Gazeta sotme ka nje shkrim interesant.
##Shoqata franceze "Albania"i ka dėrguar njė letėr papa Gjon Palit II dhe presidentit Alfred Moisiu, pėr tė shpėtuar tė ngujuarit
Ngujimi i njė artisti shkodran shqetėsimi i francezėve
Ngujimi nė Shkodėr i aktorit dhe regjisorit Ndoc Cefa, ka tėrhequr vėmendjen e njė grupi francezėsh tė cilėt janė mbledhur nė njė shoqatė "Albania". Rasti ekstrem, i kėsaj "viktime" tė gjakmarrjes nė qytetin verior tė Shqipėrisė, ėshtė parė nga ky grup si njė nga raste mė tė ēuditshme tė kėsaj dukurie absurde qė mbijeton nėn emrin e kanunit. Dje nė Paris, kjo shoqatė, bashkė me shumė francezė tė tjerė qė kanė kontribuar pėr Shqipėrinė e qė kanė qenė vetė nė Shqipėri, kanė diskutuar rreth kėtij fenomeni nė pėrgjithėsi dhe vetė rastit tė aktorit dhe regjisorit shqiptar Ndoc Cefa. Drejtuar nga regjisori francez Dominique Dolmieu, kėto diskutime, kanė synuar nxjerrjen e disa konkluzioneve dhe gjetjen e rrugėzgjidhjeve tė kėtij problemi shekullor, por qė i ka kaluar pėrmasat kanunore tė dikurshme. Lajmi i kėtij takimi ėshtė njoftuar para pak ditėsh nėpėrmjet njė letre qė ky grup francezėsh, i kanė drejtuar Papės nė vatikan, dhe presidentit tė Shqipėrisė Alfred Moisiut. Nė kėtė letėr tė dėrguar nga gazetarja e Courrierinternationale - Paris, Ilda Mara, ėshtė sqaruar nė detaje rasti i regjisorit shqiptar qė ėshtė ngujuar nga gjakmarrja. Ėshtė kėrkuar gjithashtu nė kėtė letėr qė tė zgjidhet sa mė parė ky rast pėr tė cilin kanė shpjeguar tė gjithė rrethanat e ngjarjes, dhe begraundin e regjisorit, Ndos Cefa.
Historia e ngujimit
Siē thuhet edhe nė kėtė letėr, nė dhjetor tė vitit 2000 nipi i Ndoc Cefės vrau nė Londėr njė shqiptar. Rrethanat e kėsaj vrasjeje, nuk u sqaruan deri nė detaje, sidoqoftė, ajo mjaftoi pėr tė ngujuar brenda mureve tė shtėpisė gjithė fisin qė mbante mbiemrin Cefa. Ndaj autorit tė vrasjes nuk u hakmor njeri. Menjėherė pas kėsaj vrasjeje ai u mbyll nė njė spital psikiatrik nė Shqipėri, ku ndodhet edhe sot. Ndėrsa pėrfaqėsuesit meshkuj tė familjes Cefa nė zonėn e Shkodrės jetojnė tė mbyllur nė shtėpitė e tyre, pėr shkak tė gjakmarrjes. Aktori dhe regjisori i njohur, qė nė momentin e ngujimit ishte edhe drejtor i teatrit Migjeni si dhe president i kėshillit bashkiak tė qytetit tė shkodrės, nisur nga kjo ndodhi u deturua tė ngujohej brenda mureve tė banesės sė tij. Ai ėshtė edhe pėrfaqėsuesi mė i shquar i familjes dhe mbi tė rėndon kėrcėnimi kryesor me vdekje, gjė kjo e deklaruar publikisht.
"Shkodra ėshtė nė tė njejtėn kohė afėr Malėsisė, ku prej njė kohe tė gjatė qenia e shtetit ėshtė shpesh relative, nė favor tė njė kodi zakonor lokal, pėr tė cilin pajtimi ėshtė njė opsion, ndėrsa hakmarrja ėshtė njė pretekst pėr tė vepruar, i njė familjeje ndaj njė tjetre". Kėshtu thuhet nė letėr ndėrsa vijon se ndėrmjetėsit e zonės, tė njohur edhe prej popullsisė dhe institucioneve zyrtare, kanė dėshtuar shpesh herė, sikurse edhe pėr rastin nė fjalė. "Njė mundėsi pajtimi qė ofron zakoni janė vetėm miqtė e familjes sė viktimės dhe prifti i kishės katolike tė zonės, tė cilėt kanė tė drejtė tė kėrkojnė pajtimin (dihet qė Papa vajti nė Shkodėr nė fillimin e viteve '90, dhe qė katedralja e famshme, krenaria e bashkėsisė katolike pati mjetet e nevojshme pėr t'u rindėrtuar). Por njė mundėsi tjetėr ėshtė edhe organizimi i njė amnistie tė pėrgjithshme, njė pajtim nė shkallė tė gjerė. Kjo ėshtė e mundur, ashtu si u veprua nė Kosovė nė vigjilje tė luftės nė ish-Jugosllavi, ku dhjetėra mijėra njerėz u pajtuan nė tė njejtėn ditė, bashkarisht.
Ėshtė e nevojshme qė e njėjta gjė tė bėhet edhe nė kėtė rast, pasi familja Cefa nuk ėshtė njė rast i vetėm, po janė aq shumė banorė tė kėsaj zone qė pėrjetojnė tė njejtin kalvar"- thuhet mė tej. .
Siē shkruajnė edhe ata vetė kjo amnisti duhet tė shpallet prej 'krerėve' tė 'shtėpisė Gjonmarkaj' dhe 'burrave tė besės'.
Rrugėt e shpėtimit
Nė letėr parashtrohen edhe dy rrugė pėr tė rėnė dakord pėr njė amnisti tė pėrgjithshme.
"Nė se do ta interpretonim zakonin nė mėnyrė tradicionale, atėhere ne do t'i kėrkonim krerėve tė familjes tė zonės sė Shkodrės, pjesėtarėve tė familjes Gjonmarkaj dhe atyre qė janė nė shėrbim tė flamurit shqiptar tė bien dakord pėr njė amnisti tė pėrgjithshme. Nėse do ta interpretonim zakonin nė njė formė bashkėkohore, atėhere ne do t'i kėrkonim pėrfaqėsuesve tė zgjedhur tė rrethit tė Shkodrės, administratės dhe qeverisė Shqiptare tė shpallte njė amnisti tė pėrgjithshme.Ne, pra, kėrkojmė ndėrhyrjen e autoriteteve tė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė Vatikanit, me qėllim qė qytetarėt e Shkodrės tė mund tė qarkullojnė tė lirė e tė sigurtė". Kėshtu pėrfundon letra drejtuar Papa Gjon Palit II nė Vatikan dhe presidentit tė republikės sė shqipėrisė z.Alfred Moisiu ėn Tiranė. Pas takimit tė djeshėm nė Paris grupi i intelektualėve qė janė mbledhur pėr tė diskutuar kėtė problem, kanė vendosur ta vijojnė mė tej kėtė nismė, pėr njė zgjidhje sa mė tė shpejtė.
Si u njohėn me rastin e regjisorit tė ngujuar
Shumė artistė e intelektualė francezė u njohėn me gjendjen e rėnduar pėr shkak tė gjakmarrjes nė veri tė Shqipėrisė, gjatė vizitave tė shpeshta nė Shqipėri. Nė shoqatėn e krijuar prej tyre "Albania" (qė mbledh gjithė francezėt qė kanė punuar ose kanė qenė vetė nė Shqipėri), ky fenomen ėshtė diskutuar shpesh dhe ėshtė konsideruar si njė problem, mjaft serioz dhe i rrezikshėm pėr kohėndhe shoqėrinė. Ndėrsa lakimi i emrit tė regjisorit ndoc Cefa, mjaft i njohur nė radhėt kėtyre regjisorėve ( pjesėtarė tė shoqatės), u konsiderua si njė rast ekstrem, ku duheshin marrė menjėherė masat emergjente. Ndėr ta mjaft i indinjuar pėr kėtė rast ishte regjisori francez Dominique Dolmieu, (regjisor dhe bashkėdrejtor i i "L'Espace d'un Instant dhe kordinator i comunitetit shqiptar tė shtėpisė Antoine-Vitez).
Ky regjisor i cili e njihte mirė rastin e regjisorit shqiptar dhe dinte shumė rreth aktivitetit tė tij nė Shqipėri, ėshtė ftuar nė takimin e djeshėm organizuar nga shoqata "Albania", pėr tė folur pikėrisht pėr rastin e regjisorit tė ngujuar nė Shkodėr. ##SHEKULLI.
Krijoni Kontakt