Kemi disa tema per policine dhe rendin,por ky djale e meriton nje teme me vete,ne eterin virtual.
Edmond Cuko 23, Komando i forcave speciale qe vdiq ne lulen e rinise.
Lindur ne Burrel,ne moshen 2 vjecare i vdes i jati, e rritet nga e ema me ndihmen dhe te pjesetareve te familjes.Pasi mbaron shkollen ne Zall-Herr per dy vjet, behet anetar i forcave speciale e emerohet polic..
Nje jete e thjeshte e me vuajtje,e cila u shua 3 dite me pare ne perpjekje me kriminelet,ne nje qytet te quajtur Tropoje,ku shteti ekziston vec ne leter.
Dora kriminele shuajti nje jete te re,nje djalosh i cili ndonese ne moshe te re,kishte fituar respektin e shokeve e kolegeve me pune, displine e perkushtim.
Te gjitha instancat e shtetit e nderuan ate- dhe me te drejte.
Media e mbuloi mire kroniken e punes dhe vrasjen e tij, por une kam nje verejtje.
Ku eshte fotoja e ketij djaloshi?!
Ky do ishte nje gjest fisnik,pasi ai dha jeten per shoqerine, e kaq shoqeria ja ka borxh, ti botonte nje foto ne internet, qe ta shihnim te gjithe.
Jetojme ne nje bote,ku vendimet per ne merren ne leter,gjithshka behet me telefon,shtyp,faks apo e-mail,e praktikisht duket sikur individi eshte i panevojshem.Shpesh harrohet se instikti yne baze per te qene nje kafshe shopqerore ,kerkon me perparesi, NJOHJEN e dikujt.
Aq me teper te nje njeriu qe ben aktin me sublim,te nje HEROI.
Ne nje vend si Shqiperi qe nga pasqyrimi naiv,diletant e inferior i vdekjes se nje ambasadori,u krijua ideja sikur Vendi u paralizua ,u MPI per mese 3-4 dite- dikush duhet te ish kujtuar te vinte foton e Specialit.
Shekulli (qe ka ngjyra te verdha ne faqen e pare! ) si foto baze kishte tre kodoshe te politikes shqiptare,te cilet kane bere c`kane mundur ta shkaterrojne ate vend-te njejtin me ate per te cilin Edmondi dha jeten.
Fotoja e tij ishte tre milimetra ne cep dhe e padukshme.
GABIM.
Jetimi qe dha jeten per familjen e madhe shoqeri e meritotonte te kishte foton e tij ne shtypin shqip ,te qarte e te madhe-ta njihnim -pas vdekjes- djaloshin special ,qe i tille hyri ne perjetesi.
Emond Cuko ,SHPIRTI TU PREHTE NE PAQE.
Nje shqiptare,me dashuri,respekt e mirenjohje, per JU e shoket tuaj, qe jeni e mbeteni barriera e fundit ndermjet shoqerise, e vandaleve kriminele.
Qofte i perjetshem kujtimi juaj !
EDMOND CUKO,
PJESTAR I FORCAVE KOMANDO.
Vjec -23.
Rene ne perjekje me kriminelet.
================================
Krijoni Kontakt