Citim Postuar mė parė nga Henea Lexo Postimin
GJAKMERRĖSI




Petraq Kote



ISHIN NE GJAK.


Ishte agresiv fisi qė kishte hyrė nė gjak.
Nuk ishte fare tjetri.
Njė dhe' i rriste, njė bukė, njė ujė, njė frymė.Njė hije bėnin prapa vetes.Njė gjuhė, njė zė. Njė gaz, njė vaj.
Vitet shkonin.Shkonin dhe gjaku thahej.
Thahej, thahej, thahej.
Por…binte shi.
Tek kėta, qė gjaku paqtonte, kishte shumė djem.
Kishte edhe njė plak.
Plaku kalonte tė tetėdhjetat. Ura qė e lidhte me jetėn ishte ende e fortė. Ura nuk shėmbej.
Ē'tė bėnte?!
Nuk vdiste.
Nuk vdiste se binte edhe shi. Nuk vdiste se gjaku ē' thahej. Se gjaku…
Djemtė vazhdonin jetėn. Vazhdonin frymėtarinė…
Ē' punė kishin me tė djeshmen? Ē' punė kishin me tė ikurėn? Gjakun s'e shikonin dot me sytė e gjakmarrjes.
Gjaksit s' i urrenin dot.
Tė gjithė tė martuar. Pa kishin pjellė edhe fėmijė.
Pa ishin edhe fidanuarė. Pa ishin bėrė dhe pyll.
Pa kishte dhe njė kėngė pylli.
Pa mateshin edhe me stuhitė drurėt.
Por …prapė binte shi!... dhe gjaku…
Dhe plaku thirri nusen e tė voglit.
Nusen e oxhakut. Nusen e trarit. Nusen e shtyllės.
Nusen e pragut. Nusen e gurit tė shtėpisė. Se ēdo shtėpi, ka gurin e vet.
Se ēdo shtėpi ėshtė vetgur. Se ēdo shtėpi ėshtė vetgjarpėr, vetruan…
- Nuse , dua qė nga… ajo…familje, tė mė vjedhėsh njė djalė!
Po, po, tė mė vjedhėsh njė djalė!
Askush tė mos e dijė. Unė, ti dhe varri.
Varri, ti dhe unė!
E kupton?
E dėgjon?
Nusja u flakėrua nė gjithė qėnien. U bė prush i turpit. Po ndizej…
Po si ta bėj baba?
Po si ta bėj?
Po, po do ta bėsh!
Vetėm varrit tregoja!
" Thonė se edhe varri tregon"! - shkoi mendėsh, ajo…
Dhe nusja shkoi nė " shtrat " me djalin e gjaksit.
Dhe nusja, vodhi…
Dhe djali i hajdutosur, lindi.
Dhe plaku u gėzua.
Nuk e la nė gji tė s'ėmės. E pelenosi nė gji tė vetė.
Dhe po shtatej fėmija. Dhe u bė nishantar fėmija.Tre vjeē, lozte me sytė e pushkės.
Dhe djali mbushi shtatė vjeē. Dhe viti mbushi shtatė muaj.
Dhe …binte shi.
Dhe dolėn nė korije tė tre. Djali, pushka, plaku.
A mban mend si tė shėnosh o bir? - Pyeti plaku.
Pyeti gjyshi.
Pyeti urėpaprishuri.
- Mbaj gjysh. Si nuk mbaj!
- Mirė.
A e sheh atė burrin nė majė tė asaj ēatie, atė qė ėshtė duke zėnė pikatėn e… gjakut?
- Ku gjysh?
- Ja, ja.
- Po e shoh, gjysh.
- Po a mund ta shėnosh?
- Po, gjysh.
Dhe djali e shėnoi.
- E shėnova gjysh.
- Atėherė, shkrepe.
Dhe burri ra i vdekur nga ēatia. Nga maja e shtėpisė. Nga maja e gjaktrimit. E ku ta dinte djali se gjyshi i kishte futur fishek nė gojė armės?!
E ku ta dinte djali se kishte vrarė babanė?!...
Dhe nė fshat u hap: Gjaku u mor.E mori shtatė vjeēari dhe viti shtatė muajsh.
E pritėn djalin.
E vranė djalin.
U rigjakėn.
Gjakosėn, kur djali mbushi tetė vjeē dhe viti tetė muaj…
E ku ta dinin se vranė nipin e tyre "dy herė gjaksit" ?!
…Binte shi…Fier, pranverė 2005
Shumė e bukur dhe e dhimbshme njėkohėsisht.
Gjakmarrja ėshtė njė nga fenomenet qė po sfidon shtetin, dhe pėr aq kohė sa shteti tė mos ngrihet nė lartėsinė e tij, Shqipėria do tė vaditet me gjak tė freskėt nė mėnyrė konstante.
Shteti duhet tė vėrė dorė, dhe tė shtrij autoritetin e tij mbi gjakmarrjen.