Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Edmond Cuko,speciali qe mbeti SPECIAL ne perjetsi.

    Kemi disa tema per policine dhe rendin,por ky djale e meriton nje teme me vete,ne eterin virtual.


    Edmond Cuko 23, Komando i forcave speciale qe vdiq ne lulen e rinise.

    Lindur ne Burrel,ne moshen 2 vjecare i vdes i jati, e rritet nga e ema me ndihmen dhe te pjesetareve te familjes.Pasi mbaron shkollen ne Zall-Herr per dy vjet, behet anetar i forcave speciale e emerohet polic..

    Nje jete e thjeshte e me vuajtje,e cila u shua 3 dite me pare ne perpjekje me kriminelet,ne nje qytet te quajtur Tropoje,ku shteti ekziston vec ne leter.

    Dora kriminele shuajti nje jete te re,nje djalosh i cili ndonese ne moshe te re,kishte fituar respektin e shokeve e kolegeve me pune, displine e perkushtim.

    Te gjitha instancat e shtetit e nderuan ate- dhe me te drejte.
    Media e mbuloi mire kroniken e punes dhe vrasjen e tij, por une kam nje verejtje.

    Ku eshte fotoja e ketij djaloshi?!

    Ky do ishte nje gjest fisnik,pasi ai dha jeten per shoqerine, e kaq shoqeria ja ka borxh, ti botonte nje foto ne internet, qe ta shihnim te gjithe.

    Jetojme ne nje bote,ku vendimet per ne merren ne leter,gjithshka behet me telefon,shtyp,faks apo e-mail,e praktikisht duket sikur individi eshte i panevojshem.Shpesh harrohet se instikti yne baze per te qene nje kafshe shopqerore ,kerkon me perparesi, NJOHJEN e dikujt.

    Aq me teper te nje njeriu qe ben aktin me sublim,te nje HEROI.

    Ne nje vend si Shqiperi qe nga pasqyrimi naiv,diletant e inferior i vdekjes se nje ambasadori,u krijua ideja sikur Vendi u paralizua ,u MPI per mese 3-4 dite- dikush duhet te ish kujtuar te vinte foton e Specialit.

    Shekulli (qe ka ngjyra te verdha ne faqen e pare! ) si foto baze kishte tre kodoshe te politikes shqiptare,te cilet kane bere c`kane mundur ta shkaterrojne ate vend-te njejtin me ate per te cilin Edmondi dha jeten.
    Fotoja e tij ishte tre milimetra ne cep dhe e padukshme.
    GABIM.


    Jetimi qe dha jeten per familjen e madhe shoqeri e meritotonte te kishte foton e tij ne shtypin shqip ,te qarte e te madhe-ta njihnim -pas vdekjes- djaloshin special ,qe i tille hyri ne perjetesi.

    Emond Cuko ,SHPIRTI TU PREHTE NE PAQE.

    Nje shqiptare,me dashuri,respekt e mirenjohje, per JU e shoket tuaj, qe jeni e mbeteni barriera e fundit ndermjet shoqerise, e vandaleve kriminele.

    Qofte i perjetshem kujtimi juaj !

    EDMOND CUKO,
    PJESTAR I FORCAVE KOMANDO.
    Vjec -23.

    Rene ne perjekje me kriminelet.



    ================================

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e laci
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    germany
    Postime
    14

    KEQARDHJE

    edhe une shpreh keqardhjen time per policin e vrare. o bursa po qe se ke deshire te shikosh fotografine e policit te vrare shko tek faqja e ministrise rendit publik.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    I shpreh ngushellimet e mia familjes se Edmondit dhe sidomos nenes se tij.

    Laci si e ka adresen faqja e Ministrise se Rendit Publik?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e laci
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    germany
    Postime
    14

    adresa

    adresa e ministrise se rendit publik eshte www.mpo.gov.al/

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    respekt per ata qe po mundohen te vendosin deri diku disa norma ligjore ne shqiperi, edhe pse duke e paguar me gjak gabimet e maskarenjve ne krye te pushtet.
    Nderim dhe respekt

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Faleminderit Laci.


    E pashe fotografine e Edmondit. Goxha cun i pashem paska qene.

    Tek faqja zyrtare e Ministrise se Rendit Publik me beri pershtypje qe nuk ishte shkruar asgje per Edmondin polic, pjestar (apo Komandant sic shkruan bursa33) i Forcave Speciale qe ishte.

    Pervec nje njoftimi te shkurter dhe letres se ngushellimit qe Majko i kishte derguar familjereve te Edmodit, nuk thuhej asgje tjeter per te.


    I perjetshem qofte kujtimi i tij!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Nderojme Specialin.

    Laci , faleminderit dhe nga une.
    Ke bere shume mire qe ke prure kete link ketu, ne forum.

    Bashkohem me mendimin e "elbasan" se ministria e rendit DO KISH BERE MIRE te vinte nje biografi te shkurter te ketij djaloshi.

    Ato pak fjale qe kam shkruajtur une per te (biografine e shkurter) i kam nga ato qe mbaja mend nga c`kishin shkruajtur gazeta te ndryshme.
    Mu duk e ulet te beja copy & paste, e te bija nje artikull nga gazeta, per dike qe dha jeten per shoqerine.

    E prandaj u ula e shkruajta, e prekur, me mirenjoje ndaj tij e me keqardhje per familjen e shoqerine - qe u Duhen djemte si EDMONDI !
    Personalisht mendoj se ky djale meriton me shume se dhjete rrjeshta qe shkruajta Une ketu per te.

    Kjo ishte e vetmja menyre qe kam per ta nderuar ate dhe shoket e tij qe perdite rrezikojne jeten me kriminelet e plehrat e shoqerise.

    Ky djale simpatik iku tashme, duke lene nene e mjere e pa provuar jeten plotesisht.
    Besoj se dhe ju jeni te ndjeshem ndaj nje fakti te tille, jo thjesht se kemi postuar sebashku dy rreshta per te, por se jemi ajo pjese e shoqerise qe shikon nga progresi, ndershmeria dhe e ardhmja, pra Edmondi ishte i tille, nje djale qe mbrojti e vdiq per enderrat e aspiratat tona, per nje Shqiperi te paster e dicka me shume se kjo.

    Por kam shprese se shoket e tij do bejne pjesen e tyre per nje Shqiperi me te mire.

    pershendetje
    bursa33

    PS. Elbasan ndoshta me ke keqkuptuar.
    Nuk kam thene asgjekundi qe ka qene Komandant !
    Por jam shprehur se ka qene "pjesetar i forcave komando" , ose "komando i forcave speciale" - sic raportonte shtypi shqiptar i kohes.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    RENEA.

    Kur kam mundesi ndjek dhe forumet e tjera ne net. Megjithese ketu marr pjese, lexoj kudo pasi kudo gjen pjese interesante.

    Ne nje nga "my raids' neper eterin virtual, pashe nje artikull te botuar ne nje gazete italiane per Forcat Speciale shqiptare.

    Shkruajtur nga nje autor shqiptar me mjaft elokuence e profesionalizem, besoj qe quhet pellumb zili,pasi kishte kete e-mail, nese doni ta kontaktoni ( pellumbzili@hotmail.com) .

    Po jap mendimin ne kete teme qe hapa per Edmond Cukon,pasi jane shoket e tij ata qe vazhdojne punen e tij.

    Ndonese fjalet e para te artikullit, hapen me nje rrjesht qe krijon ndjesine se behet fjale per nje shtet si Kolumbia, me pas ka vec detaje teknike ne pergjithesi e metodat e ketij reparti, stervitjen e armatimin e tij-e ke shprese e besim se jo gjithshka eshte keq.

    Artikulli fillon pak a shume keshtu (nga kujtesa) :
    Eshte e veshtire te jesh njeri i Ligjit ne Shqiperi, ne dhjete vitet e fundit qe nga demokracia e kendej mbi 320 persona te ligjit -agjente, police, anetare te forcave speciale, hetuese e gjygjtare- jane vrare nga plumbat e krimineleve e vazhdon.... duke dhene historikun e nje reparti qe dikur qenka quajtur 326 deri ne ditet e sotme qe quhet :

    RENEA -Reparti Eleminimit e Neutralizimit te Elementeve te Armatosur (ne mos gaboj) e ky repart ka pasur shume arritje ne ndeshje me kriminelet me te eger shqiptar, e ato te huaj.

    Ky grup djemsh HERONJ e te patrembur (sipas artikullit) ka parametra teper te larte (rreth 75% e kandidateve deshtojne ne prova te stermundimshme ) qe mund te mbahet si i barabarte me koleget e tyre kudo ne bote.

    Eshte ekuivalenti i SAS Anglez, e kolegeve te tij boterore.
    Pa perjshtim keta djem jane mjeshtra te cdo lloj armatime, lufte trup me trup, Sambo (teknike ku perzihen mbi 25 lloje luftimi e artesh marciale ) , njohes teknikash diversioni, stervitje ujore e ajrore si dhe njohes gjuhesh, qe nga anglisht, frengjisht, gjermanisht e ne njohuri te mjaftueshme te arabishtes. Shquhen ne luftime ne distance e ne 'close quarters combat" , ne shpetim pengjesh e prita te befasishme.

    Cdo unit perbehet nga 5 apo tre anetare ku pistoleta zgjidhet sipas situates, por gjithmone mbetet preference personale, ndersa per arme automatike perdorin te gjitha llojet, duke preferuar armatim ushtarak, te fuqishem. Ka negociatore me pervoje mbi 10 vjecare ne kete grup, te cilet perveecse jane eksperte te policise shqiptare e me pergatitje teper te larte profesionale, bejne kurse, psikologjie e shkembejne pervoje me vendet e botes qe ku tranjohen shpesh, si me FBI etj.

    Kursi per pergatitje zgjat mbi 12 jave e kandidatet qe pranohen jane me te miret.
    Cdo shtet ka forca speciale, sipas mundesive e prioriteteve, por ju them me sinqeritet e krenari absolute se duke lexuar per ta u ndjeva me e lehtesuar e me me besim per shoqerine shqipatre.


    Djem te hekurt e me vullnet absolut, te pergatitur per cdo situate e me to nuk behej shaka, nese nje kriminel do kishte "fatin" te hynte ne shenjestren e tyre, gjithshka ishte e mbaruar.

    Shkruaj e po me kujtohet vellai qe vite me pare i ndiqte filmat me Segal, Lee, Chan, Norris, Van Damin etj duke luajtur bashke me ta e me me mua, pasi per nje kohe te gjate kam praktikuar artet marciale, por Realisht duhet thene qe TE LUMTE SHQIPERI.

    Kemi nevoje per djem te tille, PER super- djem, pervec rremujes,problemeve e halleve,ka dhe arritje, njerezit dhe punojne, policia dicka ben, shteti deri diku ben ca pune, njerezit kane shprese, e mbi te gjitha duhet duhet luftuar varferia,papunesia,krimi etj, POR keta HERONJE TE PANJOHUR,bejne te pamunderen dite per dite.

    Sipas shkrimit guri i DIAMANTIT ne forcat shqiptare te rendit jane RENEA, REPARTI SPECIALE i DJEMVE SPECIALE.

    Kam permendur me pare qe vendi yne ka djem te ditur, trima e te ndershem, qe ne kushtet me te jashtezakonshme kane marre nga nje qytet qe me pare e kishin kriminelet.

    Kujtoj trimin vlonjat qe kriminelet e vrane ne Vlore, po ashtu Kolonel Diden , qe te 'fuqishmin" e Beratit e quajti Spurdhiak, e Zhuken e mori zvarre, kujtoj kolonel Ndreun qe nje Shkoder u ngrit ne proteste duke thene mos na e merrni Pjerinin.I cili nga Tirana shkoi ne Tropje e beri te ndihet rendi qe eshte REND. Ne dy javet e para pasi kolonel PJERINI shkoi ne TROPOJE u ndie DORA E TIJ E HEKURT 2 kriminele te rrezikshem u asgjesuan, aksion qe i mori jeten EDMOND CUKO-s e plot agjente e police shqiptare qe ndoshta bejne vec detyren, por dhe me shume se kaq.

    Ne temen e EMONDIT do shkruaj per rendin e perfaqesuesit e tij ne Shqiperi, per te mbajtur gjalle kujtimin e Edmondit e te djemve te bukur shqiptare si ai.Gjtihashtu ketu do permend e do pershendes aksionet e betejave te superpoliceve shqiptare,qe ngelen e vetmja shprese per te vertetuar tezen :
    Se krimi nuk paguhet, se krimi do denohet,se krimit i themi Stop -e kur eshte nevoja me 'Deadly force".

    Pershendes keto individe "pa emer' , keta djem qe nuk marrin cmime publike, e mbas cdo detyre te mbaruan 'zhduken" per tu rishfaqur perseri, pjesetare te nje grupi, anetare te nje ceshtje, Luftetare te nje qellimi.

    A mund ti quajme ata 'punetore' ne sensin qe e njohim ne kete fjale,per njerzit qe bejne VEC detyren?!

    Kete nuk e di, por mendja ma thote qe ato bejne paksa me shume se ajo qe ne individet e tjere e quajme PUNE.

    Ata ne kete "loje" me cmim te larte i kane rritur 'stakes" me nje shtese finale -JETEN, qe ne te tjeret ta vazhdojme ate, te mbrojtur e pa frike.


    Reparti special i djemve Special Shqiptare RENEA. JU LUMTE !
    Nese dikush nga ju di dicka me shume per ta, do e lexoja me mjaft interes, per aksionet e arritjet e tyre.

    deri atehere
    bursa33

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Ne 12 vjet, 159 police ne vrare

    Tirane - Jane plote 159 police te vrare ne krye te detyres gjate 12 vjeteve te ndryshimit te sistemeve. Nga viti 1990 e deri ne 1996 jane vrare 30 police, aq sa jane vrare gjate vitit 1998. 54 prej tyre kane humbur jeten ne vitin 1997, nderkohe qe pas ketij viti e deri ne ditet tona, jane 129 police te vrare ne rrethe te ndryshme, me grada te larta, deri tek drejtore policie. I vetmi dikaster qe eshte goditur me ashper nga elementet kriminale ne vite eshte ai blu, i cili numeron dhe numrin me te madh te deshmoreve te rene ne krye te detyres. Police te thjeshte, oficere krimesh, agjente, inspektore, shefa komisariati e deri tek drejtoret e drejtorive jane sulmuar nga dora e eger e krimit, qe shpesh ka gjetur liri veprimi edhe pas veprave te kryera. Gjithmone jane ata viktimat e perplasjeve, ndersa ate qe bejne uniformat blu, sikur ta bente dhe drejtesia, atehere ndoshta do te kishim nje shtet me fytyre tjeter. Shifra rrenqethese ku ne vite shteti ka marre goditjet me te ashpra. Derdhja e gjakut ka nisur qe prej vitit 1990, ku shenohen dy deshmoret e pare ne fushen blu, Ilir Gjyrdedi dhe Luan Haxhiaj. Nga viti ne vit numri ka ardhur ne rritje, me perjashtim vitin 1995, me nje polic te vrare. Pese police te vrare ne vitin 1991, kater ne 1992, pese ne 1993, shtate ne 1994 dhe gjashte ne vitin 1996. Numri i pergjithshem i policeve te vrare ne gjashte vjet eshte i barabarte me policet e vrare vetem brenda vitit 1998, nderkohe qe viti 1997 ka qene viti me i zi. Jane plote 54 police te vrare nga elementet kriminale ne vitin 1997, viti me bilancin me negativ per dikasterin blu. 22 te vrare ka patur viti 1999, 16 viti 2000, ndersa ka rene ne gjashte numri i policeve te vrare gjate vitit 2001. Ne pese muajt e pare te vitit 2002 eshte vetem nje deshmor ne radhet e bluve, i vrare ne perpjekie me elementet kriminale ne Tropoje, 24 vjecari Edmond Cuko, polic i Repartit 712. Nga viti 1997 dhe deri ne keto dite jane plote 129 police te vrare ne krye te detyres, nga te cilet pothuajse gjysma vetem gjate vitit te zi 1997-te.

    A.Qorraj
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Lezhjani
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    17

    Artikulli im per RENEA

    Me kerkese te bursa 33, po e vendos ne forum artikullin per RENEA, sebashku me perkthimin ne shqip per ata qe s'dine italisht. Seshpejti do botohet edhe ne amerikanen Special OPS Journal. Per biografi policesh te rene ne krye te deetyres, vizitoni sitin tim http://digilander.iol.it/albanianfirearms/
    Mirepres verejtje dhe sugjerime. Faleminderit.
    Pellumb Z. Nili

    http://digilander.iol.it/albanianfirearms/img1.jpg
    http://digilander.iol.it/albanianfirearms/img2.jpg
    http://digilander.iol.it/albanianfirearms/img3.jpg
    http://digilander.iol.it/albanianfirearms/img4.jpg
    http://digilander.iol.it/albanianfirearms/img5.jpg
    http://digilander.iol.it/albanianfirearms/img6.jpg
    http://digilander.iol.it/albanianfirearms/img7.jpg

    Nuk dita si te vendos imazhet, kush te dije e autorizoj qe ti vendose ne forum.
    Ketu eshte perkthimi shqip.

    Forcat Speciale Shqiptare
    Burrat e RENEA-s jane diamanti i Forcave te Rendit ne Shqiperi. Me gjithe situaten e veshtire te kaluar nga vendi ballkanik, ky repart ka mbrojtur gjithmone Ligjshmerine, duke paguar nje cmim shume te larte.
    Le te shohim kush jane, si sterviten dhe si jane te pajisur.

    Jemi kaq afer Shqiperise, dhe degjojme shume per problemet dramatike qe egzistojne ne ate vend, shume nga te cilat vuhen edhe nga Italia. Vjen normale pyetja, per ta thene me fjalet e shkrimtarit dhe publiēistit te shquar Alfio Caruso, "po a eshte ndokush ne ate Vend qe nuk e ule kurre Flamurin e Ligjit"? Natyrisht c'do vend ka te miret dhe te keqinjte, por problemi duhet shikuar dhe jetuar ne nje dimension tjeter! Sa eshte i afte nje Shtet te perballoje nje realitet te caktuar? Di me siguri qe Shqiperia po kalon nje periudhe te krahasueshme me Italine e fillimit te pasluftes se dyte boterore, por di qe tash 10 vjet, me shume se 320 police, gjykates dhe perfaqesues tjere te Ligjit, jane vrare sepse benin Detyren!

    Historia e 326
    Ne 1982, u krijua Batalioni 326 i Min se Brend te Shqiperise i cili fillimisht pat detyra anti-somoza (antiturme, anti-demostrate).
    Elementet e perzgjedhur, ishin ushtarake profesioniste, dhe vinin kryesisht nga Policia, nga Garda (njesi ushtarake elite ne varesi te MRP), nga Ushtria dhe nga zhytesit e Marines Luftarake. Nga 1982 deri ne 1990, u impenjuan kryesisht ne stadiume, ku si rezultat i problemeve social-ekonomike te Vendit, ishte shtuar violenca e tifozeve. Gjate kesaj periudhe, u perdoren veē dy here ne konflikte te armatosura, njehere ne 1983 kur nga brigjet italiane erdhi nje bande prej 5 shqiptaro-amerikanesh te implikuar ne trafikun nderkombetar te kokaines (do degjojme te flasim perseri per ta ne 2001 ne operacionin "Journey Italia"), te cilet vendosen te sfidonin te vetem diktaturen e pergjakeshme komuniste, dhe u vrane te gjithe.
    Pak kohe me vone, nderhyne kunder nje vrasesi qe ishte ngujuar ne Shkoder.
    Me trazimet e 1990, Reparti rekrutoi shume ushtare te sherbimit te detyrueshem ushtarak, te cilet paten vetem detyra antisomoze. I reni i pare i Repartit, qe pikerisht nje nga keta ushtare i vrare ne 91 me gjak te ftohte nga nje bande kriminelesh, kur ishte vetem 21 vjec.
    Gjate demostratave popullore qe tronditen nga themelet diktaturen qe mbreteronte qe nga 1994, Reparti 326 pat meriten qe te mos kalonte ne ekstreme, te mos keqtrajtonte popullin, te mos behej nje njesi vrasesish ne sherbim te nje diktature qe po vdiste. Por kreu detyren, duke ruajtur Institucionet me ndershmeri e asnjeanesi. Qe atehere, ky repart, fitoi reputacionin te cilin e gezon edhe sot, te nje njesie te perbere nga profesioniste serioze e te pakurruptueshem, qe i jane besnike vetem Ligjit. Faktikisht, ne Shqiperine e sotme, RENEA eshte e nderuar dhe e respektuar nga pjesa e shendoshe e shoqerise, dhe ja kane friken te gjithe ata qe nuk pranojne rregullat e bashkejeteses se qyteteruar.
    Ne Janar te 1991, nen presione te jashtme dhe te brendeshme, qeveria e atehereshme shpalli nje amnisti per te gjithe te burgosurit politike, qe vuanin denimet ne shume burgjet dhe kampet e shperndara ne gjithe Vendin. Ne te njejtat burgje, vuanin denimet edhe te burgosurit ordinere, te cilet kur kuptuan se amnistia nuk do i perfshinte, shkaktuan crregullime, qe arriten kulmin me rebelimin e te burgosurve ordinere te burgut te Shenkollit, ku disa dhjetera te denuar, moren peng disa gardiane, dhe u armatosen me armet e tyre. 326 stabilizoi rendin vetem me ndihmen e lotesjellesit dhe plumbave plastike, pa asnje viktime qofte nga pengjet, qofte nga pengmarresit. Qe atehere efekti frikesues per keqberesit i Repartit ka qene i dukshem.
    Me arritjen e pluralizmit politik ne Shqiperi, filloi rindertimi i instituicioneve demokratike te brishta, ku ne emer te nje kryqezate antikomuniste, u larguan nga funksionet e tyre shume juriste dhe investigatore te zotet, shume nga te cilet nuk ishin kompromentuar me regjimin komunist. Kjo i lejoi kriminalitetit te organizuar nderkombetar, qe te vendoste bazat e para ne vendin me te varfer te Evropes, sigurisht ne bashkepunim me kriminalitetin shqiptar, qe shume shpejt do te behej ajo cangrene e tmerreshme qe eshte sot. Keto fakte cuan ne shtimin e akteve te dhuneshme si vrasje, sekuestrim personi dhe trafiqe te paligjeshme. Keshtu qe ishte e pamundur per Repartin qe te mbante nje doppio rrol (shpetim pengjesh-antisomoze), per keto aresye ne Nentor 1991, pas nje procesi shume te rrepte seleksionimi, rreth 80 operatore nga 600 te 326 formuan RENEA. Pjesa e tjeter, se bashku me anetare te tjerave njesi elite, formuan FNSH, qe te organizuara sipas CRS francez (Corpe Republiquane de Securité- trupat republikane te sigurimit), jane te shperndara ne 12 prefekturat shqiptare, dhe kane detyra qe nga antisomoza, ne ato tipike te trupave SWAT (special weapons and tactics-trupa speciale tip FNSH, ose grup i gatshem te policive lokale USA. Fjala SWAT perdoret gabimisht si sinonim i njesive antiterroriste). Kurse RENEA duhet te merret me shpetimin e pengjeve, luften kunder terrorizmit dhe formave shume te dhunshme te krimit.
    Qe nga 1991, RENEA ka humbur tre burra ne aksion, dhe ka patur me shume se 40 te plagosur rende. Qofte Reparti, qofte elemente te saj te vecante, kane marre dekoratat me te larta te Shtetit Shqiptar, dhe nga shume vende perendimore.

    PERBERJA E REPARTIT
    Reparti eshte i perbere nga 120-200 operatore (numri i sakte eshte sekret shteteror). Fillimisht ishte i organizuar sipas sistemit ushtarak te Regjimentit 22 Special Air Service (SAS) britanik, me skuadra baze prej 4 personash. Kjo sepse Policia Shqiptare ishte nje organizate ushtarake, dhe ishte parashikuar perdorimi i policise ne rast lufte. Reforma e Policise Shqiptare, ka perjashtuar detyrat ushtarake te saj ne rast lufte, keshtu qe edhe RENEA eshte riorganizuar ne kete fryme, duke marre si pike referimi jo me SAS, por njesi evropiane me detyre eskluzivisht rendi publik si gjermanen GSG-9 (GrenschutzGruppe 9-gruppi 9 i Policise Federale Kufitare),
    italianet GIS (Grupo intervento speciale i karabiniereve) dhe NOCS (nucleo centrale operativo di sicureza i policise), francezen GIGN (Groupe de Sécurité et d'Intervention de la Gendarmerie Nationale e xhandarmerise) etj. Por taktikat e referimit, si per te gjitha njesite antiterroriste te botes mbeten ato te SAS.
    Reparti eshte i perbere nga Negociatore, Nderhyres, Sniper, Alpiniste, Zhytes, Xheniere, nje njesi e vogel Kinofile, Logjistike. Seleksioni zhvillohet njehere ne vit, dhe zgjat 12 jave. Kandidatet vijne per 90 % nga Policia dhe Garda, 10 % vijne nga Forcat Speciale te Ushtrise, nga Komandot dhe palombaret e Marines Luftarke.
    Ne rast se nje kandidat qe vjen nga Forcat e armatosura kalon seleksionin, i duhet te perballoje edhe nje kurs 6-mujor polico-ligjor. Mosha maksimale e kandidateve eshte 26 vjec, dhe duhet te kene minimumi 2 vjet sherbim ne njesite e origjines. Dy javet e para te seleksionit, te ashtuquajtura "skremimi" duhet ta kalojne te gjithe operativet e Repartit me perjashtim te Negociatoreve dhe personelit te logjistikes. "Skremimi" eshte nje menyre shume e ashper por efikase per te kuptuar se kush nga kandidatet i ka cilesite psiko-fizike, per te bere pjese ne Repart. Konsiston ne marshime te sforcuara me komplet luftarak, ēante shpine 35 kg, AK 47 me tete karikatore plot, thike, pistolete, kundergaz, radio taktike. Marshimet kryhen ne kushte shume te veshtira, nje dite ne malet e Veri-Lindjes, nje dite ne kriporet e Vlores apo kenetat e Durresit dhe te Lezhes. Rreth 75% e kandidateve terhiqen ne kete faze, dhe sinqerisht askush nuk mund ti kritikoje, pasi keto dy jave jane nje ferr i vertete. Dita e fundit i rezervohet proves se infiltrimit, kandidatet lihen ne ndonje qoshe te humbur te Shqiperise, me Policine dhe mbi 200 komando e gardiste qe i ndjekin. Kandidatet duhet te paraqiten ne qendren e Repartit ne Tirane. Kush kapet, kthehet ne shtepi! Instruktoret qe kryejne seleksionin dhe stervitjen, jane vete veterane te Repartit, dhe ne stervitje jane infleksibel dhe te pameshirshem. Sigurisht nuk do ti gezonte idea qe te kishin perkrah ne operacion persona te paafte.
    RROLI I VESHTIRE I NEGOCIATOREVE
    Keta individe konsiderohen si diamanti i repartit. Nga 1991 deri me sot kane zgjedhur pa gjakderdhje mbi 500 nga 600 e me shume raste ngujimesh me ose pa peng. Te jesh Negociator i nje CTU (counter terrorism unit - njesi antiterrorizem) eshte shume e nderlikuar, por personalisht besoj se ne Shqiperi kjo detyre eshte shume me delikate. Kjo per shkak te tradites se gjakmarrjes e parashikuar nga Kanunet, kode nderi te fiseve te Maleve shqiptare. Shqiperia eshte nje vend i vogel, por ka dallime te pabesueshme nga krahina ne krahine ne tradita, temperament, konceptim te Drejtesise, dialekte, stil jetese dhe besime fetare. Keto dallime jane rezultat i eventeve historike, qe e kane bere shqiptarin shume izolacionist dhe konservator. Kjo per te shpjeguar se c'do te thote te jesh perfaqesues i Ligjit dhe vecanerisht Negociator ne shqiperi. Te gjithe Negociatoret kane minimumi 10 vjet ne Polici, jane shume te ekuilibruar nga ana psiko-emotive, njohin ne menyre te persosur dialektet, mentalitetin dhe temperamentin e krahinave te ndryshme.
    Pervec diplomes ne Drejtesi ose ne Akademine e Policise, kryejne studime pas universitare ne psikologjine kriminale dhe ate te aplikuar. Pervec kesaj, kalojne periudha te ndryshme trajnimi, ne struktura analoge te FBI, dhe te agjensive tjera federale te Shba. Negociatoret jane te paret qe nderhyjne dhe mbajne frenat e operacionit ne dore. Pa nje urdher te tyrin, nuk nderhyhet me force, me perjashtim te rastit kur vritet nje peng. Per fat te keq ne Shqiperi, shume ngujime me ose pa peng, kryhen nga persona qe nuk kane qene kontigjent, pasi kane kryer vrasje per hakmarrje. Ne 10-vjecarin e fundit jane shtuar vrasjet e kryera nga familjaret e vajzave te grabitura dhe te detyruara te behen prostituta. Nje baba qe vret grabitesin dhe perdhunuesin e se bijes, ne Shqiperi (e mbase kudo) konsiderohet hero. Nga ana tjeter, nje veper penale si vrasja me paramendim (pamvaresisht nga rrethanat ne te cilat eshte kryer), duhet ndeshkuar sipas Ligjit, por duke garantuar te drejtat njerezore te personit qe ka kryer vrasjen. Ne keto momente delikate, hyn ne "loje", Negociatori, i cili duhet te perpiqet me c'do kusht te zhbllokoje situaten, duke bere c'mos te evitohen me c'do kusht gjakderdhje te metejshme.

    SKUADRAT E NDERHYRJES
    Skuadra baze e nderhyrjes eshte e perbere prej 5 operatoresh, por sipas rrethanave, mund te krijohen skuadra prej 3-9 operatoresh. Ne rrolin e nderhyresit (inkursorit), jane te stervitur te gjithe operativet e Repartit. Secili prej tyre eshte i stervitur ne perdorimin e armeve (perfshi qitjen sniper), arte marciale, CQB (close quartier battle - luftime ne vende te mbyllura), fast rope (zbritja me litar nga catite dhe helicopteri), teknika infiltrimi, mbrojtje e VIP-ave, trasmetime dhe pergjime radio, fotografi, topografi dhe lundrim tokesor, alpinizem dhe zhytje. Secili operator perballon fillimisht nje kurs 3 mujor per infermier dhe periudha te ndryshme axhornimi prane urgjencave dhe sallave te operacioneve. I jepet shume rendesi mesimit te gjuheve te huaja, pasi vazhdimisht bashkepunohet me kolege te huaj, ose veprohet kunder terroristeve dhe krimineleve jo-shqiptare. Italishten e flasin pothuajse te gjithe, njihen mire edhe gjermanishtja, anglishtja, greqishtja, dhe kohet e fundit edhe arabishtja. Persa u takon arteve marciale, vazhdon te praktikohet SAMBO, nje perzierje kjo e arteve marciale evropiane (box anglez, mundje klasike, savate) me arte aziatike (judo, karate, kung-fu, aiki-do) dhe rrethe 25 mundje tradicionale nga Lindja e Mesme dhe popullata te ndryshme te ish BS. Pervec kesaj shume operatore jane sportiste te federuar per arte marciale si wu-shu, krav-maga, kali, street-fighting, tae-kun-do, duke perfaqesuar Shqiperine ne aktivitete te ndryshme nderkombetare. Sniper, Zhytes, Alpiniste, Xhenjere, Kinofile jane inkursore, me me shume stervitjen specifike ne specialitetet e tyre. Zhytes, Alpiniste dhe Kinofile, pervec rroleve operative, kane dhene nje ndihme te cmuar ne rast fatkeqesish natyrore si permbytje, termete dhe orteke, ne operacionet e shpetimit dhe rekuperimit te personave te humbur.

    NJE ARMATIM HETEROGJEN.

    Fillimisht armatimi baze i 326 ishte ai tipik i Forcave te armatosura shqiptare, AKS dhe AKMS e pistoleta TT 33. Si armatim special perdorej sniperi Dragunov, thika-pistolete M 316, pistoleta Makharov, Stechkin ne kal 9,2x18 PM 54. U perdor edhe nje sasi Colt Government 1911 cal .45 ACP (11,43 mm) dhe Browning HP 35 cal 9 Luger, te marra si ndihme gjate Luftes se Dyte Bot, dhe qe nuk ishin perdorur deri ne krijimin e 326, dhe Walter P-38 trofe lufte, edhe kjo ne cal 9 Luger. Pas 1990 filloi adoptimi i armatimit perendimor, si pump-action riot gun cal 12 Magnum, pistoleta paralizuese elektrike dhe pajisje antisomoza italiane e franceze. Nga 1992 arriten sniper te nje cilesie fantastike, te pajisura me dylbi dite dhe nate. Ne te njejten kohe u adoptuan edhe 2 arme qe jane adoptuar nga te gjitha njesite antiterroriste te botes si pistoleta Beretta 92 FS dhe SMG (sub machine gun - automatik me fishek pistolete) gjermane te markes me te mire ne bote, Heckler und Koch MP5 dhe MPK te gjitha keto ne kal 9 Luger. Municionet 9 Luger te perdorura jane Fiocchi italiane, Meico shqiptare dhe municione Hollow Point (expansive) te prodhimit francez. Zgjedhja e pistoletes mbetet personale, mjaft qe te jete ne cal 9 Luger. Perdoren pistoleta te shkelqyeshme si Sig-Sauer P226, Glock 17, Jericho, Walter P99, CZ 75, H&K USP etj. Per vetembrojtje jashte sherbimit, si arme te dyte ne operacione me uniforme, apo per operacione speciale me rroba civile, shpesh operatoret perdorin pistoleta te dimensioneve me te vogla si Makharov, Walter PPK kal 9x17 Short, Smith&Wesson bodyguard o Ladysmith kal 38 Special etj. Reparti ka AIK (arme individuale kembesorie - automatik me fishek pushke) si Colt M-4 amerikane, SIG 551 zvicerane, austriaken Steyr AUG (Arme Universal Gewehr – pushke universale per ushtrine), ne cal 5,56x45 NATO te gjitha keto arme te adoptuara nga Forcat Speciale ushtarake israeliane, britanike, americane, francese, germane, italiane etj.
    Por pergjithesisht operatoret nuk e preferojne shume kete tip fisheku. Ne nderhyrjet ne banesa perdorin arme ne cal 9 Luger dhe riot-gun cal 12 Magnum, kurse ne operacionet ne terren si postoblloqe dhe "gjuetine" e personave shume te kerkuar, operatoret preferojne arme ne cal 7,62x39 M43 (fisheku i kallashnikovit). Kjo per aresyen se fisheku M43 ka me shume fuqi shpuese se 5,56 NATO. Ky opinion i perforcuar nga eksperienca e SAS ne Irlanden e Veriut, ku H&K 53 ne kal 5,56 NATO, i perdorur nga SAS, nuk arrinte te shponte makinat e terroristeve. Fillimisht SAS perdoren FAL argjentinas cal 7,62x51 NATO (fusil automatique leggere-AIK tipik i botes perendimore) trofe nga lufta e Falkland, versioni per parashutistet me tyte te shkurter dhe qyte te paloseshme (anglezet, rast unik ne histori kishin te njejten arme si argjentinasit, e emeruar nga ushtria angleze L1A1, dhe e prodhuar vetem ne versionin standart nga Royal Small Arms Factory Enfield, per kete aresye SAS perdorte versionin argjentinas, me i shkurter e me praktik edhe per qyten qe palosej anash) dhe me vone gjermanja Heckler&Koch prodhoi posacerisht per SAS nje variant te posacem me tyte te shkurter te Gewehr 3 edhe kjo ne cal 7,62x51 NATO e njohur si MC51 (maschine carbine) ose si G3K (gewehr 3 kurz – pushka 3 e shkurter). Pra ne qoftese superioriteti logjistik i municionit 5,56x45 NATO ne fushe ushtarake eshte fakt i sigurte dhe i pakundershtueshem, per disa tipe operacionesh i vjetri 7,62x39 M43 eshte me i pershtatshem. Thikat jane Gerber, Camillus, Fox, Randall, dhe prodhime artizanale shqiptare, shpesh here te blera nga vete operatoret sipas preferencave te tyre. Luftimit me arme te ftohte i jepet nje rendesi e vecante, dhe gjuajtjes me thike, ku shume operatore mund te sfidojne nje akrobat cirku. Stervitja per shpetimin e pengjeve kryhet me municion luftarak, ku rrolin e pengut e luajne me radhe vete operatoret. Jane ndertuara shume "killing-room", apo siē quhen nga operatoret e RENEA-s "dhoma SAS", ku pikerisht ne to behet stervitja per shpetimin e pengjeve. Praktikohet vazhdimisht e ashtuquajtura "qitje ne besim", ku dy grupe operatoresh vihen ne rresht perballe njeri tejtrit, dhe qellojne me municion luftarak ne tabelat e vendosura ne mes te tyre. Jeleku antiplumb dhe kaska balistike jane te njejtet e perdorur nga GSG-9 (sigurisht nje fakt garancie per nje cilesi shume te mire) me te vertete te renda, por ndalojne nje predhe 30-06. Per komunikimet perdoren radio te kriptuara. Perdoret e gjitha gama e flash-bang stunt-grenade, gazit lotsjelles dhe municioneve jo-vdekjeprurese, maska antigas angleze Avalon SF-10, veshje antizjarr (e njejta e perdorur nga GIS dhe NOCS), doreza antizjarr antiprerje te ndryshme. Kellefet taktike kryesisht blihen nga vete operatoret sipas preferencave te tyre, kryesisht Eagle amerikane, Vega Holster dhe Radar italiane. Ne situata te vecannta parashikohet perdorimi i mitralozeve RPD cal 7,62x39 e RPK cal 7,62x54 Russian. Parku i makinave eshte i perbere nga fuoristrada Mitsubishi, autoblindo te ndryshme, furgone Iveco, dhe lloje te ndryshme makinash civile per operacionet speciale me rroba civile. Per operacionet ne det perdoren gomone Zodiac dhe motoskafe shume te shpejte qe u jane sekuestruar kontrabandisteve. Sipas rretahnave, Marina Ushtarake mund te vere ne dispozicion te Repartit mjete te ndryshme lundruese. Helicopteret jane MI 8 (duke u zevendesuar me Puma) dhe Bell. Nuk perjashtohet mundesia qe RENEA te posedoje arme dhe mjete te tjera, por per aresye qe kuptohen lehte duhet te mbeten Top Secret. Per te njejtat aresye sigurie operative, taktikat e fotografuara jane thjesht simulime.
    KY ARTIKULL U DEDIKOHET TE GJITHE ANETAREVE TE RENEA-S, TE CILET NE EMER TE LIGJIT, DETYRES DHE NDERIT RREZIKOJNE C'DO DITE JETET E TYRE DHE TE FAMILJEVE TE TYRE. EMRAT E TYRE DUHET TE MBETEN SEKRET, POR SEKRETE NUK DUHET TE MBESIN DEDIKIMI, DEVOTSHMERIA DHE TRIMERIA E TYRE. I DEDIKOHET VECANERISHT TE RENEVE TE REPARTIT, USHTAR LULEZIM R. SULOLLARI (1991), N/OFICER ARBEN N. UJKA (1993), KAPITEN ELAM S. ELEZI (1998) DHE FAMILJEVE TE TYRE.
    ZOTI I PASTE NE LAVDINE E TIJ!

    OPERACIONET

    JANAR 1991
    Revolte ne burgun e Shenkollit; kriminele te armatosur marrin disa gardiane peng. Mediat e gjithe botes i kishin syte te drejtuar nga Shqiperia. Qeveria e atehereshme dergon 326 dhe situata u vu nen kontroll pa gjakderdhje vetem me lotsjelles dhe plumba plastik. I vetmi i plagosur qe nje operator i Repartit, i cili eshte edhe sot ne sherbim.
    NENTOR 1992
    Gjate permbytjeve qe goditen shume zona te Shqipewrise, RENEA me helikoptere dhe gomone, ne kushte kohe dhe veshtrimi shume te veshtira, shperndau ushqime, veshembathje dhe asistence mjeksore mijera te shperngulurve. Nje shembull guximi qe ai i nje operatori (i vrare nga nje kriminel ne Gusht 1993), i cili u hodh ne ujin e akullt, dhe u shpetoi jeten tre barinjeve qe po mbyteshin.
    PRILL 1996
    Gjate takimit te presidentit Scalfaro me homologun e ti Berisha ne Tirane, nje i cekuilibruar i armatosur me nje bombe dore pa sigurese, kerkoi qe te afrohe presidenteve. menjehere personalitetet u larguan nga skena, dhe ndersa nje oficer i RENEA-s negocionte me te cekuilibruarin, operatore tjere arriten ta c'armatosin, dhe ti vene siguresen bombes.
    JANAR 1997 Nje studente ne krize depresive, kercenonte se donte te vetevritej me nje bombe dore te ciles i kishte hequr siguresen. Nderhyrja e RENEA-s zgjedh situaten pa gjakderdhje.
    VITI 1997
    Gjate revoltave, RENEA ngarkohet qe te rekuperoje arin dhe vlerat monetare nga te gjitha bankat e Shqiperise dhe ti sillte ne Banken Qendrore ne Tirane ku ishin te sigurta. RENEA kreu misionin me furgone IVECO te pablinduar, dhe nuk humbi asnje qindarke. Rekuperimi i ketyre vlerave (shume i rendesishem per ekonomine shume te dobet shqiptare) me furgone te pablinduar, ne momente kur turma e terbuar vrau dhjetera police, kujtohet nga Reparti si "operacioni kamikaze".
    Te njejtin vit, 90% i Komisariateve u shkaterrua nga turmat. RENEA i rimori njeri pas tjetrit nen kontroll, rithirri ne sherbim te gjithe policet, rivuri ne fuksion sistemet e sigurise dhe te trasmetimit. Ne shume nga keto Komisariate, operatoret riparuan personalisht zyrat e demtuara.
    1998-99
    Sebashku me forca te tjera te policise, RENEA shkaterron njera pas tjetres bandat qe kishin paralizuar rruget e vendit.
    KORRIK 1998
    Arrestimi i 5 terroristeve islamike egjiptiane te lidhur me rrjetin e Bin Ladenit, she te kerkuar nga policite e gjithe botes.

    MARS 1999
    Tre kriminele vrasin per nje dite tre police dhe kater shtetas shqiptare. Ngujohen ne nje shtepi, dhe marrin peng nje cift me femijen e tyre 7 muajsh. Nderhyn RENEA dhe cliron pengjet. Gjate konfliktit vriten tre kriminelet.
    MAJ 1999
    Nje emigrant shqiptar ne Greqi, zihet me punedhenesin i cili kishte kohe qe s'e paguante. Denoncohet ne polici, ku keqtrajtohet nga policet greke, keqtrajtime te cilat i shkaktojne impotence. Kthehet ne Shqiperi ku armatoset me nje AK 47 dhe dy bomba dore. Rikthehet ne Selanik ku merr peng nje autobus me 14 persona. Qeveria greke i jep 250000 $ qe kishte kerkuar dhe e lejon te futet ne territorin shqiptar sebashku me pengjet. Ne periferi te Tiranes negociatoret kerkojne ta bindin qe te leshojne pengjet, por pengmarresi vret nje peng, dhe eliminohet menjehere me nje qitje sniper.
    1999
    Arrestim i Zani aushit dhe i shume kapobandava te tjere
    1999
    Arrestim i nje grupi kriminelesh qe kishin sekuestruar e me pas leshuar nje funksionar te Policise Shqiptare.
    1999
    Per mandat te prokurorise italiane, arrestohet nje person i dyshuar per vrasjen e tre policeve ne Udine. Edhe pse doli i paimplikuar me kete krim, ky person do pergjigjet para Drejtesise per shume vepra penale
    2000-2001
    Ne tre operacione te ndryshme, arrestohen tre te dyshuar si te implikuar ne vrasjen e deputetit te opozites Azem Hajdari. Rendesia e ketyre operacioneve qendron ne faktin se vrasja e Hajdarit, mbetet nje problem mjaft i mprehte ne Shqiperi.
    SHKURT 2001
    Gjate operacionit "Journey Italia", shkaterrohet nje bande narko-trafikantesh shqiptaro-amerikane, te cilet ne bashkepunim me kartelin e Medelinit, mafioze shqiptare dhe italiane, po krijonin ne Shqiperi nje qender nderkombetare te trafikut te kokaines. RENEA arreston te gjithe personat e implikuar, mes tyre nje funksionar te larte te Policise Shqiptare, qe kishte marre arratine.
    JANAR 2002 RENEA shkaterron nje banda narkotrafikantesh qe sillte ne Itali 100 kg heroine per rruge. Sekuestrohen rreth 1000 kg heroinie e paster.
    1991-2002
    Gjate ketyre viteve, RENEA ka siguruar udhetimin e qendrimin e shume VIP-ave ne Shqiperi si James Baker, Gjon Pali II, Skalfaro, Peres de Kuelar, Blair, Allbright etj

    DIDASKALITE E FOTOGRAFIVE
    1- Nje skuader sniper komplete eshte e perbere nga komandanti, vezhguesi dhe qitesi.
    2- Nje inkursor (nderhyres) dhe nje sniper me "Triciklin" maskota (c'do njesi ushtarake, sidomos forca speciale dhe reparte antike me tradita kane nje kafshe si fatsjelles, quhet maskote) e Repartit. Konja, se ciles i mungon nje kembe, konsiderohet nga elementet e Repartit si nje arme e tmerrshme kunder....syrit te lig.
    3- Nje skuader prej 5 elementesh gjate stervitjes per shpetim pengu. Elementi pa mbrojtje balistike, luan rolin e pengut.
    4- Nje skuader nderhyrje komplete. Elementi i dyte ka nje "ariet" per shqyerjen e portave. Meqenese eshte i paarmatosur, mbrohet nga agjenti me nje pump-action riot gun
    5- Skuadra Sniper ne aksion, vezhguesi gjen objektivin, qitesi e inkuadron me Sako TRG-n e tij, komandanti koordinon operacionin.
    6- Stervitja parashikon aplikimin e taktikave te arrestimit me rroba civile, operacion delikat, pasi shpesh boset kriminele udhetojne me eskorte.
    7- Pajisjet e SWAT-ve shqiptare jane shume moderne. Agjenti i armatosur me nje Beretta 92 FS ka nje kaske balistike me komunikues te integruar
    8- Dy operatore pergatiten te nderhyjne. Vini re se si per te krijuar realizem dhe veshtiresi ne dritaret e "dhomes SAS", jane vendosur perde dhe vazo me lule, sigurisht nje pengese per shikimin.
    9- Mbrojtjet balistike jane shume te renda, por te nevojshme meqenese kriminaliteti ka disponibilitet armesh potente.
    10- Si shume forca tjera speciale te impenjuara ne ambient urban, RENEA perdor SMG (automatik me fishek pistolete) gjermane Heckler und Koch MP 5 cal 9 Luger te pajisur me ndricues taktik dhe kolimator opto-elektronik .

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Lezhjani
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    17

    Korrigjime

    Po bej ca korrigjime qe bursa 33 ne menyre jo te vullneteshme ka bere.
    Quhem Pellumb Z. Nili emaili im eshte pznili@hotmail.com.
    Qe te besh pjese ne RENEA duhet te kalosh 12 javet e seleksionit, dhe pastaj qe te jesh anetar efektiv i repartit duhet te stervitesh edhe per 9 muaj te tjere ne gjuhe, trasmetime, fotografi, te gjithe gamen e stervitjes fizike, ca gjera qe nuk mund te thuhen, psikologji dhe negocim.
    Ndersa vetem pas dy vjetesh qe nje agjent eshte anetar efektiv, pra pas tre vjetesh qe ka filluar stervitjen ne repart, nje agjent mund te marre pjese ne nje shpetim pengu.
    Nuk kam paraqitur Shqiperine si Kolumbi, megjithese i ngjet shume, por doja te nenvizoja qe megjithese ne vendin tone ka nje kriminalitet te eger e determinuar nga shume faktore, ka njerez qe lene koken per te miren e pergjitheshme.
    Me respekt P.Z.Nili

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Pershendetje Lezhian-i .

    Sqaroj per shoket qe pasi pashe artikullin e zotit Pellumb, ne nje nga forumet shqiptare -qe me pelqeu pa mase- nuk e bera Copy & Paste dhe as nuk vura nje link per atje.
    Bera deri diku nje fare komenti per c`pashe e lexova dhe mendova se me e udhes do ishte ti drejtohesha personalisht.

    Dhe ashtu bera, privatisht i shkruajta nje e-mail duke i treguar dicka per forumin tone, duke e lutur qe te na nderoje ketu me prezencen e tij. E nese do kishte miresine qe ate artikull te na e postonte dhe ne forumin tone.
    pASI MENDOVA QE NJOHURITE E TIJ i duhen te gjithe komunitetit shqiptar ne internet e te mos jene vec ne nje forum.

    Me vjen vertete mire qe z.Nili ka pranuar, jo thjesht se ky forum eshte me i pasur me te, por se ne kemi nevoje per shembuj te mire. Kemi nevoje per nje shprese, per nje akt sakrifice trimerie e vetmohimi ; e kush me bukur se shembulli i djemve te Renea-s (ne artikullin e tij) e ilustron kete shpresen tone per nje Shqiperi me rend, qetesi e siguri per te gjithe.

    Nje repart eshte pak mund te thote dikush.

    Nuk eshte pak ne marrim faktet e artikullit e punen e ketyre djemve.

    -Keta djem shpetuan parate dhe arin shqiptar.
    -Keta djem rivune rend e rimoren gati gjithe komisariatet e rendit ne gjithe Shqiperine.
    -Keta djem ndeshen me qindra raste ne vit me kriminele te pameshirshem dhe u thone STOP.

    Keta Djem - Luane jane inspirim per ne, per te ardhmen e pike referimi per koleget e tyre police, e per shoqerine civile shqiptare ne teresi !

    Une nuk e njoh Lezhiani-n por mora shkas e ju drejtova nga artikulli qe kish bere.
    Ne internet gjeta faqen e tij, ai ka vene adresen e ju mund ta shikoni se kush eshte ai personalisht. Megjithese faqja e tij nuk eshte e plote per momentin, ka aq info sa te kuptohet se kemi te bejme me nje individ qe njeh te gjitha llojet e armeve, ekspert ne armatime e balistike, njohes mjaft i mire i forcave speclale boterore, i teknikave kunder-terroriste e me nje pervoje personale.

    Gjithashtu i jam mirenjohese qe kete artikull e futi tek tema per EDMOND CUKO-n , Djaloshin e rene ne Tropoje.

    Shekulli - dy dite me pare, shkruante:

    Jahoelezet (familja e dy vellezerve te vrare) padisin policine tek avokati i popullit per keq-trajtim.
    Ky eshte cmimi qe paguajme ne demokraci.
    Denoncimi i familjes se krimineleve se u qenkan shkelur te drejtat.
    Ankoheshin se policia i paska qelluar me mbi 50 plumba ?!Kulmi.Duhet ti durojme dhe derdellitjet e tyre.

    -Nuk thone se ishin kriminele te ikur nga burgu e te rrezikshmerise se larte.
    -Nuk permendin se iu be thirrje te dorezoheshin disa here.
    -Nuk thone se iken shpellave e maleve.
    -Nuk thone se Edmondin, vellezerit e tyre e vrane pabesisht ne brinje, e pa i pare ai ata - gati "point blank " NGA PRAPA FERRAVE !
    I
    shte me shume ekzekutim se vrasje e nje djaloshi qe po bente detyren, ku e kishin cuar. Po nejse.
    Drejtuesit e policise ua kishin dhe pergjigjen:
    aTO U VRANE NE AKSION E SIPER , e pasi vrane efektivin tone !

    Zoti Lezhjan te uroj mirseardhjen ne kete forum, jam e bindur se ekspertiza juaj grumbulluar ne vite do jete si pike referimi per kedo qe do kete kureshtje, interes apo deshire te dije per rendin, armet, forcat speciale e policine shqiptare ne vecanti, etj.

    Kritikon media e kritikojme here-pas here dhe ne, por duhet theksuar pa u lodhur se ato djem te rendit ne Shqiperi po punojne ne kushte teper - teper te veshtira, e Shqiperia ka nevoje per ta.

    Do kishte qene e bukur sikur artikulli te kish ardhur me foto ketu, e besoj se administratori do e mundesoje nje gje te tille.

    Nga kerkimet qe bere ne internet, ai artikull eshte i muajit qeshor ne "Armimagazine" qe ka dale ne shtyp ne Itali (kush do ta lexoje dhe atje) e nuk eshte futur ne internet akoma. Uroj te botohet dhe ne anglisht.

    pershendetje
    bursa33

    =================================

    PS. Nuk dua ta kaloj masen me kerkesa, por do mendoja - z.Pellumb se kur t`ju jepej koha dhe mundesia te bini shkrime te tjera, ose ngjarje per te cilat ju keni dijeni, operacione shpetimi, kapje krimnelesh, ne nje teme te vecante qe ju do e shini te arsyeshme, pasi kam bindje se do kete interes per ngjarje te tilla, e 'after all" te gjithe KEMI NEVOJE PER / e duam nje histori ku "GOOD GUYS WIN "

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Lezhjani
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    17

    Faleminderit bursa

    Faleminderit me gjithe zemer qe e vlereson punen time.
    Yti me respekt P.Z. Nili

Tema tė Ngjashme

  1. Edmond Shallvari
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 10-03-2011, 02:58
  2. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 08:10
  3. Edmond Selmani nderohet nga Zidane
    Nga Lumnjani nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 14:13
  4. Avioni special sjell 70 prostituta nga Italia
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-02-2003, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •