpirtit t'im.

    Mė dukej se njofta n'at za shushurimėn e ujnavet qi pėrshkojhė kryq e tėrthuer tokėn shqiptare. Shqipni, nuse e ujnavet, ambėlsija e gjallė e jote freskon andrrat e netve tė mija. Zbresin gėzueshėm prej bjeshke nė jalli Drini e Mati e Arzeni e Semeni e Vjosa tue endun valle si krushq djalosharė tė kapun dora dora. E kurr kanga e tyne nuk men. Edhe nė ditėt ma tė zeza mjerimi, ajo kangė kumbon e pėrhapet si nji
    epithalam urimtar. Nji lum tjetėr mė rrėmbei papritmas nė shkulmet e vet tė turrshėm. Gjaku shqiptar qi nuk shtėrret kurr por, si ecin valėt e Drinit prej grykės nė grykė e prej lugjes nė lugje, edh'ai rjedh prej katragjyshavet ndėr nipa, mot nė mot. Lum i pasun qi nga burimet ma tė lashta tė fisit njerzuer, shkumbon pėrherė bujar e i fuqishėm n'amė shenjue nga vetė gishti i Perėndis. Unė e ndjeva veten si pėr shorti pjesė e atij lumi. Dada, qi rriti nė gjuj tė vet prindin tim njiherė edhe ma vonė mue, mė tregonte: "Nė natė maji tė fali Zoti mun ke rraja e drandofillit qi lulzon afėr pusit. Nuk dij mirė kush tė solli n'oborr t'onė. Ndoj engjull i bardhė tue rrėshqitė gjatė njaj rrezje hane a por Floēka e Pusit qi njef udhat e nėndheshme dhe u a bjen nanave fmijt nga mbretnit e largta t'Agimit. Unė nė tė zbardhun tė dritės, kur dola me mjel
    lopėn nė Kullė tė sanės, tė gjeta tue kja, lakuriq rrazė drandofillit, krejt i ndragun me dhe tė rime prej brymės sė mėngjesit. E tė mora e tė ēova te nana e jote qi tė pritte. E tė kemi la dhe tė kemi lidhė nė djep tė ngjyrshėm punue nė Krye tė Pazarit dhe tė kemi mbulue me bohēe tė kuqe".

    Buzėveshkun, gojė pa dhambė, dada plakė i a ndolli gjumin kėrthinit n'at djep, tur i urue ndėr ninullat ma tė ndritshmin fat dhe ia praroi, kur u ba camerdhok, shtigjet e para tė jetės me dritė ari prrallash. Kush do t'a ligjrojė lavdin t'uej, o plaka arbnore? Ju me tregimin gojėthanash krenare i a bani tė madhe zemrėn nji populli tė vogėl. E n'errėsin e rrasėt dhe nė heshtimin e thukėt tė natės sė majit m'u kujtue papritmas tregimi i dadės dhe zbrita n'oborr. Tue u drejtue n'terr me hamendje, shkova deri te pusi, si i ngrehun nga nji fuqi shortare. Ndiejshėm nė terr pranin e drujvet me degė tė rrėfatuna mbi oborr nėpėr tė cilat i kėrthndezėt qarkullonte tharmi i prendverds; ndiejshėm frymėmarrjen e gjethvet tė rij; ndiejshem haren e ndrydhun tė kokrrave qi rriteshin tė strukuna nė njomėsinėn e gjethvet edhe lėvitjet e pazanshme nė zemėr tė pemve tė langut qi ambėsohej e shėndrrohej nė musht; ndiejshem tyftajėn e freskėt qi nėpėr grykė guri tė skalitun lėshonte uji i thellė i pusit. Me pa nuk shifshem kurmjisend. Por, ēuditnisht, ndiejshem e ndėgjojshem pa e pa, nė terr t'asaj nate sė vokėt
    prendvere, edhe Shkodrėn qi shtrihej pėrtej mureve t'oborrit si e rrėmbyeme nė nji andėrr plot parandiesi tragjike nėn hyllėsit e largėta qi dridheshin nė hapėsinat e pamatuna tė kupės qiellore. E pėrtej Shkodrės, ndėr male tė Shqipnis, veshi dallonte nė heshtim zanet e ndryshme tė krojeve, tė shenavet, tė lumejvet.

    Me duer tė ndeme para meje, tue shėndrrue hapat me kujdes, kėrkova grykėn e pusit. Kah e pėrkita, rrasa e ftoftėt mė dha nji tė dridhun andjeje nė trup. Gjaku u tund nėpėr tė gjitha gjymtyrėt e mija. Ai uj i pusit nėpėr udha tė nėndheshme vinte nga malet. Pėrziheshin nė tė vala e Kirit dh'e Drinit. E Drini mbledh prrojet e maleve tė Toskėnis e tė Shqipnis sė mesme. Edhe unė ishem pus dhe zemra e ime nėpėr vijė breznijsh jetike mblidhte gjakun arbnuer prej hapsinave e prej moteve ma tė largėta. Aty afėr, pranė nji drandofill tė lulzuem, nė nji maj tė dikurshėm, kishte zanė fill stina e ime njerzore. Ndiejshem shpirtin tue u zgja prej atij oborri, rre thue e ndry nė ledhe tė nalta, tue u zgja nėpėr lagje tė Shkodrės, nėpėr fusha e male tė Gegnis, nėpėr krahina tė Tosknis, edhe nėpėr vise tė hueja ku jetojnė njerėz tė gjakut arbnuer. Por s'ishte nji ndiesi e qartė. Si nji mjegull e hollė e mbėshtillte. Zemra kėndellej nė fuqin e saj nėsa mendja tepėr e re lodhej nė perpjekje me ia pėrfshi madhėnin. Nji dashuni e hapėt dh'e panjoftun m'a joshte zemrėėn tue e shqetėsue. Vuejtja, vetėm vuejtja i dhuron dritė pėrvojės, jo krenija qi kėrrkon nė moshė rinore burimin e endireve dhe tė mirakandjeve. Urti, Urti, hyjneshė e moshės sė pjekun, vetėm ti na shpėton prej rrembimeve tė trillit dhe na qet nė hullin e arsyes. Por pjekunija qi ti na sjell paguhet me shum lot e therorzime.

    Asokohe, nė stiniėn lulzuese tė rinis, kot i bajshem thirrje ndėr tundime tė ngjyrėshme Urtis sepse vesket e botės dilshin pėrherė ma tė forta e ngadhnjejshin. Nė kundėrshtim me Urtin, e cila mėson me qenė i pėrvujtun, Narēiz unė dikur e quejta veten, pse ky emėr i ershėm m'u duk se i pėrshtatej poezis s'eme qi kėrkonte burime endiresh ku m'u pasqyrue. U prira mbi ēdo pasqyre xixilluese pėr me kundrue bukurin e andrrės s'eme. Vonė, shum vonė, tue kėrkue andrrat krenare nė pasqyrat e panjehuna tė jetės, gjeta papritmas fytyrėn t'ime tė vėrtetė. E, n'ato t'imta, emni i ambėl i Narēizit mori nji shije t'idhun nė buzėt e mija. Urti, Urti, hyjneshė hijerandė qi agon nėpėr nji dritė tė ftoftė shi njatėherė kur prendojnė andrrat, mos tė qofsha mirnjohės pėr tisat e lylyvertė qi shkjeve, kur m'a zbulove jetėn lakuriq. Brita: - Rrnoftė andrra e bukur qi gėnjen. Rrnoftė besimi n'adrrėn e bukur qi gėnjen.

    Sot jam ndoshta i mjerė pse rrehem me vishtirsi. Zjarrmi i epsheve tė holla m'a dogj mishin nė shtat, por m'a poq edhe shpirtin t'e vona. Nji dridhje e stėrkandshme veēse mbet nė shtat e nė shpirt, dhe grumbulli i vjetve, tue randue nė mue peshėm e tyne, nuk e zhduku: mbet hiri i kangds nė buzėt e mija. Ari i andrrave, tė rinis u zverdh. por midis shpirtit, e mėrtisun nė degėrmija tė borta, lshon rreze tė pashueshme fytyra e nji hyjneshe: fytyra e Poezis, nuse e shpirtit tim. Por nuk e thrras unė veten Narēiz sot qi krenin s'e njof ma si vėrtyt t'imin kryesuer. Sot mytin e atij qi ra e u mbyt n'uj pasqyrues tė bukuris sė vet nuk e adhuroj si dikur gjatė prendverave tė njoma tė jetės, por prap se prap nuk e pėrbuzi, sepse mė ka ndihmue me gjetė fytyrėn t'ime tė vėrtetė. Nė nji natė errsimplotė dhe heshtimplotė tė gjysmės se majit, afėr pusit n'oborr tė shtėpis, atnore, ndjeva nė terr, qi s'mė lente me pa, tue u avit, kah fytyra e ime nji fytyrė tjetėr, e ngritė por e lėmuet e plot butėsi ledhatare. Ishte Floēka e Pusit? Foli? Za nuk ndėgjova. Por disa fjalė pa tingull mrekullisht jehojshin nė thellėsit e mshefta tė shpirtit tim: "Mos e mbyt n'idhėnim e pėrvojės hirin e Poezis qi tė falen Zanat zemėrbardha. Kėrkove vetveten tue rrahė shtigjet e ashpra tė jetės. Kėrkesa e lumnis tė hodhi mbi vrrije parrizesh tė gėnjeshtėrta. Pa u rysun ndėr gabime e mundime, nuk arrihet prehja ne limanin e qetė t'Urtis. Ti je pinjuell i nji fisi tė mjeruem. A s'e kupton se nė dishirin t'and vlojnė dishiret e breznive qi nuk njoften asnji ēas hareje nė jetė? A s'e kupton se gjaku arbnuer, qi s'mujt me lulzue ne hare gjatė kavaljeteve tė territ, orvatet ne ty me pase hisen e lumnis qi deri tash i asht mohue? A s'e ndien nė buzė tė tueja etin e stėrgjyshave qi u linden e u shkimen nė mote krajatash e zezonash, etin pėrvėlues fatbardhėsije qi ia zhuriti shpirtin e dishruem? Zymnimet zbresin mbi shpirtėnt e Shqiptarvet si tubė korbash qi ndiellin zi. Hapi syt e ndjeshėm, syt e Narēizit andėrrtar. Kėrko fytyrėn e vėrtetė. Pėrpiqu me gjet lumnin qi lype gjaku i yt. Por mos harro qi gjaku i dejvet tė tu
    shtrihet si det an' e kand jashta teje. E ti je vetėm nji shkulm e atij deti. Largo zymnimet e lene driten e shpreses tė derdhet nxituese nė shpirtin tand prej syve tė nuses Poezi, hirin e sė ciles as zhgėnjimet ma mizore as pakuptimi njerzuer ma damtues nuk mujten me cenue". Ishte terr. Tash e kuptoj se po tė m'ishte dhane mundėsija m'u pasqyrue n'ujin atje nė fund tė pusit, asi shtegu unė do t'a kishem ndoshta gjete fytyren t'ime tė vėrtetė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga puroshkodran : 04-09-2010 mė 20:19

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,637
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 4 postime
    Ernest Koliqi dhe fillimet e modernitetit nė prozėn shqipe

    Nga Ndue Ukaj


    1.

    Me nocione "moderne" nė letėrsi konceptohet shfaqja e njė dukurie tė re letrare nė sistemin e vlerave, qė pėrthyhet nė stile, ne forma e trajta tė shkrimit, e procedime letrare. Modernia, kėsisoj nė letėrsi, merr kuptimin e njė vlere letrare, mė tė avancuar, mė tė mirėfilltė, nė krahasim me modelet pararendėse tė shkrimit letrar artistik. Ne e konsiderojmė si nocion bazik pėr atė tip tė letėrsisė qė nė mėnyrė autonome, ndryshe nga paraardhėsja, sjell risi nė diskursin letrar, nė procedimin strukturor te ndėrtimit dhe funksionimit tė tekstit letrar, dhe atė, nė gjitha nivelet mbarėshtimit tė tekstit letrar. Modernia, duke ardhur si rezultat i thyerjeve letrare dhe refuzimit ndaj shkrimi tradicional, natyrshėm merr konotime mė komplekse, edhe nga fakti i risive qė sjell nė diskursin letrar pėrgjithėsisht, por duke u shfaqur si shenjė letrar nė "konfrontim" me produksionin letrar tradicional dhe duke u ikur modeleve ligjėrimore tė mėparshme, trajtat e shkrimit modern, defamiljarizohen (ērendomtesohet, nocion i formalistėve rus), nga letėrsia e mėhershme dhe ripozicionohet nga njė diskurs mė i avancuar, qė pėrplotėson nė shkalle mė tė lartė letrare, estetikėn e tekstit. Nė kėtė aspekt, ky lloj shkrimi fut nė lojė komplikime narrative, ndėrfutje interkomunikuese, qė na shfaqin karakterin intertekstual tė teksteve letrare. Njėherit, edhe strukturėn e hapur (Umberto Eco) dhe shumėshtresore. Nė fusha tė ndryshme tė artit dhe letėrsisė, nocioni "moderne" mbulon pėrmasa tė ndryshme semantike, mbase edhe estetike e stilistike, pėrmasa qė shpėrfaqėn edhe nė formė, edhe nė pėrmbajte. Ndėrsa, brenda kėtij konteksti letrar, modernia merr status tė veēantė nė poetikėn e prozės, ngase Ernest Koliqi, ka sublimuar ligjėsitė e artit letrar mjeshtėrisht dhe me njė procedim letrar sjell risi nė diskursin letrar nė pėrgjithėsi nė kulturėn letrare shqipe. Ndėrkaq nė kėtė tekst, modernia shėnjon tipin e letėrsisė, qė ndryshe nga paraardhėsja inkorporon brenda tekstit letrar elemente letrare, qė deri atėherė proza jonė s'i kishte njohur, apo qė i kishte vetėm ne fazėn embrionale.

    Nė letėrsi nocioni moderne u zhvillua nga fundi i shekullit XIX dhe fillim i shek. XX, dhe shquhej me karakteristika tė shumta, qė nga theksimi i individualitetit kreativ, invencioneve e deri te shfaqja e dukurive tė reja, thyerja e konvencave letrare e stilistike, ndaj edhe prurja autonome e fenomeneve letrare, nė forma dhe pėrmbajte tė re letrare, ligjėrimore dhe stilistike-estetike.



    2.

    Ernest Koliqi ėshtė padyshim themeluesi dhe krijuesi mė i talentuar i fillimit tė modernitetit nė prozėn shqipe. Kėtė e vlerėsim e kanė pėrqafuar nė forma tė ndryshme, shumė studiues tė cilėt janė marrė mė krijimtarinė e tij artistike nė zhanrin e prozės (Camaj, Hamiti, Plasari, Elsie, K. Gjika, Z. Rrahmani, A. N. Berisha, S. Bashota, K. Rrahmani, K. M. Shala etj.) Sė kėndejmi, shfaqja e modernitetit nė prozėn shqipe, si formacion letraro-stilistik, ndėrlidhet fuqishėm me krijimtarinė e Koliqit nė prozė, e tė cilit mund t'i bashkohen autorėt Kuteli, Konica, mbase edhe Lasgushi e Migjeni, nė zhanrin e poezisė.

    Por mė i veēantė, si nė stil, ashtu edhe nė format diskurseve, sė kėndejmi edhe nė procedimet strukturore e letrare mbetet Koliqi, i cili "kishte shije tė hollė dhe njė ndjesi tė ngritur pėr artin e fjalės" (Anton Nikė Berisha) tė cilat i inkorporoi dhe manifestoi me mjeshtri e talent tė fuqishėm fiksional nė prozėn e tij, duke rikontekstualizuar dhe rifunksionalizuar shtresime semantike, ritmike, leksikore, rrėfimtare, qė njohin kodet e mėdha letrare, qė nga oraliteti, deri tek letėrsia e pėrbotshme, me tė cilėn komunikonte autori empirik (Umberto Eco). Nga ky kėndvėshtrim, proza koliqiane ka bėrė njė kthesė cilėsore prozės shqipe nė pėrgjithėsi, sė kėndejmi e ka pasuruar atė edhe si formė shkrimi, por mė shumė si substancė dhe formė letrare, mbase edhe si strukture e ndėrligjėshme artistike, me elemente tė shumta novatore, tė cilat vėrehen edhe nė dimensionet ideore, tė shtresimit tė ideve themelore qė trajton ky univers letrar.



    3.

    Nė kohėn kur u paraqit Koliqi nė letrat shqipe, proza akoma ishte zhanėr i pa kultivuar, nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės. Mė tepėr cilėsohej, nė pėrmasa tė thellė moralizuese, sentimentaliste dhe didaskalike (proza e H. Stėrmilli, N. Nikaj, M. Gramenos etj.), me mbipeshim tė rolit tė ngjarjes, e ndonjėherė edhe me imitim (jo ne kuptimin qė na jep Aristoteli), madje, ishte larg shtjellimit si strukturė tekstore, mbase edhe si gjuhė e figurshme e kompozicion letrar. Pėr dallim, proza koliqiane duke njohur diskurset orale nė jetė dhe nė dijet empirike, rikontekstualizon dhe rifunksionalizonv nė diskurs letrar origjinal nė letėrsi, ku autori empirik kapėrcylljet e sistemit tė shkrimit letrar, i identifikon me kėrkesat e fondamentit tė artit letrar: artistikes, gjė kjo, qė mund tė vėrehet nė tė gjitha nivelet e tekstit letrar, nivele kėto nė tė cilat letrarsia (Roman Jakobsoni) funksionon para se gjithash, ku shprehja dhe diskursi letrar, nga njė gjuhė e thjeshtė, shkon ka gjuha figurative.



    Intencė e sistemit letrar koliqian, nė aspektin e formės, mbetet avancimi i procedimeve letrare, futja e ndėrlikimeve narrative, tė shtresuara me pėrimtime implicite e psikologjike, madje fabulat e thurura me mjeshtri narrative. Ndėrsa nė shtresimet tematike dhe idetė themelore qė trajton, nė tekstet e prozės sė tij, Koliqi shtreson njė botė e veēantė qė ndėrkomunikon me paramodelet nė jetėn e njeriut tė tij, si dhe nė tharmet e shpirtit shqiptar, qė i veneron tek oraliteti dhe kultura e moēme nacionale, tė mitet dhe legjendat, te e tashmja kryesisht e Malėsisė sė Shkodrės, pėr tė shtruar edhe shumė vizione, ide, qė mund tė tumirėn pėr receptuesin, si tejet progresive, nė krahasim me letėrsinė shqipe tė mėhershme. Njė karakteristikė e intencės sė tregimeve tė autorit mbetet paraqitja e dy kontrasteve tė thella tė botės shqiptare, pėrplasjet mes konservatizmit, kanunit, dhe ideve pėrparimtare, (Gjaku), qė sjell gjenerata e re, pastaj ndeshja e dy kulturave tė mėdha, Lindje e Perėndim, ndeshja e dy tipave tė te jetuarit shqiptar, Urban e Rural. Kėto tema autori i ka shtresuar me mjeshtri nė shkrimin e tij letrar, veēantitė letrare artistike tė sė cilit implikon edhe autorin empirik. Koliqi nė prozėn e tij shenjėzojnė ide dhe teza tė mėdha. Kėto i zhvillon nga sensi qė kėrkon shndėrrime tė domosdoshme tė kohės, e transformimeve esenciale nė shpirtin shqiptar. Pėr dallim nga tipi i mėhershėm i shkrimit tė prozės shqipe, proza e Koliqit shėnjon kapėrcim tė dukshėm, si nė zgjerimin e gamės tematike, ashtu edhe nė aspektet e brendshme tė organizmit, pra stilistiko-tekstore, letrare, duke bėrė avancim, nė plan tė shtjellimit brendatekstor, si nė rrafshin e shprehjes artistike, po ashtu nė kodifikimin dhe funksionalizimin e elementeve tė reja poetike qė kėsaj proze i jep dimension letrar specifik, duke e ngritur nė shkallė tė pranueshme, nė raport me letėrsitė e zhvilluara tė kohės.



    4.

    Krahasuar me prozėn evropiane dhe me zhvillimin e madh tė saj, proza nė letėrsinė shqipe ėshtė paraqitur relativisht vonė dhe si e tillė eci me njė tempo tė ngadalshėm. Nė kėtė kontekst, Koliqi mė tė drejtė konsiderohet prozatori i parė shqiptar me prirje moderne, me veēanti shkrimi, sidomos me tregimet e tij, qė prozės shqipe nė pėrgjithėsi ia dha njė formė tė re, njė pėrmbajtje tė re, njė tematikė tė re, njė stil tė ri, njė shprehje tė re, njė prirje tė fuqishme novatore, fabulative, nė mėnyrė krejtėsisht autonome, me njė refuzim tė linearitetit tregimor, dhe gjithnjė me tendencė pėr tė sendėrtuar dhe realizuar njė raport tė ri mes kohės dhe hapėsirės, nė krijimin e strukturave tė hapura, shtresimeve kuptimore tė ndryshme semantike; nga njė gjuhė qė eliminon gjuhėn e zakonshme drejt njė gjuhe figurative, me atribute letrare, stilistike e estetike. Si e tillė, kjo prozė ėshtė ndėrthurur nėpėrmjet dy tipareve harmonizuese: duke asimiluar eksperiencat e jashtme me eksperienca tė brendshme. Kėtu, eksperiencat e jashtme, janė dijet e autorit empirik, qė rezultojnė nga literatura botėrore e nacionale, ndėrsa eksperiencat e brendshme, mishėrohen pėrmes kulturės sė moēme nacionale, miteve dhe oralitetit, tė cilat autori i funksionalin pėr t'i dhėnė karakter tė intertekstalitetit tė pastėr prozės sė tij. Ky karakter ec nė funksion tė pėrmbushjes sė fiksonit letrar. Mbase, autori, edhe nė trajtat ligjėrimore (diskurset) interkomunikon. Kėndej, tekstet e tij kanė karakter interdiskursiv, nė relacion me paramodelet e diskurseve qė kanė prejardhje nga oraliteti. Tė inkorporohen nė stilin e teksteve tė tij, variantet ligjėrimore derivohen dhe marrin konotacione tė kontekstit letrar. Nė kėtė linjė, autori i shmanget narracioni linear dhe konstrukton procedime artistike tė avancuara letrare me shpikje tė reja estetike, ritmike, semantike, gjuhėsore, tė inkorporimit tė asaj qė ėshtė reale me atė fiktive, fantastike nė tekstin letrar.



    Ernest Koliqi ėshtė paraqitur nė prozėn shqipe, nė kohėn kur ajo ndjehej e varfėr, si nga kufizimet tematike qė shtjellonte, ashtu edhe pėr nga mėnyra si ndėrtohej dhe funksiononte teksti letrar. Nė kėtė kontekst, proza e Koliqit i jep njė impuls tė ri prozės shqipe, duke kontribuar nė rrugėn e integrimit nė rrjedhat e prozės moderne evropiane, mbase edhe nė stopimin e tipit tė prozės pararendėse, kryesisht moralizuseo-didaskalike dhe sentimentaliste, ndikimet letrare tė sė cilit do tė vėrehen tek Martin Camaj dhe Anton Pashku. Nė kėtė aspekt, pa hamendje, mund tė konstatojmė se proza koliqiane mbetet novatore e shkėlqyer e fillimeve tė modernitetit nė zhanrin e prozės letrare. Autori empirik, duke qenė nė kontakt tė vazhdueshėm me letėrsitė e huaja, duke u pasuruar me njė dije letrare solide, duke qenė i shkollar nėpėr qendra tė mėdha tė kultivimit tė letėrsisė, autenticitetin e vet, imagjinatėn e bujshme krijuese, motivimin burimor shqiptar shkodran, i shkriu dhe i brumosi nė njė prozė tė mirėfilltė letrare e moderne.



    5.

    Pėr nga shtresat kuptimore (temat e motivet qė shtjellon) kreacioni, perceptimi i botės dhe fenomeneve qė e motivojnė, autori na jep njė tekst me topikė tė larmishme, duke inkorporuar realitetin aktual, nevojat e domosdoshme tė transformimit tė tij (te Gjaku, Diloca), legjendat, mitet, format e tė treguarit oral (Nusja e mrekullueshme, Kėrcimtarja e Dukagjinit), pastaj shfaqjet krejt personale tek Pasqyrat e Narēizit, qė janė tekste krejtėsisht personale, autobiografike, ku autori kėrkon shenjat e identifikimit tė tij autorial, identitetin krijues dhe ekzistencial, pėrmes shenjash e simbolesh, tė cilat i gjen nė ambientin shqiptar, proza kėto artistikisht mė tė realizuara tė Koliqit. Tekstet e kėtyre shtatė prozave, qė Koliqi dėshiron t'i quajė "poemtha nė prozė", na ravijėzojnė njė konfiguracion tė pasur idesh, ndjesish dhe referencash, qė pikėnisjen dhe paramodelin e kanė nė diskursin oral, dijet empirike, por qė tė transformuar marrin konotime dhe shtresime mė tė theksuara, si nė kėrkimet nacionale, ashtu edhe nė ato autoriale; me simbolikė, tė ndėrlidhura me problemet imediate tė kohės dhe tė angazhimeve tė autorit empirik karshi kėtyre gjendjeve.

    Tipin e prozės sė Koliqit e karakterizojnė shumė elemente tė fuqishme novatore. Madje nė letėrsinė shqipe karakterizohet edhe pėr njė element krejtėsisht tė ri, tė fuqishėm dhe tė panjohur deri me atėherė, qė studiuesi Aurel Plasari e koncepton si "tip i tregimit psikospektiv", ku siē vėren po i njėjti studiues vėrehet tregimi, ku dallohet nė mėnyrė tė ndjeshme, ndonjėherė edhe kėrcitėse dimensioni i analizės psikologjike tė llojit frojdist. Si e tillė proza kolqiane duke shtresuar realitet tė ndryshme semantike, duke e fuqizuar procedeun stilistik te veēantė, mbetet proza tregimtare mė e realizuar e fillimit tė modernitetit nė literaturėn shqiptare, ndėrsa autori i tyre stilisti i madh, "eruditi" i rrėfimit artistik, siē e cilėson studiuesi Anton Nikė Berisha. Duke sublimaur me shkathtėsi tė veēantė artistike, si pasurinė e folklorit, mitologjinė, dijen letrare, imagjinatėn e bujshme e kreative, nga njohja e literaturės moderne, ashtu edhe talentin e botėn kreativ, fuqinė e perceptimit dhe tė transponimit tė fenomeneve tė ndryshme nė tekstin letrar, pėrmes njė vetėdijė tė nivelizuar artistike, ai ka hapur parashenja tė sigurta, gjithnjė duke mbetur nė pozicionin e tė marrurit me intencėn e autorit, qėllimin e lexuesit, dhe qėllimin e tekstit, siē do tė shprehej Umberto Eco.



    6.

    Zhanėr qė e kultivon mė sė miri Koliqi ėshtė tregimi, novela pastaj edhe tregimi i shkurtėr, qė disa studiues tek ne dėshirojnė t'iu thonė proza poetike. Ato shquhen pėr reflekse origjinale, tė inspiruar nga tradita, e pasur dhe tė ndėrthura me bashkėkohėsinė pėr tė marrė gjithmoė konotacione tė mėsimit kombėtar, apo kulturimit tė gjithmbarshėm (Sabri Hamiti) dhe gjithnjė me funksione tė pėrmbushjes sė kriterit artistik. Kundėrvėnia e kėtyre dy botėnave tė kundėrta mbetet risi, qė vėrehet kudo nė prozėn e Koliqit. Karakteristikė gjithėpėrfshirėse mbetet oralja, qė me njėsitė e entite tė veēantė, qė na shfaq karakterin intertekstual (Kujtim Rrahmani), mbase, edhe do tė thoshim karakterin ndėrdiskursiv. Koliqi shfrytėzon me mjeshtėri edhe burimet e letėrsisė gojore, ne tė gjitha nivelet e organizimit tė tekstit letrar. Shumė tregime tė tij ndėrtohen me pėrplot njėsi qė detyrojnė lexime intertekstuale, me modelet e tipit tė prozave popullore. Nė kėso lloj tekstesh shfaqet pėrralla si zhanėr oral, qė pėrbėn funksion letrar brenda diskursit letrar tė teksteve letrare, sikur nė idioma ashtu edhe nė frazeologjia, etj.



    "Tė lexosh diēka si letėrsi ėshtė ta trajtosh atė si njė ngjarje qė ka kuptim nė lidhje me ligjėrimet tjera" (Xhonatan Keller), qė pėr autorin tonė, rikontekstualzon dimensione tė veēanta tė ligjėrimit tė tij artistik, sepse ai ndėrkomunikon me tipe tė ndryshme ligjėrimi, dhe na shfaq bindshėm atė qė Roland Barti thotė nuk ka ligjėrim tė virgjėr. Tekstet koliqiane, kėshtu, bashkėjetojnė me mite, legjenda, forma tė ndryshme tė ligjėrimit oral. Aty hasim idioma, frazeologji popullore, qė shkojnė ka njė tip i interkomunikimit mė diskursin letrar tė Fishtės, por qė te ky zhvillohet nė njė trajtė tjetėr shkrimi dhe me kėrkesa tjera. Tė gjitha kėto njėsi tė vogla funksionalizohen nė kėtė prozė, pėr tė na dhėnė njė tekst tė njėmendėt artistike, si nė nivel tė ideve, ashtu edhe tė shprehjes artistike, tė formės e kompozicionit, rrėfimit e letraritetit. Esenciale nė prozėn e tij, mbetet depėrtimi nė ndjesitė e njeriut tė kohės, nė psikologjinė dhe skutat e shpirtit shqiptar nė ndjesitė e tij, dukuri kėto tė cilat i asimilon dhe sublimon pėrmes njė gjuhė tė figurshme e poetike, pėr t'i transponuar me talent tė fuqishėm nė tekstet letrare, ndikimi i tė cilit do tė jetė i fuqishėm nė prozėn e mėvonshme, nė gjithė korpusin e letėrsisė shqiptare.

    z.sh

  5. #25
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,791
    Faleminderit
    66
    66 falenderime nė 54 postime
    Shkrimtari qė na ka dhėnė duke e dėnuar...

    T’rrėzuemin due tį ēoj nga balta;
    due m’u ngjit’ mbi maje t’nalta
    me shtegtar’qi kerkojn’ Dritėn...
    Ernest Koliqi


    Vepra koliqjane i tejkalon vdek
    jet e saj, atė tė sajėn, qė do tė ish
    te e natyrshme pėr jetė njerėz
    ish dhe veprash, por dhe atė qė
    ia dhanė, vdekjen si dėnim, prandaj, sipas sentences latine, mund tė themi se ajo tashmė i ėshtė vėnė udhės sė ringjalljes e jo vetėm tė vetvetes.
    Duke e parė tė (ri)botuar, mbase duket jo aq e shumtė, por rėndėsia e saj ėshtė e jashtzakonshme dhe cilėsia po ashtu. Ajo ėshtė me kuptimin e plotė e vetėzgjedhur, pėr tė mos bėrė firo, por pėrkundrazi, tė rritet si vlerė. Koliqi ėshtė shkrimtar i klasit tė parė, qė bashkė me Mitrush Kutelin, janė themelues nė letėrsinė shqipe, tė tregimit modern.
    Ja si e pėrcakton shkrimtari tjetėr i shquar, Martin Camaj: “Koliqi letrar shquhet si krijues i novelės nė letėrsinė shqiptare dhe themelues i prozės moderne.”

    * * *
    Maji ėshtė muaji kur ka lindur dhe Ernest Koliqi, pikėrisht data 20 e vitit tė tretė tė shekullit tė kaluar, teksa Shqipėria pėrgatitej tė dilte nga robėria otomane, rrėnueshmėrisht e gjatė.
    Njeri me dije tė gjera, vizionar, mbartės i traditės mbi shpinė, i parakes, mbrujtės i risive, modernes, stilist i zoti, qėmtues i fjalės, aq sa duket sikur i mblidhte si bimėt e rralla mjeksore maleve tė Veriut, krijues imazhesh dhe portretesh, njohės i konflikteve, i filozofisė sė tyre, i brengave dhe i gazit, ashtu si dhe i rrugėve njerėzore si tė ishin rrugė tė qytetit tė tij, Shkodrės, me kambana dhe minare, me ėndrra e traditė e pengesa, por dhe me piano e piktura e serenata nate, me miqėsitė e dramat, qė e bėri emblemė tė veprės sė vet, i derdhi prarime si njė lloj ari, qė ndėrkohė ishte dhe e artit tė tij dhe, megjithėse u pėrpoqėn mė vonė pėr ta errėsuar, vazhdimisht pėrndritej edhe mė shumė…
    Ernest Koliqi ngado qė shkonte, i kthehej Shkodrės, si qytetar i saj dhe si vokacion i veprės, duke e ribėrė kėshtu si Itakėn e vet. Ėshtė mik me mė tė kulturuarit, bashkėpunėtor, duke qenė vetė njė i tillė, organizohet nėpėr shoqata, shkon nė Kroaci, kthehet sėbashku me librin e tij me novela “Hija e maleve”, risi e paparė deri atėhere, punon si mėsues nė Vlorė, prapė nė Shkodėr, boton librin e dytė me tregime “Tregtar flamujsh” ndėr mė tė mirėt nė Ballkan, ndikon dhe te Migjeni e mė pas shkon nė universitetin e Padovas, laureohet pėr letėrsi, mbron Diplomėn me tezėn “Epika popullore shqiptare”, gjė qė entuziazmon albanalogėt mė tė shquar tė kohės, boton libra tė tjerė, poezi, pėrkthen mė tė mėdhenjtė, etj, etj.
    Nė fillimet e Luftės sė Dytė Botėre ai emėrohet dhe Superior i Katedrės sė Gjuhės Shqipe nė Universitetin e Romės dhe po atė vit, mė 1939, caktohet ministėr i arsimit, kur Shqipėria ėshtė e pushtuar nga fashistėt italianė. Koliqi bėhet kėshtu kolaboracionist…

    ĒĖSHTJA E KOLABORACIONIZMIT

    Pikėrisht kolaboracionizmi do tė bėhet shkaku i dėnimit tė shkrimtarit Ernest Koliqi nga fitimtarėt pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Dėnohet ai si person dhe vepra e tij, tė dyja me vdekje. Koliqi nė mungesė, sepse mbarimi i luftės e gjeti nė Itali, ndėrsa vepra e tij ishte e pranishme fuqishėm nė letėrsinė shqipe. Shteti Italian nuk e ktheu Ernest Koliqin pėr ta vrarė bashkatdhetarėt e tij, pėrkundrazi, kurse vepra e Koliqit, u ndalua, u hoq nga tė gjitha bibliotekat, nga tė gjitha tekset, u fut nė fondin e zi, u grumbullua, u nis me roje nė fabrika letrash pėr t’u ricikluar nė letėr tė bardhė e karton dhe sė fundmi dėnohej dhe lexuesi i tij i fshehtė. Nuk duhej tė flitej mė pėr tė, duhej tė harroj patjetėr, duhej zhbėrė.
    Kolaboracionizmi me fashizmin ėshtė ēėshtja mė e rėndė dhe mė e errėta qė rroposi Ernest Koliqin dhe vega ku kapen dhe sot dhe i japin tė drejtė vetes pėr ta sulmuar shkrimtarin, pėr ta mėnjanuar e pėr tė mos e lėnė tė ēmohet ashtu siē duhet.
    Kanė tė drejtė, mund tė thotė kushdo e mund tė sjellė pėrvoja dhe shembuj nga vende dhe kultura tė tjera ku janė dėnuar edhe shkrimtarė qė kanė bashkėpunuar me pushtuesin si nobelisti danez Knut Hamsun apo poeti amerikan Ezra Paund, madje ketė tė fundit e mbyllėn dhe nė njė kafaz nė Piza pėr ta parė gjindja, pėr fjalimet e tij nė radio nė mbėshtetje tė Musolinit. Natyrisht qė tė dy kanė zėnė vendin e merituar nė letėrsinė e vendeve tė tyre dhe asaj botėrore, falė dhe apelit qė kanė bėrė kolegėt e tyre kudo.
    Nė vendin tonė nuk ka ndodhur kėshtu dhe s’kishte se si. Por unė dua tė shtroj pyetjet: A ka qenė Ernest Koliqi kolaboracionist me pushtuesin nė dėm tė vendit tė tij? Ai e thirri pushtuesin apo e zuri pushtimi? Kujt i shėrbeu, tė huajit apo popullit tė tij dhe kombit? Po qė ka qė nuk janė lidhur me pushtuesin, madje dhe e kanė luftuar dhe mund ta kenė dėmtuar atdheun shumė e shumė mė tepėr?
    “Ēėshtja Koliqi” duhet parė me seriozitet dhe pėrgjegjėsi nė mėnyrė qė tė zėrė drejtėsisht vendin e vet nė kujtesėn kolektive, nė histori dhe kulturė dhe nė ndėrgjegjen kombėtare.
    Na rezulton se Koliqi nuk ka punuar nė dėm tė Shqipėrisė? Jo dhe jo, pėrkundrazi. Pushtuesin nuk e solli ai, as nuk i hapi udhė me apele e himnizime, por ama nėn pushtim ai punoi, edhe me pushtuesin duke shfrytėzuar ato kushte qė i dha historia pėr kulturėn kombėtare, pėr pėrparimin e saj nė dobi tė kombit.
    Ndalim tek emėrimi i tij si ministėr i arsimit nė kohėn e pushtimit fashist. Studiues dhe biografė dėshmojnė se Koliqi pyeti Poetin Kombėtar Gjergj Fishtėn qė a ta pranonte kėtė post. Fishta ėshtė vėrtetuar me fakte nga studiues qė nuk ishte fashist, mosprovues i fashizmit, refuzues i dekoratave tė tyre politike, por akademik nė Akademinė italiane adhurues i asaj kulture, prandaj dhe propaganda e mėpastajme do ta sulmonte ashpėr, pa mėshirė dhe pa tė drejtė. Gjergj Fishta i tha Ernest Koliqit qė mė mirė tė bėhej ai ministėr, se mund tė bente diēka tė dobishme pėr vendin se sa ndonjė tjetėr, qė mund tė ishte vegėl e verbėr. Edhe diēka tjetėr, studiuesit tani na kanė treguar se kryeministri Mustafa Kruja – Merlika nė kabinetin e tij pėrzgjidhet patriotė me prirje antifashiste. Janė ēėshtje e detyra tė studiuesit pėr t’u qartėsuar pėrfundimisht.
    Ėshtė fakt se me nismėn e Ministrit tė Arsimit Ernest Koliqi u pėrhap institucionalisht dhe nė Kosovė arsimi shqiptar, duke u ēuar atje prej tij 200 mėsues nga mė tė pėrgatiturit, nga “normalistėt” e famshėm, ndėrkohė ai hap atje dhe tė parėn shkollė tė mesme, pikėrisht mė 1941, kur kėtej, si njė hakmarrje e gjėmė, 200 tė tjerė, jo mėsues, por komunistė, me ndihmėn jugosllave, sapo kishin krijuar njė parti, e cila do tė vendoste diktaturėn mė tė rėndė duke e braktisur Kosovėn.
    Pyes pėrsėri se kush kanė qenė kolaboracinistėt mė tė dėmshėm pėr vendin, ata qė s’kishin ē’t’i bėnin tė huajit qė vinte si pushtues apo ata qė dolėn nė krye tė vendit e punonin pėr tė huajin nė dėm tė vendit, pėr tė ruajtur postet e tyre tė larta? Po shkrimtarėt qė himnizuan diktaturėn, diktatorin, sistemin, miqėsitė dhe aleancat politike me tė huajt, qė shpesh nuk kanė qenė nė interesin kombėtar.
    Mbarimi i Luftės e gjen Ernest Koliqin tė ikur po nė Romė me punėt e albanologjisė, duke iu mbyllur rrugėt e kthimit nė atdhe pėrgjithmonė. Italia nuk e ktheu Koliqin qė kėrkohej nė atdhe si fashist, kur fashistėt vetė po dėnoheshin pas pėrmbysjes sė tyre dhe nė Itali. Madje gjyqet po dėnonin pėr krime dhe shqiptarė tė ikur, qė e kishin luftuar fashizmin nė male.
    Azilantit politik Ernest Koliqi i jepen mundėsirat e shpalosjes sė mėtejshme, madje duke e nderuar dhe dekoruar. Ai nuk do tė rreshtė sė punuari, bashkėpunon me tė arratisurit politikė, p.sh, me poetin Martin Camaj, me intelektualėt arbėreshė, harton antologjira tė poezisė mbarėkombėtare, pėrkthen nga italishtja nė shqip dhe anasjelltas, themelon katedra e revista, ndėr mė tė vyerat “Shejzat” e tij, bashkon diasporėn, ringjall botėn arbėreshe, ndjek me vėmendje jetėn politike dhe kulturore nė atdhe, shkruan dhe do tė ndikojė fshehtas edhe nė letėrsinė shqipe.
    Ndėrsa kėtej ishte vendosur Realizmi Socialist dhe po dilnin romanet moderne qė nisėn me “Qyteti i fundit” i Petro Markos, ēuditėrisht roman i dashurisė dhe i urrejtjes, prandja dhe do tė ndalohej. Por po nė atė vit nė Romė, mė 1960, Koliqi porsa kishte botuar romanin e tij “Shija e bukės sė mbrume”, ku rrėfen jetėn e tė mėrguarit, por qė si e gjithė letėrsia e tė ikurve, nuk do tė lejohej tė hynte nė atdhe. Mė pas do tė ecej pėr tek romani botėror “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” i Ismail Kadaresė.
    Por do tė ishte Koliqi qė do tė jepte mesazhin mė largpamės nė tė gjithė letėrsinė e Lindjes, parashikimin e rėnies sė perandorisė komuniste me dramėn e habitėshme “Rrajėt lėvizin”, e cila ende nuk ėshtė ngjitur nė ndonjė skenė tė teatrove tona, as tė Shkodrės dhe harrohet shpesh dhe tani.
    Nė dhjetor tė vitit 1975, Ernest Koliqi vdes pa pritur nė Romė, duke ndėrprerė shumė punė, por duke lėnė njė opus tė njė rėndėsie tė lartė. Nė ceremoninė mortore marrin pjesė kolegė shqiptarė, arbėreshė e italianė, miq nga SHBA-tė, nga Turqia, Suedia, Gjermania Perėndimore, Franca, Belgjika, etj. Ndėrkaq dhe vepra tė tij janė tė pėrkthyera dhe nė gjermanisht, italisht, anglisht, arabisht, greqisht, etj. Prehet nė Varret e Mėdha monumentale nė Romė, pranė prindėrve tė tij, tė shoqes, ku pak mė tej ėshtė dhe varri i poetit anglez Persi Bishi Shelli. Mbi mermer vazhdimisht gjenden lule tė freskėta...

    * * *
    Vepra e Ernest Koliqit ishte caktuar tė zhdukej ashtu si dhe vetė autori qė qe shenjuar tė vritej pėr shkaqe tė tjera jashtletrare, megjithėse mund tė besohet se pėrveē ideologjisė sunduese kėtij aktit iu bashkėngjit dhe ambicia ndjellakobėse e shkrimtarėve tė fitimtarėve, e atyre tė socrealizmit, tė cilat kanė ndikuar dhe ndikojnė ende nė mėnjanimin e tij tė padrejtė.
    Altari i njė shkrimtari ėshtė gjuha e tij. Gjuha e Koliqit, nė dialektin shkodran, ėshtė njė jetė e madhe fjalėsh, semantikė plot shpirt, dritė dhe hove, prajshmėri e urti, etj, etj, qė sa herė ta lexojmė, krahas mrekullimit, pėrftojmė dhe dėshpėrimin pėr standartin dhunues tė gjuhės nė diktaturė.
    Solli aq dritė e iu dha aq terr. Koliqi arriti tė japė drithėrimat e ndjesitė e holla tė njeriut, me delikatesė e elegancė e me stil tė pėrkryer, lirik i pashoq. Po aq mirė sa ē’rrėfen njė ngjarje, rrėfen dhe njė ndjenjė, njė imazh, bėn njė portret, vėzhgues i jetės brenda shtėpisė dhe jashtė saj, nuk i shmanget dramės, sidomos asaj sė brendshmes, ku bien hijet e sė shkuarės dhe rrezet e sė ardhmes, shkodran, shqiptar, ballkanik, europian i vėrtetė. Sikur gdhend me filigramė e argjend.
    Gjithsesi edhe pse harrimi si dėnim dhe keqkuptimet me Koliqin duket sikur vazhdojnė, ėshtė kuptuar borxhi qė i kanė atij kolegėt dhe lexuesit, historia e letėrsisė shqipe, kultura jonė nė pėrgjithėsi e ēėshtja kombėtare, se prej tij vetėm ėshtė marrė, pa iu kthyer tėrėsisht ajo qė meriton, hijesorja e shkrimtarit themeltar.
    * * *
    Vepra e Koliqit mė ka tėrhequr herėt. Nė fillim fshehtas si njė rrezik. Pastaj si njė mister dhe tani si njė mrekulli.
    Nė shkrimet e mia gjejnė rast dhe dalin detaje pėr tė, qė do tė doja t’i kujtoja pėr tė thėnė se ai ėshtė shkrimtari qė futet tek tė gjithė.


    Ernest Koliqi dhe moshatari i tij Zhorzh Oruell:

    Pak fletė, e shkruar shqip, e njė shkrimtari shqiptar tė ikur nga Shkodra, drama qė parashikoi rėnien e perandorisė komuniste...
    E tij ėshtė drama e ēuditshme, e shkruar nė Romė, “Rrajėt lėvizin”, e vogėl dhe e madhe njėkohėsisht, sa e brishte, po aq edhe epos, klasike dhe moderne, profetike sa asnjė vepėr tjetėr nė tė gjithė perandorinė komuniste. Ernest Koliqi ishte i pari dhe i vetmi shkrimtar qė parashikoi rėnien e asaj perandorie me njė vepėr letrare.
    Ngjarja e dramės zhvillohet nė Shkodrėn e tij, nė vitet ’70, kur diktatura ishte ende nė kulmin e saj, nė mesnatėn e rėndė. Autori, si njė orakull, parashikon vdekjen e vet dhe tė diktaturės... rėnien e kambanave tė Shqipėrisė sė pėrjetshme, pra ringjalljen. Parashikimi ka njė saktėsi tronditėse, jo vetėm pėr veten, por se vėrtet nė vitet ’70 diktaturat komuniste nisėn tė tatėpjetėn.
    Shkrimtari anglez Zhorzh Oruelli, moshatar me Koliqin, shkroi romanin e zymtė “Tetėdhjetekatra”, si vitin alarmant tė triumfit tė komunizmit nė vendin e tij (nėnkupto botėn), kurse Koliqi si njė AntiOruell, ose Oruell pozitiv, me dramėn e vet, vegoi tė kundėrtėn. Kuptohet, diktatura e goditi dhe e pėrfoli, e fyeu si shumėēka me mendjeshkurtėsinė e saj.
    Kjo vepėr e vogėl i bėn nder tė madh letėrsisė shqipe, inteligjencės nė pėrgjithėsi, sidomos asaj tė Evropės Lindore. Shqiptarėt qė vuajtėn mė shumė, dhanė kumtin lajmėtar mė shpresėdhėnės.
    (nga sprova “Panteoni i nėndheshėm ose Letėrsia e dėnuar”)


    Vėllezėrit Koliqi.
    1- Ai qė do tė bėhej kardinali i parė shqiptar:
    Njė si mace e bardhė kacavjerrej nė dritare dhe luante me perden pa zhurmė. Loja e dritės. Dinia mė tregoi si kishte mėsuar t’i binte fizarmonikės me Dom Mikel Koliqin. Pse vjen ai prifti tek ti? - e pyeste operativi. Mė mėson “Marshin turk” tė Moxartit. Pse s’tė pėlqejnė marshet tona ty? - mė thanė nė gjyq. Fizarmonika u shit pėr bukėn e gojės. Nėna s’duroi dot burgun tim dhe plasi nga marazi, vdiq. Motra ra nė pus, e mori poshtė litari i kovės.
    Dom Mikeli i lėvizte gishtat sikur tė kishte pranė njė piano tė padukshme. Megjithėse i moshuar, dilte nė tė ftohtė, mes dimrit, dėgjonte nga altoparlanti pranė qendrės sė emulacionit te lėmi i fshatit muzikė, tė dielave Radio-Tirana jepte Rondo-kapriēiozo tė Sen Sans-it. Tė kujtohet zėpėrhapėsi nė shtyllėn e burgut?... Kur e arrestuan Dom Mikelin, i thanė dhe pėr kufjet qė mbante nė vesh, bėje sikur dėgjoje muzikė, por t’i kishte dėrguar nga Italia me barnat Ernest Koliqi, ishin aparat transmetues… armik… lidhje me jashtė e tėrci-vėrci... Vonė pastaj, kur ra diktatura e Dom Mikeli doli nga burgu, Papa e bėri kardinal. I pari kardinal shqiptar. Vinte nga Ferri...
    (nga burgologjia “Ferri i ēarė”)


    2- Tjetri nė Sanremo:
    ...Po ta them, qė tė ndjellim fat sa mė tė bukur pėr ty. Dėgjo. Dikur, shumė vite mė parė, kishte punuar dhe njė shqiptar tjetėr nė Sanremo, shpėrndante lule me kamion. Ishte i arratisur politik, bashkė me tė vėllanė, shkrimtar i ndaluar tek ju, por i njohur, Ernest quhej, mbiemrin se si e kishte...
    Koliqi, ia priti Martini.
    Po, bravo! Vėllai i Ernest Koliqit, pra, ishte shpėrndarės lulesh. Niset nga Sanremoja me kamion pėr t’i ēuar, s’di se ku. Ndal te njė vend i bukur, me shtėpitė nė kodėr dhe do qė tė takojė njė vajzė tė bukur, qė ai e pėlqen, duhen, do t’i japė lulen e saj siē e ka bėrė zakon. Ndėrsa ngjitej kalldrėmit pėrpjetė, dėgjon kambana. Merr vesh se ajo ka vdekur papritur dhe kėmabanat po bien pėr tė. Dhe ai sjell kamionin aty dhe zbraz tė gjitha lulet mbi tė vdekurėn. E mbuloi. Dhe e la atė punė e nuk u martua kurrė. Mos u trishto. Ta thashė, se ėshtė histori e bukur. Ty tani tė pret tjetėr gjė, tė shkarkosh lulet nė dasmėn tėnde...
    (nga romani “Nė kohėn e britmės”)

    Ernest Koliqi nė sytė e nxėnėsit tė tij, Elio Miracco

    Koliqi kishte njė raport tė ngushtė me studentėt, dinte tė dallonte momen
    tin e profesorit akademik gjatė leksioneve e momentin i kėshilltarit si njė
    baba. Pas studimeve lidhte edhe miqėsi me studentėt e kėtu do tė pėrmend njė studente tė Koliqit, Emilia Blaiotta, qė vite mė vonė si drejtoreshė e shkollės nė Frasnitė, e ka nderuar duke i dhėnė shkollės emrin e tij. Kjo ngjarje sqaron marrėdhėniet e Koliqit me studentėt qė e respektonin si profesor por edhe si njeri.
    Kujtoj ende leksionet tė cilat mė kanė udhėhequr drejt njohjes sė letersisė shqiptare e nėpėrmjet tė cilave ne studentėt jemi dashuruar me Shqipėrinė e pėrfytyruar nė letėrsi. Koliqi, ulur pranė tryezės sė madhe e rrethuar nga studentėt, pinte duhan e recitonte poezi tė poetėve shqiptarė; asnjėherė s’kemi dėgjuar poezitė e veta, por i lexonim nė Shźjzat ose nė veprat e tij. Na ka ēuar nė Rilindje me De Radėn, Frashėrin e Fishtėn pastaj nė letėrsinė e pavarsisė. Kishte njė ligjėrim magjepsės qė tėrhiqte vėmendjen e tė shpinte nė malet e Shqipėrisė, nė Shkodėr, nė veri e nė jug me autorėt e veprat. Kujtoj, ndėr tė tjera, prezantimin e Migjenit me drejtpeshimin e kritikut letrar e vetėdijen e poetit qė nuk pėrziente politikėn nė gjykime, kėshtu kurrė politika nuk ka ndėrhyrė nė problematikėn letrare. Koliqi na paraqiti Migjenin tė cilit nga ajo kohė ende i kujtoj vargjet e poezisė Tė lindet njė njeri. Mė kujtonte poetėt bohemė italianė ose “Scapigliati”(1860-1890) qė shprehnin antikonformizėm duke iu afruar Rimbaud-it e admiruar Baudelaire-in. Ndėrsa poetika moderne e Koliqit dallonte traditat negative e traditat pozitive, duke ēmuar kėto tė fundit si rrėnjėt e vlerave tė popullit. Pėr jetėn e Koliqit ishim nė dijeni se ishte nė mėrgim pėr probleme politike, por asnjėherė nuk na ka rrėfyer kalvarin e jetės ose tė familjes nė Shqipėri. Pasi mbarova studimet kam pasur tjetėr raport, shkencor e privat. Mė ka ngarkuar tė mbledh tekstet gojore nė katundet arbėreshe nė provincėn e Katancaros.
    Por ishte tjetėr kohė, nė gazeta, nė libra lexoja mbi Koliqin dhe jetėn nė Shqipėri. Ishte koha kur regjimi komunist fillonte tė ftonte arbėreshė nė Shqipėri e dalėngadalė shumė miq arbėreshė i kthyen krahėt vetėm pėr njė ftesė nė vendin komunist.

    Kronologji e jetės dhe veprės sė Ernest Koliqit:

    1903: Lind nė Shkodėr mė 20 Maj.
    1918: Shkon nė Itali pėr studimeu. Themelon nė Bergamo tė pėrjavshmėn studentore “Noi giovani” (“Ne tė rinjtė”), ku boton dhe vjershat e tij tė para nė italisht.
    1921: Kthehet nė Shqipėri, forcon miqėsinė me Luigj Luigj Gurakuqin. Fiton konkursin e Ministrisė sė Arsimit pėr njė himn kombėtar me juri: At Gjergj Fishta, Fan Noli, Mit’hat Frashėri e Luigj Gurakuqi.
    1923: Bėhet anėtar nė Shoqėrinė “Bashkimi” tė Avni Rrustemit. Largohet nga Atdheu dhe boton poemthin “Kushtrimi i Skandėrbeut”.
    1929: Nė Zarė tė Dalmacisė, Kroaci, boton vėllimin e novelave “Hija e maleve”.
    1930 – 1933: Arsimtar nė Vlorė e Shkodėr.
    1932: Boton vėllimin I tė pėrkthimeve me titull “Poetėt e Mėdhenjė, t’Italisė” (Dante, Petrarka, Aristoteli e Taso).
    1933: Boton librin e vjershave “Gjurmat e stinėve”.
    1934: Bashkėpunon me tė pėrkoshmen “Illyria”.
    1935: Boton librin e dytė me novela “Tregtarė flamujsh”
    1935: Boton vėllimin e II tė antologjisė “Poetėt e Mėdhenjė, t’Italisė”
    1937: Pėrfundon studimet Universitare dhe doktoron nė Padova me temėn: “Etika popullore shqiptare”.
    1939: Emėrohet Ministėr i Arsimit. Mbėshtet botimin e dy vėllimeve tė rėndėsishme “Shkrimtarėt shqiptarė” e “Visaret e Kombit”. Emėrohet titullar i Katedrės sė gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė Universitetin e Romės.
    1940: Organizon nė Tiranė kongresin e studimeve shqiptare me pjesmarrjen e studiuesve mė tė njohur nga vendi dhe bota.
    1941 – 1942: Dėrgon nė Kosovė 200 mėsues pėr hapjen e shkollave tė para nė gjuhėn shqipe (deri nė Novi Pazar, ish qytet shqiptar)
    1947: Boton nė fletorėn “L’Albaniae Libre”
    1957: Me dekret tė kryetarit tė Italisė Katedra e Gjuhės dhe Letėrsisė shqipe e Universitetit tė Romės nderohet duke u bėrė Institut i Studimeve shqiptare pėr meritė tė drejtuesit tė saj Koliqit. Boton nė Firencė nė dy gjuhė, shqip dhe italisht, vėllimin “Poezia popullore shqiptare”. Themelon revistėn kulturore, letrare e shkencoret “Shejzat”.
    1959: Boton vėllimin “Kangjelet e Rilindjes” italisht, teksa nxit arbėreshėt tė ruanė gjuhėn dhe identitetin kombėtar tė tyre.
    1960: Boton romanin “Shija e bukės mrame”, me temė mėrgimin.
    1961: Pėrkthen nė italisht poemthin e Ali Asllanit “Dasma shqiptare”.
    1962: Pėrkthen nė italisht kėngėn e 26-tė tė “Lahutės tė Malcis” tė Gjergj Fishtės.
    1963: Boton “Pasqyrat e Narēizit” dhe “Antologji e lirikės shqipe” nė italisht, ku pėrfshihen dhe poetė nga Kosova pėr herė tė parė.
    1965: Boton monografinė pėr Shqipėrinė “ALBANIA”.
    1970: Boton dramėn “Rrajėt lėvizin” dhe poemthin “Simfonia e shqipeve”
    1971: Pėrkthen italisht nga “Lahuta e Malcis” episodin e Marash Ucit (kangėt 12 – 13 – 14 – 15).
    1972: Boton njė pėrmbledhje shkrimesh e kumtesash “Saggi di Letteratura Albanese”.
    1973: Vazhdon nė italisht “Lahuta e Malcis”, episodin “Oso Kuka” (kangėt 2–3–4–5).
    1975: Vdes papritmas nė Romė mė 15 Janar dhe varroset mė 18 Janar po nė Romė.

    Visar Zhiti - Milosao
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #26
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,791
    Faleminderit
    66
    66 falenderime nė 54 postime

    Pėr: Ernest Koliqi

    Kumbulla pėrtej murit


    Ai s'dinte, as nuk donte n'at ēas, me pa qartas ndėr ndiesina tė veta tė ndėrlikueme. Lėshohej me mirakandje nė valė tė tyne. Donte me hypė mbi at mur e me ngranė aso kumbullash tė verdha.. ndoshta ky ish deshir i vjetėr qi zgjohej rishtas mbas nji gjumi dhetė vjetėsh. Ndoshta ish trill i ri lindė n'at paq zhegu ari. Por kjo s'i duhej gja m'e dijtė. Dishka ma e fortė se urtija e shtynte m'u ngjitė maje murit.

    "Marri! S'jam ma i vogėl si atėherė! Dikur do sende mund i bajshėm... Tashti asht marre me mė pa kush..."

    Ky mendim s'i vjefti. Harroi moshėn, humbi njohunin e kohės e tė vendit, shtini nė punė kambė e duer edhe u gjet maje murit, midis degve tė kumbulles. Si i dishruem, me at lakmi pėr pemė nė gemb qi vetėm kalamajt ushqejnė, ēoi dorėn kah kokrrat e verdha dhe, kur i shtrėngoi ndėr gishta pėr me i kėputė, i rrėshqiti nji tė dridhun andjeje nė trup si tė prekte mishin e njomė tė nji krijatyre nxehtėsisht e gjatė mot andrrue e pritė. Langu i kumbullave i ngjalli nė gojė nji shije verash tė humbuna, nji amė, stinėsh tė mbrekullueshme shlulzue mbas nji prendimi tė largėt.

    Milosao
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Kardinal Mikel Koliqi 1902-1997
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 17:06
  2. Ernest Koliqi (1901 - 1975)
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 20:55
  3. Konkursi letrar “Ernest Koliqi” 2004
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 23:21
  4. Kardinal Mikel Koliqi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-10-2002, 21:44
  5. Ernest Koliqi per Nolin, Gurakuqin dhe Currin.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 08:37

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •