Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    NATO:Kur dhe si lindi Aleanca e Atlantikut te Veriut

    Formuar ne vitin 1949, si pergjigje ndaj kercenimit te ekspansionit komunist te pas luftes, nderkohe qe Bashkimi Sovjetik po shtrinte influencen e tij ne Evrope, NATO- (North Atlantic Treaty Organisation - Organizata e Traktatit te Altantikut te Veriut), eshte aleanca mbrojtese rajonale me e fuqishme ne bote. Qellimi kryesor i saj eshte "te jete ruajtese e lirise, civilizimit dhe trashegimise se perbashket te anetareve duke promovuar stabilitet dhe mireqenie ne zonen e Atlantikut te Veriut". Anetaret e NATOs kane rene dakort qe nje sulm i armatosur ndaj njerit duhet konsideruar si sulm ndaj te gjitheve dhe se ne te gjithe duhet te mbeshtesin njeri-tjetrin. Ne fillesat e saj aleanca perfshinte 12 vende. Ne vitin 1952, NATO u zgjerua per te pranuar Greqine dhe Turqine dhe me pas ne vitin 1955 Gjermanine Perendimore. Megjithate, atehere si dhe sot, aleanca dominohej nga SHBA. Kjo dominance e kombinuar me perfshirjen ne NATO te Gjermanise Perendimore, u pa nga Bashkimi Sovjetik si nje kercenim i drejtperdrejte. Ne vitin 1955, BS krijoi nje aleance rivale te quajtur "Traktati i Varshaves", e cila pushoi se ekzistuari ne vitin 1991, pas shperberjes se perandorise sovjetike. Republika Ceke, Hungaria dhe Polonia ishin vendet e para ish anetare te Paktit te Varshaves qe arriten ne anetaresoheshin ne NATO, ne vitin 1999. Nderkohe, qe ne nentor te vitit te kaluar, ministrat e NATO-s te mbledhur ne Prage per te vendosur se cilat vende aspiruese te pranonin, pranuan zyrtarisht Estonine, Letonine, Lituanine, Sllovenine, Sllovakine, Bullgarine dhe Rumanine.

    Shqiperia, Kroacia dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonise kane aplikuar per t'u anetaresuar, por ende nuk jane ftuar zyrtarisht .

    Gjate viteve '90, NATO ndermori nje sere hapash per te ndrequr marredheniet me Mosken. Mbeshtetja e Kremlinit per Ameriken, pas sulmeve te 11 shtatorit, i ngrohu dhe me tej keto marredhenie, te cilat kulmuan me krijimin ne Maj te vitit 2002 te Keshillit NATO-Rusi, ne te cilin Rusia dhe vendet anetare te NATOs kane nje rol te barabarte ne marrjen e vendimeve mbi politikat per te luftuar terrorizmin si dhe kercenime te tjera te sigurise.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    FAKTE MBI NATON

    Themeluar: 1949

    Vendi Dominues: SHBA

    Aplikues per anetaresim: Shqiperia, Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Maqedonia, Rumania, Sllovenia, Sllovakia.

    Fushata kryesore: 1995 - Nderhyrja ne Bosnje dhe misione paqeruajtese; 1999 - Bombardime ndaj Jugosllavise per ceshtjen e Kosoves; 1999 - Mision paqeruajtes ne Kosove; 2001- Carmatimi ne Maqedoni

    Posti i Sekretarit te Pergjithshem mbahet nga nje zyrtar i larte nderkombetar i emeruar nga vendet anetare per te drejtuar marrjen e vendimeve ne Keshillin e Atlantikut Verior, si dhe komitetet e tjera te rendesishme.

    Lord Robertson u caktua ne kete post ne tetor te vitit 1999. Me pare, ai kishte qene sekretari britanik i mbrojtjes. Ne janar te ketij viti, Lord Robertson beri te ditur se nuk do te qendronte ne kete post deri ne fund te vitit te peste, por do te largohej ne perfundim te vitit 2003
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Fundi i nje armiqesie

    NATO - Rusi, realiteti dhe parashikimet per te ardhmet e Aleances. Dikur armiq te betuar, sot NATO dhe Rusia jane partnere per mbajtjen e Rendit Boteror. Ku qellimi mbetet lufta kunder terrorizmit dhe zhdukja e Armeve te Demtimit ne mase. Fillimisht, me shtrirjen e vendeve te NATO-s drejt Lindjes, u duk se Fuqia e Rusise po debesohej shume, derisa u krijua Keshilli i Perbashket dhe ku Kremlini eshte pjese perberese e te gjitha planeve ne nivel boteror kunder terrorizmit. Mbase, ishte kjo arsyeja, qe nje nga telefonatat e para mbeshtetese, per Presidentin Bush ne 11 shtator 2001, ishte pikerisht telefonata e Presidentit rus Putin

    Keshilli NATO -Rusi u mblodh javen e shkuar ne Moske, ne takimin e pare qe kur ky Keshill u formua nje vit me pare. Por, cdo te thote kjo, per te ardhmen e NATO-s.

    NATO u krijua ne prill te vitit 1949, si pergjigje ndaj rrezikut te ekspansionit sovjetik ne Evrope, keshtu qe afersia e vene re kohet e fundit mes NATOs dhe Rusise post sovjetike, ka ngritur pyetjen nese eshte e nevojshme ekzistenca e metejshme e Aleances Atlantike. Diplomate te NATO-s shprehen te shqetesuar dhe njekohesisht te frustruar nga ky debat, qe ka vene ne diskutim te ardhmen e NATO-s. Por, njekohesisht, ata thone se aleanca ka zhvilluar nje rol te ri tashme dhe po punon per te arritur synimet e saj te reja.

    Pas kolapsit te Bashkimit Sovjetik ne vitin 1991, NATO ndermori nje sere hapash drejt ndertimit te marredhenieve te reja, me ish vendet e Paktit te Varshaves dhe ne vecanti me Rusine, e cila i shihte me shume dyshim planet e Aleances per t'u shtrire ne drejtim te lindjes. Ne vitin 1994, NATO u ofroi ish anetareve te Paktit te Varshaves asociime te kufizuara ne formen e programeve te Partneritetit per Paqe, duke i lejuar te merrnin pjese ne ndarjen e informacioneve, stervitjeve ushtarake te perbashketa dhe operacioneve paqeruajtese. Megjithate te gjitha keto u duk se nuk bene gje tjeter vecse konfirmuan friken e Rusise, qe e shikonte NATO-n, si nje kercenim per sigurine e saj. Keshilli i Perbashket dhe i Perhershem NATO-Rusi u krijua ne Maj te vitit 1997 per t'i dhene Rusise nje rol konsultativ ne ceshtje te interesit te perbashket. Por, sado qe Moskes iu dha nje ze, rralle dukej sikur ky ze degjohej. Dyshimet dhe frika e Rusise u intensifikuan me tej, kur ne vitin 1999, Republika Ceke, Hungaria dhe Polonia u bene vendet e para te ish bllokut sovjetik, qe u anetaresuan ne NATO, duke i sjelle dhe me afer Rusise kufinjte e Aleances.

    Sulmet e 11 shtatorit ndaj Amerikes perbene nje moment te rendesishem per NATO-n. Sekretari i Pergjithshem, Lordi Robertson, kerkoi zbatimin e artikullit numer pese te kushtetutes se NATO-s, sipas te cilit nje sulm mbi nje anetar eshte nje sulm mbi te gjithe. Megjithese Uashingtoni e vleresoi kete moment, ai preferoi te mos e perfshinte NATO-n ne fushaten ushtarake nderkombetare te udhehequr nga Amerika. Se dyti, reagimi i Rusise, mbeshtetes ndaj Amerikes, ne rastin e sulmeve mbi Eorld Trade Center dhe Pentagon, coi ne nje ngrohje te marredhenieve me Mosken. Pas nje aktiviteti te ngjeshur diplomatik, i ndjekur nga negociata te zgjatura, ne maj te vitit 2002 u ra dakort per ngritjen e Keshillit NATO-Rusi. Ky keshill i jep Rusise nje rol te barabarte me te 19 vendet e NATO-s persa i perket vendimeve dhe politikave ndaj terrorizmit dhe kercenime te tjera ndaj sigurise. Nderkohe, qe afrimi i Rusise ndaj strukturave te aleances konsiderohet si nje arritje per to, te shumta jane pyetjet qe ngrihen mbi menyren se si NATO do te vazhdoje te operoje. Sipas zytareve te larte te Aleances, roli i NATO-s, vitet e fundit ka pesuar transformime, te cilat bejne te mundur integrimin e kesaj stukture ne realitetin e ri boteror. Ky rol tashme parashikon edhe nderhyrje te Aleances jashte zones se percaktuar te veprimit. Keshtu, ne fund te vitit 1995, per here te pare, NATO organizoi nje Force Implementuese multinacionale nen nje mandat te Kombeve te Bashkuara per te implementuar aspektet ushtarake te marreveshjes se paqes ne Bosnje. Ne vitin 1999, aleanca kreu nje fushate bombardimesh ajrore mbi Jugosllavi qe zgjati 11 jave dhe perfshiu 1000 avione luftarake, qe eshte dhe operacioni me i madh ushtarak i ndermarre ndonjehere nga NATO dhe hera e pare, qe Aleanca perdori forcen kunder nje shteti sovran pa aprovimin e Kombeve te Bashkuara.

    Aktualisht NATO ka gjashte njesi qendrore te levizshme, ne nje kohe kur vetem pak vite me pare, gjate luftes ne Kosove ne vitin 1999 kishte vetem nje. Ajo eshte duke zhvilluar nje force "hyrjeje te shpejte fillestare" e quajtur NATO Response Force (Forca Kunderpegjigjese e NATO-s) qe perbehet nga 10-15 mije ushtare dhe sapo ka rene dakort per te marre persiper rolin e paqeruajtesit nderkombetar ne Afganistan dhe ndoshta nje dite do te mund angazhohet si force mbeshtetese edhe ne Irak.

    Me pak fjale, sipas zyrtareve te saj, NATO vazhdon te ruaje te paprekura pozitat e saj.

    Per sa u perket ruseve, diplomatet jane me te kujdesshem. Keshilli NATO-Rusi operon kryesisht ne nivele teknike, si sherbimet e perbashketa te inteligjences kunder terrorizmit dhe bashkepunimi ne luften kunder perhapjes se armeve berthamore, si dhe ceshtje te tjera me specifike si per shembull operacione shpetimi nga nendeteset, ceshtje qe u ngriten vecanerisht pas tragjedise ne Kursk. Serisht pra, prioritetet e NATO-s duket se kane ndryshuar.

    Por, cilat jane ato? Pas perfundimit te luftes se ftohte, NATOs nuk iu desh me te merrej me Ushtrine e Kuqe, por te perballej me dy ceshtje te tjera qe kishin te benin, se pari me rolin e ri qe duhej te adoptonte ne te ardhmen dhe se dyti, nese do te lejonte te eleminohej nga marreveshjet evropiane te mbrojtjes.

    Ceshtja e pare u zgjidh pak a shume lehte. Ne nje kohe te shkurter u vendos se NATO tashme duhej te vepronte jashte zones se percaktuar te veprimit. Kjo do te thoshte se operacionet e saj tashme do te shtriheshin pertej kontinentit Evropian. Filozofia e re hapi rrugen edhe per luften kunder Serbise ne vitin 1999. Por te vepruarit jashte zones do te coje ne rradhe te pare ne nje riorganizim te NATO-s ne menyre qe forcat e saj te jene me fliksibel. Keshtu linden Forca Kunderpergjigjese e NATO-s dhe qendrat levizese.

    Ceshtja e dyte, pra sa e pavarur, duhet te jete Evropa ne ceshtjet e mbrojtjes, ka rezultuar shume me e koklavitur, duke vene ne diskutim edhe nese duhet te ekzistoje nje aleance mes Evropes dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Zgjidhjet nuk duken te lehta. Francezet gjithmone kane ngulmuar ne forcimin e institucioneve mbrojtese evropiane. Britania, si gjithmone, ka qene me e kujdesshmja ne ekzaminimin e cdo propozimi duke u siguruar me pare qe lidhja me Ameriken te mos demtohet.

    E verteta eshte se megjithese ngadale, por ne menyre te sigurte, Evropa, permes Bashkimit Evropian po leviz drejt pasjes se nje politike mbrojtjeje te veten. Marreveshja formale per nje politike evropiane mbrojtjeje tashme ekziston, si dhe kane filluar perpjekjet e para per te krijuar nje force per operacione evropiane. Te gjitha keto perpjekje ekzistojne paralel me NATO-n dhe pyetja qe shtrohet tashme eshte nese ne vitet ne vazhdim nje force mbrojtese evropiane do te zhvillohet pavaresisht nga NATO. Per ata qe deshirojne nje te ardhme evropiane, mundesite jane reale, sic eshte real dhe rreziku, qe i kanoset Aleances se Atlantikut.

    Megjithate, per momentin, lidhja me Shtetet e Bashkuara te Amerikes mbetet e forte dhe me anetaresimin vitin qe vjen te shtate anetareve te rinj nga Evropa Lindore, tendenca per ta perkrahur kete lidhje do te vazhdoje. Kerkesa e e vendeve te Evropes Lindore per anetaresim sa me te shpejte, tregon se "Evropa e re" ndjehet me mire, nese mbeshtillet nga petku mbrojtes i SHBA.

    Por, ekziston dhe nje tjeter ceshtje, e cila rrezikon NATO-n dhe qe ka te beje me pushtetin amerikan. Mund te ndodhe, qe te mos jete Evropa, ajo qe do te kerkoje te shkeputet, por Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Grindjet transatlantike mbi Irakun, kane provokuar se tepermi shpirtin amerikan dhe superioriteti teknologjik i SHBA, do te thote se Amerika nuk ka nevoje per mbeshtetjen e NATO-s per te kryer operacione jashte zone. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donal Rumsfild ka bere tashme te ditur vendimin per te pakesuar trupat amerikane ne Gjermani, nje pjese e te cilave, po zhvendoset ne vendet e reja anetare ne lindje.

    E ARDHMJA E NATO-s

    Zgjerimi i NATO-s vazhdon. Ne samitin e Prages, ne Nentor 2002, ministrat e jashtem te NATO-s moren ne konsiderate nente aplikime te reja per anetaresim. Shtate vende, Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, u ftuan zyrtarisht te bejne pjese ne Aleance. Ftesat per vendet balltike, Estoni, Letoni dhe Lituani, do te kishte vene ne levizje kembanat e alarmit ne Moske, por krijimi i keshillit NATO-Rusi amortizoi cdo lloj dyshimi, apo frike ruse. Megjithate disa analiste perendimore mendojne se zgjerimi do te ule efektivitetin ushtarak te Aleances dhe se ne vend qe te perhape stabilitet neper Evrope, thjesht po percakton fronte te reja konfrontimi dhe krijon nje instabilitet te ri. Marredheniet e reja me Rusine jane dhe konfirmimi se NATO ka marre vendimin per te transformuar axhenden e saj duke levizur fokusin nga Lufta e Ftohte, ne luften kunder kercenimeve nderkombetare si terrorizmi dhe perhapja e armeve te shkaterrimit ne mase. Sesi do te zhvillohet ky rol i ri i NATO-s, ne nje kohe kur BE-ja po perpiqet te tregoje muskujt e tij ushtarake, mbetet ende per t'u pare. Ndarje te reja brenda NATOs u vune re per here te pare ne shkurt te ketij viti, kur Franca, Gjermania dhe Belgjika bllokuan nje levizje amerikane, qe i afronte mbeshtetje ushtarake Turqise ne rast lufte ne Irak. Megjithese, ne fund u arrit nje marreveshje, nuk u evitua qe te ngriheshin shume pikepyetje mbi unitetin e thyer te aleances.

    ROLI I RI I RUSISE

    Ky eshte nje fillim i ri per NATO-n dhe Rusine. Perpjekjet e meparshme per te percaktuar kornizat e nje nderveprimi te perbashket nuk kishin bere gje tjeter vecse thelluar dyshimet dhe diferencat rreth ceshtjeve, te tilla si kriza ne Ballkan. Por sulmet e 11 shtatorit i futen Rusine dhe NATO-n ne te njejten korsi. Qellimi tani eshte te vazhdohet te ruhen keto marredhenie. Keshilli i ri NATO-Rusi, do te mblidhet cdo muaj dhe do te kete kater takime ne nivel ministrash ne vit. Ka nje program pune te detajuar, i cili mbulon fusha, te cilat perfshijne luften kunder terrorizmit, ndalimin e armeve te shkaterrimit ne mase dhe programe te raketave mbrojtese. Duke qene se Keshilli fokusohet ne ceshtje praktike, shpresa eshte qe te arrihet ne marrjen e vendimeve per ceshtje reale dhe te prekshme. Megjithate rezultatet varen shume dhe ne kapitalin politik, qe do te investohet ne kete strukture te re.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #4
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    NATO ne "pushtim" te Lindjes.

    Nga Jean Christophe Servant


    Ne Prage, Konferenca e fundit e NATO-s nxorri ne pah ndryshimet qe kane pesuar shtetet e botes qe prej 11 shtatorit 2001. E para qe mbahet ne nje nga shtetet e ish-Paktit te Varshaves, kjo konference u shenua nga vendimi i paparitur per te pranuar ne Organizaten e Traktatit te Atlantikut Verior disa republika te ish-Bashkimit Sovjetik. Qe gjithashtu edhe mundesia per Ameriken per te rishprehur superioritetin e saj mbi partneret europian, megjithe tensionet e fundit me Gjermanine dhe Francen per sa i perket ceshtjes irakene.

    Kontrasti midis Konferences se fundit te NATO-s, qe u mbajt ne Prage me 21 dhe 22 nentor 2002, dhe asaj te pesedhjete vjetorit te krijimit te mbajtur ne Uashington me 23 dhe 24 prill 1999 eshte i hatashem. Konferenca e Uashingtonit mbahej ne nje moment kur forcat e NATO-s dukej se groposeshin rreth Kosoves, ne Luften e pare mesatarisht te rendesishme te organizates, qe prej themelimit te saj. Tensionet midis NATO-s dhe Rusise ishin ne kulmin e tyre qe prej shperberjes se Bashkimit Sovjetik, dhe ushqenin polemikat ne gjirin e qeverise amerikane persa i perket politikes perendimore ndaj Moskes. Vendimi i Konferences se Madritit, ne korrik 1997, per te miratuar pranimin e Polonise, Hungarise dhe Republikes Ceke ne NATO kish acaruar diskutimet: ata qe kishin paralajmeruar per rrezikun e ketyre masave te interpretuara nga Moska si akte mosbesimi, per te mos thene pengimi, mund te shihnin ne ngurtesimin rus per sa i perket Kosoves, vertetimin e parashikimeve te tyre. Kjo shpjegohet edhe nga fakti qe Konferenca e Uashingtonit, qe peruroi perfundimin e procedures se pranimit te tre vendeve te ish-Paktit te Varshaves, nuk vuri perpara asnje procedure te re, megjithe nxitjet e disa personaliteteve armiqesore ndaj Rusise si p.sh Zbigniev Brzezinski.

    Atentatet e 11 shtatorit 2001 ndryshuan rrethanat ne dy aspekte thelbesore. Ato i dhane ne rradhe te pare administrates te Xhorxh Bushit nje ligjesim ideologjik te pashpresuar per nderhyrje te armatosur, qe Amerika nuk e kishte praktikuar me qe prej Vietnamit. Grupi i vendosur ne Uashington, jeton ne "luften kunderterrorizmit", fasada e pare ideologjike e besueshme per nje fushate ushtarake te permasave te medha dhe mjaft te gjate ne pas luften e ftohte, duke ndjekur ate qe quhej "lufta kunder komunizmit" e mbas 1945-es e deri ne shkaterrimin vietmanez.

    Pervec kesaj, 11 shtatori 2001 qe rasti i nje kthese politike te marre nga Vladimir Putin, me skenen e fundosjes se ushtrise ruse ne Ceceni. Duke iu mposhtur presionit teper te ekzagjeruar nga tronditja e shkaktuar prej atentateve te Uashingtonit dhe duke preferuar te luaj zemer-mirin kunder fat-keqit, gjithmone duke u perpjekur te perfitoje sa me shume ne shperblim te qendrimit te tij bashkepunues, i pari i Kremlinit hoqi dore nga ideja per te penguar baticen amerikane te shkaktuar nga atentatet.

    Rezulatati me domethenes i ketyre dy zhvillimeve te kombinuara, qe kapercimi prej Amerikes i vijes se kuqe te gdhendur nga Rusia e Boris Jelcin per t'i bere balle zgjerimit te perandorise amerikane ne kurriz te ngushtimit te zones se tij te ndikimit. Kjo vize e kuqe perputhet me kufijte e ish-Bashkimit Sovjetik: cdo ngulim ushtarak perendimor qe e tejkalon do te konsiderohej si nje "casus belli", lajmeronin ne Moske ne vitet 1990. Sot kjo vije eshte shkelur. Ne perkrahje te luftes ne Afganistan, Amerika ka vendosur baza ushtarake, qe duket sheshit se jane shperngulur per nje kohe te gjate, ne Uzbekistan dhe Kazakistan, duke i shtrire tentakulat deri ne Gjeorgji.

    Vendosja e forcave te armatosura amerikane ne zemren e ish-Bashkimit Sovjetik banalizoi hyrjen ne NATO te Republikave Ballktike, e vendosur ne Konferencen e Prages bashke me ate te tre anetareve te tjere te ish-Paktit te Varshaves, Rumanise, Bullgarise, Sllovakise, si edhe Sllovenise, ish-anetare e Federates Jugosllave. Vetem deri dje teper i kudershtuar, vendimi per te perfshire keto tre republika ish-sovjetike nuk shkaktoi asnje tronditje ne te vertete, pervec fjalimeve te rastit. Planeti i tere eshte i rrethuar sot nga nje zinxhir bazash e aleancash ushtarake te kontrolluara nga Amerika.

    Pervec kesaj, kjo perputje e rastit e pjesemarrjeve te programuara te vendeve "ne tranzicion" me NATO dhe ne Bashkimin Europian eshte nje natyre e tille qe forcon teper epersine e Amerikes ne institucionin e pare, dhe ndikimin e saj ne te dytin.

    Ne fakt, te shtate vendet e sipercituara do te jene anetare te NATO-s ne vitin 2004 pas perfundimit te procedures se ratifikimit nga vendet anetare te aleances. Po ne te njejtin vit, pese nga ta do te behen anetare te Bashkimit Europjan, po ashtu si dhe tre vende te Evropes Qendrore, persa u perket, ne murin rrethues europian ne fund te 2007-es. Gje qe do te thote qe nder njezet e shtate vende anetare te Bashkimit vetem shtate nuk do te jene ne te njejten kohe edhe anetare te NATO-s - duke perjashtuar ketu mundesine qe edhe keto vende (Austri, Qipro, Finlande, Irlande, Malte dhe Suedi) te kalojne kufirin dhe te pranohen me rradhe ne gjirin e aleances.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  5. #5
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Asnje kufi gjeografik per nderhyrjet

    Sic konstatonte "Washington Post"-i, tre anetaret e 1999-s jane treguar anetaret me entuziaste e vecanerisht te zellshem per t'i pelqyer Amerikes qe e mbeshteti pranimin e tyre. Shtate vendet e ardhshem do te jene gjithashtu partizane te vendosur dhe te flakte te NATO-s dhe do te mbeshtesin Ameriken, sipas disa zyrtareve te NATO-s dhe perfaqesuesve te ketyre vendeve. "Ekuilibri brenda aleances mund te ndryshoje" ne perkrahje te "nje NATO-je me te fuqishme" dhe akoma me te lidhur me politiken amerikane, thote nje zyrtar amerikan. Ekuilibri ne Bashkimin Europian do te ndryshoje atehere pa dyshim ne te njeten menyre. Eshte logjike, qe pranimi i Turqise ne Bashkim, energjikisht i mbrojtur nga Uashingtoni, do te forconte ndjeshem kete dinamike te pergjithshme. Edhe ne kete pikepamje kontrasti ne vitin 1999 eshte i madh.

    Vendimet qe kerkojne te ngrene ne kembe nje Force Reagimi te Shpejte (FRR-Rapid Reaction Force) te Bashkimit Europian, te marra ne rremujen e fushates se Kosoves, ne konferencat europane te Kelnit (qershor 1999) dhe Helsinkit (dhjetor 1999), mund te ishin interpretuar si shenja te nje vullneti emancipimi europian kundrejt kontrollit te ushtruar nga Amerika - ne kundershti me deklaratat e qeveritareve europiane qe betoheshin qe FRR-ja ish krijuar per te plotesuar NATO-n. Eshte e vertete megjithate qe forca europiane prej 60.000 ushtaresh eshte parashikuar vetem per misione te ashtuquajtura "te Petersbergut" - parandalim konfliktesh, imponim te ruajtjes se paqes dhe misioneve humanitare - te llojit te atyre qe Shtepia e Bardhe dhe Pentagoni preferojne t'ua kursejne forcave amerikane per t'ua u lene aleateve.

    Ky eshte ndryshimi themelor midis FRR-se dhe Forces se Reagimit te NATO-s (FRO-NATO Response Force) parim qe u miratua ne Prage nen ndikimin e Amerikes: nese rendesia e parashikuar e kesaj force, e formuar themelisht nga europianet, eshte vetem sa nje e treta e asaj te FRR-se, kjo i detyrohet pjeserisht faktit qe misionit te saj nuk i eshte vene asnje kufi teorik. FRO-ja e ardhshme i pershtatet teresisht ndryshimit te dyfishte te NATO-s te ndermarre qe prej Konferences se Romes ne nentor 1991: nga nje aleance thjesht mbrojtese, NATO-ja transformohet ne nje organizate te ashtuquajtur "sigurie", qe do te thote nderhyrese; perimetri i saj fillestar, i perkufizuar nga artikulli i gjashte i traktatit te 1940-es per te mbuluar vetem gjashte vende anetare, tokat qe i nenshtroheshin legjislaconit te tyre dhe forcat perkatese "qe prej zones se Atlantikut verior e deri ne tropikun e gaforres" nuk respektohet me. Faktikisht, NATO nuk eshte me e detyruar te respektoje asnje lloj kufiri territorial, gje qe e deshmoi edhe nderhyrja e saj ne Ballkan. Atehere qe rrezja e aksionit te FRR-se - 4.000 km rreth Brukselit - mbulon vetem Europen dhe periferine e saj gjeografike, FRO-ja eshte parashikuar temund te nderhyje kudo, pa limit perimetri. Po te njejten gje vuri ne dukje me vendosmeri Xhorxh Bush, i cili nuk hezitoi madje edhe te cilesonte vendimet e Prages si "reformat me te rendesishme te NATO-s qe prej vitit 1949".

    "Meqe shume kercenime ndaj anetareve te NATO-s vijne nga jashte Europes, forcat e NATO-s duhet te organizohen per te vepruar edhe jashte Europes. Kur u shfaq nevoja per te derguar ne menyre urgjente forca ne Afganistan, mundesite e NATO-s qene te kufizuara . (...) Amerika propozon te krijohet nje force reagimi e NATO-s qe do te permbledhe forca ajrore, tokesore e detare, te pajisura mire dhe te nje niveli te larte pregatitjeje- si te vjetra, ashtu edhe te reja. Kjo force do te jete e gashme te nderhyje brenda nje kohe te shkurter ku do t'ia kishim nevojen".

    Lufta ne Afganistan, qe faktitkisht rasti i nje poshterimi te vertete per "aleatet e NATO-s". Pasi ofruan sherbimet e tyre kolektive me 12 shtator 2001, ne saje te artikullit te peste te traktatit te 1949-es mbi solidaritetin mbrojtes te atyre qe e kishin firmosur, dhe kjo per here te pare ne historine e Aleances, ata e pane veten, si kolektiv, te injoruar teper bukur nga Uashingtoni, i cili i ftoi t'i bashkoheshin fushates afgane vetem individualisht dhe sipas nevojave te fiksuara nga komanda amerikane. Ky poshterim, duke ju shtuar sjelljes se "njeanshme" te Bushit dhe "skiftereve" te administrates se tij, frikesoi anetaret e NATO-s se mos edhe Aleanca, kur t'i vinte koha , do t'i humbiste vlerat ne syte e uashingtonit.

    Qe po kjo ndjenje qe u perdor nga administrata e Bushit per te formuar FRO-ne. Kjo korrespondon ne permasa te thjeshtuara, me nje nevoje reale te Pentagonit; eshte ndjenja e konceptit te "bedenave" qe kryeson. Secili prej shteteve evropiane do t'i jape forcave ushtarake amerikane nje ndihme specifike ne fushen ku shkelqen. Ne kete pikepamje edhe vete ish-anetaret e Paktit te Varshaves do te mund te jene shume te dobishem, si p.sh Republika Ceke, qe u specializua gjate luftes se ftohte ne mbrojtjen kunder sulmeve berthamore, biologjike ose kimike. Ekspertizat e saj ne kete fushe vleresohen si teper te dobishme nga Pentagoni.

    Duke i dhene Bashkimit Evropian ate qe meritonte, Uashingtoni mund te shpjegoje persa i perket, qe FRO-ja dhe FRR-j plotesojne njera-tjetren. Ne fakt, Konferenca e Prages shenoi nje etape thelbesore ne transformimin e anetareve europian te Aleances se Atlantikut, qe jane edhe shumica ne Bashkimin Europjan, te ndihmes se forcave te armatosura amerikane ne ndermarrjen e tyre per zgjerimin perandorak planetar.

    "Le MondeDiplomatique"
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  6. #6
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    A do ta shkatėrrojė NATO-n aleanca franko-gjermane?

    A do ta shkatėrrojė NATO-n aleanca franko-gjermane?

    Nga kryeqyteti i botės

    SHKRUAN: JANUSZ BUGAJSKI
    Vetėm dy muaj pas samitit tė Pragės, nė tė cilin shtetet anėtare tė NATO-s u zotuan pėr solidaritetin e tyre kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, anėtarėt kryesorė tė aleancės po minojnė linjėn transatlantike. Roli i NATO-s, e vetmja organizatė qė mban Amerikėn tė lidhur ngushtė me Evropėn, po plasaritet pasi, si duket, Franca dhe Gjermania po ndėrtojnė njė koalicion evroperėndimor kundėr luftės me Irakun. Nė pėrvjetorin e 40-tė tė pajtimit frankogjerman, Parisi dhe Berlini duket se po e intensifikojnė bashkėpunimin e tyre kundėr njė sulmi amerikan mbi Irakun. Vendimi u bė i ditur nė njė konferencė tė pėrbashkėt lajmesh nga presidenti Jacques Chirac dhe kancelari Gerhad Schroeder. Me njė shembull kėrcėnues tė opozitės frankogjermane, NATO-ja e kishte tė pamundur tė miratonte kėrkesėn e Washingtonit pėr planifikim ushtarak pėr njė luftė tė mundshme me Irakun, posaēėrisht nė mbrojtje tė Turqisė - e vetmd anėtare e NATO-s qė kufizohet me Irakun.

    Pėrpjekja franko-gjermane pėr Washingtonin ėshtė si njė thikė nė shpinė

    Nėse kundėrshtimi i dy anėtarėve themelorė tė NATO-s do tė intensifikohej me fillimin e luftės dhe antiamerikanizimi do tė pėrshkallėzohej gjatė zgjatjes sė saj, atėherė mospajtimet rreth ēėshtjeve tė tilla pėrmbajtėsore si ndarja e detyrave dhe mundėsitė luftarake, do tė zgjeroheshin nė mėnyrė rapide. Zyrtarėt amerikanė vazhdojnė ta monitorojnė progresin e fushatės sė aleancės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar. Politikėbėrėsit dhe planinifikuesit e mbrojtjes janė kritikė ndaj pjesėmarrjes sė aleatėve nė aspektet ushtarake tė ofensivės nė vazhdim. Fushata nė Afganistan ishte njė ēėshtje krejtėsisht anglo-amerikane, derisa nuk ka tė ngjarė qė zonat e tjera konfliktuoze si Iraku, tė nxjerrin ndonjė asistencė tė madhe ushtarake nga aleatėt evro-perendimorė. “Forca e Reagimit tė NATO-s” e planifikuar tė pėrmbajė 20,000 trupa, u aprovua nė samitin e paradokohėshėm tė NATO-s. Sidoqoftė, nuk ka tė ngjarė qė NATO-ja tė mund tė adaptohet aq shumė qė tė fillojė ndonjė luftė tė re pa shpenzime mė tė mėdha pėr mbrojtje, modernizim, specializim dhe, para sė gjithash, nga njė angazhim i vendosur politik. Nė tė kundėrtėn, njė divizion permanent i punės po thellohet midis luftės amerikane dhe paqeruajtėsve evropianė. Kjo lloj mundėsie mund ta bėjė NATO-n dukshėm mė tė pashėm pėr objektivat amerikane dhe Washingtoni thjesht do tė kėrkojė “koalicion tė vullnetit”. Prospekti i kundėrshtimit tė NATO-s, do tė pėrcaktojė marrėdhėniet amerikano-evropiane dhe njė Union Evropian i Mbrojtjes i pafuqishėm, nė mes tė eskalimi tė kėrcėnimeve terroriste dhe regjimeve tė cilat zhvillojnė armė pėr shkatėrrim masiv, ėshtė njė skenar i ankthshėm pėr shumė analistė politikė nė tė dy anėt e Atlantikut. Nė rastin e Irakut, Chiracu dhe Schroederi po bėjnė thirrje pėr njė zgjerim mė tė gjatė tė mandatit pėr inspektorėt e armėve, nė mėnyrė qė vonojnė ose tė eliminojnė ēfarėdo ofensive amerikane. Kjo nėnkuptohet pėr Washingtonin si njė thikė nė shpinė, i cili ėshtė i vendosur qė tė pėrzė Sadam Husseinin nga pushteti dhe t’i ngulfatė ambiciet e tij rajonale.

    Pėrpjekja pėr vendosjen e hegjemonisė kontinentale nė Evropė

    Franca dhe Gjermania po luajnė njė lojė tė rrezikshme potenciale, me tė cilėn ata do tė pėrjashtohen dukshėm nga marrja e vendimmarrja amerikane. Amerikanėt tė zemėruar thonė se SHBA-ja ka investuar shumicėn e burimeve gjatė gjysmės sė kėtij shekulli nė mbrojtjen e Evropės Perėndimore dhe ndoshta ėshtė koha qė t’ua kalojė detyrat e mbrojtjės vetė evropianėve, pasi qė burimet dhe forcate tyre janė tė nevojshme diku tjetėr. Nė tė vėrtetė, ndoshta ėshtė koha qė NATO-ja tė lejohet tė nisė marrėdhėniet me aleatė tė rinj dhe mė shumė tė varur. Chiracu dhe Schroederi janė tė vendosur pėr themelimin e njė qendre tė re tė politikės evropiane, zhvillim ky qė do t’i brengoste SHBA-nė dhe shtetet e tjera anėtare tė Bashkimit Evropian dhe nė mėnyrė tė veēantė Britaninė. Marrėdhėniet e reja do tė pėrfshijnė takimet e rregullta tė pėrbashkėta tė kabineteve, njė front tė bashkuar mbi politikėn e jashtme nė organizatat ndėrkomėbtare siē janė Kombet e Bashkuara si dhe propozimet pėr Bashkimin Evropian qė tė adaptojė njė politikė tė pėrbashkėt pėr siguri dhe mbrojtje. Tash sė voni, Parisi dhe Berlini janė pajtuar qė tė gjithė tė mbėshtesin krijimin e njė presidence duale tė Bashkimit Evropian. Parisi e dorėzon kryesimin e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė shtator. Gjermanėt kanė paralajmėruar se do tė kundėrshtojnė njė rezolutė tė Komebeve tė Bashkuara pėr mbėshtetje tė aksioneve ushtarake nė Irak, derisa Franca do tė mund tė pėrdorte veton e saj pėr t’i bllokuar aksionet amerikane. Kjo do tė garantonte qė Kombet e Bashkuara janė tė anashkaluara nga Washi, derisa kjo do tė provokonte kundėrshtime tė ashpra nė anėn tjetėr tė Atlantikut. Lėvizjet franko-gjermane nga shtetet e tjera anėtare tė BE-sė dhe NATO-s shihen si pėrpjekje pėr tė vendosur hegjemoni kontinentale dhe ka tė ngjarė qė ndaj tyre tė ketė rezistencė. Evro-perėndimorėt mė tė vegjėl do tė mbledhin aleatė jashėm nė Lindje, tė cilėt jo vetėm qė janė tė brengosur pėr dominimin franko-gjerman, por aq mė pak janė tė interesuar pėr largimin e Amerikės nga kontinenti. Nė indikacionet e mėtejme pėr rritjen e NATO-izimit, sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka pėrjashtuar kundėrshtimet franko-gjermane ndaj politikės amerikane mbi Irakun si njė qėndrim i “Evropės sė vjetėr”. Ka shumė vende tė tjera nė Evropė, sipas Rumsfeldit, tė cilat pėrkrahin Amerikėn nė luftė kundėr terrorizmit ndėrkombėtar dhe “regjimeve tė egra”. Ai po aludonte nė disa shtete lindore evropiane, tė cilat tashmė janė nė NATO dhe ato tė cilat tash sė voni janė tė ftuara t’i bashkohen Aleancės. Rumsfeld tha “nėse e shikoni Evropėn sot, qendra e gravitetit po zhvendoset drejt lindjes”. Ndonėse aktualisht roli ushtarak i demokracive tė reja evropiane ėshtė i vogėl, Washingtoni po llogarit nė zhvillimin e potencialeve dhe mundėsive tė tyre gjatė dekadės sė ardhshme. Nė kombinim, ato do tė mund tė formonin njė kundėrpeshė tė rėndėsishme paqes franko-gjermane. Me blerjen e fundit nga Polonia tė fluturakeve amerikane F-16 , jo vetėm qė ėshtė mirė pėr biznes, por kjo ėshtė edhe politikė e mirė dhe njė kalkulim afatgjatė nga Shtėpia e Bardhė. Nėse franko-gjermanėt bllokojnė Amerikėn nė Kombet e Bashkuara dhe NATO, atėherė njė lloj tjetėr i Aleancės Transatlantike mund tė delė nė sipėrfaqe gjatė viteve tė ardhshme, e atillė qė so t’i anashkalonte “demokracitė mė tė vjetra “ tė kontinentit. Nė njė skenar tė tillė, evropianėt lindorė do tė kishin njė rol tė rėndėsishėm strategjik dhe taktik, jo vetėm nė zgjedhjen midis Evropės dhe Amerikės (siē kanė theksuar disa nė Bruksel), por nė mbrojtjen e Evropės duke mbajtur Amerikėn tė angazhuar nė “kontinentin e vjetėr”.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    SHBA i ka kaluar komanden e saj NATO ne Afganistan ku forcat gjermane kane marre drejtimin e operacionit te sigurise. Ky lajm ka entuziazmuar kreret e NATO ne Bruksel pasi ky perben edhe misionin e pare te NATO jashte territorit evropian. Sic e dime, pas perfundimit te luftes se ftohte NATO ka qene ne kerkim te nje misioni te ri.

    Misioni i NATO ne Afganistan konsiston me ruajtjen e sigurise se Afganistanit dhe ndihma ne luften per kapjen e krereve terroriste te Al-Qaeda dhe Talibaneve. Aktualisht kreret e NATO po bejne plane per shtrirjen e forcave te tyre paqeruajtese ne gjithe territorin e Afganistanit, jo vetem ne kryeqytetin afgan.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Koreja e Veriut ėshtė vendi me i cuditshem nė ..
    Nga Brari nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  3. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  4. Fiset e Veriut (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 01:49
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •