Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 101
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Fenomeni i gjakmarrjes

    Gazeta sotme ka nje shkrim interesant.

    ##Shoqata franceze "Albania"i ka dėrguar njė letėr papa Gjon Palit II dhe presidentit Alfred Moisiu, pėr tė shpėtuar tė ngujuarit
    Ngujimi i njė artisti shkodran…shqetėsimi i francezėve

    Ngujimi nė Shkodėr i aktorit dhe regjisorit Ndoc Cefa, ka tėrhequr vėmendjen e njė grupi francezėsh tė cilėt janė mbledhur nė njė shoqatė "Albania". Rasti ekstrem, i kėsaj "viktime" tė gjakmarrjes nė qytetin verior tė Shqipėrisė, ėshtė parė nga ky grup si njė nga raste mė tė ēuditshme tė kėsaj dukurie absurde qė mbijeton nėn emrin e kanunit. Dje nė Paris, kjo shoqatė, bashkė me shumė francezė tė tjerė qė kanė kontribuar pėr Shqipėrinė e qė kanė qenė vetė nė Shqipėri, kanė diskutuar rreth kėtij fenomeni nė pėrgjithėsi dhe vetė rastit tė aktorit dhe regjisorit shqiptar Ndoc Cefa. Drejtuar nga regjisori francez Dominique Dolmieu, kėto diskutime, kanė synuar nxjerrjen e disa konkluzioneve dhe gjetjen e rrugėzgjidhjeve tė kėtij problemi shekullor, por qė i ka kaluar pėrmasat kanunore tė dikurshme. Lajmi i kėtij takimi ėshtė njoftuar para pak ditėsh nėpėrmjet njė letre qė ky grup francezėsh, i kanė drejtuar Papės nė vatikan, dhe presidentit tė Shqipėrisė Alfred Moisiut. Nė kėtė letėr tė dėrguar nga gazetarja e Courrierinternationale - Paris, Ilda Mara, ėshtė sqaruar nė detaje rasti i regjisorit shqiptar qė ėshtė ngujuar nga gjakmarrja. Ėshtė kėrkuar gjithashtu nė kėtė letėr qė tė zgjidhet sa mė parė ky rast pėr tė cilin kanė shpjeguar tė gjithė rrethanat e ngjarjes, dhe begraundin e regjisorit, Ndos Cefa.
    Historia e ngujimit
    Siē thuhet edhe nė kėtė letėr, nė dhjetor tė vitit 2000 nipi i Ndoc Cefės vrau nė Londėr njė shqiptar. Rrethanat e kėsaj vrasjeje, nuk u sqaruan deri nė detaje, sidoqoftė, ajo mjaftoi pėr tė ngujuar brenda mureve tė shtėpisė gjithė fisin qė mbante mbiemrin Cefa. Ndaj autorit tė vrasjes nuk u hakmor njeri. Menjėherė pas kėsaj vrasjeje ai u mbyll nė njė spital psikiatrik nė Shqipėri, ku ndodhet edhe sot. Ndėrsa pėrfaqėsuesit meshkuj tė familjes Cefa nė zonėn e Shkodrės jetojnė tė mbyllur nė shtėpitė e tyre, pėr shkak tė gjakmarrjes. Aktori dhe regjisori i njohur, qė nė momentin e ngujimit ishte edhe drejtor i teatrit Migjeni si dhe president i kėshillit bashkiak tė qytetit tė shkodrės, nisur nga kjo ndodhi u deturua tė ngujohej brenda mureve tė banesės sė tij. Ai ėshtė edhe pėrfaqėsuesi mė i shquar i familjes dhe mbi tė rėndon kėrcėnimi kryesor me vdekje, gjė kjo e deklaruar publikisht.
    "Shkodra ėshtė nė tė njejtėn kohė afėr Malėsisė, ku prej njė kohe tė gjatė qenia e shtetit ėshtė shpesh relative, nė favor tė njė kodi zakonor lokal, pėr tė cilin pajtimi ėshtė njė opsion, ndėrsa hakmarrja ėshtė njė pretekst pėr tė vepruar, i njė familjeje ndaj njė tjetre". Kėshtu thuhet nė letėr ndėrsa vijon se ndėrmjetėsit e zonės, tė njohur edhe prej popullsisė dhe institucioneve zyrtare, kanė dėshtuar shpesh herė, sikurse edhe pėr rastin nė fjalė. "Njė mundėsi pajtimi qė ofron zakoni janė vetėm miqtė e familjes sė viktimės dhe prifti i kishės katolike tė zonės, tė cilėt kanė tė drejtė tė kėrkojnė pajtimin (dihet qė Papa vajti nė Shkodėr nė fillimin e viteve '90, dhe qė katedralja e famshme, krenaria e bashkėsisė katolike pati mjetet e nevojshme pėr t'u rindėrtuar). Por njė mundėsi tjetėr ėshtė edhe organizimi i njė amnistie tė pėrgjithshme, njė pajtim nė shkallė tė gjerė. Kjo ėshtė e mundur, ashtu si u veprua nė Kosovė nė vigjilje tė luftės nė ish-Jugosllavi, ku dhjetėra mijėra njerėz u pajtuan nė tė njejtėn ditė, bashkarisht.
    Ėshtė e nevojshme qė e njėjta gjė tė bėhet edhe nė kėtė rast, pasi familja Cefa nuk ėshtė njė rast i vetėm, po janė aq shumė banorė tė kėsaj zone qė pėrjetojnė tė njejtin kalvar"- thuhet mė tej. .
    Siē shkruajnė edhe ata vetė kjo amnisti duhet tė shpallet prej 'krerėve' tė 'shtėpisė Gjonmarkaj' dhe 'burrave tė besės'.
    Rrugėt e shpėtimit
    Nė letėr parashtrohen edhe dy rrugė pėr tė rėnė dakord pėr njė amnisti tė pėrgjithshme.
    "Nė se do ta interpretonim zakonin nė mėnyrė tradicionale, atėhere ne do t'i kėrkonim krerėve tė familjes tė zonės sė Shkodrės, pjesėtarėve tė familjes Gjonmarkaj dhe atyre qė janė nė shėrbim tė flamurit shqiptar tė bien dakord pėr njė amnisti tė pėrgjithshme. Nėse do ta interpretonim zakonin nė njė formė bashkėkohore, atėhere ne do t'i kėrkonim pėrfaqėsuesve tė zgjedhur tė rrethit tė Shkodrės, administratės dhe qeverisė Shqiptare tė shpallte njė amnisti tė pėrgjithshme.Ne, pra, kėrkojmė ndėrhyrjen e autoriteteve tė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė Vatikanit, me qėllim qė qytetarėt e Shkodrės tė mund tė qarkullojnė tė lirė e tė sigurtė". Kėshtu pėrfundon letra drejtuar Papa Gjon Palit II nė Vatikan dhe presidentit tė republikės sė shqipėrisė z.Alfred Moisiu ėn Tiranė. Pas takimit tė djeshėm nė Paris grupi i intelektualėve qė janė mbledhur pėr tė diskutuar kėtė problem, kanė vendosur ta vijojnė mė tej kėtė nismė, pėr njė zgjidhje sa mė tė shpejtė.

    Si u njohėn me rastin e regjisorit tė ngujuar

    Shumė artistė e intelektualė francezė u njohėn me gjendjen e rėnduar pėr shkak tė gjakmarrjes nė veri tė Shqipėrisė, gjatė vizitave tė shpeshta nė Shqipėri. Nė shoqatėn e krijuar prej tyre "Albania" (qė mbledh gjithė francezėt qė kanė punuar ose kanė qenė vetė nė Shqipėri), ky fenomen ėshtė diskutuar shpesh dhe ėshtė konsideruar si njė problem, mjaft serioz dhe i rrezikshėm pėr kohėndhe shoqėrinė. Ndėrsa lakimi i emrit tė regjisorit ndoc Cefa, mjaft i njohur nė radhėt kėtyre regjisorėve ( pjesėtarė tė shoqatės), u konsiderua si njė rast ekstrem, ku duheshin marrė menjėherė masat emergjente. Ndėr ta mjaft i indinjuar pėr kėtė rast ishte regjisori francez Dominique Dolmieu, (regjisor dhe bashkėdrejtor i i "L'Espace d'un Instant dhe kordinator i comunitetit shqiptar tė shtėpisė Antoine-Vitez).
    Ky regjisor i cili e njihte mirė rastin e regjisorit shqiptar dhe dinte shumė rreth aktivitetit tė tij nė Shqipėri, ėshtė ftuar nė takimin e djeshėm organizuar nga shoqata "Albania", pėr tė folur pikėrisht pėr rastin e regjisorit tė ngujuar nė Shkodėr. ##SHEKULLI.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Ah ke kapur nje teme shuem interesante ja vlen per tu diskutuar hakmarrja eshta ajo qe ka shkaterruar shume familje shqipetare dhe vazhdon ta beje kete artikullin se lexova per arsye kohe por tema nese do diskutohet do ta ndjek me shuem interes

    me respekt proto

  3. #3
    alvi
    i/e ftuar
    Gjakmarrja eshte ndryshe nga hakmarrja ne se nuk gaboj.
    Hak-marrje, hak osh arabisht me duket per "e drejte"

    Jo, o Proto se zhdukja e gjakmarrjes ishte shfaqje e prapambetur e rregjimit komunist, prandaj duhej te kthehej perseri.
    Tani po shifet sa pune kolosale paska bo Dulla me e zhduk gjakmarrjen, nuk i kerkoi ndihm ai as Papes, e as Frances etj.
    Eshte nje fatkeqesi e madhe per ket popull qe pasi vuajti kaq gjate sot po e ngujon veten neper kulla si pasoje e disa zakoneve arkaike.
    Ishalla do i gjehet dermoni kesaj plage, ndonese, me sa di un, vetem fryka e ruka ate vresht te shkrete te quajtur Shqiperi!

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ore nga ke dale ti?

    Dulla ne fakt mezi priti qe te vendoste drejtesi mbi psh

    Koci Xoxen, Beqir Ballukun, Mehmet Shehun

    po permend te vetet se per te tjeret?

    Po kur te internoshin femijet se arrestune baben, cfare ishte drejtesi apo hakmarrje ndaj foshnjes?

    Harrova dhe foshnja duhet internuar se babai kishte kerku pak me shume mish sesa talloni.

    Hakmarrje ishte gjithcka ne kohen e dulles o pioner!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    hakmarrja vesi e i shemtuar ne shoqerine demokratike !
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  6. #6
    alvi
    i/e ftuar
    O Anton, shume mire ta kam shpjegu qe ka ndryshim midis Hak-marrjes dhe Gjak -marrjes.
    Un e shof qe ti vdes me e sha i cik ate sistem dhe bravo te qofte, po me ven. Qe ai pothuajse e zhduku komplet gjakmarrjen (me ane te terrorrit) kte nuk e moho dot o Anton. Sa veta kishe te ngujuar ti ne kohe te Dulles?Une e kuptoj shume mire, qe ai e beri kete gje pasi donte te kishte monopol mbi vrasjen dhe friken, po prap, qe e zhduku, e zhduku.
    Mos me fol per te persekutumit, se ato jane ceshtje tjeter.
    Me shume respekt, Alvi!

  7. #7
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Alvi,

    degjo ka fenomene qe jane shume te keqij dhe te turpshem.

    Tek ne sot nuk ka gjakmarrje as hakmarrje por vetgjygjesi.

    Koha e dulles ishte koha kur e gjithe Shqiperia ishte e ngujuar, me kupton?

    Ne ishim te gjithe te ngujuar.

    A di ti psh se per te shkuar ne zonat afer kufirit duhet te merrje leje (eshte si viza qe duhet per te shku ne Itali sot)

    Vetgjygjesia vjen nga mungesa e shtetit, nga shteti i korruptuar, nga shteti mafioz.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #8
    alvi
    i/e ftuar
    O Anton, un e di shum mire se per se e ke fjalen ti. Dhe ne kohe te Dulles, gjakmarrja nuk ishte zhdukur komplet. Ne c'do rast vrasjeje, nje nga pistat kryesore dhe automatike te hetimit ishte gjakmarrjaose hasmeria.
    Te thash, ai nuk e bente se ju dogj barku per shqiptaret, por per arsyet e veta. Eshte fatkeqesi qe ka filluar perseri te dale kaq ne shesh.
    Po sic e the dhe ti, fajin e ka shteti i korruptuar, qe nuk i mbron shtetasit e tij.

  9. #9
    alvi
    i/e ftuar
    P.S. Si s'e di punen e lejeve te kufirit, jo vetem aq po dhe qe s'te leshin katunaet, sa here qe shifshin ftyra te reja ne ato qytetet ose zonat kufitare, ose lajmeronin ne Dege te mrenshme, ose te vite katunari me pushke ne dore dhe te pyeste per dokumentat ose lejen e kufirit.
    Ah, kohet e bukra te komunizmit.
    Thuj ca te dush, po ka pas store, dhe sot un vete qesh me naivitetin tim, se ne ate kohe, une isha krenar per ata katunaret qe te prisnin rrugen. Po po bohet dhe USA e tille, kan filllu milet me spiunu ca nigjun ne restorant, ose s'ti heqin syt kur te shofin qe flet gjuh te huaj, sidomos ktu ku jam un, u ka bo si Tropoja qemotit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    O Alvi mua me duket se ju keni kapur nje teme qe shqeteson sote gjithe shoqerine shqiptare,por gjakmarja e sotme mua me duket se nuk eshte gjakmarja e Leke Dukagjinit por gjakmarja si ligj qe kushdo vret cilindo ne emer gjoja te gjakmarjes. Sepse kur i kap policia keta gjoja hiqen sikur kane pasur gjak me familjen te cilit i kane vrare njeiun e shtepise dhe gjykatat i denojne fare pak ose marrin leke dhe nuk i denojne fare. Persa i perket personit te asaj qe ishte shkruar aty them se ai eshte dhe vete pak fajtor sepse perderisa ai qe kishte vrare ne Londer ishte nipi i tij. Ky regjizori ne fjale duhej te interesohej, si President i Keshillit Bashkiak qe ti behej nipit te tij nje gjyq i drejte dhe te dilte ne pah fajtori i rastit ne fjale. Desha te them se po te zbatohet ligji nuk ka gjakmarje apo ēfardo lloj vrasje tjeter qe te kete nje emer te ligjeruar. Ligji eshte i njejte per te gjithe dhe po te zbatohet drejt gjakmarja zhduket. Dulla beri vetem kete. Zbatoj ligjet qe i kishte krijuar vete.Une theme per momentin ne shqiperi gjakmarja zhduket vetem keshtu .
    Neni 1 Kush vret. Vritet. ( Nga ligji apo Shteti(Antikrimi) nuk ka rendesi).
    Si fillim bashke me te thatin do te digjet dhe i njomi. dhe dal ngadale mund te shkohet ne nje ligj te ri ku Vrasja te shqyrtohet rast pas rasti.
    instruktori

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    derisa ligji mos beje punen e vet, dhe shqiptari te vazhdoje te jete mesdhetar gjaknxehte, hakmarrja do ekzistoje si nje gje
    e natyrshme.
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  12. #12
    alvi
    i/e ftuar
    DMTH, me gjithe c'fare keni thene, teorine time po vertetoni. Perderisa ligji nuk funksionon.
    ne kohe te Dulles, po te vrisje, shkoshe ne burg, jo gjakmarrje, jo motive te dobta. Un aq thash, dhe eshte fakt. Arsyet pse e beri ai ate gje, jane te shumta dhe jane teme tjeter.
    Po shteti sot duhet te tregoje dhembet ndaj krimineleve dhe vrasesve, ne se vrasin per nder, apo per perfitim.
    Po qe te thuash se eshte pa zgjidhje, nuk eshte e vertete pasi Dulla e zgjidhi. Ai te fuste ne burg dhe te tjeret mendoheshin para se te vrisnin njeri per gjakmarrje. Opinioni u pergatit per ta pare gjakmarrjen si nje palge e mbeturine te se kaluares. Keto hapa mund te merren dhe sot, nuk ka asnje arsye se perse te mos behen keto gjera,pasi jane te provuara qe funksionojne.
    Po sot nuk e di perse, u eshte kthyer nje fare lavdie ketyre zakoneve prapanike. Ngaqe nuk ka ligj, e simbole te shtetit, njerezit ju kan kthyer kanunit. Pra njerezve u duhet dhene dicka ku te besojne dhe ti sherojm keto plage te vjetra!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Gjakmarrja nė Shkodėr, 87 fėmijė tė ngujuar

    Frika e hakmarrjes sė mundshme i ka izoluar brenda mureve tė shtėpive tė tyre

    SHKODĖR- Fėmijė qė njohin dhe jetojnė tmerrin e vdekjes, pa e njohur mirė jetėn. Vogėlushė qė nė vend tė librave dhe lodrave me shokė, rrethohen nga mure tė larta dhe dyer tė kyēura nga frika se vriten. Kryetari i Lidhjes sė Misionarėve thotė se vetėm nė qarkun e Shkodrės janė rreth 600 persona me probleme konfliktuale dhe 87 fėmijė tė ngujuar. Ata s’kanė bėrė asgjė. Ndėrsa absurditeti i njė “ligji primitiv” e shumė tė vjetėr u ka marrė atyre gjėnė mė tė shtrenjtė, lirinė. Bota e tyre fėminore e ka tė vėshtirė tė mėsohet me kėtė realitet mbytės, dhe tė kuptojė mekanizmin e ndėrgjegjies e arsyes sė sėmurė qė i detyron ata tė mos e gėzojnė fėmijėrinė. Gjakmarrja, ky fenomen vrasės dhe i trashėguar nga e kaluara shekullore dhe qė ironikisht mori jetė nė 12 vitet e fundit, ėshtė njė ndėr plagėt mė tė rėnda tė shoqėrisė sė sotme shqiptare. Burra, tė rinj, fėmijė qė as punojnė, as nuk mėsojnė, pasi nuk mund tė kalojnė pragun e shtėpisė. Fėmijėt djem janė tė rrezikuar. Plumbi i gjakmarrjes nuk ka kursyer as 12-vjeēarin Halil Xhani, apo 16-vjeēarin Zef Hili. Nėna, gra e fėmijė jetimė qė u janė vrarė djemtė, burrat e baballarėt jetojnė nė njė krizė ekonomike, vuajtje, ankth pėr fėmijėt qė rriten me stresin dhe ndjenjėn e hakmarrjes. Tė hysh nė shtėpitė e atyre qė kanė probleme gjakmarrjeje e ngujimi ėshtė e vėshtirė. Aty nuk afrohen njerėz aq mė tepėr tė panjohur. Nė rrethin e Shkodrės janė 240 familje me probleme gjakmarrjeje.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Histori gjakmarrjesh

    Histori gjakmarrjesh
    Pėr t’u takuar me disa prej tyre, shoqėrohemi nga kryetari i Lidhjes sė Misionarėve tė Paqes Emin Spahia. Ai hyn lirshėm nė ēdo banesė, pasi ka 12 vjet qė merret me pajtimin e gjaqeve. Drejtohemi nė shtėpinė e Fran Zefit, ku jetojnė 11 vetė. Frani mban nė shtėpi 2 vajzat: Lizėn dhe Talen, bashkė me fėmijėt e tyre, qė janė rikthyer aty pasi ishin tė martuara me dy vėllezėr tė familjes Meshi. Burri i njėrės prej vajzave, Lizės, nė vitin 2001 vrau njė person dhe u dėnua me burgim tė pėrjetshėm. Fran Zefi thotė se me pensionin e tij prej 10 mijė lekėsh dhe me rrogėn 5000 lekėshe tė Lizės, qė punon kamariere nė njė lokal tė Shkodrės, jetojnė 11 vetė. Liza, e shoqja e tė dėnuarit, ka tre fėmija, vajzėn 14-vjeēare dhe dy djemtė: Alfredin dhe Kristianin, 12 dhe 10 vjeē. Ata qėndrojnė tė mbyllur nė dhomė. Tė trembur, me fytyra tė zbehta, ata nuk dinė ē’ndodh jashtė mureve tė shtėpisė sė gjyshit. Tmerri, frika shihet qartė nė sytė e tyre. “Jemi nė gjak, kemi frikė tė dalim se na vrasin. Shohim televizor kur ka drita, ndonjėherė vjen ndonjė shok tek ne”, - thotė Alfredi. Largohemi dhe drejtohemi tek njė shtėpi tjetėr me tė ngujuar. Familja Marku nga krahina malore e Dukagjinit ndodhet nė gjak prej 2.5 vitesh. Ata janė larguar nga fshati i tyre, pranė tė cilit ndodhet edhe ai i viktimės, duke u vendosur nė njė fshat fushor pranė Shkodrės. Rruga qė tė ēon nė shtėpinė e thjeshtė njėkatėshe ėshtė bėrė baltė. Mure rrethues gati mė tė larta se shtėpia dhe me tela tė hollė tė kryqėzuar sipėr tyre, tė krijojnė pėrshtypjen e njė burgu, ndonėse pa tavan. Brenda ndodhen dy gratė e shtėpisė , plaku i paralizuar dhe tre fėmijė, dy vajza dhe njė djalė, Edisoni, 10 vjeē e gjysmė. Sytė e tij janė tė trishtuar. Babai i tij ka vrarė para dy vitesh dhe qė atėherė ai nuk e ka parė, as zėrin nuk ia ka dėgjuar nė telefon. Ishte nė klasė tė dytė dhe ndėrpreu shkollėn. E ėma thotė se tė paktėn tė mos harrojė shkronjat. Fytyra e zbehtė e vogėlushit i ngjan mureve tė dhomės. Ai nuk del nga shtėpia. “Shpesh qan, ka mall pėr shokėt, lodrat, pėr tė atin, por nuk kemi ēfarė t’i bėjmė. Nuk japin besė as pėr tė, prandaj duhet tė qėndrojmė mbyllur”, - thotė Lina, nėna e tij. Nė lagjen “Guerile” nė Shkodėr, nė ish- tokat e ndėrmarrjes sė Zooteknikės, janė vendosur mjaft familje nga zonat rurale e mes tyre ka edhe tė shpėrngulur pėr shkak tė gjakmarrjes. Nė njėrėn prej tyre takojmė Agustinin, 13-vjeēar, nga fshati Lekaj i Dukagjinit. Ai bashkė me gjyshėrit, prindėrit dhe motrėn 6-vjeēare kanė tre vjet qė jetojnė kėtu. Agustini thotė se kur erdhėn nė fillim, shkoi nė shkollė, pasi hasmi nuk e dinte se ku ndodheshin. Po shpejt u mėsua dhe u detyrua tė rrinte brenda. Xhaxhai i tij ka vrarė dhe tani ndodhet nė burg. Por as Agustini, as gjyshi, babai dhe kushurinjtė e tjerė nuk dalin dot nga shtėpia: “Kemi frikė”, - thotė Zefi, gjyshi i Agustinit. “Nuk na japin besė dhe as ne as djali nuk dalim dot. E kemi parasysh atė qė ndodhi me njė 16-vjeēar, i cili nė dhjetor tė vitit 2000 u vra pėr gjakmarrje teksa po mbushte ujė, pasi njė kushėri i tij kishte vrarė dy vetė”
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Fėmijė qė rriten me armė

    Fėmijė qė rriten me armė
    Duke biseduar me kryetarin e Lidhjes sė Misionarėve, ai na tregon njė moment qė i ėshtė ngulitur nė kujtesė. “Ishim bashkė me misionarėt e tjerė pėr tė ndėrmjetėsuar pajtim tek njė familje nė Postribė. Bisedėn tonė e ndiqte edhe Ergysi 9-vjeēar. Ai kishte dėgjuar nė bisedė se hasmi kishte thėnė se do t’i vrisnin nė lule tė ballit. Me naivitetin e njė fėmije, Ergysi merr njė lule dhe e vendos nė vesh. Kur e pyesnin se pse veproi ashtu, ai pėrgjigjet se tani plumbi nuk do ta marrė te balli, pasi lulen e ka vėnė nė vesh dhe aty do tė qėllohet”,- kujton Spahia. Njė dhembje e pakuptimtė duket nė fytyrat e atyre qė takojmė e qe janė me probleme tė tilla. Njė pyetje qėndron si re ogurzezė mbi kokat e tyre. Pėrse? Pse shteti nuk e kap dhe ndėshkon fajtorin, ndėrsa tė tjerėt tė jetojnė tė lirė? Dhe fėmijėt rriten me vorbullėn e urrejtjes pėr ato qė i mbajnė tė ngujuar duke e thelluar armiqėsinė nė ndėrgjegjien e tyre. Por, gjakmarrja ka edhe pasoja tė tjera. Me Spahinė shkojmė nė shtėpinė e Tone Bushit nė Laē tė Vaut tė Dejės. Para 6 vitesh Tones i vritet i shoqi duke i lėnė 7 jetimė, 6 vajza dhe njė djalė qė sot janė 10-19 vjeē. Varfėria kėtu ėshtė e tejskajshme dhe duket ngado. Tonia thotė se edhe pse i shoqi kishte punuar 30 vjet nė minierė, ata nuk kanė marrė as pension, as ndihmė sociale. “Djali ėshtė i vogėl tė punojė, ndėrsa vajzat nuk kanė se ku. Jetojmė me ato qė na falin tė afėrmit”, - thotė Tone Bushi, e cila nuk ka mundėsi tė kėrkojė as tė drejtėn e mohuar tė pensionit pėr fėmijėt e saj. Nė fshatin Mali i Jushit, Prekė Preka dhe gruaja e tij Lezja, jetojnė me dy nuset e djemve tė vrarė dhe 7 jetimė tė tyre. Violeta dhe Ardjana janė dy nuset, tė cilave nė njė afat prej 1.5 vitesh u janė vrarė burrat, duke u lėnė 7 jetimė. Jetimėt rriten me ndjenjėn e hakmarrjes. Kristiani, Paridi, Dimitrula, etj., ndonėse fėmijė, dinė tė pėrdorin armėn. Ata po rriten me idenė se duhet tė vrasin pėr tė marrė hakun e baballarėve tė tyre. Nė shtėpinė e tyre vetėm vajtohet dhe flitet pėr hakmarrje. Psikologjia e tė marrurit gjak u rrėnjoset fėmijėve qė kanė probleme tė tilla dhe i shoqėron ata gjithė kohės. Nė fshatin Aliaj tė komunės Bajzė nė Malėsinė e Madhe ka fėmijė tė ngujuar qė kur kanė lindur. I tillė ėshtė Ermenis Laēaj, i cili lindi dhe u bė njėzet muajsh i ngujuar pa e kuptuar kėtė fenomen. Nė nėntor tė vitit tė kaluar Ermenisi dhe pjesėtarė tė tjerė tė fisit tė tij u lanė tė lirė.
    Anila Dushi


    Nė 12 vite janė pajtuar 3045 familje
    Kryetari i Lidhjes sė Misionarėve thotė se fenomeni ka pėsuar njė rėnie. Dhe kjo edhe nė sajė tė pėrpjekjeve sė nismės sė misionarėve pėr tė zhdukur ngujimin kolektiv dhe zbatuar ligjet e shtetit. Nė plane tė afėrta tė misionarėve ėshtė njė lėvizje e fuqishme e rinisė, e ngjashme me atė tė Anton Ēetės nė Kosovė kundėr kėtij fenomeni. Nė 12 vitet e funksionimit tė 23 degėve tė kėtij misioni janė pajtuar 3045 familje. Vetėm nė vitin 2002 nė Shkodėr u pajtuan 199 familje, nė Malėsinė e Madhe 33 dhe nė Pukė 42. Spahia tregon dhe pėr pėrpjekjet e misionarėve pėr aprovimin e njė ligji pėr lidhjen e njė asistence afatgjatė pėr ato gra qė u vritet bashkėshorti e nuk kanė mundėsi jetese. Nė Bėrdicė janė 25 gra tė veja qė u janė vrarė burrat. Fenomeni ėshtė i pranishėm edhe nė rrethet e tjera. Nė Krujė janė 170 fėmijė, ndėrsa nė Kukės 47 fėmijė tė prekur nga gjakmarrja. Spahia thekson nevojėn e vendosjes sė shtetit ligjor duke kapur dhe ndėshkuar ata qė bėjnė vrasje.
    Anila Dushi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  16. #16
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Gjakmarrja eshte me te vertete nje plake e rende e shoqerise shqiptare,e cila u theksua me nderrimin e sistemit qeveritar.
    Jane me mijera njerez te cilet lane jeten per nje gje te tille,po jane dhe me mijera qe e falen nje fenomen te tille me nje fisnikeri te vecante.
    Sjam me mendimin qe njerezit sot mund te ndjekun Kanunin,sepse Kanuni ka ekzistuar edhe me perpara,po njerezit kane pase friken e ligjit.Kurse tashi me shume influencohen nga Opinioni qe si le te bejne hajer.
    Une per vete jam kundra gjakmarrjes...mos na e cofte zoti te themi...
    Mjere ato njerez qe jetojne me kete plage neper shtepite e tyre.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    "Na mbroni nga gjakėsi qė tė mbrojmė atdheun"

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    Tė rinjtė paraushtarakė qė janė tė ngujuar, nuk pranojnė tė shkojnė ushtarė, sepse kanė frikė nga gjakėsi". Kėshtu shpjegon kreu i Shoqatės Mbarėkombėtare tė Pajtimit "Nėnė Tereza", Gjin Mekshi, i cili banon nė Shkodėr dhe ėshtė takuar kėto ditė me 25 paraushtarakė qė qėndrojnė tė fshehur nė zona tė ndryshme tė vendit. "Ata nuk kanė frikė nga ushtria, por kanė frikė nga gjakmarrja dhe kėrkojnė garantimin e jetės", nėnvizon Mekshi.

    Si qėndron problemi i tė rinjve tė ngujuar qė nuk pranojnė tė shkojnė ushtarė?
    Deri tani kemi regjistruar 63 raste tė djemve 20 - 22-vjeēarė, tė cilėt janė tė ngujuar dhe nuk pranojnė tė shkojnė ushtarė. Ata kėrkojnė garancinė e shtetit dhe thonė: "Na mbroni nga gjakėsi, qė ta mbrojmė atdheun". Gjatė kėtyre ditėve unė kam kontaktuar me 26 familje qė janė nė gjak me njėri-tjetrėn dhe mund tė them se sė shpejti disa prej tyre do tė pajtohen.

    Ku fshihen tė rinjtė paraushtarakė pėr t'i shpėtuar rekrutimit?
    Ata nė radhė tė parė fshihen pėr t'i shpėtuar gjakmarrjes. Vendet ku rrinw janw sekret. Por shumica e tyre nuk ka asnjė lidhje me vrasjet qė kanė ndodhur ndėrmjet fiseve. P.sh., Viktor Mėhilli ėshtė njė i ri 20-vjeēar nga Guri i Zi nė Shkodėr. Ai ka 11 vjet i ngujuar, sepse kur ishte 9 vjeē njė pjesėtar i familjes sė tij ėshtė grindur me njė bashkėfshatar pėr njė vijė uji. Kėtu ka ndodhur edhe njė pėrleshje e cila shkaktoi vdekjen e bashkėfshatarit. Qysh nga ajo ditė Viktori mbeti i ngujuar dhe nuk shkoi as nė shkollė. Tani ėshtė i fshehur dhe nuk shkon ushtar. E njėjta gjė ka ndodhur me 21-vjeēarin Zef Filipi, nga Puka. Ai ėshtė i ngujuar pas njė hasmėrie tė vjetėr, e cila u riaktivizua pas vitit 1990. Nuk pranon tė shkojė ushtar, sepse i rrezikohet jeta. Po kėshtu, Fran Pjetri nga Shkodra, Ndoc Marashi nga Kukėsi, Bardhok Doda nga Puka e shumė tė tjerė. Lista e atyre qė nuk pranojnė tė shkojnė ushtarė pėrbėhet nga 63 veta, pa llogaritur ata qė kanė ikur jashtė shtetit pėr t'iu shmangur gjakmarrjes. Gjatė takimit me 25 paraushtarakėt unė konstatova se ata jetojnė me stres dhe frikė.

    Cila ėshtė, sipas jush, rruga e zgjidhjes?
    Pėr zgjidhjen e problemit ne si shoqatė kėrkuam njė takim me ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko. Kėtė takim e realizuam nė fillim tė majit. Ne i kėrkuam dy gjėra: Garanci pėr jetėn e tė rinjve qė janė tė ngujuar ose ndihmė pėr t'i dėrguar ata nė emigracion. Sepse pėrpara se t'i dėrgojmė pėr tė mbrojturatdheun, duhet t'u garantojmė atyre mbrojtjen e jetės. Nga ana e tij, ministri Majko na premtoi se puna do tė vlerėsohet me seriozitet. Gjithashtu jemi takuar edhe me ministrin e Drejtėsisė, tė cilit i kėrkuam ndėshkimin ligjor tė vrasėsve. Ndėrsa ministrit tė Punės do t'i kėrkojmė kėto ditė ndihma ekonomike pėr kėta tė rinj tė ngujuar, sepse ata nuk mund tė punojnė dhe nuk dalin dot as pėr tė kullotur bagėtinė.

    A ka ndodhur ndonjė vrasje pėr gjakmarje nė ushtri?
    Jo. Deri tani nuk ka asnjė rast, por ne duhet tė parandalojmė ēdo rrezik. Pra, nė ato raste kur familja kundėrshtare nuk pranon ta falė gjakun, duhet tė kėrkojmė njė zgjidhje tjetėr, duke mos i dėrguar ushtarė tė rinjtė e fisit. Por, mbi tė gjitha, ne po vazhdojmė negociatat me tė gjitha familjet e ngujuara nė shkallė mbarėkombėtare. Pėr kėtė problem dhe pėr shumė tė tjera ne do tė mbajmė njė kuvend nė komunėn e Kelmendit, nga data 13-20 qershor.

    Sa familje keni pajtuar deri tani?
    Janė rreth 1350 raste pajtimesh. Por pėr paraushtarakėt kemi mundur tė nxjerrim nga ngujimi 12 raste, kur familjet janė pajtuar. Megjithatė nuk duhet tė harrojmė se janė gati 875 fėmijė tė ngujuar, tė cilėt nuk shkojnė nė shkollė, ndėrsa mė pas nuk do tė mundin tė shkojnė as ushtarė. Prandaj duhet tė veprojmė shpejt dhe me masa konkrete pėr tė zgjidhur kėtė problem.


    16-vjeēarja prishi pajtimin e gjakut

    "Njė vajzė 16-vjeēare e fisit Prekaj na prishi pajtimin e dy familjeve pukjane qė ishin nė hasmėri". Kėshtu e tregon kreu i Shoqatės Mbarėkombėtare tė Pajtimit "Nėnė Tereza", Gjin Mekshi, historinė e 2 familjeve nė Iballė, ku tė dyja palėt kishin nga njė tė vrarė. Por rregulli ėshtė qė pajtimi arrihet vetėm nėse tė gjithė pjesėtarėt e afėrm tė fisit bien dakord. Nėse njėri prej tyre kundėrshton, atėherė pajtimi prishet. "Burrat dhe djemtė e tė dy fiseve e pranuan pajtimin, por nė atė moment vajza 16-vjeēare nxori pistoletėn dhe tha: 'Sa tė jem unė gjallė nuk do tė rri pa e marrė gjakun e vėllait tim'". Sipas kreut tė kėsaj shoqate, ky pajtim dėshtoi dhe tė dy fiset u shpėrndanė. Gjini tregon gjithashtu se nė disa raste shkak i prishjes sė pajtimit tė gjaqeve bėhen edhe femrat. Por nė rastet mė tė shumta janė djemtė e rinj ata qė nuk e pranojnė faljen e gjaqeve, ndėrsa moshat e vjetra bien dakord mė kollaj.


    Paraushtarakė tė ngujuar

    VIKTOR MEHILLI
    20 vjeē, nga Guri i Zi

    ZEF FILIPI
    21 vjeē, nga Puka

    FRAN PJETRI
    21 vjeē, nga Shkodra

    NDOC MARASHI
    20 vjeē, nga Kukėsi

    BARDHOK DODA
    22 vjeē, nga Puka

    MARTIN PALOKA
    21 vjeē, nga Shkodra

    NDOC SHPALI
    22 vjeē, nga Malėsia e Madhe

    ALFRED KAĒAJ
    20 vjeē, nga Shkodra

    BESNIK DEMAJ
    22 vjeē, nga Lushnja

    ASTRIT SHEHAJ
    20 vjeē, nga Berati
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Ky Fenomen Eshte Krim

    "Pleqtė e fshatrave, pazar me viktimat e gjakut"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Brikena Shllaku
    Trėndafile Visha

    SHKODER

    Tė bėsh biznes me gjakun, dhimbjen dhe lotin e nėnave e tė fėmijėve tė ngujuar ėshtė krim. Tė zhvasėsh xhepat e gjakosur tė njerėzve hallexhinj e njėkohėsisht fukarenj nė emėr tė kanunit do tė thotė tė jesh kanibal i kohrave moderne. Aq mė tepėr kur ky biznes i ndyrė bėhet nga njerėz qė mbajnė petkun e tė urtit. Gjithsesi, pazari me gjakun e viktimat e tij, pėrfolur nėn zė prej vitesh, ėshtė bėrė publik vetėm dy ditė mė parė nga krerėt e bluve nė Shkodėr. Kjo, gjatė takimit tė organizuar nė fshatin e Paqes nėn kujdesin e drejtėpėrdrejtė tė presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu. Pikėrisht nė kėtė takim, biznesi i pajtimtarėve "pleq" nėpėr fshatra, komuna apo bajraqe ėshtė cilėsuar si njė nga arsyet e pėrhapjes sė murtajės sė gjakmarrjes. I pari qė denoncoi njė dukuri tė tillė ishte drejtori i policisė sė Shkodrės, komisar Xhevahir Karaj. Ky i fundit ka kėrkuar qė tė mos lejohet qė tė vijojė biznesi i gjakut. "Nuk duhet tė lejojmė lloj-lloj informacionesh tė 'tė urtėve', tė vetėquajtur pleqtė e fshatit, tė komunės dhe tė bajrakut. Kėta e kanė shndėrruar nė biznes veprimtarinė e tyre, duke i atribuar vetes tė marrin e tė japin vendime (pleqtė vendosin qė familja e autorit tė vrasjes i ka gjakun borxh familjes sė dėmtuar; qė familja e autorit duhet tė ngujojė dy, tre pjesėtarė ose tė gjithė familjen; qė fisi i autorit ėshtė pa besė deri nė brezin e dytė apo tė tretė; qė pėr njė ngjarje tė caktuar duhet tė bėhen dy kurbane)", ka deklrauar nė tryezėn e takimit tė dy ditėve mė parė Karaj. Sipas kreut tė bluve tė qytetit verior, kėto vendime nė pjesėn dėrrmuese tė komunitetit janė tė papranueshme, por njerėzit nė hall janė detyruar tu nėnshtrohen kėtyre "gjykimeve" nėn presionin e kėtyre "pleqve", tė cilėt pėr interesa fitimi mundohen tė mbajnė gjallė forma tė tilla mesjetare. Ndėrkohė, drejtuesit e policisė sė Shkodrės pohojnė se shteti dhe mekanizmat e tjerė tė drejtėsisė duhet tė parashikojnė si veprimtari tė rėndė kriminale mekanizmat mesjetare qė vijojnė tė funksionojnė nė vatrat e gjakmarrjes dhe si protagonistė tė krimit gjithė rrethin e personave qė mbajnė gjallė kėtė mekaniz
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Gjakmarrja, plaga qė mban peng Shqipėrinė

    Sophie Arie
    "The Guardian"

    "Gazeta" boton sot njė reportazh tė publikuar pak ditė mė parė nga gazeta britanike "The Guardian" lidhur me fenomenin e gjakmarrjes nė Shqipėri, tė prekshėm edhe nė ditėt tona. Gazetarja britanike ka qenė nė zonėn e Pukės, nga ku sjell histori tė dhimbshme tė familjeve nė gjak.

    LAJMI

    Bujar Laēi ėshtė nė gjak. Nėse del nė rrugėt e qytetit tė tij, nė njė zonė tė largėt nė veri tė Shqipėrisė, ai e di fort mirė se shumė shpejt do tė vritet. "Kam mbetur i mbyllur kėtu. Gjithēka qė mund tė bėj ėshtė tė shpresoj se do arrijmė ndonjė marrėveshje, qė tė vazhdoj tė jetoj", thotė Laēi, njė ish-polic, qė ka mbetur i mbyllur nė shtėpinė e tij qė prej tre vitesh, pėr shkak tė gjakmarrjes. Nė mars tė vitit 2000 ai qėlloi pėr vdekje njė person ndėrsa pėrpiqej tė ndalonte njė grindje banale. Pas kėsaj mbeti nė gjak me familjen e viktimės. Brenda pak orėsh 20 meshkujve tė familjes Laēi iu desh tė linin shkollėn apo punėn dhe tė mbylleshin nė shtėpi. "Dikur kisha njė punė, ndėrsa tani rrimė tė gjithė nė shtėpi", thotė ai. Sipas njė ligji civil mesjetar i njohur ndryshe si "Kanuni", i cili erdhi sėrish nė fuqi pas rėnies sė komunizmit nė vitin 1991, nderi i familjes sė viktimės kthehet vetėm kur merret gjaku. Ēdo mashkull i familjes Laēi qė ka arritur moshėn e mbajtjes sė pushkės mund tė jetė objekt i gjakmarrjes. Por, kodi i lashtė shoqėror, qė ka nė kėto zona tė largėta malore mė shumė pushtet se Bibla apo Kurani, pėrcakton kufijtė e shtėpisė si kufij pėrtej tė cilėve ligjėrohet gjakmarrja. Ndaj Laēi dhe mijėra burra e djem tė tjerė nė tė gjithė Shqipėrinė qėndrojnė tė mbyllur nė shtėpi, ndėrsa armiqtė i kanė pas porte. Hapja e shkollave pas pushimeve tė verės nuk ndryshoi asgjė pėr qindra djem qė nuk mund tė ndjekin mėsimet pasi i frikėsohen marrjes sė gjakut. Nėnave dhe grave tė tyre u mbetet tė sigurojnė jetesėn nė qoshen mė tė varfėr e mė pa ligje tė Europės. Disa kanė filluar tė hyjnė nė gjak pėr tokėn apo gratė, tė tjerė kanė nisur njė tjetėr zakon duke vrarė trafikantėt e qenieve njerėzore, qė kishin trafikuar apo shitur vajzat apo motrat e tyre. "Gjithkush e di se ligji nuk ekziston kėtu", thotė njė grua. "Ēdo gjė mund ta vendosėsh vetė dhe vetmja mėnyrė pėr tė bėrė vrasėsit tė paguajnė ėshtė tė marrėsh hak". Qeveria nė vėshtirėsi pėr shkak tė fondeve tė ulėta, duket e paaftė tė ndalojė disi fenomenin. Ndėrsa kohėt e fundit ėshtė kėrkuar tė kthehet dėnimi me vdekje, i hequr nė vitin 1995.
    Gjatė regjimit tė Enver Hoxhės, diktatorit stalinist i Shqipėrisė pėr mė shumė se 40 vjet, Kanuni u shfuqizua. Gjakmarrėsit ekzekutoheshin nėse kapeshin. Gjatė gjithė kėsaj kohe u regjistrua vetėm njė vrasje pėr gjakmarrje. Por, qė prej daljes sė vendit nga regjimit i hekurt komunist, mė shumė se 2 500 raste gjakmarrjesh kanė mbushur varrezat dhe kanė mbyllur brenda shtėpive tė tyre shumė familje. Kanuni ėshtė njė bashkėsi e komplikuar rregullash tė "nėnshkruara" nga Lekė Dukagjini, zot i Dagmos dhe Zadrimės, qė luftoi kundėr turqve deri nė vitin 1472. Krerėt e fiseve e pėrdornin kėtė kod pėr tė ndėrmjetėsuar paktet mes familjeve rivale. Sipas kodit tė lashtė, nėse njė burrė e gjente gruan me njė burrė tjetėr, kishte tė drejtė t'i qėllonte tė dy, por vetėm me njė plumb. Nėse njė grua nė familjen e tij vritej, ai duhej tė vriste njė grua nga "familja armike" ose qenin e tyre. "Nėse i ndjek kėto rregulla nė mėnyrė strikte, ėshtė gati e pamundur tė kryesh vrasjen perfekte. Problemi ėshtė se njerėzit i interpretojnė gabimisht rregullat", thotė Gjin Marku, ndėrmjetės i familjeve nė gjak, qė me Komitetin e tij tė Pajtimit ka ndihmuar nė zgjidhjen e shumė rasteve tė gjakmarrjes. Ndėrsa, Shqipėria ka nisur tė dalė nga kaosi, pallatet dhe shtėpitė nė kryeqytetin e vendit po lyhen me ngjyra tė ēelėta qė sjellin me vete edhe atė ndjesinė e pashmangshme tė optimizmit. Por, nė zonat e largėta, shoqėria ėshtė ende larg gjeneratės sė telefonisė celulare. "Problemi qėndron nė faktin se ndėrsa njerėzit i drejtohen qyteteve kryesore tė vendit nė kėrkim tė punės, jeta nė periferi dhe zonat e largėta do tė mbetet nė vend. Dhe rastet e gjakmarrjes janė njė dėshmi pėr kėtė", thotė Mustak Kureshi, shef i Programit Botėror tė Ushqimit nė Shqipėri, qė ndihmon me ushqime familjet nė gjak. Pėr shumė nga ata qė janė nė gjak, shpėtimi mbetet largimi jashtė vendit. Por edhe atje ata jetojnė me frikėn se do tė vriten. Dile Nobreca, njė grua qė jeton me rreth 11 paundė nė muaj dhe and 60 kg ushqime tė Programit Botėror tė Ushqimit nė muaj, nuk mundet as tė endėrrojė tė dalė nga bataku ku jeton. Ajo nuk e ka parė tė shoqin qė kur ai iku nė male disa vjet mė parė, pasi vrau njė fqinj. Ēdo vit, ndėrsa sheh djemtė qė i afrohen "moshės sė pushkės", familja me tė cilėn ėshtė nė gjak ia kujton atė qė mund tė ndodhė. "S'mund tė bėj asgjė. Vetėm u kam thėnė atyre tė mė vrasin burrin e jo djemtė", thotė ajo.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Hakmarrja ose gjak marrja nuk ka lidhje me kanunin e Lek Dukagjinit fare.

    Kanuni i Maleve ishte Kushtetute e Veriut dhe si cdo kushtetute sa do e keqe te jete nuk ndihmon hakmarrjen por perkundrazi ndalon vrasjet dhe gjen zgjidhje paqesore.

    Kanuni tregon rregulla se si duhet respektuar Familja e fisi dhe prona si burim jetese.

    Kush i pari i shkakton dikujt nje Dem, qofte ky moral ose material duhet te pergjigjet dhe Kanuni kishte parashikuar menyrat e c'demtimit.

    Kanuni tregonte rregullat dhe si duhej "pleqeruar" zgjidhja e problemeve qe lindin ne Popull.

    Kete ben dhe cdo kushtetute e Botes moderne..pra percakton cfare eshte faj e si e qysh zgjidhet e kush e ka te drejten e vendimeve.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A e dini c'eshte fenomeni i Katovices?
    Nga kalemi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-01-2012, 18:30
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •